LIGJI NR. 03/L-037 PËR DOKUMENTET E UDHËTIMIT
This text is the preamble and title of a law on travel documents.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-037
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a law on travel documents. This provision says the law sets the rules for issuing travel documents, including their meaning, content, procedures, application method, types, and validity for citizens of Kosovo. This article defines terms used in the law, including passport types, biometric data, citizen, the Ministry, and personal data. A passport is a public document given to a citizen of Kosovo for crossing state borders and proving identity and citizenship. A citizen has the right to hold only one travel document of the same type, except where the competent authority allows exceptions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-037 PËR DOKUMENTET E UDHËTIMIT
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a law on travel documents.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 27 / 03 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-037 PËR DOKUMENTET E UDHËTIMIT Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR DOKUMENTET E UDHËTIMIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the rules for issuing travel documents, including their meaning, content, procedures, application method, types, and validity for citizens of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton rregullat ligjore, kuptimin, përmbajtjen, procedurat, mënyrën e aplikimit për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, llojet e dokumenteve të udhëtimit dhe vlefshmërinë e tyre për shtetasit e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including passport types, biometric data, citizen, the Ministry, and personal data.
Neni 2 Përkufizimet Nocionet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: -“Pasaporta”- është dokument publik i udhëtimit që i shërben shtetasit për kalimin e kufijve shtetëror; -“Pasaportë diplomatike” - është dokument udhëtimi që u jepet përfaqësuesve të misioneve diplomatike dhe personelit diplomatik si dhe zyrtarëve të tjerë të përcaktuar nga ky ligj; -“Pasaporta zyrtare” - është dokument udhëtimi që u jepet personelit teknik dhe administrativ te misioneve diplomatike në Ambasada dhe Konsullata si dhe zyrtarëve të tjerë të përcaktuar nga ky ligj; -“Fletudhëtimi” - është dokument udhëtimi që u lëshohet shtetasve jashtë shtetit që kanë humbur, i është vjedhur apo i ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit; -“Dokument udhëtimi grupor”- është dokument udhëtimi që u jepet grupeve të ndryshme kur ata udhëtojnë në grup; -“Të dhëna biometrike” - janë të dhëna unike, dhe paraqesin karakteristikat fizike te individit të cilat shërbejnë për të përcaktuar identitetin nëpërmjet pamjes së fytyrës, shenjave të gishtërinjve dhe bebëzave të syrit; -“Shtetasi” - është çdo person i cili e ka shtetësinë e Republikës së Kosovës në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi; -“Ministria” – do të thotë Ministria e Puneve te Brendshme; -“Të dhënat personale” – nënkuptojmë emrin personal, datën e lindjes, numrin personal, gjinia dhe vendi i lindjes. 2 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A passport is a public document given to a citizen of Kosovo for crossing state borders and proving identity and citizenship.
Neni 3 Pasaporta është dokument publik, që i jepet shtetasit të Republikës së Kosovës (në vazhdim të tekstit: shtetasi) për kalimin e kufijve shtetëror dhe për vërtetimin e identitetit dhe shtetësisë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A citizen has the right to hold only one travel document of the same type, except where the competent authority allows exceptions.
Neni 4 Shtetasi ka të drejtë të ketë vetëm një dokument udhëtimi të llojit të njëjtë, përjashtimisht në rastet e përcaktuara nga organi kompetent. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A citizen must carry a valid travel document, unless an international agreement says otherwise. Border authorities must allow a citizen’s entry without a valid travel passport if nationality and identity are not in doubt.
Neni 5 5.1 Shtetasi është i detyruar të ketë me vete dokumentin e udhëtimit të vlefshëm, me anë të së cilës ai mund të dalë e të hyjë nga dhe në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe të udhëtojë nga një shtet i huaj në një tjetër, nëse me marrëveshje ndërkombëtare nuk është caktuar ndryshe. 5.2 Autoriteti kompetent për kontrollimin e kalimit kufitar, do të lejojë hyrjen në Republikën e Kosovës të shtetasit te vet, i cili nuk ka pasaportë të vlefshme udhëtimi, në qoftë se shtetësia dhe identiteti i tij nuk vihen në dyshim. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A citizen must not sell, give, lend, buy, appropriate, use, alter, or erase information in a travel document, including a foreign travel document used to gain a benefit or right.
Neni 6 Është e ndaluar që shtetasi ta shesë, ta japë, ta huazoj dokumentin e tij të udhëtimit, respektivisht ta blejë, ta përvetësojë, apo ta përdorë dokumentin e huaj të udhëtimit me qëllim te realizimit të ndonjë përfitimi ose të drejte, si dhe të ndryshojë, shlyej çfarëdo të dhëne në dokumentin e udhëtimit. KREU II LLOJET E DOKUMENTEVE TE UDHËTIMIT DHE KOMPETENCA PËR LËSHIMIN E TYRE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article lists which documents count as travel documents.
Neni 7 Dokumentet e udhëtimit janë: a) pasaporta; b) pasaporta diplomatike; c) pasaporta zyrtare; d) fletudhëtimi- dokument udhëtimi për kthim; e) dokument udhëtimi grupor; f) dokumentet e udhëtimit, që lëshohen me marrëveshje ndërkombëtare. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article assigns which authorities issue passports and related travel documents, and allows expedited or overseas issuance in certain urgent or justified cases.
Neni 8 8.1 Organi kompetent për dhënien e pasaportës dhe të dokumentit të udhëtimit grupor, është Ministria e Punëve te Brendshme (në vazhdim të tekstit: Ministria). 8.2 Në rastet urgjente: shërim, sëmundje dhe vdekje të anëtarit të ngushtë të familjes, punët urgjente zyrtare dhe ato te biznesit, Ministria mund të lëshojë pasaportë me procedurë të shpejtë. 3 8.3 Për shtetasin që jeton përkohësisht jashtë shtetit dhe për shkaqe shëndetësore apo shkaqe të tjera të arsyeshme nuk mund të kthehet në shtetin amë, mund ta lëshojë pasaportën edhe organi kompetent jashtë shtetit për kryerjen e punëve në përfaqësitë diplomatike konzulare. 8.4 Pasaportën diplomatike dhe pasaportën zyrtare e lëshon Ministria për Punët e Jashtme. 8.5 Dokumentet e udhëtimit për kthim i lëshon organi kompetent jashtë shtetit që është i autorizuar për kryerjen e shërbimeve dhe punëve në përfaqësitë e misionit diplomatik konzular. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A child under 14 may travel abroad with a parent, legal representative, or someone else’s permission; in certain cases, a competent social work center issues the permit, and the Ministry or authorized consular body approves it.
Neni 9 9.1 Shtetasi më i ri se 14 vjet (në vazhdim të tekstit: fëmija) mund të udhëtojë jashtë shtetit me përcjellje të prindërve, përfaqësuesit ligjor, apo me leje të tyre nga ndonjë person tjetër. 9.2 Në rastet e arsyeshme, kur fëmija është dhënë për kujdesje familjeve kujdestar, apo kur përfaqësuesi ligjor nuk është i arritshëm, për shkak të sigurisë dhe interesit të fëmijës, lejen e lëshon qendra kompetente për punë sociale. 9.3 Leja nga paragrafi 2 i këtij neni lëshohet në formularin që përmban të dhënat nga pikat a,b,c, dhe d, të nenit 23 paragrafi 2 të këtij ligji si dhe numrin serik të dokumentit te udhëtimit të fëmijës dhe të personit me të cilin fëmija udhëton jashtë shtetit apo të vijë nga jashtë në Republikën e Kosovës. 9.4 Lejen nga paragrafi 3 i këtij neni e aprovon Ministria, apo organi kompetent, që është i autorizuar për kryerjen e punëve të shërbimit konsullor. 9.5 Të dhënat nga paragrafi 3 i këtij neni, organet nga paragrafi 4 i këtij neni, mund ti shfrytëzojë edhe nga evidenca sipas nenit 31 të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Diplomatic passports may be issued to listed officials and certain eligible family members, if the conditions in the article are met.
Neni 10 10.1 Pasaporta diplomatike i lëshohet: Kryetarit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Avokatit të Popullit, punëtorëve të përfaqësive diplomatike dhe konsullore si dhe misioneve të Republikës së Kosovës jashtë shtetit, që kanë emërimet diplomatike, shërbimeve konsullore, si dhe punëtorëve të ministrisë për punët e jashtme, që kryejnë punët diplomatike dhe konsullore dhe kanë emërimet diplomatike, prijësit të delegacioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, personave që me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës shkojnë për punë në organizatat ndërkombëtare si funksionarë të rangut diplomatik në organizatat e përmendura, korrierëve diplomatik dhe personave të tjerë të caktuar, nëse kjo është në interes të Republikës së Kosovës. 10.2 Pasaporta diplomatike mund t’i lëshohet edhe anëtarit të ngushtë të familjes të punëtorëve të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të misioneve të Republikës së Kosovës jashtë shtetit dhe anëtarëve të familjes të personit, që me vendimin e qeverisë shkojnë për punë në organizatat ndërkombëtare, nëse me ta jetojnë në bashkësi familjare të përbashkët jashtë shtetit, si dhe anëtarit të ngushtë të familjes të personit nga paragrafi 1 i cili e shoqëron në udhëtimin zyrtarë jashtë shtetit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Official passports are issued to specified state and diplomatic staff, and may also be issued to close family members in one case.
Neni 11 11.1 Pasaportë zyrtare i lëshohet stafit politik të shtetit të Republikes se Kosovës, punëtorit të Ministrisë për Punët e Jashtme dhe punëtorit të punësuar në përfaqësitë diplomatike apo konzulare të Republikes se Kosovës jashtë shtetit, që nuk kanë pasaportë diplomatike. 4 11.2 Pasaportë zyrtare i lëshohet edhe anëtarit të delegacioneve shtetërore të Republikes se Kosovës dhe punëtorëve të organeve tjera shtetërore, kur udhëtojnë zyrtarisht jashtë shtetit, si dhe personave të tjerë të përcaktuar, nëse kjo është në interes të Republikes se Kosovës. 11.3 Pasaportë zyrtare mund ti lëshohet edhe anëtarit të ngushtë të familjes së personit nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse jetojnë me të në bashkësi familjare. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A return travel document is issued to a citizen of Kosovo who is abroad without a passport or whose passport has expired.
Neni 12 Dokumenti i udhëtimit për kthim, i lëshohet shtetasit të Republikës së Kosovës që ka mbetur pa pasaportë jashtë shtetit, apo i ka skaduar afati i vlefshmërisë së pasaportës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A group travel document is issued for a group of 5 to 50 citizens traveling to a specified state. The group leader must have a passport, and the other listed travelers must have a photo ID proving their identity.
Neni 13 13.1 Dokumenti i udhëtimit grupor lëshohet për grupin jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 50 qytetarë, për një udhëtim në një shtet të caktuar. 13.2 Udhëheqësi i grupit duhet ta ketë pasaportën, ndërsa personat e tjerë që janë të shënuar në listën e udhëtimit duhet të posedojnë ndonjë dokument me fotografi që vërteton identitetin e tyre. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon si përcaktohen dhe prodhohen dokumentet e udhëtimit, kush mund t’i kontrollojë, dhe si transportohen ato.
Neni 14 14.1 Dokumentet e udhëtimit lëshohen në formën e përcaktuar nga Ministria kompetente për Punë të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë kompetente për Punë të Jashtme, si dhe do të përcaktojnë çmimin e dokumenteve të udhëtimit i cili duhet ti paguhet autoritetit kompetent nga shtetasit. 14.2 Dokumenti i udhëtimit –pasaporta përmbanë: a) emrin e shtetit të Republikes se Kosovës; b) simbolin e shtetit të Republikes se Kosovës; c) emrin llojin dhe numrin e dokumentit të udhëtimit; d) hapësirën për nënshkrim te zyrtarit te autorizuar prane organit kompetent që e ka lëshuar; e) datën e dhënies së dokumentit të udhëtimit; f) afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit; g) hapësirën për nënshkrim të bartësit të dokumentit te udhëtimit; h) si dhe te dhënat personale dhe biometrike. 14.3 Formularët e dokumenteve të udhëtimit, formularët për aplikim për dokumente të udhëtimit, formularët për lejen e përfaqësuesve ligjor të referuara në nenin 9 të këtij ligji dhe formularët për lajmërimin e humbjes së dokumenteve të udhëtimit, prodhohen nga ndërmarrja apo organizata e autorizuar, e zgjedhur nga Ministria për Punë të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Jashtme, në pajtim me dispozitat e ligjit që rregullojnë prokurimin publik. 14.4 Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria për Punë të Jashtme, secila brenda përgjegjësive të veta, do të kenë të drejtë të ushtrojnë kontroll në ndërmarrjet apo organizatat nga paragrafi 3 i këtij neni, duke inspektuar tërë dokumentacionin përkitazi me procedurat e prodhimit dhe ruajtjes së formularëve të referuar në paragrafin e 3 të këtij neni, vendet ku ato janë prodhuar dhe ruajtur dhe të vërtetojnë se a i përmbushin personat që kryejnë këto detyra kushtet ne vijim për kryerjen e detyrave të tilla: a) të jenë të moshës madhore ; b) nuk kanë vuajtur dënim me burg më tepër se tre muaj për kryerjen e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare. 14.5 Transportimi i dokumenteve të udhëtimit do të bëhet nga organi kompetent apo organizata e licencuar për transportimin e dërgesave postare në mënyrën që garanton mbrojtjen, sigurinë dhe përcjelljen e dërgesave postare. 5 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Travel document forms are printed in the official languages, in the official languages of municipalities defined by law in the Latin alphabet, and in English.
Neni 15 Formularët e dokumenteve të udhëtimit shtypen në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët zyrtare të komunave të përcaktuara me ligj në alfabetin latin si dhe ne gjuhën angleze. KREU III VLEFSHMËRIA E DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Pasaporta lëshohet me afat vlefshmërie standard prej 10 vjetësh, me afate më të shkurtra për fëmijët dhe për raste të caktuara humbjeje, dëmtimi ose vjedhjeje.
Neni 16 16.1 Pasaporta lëshohet me afat vlefshmërie 10 vjeçare. 16.2 Pa marrë parasysh përcaktimet nga paragrafi 1, shtetasit që ende nuk i ka mbushu tre vjet nga dita e lindjes, i lëshohet dokumenti i udhëtimit-pasaporta në afat vlefshmërie prej tre vjetëve, ndërsa për shtetasit e moshës prej tre deri tetëmbëdhjetë vjet pasaporta lëshohet me afat vlefshmërie prej pesë vjetëve. 16.3 Shtetasit, që në periudhën pesë vjeçare humbë, dëmton apo i vjedhin dy apo më shumë pasaporta, i lëshohet pasaporta me afat vlefshmërie prej një viti. 16.4 Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni nuk zbatohen nëse shtetasi të cilit i është vjedhur pasaporta, ofron prova se ai/ajo është kujdesur për pasaportën dhe ka lajmëruar vjedhjen e pasaportës si vepër penale tek autoritetet kompetente. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Diplomatic and official passports are issued for the duration of the duty, and their validity may not exceed 5 years.
Neni 17 Pasaporta diplomatike dhe pasaporta zyrtare, lëshohet për kohën e kryerjes së detyrës, por afati i vlefshmërisë së tyre nuk mund të jetë më shumë se 5 vjet. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The return travel document is issued with a validity period needed for return to Kosovo, and it may not be longer than 30 days.
Neni 18 Dokumenti i udhëtimit për kthim (fletudhëtimi) lëshohet me afat vlefshmërie që është e nevojshme për kthim në Republikës se Kosovë, respektivisht jo më gjatë se 30 ditë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A permission given by a legal representative is valid for no more than one year after it is issued.
Neni 19 Leja e dhënë nga përfaqësuesi ligjor vlen më së shumti një vit pas lëshimit të saj. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A citizen must hand over the passport to the competent authority within 30 days if the name, surname, photo, damage status, usability, or permanent residence changes; the citizen may also request a new travel document.
Neni 20 20.1 Shtetasi duhet t’i dorëzojë organit kompetent pasaportën më së voni brenda 30 ditëve, nëse: a) ndërron emrin apo mbiemrin; b) fotografia nuk tregon më pamjen e tij të vërtetë ; c) është e dëmtuar, apo për ndonjë arsye tjetër nuk është më për përdorim. d) nndërron vendbanimin e përhershëm. 20.2 Në bazë të pikës a, b,c, dhe d të paragrafit 1 të këtij neni, shtetasi mund ta paraqesë kërkesën për tu pajisur me dokument udhëtimi të ri sipas mënyrës së përcaktuar në nenin 23 të këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Travel document validity ends in listed situations, and the holder must surrender the document to the competent authority within 8 days after the stated reasons are presented.
Neni 21 6 21.1 Pa marrë parasysh afatin e vlefshmërisë se dokumenteve te udhëtimit, vlefshmëria e tyre skadon nëse: a) paraqitet nga vetë shtetasi se e ka humbur, i është vjedhur, apo i është grabitur, b) është dëmtuar nga pakujdesia e mbajtësit të saj. c) janë plotësuar fletët për shënim zyrtar; d) humb shtetësinë e Republikës së Kosovës; e) pushojnë së ekzistuari arsyet për lëshimin e dokumentit të udhëtimit të referuara në nenet 10 dhe 11 të këtij ligji. 21.2 Bartësi duhet t’ia dorëzojë dokumentin e udhëtimit organit kompetent, tetë ditë pas paraqitjes së arsyeve nga paragrafi 1 i këtij neni. KREU IV PROCEDURA PËR LËSHIMIN E DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Applications for an ordinary passport must be made in person to the competent authority. Adults, and minors with legal capacity, may apply; minors without legal capacity must apply through a legal representative. The competent authority must give the applicant a receipt confirming the application was accepted.
Neni 22 22.1 Kërkesën për tu pajisur me pasaportë shtetasi e paraqet personalisht pranë organit kompetent. 22.2 Kërkesën mund ta paraqesë shtetasi që i ka mbushur 18 vjet si dhe shtetasi që ende nuk i ka mbushur 18 vjet, por ka fituar zotësinë për të vepruar. 22.3 Për shtetasin më të ri se 18 vjet, respektivisht shtetasi që nuk ka zotësi veprimi, kërkesën e paraqet përfaqësuesi ligjor. 22.4 Pasaporta, fletudhëtimi dhe dokumenti i udhëtimit grupor, jepen me kërkesën e shtetasit, kurse pasaportat diplomatike dhe pasaporta zyrtare jepen me kërkesën e organit kompetent shtetëror. 22.5 Organi kompetent i lëshon paraqitësit të kërkesës dëshmi mbi pranimin e kërkesës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Passport applications must be made on the prescribed form, and certain applications must include specific supporting documents and information.
Neni 23 23.1 Kërkesa për lëshimin e pasaportës bëhet në formularin e caktuar. 23.2 Formulari nga paragrafi 1. i këtij neni përmban këto të dhëna: a) emrin personal; b) numrin personal të qytetarit; a) datën e lindjes; b) gjininë; c) vendin e lindjes; d) vendbanimin e përhershëm ; e) shtetësinë; f) datën dhe vendin e paraqitjes së kërkesës; i) emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e përfaqësuesit ligjor; j) nënshkrimi i paraqitësit te kërkesës. 23.3 Kërkesës për tu pajisur me pasaportë të re të udhëtimit, përpos në rastet e kërkesës për tu pajisur me fletudhëtimi, shtetasi duhet t’ia bashkëngjisë dokumentin e vjetër të udhëtimit dhe duhet ti merret fotografia me te dhënat biometrike, që tregojnë identitetin e tij të vërtetë. 23.4 Kërkesës për tu pajisur me dokument udhëtimi për kthim, shtetasi duhet ti bashkëngjisë dy fotografi me dimensionet e caktuara, që tregojnë pamjen e tij të vërtetë. 23.5 Në kërkesën për lëshimin e dokumentit të udhëtimit grupor, udhëheqësi i grupit do të caktoj vendin në të cilin udhëton grupi dhe numrin e pasaportës së tij. 7 23.6 Kërkesës për tu pajisur me dokument udhëtimi diplomatik dhe zyrtar, duhet ti bashkëngjiten edhe të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni, dhe të dhënat mbi titullin dhe funksionin diplomatik respektivisht konzular që kryen personi. 23.7 Pasaporta, pasaporta diplomatike dhe pasaporta zyrtare përmbajnë edhe të dhënat e memorizuara, në të cilat identiteti i bartësit është e ruajtur si e dhënë biometrike sipas standardeve të organizates ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ONAC – ICAO). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Travel documents may be collected from the competent authority or by mail, and the competent authority sets the delivery method.
Neni 24 24.1 Dokumentet e udhëtimit mund të merren tek organi kompetent apo përmes postës. Mënyrën e dorëzimit e cakton organi kompetent. 24.2 Dorëzimi me postë do të kryhet në momentin kur qytetari e merr dokumentin e udhëtimit. Në rast se qytetari nuk e tërheq dokumentin e udhëtimit brenda tetë ditësh nga marrja e njoftimit mbi dorëzimin postar, dokumenti i udhëtimit do ti kthehet autoritetit kompetent i cili e ka lëshuar atë. 24.3 Shtetasit nga paragrafi 3 i nenit 8 të këtij ligji, dokumenti i udhëtimit i dorëzohet pranë organit të Republikes se Kosovës jashtë shtetit, kompetent për kryerjen e punëve diplomatike konsullore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: If a passport is lost or stolen, the holder must notify the police within 8 days; a citizen who loses a travel document abroad must also notify the police, and the competent authority then invalidates the document and may issue a new passport on request.
Neni 25 25.1 Ne raste të humbjes apo vjedhjes së pasaportës, poseduesi duhet menjëherë apo jo më vone se tetë ditë të lajmërojë policinë përmes formularit, që përmban të dhënat nga pikat a,b,c, të paragrafit 2 të nenit 23 të këtij ligji. 25.2 Për humbjen e dokumentit të udhëtimit jashtë shtetit, shtetasi duhet menjëherë te paraqes, e nëse kjo nuk është e mundur më së voni tetë ditë pas hyrjes në Republikën e Kosovës, të lajmërojë policinë në mënyrën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. 25.3 Në rastin e lajmërimit te humbjes së pasaportës, është e nevojshme të cekën të dhënat e vërteta mbi rrethanat e humbjes së pasaportës. 25.4 Në bazë të paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, pas shpalljes publike te humbjes nga ana e shtetasit, organi kompetent dokumentin e udhëtimit e shpall te pavlefshëm. 25.5 Organi kompetent, me kërkesën e shtetasit, lëshon pasaportën e re, pas shpalljes publike te pavlefshmërisë së pasaportës. . - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The competent authority must decide on a passport request within 15 days, and may require extra proof of birth/citizenship in certain cases, which can extend the travel-document issue period.
Neni 26 26.1 Lidhur me kërkesën për tu pajisur me pasaportë, organi kompetent duhet të vendosë brenda 15 ditëve pas paraqitjes së kërkesës. 26.2 Shtetasit të cilët janë lindur jashtë Republikës së Kosovës, dhe të cilët nuk janë të regjistruar në librat e të lindurve apo shtetësisë, dhe për të cilët është e domosdoshme të vërtetohet shtetësia dhe të dhënat tjera personale, organi kompetent mund të kërkoj që ata të paraqesin certifikatën e lindjes dhe provën mbi shtetësinë, në të cilin rast periudha brenda së cilës duhet të lëshohet dokumenti i udhëtimit mund të zgjatet për tridhjetë ditë. 8 26.3 Në rastin, kur organi kompetent dyshon për saktësinë e të dhënave nga neni 25 paragrafi 3 të këtij ligji, afati për lëshimin e dokumentit të udhëtimit mund të shtyhet për kohën e verifikimit të të dhënave, e cila nuk mund të zgjatë më shumë se 60 ditë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The competent authority must refuse a passport request, and later may take a passport back, when the listed legal grounds apply. A court must notify the authority and give reasons, and a complaint does not stop execution of the taking-back decision.
Neni 27 27.1 Organi kompetent, tek i cili ka qenë e paraqitur kërkesa për tu pajisur me pasaportë e refuzon kërkesën në bazë të vendimit të gjykatës nëse : a) kundër shtetasit, që ka bërë kërkesën për lëshimin e pasaportës është duke u zhvilluar procedurë penale respektivisht zhvillohet procedura për zgjidhjen e martesës si dhe njohjen e të drejtës prindërore, nëse gjykata kërkon ndalesën e lëshimit të pasaportës ; a) ekzistojnë interesat e mbrojtjes së shtetit, të përcaktuara në ligj ; b) shtetasit i është shqiptuar së paku dy herë dënimi me burg për veprat penale të prodhimit të kundërligjshëm dhe trafikimit të narkotikëve, falsifikim të parave, kontrabandim, falsifikim të dokumenteve, prodhim kundërligjor dhe trafikim të armëve apo eksplozivëve, kalim të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, trafikimit me qenie njerëzore, terrorizmit ndërkombëtar, financimit të veprimtarisë terroriste dhe vepra tjera penale në lidhje me shtetet e huaja, 27.2 Nëse gjykata ka nxjerrë aktgjykim të plotfuqishëm kundër shtetasit të bazuar në pikat a,b,c të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të njoftojë organin kompetent mbi refuzimin e kërkesës dhe për këtë duhet të japë arsyetim. 27.3 Nëse ndonjëra nga arsyet nga pikat a,b,c, të paragrafit 1 të këtij neni, është paraqitur pas lëshimit të pasaportës, organi kompetent për dhënien e pasaportës duhet te nxjerri vendim mbi marrjen e pasaportës. 27.4 Ankesa kundër vendimit në bazë të paragrafit 3 te këtij neni, nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Gjykata kompetente duhet ta lajmërojë menjëherë organin kompetent kur pushojnë arsyet për refuzimin e kërkesës për pasaportë.
Neni 28 28.1 Për pushimin e arsyeve për refuzimin e kërkesës për tu pajisur me pasaportë, gjykata kompetente, menjëherë duhet ta lajmërojnë organin kompetent. 28.2 Konsiderohet, që nuk ka më arsye për refuzimin e kërkesës për lëshimin e pasaportës nga paragrafi 1 i nenit 27 të këtij ligji, nëse gjykata kompetente, nuk e përtërinë ndalesën. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: An appeals decision on passport refusal is made by the Ministry for Internal Affairs, and an appeal against the Ministry’s first-instance refusal is decided by the Government.
Neni 29 29.1 Për ankesën kundër vendimit për refuzimin e kërkesës për lëshimin e pasaportës, respektivisht për marrjen e pasaportës, që e ka lëshuar organi kompetent apo misioni diplomatik konsullor, vendos Ministria për Punë të Brendshme. 29.2 Qeveria do të vendosë mbi ankesën e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë të Ministrisë përgjegjëse për Punë të Brendshme për refuzimin e kërkesës për dhënien e pasaportës apo marrjes së pasaportës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Me kërkesën e shtetasit, gjykata mund të lejojë lëshimin e një pasaporte me afat të kufizuar, deri në 60 ditë, kur ka arsye të veçanta.
Neni 30 Me kërkesën e shtetasit, të cilit i është refuzuar lëshimi i pasaportës, respektivisht, të cilit i është marrë pasaporta, gjykata që ka kërkuar ndalesën e lëshimit, për arsyet të veçanta (vdekja e anëtarit të ngushtë të familjes, shërimi jashtë shtetit, punët urgjente zyrtare, etj) mund të lejojë lëshimin e pasaportës me afat të kufizuar, jo më të gjatë se 60 ditë. KREU V 9 EVIDENCAT - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The competent authorities for issuing travel documents must keep special records and also store them in the Interior Ministry’s central database.
Neni 31 31.1 Organet, që sipas këtij ligji janë kompetente për lëshimin e dokumenteve te udhëtimit, udhëheqin dhe mbajnë evidencat e posaçme. 31.2 Evidenca përmban këto të dhëna: a) llojin e dokumentit të udhëtimit; b) datën e lëshimit të dokumentit të udhëtimit; c) vlefshmërinë e dokumentit të udhëtimit, dhe lejes se referuar ne nenin 9 të këtij ligji; d) për numrin serik dhe të regjistrimit të dokumentit të udhëtimit; e) për dokumentet e udhëtimit të humbura, dëmtuara dhe të vjedhura; f) të dhënat nga neni 9 paragrafi 3 te këtij ligji; g) nga neni 23 i këtij ligji;dhe h) nga neni 27 i këtij ligji. 31.3 Të dhënat nga evidenca i udhëheq organi kompetent pesë vite pas pushimit të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit, përveç të dhënave nga neni 27 i këtij ligji, që organi kompetent vepron ne pajtim me ligjin për materialin arkivor. 31.4 Organi kompetent do të mbaj evidencën gjithashtu edhe në bazën qendrore të të dhënave të Ministrisë për Punë të Brendshme. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Certain evidence data may be used by ministry staff and police, biometric face images may be used only to verify travel documents and identity at border crossing, and some personal data must be destroyed within 30 days after use.
Neni 32 32.1 Të dhënat e përfshira në evidenca do të përdoren, gjatë kryerjes së detyrave nga të punësuarit e Ministrisë për Punë të Brendshme dhe të Ministrisë për Punë te Jashtme, këto të dhëna mund të përdoren edhe nga policia, ne rastet kur është e përcaktuar me ligj. 32.2 Pamja e fytyrës së bartësit të dokumentit të udhëtimit, e ruajtur si e dhënë biometrike mund të përdoret vetëm për verifikimin e vërtetësisë së dokumentit të udhëtimit dhe identitetit të bartësit të dokumentit të udhëtimit gjatë kalimit të kufirit shtetëror. 32.3 Të dhënat personale të referuara në nenin 23 mund të përdoren nga ndërmarrja apo organizata e autorizuar nga paragrafi 3 i nenit 14 të këtij ligji, për qëllime të plotësimit me informata të formularëve të dokumenteve të udhëtimit, por këto të dhëna do të shkatërrohen brenda tridhjetë ditësh pas përdorimit të tyre nen mbikëqyrjen e Ministrisë për Punë te Brendshme. KREU VI MBIKËQYRJA - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs, the competent Foreign Affairs ministry, and police supervise compliance in the stated areas, and article 14 enterprises/organizations must allow authorized persons to inspect the relevant spaces.
Neni 33 33.1 Mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave të këtij ligji e bënë Ministria për Punët e Brendshme dhe Ministria kompetente për Punë të Jashtme, secila brenda përgjegjësive të veta. Mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave të nenit 4 të këtij ligji e bënë edhe policia. 33.2 Ndërmarrja apo organizata nga neni 14 i këtij ligji, është e obliguar që personave të autorizuar nga Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria për Pune të Jashtme, secila brenda përgjegjësive të veta, tu mundësojnë mbikëqyrjen e hapësirave, ku bëhet prodhimi apo ruajtja e formularëve nga neni 14 i këtij ligji. 33.3 Personi i autorizuar nga paragrafi 2 i këtij neni gjatë kryerjes së mbikëqyrjes ka të drejtë dhe për detyrë të: 10 a) urdhërojë, që brenda afatit te caktuar, te mënjanohen pa rregullsitë dhe mangësitë e zbuluara ne prodhim, apo deponim të formularëve nga neni 14 i këtij ligji; b) urdhëroj ndërprerjen e prodhimit dhe deponimit te formularëve nga neni 14, në qoftë se c) gjendet personi i cili nuk i përmbush kushtet nga paragrafi 4 i nenit 14 të këtij ligji; d) njoftojë autoritetin kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale, nëse konsideron që të e) dhënat personale përdoren në kundërshtim me paragrafët 2 dhe 3 të nenit 32 të këtij ligji. KREU VII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A person who does any of the listed travel-document misconducts can be fined 200 € to 800 €.
Neni 34 Me gjobë prej 200 € deri 800 € do të dënohet për kundërvajtje personi : a) i cili posedon dokumentin e udhëtimit të vlefshëm dhe e merr tjetrin e llojit të njëjtë (neni 4 i këtij ligji); b) i cili shet apo i huazon dokumentin e vetë të udhëtimit tjetrit, respektivisht e blen apo e përdorë dokumentin e udhëtimit të huaj si të vetin apo ndryshon, respektivisht i shlyen të dhënat në dokumentin e udhëtimit, ( neni 6 i këtij ligji); c) i cili në lajmërimin e humbjes, cek të dhënat jo të vërteta për rrethanat e humbjes së dokumentit te udhëtimit (paragrafi 3 i nenit 25 të këtij ligji) . - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Article 35 sets fines for misuse or non-return of travel documents.
Neni 35 35.1 Me gjobë prej 50€ deri 200€ do të dënohet për kundërvajtje personi, i cili: a) keqpërdor dokumentin e udhëtimit apo merr dokumentin e huaj të udhëtimit me qëllim të sigurimit të ndonjë përfitimi apo të drejte ( neni 6 i këtij ligji); b) dokumentin e udhëtimit në afatin e caktuar pas paraqitjes së arsyeve për skadimin e vlefshmërisë së tij, nuk ia dorëzon organit kompetent (sipas paragrafi 2 të nenit 21 të këtij ligji); c) dokumentin e udhëtimit nuk ja dorëzon organit kompetent në afatin e caktuar (sipas paragrafit 1 të nenit 20 të këtij ligji). 35.2 Me gjobë prej 300 € deri 1000 € do të dënohet për kundërvajtje personi juridik që e merr dokumentin e udhëtimit të huaj me qëllim të sigurimit të ndonjë përfitimi apo të drejte (sipas nenit 6 të këtij ligji). 35.3 Me gjobë prej 100 € deri 200 € do të dënohet për kundërvajtje edhe personi përgjegjës i personit juridik (paragrafi 2 i nenit 35 të këtij ligji). KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Within three months after the law enters into force, the competent Minister for Internal Affairs, together with the competent Minister for Foreign Affairs, must set the listed administrative rules by instruction.
Neni 36 Brenda afatit prej tre muaj, pas hyrjes në fuqi te këtij Ligji, Ministri kompetent për Punë te Brendshme në bashkëpunim me Ministrin kompetent për Punë të Jashtëm, me Udhëzim Administrativ do të përcaktoj: a) formën e formularëve nga neni 9, 14, 23 dhe 25 i këtij ligji; b) metodën e mbajtjes së evidencave nga nenin 31; c) procedurën dhe metodën e prodhimit, lëshimit dhe dorëzimit të dokumentit te udhëtimit, dhënien e lejes së përfaqësuesit ligjor nga nenin 9 dhe shpërndarjen, mbajtjen, përdorimin, kthimin dhe shkatërrimin e te dhënave nga nenit 12; d) çmimin e dokumentit të udhëtimit, të cilin shtetasi do ti paguaj organit kompetent. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must set criteria for determining Kosovo’s interests within three months after this law enters into force, on the proposal of the Ministry of Foreign Affairs.
Neni 37 11 Qeveria e Republikës së Kosovës me propozimin e Ministrisë për Punët e Jashtme, në afatin prej tre muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, cakton kriteret për përcaktimin e interesave të Republikës së Kosovës në bazë të së cilave mund të lëshohet pasaporta diplomatike dhe pasaporta zyrtare.. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: UNMIK-issued travel documents may be used until a new decision on their validity is issued.
Neni 38 Dokumentet e udhëtimit te lëshuara nga UNMIK-u, mund të përdoren deri në nxjerrjen e një vendimi të ri për vlefshmërinë e tyre. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This article repeals any provisions of applicable law that conflict with this law.
Neni 39 Ky ligj shfuqizon të gjitha dispozitat e ligjit të aplikueshëm të cilat janë në kundërshtim me të. KREU IX HYRJA NE FUQI - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 40 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën: 20.02.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-037 PËR DOKUMENTET E UDHËTIMIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in