LIGJI NR. 03/L-038 PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS
This is the preamble to the law on the use of Kosovo’s state symbols.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-038
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the law on the use of Kosovo’s state symbols. This law regulates the use of the state symbols of the Republic of Kosovo. The provision says the state symbols of Kosovo are the flag, emblem, and anthem, they represent the Republic and its state identity, and they must be used in line with this law and future implementing acts. The Assembly sets the form and dimensions of the state symbols and keeps the original symbols in its archive. Institucionet shtetërore dhe publike duhet ta vendosin flamurin shtetëror në mjediset e brendshme dhe të jashtme; Qeveria mund të nxjerrë akte nënligjore për përdorimin e tij në institucionet publike.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-038 PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the law on the use of Kosovo’s state symbols.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 26 / 02 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-038 PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 si dhe neni 81 pika 1 paragrafi 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të përdorimit të simboleve shtetërore të Republikes së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law regulates the use of the state symbols of the Republic of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohet përdorimi i simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The provision says the state symbols of Kosovo are the flag, emblem, and anthem, they represent the Republic and its state identity, and they must be used in line with this law and future implementing acts.
Neni 2 Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës 2.1. Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës janë: flamuri, stema dhe himni. 2.2. Me flamurin, stemën dhe himnin përfaqësohet Republika e Kosovës dhe identiteti shtetëror i saj. 2.3. Flamuri, stema dhe himni i Republikës së Kosovës, përdoren në pajtim me këtë ligj dhe me aktet nënligjore, që do të nxirren për zbatimin e këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Assembly sets the form and dimensions of the state symbols and keeps the original symbols in its archive.
Neni 3 Forma dhe përmbajtja e simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës 3.1 Forma, përmasa e flamurit dhe stemës, përmbajtja e tekstit dhe partitura e himnit, përcaktohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 3.2 Rregullat gjeometrike të pamjes dhe të ngjyrave për formësimin e flamurit, stemës, si dhe të tekstit dhe të shënimit të notave të melodisë së himnit të përcaktuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e këtij ligji. 3.3 Origjinali i simboleve të Republikës së Kosovës ruhet në arkivin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin Nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat (shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/20, të datës 23 qershor 2003, për shpalljen e Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës mbi materialin arkivor dhe arkivin. KREU II 2 PËRDORIMI, VENDOSJA DHE RENDITJA E FLAMURIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Institucionet shtetërore dhe publike duhet ta vendosin flamurin shtetëror në mjediset e brendshme dhe të jashtme; Qeveria mund të nxjerrë akte nënligjore për përdorimin e tij në institucionet publike.
Neni 4 Përdorimi i flamurit të Republikës së Kosovës nga institucionet shtetërore 4.1 Flamuri shtetëror vendoset në mjediset e brendshme dhe të jashtme të institucioneve shtetërore dhe publike. Për përdorimin e flamurit shtetëror në mjediset e brendshme dhe të jashtme të institucioneve publike, Qeveria e Republikës së Kosovës mund të nxjerr akte nënligjore. 4.2 Flamuri shtetëror mund të vendoset në mjedise të brendshme të zyrave publike, në universitete, në selitë e partive politike, në institucione shkencore e kulturore, në objekte të kultit dhe në organizata të ndryshme. Në këto raste, flamuri qëndron në të djathtë të vendit kryesor apo në tavolinën e punës. 4.3 Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës përdoret në rastet e takimeve ceremoniale të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore me përfaqësues të shteteve të huaja: a) në mënyrë të lirë në tryezat e zyrtarëve dhe nga personat juridikë; b) në ndërtesat dhe automjetet e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, në shtetet e tjera; dhe c) në të gjitha rastet kur përfaqësohet Republika e Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Every citizen of the Republic of Kosovo has the right to use the state flag, subject to this law and applicable legislation.
Neni 5 Përdorimi i flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës nga qytetarët Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë ta përdorë flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: flamurin shtetëror) në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Citizens may use national flags under this law and other applicable law; communities may also use them individually or as a community. The Government may issue subordinate rules for use in public institutions, and public display of old or damaged flags is prohibited.
Neni 6 Përdorimi i flamujve kombëtarë 6.1 Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të përdorë flamujt kombëtarë në pajtim me këtë ligj dhe me legjislacionin tjetër në fuqi. 6.2 Qytetarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës kanë të drejtën, në mënyrë individuale apo si komunitet, të përdorin flamujt kombëtarë në pajtim me këtë ligj dhe me standardet ndërkombëtare. 6.3 Për mënyrën e përdorimit të flamujve kombëtarë në mjedise të brendshme dhe të jashtme në institucionet publike, Qeveria e Republikës së Kosovës nxjerr akte përkatëse nënligjore. 6.4 Ndalohet vendosja publike e flamujve kombëtarë nëse janë të vjetruar apo të dëmtuar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision says when the Kosovo state flag is to be displayed, when it may be displayed, and that it must not be displayed publicly if it is worn or damaged.
Neni 7 Vendosja e flamurit shtetëror 7.1 Flamuri shtetëror gjithmonë vendoset: a) në ndërtesa, në të cilat është selia e Kryetarit të Republikës së Kosovës, selia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, selia e Qeverisë së Republikës së Kosovës; b) në pikat e kalimeve kufitare; c) në ndërtesat e përfaqësive të Republikës së Kosovës jashtë shtetit dhe në mjetet e transportit, të cilat i përdorë udhëheqësi i përfaqësisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në përputhje me dispozitat ndërkombëtare, në të cilin është përfaqësia, përkatësisht në përputhje me rregullat dhe praktikat e organizatës ndërkombëtare, pranë të cilës është përfaqësia; dhe d) gjatë festave zyrtare të Republikës së Kosovës. 3 7.2 Flamuri shtetëror vendoset: a) me rastin e solemnitetit zyrtar të përcjelljes së Kryetarit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit kur shkojnë nga Republika e Kosovës në vizitë në shtetet e huaja dhe në pritjen e tyre kur kthehen në Republikën e Kosovës; b) me rastin e arritjes zyrtare të udhëheqësit të shtetit të huaj ose të përfaqësuesit të autorizuar të organizatës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, përkatësisht me rastin e solemnitetit të ndarjes kur shkojnë nga Republika e Kosovës; c) rregullat më të hollësishme të përdorimit të flamurit shtetëror të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, parashihen në ceremonialin e protokollit të shtetit. 7.3 Flamuri shtetëror vendoset po ashtu: a) me rastin e takimeve vendore dhe ndërkombëtare, tubimeve publike, garave sportive, kulturore dhe garave tjera, shfaqjeve humanitare, ushtarake, dhe tjera si dhe në të cilat Republika e Kosovës paraqitet, përkatësisht në të cilat merr pjesë; b) me rastin e festave zyrtare. 7.4 Flamuri shtetëror mund të vendoset: a) me rastin e ditëve përkujtimore; b) të manifestimeve publike që janë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, dhe të cilat i a) përcakton Qeveria; b) në rastet tjera, nëse përdorimi i flamurit nuk është në kundërshtim me këtë ligj. 7.5 Në të gjitha rastet e vendosjes së flamurit shtetëror, krahas flamujve tjerë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës nuk mund të jetë në përmasa më të vogla se flamujt e tjerë. 7.6 Ndalohet vendosja publike e flamujve nëse janë të vjetruar apo të dëmtuar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Rregullon mënyrën e përdorimit të flamurit shtetëror në raste të veçanta, përfshirë ditët e zisë, ceremonitë funebre dhe rregullat për FSK.
Neni 8 Vendosja e flamurit shtetëror në raste të veçanta 8.1 Në rastet e ditëve të zisë të shpallura në Republikën e Kosovës, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë. Mënyra e vendosjes dhe heqjes së flamurit shtetëror përcaktohet me akt përkatës nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 8.2 Flamuri i mbajtur në dorë nga njësitë e Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës (FSK) nuk vendoset asnjëherë në gjysmështizë. 8.3 Ngritja e flamurit në FSK, policore, kufitare apo të ngjashme, bëhet me respekt dhe solemnitet të veçantë, sipas rregulloreve të propozuara nga ministritë përkatëse dhe të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 8.4 Në ceremoni shtetërore funebre, flamuri përdoret për të mbuluar arkivolin. Në asnjë mënyrë nuk lejohet që flamuri të futet në varr apo të prekë tokën gjatë ceremonisë. 8.5 Flamuri ngritët dhe zbritet, vendoset dhe hiqet, përkatësisht bartet me rastin e ngjarjeve zyrtare me nderime të zakonshme, në përputhje me dispozitat për nderimin e flamurit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets rules for how the Kosovo state flag must be placed relative to other flags in different display settings.
Neni 9 Renditja e flamujve 9.1 Nëse flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është i vendosur krahas ndonjë flamuri tjetër, shikuar përpara, duhet të jetë gjithmonë në të majtë. 4 9.2 Nëse flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është i vendosur bashkë me dy ose me më shumë flamuj tjerë në shtiza të kryqëzuara, shikuar nga përpara, duhet të jetë shtiza me flamurin e Republikës së Kosovës e vendosur para shtizave të atyre flamujve. 9.3 Kur flamuri shtetëror shpaloset bashkë me ndonjë flamur tjetër, flamuri shtetëror qëndron në vendin e nderit në anën e djathtë. Flamuri tjetër ose të tjerët, vendosen në të majtë të tij, me të njëjtat përmasa dhe largësi shtize. 9.4 Vendosja në zyrat publike e një ose më shumë flamujve të huaj krahas flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës bëhet vetëm në rastet e ceremonive zyrtare ose takimeve dy ose më shumëpalëshe me delegacione të huaja të nivelit të lartë dhe në raste kur nënshkruhen marrëveshje zyrtare. 9.5 Kur flamuri shtetëror vendoset pranë një foltoreje, duhet të qëndrojë lart, pas vendit të folësit, ose kur është në shtizë, në të djathtë të tij. Flamurët e tjerë vendosen në të majtë të folësit. 9.6 Nëse në ndërtesa të ndryshme, flamuri shtetëror shpaloset bashkë me flamuj të tjerë në institucione qendrore apo lokale, ata duhet vendosur në pikën më të lartë ose me shtizën më të lartë, në krahasim me flamuj tjerë. Asnjë flamur tjetër nuk duhet të vendoset më lart se flamuri shtetëror apo në të djathtë të tij. 9.7 Në takime ndërkombëtare shumëpalëshe, flamujt e këtyre vendeve vendosen në të majtë të flamurit shtetëror dhe radha e tyre përcaktohet sipas rendit alfabetik. 9.8 Nëse flamuri është i vendosur bashkë me më shumë flamuj të tjerë, flamuri shtetëror është: a) në mesin e rrethit, ashtu që mund të shihet qartë nëse flamujt janë të renditur në rreth; b) në mesin e gjysmërrethit nëse flamujt janë të renditur në gjysmërreth; c) në krye të kolonës nëse flamujt janë të renditur në kolonë; d) në vendin e parë të rreshtit, përkatësisht, shikuar përpara, në të majtë nëse flamujt janë renditur në rresht; e) në krye të grupit nëse flamujt janë renditur në grup. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Certain listed Kosovo institutions are entitled to have a distinctive flag.
Neni 10 Flamujt dallues të institucioneve 10.1 Për të vënë në pah dallimin dhe identifikimin e tyre, të drejtë në flamur dallues kanë institucionet në vijim: a) Kryetari i Republikës së Kosovës; b) Qeveria e Republikës së Kosovës; c) Ministria për FSK; d) Ministria e Punëve të Brendshme; e) Ministria e Punëve të Jashtme; f) Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës; g) Trupat Mbrojtëse të Republikës së Kosovës; h) Policia e Republikës së Kosovës ;dhe i) Komunat e Republikës së Kosovës. 10.2 Flamuri dallues i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni përfshin në vetvete të gjithë të tjerët. Flamuri i Kryetarit të Republikës së Kosovës është flamur i parë. 10.3 Flamujt dallues të institucioneve vendosen në selitë e institucioneve që i përkasin, krahas flamurit shtetëror. KREU III STEMA E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVËS - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The emblem of the Republic of Kosovo is placed at the entrances of state institutions, on official acts, on the seals of state institutions, and on interstate documents and agreements based on reciprocity.
Neni 11 Vendosja e stemës 5 11.1 Stema e Republikës së Kosovës vendoset: a) në hyrje të institucioneve shtetërore, së bashku me emërtesën e tyre; b) në të gjitha aktet zyrtare; c) në vulat e institucioneve shtetërore; d) në dokumentet dhe marrëveshjet ndërshtetërore të Republikës së Kosovës në bazë të reciprocitetit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Only state organs have the exclusive right to use the emblem of the Republic of Kosovo.
Neni 12 Përdorimi i stemës 12.1 Përdorimi i stemës së Republikës së Kosovës është e drejtë ekskluzive e organeve shtetërore. 12.2 Stema e Republikës së Kosovës përdoret si shenjë identifikimi: a) në vula, stampila, shenjëzime të dokumenteve dhe në shenjat e organeve shtetërore; b) në dokumentet e statusit civil dhe në dokumentet personale; c) në diplomat dhe në dëftesat për shkollimin e përfunduar; d) për shenjëzimin e kufirit shtetëror, në rajonet e kalimeve kufitare dhe në objektet e organeve shtetërore si dhe në hapësirat e këtyre organeve; e) në hapësirat dhe ndërtesat, ku është selia e organeve shtetërore si dhe në hapësirat e këtyre organeve; f) në hapësirat dhe ndërtesat e përfaqësive diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës jashtë shtetit dhe në mjetet transportuese, që i përdorë udhëheqja e përfaqësive, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, me dispozitat e shtetit, në të cilin është përfaqësia, përkatësisht me rregullat dhe praktikën e organizatës ndërkombëtare, në të cilat është akredituar misioni; g) në vulën, stampilat si dhe te shenjëzimet e dokumenteve të organeve lokale kur kryejnë detyra të veçanta, përkatësisht detyra nga kompetencat shtetërore; h) në vulën, stampilat si dhe në shenjëzimet e dokumenteve, të ndërmarrjeve dhe të organizatave tjera private, që kanë autorizime publike kur kryejnë detyra të veçanta, përkatësisht detyra të caktuara nga kompetencat shtetërore; i) në ftesa, urime, vizitë-karta, kartat zyrtare të identifikimit të cilat i përdorin Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri, ministrat dhe udhëheqësit e përfaqësive të Republikës së Kosovës jashtë vendit; j) në ftesa, urime, vizitëkarta, kartat e ngjashme zyrtare të identifikimit, të cilat i përdorin deputetët, funksionarët si dhe nëpunësit e organeve shtetërore; k) me rastin e takimeve ndërkombëtare sportive, kulturore dhe garave tjera, tubimeve humanitare dhe shfaqjeve e tubimeve të tjera, në të cilat Republika e Kosovës paraqitet, përkatësisht në të cilat merr pjesë, në përputhje me rregullat dhe zakonet e tubimeve të tilla; l) me stemë shenjëzohen edhe fluturaket dhe mjetet tjera të transportit publik, sipas kushteve dhe në mënyrën, që i përcaktojnë dispozitat e akteve të përgjithshme juridike; m) në raste të tjera dhe në kushte, të cilat i përcakton ligji; n) në rastet tjera, nëse përdorimi i stemës nuk është në kundërshtim me këtë ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: When the Republic of Kosovo’s emblem is displayed with other emblems, it must be placed in the most prominent position, or in the middle/left depending on the arrangement; a limited exception allows it on the right during certain official visits.
Neni 13 Renditja e stemave 13.1 Stema e Republikës së Kosovës kur paraqitet me stema shtetesh të tjera vendoset në vendin më të dukshëm ose në të njëjtin vend me to. 13.2 Nëse stema e Republikës së Kosovës përdoret krahas stemës tjetër, shikuar përpara, duhet të jetë gjithmonë në të majtë. Përjashtimisht, guxon të jetë në anën e djathtë të stemës së shtetit të huaj ose të shenjës adekuate të organizatës ndërkombëtare, kur kjo stemë, përkatësisht kjo shenjë përdoret me rastin e vizitës zyrtare të udhëheqësit të shtetit të huaj, përkatësisht përfaqësuesit të autorizuar të organizatës ndërkombëtare. 13.3 Nëse stema e Republikës së Kosovës përdoret bashkë me dy stemat tjera, përkatësisht shenja tjera, stema e Republikës së Kosovës është në mes. 6 13.4 Nëse stema e Republikës së Kosovës përdoret me më shumë stema të huaja dhe vendore, përkatësisht shenja adekuate të organizatave ndërkombëtare ose me shenjëzime të ngjashme të ndryshme, stema e Republikës së Kosovës është: a) në mes të rrethit dhe mund të shihet qartë, në rast se stemat dhe shenjat janë të renditura në rreth; b) në mes të gjysmërrethit, dhe mund të shihet qartë, nëse stemat dhe shenjat janë të renditura në gjysmërreth; c) në krye të kolonës, nëse stemat dhe shenjat janë të renditura në kolonë; d) në vendin e parë, përkatësisht shikuar përpara, në anën e majtë, nëse stemat dhe shenjat janë renditur në rresht; e) në krye të grupit, nëse stemat dhe shenjat janë të renditura në grupe. KREU IV HIMNI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The provision regulates when the Kosovo national anthem is played and gives every resident the right to sing it.
Neni 14 Intonimi/ekzekutimi i himnit shtetëror të Republikës së Kosovës 14.1. Himni shtetëror i Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: himni) intonohet/ekzekutohet, në ceremonitë zyrtare, në çdo veprimtari ndërkombëtare, ku vendi ynë është palë, si dhe në raste të tjera të përcaktuara me ligjet përkatëse. 14.2. Kur intonohet/ekzekutohet himni, merret drejtqëndrim. 14.3. Himni nuk intonohet/ekzekutohet asnjëherë në mjediset publike pa prezencën e flamurit, me përjashtim, kur ekzekutohet në televizion ose në radio. 14.4 Në ceremonitë solemne, festive dhe të përfaqësimit, intonohet/ekzekutohet vetëm strofa e parë dhe refreni i himnit. 14.5. Himni mund të intonohet/ekzekutohet: a) me rastin e solemnitetit zyrtar kur Kryetari i Republikës së Kosovës shkon nga Republika e Kosovës në shtetet e huaja dhe në rastin e pritjes kur kthehet në Republikën e Kosovës; b) me rastin e arritjes dhe përcjelljes së kryetarëve të shteteve të huaja ose të zyrtarëve të lartë apo përfaqësueseve të autorizuar të organizatave ndërkombëtare; c) me rastin e vënies së kurorave, të cilat i vënë përfaqësuesit zyrtar të Republikës së Kosovës, përkatësisht përfaqësuesit e shteteve të huaja ose të organizatave ndërkombëtare pranë përmendoreve, në varreza të dëshmoreve apo të ngjashme; 14.6 Çdo banor i Republikës së Kosovës ka të drejtë të këndojë himnin. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: When anthems are performed, FSK, military personnel, civil authorities, and everyone present must observe the stated protocol; the anthem must not be performed in a way that harms Kosovo’s honor or prestige, and it must not be used for marketing or advertising services.
Neni 15 Renditja e intonimit/ekzekutimit të himneve 15.1 Kur himni shtetëror i Republikës së Kosovës intonohet/ekzekutohet së bashku me himnin e një vendi tjetër, përparësi ka himni i vendit tjetër. 15.2 Vizita zyrtare e një presidenti ose kryeministri të huaj shoqërohet me intonimin/ekzekutimin e himneve shtetërore të të dy vendeve. Himni interpretohet pas himnit mik. 15.3 Gjatë intonimit/ekzekutimit të himnit, FSK mbajnë drejtqëndrim ose sipas rastit nderojnë me armë. Ushtarakët nderojnë flamurin sipas rregullave ushtarake, kurse autoritetet civile dhe të gjithë sa janë prezentë ngrihen në këmbë dhe mbajnë drejtqëndrim. 7 15.4 Nëse ndodh të intonohen/ekzekutohen më shumë se dy himne, radha e tyre caktohet sipas rendit alfabetik të vendeve pjesëmarrëse në takim, por mund të caktohen edhe kritere të tjera. 15.5 Nëse intonohen/ekzekutohen më shumë se dy himne, himni i Republikës së Kosovës interpretohet i fundit për arsye mikpritje. 15.6 Himni nuk duhet të intonohen/ekzekutohet në atë mënyrë që do ta cenonte nderin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës. 15.7 Himni nuk lejohet të intonohet/ekzekutohet për qëllime marketingu, përkatësisht të reklamimit të shërbimeve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Certain state-symbol elements may be used by legal persons in emblems, art, music, and educational purposes, but use that harms the Republic of Kosovo’s prestige or honor is restricted, and trademark/product-marking use is prohibited.
Neni 16 Përdorimi i simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës nga personat tjerë juridikë 16.1 Pjesë të simboleve shtetërore mund të përdoren si pjesë përbërëse e emblemave dhe shenjave tjera të personave juridikë (publikë dhe privatë), me kusht që me këtë nuk është cenuar prestigji i Republikës së Kosovës. 16.2 Përdorimi i simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës lejohet në krijimtarinë artistike dhe muzikore dhe për qëllime edukativo-arsimore, me kusht që të mos cenohet prestigji dhe nderi i Republikës së Kosovës. 16.3 Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës ose pjesët përbërëse të tyre, ndalohet të bëhen shenjë mbrojtëse ose të përdoren si shenjëzim, model, përkatësisht mostër (ekzemplarë) si dhe të shenjëzimit të mallit ose të prodhimit. 16.4 Qeveria e Republikës së Kosovës mund të nxjerr aktet përkatëse nënligjore për zbatimin e paragrafëve paraprak. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, responsible officers, state-body responsible persons, and natural persons for listed violations involving the coat of arms, flag, and anthem.
Neni 17 Sanksionet kundërvajtëse 17.1 Me gjobë prej 500 – 1000 euro do të ndëshkohet personi juridik në rast se: a) e përdor stemën apo flamurin në kundërshtim me paragrafin 3 të nenit 2 të këtij ligji; b) e përdor stemën apo flamurin në formë apo përmbajtje, e cila nuk është përcaktuar me këtë ligj si dhe me dispozitat ligjore në fuqi; c) në vend publik shpalos stemën apo flamurin të vjetruara, në formë të parregullt, të dëmtuara apo në ndonjë mënyrë tjetër të dëmtuar; d) nuk përdor stemën apo flamurin kur përdorimi është i detyrueshëm; e) ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës në kundërshtim me paragrafin 6 të nenit 15 të këtij ligji dhe dispozitave ligjore në fuqi. 17.2 Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të shqiptohet gjoba nga 250-500 euro zyrtarit përgjegjës të personit juridik. 17.3 Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të shqiptohet gjoba nga 250-500 euro personit përgjegjës në organet shtetërore. 17.4 Me gjobë prej 150 - 300 euro do të ndëshkohet personi fizik për shkeljet nga pikat a,b,c,d dhe e të këtij neni. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Government of the Republic of Kosovo may issue sublegal acts needed to implement this law.
Neni 18 Aktet përkatëse nënligjore 8 Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas nevojës nxjerr aktet përkatëse nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën : 20.02.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-038 PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in