LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA
This preamble says the law is adopted to establish legal rules for special protected areas.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-039
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to establish legal rules for special protected areas. This provision says the law aims to protect Serbian Orthodox monasteries, churches, other religious sites, and certain historic and cultural places by establishing Special Protective Zones. A “Special Protected Zone” is a mapped or defined area around certain heritage places that is protected from development or activities that could harm its historic, cultural, architectural, archaeological, natural, or visual character. The provision states the objectives of protected special areas: to ensure peaceful existence and monastic life, preserve their historical/cultural/architectural/archaeological character and natural/aesthetic setting, and prevent harmful development around them. The Establishment and Monitoring Council (KZM) must be established to monitor and facilitate implementation of the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to establish legal rules for special protected areas.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 28 / 04 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të vendosjes së rregullave ligjore për zonat e veçanta të mbrojtura. Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law aims to protect Serbian Orthodox monasteries, churches, other religious sites, and certain historic and cultural places by establishing Special Protective Zones.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit Ky ligj do të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: A “Special Protected Zone” is a mapped or defined area around certain heritage places that is protected from development or activities that could harm its historic, cultural, architectural, archaeological, natural, or visual character.
Neni 2 Zonat e Veçanta të Mbrojtura “Zonë e Veçantë e Mbrojtur” do të jetë një zonë e përcaktuar me hartë, ose me një zonë të përcaktuar që rrethon një monument, ndërtesë, grup ndërtesash, tërësi, fshat, ose qendër historike të qytetit që mbrohet nga çdo zhvillim apo aktivitet i cili mund të dëmtojë kontekstin e tij historik, kulturor, arkitektural apo arkeologjik, mjedisin natyror apo kuadrin vizual estetik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The provision states the objectives of protected special areas: to ensure peaceful existence and monastic life, preserve their historical/cultural/architectural/archaeological character and natural/aesthetic setting, and prevent harmful development around them.
Neni 3 Objektivat Objektivat e Zonave të Veçanta të Mbrojtura janë: a) të sigurojnë ekzistencën dhe funksionimin paqësor të vendeve që do të mbrohen dhe të ruajnë mënyrën monastike të jetesës së klerikëve; b) të ruajnë karakterin dhe pamjen e vendeve që do të mbrohen, në veçanti, kontekstin historik, kulturor, arkitektural dhe arkeologjik, mjedisin natyror dhe kuadrin vizual estetik; dhe c) të parandalojnë zhvillimet e pafavorshme rreth vendeve që duhet të mbrohen, ndërkohë që sigurojnë kushtet më të mira të mundshme për zhvillimin e harmonizuar dhe të qëndrueshëm të komuniteteve që banojnë në zonat rreth këtyre vendeve duke rregulluar zhvillimin dhe aktivitetet e tjera. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Establishment and Monitoring Council (KZM) must be established to monitor and facilitate implementation of the law.
Neni 4 Këshilli Zbatues dhe Monitorues 2 Këshilli Zbatues dhe Monitorues (më poshtë i përmendur si “KZM”) do të themelohet, ndër të tjera, për të monitoruar dhe lehtësuar implementimin e këtij ligji. Detyrat relevante të KZM-së sipas këtij Ligji do të përfshijnë: a) mbikëqyrjen e vijëzimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura në terren dhe implementimin e tyre; b) rekomandimin e ndryshimeve të kufijve administrativë të Zonave të Veçanta të Mbrojtura, dhe kufizimet që do të aplikohen në to, nëse ashtu e kërkojnë rrethanat; c) ndërmjetësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës për sa i përket implementimit të dispozitave të këtij ligji; dhe d) këshillimin e agjencive të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të tjera relevante të Republikës së Kosovës mbi çështjet e lidhura me sigurinë që kanë ndikim mbi vendet e trashëgimisë fetare dhe kulturore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Në zonat e veçanta të mbrojtura ndalohen aktivitetet e reja në ndërtim dhe zhvillim industrial, përfshirë disa punime minerare, energjetike, rrugore, si dhe ato që çojnë në shpyllëzim ose ndotje.
Neni 5 Aktivitetet e Ndaluara brenda Zonave të Veçanta të Mbrojtura Çdo aktivitet i ri në fushat e mëposhtme do të ndalohet: a) ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve tranzite në zonat rurale; dhe b) ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: New activities in the listed areas may be restricted when circumstances require; before they proceed, the relevant municipality must seek agreement from the Serbian Orthodox Church.
Neni 6 Aktivitetet e Kufizuara brenda Zonave të Veçanta të Mbrojtura Çdo aktivitet i ri nga lista e mëposhtme e aktiviteteve mund të kufizohet nëse e kërkojnë rrethanat. Para se të kryhen aktivitete të tilla në fushat e mëposhtme, komuna përkatëse do të kërkojë marrëveshjen e Kishës Ortodokse Serbe. Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, palët do t’ia referojnë çështjen KZM-së për shqyrtim, në pajtueshmëri me pikën c të nenin 4 të këtij ligji: a) ndërtimet apo zhvillimet komerciale të tilla si: strukturat ose godinat më të larta se manastiri/ kisha/monumenti kulturor që duhet të mbrohet; ndërtimi i rrugëve; ndërtimi i magazinave, punëtorive, shitoreve, restoranteve, bareve, kafeterive, hotele-ve/moteleve, tezgave dhe kioskave ushqimore, stacioneve të furnizimit me karburant dhe riparimit të automjeteve, supermarketeve, klubeve të natës, apo ndonjë ndërtimi tjetër në shkallë më të gjerë në zonat rurale; b) tubimet, argëtimi dhe zbavitja publike; dhe c) urbanizimi i tokës bujqësore. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Article 7 defines special protected zones for listed sites and sets consultation, agreement, mapping, and buffer-distance rules.
Neni 7 Klasifikimi i Zonave të Veçanta të Mbrojtura 7.1 Zonat e Veçanta të Mbrojtura do të definohen për vendet e mëposhtme, si në hartat e bashkangjitura: a) Manastiri i Deçanit, Deçan : (Kjo Zonë e Veçantë e Mbrojtur është identike me “Zonën e Posaçme “ të krijuar më herët); b) Patriarkana e Pejës, Pejë; c) Manastiri i Graçanicës , Prishtinë; d) Kisha e Shpalljes se Virgjëreshës, Lipjan; e) Manastiri i Deviçit, Skënderaj; f) Manastiri i Gorioçit, Istog; 3 g) Manastiri i Budisavcit, Klinë; h) Manastiri i Sokolicës, Zveçan; i) Manastiri i Draganacit, Gjilan; j) Manastiri i i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren; k) Manastiri i Banjskës, Zveçan; l) Manastiri i Zoqishtës, Zoqishtë, Rahovec; m) Fshati Hoqë e Madhe, Hoqë e Madhe, Rahovec; n) Manastiri Duboki Potok, Zubin Potok; o) Kisha e Shën Gjergjit,Gornjasellë, Prizren; p) Manastiri i Soçanicës, Leposaviq; q) Kisha e Heremitëve, Uljaricë Klinë; dhe r) Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren. 7.2 Zona e Veçantë e Mbrojtur për Manastirin e Sokolicës, Zveçan dhe Kompleksi Memorial i Isa Boletinit janë Zona të Veçanta të Mbrojtura si në hartën e bashkangjitur. Komuna përkatëse do të kërkojë marrëveshje nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Administrata e Muzeut të Isa Boletinit për çdo aktivitet të ri ashtu si parashikohet nga neni 6 i këtij ligji. 7.3 Për Zonat e mëposhtme të Veçanta të Mbrojtura të përkufizuara në hartat e bashkangjitura në rastin e ndonjë aktiviteti të ri të përshkruar në nenin 6 të këtij ligji, komuna përkatëse do të konsultohet drejtpërsëdrejti me KZM-në: a) Monumenti Memorial i Gazimestanit dhe Tyrbja e Bajraktarëve, Obiliq do të përfshihen në të njëjtën Zonë të Veçantë të Mbrojtur; b) Kështjella Mesjetare e Zveçanit, Zveçan; c) Qyteti Mesjetar i Novobërdës, Novobërdës; dhe d) Ura Mesjetare/e Vjetër e Vojnoviqëve, Vushtrri. 7.4 Zonat e Veçanta të Mbrojtura për vendet e cekura më poshtë do të kufizohen me një hapësirë prej 100 metrash rreth perimetrit të tyre dhe do të identifikohen nga Agjensioni Kadastral i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me komunat përkatëse në hartat që do t’i bashkëngjiten këtij Ligji të cilat do të formojnë një pjesë integrale të këtij ligji dhe do të miratohen para përfundimit të periudhës së tranzicionit: a) Manastiri i Premtit të Shenjtë, Leposaviq; b) Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq; c) Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Istog ; d) Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren; e) Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë; f) Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren; g) Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj; dhe h) Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti. 7.5 Zonat e Veçanta të Mbrojtura për vendet e cekura më poshtë do të kufizohen me një hapsirë prej 50 metrash rreth perimetrit të tyre dhe do të identifikohen nga Agjencioni Kadastral i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me komunat përkatëse në hartat që do t’i bashkëngjiten këtij Ligj, të cilat do të formojnë një pjesë integrale të këtij ligji dhe do të miratohen para përfundimit të periudhës së tranzicionit: a) Manastiri i Dollcit, Klinë; b) Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog; c) Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtisht, Suharekë; d) Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë; e) Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë; f) Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë; g) Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë; h) Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë; i) Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren; j) Kisha e Nikollës së Shentjë, Bogoshevc, Prizren; k) Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren; l) Kisha e Nikollës së Shenjtë, Sredskë, Prizren; 4 m) Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Premtit të Shenjtë), Mushnikovë, Prizren; dhe n) Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Prizren’s municipal bodies must establish a special protected zone for the Historical Center of Prizren, in cooperation with KZM.
Neni 8 Themelimi i Zonës së Veçantë të Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit 8.1 Zona e Veçantë e Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit do të themelohet nga organet komunale të Prizrenit në bashkëpunim me KZM dhe do të përfshijë objektet e Kishës Ortodokse, objektet otomane, katolike, laike dhe objektet e tjera të rëndësisë së veçantë historike dhe kulturore Objektet e më poshtme kulturore dhe fetare serbe do të përfshihen në Zonën e Veçantë të Mbrojtur:. Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë të Levishës; lagja e vjetër “Mëhalla Marash”; Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë; Shkolla Ortodokse për Priftërinj e Kirilit dhe Metodit të Shenjtë; dhe Kompleksi i Rezidencës Episkopike (që përfshinë rezidencën e Peshkopit, Katedralen e Gjergjit të Shenjtë, Kishat e Gjergjit të Shenjtë (Runovic) dhe Nikollës së Shenjtë (Tutic). 8.2 Aplikimi i nenit 6 të këtij ligji për çdo aktivitet të ri në Zonën e Veçantë të Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit do të përcaktohet me një ligj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Fshati i Hoqës së Madhe ka të drejtë të ushtrojë autoritet të kufizuar për disa veprimtari, me konsultim me komunën e Rahovecit; KZM-ja duhet të lehtësojë këto konsultime.
Neni 9 Dispozitat e Veçanta për Fshatin Hoqa e Madhe 9.1. Fshati i Hoqës së Madhe, i përshkruar në pikën m) paragrafi 1 i nenit 7 të këtij ligji do të ketë të drejtën, në konsultim me komunën e Rahovecit, që të ushtrojë autoritet të kufizuar mbi aktivitetet nga fusha e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare, dhe nga fusha e planifikimit rural duke respektuar Zonën e saj të Veçantë të Mbrojtur, në përputhje me dispozitat relevante të legjislacionit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe parimet e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor. KZM-ja do të lehtësojë konsultime të tilla. 9.2. Aplikimi i nenit 6 të këtij ligji për çdo aktivitet të ri në Zonën e Veçantë të Mbrojtur për fshatin e Hoqës së Madhe do të përcaktohet me një Ligj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry must ensure spatial plans for areas within Special Protected Areas comply with this law and the Spatial Planning Law; local authorities must fully follow Article 10.
Neni 10 Planifikimi Hapësinor 10.1 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të sigurojë që planet hapësinore për sipërfaqet brenda Zonave të Veçanta të Mbrojtura të jenë në pajtueshmëri me dispozitat e neneve 5 dhe 6 të këtij ligji dhe në pajtueshmëri me nenet 12, 13, 14 të Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor. 10.2 Autoritetet lokale do t’i përmbahen plotësisht dispozitave të nenit 10. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: KZM must cooperate with the cultural heritage council and work closely with the reconstruction commission on heritage-related matters.
Neni 11 Dispozitat Përfundimtare 11.1 Ky Ligj do të zëvendësojë çdo dispozitë të ligjeve në fuqi që nuk është në pajtueshmëri me të. Zonat e Veçanta të Mbrojtura gjithashtu gëzojnë plotësisht mbrojtjen e përcaktuar nga Ligji mbi Trashëgiminë kulturore dhe ndryshimet e tij të mëtutjeshme. 5 11.2 KZM bashkëpunon me Këshillin e Republikës së Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ashtu si parashikohet në paragrafin 8 të nenit 4 të ligjit mbi Trashëgiminë Kulturore mbi çdo çështje tjetër që ka lidhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore në Republikën e Kosovës. 11.3 KZM do të punojë për së afërmi me Komisionin e Implementimit të Rindërtimit për Vendet Fetare Ortodokse në Republikën e Kosovës. 11.4 Dispozitat e këtij Ligji në asnjë mënyrë nuk do të paragjykojnë apo ndryshojnë ndonjë detyrim ekzistues të ndërmarrë në lidhje me ndonjë vend të përcaktuar nën Konventën e UNESCO-s që ka të bëjë me Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore. 11.5 Dispozitat e këtij Ligji nuk do të paragjykojë të drejtat e pronësisë mbi pronat e ndodhura brenda Zonave të Veçanta të Mbrojtura. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën: 20.02.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in