LIGJI NR. 03/L-044 PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE SHËRBIMIN DIPLOMATIK TЁ REPUBLIKЁS SË KOSOVËS
This preamble says the law is adopted to organize the Ministry of Foreign Affairs and Kosovo’s diplomatic service.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-044
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to organize the Ministry of Foreign Affairs and Kosovo’s diplomatic service. This article establishes the Ministry of Foreign Affairs and the Diplomatic Service of Kosovo and defines their competences and responsibilities. This article defines several terms used in the law, including Kosovo citizen, the Ministry, diplomatic mission, diplomatic service, head of mission, and service-level agreement. The Foreign Ministry is part of the Kosovo Government and must run foreign policy, represent Kosovo abroad, report, publish an annual report, and keep treaty records. Disa Kosovë officials can sign certain international treaties and conventions; the foreign minister may delegate this authority in writing, and ratified texts are published by the President in the Official Gazette.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-044 PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE SHËRBIMIN DIPLOMATIK TЁ REPUBLIKЁS SË KOSOVËS
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to organize the Ministry of Foreign Affairs and Kosovo’s diplomatic service.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 26 / 02 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-044 PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE SHËRBIMIN DIPLOMATIK TЁ REPUBLIKЁS SË KOSOVËS Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 si dhe nenit 96 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të rregullimit me ligj të autoritetit dhe kompetencave të institucioneve të Kosovës në ushtrimin e marrëdhënieve me shtetet dhe subjektet e tjera të së drejtës ndërkombëtare; Me qëllim të promovimit të interesave politike dhe ekonomike të Kosovës ndërkombëtarisht, të mbrojtjes së të drejtave të shtetasve të Kosovës jashtë shtetit si dhe të zhvillimit të raporteve me shtetet e tjera. Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE SHËRBIMIN DIPLOMATIK TË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article establishes the Ministry of Foreign Affairs and the Diplomatic Service of Kosovo and defines their competences and responsibilities.
Neni 1 Fushëveprimtaria Me këtë ligj themelohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Shërbimi Diplomatik i Kosovës si dhe përkufizohen kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including Kosovo citizen, the Ministry, diplomatic mission, diplomatic service, head of mission, and service-level agreement.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllim të këtij ligji, termat vijues kanë këto kuptime: -“Shtetas i Kosovës”- është personi fizik i cili mban shtetësinë e Kosovës ashtu siç definohet me ligjet në fuqi në Kosovë; -“Ministria”- është Ministria e Punëve të Jashtme; -“Mision diplomatik”- është ambasada ose ndonjë zyrë tjetër e cila përfaqëson Kosovën në një shtet tjetër ose në një organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare në kuadër të kuptimit të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961) ose të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore (1963); -“Shërbim diplomatik”- janë anëtarët e përhershëm të Ministrisë si dhe anëtarët e Ministrisë të caktuar në misione diplomatike në vende të tjera dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare; -“Shef misioni”- është ambasadori ose ndonjë person tjetër i autorizuar nga institucionet përgjegjëse të Kosovës, për ta ushtruar atë detyrë; -“Marrëveshja e nivelit të shërbimit”- është Marrëveshja e Mirëkuptimit ose ndonjë marrëveshje tjetër me shkrim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe një ministrie tjetër ose organi kompetent të shtetit të Kosovës e cila parasheh kushtet në bazë të së cilave mund të veprohet në emër të tjetrit ose në bazë të së cilës mundet dikush t’u bashkohet në shërbim zyrave të tjetrit. 2 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Foreign Ministry is part of the Kosovo Government and must run foreign policy, represent Kosovo abroad, report, publish an annual report, and keep treaty records.
Neni 3 Ministria e Punëve të Jashtme 3.1 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës të cilat përbëjnë Ministrinë dhe personelin e saj në ambasada jashtë, janë pjesë e Qeverisë së Kosovës. 3.2 Ministria e Punëve të Jashtme formulon dhe zbaton politikën e jashtme të Kosovës. Në veçanti, Ministria: a) zhvillon dhe bashkërendon politikat ndaj shteteve të tjera ndërsa në punët e jashtme, shpreh dhe mbron interesat e Kosovës në raport me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare, në bashkërendim të plotë me ministritë e tjera, varësisht nga kompetencat e tyre të caktuara si dhe me Presidentin e Republikë së Kosovës; b) përfaqëson Kosovën dhe institucionet e saj shtetërore në vendet e jashtme dhe në organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare, përmes ambasadave, misioneve ose zyrave përfaqësuese, të themeluara në pajtim me këtë ligj. c) lidh traktate dhe marrëveshje të tjera detyruese ndërkombëtare me shtetet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare; d) vepron ne vendet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare në emër të ministrive dhe organeve të tjera shtetërore. Aktivitetet e tilla mund të përfshijnë (por nuk kufizohen në) promovimin e tregtisë dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe lëshimin e pasaportave ose dokumenteve të udhëtimit. Çdo funksion ekzekutiv i kryer në cilësinë e Ministrisë si bartës i organeve të tjera rregullohet me akte nënligjore dhe Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit të dakorduara nga Ministria e Punëve të Jashtme si dhe ministritë ose organet shtetërore përkatëse; e) ofron ndihmë konsullore shtetasve të Kosovës në vendet e tjera ashtu siç parashihet me akte nënligjore të Ministrisë si dhe mbron të drejtat e kosovarëve me banim të përkohshëm ose të përhershëm në vendet e tjera; f) merr rol prijës dhe bashkërendues në raportet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe misioneve diplomatike ose përfaqësuese të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare ndërqeveritare në Kosovë; g) merr rol prijës në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ruajtjen dhe mbrojtjen e imuniteteve dhe privilegjeve në Kosovë të misioneve dhe personave të cilëve u takojnë imunitetet dhe privilegjet sipas konventave dhe zakoneve ndërkombëtare Ministria mund të merr masat e duhura në bazë të së drejtës ndërkombëtare të njohur përgjithësisht që të rregullon dhe parandalon keqpërdorimin e statusit diplomatik, imuniteteve dhe privilegjeve; h) i raporton rregullisht Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me çështjet me rëndësi në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë, dhe bashkërendon me Presidentin dhe Kryeministrin lidhur me drejtimin strategjik të çështjeve të politikës së jashtme të Kosovës. Me kërkesë të Presidentit të Kosovës ose me iniciativën e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministria mund të propozojë aktivitete ndërkombëtare që duhet të kryhen nga Presidenti; i) i publikon një raport vjetor Kuvendit me të cilin parashtron qëllimet e Qeverisë për punët e jashtme dhe aktivitetet e Ministrisë gjatë vitit paraprak; j) depoziton kopjet e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të lidhura në emër të shtetit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës me autoritetet relevante; mban arkiv të atyre traktateve dhe marrëveshjeve dhe i publikon ato në faqen e internetit të Ministrisë; dhe mban dhe arkivon dokumentacionin përkatës të Ministrisë dhe të Shërbimit Diplomatik, k) kryen detyra tjera të domosdoshme për zbatimin e pikave a) deri j) të këtij neni. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Disa Kosovë officials can sign certain international treaties and conventions; the foreign minister may delegate this authority in writing, and ratified texts are published by the President in the Official Gazette.
Neni 4 Ministri i Punëve të jashtme dhe kompetencat për të lidhur traktate 3 4.1 Ministri i punëve të jashtme, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, kanë autoritet për të nënshkruar traktate dhe konventa obligative ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës dhe për të nënshkruar instrumente të aderimit në konventat ndërkombëtare të cilat veç janë në fuqi. 4.2 Ministri mund t’ua delegojë me shkrim këtë autoritet, përkitazi me traktatet dhe konventat e caktuara: a) krerëve të ambasadave të Republikës së Kosovës ose misioneve diplomatike jashtë vendit; b) ministrave tjerë brenda përgjegjësive të të cilëve mund të bie fushë veprimtaria e marrëveshjes ndërkombëtare. 4.3 Traktatet dhe konventat obligative ndërkombëtare nuk hyjnë në fuqi në Kosovë derisa të mos jenë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Instrumentet e pjesëmarrjes në konventat ndërkombëtare të cilat janë veç në fuqi dhe ratifikohen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Këto ratifikime shpallen nga Presidenti dhe publikohen së bashku me tekstin e traktateve ose marrëveshjeve ndërkombëtare përkatëse në Gazetën Zyrtare. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The President may open Kosovo embassies or other diplomatic missions after consulting the Prime Minister, and those missions operate under the Ministry of Foreign Affairs.
Neni 5 Misionet diplomatike dhe zyrat e tjera përfaqësuese të Kosovës jashtë vendit 5.1 Presidenti, pas konsultimit me Kryeministrin, vendos të hap ambasada ose misione të tjera diplomatike të Kosovës në vendet e tjera ose organizatat ndërkombëtare, ose zyra përkatëse me qëllim të përfaqësimit të Republikës së Kosovës. Këto misione janë nën autoritetin dhe udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 5.2. Ambasadorët dhe shefat e misionit, si përfaqësues të Kosovës dhe institucioneve të saj si tërësi mund t’jua dërgojnë ato raporte ose rekomandime të politikave Ministrisë të cilat i konsiderojnë si të rëndësishme tek Presidenti, Kryeministri dhe ministrat tjerë në suaza të kompetencave të të cilëve është çështja e raporteve ose e rekomandimeve të politikave. 5.3 Konsullatat ose konsullatat e përgjithshme në vendet ku Kosova ka ambasador të akredituar janë nën autoritetin e ose udhëzimet e atij ambasadori dhe konsiderohen zyra vartëse pjesë të misionit të tij. 5.4 Ambasadat ose misionet e tjera diplomatike jashtë munden, me lejen e Ministrisë, të punësojnë personel në funksione jo diplomatike të cilët janë banorë të vendit në të cilin gjendet misioni të cilët nuk është e thënë të jenë shtetas të Kosovës. Leja e Ministrisë jepet vetëm në atë raste kur punësimi i tillë është financiarisht më i leverdishëm për Kosovën se sa dërgimi i personelit nga Kosova në Mision me efekt të njëjtë të punës. 5.5 Personeli lokal i punësuar nuk konsiderohet pjesëtar i Shërbimit Diplomatik ose Shërbimit Civil të Kosovës as nuk i nënshtrohet të njëjtave kërkesa ose kushte të shërbimit. Kushtet kontraktuale të punësimit të tyre miratohen nga Ministria dhe mund të rregullohen me akte nënligjore të Ministrisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Ambassadors, consuls general, and other heads of missions must meet specified qualification criteria.
Neni 6 Kriteret për përzgjedhjen e ambasadorëve dhe shefave të tjerë të misioneve Ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm si dhe shefat e tjerë të misioneve duhet të posedojnë: a) aftësi relevante profesionale; b) reputacion të lartë; c) njohuri të marrëdhënieve ndërkombëtare; d) njohuri të gjuhës angleze dhe zakonisht, në rastet e shteteve evropiane, të një gjuhe zyrtare të vendit përkatës. 4 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for appointing ambassadors and heads of mission, including shortlist, hearings, and final accreditation steps.
Neni 7 Emërimi i Shefave të Misioneve 7.1 Postet vakante për ambasadorë dhe shefa të misioneve duhet të shpallen edhe në kuadër të Shërbimit Civil. Procedurat për intervistimin dhe ngushtimin e listës së aplikantëve përcaktohen me anë të akteve nënligjore të Ministrisë. 7.2 Ministri i Punëve të Jashtme, pas konsultimit me Presidentin dhe Kryeministrin, ia dërgon një listë të ngushtë prej së paku tre kandidatë për secilin post vakant, në besim, Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kuvendit të Kosovës. Komisioni mban seanca të mbyllura dëgjimore për këta kandidatë për të vërtetuar se a i plotësojnë kriteret e parapara me nenin 6 të këtij ligji. Pas kësaj ua raporton rezultatet e dëgjimeve të tij, në konfidencë, Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Raporti i Komisionit nuk përbën rekomandime lidhur me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret nga neni 6 i këtij ligji. 7.3 Presidenti, pas konsultimit me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme vendos pastaj nëse njëri nga kandidatët duhet të emërohet për në shtetin pranues ose organizatën ndërqeveritare ndërkombëtare. Pasi të jetë marrë pëlqimi nga shteti pranues, Presidenti akrediton kandidatin e suksesshëm. 7.4 Pa paragjykuar nenin 8 të këtij ligji, përzgjedhja për postet e ambasadorëve ose shefave të tjerë të misioneve nuk kufizohet për shërbyes civilë. Megjithatë, së paku pesëdhjetë përqind (50%) të emërimeve të reja të shefave të misioneve, nga data pesë vite pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit Diplomatik të Kosovës. 7.5 Emërimi i personelit tjetër në ambasadë ose misione jashtë bëhet në përputhje me legjislacionin i cili rregullon Shërbimin Civil dhe aktet nënligjore të Ministrisë. Këto akte nënligjore mund të parashohin kohëzgjatjen normale ose maksimale të emërimeve në ambasada ose misione ose nderimeve të qëndrimit në detyrë në kuadër të selisë së Ministrisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Diplomatic service members are treated as part of Kosovo’s civil service, with the same pay, requirements, and working conditions unless the law or subordinate rules say otherwise.
Neni 8 Personeli 8.1 Anëtarët e Shërbimit Diplomatik të Kosovës, përveç të emëruarve politik, janë pjesë e Shërbimit Civil të Kosovës dhe personeli i tij i nënshtrohet të njëjtave paga, kërkesa dhe kushte të punës, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj ose me ligje tjera ose akte nënligjore me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes efektive të punës së ambasadave dhe misioneve ose zyrave tjera jashtë Kosovës. 8.2. Rangjet diplomatike në përdorim ndërkombëtar të anëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës përveç shefave të misioneve do të rregullohen me akte nënligjore të Ministrisë. 8.3 Ambasadorëve, konsujve të përgjithshëm dhe shefave të tjerë të misioneve u caktohen koeficient konform rëndësisë së detyrës së tyre. Në interes të raporteve të mira me shtetet e tjera, koeficientet e Shërbimit Civil të cilat u caktohen shefave të misioneve nuk publikohen. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Embassies may carry out certain financial and procurement-related actions under the supervision of the Ministry of Foreign Affairs.
Neni 9 Menaxhimi financiar dhe prokurimi 9.1 Pa paragjykuar dispozitat në ligjet tjera, ambasadat në vendet e tjera mund të kenë autoritet nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të: 5 a) hapin llogari bankare dhe të bëjnë pagesa nga to; b) nënshkruajnë kontrata në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme; c) pranojnë mallra dhe shërbime; d) mbajnë nën llogaritë e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 9.2 Mënyrat sipas të cilave mund të ushtrohen këto kompetenca rregullohen me akte nënligjore të nxjerra nga Ministria e Punëve të Jashtme me pëlqimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë dhe (aty ku është e aplikueshme) të Autoritetit të Prokurimit Publik. Këto udhëzime administrative publikohen në web sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ato duhet të synojnë të përcaktojnë, në nivelin që është e mundshme varësisht nga kufizimet e numrit të personelit të ambasadave, një shkallë të barabartë të ndarjes së detyrave, në prokurim dhe menaxhim financiar, atyre institucioneve qeveritare në Kosovës të parapara me ligj, duke marrë parasysh faktin se ambasadat mund të mos kenë mundësi të kenë personel me orar të plotë për secilin aktivitet. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Some state personnel may be assigned to official duties in Kosovo’s embassies and other missions abroad if the Ministry of Foreign Affairs consents.
Neni 10 Caktimet në misione jashtë nga ministritë ose organet e tjera shtetërore 10.1 Personeli nga ministritë, agjencitë ose organet e tjera të shtetit mund të caktohen në detyra zyrtare në ambasada dhe misione të tjera të Kosovës jashtë, me pëlqimin e Ministrisë së Jashtme. 10.2 Detyrat dhe përgjegjësitë financiare të personelit të caktuar me detyra zyrtare në misione jashtë rregullohen me Marrëveshje të Shkallës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Jashtme dhe organit që cakton zyrtarin. 10.3. Personeli i caktuar me detyrë zyrtare në mision konsiderohet i barabartë me anëtarët e tjerë të misionit të të njëjtit rang dhe vihet nën autoritetin e shefit te misionit në lidhje me përmbushjen e detyrave dhe sjelljen e tyre të përgjithshme. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry must publish its subordinate acts on the Ministry’s electronic website.
Neni 11 Aktet nënligjore Aktet nënligjore të Ministrisë, duke përfshirë ato të përmendura në pikat d) dhe e), paragrafi 2 i nenit 3, paragrafi 5 i nenit 5, paragrafët 1 dhe 4 të nenit 7, paragrafët 1 dhe 2 të nenit 8 dhe paragrafi 2 i nenit 9 të këtij ligji, publikohen në faqen elektronike të Ministrisë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën : 13.03.2008 6
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-044 PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE SHËRBIMIN DIPLOMATIK TЁ REPUBLIKЁS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in