AI-assisted research summary: Article 3 gives the Minister for the Kosovo Security Force broad control and administration powers, plus reporting, recommendation, and approval duties.
Neni 3 Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës 3.1 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kontroll dhe administrim të përgjithshëm mbi Forcën e Sigurisë të Kosovës, duke përfshirë të gjitha fuqitë që bien mbi Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës. 3.2 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës përfaqëson Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare lidhur me çështjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivel ministror. Ai mund ta delegojë këtë funksion për veprimtari të posaçme. 3.3 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Zëvendës Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës emërohen nga Kryeministri dhe miratohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 3.4 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës i përgjigjet Kuvendit të Kosovës përmes Kryeministrit. 3.5 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Zëvendës Ministri dhe/ose Sekretari i Përhershëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dalin para Komisionit përkatës parlamentar për të raportuar mbi çështjet lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës sa herë që kërkohet nga ta. 3.6 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i rekomandon Presidentit kandidatin e përshtatshëm për ta emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. 2 3.7 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në konsultim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i rekomandon Presidentit gradimet e të gjithë oficerëve në gradat e gjeneralit. 3.8 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në konsultim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i rekomandon Presidentit të gjitha ndryshimet në emërime dhe status të oficerëve të rangut të gjeneralit. 3.9 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës personalisht miraton të gjitha projektet me vlerë më të vogël se 1.000.000 (një milion) Euro. Sekretari i Përhershëm mund të autorizohet që të miratojë projektet me vlerë më të vogël se 500.000 (pesëqind mijë) Euro, kurse udhëheqësi i Departamentit të Prokurimit dhe Kontratave mund të autorizohet që të miratojë projektet me vlerë më të vogël se 200.000 (dyqind mijë) Euro. 3.10 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës është përgjegjës që: a) të propozojë buxhetin e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të mbikëqyrë shpenzimet nga buxheti i miratuar; b) të përgatisë të gjitha dokumentet e nevojshme politike lidhur me Forcën për Siguri të Kosovës për t’u shqyrtuar nga Këshillit i Kosovës për Siguri; c) t’i rekomandojë Kryeministrit madhësinë dhe strukturën e Forcës së Sigurisë të Kosovës brenda buxhetit dhe me një kufi fillestar të përgjithshëm prej 2.500 pjesëtarëve aktivë dhe 800 rezervë, që i nënshtrohet miratimit nga Prania Ndërkombëtare Ushtarake për pesë vitet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji; d) të përgatisë rregulloret për organizimin e njësive brenda Forcës së Sigurisë të Kosovës në bazë të rekomandimeve të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës; e) të zhvillojë, paraqesë dhe të zbatojë ligjet, politikat dhe rregulloret lidhur me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës, duke përfshirë edhe fushat e organizimit, administrimit, personelit, të drejtave të njeriut dhe çështjeve të komuniteteve, disiplinës dhe sjelljes, stërvitjes (përfshirë edhe arsimimin akademik), menaxhimit të armëve, pajisjeve dhe angazhimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës; f) të zhvillojë strategjitë dhe udhëzimet për miratim nga Kuvendi i Kosovës për të zbatuar strategjinë e gjithëmbarshme të sigurisë siç miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; g) të menaxhojë infrastrukturën dhe pajisjet pronë shtetërore, të cilat i janë ndarë Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’u shfrytëzuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe nga Forca e Sigurisë të Kosovës; h) të mbikëqyrë dhe të inspektojë Forcën e Sigurisë të Kosovës; i) të organizojë sistemin e komunikimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, përfshirë edhe instalimin e sistemeve të sigurta komunikuese; j) të mbikëqyrë të gjitha veprimtaritë e inteligjencës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat do të kufizohen në mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e atyre informatave që janë thelbësore për mbështetjen e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës; k) t’i propozojë Qeverisë plane për shfrytëzim të Forcës së Sigurisë të Kosovës në operacione jashtë vendit ose në operacione humanitare në mbështetje të autoriteteve civile; l) të sigurojë transparencë dhe efektshmëri në funksionet e saj; m) të kryejë kërkime dhe të sigurojë mendime ekspertësh për çështjet lidhur me Forcën e Sigurisë të Kosovës; n) të kryejë detyra tjera të përcaktuara me ligj. 3.11 Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të punësohen shërbyes civilë, të punësuar tjerë dhe pjesëtarë aktivë të Forcës së Sigurisë të Kosovës të emëruar aty në pajtim me ligjet përkatëse dhe si pjesë e rotacionit të tyre të zakonshëm në detyrë. 3.12 Përqindja e posteve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e mbushur nga pjesëtarët aktivë të Forcës së Sigurisë të Kosovës nuk do të tejkalojë 40 për qind të pozitave të autorizuara.