LIGJI NR. 03/L-046 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
This preamble states that the law is intended to regulate the responsibilities and competences of Kosovo institutions in the field of security.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-046
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law is intended to regulate the responsibilities and competences of Kosovo institutions in the field of security. This law applies to the Kosovo Security Force, including its uniformed active and reserve members, civilian members, and recruits. FSK members may serve within Kosovo; deployments abroad require a parliamentary mandate and agreement with the host state, and training/exercises abroad may occur without parliamentary approval only in the stated invitation/bilateral cases and with ministerial authorization. The Government of Kosovo must exercise transparent, democratic, and civilian control over the Kosovo Security Force and report to the Assembly; the Assembly, President, Prime Minister, and the Minister for the Kosovo Security Force are part of the civilian oversight chain. The Assembly of Kosovo has powers to oversee and approve matters relating to the Kosovo Security Force, and to create a parliamentary committee with oversight and reporting powers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-046 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law is intended to regulate the responsibilities and competences of Kosovo institutions in the field of security.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 27 / 03 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-046 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1, Kapitulli XI neni 126 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të rregullimit me ligj të përgjegjësisë dhe kompetencave të institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë. Kuvendi i Republikës së Kosovës Miraton: LIGJIN PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law applies to the Kosovo Security Force, including its uniformed active and reserve members, civilian members, and recruits.
Neni 1 Aplikimi i Ligjit Ky Ligj është i aplikueshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e sajë (aktiv dhe rezervë) të uniformuar, pjesëtarët civilë dhe rekrutët e saj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: FSK members may serve within Kosovo; deployments abroad require a parliamentary mandate and agreement with the host state, and training/exercises abroad may occur without parliamentary approval only in the stated invitation/bilateral cases and with ministerial authorization.
Neni 2 Territori i fushëveprimit 2.1 Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të autorizuar të shërbejnë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe dërgohen jashtë vendit në operacione vetëm kur t’u jepet mandati nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe në marrëveshje me shtetin pranues, në bazë të ftesës së një organizate ndërkombëtare në të cilën Republika e Kosovës është anëtare ose aspiron të jetë, apo në bazë të një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të KB-së. 2.2 Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të marrin pjesë në shkollim, stërvitje dhe ushtrime jashtë kufijve territorial të Republikës së Kosovës pa miratimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës vetëm atëherë kur janë të ftuar nga organizatat ndërkombëtare anëtare e të cilave është apo aspiron të bëhet Republika e Kosovës, apo në baza bilaterale me pjesëtarët e këtyre organizatave dhe pas autorizimit ministror. KREU II KOMANDA DHE KONTROLLI - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must exercise transparent, democratic, and civilian control over the Kosovo Security Force and report to the Assembly; the Assembly, President, Prime Minister, and the Minister for the Kosovo Security Force are part of the civilian oversight chain.
Neni 3 Parimet e përgjithshme 3.1 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti, Kryeministri dhe Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës përbëjnë zinxhirin e mbikëqyrjes civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës, siç përcaktohet me Kushtetutë, këtë ligj dhe ligjet tjera relevante. 3.2 Qeveria e Republikës së Kosovës ushtron kontroll transparent, demokratik dhe civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. 2 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo has powers to oversee and approve matters relating to the Kosovo Security Force, and to create a parliamentary committee with oversight and reporting powers.
Neni 4 Kuvendi i Kosovës 4.1 Në pajtim me ligjin, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kompetenca për të: a) ushtruar kontroll demokratik parlamentar mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës; b) mbikëqyrur dhe hetuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, financimin, personelin, pajisjet dhe dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës; c) përcaktuar me ligj të gjitha çështjet e ndërlidhura me organizimin, financimin, personelin, pajisjet dhe dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës; d) miratuar buxhetin vjetor dhe planin dhjetë vjeçar rotativ për Forcën e Sigurisë së Kosovës; e) miratuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë periudhave të jashtëzakonshme apo në operacione në mbështetje të paqes jashtë vendit. 4.2 Kuvendi i Republikës së Kosovës themelon një Komision Parlamentar, i cili ka kompetencë që: a) t’i kërkojë Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të dorëzojë një raport vjetor dhe t’u përgjigjet pyetjeve personalisht, sipas nevojës. Raporti i dërgohet Presidentit dhe Kryeministrit; b) të kërkojë praninë e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në takimet e tyre dhe t’iu përgjigjet pyetjeve; c) të shqyrtojë buxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës para dorëzimit të tij për miratim në Kuvendin e Kosovës; d) të shqyrtojë të gjitha projektet për pajisje që janë të vlerës më shumë se një milion Euro, si të atyre që financohen nga Qeveria e Kosovës ashtu edhe të atyre që financohen nga donatorët, para dorëzimit të tyre për miratim në Kuvendin e Kosovës; e) t’i vë në dispozicion të Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake të gjitha informatat e nevojshme për t’i identifikuar të gjitha burimet e fondeve dhe pajisjeve që i janë dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The President has powers over the Kosovo Security Force, including authorizing deployments, appointing its Commander, approving certain General promotions and appointment changes, and awarding decorations and prizes.
Neni 5 Presidenti 5.1 Presidenti është Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. 5.2 Presidenti ka pushtet të autorizoj dërgimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veprime gjatë gjendjes emergjente ose gjatë veprimeve në mbështetje të paqes jashtë vendit, pas aprovimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 5.3 Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera përkatëse, Presidenti ka kompetencë që: a) të emërojë Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas rekomandimit nga Qeveria; b) t’i miratoj të gjitha promovimet në gradën e Gjeneralit mbi rekomandimin e përbashkët të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës; c) t’i miratojë të gjitha ndryshimet e emërimit të Gjeneralëve sipas rekomandimit të përbashkët të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës; d) të ndajë dekorata, medalje, çmime dhe shpërblime. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Prime Minister may oversee and control the Kosovo Security Force, and may authorize, deploy, and restructure it under the conditions stated in this article.
Neni 6 Kryeministri 3 6.1 Kryeministri ka kompetencë që në mënyrë efektive ta mbikëqyrë dhe të ushtroj kontroll mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes Ministrit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 6.2 Në zbatim të autoritetit nga Kuvendi i Kosovës, Kryeministri ka kompetencë që: a) të autorizoj Ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës që të urdhërojë angazhimin dhe dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës; b) të angazhoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar autoritetet civile në përgjigje të fatkeqësive apo aksidenteve natyrore dhe fatkeqësive apo aksidenteve tjera; c) të përcaktoj dhe të modifikoj strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (shih nenin 14 të këtij ligji) sipas nevojës, në konsultim me Presidentin dhe t’i nënshtrohet konfirmimit nga ana e Kuvendit, d) të përcaktoj minimumin e përfaqësimit të të gjitha komuniteteve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Council must review and advise on all security-related matters, including the use of the Kosovo Security Force, and may request assistance from Kosovo Security Force personnel when needed.
Neni 7 Këshilli i Sigurisë së Kosovës 7.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në zbatim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, merr në shqyrtim dhe këshillon në lidhje me të gjitha çështjet e ndërlidhura me sigurinë e Republikës së Kosovës, përfshirë përdorimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 7.2 Gjatë shqyrtimit të çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mund të kërkojë asistencën e personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas nevojës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Prime Minister appoints the Minister for the Kosovo Security Force, subject to Assembly approval. The minister has general control and administration powers over the Kosovo Security Force and may delegate certain international-representation functions for specific activities.
Neni 8 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Në pajtim me Ligjin për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës: a) Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës caktohet nga Kryeministri dhe do t’i nënshtrohet miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës; b) Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kompetencë për të ushtruar kontroll dhe administrim të përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe çfarëdo kompetenca, të cilat me ligj i janë caktuar Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës; c) Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës vepron si përfaqësues ndërkombëtar i Kosovës në çështjet lidhur me forcën e sigurisë së Kosovës në nivelin ministror, por ai mundet ta delegojë këtë funksion për aktivitete të caktuara. KREU III FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Force is described as a fully voluntary force, with Albanian and Serbian as its official languages and English used with international organizations.
Neni 9 Të përgjithshme 9.1 Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij ligji, është forcë krejtësisht vullnetare e ndërtuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë. 9.2 Gjuhët zyrtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë gjuha shqipe dhe ajo serbe, në komunikim me organizatat ndërkombëtare do të përdoret edhe gjuha angleze. 9.3 Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë e dizajnuar dhe e përgatitur për të përmbushur funksionet e sigurisë që nuk i përkasin policisë apo organizatave tjera për zbatim të ligjit, të cilat funksione do të autorizohen përmes një procesi monitorues sipas standardeve të përcaktuara, i cili do të vendoset nga Prania Ushtarake Ndërkombëtare, në bashkërendim me Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të mbështesë Qeverinë dhe të kryejë detyrat fillestare të përshkruara, ndërsa mbetet e armatosur lehtë pa armë të rënda.
Neni 10 4 Misionet dhe detyrat 10.1 Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si instrument i sigurisë, është që ta mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës. 10.2 Forca e Sigurisë së Kosovës është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda, siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore. Çdo ndryshim në armatim do të përcaktohet nga Prania Ushtarake Ndërkombëtare, në bashkërendim me Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil. Një rishikim i plotë i këtyre kufizimeve, do të bëhet jo më herët se pesë vite nga koha e hyrjes në fuqi e këtij Ligji. Detyrat fillestare të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë: a) të marrë pjesë në operacionet për reagim ndaj krizave, përfshirë operacionet në mbështetje të paqes. Kjo do të përfshijë operacionet jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ku do të ftohet për këtë qëllim; b) të ndihmojë autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore, fatkeqësive dhe emergjencave tjera, madje edhe si pjesë e një përpjekjeje reaguese regjionale apo ndërkombëtare; c) të kryejë shkatërrimin e mjeteve shpërthyes; d) të ndihmojë autoritetet civile përmes operacioneve të mbrojtjes civile. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Force and its members must stay politically neutral, and members must follow the conduct code set by the Minister.
Neni 11 Paanshmëria politike, integriteti dhe standardet 11.1 Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të përdoret për qëllime politike apo për veprimtari partiake. 11.2 Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk mund të jenë anëtarë të partive politike e as nuk mund të shfaqin haptazi shenja të përkrahjes së cilësdo parti politike, edhe pse ky nen nuk e mohon realizimin e të drejtës së pjesëtarëve për të votuar. 11.3 Pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u kërkohet që të zbatojnë kodin e mirësjelljes për Forcën e Sigurisë së Kosovës të përcaktuar nga Ministri. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Members of the Kosovo Security Force are subject to applicable laws in Kosovo, and when serving outside Kosovo’s territorial borders they are also subject to Kosovo law and host-country law unless a Force Status Agreement says otherwise.
Neni 12 Ligji i aplikueshëm 12.1 Të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u nënshtrohen ligjeve të aplikueshme në Kosovë. 12.2 Gjatë shërbimit jashtë kufijve territorial të Republikës së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u nënshtrohen ligjeve të Republikës së Kosovës dhe të vendit nikoqir, përveç nëse është vendosur ndryshe me Marrëveshjen e Statusit të Forcës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Citizens of Kosovo aged 18 or older have the right to apply for membership in the Kosovo Security Force, and entry depends on meeting selection criteria.
Neni 13 Anëtarësia 13.1 Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjet, kanë të drejtë për të aplikuar për anëtarësim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 13.2 Shtetasit mund të hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kriteret e përzgjedhjes. Përzgjedhja do të bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike, merita dhe në nevojat dhe prioritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në përfundimin me sukses të procedurës së miratuar të kontrollit të sigurisë. Ky punësim do të konfirmohet pas përfundimit të stërvitjeve të nevojshme elementare, gjatë së cilës kohë, shtetasit do të cilësohen si rekrutë. 13.3 Forca e Sigurisë së Kosovës përbëhet nga personeli profesional i sigurisë, personeli rezervë, personeli civil dhe rekrutët. 5 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article sets the initial structure and size limits for the Kosovo Security Force and requires selected uniformed members to serve duty periods in the Ministry for the Kosovo Security Force.
Neni 14 Organizimi 14.1 Forca e Sigurisë së Kosovë fillimisht përbëhet nga një komponentë aktive prej më së shumti 2500 pjesëtarë dhe nga një komponentë rezervë prej më së shumti 800 pjesëtarë. 14.2 Forca e Sigurisë së Kosovës fillimisht përbëhet nga Komanda e Forcave Tokësore, Brigada për Reagim të Shpejtë, Brigada e Mbështetjes së Operacioneve dhe Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës. Pjesëtarëve të përzgjedhur të uniformuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithashtu do t’u kërkohet të shërbejnë periudha detyre në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 14.3 Komponentja për reagim emergjent e Forcës së Sigurisë së Kosovës përfshin kërkim-shpëtimin, deminimin, trajtimin e materialeve të rrezikshme, zjarrfikjen dhe shkathtësitë e tjera për asistencë humanitare. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Force has a set structure of officer and non-commissioned officer grades, and it may have at most one Lieutenant General and two Major Generals at any time.
Neni 15 Struktura e gradave 15.1 Shërbimi i oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës përbëhet nga nëntë grada, prej më të ultës te më e larta në këtë renditje: Nëntoger, Toger, Kapiten, Major, Nënkolonel, Kolonel, Gjeneral brigade, Gjeneral major dhe Gjeneral lejtnant. Nuk është e thënë që duhet të përdoren të gjitha këto grada. 15.2 Shërbimi i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës përbëhet nga gjashtë grada, prej më të ultës te më e larta në këtë renditje: Ushtar, Tetar, Rreshter, Rreshter i klasit të parë, Kapter dhe Flamurtar. 15.3 Në çdo kohë, në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të jetë më së shumti një Gjeneral lejtnant dhe dy Gjeneralë major. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Minister recommends a suitable candidate for appointment as the first Commander of the Kosovo Security Force, and the candidate must have held the rank of Major General for at least 12 months.
Neni 16 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës 16.1 Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, rekomandon një kandidat të përshtatshëm për t’u emëruar Komandant i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Presidenti. Që të jetë i përshtatshëm për t’u marrë në shqyrtim, kandidati duhet të ketë mbajtur gradën e Gjeneral majorit së paku dymbëdhjetë muaj. 16.2 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i përgjigjet Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 16.3 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ushtron komandë të plotë mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe elementit të saj rezervë dhe është përgjegjës: a) për drejtimin, stërvitjen, mbikëqyrjen dhe aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës; b) për dorëzimin e raportit vjetor të Komisioni përkatës parlamentar dhe t’u përgjigjet personalisht pyetjeve të Komisionit kur të ketë kërkuar një gjë të tillë; c) për mbikëqyrjen dhe sigurimin e ekzekutimit të të gjithë urdhrave të ligjshëm sipas udhëzimeve të Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës; d) për planifikimin dhe zbatimin e angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës; e) t’i propozojë Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës personelin dhe strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës; f) të veprojë si këshilltar kryesor i Presidentit, Kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës, anëtar i të cilit duhet të jetë ai, mbi çështjet që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës; g) të sigurojë gatishmërinë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të miratojë të gjitha planet operacionale; 6 h) të rekomandojë gradimin e personelit në gradën e Gjeneralit dhe të konfirmojë gradimet tjera në pajtueshmëri me Ligjin mbi Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës; i) të veprojë si përfaqësues ndërkombëtar i Kosovës në çështjet forcës së sigurisë së Kosovës në nivel të Shefit të Shtabit të Mbrojtjes. 16.4 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës më së shumti ka gradën e Gjeneral lejtnantit dhe do të jetë oficeri me gradën më të lartë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A person entering the Kosovo Security Force for the first time must take an oath promising loyalty, lawful obedience, diligent duty, human-rights protection, non-discrimination, and no abuse of position.
Neni 17 Betimi Personi i cili për herë të parë hyn në Forcën e Sigurisë së Kosovës jep betimin si në vijim: “Betohem (apo deklarohem) solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës; se do t’iu bindem urdhrave të Presidentit të Kosovës dhe oficerëve tjerë mbi mua në pajtim me ligjin; dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet. Gjatë gjithë kohës do të jem mbrojtës i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe nuk do të lejojë diskriminim të asnjë lloji, përfshirë gjuhën, etnicitetin apo besim fetare. Betohem (apo deklarohem) solemnisht se unë kurrë nuk do të keqpërdori pozitën time, gradën apo ndikimin tim për përfitimin material apo personal.” - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The FSK’s flag and anthem are the same as Kosovo’s; all FSK members must carry the FSK emblem; the President approves unit emblems on joint recommendation; and no one may reproduce or use the emblem without written authorization from the Minister.
Neni 18 Flamuri, himni dhe stema 18.1 Flamuri dhe himni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është flamuri dhe himni i Republikës së Kosovës. 18.2 Stema e Forcës së Sigurisë së Kosovës është flamuri i Republikës së Kosovës dhe bartet nga të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 18.3 Stema e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës miratohet nga Presidenti mbi bazën e rekomandimit të përbashkët të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 18.4 Askush nuk është i autorizuar të riprodhojë apo përdorë stemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës pa autorizim me shkrim të Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën: 13.03.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-046 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in