LIGJI NR. 03/L-049 PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL
This preamble says the law is adopted to set out the financial sources available to municipalities in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-049
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to set out the financial sources available to municipalities in Kosovo. This article is a definitions section. Article 2 is titled “Financial Independence of Municipalities.” This article concerns limits on the financial independence of municipalities. Article 4: local competences.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-049 PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL
Showing 75 of 75
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to set out the financial sources available to municipalities in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 27 / 03 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-049 PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 si dhe Kapitullit X neni 124 pika 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke njohur nevojën për përcaktimin e burimeve financiare të cilat janë në dispozicion të komunave në Kosovë, duke përfshirë të hyrat vetanake komunale, grantet dhe burimet e tjera financiare të nevojshme për ushtrimin e kompetencave komunale, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL PËRMBAJTJA PJESA I Dispozitat e përgjithshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article is a definitions section.
Neni 1 Përkufizimet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Article 2 is titled “Financial Independence of Municipalities.”
Neni 2 Pavarësia Financiare e Komunave - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article concerns limits on the financial independence of municipalities.
Neni 3 Kufizimet në Pavarësinë Financiare të Komunave - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4: local competences.
Neni 4 Kompetencat Vetanake - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article concerns delegated competences.
Neni 5 Kompetencat e Deleguara - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Article 6 is a heading for “Kompetencat e Shtuara” within Part II on municipal financial resources and Chapter I on general matters.
Neni 6 Kompetencat e Shtuara PJESA II Burimet Financiare Komunale KREU I Të Përgjithshme - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision is titled “Municipal Financial Sources.”
Neni 7 Burimet Financiare Komunale - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Article 8 is titled “Categories of Own Revenues” under Chapter II, Municipal Taxes.
Neni 8 Kategoritë e të Hyrave Vetanake KREU II Taksat Komunale - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision is titled “Property tax.”
Neni 9 Taksa në Pronën e Paluajtshme - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article concerns the tax for a license to conduct business activity.
Neni 10 Taksa për Lejen për Ushtrimin e Veprimtarisë Afariste - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article is about a fee for a professional services permit.
Neni 11 Taksa për Lejen për Shërbime Profesionale - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision is titled “Tax for Motor Vehicles.”
Neni 12 Taksa për Automjetet Motorike - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article is titled “Administrative Municipal Taxes.”
Neni 13 Taksat Administrative Komunale - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This provision is titled “Article 14 — Taxes for Building and Demolition Permits for Buildings and Other Structures.”
Neni 14 Taksat për Lejet për Ndërtimin dhe Rrënimin e Ndërtesave dhe Strukturave të Tjera - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article 15 is titled “Municipal other taxes.”
Neni 15 Taksat tjera Komunale - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article is about taxes for issuing certificates and official documents.
Neni 16 Taksat për Lëshimin e Certifikatave dhe Dokumenteve Zyrtare KREU III Taksat, Rentat, Gjobat, Bashkë pagesat dhe të hyrat e Tjera Vetanake Komunale - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article concerns regulatory tariffs for developing or maintaining infrastructure.
Neni 17 Tarifat Rregullative për Zhvillimin ose Ruajtjen e Infrastrukturës - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Article 18 is titled “Fines in Traffic.”
Neni 18 Gjobat në Trafik 2 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This provision concerns fines for violating municipal regulations.
Neni 19 Gjobat për Shkeljen e Rregulloreve Komunale - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This provision is titled “Income from rent.”
Neni 20 Të hyrat nga qiradhënia - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Provision about co-payments for education and health care.
Neni 21 Bashkë pagesat për Arsim dhe Shëndetësi - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Article 22 is titled “Other own-source revenues” and refers to the operative grants and equalization section.
Neni 22 Të hyrat e tjera vetanake PJESA III Gratet Operative dhe për Barazim - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Article 23 is titled “Grantet Operative.”
Neni 23 Grantet Operative - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Article 24 is titled “General Grant.”
Neni 24 Granti i Përgjithshëm - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article is titled “Specific Grants for Education and Health” and appears in Part IV on grants and other transfers.
Neni 25 Grantet Specifike për Arsim dhe Shëndetësi PJESA IV Grantet dhe Transferet e Tjera - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article concerns transfers of delegated competences.
Neni 26 Transferet për Kompetencat e Deleguara - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Neni 27 Grantet për Kompetencat e Shtuara
Neni 27 Grantet për Kompetencat e Shtuara - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Article 28 is titled “Authorization for Expenditure and Monitoring.”
Neni 28 Autorizimi për Shpenzim dhe Monitorimi - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Title only: “Article 29 — Extraordinary Grants” in Part V on municipal borrowing and obligations.
Neni 29 Grantet e Jashtëzakonshme PJESA V Huamarrja Komunale dhe Zotimet - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Article 30 is titled “Huamarrja Komunale dhe Zotimet Afat-Gjate” and refers to Part VI on institutional provisions and the Grants Commission.
Neni 30 Huamarrja Komunale dhe Zotimet Afat-Gjate PJESA VI Dispozitat Institucionale dhe Komisioni i Granteve - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision is titled “Dispozitat mbi Grantet Operative” (provisions on operative grants).
Neni 31 Dispozitat mbi Grantet Operative - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Article 32 is titled “Commission of Grants: membership, organisation, meetings.”
Neni 32 Komisioni i Granteve: Anëtarësia, Organizimi, Takimet - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Article 33 is titled “Grants Commission: Responsibilities.”
Neni 33 Komisioni i Granteve: Përgjegjësitë PJESA VII Dispozitat Kalimtare dhe Përfundimtare - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This provision concerns minimum grants for VF 2009.
Neni 34 Grantet Minimale për VF 2009 - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Article 35 concerns the use of new population data.
Neni 35 Shfrytëzimi i të dhënave të reja mbi popullsinë - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article is titled “Implementation, Secondary Acts.”
Neni 36 Zbatimi, Aktet Nënligjore - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Article 37 is titled “Entry into force.”
Neni 37 Hyrja në Fuqi PJESA I Dispozitat e Përgjithshme - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law.
Neni 1 Përkufizimet 1.1 Me qëllim të interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji – termet dhe shprehjet në vijim – kurdo që përdoren në këtë ligj - kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë, përveç nëse konteksti në të cilin këto terme ose shprehje përdoren, qartësisht ka kuptim tjetër: -“Ndarje Buxhetore”- do të thotë identifikimi i shumës maksimale të përcaktuar në një Ligj për Ndarjet Buxhetore të miratuar nga Kuvendi i Kosovës e cila mund të vihet në dispozicion për shpenzim nga një organizatë buxhetore gjatë vitit fiskal për shpenzim në një program të caktuar ose kategori tjetër 3 shpenzimi ose për bartje nga një organizatë buxhetore te një autoritet publik ose ndërmarrje publike në formë të grantit. -“Kuvendi”- do të thotë Kuvendi i Republikës së Kosovës. -“Karta Evropiane”- do të thotë Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale të miratuar nga Këshilli i Evropës me 15 Tetor 1985. -“Zyrtari Kryesor Financiar” ose “ZKF”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP. -“Kompetencat e deleguara”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në Nenin 18 të LVQL. -“Kompetencat e shtuara”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në nenin 19 të LVQL. -“Taksë”- do të thotë një shumë fikse e cila paguhet për pranimin e një privilegji, leje, dokumenti ose shërbimi profesional.Taksat zbatohen për licenca, leje, dokumentet, shërbime të caktuara ose nevoja të tjera për përmbushjen e të cilave nuk ka shumë ndryshim në masën e përpjekjeve, kohën ose materialet e nevojshme. -“Gjobë”- do të thotë një pagesë e cila duhet të bëhet në rast të shkeljes së një ligji, rregulle ose rregullore komunale. Në përgjithësi, gjobat shqiptohen me qëllim të dënimit të një shkelje dhe duhet të shqiptohen në përputhje me shumat e përcaktuara në skemat fikse të cilat zbatohen për shkeljet e legjislacionit komunal. -“Viti fiskal”- do të thotë periudhën prej 1 Janarit të një viti deri më 31 Dhjetor të të njëjtit vit; -“Rregullat KMF”- nënkupton Rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar dhe ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP. -“Grant i Përgjithshëm”- do të thotë një shumë e cila i ndahet një komune dhe e cila mund të përdoret nga komuna për çfarëdo qëllimi që ndërlidhet me kompetencat e saj. -“Qeveria”- nënkupton Qeverinë e Republikës së Kosovës. -“Komisioni i Granteve” - ka kuptimin dhe funksionet e përcaktuara në nenet 33 dhe 32 të këtij ligji; -“Regjistri i Bizneseve të Kosovës”- nënkupton Regjistrin e Kosovës për Shoqëritë Tregtare dhe Emrat Tregtar. -“Buxheti i Konsoliduar i Kosovës” ose “BKK”- do të thotë buxhetin gjithë përfshirës të Kosovës për të gjitha organizatat buxhetore. -“Fondi i Konsoliduar i Kosovës” ose “FKK”- nënkupton fondin i cili fillimisht është themeluar në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/16, (me ndryshim-plotësime), ose llogaritë apo grupin e konsoliduar të llogarive të përcaktuar më hollësisht në Regjistrin Kontabël të Thesarit me qëllim të depozitimit ose pagimit të parave publike, si dhe interesit të mbledhur. -“LMFPP”- nënkupton Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. -LVQL”- nënkupton Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. -“Vetëqeverisja Lokale”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL. -“Kryetari i Komunës”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL. “KAMSH” ose “Korniza Afat Mesme e Shpenzimeve”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP. -“Kuvendi Komunal”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL. 4 -“Kompetencat Komunale”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në nenin 16 të LVQL. -“Kompetencat Vetanake”- do të thotë kompetencat komunale të përcaktuara në nenin 17 të LVQL. -“Rregullore Komunale”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL. -“Komuna”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL. -“Prona komunale”- nënkupton pronën, duke përfshirë pronën e paluajtshme, e cila është ligjërisht në pronësinë ose ligjërisht nën administrimin e komunës. -“Llogari zyrtare bankare”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP. -“Grant Operativ”- është term i përgjithshëm i cili përfshin një Grant të Përgjithshëm, një Grant Specifik për Arsim dhe një Grant Specifik për Shëndetësi. -“Të hyrat vetanake”- do të thotë të gjitha shumat e parave publike të cilat janë shqiptuar dhe janë mbledhur në mënyrë të ligjshme nga komuna nga burimet e përcaktuara në Nenin 8 të këtij ligji. -“Person”- do të thotë një person fizik ose një ndërmarrje. -“Ndërmarrje publike”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP. -“Rregullorja e Punës”- ka kuptimin e përcaktuar në LVQL. -“Grant Specifik për Arsim”- do të thotë një shumë e cila i ndahet një komune dhe e cila mund të përdoret nga komuna vetëm për arsim. -“Grant Specifik për Shëndetësi”- do të thotë një shumë e cila i ndahet një komune dhe e cila mund të përdoret nga komuna vetëm për shëndetësi. -“LLVTH” ose “Llogaria e Vetme e Thesarit”- ka kuptimin e përcaktuar në LMFPP. -“Ndërmarrje”- do të thotë çdo organ, themelatë, institucion, shoqatë, ndërmarrje, shoqëri tregtare, person juridik, ose organizatë tjetër; dhe -“UNMIK”- nënkupton Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 1.2 Referencat në këtë ligj ndaj ligjeve ose rregulloreve të tjera duhet të interpretohen për të përfshirë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet ose legjislacionin pasues të tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Komunat e Kosovës kanë të drejtë për burime financiare të mjaftueshme dhe për t’i përdorur lirshëm; kuvendi komunal dhe zyrtarët ekzekutiv mund t’i rregullojnë dhe menaxhojnë në mënyrë të pavarur burimet financiare komunale.
Neni 2 Pavarësia Financiare e Komunave 2.1 Në përputhje me politikat ekonomike kombëtare dhe duke pasur parasysh qëndrueshmërinë fiskale të komunave dhe Qeverisë, Komunat e Kosovës kanë të drejtë të kenë burime të mjaftueshme financiare me të cilat mund të disponojnë lirshëm gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre komunale në përputhje me ligjet e zbatueshme të Kosovës. 2.2 Burimet financiare komunale do të jenë të barasvlershme me kompetencat komunale të përcaktuara në Kushtetutë dhe në LVQL. 2.3 Për të mirë të popullsisë së komunës, Kuvendi komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin nga të hyrat vetanake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grantit të përgjithshëm. 5 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Komuna nuk mund të caktojë, vjelë ose mbledhë taksa ose detyrime të tjera, përveç tatimit në pronën e paluajtshme brenda kufijve të saj.
Neni 3 Kufizimet në Pavarësinë Financiare të Komunave Me përjashtim të tatimit në pronën e paluajtshme brenda kufijve të saj, komuna nuk është e autorizuar që të caktojë, vjelë ose mbledhë çfarëdo detyrime ose taksa të tjera. Kjo ndalesë vlen (mirëpo nuk kufizohet) për detyrimet doganore dhe detyrimet e tjera, tatimin në të ardhurat e personave, tatimin në vlerën e shtuar, akcizën, tatimin në kapital si dhe të gjitha detyrimet e tjera të cilat kanë ndikim të barasvlershëm me detyrimet dhe taksat e sipërpërmendura; megjithatë, kjo ndalesë nuk zbatohet kur komuna vepron për ushtrimin ose përmbushjen e një funksioni ose përgjegjësie e cila i është deleguar në mënyrë formale dhe të ligjshme nga Qeveria. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Municipal own competences must be financed and carried out for the benefit of the municipality’s population and in line with the standards and conditions set by law.
Neni 4 Kompetencat Vetanake Parimi i pavarësisë financiare të komunave do zbatohet kundrejt financimit dhe zbatimit të kompetencave vetanake komunale; megjithatë, financimi dhe ushtrimi i këtyre kompetencave duhet të bëhet në të mirë të popullsisë së komunës dhe në përputhje me standardet dhe kushtet e aplikueshme për këto kompetenca të përcaktuara me ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Municipalities may adapt delegated competences to local conditions where possible, must provide related services openly and equally, and the Minister of Economy and Finance, Government, and Assembly must ensure sufficient funds are provided to municipalities in the BKK.
Neni 5 Kompetencat e Deleguara Kur Qeveria i delegon një kompetencë një ose më shumë komunave, këto komuna, aq sa është e mundshme, mund ta përshtatin ushtrimin e këtyre kompetencave me kushtet lokale. Komuna duhet t’i ofrojë shërbimet të cilat rrjedhin nga një kompetencë e deleguar në mënyrë të hapur dhe të barabartë. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Qeveria dhe Kuvendi duhet të sigurojnë që në BKK komunave t’u ofrohen fondet e nevojshme për ushtrimin e kompetencave të deleguara; këto fonde duhet të jenë në një nivel të mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të arsyeshme të komunës të bëra në lidhje me ushtrimin e këtyre kompetencave. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Expanded municipal competencies must be treated like other own competencies, and the Ministry of Economy and Finance, the Government, and the Assembly must ensure municipalities receive enough funding to carry them out.
Neni 6 Kompetencat e Shtuara Kur një ligj u jep kompetenca të shtuara vetanake një grupi të caktuar të komunave (kompetencat e “shtuara” vetanake), këto kompetenca të shtuara duhet të trajtohen në mënyrë të njëjtë me kompetencat e tjera vetanake. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Qeveria dhe Kuvendi duhet të sigurojnë që në BKK, komunave përkatëse t’u ndahen fondet e nevojshme për ushtrimin e këtyre kompetencave. Nëse në kuadër të një kompetence të shtuar parashihet ofrimi i një shërbimi publik, fondet e ndara për komunën duhet të jenë të mjaftueshme për t’i lejuar komunës ofrimin e këtyre shërbimeve në përputhje me standardet minimale të cilësisë dhe sasisë, të cilat janë përcaktuar në rregullat përkatëse të autoritetit qendror publik i cili është përgjegjës për ofrimin e këtyre shërbimeve në Kosovë; dhe, këto fonde duhet të ndahen në një nivel të mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të arsyeshme të komunës të bëra gjatë ushtrimit të këtyre kompetencave. PJESA II Burimet Financiare Komunale KREU I Të Përgjithshme 6 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Municipalities must apply the applicable LMFPP rules when managing these financial resources.
Neni 7 Burimet Financiare Komunale 7.1 Burimet financiare të një komune përbëhen nga (i) të hyrat vetanake të komunës të përcaktuara në Nenin 8 të këtij ligji, (ii) grantet operative, (ii) grantet për kompetencat e shtuara, (iv) transferet për kompetencat e deleguara, (v) grantet e jashtëzakonshme, (vi) ndihma financiare nga Republika e Serbisë, dhe (vii) të hyrat nga huamarrjet e komunës. 7.2 Komunat duhet t’i zbatojnë dispozitat e aplikueshme të LMFPP gjatë disponimit me këto burime financiare. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article says which revenue sources count as a municipality’s own revenues.
Neni 8 Kategoritë e të Hyrave Vetanake Të gjitha të hyrat e mbledhura ose të pranuara nga komuna në bazë të autorizimit të një ligji nga burimet në vijim, janë të hyra vetanake të komunës: a) taksat komunale, gjobat, tarifat e shfrytëzimit, pagesat e tjera për shërbimet publike të ofruara nga komuna si dhe detyrimet rregullatore dhe gjobat e autorizuara në bazë të këtij ligji; b) qiratë në pronat e paluajtshme të cilat ndodhen në komunë dhe të cilat janë nën administrimin ose në pronësi të komunës; c) të hyrat nga shitja e pasurive komunale; d) të hyrat nga ndërmarrjet të cilat janë plotësisht ose pjesërisht në pronësi të komunës; e) bashkëpagesat nga konsumatorët e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore të cilat ofrohen nga komuna; f) të hyrat e realizuara nga cilado agjenci, departament ose organizatë e komunës si rezultat i ofrimit të çfarëdo malli ose shërbimi; g) interesi në depozitat komunale, nëse ekziston; h) grantet dhe/ose donacionet nga qeveritë e huaja (përveç ndihmës financiare nga Republika e Serbisë) ose nga organizatat e jashtme, duke përfshirë organizatat qeveritare dhe jo- qeveritare si dhe institucionet ndërkombëtare dhe multinacionale. i) të gjitha kategoritë e tjera të të hyrave të cilat janë përcaktuar si të hyra vetanake komunale në bazë të një ligji të Republikës së Kosovës. KREU II Taksat dhe Tarifat Komunale - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Komuna ka kompetencë të mbledhë tatimin mbi pronat e paluajtshme brenda kufijve të saj.
Neni 9 Taksa në Pronën e Paluajtshme Komuna është e autorizuar që të mbledhë tatimin në pronat e paluajtshme të cilat ndodhen brenda kufijve të saj në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2003/29. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Komuna may require registered businesses to get a local business permit and pay an annual fee, but the fee rules must be non-discriminatory and based only on the allowed categories.
Neni 10 Taksa për Lejen për Ushtrimin e Veprimtarisë Afariste 10.1 Përmes një rregulloreje komunale, komuna mund të kërkojë nga shoqëritë tregtare (bizneset) të cilat tashmë janë të regjistruara në Regjistrin e Bizneseve të Kosovës që të marrin leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste në lokalet të cilat ndodhen brenda komunës (“leja për ushtrimin e veprimtarisë afaristet”). Lejet për shoqëritë tregtare të cilat ofrojnë shërbime profesionale nga lokalet të cilat ndodhen brenda komunës rregullohen në bazë të nenit 11 të këtij ligji dhe jo në bazë të këtij neni. 10.2 Përmes një rregulloreje komunale, komuna mund të përcaktojë një taksë vjetore e cila duhet të paguhet nga shoqëritë e regjistruara tregtare për marrjen ose mbajtjen e lejes për ushtrimin e veprimtarisë afariste. Rregullorja e sipërpërmendur mund të vendosë një skemë tarifore e cila përcakton taksa të ndryshme për kategoritë e ndryshme të veprimtarive afariste. Të gjitha taksat për marrjen e lejes 7 për ushtrimin e veprimtarisë afariste duhet të caktohen vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara në rregulloren komunale. Skema tarifore dhe rregullat nuk duhet të përcaktojnë taksa të ndryshme për shoqëritë tregtare të cilat ushtrojnë veprimtari të njëjtë ose të ngjashme afariste. 10.3 Rregullorja e sipërpërmendur komunale mund të përcaktojë taksa të ndryshme për marrjen e lejes për ushtrimin e veprimtarisë në bazë të: a) kategorisë së veprimtarisë afariste, si p.sh. shitja me pakicë, përpunimi i ushqimit, zejtari, hotelieri dhe shërbime hoteliere (restorante), aktivitete bankare dhe shërbime financiare, sigurime dhe veprimtari tjera afariste. b) llojit të lokalit në të cilin ushtrohet veprimtaria afariste, si p.sh., dyqanet, tezgat ose kioskat. c) shitjes së pijeve që përmbajnë alkool. 10.4 Rregullorja e sipërpërmendur komunale nuk mund të përcaktojë taksa të ndryshme për marrjen e lejes për ushtrimin e veprimtarisë afariste në bazë të: a) numrit të punëtorëve të shoqërisë përkatëse tregtare; b) vëllimit të veprimtarisë afariste të shoqërisë tregtare, qoftë përmes qarkullimit, prodhimtarisë ose cilitdo tregues tjetër të ngjashëm; c) përmasave të hapësirës e cila përdoret nga shoqëria tregtare; d) lokacionit në të cilin ushtrohet veprimtaria afariste; dhe e) të hyrave, përfitimeve ose qarkullimit me para të gatshme të shoqërisë tregtare. 10.5 Taksa për lejen e ushtrimit të veprimtarisë afariste caktohet për secilin lokacion ku ushtrohet një veprimtari afariste brenda kufijve të komunës. Nëse një shoqëri tregtare ushtron veprimtarinë afariste në më shumë se një lokacion në një komunë, atëherë një leje për ushtrimin e veprimtarisë mund të kërkohet për secilin lokacion të këtillë. 10.6 Para dhënies së lejes për ushtrimin e veprimtarisë afariste për një shoqëri tregtare, Komuna duhet të kërkojë prova të shkruara për të vërtetuar nëse kjo shoqëri tregtare është e regjistruar në Regjistrin e Bizneseve të Kosovës. 10.7 Rregulloret komunale do të kërkojnë që lejet për ushtrimin e veprimtarisë afariste të ekspozohen publikisht në lokacionin për të cilin është dhënë leja. 10.8 Komuna nuk do t’i lejojë asnjë personi ose ndërmarrje e cila nuk është e regjistruar në Regjistrin e Bizneseve të Kosovës që të ushtrojë veprimtari afariste brenda komunës, përveç kur personi ose ndërmarrja dëshmon se në bazë të Ligjin për Shoqëritë Tregtare ata janë të liruar nga ky regjistrim. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Komuna mund të kërkojë leje për shërbime profesionale dhe të vendosë një taksë vjetore; aplikuesi duhet të paraqesë prova të shkruara për licencën dhe/ose certifikatën.
Neni 11 Taksa për Lejen për Shërbime Profesionale 11.1 Përmes një rregulloreje komunale, komuna mund të kërkojë nga shoqëritë tregtare të cilat tashmë janë të regjistruara në Regjistrin e Bizneseve të Kosovës dhe të cilat ofrojnë shërbime profesionale në lokalet të cilat ndodhen brenda komunës, që të marrin një leje për ushtrimin e shërbimeve profesionale (“leja për shërbime profesionale”). 11.2 Përmes një rregulloreje komunale, komuna gjithashtu mund të caktojë një taksë vjetore e cila duhet të paguhet për marrjen ose mbajtjen e lejes së sipërpërmendur. Rregullorja e sipërpërmendur mund të vendosë një skemë tarifore e cila përcakton taksat e ndryshme për kategoritë e ndryshme të shërbimeve profesionale. Të gjitha taksat për marrjen e lejes për shërbime profesionale duhet të caktohen vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara në rregulloren komunale. 11.3 Leja për shërbime profesionale për kontabilistë, avokatë, mjek, stomatolog dhe profesione të tjera do të lëshohet vetëm pasi që aplikuesi të paraqesë prova të shkruara mbi licencën dhe/ose certifikatën 8 zyrtare për ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me kushtet e aplikueshme ligjore të përcaktuara ose në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. 11.4 Lëshimi i lejes për shërbime profesionale nga komuna nuk përbën gjykim nga komuna lidhur me përshtatshmërinë e poseduesit të lejes për ushtrimin e profesionit përkatës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Komuna may request an annual motor vehicle tax from local residents and local companies/enterprises for each vehicle they own, while it must not impose that tax on vehicles owned by non-residents or non-local businesses; the municipal assembly may issue rules and grant exemptions or reductions.
Neni 12 Taksa për Automjetet Motorike 12.1 Komuna ka të drejtë që të kërkojë nga personat fizik të cilët janë banorë të komunës përkatëse si dhe nga shoqëritë tregtare dhe ndërmarrjet e tjera selia e të cilave në Kosovë ndodhet në komunën përkatëse që të paguajnë një taksë vjetore për automjete motorike (taksa për automjete motorike) për secilin automjet i cili është në pronësi të banorit, shoqërisë tregtare ose ndërmarrjes së sipërpërmendur. 12.2 Komuna nuk do të vendosë taksën për automjetet motorike të cilat janë në pronësi të personave fizik që nuk janë banorë të komunës ose shoqëritë tregtare ose ndërmarrjet selia e të cilave në Kosovë nuk është e vendosur në atë komunë. 12.3 Nëse komuna vendos që të caktojë këtë taksë për automjete motorike, kuvendi komunal do të nxjerrë një rregullore për këtë qëllim. Taksa për automjetet motorike përcaktohet në bazë të fuqisë motorike të automjetit motorik dhe/ose llojit të automjetit (motoçikletë, automobil për udhëtarë, kamion ose autobus). 12.4 Përmes një rregulloreje, kuvendi komunal mund të bëjë përjashtimin nga kjo taksë ose reduktimin e taksës për automjetet të cilat përdoren (i) nga shërbimet emergjente, (ii) për transportimin e personave me aftësi të kufizuara, dhe (iii) për qëllime të tjera domethënëse shoqërore ose publike. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Komuna mund të vendosë një skemë tarifore për taksat administrative për shërbimet që ofron, por këto taksa nuk mund të kalojnë koston e shërbimit.
Neni 13 Taksat Administrative Komunale 13.1 Përmes një rregulloreje, komuna mund të vendosë një skemë tarifore për taksat të cilat caktohen për shërbimet të cilat u ofrohen personave nga komuna. 13.2 Asnjë taksë e këtillë administrative komuna nuk mund të përcaktohet në një nivel i cili e tejkalon koston për ofrimin e këtyre shërbimeve, duke përfshirë koston e punës dhe koston për shfrytëzimin e materialeve dhe pajisjeve. 13.3 Taksat administrative komunale janë të veçanta nga taksat për lëshimin e licencave, lejeve, dokumenteve. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The municipality may require permits for construction or demolition within the municipality and may set a permit fee scheme based on surface area.
Neni 14 Taksat për Lejet për Ndërtimin dhe Rrënimin e Ndërtesave dhe Strukturave të Tjera 14.1 Përmes një rregulloreje, komuna mundet (i) të kërkojë nga një person i cili dëshiron të bëjë ndërtimin ose rrënimin e një ndërtese ose strukture tjetër brenda komunës që të marrë leje për këtë qëllim, dhe (ii) të përcaktojë një skemë tarifore për këto leje e cila vendos taksa të ndryshme në bazë të sipërfaqes në të cilën ndodhet ose në të cilën do të ndërtohet ndërtesa ose struktura. 14.2 Shpenzimet për aktivitetet e inspektimit ose të mbikëqyrjes të cilat komuna duhet t’i ushtrojë në bazë të ligjit ose rregullores në lidhje me aktivitetet e ndërtimit ose të rrënimit, mund të ngarkohen në formë të taksës për shërbime administrative komunale sipas Nenit 13. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The municipality may set and collect local taxes for certain other activities on municipal property and within municipal boundaries.
Neni 15 Taksat tjera Komunale 9 Komuna mund të përcaktojë dhe të vjelë taksa në aktivitete të tjera, duke përfshirë si vijon: a) parkimin e automjeteve në pronën komunale, duke përfshirë trotuaret dhe rrugët; b) shfrytëzimin e pronës komunale për rekreacion, duke përfshirë kampingun; c) për gjueti ose peshkim brenda kufijve të komunës dhe në pronën e komunës; d) për marketing ose ekspozita të tjera në pronën e komunës; e) për ceremonitë ose funksionet e tjera të cilat ushtrohen nga zyrtarët komunal; p.sh. për kurorëzime; dhe f) taksa të tjera komunale të cilat përcaktohen me anë të legjislacionit komunal. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The municipality may set fees by regulation for issuing certain certificates and official copies, but the fee cannot exceed the cost of providing the certificate or copy.
Neni 16 Taksat për Lëshimin e Certifikatave dhe Dokumenteve Zyrtare 16.1 Përmes një rregulloreje, komuna mund vendosë taksa të cilat zbatohen për lëshimin e (i) certifikatave ose dokumenteve të tjera të lindjes, siç janë certifikatat e kurorëzimit, lindjes, shkurorëzimit, gjendjes ekonomike dhe sociale dhe certifikata tjera të ngjashme, dhe (ii) kopje të këtyre certifikatave dhe dokumenteve tjera origjinale, duke përfshirë kopje të dokumenteve zyrtare të cilat duhet të vihen në dispozicion të publikut sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. 16.2 Asnjë taksë e këtillë nuk mund të përcaktohet në një nivel i cili e tejkalon koston për sigurimin e certifikatës ose kopjes përkatëse. KREU III Taksat, Rentat, Gjobat, Bashkë pagesat dhe të hyrat e Tjera Vetanake Komunale - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Komuna mund të vendosë tarifa me rregullore për të kompensuar kostot e infrastrukturës komunale në lidhje me ndërtime ose zgjerime të caktuara.
Neni 17 Tarifat Rregullative për Zhvillimin ose Ruajtjen e Infrastrukturës 17.1 Përmes një rregulloreje, komuna mund të vendosë tarifa të cilat caktohen me qëllim të kompensimit të shpenzimeve të komunës për ndërtimin, përmirësimin, zgjerimin ose riparimin e infrastrukturës komunale, nëse këto masa bëhen të nevojshme si pasojë e drejtpërdrejtë e (i) ndërtimit të ndërtesave të reja ose (ii) zgjerimit ose rehabilitimit të konsiderueshëm të ndërtesave ekzistuese. 17.2 Nëse ndërtimi, zgjerimi ose rehabilitimi i sipërpërmendur shkakton rritjen e numrit të njësive banuese në komunë, komuna mundet, përmes një rregulloreje, të vendosë tarifa të cilat duhet të paguhen për shkak të ndikimit që ka kjo rritje e popullsisë në shërbimet arsimore, shëndetësore dhe shërbimet e tjera të cilat ofrohen nga komuna. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The commune may set traffic rules by regulation and determine the fines for breaches, but the rules must comply with Kosovo law.
Neni 18 Gjobat në Trafik 18.1 Përmes një rregulloreje, komuna do të vendosë rregullat të trafikut dhe të përcaktojë gjobat të cilat shqiptohen në rast të shkeljes së këtyre rregullave. Të gjitha rregullat komunale të trafikut duhet të jenë në përputhshmëri me rregullat e përcaktuara në ligjet e Republikës së Kosovës. 18.2 Gjobat e shqiptuara për shkeljet në trafik brenda territorit të komunës janë të hyra vetanake të komunës. Transferet do të bëhen në përputhje me LMFPP dhe do të përfshijnë pagesat të cilat bëhen përmes Shërbimit Policor të Kosovës dhe gjykatave si rezultat i vendimeve gjyqësore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Komunat mund të vendosin gjoba dhe masa të tjera për shkeljet e rregulloreve komunale; masa dhe gjoba duhet të jenë proporcionale me shkeljen dhe të përfshijnë kostot e nevojshme të mbledhjes/zbatimit. Me rregullore, komuna do të gjobisë personat privat që pengojnë aksesin e publikut në pronën komunale me barriera, pengesa ose shenja të paautorizuara.
Neni 19 10 Gjobat për Shkeljen e Rregulloreve Komunale 19.1 Komunat mund të shqiptojnë gjoba dhe masa të tjera për shkeljet e rregulloreve komunale të miratuara nga kuvendi komunal. Shuma specifike e këtyre gjobave dhe/ose ashpërsia e masave detyrimore duhet të jetë proporcionale me seriozitetin e shkeljes dhe në kuadër të tyre duhet të përfshihen edhe shpenzimet e nevojshme ligjore, juridike dhe administrative për mbledhjen e gjobës dhe/ose zbatimin e masës. 19.2 Përmes një rregullore, komuna do të shqiptojë gjoba për personat privat të cilët pengojnë ose kufizojnë, ose tentojnë të pengojnë ose kufizojnë, qasjen e publikun në pronën komunale, përmes ndërtimit ose vendosjes së pa autorizuar të barrierave, pengesave ose shenjave të përkohshme ose të përhershme. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Komunat may set and collect rent for use of municipal property, generally at market value, with a possible lower rent for clearly defined social or public purposes.
Neni 20 Të hyrat nga qiradhënia 20.1 Komunat kanë të drejtë të vendosin dhe mbledhin qiranë për shfrytëzimin e pronës komunale nga ndërmarrjet ose personat fizik. 20.2 Përveç sikur që është përcaktuar në paragrafin 6 të këtij neni vlera e qirasë për shfrytëzimin e pronës komunale është vlera e tregut. 20.3 Vlera e qirasë për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme komunale është vlera e tregut e cila bazohet në (i) madhësia e ndërtesës ose tokës e matur me metër katror ose ndonjë matje tjetër e sipërfaqes, (ii) vendndodhja dhe lloji i ndërtesës ose tokës, dhe (iii) qëllimi i shfrytëzimit, qoftë për ushtrimin e aktiviteteve afariste, tregtisë, banimit, bujqësisë ose punëve profesionale. 20.4 Komunat mund të vendosin dhe mbledhin qiranë nga shoqëritë tregtare të cilat shfrytëzojnë pronën e komunës për ushtrimin e aktiviteteve të tyre, duke përfshirë – mirëpo pa u kufizuar – kioskat, tavolinat për shitje dhe restorantet të cilat janë të vendosura ose bëjnë shfrytëzimin e trotuareve, rrugëve, lehtësirave (komoditeteve) publike, tokës komunale ose pronave të tjera komunale. 20.5 Vlera e qirasë nuk përcaktohet në bazë të të ardhurave ose shitjes së shoqërisë tregtare e cila bën shfrytëzimin e pronës komunale. 20.6 Komuna mund të përcaktojë një vlerë të qirasë e cila është më të ulët se ajo e tregut nëse shfrytëzimi i propozuar i pronës komunale në mënyrë të qartë i shërben një qëllimi domethënës shoqëror ose publik i cili është përcaktuar si i këtillë sipas një rregullore të miratuar nga kuvendi komunal. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Municipal copayments, fees, taxes, and tuition payments for communal health and education services are treated as municipal own revenue and also as dedicated revenue of the relevant health or education institution.
Neni 21 Bashkë pagesat për Arsim dhe Shëndetësi 21.1 Të gjitha bashkë pagesat, tarifat dhe taksat për shërbimet komunale shëndetësore konsiderohen si të hyra vetanake të komunës; megjithatë, këto shuma gjithashtu janë të hyra të dedikuara të institucionit përkatës shëndetësor. Fjalia e mësipërme zbatohet në mënyrë të pavarur nga dispozitat e tjera të këtij ligji të cilat e rregullojnë shfrytëzimin e të hyrave vetanake. Trajtimi, kontabiliteti, raportimi, monitorimi dhe verifikimi i këtyre bashkë pagesave, tarifave dhe taksave do të bëhet në përputhje me LMFPP. 21.2 Të gjitha bashkë pagesat, tarifat, taksat dhe pagesat për shkollim në shërbimet komunale arsimore konsiderohen si të hyra vetanake të komunës; megjithatë, këto shuma gjithashtu janë të hyra të dedikuara të institucionit përkatës arsimor. Fjalia e mësipërme zbatohet në mënyrë të pavarur nga dispozitat e tjera të këtij ligji të cilat e rregullojnë shfrytëzimin e të hyrave vetanake. Trajtimi, kontabiliteti, raportimi, monitorimi dhe verifikimi i këtyre bashkë pagesave, tarifave dhe taksave do të bëhet në përputhje me LMFPP. 11 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Municipalities may collect other revenues if those revenues are allowed by law or by agreement with central authorities.
Neni 22 Të hyrat e tjera vetanake Të hyrat vetanake të autorizuara në bazë të këtij ligji nuk janë gjithëpërfshirëse. Komunat mund të vjelin dhe mbledhin të hyra të tjera të cilat u lejohen në bazë të një ligji ose në bazë të marrëveshjes me autoritetet qendrore. PJESA III Grantet Operative dhe Barazimi - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Komunat marrin grante operative nga BKK, dhe këto grante duhet të bazohen në kritere të drejta, transparente dhe objektive.
Neni 23 Grantet Operative 23.1 Komunat pranojnë Grante Operative nga BKK. Grantet Operative janë: (i) Grantet e Përgjithshme, (ii) Grantet Specifike për Arsim dhe (iii) Grantet Specifike për Shëndetësi. Grantet duhet të bazohen në kritere të drejta, transparente dhe objektive duke ju dhënë kështu komunave pavarësi më të madhe në alokimin dhe shpenzimin e këtyre granteve. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Municipalities are entitled to receive a General Grant and may use it for their municipal competences, subject to applicable law.
Neni 24 Granti i Përgjithshëm 24.1 Komunat kanë të drejtë të pranojnë një Grant të Përgjithshëm të cilin mund ta shfrytëzojnë për ushtrimin e kompetencave të tyre komunale në përputhje me ligjet e zbatueshme në Kosovë. Granti i Përgjithshëm (i) mundëson një shkallë të arsyeshme të stabilitetit në të hyrat komunale, (ii) ofron një mjet adekuat për vendosjen e barazisë ndërmjet komunave, (iii) duhet të marrë parasysh mundësinë e banorëve të secilës komunë për të pasur qasje në shërbimet publike, dhe (iv) mundëson alokimin adekuat të burimeve për komunitetet pakicë në komunat përkatëse. 24.2 Shuma e Grantit të Përgjithshëm është dhjetë përqind (10%) e të hyrave totale të buxhetuara të qeverisë qendrore, duke përjashtuar (i) të hyrat nga shitja e pasurive, (ii) të hyrat e tjera të jashtëzakonshme, (iii) të hyrat e dedikuara, dhe (iv) të hyrat nga huamarrja. 24.3 Me qëllim të nivelizimit të kapacitetit të ulët të të hyrave vetanake të komunave më të vogla, nga totali i Grantit të Përgjithshëm, secila komunë do të pranojë një shumë të përgjithshme (paushallë) prej 140,000 € në vit, minus 1€ për kokë banori, ose 0€ për komunat me popullsi të barabartë ose më të madhe se 140,000. 24.4 Pjesa e mbetur e Grantit të Përgjithshëm u alokohet komunave në përpjesëtim me: (i) numrin e popullsinë, (ii) numrin e popullsisë pakicë, (iii) nëse shumica e popullsisë përbëhet nga pakica kombëtare; dhe (iv) madhësia gjeografike. 24.5 Popullsia llogaritet me tetëdhjetë e nëntë përqind (89%); numri i popullsisë pakicë me tre përqind (3%); komunat, shumica e popullsisë së të cilave përbëhet nga pakicat kombëtare me dy përqind (2%); dhe përmasat gjeografike me gjashtë përqind (6%). 24.6 Të dhënat mbi popullsinë, madhësinë gjeografike dhe pakicat të cilat duhet të shfrytëzohen për llogaritjen e përqindjeve janë paraqitur në Shtojcën 1 të këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Komunat duhet të pranojnë grant specifik për arsim dhe shëndetësi; Komisioni i Granteve përcakton formulën e alokimit.
Neni 25 Grantet Specifike për Arsim dhe Shëndetësi 12 25.1 Komunat do të pranojnë një Grant Specifik për Arsim dhe një Grant Specifik për Shëndetësi. Përcaktimi i shumës së këtyre granteve bazohet në një qasje të hapur të financimit. 25.2 Granti Specifik për Arsim përdoret për financimin e kostos së ofrimit të nivelit të standardit minimal të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm. 25.3 Granti Specifik për Shëndetësi përdoret për financimin e kostos së ofrimit të nivelit të standardit minimal të shëndetësisë publike primare. 25.4 Granti Specifik për Arsim përcaktohet dhe u alokohet komunave në përputhje me formulën e përcaktuar nga Komisioni i Granteve. Kjo formulë bazohet në numrin e regjistruar të nxënësve dhe standardet të siguruara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo formulë kryesisht bazohet në numrin e normalizuar të mësimdhënësve dhe regjistrimin. Formula gjithashtu do të marrë parasysh programin mësimor kombëtar, arsimin për nevoja të veçanta, shpenzimet operative që nuk përfshijnë pagat, normat e madhësisë së klasave dhe lokacioni. Nxënësve minoritar do t’u kushtohet rëndësi e veçantë. 25.5 Granti Specifik për Shëndetësi do të përcaktohet dhe do t’u alokohet komunave në përputhje me formulën e përcaktuar nga Komisioni i Granteve. Kjo formulë do të bazohet në popullsinë e normalizuar dhe standardet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Normalizimi merr parasysh moshën dhe strukturën gjinore të popullsisë së regjistruar te ofruesit e shëndetësisë primare si dhe numrin e personave të moshuar dhe personave me nevoja të veçanta shëndetësore. PJESA IV Grantet dhe Transferet e Tjera - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Kur kompetencat qeveritare u delegohen komunave, komunat përkatëse duhet të pranojnë financim nga BKK përmes transfereve nga ministritë përkatëse.
Neni 26 Transferet për Kompetencat e Deleguara Kur kompetencat Qeveritare u delegohen komunave, komunat përkatëse do të pranojnë financim nga BKK përmes transfereve nga ministritë përkatëse për ushtrimin e këtyre funksioneve. Ky financim është i veçantë nga Grantet Operative dhe duhet të bëhen në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: When communes’ own competences are increased by law, the relevant communes must receive grants from the BKK and use them only for matters directly linked to those increased competences.
Neni 27 Grantet për Kompetencat e Shtuara Kur kompetencat vetanake të komunave shtohen në bazë të ligjit, komunat përkatëse do të pranojnë grante nga BKK për financimin e ushtrimit të këtyre kompetencave të shtuara. Këto grante janë të veçanta nga Grantet Operative dhe epen në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji. Komuna është e detyruar t’i shpenzojë këto grante vetëm për çështjet të cilat në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë ndërlidhen me kompetencat e shtuara. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Komuna pranuese duhet ta përdorë autorizimin për shpenzim sipas LMFPP, ndërsa ministritë përkatëse duhet të monitorojnë këto kompetenca dhe t’i japin raport vjetor ministrive të financave dhe pushtetit lokal.
Neni 28 Autorizimi për Shpenzim dhe Monitorimi 28.1 Autorizimi për shpenzimin e mjeteve të transferuara për kompetencat e deleguara dhe për grantet e dhëna për kompetencat e shtuara i takon komunës pranuese, e cila duhet të veprojnë në përputhje me dispozitat e aplikueshme të LMFPP gjatë ushtrimit të këtij autorizimi. 28.2 Ministritë përgjegjëse për fushën përkatëse të cilës i takojnë kompetencat e deleguara ose të shtuara do bëjnë monitorimin dhe do të sigurojnë që (i) këto kompetenca të ushtrohen në përputhje me ligjet, aktet nënligjore dhe standardet përkatëse, dhe (ii) masat e marra nga komuna për ushtrimin e këtyre kompetencave të jenë të duhura. Ministritë përkatëse do t’i sigurojnë një raport vjetor të monitorimit Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal mbi këto çështje. 13 - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Government must give an extraordinary grant to a municipality when a natural disaster, civil unrest, or anti-terrorism effort seriously affects it.
Neni 29 Grantet e Jashtëzakonshme Në rast se një fatkeqësi natyrore ose një kryengritje civile, lufta kundër terrorizmit ka ndikim serioz në një komunë, Qeveria duhet t’i ndajë një grant të jashtëzakonshëm komunës me qëllim të lehtësimit të pjesshëm ose të plotë të barrës që vendos kjo ndodhi në buxhetin e komunës. PJESA V Huamarrja Komunale dhe Zotimet - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Komunat may borrow for capital investments only under the article’s conditions, including approval steps, collateral, and debt limits.
Neni 30 Huamarrja Komunale dhe Zotimet Afatgjate 30.1 Deri në kohën e miratimit të legjislacionit mbi huamarrjen dhe borxhin kombëtar, huamarrja nga komunat rregullohet në bazë të këtij neni. 30.2 Komunat do të kenë qasje në financim të borxhit për investime kapitale në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë nen. 30.3 Në bazë të kërkesës nga kryetari i komunës e cila është miratuar nga kuvendi komunal, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të autorizojë huamarrjen nga komuna. Kërkesa duhet të përmbajë dispozita të cilat trajtojnë çështjet në vijim: a) që nuk është kontraktuar borxh ndërkombëtar; b) huamarrja do të lejohet vetëm nga tregu kombëtar i kapitalit dhe pa ekspozim ndaj riskut nga këmbimet e huaja; c) të hyrat nga huamarrja do të përdoren për projekte të posaçme të investimit kapital të cilat janë paraparë në KAMSH dhe janë autorizuar në BKK; d) projektet e investimit kapital duhet t’i jenë nënshtruar një rishikimi të suksesshëm të planeve të investimit dhe planeve kapitale nga Komisioni i Granteve; e) kushtet e propozuara të huamarrjes duhet të jenë shqyrtuar dhe miratuar si të krahasueshme me kushtet e tregut nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave; f) e ashtuquajtura “periudha e pritjes” e cila aplikohet për marrëveshjet për huazim, me anë të të cilës shlyerja e borxhit pezullohet ose lehtësohet për një periudhë fillestare, është e ndaluar; g) të gjitha huamarrjet e propozuara duhet të jenë të mbuluara plotësisht me kolateral me prona të paluajtshme në pronësi të komunës. Prona e paluajtshme e cila përdoret si kolateral duhet të jetë në pronësi të komunës dhe të jetë e lirë nga të gjitha pretendimet e tjera pronësore apo pengesat. h) përcaktimi i vlerës së pronës së paluajtshme e cila vihet peng si kolateral (sikur që është përshkruar në pikën g) më sipër duhet të jetë miratuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. i) shërbimi i përgjithshëm vjetor i borxhit, duke përfshirë kamatën dhe pagesat themelore për shlyerjen e borxhit të papaguar të komunës dhe e cila duhet të përfshijë shumën e huamarrjes së re të propozuar, nuk duhet të tejkalojë pesëmbëdhjetë përqind (15%) të totalit të të hyrave vetanake të komunës nga viti i kaluar fiskal. j) shuma e përgjithshme e borxhit të papaguar të komunës, duke përfshirë huamarrjen e propozuar, nuk duhet të tejkalojë pesëdhjetë përqind (50%) të të hyrave vetanake komunale që nga vitit i shkuar fiskal; dhe k) pasi që komuna të ketë lidhur marrëveshjen për huamarrje, kopje të të gjitha dokumenteve duhet t’i dërgohen Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. 30.4 Me propozimin e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Qeveria është e autorizuar që të suspendojë zbatimin e paragrafit 1 të këtij neni për shkak të konsideratave makroekonomike për një periudhë e cila nuk i tejkalon katër vite. 30.5 Kontratat e qirasë dhe të gjitha aranzhimet e ngjashme financiare të cilat paguhen me këste gjatë një periudhë kohore duhet të miratohen paraprakisht nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Kosto 14 vjetore e këtyre aranzhimeve financiare trajtohet si borxh dhe shprehimisht i nënshtrohet kufizimeve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni si dhe trajtohet si shërbim i borxhit për qëllime të pikave (i) dhe (j) të atij neni. 30.6 Kufizimet e parapara në LMFPP për dhënien e granteve, dhuratave, donacioneve ose subvencioneve për cilindo person ose ndërmarrje zbatohen për komunat. PJESA VI Dispozitat Institucionale dhe Komisioni i Granteve - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance must set municipal operative grant amounts in the draft annual budget and use the formula in this law.
Neni 31 Dispozitat mbi Grantet Operative 31.1 Gjatë përgatitjes së propozim Ligjit Vjetor për Ndarjet Buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, në propozim-ndarjet buxhetore për komunat, duhet të përcaktojë shumat të cilat rekomandohet t’u ndahen komunave si Grante Operative. Gjatë propozimit të shumës së këtyre granteve, Ministri do të përdorë formulën e përcaktuar në këtë ligj. 31.2 Një grant i përgjithshëm mund të shfrytëzohet nga komuna për çfarëdo qëllimi që ndërlidhet me ushtrimin e kompetencave komunale. Pavarësisht nga e mësipërmja, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të nxjerrë udhëzime të përgjithshme për shpenzimet aktuale dhe kapitale të cilat duhet të zbatohen nga komunat. 31.3 Nëse gjatë bashkërendimit përfundimtar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave të buxhetit për një vit të caktuar fiskal konstatohet se të hyrat faktike i tejkalojnë të hyrat e buxhetuara për më shumë se pesë përqind (5%), atëherë shuma e të hyrave tepricë do t’u ndahet komunave në mënyrë të njëjtë si ajo që është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 24 të këtij ligji. Ministri i Ekonomisë dhe Financave pastaj do (i) të rregullojë nivelet e Granteve të Përgjithshme për secilën komunë në përputhje me formulën e përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 24 të këtij ligji, dhe (ii) të iniciojë procesin e zakonshëm të buxhetimit dhe ndarjeve buxhetore në përputhje me LMFPP. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Grants Commission must be composed and operate under set rules for annual lotteries, meetings, quorum, publication, and confidentiality.
Neni 32 Komisioni i Granteve: Anëtarësia, Organizimi, Takimet 32.1 Komisioni i Granteve themelohet në bazë të këtij ligji dhe ka përbërjen në vijim: (i) Kryeministri ose përfaqësuesi i tij, (ii) Ministri i Ekonomisë dhe Financave, (iii) Ministri i Pushtetit Lokal, (iv) një ministër tjetër i caktuar nga Qeveria, (v) Kryesuesi i Komisionit për Buxhet të Kuvendit, dhe (vi) katër kryetarë të komunave, njëri ndër të cilët duhet të jetë kryetari i një komune minoritare. Kryetarët e komunave zgjedhën përmes shortit sikur që është paraparë në paragrafin 2 të këtij neni. 32.2 Zgjedhja e kryetarëve të komunave bëhet përmes dy shorteve të veçanta, të cilat mbahen në bazë vjetore nga Komisioni i Granteve në një takim të hapur. Përveç sikur që është përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, Komisioni i Granteve i mban këto shorte në mbledhjen e tij të fundit të secilit vit kalendarik. Në njërin short përfshihen vetëm emrat e komunave shumicë ndërsa në tjetrën vetëm emrat e komunave pakicë. Emrat e tri komunave zgjedhën në shortin e parë dhe emri i një komune pakicë zgjidhet në shortin e dytë. Emrat e komunave të cilat janë të përfaqësuara në Komisionin e Granteve gjatë kësaj kohë nuk përfshihen në cilindo short i cili mbahet për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të cilët do të shërbejnë në Komisionin e Granteve gjatë vitit të ardhshëm. Kryetarët e komunave të zgjedhura do të shërbejnë në Komisionin e Granteve gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. 32.3 Mandati i Komisionit të Granteve i cili ekziston në kohën e shpalljes së këtij ligji skadon në mesnatën e ditës së 30 kalendarike pas shpalljes së këtij ligji. Gjatë kësaj periudhe 30 ditore, Komisioni ekzistues i Granteve do të mbajë shortet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni në një takim të hapur për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të cilët do të shërbejnë në Komisionin e ri të Granteve. Nëse Komisioni ekzistues i Granteve dështon t’i mbajë këto shorte gjatë periudhës së sipërpërmendur 30 ditore, atëherë Qeveria menjëherë do t’i mbajë shortet. Kryetarët e komunave të cilët zgjidhen në këto 15 shorte do të shërbejnë në Komisionin e Granteve deri në fund të vitit kalendarik në të cilin ata janë zgjedhur. Pasardhësit e tyre zgjedhën sipas paragrafit 2 të këtij neni. 32.4 Komisioni i granteve mban takime të rregullta të cilat thirren nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, së paku një herë në çdo tremujor kalendarik. Takimet e tjera mund të thirren së bashku nga dy anëtarë, me kusht që të gjitha këto takime të jo të rregullta të thirren së paku shtatë ditë para mbajtjes së tyre. Takimi i Komisionit të Granteve mund të mbahet ose të vazhdohet në mënyrë të vlefshme vetëm nëse gjashtë ose më shumë anëtarë janë të pranishëm dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave ose Kryeministri është ndër të pranishmit. Nëse Kryeministri është personalisht i pranishëm, ai e kryeson takimin e Komisionit të Granteve, e nëse jo, atëherë takimin e kryeson Ministri i Ekonomisë dhe Financave. 32.5 Ministri do të sigurojë një sekretariat të përhershëm për përkrahjen e Komisionit të Granteve. Fondet e nevojshme për punën e Komisionit të Granteve do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të kryejë, ose të aranzhojë kryerjen, e të gjitha veprimtarive të ekspertizës dhe/ose administrative-teknike ose analizave të cilat në mënyrë të arsyeshme nevojiten nga Komisioni i Granteve. 32.6 Kuorumi prej së paku gjashtë anëtarëve nevojitet në mënyrë që një çështje të hedhet në votim. Nëse Komisioni i Granteve nuk mund të vendosë mbi një çështje të caktuar me shumicë votash, kjo çështje do të vendoset nga Kryeministri ose nëse Kryeministri nuk është personalisht i pranishëm në takim -Ministri i Ekonomisë dhe Financave. 32.7 Të gjitha vendimet dhe rekomandimet e miratuara nga Komisioni i Granteve publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Komisioni i Granteve, mundet, me shumicë votash, të dakordohet që t’i mbajë diskutimet mbi një çështje të caktuar në mënyrë konfidenciale. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Grants Commission must review and monitor the grant-allocation formulas, prepare reports and recommendations, and support implementation of the law.
Neni 33 Komisioni i Granteve: Përgjegjësitë Komisioni i Granteve i cili është themeluar në bazë të këtij ligji ka këto përgjegjësi: a) të bëjë shqyrtimin e formulës për ndarjen e granteve të përcaktuar në këtë ligj 2 vite pas shpalljes së këtij ligji dhe pastaj së paku çdo tri (3) vite, si dhe t’i rekomandojë Qeverisë propozim ndryshime dhe plotësime për këtë formulë, e cila më pas i’a përcjell Kuvendit rekomandimet e Komisionit të granteve së bashku me pëlqimin e Qeverisë ose arsyet për refuzimin e rekomandimeve nga Qeveria; b) në bazë vjetore të përcaktojë formulës për ndarjen e Grantit Specifik për Arsim dhe Grantit Specifik për Shëndetësi në përputhje me parimet e parashtruara në nenin 25 të këtij ligji; c) deri më 31 Mars të çdo viti kalendarik, të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë një raport për vitin e shkuar kalendarik në të cilin bëhet vlerësimi i përshtatshmërisë së sistemit financiar; d) të bëjë shqyrtimin e ankesave nga komunat lidhur me zbatimin e kësaj formule, duke përfshirë financimin e kompetencave të deleguara ose të shtuara, si dhe t’i rekomandojë Qeverisë propozim-masa në këtë drejtim; e) të përgatisë rekomandime për alokimin e shumave plotësuese (shtesë) ato komuna të cilave i’u janë dhënë kompetenca të shtuara sipas neneve 19 deri 22 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, për t’u mundësuar këtyre komunave ushtrimin e rregullt të kompetencave të tyre të shtuara; f) të bëjë monitorimin e zbatimit të nenit 34 të këtij ligji dhe të përgatisë rekomandime për arritjen e qëllimeve të atij neni; g) të monitorojë miratimin e të dhënave pas regjistrimit të popullsisë si dhe zbatimin e klauzolës së mos dëmtimit, në përputhje me nenin 35 të këtij ligji, si dhe të përgatisë rekomandimet për arritjen e qëllimit të atij neni; h) të bëjë shqyrtimin e propozim shpenzimeve kapitale të buxhetuara për komunat nga organizatat buxhetoere të Qeverisë së Kosovës, të cilat i dorëzohen Komisionit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, si dhe të përgatisë rekomandime për Qeverinë lidhur me këtë; i) të bëjë shqyrtimin e kërkesave nga komunat për financim shtesë për përmbushjen e nevojave të jashtëzakonshme, si dhe t’i rekomandojë Qeverisë masa në këtë drejtim; dhe 16 j) të mbështesë Ministrin e Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrin e Pushtetit Lokal si dhe autoritetet e tjera publike në sigurimin e zbatimit të këtij ligji. PJESA VII Dispozitat Kalimtare dhe Përfundimtare - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: If, in the first year of the grant system, a municipality’s total operating grants are lower than the previous year’s total grants, the municipality must receive an amount equal to the previous fiscal year’s total grants for that first year.
Neni 34 Grantet Minimale për VF 2009 Nëse gjatë vitit të parë të zbatimit të sistemit të granteve të themeluar në bazë të këtij ligji, shuma e përgjithshme e Granteve Operative për një komunë, e llogaritur në bazë të këtij ligji, është më e ulët se shuma e përgjithshme e granteve të vitit të kaluar, atëherë shuma e përgjithshme e këtyre Granteve Operative do të jetë e barabartë me shumën e përgjithshme të të gjitha granteve të pranuara nga komuna gjatë vitit të kaluar fiskal, vetëm për komunën përkatëse dhe vetëm për vitin e parë të zbatimit të sistemit të ri. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Government may amend Annex 1 in 2008 with required recommendations and consent, and must amend it when new census data require it.
Neni 35 Shfrytëzimi i të dhënave të reja mbi popullsinë 35.1 Qeveria, pas rekomandimit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe Ministri i Pushtetit Lokal dhe me pëlqimin e PCN, mundet, gjatë vitit kalendarik 2008, të bëjë ndryshimin e Shtojcës 1 sikur që mund të jetë e nevojshme për përfshirjen e të dhënave të reja ose të ndryshuara mbi popullsinë. 35.2 Pas kësaj, nëse është e nevojshme për shkak të të dhënave të reja të cilat rrjedhin nga një regjistrim i ri i popullsisë, Qeveria do të bëjë ndryshimin e Shtojcës 1 për t’i inkorporuar të dhënat nga ky regjistrim. Nëse të dhënat nga regjistrimi i popullsisë publikohen pas fillimit të një cikli të përgatitjes së buxhetit, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mundet, mirëpo nuk është i detyruar, që t’i marrë parasysh këto të dhëna të reja gjatë atij cikli të përgatitjes së buxhetit. 35.3 Nëse shfrytëzimi i të dhënave të reja nga regjistrimi i popullsisë shkakton që shuma e një Granti Operativ për një komunë caktuar të jetë më e ulët se sa shuma për këtë grant e ndarë në vitin e kaluar, atëherë shuma e këtij granti do të jetë e barabartë me shumën e grantit të pranuara nga komuna përkatëse gjatë vitit të kaluar fiskal. Fondet e nevojshme për zbatimin e këtij paragrafi do të paguhen nga fondet plotësuese të BKK dhe jo nga shumat e nevojshme për financimin e Granteve Operative. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Ministry of Economy and Finance may issue the subordinate acts needed to implement this law effectively, after consulting the Ministry of Local Government and, if necessary, other ministries.
Neni 36 Zbatimi, Aktet Nënligjore Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në konsultim me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe sipas nevojës me Ministritë e tjera, mund të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e efektshëm të këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article repeals one named administrative instruction and says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 37 Hyrja në Fuqi 37.1 Ky ligj e shfuqizon Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave Nr. 2007/2 mbi të Hyrat Vetanake të Komunave. 37.2 Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën : 13.03.2008 17 Shtojca I: Të dhënat për ndarjen e Granteve të Përgjithshme Madhësia gjeografike Komunitetet pakicë Komunat pakicë Popullsia (km2) Në Komunë Në Kosovë 1 Deçan 40,400 297 294 2 Dragash 35,000 430 12,935 3 Ferizaj 111,000 345 3,367 4 Fushë Kosovë 33,682 83 3,730 5 Gjakovë 115,000 587 6,013 6 Gjilan 100,348 392 4,058 7 Gllogovc 60,000 276 0 8 Hani i Elezi (Kaçanik) 10,000 83 0 9 Istog 44,000 454 2,646 10 Junik (Deçan) 9,600 74 0 11 Kaçanik 33,000 211 4 12 Kamenicë 49,581 424 4,670 13 Klinë 44,000 309 1,863 14 Leposaviq 19,000 539 510 19,000 15 Lipjan 69,115 338 4,952 16 Malishevë 52,000 306 28 17 Mamusha (Prizren) 6,000 32 0 6,000 18 Mitrovicë (Jug) 90,000 331 0 19 Novo Bërdë 9,899 204 2,785 9,899 20 Obiliq 26,000 105 3,360 21 Pejë 115,000 603 12,650 22 Podujevë 117,000 633 735 23 Prishtinë 388,561 514 4,961 24 Prizren 214,963 603 30,077 25 Rahovec 63,000 278 1,953 26 Shtërpcë 11,000 248 3,438 11,000 27 Shtime 28,000 134 560 28 Skënderaj 56,000 374 366 29 Suharekë 80,000 361 471 30 Viti 46,458 270 293 31 Vushtrri 75,000 345 2,615 32 Zubin Potok 15,000 333 800 15,000 33 Zveçan 16,000 123 600 16,000 34 Graçanicë 18,642 131 2,670 18,642 35 Kllokot 4,542 23 1,205 4,542 36 Mitrovica e Veriut 20,000 5 1,990 20,000 37 Partesh 5,217 29 0 5,217 38 Ranillug 4,955 69 0 4,955 Gjithsej 2,236,000 10,901 116599 130,255
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-049 PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in