LIGJI NR. 03/L-050 PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
This preamble states that the law is enacted to establish the Kosovo Security Council.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-050
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law is enacted to establish the Kosovo Security Council. The Kosovo Security Council has an advisory role and must provide information and assessments about the security situation in Kosovo. The Security Council of Kosovo reviews, prepares, and advises on security-related strategies, plans, draft laws, treaties, and external operations matters. The Kosovo Security Council is made up of specified permanent executive and advisory members, with some additional members that may be appointed in certain cases. The Prime Minister chairs the meetings of the Kosovo Security Council and may delegate that chairing authority if unable to chair a meeting.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-050 PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law is enacted to establish the Kosovo Security Council.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 26 / 02 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-050 PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1, si dhe kapitulli i IX neni 127 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të themelimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS KREU I GJENDJA E ZAKONSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Council has an advisory role and must provide information and assessments about the security situation in Kosovo.
Neni 1 Misioni 1.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka rol këshillues në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe kontributin e tij për stabilitetin rajonal. 1.2 Këshilli i Sigurisë i Kosovës rekomandon politika dhe strategji për sigurinë . 1.3 Këshilli i Sigurisë i Kosovës duhet të ofroj informata dhe vlerësime të gjendjes së sigurisë në Kosovë, që t’i mundësojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës marrjen e vendimeve përkatëse lidhur me çështjet e sigurisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Security Council of Kosovo reviews, prepares, and advises on security-related strategies, plans, draft laws, treaties, and external operations matters.
Neni 2 Kompetencat 2.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në koordinim me Presidentin e Republikës së Kosovës, përgatitë dhe shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Strategjia e Sigurisë së Kosovës miratohet nga Qeveria dhe i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim përfundimtar. 2.2 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ofron komente me shkrim për të gjitha projektligjet që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë dhe institucionet e tij. Këshillat dhe komentet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës merren parasysh nga Qeveria e Republikës së Kosovës para miratimit të projektligjit nga ana e Qeverisë dhe dorëzimit të tij Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim përfundimtar. 2.3 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton planin qeverisës dhjetëvjeçar për Forcën e Sigurisë së Kosovës para se ai të miratohet nga Qeveria dhe pastaj t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim përfundimtar. 2.4 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton platformën vjetore të inteligjencës dhe prioritetet strategjike për Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës para se ajo të miratohet nga Qeveria e Kosovës. 2.5 Këshilli i Sigurisë së Kosovës rishikon politikat dhe planet strategjike të paraqitura nga Ministri i Punëve të Brendshme që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës para miratimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 2 2.6 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton politikat dhe planet strategjike të paraqitura nga Ministri i Punëve të Brendshme që kanë të bëjnë me Shërbimin e Doganave para miratimit nga Qeveria e Kosovës. 2.7 Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton politikën për siguri të jashtme, draftet e të gjitha traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që janë të rëndësishme për sigurinë dhe vendosjen e marrëdhënieve në mes të agjencive kombëtare për siguri dhe agjencive, apo organizatave homologe ndërkombëtare. 2.8 Këshilli i Sigurisë së Kosovës këshillon Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës mbi propozimin për përfshirjen e propozuar të institucioneve dhe agjencive të sigurisë së Kosovës në operacione jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Institucionet dhe agjencitë qeveritare të sigurisë në Kosovë kanë të drejtë të shërbejnë jashtë vetëm në bazë të marrëveshjes me vendin pranues ose në bazë të ftesës së organizatës ndërkombëtare në të cilën Kosova është anëtare apo aspiron të anëtarësohet, ose në bazë të një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të japë pëlqimin paraprak për dërgimin e personelit në operacione jashtë vendit. 2.9 Presidenti i Republikës së Kosovës ka të drejtë të kërkojë këshilla nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës me kohë do t’i përgatisë dhe japë këshillën e kërkuar Presidentit të Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Kosovo Security Council is made up of specified permanent executive and advisory members, with some additional members that may be appointed in certain cases.
Neni 3 Përbërja 3.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës përbëhet prej anëtarëve të mëposhtëm në cilësinë e anëtarëve të përhershëm me autoritet ekzekutiv: a) Kryeministri; b) Zëvendës Kryeministri(at); c) Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ose në mungesë të tij apo saj, Zëvendës Ministri(at); d) Ministri i Punëve të Jashtme, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri; e) Ministri i Punëve të Brendshme, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri; f) Ministri i Drejtësisë, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri; g) Ministri i Ekonomisë dhe Financave, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri; h) Ministri për Kthim dhe Komunitete, ose në mungesë të tij apo saj Zëvendës Ministri. 3.2 Nëse asnjëri nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kosovës me autoritet ekzekutiv nuk i takon komunitetit serb, Kryeministri emëron një anëtar shtesë nga radhët e ministrave serbë si anëtar shtesë i Këshillit të Sigurisë së Kosovës me autoritet ekzekutiv. 3.3 Anëtarë tjerë jo të përhershëm ekzekutiv ministror mund të emërohen nga Kryesuesi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës me status të përkohshëm. 3.4 Këshilli i Sigurisë së Kosovës, si anëtar të përhershëm po ashtu përfshin anëtarët e mëposhtëm në rolin këshillëdhënës: a) një përfaqësues i Presidentit të Republikës së Kosovës; b) drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; c) këshilltarin e lartë të Kryeministrit; d) këshilltarin e Kryeministrit për Siguri, e) drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës; f) komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës; g) sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; h) drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme; i) drejtori i Doganave të Republikës së Kosovës 3.5 Anëtarë shtesë në cilësinë e këshilltarëve me status të përkohshëm mund të emërohen nga Kryesuesi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës sipas nevojës. 3 3.6. Në cilësinë e vëzhguesit mund të marrin pjesë Kryetari i Komisionit parlamentar për siguri dhe kryetari i komisionit parlamentar për të drejtat dhe interesat e komuniteteve. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Prime Minister chairs the meetings of the Kosovo Security Council and may delegate that chairing authority if unable to chair a meeting.
Neni 4 Kryesimi i takimeve 4.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës punon nën përgjegjësinë e Kryeministrit, i cili kryeson takimet e tij. 4.2 Kryeministri në pamundësi të kryesimit të takimit, këtë autoritet mund ta delegojë tek njëri nga Zëvendës Kryeministrat, ose në mungesë të tyre një anëtari tjetër të Këshillit të Sigurisë së Kosovës sipas rendit të prioritetit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Security Council must prepare an annual plan and meet at least once every three months. The Prime Minister formally calls meetings, and must call one if requested by the President or a majority of the permanent members.
Neni 5 Thirrja e takimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës 5.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës harton planin vjetor dhe cakton të mbajë jo më pak se një takim çdo tre muaj. 5.2 Prioritetet për planin vjetor përcaktohen nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës. 5.3 Takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës thirren formalisht nga Kryeministri. 5.4 Kryeministri është i obliguar të thërras takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës apo shumica e anëtarëve të përhershëm Këshillit të Sigurisë së Kosovës formalisht kërkojnë takim. Takimet mbahen pas njoftimit paraprak, siç është e përcaktuar me rregulloret në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Chairperson of the Council sets the agenda for meetings of the Kosovo Security Council.
Neni 6 Rendi i ditës për takime Rendi i ditës për takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës do të caktohet nga Kryesuesi i Këshillit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The decision-making process must be regulated by the internal regulation of the Kosovo Security Council.
Neni 7 Vendimmarrja Procesi i vendimmarrjes do të rregullohet me Rregullore te brendshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The chair must report the Security Council’s reviews and/or recommendations to the Government.
Neni 8 Raportimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës Kryesuesi është përgjegjës për të raportuar për shqyrtimet dhe/ose rekomandimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës para Qeverisë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The chairperson must submit the Annual Activity Report to the relevant Assembly committee by March for the previous year. The committee may also request specific reports and hold sessions on issues related to the Kosovo Security Council’s work.
Neni 9 Mbikëqyrja parlamentare e Këshillit të Sigurisë së Kosovës 9.1 Kryesuesi dorëzon Raportin Vjetor të Aktiviteteve për diskutim dhe miratim nga komisioni përkatës i Kuvendit, jo më vonë se muaji mars për vitin e kaluar. Komisioni mund të kërkojë raporte rreth aktiviteteve specifike të Këshillit të Sigurisë së Kosovës kurdo që konstatohet e nevojshme. 9.2 Komisioni përkatës i Kuvendit të Republikës së Kosovës mund të organizojë seanca për çështje lidhur me punën e Këshillit të Sigurisë së Kosovës të cilat Kuvendi dëshiron t’i parashtrojë. 4 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Members of the parliamentary oversight committee must keep certain information confidential, and the committee must prepare written procedures to prevent unauthorized disclosure.
Neni 10 Obligimi për konfidencialitet i anëtarëve të organit parlamentar për mbikëqyrje 10.1 Anëtarët e komisionit mbikëqyrës parlamentar janë të obliguar të mbajnë konfidenciale informatat e marra në çfarëdo forme nga Këshilli i Sigurisë e Kosovës, apo nga përfaqësuesit e saj të autorizuar, të cilat konsiderohen konfidenciale në pajtim me legjislacionin në fuqi. Obligimi për konfidencialitet mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të anëtarësisë së tyre në komisionin parlamentar për mbikëqyrje. Çfarëdo shkelje e obligimit për sekret mund të dënohet deri në shkallën më të lartë që parasheh ligji. 10.2 Komisioni mbikëqyrës parlamentar do të përpilojë procedura të shkruara, në pajtim me ligjet e aplikueshme, për të mbrojtur zbulimin e paautorizuar e të gjitha informatave të klasifikuara të cilat i ofrohen komisionit mbikëqyrës parlamentar, apo anëtarëve të tij individualë, nga ana e Këshillit të Sigurisë së Kosovës apo përfaqësuesit e tij të autorizuar. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Security Council matters are classified under applicable law, non-confidential decisions are published and made available to the public, and listed members and former members bear individual legal responsibility for information disclosure and non-disclosure.
Neni 11 Publikimi i vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës 11.1 Çështjet e diskutuara nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës klasifikohen në pajtim me ligjin e aplikueshëm. 11.2 Të gjitha vendimet të cilat sipas ligjit të aplikueshëm nuk konsiderohen konfidenciale publikohen dhe vihen në dispozicion të publikut. 11.3 Të gjithë anëtarët dhe ish anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përfshirë anëtarët e Sekretariatit dhe Qendrës për Komunikim, bartin përgjegjësi individuale ligjore për zbulimin dhe mos zbulimin e informatave, në pajtim me ligjin e aplikueshëm. KREU II GJENDJA E JASHTËZAKONSHME - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron autoritet dhe përgjegjësi ekzekutive në emër të Qeverisë, vetëm për veprime të nevojshme dhe të kufizuara në kohë.
Neni 12 Misionet Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron autoritet dhe përgjegjësi ekzekutive në emër të Qeverisë dhe sikurse është përcaktuar në nenin 13 të këtij ligji, të kufizuar në kohë dhe në ato veprime të cilat konsiderohen të nevojshme për të tejkaluar atë situatë emergjente. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Security Council of Kosovo gets executive authority during a declared state of emergency, may delegate that authority, must keep its actions limited to what is necessary, and must inform the Assembly of Kosovo.
Neni 13 Autoriteti ekzekutiv gjatë gjendjes së jashtëzakonshme 13.1 Këshillit të Sigurisë së Kosovës i besohet autoriteti ekzekutiv pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin në fuqi. 13.2 Autoriteti i Këshillit të Sigurisë së Kosovës gjatë gjendjes emergjente do të kufizohet në veprime, të cilat në pajtim me ligjet në fuqi janë të domosdoshme për t’u ballafaquar me gjendjen e emergjencës. 13.3 Këshilli i Sigurisë së Kosovës mund t’i delegojë autoritetin organeve të ndryshme për t’u ballafaquar me situata të caktuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, siç është përcaktuar me ligjet në fuqi. 13.4 Këshilli i Sigurisë së Kosovës informon Kuvendin e Kosovës për veprimet e tij, në pajtim me ligjet në fuqi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: During a declared state of emergency, the President chairs the Kosovo Security Council. If the President cannot call a meeting, the Council may be convened at any time during the emergency on a special request from the Government or the Assembly, supported by a majority of present deputies.
Neni 14 Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme 14.1 Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur, Presidenti i Republikës së Kosovës kryeson Këshillin e Sigurisë së Kosovës. 5 14.2 Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ka mundësi të thirr mbledhjen, mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës mund të thirren në çfarëdo kohe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me anë të një kërkese të veçantë nga Qeveria ose Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: During a declared emergency, the Kosovo Security Council is made up of the President, the Prime Minister, and government ministers; if a minister cannot attend, the deputy minister may attend instead.
Neni 15 Përbërja 15.1 Gjatë kohës së gjendjes së shpallur të emergjencës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministrat e Qeverisë, në të cilët duhet të bartet pushteti ekzekutiv. Nëse ndonjëri nga ministrat nuk është në gjendje të marrë pjesë, në mungesë të tij duhet t’i lejohet pjesëmarrja zëvendës ministrit. 15.2 Këshilli i Sigurisë së Kosovës do të përfshijë këta anëtarë në cilësi këshillëdhënëse: a) drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Siguri; b) këshilltarin e lartë për siguri të Presidentit; c) këshilltarin e Kryeministrit për Siguri, d) drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës; e) komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës; f) sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; g) drejtorin e departamentit për menaxhimin e emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. KREU III Organet mbështetëse - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Secretariat of the Kosovo Security Council is led by a Secretary and must support reporting, coordination, and administrative functions.
Neni 16 Roli i Sekretariatit 16.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka Sekretariatin e tij i cili rregullohet me legjislacion sekondar. 16.2 Sekretariati do të udhëhiqet nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili emërohet nga Komisioni për Emërime të Larta Publike, në pajtim me ligjin në fuqi. 16.3 Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës i raporton drejtpërdrejtë Kryesuesit. 16.4 Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës është përgjegjës për: a) përgatitjen e raporteve periodike dhe analizave për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës që kanë të bëjnë me çështjet politike të sigurisë; b) koordinimin e hartimit të strategjisë dhe politikave të sigurisë në Kosovë, përfshirë edhe ndërtimin e kapaciteteve, instrumentet e politikave dhe hulumtimit; dhe c) ofrimin e mbështetjes administrative dhe funksionale Këshillit të Sigurisë së Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Situations Center supports the Kosovo Security Council, coordinates operational activities, and receives information from relevant ministries, security institutions, and agencies.
Neni 17 Qendra e Situatave 17.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbështetet nga një Qendër e Situatave e cila i ofron informata të shpejta rreth gjendjes dhe koordinon aktivitetet operacionale në tërë Kosovën. Shërben si qendër operacionale për mbledhjen e informatave, analizave themelore dhe mbështetjes për menaxhim të krizave. 6 17.2 Të gjitha ministritë relevante, institucionet e sigurisë dhe agjencitë i ofrojnë informata Qendrës te Situatave. 17.3 Qendra e Situatave po ashtu mbështetet nga përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e cila është përgjegjëse për ndërlidhje me agjencitë e tyre përkatëse. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Prime Minister must establish an Intelligence Commission, which must report to the Kosovo Security Council.
Neni 18 Komisionet Koordinuese 18.1 Kryeministri themelon Komisionin për Inteligjencë. Komisioni për Inteligjencë përbëhet nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shërbimit Doganor, dhe çfarëdo agjencie apo organizate e autorizuar sipas ligjit ka mandat për kryerjen e aktiviteteve të inteligjencës. Komisioni i raporton Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe kryesohet nga Kryeministri apo personi i caktuar nga ai/ajo. 18.2 Komisioni koordinon aktivitetet e inteligjencës të organizatave dhe agjencive të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni për qëllim të: a) sigurimit që politikat e qeverisë në sektorin e inteligjencës janë duke u zbatuar sipas prioriteteve të përcaktuara; b) sigurimit të bashkëpunimit efikas në mes të agjencive dhe këmbimi i informacionit: 18.3 Këshilli i Sigurisë së Kosovës mund të themelojë edhe komisione sipas nevojës, të cilat i raportojnë Këshillit të Sigurisë së Kosovës. KREU IV DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Workers at the Situation Center or the Secretariat of the Kosovo Security Council must also have the relevant security clearance, in addition to the usual civil service hiring requirements.
Neni 19 Kualifikimet për punësim në Qendrën e Situatave dhe Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës Përveç kërkesave të zakonshme për punësim në Shërbimin Civil të Kosovës, punëtorët e Qendrës së Situatave ose Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës duhet të posedojnë edhe leje përkatëse për siguri, të përcaktuara me ligjin në fuqi. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: During the transitional period, eligible workers may receive temporary security permits for 6 months, and those permits may be extended once for up to another 6 months.
Neni 20 Dispozitat kalimtare 20.1 Këshilli i Sigurisë së Kosovës ushtron funksionet e tij pa paragjykime ndaj mandateve specifike të organizatave ndërkombëtare sikurse është përcaktuar me anë të zgjidhjes së statusit dhe Kushtetutës. 20.2 Deri në miratimin e procedurës për dhënien e lejeve përkatëse për siguri të përmendura në nenin 19 të këtij ligji, punëtorëve të Qendrës së Situatave dhe Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës mund t’u lëshohen leje të përkohshme për siguri, të cilat vlejnë për 6 muaj, në rast se ata punëtor i kanë dorëzuar të plotësuar pyetësorët për leje të sigurisë. Lejet e përkohshme për siguri mund të zgjaten një herë për një periudhë e cila nuk kalon gjashtë muaj të tjerë. 20.3 Paragrafi 2 i këtij neni vlen vetëm për individët e punësuar në Qendrën e Situatave apo në Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës para zbatimit të procedurës për dhënien e lejeve për siguri. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Secretary of the Kosovo Security Council presents its budget, and the Assembly of Kosovo approves it in accordance with applicable law.
Neni 21 Dispozitat përfundimtare 7 Buxheti i Këshillit të Sigurisë së Kosovës paraqitet nga ana e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe miratohet nga Kuvendi i Kosovës, në pajtim me ligjin në fuqi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 22 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën : 13.03.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-050 PËR THEMELIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in