LIGJI NR. 03/L-052 PЁR PROKURORINЁ SPECIALE TЁ REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS
This preamble states that the law is enacted to establish the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-052
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law is enacted to establish the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo. Ky nen themelon PSRK-në si organ prokurorial të përhershëm dhe të specializuar, me seli në Prishtinë. This article defines key terms used in the law, including EULEX Kosovo, the Kosovo Public Prosecutor’s Office, the applicable law, and the transition day. This article sets PSRK’s composition, special prosecutors’ rights and powers, and rules for assistance, delegation, notification, and withdrawal. The head prosecutor of PSRK must manage the office, issue internal instructions, keep media disclosures confidential, and may delegate or assign representation and acting functions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-052 PЁR PROKURORINЁ SPECIALE TЁ REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS
Showing 17 of 17
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law is enacted to establish the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 27 / 03 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-052 PЁR PROKURORINЁ SPECIALE TЁ REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 si dhe kapitulli i VII neni 109 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të themelimit të Prokurorisë Speciale tё Republikёs sё Kosovёs. Kuvendi i Republikës së Kosovës Miraton: LIGJIN PЁR PROKURORINЁ SPECIALE TЁ REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Ky nen themelon PSRK-në si organ prokurorial të përhershëm dhe të specializuar, me seli në Prishtinë.
Neni 1 Themelimi i PSRK-së 1. Prokuroria speciale e Republikës së Kosovës (më tej “PSRK”) themelohet me anë të këtij ligji si një organ prokurorial i përhershëm dhe i specializuar që vepron në kuadër të Prokurorit të Shtetit të Kosovës. 1.2 Selia e PSRK-së do të jetë në Prishtinë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including EULEX Kosovo, the Kosovo Public Prosecutor’s Office, the applicable law, and the transition day.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e këtij ligji: - “EULEX KOSOVË”- do të thotë Misioni i Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje i vendosur në Kosovë nga Bashkimi Evropian; -“Shefi i Komponentit të Drejtësisë”- do të thotë personi që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent që të punojë në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it”- do të thotë gjyqtari që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent për të punuar në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Kryeprokuror EULEX-it”- do të thotë prokurori që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent për të punuar në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Prokuror i EULEX-it”- do të thotë prokurori që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent për të punuar në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Prokuroria publike e Kosovës”- do të thotë organi i pavarur publik me përgjegjësi për të kryer hetimin e veprave penale, zbulimin dhe mbledhjen e provave dhe informatave më qëllim të fillimit dhe zhvillimit të procedurës penale, ndjekjen e personave të dyshuar për vepra penale, dhe kryerjen e funksioneve siç parashihen me ligjin në fuqi; 2 -“Kryeprokuror publik i Kosovës”- do të thotë prokurori publik që udhëheq Prokurorinë publike të Kosovës; -“Kryeprokuror i zyrës”- do të thotë prokurori publik që udhëheq prokurorinë komunale a të qarkut për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet në pajtim me ligjin në fuqi; -“Prokuror publik i Kosovës”- do të thotë shtetasi i Kosovës i emëruar si prokuror sipas ligjit në fuqi; -“Prokuror special”- do të thotë prokurori i EULEX-it ose prokurori publik i Kosovës që punon në PSRK; -“Agjenci për zbatimin e ligjit”- do të thotë policia e Kosovës dhe ndonjë organ apo agjenci tjetër e themeluar në Kosovë që në mënyrë legjitime mund të ushtrojë kompetenca të ngjashme dhe funksione tipike me ato të policisë së Kosovës në pajtim me ligjin në fuqi; ky përkufizim përfshin edhe policinë e EULEX-it; -“Ligji në fuqi”- do të thotë ligji në fuqi në Kosovë në përputhje me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut nr. 1999/24 mbi Ligjin në fuqi në Kosovë, dhe çfarëdo akti tjetër të ardhshëm normativ të nxjerrë në Kosovë nga organi kompetent pas miratimit të këtij ligji; -“KPPK”- do të thotë Kodi i përkohshëm penal i Kosovës, i shpallur me anë të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2003/25; -“KPPPK”- do të thotë Kodi i përkohshëm i procedurë penale i Kosovës i shpallur me anë të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2003/26; -“KPSFRJ”- do të thotë Kodi penal i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i ndryshuar dhe publikuar në Gazetën zyrtare nr. 44/76 të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë; -“LPK”- do të thotë Ligji penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i ndryshuar dhe publikuar në Gazetën zyrtare nr. 25/77 të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës; -“Dita e tranzicionit”- do të thotë dita në të cilën EULEX KOSOVË fillon mandatin e vet në Kosovë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article sets PSRK’s composition, special prosecutors’ rights and powers, and rules for assistance, delegation, notification, and withdrawal.
Neni 3 Përbërja dhe kompetencat e PSRK-së 3.1 PSRK-ja do të përbëhet nga dhjetë prokurorë publik të Kosovës. 3.2 Prokurorët publik të Kosovë që do të punojnë si prokurorë special do të jenë ata të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë përzgjedhur dhe emëruar në përputhje me procedurat e përcaktuara sipas ligjin në fuqi, për të punuar në Prokurorinë speciale të Kosovës siç është përcaktuar më herët me anë të Urdhëresës administrative të UNMIK-ut nr. 2006/15. 3.3 Pa marrë parasysh dispozitat e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, edhe prokurorët publik tjerë të Kosovës kanë të drejtë që të punojnë si prokurorë special. Ata përzgjidhen dhe emërohen sipas procedurave të përcaktuara në përputhje me ligjin në fuqi. 3.4 Përbërja e PSRK-së mund të ndryshohet sipas nevojave dhe ngarkesës me punë të zyrës dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi. 3.5 Prokurorët special do të kenë kompetencë dhe përgjegjësi për të ushtruar funksionet e tyre, duke përfshirë edhe kompetencat dhe përgjegjësinë për të zhvilluar hetime dhe ndjekur penalisht krimet që janë në kompetencë të veçantë dhe plotësuese të PSRK-së, në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat që veprojnë në Kosovë. 3 3.6 Çdo herë që PSRK-ja merr përgjegjësi për një lëndë që është në kompetencë të saj të veçantë a plotësuese, organet e zbatimit të ligjit dhe prokurorët që punojnë në Kosovë do t’i ofrojnë PSRK-së tërë ndihmën e kërkuar më qëllim të ushtrimit të drejtë të funksioneve dhe mandatit të kësaj zyre. 3.7 PSRK-ja mund të bashkërendojë dhe drejtojë hetimin dhe ndjekjen penale të lëndëve që janë në kompetencë të saj të veçantë a plotësuese nëpërmjet zyrave të prokurorëve të ndryshëm që punojnë në Kosovë. Prokurorët special do të kërkojnë dhe marrin ndihmë nga Kryeprokurorët që punojnë në Kosovë në çdo kohë që ata veprojnë për të bashkërenduar dhe drejtuar hetimin dhe ndjekjen penale të lëndëve për të cilat PSRK-ja ka marrë përgjegjësi. 3.8 Me autorizimin e Kryeprokurorit të PSRK-së, prokurorët special mund të delegojnë tek çdo prokuror që punon në Kosovë ndërmarrjen e aktiviteteve dhe veprimeve të veçanta të procedurës penale ose kryerjen e hetimeve apo ndjekjen penale të lëndëve për të cilën PSRK-ja ka marrë përgjegjësi. 3.9 Kryeprokurori i PSRK-së do të informojë, brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës, Kryeprokurorin e zyrës që ka juridiksion mbi lëndën, lidhur me autorizimin e dhënë në pajtim me paragrafin 8 të këtij neni. Kryeprokurori i zyrës mund të kërkojë nga Kryeprokurori i PSRK-së të rishqyrtojë vendimin lidhur me delegimin e veprimeve të veçanta procedurale apo të hetimit a ndjekjes specifike penale. 3.10 Prokurori i identifikuar sipas paragrafit 8 të këtij neni do të njoftojë menjëherë Kryeprokurorin e PSRK-së pas ndërmarrjes së aktivitetit ose veprimit, dhe do t’ia dorëzojë prokurorit special përgjegjës për hetimin a ndjekjen penale, të gjitha informatat, dokumentet dhe dosjet përkatëse të mbledhura sipas aktivitetit ose veprimit të deleguar procedural. 3.11 Në rrethana të delegimit të një hetimi a ndjekje të veçantë të rastit, prokurori i identifikuar sipas paragrafit 8 të këtij neni do të informojë prokurorin special përgjegjës lidhur me zhvillimet përkatëse që kanë të bëjnë me procedurën. Në çdo kohë gjatë procedurës Kryeprokurori i PSRK-së do të ketë kompetencë që të tërheq, për arsye të besueshme, hetimin ose ndjekjen e deleguar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The head prosecutor of PSRK must manage the office, issue internal instructions, keep media disclosures confidential, and may delegate or assign representation and acting functions.
Neni 4 Kryeprokurori i PSRK-së 4.1 Kryeprokuror i PSRK-së do të zgjidhet njëri nga prokurorët speciale në pajtim me procedurat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi. 4.2 Kryeprokurori i PSRK-së do të drejtoj aktivitetet e PSRK-së dhe të personelit të saj nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Kryeprokurorit publik të Kosovës. 4.3 Kryeprokurori i PSRK-së do të jetë përgjegjës për menaxhimin e PSRK-së dhe do të nxjerrë udhëzime të brendshme që rregullojnë aktivitetet e kësaj zyre dhe që janë në përputhje me ligjin në fuqi. Kryeprokurori i PSRK-së mund të kërkojë këshilla nga prokurorët special lidhur me përmbajtjet specifike të udhëzimeve të brendshme çdo herë që kjo është e nevojshme për funksionimin më të mirë të zyrës. 4.4 Kryeprokurori i PSRK-së do të përfaqësojë PSRK-në para personave dhe institucioneve tjera vendore, ndërkombëtare, publike dhe private. Kryeprokurori i PSRK-së mund të caktojë një prokuror tjetër special që të përfaqësojë PSRK-në para personave dhe institucioneve tjera vendore, ndërkombëtare, publike dhe private sipas nevojave dhe ngarkesës me punë të zyrës. 4.5 Kryeprokurori i PSRK-së ose ndonjë prokuror tjetër special i caktuar nga ai do të jetë përgjegjës për t’ju dhënë mediave informata lidhur me aktivitetin e PSRK-së. Në kryerjen e kësaj detyre, Kryeprokurori i PSRK-së ose personi i caktuar nga ai do t’ju përmbahet parimeve të konfidencialitetit dhe nuk do t’ia zbulojë publikut ose personave të paautorizuar informatat e ndjeshme. 4.6 Në rrethana kur PSRK-ja bashkëpunon me organizatat dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare, Kryeprokurori publik i Kosovës do të jetë përgjegjës për të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me publikimin e të dhënave dhe informatave në pajtim me ligjin në fuqi dhe në përputhje me modalitetet e përcaktuara me anë të marrëveshjeve përkatëse me organizatat dhe institucionet e njëjta. 4 4.7 Në rast të mungesës së tij, Kryeprokurori i PSRK do të caktojë një prokuror special që të ushtrojë funksionet e Kryeprokurorit të PSRK-së. Kryeprokurori i ZPKS-së t’ia delegojë funksionet e veta plotësisht ose pjesërisht një prokurori special të caktuar për një periudhë të caktuar kohore. KREU II KOMPETENCA E VEÇANTË E PSRK-së - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: PSRK has special power to investigate and prosecute the crimes listed in Article 5, including attempts and forms of participation.
Neni 5 Kompetenca e veçantë e PSRK-së 5.1 PSRK-ja do të ketë kompetencë të veçantë që të hetojë dhe ndjek penalisht krimet, edhe të atyre në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në krim si vijon: a) kryerjen e akteve të terrorizmit (neni 110, KPPK), b) moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale (neni 303, KPPK), moslajmërimi i veprave penale apo moslajmërimi i kryerësit të saj (neni 304, KPPK) dhe dhënia e ndihmës kryerësve (neni 305, KPPK) kur këto vepra kryhen në lidhje me terrorizmin (ndihma në kryerjen e veprave terroriste - neni 111, KPPK); c) lehtësimi i kryerjes së terrorizimit (neni 112, KPPK), organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste (neni 113, KPPK) d) gjenocidi (neni 116, KPPK); e) krimet kundër njerëzimit (neni 117, KPPK); f) krimet e luftës në kundërshtim të rëndë me konventat e Gjenevës (neni 118, KPPK), krimet e luftës si shkelje e rëndë e ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e armatosur ndërkombëtar (neni 119, KPPK), krimet e luftës për shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët me konventat e Gjenevës (neni 120, KPPK), krimet e luftës të cilat paraqesin shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë në karakterit ndërkombëtar (neni 121, KPPK); g) sulmet në konfliktet e armatosura të një karakteri jo ndërkombëtar kundër instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme (neni 122, KPPK); h) rekrutimi dhe regjistrimi i personave midis moshës pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet në konfliktin e armatosur (neni 123, KPPK); i) përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit (neni 124, KPPK); j) organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës (neni 128, KPPK); k) rrezikimi i personave në mbrojtje ndërkombëtare (neni 141, KPPK); l) përvetësimi i paligjshëm, shfrytëzimi, transferi dhe vendosja e materialeve nukleare (neni 144, KPPK); m) kërcënimi për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes a të plaçkitjes së materialit nuklear (neni 145, KPPK); n) krimi i organizuar (neni 274, KPPK), kërcënimi gjatë procedurave penale për krim të organizuar (neni 310, KPPK); o) veprat penale të paraqitura në nenin 10 të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2004/2 mbi Pengimin e larjes së parave dhe veprave të ngjashme penale. 5.2 Në pajtim me ligjin në fuqi para hyrjes në fuqi të KPPK-së, PSRK-ja gjithashtu do të ketë kompetencë të veçantë për hetimin dhe ndjekjen e krimeve, edhe të atyre në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në krim si vijon: a) terrorizmi (neni 125, KPRSFJ), krimet e përcaktuara sipas neneve 2, 3, 4, 5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/12 mbi Ndalimin e terrorizmit dhe akteve tjera të ngjashme sipas përkufizimeve të paraqitura në nenin 1 të Rregullore së UNMIK-ut nr. 2001/12 dhe duke marrë parasysh dispozitat e nenit 6 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/12; b) të gjitha krimet e paraqitura në nenet 141-155 të KPRSFJ-së. 5 5.3 Para fillimi të gjykimit kryesor, PSRK-ja do të ketë kompetencë që t’i marrë përsipër lëndët që janë në kompetencë të saj të veçantë dhe që janë hetuar a ndjekur penalisht nga organet kompetente në pajtim me ligjin në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Prosecutors in Kosovo must report relevant criminal reports or cases up the chain, and police regional commanders must send related initial reports to the PSRK Chief Prosecutor.
Neni 6 Ushtrimi i kompetencës së veçantë të PSRK-së 6.1 Të gjithë prokurorët që punojnë në Kosovë do të informojnë Kryeprokurorin e zyrës së tyre për ndonjë raport penal verbal ose me shkrim, apo për ndonjë lëndë që aktualisht është nën hetime a ndjekje, nga i cili është e arsyeshme që të besohet se krimi i paraqitur në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 5 të këtij ligji mund të jetë kryer. 6.2 Informata e paraparë sipas në paragrafit 1 të këtij neni do t’i përcjellët Kryeprokurorit përkatës sa me shpejtë që të jetë e mundur dhe në çdo rast brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës. Në raste urgjente, prokurorët do t’ia përcjellin informatën Kryeprokurorit brenda një afati me të shkurtër të përcaktuar po ashtu nga Kryeprokurori publik i Kosovës. 6.3 Kryeprokurori i zyrës do ta informojë Kryeprokurorin e PSRK-së dhe Kryeprokurorin publik të Kosovës sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe në çdo rast brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës për çdo raport penal verbal a me shkrim apo për çdo lëndë për të cilën ai është njoftuar në përputhje me dispozitat e paraqitura në paragrafin 2 të këtij neni. 6.4 Në rast se Kryeprokurori i PSRK-së pajtohet që raporti penal ose lënda sipas paragrafit 3 të këtij neni në mënyrë të arsyeshme bie në kompetencë të veçantë të PSRK-së, atëherë Kryeprokurori publik do t’ia dërgojë raportin penal ose lëndën së bashku me të gjitha dokumentet dhe dosjet përkatëse Kryeprokurorit të PSRK-së. 6.5 Kryeprokurori do të sigurojë që të dhënat dhe informatat e ndjeshme të mos ju zbulohen personave të paautorizuar gjatë dorëzimit të raporteve penale, dosjeve të lëndës dhe të gjitha dokumenteve dhe dosjeve tjera përkatëse. Dorëzimi do të bëhet brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës nga koha kur Kryeprokurori i PSRK-së t’i këtë dhënë Kryeprokurorit të qarkut pëlqimin e tij në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni. 6.6 Prokurori përgjegjës për hetim që ka përcjellë informatën sipas paragrafit 1 të këtij neni do të jetë përgjegjës për çdo veprim procedural të nevojshëm për zhvillimin e shpejtë të hetimit a ndjekjes përderisa PSRK-ja të marrë përgjegjësinë për atë hetim a ndjekje. 6.7 Të gjitha vendimet e marra nga organet gjyqësore të cilat janë kompetente për të zhvilluar procedurën derisa PSRK-ja të marrë përgjegjësinë për hetim ose ndjekje do të mbesin të vlefshme dhe në fuqi. 6.8 Komandantët rajonal të policisë së Kosovës do t’ia dorëzojnë Kryeprokurorit të PSRK-së, sa me shpejtë që të jetë e mundur dhe në çdo rast brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, kopjen e raportit fillestar ose të njoftimit të krimit që agjencitë e zbatimit të ligjit që veprojnë nën kompetencat e tyre mund të kenë nxjerrë lidhur me sjelljet e supozuara kriminale që kanë ndodhur në territorin e kompetencës së tyre, për të cilat janë njoftuar prokurorët përkatës dhe që mund të jenë në kompetencë të veçantë të PSRK-së. Komandantët rajonal mund të shtojnë vërejtje në shkresat e tyre dhe mund t’ua delegojnë detyrat e tyre komandantëve të stacioneve në Kosovë që janë nën autoritetin e tyre ashtu siç përcaktohet me anë të këtij neni. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kur PSRK-ja merr përgjegjësinë për një hetim ose ndjekje penale dhe Kryeprokurori i PSRK-së mendon se nuk ka arsye për ushtrimin e kompetencës së veçantë, zbatohen mutatis mutandis dispozitat e nenit 14, paragrafët 1-11.
Neni 7 Trasferimi i lëndëve nga PSRK-ja Pasi që PSRK-ja të ketë marrë përgjegjësinë për një hetim a ndjekje penale në pajtim me dispozitat e paraqitura në paragrafin 3 të nenit 5 ose paragrafin 4 të nenit 6 të këtij ligji, dhe Kryeprokurori i PSRK-së beson se nuk ka, apo nuk ka arsye tjera që PSRK-ja të ushtrojë kompetencën e vet të veçantë, atëherë do të aplikohen mutatis mutandis dispozitat e paraqitura në paragrafët 1-11 të nenit 14 të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: PSRK-ja ka kompetencë të veçantë për të hetuar dhe ndjekur penalisht krime të referuara nga organet kompetente të gjykatave ndërkombëtare.
Neni 8 6 Kompetenca e veçantë e PSRK-së për lëndët e deleguara nga gjykatat ndërkombëtare PSRK-ja do të ketë kompetencë të veçantë për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet, duke përfshirë format e ndryshme të tentimeve dhe të bashkëpunimit në krime të cilat mund të referohen nga organet kompetente të gjykatave ndërkombëtare, siç janë Tribunali ndërkombëtar për krime në ish-Jugosllavi i themeluar me anë të Rezolutës nr. 827 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tek autoritetet e Kosovës për hetim dhe/ose ndjekje në përputhje me procedurat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi dhe me marrëveshjet ndërmjet organeve kompetente. KREU III KOMPETENCA PLOTËSUESE E PSRK-së - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article gives PSRK supplementary power to investigate and prosecute listed crimes, and requires prosecutors and some police/prosecutorial offices to report related cases within set deadlines.
Neni 9 Kompetenca plotësuese e PSRK-së 9.1 PSRK-ja do të ketë kompetencë plotësuese, sipas modaliteteve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet, edhe të atyre në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimin në krim si në vijon: a) sulm kundër rendit juridik të Kosovës (neni108, KPPK); b) nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mos durimit kombëtar, racor, fetar a etnik (neni 115, KPPK); c) rrëmbimi i fluturakes (neni 132, KPPK); d) rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil (neni 133, KPPK), rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar (neni 134, KPPK), rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosur në pragun kontinental (neni 135, KPPK), piratëria (neni 136, KPPK); e) kontrabandimi me emigrantë (neni 138, KPPK); f) trafikimi me njerëz (neni 139, KPPK); g) rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to (neni 142, KPPK); h) vrasja (neni 146, KPPK), vrasja e rëndë (neni 147, KPPK); i) marrja e pengjeve (neni 143, KPPK); j) shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës (neni 158, KPPK); k) rrëmbimi i personit (neni 159, KPPK); l) tortura (neni 165, KPPK); m) veprat penale kundër integritetit seksual të paraqitura në nenet 193-204 të KPPK-së çdoherë që ato janë të dënueshme me pesë ose më tepër vite burgim duke marrë parasysh maksimumin e sanksionimit të mundshëm të paraparë me ligj; n) blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike (neni 229, KPPK), prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe i substancave psikotropike (neni 230, KPPK); o) shkaktimi i bankrotimit (neni 234, KPPK), dëmtimi i kreditorëve (neni 235 KPPK), keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi (neni 236, KPPK), lidhja e kontratave të dëmshme (neni 237, KPPK); p) falsifikimi i parasë (neni 244, KPPPK); q) organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm (neni 243, KPPK), shmangia nga tatimi (neni 249, KPPK); r) pranim i paarsyeshëm i dhuratave (neni 250, KPPK), dhënia e pa arsyetueshme e dhuratave (neni 251, KPPK); s) rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo të grabitjes (neni 256, KPPK), Mashtrimi (neni 261); t) shtrëngimi (neni 267, KPPK); u) furnizimi, transporti, prodhimi ose shitja e paautorizuar e armëve (neni 327, KPPK); v) pjesëmarrja në grup që kryen vepër penale (neni 320, KPPK); w) shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit (neni 339, KPPK), pranimi i ryshfetit (neni 343, KPPK), dhënia e ryshfetit (neni 344, KPPK)) z) përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës (neni 340, KPPK), mashtrimi në detyrë (neni 341, KPPK). 9.2 Sipas modaliteteve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji dhe në pajtim me ligjin në fuqi para hyrjes në fuqi të KPPK-së, ZSPK-ja gjithashtu do të ketë kompetencë plotësuese për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve, edhe të atyre në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimin në krim si 7 në vijon: a) vrasja (neni 30, LPK) dhe krimet tjera të paraqitura në nenet 31-34 të LPK-së; b) trafikimi me njerëz (neni 2, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/4 mbi Ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë); c) krimet e paraqitura në nenet 74-82 të LPK-së (veprat penale kundër dinjitetit të personalitetit dhe moralit) të ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/1 mbi ndryshimin e Ligjit në fuqi për veprat penale që kanë të bëjnë me dhunën seksuale çdoherë që ato janë të dënueshme me burgim me pesë ose më tepër vite burgim duke marrë parasysh maksimumin e sanksionimit të mundshëm të paraparë me ligj; d) prodhimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve (neni 245 KPRSFJ): e) nxitja e urrejtjes kombëtare, racore a fetare, grindjes ose armiqësisë, (neni 134, KPRSFJ) dhe nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik (neni 1, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/4); f) rrëmbimi i fluturakes (neni 240, KPRSFJ); g) rrezikimi i sigurisë së fluturimit të fluturakes (neni 241, KPRSFJ). h) rastet e rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitjes (neni 138, LPK), plaçkitja (neni 141, LPK); i) shtrëngimi (neni 149, LPK); j) marrja e ryshfetit (neni 222, LPK), dhënia e ryshfetit (neni 223, LPK); k) mashtrimi në detyrë (neni 215, LPK) l) përvetësimi (neni 219, LPK)); 9.3 Të gjithë prokurorët që punojnë në Kosovë do ta informojnë, me anë të telefonit apo mjeteve tjera, Kryeprokurorin e PSRK-së, sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe jo më vonë se njëzetekatër orë pas kohës kur ata njoftohen lidhur me çdo raport penal verbal apo të shkruar që aktualisht është nën hetim a ndjekje penale dhe që bie në kategoritë e krimeve të përmendura në pikat e), f), n), p), t) dhe u) të paragrafit 1 të këtij neni dhe në pikat b), d) dhe i) të paragrafit 2 të këtij neni. Kryeprokurori i PSRK-së do të përcaktojë nëse ekzistojnë indikacione apo fakte relevante të rastit të krimit të organizuar, dhe në qoftë se ekziston dyshimi i bazuar se raporti verbal a me shkrim, lënda apo ndjekja penale përmban indikacione apo fakte relevante të rastit të krimit të organizuar, atëherë Kryeprokurori i PSRK-së mund të ushtrojë kompetencën e tij mbi lëndën apo ndjekjen penale në pajtim me pikën n), paragrafi 1 i nenit 5 dhe paragrafin 3 të nenit 5 të këtij ligji. 9.4 Të gjithë prokurorët që punojnë në Kosovë do të jenë të obliguar që të informojnë deri në afatin e përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës, Kryeprokurorin e zyrës se tyre për çdo raport penal apo për lëndët që aktualisht janë nën hetime a ndjekje penale dhe që shpijnë tek dyshimi i bazuar se krimi i përshkruar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni mund të jetë kryer. Kryeprokurori përkatës do t’i raportojë Kryeprokurorit publik të Kosovës dhe Kryeprokurorit të PSRK-së, deri në afatin e përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës, për të gjitha lëndët e mëhershme të lajmëruar në zyrat e tyre në pajtim me këtë nen. 9.5 Kryeprokurori i zyrës do t’ia paraqes, me kërkesë të tyre, Kryeprokurorit publik të Kosovës dhe Kryeprokurorit të PSRK-së të gjitha informatat përkatëse që kanë të bëjnë me lëndët e referuara në paragrafin 4 të këtij neni duke përfshirë edhe informatat që mundësojnë identifikimin e lëndëve individuale. 9.6 Brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës, Kryeprokurorët e zyrave të ndryshme do t’ia paraqesin Kryeprokurorit publik të Kosovës dhe Kryeprokurorit të PSRK-së një raport të mbyllur ku përshkruhet statusi aktual i lëndëve që janë raportuar më herët sipas paragrafit 4 të këtij neni të këtij ligji, dhe do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që të dhënat dhe informacionet të mos zbulohen tek personat e paautorizuar. 9.7 Pas kërkesës së Kryeprokurorit të PSRK-së, komandantët rajonal të policisë së Kosovës do t’ia paraqesin Kryeprokurorit të PSRK-së një kopje të raportit fillestar ose të njoftimit të krimit të cilin e kanë nxjerrë agjencitë e zbatimit të ligjit lidhur me sjelljet e supozuara kriminale që kanë ndodhur në territorin e kompetencës së tyre, dhe për të cilat prokurorët janë njoftuar gjatë muajit të kaluar dhe të cilat mund të bien në kategoritë e përshkruara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. Komandantët rajonal mund të shtojnë 8 vërejtje në shkresat e tyre dhe mund t’ua delegojnë detyrat e tyre komandantëve të stacioneve në Kosovë që janë nën autoritetin e tyre ashtu siç përcaktohet me anë të këtij neni. 9.8 Kur raporti fillestar apo njoftimi i krimit i referohet krimeve të përshkruara në pikat e), f), n), p), t) dhe u) të paragrafit 1 të këtij neni dhe në pikat b), d), dhe i) të paragrafit 2 të këtij neni, komandanti rajonal do t’ia përcjellë Kryeprokurorit të PSRK-së një kopje të dokumenteve relevante sa me shpejtë që të jetë e mundur dhe në çdo rast brenda njëzetekatër orëve. Kryeprokurori i PSRK-së përcakton nëse ekzistojnë indikacione apo fakte relevante të një rasti të krimit të organizuar, dhe në qoftë se ekziston dyshimi i bazuar se raporti verbal a me shkrim, lënda apo ndjekja penale përmban indikacione apo fakte relevante të rastit të krimit të organizuar, atëherë Kryeprokurori i PSRK-së mund të ushtrojë juridiksionin e tij mbi lëndën apo ndjekjen penale në pajtim me pikën n) paragrafi 1 i nenit 5 dhe paragrafin 3 të nenit 5 të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: PSRK must use its supplementary competence for certain crimes when the legal interest criteria are met.
Neni 10 Ushtrimi i kompetencës plotësuese nga PSRK-ja 10.1 Kur është në interes të hetimit a ndjekjes së duhur të krimeve, PSRK-ja do të ushtrojë kompetencën e vet plotësuese lidhur me veprat penale të paraqitura në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij ligji. 10.2 Për qëllimet e këtij ligji është në interes të hetimit a ndjekjes së duhur të krimeve të paraqitura në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij ligji që çdoherë njëra nga kriteret e mëposhtme të jetë plotësuar: a) është e arsyeshme të besohet se sjellja e supozuar kriminale është pjesë e një fenomeni kriminal serioz që ndodhë ose ka ndodhur në vende të ndryshme të Kosovës dhe që mund të jetë në kompetencë territoriale të gjykatave të ndryshme sipas ligjit në fuqi, më qëllim që të garantohet një bashkërendim unik i hetimit a ndjekjes penale; b) është e arsyeshme të besohet se sjellja e supozuar kriminale është pjesë e një aktiviteti kriminal më të gjerë tej kombëtar që bën të nevojshëm bashkëpunimin ndërkombëtar për të arritur një hetim a ndjekje tërësore të krimit; c) ekziston dyshimi i bazuar lidhur më përpjekjet e paligjshme për të ndikuar në hetimin ose ndjekjen e sjelljes së supozuar kriminale; d) sjellja e supozuar kriminale rrezikon ose ka rrezikuar funksionimin e stabilitetit të shtetit ose të organeve të tij, apo funksionimin e stabiliteti të institucioneve publike ose të organeve të tyre që veprojnë në Kosovë; e) ekziston dyshimi i bazuar se PSRK-ja, për shkak të rrethanave të veçanta, ose të komplikimit, a të natyrës së sjelljes së supozuar kriminale, është organi i vetëm që mund të realizojë një hetim ose ndjekje tërësore të krimit. 10.3 Para se aktakuza të marrë formën e prerë, Kryeprokurori i qarkut do të propozojë me shkrim trasferimin tek PSRK-ja të hetimit a të ndjekjes penale të çdo krimi të përshkruar në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij ligji, nëse ekzistojnë fakte për të besuar që se paku njëri nga kriteret e paraqitura në paragrafin 2 të këtij neni është plotësuar lidhur më lëndën përkatëse. Propozimi lidhur me trasferimin e lëndës do t’i drejtohet Kryeprokurorit të PSRK-së. 10.4 Kryeprokurori i identifikuar sipas paragrafit 3 të këtij neni do ta informojë Kryeprokurorin publik të Kosovës lidhur me propozimin e tij. Me kërkesë të Kryeprokurorit të PSRK-së, Kryeprokurori do të kujdeset që t’ia dërgojë në mënyrë konfidenciale Kryeprokurorit të PSRK-së një kopje të të gjitha dokumenteve dhe informatave përkatëse për lëndën, së bashku më një raport duke nënvizuar arsyen për kërkesën dhe duke identifikuar qartazi së paku njërin nga kriteret e paraqitura në paragrafin 2 të këtij neni. 10.5 Dokumentet origjinale do të mbahen nga prokurori që është përgjegjës për të hetuar dhe ndjekur krimin sipas ligjit në fuqi. Vetëm në rast se PSRK-ja vendos që të marrë përgjegjësinë për lëndën, dokumentet dhe dosja origjinale do t’i dërgohen PSRK-së në përputhje me paragrafin 7 të këtij neni. 10.6 Kryeprokurori i PSRK-së do të marrë vendim lidhur me propozimin e Kryeprokurorit përkatës të referuar në paragrafin 3 të këtij neni brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës dhe që nga koha e pranimit të propozimit. Deri në kohën kur Kryeprokurori i PSRK-së të 9 marrë përgjegjësinë për lëndën, prokurori që tashmë është përgjegjës për hetimin do t’i ushtrojë të gjitha detyrat e tij që kanë të bëjnë me ndjekjen dhe hetimin e sjelljes së supozuar kriminale. 10.7 Nëse Kryeprokurori i PSRK-së vendos që të marr përgjegjësinë për lëndën, ai do ta njoftojë Kryeprokurorin e identifikuar sipas paragrafit 3 të këtij neni lidhur me atë vendim. Kryeprokurori përkatës do t’ia dorëzojë PSRK-së të gjitha dosjet dhe materialin dhe do të jetë përgjegjës që të sigurojë që të dhënat dhe informatat e ndjeshme të mos zbulohen tek personat e paautorizuar gjatë fazës së dorëzimit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Rregullohet refuzimi i propozimit për transfer të lëndës nga PSRK-ja dhe procedura e rishqyrtimit.
Neni 11 Kundërshtimi i propozimit për të marrë përgjegjësi për lëndën nga ana e PSRK-së dhe procedura e rishqyrtimit 11.1 Kryeprokurori i PSRK-së do ta refuzojë propozimin e Kryeprokurorit të identifikuar sipas paragrafit 3 të nenit 10 të këtij ligji lidhur me trasferin e lëndës në çdo kohë që ai beson se vepra penale nuk është nga ato të paraqitura në paragrafët 1 ose 2 të nenit 9 të këtij ligji ose asnjëri nga kriteret e paraqitura në paragrafin 2 të nenit 10 të këtij ligji nuk është plotësuar. 11.2 Kryeprokurori i PSRK-së do ta informojë Kryeprokurorin përkatës dhe Kryeprokurorin publik të Kosovës lidhur me vendimin e tij për të refuzuar propozimin për transferim. Kryeprokurori i PSRK-së do t’ia dërgojë Kryeprokurorit përkatës një vendim me shkrim brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës dhe që do të fillojë nga koha kur propozimi është refuzuar. Vendimi me shkrim do të përfshijë arsyet për refuzim. 11.3 Brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës dhe që do të fillojë nga koha e dorëzimit të vendimit me shkrim ku kundërshtohet propozimi për transfer, Kryeprokurori i identifikuar sipas paragrafit 3 të nenit 10 të këtij ligji mund të kërkojë nga Kryeprokurori publik i Kosovës që të bëjë rishqyrtimin e vendimit të marrë nga Kryeprokurori i PSRK-së. Kryeprokurori i identifikuar sipas paragrafit 3 të nenit 10 të këtij ligji do t’ia bashkëngjis vendimin e Kryeprokurorit të PSRK-së dokumenteve të dërguara me kërkesën për rishqyrtim. 11.4 Nëse Kryeprokurori paraqet kërkesë për rishqyrtim, ai do t’ia dërgojë Kryeprokurorit publik të Kosovës një kopje të raporteve penale ose të lëndës së bashku më të gjitha dokumentet dhe dosjet përkatës. Në të njëjtën ditë që kërkesa për rishqyrtim është paraqitur, Kryeprokurori i qarkut ia dërgon një kopje të kërkesës Kryeprokurorit të PSRK-së. 11.5 Brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës dhe që do të fillojë nga koha e dorëzimit të kopjes së kërkesës për shqyrtim, Kryeprokurori i PSRK-së mund t’ia dërgojë vërejtjet e tij Kryeprokurorit publik të Kosovës ose mund të vendos që të mos dërgojë vërejtje. Një kopje e vërejtjeve lidhur me kërkesën për rishqyrtim ose e shkresës për mos ushtrimin e kësaj të drejte do t’i dërgohet Kryeprokurorit publik të Kosovës dhe Kryeprokurorit të identifikuar sipas paragrafit 3 të nenit 10 të këtij ligji. 11.6 Pas shqyrtimit të kërkesës për shqyrtim dhe të vërejtjeve të mundshme, Kryeprokurori publik i Kosovës do të vendos që ta konfirmojë vendimin ose të refuzojë atë. Kërkesa për rishqyrtim do të vendoset brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës dhe që do të fillojë nga koha e dorëzimit të saj me vërejtjet ose që nga koha e vendimin për të mos dërguar vërejte të paraparë në paragrafin 5 të këtij neni. Vendimi lidhur me kërkesën për rishqyrtim do të jetë i formës së prerë. 11.7 Kryeprokurori publik i Kosovës do t’ia dërgojë një kopje të vendimit lidhur me rishqyrtimin Kryeprokurorit përkatës dhe Kryeprokurorit të PSRK-së. 11.8 Në rast se Kryeprokurori publik i Kosovës refuzon vendimin e Kryeprokurorit të PSRK-së, PSRK-ja do të jetë përgjegjëse për të kryer hetimin a ndjekjen e rastit. Dispozitat e paraqitura në paragrafin 7 të nenit 10 të këtij ligji për dorëzimin e lëndës do të zbatohen mutatis mutandis. 11.9 Të gjitha detyrat që kanë të bëjnë me hetimin dhe ndjekjen e mundshme të veprave të supozuara penale i mbesin prokurorit kompetent përderisa PSRK-ja të marrë përgjegjësinë për lëndën ose 10 Kryeprokurori publik i Kosovës të konfirmojë ose refuzojë vendimin e Kryeprokurorit të PSRK-së. Nëse Kryeprokurori publik i Kosovës konfirmon vendimin e Kryeprokurorit të PSRK-së për refuzimin e propozimit për transferim, prokurori kompetent do të vazhdojë të jetë përgjegjës për lëndën. 11.10 Të gjitha veprimet procedurale të ndërmarra nga prokurori sipas paragrafit 9 të këtij neni para vendimit të Kryeprokurorit publik të Kosovës lidhur me kërkesën për rishqyrtim do të mbesin të vlefshme dhe në fuqi. 11.11 Të gjitha vendimet e marra nga organet gjyqësore të cilat janë kompetente që të vendosin për lëndën para vendimit të Kryeprokurorit publik të Kosovës lidhur me kërkesën për rishqyrtim do të mbesin të vlefshme dhe në fuqi. 11.12 Në çdo kohë gjatë procedurave por para se aktakuza të bëhet e formës së prerë, Kryeprokurori i zyrës kompetente mund ta ripërtërijë propozimin për transfer të së njëjtës lëndë tek Kryeprokurori i PSRK-së. Në këtë rast, propozim për transfer duhet të bazohet në ekzistimin e provave të reja ose të dëshmive të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën kur propozimi i mëhershëm i është paraqitur Kryeprokurorit të PSRK-së dhe pastaj është refuzuar. Mosrespektimi i dispozitës së paraqitur në këtë nen do të shpie në kundërshtimin e propozimit të ri. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: PSRK and its Chief Prosecutor may take over certain criminal investigations or prosecutions, and must notify the relevant prosecutors when they do.
Neni 12 Kompetenca e PSRK-së për lëndët e ndërlidhura me ato që janë në juridiksionin e saj 12.1 Çdoherë që PSRK-ja merr përgjegjësi për një lëndë që është në kompetencë të saj të veçantë a plotësuese, Kryeprokurori i PSRK-së mund t’i marrë përsipër hetimet a ndjekjet e veprave të supozuara penale që aktualisht zhvillohen nga prokurorët tjerë që punojnë në Kosovë nëse veprimet duken të jenë drejtpërsëdrejti të ndërlidhura dhe provat të përbashkëta. 12.2 Çdoherë që PSRK-ja ushtron kompetencën e vet plotësuese për një lëndë sipas pikës a), paragrafi 2 i nenit 10 të këtij ligji, Kryeprokurori i PSRK-së mund të marrë përsipër çdo hetim a ndjekje të veprave të supozuara penale që aktualisht zhvillohen nga prokurorët tjerë që jetojnë në Kosovë, nëse Kryeprokurori i PSRK-së beson se vepra e supozuar mund të jetë pjesë e një fenomeni kriminal serioz përfshirë edhe atë që ndodhë ose ka ndodhur në vende të ndryshme të Kosovës e që mund të jetë në kompetencë territoriale të gjykatave të ndryshme në përputhje me ligjin në fuqi. 12.3 PSRK-ja mund të marrë përsipër lëndët tjera në përputhje me dispozitat e paraqitura në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni në çdo kohë gjatë procedurës. Në ushtrimin e kësaj të drejte, PSRK-ja nuk do të jetë e detyruar ndaj kufizimeve të parapara në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 5, në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 9 dhe paragrafin 3 të nenit 10 të këtij ligji. 12.4 Çdoherë që PSRK-ja merr përsipër hetimet a ndjekjet penale sipas dispozitave të paraqitur në paragrafët 1,2 dhe 3 të këtij neni, Kryeprokurori i PSRK-së do ta njoftojë për arsyet e marrjes së vendimeve të tij Kryeprokurorin përkatës të zyrës që ka juridiksion për lëndën si dhe Kryeprokurorin publik të Kosovës. KREU IV JURIDIKSIONI PËR LËNDËT E HETUARA OSE TË NDJEKURA PENALISHT NGA PSRK-ja DHE TRANSFERIMI I PËRGJITHSHËM I LËNDËVE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: When PSRK takes over a case, the competent court must be identified under the law, prior procedural acts and decisions remain valid, and for security reasons the case may be assigned to a three-member panel at different locations in Kosovo.
Neni 13 Juridiksioni për lëndët e marra përsipër nga PSRK-ja 13.1 Pasi që PSRK-ja të ketë marrë përgjegjësinë për një lëndë dhe për të gjitha fazat e procedurës pas ngritjes së aktakuzës dhe nëse PSRK-ja është përgjegjëse për hetimin a ndjekjen, atëherë do të identifikohet një gjykatë kompetente në pajtim me ligjin në fuqi. 13.2 Pasi që PSRK-ja të ketë marrë përgjegjësinë për lëndën, të gjitha veprimet procedurale dhe të gjitha vendimet tashmë të marra nga prokurorët ose gjykatësit kompetent për lëndën do të mbesin të vlefshme dhe në fuqi. 11 13.3 Nëse është e arsyeshme dhe për shkaqe të sigurisë, gjykata kompetente e identifikuar sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të caktohet në kolegj prej tre anëtarësh në vende të ndryshme brenda territorit të Kosovës në përputhje me autorizimin e kryetarit të gjykatës së instancës me të lartë pas kërkesës së gjyqtarit të procedurës paraprake apo të Kryetarit të kolegjit. Palët në procedurë do të njoftohen për vendin e ri të gjykimit pa vonesë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Rregullon kthimin dhe transferimin e lëndëve nga PSRK-ja, si dhe procedurën e rishqyrtimit kur çështja del jashtë kompetencës së saj të veçantë ose plotësuese.
Neni 14 Transferimi i lëndëve nga PSRK-ja gjatë procedurës gjyqësore dhe procedurës së rishqyrtimit 14.1 Nëse Kryeprokurori i PSRK-së beson se nuk ka arsye për PSRK-në që të ushtrojë kompetencën e vet të veçantë a plotësuese, në çdo kohë gjatë procedurës por para se aktakuza të marrë formën e prerë, Kryeprokurori i PSRK-së do t’ia kthejë Kryeprokurorit të zyrës që ka juridiksion për lëndën raportet penale ose lëndën së bashku me të gjitha dokumentet dhe dosjet përkatëse të pranuara sipas paragrafit 4 të nenit 6 ose paragrafit 7 të nenit 10 të këtij ligji, ose të marra sipas paragrafit 3 të nenit 5 ose paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 12 të këtij ligji. Kryeprokurori i PSRK-së gjithashtu do të përfshijë edhe dokumentet tjera të mbledhura gjatë hetimit të mundshëm të mëtutjeshëm të zhvilluar nga prokurorët special. 14.2 Kryeprokurori i PSRK-së do të përfshijë një vendim me shkrim në dokumente varësisht nga referimi së bashku me tërë materialin dhe provat e mbledhura gjatë zhvillimit të hetimit që arsyeton vendimin e tij. 14.3 Të gjitha veprimet procedurale dhe vendimet e ndërmarra nga prokurorët special dhe nga gjykata kompetente para referimit të lëndës sipas paragrafit 1 të këtij neni do të mbesin të vlefshme dhe në fuqi. 14.4 Në rastin e paraparë sipas paragrafit 1 të këtij neni, Kryeprokurori përkatës publik do t’ia ktheje raportet penale ose lëndën me të gjitha dokumentet dhe dosjet përkatëse prokurorit kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, sa me shpejtë që të jetë e mundur, dhe në çdo rast brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës pasi që ato t’i janë dorëzuar atij. 14.5 Brenda afatit të përgjithshëm që do të përcaktohet nga Kryeprokurori publik i Kosovës dhe që do të fillojë nga koha e dorëzimit të raporteve penale ose të lëndës së bashku me të gjitha dokumentet dhe dosjet përkatëse në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni, Kryeprokurori përkatës mund të kërkojë nga Kryeprokurori publik i Kosovës që të bëjë rishqyrtimin e vendimit të marrë nga Kryeprokurori i PSRK-së. 14.6 Nëse Kryeprokurori përkatës paraqet kërkesë për rishqyrtim, ai do t’ia dërgojë Kryeprokurorit publik të Kosovës një kopje të raporteve penale ose të lëndës së bashku me të gjitha dokumentet dhe dosjet përkatëse. Kryeprokurori që ka kërkuar rishqyrtimin do t’ia bashkëngjis dokumenteve të dërguara më qëllim të rishqyrtimit një kopje të vendimit të Kryeprokurorit të PSRK-së. Në të njëjtën ditë që është paraqitur kërkesa për rishqyrtim, Kryeprokurori përkatës do t’ia dërgojë Kryeprokurorit të PSRK-së një kopje të kërkesës për shqyrtim. Paragrafët 5 dhe 6 të nenit 11 të këtij ligji do të zbatohen mutatis mutandis. 14.7 Kryeprokurori publik i Kosovës do t’ia dërgojë një kopje të vendimit lidhur me rishqyrtimin Kryeprokurorit përkatës dhe Kryeprokurorit të PSRK-së. Në rast se Kryeprokurori publik i Kosovës refuzon vendimin e Kryeprokurorit të PSRK-së, PSRK-ja do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e hetimit a ndjekjes. 14.8 Prokurori kompetent i identifikuar nga Kryeprokurori përkatës sipas paragrafit 4 të këtij neni do të jetë përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e krimeve përderisa Kryeprokurori publik i Kosovës të vendos lidhur me kërkesën për rishqyrtim të Kryeprokurorit. I njëjti prokuror do të jetë përgjegjës për zhvillimin e procedurave penale nëse Kryeprokurori publik i Kosovës konfirmon vendimin e Kryeprokurorit të PSRK- së të marrë sipas paragrafit 1 të këtij neni. 14.9 Të gjitha vendimet e marra nga organet gjyqësore që janë kompetente për të vendosur për lëndën para vendimit të Kryeprokurorit publik të Kosovës lidhur me kërkesën për rishqyrtim do të mbesin të vlefshme dhe në fuqi. 14.10 Në çdo kohë gjatë procedurës por para se aktakuza të merr formën e prerë, lënda ose hetimi që 12 PSRK-ja tashmë e ka kthyer sipas paragrafit 1 të këtij neni do t’i transferohet pas përsëri PSRK-së sipas dispozitave të paraqitura në këtë ligj nëse elementet e reja ose dispozitat e zbuluara rishtazi në mënyrë të arsyeshme na bëjnë të besojmë se ZSPK-ja ushtron kompetencën e saj të veçantë ose kompetencën plotësuese. 14.11 Kryetari i PSRK-së do t’ia transferohet pas Kryeprokurorit të zyrës që do të ketë juridiksion për lëndën, të njëjtën lëndë që më parë i është transferuar atij sipas dispozitave të paraqitura në paragrafin 1 të këtij neni, nëse elementet e reja ose faktet e zbuluara rishtazi në mënyrë të arsyeshme bëjnë të besohet se nuk ka arsye që PSRK-ja të ushtrojë kompetencën e vet të veçantë a kompetencën plotësuese. Në këtë rast, paragrafët 1-11 të këtij neni do të zbatohen mutatis mutandis. KREU VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets temporary rules for how PSRK is staffed, led, supervised, and how certain case transfers and information flows are handled while EULEX Kosovo is present in Kosovo.
Neni 15 Dispozitat kalimtare 15.1 Përveç asaj që është paraparë në dispozitën e paragrafit 1 të nenit 3 të këtij ligji, PSRK-ja do të përbëhet edhe nga pesë prokurorë të EULEX-it gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë. Prokurorët e EULEX-it do të caktohen në PSRK sipas procedurave të përcaktuara nga EULEX KOSOVË. Për aq kohë sa procedura për caktimin e prokurorëve të EULEX-it nuk është përcaktuar, prokurorët e EULEX-it në PSRK do të caktohen nga Kryeprokurori i EULEX-it. 15.2 Numri i prokurorëve të EULEX-it të caktuar në PSRK i paraparë sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të ndryshohet sipas vendimit të organeve kompetente brenda EULEX KOSOVË. 15.3 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, Kryeprokuror i PSRK-së do të jetë një prokuror i EULEX-it, përderisa një vendim tjetër nuk merret nga organet kompetente brenda EULEX KOSOVË. Organet kompetente brenda EULEX KOSOVË do të përcaktojnë procedurat për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së që do të jetë nga prokurorët e EULEX-it. Për aq kohë sa procedura për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së është përcaktuar, Kryeprokurori i EULEX-it do ta caktojë Kryeprokurorin e PSRK-së. 15.4 Për aq kohë sa Kryeprokurori i PSRK-së është një prokuror i EULEX-it, Zëvendës kryeprokuror i PSRK-së do të përzgjidhet njëri nga prokurorët publik. Për aq kohë sa Kryeprokuror i PSRK-së të jetë një prokuror i EULEX-it, Kryeprokurori i PSRK-së do të jetë nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Kryeprokurorit të EULEX-it, më përjashtim të dispozitës së paragrafit 2 të nenit 4 të këtij ligji. Për aq kohë sa Kryeprokurori i PSRK-së do të jetë një prokuror i EULEX-it, Kryeprokurori i EULEX-it do të jetë përgjegjës që të përcaktojë afatet e përmendura në paragrafin 9 të nenit 3, paragrafët 2,3,5 dhe 8 të nenit 6, paragrafët 4,6 dhe 8 të nenit 9, paragrafin 6 të nenit 10, paragrafët 2,3,5 dhe 6 të nenit 11 dhe paragrafët 4 dhe 5 të nenit 14 të këtij ligji. 15.5 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, të gjitha informatat që Kryeprokurori i zyrës përkatëse duhet t’ia përcjellë Kryeprokurorit të PSRK-së në përputhje me të gjitha dispozitat e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji, do t’i përcjellën Kryeprokurorit të PSRK-së nëpërmjet kryeprokurorëve të prokurorive të qarkut edhe për ato krime që janë në juridiksion të gjykatave komunale. 15.6 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, Kryeprokurori i PSRK-së do ta informojë Kryeprokurorin e EULEX-it për çdo informatë, vendim, kërkesë, raport apo të dhënë të pranuar në pajtim me paragrafët 3 dhe 8 të nenit 6, paragrafët 3,4,5,6,7 dhe 8 të nenit 9, paragrafin 4 të nenit 10, paragrafët 4 dhe 7 të nenit 11 dhe paragrafin 7 të nenit 14 të këtij ligji. 15.7 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, të gjitha informatat dhe dokumentet që duhet t’i përcjellën Kryeprokurorit të PSRK-së sipas paragrafëve 4,5,6 të nenit 9 dhe paragrafëve 4 dhe 7 të nenit 10 të këtij ligji, do t’ju përcjellën Kryeprokurorit të PSRK-së nëpërmjet kryeprokurorëve të prokurorive të qarkut me ndihmën e prokurorëve të EULEX-it të caktuar në rajone të ndryshme të Kosovës edhe për ato krime që janë në juridiksion të gjykatave komunale. 13 15.8 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, propozimet dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me transferimin e një lënde tek PSRK-ja të parapara sipas paragrafit 3 të nenit 10 të këtij ligji, kërkesa për rishqyrtim të vendimit mbi kundërshtimin e transferimit të një lënde sipas paragrafit 3 të nenit 11 të këtij ligji, ripërtrirja e propozimit për transferim të lëndës sipas paragrafit 12 të nenit 11 të këtij ligji dhe kërkesa për rishqyrtim të vendimit për kthim të lëndës sipas paragrafit 5 të nenit 14 të këtij ligji, gjithmonë do të jetë nën përgjegjësinë e Kryeprokurorit të qarkut të territorit ku gjendet gjykata kompetente për të vendosur për lëndën. Në qoftë se gjykata komunale është kompetente për të vendosur për lëndën, aktivitetet e lartpërmendura do të jenë gjithashtu nën përgjegjësinë e Kryeprokurorit të qarkut i cili do të veprojë sipas kërkesës së Kryeprokurorit komunal përkatës por vetëm në konsultim dhe vlerësim me prokurorin e EULEX-it të caktuar në atë rajon. 15.9 Gjatë kohëzgjatjes së pjesëmarrjes së prokurorëve të EULEX-it në përbërjen e PSRK-së, informata që Kryeprokurori i PSRK-së do të jetë i obliguar të jap në pajtim me paragrafin 2 të nenit 11 të këtij ligji, vërejtjet e referuara në paragrafin 5 të nenit 11 të këtij ligji ose informata e referuar në paragrafin 4 të nenit 12 të këtij ligji gjithashtu do t’i dërgohen Kryeprokurorit të EULEX-it brenda afateve të njëjta të përcaktuara sipas neneve përkatëse të këtij ligji. 15.10 Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjitha dosjet, informatat, arkivat dhe të dhënat në formë elektronikë dhe të shtypur lidhur me lëndët që aktualisht hetohen, ndiqen ose janë hequr nga procedura nga prokurorët ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe të mbajtura nga Departamenti i Drejtësisë i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) do t’i dorëzohen Kryeprokurorit të EULEX-it në pajtim me modalitetet e përcaktuar me anë të marrëveshjeve ndërmjet UNMIK-ut dhe EULEX KOSOVË. 15.11 Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Kryeprokurori i EULEX-it gjithashtu merr nga organet kompetente të gjitha dosjet, informatat, arkivat dhe të dhënat në formë elektronike dhe të shtypur që kanë të bëjnë me lëndët që aktualisht janë nën hetime a ndjekje ose që janë hequr nga procedura nga prokurorët ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe nga ZPSK-ja e themeluar me herët në pajtim me Urdhëresën administrative nr. 2006/15. 15.12 Kryeprokurori i EULEX-it do të ketë kompetencë që të vendos se cilat nga lëndët e dorëzuara në pajtim me paragrafët 10 dhe 11 të këtij neni do të hetohen dhe ndiqen nga PSRK-ja e themeluar sipas këtij ligji, pavarësisht nga objekti i krimit të hetimit a ndjekjes dhe vendos se cilat lëndë do t’i referohen zyrës prokuroriale përkatëse të Kosovës. 15.13 Nëse Kryeprokurori i EULEX-it vendos që krimet nën hetim a ndjekje dhe të cilat janë dorëzuar në përputhje me paragrafët 10 dhe 11 të këtij neni do të vazhdojnë të hetohen a ndiqen nga PSRK-ja, atëherë PSRK-ja nuk do të jetë e detyruar nga kufizimet e parapara në paragrafët 1,2 dhe 3 të nenit 5, paragrafët 1 dhe 2 të nenit 9 dhe paragrafin 1 të nenit 10 të këtij ligji që rregullojnë ushtrimin e kompetencës së veçantë dhe plotësuese të PSRK-së. 15.14 Për lëndët që tashmë janë nën hetime a ndjekje dhe të cilat do mund t’i dorëzohen PSRK-së në pajtim me paragrafin 12 të këtij neni, gjykata kompetente dhe përbërja e kolegjit do të identifikohet në pajtim me ligjin në fuqi para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kolegjet e caktuara për zbatimin e Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut 2000/64 do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në përfundim të gjykimit apo të fazës përkatëse të procedurës që është në vazhdim në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligjin mbi kompetencat, përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it. 15.15 Kryeprokurori i PSRK-së do të vendos se cilat udhëzime të brendshme të nxjerra në pajtim me paragrafin 6 të nenit 1 të Urdhëresës administrative të UNMIK-ut nr. 2006/15 mbesin të vlefshme dhe në fuqi në qeverisjen e PSRK-së të përcaktuara me anë të këtij ligji. 15.16 Gjatë kohëzgjatjes së pjesëmarrjes së prokurorëve të EULEX-it në përbërjen e PSRK-së, një kolegj i përbërë nga Kryeprokurori i EULEX-it, Kryeprokurori publik i Kosovës dhe një anëtar tjetër i caktuar nga Kryeprokurori i EULEX-it do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e prokurorëve tjerë publik të Kosovës që kanë të drejtë të punojnë si prokurorë special, përveç nëse organet kompetente të EULEX KOSOVË përcaktojnë që një kolegj tjetër do të jetë përgjegjës për përzgjedhje dhe se do të ndiqet një 14 procedurë tjetër. 15.17 Kur prokurorët e EULEX-it të mos marrin pjesë me tutje në përbërjen e PSRK-së, një kolegj i përbërë nga Kryeprokurori publik i Kosovës dhe dy anëtarë tjerë të caktuar nga ai, nga të cilët njëri do të jetë Kryeprokuror i qarkut i identifikuar në bazë të rotacionit, do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e prokurorëve tjerë publik të Kosovës të cilët do të punojnë si prokurorë special, përveç nëse përcaktohen dispozita të tjera sipas ligjit në fuqi. 15.18 Gjatë kohëzgjatjes së pjesëmarrjes së prokurorëve të EULEX-it në përbërjen e PSRK-së, raportet dhe informatat lidhur me aktivitetet e supozuara kriminale të kryera në Kosovë dhe të nxjerra nga Njësia ekzekutive për krime të organizuara e themeluar nga EULEX KOSOVË i drejtohen edhe Kryeprokurorit të PSRK-së përveç organeve tjera të identifikuara nga EULEX KOSOVË. 15.19 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, autorizimi lidhur me ndryshimin e vendit të gjykimit i përmendur në paragrafin 3 të nenit 13 këtij ligji do të jetë nën përgjegjësinë e Shefit të Komponentit të Drejtësisë, pas propozimit të Kryeprokurorit të misionit të EULEX-it apo të Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX KOSOVË. 15.20 Në rast të riorganizimit substancial të sistemit të gjykatave apo të zyrave prokuroriale pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Kryeprokurori i zyrës që ka kompetencë për lëndën sipas legjislacionit të ri do të jetë autoritet kompetent që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë që i janë caktuar Kryeprokurorit të qarkut apo Kryeprokurorit komunal me anë të këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication, and that the Special Prosecution of Kosovo established by the cited administrative instruction will cease to exist on the day of transition.
Neni 16 Hyrja në fuqi 16.1. Prokuroria Speciale e Kosovës e themeluar me anë të Urdhëresës Administrative nr. 2006/15 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2000/15 do të pushojë së ekzistuari në ditën e tranzicionit. 16.2. Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën: 13.03.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-052 PЁR PROKURORINЁ SPECIALE TЁ REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in