LIGJI NR. 03/L-053 MBI KOMPETENCAT, PЁRZGJEDHJEN E LЁNDЁVE DHE CAKTIMIN E LЁNDЁVE TЁ GJYQTARЁVE DHE PROKURORЁVE TЁ EULEX-it NЁ KOSOVË
This law concerns the competencies, selection of cases, and assignment of cases to EULEX judges and prosecutors in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-053
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law concerns the competencies, selection of cases, and assignment of cases to EULEX judges and prosecutors in Kosovo. This article says the law covers the roles and powers of EULEX judges and prosecutors in Kosovo, and it defines key terms used in the law. EULEX judges must exercise their functions within the jurisdiction of the courts where they are assigned, cooperate with Kosovar judges, and monitor, guide, and advise them on judicial independence. Article 3 gives EULEX judicial leaders power to assign EULEX judges to certain criminal procedure stages and lets them access case information. This article gives EULEX judicial and prosecutorial bodies power to assign EULEX judges and decide recusal matters in specified criminal-procedure situations.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-053 MBI KOMPETENCAT, PЁRZGJEDHJEN E LЁNDЁVE DHE CAKTIMIN E LЁNDЁVE TЁ GJYQTARЁVE DHE PROKURORЁVE TЁ EULEX-it NЁ KOSOVË
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law concerns the competencies, selection of cases, and assignment of cases to EULEX judges and prosecutors in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 27 / 03 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-053 MBI KOMPETENCAT, PЁRZGJEDHJEN E LЁNDЁVE DHE CAKTIMIN E LЁNDЁVE TЁ GJYQTARЁVE DHE PROKURORЁVE TЁ EULEX-it NЁ KOSOVË Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të caktimit të kompetencave, përzgjedhjen e lёndёve dhe caktimin e lёndёve tё gjyqtareve dhe prokurorëve tё EULEX-it nё Kosovë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN MBI KOMPETENCAT, PЁRZGJEDHJEN E LЁNDЁVE DHE CAKTIMIN E LЁNDЁVE TЁ GJYQTARЁVE DHE PROKURORЁVE TЁ EULEX-it NЁ KOSOVË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law covers the roles and powers of EULEX judges and prosecutors in Kosovo, and it defines key terms used in the law.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon përfshirjen dhe kompetencat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës Përkufizimet Për qëllimet e këtij ligji: - “EULEX KOSOVË”- do të thotë Misioni i Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje i vendosur në Kosovë nga Bashkimi Evropian; -“Shefi i EULEX KOSOVË”- do të thotë personi që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent që të punojë në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Shefi i Komponentit të Drejtësisë”- do të thotë personi që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent që të punojë në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it”- do të thotë gjyqtari që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent për të punuar në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Kryeprokuror i EULEX-it”- do të thotë prokurori që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent për të punuar në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Gjyqtar i EULEX-it”- do të thotë gjyqtari që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent që të punojë në Kosovë në këtë pozitë specifike; -“Prokuror i EULEX-it”- do të thotë prokurori që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent që të punojë në Kosovë në këtë pozitë specifike; 2 -“Koordinator i EULEX-it për të Drejtat Pronësore”- do të thotë personi që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe caktuar nga Shefi i Komponentit të Drejtësisë të EULEX-it për të punuar në këtë pozitë specifike në Kosovë; -“Zyrtar policor i EULEX-it”- do të thotë personi që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent për të punuar në këtë pozitë specifike në Kosovë; -“Zyrtar korrektues i EULEX-it”- do të thotë personi që i përket EULEX KOSOVË e që është përzgjedhur dhe emëruar nga autoriteti kompetent për të punuar në këtë pozitë specifike në Kosovë; -“Zyrtar policor i Kosovës”- do të thotë pjesëtari i Shërbimit Policor të Kosovës, siç përcaktohet sipas ligjit në fuqi; -“Zyrtar korrektues i Kosovës”- do të thotë pjesëtari i personelit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, siç përcaktohet sipas ligjit në fuqi; -“Prokuroria publike e Kosovës”- nënkupton organin e pavarur publik me përgjegjësi për të kryer hetimin e veprave penale, zbulimin dhe mbledhjen e provave dhe informatave më qëllim të fillimit dhe zhvillimit të procedurave penale, ndjekjen e personave të dyshuar për vepra penale, dhe kryerjen e funksioneve tjera siç parashihen sipas ligjit në fuqi; -“Kryeprokuror publik i Kosovës”- do të thotë prokurori publik që udhëheq Prokurorinë publike të Kosovës në pajtim me ligjin në fuqi; -“Prokuror publik i Kosovës”- do të thotë banori i Kosovës i emëruar si prokuror sipas ligjit në fuqi; -“Gjyqtar i Kosovës”- do të thotë banori i Kosovës i emëruar si gjyqtar sipas ligjit në fuqi; -“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës” apo “PSRK”- do të thotë zyra prokuroriale e përhershme dhe e specializuar që funksionon në kuadër të Prokurorisë publike të Kosovës; -“Agjenci për zbatimin e ligjit”- do të thotë policia e Kosovës dhe ndonjë organ apo agjenci tjetër e themeluar në Kosovë që në mënyrë legjitime mund të ushtrojë kompetenca të ngjashme dhe funksione tipike me ato të policisë së Kosovës në pajtim me ligjin në fuqi; ky përkufizim përfshin edhe policinë e EULEX-it -“Ligji në fuqi”- do të thotë ligji në fuqi në Kosovë në përputhje me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut nr. 1999/24 mbi Ligjin në fuqi në Kosovë, dhe çfarëdo akti tjetër të ardhshëm normativ të nxjerrë në Kosovë nga organi kompetent pas miratimit të këtij ligji; -“KPPK”- do të thotë Kodi i përkohshëm penal i Kosovës, i shpallur me anë të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2003/25; -“KPPPK”- do të thotë Kodi i përkohshëm i procedurë penale i Kosovës i shpallur me anë të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2003/26; -“KPSFRJ”- do të thotë Kodi penal i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i ndryshuar dhe publikuar në Gazetën zyrtare nr. 44/76 të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë; - “LPK”- do të thotë Ligji penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i ndryshuar dhe publikuar në Gazetën zyrtare nr. 25/77 të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës; - “Dita e tranzicionit”- do të thotë dita në të cilën EULEX KOSOVË fillon mandatin e vet në Kosovë. KREU II KOMPETENCAT E GJYQTARËVE TË EULEX-it 3 - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: EULEX judges must exercise their functions within the jurisdiction of the courts where they are assigned, cooperate with Kosovar judges, and monitor, guide, and advise them on judicial independence.
Neni 2 Kompetencat e përgjithshme të gjyqtarëve të EULEX-it 2.1 Gjyqtarët e EULEX-it do të kenë kompetencë dhe përgjegjësi që të ushtrojnë funksionet për lëndët që janë në kuadër të juridiksionit të gjykatave ku ata janë caktuar nga Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara me anë të këtij ligji dhe nga EULEX KOSOVË. 2.2 Gjyqtarët e EULEX-it do të bashkëpunojnë me gjyqtarët kosovar që punojnë në gjykata të ndryshme ku ata janë caktuar në pajtim me modalitetet e përcaktuara me anë të këtij ligji dhe nga EULEX KOSOVË. 2.3 Sipas nevojës, aspektet relevante të aktivitetit dhe bashkëpunimit të gjyqtarëve të EULEX-it me gjyqtarët që punojnë në gjykatat vendore do të përcaktohen me tutje, për aq sa është e nevojshme, me anë të një marrëveshje të veçantë ndërmjet Shefit të EULEX KOSOVË, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës. 2.4 Përveç ushtrimit të funksioneve gjyqësore në përputhje me dispozitat e neneve 3,4 dhe 5 të këtij ligjit, gjyqtarët e EULEX-it do të monitorojnë, udhëzojnë dhe këshillojnë gjyqtarët kosovar për sa i përket parimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe në përputhje me modalitetet e përcaktuara me anë të këtij ligji dhe nga EULEX KOSOVË. 2.5 Gjyqtarët e EULEX-it do të jenë të pavarur në ushtrimin e funksioneve të tyre. 2.6 Pas konsultimit me Shefin e Komponentit të Drejtësisë, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it dhe Kryeprokurori i EULEX-it, do t’ia propozojnë Asamblesë se gjyqtarëve të EULEX-it përkatësisht Asamblesë se Prokurorëve të EULEX-it, modalitetet për përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve në bazë të kritereve objektive dhe masat siguruese procedurale të cilat do të jenë në përputhje me ligjin në fuqi. Këto modalitete që do të miratohen nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it dhe Asambleja se Prokurorëve të EULEX-it, do të sigurojnë respektimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqtarëve të EULEX-it si dhe të autonomisë së prokurorëve të EULEX-it në ushtrimin e funksioneve të tyre. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Article 3 gives EULEX judicial leaders power to assign EULEX judges to certain criminal procedure stages and lets them access case information.
Neni 3 Juridiksioni dhe kompetencat e gjyqtarëve të EULEX-it në procedurë penale 3.1 Gjyqtarët e EULEX-it të caktuar në procedurë penale do të kenë juridiksion dhe kompetencë për çdo lëndë të hetuar a të ndjekur penalisht nga PSRK-ja. 3.2 Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do ta caktojë cilindo gjyqtar të EULEX-it në fazën përkatëse të procedurës penale të lëndës së hetuar a ndjekur penalisht nga PSRK-ja në përputhje me modalitetet për përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it dhe në pajtim me këtë ligji. Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it mund të vendos lidhur me veprimet e arsyeshme që një fazë përkatëse e procedurës penale të mos i caktohet gjyqtarëve të EULEX-it. 3.3 Para fillimit të fazave përkatëse të procedurës dhe pas kërkesës së prokurorit të EULEX-it të caktuar në lëndë apo që punon në ekipin e përzier të identifikuar në nenet 9 dhe 10 të këtij ligji apo pas kërkesës së cilësdo palë në procedurë, apo pas kërkesës me shkrim të kryetarit ë gjykatës kompetente apo të seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Kosovës kur nuk zbatohen dispozitat lidhur me përjashtmin e një gjyqtari apo një gjyqtari porotë të parapara sipas KPPPK-së (neni 40-44 i KPPPK-së), Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë, çdoherë kur konsiderohet e nevojshme që të sigurohet administrimi i duhur i drejtësisë, që t’i caktojë gjyqtarët e EULEX-it në fazën përkatëse të një procedure penale në përputhje me modalitetet për përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it dhe në pajtim me këtë ligj, për krimet e poshtëshënuara, atëherë kur hetimi a ndjekja penale nuk kryhet nga PSRK-ja: a) sulm kundër rendit juridik të Kosovës (neni 108, KPPK); b) nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mos durimit kombëtar, racor, fetar a etnik (neni 115, KPPK); 4 c) rrëmbimi i fluturakes (neni 132, KPPK), rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil (neni 133, KPPK), rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar (neni 134, KPPK), rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosur në pragun kontinental (neni 135, KPPK); d) piratëria (neni 136, KPPK); e) kontrabandimi me emigrantë (neni 138, KPPK), Trafikimi me njerëz (neni 139, KPPK); f) rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në marrëdhënie me to (neni 142, KPPK); g) vrasja (neni 146, KPPK), vrasja e rëndë (neni 147, KPPK); Marrja e pengjeve (neni 143, KPPK), Rrëmbim i personit (neni 159, KPPK); h) shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës (neni 158, KPPK) i) tortura (neni165, KPPK); j) të gjitha veprat penale kundër integritetit seksual të paraqitura në nenet 193-204 të KPPK-së çdoherë që ato janë të dënueshme me pesë ose më tepër vite burgim duke marrë parasysh maksimumin e sanksionimit të mundshëm të paraparë me ligj; k) blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike (neni 229, KPPK), prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe i substancave psikotropike (neni 230, KPPK); l) shkaktimi i bankrotimit (neni 234, KPPK), dëmtimi i kreditorëve (neni 235 KPPK), keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi (neni 236, KPPK), lidhja e kontratave të dëmshme (neni 237, KPPK), shmangia nga tatimi (neni 249, KPPK), organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm (neni 243, KPPK), falsifikimi i parasë (neni 244, KPPPK), pranim i paarsyeshëm i dhuratave (neni 250, KPPK), dhënia e arsyetueshme e dhuratave (neni 251, KPPK); m) rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo të grabitjes (neni 256, KPPK), mashtrimi (neni 261, KPPK), shtrëngimi (neni 267, KPPK); n) pjesëmarrja në grup që kryen vepër penale (neni 320, KPPK) o) furnizimi, transporti, prodhimi ose shitja e paautorizuar e armëve (neni 327, KPPK); p) Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit (neni 339, KPPK), përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës (neni 340, KPPK), mashtrimi në detyrë (neni 341, KPPK), pranimi i ryshfetit (neni 343, KPPK), dhënia e ryshfetit (neni 344, KPPK); q) krimet e paraqitura në nenet 30, 31, 32, 33, 34, 138, 141, 149, 215, 219, 222 dhe 223 të LKP; r) krimet e paraqitura në nenet 74-82 të LPK-së (veprat penale kundër dinjitetit të personal dhe moralit) të ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/1 mbi ndryshimin e Ligjit në fuqi për veprat penale që kanë të bëjnë me dhunën seksuale, çdoherë që ato janë të dënueshme me pesë ose më tepër vite burgim duke marrë parasysh maksimumin e sanksionimit të mundshëm të paraparë me ligj; s) krimet e paraqitura në nenet 134, 240, 241, 245 të KPSFRJ; t) nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik (neni 1, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/4); u) trafikimi me njerëz (neni 2, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/4 mbi Ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë). 3.4 Para fillimit të fazave përkatëse të procedurës, dhe pas kërkesës së prokurorit të EULEX-it të caktuar në lëndë apo që punon në ekipin e përzier të identifikuar në nenet 9 dhe 10 të këtij ligji apo pas kërkesës së cilësdo palë në procedurë, apo pas kërkesës me shkrim të kryetarit të gjykatës së instancës me të lartë nga i cili kërkohet që të marrë vendim në përputhje me paragrafin 1 të nenit 35 të KPPPK-së, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë që t’i caktojë gjyqtarët e EULEX-it në fazën përkatëse të një procedure penale në përputhje me modalitetet për përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it dhe në pajtim me ligjin në fuqi për çdo vepër penale, përfshirë këtu veprat penale kundër personave apo pronës, ku viktima, prona apo objekti i veprës penale duken të jenë përzgjedhur për shkak të lidhjes, bashkimit, afërsisë, mbështetjes apo anëtarësisë së tyre të vërtetë apo të perceptuar me një grup të vërtetë apo të perceptuar të identifikuar sipas racës, origjinës kombëtare, etnike apo shoqërore, afërsisë me ndonjë minoritet kombëtar apo grup politik, gjuhës, ngjyrës, besimit, gjinisë, moshës, të metave fizike apo mentale, orientimit seksual, apo faktorëve tjerë të ngjashëm. 3.5 Për qëllimet e dispozitave të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, administrimi i duhur i drejtësisë është i nevojshëm që të sigurohet: 5 a) nëse ka pasur kërcënime ndaj gjyqtarit kosovar, dëshmitarëve apo palëve të procedurës lidhur me lëndën, dhe kjo në mënyrë të arsyeshme bën të besohet se do të ketë keqpërdorim të drejtësisë në rast se lënda mbahet në përgjegjësi të veçantë të gjyqtarit kosovar; apo b) nëse është e arsyeshme të besohet se aktiviteti i gjyqtarit të EULEX-it, për shkak të kompleksitetit apo natyrës së veçantë të lëndës, është i nevojshëm për të shmangur keqpërdorimin e drejtësisë. 3.6 Në rastet e parapara në paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni, gjyqtari kosovar që përndryshe duhet t’i jetë caktuar lënda, kryetari i gjykatës kompetente apo i gjykatës së instancës me të lartë dhe palët në procedurë kanë të drejtë të dëgjohen nga Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it. Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do t’ia ofrojë kryetarit të gjykatës që ka kompetencë dhe palëve të procedurës arsyet e vendimit për pranimin apo refuzimin e kërkesës për të caktuar një gjyqtar të EULEX- it në një procedurë të veçantë. Ankesa kundër këtij vendimi nuk lejohet dhe ky vendim do të jetë detyrues për të gjitha autoritetet e Kosovës. 3.7 Kolegjet në të cilat gjyqtarët e EULEX-it ushtrojnë juridiksionin e tyre në procedurat penale do të përbëhen me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it dhe do të kryesohen nga gjyqtarët e EULEX-. Sidoqoftë, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë, me përjashtim të kësaj rregulle dhe për arsye të bazuara, që të vendosë që kolegji të ketë përbërje shumicë apo të plotë të gjyqtarëve vendor ose mund të vendos që të mos caktojë fare gjyqtarët e EULEX-it për fazat e posaçme të procedurës. 3.8 Kur procedurat penale janë të lidhura me ato të referuara në paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni, gjyqtarët e EULEX-it, kanë kompetencë që të ushtrojë funksionet e tyre lidhur me këto procedura tjera, pavarësisht nga kualifikimi ligjor i veprës penale dhe pavarësisht nga natyra e krimit. 3.9 Në ushtrimin e funksionit të tyre të monitorimit, udhëzimit dhe këshillimit, gjyqtarët e EULEX-it kanë kompetencë që të kenë qasje në çdo fazë të procedurës, të marrin kopjet e duhura të dokumenteve dhe të kërkojnë me shkrim informata lidhur me statusin e çdo lënde penale në procedurë apo të përfunduar që është në juridiksionin ose kompetencën e cilësdo gjykatë në Kosovë. Kjo do të përfshijë edhe kërkesën për informata që kanë të bëjnë me ekzekutimin e aktgjykimeve dhe vendimeve të plotfuqishme. 3.10 Shefi i Komponentit të Drejtësisë do të ketë kompetencë që të kërkojë dhe marrë nga kryetarët e gjykatave të ndryshme në Kosovë informatat që kanë të bëjnë me lëndët që mund të jenë në kompetencë të gjyqtarëve të EULEX-it - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article gives EULEX judicial and prosecutorial bodies power to assign EULEX judges and decide recusal matters in specified criminal-procedure situations.
Neni 4 Kompetencat e Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-in dhe të Kryeprokurorit të Kosovës në rastet e ekzistimit të procedurave për përjashtim 4.1 Pavarësisht nga krimet e paraqitura në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij ligji, në qoftë se parashtrohet kërkesë për përjashtim të gjyqtarit kosovar në përputhje me dispozitat e paragrafit 3 të nenit 40 dhe nenit 42 të KPPPK-së, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë që t’i caktojë gjyqtarët e EULEX-it në fazën përkatëse të çdo procedure penale në përputhje me modalitete për përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it çdoherë që kërkesa për përjashtim përmban elemente të mjaftueshme që në mënyrë të arsyeshme bëjnë të besohet se caktimi i një gjyqtari tjetër kosovar në procedurë sipas KPPPK-së nuk përjashton rrethanat që vënë në dyshim paanësinë e gjyqtarit kosovar. 4.2 Në rastin e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, një kopje e kërkesës për përjashtim e parashtruar në përputhje me KPPPK-në do t’i dërgohet pa vonesë Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it nga pala përkatëse e procedurës. 4.3 Refuzimi i kërkesës për përjashtim e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni nga Kryetari i gjykatës së identifikuar në dispozitat e nenit 43 të KPPPK-së nuk do ta pengojë Kryetarin e Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it në ushtrimin e kompetencës për të caktuar ndonjë gjyqtar të EULEX-it në fazën përkatëse të procedurës, para fillimit të asaj procedure, çdoherë që ai konsideron se rrethanat që vënë në dyshim paanësinë e gjyqtarit kosovar nuk janë mënjanuar nga ajo procedurë e veçantë. Në rrethana të tilla nuk zbatohet paragrafi 4 i nenit 42 i KPPPK-së. 6 4.4 Nëse kryetari i gjykatës apo seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Kosovës e identifikuar në dispozitat e nenit 43 të KPPPK-së besojnë se kërkesa për përjashtim e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, është e bazuar, atëherë një kërkesë me shkrim i dërgohet Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it dhe do të zbatohen dispozitat e paragrafit 5 të këtij neni Në rrethana të tilla nuk zbatohet paragrafi 4 i nenit 42 i KPPPK-së. 4.5 Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it gjithashtu do të ketë kompetencë që, pas kërkesë me shkrim të kryetarit të gjykatës së identifikuar në nenet 41 dhe 43 të KPPPK-së, apo të seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Kosovës të identifikuar në paragrafin 3 të nenit 43 të KPPPK-së, t’i caktojë gjyqtarët e EULEX-it në fazën përkatëse të çdo procedure penale në përputhje me modalitete për përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it, çdoherë që një gjyqtar kosovar përjashtohet në përputhje me dispozitat e KPPPK-së dhe nuk është e mundshme, për arsye ligjore apo faktike që të caktojë në procedurë një gjyqtar tjetër kosovar dhe të përfshihen ata të referuar në paragrafin 1 të këtij neni. Në rrethana të tilla nuk zbatohet paragrafi 4 i nenit 42 i KPPPK-së. 4.6 Në përputhje me paragrafët 1, 3 dhe 5 të këtij neni nuk lejohet ankesë kundër vendimeve të marra nga Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it. 4.7 Kolegjet në të cilat gjyqtarët e EULEX-it ushtrojnë kompetencat e tyre në ato procedura penale në të cilat janë caktuar sipas dispozitave të paragrafëve 1-5 të këtij neni gjithmonë do të përbëhen nga tre gjyqtarë, nga të cilët së paku dy janë gjyqtarë të EULEX-it dhe njëri nga gjyqtarët e EULEX-it do të jetë kryetar i kolegjit. Sidoqoftë, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë, me përjashtim nga kjo rregull dhe për arsye të bazuara, që të vendos që kolegji të përbëhet nga shumica apo numri i përgjithshëm i gjyqtarëve kosovar apo mund të vendos që gjyqtarët e EULEX-it të mos caktohen në një fazë të veçantë të procedurës. 4.8 Në qoftë se, sipas ligjit në fuqi, një gjyqtar i EULEX-it do t’i nënshtrohet procedurës për përjashtim, apo nëse është bërë kërkesë për përjashtim të një gjyqtari të EULEX-it, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë që të vendos lidhur me atë përjashtim, me përjashtim të dispozitave të KPPPK-së. Nëse kërkesa për përjashtim drejtohet kundër Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, atëherë Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it do të vendos lidhur me këtë çështje. 4.9 Në qoftë se, sipas ligjit në fuqi, një prokuror i EULEX-it do t’i nënshtrohet procedurës për përjashtim, Kryeprokurori i EULEX-it do të ketë kompetencë që të vendos lidhur me atë përjashtim, me përjashtim të dispozitave të KPPPK-së. Nëse kërkesa për përjashtim drejtohet kundër Kryeprokurorit të EULEX-it, atëherë Asambleja e prokurorëve do të EULEX-it do të vendos lidhur me këtë çështje. 4.10 EULEX KOSOVË do të themelojë Asamblenë e gjyqtarëve të EULEX-it si dhe Asamblenë e prokurorëve të EULEX-it të cilat do të jenë përgjegjëse që të menaxhojnë të gjitha çështjet lidhur me administrimin dhe punën gjyqtarëve të EULEX-it, përkatësisht prokurorëve të EULEX-it, në përputhje me modalitetet e përcaktuara nga EULEX KOSOVË. Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it dhe Asambleja e prokurorëve të EULEX-it gjithashtu do të jenë përgjegjëse që të vendosin për kërkesat për përjashtim kundër Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, përkatësisht Kryeprokurororit të EULEX-it. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: EULEX judges assigned to civil proceedings may select and take responsibility for certain civil cases, and EULEX court leadership may assign judges, determine panel composition, request case information, and provide reasons in certain cases.
Neni 5 Kompetenca e gjyqtarëve të EULEX-it për lëndët civile 5.1 Gjyqtarët e EULEX-it të caktuar në procedurë civile do të kenë kompetencë që të përzgjedhin dhe marrin përgjegjësi, në pajtim me Kryetarin e Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it dhe në përputhje me modalitetet për përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it për: a) lëndët që janë në kompetencë të Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, përfshirë këtu lëndët që i janë referuar ndonjë gjykate tjetër në pajtim me ligjin në fuqi; 7 b) lëndët që janë në juridiksion të cilësdo gjykatë në Kosovës lidhur me ankesat kundër vendimeve të Komisionit Kosovar për Kërkesa Pronësore në pajtim me ligjin në fuqi; c) çdo lëndë të re apo të pazgjidhur civile që ka të bëjë me pronën, përfshirë këtu ekzekutimin e procedurave që janë në juridiksion të cilësdo gjykatë në Kosovë, nëse: (i) ekziston dyshimi i bazuar i përpjekjeve për të ndikuar në paanësinë apo pavarësinë e gjyqësorit vendor; apo (ii) ekziston dyshimi i bazuar se gjyqësori vendor nuk është i gatshëm apo është i paaftë që ta shqyrtojë lëndën siç duhet; apo (iii) ekziston dyshimi i bazuar në shkeljen serioze të zhvillimit të drejtë të procedurës. 5.2 Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do t’i caktojë gjyqtarët e EULEX-it në kolegjet e gjykatave përveç Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. Kolegjet do të përbëhen nga tre gjyqtarë, dy nga të cilët do jenë gjyqtarë të EULEX-it. Kur shfaqet nevoja për dërgimin e një gjyqtari të EULEX-it në një gjykatë tjetër, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it mund të bëjë këtë vetëm për hir të organizimit më të mirë të drejtësisë, në bazë të kritereve objektive të përcaktuar në përputhje me modalitetet për përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të përcaktuara nga Asambleja e gjyqtarëve të EULEX-it 5.3 Kryetari i Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur më çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit do t’i caktojë gjyqtarët e EULEX-it në kolegjet e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. Kolegjet do të përbëhen nga tre gjyqtarë, dy nga të cilët do të jenë gjyqtarë të EULEX-it. Kolegji për ankesa do të përbëhet nga pesë gjyqtarë, tre nga të cilët do të jenë gjyqtarë të EULEX-it. 5.4 Si rregull, kryetari i kolegjit në kolegjet e lartpërmendura do të jetë një gjyqtar i EULEX-it 5.5 Me përjashtim të paragrafëve 2,3 dhe 4 të këtij neni, si dhe për arsye të bazuara, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të ketë kompetencë që ta përcaktojë përbërjen e kolegjeve me përbërje të plotë të gjyqtarëve të EULEX-it apo me përbërje shumicë apo të plotë të gjyqtarëve vendor. Kjo përfshin edhe kompetencën për të vendosur që të mos caktojë fare gjyqtarët e EULEX-it në fazat e veçanta të procedurës. 5.6 Në ushtrimin e funksionit të tyre të monitorimit, udhëzimit dhe këshillimit, gjyqtarët e EULEX-it do të kenë kompetencë që të kërkojnë me shkrim informata lidhur me statusin e çdo lënde civile në procedurë apo të përfunduar që është në juridiksionin ose kompetencën e cilësdo gjykatë në Kosovë. Gjyqtarët e EULEX-it do të kenë të drejtë që t’i marrin kopjet e duhura të dokumenteve që kanë të bëjnë me çdo kontest apo procedurë civile që janë në juridiksionin ose kompetencën e cilësdo gjykatë në Kosovë. 5.7 Në rastin e paraparë sipas pikës c), paragrafi 1 i këtij neni, gjyqtari kosovar që përndryshe duhet t’i jetë caktuar lënda, kryetari i gjykatës kompetente dhe palët në procedurë kanë të drejtë të dëgjohen nga Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it. Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do t’ia ofrojë Kryetarit të gjykatës që ka kompetencë territoriale dhe palëve të procedurës arsyet e vendimit lidhur me caktimi e një gjyqtari të EULEX-it në një procedurë të veçantë. Nuk lejohet kundërshtim kundër këtij vendimi dhe ky vendim do të jetë detyrues për të gjitha autoritetet e Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The EULEX Property Rights Coordinator helps coordinate property-rights matters and resolve requests between the involved parties. Parties dealing with property-rights matters in Kosovo must provide requested information free of charge and allow access needed to carry out the coordinator’s mandate.
Neni 6 Dispozitat lidhur me Koordinatorin e EULEX-it për të Drejtat Pronësore në Kosovë 6.1 Koordinatori i EULEX-it për të Drejtat Pronësore do të ndihmojë në koordinimin e çështjeve lidhur me të drejtat pronësore, si dhe zgjidhjen e kërkesave ndërmjet palëve të përfshira në këtë çështje, duke përfshirë por jo kufizuar në Agjencinë Kosovare të Pronës, Komisionin Kosovar për Kërkesa Pronësore, Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, gjykatat e rregullta, apo Shërbimin Policor të Kosovës. 8 6.2 Të gjitha palët që merren me çështjet e të drejtave pronësore, përfshirë këtu zgjidhjen e kërkesave në Kosovë, janë të obliguar që t’i ofrojnë falas Koordinatorit të EULEX-it për të Drejtat Pronësore çdo informatë të kërkuar nga ta dhe t’i lejojnë qasje në të gjitha elementet e nevojshme për zbatimin e mandatit të vet. KREU III KOMPETENCAT E PROKURORËVE TË EULEX-it - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: EULEX prosecutors have powers and responsibilities to investigate and handle certain criminal cases, must cooperate with Kosovo public prosecutors, and must act under the special authority of the EULEX Chief Prosecutor.
Neni 7 Kompetencat e përgjithshme të prokurorëve të EULEX-it 7.1 Prokurorët e EULEX-it do të kenë kompetenca dhe përgjegjësi që të ushtrojnë funksionet e tyre, përfshirë këtu kompetencat për të kryer hetime penale dhe për të marrë përgjegjësi për hetimet penale apo procedurat e lëndëve të reja dhe atyre të pazgjidhura në kuadër të PSRK-së apo në kuadër të zyrave prokuroriale ku ata janë caktuar nga Kryeprokurori i EULEX-it dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara me anë të këtij ligji dhe nga Asambleja e prokurorëve të EULEX-it. 7.2 Prokurorët e EULEX-it do të bashkëpunojnë me prokurorët publik të Kosovës që punojnë në zyra të ndryshme prokuroriale ku ata janë caktuar në pajtim me modalitetet e përcaktuara me anë të këtij ligji dhe nga Asambleja e prokurorëve të EULEX-it. 7.3 Përveç ushtrimit të funksioneve të tyre hetuese dhe prokuroriale sipas dispozitave të nenit 8 të këtij ligji, prokurorët e EULEX-it do të monitorojnë, udhëzojnë dhe këshillojnë prokurorët publik të Kosovës për sa i përket parimit të autonomisë së prokurorëve dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara me anë të këtij ligji dhe nga Asambleja e prokurorëve të EULEX-it. Roli i tyre si monitorues, monitorues dhe këshillues nuk do të jetë i kufizuar në lëndët për të cilat prokurorët e EULEX-it mund të ushtrojnë kompetencat e tyre. 7.4 Prokurorët e EULEX-it do t’i ushtrojnë funksionet e tyre në pajtim me ligjin në fuqi. Ata do të jenë nën autoritetin e veçantë të Kryeprokurorit të EULEX-it dhe nuk do t’i nënshtrohen autoritetit të asnjë institucioni kosovar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: EULEX prosecutors have competence to investigate and prosecute certain crimes, including attempts and forms of cooperation, and related or other crimes under this law.
Neni 8 Kompetencat e prokurorëve të EULEX-it në Kosovë 8.1 Prokurorët e EULEX-it do të jenë kompetent për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve që janë në kompetencë të veçantë të PSRK-ës sipas ligjit mbi themelimin e PSRK-në, dhe krimet, përfshirë këtu tentimin dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në krime, të paraqitura në të gjitha pikat e paragrafit 3 të nenit 3 të këtij ligji. 8.2 Prokurorët e EULEX-it gjithashtu do të kenë kompetencë që të hetojnë dhe ndjekin penalisht krimet procedurat e të cilave janë të ndërlidhura sipas ligjit në fuqi, me të atyre të referuara në paragrafin 1 të këtij neni, dhe të krimeve tjera në përputhje me modalitetet e përcaktuara sipas neneve tjera të këtij ligji - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: EULEX prosecutors and Kosovo prosecutors must coordinate on certain crimes, with notice, advice, information-sharing, and monitoring powers set out here.
Neni 9 Ushtrimi i kompetencave të prokurorëve të EULEX-it të caktuar në zyrat prokuroriale në Kosovë 9.1 Prokurorët e EULEX-it do të punojnë, kur është e mundur, në ekipe të përziera me prokurorët publik të Kosovës për të hetuar apo ndjekur penalisht cilindo nga krimet e paraqitura në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij ligji. 9.2 Sipas nevojës, aspektet relevante të aktivitetit dhe bashkëpunimit të prokurorëve të EULEX-it me prokurorët publik të Kosovës që punojnë në zyrat vendore prokuroriale do të specifikohet me tutje, për aq sa është e nevojshme, me anë të një marrëveshje të veçantë ndërmjet Shefit të EULEX KOSOVË, 9 Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prokurorisë publike të Kosovës dhe Prokurorive të qarkut. 9.3 Kur gjykata komunale është gjykatë kompetente në shkallë të parë për cilindo nga krimet e paraqitura në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij ligji, prokurori komunal publik i Kosovës që është caktuar në lëndë mund të kërkojë këshilla nga çdo prokuror i EULEX-it çdoherë që e sheh të arsyeshme. 9.4 Në çdo rrethanë, prokurori publik komunal i Kosovës i identifikuar sipas paragrafit 3 të këtij neni do ta njoftojë, brenda shtatëdhjetedy orëve, cilindo nga prokurorët e EULEX-it të caktuar ne rajonin e tij lidhur me përmbajtjen e njoftimit të aktvendimit të shkallës së parë (neni 392 apo 473(2) i KPPPK-së) për cilindo nga krimet e paraqitura në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij ligji që është në juridiksion të gjykatës komunale si gjykatë në shkallë të parë. 9.5 Kryeprokurorët komunal do t’i njoftojnë Kryeprokurorët e qarkut që punojnë në zyrat kompetente për territorin brenda të cilit ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre për hetimin apo ndjekjen aktuale penale të krimeve të paraqitura në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij ligji që janë në kompetencë të gjykatës komunal si gjykatë e shkallës së parë. Kryeprokurorët komunal do të jenë të detyruar t’ju ofrojnë prokurorëve të EULEX-it të njëjtat informata dhe pasi që ata të kenë kërkuar t’ju japin çfarëdo informate përkatëse për lëndën. 9.6 Kryeprokurorë e qarkut do t’i njoftojnë prokurorët e EULEX-it të caktuar në zyrat e tyre prokuroriale dhe para se lënda t’i caktohet një prokurori publik të Kosovës të së njëjtës zyre, për çdo lëndë që mund të jetë paraqitur në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij ligji apo për të cilën prokurorët e EULEX-it mund të ushtrojnë funksionet e tyre. 9.7 Në ushtrimin e funksioneve të tyre të monitorimit, udhëzimit dhe këshillimit, prokurorët e EULEX-it do të kenë kompetencë që të kontrollojnë çdo lëndë të pazgjidhur apo të përfunduar si dhe të marrin kopjet e tyre dhe të kërkojnë informata lidhur me ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Joint EULEX and Kosovo prosecutors must agree on procedural or investigative steps in the same case; disputes go to the district chief prosecutor or PSRK chief prosecutor, and urgent action is allowed in urgent cases.
Neni 10 Përgjegjësia e përbashkët e ekipeve të përziera dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve 10.1 Çdo veprim procedural apo hetues që lidhet me hetimin a ndjekjen penale të sjelljes së supozuar kriminale që mund të jetë në kompetencë të ekipeve të përziera të prokurorëve të EULEX-it dhe prokurorëve publik të Kosovës ndërmerret me pajtimin e prokurorit të EULEX-it dhe prokurorit publik të Kosovës që punojnë në të njëjtën lëndë. 10.2 Në rrethana të mosmarrëveshjeve ndërmjet prokurorit të EULEX-it dhe prokurorit publik të Kosovës që punojnë në të njëjtën lëndë për sa i përket përmbajtjes ose ndërmarrjes së ndonjë veprimi të veçantë procedural, ata do t’ia drejtojnë këtë çështje Kryeprokurorit të qarkut i cili vendos për të brenda njëzetekatër orëve. Në rrethana të mosmarrëveshjeve brenda ekipeve të përziera të PSRK-ës, Kryeprokurori i PSRK-së do të vendos lidhur me atë çështje. 10.3 Brenda njëzetekatër orëve pas njoftimit të vendimit të marrë nga Kryeprokurori i qarkut apo Kryeprokurori i PSRK-së lidhur me mosmarrëveshjen, prokurori i EULEX-it ka të drejtë që të kërkojë nga Kryeprokurori i EULEX-it dhe nga Kryeprokurori publik i Kosovës rishikimin e vendimit. Kryeprokurori i EULEX-it dhe Kryeprokurori publik i Kosovës do të gjejnë së bashku një zgjidhje sa më shpejtë që të jetë e mundur. 10.4 Në rrethana urgjente, ose kur vonesa mund të ndikojë në kryerjen apo rezultatin e hetimit, ndjekjes penale apo zhvillimi të drejtë të procedurës, Kryeprokurori i EULEX-it do të ketë të drejtë që të ndërmarrë çfarëdo veprimi urgjent procedural, apo të caktojë cilindo prokuror të EULEX-it apo prokuror publik të Kosovës për një qëllim të tillë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: EULEX prosecutors may take over investigations or prosecutions in hate-crime-type cases, but they must first apply to the competent chief prosecutor and the file must be forwarded within 24 hours.
Neni 11 Kompetencat e prokurorëve të EULEX-it për krimet e motivuara nga urrejtja 10 11.1 Në çdo kohë gjatë procedurës dhe në pajtim me Kryeprokurorin e EULEX-it, prokurorët e EULEX-it mund të marrin përgjegjësi për çdo hetim a ndjekje penale të çdo vepre penale, përfshirë këtu veprat penale kundër personave apo pronës, ku viktima, prona apo objekti i veprës penale duken të jenë përzgjedhur për shkak të lidhjes, bashkimit, afërsisë, mbështetjes apo anëtarësisë së tyre të vërtetë apo të perceptuar me një grup të vërtetë apo të perceptuar të identifikuar sipas racës, origjinës kombëtare, etnike apo shoqërore, afërsisë me ndonjë minoritet kombëtar apo grup politik, gjuhës, ngjyrës, besimit, gjinisë, moshës, të metave fizike apo mentale, orientimit seksual, apo faktorëve tjerë të ngjashëm. 11.2 Për qëllimet e paragrafit 1 të këtij neni, prokurori i EULEX-it ia paraqet një kërkesë Kryeprokurorit të zyrës që është kompetente për hetimin a ndjekjen e rastit. 11.3 Kryeprokurori përkatës do t’ia përcjell lëndën prokurorit të EULEX-it të caktuar nga Kryeprokurori i EULEX-it brenda njëzetekatër orëve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Ky nen i jep Kryeprokurorit të EULEX-it kompetencë të kërkojë caktimin e lëndës te një prokuror tjetër kur prokurori publik i Kosovës nuk është i gatshëm ose i paaftë, ose kur ka dyshim të bazuar për ndikim në hetim/ndjekje.
Neni 12 Kompetencat e prokurorëve të EULEX-it në rast të mosgatishmërisë apo paaftësisë të prokurorëve publik të Kosovës 12.1 Në çdo fazë të çdo procedure penale, nëse një prokuror publik i Kosovës nuk është i gatshëm apo është i paaftë që të ushtrojë detyrat e tij dhe kjo mosgatishmëri apo paaftësi mund të rrezikojë hetimin apo ndjekjen e duhur të një vepre penale, apo kurdoherë që ekziston dyshimi i bazuar se bëhen përpjekje për të ndikuar në hetimin apo ndjekjen e një vepre penale, Kryeprokurori i EULEX-it ka kompetencë që të kërkojë nga Kryeprokurori i zyrës kompetente që atë lëndë t’ia caktojë: a) një prokurori tjetër publik të Kosovës që punon në të njëjtën zyre prokuroriale, b) apo cilitdo prokuror të EULEX-it që do të marrë përgjegjësinë për hetimin apo ndjekjen penale përkatëse. 12.2 Nëse Kryeprokurori i zyrës kompetente kundërshton kërkesën e Kryeprokurorit të EULEX-it, Kryeprokurori i EULEX-it do ta njoftojë Kryeprokurorin publik të Kosovës dhe së bashku do të marrin një vendim të përbashkët i cili do të respektohet nga Kryeprokurori i zyrës kompetente. 12.3 Në rrethana urgjente, ose kur vonesa mund të ndikojë në kryerjen apo rezultatin e hetimit, ndjekjes penale apo zhvillimit të drejtë të procedurës, Kryeprokurori i EULEX-it do të ketë të drejtë që të ndërmarrë çdo veprimi urgjent procedural, apo të caktojë cilindo prokuror të EULEX-it apo prokuror publik të Kosovës për një qëllim të tillë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Justice Component Chief can change venue for certain criminal or civil proceedings for security reasons, and designated EULEX and judicial bodies must follow a rotation system for assigning related cases and reporting them.
Neni 13 Ndryshimi i vendit për procedurat penale dhe civile 13.1 Nëse është e nevojshme për arsye të sigurisë, Shefi i Komponentit të Drejtësisë, pas propozimit të Kryeprokurorit të EULEX-it apo të Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, do të ketë kompetencë të ndryshojë vendin e gjykimit apo të një faze të veçantë të një procedure penale apo civile kurdoherë që një gjykatës i misionit të EULEX-it apo një prokuror i misionit të EULEX-it është përfshirë. Shefi i Komponentit të Drejtësisë do të marrë vendim të bazuar dhe do t’ia dërgojë atë kryetarit të gjykatës që përndryshe edhe është kompetente të vendos për lënën. 13.2 Veprat penale që supozohet të jenë kryer nga anëtarët e gjyqësorit vendor apo nga të punësuarit e gjykatave të ndryshme në Kosovë do të hetohen, ndiqen dhe gjykohen nga një zyre prokuroriale dhe nga një gjykatë që ushtron kompetenca dhe juridiksion në një rajon të ndryshëm nga ai ku gjyqtari, prokurori apo i punësuari ushtrojnë zakonisht funksionet e tyre. Një sistem rotacioni do të caktojë zyrën prokuroriale dhe gjykatën që ka kompetencë territoriale sipas kritereve të mëposhtme: a) nëse krimi i supozuar ka ndodhur në regjionin e Pejës apo të Mitrovicës, zyra prokuroriale dhe gjykata kompetente do të identifikohen në prokurorinë e qarkut apo në atë komunale ose në gjykatën e qarkut apo në gjykatën komunale të Prishtinës; 11 b) nëse krimi i supozuar ka ndodhur në regjionin e Prishtinës apo të Gjilanit, zyra prokuroriale dhe gjykata kompetente do të identifikohen në prokurorinë e qarkut apo në atë komunale ose në gjykatën e qarkut apo në gjykatën komunale të Prizrenit; c) nëse krimi i supozuar ka ndodhur në regjionin e Prizrenit, zyra prokuroriale dhe gjykata kompetente do të identifikohen në prokurorinë e qarkut apo në atë komunale ose në gjykatën e qarkut ose në gjykatën komunale të Gjilanit. 13.3 Në rast të riorganizimit substancial të sistemi të gjykatave apo të prokurorive pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Shefi i Komponentit të Drejtësisë, ose Këshilli Gjyqësor i Kosovës sipas kërkesës së Shefit të Komponentit të Drejtësisë, ose Këshillit Gjyqësor të Kosovës pa ndonjë kërkesë por pas mbarimit të mandatit të EULEX KOSOVË, do të ketë kompetencë që të përcaktojë një sistem të ri rotacioni për lëndët e përshkruara në paragrafin 2 të këtij neni. 13.4 Çdoherë që një vepër e supozuar penale është kryer nga një gjykatës, prokuror apo një i punësuar në një gjykatë të veçantë, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet publike do të jenë të detyruara që t’ia paraqesin zyrës së prokurorit të identifikuar sipas sistemit të lartpërmendur të rotacionit një raport përkatës penal, njoftimin për krimin dhe informatat që kanë të bëjnë me zhvillimet e hetimeve. 13.5 Në çdo fazë të procedurës, në rast të shkelje së saj, Kryeprokurori i EULEX-it apo Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të kenë kompetencë t’ia kalojë lëndën zyrës prokuroriale përkatësisht gjykatës kompetente në përputhje me sistemin e lartpërmendur të rotacionit. 13.6 Kompetenca e përmendur në paragrafin 5 të këtij neni, do të ushtrohet në atë mënyrë që të shmang vonesat e tepruara të procedurës dhe pengimin e procesit gjyqësor. KREU IV DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Kosovo authorities must consult the Head of EULEX Kosovo when assessing whether this law should be repealed, improved, or amended.
Neni 14 14.1 Ky ligj mund të shfuqizohet apo ndryshohet në përputhje me procedurat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi por vetëm në konsultim me Shefin e EULEX KOSOVË i cili do të kërkojë këshillën e Shefit të Komponentit të Drejtësisë. 14.2 Për qëllimet e paragrafit 1 të këtij neni, autoritetet e Kosovës do të bëjnë konsultime me Shefin e EULEX KOSOVË më qëllim të vlerësimit të nevojës së shfuqizimit, përmirësimit dhe ndryshimit të këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: UNMIK must transfer certain case files and records to EULEX leaders after the law enters into force, and EULEX officials may decide how transferred cases are allocated.
Neni 15 15.1 Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Departamenti i Drejtësisë i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) do t’ia dorëzojë Kryeprokurorit të EULEX-it dhe Kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, në pajtim me modalitetet dhe procedurat e përcaktuar nga UNMIK-u dhe Bashkimi Evropian, të gjitha dosjet, informatat, arkivat dhe të dhënat në formë elektronikë dhe të shtypur lidhur me lëndët që aktualisht hetohen, ndiqen ose janë hequr nga procedura nga prokurorët ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe nga ZPSK-ja, si dhe lëndët që janë apo kanë qen në kompetencë të gjyqtarëve ndërkombëtar të UNMIK- ut. 15.2 Kryeprokurori i EULEX-it dhe Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të vendosin në pajtim me këtë ligj se cilat nga lëndët e dorëzuara sipas paragrafit 1 të këtij neni, do të jenë në kompetencë të gjyqtarëve përkatësisht prokurorëve të misionit të EULEX-it, dhe cilat lëndë tjera, për arsye të bazuara, do të duhet të mbesin në kompetencë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it pasi që ato të kenë qen në kompetencë të gjyqtarëve ndërkombëtar të UNMIK-ut apo prokurorëve ndërkombëtar të UNMIK-ut. 15.3 Për lëndët e dorëzuara sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe të cilat gjenden në fazën e gjykimit kryesor në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, përbërja e kolegjeve në procedurë penale mund të mbetet e pandryshuar për procedurë të mëtutjeshme nëse anëtarët e njëjtë të kolegjit vazhdojnë funksionet e tyre 12 si gjyqtarë të EULEX-it pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në rrethana të tilla Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të caktojë gjyqtarin e mëparshëm dhe përkatës ndërkombëtar të UNMIK-ut si gjyqtar të EULEX-it për të njëjtën procedurë. 15.4 Në rrethana të nevojës për të rifilluar gjykimin kryesor për arsye procedurale apo arsye tjera, Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it do të caktojë një kolegj të ri në pajtim me këtë ligj. 15.5 Për lëndët e dorëzuara në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni dhe të cilat janë në juridiksion të Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, përbërja e kolegjeve mund të mbetet e pandryshuar për procedurë të mëtutjeshme nëse anëtarët e njëjtë të kolegjit vazhdojnë funksionet e tyre si gjyqtarë të EULEX-it pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjyqtari i mëparshëm dhe përkatës ndërkombëtar i UNMIK-ut do të caktohet si gjyqtar i EULEX-it për të njëjtën procedurë në pajtim me ligjin në fuqi. 15.6 Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it në konsultim me Kryetarin e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit mund ta caktojë një gjyqtar të EULEX-it në fazën e veçantë të procedurës që më herët i është caktuar një gjyqtari ndërkombëtar të UNMIK-ut, apo të caktojë një gjyqtar të EULEX-it në një kolegj të veçantë në përputhje me dispozitat e këtij ligji, me kusht që fillimi i një procedure të re me anëtarë të ri të kolegjit të mos jetë e detyrueshme sipas ligjit në fuqi. 15.7 Nëse një dispozitë e ligjit në fuqi para ditës së tranzicionit, parasheh që Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës apo ndonjë gjyqtar tjetër kosovar ka të drejtë që të caktojë një gjyqtar ndërkombëtar në procedurë, kjo kompetencë do të bartet tek Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it që nga dita e tranzicionit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: During EULEX Kosovo’s presence in Kosovo, English is also an official language in Kosovo court proceedings involving EULEX judges and prosecutors.
Neni 16 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, gjuhë zyrtare të gjykatave të Kosovës, përveç gjuhës shqipe dhe serbe si dhe gjuhës turke në rajonet ku gjendet komunitetit turk, do të jetë edhe gjuha angleze në ato procedura ku janë të përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: EULEX police and correctional officers may exercise specified police and correctional powers in Kosovo during the EULEX presence, under law and according to modalities set by the EULEX Chief.
Neni 17 17.1 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, policia e EULEX-it do të ketë kompetencë që të ushtrojë autorizimet e veta ashtu siç njihen me anë të ligjit në fuqi për policinë e Kosovës dhe në përputhje me modalitetet e përcaktuara nga Shefi i EULEX KOSOVË. 17.2 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, policia e EULEX-it do të ketë kompetencë që të ushtrojë funksionet e policisë gjyqësore në përputhje me ligjin dhe modalitetet e përcaktuara nga Shefi i EULEX KOSOVË. 17.3 Gjatë kohëzgjatjes së EULEX KOSOVË në Kosovë, zyrtarët korrektues të EULEX-it do t’i ushtrojnë kompetencat dhe funksionet e tyre si personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përfshirë ato kompetenca dhe funksione që vlejnë për zyrtarëve korrektues të Kosovës në përputhje me ligjin në fuqi dhe me modalitetet e përcaktuara nga Shefi i EULEX KOSOVË. 17.4 Sipas nevojës, aspektet relevante të aktiviteteve dhe bashkëpunimit të policisë së EULEX-it me policinë e Kosovës dhe të zyrtarëve korrektues të EULEX-it me personelin e Shërbimit Korrektues të Kosovës mund të përcaktohen më tutje, për aq sa është e nevojshme, me anë të një Marrëveshje ndërmjet Shefit të EULEX KOSOVË dhe autoriteteve kompetente. Kjo marrëveshje do të pasqyrojë përmbajtjen dhe modalitetet e përcaktuara nga Shefi i EULEX KOSOVË. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: If the court or prosecutorial system is substantially reorganized, the competent chief prosecutor becomes the competent organ for the assigned duties, and competent authorities must amend the law to match the new structure.
Neni 18 18.1 Në rast të riorganizimit substancial të sistemit të gjykatave apo të zyrave prokuroriale pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Kryeprokurori i zyrës që ka kompetencë për lëndën sipas legjislacionit të ri do të jetë organ kompetent që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë që i janë caktuar Kryeprokurorit të qarkut apo 13 Kryeprokurorit komunal me anë të këtij ligji. 18.2 Në mënyrë të ngjashme, të gjitha referimet që i bëhen në këtë ligj zyrave prokuroriale komunale apo të qarkut, gjykatave komunale apo të qarkut, prokurorisë publike komunale të Kosovës apo prokurorisë publike të qarkut të Kosovës do të interpretohen në përputhje me strukturën e re te sistemit të gjykatave apo zyrave prokuroriale. 18.3 Autoritetet kompetente do të jenë të obliguara që të ndryshojë këtë ligj në përputhje me strukturën e re të gjykatave apo zyrave prokuroriale me qëllim që t’ia mundësojë EULEX KOSOVË të ushtrojë kompetencat dhe funksionet e veta siç duhet. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën : 13.03.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-053 MBI KOMPETENCAT, PЁRZGJEDHJEN E LЁNDЁVE DHE CAKTIMIN E LЁNDЁVE TЁ GJYQTARЁVE DHE PROKURORЁVE TЁ EULEX-it NЁ KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in