LIGJI NR. 03/L-057 PËR NDËRMJETËSIM
This provision is the preamble to the mediation law and states the law’s purpose and basis.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-057
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the mediation law and states the law’s purpose and basis. This article states that the law regulates mediation generally, including the establishment, organization, and functioning of the Mediation Commission, and the rights, duties, and responsibilities of mediators. This article defines “mediation,” “dispute,” and “mediator” for the law. Mediation may start only if the parties fully agree to it. Në procedurën e ndërmjetësimit, palët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe kanë të drejta dhe detyrime sipas ligjit.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-057 PËR NDËRMJETËSIM
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the mediation law and states the law’s purpose and basis.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 41 / 01 NËNTOR 2008 LIGJI Nr. 03/L-057 PËR NDЁRMJETЁSIM Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65, pika (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të rregullimit, organizimit, funksionimit, si dhe zgjedhjes së kontesteve në mënyrë sa më efektive me ndërmjetësim; Duke respektuar historinë tradicionale të ndërmjetësimit në Kosovë, si dhe synimin për avancimin e sistemit juridik në Kosovë; Miraton këtë LIGJ PËR NDËRMJETËSIM KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law regulates mediation generally, including the establishment, organization, and functioning of the Mediation Commission, and the rights, duties, and responsibilities of mediators.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1.1 Ky ligj rregullon procedurën e ndërmjetësimit në përgjithësi, themelimin, organizimin, funksionimin e Komisionit të Ndërmjetësimit, si dhe të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesve. 1.2 Me këtë ligj caktohen rregullat e procedurës së ndërmjetësimit në marrëdhëniet kontestuese në raportet juridiko-pasurore të subjekteve të së drejtës, tregtare, familjare, të punës, raporte të tjera civile, administrative dhe penale, në të cilat palët lirisht mund të disponojnë vullnetin e tyre të lirë, në rast se me ligj të veçantë nuk është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës apo e një organi tjetër kompetent. 1.3 Në bazë të këtij ligji pranohet marrëveshja në mes subjekteve të së drejtës për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit, në çdo fazë të zhvillimit të procedurës në gjykatë kompetente. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines “mediation,” “dispute,” and “mediator” for the law.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e këtij ligji termet e përdorura kanë këtë kuptim: “Ndërmjetësimi” është veprimtari jashtëgjyqësore, që realizohet nga një person i tretë (ndërmjetësi), për zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e parashikuara në këtë ligj. “Mosmarrëveshje” nënkupton çfarëdo mospajtimi në mes të subjekteve të së drejtës. “Ndërmjetësuesi” është pala e tretë, neutrale e autorizuar të ndërmjetësojë në mes dy palëve me qëllim të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit. 2 KREU II PARIMET E PROCEDURËS SË NDËRMJETËSIMIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Mediation may start only if the parties fully agree to it.
Neni 3 Shprehja e Vullnetit Për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit duhet të ekzistojë vullneti i plotë i palëve. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Në procedurën e ndërmjetësimit, palët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe kanë të drejta dhe detyrime sipas ligjit.
Neni 4 Barazia e Palëve në Procedurë Në procedurën e ndërmjetësimit palët janë të barabarta dhe kanë të drejta dhe detyrime në pajtim me ligjin. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The mediator must be impartial and independent from any influence during mediation proceedings.
Neni 5 Paanshmëria Ndërmjetësuesi gjatë zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit është plotësisht i paanshëm dhe i pavarur nga çdo lloj ndikimi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The mediation procedure is confidential, and the mediator, parties, and their representatives must keep it confidential unless the parties agree otherwise.
Neni 6 Fshehtësia dhe Besueshmëria 6.1 Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve. 6.2 Ndërmjetësuesi, palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të obliguar që ta ruajnë fshehtësinë e procedurës së ndërmjetësimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe. 6.3 Vetëm pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit, me pajtimin e palëve mund të bëhet publike marrëveshja në pajtim me ligjet në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The mediation procedure is urgent.
Neni 7 Urgjenca Procedura e ndërmjetësimit është urgjente. KREU III PROCEDURA - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The law’s provisions apply whether mediation happens before or after a judicial or administrative proceeding starts.
Neni 8 Procedura e Ndërmjetësimit Dispozitat e këtij ligji aplikohen pavarësisht nga ajo se ndërmjetësimi kryhet para apo pas fillimit të procedurës gjyqësore apo administrative. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Mediation starts when the parties agree. The mediator must inform the parties before mediation begins, and courts or prosecutors may suggest mediation in suitable cases.
Neni 9 Fillimi i Procedurës së Ndërmjetësimit 9.1 Procedura e ndërmjetësimit fillon në momentin kur palët pajtohen për fillimin e saj. 3 9.2 Palë në procedurën e ndërmjetësimit mund të jenë personat fizik dhe personat juridik. 9.3 Nëse njëra palë i kërkon palës tjetër që të ndjekë procedurën e ndërmjetësimit dhe kjo e fundit nuk i përgjigjet ftesës në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të saj, konsiderohet si mospranim për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 9.4 Para se të fillojë procedura e ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi është i obliguar t’i informojë palët për parimet, rregullat, shpenzimet e procedurës dhe efektet juridike të marrëveshjes. 9.5 Kur çështja gjendet në gjykatë apo prokurori dhe nëse ato vlerësojnë se mosmarrëveshja mund të zgjidhet me ndërmjetësim, u sugjerojnë palëve procedurën e ndërmjetësimit. 9.6 Gjykata mundet në secilën fazë të procedurës gjyqësore, deri në përfundimin e saj, t’i sugjeroj palët në procedurën e ndërmjetësimit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article says the parties can decide how mediation is run, mediation normally uses one mediator unless the parties agree otherwise, and the mediator must inform the parties at the start.
Neni 10 Zhvillimi i Procedurës së Ndërmjetësimit 10.1 Palët në procedurë janë të lira të vendosin për zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 10.2 Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet nga një ndërmjetësues i vetëm, përveç në rastet kur palët pajtohen të kenë më shumë se një ndërmjetësues. 10.3 Ndërmjetësimi fillon pas nënshkrimit të marrëveshjes së palëve për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 10.4 Marrëveshja për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit përmban: të dhëna për palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre, objektin e mosmarrëveshjes, deklaratën e pranimit të parimeve të ndërmjetësimit, si dhe dispozitat mbi shpenzimet e procedurës, duke përfshirë honorarin e ndërmjetësuesit. 10.5 Pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi ndërmjetësimin, në pajtim me palët, ndërmjetësuesi do të caktoj kohën dhe vendin e zhvillimit të ndërmjetësimit. 10.6 Në rast se çështja ndodhet pranë gjykatës dhe ndërkohë palët pajtohen ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre përmes ndërmjetësimit, obligohen ta informojnë gjykatën, duke ia dorëzuar një kopje të marrëveshjes së nënshkruar për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 10.7 Përveç palëve, përfaqësuesve të tyre dhe ndërmjetësuesit, në procedurën e ndërmjetësimit mund të marrë pjesë edhe pala e tretë, pas pëlqimit paraprak të palëve në procedurë. 10.8 Pala e tretë që merr pjesë në procedurën e ndërmjetësimit është e detyruar ta respektoj parimin e fshehtësisë së procedurës. 10.9 Në fillim të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi do t’i njoftojë shkurtimisht palët për qëllimin e ndërmjetësimit, procedurën që do të ndiqet dhe rolin që kanë ndërmjetësuesi dhe palët. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The mediator may hold separate meetings and suggest settlement options if helpful, must treat the parties equally, and the parties must present the dispute’s facts truthfully and as realistically as possible.
Neni 11 11.1 Në qoftë se ndërmjetësuesi vlerëson se do të ishte në dobi të procedurës së ndërmjetësimit, ai mund të zhvilloj takime të ndara me secilën palë dhe mund të propozoj mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por jo edhe vet zgjidhjen. 11.2 Ndërmjetësuesi duhet t’i trajtoj në mënyrë të barabartë palët në procedurë. 11.3 Palët janë të obliguara që të prezantojnë në mënyrë sa më reale dhe të vërtetë rrethanat e rastit kontestues. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: In mediation, the parties decide whether to reach an agreement; the mediator must help them, prepare any written agreement, and both parties plus the mediator must sign it.
Neni 12 Arritja e marrëveshjes 4 12.1 Arritja e marrëveshjes në procedurën e ndërmjetësimit varet ekskluzivisht nga vullneti i palëve. 12.2 Ndërmjetësuesi është i detyruar të ndihmoj palët dhe duhet të jetë i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes. 12.3 Pasi që palët të kenë arritur marrëveshje në procedurën e ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi përpilon marrëveshjen me shkrim, të cilën duhet ta nënshkruajnë palët dhe ndërmjetësuesi. 12.4 Marrëveshja e paraparë në paragrafin 3 të këtij neni ka fuqinë e dokumentit përfundimtar dhe është i detyrueshëm. 12.5 Në rast se dosja e lëndës gjendet në gjykatë, marrëveshja e arritur me shkrim duhet ti dërgohet gjykatës, e cila pas aprovimit, e ka fuqinë e titullit ekzekutiv. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The mediation procedure may last up to 90 days.
Neni 13 Kohëzgjatja e Procedurës Procedura e ndërmjetësimit zgjatë deri në nëntëdhjetë (90) ditë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article says the mediation procedure ends in several specified ways, and the mediator must notify the court or another competent authority in writing when the procedure ends in cases where a file exists there.
Neni 14 Përfundimi dhe ndërprerja e procedurës 14.1 Procedura e ndërmjetësimit përfundon me: a) arritjen e marrëveshjes në mes të palëve; b) tërheqjen e cilësdo palë, në çfarëdo kohe gjatë zhvillimit të procedurës, duke deklaruar se nuk ka interes për vazhdimin e procedurës së ndërmjetësimit; c) konfirmim të ndërmjetësuesit, pas konsultimit me palët kur vlerësohet se vazhdimi i procedurës nuk është i arsyeshëm; d) kalimin e afatit ligjor për arritjen e marrëveshjes. 14.2 Pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi është i detyruar ta njoftoj gjykatën apo organin tjetër kompetent me shkrim lidhur me përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit në çdo rast kur pranë gjykatës apo organin tjetër kompetent ekziston dosja e lëndës për të cilin është zhvilluar ndërmjetësimi. 14.3 Ndërmjetësuesi mund ta ndërpres procedurën e ndërmjetësimit nëse gjatë zhvillimit të procedurës ekzistojnë apo shfaqen arsye që e vënë në pyetje paanshmërinë e tij. 14.4 Marrëveshja e arritur në procedurën e ndërmjetësimit ka fuqinë e marrëveshjes gjyqësore, nëse aprovohet nga gjykata, prokuroria apo nëse vërtetohet nga organi tjetër kompetent. 14.5 Gjykata ose prokuroria mund ta anuloj marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim, kur konstaton se është lidhur në kundërshtim me ligjin në fuqi, kur nuk pasqyrohet vullneti i palëve në konflikt, kur janë cenuar rëndë të drejtat dhe interesat e tyre ose kur zhdëmtimi është haptazi në disproporcion me dëmin e shkaktuar. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If there is a conflict of interest, the mediator must not conduct the mediation procedure unless the parties have been informed and agree to it.
Neni 15 Konflikti i interesit Në rast se paraqitet konflikt i interesave, ndërmjetësuesi përjashtohet nga procedura e ndërmjetësimit, përveç nëse palët, pasi të janë informuar për ekzistimin e rrethanave të tilla, janë pajtuar që ai të zhvillojë procedurën. 5 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Pjesët e procedurës së ndërmjetësimit paguhen nga palët proporcionalisht, përveç nëse ato janë marrë vesh ndryshe; honorari i ndërmjetësuesit rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Drejtësisë.
Neni 16 Shpenzimet e procedurës dhe honorari për ndërmjetësues 16.1 Shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit do të paguhen proporcionalisht nga palët, përveç nëse nuk janë marrë vesh ndryshe. 16.2 Honorari për ndërmjetësuesin do të rregullohet me akt nënligjor, të cilin e nxjerr Ministri i Drejtësisë. KREU IV KOMISIONI I NDËRMJETËSIMIT - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ministria e Drejtësisë themelon Komisionin e Ndërmjetësimit; kryetari i komisionit duhet të jetë shërbyes civil dhe emërohet nga Ministria e Drejtësisë.
Neni 17 Themelimi dhe kompetencat e Komisionit 17.1 Komisioni i Ndërmjetësimit themelohet nga Ministria e Drejtësisë. 17.2 Komisioni përbëhet nga Kryetari dhe katër (4) anëtarë. Kryetari i Komisioni duhet të jetë shërbyes civil dhe emërohet nga Ministria e Drejtësisë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Article 18 lists the bodies represented on the Commission and sets terms for the chair and members.
Neni 18 Anëtarët e Komisionit 18.1 Subjektet që përfaqësohen në Komision janë: a) Ministria e Drejtësisë; b) Këshilli Gjyqësor i Kosovës; c) Këshilli Prokurorial i Kosovës; d) Oda e Avokatëve të Kosovës; e) Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale; 18.2 Subjektet e propozuara në paragrafin 1 të këtij neni përfaqësohen me nga një anëtarë. 18.3 Kryetari i Komisionit shërben për mandat katër (4) vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat tjetër. 18.4 Anëtarët e Komisionit shërbejnë për një mandat tre (3) vjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër. Mandatet e para do të jenë të shkallëzuara si në vijim: dy (2) anëtarë për dy (2) vjet, një (1) anëtarë për tre (3) vjet, dhe një (1) anëtarë për katër (4) vjet. 18.5 Me përfundim të mandatit të çdo anëtari të Komisionit, Ministri i Drejtësisë kërkon menjëherë nga subjektet të parapara nga paragrafi 1 i këtij neni që të caktojnë anëtarin e tyre. Vendi i lirë duhet të plotësohet brenda tridhjetë (30) ditësh. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Commission must carry out the listed mediation-related tasks.
Neni 19 Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit janë: a) përcaktimi i politikave zhvillimore lidhur me fushën e ndërmjetësimit; b) nxjerrja dhe mbikëqyrja e zbatimit të rregullave të Kodit të etikës profesionale për ndërmjetësues; 6 c) nxjerrja e vendimeve dhe rekomandimeve për rregullimin e fushë-veprimtarisë së ndërmjetësimit; d) nxjerrja e rregullores së punës së tij; e) përpilimi dhe mbajtja e regjistrit për ndërmjetësues; f) dhënia e mendimeve profesionale; g) organizimi i trajnimeve dhe kurseve për ndërmjetësues; h) informimi i publikut për mundësitë e ndërmjetësimit; i) ushtrimi i detyrave tjera të përcaktuara me këtë ligj. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Anëtarët dhe Kryetari i Komisionit duhet të plotësojnë kushtet e zgjedhjes.
Neni 20 Kushtet për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Komisionit Anëtarët dhe Kryetari i Komisionit duhet t’i plotësojnë këto kushte: a) të ketë përgatitje universitare adekuate; b) të ketë të paktën tri vite përvojë pune në profesion; c) të gëzoj reputacion të lartë në shoqëri; d) të mos jetë i dënuar për vepër penale me dashje për të cilën parashihet dënimi me burg mbi gjashtë muaj. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Komisioni can meet only if the quorum is half its members plus the chair, and its decisions are approved by a simple majority.
Neni 21 Mbledhjet dhe Votimi 21.1 Kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e takimeve të Komisionit përbëhet nga gjysma e anëtarëve të Komisionit dhe kryetari. 21.2 Vendimet e Komisionit miratohen me shumicë të thjeshtë të votave. 21.3 Anëtarët e mbivotuar kanë të drejtë t’ia bashkëngjisin mendimin e tyre të kundërt vendimit të aprovuar. KREU V NDËRMJETËSUESI - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: An intermediary may be any person who meets the general employment conditions, but must also satisfy specific qualification requirements.
Neni 22 Kushtet e kërkuara për ndërmjetësuesit 22.1 Ndërmjetësues mund të jetë çdo person i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për punësim në përputhje me ligjin në fuqi. 22.2 Ndërmjetësuesi përveç asaj që u cek në paragrafin 1 të këtij neni, duhet t’i plotësoj edhe këto kushte: a) të ketë diplomë universitare; b) të ketë kaluar me sukses kursin e trajnimit për ndërmjetësim; c) të ketë ndërmjetësuar nën mbikëqyrjen e një ndërmjetësuesi të paktën në gjashtë seanca; 7 d) të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale me dashje për të cilën parashihet dënimi mbi gjashtë muaj burgim; e) të ketë kualitete të larta morale; f) të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmjetësuesve. 22.3 Trajnimet për ndërmjetësues i organizon Komisioni i ndërmjetësimit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. 22.4 Personit i cili është i suksesshëm në kryerjen e trajnimit për ndërmjetësues do t’i lëshohet një certifikatë, e cila shërben si bazë për hyrjen në regjistrin e ndërmjetësuesve. 22.5 Certifikimin e ndërmjetësuesve e bënë Komisioni i ndërmjetësimit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice licenses mediators who meet the conditions in this law, and may suspend or revoke a mediator’s license on the Commission’s proposal.
Neni 23 Licencimi i Ndërmjetësuesve 23.1 Ministria e Drejtësisë licencon ndërmjetësuesit të cilët i përmbushin kushtet e parapara në këtë ligj. 23.2 Me propozimin e Komisionit, Ministria e Drejtësisë pezullon apo revokon licencën e ndërmjetësuesit, në përputhje me këtë ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Commission must keep a public register of licensed mediators and regularly send copies to courts, prosecutors, and other competent institutions.
Neni 24 Regjistri i ndërmjetësuesve 24.1 Komisioni mbanë regjistrin publik të ndërmjetësuesve të licencuar. 24.2 Regjistri përmban të gjitha të dhënat personale për secilin ndërmjetësues. 24.3 Kopjet e regjistrit shpërndahen rregullisht në gjykata, prokurori dhe në institucione të tjera kompetente. 24.4 Komisioni fshinë nga regjistri emrin e secilit ndërmjetësues, pasi të jetë marrë vendimi i formës së prerë nga Ministria në pajtim me paragrafin 2 të nenit 23 të këtij ligji. 24.5 Ndërmjetësuesi fshihet nga lista në rast të: a) kërkesës së tij ; b) vdekjes; c) revokimit të licencës; d) humbjes së aftësisë së veprimit; e) ushtrimit të ndonjë detyre apo funksioni, i cili është në kundërshtim ndërmjetësimin apo me ligjin në fuqi. KREU VI TË DREJTAT DHE DETYRIMET - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The mediator and the parties must agree their rights and duties before mediation starts.
Neni 25 Të drejtat dhe detyrimet e ndërmjetësuesve dhe palëve Të drejtat dhe detyrimet e ndërmjetësuesit në njërën anë dhe palëve në anën tjetër, caktohen para fillimit të procedurës së ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi dhe palët pajtohen për të drejtat dhe detyrimet të cilave duhet tu përmbahen deri në përfundim të procedurës, në pajtim me ligjin në fuqi dhe normat e moralit. 8 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A foreign citizen may act as an intermediary in Kosovo only in individual cases, with reciprocity, and after prior approval from the Ministry of Justice.
Neni 26 Njohja e ndërmjetësuesve të huaj Shtetasi i huaj mund të shërbej si ndërmjetësues në Kosovë në raste individuale dhe sipas kushtit të reciprocitetit, pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Ministria e Drejtësisë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: An intermediary who unlawfully reveals an official secret or misuses an official duty while performing the job is liable under the Criminal Code of Kosovo.
Neni 27 Dispozitat ndëshkimore Ndërmjetësuesi, i cili gjatë ushtrimit të detyrës së tij zbulon në mënyrë të kundërligjshme sekretin zyrtar apo në çfarëdo forme keqpërdorë detyrën zyrtare, përgjigjet sipas Kodit Penal të Kosovës. KREU VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Within six months after this law enters into force, sublegal acts are to be issued.
Neni 28 28.1 Gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxirren aktet nënligjore. 28.2 Me këtë ligj nuk rregullohet procedura e ndërmjetësimit për të mitur dhe arbitrazhi tregtar. Këto dy procedura rregullohen me ligje të veçanta. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 29 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-057 18 Shtator 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 048 - 2008, datë 03.10.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-057 PËR NDËRMJETËSIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in