LIGJI NR. 03/L-065 PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR
This law sets rules for integrated management and control of the state border.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-065
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law sets rules for integrated management and control of the state border. This article sets out the competent authorities and their responsibilities for integrated border management and state border control, and says the law applies to people entering or leaving Kosovo except asylum seekers or people reasonably expected to seek asylum. This article defines key terms used in the law. Competent organs must apply proportionality and appropriateness when using their powers, and physical force may be used only when necessary and only to the minimum level and duration needed. This provision states the purposes of integrated management and control of the state border.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-065 PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law sets rules for integrated management and control of the state border.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 30 / 15 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-065 PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje te Kapitullit IV Nenit 65.1 te Kushtetutës së Republikës se Kosovës, dhe me qëllim te vendosjes se rregullave ligjore për menaxhim të integruar dhe kontroll të kufirit shtetëror, Miraton këtë LIGJ PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets out the competent authorities and their responsibilities for integrated border management and state border control, and says the law applies to people entering or leaving Kosovo except asylum seekers or people reasonably expected to seek asylum.
Neni 1 Fushëveprimi i Ligjit 1.1 Ky Ligj përcakton autoritetet kompetente dhe përgjegjësitë e tyre për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror. 1.2 Ky ligj zbatohet pa paragjykim ndaj mandatit të veçantë të organizatave ndërkombëtare, ashtu si parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 1.3 Bashkëpunimi ndërmjet agjencive bëhet nga policia kufitare, Shërbimi Doganor, Shërbimi Fitosanitar, Shërbimi Veterinar, dhe të gjitha agjencitë tjera relevante siç janë të definuara me Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. 1.4 Dispozitat në këtë ligj janë të aplikueshme ndaj të gjithë personave që hynë apo lëshojnë Kosovën me përjashtim të atyre qe kërkojnë apo mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme se do të kërkojnë azil. Në raste të tilla, do të aplikohet Ligji mbi Azilin. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllim të këtij Ligji, shprehjet e përdorura kanë këtë kuptim: “Autoritetet Kompetentë” nënkupton, Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministritë dhe organet tjera të ngarkuara me përgjegjësinë për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror siç parashihet në Strategjinë e Integruar për Menaxhimin Kombëtar të Kufirit. “Zyrtarët e Autorizuar” nënkupton zyrtarët qeveritarë te Republikës së Kosovës të ngarkuar me përgjegjësinë për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror. “Menaxhimi i integruar i kufirit (MIK)” nënkupton bashkërendim dhe bashkëpunim kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjithë autoriteteve përkatëse dhe agjencive të përfshira në sigurinë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë, për vendosjen e sistemeve të efektshme dhe me rendiment të menaxhimit të integruar të kufirit, më qëllim arritjen e objektivit të kufijve të hapur, por të mirë-kontrolluar dhe të sigurt. “Vija kufitare” nënkupton vijën, e cila ndan territorin e Republikës së Kosovës nga territoret e shteteve fqinje. “Kufiri shtetëror” nënkupton kufirin tokësor, ujor, dhe ajror përfshirë aeroportet të cilat zhvillojnë komunikacion ndërkombëtar. 2 “Pikat e kalimit kufitar” nënkupton vendet e identifikuara zyrtarisht ku personat, mallrat dhe pasuritë e tundshme mund të kalojnë kufirin në mënyrë legjitime gjatë orarit të punës. “Kufiri i gjelbër” nënkupton çdo vijë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera me përjashtim të pikave zyrtare të kalimit; “Kufiri i Kaltër” nënkupton çdo hapësirë me ujë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera me përjashtim të pikave zyrtare të kalimit. “Kalimi i kufirit shtetëror” nënkupton të gjitha lëvizjet e njerëzve, mallrave dhe pasurive të tundshme matanë kufirit shtetëror. “Pikat e përkohshme të kalimit kufitar” nënkupton lokacionet e identifikuara zyrtarisht që shërbejnë si pika të kalimit kufitar për një periudhë të caktuar kohore kufitare. “Demarkacioni” nënkupton vijën kufitare ndërmjet dy shteteve fqinje. “Kontrolli kufitar” nënkupton kontrollin e kryer në pikat e kalimit kufitar për të siguruar që personat, mallrat dhe mjetet e tyre të transportit janë të autorizuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës apo të lëshojnë Republikën e Kosovës. “Zona e kontrollit të kalimit të kufirit shtetëror” nënkupton sipërfaqen e identifikuar dhe shënuar zyrtarisht e cila rrethon pikën e kalimit kufitar. “Incidentet kufitare” nënkupton aktivitetet brenda vijës kufitare ose përtej saj, të kryera nga qeveritë e huaja apo zyrtarët e qeverive të huaja dhe të cilat shkelin marrëveshjet ndërkombëtare apo kufirin shtetëror. “Kavitetet trupore” nënkupton hapësirat natyrore ose sinuset brenda trupit në të cilat mund të fshihen gjësendet. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Competent organs must apply proportionality and appropriateness when using their powers, and physical force may be used only when necessary and only to the minimum level and duration needed.
Neni 3 Parimi i proporcionalitetit dhe përshtatshmërisë 3.1 Organet Kompetente aplikojnë parimin e proporcionalitetit dhe përshtatshmërisë si kufizim gjatë ushtrimit të autorizimeve të tyre. 3.2 Forca fizike përdoret vetëm atëherë kur është e domosdoshme, dhe vetëm deri në atë nivel që nevojitet për t’i arritur objektivat ligjore të policisë me pasoja sa më pak të dëmshme dhe për kohë sa më të shkurtër të mundshme. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision states the purposes of integrated management and control of the state border.
Neni 4 Qëllimi i menaxhimit të integruar dhe kontrollit të kufirit Menaxhimi i integruar dhe kontrolli i kufirit shtetëror bëhet me qëllim të: (i) sigurimit të pacenueshmërisë së kufirit shtetëror; (ii) mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve; (iii) parandalimit dhe zbulimit të veprave penale dhe kundërvajtese, zbulimit dhe arrestimit të kryerësve të tyre; (iv) parandalimit, zbulimit dhe ndalimit të migrimit të kundërligjshëm; (v) ofrimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës së tyre si dhe mbrojtjen e ambientit në territorin e Republikës së Kosovës; 3 (vi) parandalimit, zbulimit dhe hetimit të krimit ndërkufitar në partneritet me agjencitë e tjera shtetërore për zbatimin e ligjit; (vii) parandalimit dhe zbulimit të të gjitha kërcënimeve tjera për sigurinë dhe rendin publik të lidhura me kufijtë shtetëror; (viii) parandalimit të lëvizjes së kundërligjshme të mallrave dhe pasurive te tundshme për të siguruar që të hyrat e akcizës doganore dhe tatimet të paguhen në mënyrë të duhur siç parashihet me ligj; (ix) parandalimit të lëvizjeve të mallrave dhe bagëtive të infektuara përmes kufirit shtetëror. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Border Police mainly carries out integrated state border management and control, while the Ministry of Internal Affairs has primary competence.
Neni 5 Organet që kryejnë menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror 5.1 Menaxhimi i integruar dhe kontrolli i kufirit shtetëror është kryesisht kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. 5.2 Detyrat e menaxhimit të integruar dhe kontrollit të kufirit shtetëror i kryen kryesisht policia kufitare, e ndihmuar nga agjencitë e tjera shtetërore relevante. 5.3 Policia kufitare është përgjegjëse për: (i) menaxhimin dhe kontrollin në Pikat e kalimit Kufitar; (ii) menxahimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen përgjatë Kufirit të Gjelbër; (iii) menxahimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen përgjatë Kufirit të Kaltër; (iv) menxahimin dhe kontrollin brenda Republikës se Kosovës lidhur me çështjet kufitare; (v) lëshimin e dokumenteve të përkohshme të udhëtimit siç përcaktohet nga Ministria e Punëve të Brendshme; (vi) sigurinë në aeroportet ndërkombëtare në bashkëpunim me operatorin e aeroportit dhe autoritetet relevante të autorizuara; (vii) parandalimin e akteve terroriste në partneritet me të gjitha agjencitë për zbatimin e ligjit; (viii) përcaktimin e së drejtës së çdo personi që dëshiron të hyjë apo të lëshojë Kosovën lidhur me kërkesat për viza dhe hyrje. (ix) mbylljen e përkohshme të kufijve, sipas vendimit ministror. (x) dhënien e autorizimit të përkohshëm për të kaluar Kufirin e Gjelbër dhe të Kaltër sipas vendimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Competent authorities may place warning signs, use technical means and service dogs, and create obstacles to prevent illegal border crossing; authorized officials may enter nearby properties for border control, while owners or users must allow unhindered passage.
Neni 6 Lehtësimi i menaxhimit të integruar dhe kontrollit të kufirit shtetëror 6.1 Për zbatim të këtij ligji, Autoritetet Kompetente autorizohen të vendosin shenjat me paralajmërim dhe vërejtje të tjera, apo të përdorin mjete teknike dhe qen shërbimi për kryerjen e menaxhimit të integruar, kontrollit të kufirit, si dhe të vendosin pengesa për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit. 6.2 Mirëmbajtja e shenjave dhe vërejtjeve të tjera sipas këtij neni, është përgjegjësi e Autoriteteve Kompetente. 6.3 Zyrtarët e Autorizuar lejohen të lëvizin në këmbë ose me automjet në pronat që ndodhen në zonën kufitare apo në afërsi të zonës kufitare në përputhje me ligjin në fuqi, kur kjo është e nevojshme për të kryer kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, pavarësisht nga dëshira e pronarit, i cili duhet të 4 informohet, kurdo që të jetë e mundur para fillimit të kryerjes së aktivitetit në pronën e tij. Ai/ajo, duhet të informohet pas aktivitetit në secilin rast përveç nëse kjo mund të rrezikojë operacionin policor të kontrollit kufitar. 6.4 Aktiviteti i Autoriteteve Kompetente në pronat që ndodhen në vijën kufitare, apo në afërsi të vijës kufitare, ushtrohet në atë mënyrë për të reduktuar deri në maksimumin e mundshëm, ndërhyrjen në sferën e jetës private të pronarit dhe dëmeve në pronë dhe nuk duhet të jetë jo proporcionale me qëllimin që kërkohet të arrihet. 6.5 Pronarët, marrësit me qira apo shfrytëzuesit e pronave pranë vijës së kufirit janë të obliguar t’u lejojnë Autoriteteve Kompetente kalim pa pengesë, me qëllim që të kryejnë rregullisht vëzhgimin e kufirit, kryerjen e punimeve, si dhe mirëmbajtjen e shenjat kufitare përgjatë kufirit. KREU II VIJA KUFITARE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo appoints delegation members for interstate commissions on marking and maintaining state borders. If a border line is not visible, its proximity must be marked on roads and other communication links with warning signs, barriers, or similar appropriate notices.
Neni 7 Shënjimi i vijës kufitare 7.1 Qeveria e Republikës së Kosovës emëron anëtarët e delegacionit për komisionet ndërshtetërore për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufijve shtetëror të vendosur në bazë të marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare. 7.2 Nëse shtrirja e vijës kufitare nuk është e dukshme, afërsia e vijës kufitare duhet të shënjohet në rrugë dhe lidhjet tjera komunikuese me shenja paralajmëruese, barriera apo vërejtje të tjera të përshtatshme, të cilat tërheqin vëmendjen mbi afërsinë e vijës kufitare të shtetit, ku është nevoja. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Autoritetet kompetente mund të ndalojnë disa veprime përgjatë vijës kufitare; personat e dëmtuar nga ky vendim kanë të drejtë kompensimi.
Neni 8 Dukshmëria e vijës kufitare dhe ndalimi i veprimeve përgjatë vijës kufitare 8.1 Me qëllim të sigurimit të dukshmërisë së vijës së kufirit, autoritetet kompetente mund të ndalojnë ndërtimin e objekteve, mbjelljen ose kultivimin e produkteve bujqësore, drurëve ose pemëve tjera përgjatë vijës së kufirit. 8.2 Nëse si pasojë e këtij vendimi u shkaktohet dëm personave fizikë ose juridikë, ata kanë të drejtën e kompensimit ashtu siç është definuar me akte nën ligjore. 8.3 Autoritetet Kompetente, për shkaqe sigurie kanë të drejtë që të ndalojnë lundrimin, peshkimin, kalimin apo praninë e avionëve, pajisjeve të tjera fluturuese dhe lëvizëse përgjatë vijës së kufirit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Municipal spatial planning for land up to 50 meters from the border line needs approval from the Ministry of Internal Affairs.
Neni 9 Rregullimi i zonës përgjatë vijës kufitare Miratimi i Planifikimit Hapësinor të Komunës nëpërmjet të cilit rregullohet territori që shtrihet deri në 50 (pesëdhjetë) metra larg vijës së kufirit, kërkon miratimin nga Ministria e Punëve të Brendshme. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If a border incident occurs, the Government of the Republic of Kosovo is responsible for resolving it.
Neni 10 Incidentet kufitare Në rastet kur ndodh ndonjë incident kufitar, Qeveria e Republikës se Kosovës është përgjegjëse për zgjidhjen e tij. 5 KREU III KALIMI I KUFIRIT SHTETËROR DHE PIKAT E KALIMIT KUFITAR - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Border crossing is generally allowed only at officially identified border crossing points, with an exception for force majeure or international agreements, and persons crossing under that exception must notify border police immediately.
Neni 11 Kalimi i kufirit shtetëror 11.1 Kufiri shtetëror, mund të kalohet vetëm në pikat identifikuara zyrtarisht të kalimit kufitar. 11.2 Në rast të ndonjë fuqie madhore, ose të përcaktuar nga marrëveshjet ndërkombëtare, kufiri mund të kalohet kurdoherë dhe në çfarëdo vendi. 11.3 Personat që kalojnë kufirin për shkaqe të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, menjëherë duhet të lajmërojnë policinë kufitare. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: People in air transit crossing state borders are not subject to border control if they do not leave the airplane or stay in the identified transit area.
Neni 12 Trafiku Ajror transitor Personat të cilët kalojnë kufijtë shtetëror përmes trafikut transit ajror nuk i nënshtrohen kontrollit kufitar nëse nuk dalin nga aeroplani ose nëse qëndrojnë në zonën e identifikuar të transitit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Border crossing points are determined by the Government of the Republic of Kosovo.
Neni 13 Përcaktimi i pikave të kalimit kufitar Pikat e kalimit kufitarë përcaktohen nga Qeveria e Republikës se Kosovës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may create temporary border crossing points for individually named persons or groups, after consulting the relevant neighboring state.
Neni 14 Përcaktimi i pikave te përkohshme te kalimit kufitar për grupet specifike të personave Qeveria e Republikës së Kosovës mund të krijojë pika të përkohshme të kalimit kufitar për personat e emëruar individualisht ose grupe të personave, në konsultim me shtetin relevant fqinj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Airport and railway station operators must provide suitable facilities and organizational measures for border management and must give authorized officials free support services for security duties.
Neni 15 Rregullimi i pikave të kalimit kufitar 15.1 Operatorët e aeroporteve dhe stacioneve hekurudhore ofrojnë lehtësira të përshtatshme dhe ndërmarrin masa organizative të domosdoshme për të siguruar që menaxhimi i integruar dhe kontrolli i kufirit shtetëror është në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 15.2 Operatorët e aeroporteve dhe stacioneve të hekurudhës i ofrojnë zyrtareve te autorizuar me qëllim te kryerjes se detyrave te tyre te sigurisë këto shërbime pa pagese: a) hapësira dhe zyra të përshtatshme b) numër të mjaftueshëm të hapësirave të parkingut, c) qasje në objektet e tyre, d) transportin, e) informacionin me kohë mbi orarin, f) kohën e fluturimeve dhe të gjitha lëvizjet aktuale të trafikut. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo determines all border crossing zones; temporary border crossing points are excepted from the general zone rule in 16.1.
Neni 16 Zona e pikës së kalimit kufitar 16.1 Të gjitha pikave të kalimit kufitar, përveç pikave të përkohshme të kalimit kufitar, ju ofrohet zonë e kalimit kufitar e cila është e përshtatshme për zhvillimin e kontrollit kufitar. Kjo përfshin hapësirat për trafik efektiv dhe të sigurte dhe zbatim të kontrollit të pikës kufitare. 6 16.2 Zona e kalimit të pikës kufitare për trafikun hekurudhor përfshinë, binarët hekurudhor dhe tokën përkatëse nga vija kufitare deri te vendkalimi kufitar. 16.3 Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton të gjitha zonat e kalimit kufitar. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Border crossing points and their zone must be marked with warning and supplementary signs.
Neni 17 Shënjimi i pikës së kalimit kufitar dhe zonës së saj 17.1 Pika e kalimit kufitar dhe zona e kalimit kufitar do të shënohen me shenja paralajmëruese dhe plotësuese. 17.2 Forma, përmbajtja dhe mënyra e vendosjes së shenjave paralajmëruese dhe plotësuese përcaktohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, në marrëveshje me Ministrinë e Transportit Postës dhe Telekomunikacionit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Authorized officers exercise border control at border crossing points; border police must carry out border control where a person is found if the person is caught crossing the state border unlawfully; and, if an international agreement provides, border control may be carried out during train travel across the state border.
Neni 18 Zona e Kontrollit kufitar 18.1 Menaxhimi dhe kontrolli kufitar ushtrohet nga zyrtarët e autorizuar në pikat e kalimit kufitar. 18.2 Në rast se personi kapet duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, policia kufitare e kryen kontrollin kufitar në vendin ku personi është gjetur. 18.3 Nëse përcaktohet me marrëveshje ndërkombëtare, menaxhimi dhe kontrolli kufitar mund të kryhet gjatë udhëtimit me tren i cili kalon kufirin shtetëror. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Travellers and other people in the border crossing zone must follow instructions and orders issued by authorised officers.
Neni 19 Obligimi i udhëtarëve dhe personave tjerë në zonën e kalimit kufitar Udhëtarët dhe personat e tjerë në zonën e kalimit kufitar u përmbahen udhëzimeve dhe urdhrave të lëshuara nga Zyrtarët e Autorizuar. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Building objects in the border crossing area must be approved by the Government of Kosovo.
Neni 20 Ndërtimi dhe vendosja e objekteve në zonën e kalimit kufitar Ndërtimi i objekteve në zonën e kalimit kufitar duhet të miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. KREU IV MENAXHIMI I INTEGRUAR DHE KONTROLLI KUFITAR - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Rregullat për menaxhimin e integruar dhe kontrollin kufitar lejojnë masa për parandalimin e kalimeve të paligjshme dhe veprimtarive të tjera të paligjshme nëpërmjet kufirit.
Neni 21 Menaxhimi i integruar dhe kontrolli kufitar 21.1 Menaxhimi i integruar dhe kontrolli kufitar (MIK) përfshin masat për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme të bëra nëpërmjet kufirit. Kjo përfshin ruajtjen, sigurinë dhe mbrojtjen e pikave të kalimit kufitar. 7 21.2 Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, Zyrtarët e Autorizuar mund të ndalojnë dhe arrestojnë përkohësisht personat, te cilët ju shmangen kontrolleve kufitare. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: People crossing a border checkpoint must present a valid travel document and submit to border control; they must also give relevant facts to the authorized officer and follow lawful instructions. Asylum seekers are covered by temporary-document rules linked to the right of entry.
Neni 22 Obligimi për t’ju nënshtruar kontrollit kufitar 22.1 Personat në zonat e kalimit kufitar te cilët synojnë të kalojnë apo kanë kaluar vijën kufitare duhet të prezantojë dokumentin e vlefshëm të udhëtimit dhe ti nënshtrohen kontrollit kufitar. 22.2 Personat që i nënshtrohen kontrollit kufitar duhet t’i tregojnë zyrtarit të autorizuar i cili bënë kontrollin çdo fakt relevant për kalimin e kufirit dhe veprojnë në pajtim me të gjitha udhëzimet ligjore të lëshuara nga zyrtarët e autorizuar. 22.3 Në rastet kur një person kërkon azil, atëherë zbatohen dispozitat për lëshimin e dokumentacionit të përkohshëm që i garantojnë të drejtën e hyrjes në Republikën e Kosovës të përcaktuar në Ligjin për Azil. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Authorized border-control officials may ask for a valid travel document, record relevant entry/exit information, temporarily stop persons when necessary, and inspect persons, vehicles, or items they carry.
Neni 23 Kontrolli Kufitar Zyrtarët e autorizuar të ngarkuar me menaxhimin e integruar dhe kontrollin kufitarë: (i) kërkojnë prezantimin e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit të nevojshëm për të kaluar kufirin shtetëror për persona dhe të mirave që i bartin me vete; (ii) shënojnë në dokumentin e udhëtimit çdo informatë në lidhje me rrethanat relevante për hyrje apo dalje nga shteti, përfshirë por duke mos u kufizuar me vulat në pasaportë; (iii) ndalojnë përkohësisht personat nëse është e domosdoshme siç e përcakton neni 26 i këtij ligji. (iv) të bëjë kontrollimin personal, kontrollimin e automjetit dhe/ose kontrollimin e gjësendeve (pajisjeve) që barten nga personi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Authorized officials may search persons, goods, and vehicles at the border, and must follow specific limits for intimate visual checks.
Neni 24 Kontrollimi i personave, mallrave dhe mjeteve të transportit 24.1 Kontrollimi i personave përfshinë: (i) verifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe të dhënave biometrike; (ii) verifikimin nëse ekziston apo jo një urdhër arresti i vlefshëm; (iii) kontrollimi fizik i personit duke ia marrë shenjat e gishtërinjve, të pëllëmbës, fotografimin si dhe kontrollime të tjera të tipareve fizike identifikuese. 24.2 Zyrtarët e autorizuar mund të kërkojnë nga personi që të tregojë se çka ai ose ajo ka me vete. 24.3 Zyrtarët e autorizuar mund të kontrollojnë personin dhe pasurinë çdo herë kur ekziston dyshimi për posedim të gjësendeve ose mallrave të paligjshme. 24.4 Kontrollimi i plotë i personave sipas këtij neni nuk përfshinë kontrollimin e kaviteteve trupore, përveç shikimit vizual të tyre. Megjithatë, shikimi vizual i anusit ose vagjinës së një personi duhet të kryhet vetëm me pëlqimin e personit, i cili duhet të informohet në lidhje me të drejtën e tij/saj për të mos e dhënë pëlqimin, dhe kontrollimi gjithmonë duhet bërë nga personi i gjinisë së njëjtë dhe në pajtim me dispozitat e nenit 243(3) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Në rast se personi refuzon shikimin vizual te anusit ose të vagjinës, kjo mund të kryhet vetëm në pajtim me procedurat e përcaktuara me ligjin në fuqi dhe në një mënyrë të përshtatshme me standardet e njohura ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me 8 qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe të drejtave të individit. Në çfarëdo rasti, dispozitat dhe kufizimet e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës në lidhje me kontrollimin e një personi dhe në veçanti ato të parapara me nenet 204, 243, 245(5) dhe 245(6) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, aplikohen në procedurat e kontrollimit të plotë të personave siç parashihet me këtë ligj. 24.5 Kontrollimi i automjetit përfshinë inspektimin e jashtëm dhe të brendshëm vizual të automjetit dhe kontrollimin e plotë që përfshinë inspektimin e detajuar të të gjitha pjesëve të automjetit. 24.6 Zyrtarët e autorizuar mund të kryejnë kontrollimin e plotë të automjetit transportues dhe personave që gjenden në të. 24.7 Kontrollimi i mallrave përbën kontrollimin e objekteve dhe të sendeve, të cilat personi i cili ka për qëllim ta kalojë kufirin shtetëror me vete ose në automjet. 24.8 Nëse gjatë kontrollimit të personave, mallrave ose automjetit, zyrtarët e autorizuar gjejnë mallra të cilat mund të konfiskohen përkohësisht në pajtim me ligjet në fuqi, apo mallra të cilat janë relevante për procedurën penale, zyrtarët veprojnë në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi duke përfshirë por duke mos u kufizuar në Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Policinë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The vehicle owner or user, and the owner or possessor of goods, has the right to be present during any inspection or search.
Neni 25 E drejta për të qenë i pranishëm Pronari ose shfrytëzuesi i automjetit dhe pronari ose poseduesi i mallrave ka të drejtë që të jetë i pranishëm gjatë çfarëdo kontrollimi ose bastisje. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Authorized officers may temporarily detain and arrest a person at the border or a foreign person who does not meet entry/stay conditions, with a six-hour maximum and complaint rights.
Neni 26 Arrestimi i përkohshëm, ndalimi i përkohshëm dhe ndalimi policor 26.1 Zyrtarët e autorizuar munden përkohësisht të ndalojnë dhe arrestojnë personin, nëse ai\ ajo: (i) synon të kalojë ose ka kaluar vijën kufitare dhe ka dyshim të bazuar se ky person ka kaluar ilegalisht kufirin shtetëror; (ii) është person i huaj i cili nuk i përmbushë kushtet për hyrje dhe/ose për qëndrim në Republikën Kosovës por që për shkaqe të arsyeshme, nuk mund të largohet menjëherë nga Republika e Kosovës. 26.2 Ndalimi i përkohshëm në asnjë rast nuk duhet t’i tejkalojë gjashtë orë. Nëse ndalimi i përkohshëm nuk bëhet nga zyrtari i policisë, personi menjëherë duhet t’i dorëzohet policisë. Pastaj, policia duhet t’i ndërmerr veprimet adekuate në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. 26.3 Personi i ndalur ose i arrestuar përkohësisht do të informohet menjëherë për arsyet e masës së ndërmarrë dhe për të drejtat e tij/saj; nëse kohëzgjatja e masës i tejkalon gjashtë orë, personi informohet me shkrim për arsyet e masës së ndërmarrë. Personi do të informohet menjëherë në gjuhën të cilën ai e kupton, për arsyet e arrestimit dhe të drejtat e tij; nëse personi është shtetas i huaj i cili nuk e kupton njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë, atij/asaj i sigurohet ndihma pa pagesë e përkthyesit si dhe ka të drejtë të thërrasë ose kontaktojë përfaqësuesin e tij/saj diplomatik në Republikën e Kosovës. 26.4 Në rast se është bërë kërkesë për azil, rasti do të trajtohet në përputhje me Ligjin mbi Azilin. 26.5 Personi i arrestuar ka të drejtë të parashtrojë ankesë kundër vendimit mbi ndalimin ose arrestimin e përkohshëm në gjykatën kompetente. 26.6 Gjykata kompetente do të vendosë për ankesën brenda 48 orëve nga momenti i parashtrimit të saj. 9 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Authorized officials may temporarily order eased border control when normal integrated border management cannot be completed, and the Ministry of Internal Affairs may direct police patrols to handle border management and controls at low-traffic crossing points.
Neni 27 Lehtësimi i pjesshëm i menaxhimit të integruar dhe kontrollit kufitar 27.1 Kur menaxhimi i integruar dhe kontrolli kufitar nuk mund të kryhet plotësisht, për shkak të arsyeve organizative ose mungesës së kapaciteteve te personelit të cilat shkaktojnë vonesa të papranueshme në kalimin kufitar, zyrtarët e autorizuar përgjegjës mund që përkohësisht të urdhërojnë kontrollin e lehtësuar kufitar. 27.2 Në rastet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni, zyrtarët e autorizuar përgjegjës do t’i përcaktojnë objektivat prioritare të kontrollit të cilat duhet t’i adaptohen situatës specifike për të siguruar standardet më të larta të mundshme të kontrollit kufitar në rrethana përjashtuese. 27.3 Në përcaktimin e objektivave prioritare të menaxhimit të integruar dhe kontrollit kufitar, kontrollimet hyrëse në shtet kanë përparësi ndaj kontrollimeve dalëse nga shteti, përveç nëse rrethanat e kërkojnë ndryshe. 27.4 Në pikat e kalimit kufitar ku trafiku është i rrallë, Ministria e Punëve të Brendshme mund të urdhërojë që menaxhimi dhe kontrollimet kufitare të kryhen nga patrullat policore. KREU V MASAT E AUTORITETEVE KOMPETENTE NË BRENDI TË SHTETIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Authorized officials may carry out border-control activities throughout Kosovo and may inspect people, items, and vehicles outside border crossing zones.
Neni 28 Masat në brendi të shtetit Në përputhje me këtë ligj, aktivitetet për kontrollin kufitar mund të kryhen në mbarë Republikën e Kosovës. Me qëllim të pengimit të trafikimit me qenie njerëzore, kontrabandës së emigrantëve, kalimeve të paligjshme të kufirit dhe për të siguruar kontrollin e të huajve, zyrtarët e autorizuar: (i) kontrollojnë dhe zbatojnë masa adekuate me qëllim të zbulimit të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm të shtetasve dhe të personave të huaj në Republikën e Kosovës. (ii) kontrollojnë personat, sendet dhe automjetet në rrugë jashtë zonave të kalimit kufitar. KREU VI BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Foreign security personnel may be allowed to enter Kosovo, and the Ministry of Internal Affairs issues the permit.
Neni 29 Agjencitë e huaja të sigurisë 29.1 Hyrja në Republikën e Kosovës mund të lejohet për pjesëtarët e uniformuar të agjencive të huaja të sigurisë, të cilët bartin armë dhe ngasin automjete të shënuara. 29.2 Leja për hyrjen e pjesëtarëve të organeve të huaja të sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës lëshohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. 29.3 Leja mund të përmbajë kushte të veçanta për hyrje. 29.4 Në kushte të reciprocitetit, pjesëtarët e organeve të huaja të sigurisë që janë në kuadër të delegacionit zyrtar në vizitë zyrtare mund të hyjnë në Republikën e Kosovës, të bartin uniformat dhe armët e tyre personale. 10 29.5 Prestarët e organeve të huaja të sigurisë mund të sjellin dhe të mbajnë armë me tytë të shkurtër dhe municionin përcjellës në Republikën e Kosovës me lejen e Mistrisë së Punëve të brendshme. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Foreign state officers may enter Kosovo and inspect the state border under an international agreement, and authorized Kosovo officers may perform their duties outside Kosovo under the same conditions.
Neni 30 Bashkëpunimi me organet e huaja të sigurisë Zyrtarët e shteteve të huaja mund të hyjnë në Republikën e Kosovës dhe të bëjnë kontrollimin e kufirit shtetëror të përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare; nën të njëjtat kushte, zyrtarët e autorizuar të Republikës së Kosovës mund gjithashtu t’i kryejnë detyrat e tyre jashtë Republikës së Kosovës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may exchange liaison officers with other states under a bilateral agreement.
Neni 31 Zyrtarët ndërlidhës Me marrëveshje dypalëshe, Qeveria e Republikës se Kosovës mund të këmbejë zyrtarë ndërlidhës me shtete tjera, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të integruar dhe kontrollit kufitar dhe për të siguruar qarkullimin e informatave. KREU VII MBLEDHJA E TË DHËNAVE PERSONALE DHE DËSHMIVE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Competent authorities may install automatic photo and recording devices at border crossings and other areas along the state border, with rules for visibility, covert use, notification, and destruction of personal-data recordings.
Neni 32 Mjetet automatike fotografike dhe incizuese 32.1 Autoritetet kompetente mund të instalojnë mjete automatike fotografike dhe incizuese në zonat e kalimit kufitar dhe zonat tjera përgjatë kufirit shtetëror. 32.2 Mjetet automatike fotografike dhe incizuese të instaluara në zonat e kalimit kufitar do të instalohen në atë mënyrë që të jenë të dukshme përveç në rastet kur vëzhgimi i fshehtë konsiderohet të jetë i nevojshëm. Kur përdoren mjetet e fshehta, zyrtarët e autorizuar do te informojnë hierarkinë komanduese te Policisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. 32.3 Nëse të dhënat personale janë incizuar, incizimet do të shkatërrohen brenda një viti, përveç nëse ato incizime nevojiten për ndjekjen e ndonjë vepre penale. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Autoritetet Kompetente mund të mbledhin dhe ruajnë të dhëna personale për personat që i nënshtrohen kontrollit kufitar dhe mund të përdorin mjete teknike adekuate.
Neni 33 Mbledhja automatike e të dhënave 33.1 Autoritetet Kompetente mund të mbledhin të dhëna personale t’i ruajnë të dhënat e mbledhura të personave të cilët i nënshtrohen kontrollit kufitar; për këtë qëllim mund të shfrytëzohen të gjitha mjetet teknike adekuate. 33.2 Gjatë kryerjes së kontrollit dhe menaxhimit kufitar, autoritetet kompetente mund t’i shfrytëzojnë edhe të dhënat e ruajtura në bazën e të dhënave të krijuar për mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për vepra penale. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Authorized officials may record records relating to border control and several listed categories of persons, entries, vehicles, permits, violations, hunting, and fishing near the border.
Neni 34 Evidencat Për të siguruar menaxhimin dhe kontrollin efektiv të kufirit shtetëror, zyrtarët e autorizuar mund të shënojnë evidencat e: (i) personave që i nënshtrohen kontrollit kufitar; 11 (ii) evidencat e personave që i janë nënshtruar procedurës së identifikimit në pajtim me nenin 24 të këtij ligji; (iii) hyrjeve në Republikën e Kosovës të pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë me uniformë, dhe automjete zyrtare; (iv) personave të cilëve u është dhënë kartele identiteti për lëvizje te lirë në zonën e kalimit kufitar apo për lëvizje te lirë përtej kufirit; (v) personave që kanë shkelur rregullat për kalimin e kufirit shtetëror; (vi) personave në gjueti ose peshkim në afërsi të vijës së kufirit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Authorized officials must collect, store, and use personal data in line with applicable laws, relevant international instruments, and international human rights standards.
Neni 35 Të dhënat personale Për qëllimet e saktësuara në këtë ligj zyrtarët e autorizuar mbledhin, ruajnë dhe përdorin të dhënat personale në përputhje me ligjet në fuqi, instrumentet ndërkombëtare relevante dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qëllim të mbrojtjes së individëve nga çfarëdo shkelje e të drejtave të tyre ligjore lidhur me konfidencialitetin ose të drejtën ligjore për jetë private. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Authorized officials impose penalties on individuals and legal persons who violate this law; the type of violation and the fine amount are set by a subordinate act.
Neni 36 Gjobat 36.1 Zyrtarët e autorizuar do t’u shqiptojnë dënime individëve dhe personave juridik që shkelin dispozitat e këtij ligji. 36.2 Lloji i shkeljes dhe lartësia e gjobës përcaktohet me akt nënligjor. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must issue sublegal acts to fully implement the law within 6 months after the law enters into force.
Neni 37 Zbatimi Brenda 6 (gjashtë) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Qeveria e Republikës së Kosovës, nxjerre akte nënligjore për zbatimin e plotë te këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 38 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/L-065 21 Maj 2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-065 PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in