LIGJI NR.03/L-069 PËR AKREDITIM
This is the preamble to the Kosovo Law on Accreditation, stating the purpose of the law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-069
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Kosovo Law on Accreditation, stating the purpose of the law. This provision establishes the Accreditation Directorate and sets rules for how the accreditation system of the competent conformity assessment body works. This article defines terms used in the law on accreditation and conformity assessment. Accreditation is voluntary and should follow principles of impartiality, transparency, professional competence, confidentiality, and compliance with European and international accreditation rules. The Accreditation Directorate is established within the MTI as Kosovo’s independent national accreditation body, a council is formed within it, and the MTI minister issues secondary rules for its organization and functioning.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-069 PËR AKREDITIM
Showing 17 of 17
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Kosovo Law on Accreditation, stating the purpose of the law.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-069 PËR AKREDITIM Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të rregullimit, të themelimit dhe të funksionimit të organit, që i kryen punët e shërbimit të akreditimit në Kosovë, të përcaktimit të fushave të akreditimit dhe të rolit të akreditimit në procedurat e vlerësimit të konformitetit, në pajtim me standardet dhe me rregullat teknike ndërkombëtare, Miraton LIGJ PËR AKREDITIM KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision establishes the Accreditation Directorate and sets rules for how the accreditation system of the competent conformity assessment body works.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj themelohet Drejtoria e Akreditimit, si dhe përcaktohen rregullat e funksionimit të sistemit të akreditimit të organit kompetent për vlerësim të konformitetit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on accreditation and conformity assessment.
Neni 2 Përkufizimet Në këtë ligj termat e mëposhtme nënkuptojnë si vijon: “Akreditim” nënkupton procedurën e njohjes zyrtare, të kompetencës së një organi për vlerësimin e konformitetit në përputhje me standardet dhe me rregullat teknike për të kryer detyra, si: testim, kalibrim, certifikim ose inspektim. “Ankesë” nënkupton shprehjen e pakënaqësisë me shkrim (e ndryshme nga apelimi) e ngritur nga një person ose organizatë ndaj Drejtorisë së Akreditimit, ose ndaj organit për vlerësim të konformitetit. “Apelim” nënkupton kërkesën e organit për vlerësim të konformitetit drejtuar Drejtorisë së Akreditimit për rishikimin e vendimit të akreditimit të tij. “Certifikatë akreditimi” nënkupton një dokument ose një tërësi dokumentesh zyrtare që e deklaron akreditimin për një fushë të caktuar. “ Certifikim” nënkupton veprimtarinë e një pale të tretë që e provon konformitetin me kërkesat e përcaktuara për produktet, për proceset, për sistemet ose për personat. “Emblema e akreditimit” nënkupton emblemën e miratuar nga Drejtoria e Akreditimit që përdoret nga organi për vlerësim të konformitetit për të treguar se është i akredituar. “Inspektim” nënkupton aktivitetin për vlerësimin e projektit të një produkti, të një procesi ose përcaktimin e konformitetit të tij me kërkesat specifike ose në bazë të gjykimit profesional me kërkesat e përgjithshme. “Kalibrim” nënkupton veprimin që e vendos lidhjen që ekziston në kushte të përcaktuara dhe që merret duke iu referuar një ose më shumë standardeve të matjes ndërmjet treguesve të një sistemi matës dhe 2 rezultatit të matjes, që përftohet duke e përdorur sistemin e matjes. “Krahasimet ndërlaboratorike” nënkupton organizimin, kryerjen dhe vlerësimin e testimeve ose të kalibrimeve të një mostre kalibrimi ose testimi të njëjtë ose të ngjashëm, nga dy ose më shumë laboratorë, në kushte të caktuara. “Kompetencë” nënkupton atributin personal dhe aftësinë e provuar për t’i zbatuar njohuritë dhe mjeshtëritë. “MTI” nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë “Mbikëqyrje” nënkupton tërësinë e veprimeve (me përjashtim të rivlerësimit) për ta kontrolluar plotësimin e vazhdueshëm të kërkesave të akreditimit nga organi i vlerësimit të konformitetit. “Organ i vlerësimit të konformitetit” nënkupton organin që kryen shërbime të vlerësimit të konformitetit. “Drejtoria Akredituese” nënkupton organin e ngarkuar me ligj që e udhëheq sistemim e akreditimit dhe e vlerëson procedurën e akreditimit. “Palë e tretë” nënkupton një individ ose organ të pavarur që ofron shërbime të caktuara për organin e vlerësimit të konformitetit sipas marrëveshjes. “Pezullim i akreditimit” nënkupton procesin e deklarimit të pavlefshmërisë së përkohshme të akreditimit për një pjesë ose për gjithë fushën e tij. “Reduktim i akreditimit” nënkupton procesin e tërheqjes së akreditimit për një pjesë të fushës së tij. “Testim” nënkupton përcaktimin e një ose më shumë karakteristikave të një objekti të vlerësimit të konformitetit sipas një procedure. “Teste të zotësisë” nënkupton përcaktimin e aftësisë kalibruese ose testuese të një laboratori, ose të aftësisë testuese të një organi inspektues me anë të krahasimeve ndërlaboratorike. “Tërheqje e akreditimit” nënkupton procesin e ndalimit të vlefshmërisë së akreditimit për gjithë fushën e tij. “Vlerësim konformiteti” nënkupton veprimtarinë që provon se janë plotësuar kërkesat e përcaktuara për një produkt, për një proces, për një sistem, për një person ose për një organ. “Zgjerim i akreditimit” nënkupton procesin e shtimit të numrit të shërbimeve të akredituara ose të fushës së akreditimit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Accreditation is voluntary and should follow principles of impartiality, transparency, professional competence, confidentiality, and compliance with European and international accreditation rules.
Neni 3 Parimet e akreditimit 1. Akreditimi është vullnetar dhe bazohet në parimet si vijon: 1.1. paanshmëria; 1.2. transparenca; 1.3. kompetenca profesionale; 1.4. ruajtja e konfidencialitetit; 1.5. përputhshmëria me rregullat dhe me procedurat e akreditimit në Evropë dhe në nivel ndërkombëtar. 3 KREU II ORGANIZIMI - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Accreditation Directorate is established within the MTI as Kosovo’s independent national accreditation body, a council is formed within it, and the MTI minister issues secondary rules for its organization and functioning.
Neni 4 Drejtoria e Akreditimit 1. Në kuadër të MTI-së themelohet Drejtoria e Akreditimit, i vetmi subjekt kombëtar i pavarur akreditues në Kosovë, për akreditimin e organit të vlerësim të konformitetit. 2. Drejtoria e Akreditimit e ka emblemën e vet që mbrohet me ligj. 3. Në kuadër të Drejtorisë së Akreditimit formohet Këshilli i Akreditimit që i përfaqëson interesat e palëve në fushën e akreditimit. 4. Ministri i MTI-së nxjerr akte nënligjore për organizimin dhe për funksionimin e Drejtorisë së Akreditimit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Accreditation Directorate is led by a director, and the directorate has power to issue accreditation decisions.
Neni 5 Statusi 1. Drejtorinë e Akreditimit e udhëheq drejtori, që është nëpunës civil. 2. Drejtoria ka kompetencë dhe përgjegjësi për nxjerrjen e vendimit për akreditim. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision lists the accreditation activities covered: testing and calibration laboratories, management system certification bodies, personnel certification bodies, product certification bodies, environmental protection certification bodies, and inspection bodies.
Neni 6 Fushëveprimtaria e akreditimit 1. Fushëveprimtaritë e akreditimit janë : 1.1. akreditimi i laboratorëve testues dhe kalibrues; 1.2. akreditimi i organit certifikues të sistemeve të menaxhimit; 1.3. akreditimi i organit certifikues të personelit; 1.4. akreditimi i organit certifikues të produkteve; 1.5. akreditimi i organit certifikues të mbrojtjes së ambientit; 1.6. akreditimi i organit inspektues. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Accreditation Directorate has several tasks, including advising public institutions, keeping accreditation records, training, handling complaints and appeals, cooperating with other bodies, and fining unaccredited entities that use the accreditation emblem.
Neni 7 Detyrat e Drejtorisë së Akreditimit 1. Drejtoria e Akreditimit, veç tjerash, i ka edhe këto detyra: 1.1. ofron ekspertizë për institucionet shtetërore në çështjet që lidhen me akreditimin dhe vlerësime të tjera të kompetencës teknike, për kryerjen e procedurave të vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike; 1.2. mban evidencë dhe jep informata për statusin e akreditimit të organeve të akredituar; Bashkëpunon me Agjencinë për Standardizim të Kosovës, me Departamentin e Metrologjisë, me ministritë përkatëse dhe me shoqatat e interesuara për çështjet e akreditimit; 4 1.3. kryen trajnime për fushën e akreditimit; 1.4. kryen veprimtari në fushën e krahasimeve ndër laboratorike dhe të testeve të zotësisë; 1.5. merr të dhëna nga organet akredituese të vendeve të tjera për organin e akredituar prej tyre, të cilët kryejnë veprimtari në Kosovë; 1.6. vendos gjoba subjekteve të pa akredituara, apo të cilave u ka mbaruar akreditimi, në rastet kur ato përdorin emblemën e akreditimit; 1.7. shqyrton ankesat dhe apelimet për akreditimin, të dërguara në Drejtorinë e Akreditimit; 1.8. bashkëpunon me organet ndërkombëtar të akreditimit për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë, dypalëshe rajonale ose ndërkombëtare. 1.9. e përfaqëson Republikën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të akreditimit. KREU III BAZAT, PROCEDURAT DHE TARIFAT E AKREDITIMIT - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Accreditation activity in Kosovo is based on this law and on EU or international accreditation standards.
Neni 8 Baza ligjore Veprimtaria e akreditimit në Kosovë bazohet në këtë ligj dhe në standardet e BE-së ose në standardet ndërkombëtare të akreditimit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Rregullat e akreditimit bazohen në këtë ligj dhe standarde, jepen me kërkesë dhe kërkojnë që i akredituari t’i mbajë vazhdimisht kriteret e akreditimit.
Neni 9 Procedurat e akreditimit 1. Procedurat e akreditimit bazohen në këtë ligj, në standardet dhe në dokumentet e organizatave ndërkombëtare të akreditimit. 2. Akreditimi bëhet në bazë të kërkesës së personit juridik ose të personit fizik. 3. Të drejtat dhe obligimet ndërmjet personit juridik ose personit fizik dhe Drejtorisë së Akreditimit rregullohen me këtë ligj dhe me aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 4. Kur Drejtoria e Akreditimit vlerëson se personi juridik ose personi fizik i plotëson kërkesat sipas standardeve dhe dokumenteve të tjera, e lëshon certifikatën e akreditimit që nënshkruhet nga drejtori i Drejtorisë së Akreditimit. 5. Akreditimi që është dhënë e ka afatin katër vjet. Vazhdimi i akreditimit, pas kalimit të afatit, është proces i njëjtë me procedurat e akreditimit të parë. Organi i akredituar obligohet t’i plotësojë në vazhdimësi kërkesat e procedurave të akreditimit. 6. Subjekti i akredituar duhet ta sigurojë në vazhdimësi plotësimin e kritereve të akreditimit. Ai duhet ta njoftojë brenda një muaji Drejtorinë e Akreditimit për çdo ndryshim të rëndësishëm, që mund ta cenojë plotësimin e kritereve të akreditimit. 7. Drejtoria e Akreditimit i mbikëqyr organet e akreditimit nëpërmjet kontrolleve periodike të vlerësimit e të zbatimit të kritereve të akreditimit. 8. Me kërkesën e palës zgjerimi i akreditimit bëhet sipas procedurave dhe rregullave të akreditimit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Drejtoria e Akreditimit mund të marrë masa ndaj akreditimit when criteria are breached, and an unhappy party can appeal within 15 days.
Neni 10 Masat administrative dhe procedurat ankimore 5 1. Drejtoria e Akreditimit, kur konstaton shkelje të kritereve, ka të drejtë ta reduktojë, ta pezullojë ose ta tërheqë akreditimin. 2. Drejtoria e Akreditimit bën vërejtje me shkrim në rastet kur konstatohen lëshime të lehta ose shmangie nga kriteret e përcaktuara të akreditimit. 3. Në rastet kur konstatohen shkelje, që e cenojnë vlefshmërinë e akreditimit, Drejtoria e Akreditimit e pezullon akreditimin dhe cakton detyra shtesë. 4. Kur Drejtoria konstaton shkelje të rënda tek organi i akredituar, atëherë tërhiqet akreditimi. 5. Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh kundër vendimit të Drejtorisë. Ankesa i drejtohet komisionit që obligohet që në afat prej tridhjetë (30) ditësh, nga data e pranimit të ankesës, të vendosë dhe ta njoftojë palën. 6. Shqyrtimi i ankesës dhe i apelimeve bëhen sipas procedurave të parapara nga Drejtoria e Akreditimit të bazuara në standardet e BE-së ose në standardet ndërkombëtare të akreditimit. 7. Komisioni i shqyrtimit të ankesave ose të apelimeve formohet me vendim të ministrit. 8. Nëse komisioni nuk përgjigjet në afatin e caktuar ose kthen përgjigje me të cilën pala është e pakënaqur, pala mund të ngrejë kontest administrativ në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës brenda tridhjetë (30) ditësh. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Minister of Trade and Industry must issue a subordinate act setting the fees for accreditation.
Neni 11 Tarifat e akreditimit dhe miratimi i tyre 1. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nxjerrë akt nënligjor me të cilin përcaktohen tarifat për kryerjen e akreditimit. 2. Të ardhurat e krijuara nga kryerja e akreditimit derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The accreditation applicant must cover all accreditation costs for conformity assessment bodies.
Neni 12 Shpenzimet e akreditimit Të gjitha shpenzimet e akreditimit të organeve të vlerësimit të konformitetit mbulohen nga aplikuesi për akreditim. KREU IV DISPOZITAT NDЁSHKUESE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Using the accreditation emblem improperly is an offence and is punished with fines.
Neni 13 Dispozitat ndëshkimore 1. Organi i akredituar ose i pa akredituar që e keqpërdor emblemën e akreditimit, bën kundërvajtje për të cilën gjobitet si vijon: 1.1. laboratori testues ose kalibrues në shumë prej pesëmijë (5000) €; 1.2. organi certifikues në shumë prej dhjetëmijë (10000) € 1.3. organi inspektues në shumë prej pesëmbëdhjetëmijë (15000) €. 2. Mjetet financiare të arkëtuara nga gjobitjet për kundërvajtje derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. 6 KREU V DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 02/L-43 on Accreditation is repealed.
Neni 14 Dispozitë kalimtare Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 02/L-43 për Akreditim. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article transfers the accreditation unit’s responsibilities, rights, and duties to the Directorate of Accreditation, treats its staff as Directorate employees, recognizes its certificates as equally valid, continues pending accreditation procedures under this law, and requires the Ministry of Trade and Industry to issue implementing regulations within six months.
Neni 15 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e njësisë së akreditimit i kalojnë Drejtorisë së Akreditimit. Të gjithë punonjësit e njësisë së akreditimit bëhen punonjës të Drejtorisë së Akreditimit. 2. Certifikatat e lëshuara nga njësia e akreditimit njihen nga Drejtoria e Akreditimit dhe e kanë të njëjtën vlefshmëri. 3. Procedurat e akreditimit, të filluara në përputhje me Ligjin nr. 02/L-43, datë 21. 11. 2005, për akreditimin e laboratorëve testues, kalibrues dhe të organeve certifikuese, inspektues në Kosovë, kryhen në përputhje me këtë ligj. 4. Për zbatimin e këtij ligji, Ministra e Tregtisë dhe e Industrisë nxjerr akte nënligjore në afat prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 16 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-069 20 Nëntor 2008 Shpallur me Dekretin Nr. DL-067-2008, datë 13.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-069 PËR AKREDITIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in