LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
This law is adopted for local elections in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-072
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law is adopted for local elections in Kosovo. This law is intended to organize and conduct elections for the Municipal Assemblies and the Mayors of Kosovo’s municipalities. This article defines key terms used in the law on local elections. Article 3 sets core rules for local elections: voting must be free, equal, direct, and secret; political subjects may campaign, but public posts and public resources cannot be used to support a party or candidate. Rregullohen kush cakton dhe shpall zgjedhjet lokale, kur mbahen, dhe afatet për zgjedhjet e parakohshme.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Showing 32 of 32
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law is adopted for local elections in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 32 / 15 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Me qëllim të administrimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike për Kuvendet e Komunave dhe Kryetarët e Komunave dhe me qëllim të fuqizimit të qeverisjes lokale demokratike, Miraton këtë LIGJ PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law is intended to organize and conduct elections for the Municipal Assemblies and the Mayors of Kosovo’s municipalities.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kuvendet e Komunave dhe Kryetarët e Komunave të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on local elections.
Neni 2 Përkufizimet 2.1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: “Kandidat i pavarur” do të thotë një kandidat për Anëtar të Kuvendit të Komunës, apo për Kryetar të Komunës, i cili nuk i takon asnjë partie politike ose nisme qytetare dhe nuk konkurron në emër të ndonjë subjekti tjetër politik; “Kandidat” do të thotë një kandidat për Anëtar të Kuvendit të Komunës, apo për Kryetar të Komunës, i cili garon në emër të një partie politike ose nismë qytetare; “Koalicion” do të thotë marrëveshje e dy ose më shumë subjekteve politike; “Komuna,” do të thotë njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e përbërë nga qytetarët e komunitetet e një territori specifik siç është e përcaktuar me Ligjin mbi Numrin, Emrin dhe Kufijtë komunal; “KQZ” do të thotë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve; “Kushtetutë” do të thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës; “KZAP” do të thotë Komisioni zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, organ i pavarur përgjegjës për shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave në lidhje me procesin zgjedhor; “Mediat” do të thotë të gjitha televizionet dhe radiostacionet që transmetojnë në territorin e Kosovës dhe të cilët janë të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Mediave, duke përfshirë edhe mediat e shkruara; “Nismë qytetare” do të thotë një grup i personave të cilët vullnetarisht bashkohen në bazë të ideve, interesave ose pikëpamjeve të përbashkëta me qëllim të zgjedhjes së kandidatëve të tyre, mirëpo të cilët nuk dëshirojnë të formojnë një parti politike; 2 “Organizatë joqeveritare” (OJQ) do të thotë çdo organizatë e regjistruar si organizatë joqeveritare, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi; “Parti politike” do të thotë një organizatë e individëve të cilët vullnetarisht bashkohen në bazë të ideve, interesave ose pikëpamjeve të përbashkëta, me qëllim të ushtrimit të ndikimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në post publik nëse nuk është përkufizuar ndryshe sipas legjislacionit në fuqi; “Regjistri Qendror Civil” do të thotë regjistri i qytetarëve të përhershëm të Kosovës, sipas Ligjit mbi Shtetësinë dhe sipas këtij ligji; “Subjekt i certifikuar politik” do të thotë një subjekt politik, d.m.th. parti politike, koalicion i partive politike, nismë qytetare dhe kandidat i pavarur, që është i certifikuar nga KQZ-ja, në pajtim me këtë ligj dhe rregullat e KQZ-së; “Subjekt politik” do të thotë një parti politike, koalicion, nismë qytetare ose kandidat i pavarur; “Zgjedhje lokale” do të thotë zgjedhjet e Kuvendeve të Komunave dhe Kryetarëve të Komunave; 2.2. Çfarëdo shprehje tjetër e përdorur në këtë ligj ka të njëjtin kuptim si në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, përveç nëse konteksti kërkon ndryshe. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Article 3 sets core rules for local elections: voting must be free, equal, direct, and secret; political subjects may campaign, but public posts and public resources cannot be used to support a party or candidate.
Neni 3 Parimet themelore 3.1 Mbajtja dhe administrimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe legjislacioni përkatës zgjedhor udhëhiqen nga parimet në vazhdim: - Zgjedhjet Komunale mbahen në bazë të votës së lirë, të përgjithshme, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë në përputhje me rregullat e këtij ligji dhe rregullave të KQZ-së. - Votuesit me të drejtë vote janë të barabartë në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar dhe për të hedhur numër të barabartë të votave në zgjedhjet e njëjta. - Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë për të votuar dhe të zgjidhet pa diskriminim në bazë të racës, etnisë, ngjyrës, gjuhës, gjinisë, besimit fetar apo bindjes politike, arsimit, përkatësisë sociale apo ndonjë kriteri tjetër të ngjashëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji. - Organet e administrimit të zgjedhjeve ndërmarrin aktivitete për edukimin e votuesve me qëllim të rritjes së aftësive të votuesve për procedurat e votimit dhe mbrojtjes së të drejtave zgjedhore. Për këtë qëllim, organet e administrimit të zgjedhjeve vejnë në dispozicion materialin në gjuhët e komuniteteve në ato zona gjeografike ku ato komunitete gjenden dhe përmes mediave që veprojnë në gjuhët minoritare. - Liria dhe fshehtësia e votës është e garantuar. Askush nuk ka të drejtë të pengoj ndonjë qytetar për të votuar, ta detyroj atë të votoj në mënyrë të veçantë, të mbaj atë përgjegjës për votën, ose të kërkoj, kundër dëshirës së tij/saj, që të zbuloj votën e tij/saj ose arsyet për mosvotim. - Të gjitha subjektet politike janë të lira për të bërë fushatë dhe të bëjnë marketing zgjedhor në media, përmes mbajtjes së ngjarjeve politike dhe duke botuar dhe shpërndarë materiale për fushatë në çfarëdo mënyre ligjore në përputhje me rregullat e vendosura sipas legjislacionit të zbatueshëm. - Subjektet politike kanë mundësi të barabartë për emisione në radio dhe televizion, fonde publike dhe format të tjera të përkrahjes. - Përdorimi i posteve publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucioni në nivel qendror ose lokal me qëllim të përkrahjes së subjektit politik në zgjedhje është rreptësishtë i ndaluar. - Subjektet politike nuk mund të shfrytëzojnë nëpunësit civil që përdorin burimet ose personelin për fushatë gjatë zgjedhjeve. - Të gjitha subjektet politike dhe organet zgjedhore janë të obliguara që ti respektojnë kërkesat për kuotën e gjinisë siç përcaktohet më tutje me këtë ligj. 3 - Të gjitha subjektet politike, përkrahësit e tyre dhe të gjitha institucionet tjera janë të obliguara të respektojnë parimet themelore të përcaktuara në këtë nen dhe të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të mirë-informuara brenda klimës së tolerancës demokratike, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit. 3.2 Kryetari i Komunës dhe anëtarët e Kuvendit Komunal, nuk mund të jenë anëtarë të asnjë organi tjetër të zgjedhur. 3.3 Të gjitha subjektet politike janë të lira për të mbajtur fushatë, në përputhje me rregullat dhe legjislacionin e zbatueshëm, përfshirë Kreun VIII të Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme. 3.4 Person i cili mban post publik, të zgjedhur ose emëruar nuk mund ta përdor atë post apo ndonjë nga burimet e tij për qëllim të sigurimit të votave. Asnjë burim i ndonjë institucioni të administratës publike në nivel qendror ose komunal apo ndonjë ndërmarrje në pronësi apo e kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale nuk mund të përdoret apo aplikohet në mbështetje të subjektit politik në zgjedhje. 3.5 Gjatë kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore asnjë subjekt politik nuk mund të inkurajojë apo përfitojë nga punëtorët publik duke përdorur postin e tij apo saj për të bërë fushatë për subjektin politik. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Rregullohen kush cakton dhe shpall zgjedhjet lokale, kur mbahen, dhe afatet për zgjedhjet e parakohshme.
Neni 4 Data dhe shpallja e zgjedhjeve 4.1 Pas konsultimit me partitë politike, Kryetari i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve lokale. 4.2 Zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale mbahen ditën e diele për çdo katër (4) vite. Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të mandatit. 4.3 Sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi i Kryetarit për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër (4) muaj dhe jo më herët se gjashtë (6) muaj, para datës së zgjedhjeve. 4.4 Pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës ose shkarkimit të Kryetarit të Kuvendit, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë (5) ditësh tek Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga Presidenti i Kosovës. Pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës zgjedhjet e parakohshme shpallen jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërbërjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë pas shpërbërjes. Zgjedhjet e parakohshme qeverisen përmes ligjeve të njëjta dhe rregullat e KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera, përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave. 4. 5 Vendimi për caktimin e zgjedhjeve bëhet publik në ‘Gazetën Zyrtare të Kosovës’. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Mandates of municipal assemblies and mayors end in the same month in the fourth year after regular elections, unless the bodies are dissolved under the local self-government law.
Neni 5 Mandati i Kuvendeve të Komunave dhe i Kryetarëve të Komunave 5.1 Mandati i Kuvendeve të Komunave dhe Kryetarëve të Komunave, mbaron në të njëjtin muaj, në të katërtin vit, pas datës së zgjedhjeve të rregullta, sipas nenit 37 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale. 5.2 Kuvendet e komunave dhe Kryetarët e Komunave, vazhdojnë funksionin e tyre deri në inaugurimin e organeve të reja, përveç në rast se ato shpërbëhen në pajtim me Ligjin për vetëqeverisjen lokale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: KQZ certifies the final election results in line with the general elections law and its own rules.
Neni 6 Konfirmimi dhe certifikimi i rezultateve zgjedhore KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në pajtim me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme Kreun XVI dhe rregullat e KQZ-së. KREU II SISTEMI ZGJEDHOR 4 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets the voting and candidate-list rules for municipal assembly elections.
Neni 7 Zgjedhjet për Kuvendet e Komunave 7.1. Secila komunë do të konsiderohet zonë e vetme zgjedhore. Secili Kuvend i Komunave zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes votave të votuesve të cilët janë të regjistruar në komunën ku mbahen zgjedhjet për Kuvend të Komunës. 7.2 Subjekti politik paraqet listën e kandidatëve për certifikim për secilën komunë ku marr pjesë në zgjedhje në bazë të procedurave të përcaktuara nga ky ligj, Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat e KQZ-së. Çdo listë e kandidateve përmban së paku 30% të kandidatëve të certifikuar nga gjinia tjetër. 7.3 Secili subjekt politik i certifikuar do të paraqitet në “listë të hapur” votimi për secilën komunë në të cilën subjekti politik i certifikuar garon në zgjedhje.. 7.4 Duke ushtruar të drejtën e tij/saj të votës, votuesi voton një (1) subjekt politik të certifikuar dhe mund të votoj për një (1) kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet. 7.5 Vota e hedhur për subjektin politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të subjektit politik. KQZ-ja siguron që fletëvotimi nuk e lejon votuesin të votojë njëkohësisht për subjektin politik dhe për kandidatin e parë në lisën e kandidatëve të këtij subjekti politik. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Rregullon si ndahen vendet në Kuvendin e Komunës, si renditen kandidatët dhe si zgjidhen barazimet me short.
Neni 8 Shpërndarja e vendeve në Kuvendin e Komunës 8.1 Vendet për çdo Kuvend të Komunës ndahen si vijon: a) numri i përgjithshëm i votave të vlefshme të fituara nga secili subjekt politik në komunë pjesëtohet me 1, 3, 5, 7, 9, 11, 13, 15, e kështu me radhë, derisa numri i pjesëtuesve të shfrytëzuar t’i përgjigjet numrit të përgjithshëm të vendeve, që do t’i ndahen atij Kuvendi i komunës; b) koeficientet që rezultojnë nga vargu i pjesëtimeve rregullohen në renditje zbritëse. Vendet iu ndahen subjekteve politike sipas koeficienteve në mënyrë që vendi i parë i takon subjektit që e ka koeficientin më të madh, vendi i dytë subjektit që e ka koeficientin e radhës më të madh, e kështu me radhë derisa të ndahen të gjitha vendet në Kuvendin Komunës përkatës. c) nëse një subjekti politik i ndahen vende që janë baraz me numrin e kandidatëve në listën e tij dhe ka ende vende për të ndarë, atëherë pjesa e mbetur e koeficientit të atij subjekti nuk merret parasysh gjatë ndarjes së vendeve të mbetura. Koeficientet pasues me renditje zbritëse përdoren derisa të ndahen të gjitha vendet në Kuvendin e Komunës përkatës; d) nëse ndodh barazimi për shkak se dy ose më shumë koeficiente janë të njëjtë, vendi ndahet me hedhje të shortit nga kryesuesi i KQZ-së, në praninë e përfaqësuesve të autorizuar të subjekteve politike në fjalë. 8.2 Të gjitha votat e fituara nga kandidatët që janë në listën e kandidatëve të çdo subjekti politik, numërohen ndaras. Listat me kandidatë rirenditen sipas mënyrës zbritëse në bazë të numrit të votave të fituara për secilin kandidat. 8.3 Vendet që i ndahen subjektit politik sipas paragrafit 1 të këtij neni, u ndahen kandidatëve që gjenden në listën e rirenditur sipas paragrafit 2 të këtij neni, duke filluar nga kandidati i parë në listën e rirenditur sipas një renditje rreptësishtë zbritëse, deri në mbarimin e vendeve që i ndahen subjektit politik. 8.4 Nëse pas ndarjes së vendeve, të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, kandidatëve të gjinisë pakicë nuk u janë ndarë së paku 30% nga numri i përgjithshëm i vendeve të subjektit politik, kandidati i fundit i zgjedhur i gjinisë shumicë zëvendësohet nga një kandidat i përshtatshëm i gjinisë tjetër në listën e rirenditur për kandidatë, derisa numri i përgjithshëm i vendeve të ndara për gjininë pakicë të jetë së paku 30%. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Rules for electing municipal mayors, including candidate eligibility, a 50%+1 vote threshold, and a runoff if no one wins outright.
Neni 9 5 Zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave 9.1 Për qellim të Zgjedhjeve për Kryetar Komune, secila komunë do të konsiderohet si një zonë e vetme zgjedhore për një anëtar. 9.2 Kandidati për Kryetar të Komunës duhet të kualifikohet sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe për së paku tre (3) vite duhet të ketë qenë banor i komunës në të cilën ai apo ajo është duke garuar për t’u zgjedhur si Kryetar i Komunës. 9.3 Kandidati i subjektit të certifikuar politik për pozitë të Kryetarit të Komunës mund të certifikohet si kandidat në zgjedhje tjera siç janë ato për Kuvend të Kosovës apo Kuvend të Komunës, por do të mbajë vetëm një pozitë të zgjedhur. Nëse zgjidhet si Kryetar Komune, kandidati nuk do të këtë të drejtë të mbajë vendin në Kuvendin e Kosovës apo Kuvendin e Komunës. 9.4 Secili Kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit të cilët janë të regjistruar për të votuar në komunën ku mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës. 9.5 Kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. 9.6 Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë. 9.7 Kandidati i cili fiton shumicën e votave të në rrethin e dytë zgjidhet Kryetar i Komunës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The municipal assembly chair must notify the CEC when there is a vacant seat, and the CEC must fill the vacancy using the stated criteria.
Neni 10 Zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës 10.1 Mandati i anëtarit në Kuvendin e Komunës nuk mund të ndryshohet e as të ndërpritet para skadimit të mandatit të Kuvendit të Komunës, përveç rasteve të përcaktuara me Ligjin për vetëqeverisje lokale. 10.2 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, njofton KQZ-në për vendin e lirë në Kuvendin e Komunës. 10.3 KQZ-ja plotëson vendin e lirë sipas kritereve të përcaktuara në vijim: a) nga kandidati i radhës i kualifikuar të njëjtës gjini që gjendet në listën e rirenditur të kandidatëve të njëjtit subjekt politik; b) nga kandidati i radhës në listën e rirenditur të kandidatëve të së njëjtit subjekt politik, në rast se nuk ka kandidat tjetër të gjinisë së njëjtë në listën e rirenditur të kandidatëve; c) nga kandidati i radhës në listën e rirenditur të kandidatëve të subjektit politik i cili ka pasur koeficientin më të lartë të votave menjëherë pas subjektit paraprak, në pajtim me formulën e përcaktuar në nenin 7.1 të këtij ligji në zgjedhjet e fundit, në rast se nuk mbetet ndonjë kandidat tjetër në listën e rirenditur të kandidatëve të partisë politike paraprake; d) nga kandidati i radhës në listën e rirenditur të kandidatëve të subjektit politik i cili ka pasur koeficientin më të lartë të votave menjëherë pas subjektit paraprak, në pajtim me formulën e përcaktuar në nenin 7.1 të këtij ligji, në rast se anëtar është kandidat i pavarur. 10.4 Kuvendi i Komunës shpërbëhet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The mayor’s mandate ends under local government law, and if it ends, the mayor is replaced through extraordinary elections in that municipality.
Neni 11 Përfundimi i mandatit dhe shkarkimi i Kryetarit të Komunës 11.1 Mandati i kryetarit të Komunës përfundon në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale. 6 11.2 Kryetari mandati i të cilit përfundon në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni zëvendësohet përmes mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në atë komunë. Mandati i Kryetarit të porsazgjedhur përfundon në datën e njëjtë sikurse mandati i kryetarit që ai/ajo e zëvendëson. KREU III E DREJTA PËR TË VOTUAR, REGJISTRIMI DHE CERTIFIKIMI - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The voter may vote only in the municipality where they are registered as a permanent citizen, unless this law provides otherwise.
Neni 12 12.1 Kreu II (Kualifikimi i votuesve, lista e votuesve dhe periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit për listën e votuesve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. 12.2 Votuesi ka të drejtë për të votuar vetëm në komunën ku ai apo ajo janë të regjistruar si qytetarë të përhershëm, përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të ligjit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 says the cited rules on political party registration and certification in the general elections law apply to local elections unless this law says otherwise.
Neni 13 Kreu III (Regjistrimi i partive politike dhe certifikimi i subjekteve politike), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU IV CERTIFIKIMI I KANDIDATËVE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Provisions on candidate certification in Article 14 and related provisions of the general elections law also apply to local elections, unless this law says otherwise.
Neni 14 Kreu IV (Certifikimi i kandidatëve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU V KODI I MIRËSJELLJES PËR SUBJEKTET POLITIKE, MBËSHTETËSIT E TYRE DHE KANDIDATËT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: For local elections, Chapter V and related provisions of the General Elections Law apply mutatis mutandis unless this law says otherwise.
Neni 15 Kreu V (Kodi i mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU VI SHPENZIMET PËR ZGJEDHJET LOKALE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Local elections are financed from Kosovo’s Consolidated Budget, and the CEC administers the funds under the public financial management law.
Neni 16 Financimi i zgjedhjeve lokale 16.1 Zgjedhjet lokale financohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. 7 16.2 Fondet administrohen nga KQZ-ja në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 16.3. Kreu VI (kufizimet e shpenzimeve të fushatës dhe transparenca financiare), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU VII FUSHATA E ZGJEDHJEVE DHE NJOFTIMI PËR NGJARJET POLITIKE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: For local elections, Chapter VII of the general election law and related provisions apply unless this law says otherwise.
Neni 17 Kreu VII (Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU VIII MEDIAT GJATË FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The provision says Article 18 and related provisions of the General Elections Law apply, as appropriate, to local elections unless this law says otherwise.
Neni 18 Kreu VIII (Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU IX VËZHGUESIT E ZGJEDHJEVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Neni 19 thotë se rregullat për vëzhguesit e zgjedhjeve dhe dispozitat e ndërlidhura nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme zbatohen edhe për zgjedhjet lokale, përveç nëse ky ligj përcakton ndryshe.
Neni 19 Kreu IX (Vëzhguesit e zgjedhjeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU X KQZ-ja - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Article 20 says Article 20, Chapter X (KQZ-ja), and related provisions of the general elections law apply to local elections, unless this law says otherwise.
Neni 20 Kreu X (KQZ-ja), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XI KOMISIONET KOMUNALE TË ZGJEDHJEVE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says Chapter XI and related provisions of the Law on General Elections apply to local elections, unless this law says otherwise.
Neni 21 8 Kreu XI (Komisionet komunale të zgjedhjeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XII KËSHILLAT E VENDVOTIMEVE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The cited rule from the general elections law applies to local elections unless this law says otherwise.
Neni 22 Kreu XII (Këshillat e vendvotimeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XIII QENDRAT E VOTIMIT DHE VOTIMI - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The rules in Article 23 of Chapter XIII on polling stations and voting under the general elections law also apply to local elections, unless this law says otherwise.
Neni 23 Kreu XIII (Qendrat e votimit dhe votimi), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XIV VOTIMI JASHTË KOSOVËS - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Votuesit që jetojnë përkohësisht jashtë Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale, sipas procedurave dhe datës që cakton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Neni 24 24.1 Votuesit të cilët përkohësisht jetojnë jashtë Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale në pajtim me procedurat dhe datën e përcaktuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 24.2 Kreu XIV (Votimi jashtë Kosovës), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XV VOTIMI I PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Rules from Chapter XV on voting by persons with special needs in the general elections law also apply to local elections, unless this law says otherwise.
Neni 25 Kreu XV (Votimi i personave me nevoja të veçanta), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XVI PROCESI I NUMËRIMIT TË FLETËVOTIMEVE DHE SHPALLJA E REZULTATEVE TË ZGJEDHJEVE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Për zgjedhjet lokale, zbatohen mutatis mutandis Neni 26 i Kreut XVI dhe dispozitat e ndërlidhura të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, përveç nëse ky ligj parashikon ndryshe.
Neni 26 Kreu XVI (Procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe shpallja e rezultateve të zgjedhjeve), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. 9 KREU XVII INFORMIMI I VOTUESVE DHE MEDIA - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Rules from Chapter XVII on informing voters and media under the General Elections Law also apply to local elections, unless this law says otherwise.
Neni 27 Kreu XVII (Informimi i votuesve dhe media), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XVIII KOMISIONI ZGJEDHOR PËR ANKESA DHE PARASHTRESA (KZAP) - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This provision says Article 28 of Chapter XX and related provisions of the general elections law apply to local elections unless this law says otherwise.
Neni 28 Kreu XX (Komisioni zgjedhor për ankesa dhe parashtresa), dhe çfarëdo dispozite e ndërlidhur me këtë çështje, e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mutatis mutandis vlejnë për zgjedhjet lokale përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të këtij ligji. KREU XIX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: KQZ must approve the rules referred to in this law within 9 months and may issue secondary legislation and other needed rules to implement the law.
Neni 29 Zbatimi 29.1 KQZ-ja do të nxjerr legjislacion sekondar për zbatimin e këtij Ligji. Brenda nëntë (9) muajve që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja do ti miratoj rregullat e referuara në këtë ligj; 29.2 KQZ-ja do të nxjerr rregulla tjera të cilat konsiderohen të nevojshme për zbatimin e këtij Ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals earlier legislation regulating local elections, but it does not repeal the law on general elections or the law on local self-government.
Neni 30 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi, ky ligj ç’fuqizon tërë legjislacionin paraprak i cili rregullon zgjedhjet lokale, por nuk ç’fuqizon Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme apo Ligjin për vetëqeverisjen lokale. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 31 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-072 5 qershor 2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in