LIGJI NR. 03/L-075 PËR THEMELIMIN E ZYRËS SË AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM DHE ZYRËS SË AUDITIMIT TË KOSOVËS
This law establishes the Office of the General Auditor of Kosovo and the Office of Audit of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-075
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law establishes the Office of the General Auditor of Kosovo and the Office of Audit of Kosovo. This article defines key terms used in the law, including the assembly, audit-related functions, authorized officers, organizations, the public sector, and regularity audit. The Auditor General must act independently, meet specified qualification and conduct requirements, work full time, and avoid paid outside employment while serving. Auditori i përgjithshëm duhet t’i raportojë Kuvendit dhe të kryejë auditime të rregullsisë për subjektet e përmendura; disa raporte dhe përgjigje kanë afate të caktuara. The Auditor General may require written compliance, testimony, documents, and access to premises; people must not disclose protected information, and non-compliance can lead to criminal penalties.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-075 PËR THEMELIMIN E ZYRËS SË AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM DHE ZYRËS SË AUDITIMIT TË KOSOVËS
Showing 10 of 10
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law establishes the Office of the General Auditor of Kosovo and the Office of Audit of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 32 / 15 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-075 PËR THEMELIMIN E ZYRËS SË AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM DHE ZYRËS SË AUDITIMIT TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65(1) dhe nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Me qëllim të promovimit të standardeve më të larta të transparencës, përgjegjësisë dhe ndershmërisë në menaxhimin financiar dhe mbarëvajtjen e administratës publike në Kosovë, Miraton këtë LIGJ PËR THEMELIMIN E ZYRËS SË SË AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM TË KOSOVËS DHE ZYRËS SË AUDITORIT TË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the assembly, audit-related functions, authorized officers, organizations, the public sector, and regularity audit.
Neni 1 Përkufizimet Për qëllime të këtij ligji: “Kuvend” e ka të njëjtin kuptim siç është përkufizuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Funksion i auditorit të përgjithshëm” do të thotë një funksion që kryhet në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë e auditorit të përgjithshëm të përshkruara në nenin 3 të këtij Ligji. “Zyrtar i autorizuar” do të thotë zyrtari i cili është autorizuar nga Auditori i përgjithshëm i Kosovës për t’i kryer të gjitha funksionet e parapara sipas këtij Ligji. “ONISR” do të thotë Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit. “BKSFR” do të thotë Bordi i Kosovës mbi Standardet Financiare të Raportimit. “Auditor mbarëvajtjes” do të thotë auditimi i mënyrës ekonomike, i efikasitetit dhe efektshmërisë, me të cilat institucioni apo subjekti që kontrollohet i përdorë dhe i menaxhon mjetet e veta financiare gjatë kryerjes së detyrave të tij. “Sektor publik” do të thotë sektori i përgjithshëm i Qeverisë, duke përfshirë ndërmarrjet financiare dhe jo financiare siç janë përkufizuar në statistikën financiare të Qeverisë të nxjerra nga Fondi Ndërkombëtar Monetar. “Auditor i rregullsisë” do të thotë verifikimi i përgjegjësisë financiare, duke përfshirë ekzaminimin dhe vlerësimin e deklaratave financiare dhe të dhënave të tjera financiare si dhe shprehjen e mendimeve: (i) nëse pasqyrat financiare japin pasqyrë të drejtë dhe korrekte të llogarive dhe çështjeve financiare për periudhën e kontrollit; (ii) nëse të dhënat financiare, sistemet dhe transaksionet i përmbahen statuteve dhe rregulloreve në fuqi; (iii) për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe funksionet interne të auditimit; (iv) për korrektësinë dhe drejtësinë e vendimeve administrative të marra nga institucioni apo subjekti i kontrolluar dhe (v) për të gjitha çështjet që rezultojnë apo lidhen me auditimin. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Auditor General must act independently, meet specified qualification and conduct requirements, work full time, and avoid paid outside employment while serving.
Neni 2 2 Auditori i Përgjithshëm i Kosovës 2.1. Auditori i përgjithshëm do t’i kryejë detyrat e tij apo të saj në mënyrë të pavarur dhe nuk i nënshtrohet urdhrit ose kontrollit nga cilido person ose institucion tjetër. 2.2. Varësisht nga kufizimet e përcaktuara në dispozitat e tjera të këtij ligji, auditori i përgjithshëm ka liri të plotë veprimi në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të tij apo të saj. Në veçanti auditori i përgjithshëm nuk mund t’i nënshtrohet kurrfarë urdhri: a) se a duhet apo nuk duhet të bëhet një auditim i caktuar; b) për mënyrën si duhet të bëhet një auditim i caktuar; c) për përparësinë që duhet dhënë ndonjë çështjeje të caktuar. 2.3 Kuvendi e emëron Auditorin e Përgjithshëm me mandat për pesë (5) vite. Auditor i përgjithshëm duhet të jetë person i cili posedon kualifikimet e kërkuara, moral të lartë, i paanshëm dhe i ndershëm që janë të domosdoshme për kryerjen e funksionit të tij, si dhe: a) duhet të posedojë diplomë universitare dhe përvojë përkatëse prej jo më pak se 10 viteve në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, financa publike ose administratë publike; dhe b) nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të një vepre penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale; 2.4 Funksioni i auditorit të përgjithshëm është punë me orar të plotë dhe nuk mund të jetë i punësuar me pagesë gjetiu derisa të shërbejë si auditor i përgjithshëm. 2.5 Kurdo që pozita auditorit të përgjithshëm mbetet vakante, Kuvendi në afat prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh e plotëson atë. 2.6 Auditori i përgjithshëm do të paguhet dhe shpërblehet sipas mënyrës që e përcakton Kuvendi. 2.7 Auditori i përgjithshëm mund të jep dorëheqje, duke e njoftuar me shkrim Kuvendin 30 (tridhjetë) ditë më parë. 2.8 Kuvendi mund ta caktojë njërin nga zëvendësit e auditorit e përgjithshëm për ushtrues të detyrës së auditorit të përgjithshëm në rastin kur auditori i përgjithshëm mungon më shumë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga detyra, për shkak se gjendet jashtë Kosovës apo për ndonjë arsyeje tjetër se nuk është në gjendje t’i ushtrojë detyrat e postit të tij. 2.9 Personi i caktuar për të shërbyer si ushtrues i auditorit të përgjithshëm në bazë të paragrafit 8 të këtij neni duhet të ketë të njëjtat kompetenca dhe përgjegjësi të cilat vlejnë për postin e auditorit të përgjithshëm. 2.10 Kuvendi mund ta largojë nga detyra auditorin e përgjithshëm vetëm nëse ai: a) nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat e tij apo të saj për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike apo mendore, që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për t’i kryer detyrat e tilla; b) gjatë kryerjes së detyrës është marrë me punë të pahijshme dhe të pasjellshme ose është gjetur në rrethana të cilat mund ta komprometojnë për të ushtruar detyrën e tij apo të saj; c) është jokompetent; d) është shpallur fajtor me ndonjë aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës për ndonjë vepër penale dhe është dënuar me burg; e) falimenton ose kërkon të përfitojë nga çfarëdo ligji ose rregulle për lirimin e debitorëve që kanë falimentuar ose janë josolventë. f) nuk është në gjendje t’i paguajë detyrimet e tij apo të saj dhe hyn në ndonjë marrëveshje formale me huadhënësit; g) i jep shpërblimet e veta në dobi të huadhënësëve të tij apo të saj. 3 . - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Auditori i përgjithshëm duhet t’i raportojë Kuvendit dhe të kryejë auditime të rregullsisë për subjektet e përmendura; disa raporte dhe përgjigje kanë afate të caktuara.
Neni 3 Kompetencat dhe përgjegjësitë e auditorit të përgjithshëm 3.1 Auditori i përgjithshëm i raporton Kuvendit. 3.2. Auditori i përgjithshëm në bazë vjetore kryen auditim të Rregullsisë të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, organizatave buxhetore, duke përfshirë por pa u kufizuar, Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, çdo ministri dhe agjenci ekzekutive, komunat, organet e pavarura, Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe subjektet e tjera të cilat janë më shumë se 50% në pronësi publike ose marrin mjete financiare nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës, sigurojnë dividendët apo të ardhura të tjera të pataksueshme për të, duke përfshirë por pa u kufizuar, Shërbimin Doganor të Kosovës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Ombudspersonin. 3.3. Auditori i përgjithshëm duhet të raportojë për të gjitha auditimet e rregullsisë dhe në këtë kontekst do të zbatohen kërkesat dhe procedurat vijuese: a) auditori i përgjithshëm i siguron një raport Kuvendit mbi auditimin e rregullsisë së Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe të çdo institucioni apo subjekti të referuar në nenin 3.2 jo më vonë se deri më 31 gusht të vitit pas periudhës së kontrollit; b) auditori i përgjithshëm ia dërgon raportin e tij apo të saj institucionit ose subjektit që i është nënshtruar auditimit; c) drejtuesit e institucionit apo të subjektit të referuar në paragrafin 2 të këtij neni i kanë katërmbëdhjetë (14) ditë afat pas pranimit të raportit të auditorit të përgjithshëm që t’i ofrojnë auditorit të përgjithshëm çfarëdo përgjigjesh lidhur me këtë raport, dhe këto përgjigje (nëse ka) i bashkëngjiten raportit të auditimit dhe janë pjesë përbërëse e raportit; d) kopje të raportit të Auditorit të Përgjithshëm do të vendosen në dispozicion të publikut; e) brenda 30 ditëve pas publikimit të raportit përkatës të auditimit, institucioni ose subjekti i revizionuar në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, duhet t’i dorëzojë Auditorit të Përgjithshëm një raport i cili i përcakton masat të cilat institucioni ose subjekti ka për qëllim t’i ndërmarrë për zbatimin e rekomandimeve të bëra në raportin e auditimit. 3.4 Auditori i përgjithshëm në çdo kohë mund të kryejë auditimin e mbarëvajtjes së institucionit apo subjektit të referuar në paragrafin 2 të këtij neni. Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni mbi Auditimin e Rregullsisë vlejnë njësoj edhe për Auditimin e Mbarëvajtjes. 3.5 Auditori i përgjithshëm në çdo kohë mund të konsultojë cilindo nga institucionet apo subjektet e referuara në paragrafin 2 të këtij neni, me qëllim të koordinimit të përgjegjësive të auditimit ndërmjet auditorit të përgjithshëm dhe kërkesave për auditime të brendshme për çfarëdo institucioni apo për çfarëdo subjekti. 3.6 Përveç kërkesave për auditim të detyrueshëm të referuara në paragrafin 2 të këtij neni, auditori i përgjithshëm mund të bëjë marrëveshje me cilindo institucion apo subjekt të referuar të njëjtin paragraf për: a) kryerjen e auditimit të rregullsisë; b) kryerjen e auditimit të mbarëvajtjes; ose c) ofrimin e shërbimeve të zakonshme plotësuese që i kryen një auditor. 3.7 Pas pranimit të kërkesës me shkrim nga Kuvendi ose Qeveria, auditori i përgjithshëm e kryen auditimin e rregullsisë financiare ose auditimin e mbarëvajtjes në cilindo institucion apo subjekt të shënuar në paragrafin 2 të këtij neni. 4 3.8 Sipas këtij neni, auditori i përgjithshëm nuk mund t’i kryejë detyrat e auditimit që janë jashtë fushëveprimit të përgjegjësive që lidhen me institucionet apo subjektet e referuara në paragrafin 2 të këtij neni. 3.9 Auditori i përgjithshëm mund të angazhojë çdo person apo subjekt, duke përfshirë edhe ndonjë organizatë ndërkombëtare, për të ndihmuar në përmbushjen e detyrave të auditorit të përgjithshëm. 3.10 Përmes një akti me shkrim, auditori i përgjithshëm mund ta bartë pjesërisht apo tërësisht auditimin sipas këtij Ligji, me kusht që personi, organizata ose subjekti të cilit i bartet ky funksion të jetë në përputhje me të gjitha udhëzimet ligjore të auditorit të përgjithshëm. 3.11 Me rastin e paraqitjes së kërkesës me shkrim nga një shtet donator apo organizatë, auditori i përgjithshëm e kryen auditimin e fondeve të dhuruara nga shteti donator apo organizata, institucioni apo subjekti i përmendur në paragrafin 2 të këtij neni nëse fondet e tilla janë përfshirë në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës pas marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve të një auditimi të tillë nga shteti ose organizata donatore e cila ka kërkuar këtë auditim. 3.12 Përveç rasteve kur është njoftuar ndryshe nga auditori i përgjithshëm, institucioni ose subjekti i referuar në paragrafin 2 të këtij neni duhet të përfshijë në raportet e tij vjetore të gjitha raportet e auditimit të lëshuara nga auditori i përgjithshëm, që i janë dhënë institucionit apo subjektit përkatës për periudhën të cilën e mbulon ai raport vjetor. 3.13 Auditori i përgjithshëm i publikon me shkrim standardet e auditimit të sektorit publik, të cilat duhet të respektohen nga personat që kryejnë auditimet e rregullsisë dhe të mbarëvajtjes. Këto standarde duhet të jenë në përputhje me ONISR, me standardet e auditimit të Unionit Evropian (UE) dhe me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNR) të shpallura nga Komisioni Ndërkombëtar për Praktikat e Auditimit (KNPA) të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK). Këto standarde duhet të jenë gjithashtu në përputhje me kërkesat përkatëse të BKSFR-së. 3.14 Derisa të publikohen standardet e aplikueshme të referuara në këtë dokument, auditori i përgjithshëm fillimisht do të publikojë një numër standardesh të auditimit para fillimit të punës së auditimit. 3.15 Një herë në vit, brenda afatit prej tre (3) muajve pas përfundimit të vitit të llogarisë, auditori i përgjithëm i dërgon Kuvendit një raport vjetor mbi auditimet e bëra nga ana e tij. Ky raport duhet të përmbajë edhe një raport mbi auditimin e pavarur të llogarive të Zyrës së Auditimit të Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Auditor General may require written compliance, testimony, documents, and access to premises; people must not disclose protected information, and non-compliance can lead to criminal penalties.
Neni 4 Kompetencat për mbledhjen e informatave, mirëbesimin dhe fshehtësinë 4.1 Auditori i përgjithshëm mund të udhëzojë një person me shkrim, duke ia caktuar një kohë të arsyeshme për përmbushjen e të gjitha detyrave, ose cilëndo nga detyrat vijuese: a) që t’i sigurojë auditorit të përgjithshëm çfarëdo informate që ai e kërkon; b) të paraqitet dhe të sigurojë dëshmi para auditorit të përgjithshëm apo zyrtarit të autorizuar dhe c) t’i sigurojë dokumente auditorit të përgjithshëm lidhur me kryerjen e detyrave të tyre që janë nën kujdestarinë apo kontrollin e personit përkatës. 4.2 Auditori i përgjithshëm mund të urdhërojë që: a) informatat apo përgjigjet të jepen me gojë ose me shkrim dhe b) informatat apo përgjigjet e pyetjeve të jepen nën betim ose pas pohimit se informatat përkatëse janë të vërteta. Një betim apo konfirmim i tillë do të bëhet nën mbikëqyrjen e auditorit të përgjithshëm apo zyrtarit të autorizuar. 4.3 Personi i cili nuk u përmbahet udhëzimeve të paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni kryen vepër penale për të cilën parashihet dënimi me gjobitje deri në pesë mijë (5000) euro ose dënimi me burgim deri në tri (3) vjet. 5 4.4 Auditori i përgjithshëm ose personi i autorizuar: a) në çdo kohë të arsyeshme mund të hyjë dhe të qëndrojë në çdo lokal të institucionit apo subjektit të përshkruar në paragrafin 2 të këtij neni; b) ka të drejtë të plotë që lirisht të kontrollojë në çdo kohë të arsyeshme, pasurinë apo dokumentet qofshin në letër apo në formën elektronike dhe c) mund t’i kontrollojë, të bëjë kopje ose të nxjerrë kopje nga ato të dhëna. 4.5 Nëse një zyrtar i autorizuar hyn, ose propozon të hyjë, në lokalet të cilat punojnë nën autoritetin e auditorit të përgjithshëm, titullari duhet t’i ofrojë zyrtarit në fjalë të gjitha lehtësirat e nevojshme për ushtrimin efektiv të kompetencave të Zyrës së auditorit të përgjithshëm. Çdo person që nuk vepron në përputhje me këtë dispozitë kryen vepër penale të dënueshme me gjobë deri në pesë mijë (5000) euro ose me burgim deri në tri (3) vjet. 4.6 Zyrtari i autorizuar nuk ka të drejtë të hyjë apo të qëndrojë në lokale nëse ai ose ajo nuk ka siguruar autorizim me shkrim nga auditori i përgjithshëm dhe nëse titullari kërkon që ai të ofrojë dëshmi për autoritetin e tij apo të saj. 4.7 Personi nuk lirohet nga obligimi për të dhënë një dokument ose për t’u përgjigjur në pyetje të caktuara konform paragrafit 2 të këtij neni, me arsyetimin se dhënia e dokumentit ose e përgjigjes, mund ta fajësojë personin apo ta bëjë atë penalisht të përgjegjshëm. Megjithatë, asnjë përgjigje apo dokument i tillë, ose çka do tjetër që merret në mënyrë direkte ose indirekte nga një përgjigje ose dokument i tillë nuk do të pranohet si dëshmi kundër personit në asnjë procedurë penale me përjashtim të procedurave gjyqësore për ndonjë kundërvajtje të paraparë sipas paragrafit 3 të këtij neni.. 4.8 Nëse një person ka marrë informata gjatë kryerjes së detyrës së auditorit të përgjithshëm, personi në fjalë nuk duhet t’i zbulojë ato informata, përveç gjatë kohës së kryerjes së detyrës së auditorit të përgjithshëm ose për qëllimet e cilësdo dispozite të ligjit në fuqi e cila i cakton funksionet auditorit të përgjithshëm. Çdo person i cili nuk vepron në përputhje me këtë dispozitë kryen vepër penale të dënueshme me gjobë deri në pesë mijë (5000) euro ose me burgim deri në tri (3) vjet. 4.9 Auditori i Përgjithshëm nuk do të publikojë ose zbulojë në një raport publik, çfarëdo informata të cilat janë klasifikuar me ligj si informata sekrete (konfidenciale). 4.10 Nëse, në përputhje me paragrafin 9 të këtij neni, Auditori i Përgjithshëm nuk i përfshin disa informata në një raport publik, atëherë Auditori i Përgjithshëm, pas kërkesës nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duhet të përgatisë dhe t’i dorëzojë Kryesisë së Kuvendit një raport sekret i cili i identifikon informatat e pa-përfshira në raport si dhe i ep arsyetimet për mos-përfshirjen e tyre. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë themelon Zyrën e Auditimit të Kosovës dhe rregullon rolin, financimin dhe buxhetin e saj.
Neni 5 Themelimi i Zyrës së Auditimit të Kosovës 5.1 Me këtë themelohet Zyra e Auditimit të Kosovës. 5.2 Zyra e Auditorit përbëhet nga auditori i përgjithshëm dhe personeli i zyrës së auditimit. Auditori i përgjithshëm mund të emërojë më së shumti dy zëvendësauditorë të përgjithshëm, të cilët: a) duhet të posedojnë diplomë universitare dhe përvojë përkatëse prej jo më pak se 8 viteve në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, financa publike ose administratë publike; b) nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të një vepre penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale; 5.3 Funksioni i zyrës së auditimit është që të ndihmojë auditorin e përgjithshëm në kryerjen e funksioneve të tij. 5.4 Urdhëresat për personelin e zyrës së auditimit lidhur me kryerjen e funksioneve të auditorit të përgjithshëm mund të jepen vetëm nga: a) auditori i përgjithshëm; ose 6 b) anëtari i personelit të zyrës së auditimit, i cili është autorizuar nga auditori i përgjithshëm për të dhënë urdhëresa të tilla. 5.5 Zyra e auditimit, për aq sa nuk financohet nga burimet e tjera, do të financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Buxheti i zyrës i nënshtrohet miratimit nga Kuvendi. Auditori i përgjithshëm përgatit në baza vjetore dhe i dorëzon Kuvendit buxhetin e propozuar për zyrën e auditimit në pajtim me kushtet, udhëzimet dhe aranzhimet e caktuara nga Kuvendi. Kuvendi e shqyrton propozim-buxhetin e sipër cekur brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të tij. Gjatë shqyrtimit dhe vendosjes mbi buxhetin, Kuvendi duhet të sigurojë që Zyrës së Auditorit t’i ndahen mjete të mjaftueshme për t’i lejuar asaj ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive të saj në mënyrë të plotë dhe të pavarur. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Kosovo Audit Office must send certified financial statements and an annual activity report to the Assembly within four months after each fiscal year ends.
Neni 6 Kontrolli i Zyrës së Auditimit të Kosovës 6.1 Llogaritë, dokumentet dhe deklaratat financiare të Zyrës së Auditimit të Kosovës do të auditohen nga auditorë të jashtëm të pavarur të cilët janë të mirënjohur ndërkombëtarisht dhe të cilët zgjedhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës mund t’i shkarkojë këta auditorë të jashtëm nëse ka arsye të mira për ta bërë këtë. Një auditor i jashtëm nuk mund të shfrytëzohet më shumë se pesë vite të njëpasnjëshme. 6.2 Pa i paragjykuar kushtet për raportim të përcaktuara në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Zyra e Auditimit të Kosovës, brenda katër muajve pas përfundimit të secilit vit fiskal duhet t’i dorëzojë Kuvendit të Republikës së Kosovës; a) deklaratat financiare të certifikuara nga auditorët e saj të jashtëm; b) një raport mbi veprimtarinë e saj gjatë vitit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm ka autorizim të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij Ligji.
Neni 7 Zbatimi Auditori i Përgjithshëm është i autorizuar që të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij Ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Until international supervision ends, the Auditor General must be an international appointed by the International Civilian Representative.
Neni 8 Dispozitat kalimtare Deri në përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, Auditori i Përgjithshëm do të jetë një ndërkombëtar i emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 9 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-075 5 qershor 2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-075 PËR THEMELIMIN E ZYRËS SË AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM DHE ZYRËS SË AUDITIMIT TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in