LIGJI NR. 03/L-076 PËR HEKURUDHAT NЁ REPUBLIKЁN E KOSOVËS
This law concerns railways in Kosovo and states the purpose of creating an independent regulatory authority for the railway sector and improving reliable, safe rail transport.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-076
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law concerns railways in Kosovo and states the purpose of creating an independent regulatory authority for the railway sector and improving reliable, safe rail transport. This article sets the law’s scope for Kosovo railways and rail operations, and defines key terms used in the statute. The railway regulatory authority is established as an independent body, must carry out its functions under the law, and has power to make contracts and deal with property. Autoriteti ka përgjegjësi dhe funksione për të rregulluar dhe mbikëqyrur sektorin hekurudhor në Kosovë. The Authority for Railway Regulation has a board, a general director, a deputy general director, and other professional and administrative staff.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-076 PËR HEKURUDHAT NЁ REPUBLIKЁN E KOSOVËS
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law concerns railways in Kosovo and states the purpose of creating an independent regulatory authority for the railway sector and improving reliable, safe rail transport.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 32 / 15 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-076 PËR HEKURUDHAT NЁ REPUBLIKЁN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenin 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Duke e njohur nevojën për të themeluar një autoritet të pavarur rregullativ për sektorin hekurudhor, për të siguruar transport të besueshëm dhe të sigurt përmes hekurudhave për shfrytëzuesit e Kosovës dhe duke i marrë parasysh implikimet mjedisore të tij, dhe me qëllim të avancimit sektorit të Hekurudhave sipas Standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane . Miraton këtë LIGJ PËR HEKURUDHAT NЁ REPUBLIKЁN E KOSOVËS KREU I Përkufizimet
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets the law’s scope for Kosovo railways and rail operations, and defines key terms used in the statute.
Neni 1 Fushëveprimi dhe përkufizimet 1.1 Ky ligj zbatohet për funksionimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e hekurudhave të Kosovës dhe infrastrukturës së saj dhe për të gjitha operimet e trenave që shfrytëzojnë këtë infrastrukturë. Kjo rregullon licencimin, certifikimin dhe lëshimin e lejeve që kanë të bëjnë me veprimtaritë hekurudhore në Kosovë. 1.2 Secila nga shprehjet në vijim ka kuptimin e cekur këtu përveç nëse konteksti në të cilin përdoret ajo shprehje i jep asaj kuptim tjetër: “Situatë emergjente” nënkupton çdo situatë të cilën e konsiderojnë të jetë emergjente autoritetet kompetente sipas ligjeve në fuqi; “Anëtarë të Bordit” nënkupton anëtarët e Bordit (përveç drejtorit të përgjithshëm) të emëruar sipas nenit 7.1 të këtij ligji dhe çdo person që zëvendëson ata, para se të skadojë mandati i atyre anëtarëve të Bordit i përcaktuar në nenin 7.6 të këtij ligji; “Marrëveshje për menaxhimin e infrastrukturës” nënkupton marrëveshjen ndërmjet Agjencisë së Kosovës për Privatizim autoritet administrativ që kontrollon infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës dhe menaxherit të infrastrukturës, e cila i jep menaxherit të infrastrukturës të drejtën ekskluzive të veprojë, mirëmbajë dhe shfrytëzojë infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës sipas kushteve të marrëveshjes; “Menaxher i infrastrukturës” nënkupton hekurudhat e Kosovës, çdo organ pasues i hekurudhave të Kosovës ose ndonjë kontraktues i caktuar, që mirëmban ose që vepron me infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës; “Interoperabiliteti” nënkupton aftësinë e infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës për të lejuar lëvizjen e sigurt dhe të papenguar të trenave konvencionalë brenda, nga dhe në drejtim të Kosovës; “Hekurudhat e Kosovës” do të thotë subjekti i përkohshëm i hekurudhave në Kosovë në pajtim me nenin 1 të Urdhëresës administrative të UNMIK-ut 2002/1 që përfshin sigurimin e transportit hekurudhor dhe 2 menaxhimin e infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës, në Kosovë në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji; “Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës” është pjesë përbërëse e subjektit të përkohshëm të hekurudhave në Kosovë në pajtim me nenin 1 të Urdhëresës administrative të UNMIK-ut 2002/1 dhe do të thotë infrastruktura hekurudhore në Kosovë e menaxhuar nga hekurudhat e Kosovës në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji është pasuri publike në pronësi të Kosovës “AKP ” nënkupton Agjencinë e Kosovës për Privatizim. “Licencë” nënkupton licencën e lëshuar nga Autoriteti sipas nenit 16 të këtij ligji dhe përfshin licencën që konsiderohet se duhet ta posedojë operatori i trenave, sipas nenit 32 të këtij ligji; “Rrjet hekurudhor” nënkupton infrastrukturën hekurudhore në Kosovë; “Deklaratë e rrjetit” nënkupton deklaratën mbi çështjet e përcaktuara në shtojcën I të Direktivës 2001/14/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 26 shkurt 2001, e cila mes tjerash përshkruan rrjetin dhe përcakton procedurat dhe kushtet që udhëheqin qasjen e operatorëve të trenave në infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës; “Personi” nënkupton çdo person fizik, juridik ose organ publik, përfshirë këtu ndonjë korporatë, ndërmarrje shoqërore ose publike, ndonjë partneritet, trust, organizatë jo të korporatizuar, ndonjë agjenci qeveritare ose ndonjë divizion të saj; “Person i afërt” në raport me një person tjetër nënkupton: (i) bashkëshorti/ja e personit; (ii) prindërit e personit, vjehërria e personit, vëllezërit, motrat, fëmijët, fëmijët e burrit/gruas, nipërit, mbesat, kushërinjtë dhe bashkëshortet e tyre; (iii) një ndërmarrje personale e biznesit, partneritet i kufizuar ose i përgjithshëm, kompani me përgjegjësi të kufizuar, kompani aksionare ose ndonjë korporatë tjetër, duke përfshirë ndërmarrjet shoqërore ose publike në të cilat personi ose ndonjë nga njerëzit e përmendur në paragrafët (i) dhe (ii) më lart janë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë pronarë, partnerë, aksionarë, drejtorë, menaxherë ose punëtorë. “Leje” nënkupton lejen e dhënë nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave Autoritet sipas nenit 21 dhe përfshin lejen që konsiderohet se duhet ta ketë personi sipas nenit 33 të këtij ligji; “Certifikim i sigurisë” nënkupton certifikatën e lëshuar nga Autoriteti në pajtim me nenin 16 të këtij ligji dhe përfshin certifikatën e sigurisë që duhet ta posedojë operatori hekurudhor në pajtim me nenin 32 të këtij ligji; “Udhëzime mbi sigurinë” do të thotë rregullat e nxjerra nga Autoriteti në pajtim me nenin 13.1(c) të këtij ligji; “Anëtar i personelit” do të thotë drejtori i përgjithshëm, zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm dhe çdo anëtar tjetër i punësuar nga Autoriteti apo i caktuar për t’i ofruar ndihmë Autoritetit; “Marrëveshje për qasje në binarë” do të thotë marrëveshja e arritur ndërmjet menaxherit të infrastrukturës dhe operatorit hekurudhor me të cilën janë paraparë kushtet dhe kriteret në bazë të të cilave operatorit hekurudhor i janë ndarë itinerarët; “Itinerar i trenave” do të thotë kapaciteti i infrastrukturës së nevojshme për drejtimin e mjetit hekururdhor në infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës ndërmjet dy vendeve brenda një periudhe të caktuar kohore; “Operator hekurudhor” do të thotë personi i cili ka apo konsiderohet se ka licencë dhe certifikatë të sigurisë; “Operim i trenave” do të thotë lëvizja e trenave; “Zëvendëskryesues” do të thotë zëvendëskryesuesi i Bordit. “Njoftim paralajmërues” do të thotë njoftimi me shkrim që Autoriteti ia jep operatorit hekurudhor, në pajtim me nenin 28.1 të këtij ligji; 3 “Periudha e paralajmërimit” do të thotë periudha e përcaktuar në njoftimin paralajmërues, në kuadër të së cilës Autoriteti kërkon rregullimin e çfarëdo shkeljeje të paraparë në nenin 28 apo çfarëdo rrethane për shkak të së cilës kërkohet revokimi i licencës, certifikatës së sigurisë apo lejes; “Ministria” do të thotë Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit; 1.3 Fjalët që shënojnë njërën gjini në këtë Ligj nënkuptojnë edhe gjininë tjetër dhe fjalët që shënojnë njëjësin përfshijnë edhe shumësin dhe anasjelltas. 1.4 Referencat në cilindo ligj, urdhëresë administrative, instrumente plotësuese, ligj apo urdhërsë evropiane do të përfshijnë të gjitha ligjet, urdhëresat administrative ose urdhëresat evropiane me të cilat zbatohet, fuqizohet, ndryshohet, zëvendësohet, plotësohet apo interpretohet ky Ligj, urdhëresë administrative, instrument plotësues apo urdhëresë evropiane. KREU II Rregullatori i hekurudhave - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The railway regulatory authority is established as an independent body, must carry out its functions under the law, and has power to make contracts and deal with property.
Neni 3 Autoriteti i pavarur rregullativ i hekurudhave 3.1 Me këtë ligj themelohet Autoriteti i pavarur rregullativ i hekurudhave (më tutje “Autoriteti”) si organ i pavarur rregullativ. Autoriteti do t’i kryejë funksionet e veta sipas këtij Ligji dhe çdo ligji tjetër të zbatueshëm, pavarësisht nga Qeveria. 3.2 Autoriteti do të ketë kompetencat e nevojshme apo mjetet në përmbushjen e funksioneve të tij sipas këtij Ligji dhe ligjit në fuqi në Kosovë. Në veçanti Autoriteti do të ketë kompetenca për të lidhur kontrata dhe për të marrë, poseduar apo shitur pasurinë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Autoriteti ka përgjegjësi dhe funksione për të rregulluar dhe mbikëqyrur sektorin hekurudhor në Kosovë.
Neni 4 Përgjegjësitë dhe funksionet e Autoritetit 4.1 Autoriteti do të rregullojë sektorin e hekurudhave në Kosovë duke marrë parasysh urdhëresat evropiane mbi hekurudhat të cilat janë të përshtatshme për Kosovën. 4.2 Në pajtim me Ligj, Autoriteti do të: a) nxjerrë, revokojë dhe mbikëqyrë përputhshmërinë me licencat, certifikatat e sigurisë dhe lejet; b) nxjerrë rregulla dhe formularët e përshkruar lidhur me paraqitjen e kërkesë dhe kushtet për licenca, certifikata të sigurisë dhe leje; c) miratojë pajisjet hekurudhore lidhur me sigurinë dhe Interoperabilitetit ; d) nxjerrë rregulla për sigurinë dhe Interoperabilitetit e sistemit të hekurudhave dhe do të mbikëqyrë pajtueshmërinë me këto rregulla; e) kryejë dhe raportojë mbi inspeksionet e sigurisë; f) shqyrtojë dhe vendosë mbi ankesat e bëra nga operatori hekurudhor lidhur me një vendim të menaxherit të infrastrukturës dhe do të nxjerrë procedura për ankesat e tilla; g) zbatojë dhe raportojë hetimet e fatkeqësive dhe do të nxjerrë procedura përmes të cilave do të 4 zbatohen hetimet e fatkeqësive; h) mbikëqyrë dhe do t’i ofrojë informacione Kuvendit dhe Ministrisë së Transportit dhe Komunikacionit lidhur me zhvillimet në sektorin hekurudhor, çështjeve të ngjashme mbi sigurinë dhe kushtet e tregut për hekurudhat në Kosovë, me synim të paraqitjes së konkurrencës ndërmjet operatorëve hekurudhorë dhe i) bëjë rekomandime drejtuar Kuvendit dhe Ministrisë lidhur me zhvillimet në sektorin hekurudhor, duke përfshirë edhe legjislacionin për të promovuar konkurrencë të drejtë dhe jodiskriminuese dhe t’i sigurojë Kuvendit e Ministrisë të gjitha informacionet relevante dhe të nevojshme për vlerësimin e rekomandimeve të tilla. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Authority for Railway Regulation has a board, a general director, a deputy general director, and other professional and administrative staff.
Neni 5 Struktura organizative e Autoritetit Rregulativ të Hekurudhave Autoritet do të ketë një bord drejtues (“Bordi”), një drejtor të përgjithshëm të hekurudhave (“Drejtori i përgjithshëm”), një zëvendësdrejtor të përgjithshëm të hekurudhave (“Zëvendësdrejtori i përgjithshëm), si dhe personel tjetër profesional dhe administrativ, ashtu siç është paraparë në këtë Ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Board receives the Authority’s powers and may delegate them to the General Director, except for listed matters. The Assembly may also cancel or change certain Board decisions and order the Board to act or not act.
Neni 6 Bordi 6.1 Të gjitha kompetencat e Autoritetit do t’i barten Bordit, i cili përbëhet nga katër (4) anëtarë, ky bord njëri prej tyre është duke përfshirë edhe kryesuesin, zëvendëskryesuesin dhe drejtorin e përgjithshëm. 6.2 Bordi mund t’ia delegojë ushtrimin e kompetencave të veta drejtorit të përgjithshëm, përveç: a) dhënies dhe revokimit të licencave, certifikatave të sigurisë dhe lejeve; b) nxjerrjes së rregullave dhe formularëve të përshkruar për paraqitje të kërkesës dhe kushteve për licenca, certifikata të sigurisë dhe lejeve; c) shqyrtimit dhe marrjes së vendimeve mbi ankesat lidhur me vendimet e menaxherit të infrastrukturës; d) nxjerrjes së procedurave për ankesat mbi vendimet e menaxherit të infrastrukturës; e) miratimit dhe tërheqjes së miratimeve për pajisjet hekurudhore; f) miratimit të përcaktimeve të fakteve, vendimeve dhe rekomandimeve mbi hetimin e një fatkeqësie ose inspektimin e sigurisë dhe përgatitjen e raporteve përfundimtare; g) nxjerrjes së procedurave për zbatimin e hetimeve të fatkeqësive; h) miratimit të procedurave dhe politikave të brendshme të Autoritetit dhe të Bordit; i) miratimit të propozimeve buxhetore, raporteve financiare, raporteve ose informacioneve të tjera që duhet siguruar nga Autoritet në pajtim me dhe Ligjin mbi menaxhim financiar publik dhe përgjegjësinë /2003/38 dhe të gjitha instrumentet tjera plotësuese të nxjerra më pastaj; j) miratimit të çdo transaksioni në pajtim me ligjin në fuqi dhe i dokumentacionit lidhur me: (i) prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe punëve; (ii) huazimin e parave; (iii) zgjatjen e afatit të huasë apo themelimin e instrumentit të kredisë; (iv) nxjerrjen e instrumenteve që shqiptojnë obligimin e borxhit mbi Autoritetin; (v) garancinë, dëmshpërblimin apo sigurime të tjera për pagimin e borxheve të palës së tretë; ose (vi) përvetësimin e pasurisë së luajtshme a të paluajtshme ose interesimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në ndonjë ndërmarrje të cilësdo natyre; 5 k) miratimit të pagimit të kompensimit ose shlyerjes si rezultat i procedurës ligjore të inicuar ndaj Autoritetit në një gjykatë kompetente; l) emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm pas mandatit të anëtarëve nismëtarë të Bordit, m) rekomandimit drejtuar Kuvendit dhe Ministrisë lidhur me zhvillimin e sektorit hekurudhor, në veçanti paraqitjen e konkurrencës ndërmjet operatorëve hekurudhorë me heqjen e kufizimeve në lejimin e itinerarit të trenave. 6.3 Pavarësisht nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, Kuvendi në çdo kohë mund të: a) anulojë ose ndryshojë ndonjë vendim të Bordit nëse ai konstaton se vendimi i tillë nuk është në përputhje me: (i) Kushtetutën e Kosovës; (ii) këtë Ligj dhe çdo instrument plotësues të nxjerrë në pajtim me këtë Ligj, duke përfshirë politikat apo procedurat e nxjerra herë pas herë nga Autoriteti lidhur me rregullimin e sektorit hekurudhor në Kosovë dhe veprimtarinë afariste dhe organizimin e Autoritetit; (iii) çdo ligj që është në fuqi në Kosovë ose (iv) çdo marrëveshje lidhur me hekurudhat e arritur nga Kosova. b) urdhërojë Bordin të ndërmerr veprime që ai i konsideron të nevojshme për të qenë në përputhshmëri me çështjet e parashtruara në nenin 6.3 (a) të këtij ligji apo t’i shmanget ndërmarrjes së veprimeve të tilla. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets who appoints railway board members, who may serve, how long they serve, and when members can be removed or resign.
Neni 7 Emërimi, shkarkimi dhe dorëheqja e anëtarëve të Bordit 7.1 Kuvendi i emëron anëtarët e Bordit, përfshirë Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin të cilët propozohen nga Qeveria me rekomandim të Ministrisë: 7.2 Anëtari i Bordit duhet të ketë: a) diplomë universitare apo kualifikim përkatës profesional ose teknik; b) së paku tri (3) vjet përvojë në sektorin hekurudhor në Kosovë apo në fushat tjera përkatëse; c) njohuri për kërkesat mbi sigurinë për hekurudhat. 7.3 Asnjë person nuk mund të emërohet bëhet apo të mbetet anëtar i Bordit nëse është: a) Asnjë nëpunës ose zyrtar i lartë i Qeverisë ose ndonjë organi tjetër publik të Kosovës; b) aktivisht i përfshirë në parti politike ose c) nëpunës, kontraktues, aksionar, partner, pronar, menaxher, anëtar bordi, administrator në falimentim ose anëtar i ndonjë Autoriteti për likuidim të ndonjë personi që ka paraqitur kërkesë apo të cilit i është lëshuar licenca, certifikata e sigurisë ose leja. 7.4 Të gjithë anëtarët e Bordit duhet të jenë shtetas të Kosovës. 7.5 Çdo anëtar i Bordit emërohet për një mandat së paku trevjeçar (3), por jo më shumë se pesë (5) vjet. Anëtarët e Bordit mund të emërohen për më shumë se një (1) mandat. 7.6 Anëtari i Bordit mund të largohet prej Bordit nga autoriteti që e ka emëruar, nëse: a) sipas mendimit të autoritetit që e ka emëruar atë, nuk ka ushtruar shkathtësitë dhe nuk ka treguar zellin e pritur nga një person që emërohet në Bord; b) nuk ka vijuar mbledhjet dhe nuk ka marrë pjesë aktive në aktivitetet e Bordit për më shumë se tre (3) muaj; 6 c) është i paaftë të ushtrojë përgjegjësitë e veta për shkak të paaftësisë fizike apo mentale; d) e humb të drejtën për të shërbyer në Bord për shkak të rrethanave të paraqitura në paragrafin 4 të këtij neni; e) është dënuar për vepër penale (duke përfshirë edhe kundërvajtjet e transportit) për të cilën ai mund të dënohet me gjashtë (6) apo më tepër muaj burgim; f) ka treguar sjellje të keqe (qoftë gjatë kryerjes së detyrave të tij ose gjetiu), të cilat, sipas mendimit të autoritetit që e ka emëruar atë, mund të kompromitojë aftësinë e tij në kryerjen e detyrave ose në mënyrë të dëmshme mund të ndikojë në reputacionin e Bordit ose g) ka falimentuar apo i nënshtrohet procedurës së falimentimit që nuk është zbatuar brenda tre (3) muajsh. 7.7 Kuvendi mund të shkarkojë një apo më shumë anëtarë të Bordit nëse ata apo Bordi nuk i kanë përmbushur çështjet e parashtruara në pikat (a) ose (b) të nenit 6.3 të këtij ligji. Qeveria emëron zëvendësuesin e anëtarit të shkarkuar të Bordit brenda tridhjetë (30) ditësh. Nëse emërimi nuk bëhet brenda kohës së paraparë, atëherë Kuvendi mund të caktojë një zëvendësues të përkohshëm për të plotësuar zbraztësirën e rastësishme në Bord derisa Qeveria të ketë caktuar zëvendësimin dhe të jetë kryer emërimi i përhershëm nga Kuvendi. 7.8 Anëtari i Bordit mund të jep dorëheqje nga Bordi duke e njoftuar me shkrim Kuvendin dhe Bordin jo më pak se një (1) muaj përpara. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Article 8 sets rules for Board meetings, notice, attendance, voting, minutes, and the Deputy Chair’s role when the Chair is vacant.
Neni 8 Procedurat e Bordit 8.1 Takimet e Bordit do të drejtohen në pajtim me procedurat e brendshme të miratuara nga Bordi dhe do të mbahen me dyer të mbyllura, së paku një herë në çdo dy (2) muaj. Takimi i parë i Bordit do të mbahet jo më vonë se një (1) muaj pas ditës kur Bordi të jetë tërësisht i konstituar në pajtim me këtë Ligj. Kryesuesi, sipas diskrecionit të vet dhe me kërkesë të së paku dy (2) anëtarëve të Bordit, në çdo kohë mund të konvokojë mbledhje shtesë të Bordit. 8.2 Kryesuesi i njofton anëtarët e Bordit për datën, kohën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes së Bordit së paku shtatë (7) ditë para se të mbahet takimi i tillë. Kryesuesi, për çështje urgjente, mund t’i njoftojë edhe më herët se shtatë (7) ditë, me kusht që numri minimal i anëtarëve të Bordit që kërkohet të jenë të pranishëm të marrin pjesë dhe të konfirmojnë se mbledhja është konvokuar në mënyrën e duhur. 8.3 Kryesuesi ose kur posti i kryesuesit është i zbrazët; zëvendëskryesuesi, drejtori i përgjithshëm dhe së paku një (1) anëtar tjetër i Bordit (të cilit nuk i është ndaluar e drejta e votimit) duhet të jetë i pranishëm personalisht apo përmes telefonit në mbledhjet e Bordit në mënyrë që Bordi të kryejë punët, dhe nëse kjo nuk ndodh, takimi shtyhet për shtatë (7) ditë. 8.4 Vendimet e Bordit merren me votimin e shumicës. Çdo anëtar i Bordit do të ketë një (1) votë për çdo zgjidhje dhe kur numri i votave në favor të zgjidhjes është i barabartë me numrin e votave kundër, kryesuesi voton për herë të dytë. 8.5 Nëse është ndonjë çështje e ngutshme që duhet kaluar dhe kryesuesi nuk mund të konvokojë mbledhje të Bordit ku të pranishëm do të jenë aq anëtarë të Bordit sa edhe kërkohet, çështja mund të trajtohet përmes zgjidhjes me shkrim të nënshkruar nga kryesuesi dhe së paku dy (2) anëtarë të tjerë të Bordit, të cilët do të kishin të drejtë votimi mbi çështjen po të konvokohej mbledhja e Bordit. 8.6 Kryesuesi do të sigurojë që të mbahet procesverbal i çdo takimi të Bordit në anglisht, serbisht dhe shqip i cili do të miratohet në takimin e ardhshëm të Bordit si i vërtetë dhe i saktë. Në rast të ndonjë mospërputhjeje ndërmjet procesverbaleve të mbajtura në gjuhë të ndryshme, mbizotëron procesverbali në anglisht. Kryesuesi do të sigurojë që të gjitha procesverbalet e mbledhjeve të Bordit të mirëmbahen dhe të ruhen në vend të mbrojtur dhe të sigurt. Procesverbalet janë konfidenciale dhe do të përfshijnë datën, kohën dhe vendin e mbledhjes, anëtarët e Bordit dhe personat tjerë të pranishëm, ndonjë interes të deklaruar nga ndonjë anëtar i Bordit, një përmbledhje të çdo çështjeje të trajtuar, dokumentacionin e paraqitur Bordit dhe vendimet e marra nga Bordi. 7 8.7 Zëvendëskryesuesi do të kryejë funksionet e kryesuesit dhe do të ushtrojë kompetencat e tij çdo herë kur posti i kryesuesit është i zbrazët. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Board members are entitled to a fixed amount for each Board meeting they attend, except staff board members, and to reimbursement from the Authority for reasonable, proper expenses incurred in performing Board duties.
Neni 9 Kompensimi i anëtarëve të Bordit 9.1 Çdo anëtar i Bordit (përveç anëtarit të Bordit i cili është anëtar i personelit) merr një shumë fikse për çdo mbledhje të Bordit në të cilën ai merr pjesë. 9.2 Çdo anëtar i Bordit do të kompensohet nga Autoriteti për shpenzimet e arsyeshme dhe të duhura që i ka bërë në përmbushjen e detyrave si anëtar i Bordit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Board members must act in good faith, disclose conflicts, and stay out of discussion and voting when they have an interest in a matter.
Neni 10 Detyrat e anëtarëve të Bordit dhe përgjegjësia e tyre 10.1 Në përmbushjen e detyrave për Bordin çdo anëtar i Bordit do të veprojë në mirëbesim, në interesin më të mirë të Autoritetit dhe do të zbatojë shkathtësitë dhe tregojë zellin e pritur nga një person që caktohet në Bord. 10.2 Anëtari i Bordit duhet të zbulojë natyrën dhe shtrirjen e interesit të tij në cilëndo çështje para Bordit në kohën e mbledhjes gjatë së cilës do të diskutohet çështja. Anëtarit të Bordit i cili ka interes në ndonjë çështje që është shtruar para Bordit do t’i ndalohet pjesëmarrja në diskutimin e asaj çështjeje dhe në votimin e çfarëdo vendimi lidhur me çështjen e tillë. Çdo vendim i Bordit lidhur me ndonjë çështje për të cilën anëtari i Bordit ka interes që nuk i është shpalosur Bordit në pajtim me këtë nen është i pavlefshëm. Sipas këtij neni, anëtari i Bordit konsiderohet se ka interes në një çështje nëse ai ose personi i afërt ka interes personal apo financiar në çështjen. 10.3 Asnjë anëtar i Bordit ose anëtar i personelit nuk do të jetë personalisht përgjegjës për humbje apo dëme të shkaktuara nga Autoriteti a ndonjë person tjetër lidhur me përmbushjen e detyrave të tij si anëtar i Bordit apo anëtar i personelit, varësisht prej rastit. 10.4 Autoriteti mund të sigurojë dhe të kujdeset për sigurimin në dobi të ndonjë anëtari aktual a të mëparshëm të Bordit ose të anëtarit të personelit, me të cilin e kompenson këtë anëtar të Bordit apo të personelit në rast të përgjegjësisë së tij ndaj çdo personi, që ai mund ta ketë apo ta shkaktojë në lidhje me kryerjen e detyrave të tij si anëtar i Bordit apo personelit për të cilën përgjegjësi mund të bëhet sigurimi në bazë të ligjit. 10.5 I caktuari i anëtarit të Bordit nuk është agjent i Bordit dhe është vetë përgjegjës për veprimet dhe gabimet e tij. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 sets out how the Director General and staff of the Authority must operate, including appointment powers, reporting duties, confidentiality, and conflict-of-interest rules.
Neni 11 Menaxhmenti 11.1 Drejtori i përgjithshëm do të jetë kryeshef ekzekutiv i Autoritetit. Drejtori i përgjithshëm do të emërohet dhe shkarkohet nga Bordi. Çdokush që nuk ka të drejtë të shërbejë në Bord nuk do të ketë të drejtë të emërohet as drejtor i përgjithshëm. 11.2 Drejtori i përgjithshëm do t’i ushtrojë kompetencat që i delegohen atij nga Bordi dhe nga ky Ligj dhe është përgjegjës për: a) drejtimin e punëve të zakonshme të Autoritetit në pajtim me politikat dhe udhëzimet e nxjerra nga Bordi; 8 b) emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të personelit në pajtim me politikat dhe procedurat e brendshme dhe ligjin në fuqi; c) sigurimin e informacioneve për Bordin lidhur me çështjet e diskutuara në mbledhjet e Bordit dhe sigurimin e zbatimit të vendimeve të Bordit; d) kryerjen e funksioneve nga neni 4.2 i këtij ligji, me pëlqimin e Bordit dhe e) kontraktimin e një pale të tretë kompetente për testimin e pajisjeve hekurudhore dhe hetimin e fatkeqësive, me pëlqimin e Bordit. 11.3 Drejtori i përgjithshëm do të emërojë njërin nga zyrtarët e lartë të Autoritetit në postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm dhe të caktuarit të tij. 11.4 Anëtarët e personelit mund të caktohen të ndihmojnë Autoritetin nga institucione të tjera. Kompensimi dhe kushtet e shërbimit të personelit të caktuar në Autoritet do të varen nga kontratat e tyre përkatëse të cilat i kanë lidhur anëtarët e personelit. Privilegjet, imunitetet e përgjegjësitë dhe tatimi në Kosovë për anëtarët e personelit të caktuar si ndihmës do të varen nga privilegjet dhe imunitetet e institucionit ku punon anëtari i personelit i caktuar si ndihmës, regjimin përkatës tatimor të zbatueshëm për institucionin e tillë në Kosovë dhe dispozitat e marrëdhënieve kontraktuese ndërmjet anëtarit të personelit në fjalë dhe institucionit. 11.5 Në kryerjen e detyrave për Autoritetin, anëtarët e personelit nuk do të kërkojnë ose pranojnë udhëzime nga asnjë qeveri apo nga ndonjë organ tjetër i jashtëm për Autoritetin. 11.6 Anëtarët e Bordit, anëtarët e personelit, agjentët dhe nënkontraktuesit e Autoritetit, në çdo kohë do të ruajnë konfidencialitetin e informacioneve të marra gjatë kryerjes së detyrave të tyre apo në emër të Autoritetit dhe jo në sferën publike, të cilat mund të rrezikojnë interesat komerciale apo të tjera të Autoritetit apo të personit që ka paraqitur kërkesë apo të cilit i është lëshuar licenca, certifikata e sigurisë ose leja. 11.7 Anëtari i personelit do t’iu shmanget konflikteve të interesit që në mënyrë të pafavorshme mund të ndikojnë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe Autoritetit i deklaron për konfliktet aktuale apo të mundshme të interesit në kohën e rekrutimit dhe më vonë nëse paraqiten konflikte të tilla aktuale apo të mundshme apo bëhen të dukshme. Sipas këtij neni konfliktet e interesit mund të paraqiten nga interesat personale ose financiare dhe nga zyrtarët që merren me personin e tillë apo diskutimet dhe vendimet lidhur me personin e afërt. 11.8 Anëtari i personelit do të deklarojë dhe do të përjashtohet nga marrja me ndonjë çështje në të cilën anëtari i personelit apo personi i afërt ka interes personal apo financiar. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Article 12 sets financial management rules for the Authority, including document approval, funding, audit, Assembly audit powers, and staff compensation.
Neni 12 Menaxhimi financiar 12.1 Autoriteti është organizatë buxhetore sipas Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 12.2 Drejtori i përgjithshëm dhe zyrtari financiar i Autoritetit do t’ia dorëzojë Bordit dokumentet e përgatitura në pajtim me Ligjin mbi menaxhim e financiave publike dhe përgjegjësitë për t’i miratuar para nxjerrjes së tyre. 12.3 Ministria e Financave dhe e Ekonomisë do të garantojnë që financimi t’i sigurohet Autoritetit në pajtim me propozimet buxhetore, të miratuara në pajtim me procesin buxhetor. 12.4 Autoriteti nënshtrohet auditimit të zbatuar në pajtim me Ligjin mbi menaxhim e Financiar publike dhe përgjegjësitë, si dhe Ligjin për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës dhe Zyrën e Auditimit të Kosovës. 9 12.5 Kuvendi në çdo kohë mund të kërkojë që të zbatohen auditime shtesë të Autoritet, qëllimi i të cilëve do të përcaktohet nga Kuvendi për çdo rast veç e veç. 12.6 Anëtarët e personelit, të financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, do të marrin kompensim që është konkurrues me kompensimin e paguar për punëtorët tjerë në sektorin e hekurudhave në Kosovë me kualifikime të ngjashme. KREU III Rregullat rregullative, licencat dhe certifikatat - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Autoriteti duhet të nxjerrë dhe mund të ndryshojë rregullat dhe formularët për çështjet hekurudhore, si licencat, sigurinë, ankesat dhe hetimet.
Neni 13 Nxjerrja e normave rregullative 13.1 Autoriteti, duke marrë parasysh urdhëresat përkatëse evropiane që kanë të bëjnë me hekurudhat, të cilat janë të përshtatshme për Kosovën, do të nxjerrë norma rregullative dhe formularët e përshkruar për: a) kërkesat e paraqitura për nxjerrjen, ripërtëritjen ose dorëzimin e licencës, certifikatës së sigurisë ose lejes; b) kushtet që mund të zbatohen për licencat, certifikatat e sigurisë dhe lejet; c) sigurinë dhe (udhëzimet mbi sigurinë) ndërveprimtarinë e infrastrukturës hekurudhore dhe veprimtarisë së trenave në Kosovë; d) procedurat me të cilat shqyrtohen ankesat e bëra nga operatorët e hekurudhave lidhur me vendimet e menaxherit të infrastrukturës; e) procedurat me të cilat zbatohen hetimet e fatkeqësive; dhe f) Çështje të tjera të tilla që Autoriteti i konsideron të nevojshme për zbatimin e këtij Ligji apo ligjin në fuqi. 13.2 Në udhëzimet e sigurisë, mes tjerash, do të përfshihen kërkesat vijuese të sigurisë: a) infrastruktura hekurudhore, mjetet hekurudhore dhe pajisjet tjera duhet të jenë të përshtatshme për përdorimin dhe qëllimin e synuar, të jenë të sigurta dhe të besueshme për të zvogëluar rrezikun nga vdekja, dëmtimet personale dhe dëmin e pasurisë; b) transporti hekurudhor dhe mirëmbajtja e veprimtaria e infrastrukturës hekurudhore duhet të drejtohen në atë mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun nga vdekja, lëndimet personale dhe dëmin e pasurisë; c) detyrat lidhur me sigurinë mund të kryhen vetëm nga punëtorët e kualifikuar në mënyrën e duhur, të cilët i janë nënshtruar kontrollimeve të rregullta mjekësore, duke vërtetuar mungesën e gjendjes së tillë shëndetësore që mund të ndikojë në aftësinë e punëtorëve në kryerjen e detyrave të tyre dhe d) suspendimin e ndonjë punëtori i cili refuzon t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor, apo tek i cili, si rezultat i kontrollimit mjekësor, është konstatuar se është i paaftë të kryejë detyrat e tij në mënyrë të sigurt dhe të besueshme për shkak të gjendjes shëndetësore apo arsyeve të tjera. 13.3 Autoriteti, në çdo kohë mund të ndryshojë, plotësojë ose zëvendësojë rregullat e nxjerra, me kusht që t’u jep së paku një (1) muaj përpara njoftim me shkrim të gjithë personave për të cilët dihet se drejtpërsëdrejti janë të ndikuar nga ndryshimi, plotësimi ose zëvendësimi i tillë. Në njoftim do të shënohet lloji i ndryshimit, i plotësimit ose zëvendësimit të tillë dhe kur bëhet i plotfuqishëm. 13.4 Autoriteti do t’i sigurojë falas një kopje të rregullës apo çdo ndryshim, plotësim a zëvendësim të rregullës së tillë çdo personi për të cilin dihet se ndikohet nga kjo rregull: a) në ditën kur personi i tillë bëhet posedues i licencës, certifikatës së sigurisë ose lejes; 10 b) brenda shtatë (7) ditësh nga dita e nxjerrjes, ndryshimit, plotësimit ose zëvendësimit të rregullës së tillë; ose c) brenda shatë (7) ditësh nga dita kur Autoriteti pranon kërkesë nga personi i tillë për kopje të kësaj rregulle, për ndryshimin, plotësimin apo zëvendësimin e saj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Nuk lejohet të ofrohet transport hekurudhor në Kosovë pa licencë dhe certifikatë valide sigurie. Një person me licencë valide nga një shtet anëtar i BE-së me marrëveshje reciproke me Kosovën mund të mos ketë nevojë për licencë sipas këtij ligji, nëse plotësohen kushtet.
Neni 14 Kushtet për posedimin e licencës dhe certifikatës së sigurisë 14.1 Sipas dispozitave të këtij neni, asnjë person nuk do të ofrojë transport hekurudhor në Kosovë pa poseduar licencë dhe certifikatë valide sigurie. 14.2 Nga asnjë person i cili posedon licencë valide dhe autorizon veprimtarinë hekurudhore nuk kërkohet të posedojë licencë të nxjerrë sipas këtij Ligji, me kusht që licenca e poseduar të jetë valide, e nxjerrë nga ndonjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian, që ka lidhur marrëveshje me Kosovën për pranimin reciprok të licencave me të cilat autorizohet veprimtaria e hekurudhave. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Personat që synojnë të ofrojnë transport hekurudhor në Kosovë duhet të paraqesin kërkesë për licencë ose certifikatë të sigurisë te Autoriteti, me formularin dhe dokumentet e kërkuara.
Neni 15 Kërkesat për licenca dhe certifikata të sigurisë 15.1 Çdo person që synon të ofrojë transport hekurudhor në Kosovë duhet t’i paraqesë kërkesë Autoritetit për licencë ose certifikatë të sigurisë, duke ia dorëzuar Autoritetit kërkesën sipas formularit të përshkruar nga Autoriteti së bashku me dokumentacionin dhe informatat e kërkuara që duhet dorëzuar me kërkesën, në pajtim me rregullën në fuqi të nxjerrë nga Autoriteti, në pajtim me nenin 13.1(a) të këtij ligji. 15.2 Autoriteti mund t’i kërkojë parashtruesit të kërkesës për licencë apo për certifikatë të sigurisë që të dorëzojë informata dhe dokumente të tjera lidhur me kërkesën e tij. 15.3 Autoriteti ia konfirmon parashtruesit të kërkesës për licencë apo për certifikatë të sigurisë brenda shtatë (7) ditësh nga dita e pranimit se e ka pranuar kërkesën, informatat dhe dokumentet e bashkëngjitura, si dhe e konfirmon çfarëdo pagese që i është bërë Autoritetit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The authority must issue the security licence or certificate to the applicant if it is satisfied with the application information/documents and with the applicant’s ability to comply with the applicable conditions.
Neni 16 Lëshimi i licencave dhe i certifikatave të sigurisë Autoriteti ia lëshon licencën apo certifikatën e sigurisë parashtruesit të kërkesës nëse është i kënaqur: a) me informatën në formularin e kërkesës dhe në çdo informatë a dokument tjetër të dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës përkitazi me kërkesën; b) se parashtruesi i kërkesës do të mund t’i respektojë kushtet që vlejnë për licencë apo për certifikatë të sigurisë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Railway operators must meet licence and safety-certificate conditions, keep safety instructions, and report serious accidents to the Authority.
Neni 17 Kushtet e licencës dhe të certifikatave të sigurisë 17.1 Në bazë të dispozitave të këtij neni, kushtet e përcaktuara në rregullën e nxjerrë nga Autoriteti në pajtim me nenin e lartshënuar 13.1 (b) të këtij ligji, vlejnë për çdo licencë të lëshuar. Këto kushte, mes tjerash, parashohin: a) që llogaritë e fundit të revizuara të operatorit hekurudhor dhe informatat e tjera financiare që i janë dhënë Autoritetit të jenë në përputhje me kërkesat e Autoritetit dhe të paraqesin se operatori hekurudhor ka aftësi pagimi dhe ka gjasa t’i përmbushë detyrimet aktuale dhe kontingjentet në dymbëdhjetë (12) muajt e ardhshëm; b) që operatori hekurudhor të mos ketë borxhe përkitazi me detyrimet doganore, tatimet apo me detyrimet ndaj sigurimit social; 11 c) që operatori hekurudhor të ketë sigurim të volitshëm nga përgjegjësia publike; d) që operatori hekurudhor dhe menaxhmenti i tij i lartë të ketë reputacion të mirë, e në veçanti: (i) që asnjë menaxher i lartë të mos jetë shpallur si i bankrotuar në pesë (5) vitet e fundit apo të mos jetë nën procedurat e bankrotimit që nuk zbatohen brenda 3 (tre) muajsh; (ii) që të mos kenë filluar masat apo procedurat juridike a çfarëdo hapi tjetër në likuidimin e operatorit hekurudhor ose në shpalljen e tij si të paaftë për pagesa apo në zbatimin e dhunshëm të kamatës në letra me vlerë, në marrjen, në zbatimin e masës së dhunshme a ngritjen e padisë kundër çdo pasurie materiale të operatorit hekurudhor; (iii) Ata nuk janë dënuar për vepër të rëndë penale (duke përfshirë kundërvajtjet ekonomike dhe ato të transportit). (iv) që të mos kenë shkelur në mënyrë serioze këtë Ligj dhe përsëritur shkeljet e saj apo të ndonjë akti nënligjor të lëshuar sipas këtij Ligji ose sipas çdo ligji tjetër për doganat, sigurimin social apo punësimin, duke përfshirë ato për mbrojtjen në punë, për shëndetin dhe për mjedisin e punës; e) që menaxhmenti i lartë dhe punëtorët e operatorit hekurudhor duhet të kenë njohuritë, përvojën, kualifikimet dhe shkathtësitë e nevojshme për kryerjen e punëve hekurudhore të operatorit hekurudhor në mënyrë të sigurt dhe të besueshme; f) që lokomotivat e operatorit hekurudhor të jenë të sigurta dhe të besueshme; dhe g) që operatori hekurudhor të jetë entitet ligjor, i pranueshëm për Autoritetin, me zotësi të plota juridike dhe që organizimi i menaxhmentit të tij të jetë i tillë në mënyrë që operatori hekurudhor të mund të kontrollohet dhe mbikëqyret efektshëm. 17.2 Sipas dispozitave të këtij neni, kushtet e parapara sipas rregullës së nxjerrë nga Autoriteti në pajtim me nenin e lartshënuar 13.1 (b) të këtij ligji, vlejnë për çdo certifikatë të lëshuar të sigurisë. Këto kushte parashohin, mes të tjerash: a) që operatori hekurudhor të lëshojë udhëzime të brendshme të sigurisë që janë të pranueshme për Autoritetin dhe në përputhje me udhëzimet e sigurisë; b) që detyrat e ndërlidhura me sigurinë të mund të zbatohen vetëm nga punëtorët me kualifikime të duhura, të cilët kanë kaluar nëpër kontrolle të rregullta mjekësore ku vërtetohet mosprania e çfarëdo gjendjeje shëndetësore që mund të ndikojë në aftësinë e tyre për kryerjen e detyrave dhe c) Që operatori hekurudhor menjëherë t’ia raportojë Autoritetit të gjitha aksidentet që shkaktojnë vdekjen, lëndimin apo dëmtimin e madh të pronës me vlerë të lartë. Të gjitha aksidentet e tjera apo rastet kur ato kanë mundur të ndodhin raportohen çdo muaj në ditën e parë të muajit. 17.3 Autoriteti mund të ndryshojë, të plotësojë apo të zëvendësojë kushtet e licencës apo të certifikatës së sigurisë pas njoftimit paraprak prej një (1) muaji të operatorit hekurudhor, të cilit iu ka lëshuar licenca apo certifikata e sigurisë. 17.4 Autoriteti i rishikon kushtet e licencës apo të certifikatës së sigurisë pas njoftimit paraprak prej një (1) muaji të operatorit hekurudhor, të cilit ajo licencë apo certifikatë e sigurisë iu ka lëshuar. 17.5 Operatori hekurudhor gjithmonë duhet t’i respektojë kushtet e licencës, të certifikatës së sigurisë dhe të udhëzimeve të sigurisë. Operatori hekurudhor që në pajtim me nenin 14.2 nuk parashihet të ketë licencë, duhet t’i respektojë kushtet e licencës së dhënë nga shteti anëtar i Bashkimit Evropian. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Authority may revoke a railway operator’s licence in listed cases, may take a safety certificate for non-compliance, and the operator may surrender a licence or safety certificate with one month’s written notice.
Neni 18 Përfundimi i afatit dhe marrja e licencave dhe e certifikatave të sigurisë 18.1 Licencës dhe certifikatës së sigurisë i kalon afati më herët se: a) data kur merret nga Autoriteti apo b) data kur dorëzohet nga operatori hekurudhor. 18.2 Autoriteti mund të revokojë licencën: 12 a) nëse operatori hekurudhor pushon së ofruari shërbime hekurudhore për një periudhë më të gjatë se tre (3) muaj dhe nëse ia ka konfirmuar Autoritetit me shkrim se nuk mendon që të rifillojë me ofrimin e atyre shërbimeve hekurudhore; b) nëse çfarëdo veprimi apo procedure ligjore është filluar apo çfarëdo hapi tjetër është ndërmarrë për likuidimin e operatorit hekurudhor, ose në shpalljen e tij si të paaftë për pagesa apo në zbatimin e dhunshëm të kamatës në letra me vlerë, në marrjen, në zbatimin e masës së dhunshme a ngritjen e padisë kundër cilësdo pasuri materiale që kërkohet nga operatori hekurudhor për biznesin e tij, i cili nuk është kryer brenda tre (3) muajsh; c) nëse operatori hekurudhor nuk i ka plotësuar kushtet e licencës; d) nëse operatori hekurudhor ka bërë çfarëdo shkeljeje të paraparë në nenin 25 të këtij ligji dhe nëse shkelja e tillë nuk është evituar para kalimit të afatit të periudhës së paralajmërimit të saktësuar në njoftimin për paralajmërim, të lëshuar nga Autoriteti lidhur me atë shkelje; apo e) nëse operatori hekurudhor nuk ia ka paguar çfarëdo takse apo gjobe Autoritetit brenda dy (2) muajsh nga data e paraparë për pagesë; 18.3 Certifikata e sigurisë mund të merret nga Autoriteti nëse operatori hekurudhor nuk i ka respektuar kushtet e certifikatës së tij të sigurisë apo udhëzimet e sigurisë dhe nuk ka evituar atë mosrespektim brenda periudhës së paralajmërimit të saktësuar në njoftimin e paralajmërimit të lëshuar nga Autoriteti përkitazi me atë mosrespektim. 18.4 Operatori hekurudhor mund të dorëzojë licencën apo certifikatën e sigurisë pas njoftimit të Autoritetit me shkrim një (1) muaj përpara. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Authority may inspect, test, lead, and interview during license/safety monitoring, equipment testing, or accident investigations, and the rail operator must fully cooperate.
Neni 19 Inspektimet dhe hetimet 19.1 Gjatë monitorimit të licencës apo të certifikatës së sigurisë, testimit të ndonjë pajisjeje ose gjatë kryerjes së inspektimit apo hetimit të fatkeqësisë, Autoriteti ose cilido prej nënkontraktorëve të tij a agjentëve, në emër të Autoritetit mund të: a) inspektojë dhe të kopjojë llogaritë, librat, regjistrat dhe cilëndo informatë tjetër në posedim të operatorit hekurudhor apo nën kontroll të tij, të biznesit, të menaxhmentit dhe të punonjësve të tij; b) inspektojë, testojë dhe të udhëheqë pajisjet, automjetet, instalimet, materialet, tokën dhe objektet (që nuk janë banesa) të operatorit hekurudhor me ndihmën e punonjësve të operatorit hekurudhor dhe c) intervistojë menaxhmentin dhe punonjësit e operatorit hekurudhor. 19.2 Operatori hekurudhor bashkëpunon plotësisht me Autoritetin përkitazi me çdo kërkesë për informatë, inspektime dhe teste të kryera nga Autoriteti, duke përfshirë mes tjerash dhënien e qasjes në objektet dhe pronën e tij dhe ndihmesën falas nga punonjësit e tij. 19.3 Policia e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Doganor i Kosovës ofrojnë çdo ndihmesë të kërkuar nga Autoriteti lidhur me hetimin e ndonjë rasti apo me inspektimin e sigurisë. Autoriteti mund t’ia ofrojë Shërbimit Policor të Kosovës dhe Shërbimit Doganor të Kosovës çdo informatë të zbuluar ose të ndriçuar nga Autoriteti nëse është nevoja për hetimet dhe inspektimet e tilla. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Rregullon kur Autoriteti nuk mban përgjegjësi, kur mban përgjegjësi dhe kufirin prej 10 milionë € për raste të sigurimit.
Neni 20 Përgjegjësia e Autoritetit 20.1 Përveç rrethanave të parapara në paragrafin 3 të këtij neni, Autoriteti nuk ka përgjegjësi ndaj asnjë personi për çfarëdo humbjeje apo dëmtimi të bërë nga ai person përkitazi me kryerjen e përgjegjësive të Autoritetit, në përputhje me këtë ligj dhe me aktet e tjera nënligjore të nxjerra në bazë të saj. 13 20.2 Asnjë person nuk mund të ndërmerr procedura ligjore kundër Autoritetit, përveç nëse fillimisht e ka ushtruar këtë të drejtë që e ka pasur për t’i parashtruar kërkesë Gjykatës Supreme të Kosovës për rishqyrtim gjyqësor sipas nenit 30 të këtij ligji. 20.3 Autoriteti ka përgjegjësi ndaj çdo personi (duke përfshirë trashëgimtarët e tij) për vdekjen, lëndimin personal, dëmtimin e pronës dhe humbjen e arsyeshme të parashikueshme financiare (duke përjashtuar dëmtimet e tërthorta, ato të shkaktuara si pasojë e ndonjë veprimi apo ato ndëshkuese), të shkaktuar nga ai person si rezultat i drejtpërdrejtë i çfarëdo veprimi apo mosveprimi nga ana e Autoritetit që: a) është jashtë autoritetit të Autoritetit sipas këtij ligji apo të çdo akti nënligjor tjetër të nxjerrë në përputhje me këtë ligj; b) paraqet shpërdorim të madh të kompetencave të Autoritetit sipas këtij ligji apo sipas çdo akti nënligjor tjetër të nxjerrë në përputhje me këtë ligj ose c) është shkelje e çfarëdo obligimesh kontraktuese të marra nga Autoriteti. 20.4 Përgjegjësia e Autoritetit është e kufizuar në dhjetë milionë (10.000.000 €) për rastet e përcaktuara në polisën e sigurimit përkitazi me çdo përgjegjësi që mund t’i ndodhë Autoritetit dhe ndaj të cilës mund të jetë i siguruar në mënyrë ligjore. KREU IV Menaxhimi i infrastrukturës - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Personat që mirëmbajnë ose operojnë infrastrukturë hekurudhore në Kosovë duhet të paraqesin kërkesë për leje te Autoriteti dhe ta respektojnë lejen dhe kushtet e sigurisë pasi të lëshohet.
Neni 21 Lejet 21.1 Çdo person që mirëmban apo operon me infrastrukturë hekurudhore në Kosovë ia parashtron kërkesën për leje Autoritetit, duke ia dorëzuar Autoritetit kërkesën në formularin e paraparë nga Autoriteti së bashku me çfarëdo dokumenti apo informate që kërkohet të dorëzohet së bashku me formularin në pajtim me rregullën e nxjerrë nga Autoriteti sipas nenit 13.1 (a) të këtij ligji. 21.2 Autoriteti mund të kërkojë nga parashtruesi i kërkesës për leje dhënien e informatave dhe të dokumenteve shtesë përkitazi me parashtrimin e kërkesës. 21.3 Autoriteti ia bën konfirmimin parashtruesit të kërkesës për leje brenda shtatë (7) ditësh nga pranimi se e ka pranuar kërkesën, informatat dhe dokumentet e dhëna me të dhe çfarëdo pagese që i është bërë Autoritetit. 21.4 Autoriteti ia lëshon lejen parashtruesit të kërkesës për leje, nëse është i kënaqur: a) Me informatën e dhënë në formularin e kërkesës dhe me çdo informatë a dokument tjetër të dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës dhe b) Se parashtruesi i kërkesës do të jetë në gjendje t’i respektojë kushtet që vlejnë për lejen në pajtim me paragrafët 5 dhe 6 të këtij neni. 21.5 Sipas paragrafit 6 më poshtë, të gjitha kushtet e parapara me rregullën e nxjerrë në pajtim me 13.1 (b) të këtij ligj vlejnë për çdo leje. Ato kushte, mes tjerash, parashohin: a) që gjendja e fundit e kontrolluar e llogarive të parashtruesit të kërkesës dhe informatat e tjera financiare të dhëna Autoritetit të jenë të kënaqshme për Autoritetin dhe, në veçanti, që të demonstrojnë se parashtruesi i kërkesës është i aftë për pagesa dhe se ka gjasë t’i përmbushë obligimet e tij të tanishme dhe ato kontingjente në dymbëdhjetë (12) muajt e ardhshëm; b) që parashtruesi i kërkesës dhe menaxhmenti i tij i lartë kanë reputacion të mirë dhe që vazhdojnë ta kenë, dhe në veçanti: (i) që asnjë menaxher i lartë të mos jetë shpallur i bankrotuar në pesë (5) vitet e fundit apo të mos jetë nën procedura të bankrotimit, të cilat nuk zbatohen brenda tre (3) muajsh; (ii) që të mos jetë filluar çfarëdo veprimi apo procedure gjyqësore a çfarëdo hapash të tjerë për likuidimin e parashtruesit të kërkesës ose në shpalljen e tij si të paaftë për pagesa apo në zbatimin e dhunshëm të 14 kamatës në letra me vlerë, në marrjen, në zbatimin e masës së dhunshme a ngritjen e padisë kundër çdo pasurie materiale të parashtruesit të kërkesës; (iii) që nuk janë dënuar për vepër të rëndë penale (duke përfshirë shkeljet ekonomike dhe të transportit); (iv) që nuk kanë shkelur rëndë apo në mënyrë të përsëritur këtë Ligj apo çdo akt nënligjor të nxjerrë sipas saj ose çdo ligj të zbatueshëm përkitazi me doganat, sigurinë sociale a punësimin, duke përfshirë ato për mbrojtje në punë, të shëndetit dhe të mjedisit të punës; c) parashtruesi i kërkesës menjëherë e informon Autoritetin për çfarëdo ndryshimi të aktiviteteve të tij, apo se informatat ose dokumentet që i janë dorëzuar Autoritetit në mbështetje të kërkesës së tij për leje apo në përputhje me kushtet e lejes, janë të pasakta a çorientuese; d) që menaxhmenti i lartë dhe të punësuarit e parashtruesit të kërkesës kanë dhe do të ruajnë njohuritë, përvojën, kualifikimet dhe shkathtësitë e nevojshme për të mirëmbajtur dhe operuar me infrastrukturën hekurudhore dhe për të operuar me instalimet e infrastrukturës hekurudhore me siguri dhe besueshmëri; e) që parashtruesi të jetë dhe të mbetet entitet juridik i pranueshëm për Autoritetin, me zotësi të plotë juridike dhe që organizimi i menaxhmentit të organizatës së parashtruesit të kërkesës të jetë i tillë që mirëmbajtja dhe operimi i infrastrukturës hekurudhore dhe puna me instalimet e infrastrukturës hekurudhore të mund të kontrollohet dhe mbikëqyret në mënyrë të efektshme; f) që infrastruktura hekurudhore dhe pajisjet e tjera hekurudhore të parashtruesit të kërkesës të mbesin të sigurta dhe të besueshme dhe g) që parashtruesi i kërkesës të nxjerrë udhëzime të brendshme të sigurisë të pranueshme për Autoritetin dhe në përputhje me udhëzimet për siguri. 21.6 Autoriteti mund të ndryshojë, plotësojë apo zëvendësojë kushtet e lejes vetëm pasi ta ketë njoftuar me shkrim parashtruesin e kërkesës një (1) muaj përpara. 21.7 Autoriteti i rishikon kushtet e lejes të nxjerra në përvjetorin e datës kur është lëshuar leja. 21.8 Mbajtësi i lejes gjithmonë duhet t’i respektojë kushtet e lejes së tij dhe udhëzimet për siguri. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Authority may withdraw a permit if the holder breaks permit or safety conditions or certain violations are not fixed in time; the permit holder may also return the permit with one month’s written notice.
Neni 22 Përfundimi dhe marrja e lejeve 22.1 Leja përfundohet para datës: a) kur merret nga Autoriteti apo b) datës kur dorëzohet nga poseduesi i lejes. 22.2 Autoriteti mund të marrë lejen nëse poseduesi i lejes: a) nuk i respekton kushtet e lejes apo të udhëzimeve të sigurisë ose b) ka kryer çfarëdo shkeljeje të cekur në nenin 27 të këtij ligji dhe nëse shkelja e tillë nuk është evituar para kalimit të periudhës së paralajmërimit të saktësuar në njoftimin për paralajmërim të lëshuar nga Autoriteti përkitazi me shkeljen e tillë. 22.3 Poseduesi i lejes mund t’ia dorëzojë lejen Autoritetit pas njoftimit me shkrim një (1) muaj përpara. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Menaxheri i infrastrukturës duhet ta mirëmbajë dhe ta operojë infrastrukturën hekurudhore sipas marrëveshjes për menaxhimin, lejes së Autoritetit, këtij ligji, akteve nënligjore dhe ligjit në fuqi në Kosovë.
Neni 23 Menaxheri i infrastrukturës Menaxheri i infrastrukturës mirëmban dhe operon me infrastrukturën hekurudhore në përputhje me marrëveshjen për menaxhimin e infrastrukturës, me lejen e lëshuar nga Autoriteti, me dispozitat e këtij Ligji, me aktet nënligjore të nxjerra sipas saj dhe me ligjin në fuqi në Kosovë. 15 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The infrastructure manager must prepare, publish, and update the network statement, and connected rail infrastructure operators must provide needed information when asked.
Neni 24 Deklarata për rrjetin 24.1 Menaxheri i infrastrukturës, pas konsultimit me palët e interesuara, e harton dhe e publikon deklaratën e rrjetit jo më vonë se 4 muaj para parashtrimit të kërkesës për itineraret hekurudhore. 24.2 Deklarata e rrjetit do të jetë e drejtë dhe jo diskriminuese. 24.3 Menaxheri i infrastrukturës e freskon deklaratën e rrjetit çdo vit. 24.4 Çdo infrastrukturë hekurudhore në Kosovë, e cila nuk mirëmbahet apo operohet nga menaxheri i infrastrukturës, por e cila është e lidhur me infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës përfshihet në deklaratën e rrjetit dhe personi i cili mirëmban dhe operon me atë infrastrukturë hekurudhore ia jep menaxherit të infrastrukturës të gjitha informatat e nevojshme për përfundimin e deklaratës së rrjetit ashtu siç kërkohet nga menaxheri i infrastrukturës dhe në kohën kur këtë ai e kërkon. 24.5 Menaxheri i infrastrukturës ia jep kopjen e deklaratës së rrjetit çdo personi pas pagesës së bërë, ku kjo pagesë nuk duhet të jetë më e madhe se shpenzimi për bërjen dhe dhënien e kopjes. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Railway operators may request railway paths from the infrastructure manager, who must prepare the annual timetable and allocate paths under the network-statement rules.
Neni 25 Itinerari i Trenave 25.1 Operatorët hekurudhor mund t’i parashtrojnë kërkesë menaxherit të infrastrukturës për itineraret hekurudhore në përputhje me procedurat e parapara në deklaratën e rrjetit. 25.2 Çdo vit menaxheri i infrastrukturës përgatit orarin e punës duke iu përshtatur sa më shumë që të jetë e mundur: a) të gjitha kërkesave për itinerar hekurudhor që janë pranuar në përputhje me deklaratën e rrjetit dhe b) itinerareve për komunikacionin ndërkombëtar që janë pajtuar me menaxherët e infrastrukturës, të cilët operojnë jashtë Kosovës. 25.3 Gjatë përgatitjes së orarit të punës, kushtet e komunikacionit ndërkombëtar mbizotërojnë ato të komunikacionit tjetër. 25.4 Një kopje e orarit e përgatitur nga menaxheri i infrastrukturës në pajtim me këtë nen i ofrohet operatorëve hekurudhorë në përputhje me procedurat e përcaktuara në deklaratën e rrjetit. 25.5 Në rastet kur menaxheri i infrastrukturës ka pranuar më shumë se një kërkesë për të njëjtin itinerar hekurudhor, menaxheri i infrastrukturës bashkërendon punën me operatorët relevantë hekurudhorë për të përcaktuar se cili operator hekurudhor duhet të merr itinerarin hekurudhor në përputhje me kriteret e prioritetit të përcaktuara në deklaratën e rrjetit. 25.6 Pasi të jetë zbatuar orari i punës, menaxheri i infrastrukturës mund: a) t’ia ndajë operatorit hekurudhor itinerarin që ende nuk është ndarë në orarin e punës; b) të ndajë itinerare hekurudhore sipas parimit ad hoc operatorit hekurudhor që nuk ka parashtruar kërkesën për itinerar hekurudhor brenda afatit për parashtrimin e kërkesave të paraparë në deklaratën e rrjetit. c) të përshtat itinerare hekurudhore pas prishjes së komunikacionit, në një situatë emergjente apo në përputhje me marrëveshjen për qasje në binarë. 25.7 Menaxheri i infrastrukturës nuk ia jep itinerarin hekurudhor operatorit hekurudhor nëse ai itinerar i bën konkurrencë veprimtarisë së hekurudhave të Kosovës, përveç nëse Autoriteti rekomandon ndryshe. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The infrastructure manager must make track-access agreements with any operator that has received more than one railway route. A railway operator may complain to the Authority to review the network statement, allocation of railway routes, and disputes about track-access agreements.
Neni 26 16 Marrëveshja për qasje në binarë 26.1 Menaxheri i infrastrukturës lidh marrëveshje për qasje në binarë me çdo operator që i ka marrë më shumë se një itinerar hekurudhor. 26.2 Operatori hekurudhor mund t’i parashtrojë ankesë Autoritetit për të rishikuar: a) deklaratën e rrjetit; b) ndarjen e itinerareve hekurudhore; dhe c) kontestet lidhur me marrëveshjet për qasje në binarë. KREU V Zbatimi - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article sets administrative fines for railway-related breaches and bans unauthorized crossings or obstructions, with cost-shifting rules for removal.
Neni 27 Sanksionet administrative 27.1 Personi është i obliguar të paguajë gjobë administrative deri në pesëdhjetë mijë euro (50.000 €) nëse: a) realizon punë hekurudhore pa licencë apo pa certifikatë të vlefshme të sigurisë; b) mirëmban apo operon me infrastrukturë hekurudhore në Kosovë pa leje; c) ia jep Autoritetit informatat e rrejshme, çorientuese apo të pasakta; d) nuk i respekton udhëzimet e sigurisë, duke krijuar kështu rrezik serioz për shëndetin apo jetën e njeriut. 27.2 Personi është i obliguar të paguajë gjobë administrative deri në njëzet mijë euro (20.000 €) nëse: a) në mënyrë të përsëritur a të vazhdueshme nuk e respekton këtë Ligj apo çfarëdo akti nënligjor të nxjerrë sipas saj ose b) në mënyrë të paligjshme diskriminon cilindo person apo grup personash. 27.3 Personi është i obliguar që të paguajë gjobë administrative deri në pesë mijë euro (5.000 €) nëse nuk e respekton këtë Ligj apo aktet nënligjore të nxjerra sipas saj. 27.4 Asnjë person, përveç poseduesit të lejes që është i autorizuar të bëjë një gjë të tillë, nuk mund të hapë apo të ndërtojë kryqëzimin e rrugës me hekurudhë ose të ndërtojë mbi të, apo ta pengojë ndryshe brezin e sigurisë së infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës, apo të infrastrukturës tjetër që është lidhur me infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës pa pëlqimin e poseduesit të lejes përkitazi me atë infrastrukturë hekurudhore. Personi që nuk e respekton këtë nen është i obliguar të paguajë gjobë administrative deri në pesë mijë euro (5.000 €) dhe duhet të heqë apo t’i mbulojë shpenzimet e heqjes të kryqëzimit të ndaluar në hekurudhë apo të objektit të ndaluar a të pengesës ose të cilësdo pjese të tyre që kryqëzohet me brezin e sigurisë të infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës apo të infrastrukturës së hekurudhës tjetër që lidhet me infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës. 27.5 Nëse personi mund të dëshmojë se është pronar i tokës ku gjendet kryqëzimi i ndaluar hekurudhor ose objekti a pengesa e ndaluar apo cilado pjesë e tyre që kryqëzohet me brezin e sigurisë së infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës, ose me infrastrukturën tjetër hekurudhore të lidhur me infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës, nuk do të duhet t’i mbulojë shpenzimet e heqjes së objektit të tillë apo të pengesës a të çfarëdo pjese të tyre dhe do të merr kompensimin për to. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Authority must give a written warning notice and later a decision when the article’s conditions are met; the person may submit a written statement within 21 days.
Neni 28 Njoftimi paralajmërues 17 28.1 Nëse Autoriteti, pas hetimeve të arsyeshme, konstaton se personi i ka plotësuar kushtet për gjobë administrative sipas nenit 27 të këtij ligj apo nëse licenca, certifikata e sigurisë a leja duhet të merren, i lëshon njoftim me shkrim atij personi në të cilin ceket: a) natyra e shkeljes që besohet se e ka bërë personi, dëshmia që e përkrah besimin që shkelja e tillë është kryer dhe sanksionet për atë shkelje, si dhe pasojat e tjera të mundshme; ose b) arsyet pse Autoriteti beson se duhet të merret licenca, certifikata e sigurisë ose leja dhe rrethanat që e arsyetojnë atë marrje nëse nuk evitohet brenda periudhës së paralajmërimit; c) që Autoriteti mund ta gjobisë personin apo, nëse është relevante, t’ia merr licencën, certifikatën e sigurisë apo lejen nëse rrethanat që kanë ndikuar në shkelje dhe rrethanat që arsyetojnë atë shkelje nuk evitohen brenda periudhës së paralajmërimit dhe d) që personi i ka njëzet e një (21) ditë për t’i dhënë deklaratë me shkrim Autoritetit përkitazi me çfarëdo çështjesh që dëshiron të merren parasysh në mbrojtjen e tij, siç janë faktet që e zbusin përgjegjësinë e tij dhe cilëndo dëshmi tjetër të rëndësishme. 28.2 Në fund të periudhës paralajmëruese Autoriteti ia lëshon vendimin personit ku thuhet: a) nëse shkelja është bërë dhe nëse rrethanat që kanë ndikuar në atë shkelje janë evituar në mënyrë të pranueshme për Autoritetin ose b) nëse rrethanat që arsyetojnë marrjen e licencës, të certifikatës së sigurisë apo të lejes janë evituar në mënyrë të pranueshme për Autoritetin dhe c) nëse rrethanat që kanë ndikuar në shkelje apo që e arsyetojnë marrjen e licencës, certifikatës së sigurisë apo të lejes nuk janë evituar në mënyrë të pranueshme për Autoritetin, atëherë: (i) shqiptohet gjoba administrative, shuma e asaj gjobe dhe afati i pagesës; (ii) paguhen shpenzimet e heqjes së kryqëzimit hekurudhor ose të objektit a pengesës apo të çfarëdo pjese të tyre brenda brezit të sigurisë dhe (iii) Merret licenca, certifikata e sigurisë apo leja. d) Vendimi i Autoritetit mund të rishqyrtohet pas parashtrimit të kërkesës brenda një (1) muaji në Gjykatën Supreme të Kosovës. 28.3 Çdo gjobë administrative apo shpenzimet e tjera të shqiptuara ndaj personit në pajtim me këtë nen duhet t’i paguhen Autoritetit: a) një (1) muaj pas datës kur është lëshuar vendimi nga Autoriteti apo b) nëse personi ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Supreme të Kosovës për rishqyrtim të vendimit, dhjetë (10) ditë pas marrjes së vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili plotësisht apo pjesërisht mbështet vendimet e Autoritetit. 28.4 Shkalla e kamatës prej 5 për qind në vit (5%) do të zbatohet për çdo shumë të papaguar sipas këtij neni dhe do t’i shtohet asaj shume në ditën e parë të çdo muaji kalendarik. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Authority must notify directly affected persons in writing about certain decisions and the reasons for them within 14 days, then publish the information at least every 6 months and keep it available for public inspection at its offices for 5 years.
Neni 29 Publikimi i vendimeve të Autoritetit Autoriteti e informon me shkrim çdo person që drejtpërdrejt preket nga vendimi i Autoritetit përkitazi me dhënien apo marrjen e licencës, të certifikatës së sigurisë apo të lejes, me kontestin lidhur me marrëveshjen për qasjen në binarë apo me çfarëdo çështjeje tjetër të përcaktuar në nenin 28 dhe e informon për arsyet e atij vendimi brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga marrja e vendimit të tillë. Autoriteti e publikon atë informatë rregullisht së paku çdo gjashtë (6) muaj dhe e njëjta mbahet në zyrat e Autoritetit për një periudhë pesëvjeçare(5) gjatë së cilës kohe do të jetë në dispozicion për kontroll nga publiku gjatë orarit të punës së Autoritetit. 18 - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A person directly affected by an Authority decision may ask the Supreme Court of Kosovo to review it, and a railway operator may ask for suspension of a licence-withdrawal decision in some cases. If the court later finds a violation or reduces an administrative fine, the Authority must return the relevant amount plus any interest received.
Neni 30 Rishqyrtimi gjyqësor 30.1 Çdo person që drejtpërdrejt preket nga vendimi i Autoritetit përkitazi me dhënien apo marrjen e licencës, të certifikatës së sigurisë apo të lejes dhe me kontestin lidhur me marrëveshjen për qasjen në binarë apo me çfarëdo çështjeje tjetër të përcaktuar në nenin 28 mund t’ia parashtrojë kërkesën për rishqyrtim gjyqësor të atij vendimi Gjykatës Supreme të Kosovës, me kusht që ajo kërkesë të jetë bërë brenda një (1) muaji nga data kur personi është njoftuar me shkrim përkitazi me vendimin relevant të Autoritetit. 30.2 Operatori hekurudhor mund të kërkojë nga Gjykata Supreme e Kosovës që të pezullojë çdo vendim të Autoritetit për marrjen e licencës, nëse operatori hekurudhor ka për qëllim të parashtrojë kërkesën për rishqyrtimin e vendimit dhe mund të demonstrojë se efektet e marrjes së tillë nga Autoriteti do të ishin të pariparueshme nëse vendimi do të refuzohej në fazë të mëvonshme nga gjykata kompetente. Çdo pezullim i tillë do të përfundojë me vendimin e gjykatës kompetente apo me kalimin e periudhës gjatë së cilës personi duhet t’ia parashtrojë kërkesën për rishqyrtim gjykatës kompetente, varësisht se cila ndodh më herët. 30.3 Në rast se gjykata kompetente vendos se personi ka bërë shkelje apo e zvogëlon gjobën administrative të shqiptuar më parë, Autoriteti e kthen shumën e tërë apo pjesën relevante të shumës të cilën e ka pranuar në emër të gjobës administrative së bashku me çdo kamatë të pranuar nga Autoriteti në shumën që duhet të kthehet. KREU VI Dispozitat kalimtare - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Railway operators in Kosovo are treated as having the required license or safety certificate for a limited period, and before the rules are issued they must follow the Article 17 safety/license conditions as amended by the Authority.
Neni 31 Punët hekurudhore 31.1 Çdo person që merret me veprimtari hekurudhore në Kosovë në datën kur ky ligj hyn në fuqi konsiderohet se e posedon licencën apo certifikatën e sigurisë, siç kërkohet me këtë ligj deri: a) njëqind e njëzet (120) ditë pas datës kur Autoriteti ka nxjerr rregullat dhe ka paraparë formularët, duke ia mundësuar atij personi që të parashtrojë kërkesën për licencë apo certifikatë të sigurisë, në pajtim me nenin 16; ose b) në datën kur ajo licencë apo certifikatë e sigurisë merret nga Autoriteti në pajtim me këtë ligj, nëse ajo datë është para periudhës njëqind e njëzet ditësh (120). 31.2 Para nxjerrjes së rregullave për kushtet e licencave dhe të certifikatave të sigurisë, çdo person që merret me veprimtari hekurudhore në Kosovë duhet t’i respektojë kushtet e licencës dhe të certifikatës së sigurisë të parapara në nenin 17 të këtij ligji, ashtu siç ndryshohen dhe plotësohen nga Autoriteti kohë pas kohe. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Për personat që mirëmbajnë dhe punojnë me infrastrukturë hekurudhore në Kosovë, leja konsiderohet e poseduar përkohësisht dhe, para nxjerrjes së rregullave për kushtet e lejes, ata duhet të respektojnë kushtet e nenit 21.5.
Neni 32 Mirëmbajtja dhe punët e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë 32.1 Çdo person që mirëmban dhe punon me infrastrukturë hekurudhore në Kosovë në datën kur ky ligj hyn në fuqi konsiderohet se e posedon lejen deri: a) njëqind e njëzet ditë (120) pas datës kur Autoriteti ka nxjerr rregullën e paraparë dhe ka përshkruar formularët, duke ia mundësuar atij personi që të parashtrojë kërkesën për leje apo 19 b) në datën kur ajo leje merret nga Autoriteti në pajtim me këtë ligj, nëse ajo datë është para periudhës njëqind e njëzet ditësh (120). 32.2 Para nxjerrjes së rregullave që përcaktojnë kushtet e lejeve, çdo person që mirëmban dhe punon me infrastrukturë hekurudhore në Kosovë duhet t’i respektojë kushtet e lejes të parapara në nenin 21.5 të këtij ligji, ashtu siç ndryshohet dhe plotësohet nga Autoriteti kohë pas kohe. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Kosovo rail activities and railway infrastructure maintenance must be carried out through separate legal entities within 120 days, and the infrastructure manager and the Kosovo Privatization Agency must conclude an infrastructure management agreement within 90 days.
Neni 33 Hekurudhat e Kosovës 33.1 Brenda njëqind e njëzet ditëve (120) nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, veprimtaritë hekurudhore të hekurudhave të Kosovës dhe puna e mirëmbajtja e infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës bëhet përmes subjekteve të ndara juridike. 33.2 Menaxheri i infrastrukturës dhe Agjecia e Kosovës për Privatizim-ja lidhin marrëveshjen për menaxhimin e infrastrukturës brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji KREU VII Të ndryshme - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Applicants for a license, safety certificate, or permit must pay the Authority when the application is submitted, and holders must pay an annual fee. The Board may issue administrative instructions to specify the amount after consulting the Ministry of Economy and Finance.
Neni 34 Pagesat 34.1 Personi që parashtron kërkesën për lëshimin e licencës, të certifikatës së sigurisë apo të lejes duhet t’ia bëjë një pagesë për parashtrimin e kërkesës Autoritetit në datën kur kërkesa i është dorëzuar Autoritetit. 34.2 Çdo person që e ka marrë licencën, certifikatën e sigurisë apo lejen duhet t’ia bëjë një pagesë vjetore Autoritetit. Pagesa vjetore caktohet në bazë të shpenzimeve të cilat Autoriteti i parasheh se do të bëhen përkitazi me nxjerrjen dhe monitorimin e licencave, të certifikatave të sigurisë dhe të lejeve të parapara në propozimin për buxhet të Autoritetit. 34.3 Bordi, pas konsultimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, nxjerr udhëzime administrative ku saktësohet shuma e pagesës që duhet të bëhet në përputhje me këtë nen. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This provision says the law overrides conflicting provisions in the existing law.
Neni 35 Ligji në fuqi Ky Ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që nuk është në përputhje me të. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Board may issue subordinate acts and orders to implement this law.
Neni 36 Zbatimi Bordi mund të nxjerrë akte nënligjore, urdhëresa për të zbatuar këtë ligj. 20 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Ky ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 37 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-076 5 qershor 2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-076 PËR HEKURUDHAT NЁ REPUBLIKЁN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in