LIGJI NR. 03/L-082 PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
This preamble introduces the law on service in the Kosovo Security Force and says it is adopted to create a modern legal framework for that service.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-082
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble introduces the law on service in the Kosovo Security Force and says it is adopted to create a modern legal framework for that service. This article says the law governs service in the Kosovo Security Force, applies to all FSK members and uniformed recruits, and gives the Ministry and Minister powers to issue orders and detailed rules for civil personnel and service conditions. FSK personnel must serve anywhere in Kosovo, may be deployed abroad for operations, and subordinates must obey superiors’ orders. FSK members are entitled to fair and equal treatment, merit-based career development, and fair handling of complaints by the chain of command. Anëtarët e FSK-së kanë detyra të sjelljes, besnikërisë, integritetit, konfidencialitetit, mosdiskriminimit dhe kufizime për punësim dytësor.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-082 PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble introduces the law on service in the Kosovo Security Force and says it is adopted to create a modern legal framework for that service.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 32 / 15 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-082 PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duke marrë parasysh nenin 126 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të krijimit të infrastrukturës ligjore moderne për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Miraton këtë LIGJ PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law governs service in the Kosovo Security Force, applies to all FSK members and uniformed recruits, and gives the Ministry and Minister powers to issue orders and detailed rules for civil personnel and service conditions.
Neni 1 Zbatimi i ligjit 1.1 Ky ligj rregullon shërbimin në FSK. 1.2 Ky ligj aplikohet për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), duke përfshirë por duke mos u kufizuar në përbërjen dhe rekrutët e uniformuar (aktiv dhe rezervë). 1.3 Personeli civil janë të punësuar të Ministrisë për FSK-në, dhe përveç nëse kërkohet ndryshe me këtë ligj ose me rregulloret që lidhen me të, u nënshtrohen dispozitave të ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me Shërbimin Civil të Kosovës. 1.4 Ministria për FSK-në nxjerr urdhëresa për zinxhirin komandues të FSK-së për menaxhimin dhe zhvillimin e personelit civil të punësuar në kuadër të njësiteve të FSK-së. 1.5 Ministri i FSK-së nxjerr rregulla dhe rregullore të detajuara që trajtojnë Rregullat dhe Kushtet e Shërbimit (RrKSh) në FSK. Këto RrKSh përgatiten për të mundësuar ngritjen fillestare të FSK-së dhe rishikohen e nëse është e nevojshme korrigjohen brenda një viti nga ngritja e FSK-së. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: FSK personnel must serve anywhere in Kosovo, may be deployed abroad for operations, and subordinates must obey superiors’ orders.
Neni 2 Parimet e përgjithshme 2.1 FSK-ja është forcë fleksibile pa kufizim territorial. Nga personeli kërkohet që të shërbejë kudo brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe mund të dislokohet jashtë vendit në operacione në përputhje me nenin 2 të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 2.2 FSK-ja është forcë e disiplinuar, me strukturë të identifikueshme të gradave të cilat, në mes tjerash, përbëjnë ‘zinxhirin komandues’. Vartësit u përmbahen urdhrave të eprorëve të tyre dhe ‘zinxhiri komandues’ do të ofrojë një kornizë efektive për dhënien e urdhrave dhe informatave. Kategoritë e gradave përfshijnë Oficerët madhorë, Oficerët, Oficerët jo-komandues dhe Personelin e Rekrutuar. 2.3 Rekrutët, përfshirë oficerët e mundshëm që janë në trajnim, kanë të njëjtat të drejta dhe obligime sikurse personeli aktiv, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj ose me RrKSh-të të nxjerra në 2 bazë të këtij ligji, por nuk mund të angazhohen në detyra operative ose detyra të tjera që kërkojnë shkathtësi ose njohuri të specializuara. 2.4 Rregullat dhe kushtet e shërbimit për personelin që shërben në kuadër të përbërjes rezervë të FSK-së i nënshtrohen një ligji të veçantë dhe rregulloreve që nxirren sipas atij ligji. Kur është e përshtatshme, personeli rezervë që është në detyrë aktive do t’i ketë të drejtat dhe obligimet e njëjta si personeli aktiv, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligjin përkatës, me këtë ligj ose me RrKSh-të gjegjëse. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: FSK members are entitled to fair and equal treatment, merit-based career development, and fair handling of complaints by the chain of command.
Neni 3 Të drejtat individuale të personelit të FSK-së Pjesëtarëve të FSK-së u ofrohet trajtim i drejtë, të çmohen dhe respektohen si individë dhe të mbështeten e të shpërblehen sipas rregullave dhe kushteve proporcionale të shërbimit. Në veçanti, ata kanë të drejtë për: a) trajtim të drejtë dhe të barabartë pavarësisht nga gjinia ose etnia; b) mundësinë për të pasur karrierë të plotë dhe për të realizuar plotësisht potencialin e tyre përmes praktikës së emërimit, ngritjes në detyrë dhe zhvillimit në bazë një sistemi të përgjithshëm të meritave; c) hetimin e ankesave dhe pakënaqësive nga ana e zinxhirit komandues në mënyrë të drejtë dhe pa paragjykim për perspektivat aktuale ose të ardhshme të karrierës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Anëtarët e FSK-së kanë detyra të sjelljes, besnikërisë, integritetit, konfidencialitetit, mosdiskriminimit dhe kufizime për punësim dytësor.
Neni 4 Përgjegjësitë individuale të personelit të FSK-së 4.1 Secili anëtarë i FSK-së është i obliguar që: a) të kryej të gjitha detyrat që i caktohen në mënyrë të përgjegjshme, me nder, me paanshmëri dhe në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë dhe me të gjitha rregulloret e FSK-së; b) të shërbejë me besnikëri në FSK dhe në institucionet tjera të Qeverisë së Kosovës pavarësisht nga pikëpamjet ose orientimet politike; c) të zbatojë të gjitha urdhrat e ligjshme të eprorëve; d) të mbrojë të gjitha informatat, në çfarëdo forme, si dhe pajisjet e marra ose që i janë dhënë gjatë detyrës në përputhje me rregullat e parashtruara në ligjet dhe rregulloret që rregullojnë sigurinë e informatave dhe të pajisjeve; e) të mbajë uniformën dhe emblemat e FSK-së në përputhje me rregulloret përkatëse; f) të veprojë me integritet gjatë gjithë kohës dhe të mos e keqpërdorë pozitën e tij/saj zyrtare ose informatat zyrtare për përfitim të tij/saj personal ose të tjerëve. Këtu përfshihet shfrytëzimi i anëtarësisë ose i gradës në kuadër të FSK-së ose i objekteve të FSK-së për qëllime politike; g) të përmbahet nga dhënia e deklaratave publike përmes shtypit ose forumeve të tjera që kanë të bëjnë me FSK-në, pjesëtarët ose aktivitetet e saj pa e marrë paraprakisht pëlqimin përmes zinxhirit komandues; h) në detyrë dhe jashtë saj, të trajtojë pjesëtarët e FSK-së dhe të gjithë të tjerët në përputhje me ligjin, pa diskriminim ose ngacmim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në bazë të racës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik ose mendimit tjetër, origjinës kombëtare ose sociale, lidhjes me ndonjë komunitet, pasurisë, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar të lindur ose ndonjë statusi tjetër; i) të shmangë çfarëdo aktiviteti që mund të përbëjë konflikt faktik ose të dukshëm të interesit ndërmjet detyrave profesionale dhe interesave private, politike ose financiare; 3 j) të mos përfitojë financiarisht (përveç përmes rrogës dhe pagesave shtesë) nga punësimi në FSK ose duke e shfrytëzuar atë. Pjesëtarët e FSK-së nuk mund të angazhohen në punësim dytësor, përfshirë biznesin privat vetëm në pajtim me Rregulloren dhe me miratimin e Oficerit komandues të tyre. 4.2 Dështimi për t’iu përmbajtur këtyre obligimeve mund të trajtohet në përputhje me dispozitat e Kodit Disiplinor dhe ligjet tjera në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: PNU has overall responsibility for establishing, developing, and initially training the FSK, and it works with the Kosovo Government on the formal selection process for applicants.
Neni 5 Roli i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake në themelimin, zhvillimin dhe trajnimin fillestar të FSK- së 5.1 Prania Ndërkombëtare Ushtarake (PNU) ka përgjegjësinë e gjithmbarshme për themelimin, zhvillimin dhe trajnimin fillestar të FSK-së pa paragjykuar përgjegjësitë e Përfaqësuesit Ndërkombëtar Civil. 5.2 PNU-ja dhe Qeveria e Kosovës bashkërisht e zhvillojnë procedurën formale të përzgjedhjes për ata individë që dëshirojnë të konkurrojnë për t’iu bashkuar FSK-së, që do të përfshijë kërkesën për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit për përcaktimin e përshtatshmërisë së aplikantëve për të shërbyer në kuadër të FSK-së. 5.3 Nëse ish-pjesëtarët e TMK-së konkurrojnë dhe më pas pranohen për të shërbyer në FSK, atyre individëve nuk u ofrohen të drejta ose privilegje të veçanta dhe nuk do të mbajnë asnjë emblemë tjetër përveç atyre të miratuara për FSK-në. 5.4 Gjatë emërimit dhe gradimit fillestar të ish-personelit të TMK-së në kuadër të FSK-së mund të merret parasysh grada, emërimet dhe përvoja e tyre të mëparshme në kuadër të TMK-së. Kriteret e moshës të saktësuara në nenin 6 të këtij ligji mund të anashkalohen për ish-personelin e TMK-së. Megjithatë, në të gjitha rastet, këto emërime duhet të jenë në shërbimin më të mirë për nevojat e FSK- së. KREU II RREGULLAT E SHËRBIMIT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Meritorious service and acts of bravery by FSK members are recognized through official decorations, rewards, and commendations.
Neni 6 Dekorimet, shpërblimet dhe lavdërimet Shërbimi meritor dhe veprat e trimërisë nga ana e pjesëtarëve e FSK-së njihen nëpërmjet dekorimeve, shpërblimeve dhe lavdërimeve zyrtare. Hollësitë për shpërblimet në dispozicion si dhe e drejta për pranimin dhe mbajtjen e tyre përcaktohen me një rregullore të veçantë nga Ministri për FSK-në. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Minister for the FSK issues a clothing regulation that sets which uniforms FSK members may wear, and the Ministry must prepare a separate regulation on FSK emblems.
Neni 7 Uniformat dhe emblemat Rregullorja për veshjen nxirret nga Ministri për FSK-në me të cilën përcaktohen uniformat që mund të mbahen nga pjesëtarët e FSK-së. Gjithashtu, Ministria do ta përgatisë një rregullore të veçantë që trajton emblemat e FSK-së. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: FSK service has a minimum age of 18, with recruitment age caps of 30 for officers and 25 for other ranks, plus limited exceptions for specialized skills and qualified professionals.
Neni 8 Parametrat e shërbimit 4 8.1 Mosha minimale për të shërbyer në FSK është 18 vjeçare. Mosha më e lartë për t’u rekrutuar është 30 vjeçare për oficerët dhe 25 vjeçare për grada të tjera. 8.2 Pa marrë parasysh paragrafin e mësipërm, kufizimi për moshën më të lartë të rekrutimit mund të tejkalohet vetëm për të rekrutuar individë me shkathtësi të specializuara kyçe që janë thelbësore për t’ia mundësuar FSK-së përmbushjen e misionit të cilin e ka në mandat. 8.3 Pranimi në FSK do të bëhet si oficer kadet ose rekrut (grada të tjera) dhe pas kryerjes së trajnimit, individët do të ngriten në detyrë në gradën më të ulët të oficerit ose rekrutit. 8.4 Përjashtimet e vetme do të bëhen për ‘Personelin Profesional të Kualifikuar’ që punësohet për të kryer punë specifike të specializuara (siç është personeli mjekësorë), të cilët mund të ngriten në detyrë në gradën që është proporcionale me kualifikimet profesionale dhe emërimin e tyre. Këto emërime duhet të miratohen nga Ministri për FSK-në. 8.5 Personat që mbajnë grada të tjera mund të paraqesin kërkesë për t’u transferuar në përbërjen e oficerëve në përputhje me rregulloret e veçanta që rregullojnë urdhrat për gradim që do të nxirren nga Ministri për FSK-në. Shërbimi i mëparshëm në gradën tjetër përveç asaj të oficerit do të llogaritet kundrejt pensionit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: FSK career structure is based on a three-step service arrangement, with initial short-term engagement and possible transfer to full engagement.
Neni 9 Struktura e karrierës 9.1 Karriera e tërë personelit të FSK-së bazohet në angazhimin trehapësh në bazë të moshës dhe kohëzgjatjes në shërbim. 9.2 Të gjitha gradat fillimisht do të regjistrohen në angazhimin afatshkurtër. Varësisht nga dëshira individuale dhe/ose nevojat e shërbimit, ata pastaj mund të transferohen në angazhim të plotë. Angazhimi i kombinuar afatshkurtër dhe i plotë përbëjnë karrierën e zakonshme. Në varësi nga interesat dhe nevojat e shërbimit, oficerëve dhe ushtarëve individual mund t’u ofrohet një periudhë shtesë 5 vjeçare e shërbimit për t’ua mundësuar kompletimin e angazhimit afatgjatë. 9.3 Ministri i Ministrisë së FSK-së nxjerr një rregullore të veçantë mbi strukturën e karrierës në FSK. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: FSK personnel up to and including Colonel receive annual evaluation reports; the process must be fair and transparent, with reconsideration rights and a special ministerial regulation.
Neni 10 Vlerësimet vjetore 10.1 I gjithë personeli i FSK-së deri në dhe duke e përfshirë gradën Kolonel marrin raportin vjetor të vlerësimit. Të gjithë ata që kanë gradën e njëjtë, do të kenë periudha të njëjta të raportimit. Procesi i vlerësimit zhvillohet në mënyrë transparente dhe të drejtë dhe duhet të marrë parasysh atributet themelore që pritet t’i ketë personeli i FSK-së. 10.2 Këto raporte paraqesin vlerësimin objektiv të kryerjes së detyrave si dhe vlerësojnë potencialin për zhvillim profesional, kurse të trajnimit, emërime, ngritje në detyrë dhe kalimin nga një angazhim karriere në tjetrin të radhës. 10.3 Në procesin e raportimit përfshihen së paku dy individë. Që të dytë duhet të kenë grada më të larta nga ajo e individit për të cilin raportohet dhe duhet t’i përkasin zinxhirit komandues të tij/saj. 10.4 Individët do të kenë të drejtë për të kërkuar rishqyrtim nëse besojnë se kanë marrë raport me gabime ose të padrejtë, duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe afateve të qarta të përcaktuara nga Ministria për FSK-në. Të gjitha rishqyrtimet që rrjedhin nga kërkesat për rishqyrtim zhvillohen jashtë zinxhirit komandues të drejtpërdrejtë të individit. 10.5 Ministri i ministrisë së FSK-në nxjerrë rregullore të veçantë mbi vlerësimet vjetore. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Procedurat për ngritje në detyrë të personelit të FSK-së vendosen me rregullore të veçantë të nxjerrë nga Ministri për FSK-në.
Neni 11 5 Ngritja në detyrë 11.1 Procedurat për ngritje në detyrë të personelit të FSK-së përcaktohen me rregullore të veçantë që nxirret nga Ministri për FSK-në. 11.2 Procedurat e përzgjedhjes për ngritje në detyrë duhet të jenë të hapura dhe transparente si dhe duhet të garantojnë që vetëm anëtarët më meritor të personelit të ngriten në detyrë në bazë të kryerjes së detyrave në të kaluarën dhe potencialin në të ardhmen, të kombinuar me vjetërsinë në punë dhe nevojat e FSK-së. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article says FSK appointments should match members’ skills and qualifications, and the Ministry/Minister for FSK set the appointment rules and procedures.
Neni 12 Emërimet 12.1 FSK-ja është forcë e lëvizshme dhe e gjithanshme. Nga pjesëtarët e FSK-së pritet që gjatë karrierës së tyre të shërbejnë në shumë emërime në kuadër të secilës gradë. Rregullorja për emërimet e cila do të harmonizojë kërkesat e shërbimit me zhvillimin e karrierës individuale nxirret nga Ministria për FSK-në. Qëllimi i kësaj rregulloreje mbi emërimet është për të: a) rritur dhe ruajtur efektshmërinë operative të FSK-së duke siguruar që postet të plotësohen nga individë që kanë kualifikime dhe përvojë të cilësisë së duhur dhe që njësitet të jenë të mbuluara me personel në mënyrë adekuate për t’i kryer angazhimet operative; b) Zhvilluar përvojën e nevojshme që u nevojitet oficerëve, OJK-ve dhe ushtarëve për të arritur avancim në karrierë; c) Plotësuar aspiratat personale të oficerëve dhe ushtarëve për të fituar përvojë në funksione të ndryshme dhe për të shërbyer në lokacione të ndryshme. 12.2 Procedurat për emërimin e personelit në kuadër të FSK-së, të cilat duhet të jenë të hapura dhe transparente, përcaktohen me rregullore të veçantë që nxirret nga Ministri për FSK-në. 12.3 Individët duhet të caktohen në poste në përputhje me aftësitë dhe kualifikimet e tyre në mënyrë që të plotësojnë nevojat e shërbimit dhe të arrijnë zhvillimin e karrierës individuale. Kur kërkohet, nevojat e FSK-së duhet të kenë përparësi ndaj atyre të individit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: FSK members with active or reserve status must carry their personal identification card while on duty, and the Ministry for FSK must maintain a comprehensive personnel-file system.
Neni 13 Të dhënat e identifikimit dhe të personelit 13.1 Pas regjistrimit në FSK, secilit pjesëtarë i caktohet numri unik personal i cili përbën bazën për të gjitha të shënimet e identifikimit dhe personale gjatë tërë karrierës. 13.2 Secilit pjesëtarë aktiv dhe rezervë të FSK-së i lëshohet kartela personale e identifikimit me të cilën vërtetohet anëtarësimi i tij/saj në këtë Forcë. Kartela duhet të mbahet gjatë tërë kohës derisa pjesëtari është në detyrë. 13.3 Pas regjistrimit, Dosjet Personale të Shërbimit iniciohen për të gjithë personelin aktiv dhe rezervë, të cilat mbajnë informata personale, përfshirë datën e lindjes, statusin martesor, anëtarët e familjes së ngushtë si dhe kualifikimet akademike dhe profesionale, historinë e shërbimit, kualifikimet në FSK përfshirë pjesëmarrjen në kurse dhe trajnime, dosjen e të gjitha ditëve të shfrytëzuara të pushimit, dosjet disiplinore dhe dekoratat e shpërblimet. 13.4 Të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrave, siç janë raportet e vlerësimit, duhet të mbahen në dosje të ndarë dhe shfrytëzohen vetëm për qëllime të zhvillimit profesional dhe të karrierës, përfshirë vendimet për ngritjet në detyrë dhe emërimet. 13.5 Ministria për FSK-në është përgjegjëse për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi gjithëpërfshirës për kontrollimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e dosjeve të personelit për tërë FSK- në, për të siguruar mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e të drejtës së individit për privatësi. Rregullat e hollësishme për çështjet e personelit dhe dosjet u nënshtrohen rregulloreve të veçanta. 6 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: FSK members must follow Kosovo laws at all times, serious discipline cases must go to the Disciplinary Board, and certain disciplinary outcomes and criminal allegations must be recorded or referred to the police.
Neni 14 Kodi i Sjelljes dhe Kodi Disiplinor 14.1 Të gjithë pjesëtarët e FSK-së gjatë gjithë kohës u nënshtrohen dhe kanë për detyrë t’u përmbahen dhe t’i zbatojnë ligjet e Republikës së Kosovës, të cilat do të kenë përparësi ndaj Kodeve të FSK-së. Kodet e veçanta të Sjelljes dhe Disiplinore që rregullojnë standardet e sjelljes brenda FSK- së dhe procedurat disiplinore përkatëse përpilohen nga Ministria për FSK-në. 14.2 Shkeljet dhe kundërvajtjet e pretenduara hetohen nga Inspektorati i FSK-së, Policia e FSK-së ose në nivel të njësitit, varësisht nga natyrës së shkeljes së pretenduar. 14.3 Rastet e rënda disiplinore brenda FSK-së duhet të trajtohen nga Bordi Disiplinor i cili përbëhet nga së paku 3 anëtarë të cilët janë të trajnuar në mënyrë specifike për procedurat disiplinore. Shkeljet e lehta mund të trajtohen nga zinxhiri komandues në pajtim me dispozitat e Kodit Disiplinor. 14.4 Të gjitha sanksionet, përfshirë pezullimin nga detyra dhe niveli sipas të cilit shqiptohen, duhet të përcaktohen qartë në Kodin e Sjelljes dhe Kodin Disiplinor. Çdo pjesëtarë i FSK-së i cili konstatohet se është fajtor për një shkelje në kundërshtim me Kodin, ka të drejtë të ankohet brenda një kornize kohore të përkufizuar qartë. 14.5 Të gjitha procedurat disiplinore të cilat rezultojnë në dënim, duhet të regjistrohen në dosjen personale të individit. 14.6 Çdo pretendim se pjesëtari i FSK-së ka kryer vepër penale i përcillet Policisë të Kosovës për hetim. Forca Policore e FSK-së duhet të mbështet formalisht policinë civile në të gjitha hetimet që përfshijnë personelin që shërben në FSK. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Anëtarët e FSK-së mund të paraqesin ankesa për padrejtësi lidhur me shërbimin e tyre, dhe ankesat duhet të shqyrtohen me procedura të veçanta të nxjerra nga Ministri për FSK-në.
Neni 15 Shqyrtimi i ankesave 15.1 Çdo pjesëtar i FSK-së i cili mendon se atij/asaj i është bërë e padrejtë sa i përket shërbimit të tij/saj mund të parashtrojë ankesë për këtë çështje. 15.2 Duhet të krijohen procedura të qarta, të veçanta për FSK-në për ushtrimin e ankesave dhe shqyrtimin e tyre, të cilat sigurojnë që ato të hetohen nga një autoritet më i lartë, i cili nuk e përfshin palën kundër të cilës është ushtruar ankesa. Këto procedura duhet të përcaktohen me rregullore të veçantë e cila nxirret nga Ministri për FSK-në. 15.3 Të gjitha ankesat duhet të hetohen brenda afateve të caktuara kohore dhe të korrigjohen siç udhëzohet nga zinxhiri komandues, atëherë kur janë të bazuara. 15.4 Anëtarët e FSK-së, ankesat e të cilëve nuk janë të bazuara, nuk duhet të diskriminohen në asnjë mënyrë. Megjithatë, nëse vërtetohet se ankesa është bërë me qëllim të dëmshëm, kundër ushtruesit të ankesës mund të ndërmerren procedura disiplinore. 15.5 Nga individët të cilët ushtrojnë ankesë kërkohet të vazhdojnë kryerjen e detyrave të tyre në mënyrë normale gjatë kohës së hetimit të ankesës. KREU III KUSHTET E SHËRBIMIT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: FSK members have a right to salary and extra pay, set by special Ministry regulations, and the Ministry reviews pay every year.
Neni 16 Pagat 7 16.1 Të gjithë anëtarët e FSK-së (aktiv dhe rezervë) kanë të drejtë të marrin paga dhe pagesa shtesë të cilat caktohen së bashku me kompensimet tjera në rregullore të veçanta të nxjerra nga Ministria për FSK-në. Ministria për FSK-në shqyrton pagat dhe pagesat shtesë çdo vit. 16.2 Pagat caktohen në bazë të gradës dhe periudhës në shërbim. Pagat për personelin aktiv të FSK- së paguhen për çdo muaj. 16.3 Oficerët e mundshëm që gjenden në trajnim, përfshirë ata që gjenden në Kursin Universitar ose rekrutët për ushtarë marrin paga prej ditës kur kanë filluar trajnimin, duke përfshirë edhe ditën e parë. 16.4 Ish-pjesëtarët e TMK-së të cilëve me rastin e hyrjes në FSK ju kërkohet të pranojnë zvogëlimin e gradës që kanë pasur në TMK, mbajnë të njëjtin nivel të pagës sikurse në TMK, nëse paga është më e lartë se sa në gradën e re në FSK, derisa paga në FSK të barazohet me atë pagë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Additional payments are meant to give FSK members appropriate financial compensation, and the Ministry and units have duties about setting criteria, approving rules, and informing personnel.
Neni 17 Pagesat shtesë 17.1 Pagesat shtesë janë për të siguruar që pjesëtarët e FSK-së të marrin kompensim të përshtatshëm financiar, për rrethanat të cilat nuk mund të hyjnë në pagën themelore ose pagën shtesë. Ato ofrojnë kompensim për papërshtatshmëritë financiare ose për kompensimin e shpenzimeve shtesë të bëra në detyrë. Gjithashtu, ato mund të trajtojnë edhe kushtet e veçanta të shërbimit. 17.2 Ministria për FSK-në është përgjegjëse për përcaktimin e kritereve të pagesave shtesë individuale si dhe për miratimin e normave të cilat do të rregullohen me rregullore të veçanta që nxirren nga Ministri. 17.3 Njësitet duhet të përkujdesen që i gjithë personeli të jetë i informuar mbi të gjitha pagesat shtesë në fuqi si dhe rregulloret që rregullojnë ato. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Pjesëtarët aktiv të FSK-së duhet të punojnë mesatarisht 40 orë në javë dhe të kenë të paktën një ditë të plotë pushim në çdo 7 ditë; orari më i gjatë mund të urdhërohet në rrethana të caktuara.
Neni 18 Orari i punës 18.1 Në rrethana normale, pjesëtarëve aktiv të FSK-së ju kërkohet të punojnë mesatarisht 40 orë në javë dhe së paku një ditë e plotë (24 orë të njëpasnjëshme) pushim në 7 ditë. Megjithatë, modelet e punës në FSK duhet të marrin parasysh kërkesën për mbulueshmërinë me personel 24 orë për t’u trajnuar për mandatin operativ të FSK-së dhe për ta përmbushur atë. 18.2 Orari më i gjatë i punës mund të urdhërohet brenda FSK-së (në nivelin që përcaktohet nga Ministria) për t’u përballur me këto rrethana: a) kur ka nevojë për të vendosur individë ose njësite të ngritura në gatishmëri, kur parashikohet një krizë/emergjencë; b) gjatë ushtrimeve; c) në përgjigje të krizave ose emergjencave; d) kur kryhen detyra të rëndësishme, pezullimi ose ndërprerja e të cilave është në dëm të gatishmërisë operative; e) gjatë kryerjes së detyrave, pezullimi i të cilave rrezikon personelin ose shkakton dëm të madh material; f) kur urdhërohet ndryshe nga Ministri për FSK-në ose Komandanti i FSK-së. 18.3 Procedurat për urdhërimin, monitorimin dhe shqyrtimin e orarit e zgjatur të punës dhe për kompensimin e tij me pushim duhet të caktohet me rregullore të veçantë e cila duhet të nxirret nga Ministri për FSK-në. 8 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article assigns leave-policy rulemaking to the Ministry for the FSK, allows the FSK to observe approved national holidays subject to staffing coverage, gives active members a possible right to other leave categories by regulation, requires leave records to be kept in personnel files, and treats unauthorized leave as a disciplinary violation.
Neni 19 Pushimi dhe ngjarjet përkujtimore 19.1 Politikat për pushim janë përgjegjësi e Ministrisë për FSK-në e cila i përcakton rregullat dhe procedurat që rregullojnë të gjitha kategoritë e pushimit përmes një rregulloreje të veçantë. Pushimi duhet të menaxhohet dhe autorizohet përmes zinxhirit komandues. 19.2 FSK-ja mund të festojë festat e miratuara kombëtare, por në pajtim me kërkesat për mbulueshmërinë me personel, siç parashihet në nenin 17 të këtij Ligji. Ngjarjet tjera përkujtimore i përgjigjen vetëm datave që kanë të bëjnë me krijimin dhe aktivitetet tjera të FSK-së dhe jo të paraardhësve të saj. 19.3 Përveç pushimit vjetor, anëtarët aktiv të FSK-së mund të kenë të drejtë edhe për kategori të tjera të pushimit të cilat caktohen me rregullore. Kjo mund të përfshijë Pushimin në Fund të Shërbimit; Pushimi i Jashtëzakonshëm dhe për Raste të Rënda në Familje; Pushimi i Shpërnguljes; Pushimi i Lehonisë/Atësisë; Pushimi Mjekësor, Pushimi i Veçantë pa Pagesë dhe Pushimi pas Gjendjes së Gatishmërisë. 19.4 Të gjitha pushimet mund të anulohen, shtyhen ose ndërpriten për të përmbushur kërkesat operative të paparashikueshme apo ato të caktuara brenda një kohe të shkurtër. 19.5 Të gjitha pushimet, përfshirë ato të anuluara, të shtyra ose të ndërprera duhet të regjistrohen në të dosjet individuale të personelit. 19.6 Marrja e paautorizuar e pushimit konsiderohet shkelje që bie nën Kodin Disiplinor. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Active FSK members are entitled to at least one meal during each full work period, and may use accommodation during service if available. The Ministry for FSK must issue detailed rules on providing meals and accommodation, and on individual expenses when needed.
Neni 20 Ushqimi dhe akomodimi 20.1 Të gjithë anëtarët aktiv të FSK-së kanë të drejtë për së paku një racion të ngrënies gjatë secilit orar të plotë të punës (e përcaktuar si çdo periudhë e qëndrimit të vazhdueshëm në detyrë për më shumë se 6 orë në çdo 12). 20.2 Varësisht nga të qenit në dispozicion, të gjithë pjesëtarët aktiv të FSK-së kanë të drejtë të shfrytëzojnë akomodimin gjatë shërbimit, brenda vendit ku shërben ose brenda një largësie të arsyeshme të udhëtimit nga vendi ku shërben. Ministria për FSK-në duhet të nxjerrë rregullore të hollësishme për ofrimin e shujtave të ngrënies dhe akomodimit gjatë shërbimit dhe shpenzimet e individit, kur është e nevojshme. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Active FSK members have a right to healthcare, and reserve members have the same right while mobilized.
Neni 21 Kujdesi shëndetësor 21.1 Të gjithë pjesëtarët aktiv të FSK-së kanë të drejtë për kujdesin shëndetësor në pajtim me rregulloret në fuqi, të cilat duhet të përgatiten nga Ministria për FSK-në. Pjesëtarët rezervë i kanë të njëjtat të drejta gjatë kohës sa janë të mobilizuar. 21.2 Kujdesi shëndetësor primar duhet të ofrohet aty ku është e mundshme brenda burimeve vetanake të FSK-së. Kur kjo nuk është e mundshme, ose kur kërkesa është jashtë fushës të cilën e mbulon Shërbimi Mjekësor i FSK-së, individët duhet të dërgohen në sistemin e kujdesit shëndetësor kombëtar. 21.3 Të gjitha kërkesat për hospitalizim duhet të trajtohen nga sistemi i kujdesit shëndetësor kombëtar. Ministria për FSK-në e lidhë me Ministrinë e Shëndetësisë një Memorandum të Mirëkuptimit dhe protokollet për shfrytëzimin e mjediseve të kujdesit shëndetësor kombëtar. KREU IV 9 NDËRPRERJA E SHËRBIMIT - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: FSK members who seek political office or actively engage in party political activity must first end their service. Most service terminations must be approved by the competent authority, except those due to reaching the age limit.
Neni 22 Parimet e përgjithshme për ndërprerjen e shërbimit 22.1 Të gjitha ndërprerjet e shërbimit, përveç atyre që bëhen për shkak të arritjes së kufirit të moshës, duhet të miratohen nga autoriteti përkatës në pajtim me rregulloret e veçanta që duhet të miratohen nga Ministri për FSK-në. 22.2 Pjesëtarët e FSK-së që kërkojnë post politik ose marrin pjesë në mënyrë aktive në veprimtarinë politike partiake së pari duhet të ndërpresin shërbimin e tyre në FSK. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Pjesëtarët aktivë të FSK-së kanë të drejtë të ndërpresin shërbimin me njoftim 6 muajsh, me përjashtim të rasteve të trajnimit të paguar që kërkojnë periudhë të paracaktuar shërbimi; rekruti mund të largohet brenda 6 javëve të para.
Neni 23 Ndërprerja vullnetare e shërbimit 23.1 Të gjithë pjesëtarët aktiv të FSK-së, pa marrë parasysh gradën e tyre, kanë të drejtë të ndërpresin vullnetarisht shërbimin e tyre pas lajmërimit të ndërprerjes në afat prej 6 muajve. 23.2 Përjashtim bëjnë ata të cilët kanë marrë pjesë në trajnim të paguar dhe ju kërkohet të shërbejnë për një periudhë kohore të paracaktuar pas atij trajnimi, në mënyrë që të ofrohet një kthim i arsyeshëm i investimit të bërë nga FSK-ja. Këto periudha të shërbimit përcaktohen dhe miratohen nga Ministria për FSK-në. 23.3 Rekruti ka të drejtë të tërhiqet nga trajnimi dhe të largohet menjëherë pa ndonjë detyrim tjetër përfshirë edhe trajnimin, nëse këtë e bënë gjatë 6 javëve të para. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: FSK service may be forcibly terminated for listed reasons, and terminated members must receive an honorable or dishonorable discharge.
Neni 24 Ndërprerja e detyrueshme e shërbimit 24.1 Shërbimi i çdo pjesëtari të FSK-së, pa marrë parasysh gradën, mund të përfundojë në mënyrë të detyrueshme nën rrethanat e poshtëshënuara: a) dështimi i plotësimit të standardeve të kërkuara gjatë trajnimit të rekrutit; b) dhënia e shënimeve të rrejshme gjatë procesit të rekrutimit dhe regjistrimit; c) dështimi i mbajtjes së gjendjes fizike të kërkuar dhe/ose standardeve mjekësore; d) dënimi për vepër penale; e) në bazë të rekomandimeve të Bordit Disiplinor të FSK-së; f) dështimi i mbajtjes së standardeve të kërkuara për kryerjen e detyrës dhe sjelljes që kërkohet nga një pjesëtar të FSK-së, të treguar përmes vlerësimeve vjetore dhe pas procesit të konsultimit dhe dhënies së vërejtjes. 24.2 Të gjithë ata, shërbimi i të cilëve ndërpritet duhet të marrin ‘shkarkimin e ndershëm’ ose ‘shkarkimin e pandershëm’, në bazë të rregulloreve të cilat nxirren nga Ministria për FSK-në. Shkarkimi i pandershëm i anulon të gjitha të drejtat dhe privilegjet, të cilat zakonisht mund t’u jepen pjesëtarëve të FSK-së pas ndërprerjes së shërbimit siç janë e drejta për të veshur uniformën në rastet ceremoniale. Çdo e drejtë për pension mbetet e paprekur, përveç nëse urdhërohet ndryshe është si pjesë e procedurave disiplinore të miratuara nga Komandanti i FSK-së. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Medical dismissals must be based on a Medical Board recommendation, and the Board must consider the person’s current condition and future recovery/employment prospects.
Neni 25 Shkarkimi për shkaqe shëndetësore 10 Të gjitha shkarkimet në baza mjekësore duhet të bëhen me rekomandim të Bordit Mjekësor i cili gjatë dhënies së rekomandimeve të tij duhet të marrë parasysh gjendjen ekzistuese të individit dhe mundësinë për shërim dhe punësim të mëvonshëm brenda FSK-së. Bordet Mjekësore gjithashtu shqyrtojnë përshtatshmërinë për vazhdimin e punësimit në FSK për ata që gjinden në pushim mjekësor afatgjatë ose që mungojnë vazhdimisht për shkak të sëmundjes. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Minister for FSK must issue regulations on resettlement matters, including assistance and information before dismissal.
Neni 26 Risistemimi Ministri për FSK-në nxjerrë rregullore për të trajtuar çështjet e risistemimit, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe informatave para se të bëhet shkarkimi. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry for FSK must create the FSK pension scheme.
Neni 27 Skema pensionale e FSK-së Skema pensionale e FSK-së duhet të krijohet nga Ministria për FSK-në, duke marrë parasysh legjislacionin që ndërlidhet me punën, mirëqenien dhe pensionin, kur kjo është e përshtatshme. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 28 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-082 13 qershor 2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-082 PËR SHËRBIMIN NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in