LIGJI NR.03/L-091 PËR SHFRYTËZIMIN, ADMINISTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E NDËRTESËS NË BASHKËPRONËSI
This provision is the preamble to a law on the use, administration, and maintenance of co-owned buildings.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-091
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law on the use, administration, and maintenance of co-owned buildings. This article says the law regulates the rights, duties, and responsibilities of building-unit owners for using, managing, and maintaining common parts and equipment in co-owned buildings. This article defines key terms for a building in co-ownership, co-ownership parts, individual units, owners, and usable area. Owners have a right of co-ownership in the building’s common parts and equipment that serve the units and the building as a whole. This article lists what counts as common parts and building equipment of a building.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-091 PËR SHFRYTËZIMIN, ADMINISTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E NDËRTESËS NË BASHKËPRONËSI
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law on the use, administration, and maintenance of co-owned buildings.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 51 / 15 PRILL 2009 LIGJI Nr. 03/L-091 PËR SHFRYTËZIMIN, ADMINISTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E NDËRTESËS NЁ BASHKËPRONËSI Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të hartimit të kornizës ligjore për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi, dhe krijimit të mekanizmave dhe kushteve të banimit sipas standardeve të Bashkimit Evropian, Miraton LIGJIN PËR SHFRYTËZIMIN, ADMINISTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E NDËRTESËS NЁ BASHKËPRONËSI KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the rights, duties, and responsibilities of building-unit owners for using, managing, and maintaining common parts and equipment in co-owned buildings.
Neni 1 Qëllimi dhe fusha e veprimit 1. Me këtë ligj rregullohen të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës në lidhje me shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta dhe pajisjeve të ndërtesës - bashkëpronësinë në ndërtesë. 2. Ky ligj zbatohet për të gjitha ndërtesat, të cilat kanë disa njësi dhe shërbejnë për banim ose ushtrim të aktiviteteve afariste si dhe që janë në pronësi të më shumë së një pronari (bashkëpronësi). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms for a building in co-ownership, co-ownership parts, individual units, owners, and usable area.
Neni 2 Përkufizimet “Ndërtesë banimi në bashkëpronësi” është ndërtesa e pavarur me dy apo më shumë njësi të përshtatshme dhe e parashikuar për banim, respektivisht për banim dhe ushtrim të aktiviteteve afariste e që është në pronësi të më shumë së një pronari. “Bashkëpronësi” janë pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës të cilat i shërbejnë njësive të ndërtesës dhe ndërtesës si tërësi, si dhe toka në të cilën është ndërtuar ndërtesa. “Njësitë individuale në ndërtesë” janë njësitë e banimit, njësitë afariste, apo hapësirat tjera të pavarura në ndërtesë në pronësi individuale. “Pronarë” janë personat fizikë dhe juridikë të cilët janë bartës të së drejtës së pronësisë në njësinë e ndërtesës. “Sipërfaqe e shfrytëzueshme” është sipërfaqja e përgjithshme e dyshemesë së njësisë në ndërtesë, duke mos përfshirë sipërfaqen që zënë muret e njësisë në ndërtesë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Owners have a right of co-ownership in the building’s common parts and equipment that serve the units and the building as a whole.
Neni 3 2 Të Drejtat në Bashkëpronësinë e Ndërtesës Pronarët e kanë të drejtën e bashkëpronësisë në pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës të cilat i shërbejnë njësive të ndërtesës dhe ndërtesës si tërësi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article lists what counts as common parts and building equipment of a building.
Neni 4 Pjesët e Përbashkëta dhe Pajisjet e Ndërtesës 1. Në kuptim të këtij ligji, në pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës, hyjnë: 1.1. konstruksioni mbajtës i ndërtesës (themelet, muret masive, shtyllat, konstruksioni mes katesh, i kulmit/ kulmet e pjerrëta dhe të rrafshëta); 1.2. mbulesa e kulmit (izolimi, tjegullat, sallonit dhe të ngjashme); 1.3. kulmet e rrafshëta, të shfrytëzueshëm dhe të pashfrytëzueshëm; 1.4. fasadat e ndërtesës, dera hyrëse dhe dritaret e hapësirave të përbashkëta; 1.5. punimet e llamarinës së kulmit dhe punimet tjera (kanalet e ujit, vertikale dhe horizontale, skajet/anësorët dhe të tjera); 1.6. oxhaqet, kanalet e ventilimit, hidranti, pajisjet për fikjen e zjarrit, gypat e ujit, kanali për mbeturina dhe të ngjashme; 1.7. shkallët e përbashkëta, koridoret, rrethojat, daljet emergjente, ballkonet ose lozhat e përbashkëta dhe të ngjashme; 1.8. ashensorët për bartjen e banorëve dhe gjësendeve, me instalimet komplete të tyre; 1.9. instalimet elektrike prej siguresës kryesore deri te pllaka shpërndarëse e njësisë së ndërtesës; 1.10. instalimet e ujësjellësit prej matësit kryesor të ujit deri te konsumatori (të gjitha instalimet në mure dhe në dysheme deri te kyçja me instalimet brenda njësisë së ndërtesës) si dhe sanimi (riparimet) pas intervenimeve; 1.11. pajisjet sanitare të instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit në hapësirat e përbashkëta; 1.12. instalimet vertikale të kanalizimit nga gypat dalës të banesës deri te puset kryesore; 1.13. instalimet elektrike të ndriçimit të shkallëve (automatet, vendi i llambave dhe armaturave, pllaka shpërndarëse, njehsori dhe ora e montuar); 1.14. pjesët e përbashkëta të instalimeve të ngrohjes qendrore nga lidhja me kallkan si dhe trupat ngrohës në hapësirat e përbashkëta; 1.15. instalimi i telefonit deri te shpërndarësi në njësi të ndërtesës, instalimi i dyerve me dorëza elektrike, interfon zilja, instalimet e rrufepritësit dhe të ngjashme; 1.16. pajisjet për furnizim me ujë (hidrofori dhe hidroflekset); 1.17. hapësirat dhe instalimet për largimin e mbeturinave, hapësirat për larjen e rrobave, bodrumet dhe hapësirat e nën kulmit; 1.18. pastrimi i gropës septike të përbashkët dhe; 1.19. pjesët dhe pajisjet tjera të cilat i shërbejnë qëllimeve të përbashkëta. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article defines certain building co-ownerships serving multiple buildings and states that, for their use and administration, the law’s provisions apply proportionally.
Neni 5 Bashkëpronësitë në Ndërtesë të cilat u shërbejnë më shumë ndërtesave 1. Bashkëpronësitë në ndërtesë të cilat u shërbejnë pronarëve të disa ndërtesave janë bashkëpronësitë në ndërtesë të cilat janë ndërtuar për këtë qëllim dhe nëse për ndërtimin e tyre kanë kontribuar pronarët e më shumë ndërtesave. 2. Bashkëpronësitë në ndërtesë nga paragrafi 1, i këtij neni, përbëjnë bashkëpronësinë e të gjithë pronarëve të njësive në ato ndërtesa. Për shfrytëzimin dhe administrimin e tyre proporcionalisht zbatohen dispozitat e këtij ligji. KREU II SHFRYTËZIMI I BASHKËPRONËSISË DHE NJËSIVE NË NDËRTESË - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The owner must use co-owned property in line with its purpose and in a way that respects other owners’ rights. Owners may decide on co-owned matters aimed at improving use conditions.
Neni 6 Shfrytëzimi i Bashkëpronësisë dhe njësive në ndërtesë 1. Pronari është i detyruar të shfrytëzoj bashkëpronësinë në pajtim me destinimin dhe në masë e cila i përgjigjet të drejtave të pronareve të tjerë. 2. Pronarët mund të marrin vendim për të gjitha punët në bashkëpronësi të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për përdorimin e saj. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Each owner must use their unit rights in a way that does not interfere with other owners' use of their units or the shared parts and equipment of the building.
Neni 7 Shfrytëzimi i njësive në ndërtesë Çdo pronarë të drejtën e vet pronësore në njësitë e ndërtesës e realizon në atë mënyrë që mos t’i pengojë pronarët tjerë në shfrytëzimin e njësive në pronësi të tyre, respektivisht shfrytëzimin dhe përdorimin e pjesëve dhe pajisjeve të përbashkëta në ndërtesë . - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The owner may not change the destination of a building unit unless the stated conditions are met first.
Neni 8 Kryerja e Veprimtarive të lejuara në njësitë e ndërtesës 1. Në pajtim me dispozitat e këtij ligji, pronari nuk mund t’ia ndërrojë destinimin e njësisë së ndërtesës nëse paraprakisht nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 2 dhe 3 i këtij neni si dhe procedurat e kushtet tjera të përcaktuara me akte të veçanta. 2. Në pajtim me paragrafin 1, të këtij neni, për ndryshimin e destinimit të njësisë së ndërtesës pronari duhet të siguroj paraprakisht pëlqimin e pronarëve të tjerë, ku shuma e sipërfaqes së shfrytëzueshme të njësive të tyre të veçanta, përbënë mbi pesëdhjetë (50) % të sipërfaqes së përgjithshme të shfrytëzueshme të ndërtesës. 3. Pëlqimi i pronarëve duhet të jetë i verifikuar tek organet kompetente. 4. Administratori, respektivisht cilido pronarë tjetër mund të kërkojë që të ndërpriten punimet rreth ndryshimeve, nëse ndryshimet në njësinë e ndërtesës apo të pjesëve janë në kundërshtim me paragrafin 1, 2 dhe 3 të këtij neni. 4 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The owner is responsible for damage caused while using their unit if it affects other units or co-ownership in the building. The owner, or tenant, is also jointly liable with the damage-causer when a third-party invited guest causes the damage.
Neni 9 Përgjegjësitë për Dëmet 1. Pronari është përgjegjës për dëmin i cili është shkaktuar gjatë shfrytëzimit të njësisë së tij, dhe ndikon në njësitë tjera të ndërtesës ose në bashkëpronësinë në ndërtesë, në pajtim me dispozitat e përgjithshme ligjore. 2. Pronari, respektivisht qiramarrësi i njësisë së ndërtesës, është përgjegjës solidar me shkaktuesin e dëmit kur atë e shkakton personi i tretë, si vizitor i ftuar i pronarit/qiramarrësit, në njësi të ndërtesës, gjegjësisht në bashkëpronësi të ndërtesës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: When a unit is rented, rights, duties, and responsibilities pass to the tenant except property tax; ordinary expenses are paid by the tenant unless the lease says otherwise, and the owner must notify the administrator immediately when the lease is made or changed.
Neni 10 Raportet e Qiramarrësit ndaj Bashkëpronësisë në ndërtesë 1. Nëse pronari e lëshon me qira njësinë në ndërtesë, atëherë me kontratën për qiranë, të gjitha të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë kalojnë në qiramarrësin, përveç të taksës në pronë. 2. Nëse kontrata për qiranë nuk rregullohet ndryshe, shpenzimet e zakonshme mbulohen nga qiramarrësi, kurse shpenzimet tjera mbulohen nga pronari. 3. Në kuptim të paragrafit 2, të këtij neni, në shpenzime të zakonshme hyjnë të gjitha shpenzimet rrjedhëse të cilat krijohen si pasojë e shfrytëzimit të rregullt të njësisë në ndërtesë, ku mund të hyjnë: rryma, uji, ngrohja qendrore, shpenzimet e mirëmbajtjes, administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesë. 4. Në rast të lidhjes së kontratës së qirasë, respektivisht ndryshimit të saj, pronari duhet menjëherë të lajmërojë administratorin. Deri në momentin e lajmërimit, bartës i të gjitha detyrimeve në adresë të administrimit të ndërtesës është pronari në njësinë e ndërtesës. KREU III ORGANET VENDIMMARRËSE NË NDËRTESAT E BANIMIT DHE NDARJA E PËRGJEGJËSIVE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The owners’ community, owners’ representatives, and elected administrative bodies are responsible for decision-making and administration of building co-ownership.
Neni 11 Organet e vendimmarrjes Për vendimmarrje dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesë përgjegjës është Bashkësia e pronarëve ose përfaqësuesit e pronarëve dhe organet e zgjedhura administruese si këshilli administrues dhe administratori. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Owners regulate co-ownership relationships, rights, duties, and shares through a co-ownership contract made among all owners.
Neni 12 Kontrata për bashkëpronësi Marrëdhëniet, të drejtat, detyrimet si dhe përqindjet në bashkëpronësi, pronarët i rregullojnë me Kontratën për Bashkëpronësi që lidhet në mes të gjithë pronarëve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The owners’ meeting must be called by qualifying owners, the administrator, or the Management Council; the administrator must call it at least once a year and give special notice at least two weeks before the meeting.
Neni 13 Bashkësia e Pronarëve 1. Takimi i Bashkësisë së Pronarëve duhet të thirret nga pronarët të cilët së bashku e përbëjnë më së paku 1/5 e pronareve të bashkëpronësisë, administratori ose Këshilli Administrues. 5 2. Administratori është i detyruar ta thërrasë mbledhjen e Bashkësisë së Pronarëve së paku një herë në vit me ftesë të veçantë së paku dy javë para ditës së mbledhjes. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The owners' association is generally led by an administrator, decisions are made by majority vote, quorum requires owners representing more than 50% of the co-ownership shares, and the administrator must prepare and share meeting minutes.
Neni 14 Udhëheqja dhe marrja e vendimeve në Bashkësinë e Pronarëve 1. Bashkësinë e Pronarëve zakonisht e udhëheq administratori, personi i cili përcaktohet me shumicë votash nga pjesëmarrësit në Bashkësi ose ai i cili e ka ftuar Bashkësinë. 2. Në Bashkësinë e Pronarëve vendoset me shumicë votash të pronarëve, pjesa e të cilëve përbënë më shumë se pesëdhjetë (50) % ,së pjesëve të bashkëpronësisë në ndërtesa. 3. Për funksionimin e Bashkësisë së Pronarëve kërkohet kuorumi të cilin e përbëjnë pronarët, pjesët e bashkëpronësisë së të cilëve përbëjnë më shumë se pesëdhjetë (50) % të bashkëpronësisë në ndërtesë. Në rast të mungesës së kuorumit, administratori cakton mbledhje të re. 4. Në mbledhjen e përsëritur të pronarëve mund të votohen propozim vendimet që kanë qenë të paraqitura në ftesë dhe që përfshihen në administrimin e rregullt me shumicën e pronarëve të pranishëm, sipas pjesëve në bashkëpronësi të ndërtesës. 5. Në Bashkësinë e Pronarëve administratori harton procesverbal, në të cilin evidentohen të gjitha vendimet e mbledhjes dhe nga një kopje e të njëjtit u shpërndahet të gjithë pronarëve. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Unless the owners decide otherwise, the Administrative Council has three members and oversees the administrator’s work, submits proposed decisions, and gives the administrator competences.
Neni 15 Këshilli Administrues Nëse pronarët nuk vendosin ndryshe, Këshilli Administrues përbëhet prej tre anëtarëve të cilët e mbikëqyrin punën e administratorit që rrjedh nga kontrata për kryerjen e punëve të administrimit, paraqet propozim vendimet të cilat votohen me anë të nënshkrimit të listës si dhe i jep kompetenca administratorit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If a building has at least two owners and more than six units, the owners must appoint an administrator.
Neni 16 Administratori 1. Nëse ndërtesa i ka dy ose më shumë pronarë me më shumë se gjashtë njësi në ndërtesë, pronarët duhet ta caktojnë administratorin. 2. Administratori është i autorizuar dhe i përfaqëson pronarët, si dhe kujdeset për përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara me ligjin në fuqi, respektivisht marrëdhëniet kontraktuese me personat e tretë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Administrators must do regular administration work. Legal persons that must be licensed in MMPH have the right to carry out the administration activity. MMPH is to detail licensing criteria, standards, and procedures in an administrative instruction. If no administrator has been elected, any owner may ask the court to appoint one through a judicial procedure.
Neni 17 E drejta për të ushtruar veprimtarinë e administratorit 1. Administratori kryen punët e administrimit të rregullt. 2. Të drejtën për të ushtruar veprimtarinë e Administrimit kanë personat juridik të cilët duhen të licencohen në MMPH. 3. Kriteret, normat dhe procedurat për Licencim do të detajohen me Udhëzimin Administrativ për Licencimin e Administratorëve që do ta hartoj MMPH. 4. Nëse administratori nuk është i zgjedhur, çdo pronarë mund të propozojë që atë ta zgjedh gjykata në procedurë gjyqësore. 6 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Administratori ka kompetenca për të menaxhuar mirëmbajtjen, shpenzimet, faturat, raportimin dhe përfaqësimin e pronarëve.
Neni 18 Autorizimet e Administratorit 1. Administratori krahas autorizimeve të caktuara me ligjet ne fuqi ka edhe autorizime tjera si vijon: 1.1. harton planin e mirëmbajtjes së ndërtesës, kohën e realizimit dhe ekzekutimin e këtij plani; 1.2. mban llogarinë e shpenzimeve të administrimit; 1.3. informon pronarët për punën e tij/saj dhe ua cakton llogaritë mujore dhe vjetore; 1.4. përgatit faturat e pronarëve në bazë të llogarisë mujore dhe paguan detyrimet për kontratat me personat e tretë; 1.5. paraqet raportin vjetor për administrimin e objektit; 1.6. përfaqëson pronarët para organeve përkatëse për dhënien e lejeve dhe shfrytëzimin e shërbimeve komunale; 1.7. administratori kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë ligj, me ligjet tjera ne fuqi ose me marrëveshjen e pronarëve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Owners and the administrator must use a separate contract for administration work, and the contract is valid only if it is signed by the administrator and the required owners.
Neni 19 Kontrata për kryerjen e punëve të administrimit 1. Për kryerjen e punëve të administrimit, përveç autorizimeve nga neni 18 i këtij ligji, raportet në mes të pronarëve dhe administratorit rregullohen me kontratë të veçantë. 2. Kontrata për kryerjen e punëve të administrimit është e vlefshme kur atë e nënshkruajnë administratori dhe pronarët, numri i nevojshëm i të cilëve është i domosdoshëm për pranimin e vendimit për zgjedhjen e administratorit. 3. Pronarët, krahas zgjedhjes së administratorit, mund të autorizojnë edhe një apo më shumë pronarë për asistim në punët e administrimit. Në këtë rast, kontrata është e vlefshme kur atë e nënshkruajnë administratori dhe të autorizuarit për realizimin e kontratës. 4. Në pajtim me paragrafin 2, të këtij neni, kontrata për kryerjen e punëve të administrimit është e obligueshme edhe për pronarët të cilët nuk e kanë nënshkruar, gjegjësisht pronarët të cilët kanë votuar kundër nënshkrimit të së njëjtës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A contract for administrative work must separately include the administrator’s authorizations, obligations, and responsibilities, the compensation, and the period of validity.
Neni 20 Përmbajtja e Kontratës për kryerjen e punëve të administrimit 1. Kontrata për kryerjen e punëve të administrimit përmban veçmas: 1.1. autorizimet, detyrimet dhe përgjegjësit e administratorit; 1.2. kompensimin për kryerjen e punëve të administratorit; 1.3. kohën për të cilën kontrata është e vlefshme. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Administratori may authorize licensed third parties for special administrative tasks, and the administrator remains responsible for their work.
Neni 21 E drejta e administratorit për zgjedhjen e personit të tretë 7 1. Administratori për kryerjen e punëve të veçanta, që bëjnë pjesë në kornizën e punëve të administrimit, mund të autorizojë personat e tretë i cili duhet të jetë i licencuar sipas nenit 17 të këtij ligji. Për punët e kryera nga personat e tretë përgjigjet administratori . 2. Kur administratori në kuadër të kryerjes së punëve të administrimit, kontrakton punët më personat e tretë, për zgjedhjen e bërë u përgjigjet pronarëve. 3. Me kontratën për kryerjen e punëve të administrimit mund të vendoset që administratori para lidhjes së kontratës me personin e tretë, propozimin e kontratës t’ia dërgoj pronarëve ose këshillit administrues për marrjen e pëlqimit. 4. Procedura e përzgjedhjes së personave të tretë për kryerjen e punëve të veçanta përcaktohet nga pronarët. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Each party to an administration-services contract may withdraw unilaterally, but must notify the other party at least 3 months in advance.
Neni 22 Shkëputja e kontratës për kryerjen e punëve të administrimit 1. Secila palë në kontratën për kryerjen e punëve të administrimit mund njëanshëm të heqë dorë nga kontrata, me detyrimin e njoftimit të palës tjetër në afat prej më së paku tre (3) muaj, nga dita e parashtrimit të njoftimit. Brenda këtij afati pronarët zgjedhin administratorin e ri. 2. Nëse administratori shkel autorizimet e ligjit ose detyrimet sipas kontratës për kryerjen e punëve të administrimit, pronarët mund të mos e respektojnë afatin e dorëheqjes sipas paragrafit 1, të këtij neni. 3. Për heqje dorë nga kontrata, pronarët zbatojnë mënyrën e caktuar si për zgjedhjen e administratorit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: After the administration contract ends, the administrator must hand over relevant building-administration documents to the new administrator and notify third parties of the replacement. If needed, the owners must appoint a temporary administrator until the new one is chosen.
Neni 23 Detyrimet e Administratorit rreth dorëzimit të administrimit 1. Pas përfundimit të kontratës për kryerjen e punëve të administrimit, administratori duhet që tërë dokumentacionin relevant rreth administrimit të ndërtesës t’ia dorëzojë administratorit të ri, si dhe t’i njoftojë palët e treta për zëvendësimin e administratorit. 2. Pronarët caktojnë administrator të përkohshëm, në rastet e nevojshme, përderisa të mos caktohet administratori i ri. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Administratori duhet të përmbushë detyrimet financiare ndaj personave të tretë sipas pagesave të marra nga secili pronar.
Neni 24 Mos përmbushja e Detyrimeve të Administratorit 1. Administratori duhet patjetër t’i përmbushë detyrimet financiare me personat e tretë nga kontratat e administrimit të ndërtesës, sipas pagesave të pranuara nga çdo pronarë veç e veç. 2. Nëse ndonjë nga pronarët dështon në përmbushjen e detyrimeve të tij/saj ndaj personit të tretë, administratori në afat prej tetë (8) ditësh, nga dita e pranimit të njoftimit nga personi i tretë, dorëzon të dhënat e nevojshme për pronarin me qëllim të paraqitjes së kërkesë-padisë ndaj tij/saj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Administratori duhet t’u raportojë pronarëve për punën e tij të paktën një herë në vit, dhe gjithashtu kur e kërkon shumica e pronarëve ose sipas vlerësimit të tij/saj.
Neni 25 Raportimi i Administratorit 1. Administratori së paku një herë në vit iu raporton pronarëve për punën e tij. 2. Pa marrë parasysh dispozitat e paragrafit 1, të këtij neni, administratori raporton sipas kërkesës së shumicës së pronarëve ose vlerësimit të tij/saj. 8 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Administratori must let each owner inspect certain third-party contracts and related accounting records on a reasonable request, provide an expense account every six months, itemize expenses and reserve-fund details, and give proof of unpaid debts on request.
Neni 26 1. Administratori duhet t’i mundësojë çdo pronari qasje në shikimin e kontratës së lidhur me personat e tretë, librave të kontabilitetit që janë të evidentuara në bazë të kontratave dhe raporteve afariste të administratorit me personat e tretë dhe të gjendjes së fondit rezervë nëse kërkesa është e arsyeshme . 2. Administratori, çdo pronari një herë në gjashtë (6) muaj, duhet t’ia paraqes llogarinë e shpenzimeve. 3. Në llogarinë e shpenzimeve administratori duhet ta paraqes ndaras çdo shpenzim të qarkullimit, mirëmbajtjes, punëve të administrimit në përgjithësi, si dhe listën e çdo pronari, në të cilën është e evidentuar llogaria, lartësia e parapagimit mujor në fondin rezervë, pagesat e tjera si dhe gjendjen e fondit rezervë. 4. Administratori, çdo pronari me kërkesën e tij/saj i paraqet dëshminë e gjendjes së detyrimeve të papaguara në ditën e caktuar. 5. Shpenzimi i nxjerrjes së dëshmive nga paragrafi 4, i këtij neni, nuk hyn në shpenzimet e kryerjes së punëve të administrimit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: If an activity starts in a dwelling against or without the competent organ’s permission, the municipality can order it to stop until permission is obtained. If the tenant is the one doing it, the administrator must notify the dwelling owner.
Neni 27 Kryerja e Veprimtarive në kundërshtim me lejen apo pa lejen e Organit kompetent 1. Nëse në banesë kanë filluar te kryhen veprimtari në kundërshtim me lejen e organit ose pa lejen e tij, atëherë organi kompetent i Komunës me urdhëresë ndalon kryerjen e veprimtarisë deri në marrjen e lejes për një veprim të tillë. 2. Nëse sipas paragrafit 1, të këtij neni, këtë veprimtari e kryen qiramarrësi i banesës, atëherë administratori duhet ta njoftojë pronarin e banesës . KREU IV ADMINISTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESË - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The article lists regular building-administration tasks that concern all owners of a building unit.
Neni 28 Administrimi i Rregullt 1. Punë të administrimit të rregullt, të cilat janë me interes të të gjithë pronarëve të një njësie të ndërtesës janë: 1.1. mirëmbajtja e higjienës në sipërfaqen e hapësirës së përbashkët; 1.2. mirëmbajtja e rregullt e instalimeve elektrike në pjesët e përbashkëta të ndërtesë; 1.3. mirëmbajtja e ndriçimit dhe pajisjeve tjera elektrike brenda dhe jashtë ndërtesës; 1.4. pagesa e shpenzimeve të energjisë elektrike në pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës; 1.5. ngjyrosja e mureve brenda dhe jashtë ndërtesës; 1.6. servisimi i rregullt i ashensorit; 1.7. servisimi i rregullt i instalimeve kundër zjarrit dhe aparatet kundër zjarrit në ndërtesë; 9 1.8. servisimi i rregullt i instalimit të ujësjellësit, kanalizimit, instalimeve elektrike dhe instalimeve të makinerisë; 1.9. dezinsektimi dhe deratizimi i hapësirës së përbashkët të ndërtesës dhe pjesëve të veçanta në tërë ndërtesën; 1.10. pastrimi i olluqeve, horizontal dhe vertikal, të ujit, si dhe rrjetave ujëmbledhsëve; 1.11. pastrimi i gropës septike; 1.12. mirëmbajtja dhe pastrimi i oxhaqeve; 1.13. mirëmbajtje dhe shërbime tjera për të cilat vendoset nga Bashkësia e Pronarëve. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The building administrator prepares a maintenance plan for a fixed term of 1 to 5 years, and the owners approve it.
Neni 29 Plani për mirëmbajtjen e rregullt te Ndërtesave 1. Planin për sigurimin e mirëmbajtjes së rregullt te ndërtesave e përgatit administratori për një kohë të caktuar prej një (1), deri në pesë (5) vjet, të cilin e miratojnë pronarët. 2. Në planin për mirëmbajtje, pronarët caktojnë pjesët të cilat mirëmbahen dhe që do të administrohen me mjetet financiare që sigurohen me parapagim në fondin rezerve. 3. Nëse cilido pronar mendon që plani i mirëmbajtjes nuk siguron ruajtjen e kushteve për banim, respektivisht shfrytëzimin e njësisë në ndërtesë ose të ndërtesës si tërësi, mund të kërkojë që gjykata për kundërvajtje me procedurë gjyqësore, të urdhërojë revidimin e përshtatshmërisë së planit të mirëmbajtjes. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Owners with more than half of the co-owned shares in the building must approve the house rules.
Neni 30 Rendi Shtëpiak Pronarët, të cilët e kanë më shumë se gjysmën e pjesëve në bashkëpronësi në ndërtesë, aprovojnë rendin shtëpiak, në të cilin vendosen rregullat themelore të mirëkuptimit fqinjësor në ndërtesë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Pronarët duhet të mbulojnë shpenzimet e administrimit sipas pjesës së tyre në bashkëpronësi, përveç nëse ka marrëveshje tjetër me shkrim.
Neni 31 Bartja e shpenzimeve të Administrimit 1. Pronarët detyrohen të mbulojnë të gjitha shpenzimet e administrimit sipas përqindjes në bashkëpronësi të ndërtesës, nëse pronarët me kontratën me shkrim nuk pajtohen ndryshe. 2. Për mbulimin e shpenzimeve, që janë si pasojë e vendimeve të aprovuara, përgjigjen pronarët, pa marrë parasysh faktin se kanë votuar për ose kundër vendimeve të aprovuara. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Owners must तय/decide works beyond regular building administration with all owners’ consent; if they cannot agree on financing, the proposing owners may fund the works themselves, provided others’ property rights and interests are not harmed.
Neni 32 Punët të cilat e tejkalojnë kornizën e Administrimit të rregullt 1. Pronarët caktojnë punët të cilat tejkalojnë kornizat e administrimit të rregullt të ndërtesave, me pëlqimin e të gjithë pronarëve. 2. Punët të cilat tejkalojnë kornizën e administrimit të rregullt, përfshijnë ndryshimet në bashkëpronësi të ndërtesës, ndryshimet e përdorimit të bashkëpronësisë në ndërtesë dhe përmirësimet të cilat nuk hyjnë në mirëmbajtjen e rregullt të ndërtesave. 3. Nëse pronarët nuk arrijnë marrëveshje lidhur me financimin e punëve nga paragrafi 2, i këtij neni, atëherë pronarët të cilët i propozojnë këto punë mund t’i financojnë të njëjtat më shpenzime të veta, nëse 10 këto veprime nuk e cenojnë të drejtën e pronësisë së të tjerëve, respektivisht nuk cenojnë interesat e pronarëve tjerë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Pronarët must set the monthly advance amount for the reserve fund in the maintenance plan.
Neni 33 Parapagimi Pronarët në planin e mirëmbajtjes caktojnë shumën e parapagimit mujor për fondin rezervë, ku pjesëmarrja e gjithsecilit caktohet varësisht nga pjesa e tij/saj proporcionale në bashkëpronësinë e ndërtesës, nëse palët me marrëveshje nuk merren vesh ndryshe. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The administrator must keep owners’ advance payments and reserve-fund money in separate accounts, and separate buildings’ reserve funds when more than one building is managed.
Neni 34 Administrimi i mjeteve të fondit rezervë 1. Administratori duhet të sigurojë që të gjitha parapagimet e pronarëve të administrohen në llogari të veçantë. 2. Nëse administratori administron më shumë se një ndërtesë, mjetet e fondit rezervë për ndërtesa të ndryshme administrohen në llogari të veçanta. 3. Me mjetet financiare të fondit rezervë administron administratori. 4. Pronarët me kontratë i rregullojnë punët e administrimit . - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Reserve fund money may be used only for specified maintenance and repair expenses. If an owner does not pay their contribution, the administrator must send a written invitation to pay.
Neni 35 Përdorimi i mjeteve nga Fondi rezervë 1. Mjetet e fondit rezervë lejohen të përdorën vetëm për mbulimin e shpenzimeve për mirëmbajtje të ndërtesës në bashkëpronësi, riparimet e parapara në planin e miratuar të mirëmbajtjes dhe për mbulimin e shpenzimeve për punët e detyruara të mirëmbajtjes. 2. Nëse pronari nuk paguan kontributin e vetë në fondin rezervë, atëherë administratori fton me shkrim për pagimin e kontributit. Ftesa e administratorit është akt juridik sipas kuptimit të ligjit në fuqi. KREU V DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article sets fines for an owner, a legal person, or an administrator if they violate specified provisions of the law.
Neni 36 1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri tremijë (3000) Euro, dënohet për kundërvajtje pronari, nëse i cenon dispozitat e nenit 31 të këtij ligji. 2. Me gjobë prej njëmijë (1000) deri pesëmijë (5000) Euro, dënohen për kundërvajtje personi juridik, nëse i cenon dispozitat e nenit 34 të këtij ligji. 3. Me gjobë prej njëqind (100) deri pesëqind (500) Euro dënohet për kundërvajtje pronari nëse i cenon dispozitat e nën-paragrafit 1.4. paragrafi 1 i nenit 11 të këtij ligji. 4. Me gjobë prej pesëqind (500) deri tremijë (3000) Euro dënohet për kundërvajtje Administratori, nëse i cenon dispozitat e paragrafit 3. të nenit 26 dhe paragrafit 1. të nenit 35 të këtij ligji. KREU VI - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the provisions regulating this area are repealed.
Neni 37 11 Zbatimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen dispozitat që e rregullojnë këtë fushë. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 38 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-091 12 mars 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-008-2009, datë 03.04.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-091 PËR SHFRYTËZIMIN, ADMINISTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E NDËRTESËS NË BASHKËPRONËSI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in