LIGJI NR.03/L-094 PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This text is the law’s preamble: it states that the Assembly is adopting rules for the President of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-094
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the law’s preamble: it states that the Assembly is adopting rules for the President of Kosovo. The President is the head of state, represents the unity of the people of Kosovo, and has separate symbols used alongside the Republic’s symbols. Presidenti i Republikës së Kosovës e ka rezidencën në Prishtinë dhe, pasi merr detyrën, vendoset me familjen në rezidencën shtetërore. Only citizens of Kosovo who are at least 35 years old and have lived permanently in Kosovo for at least 10 years may be elected President. The Assembly elects the President by secret ballot, following the Constitution. The election must happen no later than 30 days before the current President’s term ends. A citizen may be nominated as President if they meet Article 3 criteria and obtain signatures from at least 30 deputies. Deputies may sign for only one presidential candidate.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-094 PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 31 of 31
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the law’s preamble: it states that the Assembly is adopting rules for the President of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 47 / 25 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-094 PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim te vendosjes se rregullave ligjore për Presidentin e Kosovës Miraton LIGJ PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The President is the head of state, represents the unity of the people of Kosovo, and has separate symbols used alongside the Republic’s symbols.
Neni 1 Statusi dhe simbolet e Presidentit 1. Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. 2. Presidenti i Republikës së Kosovës ka simbolet e veta të cilat përdoren krahas Simboleve të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Presidenti i Republikës së Kosovës e ka rezidencën në Prishtinë dhe, pasi merr detyrën, vendoset me familjen në rezidencën shtetërore.
Neni 2 Rezidenca e Presidentit të Republikës Rezidenca e presidentit të Republikës së Kosovës është në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Presidenti i Republikës pasi ta marrë detyrën vendoset, bashkë me familjen, në rezidencë shtetërore të Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Only citizens of Kosovo who are at least 35 years old and have lived permanently in Kosovo for at least 10 years may be elected President.
Neni 3 Kualifikimi për Zgjedhjen e Presidentit President i Republikës së Kosovës mund të zgjidhen vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbushur moshën tridhjetepesë (35) vjeçare dhe që kanë pasur banim të përhershëm në Kosovë për së paku dhjetë (10) vite. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Assembly elects the President by secret ballot, following the Constitution. The election must happen no later than 30 days before the current President’s term ends. A citizen may be nominated as President if they meet Article 3 criteria and obtain signatures from at least 30 deputies. Deputies may sign for only one presidential candidate.
Neni 4 Zgjedhja e Presidentit 1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë, sipas procedurës së paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. 3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës, që plotëson kriteret e parapara në nenin 3 të këtij ligji, mund të nominohet si kandidat për President të Republikës së Kosovës, nëse ai/ajo siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidat për President të Republikës së Kosovës. 2 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Presidenti fillon mandatin vetëm pasi jep betimin para Kuvendit; mandati zgjat 5 vjet dhe Presidenti mund të rizgjidhet vetëm edhe një herë.
Neni 5 Mandati dhe Betimi 1. Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës. Teksti i betimit: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia.” 2. Mandati i Presidentit është pesë (5) vjet. Ky mandat nuk ndërlidhet dhe nuk është i përputhshëm me mandatin e institucioneve të tjera. 3. Pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjidhet vetëm edhe për një mandat. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The President of the Republic of Kosovo exercises the powers granted by the Constitution and the laws in force.
Neni 6 Kompetencat e Presidentit Presidenti i Republikës së Kosovës ushtron kompetencat që i janë akorduar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The President may not hold any other public office and, after election, may not hold any position in a political party.
Neni 7 Papajtueshmëria 1. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik. 2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Presidenti i Republikës së Kosovës ka imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda përgjegjësive të tij/saj, dhe në dëshmi nuk është i detyruar të zbulojë disa informata.
Neni 8 Imuniteti 1. Presidenti i Republikës së Kosovës gëzon imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda fushëveprimit të përgjegjësive të Presidentit të Republikës së Kosovës. 2. Presidenti i Republikës së Kosovës, gjatë dhënies së dëshmisë, nuk është i detyruar të zbuloj asnjë informatë për të cilën ka ardhur në dijeni gjatë ushtrimit të mandatit të tij/saj. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës, gjatë dhënies së dëshmisë, nuk është i detyruar të zbulojë asnjë informatë që mund ta inkriminojë atë në çfarëdo mënyre, penale apo civile, që ka ndodhur gjatë veprimeve dhe vendimeve brenda fushëveprimit të përgjegjësive të Presidentit të Republikës së Kosovës. 4. Imuniteti i Presidentit sipas këtij neni vazhdon edhe pasi Presidenti të ketë përfunduar mandatin e tij/saj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: If the President is temporarily unable to perform duties, they may voluntarily transfer them to the Speaker of the Assembly; otherwise the Assembly can decide on temporary incapacity by a two-thirds vote, and the acting President role cannot last more than six months.
Neni 9 Mungesa e Përkohshme e Presidentit 1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ai/ajo mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhëri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e bartjes së përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, me ç’rast Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit. Presidenti mund të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive edhe para skadimit të afatit të cilin e ka dhënë për bartjen e përgjegjësive tek Kryetari i Kuvendit, kur ai/ajo konsideron se arsyet që kanë shkaktuar mungesën e përkohshme kanë pushuar së ekzistuari. 3 2. Në rast se kalimi i përgjegjësive nuk ka ndodhur në mënyrë vullnetare sipas paragrafit 1 të këtij Neni, mirëpo për shkak të sëmundjes së rëndë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ai/ajo të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit. 3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Assembly may dismiss the President of Kosovo if specified serious misconduct or incapacity conditions are met.
Neni 10 Shkarkimi i Presidentit 1. Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse: 1.1. ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë, 1.2. gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ai/ajo ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës; 1.3. ai/ajo nuk është e/i aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë. 2. Presidenti i Republikës së Kosovës shkarkohet sipas procedurës së paraparë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The President of Kosovo must have the highest salary among state institutions, and it must be at least 25% higher than the total income of the Speaker of the Assembly and other institutional leaders.
Neni 11 Paga e Presidentit të Republikës 1. Paga e Presidentit të Republikës së Kosovës është paga më e lartë në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. 2. Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Presidenti i Republikës së Kosovës pajiset me pasaportë diplomatike, dhe këtë të drejtë e kanë edhe bashkëshorti/ja dhe fëmijët e tij/saj.
Neni 12 Statusi Diplomatik i Presidentit të Republikës Presidenti i Republikës së Kosovës pajiset me pasaportë diplomatike të Republikës së Kosovës. Të drejtë të pajisen me pasaportë diplomatike kanë edhe bashkëshorti/ja e Presidentit dhe fëmijët e tyre. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The provision says the First Lady of Kosovo is the President’s spouse, and her ceremonial and protocol functions are set by the State Protocol Law.
Neni 13 Zonja e Parë 1. Zonja e Parë e Republikës së Kosovës është bashkëshortja e Presidentit të Republikës. 2. Funksionet ceremoniale dhe protokollare të Zonjës së Parë përcaktohen me Ligjin mbi Protokollin Shtetëror. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The President’s Office is a special institution within Kosovo’s civil service, and the President and Secretary have defined roles in staffing and internal organization.
Neni 14 Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës 1. Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është institucion i veçantë në kuadër të Shërbimit Civil të Kosovës. 2. Stafi Civil i Zyrës së Presidentit do të zgjidhet në përputhje me ligjet e aplikueshme për Shërbimin Civil. 3. Përgjegjësia e administrimit të stafit civil është e Sekretarit në Zyrën e Presidentit, sipas dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera të aplikueshme në Kosovë. 4 4. Presidenti i Republikës së Kosovës emëron stafin e tij/saj mbështetës dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit. 5. Presidenti i Republikës së Kosovës e emëron dhe e shkarkon Sekretarin e Zyrës së Presidentit të Republikës sipas procedurës së paraparë në nenin 16 të këtij ligji. 6. Presidenti i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Sekretarin e Zyrës i emëron dhe i shkarkon Drejtorët e Departamenteve Profesionale në Zyrën e Presidentit të Republikës. 7. Organizimi i brendshëm i Zyrës së Presidentit përcaktohet me akte të brendshme të Zyrës, të propozuara nga Sekretari i Zyrës dhe të aprovuara nga Presidenti i Republikës së Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Sekretari i Zyrës së Presidentit të Kosovës është zyrtari kryesor administrativ dhe udhëheqësi i stafit civil, dhe duhet të ketë kualifikim, kompetencë, përvojë dhe ndershmëri të lartë profesionale.
Neni 15 Sekretari i Zyrës së Presidentit të Kosovës 1. Sekretari është zyrtari kryesor administrativ dhe udhëheqës i stafit civil në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. 2. Sekretari duhet të ketë kualifikim të duhur, kompetencë, përvojë dhe ndershmëri të lartë profesionale për të menaxhuar me resurset e Zyrës së Presidentit të Kosovës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The President appoints the Secretary of the President’s Office, and a selection committee proposes possible candidates.
Neni 16 Procedura e emërimit të Sekretarit të Zyrës së Presidentit 1. Për zgjedhjen e Sekretarit të Zyrës së Presidentit shpallet konkurs sipas Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës. 2. Presidenti i Republikës cakton një komision përzgjedhës i cili i propozon Presidentit kandidatët e mundshëm për pozitën e Sekretarit. 3. Presidenti emëron Sekretarin nga lista e propozuar nga Komisioni përzgjedhës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Secretary must report to the President of Kosovo and carry out office management, staffing, non-discrimination, and internal rule-making responsibilities.
Neni 17 Përgjegjësitë e Sekretarit 1. Sekretari drejtpërdrejt i përgjigjet Presidentit të Republikës së Kosovës dhe detyrat e tij/saj i kryen në bashkëpunim të ngushtë me Presidentin. 2. Sekretari është përgjegjës për këto çështje: 2.1. për administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm të Zyrës dhe për sigurimin e zbatimit të funksioneve të besuara të Zyrës; 2.2. për sigurimin e informatave të sakta dhe për këshilla të paanshme e profesionale për Presidentin; 2.3. për gjetjen e stafit dhe organizimin e Zyrës dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për çfarëdo çështje lidhur me funksionin e saj; 2.4. për menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i sigurohen Zyrës; 2.5. për zbatimin e politikës jo diskriminuese ndaj personelit të Zyrës, duke përfshirë përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet, dhe sigurimin që struktura e personelit të pasqyrojë karakterin shumë etnik të Kosovës dhe 2.6. për sigurimin që punësimi i personelit të Zyrës të bazohet në kualifikime profesionale, kompetenca dhe merita dhe kjo të bëhet përmes konkurrimit të drejtë dhe të hapur. 2.7. për nxjerrjen e akteve të brendshme nënligjore në mbështetje të kryerjes së funksioneve të Presidentit të Republikës të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. KREU II 5 TË DREJTAT E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PAS PËRFUNDIMIT TË MANDATIT - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The President of Kosovo gets the rights set by this law after the elected mandate ends, except where the mandate ended for the reasons listed in Article 10(1.1) and 10(1.2).
Neni 18 1. Presidenti i Republikës së Kosovës fiton të drejtat e përcaktuara me këtë ligj pas përfundimit të mandatit për të cilin është zgjedhur. 2. Të drejtat e përcaktuara me këtë ligj nuk i njihen Presidentit të Republikës së Kosovës, mandati i të cilit ka përfunduar për shkaqet e parapara në nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. paragrafi 1. i nenit 10 të këtij ligji. 3. Pas përfundimit të mandatit për të cilin është zgjedhur, thirrja “President” vazhdon të vlejë për Presidentin e Republikës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: After leaving office, the President of Kosovo is entitled to a pension, lifetime health coverage and medical care, and a seven-month transitional cash allowance.
Neni 19 1. Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është shtatëdhjetë përqind (70%) e pagës të cilën e merr Presidenti i Republikës së Kosovës. 2. Presidenti i Republikës së Kosovës dhe familja e tij/saj pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatë mujore të tranzicionit në jetën private. Fondet mund të përdoren për zyre, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit, shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën tranzitore. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Former Kosovo Presidents whose mandate has ended have a five-year right to office space, office equipment, and up to three professional staff members.
Neni 20 1. Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë për periudhën pesë vjeçare pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në hapësirë zyreje, në pajisje për zyre, dhe në personel profesional të zyrës që nuk mund të jenë më shumë se tre (3) persona. Presidenti angazhohet nga Qeveria e Kosovës në aktivitete shtetërore, atëherë periudha pesë vjeçare fillon nga përfundimi i angazhimit të Presidentit. 2. Personeli profesional nga paragrafi 1 i këtij neni, të drejtat e marrëdhënies së punës i realizojnë në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, kurse emërohen nga Presidenti të cilit i ka përfunduar mandati. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A former President of Kosovo whose mandate has ended is entitled to official escort for three years after the mandate ends.
Neni 21 Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në përcjellje zyrtare për tri vjet pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në pajtim me aktet e veçanta që i sjell Ministri i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit te Republikës së Kosovës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Former President of Kosovo may take part in state ceremonies in protocol order, and the former President, their spouse, and children may continue using the diplomatic passport, with children entitled until age 18.
Neni 22 1. Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, merr pjesë në solemnitetet dhe manifestimet shtetërore sipas radhës protokollare që bëhet në pajtim me rregullat mbi shërbimin e protokollit shtetëror të Kosovës. 2. Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, dhe bashkëshorti/ja i/e saj/tij, vazhdojnë ta përdorin pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës gjatë tërë jetës. Fëmijët e tij e kanë këtë të drejtë deri në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. 6 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: When the President of the Republic of Kosovo’s mandate ends, certain rights under this law may cease at his/her request.
Neni 23 Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i përfundon mandati mund t’i pushojnë me kërkesën e tij/saj të drejtat e caktuara me këtë ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Kur vdes Presidenti i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të mandatit, ai/ajo varroset me shpenzimet shtetërore dhe me nderime shtetërore, përveç nëse ka shprehur dëshirë tjetër.
Neni 24 Me rastin e vdekjes, Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandate, ai/ajo varroset me shpenzimet shtetërore dhe me nderime shtetërore, përderisa nuk ka shprehur dëshirë tjetër. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A former President of Kosovo is entitled to material expense coverage for activities carried out in the role of former President.
Neni 25 1. Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati, në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, ka të drejtë në shpenzimet materiale për aktivitetet e tij/saj, në rastet kur këto aktivitete ushtrohen në cilësinë e ish Presidentit. 2. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni sigurohen nga Buxheti i përcaktuar për Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. TË DREJTAT E FAMILJES SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PAS PËRFUNDIMIT TË MANDATIT TË PRESIDENTIT - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article defines the President’s family and grants them specified rights if the President dies, including lifetime rights for the spouse, rights for children until education ends or age 26, and official escort for three years after the term ends in the stated case.
Neni 26 1. Me familje të Presidentit të Republikës së Kosovës, me këtë ligj, nënkuptohet bashkëshortja/bashkëshorti i/e Presidentit dhe fëmijët e tyre. 2. Familja e Presidentit të Republikës së Kosovës fiton të drejta të përcaktuara me këtë ligj në rast të vdekjes së Presidentit. 3. Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit, të drejtat nga neni 19 i këtij ligji i takojnë bashkëshortes/it gjatë tërë jetës dhe fëmijëve të tij/saj deri në përfundimin e shkollimit të rregullt, përkatësisht deri në moshën njëzet e gjashtë (26) vjeçare. 4. Familja e Presidentit të Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, ka të drejtë në përcjellje zyrtare për tri vjet pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në pajtim me aktet e veçanta që i sjell Ministri i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. TË DREJTAT E FAMILJES SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË RAST TË VDEKJES SË PRESIDENTIT GJATË USHTRIMIT TË MANDATIT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: If the President of Kosovo dies while in office, the family and minor children get certain benefits and rights.
Neni 27 1. Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës së Kosovës gjatë ushtrimit të mandatit, familja e Presidentit gëzon të drejtat ashtu siç janë përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji. 2. Nëse Presidenti në momentin e vdekjes ka pasur fëmijë të mitur, të drejtën e paragrafit 1 të këtij neni fëmijët e tij/saj të mitur e përdorin deri në përfundim të shkollimit të tyre të rregullt, përkatësisht deri në moshën njëzet e gjashtë (26) vjeçare. 3. Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës së Kosovës gjatë ushtrimit të mandatit të tij/saj, fëmijët e tij/saj kanë të drejtë në bursë nga Qeveria e Kosovës për shkollim në vend deri në moshën njëzet e gjashtë (26) vjeçare. 7 4. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës e humb jetën në rrethana jo të natyrshme, gjatë ushtrimit të mandatit, familja e Presidentit ka të drejtë në pagesën e kompensimit me të holla në bazë të dëmit jo material lartësia e së cilit përcaktohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 5. Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës së Kosovës gjatë ushtrimit të mandatit, familja e Presidentit mund të përdorë edhe disa të drejta të tjera për të cilat merr vendim Qeveria e Republikës së Kosovës. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The rights set out in this law also apply to the family of a former President of Kosovo whose mandate ended before the law took effect.
Neni 28 Të drejtat e përcaktuara me këtë ligj ju takojnë edhe familjes së Presidentit të Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati si President para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: When this law enters into force, decisions, instructions, and orders from the Government of Kosovo and/or UNMIK that relate to the President’s functions and rights stop having effect.
Neni 29 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari të gjitha vendimet, udhëzimet, dhe urdhëresat e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe/apo UNMIK-u që kanë të bëjnë me funksionet dhe të drejtat e Presidentit të Republikës së Kosovës gjatë dhe pas përfundimit të mandatit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 30 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-094 19 dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-082-2008, datë 07.01.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-094 PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in