LIGJI NR. 03/L-95 PËR TË DREJTAT E ISH TË DENUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
This is the preamble and title of a Kosovo law on the rights of former convicted and politically persecuted persons.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-095
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of a Kosovo law on the rights of former convicted and politically persecuted persons. This article says the law regulates the status of former political convicts, former political prisoners, and former political persecuted persons. This article defines several terms used in the law, including political convict, political prisoner, political persecuted person, family members, and three commissions/institutes. This article defines three categories of former political detainees and persecuted persons, and says they are considered unjustly convicted/persecuted and innocent for moral, political, social, and economic effects. Persons covered by Article 3 are recognized as having status and rights for the stated period, including convicted persons who remained in prison until release.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-95 PËR TË DREJTAT E ISH TË DENUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of a Kosovo law on the rights of former convicted and politically persecuted persons.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 91 / 10 DHJETOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-95 PËR TË DREJTAT E ISH TË DENUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TË DREJTAT E ISH TË DENUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the status of former political convicts, former political prisoners, and former political persecuted persons.
Neni 1 1. Me këtë ligj rregullohet statusi i ish të dënuarit politik, i ish të burgosurit politik dhe i ish të përndjekurit politik. 2. Të drejtat e tyre të veçanta nga sigurimi pensional dhe invalidor, të drejtat në kompensim për dëmtimin e shkaktuar si pasojë e burgimit, e dënimit ose e persekutimit dhe të drejtat e anëtarëve të familjes së ngushtë të tyre. 3. Themelimi i organit kompetent për njohjen e statusit. 4. Procedura për realizimin e të drejtave, që përcaktohen me këtë ligj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including political convict, political prisoner, political persecuted person, family members, and three commissions/institutes.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ish i dënuar politik - personi, qytetari i Kosovës, që me akt gjyqësor është dënuar për vepra të inkriminuara politike – ideologjike të regjimit totalitar në ish Jugosllavi. 1.2. Ish i burgosur politik - personi i arrestuar, i mbajtur në vend të caktuar në izolim, në arrest shtëpiak dhe i burgosur për motive, për qëllime të pushtetit dhe për interesa politike, më tepër se shtatëdhjetedy (72) orë në objektet e veçanta të pushtetit. 1.3. Ish i përndjekur politik - personi, qytetari i Kosovës, i cili me akt juridik të organit kompetent, për motive politike është përndjekur nga organet e pushtetit. 1.4. Statusi i ish të dënuarve, të burgosurve dhe të përndjekurve politikë - pozita juridike e tyre sipas kushteve, kritereve dhe proceduarave të përcaktuara me këtë ligj. 1.5. Anëtarë të familjes së personave të dënuar, të burgosur e të përndjekur politikë - janë personat që përcaktohen me dispozitat e Ligjit për familjen. 2 1.6. Komisioni Qeveritar për të drejtat e ish të burgosurve, të ish të dënuarve e të ish të përndjekurve Politikë - komision i themeluar me akt te posaçëm në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 1.7. Instituti për Integrimin e ish të burgosurve politikë - institut i themeluar me akt te posaçëm në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 1.8. Komisioni i Ankesave komision qeveritar i themeluar me dispozitat e këtij ligji. KREU II DISPOZITAT THEMELORE SHTRIRJA KOHORE DHE HAPËSINORE E ZBATIMIT TË LIGJIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines three categories of former political detainees and persecuted persons, and says they are considered unjustly convicted/persecuted and innocent for moral, political, social, and economic effects.
Neni 3 Statusi dhe kategoritë e ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë 1. Statusin e personave të përcaktuar me këtë nen e gëzojnë këto kategori: 1.1. ish i dënuari politik; 1.2. ish i burgosuri politik; dhe 1.3. ish i përndjekuri politik. 2. Ish i dënuari politik, sipas këtij ligji konsiderohet qytetari i Kosovës, i cili me akt gjyqësor është dënuar me procedurë gjyqësore në gjykatë civile ose në gjykatë ushtarake për vepra të inkriminuara politike – ideologjike, atdhetare, gjatë regjimeve totalitare në ish Jugosllavi. 3. Ish i burgosur politik, sipas këtij ligji konsiderohet personi i arrestuar, i mbajtur në vend të caktuar në izolim dhe i burgosur për motive, për qëllime dhe për interesa politike, më tepër se shtatëdhjetedy (72) orë në lokalet e organeve të ndjekjes, përkatësisht në kampet e ndryshme të institucioneve zyrtare të sigurisë (të policisë, të ushtrisë, të shërbimit sekret). 4. Ish i përndjekur politik, sipas këtij ligji konsiderohet personi-qytetari i Kosovës, kundër të cilit me akt juridik të organit kompetent janë marrë masa ose veprime politike–juridike, që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në masën e suspendimit ose të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, të shkollimit, marrjen e lejes, respektivisht ndalesën për ushtrimin e veprimtarisë me mjete në pronësi personale, për shkak të bindjeve dhe të përcaktimit të tyre ose të lidhjeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta me persona, të cilët janë dënuar dhe janë përndjekur në bazë të dyshimit të supozuar politik ose të inkriminimit politik. 5. Personat nga ky nen janë të dënuar dhe të përndjekur padrejtësisht dhe mbi këtë bazë janë të pafajshëm për efekte morale, politike, sociale dhe ekonomike. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Persons covered by Article 3 are recognized as having status and rights for the stated period, including convicted persons who remained in prison until release.
Neni 4 Statusi dhe të drejtat e personave nga neni 3 i këtij ligji u njihen për periudhën e sundimit të regjimeve totalitare, që nga vendosja e tyre, përkatësisht nga data 1 mars 1913 deri më 12 qershor 1999, përkatësisht për të dënuarit, që kanë mbetur në burg deri në lirimin e tyre. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Certain Kosovo citizens forced to leave because of political persecution are entitled to the rights provided by this law, and eligible deceased persons are recognized as martyrs with their family heirs receiving the rights set by law.
Neni 5 1. Qytetarët e Kosovës, që, për shkak të burgosjeve politike, të presioneve edhe pas daljes nga burgu, të frikësimeve, të kanosjes, të përndjekjes, të keqtrajtimit, të diskualifikimeve shoqërore ose të formave të tjera të veprimeve të rrezikshme për ta janë detyruar ta lëshojnë Kosovën a ndonjë vend tjetër të ish Jugosllavisë, madje nëse edhe në pjesët e tjera të ish Jugosllavisë ose në mërgim, jashtë ish 3 Jugosllavisë, janë burgosur dhe persekutuar për motive politike, i gëzojnë të drejtat e parapara me këtë ligj. 2. Personat nga paragrafi 1. i këtij neni, të cilët janë privuar nga jeta në burg ose kanë vdekur si pasojë e burgosjes dhe e pasojave te konstatuara të burgosjes në Kosovë, në territorin e ish Jugosllavisë, ose në mërgim, i njihet statusi i dëshmorit dhe anëtarët - trashëgues të familjes i gëzojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara me ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Personat nga neni 3 kanë të drejtë në rehabilitim juridik, moral, shoqëror dhe politik; të drejtat pasurore lidhur me pronën e patundshme të konfiskuar mund t’u bartën pasardhësve sipas ligjeve për të drejtat pronësore dhe trashëgiminë.
Neni 6 Të drejtat dhe mënyra e realizimit 1. Personat nga neni 3 i këtij ligji kanë të drejtë në rehabilitim juridik, moral, shoqëror e politik për pasojat e burgosjes, të dënimit, dhe të trajtimit të padrejtë. 2. Të drejtat pasurore që lidhen me pronën e patundshme të konfiskuar dhe beneficionet që rrjedhin nga ky status, mund të bartën tek pasardhësit në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi të drejtat pronësore dhe Ligjit mbi trashëgiminë të Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Certain persons have a right to adequate compensation, and a special case applies to a person from Article 3(3) who served more than 60 days in prison.
Neni 7 E drejta e kompensimit 1. Personat nga paragrafi 2. i nenit 3 të këtij ligji dhe në raste të veçanta edhe ata nga paragrafi 3. i nenit 3 të këtij ligji, kanë të drejtë në kompensim adekuat gradual dhe material. 2. Rast i veçantë, sipas këtij ligji përfshihet personi nga paragrafi 3. i nenit 3 të këtij ligji që e ka vuajtur dënimin me burgim më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë. 3. Kompensimi për një ditë të kaluar në burg bëhet sipas dispozitave në fuqi për kompensimin e personave të dënuar pa faj. 4. Kriteret, forma, afatet dhe modalitetet e tjera të kompensimit rregullohen me akt të veçantë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: People from Article 3 who have documented psychic, physical, or psychophysical harm from violence, intimidation, torture, trauma, mistreatment, or other abuse during or after an investigation have a right to rehabilitation, protection, and health insurance, unless they fall into another beneficiary category on that basis.
Neni 8 Personat nga neni 3 i këtij ligji që kanë mbetur me pasoja te faktuara psikike, fizike ose psiko-fizike, si rezultat i veprimeve të dhunshme, frikësuese, të torturës, të traumave, të keqtrajtimeve dhe të keqpërdorimeve të tjera, gjatë dhe pas procedurës hetimore, kanë të drejtë për rehabilitim, për mbrojtje dhe për sigurim shëndetësor në përputhje me ligjin, duke përjashtuar ata që janë përfshirë në ndonjë kategori përfituese mbi këtë bazë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: People covered by Article 3 may receive pension/disability insurance in proportion to time spent in prison or the degree of disability caused in prison; those with permanent disability receive a special pension from Kosovo’s budget.
Neni 9 E drejta për sigurim pensional e invalidor 1. Personat nga neni 3 i këtij ligji, kanë të drejtë për sigurim pensional, respektivisht sigurim invalidor , në proporcion me kohen e kaluar ne burg, respektivisht me shkallen e inavliditetit te shkaktuar ne burg. 2. E drejta për sigurimin pensional, invalidor dhe për stazh, rregullohen me akt të veçantë. 3. Personat nga paragrafët 1. dhe 2. të nenit 3 të këtij ligji, të cilëve u është shkaktuar invaliditet i përhershëm, marrin pension të veçantë nga buxheti Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Time spent in prison is recognized as double work seniority for prisoners and political prisoners.
Neni 10 Njohja e stazhit te punës Koha e kaluar në burg njihet si stazh i dyfishtë i punës për të burgosurit dhe të dënuarit politik. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Persons who obtain beneficiary status after the relevant procedure are entitled to receive a certificate for the benefits they enjoy.
Neni 11 Personat që në bazë të këtij ligji, pas përfundimit të procedurës gjegjëse, e fitojnë statusin benficues, do të marrin certifikatë për beneficionet që i gëzojnë. 4 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: People covered by Article 3 who have serious economic and health conditions are entitled to certain benefits, including priority in employment, scholarships, free school textbooks, tax and customs relief for rehabilitation equipment, transport assistance, social and economic aid, housing, and funeral expense compensation.
Neni 12 1. Personat nga neni 3 i këtij ligji me gjendje të rëndë ekonomike dhe shëndetësore në kushte të njëjta kanë të drejtë edhe në këto forma përkatëse beneficimi: 1.1. përparësi në punësim; 1.2. përparësi për bursa dhe për vendosje të fëmijëve të tyre në konvikte; 1.3. përparësi në shfrytëzimin e teksteve shkollore pa pagesë; 1.4. lehtësi tatimore dhe doganore për mjetet dhe pajisjet e domosdoshme për rehabilitimin e tyre shëndetësor; 1.5. lehtësi për shpenzimet e transportit me mjetet e transportit publik; 1.6. përparësi për ndihmë sociale e ekonomike; 1.7. për strehim; 1.8. kompensimin e shpenzimeve të varrimit. 2. Kushtet, kriteret dhe procedurat për realizimin e lehtësirave të lartpërmendura, rregullohen me akt të veçantë. KREU III PROCEDURA E REALIZIMIT TË SË DREJTËS - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: People covered by Article 3 may seek recognition and realization of rights under this law only through the proper administrative procedure, in writing, with complete documents.
Neni 13 1. Të drejtat e parapara me këtë ligj, kërkohen, përfitohen dhe realizohen me procedurë përkatëse administrative, me kërkesë me shkrim dhe me dokumentacion të kompletuar. 2. Personat nga neni 3 i këtij ligji, kërkesën për njohjen e të drejtave, sipas këtij ligji, mund ta parashtrojnë pasi t’u njihet statusi i përcaktuar me ligj. 3. Për njohjen dhe realizimin e të drejtave sipas këtij ligji, personat duhet t’i parashtrojnë me shkrim kërkesën dhe provat e tjera të nevojshme. 4. Provë e nevojshme me shkrim është vërtetimi për vuajtjen e dënimit, aktgjykimi, përkatësisht aktvendimi gjyqësor nga institucioni kompetent, me të cilin vërtetohen: veprimi, pasoja, koha e qëndrimit në burg, dëshmia me shkrim e Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe e dëshmitarëve etj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Institutions and organs that hold and supervise the relevant documentation must provide it to an interested party on request, no later than 60 days after the request is received.
Neni 14 Institucionet dhe organet, që e kanë dokumentacionin e nevojshëm për dëshmimin e statusit të personave nga neni 3 i këtij ligji, që e mbikëqyrin dhe e ruajnë atë dokumentacion, janë të obliguar, që me kërkesë të palës së interesuar ta japin atë dokumentacion në afat më së largu prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If the person referred to in Article 3 died before the request for recognition of the right was filed, a family member may file the request.
Neni 15 Në qoftë se personi nga neni 3 i këtij ligji ka vdekur para datës së paraqitjes së kërkesës për njohje të së drejtës, kërkesën mund ta parashtrojë anëtari i familjes së tij. 5 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A person whose request for recognition of former political prisoner status was refused because required documents were not provided may file a new request with new facts and reasons.
Neni 16 Personit të cilit i është refuzuar kërkesa për njohjen e statusit të ish të burgosurit politik, ngase nuk ka mundur t’i sjellë dokumentet e kërkuara, sipas këtij ligji, mund të parashtrojë kërkesë të re duke bashkangjitur fakte e arsye të reja. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: For pension entitlement, pension amount, payment, harmonisation, and other matters not covered by this law, the relevant worker pension and disability insurance rules apply.
Neni 17 Lidhur me kushtet për përfitimin e së drejtës për pension, për lartësinë e pensionit, të procedurës së sendërtimit të së drejtës, të pagesës dhe të harmonizimit të pensionit, si dhe të çështjeve të tjera, që nuk janë rregulluar me këtë ligj, në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat ligjore mbi sigurimin pensional dhe invalidor të punëtorëve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: People covered by Article 3 who obtained a status or related right without legal basis must return the sums they received unjustly.
Neni 18 Personat nga neni 3 i këtij ligji, që e përfitojnë statusin, respektivisht të drejtën përkatëse, të paraparë me këtë ligj, pa bazë ligjore, detyrohen, t’i kthejnë shumat që i kanë marrë padrejtësisht. KREU IV KOMISIONI QEVERITAR PËR NJOHJEN E STATUSIT TË ISH TË DËNUARVE DHE TË ISH TË PËRNDJEKURVE POLITIKË - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A government commission is created, appointed by the Government, to handle recognition and compensation matters, and appeals go to a separate second-level Government commission.
Neni 19 1. Për njohjen e të drejtave të personave nga neni 3 i këtij ligji formohet një komision i posaçëm qeveritar. 2. Komisioni Qeveritar, emërohet nga Qeveria dhe përbëhet nga: 2.1. një (1) përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë; 2.2. një (1) përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale; 2.3. një (1) përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë; 2.4. një (1) deputet i Kuvendit të Kosovës nga komisioni përkatës; 2.5. një (1) përfaqësues i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe 2.6. një (1) përfaqësues nga shoqëria civile - përkatësisht nga Shoqata e Juristëve të Kosovës. 3. Kryetari i Komisionit zgjidhet me mandat një (1) vjeçar nga radhët e anëtarëve të Komisionit. 4. Komisioni Qeveritar për realizimin e të drejtave të ish të burgosurve politikë i përcakton kushtet, kriteret, llojin dhe mënyrën e zhdëmtimit (kompensimit) të personave në përputhje me nenin 3 të këtij ligji, me procedurë të caktuar me këtë ligj dhe me akte të tjera gjegjëse nënligjore. 5. Për ankesat lidhur me vendimet e Komisionit, sipas paragrafit 1. të këtij neni, vendos Komisioni i veçantë i shkallës së dytë i Qeverisë (Komisioni i Ankesave). Për punën, për organizimin dhe për funksionin e tij, Komisioni e nxjerr Rregulloren e punës, që e miraton Qeveria. KREU V INSTITUTI PËR ISH TË DENUARIT DHE PËR ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIKË - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Institute is established to examine, research, and publish the truth about former convicts, former prisoners, and former political persecuted persons, and to support their integration into society.
Neni 20 1. Instituti themelohet për shqyrtimin, për hulumtimin dhe për publikimin e së vërtetës për ish të dënuarit, për ish të burgosurit dhe për ish të përndjekurit politikë, si dhe për integrimin e tyre në shoqëri. 6 2. Instituti nga paragrafi 1. të këtij neni, është institucion i posaçëm dhe i përhershëm shtetëror që veprimtarinë e vet e shtrin në tërë territorin e Kosovës. 3. Puna, fushëveprimi dhe aktivitetet e Institutit rregullohen me akt të veçantë. KREU VI AFATET PËR INICIMIN E PROCEDURËS DHE PËR REALIZIMIN E SË DREJTËS - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A request to realize the right under Article 3 must be submitted to the government commission within four years, starting six months after the law enters into force.
Neni 21 Kërkesa për realizimin e së drejtës nga neni 3 i këtij ligji i paraqitet komisionit qeveritar të themeluar sipas këtij ligji në periudhën katër (4) vjeçare duke filluar gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Government must secure funding for obligations created by this law; the Parliament oversees the Government Commission; and the Commission must report in writing to Parliament at least once a year.
Neni 22 1. Mjetet financiare për përmbushjen e obligimeve, që krijohen me njohjen e të drejtave sipas këtij ligji, i siguron Qeveria nga Buxheti i Kosovës, pasuria e patundshme shoqërore, fondi i privatizimit, aksionet e privatizimit etj. 2. Mbarëvajtjen e punës, zbatimin e ligjit dhe transparencën e Komisionit Qeveritar, në përputhje me nenin 19 të këtij ligji, e përcjell dhe e mbikëqyr Kuvendi i Republikës së Kosovës. 3. Komisioni, nga neni 19 i këtij ligji, nëpërmjet Qeverisë, obligohet që rregullisht, të paktën një (1) here në vit, t’i raportojë me shkrim Kuvendit për ecurinë dhe efikasitetin e realizimit të të drejtave të rregulluara me këtë ligj. KREU VII DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Moszbatimi i këtij ligji dënohet sipas ligjeve në fuqi; personat nga neni 3 që kanë fituar statusin me dokumente të falsifikuara duhet të kthejnë shumën e përfituar dhe mund të ndiqen penalisht, ndërsa personat e burgosur ose të dënuar rrejshëm nga shteti nuk i gëzojnë të drejtat sipas këtij ligji.
Neni 23 1. Moszbatimi i dispozitave të këtij ligji dënohet sipas ligjeve në fuqi. 2. Personat nga neni 3 i këtij ligji, që e kanë fituar statusin me dokumente të falsifikuara, kur kjo gjë vërtetohet ligjërisht, përveç kthimit të shumës së përfituar, ndiqen edhe penalisht në përputhje me ligjin në fuqi. 3. Në rastin kur personi nga neni 3 i këtij ligji, që është burgosur ose është dënuar rrejshëm nga shteti nuk i gëzon të drejtat në bazë të këtij ligji. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Family members of a person with a personal right are not excluded from Social Assistance Scheme benefits, and certain disability or old-age pension beneficiaries over 65 may use rights under this law.
Neni 24 1. Ky ligj nuk e përjashton të drejtën e anëtarëve të familjes së personave të cilëve i është njohur e drejta personale, që të përfitojnë nga Skema e Ndihmës Sociale. 2. Përfitimet familjare të përcaktuara me këtë ligj, e përjashtojnë të drejtën e përfitimit të po kësaj familjeje nga Skema e Ndihmës Sociale. 3. Përfituesit nga ligji për pensionet e personave me aftësi të kufizuara dhe/ose përfituesit e pensioneve të pleqërisë mbi moshën gjashtëdhjetepesë (65) vjeçare, mund të jenë shfrytëzues të të drejtave në pajtim me këtë ligj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Government and the relevant ministries must, within 6 months after this law enters into force, form the commission and the institute and issue the required sublegal and administrative acts.
Neni 25 7 Qeveria, përkatësisht ministritë përkatëse, obligohen në afat më së largu gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji, ta formojnë komisionin nga nenit 19 si dhe Institutin nga neni 20 i këtij ligji dhe të nxjerrin akte të parapara nënligjore dhe akte të tjera administrative që e rregullojnë fushën e të drejtave të parapara me këtë ligj. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-95 29 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-076-2010, datë 18.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-95 PËR TË DREJTAT E ISH TË DENUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in