LIGJI NR. 03/L-097 PËR MASAT ANTIDAMPING DHE MASAT KUNDËRBALANCUESE
This preamble says the law creates a legal basis for anti-dumping and countervailing measures on certain imports.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-097
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law creates a legal basis for anti-dumping and countervailing measures on certain imports. This article sets the legal basis for anti-dumping and countervailing measures and says they must be applied only after the required procedure and in line with the law’s rules and referenced EU regulations. This article defines key terms used in the law on anti-dumping and countervailing measures. This article defines several anti-dumping and related trade terms used in the law. Qeveria vendos masa antidamping për produktet që Komisioni Vlerësues përcakton si objekt i dampingut, kur importimi i tyre dëmton ose kërcënon të dëmtojë industrinë përkatëse të Kosovës.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-097 PËR MASAT ANTIDAMPING DHE MASAT KUNDËRBALANCUESE
Showing 42 of 42
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law creates a legal basis for anti-dumping and countervailing measures on certain imports.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 69 / 20 MAJ 2010 LIGJI Nr. 03/L-097 PËR MASAT ANTIDAMPING DHE MASAT KUNDËRBALANCUESE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1), Kreu IV të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Me qëllim të krijimit të bazës ligjore për vendosjen e masave antidamping ndaj importeve, të cilat janë objekt i dampingut, si dhe masave kundërbalancuese ndaj importeve të subvencionuara dhe në përputhje me rregullat dhe kërkesat e Bashkimit Evropian dhe të Organizatës Botërore të Tregtisë, Miraton LIGJ PËR MASAT ANTIDAMPING DHE MASAT KUNDËRBALANCUESE KREU I DISPOZITA E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets the legal basis for anti-dumping and countervailing measures and says they must be applied only after the required procedure and in line with the law’s rules and referenced EU regulations.
Neni 1 Qëllimi, fushëveprimi dhe zbatimi 1. Ky ligj krijon bazën ligjore për vendosjen e masave antidamping ndaj produkteve të importuara, të cilat janë eksportuar në territorin doganor të Kosovës me çmim që është nën vlerën e tyre normale, nëse importimi i këtyre mallrave në territorin e Republikës së Kosovës shkakton dëmtim material për industrinë përkatëse të Kosovës. 2. Ky ligj, gjithashtu, krijon bazën ligjore për vendosjen e masave kundërbalancuese ndaj një produkti të importuar, që përfiton nga një ose më shumë subvencione specifike, të cilat janë dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga një qeveri e huaj ose autoritet publik për prodhimin, eksportimin ose transportin e këtyre produkteve, nëse importimi i produktit në fjalë në territorin e Republikës së Kosovës shkakton dëm material për industrinë përkatëse kosovare. 3. Masat antidamping dhe masat kundërbalancuese vendosen vetëm pas kryerjes së procedurës përkatëse në përputhje me kërkesat e procedurale të përcaktuara në këtë ligj ose në përputhje me këtë ligj. Kushtet e këtyre masave duhet të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj ose në përputhje me këtë ligj. 4. Ky ligj dhe të gjitha hetimet dhe procedurat e kryera në përputhje me këtë ligj duhet të interpretohen dhe zbatohen, në çdo rast dhe në çdo kohë, në përputhje me rregullat dhe kërkesat, duke përfshirë kërkesat procedurale, të Rregullores së Këshillit (KE) nr. 384/96 të Bashkimit Evropian dhe Rregullores së Këshillit (KE) nr. 2026/97 të Bashkimit Evropian, duke përfshirë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet pasuese të tyre. Për qëllime të këtij ligji referencat në këto rregullore ndaj “Komunitetit”, “Industrisë së Komunitetit” ose “Komisionit” interpretohen respektivisht si “Kosova”, “Industria kosovare” dhe “Komisioni Vlerësues”, ndërsa referencat në këto rregullore ndaj “Këshillit” ose “Shteti anëtar” ose “Shteteve anëtare”, interpretohen si “Qeveria e Kosovës” dhe referencat ndaj “Gazetës Zyrtare të Komuniteteve Evropiane” interpretohen si “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës”. Të gjitha referencat në këto rregullore ndaj “Komitetit Këshillëdhënës” nuk merren parasysh gjatë zbatimit të këtij ligji. 2 5. Kushtet e përcaktuara në Marrëveshjen antidamping dhe Marrëveshjen për subvencionet dhe masat kundërbalancuese të Organizatës Botërore të Tregtisë, gjithashtu do të merren parasysh gjatë interpretimit të këtij ligji. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on anti-dumping and countervailing measures.
Neni 2 Përkufizimet 1. Me qëllim të interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji, termat dhe shprehjet në vijim - kurdo që përdoren në këtë ligj - kanë kuptim të përcaktuar më poshtë, përveç nëse konteksti, në të cilin këta terma ose shprehje përdoren qartësisht, kanë kuptim tjetër: 1.1. Rregullorja e BE për antidamping –Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 384/96 të 22 dhjetorit 1995, me ndryshime dhe plotësime. 1.2. Rregullorja e BE për masat kundërbalancuese –Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 2026 të 6 tetorit 1997, me ndryshime dhe plotësime. 1.3. Produkt i cili është objekt i dampingut –produkti i cili eksportohet në Kosovë sipas çmimit më të ulët se sa Vlera normale e tij. 1.4. Produkt i subvencionuar - produkti, prodhimi, eksportimi ose transporti i të cilit ka përfituar nga një subvencion specifik të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga një qeveri e huaj ose autoritet publik. 1.5. Masë antidamping - masa e cila ndërmerret ndaj një produkti, që është objekt i dampingut, me qëllim të balancimit të diferencës ndërmjet çmimit me të cilin ai produkt eksportohet në Kosovë dhe vlerës së tij normale. 1.6. Masë kundërbalancuese - masa e cila vendoset për balancimin e subvencionit specifik, nga i cili përfiton një produkt i subvencionuar, që importohet në Kosovë. 1.7. Dëmtim - Ka kuptimin e përcaktuar në nenin 3 të Rregullores së BE për antidamping, sa ka të bëjë me mallrat, që janë objekt i dampingut dhe në nenin 8 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese, sa ka të bëjë me mallrat e subvencionuara. 1.8. Çmim i eksportit – Ka kuptim të përcaktuar në nenin 2(B) të Rregullores së BE për antidamping. 1.9. Hetim - një hetim të kryer nga Ministria në përputhje me këtë ligj, për t’i përcaktuar praninë, shkallën dhe efektin e importeve që janë objekt i dampingut ose importeve të subvencionuara; 1.10. Industria e Kosovës - të gjithë prodhuesit kosovarë të produkteve të ngjashme, ose prodhuesit kosovarë, që së bashku prodhojnë produkte të ngjashme, që përbëjnë më shumë se pesëdhjetë përqind (50%) të prodhimit të përgjithshëm të produktit të ngjashëm në Kosovë; me kusht që një prodhues kosovar i produkteve të ngjashme, që është i lidhur me një eksportues ose importues, ose është vetë importues i produktit të importuar, që supozohet se është objekt i dampingut ose subvencionimit, nuk konsiderohet anëtar i industrisë kosovare për qëllime të këtij përkufizimi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines several anti-dumping and related trade terms used in the law.
Neni 4 (2) i Rregullores së BE për antidamping zbatohet për të përcaktuar nëse një prodhues kosovar është “i lidhur” me një eksportues ose importues të produktit, që pretendohet se është objekt i dampingut ose i subvencionimit; 1.11. Komisioni vlerësues –Komisioni i Vlerësimit të Masave Speciale të Importit të themeluar në nenin 16 të këtij ligji. 1.12. Marzha e dampingut - përqindja me të cilën çmimi normal i produktit, që është objekt i dampingut, e tejkalon çmimin e tij të eksportit, të përcaktuar në përputhje me nenin 2(D) të Rregullores së BE për antidamping. 3 1.13. Ministria - Ministria e Tregtisë dhe të Industrisë. 1.14. Palë të interesuara – eksportuesit, importuesit dhe prodhuesit e huaj të produktit nën hetim; shoqatat e biznesit ose tregtare, nëse shumica e anëtarëve të tyre janë prodhues, eksportues ose importues të produktit nën hetim; qeveritë e vendeve eksportuese; prodhuesit kosovarë të produkteve të ngjashme; shoqatat e biznesit ose të tregtisë, nëse shumica e anëtarëve të tyre prodhojnë një produkt të ngjashëm në Kosovë. 1.15. Produkt i ngjashëm - produkt që është identik – me karakteristika plotësisht të njëjta – me produktin e importuar, që pretendohet se është objekt i dampingut ose i subvencionimit, ose – në mungesë të një produkti të këtillë – një produkt tjetër – i cili megjithëse nuk është i ngjashëm në të gjitha aspektet – ka karakteristika shumë të përafërta me produktin e importuar, që pretendohet se është objekt i dampingut ose i subvencionimit. 1.16. Produkt nën hetim - një produkt të importuar që është objekt i një hetimi të iniciuar në përputhje me këtë ligj. 1.17. Subvencion - Ka kuptimin e përcaktuar në nenin 2 të Rregullores së BE për masat kundërbalancuese. 1.18. Subvencioni specifik- Ka kuptimin e përcaktuar në nenin 3 të Rregullores së BE për masat kundërbalacuese. 1.19. Vend - çdo shtet ose territor doganor, anëtar ose jo të OBT-së. 1.20. Vlerë normale – vlera e produktit të importuar, të përcaktuar në përputhje me nenin 2(A) të Rregullores së BE-së për antidamping. 1.21. OBT –Organizata Botërore e Tregtisë. KREU II IMPORTET QË JANË OBJEKT I DAMPINGUT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Qeveria vendos masa antidamping për produktet që Komisioni Vlerësues përcakton si objekt i dampingut, kur importimi i tyre dëmton ose kërcënon të dëmtojë industrinë përkatëse të Kosovës.
Neni 3 Masat antidamping Masat antidamping vendosen nga Qeveria për çdo produkt që është përcaktuar nga Komisioni Vlerësues se është objekt i dampingut. Nëse Komisioni Vlerësues, gjithashtu, konstaton (në përputhje me nenin 3 të Rregullores së BE për antidampingun) se importimi i produktit në fjalë në territorin doganor të Republikës së Kosovës shkakton ose kërcënon t’i shkaktojë dëm industrisë përkatëse të Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: An imported product is treated as dumped if, after an investigation under this law, it is found to be exported to Kosovo at a price below normal value.
Neni 4 Produktet që janë objekt i dampingut Një produkt i importuar konsiderohet se është objekt i dampingut nëse pas një hetimi në përputhje me këtë ligj, konstatohet se produkti në fjalë është duke u eksportuar në Kosovë me një çmim që është më i ulët se vlera normale. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Valuation Commission determines the normal value of an imported product alleged to be dumped.
Neni 5 Vlera normale Komisioni Vlerësues përcakton vlerën normale të produktit të importuar, që pretendohet se është objekt i dampingut, në përputhje me nenin 2(A) të Rregullores së BE-së për antidampingun. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Commission Vlerësues determines the export price of an imported product alleged to be dumped.
Neni 6 Çmimi i eksportit 4 Komisioni Vlerësues përcakton çmimin e eksportit të produktit të importuar që pretendohet se është objekt i dampingut, në përputhje me nenin 2(B) të Rregullores së BE-së për antidamping. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Komisioni Vlerësues duhet të krahasojë çmimin e eksportit me vlerën normale të produktit të importuar që pretendohet se është i dampuar.
Neni 7 Krahasimi i vlerës normale me çmimin e eksportit Komisioni Vlerësues bën krahasimin e drejtë ndërmjet çmimit të eksportit dhe vlerës normale të produktit të importuar, që pretendohet se është objekt i dampingut, në përputhje me nenin 2(C) të Rregullores së BE për antidamping. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Evaluation Commission determines the dumping margin, if any, in line with EU anti-dumping rule 2(D).
Neni 8 Marzha e dampingut Komisioni Vlerësues përcakton Marzhën e dampingut (nëse ka) në përputhje me nenin 2(D) të Rregullores së BE-së për antidamping. KREU III IMPORTET E SUBVENCIONUARA - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Qeveria mund të vendosë masa kundërbalancuese kur Komisioni Vlerësues konstaton se një subvencion specifik vjen nga një qeveri e huaj dhe importimi i produktit shkakton dëme materiale për industrinë e Kosovës.
Neni 9 Parimi i përgjithshëm Qeveria mund të vendosë masa kundërbalancuese me qëllim të balancimit të subvencioneve specifike, nëse Komisioni Vlerësues përcakton se subvencioni specifik është dhënë nga një qeveri e huaj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për prodhimin, eksportimin ose transportin e një produkti, dhe nëse, në përputhje me nenin 8 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese, Komisioni Vlerësues, gjithashtu, përcakton se importimi i këtij produkti në territorin doganor të Kosovës a shkakton dëme materiale për industrinë përkatëse të Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A subsidy exists only if, after an investigation under this law, it is determined to fit the definition in Article 2 of the EU countervailing-measures regulation.
Neni 10 Përcaktimi i subvencionit Subvencionimi ekziston kur pas kryerjes së një hetimi në përputhje me këtë ligj, vendoset që subvencionimi të jetë në përputhje me përkufizimin e përcaktuar në nenin 2 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Only specific subsidies are subject to countervailing measures.
Neni 11 Subvencionet që u nënshtrohen masave kundërbalancuese 1. Vetëm subvencionet specifike u nënshtrohen masave kundërbalancuese. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says when a subsidy counts as specific, excludes Article 4 exempt subsidies from countervailing measures, and requires positive evidence for decisions finding a subsidy specific and subject to those measures.
Neni 3 i Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese rregullon çështjen se kur një subvencion konsiderohet subvencion specifik. 2. Pavarësisht nga ajo që u tha më sipër, subvencionet e përjashtuara në nenin 4 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese, nuk u nënshtrohen masave kundërbalancuese. 3. Çdo vendim që përcaktohet se një subvencion është subvencion specifik, i cili u nënshtrohet masave kundërbalancuese, duhet të mbështetet në prova pozitive. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The subsidy amount covered by countervailing measures is calculated based on the benefit given to the subsidy recipient.
Neni 12 Llogaritja e shumës së subvencionit që u nënshtrohet masave kundërbalancuese Për qëllime të këtij ligji, shuma e subvencionit që u nënshtrohet masave kundërbalancuese, llogaritet në përputhje me përfitimin që i është dhënë marrësit të subvencionit, përfitim ky që konstatohet gjatë periudhës së hetimit. Zakonisht kjo periudhë është viti i fundit i kontabilitetit të përfituesit, por mund të jetë edhe cilado periudhë tjetër së paku gjashtë muaj para fillimit të hetimit për të cilën janë të disponueshme të dhëna të besueshme financiare dhe të dhëna të tjera përkatëse. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This provision sets rules for calculating a subsidy recipient’s benefit and says when certain government support is not treated as a benefit unless it creates a price or cost advantage.
Neni 13 Llogaritja e përfitimit të marrësit të subvencionit 5 1. Për llogaritjen e përfitimit të marrësit të subvencionit zbatohen rregullat e më poshtme: 1.1. sigurimi i kapitalit aksionar nga Qeveria nuk konsiderohet se sjell përfitim, përveç nëse investimi është në kundërshtim me praktikat e zakonshme të investimit (duke përfshirë sigurimin e kapitalit të rrezikut), të investitorëve privatë në territorin e shtetit të prejardhjes dhe/ose të eksportit; 1.2. një hua nga një Qeveri nuk vlerësohet se sjell përfitim, përveç nëse ekziston një diferencë ndërmjet shumës që ndërmarrja e cila merr huan, paguan mbi huan qeveritare dhe shumës që ndërmarrja do të paguante për një hua tregtare të krahasueshme, që ajo mund ta marrë në treg. Në këtë rast, përfitimi është diferenca ndërmjet këtyre dy shumave; 1.3. garantimi i huas nga një qeveri nuk vlerësohet se sjell përfitim, përveç nëse ekziston një diferencë ndërmjet shumës që ndërmarrja e merr garancinë, paguan mbi huan e garantuar nga Qeveria dhe shumës, që ndërmarrja do të paguante për një hua tregtare të krahasueshme, në mungesë të një garancie qeveritare. Në këtë rast, përfitimi është diferenca ndërmjet këtyre dy shumave, e rregulluar për ndonjë ndryshim në pagesa; 1.4. shitja e mallrave ose e shërbimeve ose blerja e mallrave, ose shërbimeve nga një qeveri nuk vlerësohet se sjell përfitim, përveç nëse shitja bëhet me çmim më të ulët se çmimi përkatës, ose vlera bëhet me çmim më të lartë se çmimi përkatës. Vlerësimi nëse shitja ose blerja është bërë me çmim adekuat, bëhet në përputhje me kushtet përkatëse të tregut për produktin ose shërbimin përkatës në vendin e shitjes ose blerjes (duke përfshirë çmimin, cilësinë, disponueshmërinë, tregtimin, transportin dhe kushtet e tjera). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Subsidy amounts subject to countervailing measures are calculated per unit of exported subsidized product, with some deductions and special allocation rules.
Neni 14 Parimet e përgjithshme për llogaritjen e shumës së subvencioneve që u nënshtrohen masave kundërbalancuese 1. Shuma e subvencioneve që u nënshtrohen masave kundërbalancuese llogaritet për njësi të produktit të subvencionuar të eksportuar në territorin doganor të Republikës së Kosovës. Gjatë llogaritjes së kësaj shume mund të zbritet nga shuma e përgjithshme e subvencionit: 1.1. taksa e zbatimit ose shpenzimet e tjera të nevojshme për t’u kualifikuar për marrjen e subvencionit ose për marrjen e subvencionit; 1.2. taksat e eksportit, detyrimet dhe pagesat e tjera që mblidhen nga Qeveria për produktin e eksportuar, kanë për qëllim balancimin (kompensimin) e subvencionit. 2. Pala e interesuar që kërkon këtë zbritje, duhet të dëshmojë se kërkesa është e arsyeshme. 3. Kur subvencioni nuk jepet me referim ndaj sasisë së prodhuar, të eksportuar ose të transportuar, shuma e subvencioneve që u nënshtrohet masave kundërbalancuese përcaktohet duke shpërndarë drejt vlerën totale të subvencionit në bazë të nivelit të prodhimit, të shitjes ose të eksportimit të produkteve në fjalë gjatë periudhës së hetimit të subvencioneve. 4. Kur subvencioni ndërlidhet me blerjen e tanishme ose të ardhshme të një kapitali fiks, shuma e subvencionit që u nënshtrohet masave kundërbalancuese, llogaritet duke shpërndarë subvencionin për një periudhë që përkon me periudhën normale të amortizimit të këtij kapitali fiks në industrinë përkatëse. Shuma e llogaritur në këtë mënyrë që i atribuohet periudhës së hetimit, duke përfshirë atë që rrjedh nga kapitali fiks i blerë para kësaj periudhe, shpërndahet në përputhje me nenin 3 të këtij ligji. Kur kapitali është i pazhvlerësueshëm, subvencioni do të vlerësohet si një hua pa interes, dhe do të trajtohet ne përputhje me nën-paragrafin 1.2 të nenit 13 të këtij ligji. 5. Kur subvencioni nuk ndërlidhet me blerjen e kapitalit fiks, shuma e përfitimit gjatë periudhës së hetimit në parim i atribuohet kësaj periudhe, dhe shpërndahet në përputhje me paragrafin 3, përveç në rast të rrethanave të veçanta që arsyetojnë shpërndarjen gjatë një periudhe tjetër. 6 KREU IV VLERËSIMI I DËMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Komisioni Vlerësues përcakton dëmin ndaj industrisë përkatëse kosovare për produktet me damping dhe për produktet e subvencionuara, sipas rregullave të cituara.
Neni 15 Përcaktimi i dëmit ndaj industrisë përkatëse kosovare Për produktet që janë objekt i dampingut, dëmi ndaj industrisë përkatëse kosovare, përcaktohet nga Komisioni Vlerësues në përputhje me nenin 3, të Rregullores së BE-së për antidamping. Për produktet e subvencionuara, dëmi ndaj industrisë përkatëse kosovare përcaktohet nga Komisioni Vlerësues në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenin 8 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. KREU V ORGANI I HETIMIT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article creates the Import Measures Assessment Commission and gives it power to investigate, make determinations, issue subordinate acts, and adopt internal rules.
Neni 16 Komisioni për Vlerësimin e masave në import 1. Për zbatim e këtij ligji, themelohet Komisioni për Vlerësimin e masave speciale të importit (“Komisioni Vlerësues”), që është përgjegjës për kryerjen e të gjitha hetimeve dhe përcaktimeve sipas këtij ligji. 2. Komisioni Vlerësues përbëhet nga një (1) përfaqësues i kualifikuar i secilit autoritet publik: 2.1. Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë; 2.2. Ministria e Ekonomisë dhe e Financave; 2.3. Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural; 2.4. Ministria e Energjisë dhe e Minierave; 2.5. Ministria e Punëve të Jashtme; dhe 2.6. Shërbimi Doganor i Kosovës. 3. Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë është përgjegjëse për kryesimin e Komisionit Vlerësues dhe për sigurimin e një sekretarie teknike për mbështetjen e punës së Komisionit. 4. Komisioni Vlerësues është i autorizuar të nxjerrë akte nënligjore në përputhje me këtë ligj; me kusht që të gjitha këto akte nënligjore të jenë në përputhje me qëllimin dhe kërkesat e këtij ligji. Komisioni Vlerësues gjithashtu mund të miratojë rregulla për veprimin e brendshëm të tij. 5. Në përputhje me Ligjin për prokurim publik, Komisioni Vlerësues mund të angazhojë ekspertë të jashtëm, sipas nevojës, për ta përkrahur Komisionin në kryerjen e hetimeve dhe/ose për kryerjen e konstatimeve në përputhje më këtë ligj. KREU VI HETIMET - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Investigations into suspected dumping and suspected subsidization must be initiated and conducted in line with the relevant EU anti-dumping and countervailing rules.
Neni 17 Fillimi dhe kryerja e hetimeve 1. Fillimi dhe kryerja e hetimeve për rastet e dyshuara të dampingut bëhen në përputhje me nenet 5 dhe 6 të Rregullores së BE-së për antidampingun. 7 2. Fillimi dhe kryerja e hetimeve për rastet e dyshuara të subvencionimit bëhen në përputhje me nenet 10 dhe 11 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Evaluating Commission must create and keep a public file for each investigation or review, and make it available to interested parties.
Neni 18 Dosja publike 1. Për çdo hetim ose rishikim, Komisioni Vlerësues krijon dhe mban një dosje publike në sekretarinë e tij në Ministri. Dosja përmban të gjitha dokumentet dhe materialet, përveç atyre që përmbajnë informata të klasifikuara si konfidenciale nga neni 19 i Rregullores të BE për antidamping ose neni 29 i Rregullores së BE për masat kundërbalancuese. Dosja përditësohet kohë pas kohe për të përfshirë: 1.1. raportet publike në lidhje me hetimin ose rishikimin; 1.2. materialet, duke përfshirë pyetësorët, përgjigjet e pyetësorëve dhe lajmërime të shkruara të paraqitura Komisionit Vlerësues; 1.3. njoftimet e tjera të përgatitura ose që merren nga Komisioni, përfshirë edhe ndonjë raport mbi ndonjë verifikim të kryer; 1.4. të gjitha dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me rishikimin ose hetimin. 2. Kjo dosje u vihet ne dispozicion palëve të interesuara në çdo fazë gjatë, ose pas hetimit, ose rishikimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Qeveria mund të vendosë masa të përkohshme gjatë hetimeve për dumping ose subvencionim vetëm kur ka rekomandim nga Komisioni Vlerësues dhe përputhje me kërkesat përkatëse të BE-së.
Neni 19 Masat e përkohshme 1. Qeveria mund të vendosë masa të përkohshme gjatë kryerjes së një hetimi për një rast të dyshuar të dampingut, por vetëm nëse kjo rekomandohet nga Komisioni Vlerësues dhe është në përputhje me kërkesat e nenit 7 të Rregullores së BE për antidampingun. 2. Qeveria mund të vendosë masa të përkohshme gjatë kryerjes së një hetimi për një rast të dyshuar të subvencionimit, por vetëm nëse kjo rekomandohet nga Komisioni Vlerësues dhe është në përputhje me kërkesat e nenit 12 të Rregullores së BE për masat kundërbalancuese. KREU VII NDËRPRERJA E HETIMIT - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Komisioni Vlerësues mund të ndërpresë një hetim për damping për mallrat e një eksportuesi të caktuar nëse ka pajtim vullnetar të eksportuesit dhe marrëveshja i heq efektet e dëmshme ndaj industrisë kosovare.
Neni 20 Marrëveshja për ndërprerjen e hetimit për damping 1. Komisioni Vlerësues mund të ndërpresë hetimin për damping të mallrave të një eksportuesi të caktuar, me ose pa vendosjen e masave të përkohshme ose përfundimtare për ato mallra, nëse Komisioni Vlerësues merr pajtimin vullnetar të eksportuesit të këtyre mallrave për ndryshimin e çmimeve ose ndërprerjen e eksportit në Kosovë me ato çmime, nëse Komisioni Vlerësues konstaton se kjo marrëveshje i eliminon efektet e dëmshme ndaj industrisë kosovare. 2. Rritja e çmimit në bazë të një marrëveshje të këtillë asnjëherë nuk mund të jetë më e lartë se rritja e nevojshme për eliminimin e marzhës, të dampingut, dhe do të jetë më e ulët se marzha e dampingut nëse rritja më e ulët e çmimit është e përshtatshme për eliminimin e dëmit ndaj industrisë përkatëse kosovare. 3. Marrëveshjet për përfundimin e hetimeve të dampingut rregullohen sipas nenit 8 të Rregullores së BE për antidampingun. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Assessment Commission may stop a subsidy investigation if it gets a voluntary undertaking and finds that doing so will remove harm to the Kosovar industry.
Neni 21 Marrëveshja për ndërprerjen e hetimit të subvencionimit 1. Komisioni Vlerësues mund të ndërpresë një hetim për subvencionimin e mallrave të një eksportuesi të caktuar, ose të mallrave me prejardhje ose të eksportuara nga një shtet i caktuar, me ose pa vendosjen e 8 masave të përkohshme ose përfundimtare për ato mallra, nëse Komisioni Vlerësues merr pëlqimin vullnetar sipas të cilit: 1.1. shteti i prejardhjes dhe/ose eksportit pajtohet të eliminojë subvencionin ose të marrë masa tjera për kundërbalancimin e subvencionit; ose 1.2. eksportuesi pajtohet ose të ndryshojë çmimin ose të ndërpresë eksportimin në Kosovë gjatë periudhës sa ato eksporte përfitojnë nga një subvencion që u nënshtrohet masave kundërbalancuese, nëse Komisioni Vlerësues konstaton se zbatimi i kësaj marrëveshje do të eliminojë dëmet ndaj industrisë kosovare. Rritja e çmimit në bazë të një marrëveshjeje të tillë asnjëherë nuk mund të jetë më e lartë se rritja e nevojshme për balancimin e subvencionit dhe do të jetë më e ulët se shuma e subvencionit, nëse rritja më e ulët e çmimit është e përshtatshme për eliminimin e dëmit ndaj industrisë përkatëse të Kosovës. 2. Këto marrëveshje rregullohen në bazë të nenit 13 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Komisioni Vlerësues may stop an anti-dumping or subsidy investigation without imposing measures.
Neni 22 Ndërprerja e hetimit pa vendosjen e masave 1. Komisioni Vlerësues mund të ndërpresë një hetim të dampingut pa vendosjen e masave të antidampingut sipas paragrafëve 1-3, të neni 9 të Rregullores së BE-së për antidampingun. 2. Komisioni Vlerësues mund të ndërpresë një hetim të subvencionimit pa vendosjen e masave kundërbalancuese sipas nenit 14 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: After ending an investigation without measures, the Evaluation Commission must immediately publish a public notice in the Official Gazette.
Neni 23 Njoftimi publik për mbylljen e hetimeve pa vendosjen e masave Pas marrjes së vendimit për ndërprerjen e një hetimi pa vendosjen e masave, Komisioni Vlerësues menjëherë publikon një njoftim publik në Gazetën Zyrtare; njoftimi duhet të përshkruajë arsyet e Komisionit Vlerësues për marrjen e vendimit, mirëpo nuk zbulon informata të cilat duhet të mbahen në mënyrë konfidenciale. KREU VIII VENDOSJA E MASAVE PËRFUNDIMTARE, MASAT PRAPAVEPRUESE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may adopt definitive anti-dumping or countervailing measures after a proposal from the Evaluation Commission.
Neni 24 Vendosja nga Qeveria e masave definitive 1. Pas propozimit nga Komisioni Vlerësues, Qeveria e Republikës së Kosovës mund të vendosë masa definitive të antidampingut për një produkt që Komisioni Vlerësues e ka përcaktuar si produkt i cili është objekt i dampingut. Si propozimi ashtu edhe vendimi për vendosjen e masave definitive nga Qeveria duhet të jenë në përputhje me paragrafët 4-6 të nenit 9 të Rregullores së BE-së për antidampingun. 2. Pas propozimit nga Komisioni Vlerësues, Qeveria e Republikës së Kosovës mund të vendosë masa definitive kundërbalancuese për një produkt, për të cilin Komisioni Vlerësues ka përcaktuar se është duke përfituar nga një ose më shumë subvencione. Si propozimi ashtu edhe vendimi për vendosjen e masave definitive nga Qeveria duhet të jenë në përputhje me nenin 15 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Temporary and definitive anti-dumping and countervailing measures apply only to products entering Kosovo’s customs territory after the decision date, subject to listed exceptions.
Neni 25 Retroaktiviteti 1. Masat e përkohshme dhe masat përfundimtare antidamping zbatohen vetëm për produktet që hyjnë në territorin doganor të Kosovës pas datës kur merret një vendim, në përputhje me paragrafin 1, të nenit 19, ose me paragrafin 1 të nenit 24 të këtij ligji, duke marrë parasysh përjashtimet e përcaktuara në paragrafët 2-5 të nenit 10, të Rregullores së BE-së për antidamping. 9 2. Masat e përkohshme dhe masat përfundimtare kundërbalancuese zbatohen vetëm për produktet që hyjnë në territorin doganor të Kosovës pas datës kur merret vendimi në përputhje me paragrafin 2, të nenit 19, ose paragrafin 2, të nenit 24 të këtij ligji, duke marrë parasysh përjashtimet e përcaktuara në paragrafët 2-5 të neni 16 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. KREU IX KOHEZGJATJA, RISHIKIMI, DHE RIMBURSIMI - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: An antidumping or countervailing measure stays in force only for as long, and to the extent, needed to offset the dumping or subsidy that harmed Kosovo’s industry.
Neni 26 Kohëzgjatja Pavarësisht nga dispozitat e tjera të këtij ligji, një masë antidamping ose një masë kundërbalancuese qëndron në fuqi për aq kohë dhe me atë efekt, sa është e nevojshme për të neutralizuar dampingun ose subvencionin që i ka shkaktuar dëme industrisë së Kosovës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Final anti-dumping or countervailing measures normally expire after five years, unless a review finds that expiry would continue or repeat dumping/subsidy and injury.
Neni 27 Rishikimi i skadimit të masave antidamping ose i masave kundërbalancuese 1. Masat përfundimtare antidamping ose kundërbalancuese skadojnë pesë vjet nga vendosja e tyre ose pesë vjet nga data e rishikimit të fundit nga Komisioni Vlerësues të dampingut ose subvencionimit përkatës dhe dëmtimit të industrisë përkatëse të Kosovës, përveç nëse gjatë rishikimit konstatohet se skadimi i masave do të rezultojë në vazhdimin ose përsëritjen e dampingut ose subvencionimit dhe dëmtimit të industrisë përkatëse të Kosovës. 2. Rishikimi i skadimit të këtyre masave mund të iniciohet nga Komisioni Vlerësues me vetiniciativë ose pas kërkesës nga industria përkatëse kosovare ose në emër të saj. Masat përkatëse mbesin në fuqi gjatë kohës së rishikimit. 3. Inicimi dhe kryerja e rishikimit të skadimit të masave antidamping bëhen në përputhje me paragrafin 2, të nenit 11, të Rregullores së BE-së për antidamping. 4. Inicimi dhe kryerja e rishikimit të skadimit të masave kundërbalancuese bëhen në përputhje me paragrafët 2-4 të nenit 18 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Ky nen thotë që rishikimi i përkohshëm i masave antidamping dhe i masave kundërbalancuese bëhet sipas rregullave përkatëse të BE-së.
Neni 28 Rishikimi i përkohshëm 1. Rishikimi i përkohshëm i masave antidamping iniciohet dhe kryhet në përputhje me paragrafin 3 të nenit 11 të Rregullores së BE-së për antidamping. 2 Rishikimi i përkohshëm i masave kundërbalancuese iniciohet dhe kryhet në përputhje me nenin 19 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Certain exporters may request an expedited review if their product is subject to countervailing measures and they were not individually investigated for reasons other than refusing to cooperate.
Neni 29 Masat kundërbalancuese: Rishikimi i përshpejtuar për eksportuesit e caktuar Çdo eksportues i një produkti që u nënshtrohet masave kundërbalacuese që nuk është hetuar në mënyrë individuale gjatë hetimit fillestar, për arsye të tjera, që nuk përfshijnë refuzimin e tij për të bashkëpunuar me Komisionin Vlerësues, ka të drejtë të kërkojë rishikim të përshpejtuar në përputhje me nenin 20 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: If antidumping measures already apply and a new exporter from the exporting country starts sending the covered products to Kosovo, the Evaluation Commission must review the exporter to determine the dumping margin.
Neni 30 Masat antidamping: Rishikimi i eksportuesve të rinj Nëse masat antidamping janë vendosur për disa produkte të caktuara nga shteti i caktuar i eksportit dhe një eksportuesi të ri nga ai shtet (një eksportues që nuk i ka eksportuar ato produkte në Kosovë gjatë periudhës së hetimit, në të cilët janë bazuar masat antidamping) – fillon të eksportojë ato produkte në Kosovë, Komisioni Vlerësues do të kryejë një rishikim për të përcaktuar Marzhën e Dampingut të 10 eksportuesit përkatës. Rishikimi në fjalë bëhet në përputhje me paragrafin 4 të nenit 11 të Rregullores së BE-së për antidamping. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Reimbursement of funds collected through anti-dumping or countervailing measures is governed by the cited EU regulation provisions.
Neni 31 Rimbursimi i mjeteve të mbledhura nga masat antidamping ose masat kundërbalancuese 1. Rimbursimi i mjeteve të mbledhura nga masat antidamping rregullohet në përputhje me dispozitat e paragrafit 8, të nenit 11, të Rregullores së BE-së për masat antidamping. 2. Rimbursimi i mjeteve të mbledhura nga masat kundërbalancuese rregullohet në përputhje me dispozitat e nenit 21 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: For anti-dumping and countervailing reviews and refunds, the provision says to apply specified EU regulation rules.
Neni 32 Dispozitat e tjera mbi rishikimin dhe rimbursimin 1. Për rishikimet dhe rimbursimet që kanë të bëjnë me masat antidamping, zbatohen paragrafët 5, 6, 9 dhe 10 të nenit 11 të Rregullores së BE-së për antidamping. 2. Për rishikimet dhe rimbursimet që kanë të bëjnë me masat kundërbalancuese, zbatohen dispozitat e përgjithshme të nenit 22 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Anti-dumping and countervailing measures may be extended to cover similar goods or parts imported from third countries if the Evaluation Commission, after a regular investigation, finds circumvention.
Neni 33 Anashkalimi 1. Masat antidamping që vendosen në përputhje me këtë ligj mund të zgjerohen për të përfshirë edhe importet nga shtetet e treta të mallrave të ngjashme ose pjesëve të tyre, kur Komisioni Vlerësues, pas një hetimi të rregullt, konstaton se është duke u bërë anashkalimi i masave antidamping. Dispozitat e nenit 13, të Rregullores së BE-së për antidamping rregullojnë kryerjen e këtyre hetimeve. 2. Masat kundërbalancuese që janë vendosur në përputhje me këtë ligj, mund të zgjerohen për të përfshirë edhe importet nga shtetet e treta të mallrave të ngjashme ose pjesëve të tyre, kur Komisioni Vlerësues, pas një hetimit të rregullt, konstaton se është duke u bërë anashkalimi i masave kundërbalancuese. Dispozitat e nenit 23 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese rregullojnë kryerjen e këtyre hetimeve. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Assessment Commission may carry out verification visits when it considers them reasonable to check data submitted about subsidies, dumping, or damage.
Neni 34 Vizitat verifikuese 1. Komisioni Vlerësues, kur e sheh të arsyeshme, mund të bëjë vizita verifikuese për verifikimin e të dhënave të importuesve, eksportuese, tregtuesve, agjentëve, prodhuesve, shoqatave dhe organizatave tregtare, me qëllim të verifikimit të të dhënave që i janë dorëzuar Komisionit lidhur me subvencionimet, dampingun ose dëmin. 2. Për hetimet antidamping zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 16 të Rregullores së BE-së për antidampingun. 3. Për hetimet që ndërlidhen me subvencionimin, zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 26 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: When there are many complained-of parties, exporters, importers, goods types, or transactions, the evaluation commission may limit the investigation to a reasonable sample or to the most representative production, sales, or export volume.
Neni 35 Marrja e mostrave 1. Kur numri i palëve të ankuara, i eksportuesve, i importuesve, i llojeve të mallrave ose transaksioneve është i madh, Komisioni Vlerësues mund ta kufizojë hetimin vetëm në: 1.1. një numër të arsyeshëm të palëve, produkteve ose transaksioneve, me anë të përdorimit të mostrave që janë statistikisht të vlefshme në bazë të informatave në dispozicion në kohën e përzgjedhjes; 11 1.2. vëllimin më të madh përfaqësues të prodhimit, shitjes ose eksportit, që mund të hetohet në mënyrë të arsyeshme brenda kohës në dispozicion. 2. Për hetimet antidamping zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 17 të Rregullores së BE-së për antidampingun. 3. Për hetimet që ndërlidhen me subvencionimin, zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 27 të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: If a party of interest does not cooperate in an anti-dumping or subsidy investigation, the rules in the cited EU articles apply.
Neni 36 Mosbashkëpunimi 1. Në rast të mosbashkëpunimit të një pale të interesuar gjatë një hetimi antidamping, zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 18, të Rregullores së BE-së për antidamping. 2. Në rast të mosbashkëpunimit të një pale të interesuar gjatë një hetimi për subvencionim, zbatohen rregullat e përcaktuara në nenin 28, të Rregullores së BE-së për masat kundërbalancuese. KREU IX ZBULIMI I INFORMATAVE, KONFIDENCIALITETI DHE DISP0ZITAT PËRFUNDIMTARE - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article says that confidentiality and disclosure of data in anti-dumping and subsidy investigations are regulated by specified EU regulation articles.
Neni 37 Konfidencialiteti dhe zbulimi i informatave 1. Konfidencialiteti dhe zbulimi i të dhënave që ndërlidhen me një hetim antidamping, rregullohen në përputhje me nenet 19 dhe 20 të Rregullores së BE-së për antiamping. 2. Konfidencialiteti dhe zbulimi i të dhënave që ndërlidhen me një hetim për subvencionim rregullohen në përputhje me nenet 29 dhe 30 të Rregullores për masat kundërbalancuese. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: An interested party who took part in certain procedures may appeal to the Supreme Court to seek review of a decision or act by the Assessment Commission or the Government.
Neni 38 Rishikimi nga gjykata Çdo palë e interesuar që ka marrë pjesë në një procedurë hetimi, rishikimi ose kthimi parash, ka të drejtë të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën kërkon nga gjykata rishikimin e një veprimi ose vendimi të Komisionit Vlerësues ose të Qeverisë. Ankesa duhet të dorëzohet brenda dyzet e pesë (45) ditësh kalendarike pas pranimit nga pala e interesuar të njoftimit për veprimin ose vendimin përkatës. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 39 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-097 1 prill 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-014-2010, datë 14.04.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-097 PËR MASAT ANTIDAMPING DHE MASAT KUNDËRBALANCUESE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in