LIGJI NR.03/L-098 PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL
This preamble states that the law creates a legal framework for agriculture and rural development in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-098
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law creates a legal framework for agriculture and rural development in Kosovo. This article says the law’s purpose is to set policies for agricultural and rural development. This article sets the scope of the law on agricultural and rural development policy. This article defines key terms used in the law, such as agriculture, farm, agricultural product, agro-food product, agricultural policy, rural development policy, and the relevant ministry, minister, government, and planning documents. This provision sets out the general objectives of agricultural and rural development policy.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-098 PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law creates a legal framework for agriculture and rural development in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 56 / 27 KORRIK 2009 Ligji Nr. 03/L-098 PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Më qëllim të krijimit të kornizës ligjore për zhvillimin e bujqësisë dhe të zhvillimit rural, Miraton LIGJ PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to set policies for agricultural and rural development.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i politikave për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law on agricultural and rural development policy.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj përcakton objektivat, masat dhe programin e politikave të bujqësisë dhe të zhvillimit rural në bazë të Planit për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor. 2. Më këtë ligj përcaktohen dispozitat për ofrimin e shërbimeve publike bujqësore, kërkimit dhe trajnimit profesional, bazën e të dhënave dhe informacionin në fushën e politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, such as agriculture, farm, agricultural product, agro-food product, agricultural policy, rural development policy, and the relevant ministry, minister, government, and planning documents.
Neni 3 Përkufizimet Shprehjet apo termat e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: “Bujqësia” nënkupton veprimtarinë ekonomike i cili ka si objektiv prodhimin e ushqimit për njerëz, kafshë, bimë industriale, bio karburante, si dhe produkte të tjera me origjinë bimore dhe shtazore. “Fermë” nënkupton njësinë ekonomike bazë në bujqësi dhe veprimtarinë ekonomike që lidhën me të. Është një pjesë toke që kryesisht i kushtohet prodhimit dhe menaxhimit të ushqimit ose prodhimit blegtoral. Ferma mund të jetë në pronësi të një individi, një familje, një komuniteti ose mund të jetë në pronësi të një kooperative apo të një ndërmarrje. “Produkt bujqësor” nënkupton produktet bimore apo shtazore, të cilat prodhohen në fermë dhe ato që rrjedhin nga faza e parë e përpunimit të këtyre produkteve. “Produkt agro-ushqimor” nënkupton produktet bujqësore dhe produktet të tjera ushqimore të përpunuara. 2 “Politikë bujqësore” nënkupton politikën shtetërore për objektivat dhe masat që veprojnë drejtpërdrejti në tregjet agro-ushqimore dhe në të ardhura nga ferma. “Politikë e zhvillimit rural” nënkupton politikën shtetërore për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, në ndërlidhjen e tyre ekonomike dhe sociale si dhe në mbrojtjen e mjedisit. “Strategjia e bujqësisë dhe zhvillimit rural” nënkupton objektivat afatmesme të politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural, programin, masat dhe mënyrat se si Qeveria planifikon mbështetjen financiare në një periudhë kohore të caktuar për bujqësinë në zonat rurale. “Plan veprimi” nënkupton dokumentin e nxjerrë në bazë të programit i cili përshkruan se si Qeveria do të zbatojë strategjitë në zona rurale dhe në periudha të ndryshme kohore. “Plani Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ” nënkupton Planin e nxjerr në bazë të këtij ligji i cili përcakton politikat bujqësore dhe zhvillimin rural të Kosovës. “Masë e politikës bujqësore dhe zhvillimit rural” nënkupton tërësinë e veprimeve dhe të mjeteve me të cilat arrihen objektivat e përcaktuara me këtë ligj. “Bujqësia e qëndrueshme” nënkupton bujqësinë që nga ana ekonomike dhe sociale është e qëndrueshme dhe si e tillë për një periudhë të gjatë kohore nuk e degradon mjedisin. Koncepti i bujqësisë së qëndrueshme është i bazuar në parimin e shumë funksionalitetit, duke nënkuptuar që bujqësia krahas produkteve fitimprurëse – ekonomike prodhon edhe të mira publike që lidhen me mjedisin, sigurimin e ushqimit, sigurinë ushqimore dhe ndërlidhjen rajonale dhe sociale. “Grupe të margjinalizuara” – nënkuptojnë grupet e ndryshme të popullsisë në zonat e thella rurale të cilët janë të lëna anash dhe nuk janë të përfshira në proceset e përgjithshme të zhvillimit të shoqërisë. “Shërbimi publik në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural” nënkupton politikat qeveritare në ofrimin e shërbimit nëpërmjet programeve të saja, më qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. “Njësia e pagesave për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural” nënkupton njësinë organizative të Ministrisë për mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, e themeluar me këtë ligj. “Kooperativë” nënkupton personin juridik apo fizik të bashkuar në baza vullnetare për të arritur qëllimet e përbashkëta ekonomike përmes veprimtarive të caktuara bujqësore. “Ministri” nënkupton Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Ministria” nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Qeveria” nënkupton Qeverinë e Republikës së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision sets out the general objectives of agricultural and rural development policy.
Neni 4 Objektivat e politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural 1. Me masat për zbatimin e politikës bujqësore dhe të zhvillimit të zonave rurale, synohet të arrihen objektivat e përgjithshme: 1.1. konkurrenca në prodhimtarinë bujqësore dhe atë rurale, e cila rritë aftësinë e saj konkurruese si për tregun brenda, ashtu edhe për atë jashtë vendit, e cila mundësohet nëpërmjet rritjes së produktivitetit dhe të efikasitetit të veprmtarive ekonomike në zonat rurale; 1.2. rritja e të ardhurave për popullsinë rurale, duke ngritur mirëqenien e saj nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, si dhe duke krijuar mundësi të barabarta për të gjitha grupet e margjinalizuara; 3 1.3 stabiliteti ekonomik, duke garantuar që prodhimi bujqësor të jetë i qëndrueshëm; 1.4. cilësia e prodhimeve të ushqimit duke garantuar që zinxhiri ushqimor është i një cilësie të qëndrueshme dhe i plotëson standardet e përcaktuara; 1.5. mbrojtja e qëndrueshme e mjedisit; 1.6. ndërlidhja e cila synon zvogëlimin e dallimeve ndërmjet niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme, duke zhvilluar aktivitete alternative dhe plotësuese që gjenerojnë punësim më qëllim të nxitjes për të jetuar në zonat rurale, duke fuqizuar biznesin e vogël dhe atë, të mesëm; 1.7. sigurimi i ushqimit që nuk shkakton efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut nëse përgatitet dhe konsumohet sipas standardeve dhe kushteve të prodhimit. KREU II PROGRAMI, ZBATIMI DHE FINANCIMI I POLITIKËS BUJQËSORE DHE TË ZHVILLIMIT RURAL - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The National Plan for Agriculture and Rural Development must be prepared by the Ministry of Agriculture, in cooperation with relevant institutions, proposed by the Government, and approved by the Assembly of Kosovo.
Neni 5 Plani Kombëtar i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 1. Plani Kombëtar i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmban Strategjinë e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural i cili bazohet në analizën aktuale, objektivat afatmesme të politikës bujqësore dhe zhvillimit rural, masat, programet dhe veprimtaritë, në realizimin e këtyre objektivave, në vlerësimet efektive të më pasme si dhe në fondet publike të nevojshme të përdorura për zbatimin e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural. 2. Plani kombëtar i Bujqësisë dhe zhvillimit rural hartohet nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, dhe me propozim të Qeverisë miratohet në Kuvendin e Kosovës. 3. Plani miratohet për një periudhë prej shtatë (7) vitesh. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government must approve a one-year or multi-year action plan to implement agriculture and rural development policy, in line with the National Agriculture and Rural Development Plan.
Neni 6 Plani i veprimit për zbatimin e politikës së bujqësisë dhe zhvillimit rural 1. Qeveria në përputhje me Planin Kombëtar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, miraton planin e veprimit një apo shumë vjeçar për zbatimin e politikës së bujqësisë dhe zhvillimit rural. 2. Plani i veprimit përfshinë pjesën ose tërë paketën e masave të politikës së bujqësisë dhe të zhvillimit rural : 2.1. kushtet, kriteret dhe procedurat e prezantimit dhe të zbatimit të masave të politikës së bujqësisë dhe të zhvillimit rural; 2.2. mjetet dhe mënyrat e zbatimit si dhe kontrollit të zbatimit të politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural; 2.3. procedurat e mbikëqyrjes dhe të vlerësimit të politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Funding for agricultural and rural development policies comes from the state budget, donations, and other sources allowed by law.
Neni 7 Financimi 1. Financimi për politikat bujqësore dhe të zhvillimit rural bëhet nga: 1.1. buxheti i Republikës së Kosovës; 4 1.2. donacionet; dhe 1.3. burimet tjera në përputhje me ligjet në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The fund’s support measures apply to farmers, groups of farmers, and natural or legal persons active in agriculture and rural development.
Neni 8 Përfituesit nga masat mbështetëse Përfituesit nga fondi i programit nëpërmjet masave, të cilat ndërmerren në kuadrin e politikës së bujqësisë dhe të zhvillimit rural janë fermerët, grupet e fermerëve, personat fizik apo juridik të cilët zhvillojnë aktivitete në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Farmers, groups of farmers, and natural or legal persons may submit applications for support funds, and beneficiaries must use the funds for the purpose they were granted for.
Neni 9 Aplikimet 1. Aplikimet për të përfituar fonde nga masat mbështetëse për politikat bujqësore dhe të zhvillimit rural mund të paraqiten nga një fermer, grup fermerësh, personat fizik apo juridik siç parashikohet me këtë ligj. 2. Përfituesit duhet t’i përdorin fondet në përputhje me qëllimin për të cilin ato janë dhënë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Pagesa e mjeteve për politikat bujqësore dhe zhvillimin rural bëhet nga njësia përkatëse e pagesave.
Neni 10 Pagesa e mjeteve Pagesa e mjeteve për zbatimin e politikave bujqësore dhe të zhvillimit rural bëhet nga njësia e pagesave për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Beneficiaries who received support funds must keep the documents used to obtain the funds for 4 years starting from disbursement.
Neni 11 Dokumentet që duhen mbajtur 1. Përfituesit të cilët kanë marrë fonde nga masat mbështetëse duhet të mbajnë për një periudhë katër (4) vjeçare në vijim, duke filluar nga data e lëvrimit të fondit, dokumentacionin i cili është përdorur për përfitimin e fondeve. 2. Dokumentacioni që duhet mbajtur nga përfituesit përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The payments unit within the Ministry is established and given powers to carry out agricultural and rural development support tasks.
Neni 12 Njësia e pagesave për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural 1. Njësia e pagesave për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural themelohet në kuadër të Ministrisë dhe ka kompetencat si në vijim: 1.1. zbatimin e masave të politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural; 1.2. hartimin e raporteve dhe të analizave në përputhje me zhvillimin e bujqësisë; 1.3. ngritjen dhe funksionimin e sistemeve të integruara të administrimit dhe të kontrollit; 1.4. ngritjen dhe zbatimin e sistemeve të informimit të tregut; 1.5. krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës se të dhënave të nevojshme; 1.6. zbatimin e masave të kontrollit dhe auditimit të brendshëm; 1.7. inspektimin e fermerëve dhe subjekteve qe kanë përfituar nga fondet e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 5 2. Njësia e pagesave për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural zbaton programe të mbështetjes ndërkombëtare për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 3. Organizimi, funksionimi dhe puna e njësisë, përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria. KREU III MASAT E POLITIKËS BUJQËSORE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Masat e politikës bujqësore duhet të harmonizohen dhe të zbatohen sipas parimeve të barazisë dhe efikasitetit.
Neni 13 Parimet mbi të cilat bazohen masat e politikës bujqësore Masat e politikës bujqësore, duhet të harmonizohen dhe të zbatohen në përputhje me parimet e barazisë dhe të efikasitetit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Internal support for agricultural and agri-food products is implemented through market stabilization measures.
Neni 14 Format e mbështetjes së brendshme Mbështetja e brendshme për produkte bujqësore dhe agro-ushqimore zbatohet përmes masave për stabilizimin e tregut. KREU IV MASAT E POLITIKËS SË ZHVILLIMIT RURAL - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article says rural development measures support farm and agri-food competitiveness, land management and environmental protection, better quality of life and economic diversification in rural areas, and local governance and initiatives.
Neni 15 Qëllimi i masave 1. Masat e politikës së zhvillimit rural mbështesin: 1.1. përmirësimin e konkurencës së bujqësisë dhe të industrisë agro-ushqimore në zonat rurale; 1.2. menaxhimin e tokës dhe mbrojtjen e mjedisit; 1.3. përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kurajimin e shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në këto zona; 1.4. përmirësimin e qeverisjes dhe mobilizimin e potencialeve lokale zhvillimore të zonave rurale, si dhe krijimin e iniciativave lokale. 2. Masat propozohen me Planin Kombëtar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe rregullohen nëpërmjet Planit të Veprimit. 3. Mënyra e zbatimit të këtyre masave dhe kriteret e mbështetjes përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Support for improving competitiveness in agriculture and the agro-food industry is based on investment and support measures through projects.
Neni 16 Mbështetja për përmirësimin e konkurrencës në bujqësi dhe në industrinë agro-ushqimore 1. Mbështetja për përmirësimin e konkurrencës në bujqësi dhe në industrinë agro-ushqimore bazohet në masa investuese dhe mbështetëse përmjet projekteve të cilat përmirësojnë gjendjen lidhur me: 1.1. zhvillimin e trajnimeve profesionale për ngritjen e kapaciteteve njerëzore që të përmbushen nevojat rurale; 1.2. ristrukturimin e potencialit fizik në sektorin agro-rural; 6 1.3. menaxhimin e resurseve ujore për bujqësinë; 1.4. përmirësimin e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This provision says rural support is meant to improve quality of life and encourage diverse economic activities in rural areas.
Neni 17 Mbështetja për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe inkurajimin e shumëllojshmërisë të veprimtarive ekonomike në zonat rurale 1. Mbështetja për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe inkurajimin e shumëllojshmërisë së veprimtaritë ekonomike në zonat rurale ndihmon në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve socialo-ekonomike në zonat më të largëta rurale që ndeshen me fenomenin e migrimit social të popullatës. 2. Kjo mbështetje bazohet në masa të ndryshme investuese dhe të përkrahjes nëpërmjet projekteve të cilat fuqizojnë investimet në ekonominë e gjerë rurale dhe përmirësojnë gjendjen lidhur me: 2.1. shumëllojshmërinë e fermave dhe veprimtaritë alternative në zonat rurale; 2.2. ripërtrirja dhe zhvillimi i fshatrave, ruajtja dhe përmirësimi i trashëgimisë rurale. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The provision says support should encourage local initiatives involving farmers, forest workers, and other rural actors.
Neni 18 Mbështetja për krijimin e iniciativave lokale 1. Përkrahja stimulon krijimin e iniciativave që përfshijnë fermerët, punonjësit e pyjeve dhe akterë të tjerë rural të cilët mund të ruajnë dhe të rrisin mëtej trashëgiminë lokale natyrore dhe kulturore, të ngritin ndërgjegjësimin për ruajtje të mjedisit dhe të promovojnë produktet tipike, turizmin dhe burimet e ripërtrira të energjisë. 2. Veprimet kryesore të mbështetjes në këto zona përfshijnë: 2.1. krijimin e kapaciteteve lokale të partneritetit, grupeve lokale të veprimit, dhe promovimin e aftësive të investimeve, të cilat mund të ndihmojnë në mobilizimin e potencialit lokal; 2.2. promovimin e partneritetit publik-privat; 2.3. promovimin e bashkëpunimit, inkurajimit të aftësisë së ndërmarrjeve dhe promovimin e përfshirjes së shërbimeve lokale që ofrohen; 2.4. përkrahjen në zbatimin e strategjive zhvillimore të komunitetit lokal. KREU V STRUKTURA INSTITUCIONALE PËR POLITIKËN E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article creates an interministerial committee for agriculture and rural development as an advisory body to the Government.
Neni 19 Komiteti ndërministror për bujqësi dhe zhvillim rural 1. Me këtë ligj, themelohet Komiteti ndërministror për bujqësi dhe zhvillim rural si organ këshillëdhënës i Qeverisë. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komitetit ndërministror përcaktohen më akte nënligjore nga Qeveria. 3. Komiteti ndërministror për bujqësinë dhe zhvillim, rural përveç detyrave të tjera, jep mendime dhe propozime për vendimet më të rëndësishme të Qeverisë në fushën e bujqësisë dhe të zhvillim rural, lidhur me: 7 3.1. propozimet për Planin Kombëtar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; 3.2. mbikëqyrjen dhe zbatimin e Planin Kombëtar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; 3.3. propozimet për aktet nënligjore në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural; 3.4. marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural; 3.5. vendimet e tjera në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural. KREU VI BAZA E TË DHËNAVE DHE SISTEMI I INFORMIMIT - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ministry must create and maintain a database of specified agricultural registers, may keep additional data if needed, and the database must also be kept electronically.
Neni 20 Baza e të dhënave 1. Ministria krijon bazën e të dhënave e cila përmban: 1.1 regjistrin e fermave; 1.2. regjistrin e prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe ushqimore; 1.3. regjistrin e shfrytëzimit të tokës bujqësore; 1.4. regjistrin e blegtorisë; 1.5. regjistrin e tregtarëve të produkteve dhe pasurive bujqësore; 1.6. regjistrin e zonave më pak të zhvilluara. 2. Përveç të dhënave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, nëse vlerësohet e nevojshme, Ministria mund të mbajë edhe të dhëna të tjera në sistemin e vet të informacionit. 3. Bazat e të dhënave, mbahen edhe në formë elektronike. 4. Kushtet dhe mënyra e mirëmbajtjes së bazës së të dhënave përcaktohen me akte nënligjore nga Ministria. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry may use other databases held by institutions, public agencies, and other authorized authorities when establishing and maintaining the database.
Neni 21 Shfrytëzimi i informatave nga bazat tjera të të dhënave 1. Me themelimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave, Ministria mund të përdor edhe baza të dhënash të tjera, të cilat mbahen nga: institucionet, agjensitë publike dhe autoritete të tjera të autorizuara. 2. Ministria merr të dhënat nga institucionet e tjera si: hartat, fotot dhe orto-fotot digjitale sipas procedurave të përcaktuara me ligj. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The database created and managed by the Ministry is financed from the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 22 Financimi i bazës së të dhënave Baza e të dhënave që krijohet dhe menaxhohet nga Ministria siç është përcaktuar në këtë ligj, financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Database-created data are public, except personal data and business secrets.
Neni 23 Vënia në dispozicion e të dhënave 1. Të dhënat e krijuara nga baza e të dhënave në përputhje me këtë ligj janë publike, përveç të dhënave të tjera, të cilat konsiderohen si të dhëna personale dhe përbëjnë sekret të biznesit. 8 2. Të dhënat, të cilat konsiderohen si të dhëna personale duhet të vihen në dispozicion të palëve të treta në përputhje me Ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry sets the representative market and the data providers, and establishes the market price information system by subordinate act.
Neni 24 Sistemi i informacionit për çmimin e tregut 1. Sistemi i informacionit për çmimin e tregut përbëhet nga grumbullimi, zbatimi dhe publikimi i të dhënave për çmimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore. 2. Ministria përcakton tregun përfaqësues të produkteve bujqësore dhe ushqimore, personave fizik apo juridik që do të japin të dhëna, duke përcaktuar tipin, vëllimin dhe kohën e grumbullimit të të dhënave. 3. Sistemi i informacionit për çmimet e tregut krijohet dhe përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Përfituesit e masave të politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural duhet të mbajnë kontabilitet në fermë.
Neni 25 Kontabiliteti në fermë 1. Për përfituesit nga masat e politikës së bujqësisë dhe të zhvillimit rural, është i detyrueshëm mbajtja e kontabilitetit. Fermat jo përfituese mund të mbajnë kontabilitet në baza vullnetare. 2. Kriteret për përcaktimin e fermave që do të jenë pjesë e sistemit të mbajtjes së kontabilitetit përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. 3. Ministria është përgjegjëse për zbatimin teknik dhe organizativ të kontabilitetit në fermë. 4. Mbikëqyrja dhe zbatimi i kontabilitetit në fermë, bëhet nga komisioni i formuar me vendim të Ministrisë. 5. Të dhënat e përfituara nga mbajtja e kontabilitetit në ferma mund të përdoren në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. KREU VII FORMAT E ORGANIZIMIT TË PRODHUESVE, PËRPUNUESVE DHE TREGTUESVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE AGRO- USHQIMORE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Producers, processors, and traders of agricultural and agri-food products may organize themselves in different forms to receive agricultural support.
Neni 26 Prodhuesit, përpunuesit dhe tregtuesit të produkteve bujqësore dhe agro- ushqimore 1. Prodhuesit, përpunuesit dhe tregtuesit e produkteve ushqimore dhe agro-ushqimore mund të organizohen në forma të ndryshme për të përfituar mbështetje në bujqësi. 2. Format e organizimit të prodhuesve, përpunuesve dhe tregtuesve të produkteve bujqësore dhe agro- ushqimore përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry sets by sublegal act the criteria that producer and processor organizations/associations must meet to receive support.
Neni 27 Kriteret për mbështetjen e organizatave dhe shoqatave Kriteret që duhet të përmbushin organizatat dhe shoqatat e prodhuesve dhe përpunuese të produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore, për të përfituar mbështetje përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. KREU VIII SHËRBIMET PUBLIKE NË BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL 9 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The public agricultural and rural development services are meant to support the National Development Plan and provide long-term, permanent services when private initiative cannot meet public needs.
Neni 28 Qëllimi i shërbimeve publike 1. Qëllimi i shërbimeve publike në bujqësi dhe zhvillim rural është mbështetja e zbatimit të Planit të Zhvillimit Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për të ofruar shërbime afatgjata e të përhershme në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural, nëse iniciativa private nuk mund të përmbushë nevojat publike. 2. Shërbimet publike në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural janë: 2.1. shërbimet këshillimore në bujqësi dhe zhvillimin rural; 2.2. hulumtimet bujqësore dhe analizat laboratorike; 2.3. shërbimet e ruajtjes së racës dhe varieteve në bujqësi e blegtori; 2.4. analizat e politikave bujqësore; 2.5. shërbimet e infrastrukturës së tregut dhe marketingut. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Public agricultural and rural development services must operate continuously, serve listed agricultural actors, and provide services according to the approved program.
Neni 29 Detyrimet e një shërbimi publik 1. Shërbimet publike në bujqësi dhe zhvillim rural përfshijnë: 1.1. realizimin e vazhdueshëm dhe pa ndërprerje të aktivitetit të shërbimit të përcaktuar; 1.2. realizimi i këtij shërbimi për çdo fermer, grup fermerësh, person fizik apo juridik të angazhuar në aktivitetin bujqësor në përputhje me këtë ligj; 1.3. ofrimi i shërbimit në përputhje me programin e miratuar; 2. Çmimet e shërbimeve të ofruara nga shërbimi publik në fushën e bujqësisë përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ministry must draft and approve the public service program for agriculture and rural development in line with the National Development Plan.
Neni 30 Programi i shërbimit publik 1. Programi i shërbimit publik në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural hartohet dhe miratohet nga Ministria në përputhje me Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe duhet të specifikojë: 1.1. llojin dhe vëllimin e shërbimit publik, i cili ofrohet nga ky shërbim; 1.2. mënyrën, procedurën dhe dinamikën e realizimit të shërbimit publik. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ministry performs technical and professional supervision of public service delivery, may authorize another subject to do technical supervision, and sets the qualification criteria by subordinate act.
Neni 31 Mbikëqyrja e shërbimit publik 1. Mbikëqyrja teknike dhe profesionale për ofrimin e shërbimit publik bëhet nga Ministria, e cila mund të autorizojë subjektin tjetër për realizimin e mbikëqyrjes teknike. 2. Mbikëqyrja teknike dhe profesionale, në rastin e autorizimit publik, bëhet nga personat të cilët janë të autorizuar për ushtrimin e kontrollit në fushën specifike të shërbimit publik. 3. Kriteret që zbatohen dhe që kërkohen për kualifikimin profesional të mbikëqyrjes përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. 10 KREU IX MBËSHTETJA PËR HULUMTIMIN, ARSIMIMIN DHE TRAJNIMIN - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Ministry must co-finance research on agricultural and rural development projects and related infrastructure, working with relevant ministries and higher education institutions, in line with the National Development Plan.
Neni 32 Hulumtimet në bujqësi Në përputhje me Planin për Zhvillim Kombëtar, Ministria në bashkëpunim me ministritë përkatëse si dhe në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë dhe strukturat shkencore të tyre, bashkë financon hulumtimin e projekteve zhvillimore në bujqësi dhe zhvillim rural dhe infrastrukturë përkatëse. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Ministry must propose and carry out education and training initiatives for agriculture, agro-industry, and rural areas, and it may co-finance practical equipment for those initiatives.
Neni 33 Arsimimi dhe trajnimi për nevojat e bujqësisë dhe të zhvillimit rural 1. Ministria propozon dhe ndërmerr iniciativa të ndryshme të arsimimit dhe trajnimit për nevojat e bujqësisë, agro-industrisë dhe zonave rurale në bashkëpunim me universitetet dhe institucionet tjera arsimore të specializuara në lëmin e bujqësisë. 2. Ministria mund të bashkë financojë iniciativa për sigurimin e pajisjeve të zbatimit praktik të arsimimit dhe të trajnimit për nevojat e bujqësisë dhe të zhvillimit rural. 3. Përfitues të trajnimeve janë fermerë, punonjës dhe specialistë të bujqësisë dhe të agro-industrisë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Ministry must carry out analytical and developmental studies with higher education institutions and their scientific structures.
Neni 34 Studimet analitike dhe zhvillimore 1. Ministria kryen studime analitike dhe zhvillimore në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë dhe strukturat shkencore të tyre, kryesisht në: 1.1. realizimin e analizave ekonomike dhe të tjera të ndikimit në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe agro-industrisë; 1.2. realizimin e analizave dhe të aktiviteteve planifikuese në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe agro-industrisë; 1.3. përmbushjen e përgjegjësive të rëndësishme për trajnimin dhe mbikëqyrjen e çështjeve zhvillimore në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe agro-industrisë. KREU X INSPEKTIMI - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Ministry carries out implementation and inspection of this law, and the agricultural inspector and the veterinary and food safety inspector carry out inspections within their legally defined responsibilities.
Neni 35 Mbikëqyrja 1. Zbatimin dhe inspektimin e këtij ligji e bën Ministria. 2. Sipas dispozitave të këtij ligji inspektimin do ta bëjnë inspektori bujqësor, inspektori i veterinës dhe sigurisë së ushqimit në kuadër të përgjegjësive të përcaktuara me ligj. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Failure to keep documentation used to obtain funds for four years is an administrative contravention unless it is a criminal offence; an inspector may fine it €100 to €300.
Neni 36 Rastet e kundërvajtjeve administrative dhe sanksionet administrative 11 1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative: 1.1. mos mbajtja e dokumentacionit te përdorur për përfitimin e fondeve për një periudhë katër (4) vjeçare. 1.2. për kundërvajtjen administrative të përcaktuar sipas nën-paragrafit 1 të këtij neni, inspektori vendos gjobë në masën njëqind (100) deri treqind (300) euro. KREU XI ANKESA - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article sets complaint deadlines for appeals against inspection decisions and requires the relevant inspection leader to reply in writing within 30 days.
Neni 37 Procedura e ankesës 1. Kundër vendimit të inspektorit mund të paraqitet ankesë me shkrim të udhëheqësit të inspekcionit përkatës në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, i cili brenda 30 ditësh duhet të jap përgjigjen me shkrim parashtruesit të ankesës. 2. Kundër vendimit të Udhëheqësit të inspekcionit përkatës, pala mund të paraqesë ankesë në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditë. KREU XII DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: A person who misuses funds, fails to keep or present documents for 4 years, or obstructs an authorized inspector may be fined EUR 1,000 to EUR 5,000.
Neni 38 Kundërvajtjet 1. Për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1000) deri pesëmijë (5000) euro dënohet personi që: 1.1. nuk i përdor fondet për qëllimet e destinuara si përfitues në pajtim me nenin 8 të këtij ligji. 1.2. nuk ruan dhe nuk i paraqet personit të autorizuar dokumentacionin në periudhën katër (4) vjeçare sipas nenit 11 të këtij ligji. 1.3. pengon personin e autorizuar në kryerjen e inspektimit, sipas nenit 35 të këtij ligji. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Payments from penalties under this law and other tax revenues must be paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 39 Të gjitha pagesat që rrjedhin nga zbatimi i dispozitave ndëshkuese të këtij ligji si dhe të hyrat tjera nga taksat, derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KREU XIII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Subordinate acts for implementing this law must be issued within 12 months of the law taking effect, and plans and programs made under the law must be approved within 12 months.
Neni 40 1. Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji duhet të nxirren në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Planet dhe programet e dala në bazë të këtij ligji duhet të miratohen brenda dymbëdhjetë (12) muajsh. 12 - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The law provides for establishing the Payments Agency as a public budget organization with legal-person status.
Neni 41 1. Me krijimin e kushteve dhe mundësive ligjore, me ketë ligj do të themelohet Agjencia e Pagesave si organizatë publike buxhetore me status të personit juridik në mbështetje të fermerëve për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 2. Agjencia e Pagesave do të krijohet që të jetë në pajtim me politikat bujqësore në BE për shpërndarjen dhe mbajtjen e llogarive për përdorimin e fondeve strukturale të BE-së. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 42 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-098 11 qershor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-015-2009, datë 01.07.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-098 PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in