LIGJI NR. 03/L-099 PËR LETËRNJOFTIMIN
This preamble states that the law establishes legal rules for identity cards in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-099
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law establishes legal rules for identity cards in Kosovo. This provision says the law sets the rules, competence, and procedure for issuing ID cards to citizens of Kosovo. This article defines several terms used in the law, including identity card, foreigner’s identity card, citizen, the Ministry, biometric data, permanent residence, and “days” as working days. Letërnjoftimi mund të përdoret si dokument identifikues për kalimin e kufirit shtetëror, nëse kjo lejohet nga marrëveshje ndërmjet shteteve. People over 16 in Kosovo must obtain an ID card; a person with regulated temporary or permanent residence has a right to be issued a foreigner ID card; and a citizen may not hold more than one ID card issued in Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-099 PËR LETËRNJOFTIMIN
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law establishes legal rules for identity cards in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 41 / 01 NËNTOR 2008 LIGJI Nr. 03/L-099 PËR LETËRNJOFTIMIN Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65, pika (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Më qëllim të vendosjes së rregullave ligjore për letërnjoftimin e Republikës së Kosovës; Miraton këtë LIGJ PËR LETËRNJOFTIMIN K R E U I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the rules, competence, and procedure for issuing ID cards to citizens of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton rregullat ligjore të dhënies së letërnjoftimit, kompetencën si dhe procedurën e lëshuarjes së letërnjoftimit për shtetasit e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including identity card, foreigner’s identity card, citizen, the Ministry, biometric data, permanent residence, and “days” as working days.
Neni 2 Përkufizimet Nocionet e përdorura në ketë ligj kanë këtë kuptim: “Letërnjoftim” nënkupton dokumentin zyrtar me të cilin shtetasi i Republikës së Kosovës vërteton identitetin e tij personal: shtetësinë, gjininë, datën e lindjes, vendlindjen si dhe adresën ku banon (vendqëndrimin). “Letërnjoftimi për të huaj” është dokument zyrtar më të cilin pajiset qytetari i cili në kohen e dhënies së këtij letërnjoftimi e ka të lejuar qëndrimin e përkohshëm apo qëndrimin e përhershëm në Republikën e Kosovës. “Qytetar” është shtetasi i Republikës së Kosovës apo i huaji, i cili sipas dispozitave të këtij ligji duhet të pajiset me letërnjoftim. “Ministria” nënkupton Ministria e Punëve të Brendshme. “Të dhënat biometrike” janë të dhëna unike që paraqesin karakteristikat unike të individit dhe shërbejnë për të përcaktuar identitetin përmes pamjes së fytyrës (portretit), shenjave të gishtërinjve, ngjyrës së syve dhe grupi i gjakut. “Qëndrimi i përhershëm” nënkuptojmë vendin në të cilin shtetasi vendoset me qellim që të jetojë përgjithmonë. “Ditët” nënkupton ditët e punës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Letërnjoftimi mund të përdoret si dokument identifikues për kalimin e kufirit shtetëror, nëse kjo lejohet nga marrëveshje ndërmjet shteteve.
Neni 3 Letërnjoftimi mund të shërbejë si dokument identifikues (udhëtimi) për kalimin e kufirit shtetëror, në qoftë se kjo është e rregulluar me marrëveshje ndërmjet shteteve. 2 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: People over 16 in Kosovo must obtain an ID card; a person with regulated temporary or permanent residence has a right to be issued a foreigner ID card; and a citizen may not hold more than one ID card issued in Kosovo.
Neni 4 4.1 Çdo shtetas i Republikës së Kosovës më i vjetër se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, është i detyruar të pajiset me letërnjoftim. 4.2 Te drejtën për t’u pajisur me letërnjoftim për të Huaj, e ka qytetari i cili në kohën e dhënies së këtij letërnjoftimi, e ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm apo qëndrimin e përhershëm në Republikën e Kosovës. 4.3 Shtetasi nuk mund të posedojë me shumë se një letërnjoftim të lëshuar në Republikën e Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A citizen must carry their identity card and, when requested by an authorized official, hand it over for identification.
Neni 5 Shtetasi është i detyruar të ketë letërnjoftimin me vete, dhe me kërkesën e personit zyrtar të autorizuar me ligj, është i detyruar që t’ia japë letërnjoftimin për identifikim. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A citizen must not give their ID card to another person for use, use a foreign ID card as their own, or misuse a foreign ID card to obtain a benefit or right.
Neni 6 6.1 Shtetasi nuk ka të drejtë te japë letërnjoftimin e vet personit tjetër për përdorim apo ta përdorë letërnjoftimin e huaj si të vetin. 6.2 Letërnjoftimi i huaj nuk lejohet të keqpërdoret me qëllim të sigurimit të ndonjë përfitimi apo të drejte, për vete ose një personi tjetër fizik ose juridik. K R E U II KOMPETENCAT DHE MËNYRA E DHËNIES SË LETËRNJOFTIMIT - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs is the competent authority for issuing ID cards.
Neni 7 Organ kompetent për dhënien e letërnjoftimit është Ministria e Punëve të Brendshme (në vazhdim të tekstit: Ministria). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry sets the form of the identity card, and the Ministry handles its processing, personalization, and production.
Neni 8 8.1 Formën e letërnjoftimit e përcakton Ministria. 8.2 Letërnjoftimi përmban: a) simbolin e shtetit të Kosovës; b) emrin e dokumentit; c) numrin serik të letërnjoftimit; d) vendin e regjistrimit; e) emrin dhe mbiemrin; f) datën dhe vendin e lindjes; g) gjininë; h) shtetësinë; 3 i) numrin personal; j) afatin e kohëzgjatjes; dhe k) vendin dhe organin qe e lëshon letërnjoftimin; 8.3 Letërnjoftimi përmban fotografinë dhe të dhënat biometrike të bartësit të dokumentit. 8.4 Format e formularëve për tu pajisur me letërnjoftim, letërnjoftim të humbur, të dëmtuar, përcaktohen me akt nënligjor dhe në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji. 8.5 Procesimi, personalizimi dhe prodhimi i letërnjoftimit bëhet nga Ministria. 8.6 Shpërndarjen e letërnjoftimit e benë organi i caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. 8.7 Formularët për tu pajisur me letërnjoftim prodhohen nga personi juridik, i autorizuar nga Ministria. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Forms and identity cards must be printed in the official languages and the official languages of Kosovo municipalities, and in the Latin alphabet.
Neni 9 9.1 Formularët dhe letërnjoftimi shtypen në gjuhet zyrtare dhe gjuhët zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës. 9.2 Formularët dhe letërnjoftimi shtypen në alfabetin latin. K R E U III VLEFSHMЁRIA E LETËRNJOFTIMIT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The identity card is valid for 10 years, 5 years for people aged 16 to 26, and permanently for people older than 60.
Neni 10 10.1 Letërnjoftimi jepet në vlefshmëri prej dhjetë (10) viteve. 10.2 Për personat e moshës gjashtëmbëdhjetë (16) deri në njëzetegjashtë (26) vjet letërnjoftimi u jepet me vlefshmëri prej pesë (5) viteve. 10.3 Për personat më të vjetër se gjashtëdhjetë (60) vjet letërnjoftimi u jepet në vlefshmëri të përhershme. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Nëse bartësi i letërnjoftimit humb, dëmton ose tjetërson dy ose më shumë letërnjoftime brenda pesë viteve, letërnjoftimi jepet për një vit.
Neni 11 11.1 Bartësi i letërnjoftimit i cili brenda pesë viteve humb, dëmton apo tjetërson dy apo më shumë letërnjoftime, i jepet letërnjoftimi në kohëzgjatje prej një viti. 11.2 Dispozita nga paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet, nëse shtetasi, të cilit i është tjetërsuar letërnjoftimi, argumenton që tjetërsimin e ka lajmëruar si vepër penale. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A person barred from leaving the country may not use an ID card for that purpose during the ban. Only the court decides on the ban, and an appeal does not suspend execution.
Neni 12 12.1 Personi të cilit i është ndaluar largimi jashtë vendit, nuk mund ta përdorë letërnjoftimin për këtë qellim gjatë afatit të ndalimit. 12.2 Lidhur me ndalesën vendos vetëm gjykata e cila njofton Ministrinë. 12.3 Ankesa kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e ndalon ekzekutimin e tij. 12.4 Pas pushimit të arsyeve për ndalesën e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e kufirit shtetëror gjykata nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të lajmërojë menjëherë Ministrinë. 4 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A citizen must apply and submit the ID card to the competent authority within 30 days after certain personal details or appearance change. The same person has a right to request a new ID card under the procedure in Article 16.
Neni 13 13.1 Shtetasi duhet që brenda tridhjetë (30) ditëve të bëjë kërkesën dhe të dorëzojë letërnjoftimin në organin kompetent nëse: a) ndërron emrin dhe mbiemrin; b) ndërron vendbanimin e përhershëm; c) fotografia nuk tregon më pamjen e tij të vërtetë. 13.2 Shtetasi nga paragrafi 1 i këtij neni, ka të drejtë të paraqesë kërkesë për lëshimin e letërnjoftimit të ri, sipas mënyrës së përcaktuar në nenin 16 të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The ID card’s validity ends in specified cases, and holders affected by points b) or c) must return the ID to the competent authority within 8 days.
Neni 14 14.1 Pavarësisht nga kushtet e parapara në nenin 10 të këtij ligji, vlefshmëria e letërnjoftimit skadon: a) me vdekjen e personit; b) me humbjen e shtetësisë së Kosovës; c) nëse shtetasi e çlajmëron vendbanimin për shkak të shpërnguljes nga Republika e Kosovës; d) me kalimin e afatit të vlefshmërisë. 14.2 Poseduesi i letërnjoftimit nga pika b) dhe c), paragrafi 1 i këtij neni, duhet që Letërnjoftimin t’ia dorëzojë organit kompetent brenda tetë ditëve pas paraqitjes së arsyeve nga pika b dhe c e paragrafit 1 të këtij neni. K R E U IV LËSHIMI I LETËRNJOFTIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Adults must submit an ID-card application personally to the competent authority; minors under 18 and persons without legal capacity must apply through a legal representative; the authority must give the applicant proof of receipt.
Neni 15 15.1 Shtetasi e paraqet personalisht kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim në organin kompetent. 15.2 Për shtetasit më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjet si dhe shtetasit që nuk kanë zotësi veprimi kërkesën e paraqet përfaqësuesi ligjor. 15.3 Organi kompetent i lëshon paraqitësit të kërkesës dëshmi mbi pranimin e kërkesës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The competent authority must attach biometric data to the ID-card application and issue the ID card within 15 days. It may deliver the card directly to the citizen.
Neni 16 16.1 Kërkesa për tu pajisur më letërnjoftim bëhet me formularë të paraparë. 16.2. Formulari nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të përmbajë të dhënat paraprake: a) emrin dhe mbiemrin; b) datën e lindjes, vendin e lindjes, numrin personal dhe gjininë; c) vendbanimin; d) vendqëndrimin; e) shtetësinë; 5 f) emrat e prindërve, datat e lindjes dhe numrat personal; g) datën dhe vendin e paraqitjes së kërkesës; h) emrin dhe mbiemrin si dhe vendbanimi i përfaqësuesit ligjor. 16.3 Kërkesës për tu pajisur me letërnjoftim, organi kompetent duhet t’i bashkëngjes në format elektronike shënimet biometrike si fotografia, shenjat e gishtërinjve, nënshkrimi, në harmoni me standardet ndërkombëtare. 16.4 Në kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim, të dhënat duhet të jenë të sakta. 16.5 Organi kompetent është i detyruar të lëshojë letërnjoftimin, më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës. 16.6 Letërnjoftimi mund t’i dorëzohet shtetasit drejtpërdrejt nga organi kompetent. 16.7. Nëse shtetasi nuk e tërheq letërnjoftimin brenda tridhjetë (30) ditëve, letërnjoftimi i kthehet organit kompetent. 16.8. Përjashtimisht nga paragrafi 7 i këtij neni në raste të arsyeshme afati për tërheqjen e letërnjoftimit mund të zgjatet për një kohë arsyeshme, por jo më gjatë se gjashtë muaj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A citizen must report damage, loss, or theft of an ID card to the competent authority within 8 days; if it happened abroad, the report is due within 8 days after entering Kosovo. After an invalid lost ID is declared invalid, the competent authority issues a new ID on the citizen’s request.
Neni 17 17.1 Dëmtimin, humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit, shtetasi duhet ta lajmërojë të organi kompetent brenda tetë ditëve, duke bërë përshkrimin e rrethanave të dëmtimit, humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit. 17.2 Dëmtimin, humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit jashtë vendit, shtetasi duhet që brenda tetë ditëve pas hyrjes në Republikën e Kosovës, të lajmërojë organin kompetent në mënyrën, e përcaktuar nga paragrafi 1 i këtij neni. 17.3 Pas shpalljes së letërnjoftimit të humbur si të pavlefshëm, organi kompetent me kërkesë të shtetasit i lëshon atij letërnjoftimin e ri. K R E U V EVIDENCAT - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry keeps records of accepted requests and issued ID cards.
Neni 18 18.1 Evidencën mbi kërkesat e pranuara dhe letërnjoftimet e lëshuara i udhëheq dhe i mbanë Ministria. 18.2 Evidenca nga paragrafi 1 i këtij neni, përmban: a) të dhënat nga paragrafi 2 dhe 3 të nenit 16 të këtij ligji; b) datën e lëshimit të letërnjoftimit; c) afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit; d) numrin serik të regjistrimit të letërnjoftimit; e) të dhënat për letërnjoftimet e dëmtuara, të humbura, të vjedhura dhe të shpallura të pavlefshme; f) të dhënat nga paragrafi 1 i nenit 12 të këtij ligji. 18.3 Të dhënat nga evidenca i udhëheqë Ministria, pesë vite pas pushimit të vlefshmërisë të letërnjoftimit. 6 18.4 Të dhënat për ndalimin e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e kufirit shtetëror organi kompetent i shkatërron pas pesë viteve, kur kalon arsyeja për këtë ndalesë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: State institutions may use data from identity card records when they have authorization set by law.
Neni 19 Institucionet shtetërore varësisht nga autorizimi i përcaktuar me ligj, mund t’i përdorin të dhënat nga evidenca për letërnjoftimet e lëshuara në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale. K R E U VI MBIKËQYRJA - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs supervises implementation of this law and may supervise the legal persons, enterprises, or organizations mentioned in Article 8(7).
Neni 20 20.1 Mbikëqyrjen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji e bënë Ministria e Punëve të Brendshme. 20.2 Ministria e Punëve të Brendshme, ka të drejtën të mbikëqyrë personin juridik, ndërmarrjet apo organizatat nga paragrafi 7 i nenit 8 të këtij ligji. K R E U VII DISPOZITAT NDЁSHKIMORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A citizen may be fined EUR 100–200 or jailed up to 30 days for several identity-card offences.
Neni 21 Me gjobë prej njëqind (100) deri dyqind (200) € ose me burgim deri në tridhjetë (30) ditë dënohet për kundërvajtje shtetasi: a) që nuk e ka letërnjoftimin valid, të pajisur me fotografi, që e ka lëshuar organi kompetent nga paragrafët 1 dhe 2 të nenit 4 të këtij ligji; b) që me kërkesën e personit zyrtar, të autorizuar me ligj, nuk dëshiron ta jap për identifikim letërnjoftimin, sipas nenit 5 të këtij ligji; c) që letërnjoftimin e tij e jep apo huazon personit tjetër për përdorim ose përdor letërnjoftimin e huaj si të vetin, paragrafi 1 i nenit 6 të këtij ligji; d) që në kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim, shënon të dhëna të pavërteta, paragrafi 4 i nenit 16 të këtij ligji; e) përdor letërnjoftimin në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 12 të këtij ligji; f) që ka më shumë se një letërnjoftim të vlefshëm, paragrafi 3 i nenit 4 të këtij ligji; g) që përdor letërnjoftimin e huaj me qëllim të sigurimit të ndonjë përfitimi apo të drejte, paragrafi 2 i nenit 6 të këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A citizen may be fined €50 to €200 for failing to hand over, carry, or properly report an identity card in the listed situations.
Neni 22 Me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri në dyqind (200) € do të dënohet për kundërvajtje shtetasi: a) që nuk ia dorëzon organit kompetent letërnjoftimin në afatin e caktuar në paragrafin 1 të nenit 13 të këtij ligji; b) që nuk e ka me vete letërnjoftimin; 7 c) kur nuk ia dorëzon organit kompetent letërnjoftimin në afatin e caktuar pas paraqitjes së arsyeve për pushimin e vlefshmërisë së tij, paragrafi 2 i nenit 14 të këtij ligji; d) që në afatin e caktuar me ligj dhe në mënyrë të rregullt nuk e lajmëron organin kompetent për humbjen apo gjetjen e letërnjoftimit, paragrafi 1 dhe 2 i nenit 17 të këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Money obtained from fines must be paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 23 Të gjitha mjetet të cilat përfitohen nga gjobat, derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry must, within three months after this law is approved, set the form and method for specified forms, record-keeping, identity card production, and handling of related data.
Neni 24 Ministria, tre muaj pas aprovimit të këtij ligji: a) cakton formën e formularëve nga nenet 8, 16, 17, dhe 18, të këtij ligji dhe mënyrën e evidentimit të ndalesës nga paragrafi 2 i nenit 12 të këtij ligji; b) cakton mënyrën e udhëheqjes së evidencës nga neni i 18 i këtij ligji; c) cakton formën dhe mënyrën e punimit të letërnjoftimit si dhe, ruajtjen, përdorimin, kthimin dhe shkatërrimin e të dhënave nga neni 16 i këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Një letërnjoftim i lëshuar para hyrjes në fuqi të ligjit mund të përdoret deri në skadimin e tij, por jo më shumë se 1 vit pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Neni 25 Letërnjoftimi i lëshuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund të përdoret deri në skadimin e vlefshmërisë së tij por jo më gjatë se një (1) vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. KREU IX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article says this law replaces any conflicting provisions of applicable law.
Neni 26 Ky ligj do të zëvendësojë të gjitha dispozitat e ligjit të aplikueshëm me të cilat është në papajtueshmëri. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Ministria e Punëve të Brendshme must issue subordinate acts to implement this law.
Neni 27 Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. KREU X HYRJA NE FUQI - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 28 Ky ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L- 099 3 Tetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 049- 2008, datë 13.10.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-099 PËR LETËRNJOFTIMIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in