LIGJI NR.03/L-101 LIGJ PËR FALJEN
This text is the preamble to the Law on Pardon and states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts it.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-101
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble to the Law on Pardon and states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts it. This provision says the law sets out the President of Kosovo’s legal power to grant an individual pardon. This article defines key terms used in the law, including pardon, convicted person, request, Ministry, President, and rehabilitation. Presidenti ka të drejtë të japë falje për raste të jashtëzakonshme; falja i heq të dënuarit dënimet, gjobat dhe masat mbrojtëse, por kërkesa për falje nuk e ndal ekzekutimin e dënimit. Kjo dispozitë përcakton kush mund të kërkojë falje nga Presidenti dhe kur kjo e drejtë nuk ekziston.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-101 LIGJ PËR FALJEN
Showing 11 of 11
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble to the Law on Pardon and states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts it.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 46 / 15 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-101 LIGJ PËR FALJEN Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Në pajtim me paragrafin (29) të Nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PER FALJEN KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out the President of Kosovo’s legal power to grant an individual pardon.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit Ky ligj i përcakton autorizimet ligjore të Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje të faljes individuale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including pardon, convicted person, request, Ministry, President, and rehabilitation.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e këtij ligji: “Falje” nënkupton pushtetin e jashtëzakonshëm ekzekutiv të Presidentit për t’i falur personat e dënuar për vepër penale, duke i liruar nga dënimi i përcaktuar nga gjykata; “Person i Dënuar” nënkupton personin e dënuar me anë të një vendimi përfundimtarë nga ndonjë gjykatë e Kosovës; “Kërkesë” nënkupton kërkesën për falje sipas këtij ligji; “Ministria” nënkupton Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës; “Presidenti” nënkupton Presidentin e Republikës së Kosovës; “Rehabilitim” nënkupton rikthimin e të gjitha të drejtave civile një personi të dënuar, duke përfshirë edhe rehabilitmin ligjor sipas nenit 87 të Kodit Penal të Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Presidenti ka të drejtë të japë falje për raste të jashtëzakonshme; falja i heq të dënuarit dënimet, gjobat dhe masat mbrojtëse, por kërkesa për falje nuk e ndal ekzekutimin e dënimit.
Neni 3 Parimet për Falje 2 1. Falja është e drejtë e presidentit që ka për qëllim përdorimin e një mjeti jo të rregullt e të rrallë për t’i shpërblyer sjelljet dhe karakteret e jashtëzakonshme ose t’i adresojë shqetësimet e jashtëzakonshme humanitare. 2. Presidenti, me falje liron të dënuarin nga të gjitha dënimet që i janë ngarkuar me anë të një vendimi gjyqësor përfundimtarë. 3. Falja e liron të dënuarin nga vuajtja e dënimit, nga masat mbrojtëse, nga gjobat dhe nga çdo dënim tjetër të përfshirë në dënimin e shqiptuar nga gjykata. 4. Falja i ofron personit të dënuar rehabilitim të menjëhershëm. 5. Falja nuk ofron të drejtën për kompenzim financiar ndaj personit të falur. 6. Falja e personit të dënuar nuk ndikon tek të drejtat apo obligimet e personave tjerë të përcaktuara me të njëjtin vendim gjyqësor që është prekur nga Falja. 7. Kërkesa për falje nuk e ndërprenë ekzekutimin e dënimit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë përcakton kush mund të kërkojë falje nga Presidenti dhe kur kjo e drejtë nuk ekziston.
Neni 4 E drejta për të kërkuar Falje 1. Vetëm personi i shpallur fajtor për vepër penale dhe i dënuar me vendim përfundimtarë nga ndonjë gjykatë e Kosovës gëzon të drejtën për tu falur nga Presidenti, përveç në rastet e parapara në këtë nen. 2. Personat e dënuar jashtë Kosovës, që janë duke e vuajtur dënimin në Kosovë, kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për falje. 3. Personi i cili me qëllim i shmanget ekzekutimit të dënimit për veprën penale nuk ka të drejtë të kërkojë falje. 4. Personi i dënuar, kërkesa e të cilit është refuzuar nga Presidenti nuk ka të drejtë të kërkojë falje për veprën e njëjtë penale, përveç nëse mund të dëshmohet se janë paraqitur rrethana të reja që nga refuzimi i kërkesës së mëparshme. 5. Personi i dënuar në bazë të Kreut XIII apo Kreut XIV të Kodit Penal të Kosovës, për veprën penale kundër Kosovës apo qytetarëve të saj apo kundër të drejtës ndërkombëtare nuk ka të drejtë të kërkojë falje. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The President sets the criteria used when deciding on a pardon, in line with the Constitution and the law in force.
Neni 5 Kriteret për Falje 1. Kriteret të cilat shqyrtohen gjatë marrjes së vendimit mbi Faljen caktohen nga Presidenti në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në fuqi. 2. Rrethanat që mund të shqyrtohen gjatë dhënies së faljes përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: 2.1. pesha e krimit; 2.2. rreziku i recidivizmit; 2.3. pendimi i sinqertë; 2.4. shfaqja e sjelljeve dhe karakterit të respektueshëm. KREU II 3 PROCEDURAT PËR FALJEN - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The convicted person must submit a written pardon request to the President. The request may also be made by certain relatives or another person authorized by the convicted person, and it may be withdrawn at any time.
Neni 6 Paraqitja e kërkesës për Falje 1. Kërkesa për falje paraqitet me shkrim nga personi i dënuar. Në emër të personit të dënuar kërkesa mund të bëhet edhe nga bashkëshorti, bashkëshortja, fëmija, vëllai, motra ose nga ndonjë person tjetër i autorizuar nga personi i dënuar. 2. Kërkesa duhet t’i drejtohet Presidentit. 3. Kërkesa duhet të përmbajë një përshkrim të shkurtër të rastit, deklarimin e fakteve, rrethanat dhe arsyet në mbështetje të kërkesës për Falje, ndonjë informacion tjetër që mund të konsiderohet si i nevojshëm nga personi që paraqet kërkesën dhe çdo lloj informacioni tjetër që mund të jetë i nevojshëm. 4. Kërkesa mund të tërhiqet në çdo kohë si nga personi i dënuar ashtu edhe nga personi që ka bërë kërkesën në emër të të dënuarit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: When a pardon request is received, the President may instruct the Ministry to gather necessary information.
Neni 7 Shqyrtimi i kërkesave për Falje 1. Me rastin e marrjes së kërkesës për Falje, Presidenti mund ta udhëzoj Ministrinë që të mbledh informatat e nevojshme. 2. Ministria, në bazë të kërkesës së Presidentit i mbledh të gjitha të dhënat personale në lidhje me personin e dënuar, të mbajtura nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, si dhe e njofton gjykatën që ka marrë vendim mbi çështjen e tillë, prokurorinë dhe palën e dëmtuar. 3. Nëse kërkohet nga Presidenti, Ministria mbledh informata shtesë nga burimet e saj apo nga burime tjera. 4. Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, Ministria ia dërgon ato Presidentit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The President may grant a pardon by decree, which takes effect immediately after signing unless otherwise stated.
Neni 8 Vendimi mbi kërkesën për Falje 1. Presidenti shpall Falje me anë të Dekretit i cili publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Kur Presidenti shpall Falje, njoftohet personin që ka bërë kërkesën, personi që falet dhe Ministria . 3. Kur Presidenti refuzon kërkesën për Falje, pa vonesë njoftohet personi që ka bërë kërkesën, personi i dënuar dhe Ministria . 4. Dekreti i Presidentit për Falje hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, përveç nëse parashihet ndryshe. Ministria duhet ta zbatojë Dekretin brenda dyzetetetë (48) orësh nga marrja e lajmërimit nga Presidenti. KREU III DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji zbatohet vetëm për kërkesat për Falje të paraqitura pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Neni 9 Zbatueshmëria 4 Ky ligj zbatohet vetëm për kërkesat për Falje të paraqitura pas hyrjes së këtij ligji në fuqi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 10 Hyrja në Fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-101 12 Dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-076-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-101 LIGJ PËR FALJEN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in