LIGJI NR. 03/L-104 PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI JO-JONIZUES, JONIZUES DHE SIGURINË NUKLEARE
This preamble says the law regulates non-ionizing and ionizing radiation and nuclear safety in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-104
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law regulates non-ionizing and ionizing radiation and nuclear safety in Kosovo. This article states the law’s purpose: to align Kosovo’s radiation and nuclear safety framework with international norms, support a healthy environment, and define public authority competences and the rights and duties of affected persons and enterprises. This provision says the law sets out measures to protect people’s life and health and the environment from harmful non-ionizing and ionizing radiation, nuclear safety measures for nuclear activities, radioactive waste, and supervision of how the measures are implemented. This article defines key terms used in the law, including ionizing radiation, non-ionizing radiation, environmental protection, and several radiation-related institutions and materials. This article says the terms used in this law about nuclear damage liability have the meanings set by the Vienna Convention on civil liability for nuclear damage.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-104 PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI JO-JONIZUES, JONIZUES DHE SIGURINË NUKLEARE
Showing 65 of 65
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law regulates non-ionizing and ionizing radiation and nuclear safety in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 66 / 17 MARS 2010 LIGJI Nr. 03/L-104 PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI JO-JONIZUES, JONIZUES DHE SIGURINË NUKLEARE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1), Kreu IV të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të rregullimit ligjor të rrezatimit jo-jonizues, jonizues dhe sigurisë nukleare, Miraton LIGJ PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI JO-JONIZUES, JONIZUES DHE SIGURINË NUKLEARE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to align Kosovo’s radiation and nuclear safety framework with international norms, support a healthy environment, and define public authority competences and the rights and duties of affected persons and enterprises.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Qëllimi i këtij ligji është që: 1.1. të sigurojë realizimin e normave dhe konventave ndërkombëtare nga lëmi i rrezatimit jo- jonizues, jonizues dhe siguria nukleare; 1.2. të sigurojë krijimin e një mjedisi të shëndoshë i cili i përballon ndotjet dhe shpenzimet për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nukleare dhe të jetë në pajtim me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik; 1.3. të krijojë kompetenca dhe detyrime të autoriteteve publike të cilat janë përgjegjëse për sjelljen dhe fuqizimin gradual të standardeve të tilla, dhe; 1.4. të definojë të drejta dhe detyrime ndaj personave dhe ndërmarrjeve që preken nga aktivitetet e tilla ose interesat që promovojnë një mjedis të shëndetshëm në Kosovë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out measures to protect people’s life and health and the environment from harmful non-ionizing and ionizing radiation, nuclear safety measures for nuclear activities, radioactive waste, and supervision of how the measures are implemented.
Neni 2 Fusha e zbatimit Me këtë ligj, përcaktohen masat e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe mjedisit nga ndikimi i dëmshëm i rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues, masat e sigurisë nukleare gjatë të gjitha veprimeve lidhur me aktivitetet nukleare, mbeturinave radioaktive dhe mbikëqyrjes gjatë zbatimit të masave. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including ionizing radiation, non-ionizing radiation, environmental protection, and several radiation-related institutions and materials.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Rrezatim jonizues - rrezatimi elektromagnetik apo rrezatimi nga thërrmijat që mund ta jonizojnë materien; 1.2. Rrezatimi jo-jonizues – rrezatimet jo-jonizuese dhe rrezatimet elektromagnetike të cilat kanë energjinë e fotoneve më të vogël së 12, 4 elektronvolt. Ato përfshijnë: rrezatimin ultraviolet (me gjatësi valore 100-400 nm), rrezatimi i dukshëm (gjatësi valore 400-780 nm), rrezatimi infra i kuq (gjatësi valore 780nm-1 mm), rrezatimi i radio frekuencave (frekuenca 10KHz-300 GHz), fusha elektromagnetike në frekuenca të ulta (frekuenca 0-10kHz) dhe rrezatimi laserik. Rrezatimi jo-jonizues është edhe ultrazëri frekuenca e të cilit është më e madhe se 20KHz; 1.3. Mbrojtje e mjedisit - një varg masash me të cilat parandalohet ndikimi i dëmshëm i rrezatimit jo-jonizues, jonizues në mjedis dhe mënjanimin e pasojave të rrezatimit; 2 1.4. AMRK – Agjencioni për mbrojtjen nga rrezatimet i Kosovës; 1.5. Burime të rrezatimit jonizues - materiet, pajisjet (aparaturat) dhe objektet të cilat emetojnë ose mund të emetojnë rrezatim jonizues; 1.6. Material radioaktiv – materiali, i cili përmban një ose më shumë radionukleide, ku aktiviteti i përgjithshëm specifik është mbi VK; 1.7. Mbeturinë radioaktive - produkti i punës me materiale radioaktive ose në proceset e ndryshme industriale dhe në laboratorët që trajtojnë materialet radioaktive; 1.8. Material nuklear - materiali i cili rrezaton rreze radioaktive alfa, beta, gama, neutrone etj; 1.9. Objekt nuklear – reaktori hulumtues dhe nuklear, elektranat nukleare, impiantet për përpunimin e lëndëve djegëse nukleare dhe impiantet për përpunimin e lëndës djegëse nukleare të shfrytëzuar dhe instrumentet për trajtimin e mbeturinave radioaktive; 1.10. Siguri nukleare – një varg masash të përcaktuara organizative, teknike dhe teknologjike të cilat sigurojnë planifikim optimal kundër ekspozimit dhe rrezikut nga rrezatimi si pasojë e shfrytëzimit të burimit të rrezatimit jonizues; 1.11. Rrezik radioaktiv – masa me të cilën shprehet rreziku, dëmi ose mundësia e dëmtimit apo lëndimit të cilat janë pasojë e ekspozimit potencial nga rrezatimi jonizues dhe është proporcionale me gjasat për paraqitjen e efektit të caktuar të dëmshëm si dhe intensitetin e efektit të tillë; 1.12. Ngjarje e jashtëzakonshme - ngjarje e papritur, ku mund të vij apo ka ardhur deri te rrezatimi i popullatës dhe personave e mjedisit të cilët punojnë në burimin e rrezatimit jonizues, mbi dozat e parapara; 1.13. Doza e absorbuar e rrezatimit jonizues – sasia e energjisë e cila është deponuar në rrezatim jonizues për njësi të masës së trupit e cila rrezatohet; 1.14. Doza ekuivalente e rrezatimit jonizues - prodhim i dozës së absorbuar në ind ose organ dhe faktori i peshës radioaktive gjegjëse me të cilën shprehet ndryshimi në efektet biologjike të llojeve të ndryshme të rrezatimit jonizues; 1.15. Doza efektive e rrezatimit jonizues - shuma e prodhimit të dozës ekuivalente në ind ose organ dhe faktorit gjegjës peshor të indit me të cilin shprehet ndjeshmëria e indeve dhe organeve të veçanta, me lajmërimin e efekteve stohastike të rrezatimit jonizues; 1.16. Intervenim - masat sistematike paraprake të planifikuara, me të cilat zvogëlohet niveli ekzistues i ekspozimit nga rrezatimi jonizues ose situata që vjen si pasojë e një ndodhie të jashtëzakonshme; 1.17. Nivel i intervenimit - niveli që i përgjigjet shkallës së rrezatimit të pritur i cili mund të paraqitet si pasojë e një ndodhie të jashtëzakonshme ose ekspozimit permanent nga rrezatimi jo- jonizues dhe jonizues të mjedisit; 1.18. Licenca - akt i shkruar të cilin MMPH ua lëshon kërkuesve të licencës si dëshmi që janë plotësuar të gjitha kushtet e përshkruara për kryerjen e aktiviteteve radioaktive ose; nukleare, me afat të caktuar; 1.19. Personeli - kuadri profesional që ka kryer specializimin e radiologjisë, radioterapisë, mjekësisë nukleare dhe aftësimet përkatëse subspecialistike për punë në zona me rreze jonizuese dhe jo-jonizuese me licencim përkatës; 1.20. Leja - akt i shkruar të cilën e lëshon MMPH për qarkullim të veçantë të një ose më shumë burimeve të rrezatimit jonizues, materialeve radioaktive dhe nukleare; 1.21. Vendim - akt i shkruar të cilin MMPH-ja ia lëshon personit juridik dhe fizik i cili i plotëson kushtet për kryerjen e punëve për mbrojtje nga rrezatimi jonizues në pajtim me këtë ligj; 3 1.22. Monitorim - të gjitha matjet e radioaktivitetit dhe parametrave të tjerë që rezultojnë nga radioaktiviteti për vlerësimin dhe kontrollin e ekspozimit të popullatës dhe mjedisit; 1.23. Administrimi me mbeturina radioaktive - përmbledhje e aktiviteteve administrative dhe operative në përdorimin, trajtimin, magazinimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave radioaktive; 1.24. Trajtim paraprak - mbledhja, klasifikimi, trajtimi kimik, dekontaminimi i mbeturinave radioaktive dhe përgatitja e tyre për trajtim; 1.25. Trajtim i mbeturinave radioaktive - zvogëlimi i vëllimit, paketimi adekuat, largimi i radionukleideve nga mbeturinat dhe të ngjashëm; 1.26. Deponimi - aktivitet për vendosje afatgjate të materialit radioaktiv; 1.27. Dekomisioni - përmbledhje aktivitetesh teknike dhe administrative të cilat shfrytëzuesi i objektit nuklear i ndërmerr pas ndërprerjes afatgjate të punës së objektit nuklear, më qëllim të zvogëlimit të shkallës së radioaktivitetit në nivelin i cili lejon përfundimin e nevojës për mbikëqyrje inspektive të lokacionit, të cilën e ushtron ; 1.28. Transport i ndaluar i materialeve nukleare dhe radioaktive - çdo veprim ilegal (pranim, furnizim, shfrytëzim qarkullim ose deponim) me qëllim ose pa qëllim i materialit nuklear ose radioaktiv në territorin e Kosovës ose gjatë kalimit të kufirit shtetëror; 1.29. Ministria - Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) 1.30. Inspektorat - inspektoratin ose inspektorin e MMPH-së. 1.31. VK-Vlerat kufitare. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says the terms used in this law about nuclear damage liability have the meanings set by the Vienna Convention on civil liability for nuclear damage.
Neni 4 Shprehjet e përdorura në këtë ligj, të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësinë e dëmeve nukleare, kanë kuptime të përcaktuara me Konventën e Vjenës për përgjegjësi civile lidhur me dëmet nukleare. KREU II PARIMET THEMELORE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision sets radiation and nuclear safety principles, bans exposure above set limits, and requires protective measures, planning, public information, and license-holder responsibility.
Neni 5 1. Parimet themelore të cilat zbatohen gjatë veprimtarive radioaktive dhe aktiviteteve nukleare janë: 1.1. Ndalohet ekspozimi me rrezatim jo-jonizues dhe jonizues mbi kufijtë e caktuar 1.2. Siguria radioaktive dhe nukleare Gjatë veprimtarisë radioaktive dhe aktivitetit nuklear, duhet të zbatohen të gjitha masat e përshkruara mbrojtëse nga rrezatimi jonizues dhe siguria nukleare që sigurojnë planifikimin e tyre. 1.3. Arsyeshmëria e përdorimit Çdo aktivitet duhet të jetë i planifikuar dhe i zbatuar ashtu që shfrytëzimi i burimit të rrezatimit jonizues dhe jojonizues të determinojë me shumë dobi se sa dëm që përfshinë edhe dëmin radioaktiv. 1.4. Optimizmi i mbrojtjes nga rrezatimi Çdo veprimtari duhet të zhvillohet ashtu që ekspozimi nga rrezatimi jonizues të jetë i ulët aq sa objektivisht mund të arrihet, duke marrë parasysh faktorët ekonomik dhe shoqëror. 1.5. Kufizimi i ekspozimit individual Veprimtaritë radioaktive duhet të planifikohen ashtu që ekspozimi i individit të jetë gjithmonë në përputhje me VK. 1.6. Zhvillim i qëndrueshëm 4 Kryerja e veprimtarisë radioaktive, aktivitetit nuklear si dhe administrimi me mbeturinat radioaktive, rregullohet me ligj, në përputhje me nevojat e tashme dhe nevojat e gjeneratave të ardhshme. 1.7. Përgjegjësia parësore Përgjegjësinë parësore për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues, sigurinë e burimit të rrezatimit jonizues dhe objekteve nukleare e bart bartësi i licencës. 1.8. Informimi Të dhënat për sigurinë radioaktive dhe nukleare janë publike. Organet qendrore dhe organizatat e autorizuara, janë të obliguara që me kohë dhe objektivisht të informojnë publikun për gjendjen e mbrojtjes së shëndetit dhe mjedisit nga rrezatimi jonizues dhe siguria nukleare, kurse në rast të ndodhjes së emergjencës radiologjike, popullata e afektuar të njoftohet pa vonesë për faktet e emergjencës, hapat që duhet ndërmarrë dhe masat për mbrojtjen shëndetësore për atë popullatë. 1.9. Harmonizimi i rregullativave ligjore Ligji dhe aktet nënligjore të cilat do të nxirren për zbatimin e këtij ligji, duhet të jenë të përshtatura me rekomandimet ndërkombëtare, standardet në këtë fushë dhe orientimet e Bashkimit Evropian. KREU III AGJENCIONI PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET I KOSOVËS-AMRK - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The radiation protection agency is established under the ministry, the Prime Minister appoints its chief for a four-year term, and the ministry approves its structure and provides resources.
Neni 6 1. Në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë themelohet Agjencia për Mbrojtjen nga Rrezatimet i Kosovës-AMRK, si autoritet kompetent qendror që mbikëqyr dhe siguron zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet. 2. AMRK kryesohet nga kryeshefi i cili emërohet nga Kryeministri me një mandat katër (4) vjeçar. 3. Ministria miraton strukturën e AMRK-së si dhe i siguron burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore për zbatimin e detyrimeve ligjore. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: AMRK must carry out a set of radiation-protection and nuclear-safety duties, including drafting rules, supervising compliance, licensing activities, coordinating authorities, keeping inventories, and inspecting facilities.
Neni 7 1. Detyrat e AMRK-së : 1.1. harton rregulloret dhe udhëzimet dhe aktet e praktikave të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese, sigurinë dhe sigurimin bërthamor, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë personat fizikë e juridikë; 1.2. kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore për mbrojtje nga rrezatimi; 1.3. pajisë me licencë subjektet që kryejnë veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj, e cila sigurohet nga Ministri; 1.4. drejton nga ana teknike të gjitha autoritetet kombëtare dhe lokale për zbatimin e menjëhershëm të masave të nevojshme për zbutjen e efekteve të aksidenteve radiologjike ose bërthamore; 1.5. jap rekomandime dhe propozime për përmirësimin e legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet; 1.6. miraton standardet e sigurisë, sigurimit dhe mbrojtjen nga rrezatimet; 1.7. bashkëpunon me organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë për problemet e mbrojtjes nga rrezatimet; 1.8. bashkërendon punën me institucionet e specializuara brenda dhe jashtë vendit, për kalibrimin e pajisjeve të rrezatimit jonizues, dozimetrinë personale, monitorimin e mjedisit, për kontrollin mjekësor të punonjësve të ekspozuar profesionalisht, trajnimin e personelit, si dhe me institucione të tjera, sipas nevojave, në bazë të marrëveshjeve të mirëkuptimit për zgjidhjen e problemeve kombëtare në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi; 5 1.9. bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe inspektoratin e Mjedisit; 1.10. mban inventarin kombëtar të burimeve të rrezatimit jonizues,jo-jonizues, materialeve berthamore dhe personelit të angazhuar me këto burime; 1.11. mbledh informacion dhe kryen matjet e analizat bazë për kontrollin e mbrojtjes nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin; 1.12. kryen inspektimin e instalimeve rrezatuese. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Aktet nënligjore për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria nukleare miratohen nga Qeveria e Kosovës me propozim të AMRK-së.
Neni 8 Aktet nënligjore për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurisë nukleare si dhe për sigurinë e burimeve të rrezatimit jonizues, me propozim të AMRK-së, miratohen nga Qeveria e Kosovës. KREU IV MBROJTJA NGA RREZATIMI JO-JONIZUES DHE JONIZUES - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The radiation protection system is based on reasonable use of the ionizing radiation source, optimal protection from harmful effects, and setting equivalent and effective dose limits.
Neni 9 1. Sistemi i masave mbrojtëse nga rrezatimi jonizues bazohet në: 1.1. përdorimin e arsyeshëm të burimit për rrezatim jonizues; 1.2. mbrojtjen optimale nga ndikimi i dëmshëm prej rrezatimit jonizues; 1.3. përcaktimin e kufijve të dozës ekuivalente dhe efektive ekuivalente; 1.4. përdorimi i burimit të caktuar të rrezatimit jonizues konsiderohet i arsyeshëm nëse dëshmohet i dobishëm. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Government approves the permitted limit values for non-ionizing and ionizing radiation in the environment, on proposal of MMPH.
Neni 10 Qeveria, me propozimin e MMPH, miraton vlerat përcaktuese të lejuara të rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues në mjedis. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The provision lists measures for protection from ionizing and non-ionizing radiation.
Neni 11 1. Në zbatimin e mbrojtjes nga rrezatimi jonizues ndërmerren këto masa: 1.1. zbulimin e prezencës dhe përcaktimin e nivelit të ekspozimit nga rrezatimi jonizues dhe jo- jonizues. 1.2. përcaktimin e kushteve për prodhim, qarkullim dhe shfrytëzim të burimeve të rrezatimit jo- jonizues dhe jonizues. 1.3. sigurimin dhe shfrytëzimin e pajisjes dhe mjeteve për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues dhe jonizues dhe kontrollin e efikasitetit të kësaj mbrojtjeje; 1.4. kufizimin ose ndalimin e prodhimit, qarkullimit, përdorimit të prodhimeve dhe lëndëve të para për prodhim, të cilat janë të kontaminuara me radionukleide mbi vlerat e përcaktuara; 1.5. mbajtjen e evidencës për burimet e rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues; 1.6. mbajtjen e evidencës së materialeve dhe lëndëve të para të cilat në veprimin tekniko dhe teknologjik ngritin përqendrimin e radionukleideve natyrore mbi dozën e caktuar. 1.7. përcaktimin e kushteve të punës, kontrollin dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të personave që punojnë me burimet e rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues dhe zbatimin e masave të parapara për mbrojtje në punë nga ndikimet e dëmshme të rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues; 6 1.8. krijimin dhe përsosjen profesionale të kuadrit në lëmin e mbrojtjes nga rrezatimi jo-jonizues dhe jonizues. 1.9. mbrojtjen personale dhe kolektive të njerëzve nga rrezatimi jo-jonizues dhe jonizues. 1.10. zbatimin dhe aplikimin e masave nga plani për veprim në ngjarjen e jashtëzakonshme; 1.11. mbledhjen dhe ruajtjen e përkohshme të mbeturinave radioaktive; 1.12. sigurimin e kushteve materiale, teknike dhe kushteve të tjera për zbatimin e studimit sistematik të përbërjes së nukleideve në mjedis (monitorimin) dhe zbatimin e planit në rastin e situatës së jashtëzakonshme; 1.13. zbatimin e programit të masave për sigurinë dhe kontrollin e kualitetit të masave mbrojtëse nga rrezatimi jo-jonizues dhe jonizues; 1.14. kontrollin e mallit radioaktiv gjatë eksportit, importit dhe transitit; 1.15. ndalimin e qarkullimit ilegal të materialeve, mbeturinave radioaktive dhe nukleare; 1.16. dekontaminimin e mjedisit; - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare a program for systematic investigation of radionuclides in listed environmental media and goods, including normal conditions, suspected extraordinary events, and emergency situations.
Neni 12 Hulumtimi sistematik i përmbajtjes së radionuklideve në mjedis Zbulimi i prezencës, përcaktimi i rrezikut, informimi dhe ndërmarrja e masave për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues bëhet sipas kushteve të përcaktuara dhe të parapara. Ministria harton program për hulumtimin sistematik të përbërjes së radionukleideve në ajër, tokë, lumenj, liqene, në të reshurat atmosferike, në gjallesat bimore dhe shtazore, në materialin ndërtimor, në sendet e përdorimit të përgjithshëm, në ujë të pijes, në gjërat ushqimore për njerëz, ushqimin e kafshëve dhe atë, në kushte normale, në rast të dyshimit për ngjarje të jashtëzakonshme si dhe gjatë situatës së jashtëzakonshme. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry sets the conditions that legal persons carrying out the measurements must meet, and those measurements relate to the early-warning system for radiation dose intensity.
Neni 13 1. Për zbulimin me kohë të situatës së jashtëzakonshme e cila rrezikon ose mund ta rrezikojë territorin e Kosovës, vendoset sistemi i paralajmërimit të hershëm të kësaj ngjarjeje e cila sipas kushteve të parapara dhe në mënyrë të paraparë, pandërprerë siguron matjen e intensitetit të dozës së rrezatimit. 2. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përcakton kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë personat juridik të cilët kryejnë matjet e përcaktuara nga paragrafi 1. i këtij neni. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry must publish an annual report on the composition of radionuclides in the environment.
Neni 14 Ministria publikon raportin vjetor, për përbërjen e radionukleideve në mjedis. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Users of ionizing and non-ionizing radiation sources must apply the required protective measures; the Government and the Ministry set related limits and conditions.
Neni 15 Përcaktimi i masave mbrojtëse nga rrezatimi jo-jonizues dhe jonizues 1. Për mbrojtje nga ekspozimi me rrezatim jo-jonizues dhe jonizues të personave profesional, pacientëve, qytetarëve si dhe mjedisit, shfrytëzuesit e burimit të rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues duhet të sigurojnë dhe zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtje nga rrezatimi jo-jonizues dhe jonizues. 2. Qeveria me akt nënligjor të veçantë përcakton kufizimin e dozave, kohën e ekspozimit dhe orarit të punës të personelit dhe pacientëve për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues. 3. Ministria, përcakton kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë personat juridik ose fizik që përcaktojnë masat për mbrojtje nga rrezatimi jonizues. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The user of an ionizing radiation source must carry out one or more measurements to assess exposure levels, depending on the type of work.
Neni 16 Vlerësimi i nivelit të ekspozimit të rrezatimit jonizues 1. Për të bërë vlerësimin e nivelit të ekspozimit nga rrezatimi jonizues i personave profesional, pacientëve, qytetarëve, shfrytëzuesi i burimit të rrezatimit jonizues është i obliguar, varësisht nga lloji i punës, të kryejë një ose më shumë matje dhe atë: 7 1.1. matjet dozimetrike dhe kontrolli i vendit të punës, 1.2. matjen e nivelit të ekspozimit individual të personave profesional (kontrolli dozimetrik personal), 1.3. vlerësimin e nivelit të ekspozimit të brendshëm të personave profesional, 1.4. matjen biodozimetrike të ekspozimit individual me rrezatim jonizues. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: An operator may use non-ionizing radiation sources only if the stated conditions are met.
Neni 17 Kushtet për operim të burimeve të rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues 1. Operatori mund të shfrytëzojë burimet e rrezatimit jo-jonizues, nëse i plotëson këto kushte: 1.1. që për këto burime të rrezatimit jo-jonizues të ketë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në pajtim me ligjin. 1.2. niveli i rrezatimit të jetë në përputhje me VK. 2. Dispozitat nga pika 1 e paragrafit 1, të këtij neni, vlejnë për vlerat e frekuencave 10 khz-300GHz. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Legal persons and entrepreneurs may work with ionizing radiation sources only if they meet the listed safety, staffing, training, equipment, and environmental conditions, and they need a Ministry decision for the activity.
Neni 18 1. Personat juridik dhe ndërmarrësit mund të prodhojnë, të bëjnë qarkullimin dhe të përdorin burimet e rrezatimit jonizues, nëse i përmbushin këto kushte: 1.1. që objektet dhe hapësirat në të cilat prodhojnë dhe deponojnë materie me rrezatim jonizues t’i përgjigjen kushteve të parapara teknike, të sigurisë shëndetësore dhe kushteve të tjera të cilat sigurojnë mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit nga rrezatimi jonizues; 1.2. që personave që punojnë me burimet e rrezatimit jonizues t’u sigurojnë mjete të përshtatshme për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues si dhe pajisjen për matjen e rrezatimit; 1.3. të sigurojnë që me burimet e rrezatimit jonizues, të punojnë personat që kanë përgatitje profesionale të paraparë dhe t’i përmbushin kushtet shëndetësore të parapara, para dhe gjatë punës me burimet e rrezatimit jonizues; 1.4. të ndërmerr të gjitha masat e parapara me të cilat parandalohet që materiali radioaktiv mbeturinë, të mos shkaktojë kontaminimin e mjedisit mbi VK; 1.5. të informojë punëtorët, praktikantët apo studentët për: 1.5.1. rreziqet shëndetësore të paraqitura në punë për: 1.5.2. procedurat e mbrojtjes së përgjithshme radioaktive dhe masat që duhet të merren; 1.5.3. rëndësinë e respektimit të kërkesave teknike, mjekësore dhe administrative, në rast të femrave, nevoja për deklarimin e hershëm të shtatzënisë për shkak të rrezikut të ekspozimit të fëmijës me rrezet radioaktive. 1.6. të organizojnë trajnime relevante në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi për punëtorët e ekspozuar, praktikantët dhe studentët; 1.7. aparatet rëntgen dhe pajisjet e tjera të cilat prodhojnë rrezatim jonizues, të jenë në pajtim me kushtet e parapara, për përdorim, bartje dhe shfrytëzim të tyre. 2. Me vendim të Ministrisë përcaktohen personat juridik dhe fizik të cilët i përmbushin kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personat juridik dhe fizik të cilët prodhojnë, bëjnë bartjen dhe shfrytëzojnë burimet e rrezatimit jo- jonizues dhe jonizues, nuk mund t’i kryejnë këto veprimtari pa vendim të Ministrisë. 8 4. Personat juridik dhe fizik nga paragrafi 1 i këtij neni, janë të obliguar që gjatë regjistrimit në regjistrin e Ministrisë, ta dorëzojnë edhe vendimin nga paragrafi 2 i këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The listed legal and natural persons must keep the required records for ionizing radiation sources and must inform the Ministry for each shipment or supply of those sources.
Neni 19 Personat juridik dhe fizik të cilët prodhojnë, bëjnë bartjen dhe shfrytëzojnë burimet e rrezatimit jonizues, mbajnë evidencën e paraparë për ato burime dhe janë të obliguar për çdo dërgesë, përkatësisht furnizim me burime të rrezatimit jonizuese, të informojnë Ministrinë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: People working with ionizing radiation sources, patients, and the public must not be exposed to radiation above VK. The Ministry may authorize legal persons that meet the stated conditions to carry out measurements and assess exposure levels.
Neni 20 1. Personat të cilët punojnë me burimet e rrezatimit jonizues, pacientët dhe popullata, nuk lejohen ti ekspozohen rrezatimit mbi VK. 2. Me vendim te Ministrisë, autorizohen personat juridik të cilët i përmbushin kushtet e parapara për kryerjen e matjeve, për vlerësimin e shkallës së ekspozimit me rrezatim jonizues të personave të cilët punojnë me burimet e ndotjes, pacientët dhe popullata. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Some legal persons must keep records about radiation exposure and send a report to the Ministry.
Neni 21 Personat juridik nga neni 15, paragrafi 3 i këtij ligji, mbajnë evidencën e paraparë për rrezatimin e popullatës, pacientëve dhe personave të cilët gjatë punës i janë ekspozuar ndikimit të rrezatimit jonizues, kurse raportin për këtë rrezatim ia dërgojnë Ministrisë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: People and legal entities that cause environmental contamination while working with ionizing radiation must carry out decontamination as required and report it immediately to the Ministry.
Neni 22 1. Personat juridik dhe fizik të cilët gjatë punës me burimet e rrezatimit jonizues, shkaktojnë kontaminimin e mjedisit mbi VK, janë të obliguar që në mënyrë të paraparë të zbatojnë dekontaminimin. 2. Personat juridik dhe fizik të cilët kanë shkaktuar kontaminimin, përkatësisht kanë zbatuar dekontaminimin, janë të obliguar që menjëherë t’i raportojnë Ministrisë. 3. Me vendim të organit të autorizuar të përcaktohen personat juridik të cilët i përmbushin kushtet e parapara për kryerjen e dekontaminimit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Organizatat dhe personat fizikë që prodhojnë, transportojnë ose përdorin burime të rrezatimit jonizues duhet t’u sigurojnë punëtorëve të ekspozuar kontroll dozimetrik personal, mjete personale mbrojtëse, udhëzim për kontroll të rregullt shëndetësor dhe vërtetim të saktësisë dhe përdorimit të drejtë të këtyre mjeteve.
Neni 23 Personat juridik dhe fizik të cilët prodhojnë, bëjnë bartjen ose shfrytëzojnë burimet e rrezatimit jonizues, janë të obliguar që personave të cilët punojnë në vendet ku janë të ekspozuar me rrezatim jonizues, t’ u sigurojnë kontroll dozimetrike personale, t’i pajisin me mjete personale mbrojtëse dhe t’i udhëzojnë në kontroll të rregullt shëndetësor, t’u sigurojnë vërtetimin e saktësisë së atyre mjeteve si dhe përdorimin e tyre të drejtë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Only persons with the required professional training and health conditions may work with ionizing radiation sources; they must also be under health supervision and have medical checks before, during, and if needed after the work.
Neni 24 1. Me burimet e rrezatimeve jonizuese mund të punojnë personat të cilët kanë përgatitje profesionale të paraparë për këtë veprimtari dhe që i përmbushin kushtet e parapara shëndetësore. 2. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni, vihen në mbikëqyrje shëndetësore dhe i nënshtrohen kontrollit mjekësor para se të hyjnë në punë me burimet e rrezatimit jonizues dhe gjatë punës, e sipas nevojës edhe pas ndërprerjes së punës me burimet e rrezatimit jonizues. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Work with ionizing radiation sources is prohibited for people under 18, pregnant women, and breastfeeding women in the stated cases.
Neni 25 1. Ndalohet puna me burimet e rrezatimit jonizues për: 1.1. personat më të ri se tetëmbëdhjetë (18) vjeç, përveç gjatë aftësimit profesional; 1.2. femrave gjatë mbajtjes së shtatzënisë; 1.3. femrave që ushqejnë fëmijën me gji, nëse punojnë me burimet e hapura të rrezatimit jonizues. 9 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Ionizing radiation sources may be used in medicine in a prescribed way, if the relevant specialist doctor assesses the medical justification and allows the diagnostic and therapeutic procedure.
Neni 26 Burimet e rrezatimit jonizues, mund të aplikohen në mjekësi në mënyrë të paraparë, nëse mjeku i specializimit përkatës, bënë vlerësimin e arsyeshmërisë mjekësore të aplikimit të tyre dhe lejon procedurën diagnostike dhe terapeutike. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Items listed in the provision may not be put into use if they contain radionuclides.
Neni 27 Uji i pijes, artikujt ushqimorë, ushqimi i kafshëve, gjërat e konsumit të përgjithshëm, prodhimi i ushqimit, lodrave, stolive personale dhe kozmetike, nuk mund të vihen në përdorim, nëse përmbajnë radionukleide. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Radioactive lightning rods are banned in Kosovo, and older ones must be dismantled under supervision. Expired ionizing fire extinguishers may be dismantled only by the radiation protection service.
Neni 28 1. Ndalohet montimi dhe përdorimi i rrufepritësve radioaktiv në territorin e Kosovës. 2. Rrufepritësit radioaktiv të cilët janë montuar para aprovimit të këtij ligji, duhet të demontohen nën mbikëqyrjen e Inspektoratit dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Rrezatimi Jonizues. 3. Aparatet jonizuese kundër zjarrit të cilave u ka kaluar afati për punë mund të demontohen vetëm nga Shërbimi për Mbrojtje nga Rrezatimi Jonizues. KREU V MENAXHIMI ME MBETURINAT RADIOAKTIVE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry sets the manner and conditions for handling radioactive waste. Importing, processing, and depositing foreign-origin radioactive waste is prohibited in Kosovo. The Government must create temporary disposal options within 2 years and permanent disposal conditions within 10 years, and the Operator bears the costs for permanent disposal conditions.
Neni 29 1. Ministria përcakton mënyrën dhe kushtet se si mbeturina radioaktive, grumbullohet, riciklohet, ruhet, evidentohet dhe deponohet. 2. Ndalohet importimi i mbeturinës radioaktive, përpunimi dhe deponimi i saj me prejardhje të huaj, në territorin e Kosovës. 3. Qeveria e Kosovës do të krijojë mundësi për deponim të përkohshëm të mbeturinave radioaktive në afat prej dy (2) vitesh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 4. Qeveria e Kosovës do të sigurojë kushte për deponim të përhershëm të mbeturinave radioaktive në afat prej dhjetë (10) vitesh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 5. Shpenzimet për sigurimin e kushteve për deponimin e përhershëm të mbeturinave radioaktive i bartë Operatori. KREU VI IMPORTI , EKSPORTI, BARTJA DHE TRANZITI I MATERIALIT RADIOAK- TIV DHE NUKLEAR - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Ionizing radiation sources may be carried out of Kosovo or imported only under the stated approval and inspection conditions, and importers must notify the Inspectorate of arrivals in time.
Neni 30 1. Bartja e burimit të rrezatimit jonizues jashtë kufirit të Kosovës, mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Qeverisë. 2. Për parandalimin e bartjes të palejuar të materialit radioaktiv, përmes kufirit të Kosovës, në vendet kufitare vendosen monitorë të rrezatimit jonizues. 3. Burimet e rrezatimit jonizues, mund të importohen vetëm në kalimet tej kufitare në të cilat është e organizuar mbikëqyrja inspektuese. 4. Importuesi është i obliguar që me kohë të informojë Inspektoratin, për arritjen e dërgesës së burimit të rrezatimit jonizues. 10 5. Organet e shërbimit doganor, mund të bëjnë doganimin e dërgesës nga paragrafi 3 i këtij neni, vetëm me pajtimin me ligjin në fuqi. 6. Burimet e rrezatimeve jonizuese të cilat importohen në zonat e lira dhe doganore ose në deponitë konsignacionale të Kosovës, i nënshtrohen paragrafit 3 të këtij neni. 7. Transporti i burimeve të rrezatimeve jonizues në territorin e Kosovës bëhet në përputhje me Ligjin për Transportin e Mallrave të Rrezikshme dhe marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare. KREU VII KUSHTET PËR LOKACION, NDËRTIM, PUNË PROVUESE, LËSHIM NË PUNË, SHFRYTËZIM, NDËRPREJE TË PËRHERSHME TË PUNËS DHE DEKOMISION TË OBJEKTEVE NUKLEARE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision lists the nuclear-safety measures to be applied for nuclear facilities during siting, construction, trial operation, commissioning, operation, and permanent shutdown.
Neni 31 1. Me rastin e përcaktimit të lokacionit, ndërtimit, punës provuese, lëshimit në punë, shfrytëzimit dhe ndërprerjes së përhershme të punës së objekteve nukleare, për sigurim nuklear, ndërmerren masat si vijon: 1.1. përcaktimi i kushteve të parapara për lokacion, ndërtim, punë provuese, lëshim në punë, shfrytëzim dhe ndërprerje të përhershme të punës së objektit nuklear; 1.2. përcaktimi i kritereve të parapara për vlerësimin e sigurisë së objektit nuklear; 1.3. përcaktimi i kushteve të parapara për qarkullim dhe shfrytëzim të materialit nuklear; 1.4. sigurimi dhe zbatimi i masave mbrojtëse nga rrezatimi jonizues në objektin nuklear dhe zonën e ndikimit te tij; 1.5. përcaktimi i kushteve të parapara të cilat duhet t’i përmbushin personat që punojnë në objektin nuklear; 1.6. mbledhja, evidentimi, përpunimi, magazinimi, deponimi dhe shkarkimi i mbeturinës radioaktive; 1.7. përgatitja dhe zbatimi e masave të parapara në rast të aksidentit nuklear; 1.8. siguria fizike e objektit dhe materialit nuklear. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Ministry may grant the construction permit for a nuclear facility if it confirms nuclear safety measures are met, and it sets the permit conditions by a separate act.
Neni 32 Leja e ndërtimit 1. Objekti nuklear mund të ndërtohet vetëm në lokacionin për të cilën është hartuar plani. 2. Objekti nuklear nuk mund të, ndërtohet dhe të lëshohet në punë provuese pa aprovimin e mëparshëm nga Ministria. 3. Leja e ndërtimit nga paragrafi 2 i këtij neni, mund të jepet nëse Ministria, vërteton që janë plotësuar të gjitha masat e sigurimit nuklear, në bazë të raportit të shkruar për sigurinë nukleare dhe dokumentacionit tjetër të paraparë. 4. Ministria me akt të veçantë i përcakton kushtet për dhënien e lejes se ndërtimit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The nuclear safety report must include specified safety, design, environmental, waste, and physical-security information, and it must be updated when project changes occur.
Neni 33 Raporti për sigurinë nukleare 1. Raporti për sigurinë nukleare nga neni 29 i këtij ligji, përmban informatën për analizën e: 1.1. ndikimit të mundshëm të objektit nuklear në mjedis dhe ndikimit të mundshëm të ngjarjes së jashtëzakonshme në mjedis në atë objekt; 1.2. përshkrimin e projektit të objektit nuklear; informatën për kualitetin e pajisjeve të vendosura dhe materialit ndërtimor, dokumentacionit tjetër teknik për objektin nuklear; 11 1.3. hartimi i planit të intervenimit në aksidente të mundshme dhe masat të cilat janë të domosdoshme për mënjanimin e tyre; 1.4. vendimin për deponim dhe sigurim të mbeturinës radioaktive; 1.5. të dhënat për sigurinë fizike të objektit nuklear dhe dokumentacionin tjetër të paraparë. 2. Raporti për sigurinë nukleare duhet të plotësohet në pajtim me ndryshimet që paraqiten në projekt gjatë ndërtimit, punës provuese, lëshimit në punë, shfrytëzimit dhe ndërprerjes së përhershme të punës së objektit nuklear. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Nuclear facilities and their materials/equipment must follow the stated technical and quality standards.
Neni 34 Aplikimi i standardeve dhe normativave teknike 1. Objekti nuklear projektohet, ndërtohet, lëshohet në punë, shfrytëzohet, mirëmbahet dhe ndërpret punën sipas standardeve (të Agjencionit të kombeve të Bashkuara për Energji Nukleare), normativave teknike dhe normave të kualitetit të prodhimit si dhe shërbimeve të cilat e sigurojnë objektin nuklear të paraparë. 2. Materialet dhe pajisjet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objektit nuklear në pikëpamje të kualitetit, duhet t’i përgjigjen standardeve Evropiane dhe normativave teknike. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Work at a nuclear facility must follow departmental and other technical instructions.
Neni 35 Puna provuese, lëshimi në punë dhe shfrytëzimi i objektit nuklear Puna e objektit nuklear duhet të zhvillohet sipas udhëzimeve të reparteve dhe udhëzimeve të tjera teknike të cilat kanë të bëjnë me të gjitha repartet, për përdorimin dhe transportin e materialit nuklear, mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e sistemit, kontrollin e brendshëm dhe mënyrën e veprimit në rastet e aksidenteve. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Operatori i objektit bërthamor duhet t’i raportojë Ministrisë ndryshimet, prishjet, aksidentet, tejkalimet dhe çështje të tjera të rëndësishme për sigurinë, të paraqesë raport të rregullt sipas afateve që cakton Ministria dhe të japë çdo informacion kur kërkohet.
Neni 36 1. Shfrytëzuesi i objektit nuklear është i obliguar që t’i ofrojë raport Ministrisë për: 1.1. çdo ndryshim në reparte, pajisje, në mënyrën e punës, për të cilat janë të përcaktuara kriteret; 1.2. prishjet e pajisjeve dhe për aksidentet në objektet nukleare si dhe masat e ndërmarra për mënjanimin e pasojave të aksidentit; 1.3. gabimet e personave që udhëheqin me objektin nuklear; 1.4. tejkalimin e normave të caktuara të aktiviteteve, lirimit të mbeturinave radioaktive të gazta apo të lëngtë ose devijimi nga kushtet, e përcaktuara për lirimin e tyre; 1.5. rrethanat e tjera të rëndësishme për sigurinë e objektit nuklear. 2. Shfrytëzuesi nga paragrafi 1 këtij neni, është i obliguar që t’i paraqes Ministrisë raport të rregullt për punën e objektit nuklear, në afatet dhe mënyrën që e cakton Ministria. 3. Shfrytëzuesi i objektit nuklear është i obliguar që me kërkesën e Ministrisë të ofrojë çdo informatë për masat e ndërmarra për sigurinë nukleare dhe të gjitha aktivitetet e tjera lidhur me zbatimin e këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: If the nuclear facility user intends to permanently stop work, they must notify the Ministry in advance.
Neni 37 Ndërprerja e përhershme e punës dhe dekompozimi i objektit nuklear 1. Nëse shfrytëzuesi i objektit nuklear synon që përfundimisht ta ndërpresë punën, është i obliguar, paraprakisht të njoftojë Ministrinë. 2. Shfrytëzuesi i objektit nuklear nga paragrafi 1 i këtij neni, është i obliguar që në afat të cilin e përcakton Ministria, të zbatojë masat e sanimit gjegjës në lokacion dhe objekt si dhe në mjedis. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The user of a nuclear facility may be only a legal person.
Neni 38 12 Shfrytëzues i objektit nuklear mund të jetë vetëm personi juridik. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Nuclear facility users who produce, process, use, or store nuclear material must keep the required records and submit the record data to the Ministry.
Neni 39 Evidentimi dhe kontrolli e materialeve nukleare 1. Shfrytëzuesi i objektit nuklear i cili prodhon, përpunon, shfrytëzon ose deponon material nuklear, është i obliguar të udhëheq evidencën e paraparë për ato materiale, sipas zonave të bilanceve materiale në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe të dhënat nga kjo evidencë, t’ia dorëzojë Ministrisë. 2. Ministria udhëheq evidencën për materialet nukleare, për të gjitha zonat e parapara të bilanceve materiale dhe bën kontrollin e evidencave të personave juridik nga paragrafi 1 i këtij neni. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Ndalohet përdorimi i materialit nuklear për armë nukleare dhe mjete të tjera eksplozive; përdoruesi i objektit nuklear duhet të lejojë inspektimin dhe të bashkëpunojë me IAAE sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.
Neni 40 1. Ndalohet shfrytëzimi i materialit nuklear për prodhimin e armëve nukleare dhe mjeteve të tjera eksplozive. 2. Ndalohen kërkimet për zhvillimin, prodhimin dhe përdorimin e armëve nukleare. 3. Shfrytëzuesi i objektit nuklear, duhet të mundësojë kontroll inspektimi dhe të bashkëpunojë me përfaqësuesit e Agjensionit Ndërkombëtar për Energji Nukleare (IAAE), në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A legal person using a nuclear facility or nuclear material must organize or ensure physical protection of the nuclear facility, nuclear material, and radioactive waste.
Neni 41 1. Personi juridik i cili shfrytëzon objektin nuklear ose materialin nuklear, është i obliguar që të organizojë, përkatësisht të sigurojë mbrojtjen fizike të objektit nuklear, materialit nuklear dhe mbeturinës radioaktive. 2. Personi juridik nga paragrafi 1. i këtij neni, nxjerrë rregullore të brendshme për masat e mbrojtjes fizike të objektit nuklear, materialit nuklear dhe mbeturinave radioaktive. KREU VIII VEPRIMET NË RASTET EJASHTËZAKONSHME - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës must prepare an emergency intervention plan for a nuclear accident and can declare an emergency situation, notify foreign authorities of radioactive contamination risk, and decide on assistance requests or offers.
Neni 42 1. Për të mbrojtur jetën, shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, në rast të aksidentit nuklear, Qeveria e Kosovës harton planin për intervenim për rastet e jashtëzakonshme. 2. Me planin nga paragrafi 1 e këtij neni, përcaktohet niveli i reagimit për mbrojtjen e njerëzve, kafshëve shtëpiake dhe kulturat bujqësore, nga ana e përgjegjësve për zbatimin e këtyre masave, përcaktohet mënyra e informimit të publikut si dhe programi i kontrollit periodik të rregullsisë së pjesëve të planit ose planit në tërësi. 3. Situatën e jashtëzakonshme, e cila e rrezikon territorin e Kosovës, e shpall Qeveria e Kosovës. 4. Mbrojtja e jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe mjedisit nga rrezatimi jonizues në rastet e jashtëzakonshme, zbatohet në bazë të masave të parapara për parandalimin dhe mënjanimin e pasojave të shkaktuara nga ajo ngjarje. 5. Nëse vërtetohet se ekziston rreziku nga kontaminimi radioaktiv i territoreve të shteteve fqinje, Qeveria e Kosovës lajmëron, për atë rrezik, organet kompetente të atyre shteteve dhe Agjencionin Ndërkombëtar për Energji Nukleare (ANEN). 6. Për kërkimin dhe pranimin e ndihmës nga shteti tjetër dhe Agjencioni Ndërkombëtar për Energji Atomike dhe ofrimit të ndihmës shteteve të tjera në rastin e aksidentit nuklear dhe rrezikut radioaktiv vendosë Qeveria e Kosovës. KREU IX PËRGJEGJËSIA PËR DËMET NUKLEARE - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The nuclear facility operator is exempt from liability for nuclear damages caused by a nuclear accident, subject to this law.
Neni 43 13 Shfrytëzuesi i objektit nuklear përgjigjet për dëmet nukleare të shkaktuara nga aksidenti nuklear, në pajtim me këtë ligj. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The nuclear facility user is liable for nuclear damage up to 4,000,000 euros for each nuclear accident.
Neni 44 Shfrytëzuesi i objektit nuklear përgjigjet për dëmin nuklear në shumën prej katër milionësh (4.000.000) Eurosh në ditën e pagimit, për secilin aksident nuklear. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The user of a nuclear facility must maintain insurance to cover its own liability for nuclear damage in the amount of 50,000 euros.
Neni 45 1. Shfrytëzuesi i objektit nuklear, deponon dhe mban sigurimin për mbulesën e përgjegjësisë së vet për dëmin nuklear në shumë prej pesëdhjetëmijë (50.000) Eurosh. 2. Nëse mjetet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk janë të mjaftueshme për kompensimin e dëmit nuklear, burimet e mjeteve dhe mënyra e plotësimit të ndryshimit në mjete për kompensim të dëmit nuklear, të krijuar deri në vlerën nga neni 44 i këtij ligji, do të përcaktohen me ligj të veçantë që rregullon këtë problematikë. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The insurer may not terminate or cancel insurance unless it has given the nuclear facility user written notice at least 6 months in advance.
Neni 46 Siguruesit nuk i lejohet të ndërpresë dhe të anulojë sigurimin, nëse për këtë me shkrim nuk e ka informuar shfrytëzuesin e objektit nuklear , në afat prej gjashtë (6) muajsh, para ndërprerjes, përkatësisht të anulimit të sigurimit. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The right to compensation for nuclear damage does not end after 10 years from the nuclear accident; a special 20-year period applies in cases involving stolen, lost, or abandoned nuclear material.
Neni 47 1. E drejta në kompensimin e dëmit nuklear ndërpritet pas kalimit të afatit prej dhjetë (10) vjetësh, nga dita e aksidentit nuklear. 2. Nëse dëmi nuklear është i shkaktuar me goditje nukleare, lidhur me materialin nuklear, i cili në kohën e aksidentit nuklear është vjedhur, humbur, ose braktisur, afati i përcaktuar në paragrafin 1 i këtij neni, llogaritet prej ditës së aksidentit nuklear dhe vlen për periodën njëzet (20) vjet, prej ditës së vjedhjes, humbjes ose braktisjes së materialit nuklear. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A claim for compensation for nuclear damage must be filed within 3 years from the day the injured person learned they were harmed.
Neni 48 Padia për kompensimin e dëmit nuklear mund të dorëzohet në afat prej tri (3) vjetësh, nga dita kur personi që ka pësuar dëmin material, ka kuptuar se është i dëmtuar. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The competent court decides compensation for nuclear damage; for damage during transport of nuclear material, products, or waste, the court at the place of the nuclear accident is competent.
Neni 49 1. Vendimin për kompensimin e dëmit nuklear e merr gjykata kompetente në vendin ku gjendet objekti nuklear. 2. Për dëmin nuklear të shkaktuar gjatë transportimit të materialit nuklear, prodhimeve ose mbeturinave, është kompetent gjykata në vendin ku ka ndodhur aksidenti nuklear. KREU X MBIKËQYRJA DHE KOMPETENCAT - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Inspektorët dhe disa ministri mbikëqyrin zbatimin e ligjit; inspektorët mund të urdhërojnë masa, ndalime dhe ndërprerje kur kushtet e sigurisë nuk plotësohen.
Neni 50 1. Mbikëqyrjen për zbatimin e këtij ligji e bën Inspektorati gjegjës dhe inspektoratet e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Transportit, MEM, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Brendshme. 2. Për kryerjen e mbikëqyrjes së realizimit të masave mbrojtëse nga rrezatimi jonizues dhe siguria nukleare, inspektorët kanë të drejta dhe obligime që: 2.1. të urdhërojnë evitimin e të metave lidhur me punën e burimeve të rrezatimit jo-jonizues dhe jonizues dhe me mbrojtjen fizike të objekteve nukleare; 14 2.2. të ndërprejnë punën me burimet e rrezatimeve jo-jonizues dhe jonizuese dhe t’ua marrin lejen ose/dhe Licencën për shfrytëzimin e këtyre burimeve, përderisa nuk plotësohen kushtet e parapara; 2.3. të ndërprejnë ndërtimin, lëshimin në punë dhe ndërprerjen e punës të objektit nuklear, nëse nuk janë të përmbushura masat e parapara të sigurimit nuklear; 2.4. të ndalojnë prodhimin dhe shfrytëzimin e burimit të rrezatimit jonizues, përderisa nuk i përmbushin kushtet e parapara; 2.5. të urdhërojnë largimin e të metave të përcaktuara dhe përmbushjen e kushteve të parapara nga personat juridik të cilët bëjnë matjet e ekspozimit me rrezatim jonizues, kërkim sistematik të përmbajtjes së radionukleideve në mjedis, përkatësisht dekontaminimin e mjedisit; 2.6. të urdhërojnë përmbushjen e kushteve të parapara dhe evitimin e të metave të tjera për të cilat vërtetohet se mund të shkaktojnë pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve ose të mjedisit. 3. Masat nga paragrafi1 i këtij neni përcaktohen me akte nënligjore të nxjerra nga MMPH. 4. Kundër vendimit nga paragrafi 2. i këtij neni, mund t’i parashtrohet ankesë MMPH-së. 5. Në rast të rrezikimit të shëndetit dhe mjedisit, ankesa në vendim, nuk e ndalon ekzekutimin e tij. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Personat juridikë dhe fizikë të mbuluar nga kjo dispozitë duhet t’i mundësojnë inspektorit mbikëqyrje pa pengesa.
Neni 51 Personat juridik dhe fizik të cilët prodhojnë, bëjnë qarkullimin dhe shfrytëzojnë burimet e rrezatimit jonizues, përkatësisht bëjnë studimin e përbërjes së radionukleideve në mjedis, dekontaminimin e mjedisit ose matjen e ekspozimit nga rrezatimi jonizues, janë të obliguar që inspektorit t’ia mundësojnë kryerjen e mbikëqyrjes, pa pengesa. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Inspectors doing the work covered by article 50 must have specified professional qualifications, and the ministry must issue a subordinate act setting those professional levels.
Neni 52 1. Inspektorët të cilët kryejnë punët nga paragrafi 1. i nenit 50 të këtij ligji, duhet të kenë shkallën e caktuar të përgatitjes profesionale nga lëmi i fizikës inxhinierike, fizikës dhe kimisë. 2. Ministria nxjerr akt nënligjor me të cilin përcakton nivelet profesionale për ushtrimin e mbikëqyrjes sipas nenit 50 të këtij ligji. 3. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, inspektorët që bëjnë mbikëqyrjen e qarkullimit të burimeve të rrezatimit jonizues përmes kufirit shtetëror, duhet të kenë përgatitjen profesionale adekuate nga lëmi i fizikës, kimisë, fizikës inxhenerike dhe të jenë specialistë të shëndetit publik. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The dissatisfied party may appeal to the Ministry within 8 days of receiving the inspector’s decision; the Ministry must decide on the appeal within 30 days, and the appeal does not suspend execution.
Neni 53 1. Kundër vendimit të inspektorit të Mjedisit, pala e pakënaqur në afat prej tetë (8) ditësh, nga dita e pranimit të vendimit, mund t’i parashtrojë ankesë Ministrisë, e cila në afat prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit të ankesës, nxjerrë vendim përkatës lidhur me ankesën. 2. Ankesa e parashtruar kundër vendimit të inspektorit të Mjedisit nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër vendimit të Ministrisë lidhur me ankesën, pala e pakënaqur ka të drejtë të ngritë kontest administrativ në pajtim me Ligjin mbi Procedurën Administrative. KREU XI DISPOZITAT NDËSHKUESE - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Anyone who handles radioactive material contrary to prescribed procedures and conditions, or imports, processes, deposits, or places foreign-origin radioactive waste in Kosovo, commits a criminal offence and faces 6 months to 5 years in prison.
Neni 54 Veprat penale 1. Secili që mbledh, përpunon, deponon apo vendosë materialin radioaktiv kundër mënyrës së parashikuar dhe kushteve të parapara, do të dënohet për vepër penale me burg prej gjashtë (6) muajsh deri në pesë (5) vjet. 15 2. Secili që importon, përpunon, deponon ose vendosë material radioaktiv, mbeturinë me prejardhje të huaj në territorin e Kosovës, do të dënohet për vepër penale me burg prej gjashtë (6) muajsh deri në pesë (5) vjet. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A legal person can be fined for several radiation-safety offences, and a responsible legal person can also be fined for those acts.
Neni 55 Kundërvajtjet 1. Personi juridik, për kundërvajtje, do të gjobitet me të holla në shumë prej dymijë (2.000) deri në njëzetmijë (20.000) Euro, nëse: 1.1. gjatë punës me burimet e rrezatimit jonizues shkakton kontaminimin e mjedisit mbi VK ose nuk e kryen dekontaminimin në mënyrë të paraparë, nuk lajmëron me kohë organin kompetent të qeverisë (paragrafi. 1 i nenit 22 të këtij ligji); 1.2. vë në qarkullim ujin e pijes, artikujt ushqimorë, ushqimin e kafshëve dhe gjërat e përdorimit të përgjithshëm të cilat përmbajnë radionukleide mbi VK (neni 31 i këtij ligji); 1.3. grumbullon, përpunon, deponon ose vendosë mbeturinë radioaktive në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji; 1.4. vepron kundër mënyrës së paraparë dhe kushteve të parapara (paragrafi 1. i nenit 25 të këtij ligji); 1.5. importon mbeturinë radioaktive me prejardhje jashtë vendit ose e përpunon, deponon dhe vendos në territorin e Kosovës (paragrafi 2. i nenit 29 të këtij ligji); 1.6. nuk organizon ose nuk e zbaton mbrojtjen fizike të objektit nuklear, materialit nuklear ose mbeturinës radioaktive, nuk e sjellë aktin e përgjithshëm për masat të mbrojtjes fizike të objektit nuklear, materialit nuklear dhe mbeturinës radioaktive (neni 33 i këtij ligji). 2. Për punët nga paragrafi 1, i këtij neni, për kundërvajtje gjobitet me të holla në shumë prej pesëdhjetë (50) deri dyqind (200) Euro, personi përgjegjës juridik. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: A nuclear facility user must be fined if they have not deposited 100,000 euros to secure coverage of their liability for nuclear damage; the responsible person for operating the nuclear installation is also fined for the work described in paragraph 1.
Neni 56 1. Me të holla në shumë prej pesëqind (500) deri në pesëmijë (5.000) Euro, do të gjobitet, shfrytëzuesi i objektit nuklear, nëse në emër të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë së vetë për dëm nuklear, nuk ka deponuar shumën prej njëqindmijë (100.000) Eurosh. 2. Për punët nga paragrafi 1 i këtij neni, me të holla, në shumë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro, do të gjobitet edhe personi përgjegjës i shfrytëzimit të stabilimentit nuklear. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A legal person can be fined if it fails to follow the listed radiation and nuclear-safety requirements, and the responsible person can also be fined.
Neni 57 1. Me të holla prej pesëqind (500) deri në katërmijë (4.000) Euro, do të dënohet personi juridik, nëse: 1.1. nuk bën analizën sistematike të përbërjes së radionukleideve në mjedis ose nuk bën matjen e pandërprerë të dozës së absorbuar të rrezatimit, në mënyrë të paraparë dhe sipas kushteve të parapara. 1.2. nuk përmbush kushtet e parapara për prodhim, qarkullim dhe shfrytëzim të burimeve të rrezatimit jonizues ose prodhon, bënë bartjen dhe shfrytëzon burimet e rrezatimit jonizues para marrjes së vendimit nga Ministria ose këtë vendim gjatë regjistrimit në regjistër, nuk ia dorëzon organit kompetent (neni 18 i këtij ligji); 1.3. personave të punësuar në vendet me ekspozim të rrezatimit jonizues nuk ua siguron kontrollin dozimetrik, nuk i pajisë me mjete mbrojtëse personale, nuk i udhëzon për kontrollim të rregullt mjekësor ose nuk ua siguron vërtetimin e rregullsisë së atyre mjeteve dhe shfrytëzimin e tyre (neni 13 i këtij ligji); 1.4. bën bartjen e burimeve të rrezatimit jonizues jashtë kufijve të Kosovës pa lejen e organit kompetent, ose bën bartjen e burimit të rrezatimit jonizues në zonat kufitare ku nuk është e 16 organizuar mbikëqyrja inspektuese apo nuk informon me kohë inspektorin për arritjen e dërgesës së burimit të rrezatimit jonizues në zonën kufitare (neni 30 i këtij ligji ); 1.5. nuk zbaton masat e sigurisë nukleare, të parapara me ligj; 1.6. i qaset ndërtimit, lëshon në punë provuese, lëshon në punë ose përgjithmonë ndërpret punën e objektit nuklear pa lejen e organit kompetent ( neni 31 i këtij ligji); 1.7. për kryerjen e detyrave dhe punëve të udhëheqjes së prodhimit në objektin nuklear ose në detyrat dhe punët e mbikëqyrjes së atij procesi, cakton persona të cilët nuk i përmbushin kushtet e parapara; 1.8. nuk bën analizën sistematike të prezencës së radionukleideve në mjedis, në rrethin e vetë në mënyrë adekuate sipas kushteve të parapara; 1.9. nëse me rastin e ndërprerjes së shfrytëzimit përfundimtar të objektit nuklear, paraprakisht për këtë, nuk informon organin kompetent të qeverisë, apo gjatë ndërprerjes së përhershme të shfrytëzimit të objektit, në afatin që ia cakton organi kompetent, nuk zbaton masat gjegjëse të sanimit në lokacion, objekt si dhe në rrethinë; 1.10. nuk mban evidencën e paraparë sipas zonave të bilanceve për materialet nukleare të cilat i prodhon, përpunon, shfrytëzon, apo deponon ose të dhënat nga kjo evidencë, nuk ia dërgon organit kompetent, nuk vepron sipas vendimit ekzekutiv të organit kompetent me të cilën përcaktohet një prej masave të parapara; 1.11. inspektorit, gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, nuk i mundëson punë pa pengesa dhe qasje në dokumentacion si dhe materialet tjera të duhura. 2. Për moskryerjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni, do të gjobitet me të holla prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro edhe personi përgjegjës i personit juridik. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë can be fined if they fail to meet several radiation-safety reporting, recordkeeping, monitoring, hiring, supervision, or quality-control requirements.
Neni 58 1. Me të holla në shumë prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro do të gjobitet personi fizik, ndërsa personi juridik prej njëmijë (1000) deri në tremijë (3000) nëse: 1.1. raportin vjetor të analizës sistematike të përmbajtjeve radionukleide nuk ia dorëzon organit kompetent në afatin e paraparë dhe në rast të situatës së jashtëzakonshme, nuk informon menjëherë Ministrinë; 1.2. nuk mban evidencën e paraparë, nuk e informon MMPH-në për burimet e rrezatimit jonizues dhe jo-jonizues, të cilat i prodhon, i bartë apo i shfrytëzon, ose për çdo kërkesë apo dërgesë të burimit të rrezatimit jonizues; 1.3. nuk bën matjen e shkallës së ekspozimit në rrezatim jonizues të personave që punojnë me burimet e rrezatimit jonizues, pacientëve dhe popullatës apo gjatë asaj matjeje nuk mban evidencën e paraparë për rrezatimin e popullatës, pacientëve ose personave të cilët gjatë punës i janë ekspozuar ndikimit të rrezatimit jonizues apo nëse raportin për rrezatim nuk ia dërgon organit kompetent; 1.4. në vendin e ekspozimit me rrezatim jonizues, punëson apo mban në punë personin i cili nuk ka përgatitje profesionale të paraparë apo nuk i përmbush kushtet shëndetësore të parapara për punë në burimet e rrezatimit jonizues; 1.5. personi i cili punon në burimin e rrezatimit jonizues, nuk vihet nën mbikëqyrjen shëndetësore; 1.6. pranon në punë në burimet e rrezatimit jonizues personin të cilit në bazë të këtij ligji, i është ndaluar të punojë me ato burime; 1.7. nuk zbaton, në mënyrë të paraparë, programin e masave dhe kontrollin e cilësisë së masave mbrojtëse nga rrezatimi jonizues. 17 - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A person working with ionizing radiation sources must undergo regular checks and use personal and other protective equipment, or face a fine of 100 to 500 Euro.
Neni 59 Me të holla prej njëqind (100) deri pesëqind (500) Euro, do të gjobitet personi i cili punon në burimet e rrezatimit jonizues, nëse gjatë kësaj pune nuk i nënshtrohet kontrollit të rregullt në afat të paraparë me ligj ose nëse nuk përdor mjetet personale dhe mjetet e tjera për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues . KREU XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Ministria through its inspectorate supervises and requires nuclear-facility users and other ionizing-radiation users to secure conditions for placing and storing radioactive waste within 2 years from this law’s entry into force.
Neni 60 Ministria përmes inspektoratit, mbikëqyr dhe obligon shfrytëzuesit e objektit nuklear dhe shfrytëzuesit e tjerë të burimeve të rrezatimit jonizues që të sigurojnë kushte për vendosje dhe depozitim të mbeturinave radioaktive në afat prej dy (2) vjetësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Sources of ionizing radiation from the radioactive lightning rod must be removed within two years from the law’s entry into force.
Neni 61 Burimet e rrezatimit jonizues nga rrufepritësi radioaktiv duhet të largohen në afat prej dy (2) vjetësh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The Ministry must issue the necessary subordinate acts for implementing the law within 18 months from the law’s entry into force.
Neni 62 Ministria, në afat prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për zbatimin e këtij ligji, do të nxjerr aktet e nevojshme nënligjore. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Personat juridik dhe fizik që punojnë me burime të rrezatimit jonizues ose me mbrojtjen nga ai duhet t’i harmonizojnë punët me këtë ligj brenda 18 muajsh nga hyrja në fuqi.
Neni 63 Personat juridik dhe fizik të cilët merren me prodhimin, qarkullimin dhe shfrytëzimin e burimeve të rrezatimit jonizues ose kryejnë punët e tjera lidhur me mbrojtjen nga rrezatimi jonizues, janë të obliguar që t’i harmonizojnë punët me dispozitat e këtij ligji, në afat prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 64 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-104 11 shkurt 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-010-2010, datë 02.03.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-104 PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI JO-JONIZUES, JONIZUES DHE SIGURINË NUKLEARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in