LIGJI NR.03/L-106 PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr.2003-14
This preamble says the Assembly adopts a law amending the Spatial Planning Law No. 2003-14.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-106
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly adopts a law amending the Spatial Planning Law No. 2003-14. Article 1. This provision says the spatial planning law regulates planning, arrangement, development, plan types and contents, plan-making procedures, competences of central and local authorities, supervision, and related measures for Kosovo’s spatial space. Neni 2 This article updates and adds planning-related definitions, including spatial plan, urban plan, informal settlements, and special protected zones.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-106 PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr.2003-14
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Assembly adopts a law amending the Spatial Planning Law No. 2003-14.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 42 / 25 NËNTOR 2008 LIGJI Nr. 03/L-106 PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr. 2003-14 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Duke marre parasysh aprovimin e Ligjit për Zonat e veçanta të Mbrojtura dhe nevojën për harmonizimin e plotë me Ligjin për Planifikimin Hapësinor miraton si vijon: Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr. 2003-14
- 1
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the spatial planning law regulates planning, arrangement, development, plan types and contents, plan-making procedures, competences of central and local authorities, supervision, and related measures for Kosovo’s spatial space.
Neni 1 i Ligjit i nr. 2003/14 për Planifikimin Hapësinor (shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/30, datë 10.09.2003) ndryshohet e plotësohet si vijon: 1.1. Me këtë ligj rregullohen: kushtet dhe mënyra e planifikimit, rregullimit dhe zhvillimit të hapësirës, caktohen llojet dhe përmbajtja e planeve, hartimi dhe procedura për nxjerrjen e planeve, përcaktohen kompetencat e organeve qendrore dhe organeve të administratës lokale për nxjerrjen dhe zbatimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor, mbikëqyrja e zbatimit të ligjit si dhe masat dhe aktivitetet me të cilat sigurohet planifikimi dhe rregullimi i hapësirës së Kosovës. 1.2. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë zhvillim hapësinor të planifikuar, balancuar, të qëndrueshëm, qeverisje të mirë si dhe shfrytëzim dhe mbrojtje të hapësirës, si vlerë e përgjithshme nacionale. - 2
- 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article updates and adds planning-related definitions, including spatial plan, urban plan, informal settlements, and special protected zones.
Neni 2 te ndryshohet e plotësohet si vijon: Fjalia e pare e nenit 2, e cila fillon me “Shprehjet kyçe” të fshihet. “Plani hapësinor” nënkupton planin për rregullimin, shfrytëzimin dhe zhvillimin e hapësirës siç është: territori i komunës, zonës së veçantë dhe territorit të Kosovës. Plani hapësinor sipas këtij ligji është Plani Hapësinor i Kosovës, Planet Hapësinore për Zona të Veçanta dhe Plani Zhvillimor i Komunës. Ky plan përshkruan afatet kohore dhe përfshinë projeksionet reale të investimeve. “Plan Urbanistik” nënkupton Plani Zhvillimor Urban dhe Planet Rregulluese Urbane. Pas përkufizimit “vendbanim” të shtohet përkufizimi “vendbanimet joformale” me këtë formulim: “Vendbanimet joformale“ janë vendbanime njerëzore të cilat nuk u mundësojnë banorëve të gëzojnë të drejtat e tyre për një standard të përshtatshëm të jetesës, në veçanti banim të përshtatshëm. Si të tilla, vendbanimet joformale mund të kenë karakteristikat si në vijim: a) zotërim joformal i pronësisë, 2 b) qasje joadekuate ose privim në shërbime elementare, c) pjesëmarrje joadekuate ose mos pjesëmarrje në qeverisje dhe d) rrezikshmëri e lartë. Përkufizimet “Linja e Ndërtimit” dhe “Linja e Rregullimit”, zëvendësohen me përkufizimet “Vija e ndërtimit” dhe “Vija e rregullimit”. Përkufizimi i “Planit Zhvillimor Urbanistik” zëvendësohet me “Planin Zhvillimor Urban”. Në përkufizimin “Ministria” fjala “Ambientit” zëvendësohet me fjalën “Mjedisit”. Përkufizimi „Normativa urbanistike-teknike“ zëvendësohet me fjalët „Normat teknike urbanistike“. Përkufizimi “Ngastër Ndërtimore” të zëvendësohet me fjalët “Parcela Ndërtimore”. Përkufizimet: „Shfrytëzimi i tokës“, “Dokumentacioni urbanistik“, „Ngastra kadastrale“„Punët përgatitore“ si dhe „Kushtet e ndërtimit“, fshihen. Pas përkufizimit Zonë e Mbrojtur, shtohet përkufizimi i mëposhtëm: “Zonë e Veçantë e Mbrojtur” janë themeluar nga Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. Zonë e Veçantë e Mbrojtur do të jetë një zonë e përcaktuar me hartë, ose me një zonë të përcaktuar që rrethon një monument, ndërtesë, grup ndërtesash, tërësi, fshat, ose qendër historike të qytetit që mund të mbrohet nga çdo zhvillim apo aktivitet i cili mund të dëmtojë kontekstin e tij historik, kulturor, arkitektural apo arkeologjik, mjedisin natyror apo kuadrin vizual estetik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision adds the words “cultural heritage” after “natural resources”.
Neni 3 Në Nenin 3, neni (a) pas fjalëve “burimet natyrore”, shtohen fjalët “trashëgiminë kulturore”. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Komunat duhet të themelojnë njësitë për planifikim hapësinor brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 4 Në nenin 5, titulli i nenit ”Zbatimi i planeve hapësinore” zëvendësohet me ”Përgjegjësitë e institucioneve në planifikim hapësinor”. Të shtohet paragrafi 5.4 si më poshtë: Komunat themelojnë njësitë për planifikim hapësinor brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Council members cannot be officials, managers, owners, or employees of legal persons engaged in the relevant plan; the Council gives comments on planning documents; and some municipalities may form a joint expert council if there is no suitable staff.
Neni 5 Në nenin 6 pas paragrafit 3, shtohen tre paragrafë: 6.4. Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë zyrtarët, menaxherët, pronarët ose të punësuarit të personat juridik, të cilët gjatë kohës së hartimit të planit përkatës do të jenë të angazhuar në plan. 6.5. Këshilli i jep mendimet, propozimet dhe vërejtjet në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe dokumenteve të tjera të përcaktuara me këtë ligj, të cilat i miraton Kuvendi i Komunës. 6.6. Në mungesë të kuadrit përkatës për formimin e Këshillit të ekspertëve të planifikimit, disa komuna mund të formojnë një Këshill të përbashkët të ekspertëve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Council members cannot be officials, managers, owners, or employees of legal persons involved in preparing the relevant plan.
Neni 6 Të ndryshohet neni 7.3 si më poshtë: 3 7.3. Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë zyrtarët, menaxherët, pronarët ose të punësuarit të personat juridik, të cilët gjatë kohës së hartimit të planit përkatës do të jenë të angazhuar në plan. - 7
- 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: People with the relevant studies and at least two years’ work experience in spatial and urban planning must take the professional exam in that field.
Neni 8, paragrafi 3 ndryshohet si vijon: 8.3 Provimit profesional në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban i nënshtrohen të gjithë personat të cilët kanë kryer studimet përkatëse dhe kanë së paku dy vjet përvojë pune në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article adds two new paragraphs to Article 12 and removes the words “së paku” from paragraph 5.
Neni 8 Në nenin 12 shtohen 2 paragrafë si në vijim: 12.3 Si një përjashtim nga ky nen, Zonat e Veçanta të Mbrojtura të themeluara me ligjin mbi themelimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura identifikohen në Planin Hapësinor të Kosovës. 12.4 Nëse ka Zona të Veçanta të Mbrojtura brenda zonave të veçanta, Planet Hapësinore për zona të veçanta hartohen në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Themelimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura. Në nenin 12, paragrafi 5 fshihet fjala „së paku“. - 9
- 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 is amended. Municipalities in communes with Special Protected Areas must apply the Special Protected Areas law when drafting municipal development plans.
Neni 13 ndryshohet e plotësohet si vijon: Në paragrafin 1, fshihen fjalët ”brendshëm të”, fjalët “fshatit brenda” zëvendësohen me fjalët “rurale të”; 13.2. Komunat, brenda të cilave ekzistojnë Zona të Veçanta të Mbrojtura, implementojnë dispozitat e Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura gjatë hartimit të Planeve të tyre Zhvillimore të Komunës. Paragrafi 5, fshihet; Në paragrafin 7, fshihen fjalët “së paku“; Në paragrafin 9, “15 ditë” zëvendësohen me “30 ditë”; Pas paragrafit 9 shtohet paragrafi 10 si vijon: 13.10 Në rast se Ministria nuk e jep pëlqimin sipas afatit të paraparë në nenin 13.9, duhet të jepet arsyetim me shkrim për shkaqet e mosdhënies së pëlqimit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The municipality must ensure the Urban Development Plan complies with Special Protected Area safeguards, publish it for public review and comments for 30 days, and then submit the draft to the Municipal Assembly for final approval with a short summary of public comments.
Neni 10 Në nenin 14 pas paragrafit 14.1 shtohet paragrafi 14.2 me përmbajtje si vijon: 14.2. Komuna siguron se Plani Zhvillimor Urban është në pajtim me mbrojtjet/garancitë e ofruara për Zonat e Veçanta të Mbrojtura sipas Ligjit mbi Themelimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura. Paragrafi 7 fshihet dhe shtohen dy paragrafët e mëposhtëm: 14.8 Para finalizimit të Planit Zhvillimor Urban, Komuna e vë planin në dispozicion të publikut dhe agjencive, departamenteve e organeve të tjera për shqyrtim dhe komente. Kohëzgjatja e shqyrtimit dhe komenteve është tridhjetë (30) ditë. 14.9 Në përfundim të kohës për shqyrtim dhe komente, drafti dorëzohet në Kuvendin Komunal për miratim përfundimtar, së bashku me një përmbledhje të shkurtër të komenteve të bëra gjatë debatit publik. 4 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Before finalising the urban regulatory plans, the municipality must make the draft plan available for public review and comments for 30 days.
Neni 11 Në Nenin 15 pas paragrafit 15.1 shtohen 3 paragrafë: 15.3 Para finalizimit të Planeve Rregulluese Urbane, Komuna e vë Projekt Planin në dispozicion të publikut, agjencive, departamenteve dhe organeve të tjera për shqyrtim dhe komente. Kohëzgjatja e shqyrtimit dhe komenteve është 30 ditë. 15.4 Në përfundim të kohës për shqyrtim dhe komente, projekt plani paraqitet në Kuvendin Komunal për miratim final, së bashku me një përmbledhje të shkurtër të komenteve të bëra gjatë debatit publik. 15.5. Planet Rregulluese Urbane hartohen në pajtim me garancitë e ofruara për Zona të Veçanta të Mbrojtura. - 12
- 16.4 Verify source ↗
Neni 16.4
AI-assisted research summary: The Ministry is referenced in relation to spatial plans, which must be approved by the Government and the Assembly of Kosovo.
Neni 16.4, pika (a) të ndryshohet dhe të përmbajë: (a) Ministria, për planet hapësinore, të cilat do të miratohen nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës; - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Komuna duhet të themelojë dhe të mirëmbajë sistemin e planit hapësinor të komunës.
Neni 18 – Baza e të dhënave të Planifikimit Hapësinor Të shtohet: 18.5 Komuna themelon dhe mirëmban sistemin e planit hapësinor të komunës, i cili është i lidhur dhe në harmoni me sistemin e të dhënave në vend. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry may determine special and necessary rules, by a special act, to implement this law.
Neni 13 Në nenin 21 shprehja “aq sa është e mundur do të bëhen përpjekje” fshihet dhe zëvendësohet me shprehjen “ bëhen përpjekje” dhe paragrafi duket si më poshtë: Ministria me Akt të Veçantë përcakton rregulla të veçanta dhe të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji. Me rregulla bëhen përpjekje për të ruajtur mjedisin dhe për të promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore e natyrore në përputhje me parimet dhe qëllimet e këtij Ligji dhe Planin Hapësinor të Kosovës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This provision amends Article 22 by adding a rule about informal settlements and by replacing wording in Article 22.3.
Neni 14 Në nenin 22 Të shtohet: 22.2 Në përcaktimin e zonave për ndërtim në qytet dhe vendbanime të tjera sipas Paragrafit 1 të këtij Neni, në pajtim me Planin përkatës sipas këtij Ligji, vendbanimet joformale përfshihen dhe trajtohen me qëllim të rregullimi të tyre. Në nenin 22.3 fjalët ndërtime te zëvendësohen me fjalët ndërtesat. - 22.3 Verify source ↗
Neni 22.3
AI-assisted research summary: Until the municipal development plan is approved, construction is not allowed for any building that conflicts with the designated use of fertile agricultural land.
Neni 22.3- Deri në miratimin e Planit Zhvillimor të Komunës, nuk mund të ndërtohet asnjë objekt që është në kundërshtim me destinimin e tokës pjellore bujqësore. - 15
- 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Article 23 is to be amended as follows.
Neni 23 te ndryshohet si në vijim: - 23.6 Verify source ↗
Neni 23.6
AI-assisted research summary: If a proposed building or other land improvement does not comply with the applicable urban plan or location conditions, the proposer must get location consent from the municipal authorities, together with the urban permit.
Neni 23.6 - Nëse ndërtimi i propozuar i ndërtesës ose përmirësimi tjetër në parcelën e tokës nuk është në pajtim me kërkesat e Planit Rregullues Urban në zbatim ose nuk ju përmbahet kushteve të përshtatshme të lokacionit, personi që propozon ndërtimin duhet të marrë pëlqimin e lokacionit nga autoritetet komunale së bashku me marrjen e lejes urbanistike sipas nenit 25. Procedurat për kërkimin e marrjes së pëlqimit për lokacion përcaktohen nga Ministria me Akt të Veçantë dhe janë në pajtim me mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore në Zonat e Veçanta të Mbrojtura. 5 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Article 16 is identified, but no substantive rule text is provided.
Neni 16 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The municipal assembly may adopt temporary spatial planning conditions in special cases, but only with the Ministry’s express consent and under specified conditions.
Neni 24 ndryshohet si në vijim: 24.1 Në raste të veçanta, kur ende nuk është miratuar Plani Zhvillimor i Komunës dhe/ose Planit Zhvillimor Urban dhe kur vonesat e mëtejshme në hartimin e Planit Zhvillimor Urban mund të çojnë në zhvillime të pakontrolluara në kundërshtim me interesat e komunitetit, Kuvendi komunal mund të miratojë kushtet e përkohshme për rregullimin hapësinor me vendim të motivuar dhe me pëlqimin e shprehur të Ministrisë. 24.2 Për më tepër kushtet e përkohshme për rregullimin hapësinor në zona të veçanta marrin miratimin e autoriteteve kompetente për plane hapësinore për zona të veçanta. 24.3 Këto kushte të përkohshme duhet të miratohen sipas kushteve të mëposhtme: a) zona e konsideruar për zhvillim nuk është në mbrojtje nga ndonjë ligj tjetër dhe/ose për shkak të vlerës së saj mjedisore, kulturore, historike, dhe/ose sociale. b) nevoja për urbanizimin e zonës i përgjigjet fillimisht interesave ekonomike, sociale dhe kulturore të komunitetit i cili është banor i përhershëm i asaj zone. c) sapo të miratohen nga Kuvendi komunal, kushtet e përkohshme për urbanizim i nënshtrohen shqyrtimit publik të komunitetit para finalizimit të tyre; d) kushtet për shqyrtim dhe komentim publik të cilat janë në zbatim për planet hapësinore do të zbatohen edhe ndaj vendimeve për kushte të përkohshme. 24.5 Me kushtet e përkohshme sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen forma dhe madhësia e parcelës së ndërtimit, distancat mes linjave rregulluese, linjave të ndërtimit, infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës tjetër me interes të përgjithshëm, vendosja e objekteve të ndërtimit në lidhje me objektet e kufizuara me kufijtë e ngastrave fqinje të ndërtimit, kushtet e mbrojtjes mjedisore dhe metodat e qasjes në infrastrukturën e nevojshme. 24.6 Ndërtimi i bërë në pajtim me kushtet e rregullimit hapësinor sipas Paragrafit 1 të këtij Neni, përfshihen në Planin përkatës Rregullues Urban. 24.7 Ndryshimi i destinimit themelor të shfrytëzimit të objekteve ekzistuese mund të bëhet vetëm me lejen e organit kompetent në fushën e urbanizmit, në pajtim me planin përkatës, me propozim të organit përkatës për urbanizëm, të miratuar nga një vendim i Kuvendit Komunal. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article changes who issues urban planning permits and lets the Ministry set the permit procedure and define certain projects of national importance.
Neni 17 Në nenin 26.1 fjala “ i komunës” të fshihet dhe neni do të duket si më poshtë: 26.1 Autoritetet duhet t’i lëshojë lejen urbanistike secilit aplikues derisa propozimi për ndërtim përputhet me dispozitat e këtij ligji, ligjet tjera dhe planet zhvillimore komunale e planet rregulluese komunale. Procedura e lëshimit të lejes urbanistike rregullohet me akt të veçantë të Ministrisë. Të ndryshohen paragrafët e mëposhtëm si vijon: 26.2 Ministria e lëshon lejen urbanistike për objektet me rëndësi për vendin. 26.3 Ministria me akt të veçantë do të përcaktojë objektet me rëndësi për vendin për të cilat ajo e lëshon lejen urbanistike. 26.4 Kundër vendimit mbi refuzimin e lejes urbanistike të cilën e lëshon Ministria, mund të ngrihet konflikt administrativ. 6 Në paragrafin 3, fjala “komunal” zëvendësohet me fjalën “kompetent” dhe paragrafi do të duket si më poshtë: Me propozimin e personit sipas kërkesës së të cilit është lëshuar leja urbanistike, autoriteti kompetent mund të ndryshojë apo plotësojë lejen sipas procedurës së përcaktuar për lëshimin e saj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Article 18 is labeled “Neni 18” only; no substantive rule is provided.
Neni 18 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article amends the title of Article 27 and changes paragraph 27.2, including replacing a 21-day period with 30 days.
Neni 27 ndryshohet e plotësohet si vijon: Titulli i nenit 27 “Refuzimi i propozimit për dhënien e lejes urbanistike“, zëvendësohet me “Refuzimi i kërkesës për dhënien e lejes urbanistike“. Në paragrafin 27.2 fshihet fjala „komunal“ në fillim, fjalët “lejes së ndërtimit” zëvendësohen me fjalët ”leje urbanistike” dhe ”21 ditëve” zëvendësohet me “30 ditëve”. - 27.2 Verify source ↗
Neni 27.2
AI-assisted research summary: The competent authority must issue or refuse the urban permit within 30 days of receiving the application, and a refusal must include written reasons.
Neni 27.2 do të duket si më poshtë: Organi kompetent ose do të lëshoj lejen urbanistike ose do ta refuzojë atë, duke përfshirë sqarimin me shkrim të arsyeve të refuzimit, brenda30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës për lëshimin e lejes së ndërtimit. - 19
- 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Municipal spatial and urban planning subjects must prepare spatial and urban plans.
Neni 32 ndryshohet e plotësohet si vijon: Subjektet e planifikimit hapësinor dhe urbanistik të komunës do të hartojnë planet hapësinore dhe urbanistike brenda afatit prej 12 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe akteve përcjellëse nënligjore. - 20
- 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës dhe Ministria must nxjerrin akte të veçanta dhe harmonizojnë aktet ekzistuese brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Neni 34 ndryshohet e plotësohet si vijon: Qeveria e Kosovës dhe Ministria nxjerrin akte të veçanta dhe harmonizojë aktet ekzistuese, më së voni brenda një afati prej gjashtë muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Implementation of Article 14 starts only after donor budget funds are secured.
Neni 21 Shtimi i një neni të ri si më poshtë: Implementimi i nenit 14 të ndryshimeve dhe plotësimit të këtij ligji fillon pas sigurimit të mjeteve potenciale buxhetore të donatorëve, në shumën e pasqyruar në deklaratën financiare të Departamentit të Buxhetit të konsoliduar. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 22 Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-106 10 Nëntor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 055- 2008, datë 17.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu. 7
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-106 PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Nr.2003-14
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in