LIGJI NR.03/L-110 PËR NDËRPRERJEN E SHTATZËNËSISË
This law is titled the Law on Termination of Pregnancy and begins with general provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-110
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law is titled the Law on Termination of Pregnancy and begins with general provisions. This provision says the law sets the legal basis for regulating termination of pregnancy. This article defines key terms used in the law and states that family planning is a right of informed individuals and couples to freely decide when and how many children to have. The law says life must be respected from fetal development, and this principle can be departed from only in cases provided by the law. Çdo femër ka të drejtë të vendosë për ndërprerjen e shtatzënisë dhe të marrë këshillim e informim lidhur me të; gratë me aftësi ligjore nuk mund t’i nënshtrohen ndërprerjes pa pëlqimin e tyre.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-110 PËR NDËRPRERJEN E SHTATZËNËSISË
Showing 26 of 26
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law is titled the Law on Termination of Pregnancy and begins with general provisions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 48 / 06 SHKURT 2009 Ligji Nr. 03/L-110 PËR NDËRPRERJEN E SHTATZËNËSISË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR NDËRPRERJEN E SHTATZËNËSISË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the legal basis for regulating termination of pregnancy.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj vendos bazën ligjore për rregullimin e ndërprerjes së shtatzënësisë. Qëllimi i vendimit për lejimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë bëhet për shkaqe informative, shëndetësore dhe të largimit të rrezikshmërisë së jetës. Si qëllim tjetër është marrja e të gjitha masave mbrojtjes për të larguar femrën nga rreziku i rritjes se morbiditetit dhe mortalitetit te saj si pasojë e bërjes se aborteve ilegale. Sigurimi i jetës se femrës në rrugë institucionale duke larguar nga format me të vrazhda dhe jo mjekësore jashtë institucionale që kanë sjellë edhe vdekjen. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law and states that family planning is a right of informed individuals and couples to freely decide when and how many children to have.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e këtij Ligji vlejnë përkufizimet e termeve nga Ligji për Shëndetësi Nr. 2004/4, Kapitulli I, neni 1 dhe përkufizimet e veçanta si vijon: ,,Gamete” është qeliza seksuale që përcakton seksin (qeliza vezë dhe spermatozoidi). ,,Zigota” është bashkim i qelizës mashkullore dhe qelizës vezë. “Fekondimi” është faza më e hershme pas depërtimit të spermatozoidit në qelizën vezë. ,,Embrioni” është organizëm i gjallë nga çasti i fekondimit deri në muajin e tretë të shtatzënisë. “Abort” është ndërprerje e shtatzënisë me dhunë. “Fetusi” është fryti prej javës së dhjetë (10) të shtatzënësisë gjerë në lindje. “Ndërprerja elektive e shtatzënësisë” është ndërprerja e shtatzënësisë me qëllim dhe me dëshirën e femrës, pa arsye mjekësore. “Ndërprerja e induktuar e shtatzënësisë” është ndërprerja e shtatzënësisë më qëllim gjerë në fund të javës së njëzetedytë (22) të shtatzënësisë apo peshën e frytit deri në pesëqind (500) g. 2 “Lindja e induktuar” është dalja apo nxjerrja e frytit pas javës së njëzetedytë (22) të shtatzënësisë nën ndikimin e barërave apo me ndërhyrje kirurgjike. “Lindje me fryt të vdekur” është dalja apo nxjerrja e frytit të vdekur pas javës së njëzetedytë (22) të shtatzënësisë apo me peshën e frytit mbi pesëqind (500) g. “Planifikimi i familjes” është e drejta e individëve dhe çifteve që të informuar të parashohin dhe vendosin lirshëm mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë. “Kontracepcioni” janë metodat dhe mjetet që përdoren për pengimin e mbarësimit të qelizës vezë dhe zhvillimin e shtatzënësisë. KREU II E DREJTA NË JETË DHE TË DREJTAT E FEMRËS - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The law says life must be respected from fetal development, and this principle can be departed from only in cases provided by the law.
Neni 3 Ky Ligj garanton respektimin e jetës që nga zhvillimi i fetusit. Ky parim mund të shkelet vetëm në rastet e parapara me këtë ligj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Çdo femër ka të drejtë të vendosë për ndërprerjen e shtatzënisë dhe të marrë këshillim e informim lidhur me të; gratë me aftësi ligjore nuk mund t’i nënshtrohen ndërprerjes pa pëlqimin e tyre.
Neni 4 1. Çdo femër ka të drejtë të vendosë lirshëm mbi ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të përcaktuara me këtë ligj. 2. Çdo femër ka të drejtën e këshillimit dhe informimit lidhur me ndërprerjen e shtatzënësisë. 3. Femra e cila është e aftë sipas ligjit nuk i nënshtrohet ndërprerjes së shtatzënësisë pa pëlqimin e saj. 4. Në rastet kur femra nuk ka aftësi veprimi ose kur kjo aftësi është e kufizuar, vendimi merret konform neneve 6, 10, 11.2, 12.1, 12.2 dhe 13 të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nëse ky ligj nuk parasheh ndryshe. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Some women have the right to request elective termination of pregnancy, and pregnant women covered by the article must be counseled by the relevant specialist at least 3 days before the elective termination.
Neni 5 1. Çdo femër e moshës mbi tetëmbëdhjetë (18) vjeç ka të drejtë që të kërkoj ndërprerjen elektive të shtatzënësisë. 2. Femrat që kanë arritur moshën e rritur prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjetësh dhe kanë marrë pëlqimin e prindit ose të kujdestarit ligjor kanë të drejtë të kërkojnë ndërprerjen e shtatzënisë. 3. Femrat shtatzëne nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni janë të obliguara që së paku tri (3) ditë para ndërprerjes elektive të këshillohen nga specialisti përkatës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Elective termination of pregnancy may be done up to the end of the 10th week of pregnancy, counted from the first day of the last menstrual cycle.
Neni 6 Ndërprerja elektive e shtatzënësisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënësisë duke llogaritur nga dita e parë e ciklit të fundit menstrual. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Pregnancy termination after the 10th week is contrary to the Health Law and must be done with a professional health commission.
Neni 7 3 Çdo ndërprerje e shtatzënisë pas javës së dhjetë (10) është në kundërshtim me Ligjin e Shëndetësisë dhe duhet të bëhet me komision shëndetësor profesional. KREU III SHËRBIMET SHËNDETËSORE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Në vizitën e parë, mjeku familjar ose gjinekologu-obstetër duhet të informojë, këshillojë dhe udhëzojë shtatzënën që kërkon ndërprerje elektive të shtatzënisë.
Neni 8 1. Mjeku familjar ose specialisti gjinekolog - obstetër, që në vizitën e parë obligohet që të informojë, këshilloj dhe udhëzoj shtatzënën e cila kërkon ndërprerjen elektive të shtatzënësisë për: 1.1. rreziqet mjekësore dhe emocionale që sjell ndërprerja e shtatzënësisë për shëndetin e femrës. 1.2. të drejtat, ndihmën dhe përparësitë e garantuara me ligj për femrën, fëmijën dhe familjen. 1.3. institucionet dhe organizmat që mund t'i ofrojnë nënës, fëmijës dhe familjes mbështetje morale dhe sociale. 1.4. institucionet shëndetësore që kryejnë ndërprerjen e shtatzënësisë në kushte të sigurta mjekësore. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Pregnancy termination may be done only in health institutions and by licensed specialist obstetrician-gynecologists.
Neni 9 Ndërprerja e shtatzënësisë bëhet vetëm në institucionet shëndetësore nga mjekët specialist obstetër- gjinekolog të licencuar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If, after counseling and a medical examination, a woman repeats her wish to end the pregnancy electively, her request must be confirmed.
Neni 10 Në rast se femra edhe pas këshillimit dhe vizitës mjekësore, përsëritë vullnetin e saj për ndërprerjen elektive të shtatzënësisë kërkohet konfirmimi i kërkesës së saj konform nenit 10.5 të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: After a written request, the gynecologist-obstetrician must set the appointment for the medical intervention. For pregnancy termination, the appointment must be set at least two days after the first visit.
Neni 11 1. Pas kërkesës me shkrim, mjeku gjinekolog-obstetër cakton terminin për ndërhyrjen mjekësore. 2. Termini për ndërprerjen e shtatzënësisë caktohet së paku dy ditë pas vizitës së parë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Shërbimet e ndërprerjes së shtatzënisë duhet të kryhen vetëm në kushte të sigurta mjekësore, të përcaktuara me akt nënligjor.
Neni 12 1. Ndërhyrja mjekësore për ndërprerjen e shtatzënësisë bëhet vetëm në kushte të sigurta mjekësore, që përcaktohen me akt nënligjor. 2. Çdo institucion shëndetësor i cili ofron shërbimet e ndërprerjes së shtatzënësisë duhet të sigurojnë shërbim shëndetësor për trajtimin e ndërlikimeve të mundshme të ndërprerjes së shtatzënësisë, që përcaktohen me akt nënligjor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A doctor cannot be forced to perform an elective termination of pregnancy against their will; if the doctor refuses, the public or mixed health institution must provide an appropriate solution for the woman within the same institution.
Neni 13 4 1. Asnjë mjek nuk mund të detyrohet të kryejë ndërprerjen elektive të shtatzënësisë kundër vullnetit të tij/saj. 2. Në rast se mjeku nuk pranon të kryej ndërprerjen elektive të shtatzënësisë, institucionet shëndetësore publike dhe ato të përziera janë të obliguara të sigurojnë një zgjidhje te përshtatshme për femrën brenda të njëjtit institucion. KREU IV RRETHANAT E VEÇANTA TË NDËRPRERJES SË SHTATZËNËSISË - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Abortion for the purpose of selecting the fetus’s sex is prohibited.
Neni 14 Ndërprerja e shtatzënisë me motiv të përzgjedhjes se gjinisë së frytit është e ndaluar. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Medical termination of pregnancy may be carried out in any stage of pregnancy in the listed medical cases, if the medical commission decides and the pregnant woman/patient consents while conscious.
Neni 15 1. Ndërprerja e shtatzënësisë për arsye mjekësore në rastet ku konstatohet se vazhdimi i shtatzënësisë, ose lindja e fëmijës rrezikon jetën ose shëndetin e femrës mund të bëhet në çdo periudhë të shtatzënësisë, me vendimin e Komisionit mjekësor dhe pëlqimin e femrës shtatzëne përderisa ajo është e vetëdijshme. 2. Ndërprerja e shtatzënësisë për arsye mjekësore kur vërtetohet se fetusi ka keq formime të papajtueshme me jetën, sëmundje ose gjendje të rënda që lënë invaliditet të rëndë dhe kanë trajtim të pasigurt, mund të bëhet në çdo kohë pas rekomandimit dhe vendimit të Komisionit mjekësor për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe pëlqimin e pacientes përderisa ajo është e vetëdijshme. 2. Indikacionet mjekësore për ndërprerjen e shtatzënisë për arsyet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni përcaktohen me akt nënligjor. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Pregnancy termination for criminological reasons may be done up to 22 weeks of pregnancy, and induced birth may happen later if medically recommended and confirmed by competent institutions.
Neni 16 1. Ndërprerja e shtatzënësisë për arsye kriminologjike mund të behet gjerë në javën e njëzetedytë (22) të shtatzënësisë dhe lindja e indukuar edhe më vonë me rekomandim mjekësor dhe pas konfirmimit nga institucionet kompetente të cilat janë të autorizuara të përcaktojnë nëse shtatzёnёsia është pasojë prej njërës nga veprat penale në vijim: 1.1. dhunimit; 1.2. marrëdhënieve të padëshiruara të femrave të cilat janë viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual të detyruar; 1.3. marrëdhënies seksuale me të mitur ose incestit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The medical commission for terminating a pregnancy may request professional help and advice from experts in different fields, based on its members’ assessment.
Neni 17 1. Përbërja e Komisionit mjekësor për ndërprerjen e shtatzënësisë është e rregulluar me nenin 107 pika 3 të Ligjit për Shëndetësi. 2. Komisioni mjekësor për ndërprerjen e shtatzënësisë ka të drejtë që të kërkojë ndihmë dhe këshillë profesionale nga ekspertë të lëmive të ndryshme, në bazë të vlerësimit të anëtarëve të tij. 5 KREU V FAZA PAS NDËRPRERJES SË SHTATZËNËSISË - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: After a pregnancy termination, the doctor or medical team providing the service must inform the woman about family planning services and advise her on contraceptive methods and means.
Neni 18 Pas ndërprerjes së shtatzënësisë, në të gjitha rastet, mjeku apo ekipi mjekësor që ofron këtë shërbim shëndetësor është i detyruar që të informojë femrën për shërbimet e planifikimit familjar dhe ta këshillojë atë për metodat dhe mjetet kontraceptive që ofron ai ose institucionet tjera shëndetësore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Healthcare institutions at all levels must provide family planning services for men and women.
Neni 19 Institucionet shëndetësore të të gjitha niveleve ofrojnë shërbime të planifikimit familjar për burra dhe femra si mënyrë për ushtrimin e plotë të drejtave të tyre të vendimit për madhësinë e familjeve të tyre dhe intervale të lindjeve, si dhe shmangien e shtatzёnёsive të padëshiruara. KREU VI DISPOZITAT E VEÇANTA - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ndalon promovimin dhe reklamimin e institucioneve, metodave, medikamenteve dhe produkteve që shkaktojnë ndërprerje të shtatzënësisë, përveç në botime shkencore për mjekë dhe farmacistë.
Neni 20 Ndalohet çdo lloj promovimi dhe reklamimi, direkt ose indirekt, me fjalë ose figurë, i institucioneve, metodave, medikamenteve e produkteve që shkaktojnë ndërprerje të shtatzënësisë, përveç se në botimet shkencore të destinuara për mjekë dhe farmacistë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Every health institution must report statistical data about termination of pregnancy.
Neni 21 Çdo institucion shëndetësor është i obliguar të raportoj të dhënat statistikore lidhur me ndërprerjen e shtatzёnёsisë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The co-payment for elective termination of pregnancy in health institutions is regulated by a bylaw.
Neni 22 Bashkëpagesa për ndërprerjen elektive të shtatzënësisë në institucionet shëndetësore rregullohet me akt nënligjor. KREU VII DISPOZITAT DISIPLINORE DHE NDËSHKIMORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If this law’s provisions are not implemented or are violated, measures will be taken under the cited health-law and criminal-code articles.
Neni 23 Në rastet e mos zbatimit dhe shkeljeve te dispozitave të këtij ligji do të merren masa konform neneve 118, 119 dhe 120 të Ligjit për Shëndetësi dhe nenit 152 të Kodit Penal të Kosovës. 6 KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must issue subordinate acts needed to implement this law within one year.
Neni 24 Më qëllim të zbatimit të këtij ligji, Ministria e Shëndetësisë do të nxjerr akte nënligjore të përcaktuara me kёtë Ligj në afat prej një (1) viti. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says the law starts 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 25 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-110 6 nëntor 2008 Shpallur më Vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 03-V-081, datë 22 janar 2009.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-110 PËR NDËRPRERJEN E SHTATZËNËSISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in