LIGJI NR.03/L-116 PËR NGROHJE QENDRORE
This preamble says the law is adopted to set standards and conditions for a unified central heating system.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-116
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to set standards and conditions for a unified central heating system. This law sets conditions and standards for heating production, distribution, and supply, plus operation of central heating facilities, heating market organization, and access to the distribution network. This article states the law’s goals, including a sustainable and competitive heating market, secure and efficient heating supply, and a right for the end consumer to connect to heating and receive it according to standards at an economical price. This article defines key terms used in the heating law, including certificates, codes, consumers, distributors, the regulator, licences, and suppliers. Heating systems are described as being installed in densely populated urban areas, and producers may supply heat to the same distribution network.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-116 PËR NGROHJE QENDRORE
Showing 36 of 36
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to set standards and conditions for a unified central heating system.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-116 PËR NGROHJE QENDRORE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Duke njohur kërkesat për vendosjen e standardeve dhe kushteve për një sistem të unifikuar të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit me ngrohje të qendrave urbane dhe të realizohet treg konkurrues dhe i qëndrueshëm në këtë lëmi, Miraton LIGJ PËR NGROHJE QENDRORE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law sets conditions and standards for heating production, distribution, and supply, plus operation of central heating facilities, heating market organization, and access to the distribution network.
Neni 1 Me këtë ligj përcaktohen kushtet dhe standardet për kryerjen e aktivitetit të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit me ngrohje, kushtet e operimit me stabilimente e objekte të tjera të ngrohjes qendrore, organizimin e tregut të ngrohjes dhe qasjen në rrjet të distribuimit, si dhe të drejtat dhe detyrimet e subjekteve që veprojnë sipas këtij ligji. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article states the law’s goals, including a sustainable and competitive heating market, secure and efficient heating supply, and a right for the end consumer to connect to heating and receive it according to standards at an economical price.
Neni 2 1. Qëllimet e këtij ligji janë: 1.1. të përcaktojë kushte për zhvillimin e tregut të qëndrueshëm dhe konkurrues për ngrohje sipas ekonomisë së tregut të lirë, plotësimit të kërkesës së konsumatorit dhe mbrojtjes së mjedisit; 1.2. të përcaktojë kushte për furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas me ngrohje, për ruajtjen e temperaturës së brendshme në nivel të duhur gjatë sezonit të ngrohjes, ujit të ngrohtë sanitarë vazhdimisht gjatë tërë vitit për konsumatorët e amvisërisë si dhe të plotësojë kërkesat e konsumatorit në përgjithësi; 1.3. të përcaktojë kushte që konsumatori i fundit të gëzojë të drejtë për t’u kyçur, furnizuar me ngrohje sipas standardeve dhe çmim ekonomik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the heating law, including certificates, codes, consumers, distributors, the regulator, licences, and suppliers.
Neni 3 1. Me shprehjet e përdorura në vijim, nënkuptojnë si vijon: “Certifikata e origjinës” nënkupton dokumentin e lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, që evidenton përdorimin e ngrohjes së pa shfrytëzuar, burimet e energjisë së ripërtëritshme mbeturinat për prodhimin e ngrohjes, apo bashkëprodhimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike; “Kode” nënkupton përmbledhje të rregullave (dokumenteve) të përgjithshme teknike të lëshuar nga ndërmarrja për ngrohje dhe i miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji; 2 “Kodi i mbrojtjes së konsumatorit” nënkupton përmbledhje të rregullave të përgjithshme që përcaktojnë të drejta dhe përgjegjësi e obligime për furnizuesin dhe konsumatorin në sektorin e ngrohjes; “Kodi i distribuimit ” nënkupton përmbledhje të rregullave dhe procedurave për distribuim të ngrohjes; “Kodi i matjes” nënkupton përmbledhje të rregullave dhe procedurave që përcaktojnë mënyrën e leximit të njehsorëve (matësve), llogaritjes së energjisë të hargjuar, faturimit dhe arkëtimit në sektorin e ngrohjes; “Pajisjet matëse” nënkupton, instrumentet e regjistruara në regjistrin për certifikimin e pajisjeve matëse, të cilat përdoren në procesin e prodhimit dhe të furnizimit të ngrohjes; “Tarifa normative” nënkupton sistemin e përkohshëm tarifor që përfshin konsumin e llogaritur për metër katror; ”Tarifa matëse” nënkupton sistemin e përhershëm tarifor që bazohet në sasinë e shpenzuar të ngrohjes, të matur në pikën furnizuese nga e cila furnizohet konsumatori; “Konsumator” nënkupton personin juridik ose fizik që furnizohet me ngrohje, në këtë mënyrë konsumatori mund të jetë ose përdoruesi i fundit i ngrohjes ose një person fizik apo juridik që furnizon me ngrohje konsumatorin e fundit; “Pika furnizuese” nënkupton nënstacionin termik prej të cilit fluidi-bartës i energjisë termike, eventualisht edhe uji i ngrohtë sanitarë, i dërgohen konsumatorit të fundit dhe në të cilën bëhet matja e furnizimit me pajisje matëse përkatëse; “Tubacioni i drejtpërdrejtë i ngrohjes” nënkupton rajonin e rrjetit të furnizuesit që lidh drejtpërdrejt objektet e prodhuesit me konsumatorin; “Distribuim” nënkuptohet procesi i bartjes dhe distribuimit të ngrohjes nga objektet e prodhuesit te konsumatori; “Distributor” nënkupton personin juridik ose fizik përgjegjës sipas licencës për distribuim; “Konsumatori i fundit” nënkupton shpenzuesin e ngrohjes për përdorim të vetë; “Konsumatori i privilegjuar” nënkupton konsumatorin i cili blen ngrohjen nga prodhuesi ose furnizuesi sipas zgjedhjes së tij të lirë; “Zyra e Rregullatorit për Energji” nënkupton autoritetin e pavarur rregullativ të themeluar sipas Ligjit Nr. 2004/9 Mbi Rregullatorin e Energjisë; “Fluidi-bartës i ngrohjes” nënkupton ujin ngrohës, avullin, avullin e ngopur, lëngjet e tjera ose gazin që përdoren për të bartur ngrohjen përmes distribuimit ose rrjetit shpërndarës; “Rrjeti i distribuimit të ngrohjes” nënkupton sistemin e gypave, që bartin ngrohjen nga prodhuesi te konsumatori; “Ndërmarrjet e ngrohjes” nënkupton subjektin që përmbush një ose më shumë aktivitete të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit të ngrohjes, bazuar në licencën e dhënë, ashtu si dhe prodhuesit e ngrohjes që janë të kyçur në sistemin e ngrohjes, të përjashtuar nga licenca, siç përcaktohet në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë; “Prodhimi i ngrohjes” nënkupton prodhimin e ngrohjes nga një ndërmarrje e licencuar për këtë aktivitet; “Prodhuesi” apo “Gjeneruesi” nënkupton personin juridik ose fizik që prodhon (gjeneron) ngrohje; “Sistemi i ngrohjes” nënkupton sistemin e ndërlidhur të prodhimit, distribuimit, dhe furnizimit; “Ngrohje qendrore” nënkupton ngrohje të hapësirave dhe përgatitje të ujit të ngrohtë sanitar nga qendrat e burimeve të energjisë termike; 3 “Nxehtësi” nënkupton energjinë për nxehje qendrore ose ftohje qendrore e bartur nga prodhuesi gjerë te konsumatori përmes rrjetit të fiksuar, për të mbajtur temperaturat në hapësirat e brendshme të konsumatorit në nivel të duhur dhe për furnizim me avull, ujë të ngrohët industrial dhe ujë të ngrohët sanitar për amvisni; “Sezoni e ngrohjes” nënkupton periudhën në mes të fillimit dhe përfundimit të furnizimit të konsumatorëve me ngrohje, varësisht nga temperatura e jashtme, e cila është e përcaktuar sipas vendimit të autoriteteve përkatëse qendrore ose lokale; “Ndërmarrja vertikalisht e integruar e ngrohjes ” nënkupton ndërmarrjen e ngrohjes që kryen prodhimin, distribuimin dhe furnizimin me ngrohje; “Licencë” nënkupton dokumentin zyrtar të dhënë nga Zyra e Rregullatorit për Energji që autorizon të drejtën për të kryer një veprimtari të energjisë sipas dispozitave të Ligjit mbi Rregullatorin e Energjisë; “Furnizim” nënkupton dërgimin, shitjen ose rishitjen e ngrohjes te konsumatori; “Ujë i ngrohtë sanitar” nënkupton ujin e ngrohtë për amvisëri të ngrohur së paku deri në temperaturën e përcaktuar sipas normave higjienike; “Ngrohja e pa shfrytëzuar” nënkupton tepricën e ngrohjes të prodhuar nga fabrikat, termocentralet, që tani ka mundësi, me rritje të efiçences së proceseve, të përdoret për ngrohje; “Ngrohja nga hedhurinat” nënkupton ngrohjen e fituar me riciklimin e mbeturinave për djegie e që mund të përdoret për ngrohje. “Furnizuesi” nënkupton personin juridik apo fizik të pajisur me leje te rregullt për të kontraktuar me konsumatorin lidhur me shitjen ose rishitjen e ngrohjes; 2. Shprehjet tjera në këtë ligj kanë kuptimin e njëjtë të përcaktuar në Ligjin mbi Energjinë, Ligjin mbi Energjinë elektrike ose Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. KREU II SISTEMET E NGROHJES - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Heating systems are described as being installed in densely populated urban areas, and producers may supply heat to the same distribution network.
Neni 4 1. Sistemet e ngrohjes janë të instaluara në zonat urbane me popullatë të dendur ku prodhohet ngrohja, distribuohet dhe me të furnizohet konsumatori. 2. Sistemi i ngrohjes përfshinë, njësinë (njësitë) e prodhimit të ngrohjes dhe rrjetin e distribuimit deri te pika e furnizimit 3. Prodhuesit, duke përfshirë termocentralet që operojnë si njësi të bashkë-prodhimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, mund të furnizojnë me ngrohje rrjetin e njëjtë për distribuim të ngrohjes. KREU III KRYERJA E AKTIVITETEVE NË SEKTORIN E NGROHJES - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Central heating activities must follow the Energy Regulator law and related rules. Some production systems, heating distribution, and heating supply are subject to licensing, and the regulator handles the license process.
Neni 5 1. Aktivitetet në sektorin e ngrohjes qendrore, të përcaktuar me këtë ligj, kryhen në pajtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe të akteve tjera përkatëse të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Procedurës së licencimit sipas këtij ligji i nënshtrohet sistemi i prodhimit, kapaciteti i të cilit tejkalon fuqinë e instaluar prej 1 MW, distribuimi i ngrohjes dhe furnizimi me ngrohje. 4 3. Licenca lëshohet, modifikohet, suspendohet, transferohet, anulohet, revokohet dhe mbikëqyret në pajtim me kushtet e përcaktuara në Kapitullin shtatë të Ligjit mbi Rregullatorin e Energjisë dhe rregullat përkatëse të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Ndërmarrjet e integruara vertikalisht të ngrohjes duhet t’i ndajnë veprimtaritë dhe llogaritë e tyre; nuk lejohet bartja e informatave ndërmjet veprimtarive të ndara, përveç kur duhen për detyrat e furnizuesit publik.
Neni 6 1. Ndërmarrjet për ngrohje të integruara vertikalisht e kryejnë aktivitetin e prodhimit, distribuimit dhe furnizimit në mënyrë funksionalisht të ndarë. Bartja e informatave ndërmjet këtyre aktiviteteve të ndara është e ndaluar, përveç nëse këto informata kërkohen për përmbushjen e detyrave të furnizuesit publik. 2. Me qëllim të evitimit të diskriminimit, subvencionimit të tërthortë dhe prishjes së konkurrencës, ndërmarrjet e ngrohjes qendrore të integruara vertikalisht janë të obliguara që për veprimtaritë e veta (prodhim, distribuim, furnizim) të mbajnë kontabilitet të ndarë veç e veç, sikur këto veprimtari të kryheshin nga ndërmarrje të veçanta. 3. Ndërmarrjet e integruara vertikalisht mbajnë kontabilitet të ndarë veçmas për aktivitetet e furnizimit të konsumatorëve të privilegjuar dhe jo të privilegjuar, si dhe për aktivitete që nuk kanë të bëjnë me ngrohje qendrore. KREU IV PRODHIMI I NGROHJES - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A heat producer may be a licensed heat-production enterprise, a district heating enterprise with capacity up to 1 MW, or a legal or natural person exempt from the license.
Neni 7 Prodhues i ngrohjes mund të jetë: ndërmarrja që ka licencë për prodhimin e ngrohjes, ndërmarrja e ngrohjes qendrore me kapacitet prodhues që nuk tejkalon 1 MW ose personi juridik apo fizik që është i liruar nga licenca, në pajtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The heat producer is entitled to use suitable primary energy sources, connect relevant facilities to the distribution network, sign a heat sales contract, and transport heat through the distribution network, subject to the stated legal and regulatory conditions.
Neni 8 1. Prodhuesi i ngrohjes veç tjerash, ka të drejtë: 1.1. që të shfrytëzojë gjatë procesit të prodhimit të ngrohjes, ato burime primare të energjisë, që i konsideron më të përshtatshme, me kusht që të jenë në pajtueshmëri me kërkesat dhe standardet teknike, teknologjike dhe ekologjike të parapara me aktet përkatëse; 1.2. që stabilimentet përkatëse t’i kyçë në rrjetin e distribuimit sipas kushteve të parapara me këtë ligj si dhe kodet përkatëse të miratuara dhe rregulloret e parashkruara nga Zyra e Rregullatorit për Energji; 1.3. që të lidhë kontratë për shitjen e ngrohjes sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj, dhe rregulloret përkatëse të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji; 1.4. që të bartë ngrohjen përmes rrjetit të distribuimit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The producer must operate in line with energy-regulator rules, its license conditions, environmental laws, technical metering requirements, and any other duties arising during implementation of the law.
Neni 9 1. Prodhuesi është i obliguar që: 1.1. të ushtroi veprimtarinë në pajtim me kushtet e përcaktuara me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe kushtet e licencës; 1.2. të ushtroi veprimtarinë në pajtim me ligjet dhe rregulloret përkatëse për mbrojtjen e mjedisit; 1.3. të pajisë me njehsorë për matjen e ngrohjes që hynë në rrjetin e distribuimit sipas kërkesave teknike; 5 1.4. të përmbushë kërkesat dhe obligimet tjera që mund të dalin gjatë zbatimit të këtij ligji si dhe akteve tjera përkatëse. 2. Për matjen e ngrohjes, prodhuesit përdorin pajisjet matëse, të vendosura në pikat e specifikuara sipas Kodit për matje. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Heat producers with capacity above 1 MW must sell the produced heat to the public supplier at a regulated price when the public supplier needs that heat.
Neni 10 Prodhuesi i ngrohjes me kapacitet më të madh se 1 MW që nga dita e shpalljes së këtij ligji, është i detyruar t’i shesë ngrohjen e prodhuar furnizuesit publik me çmim të rregulluar, në rast se furnizuesit publik i nevojitet ajo ngrohje. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A district heating producer with public service obligations must keep minimum fuel reserves and, when needed, add reserve production capacity.
Neni 11 1. Prodhuesi i ngrohjes me obligime për shërbime publike mbanë rezerva minimale të lëndës djegëse të nevojshme për të mbajtur prodhim të vazhdueshëm dhe në rast nevoje të shtojë kapacitetin prodhues rezervë në mënyrë që të sigurojnë furnizim të sigurt për konsumatorët. 2. Ministria e Energjisë dhe Minierave përcakton llojin dhe sasinë e rezervave minimale të karburanteve ose të kapacitetit prodhues rezervë. 3. Inspekcioni i Energjisë, i themeluar sipas dispozitave të Ligjit për energjinë, ka autoritet të mbikëqyrë sasinë dhe kualitetin e rezervave. 4. Shpenzimet e mbajtës së minimumit të rezervave të lëndës djegëse dhe të kapacitetit prodhues rezervë trajtohen shpenzim operativ i prodhuesit që ka obligim t’i mbajë ato rezerva. KREU V NGROHJA E PA SHFRYTËZUAR, BURIMET E RIPËRTRITSHME TË ENERGJISË DHE BASHKË- PRODHIMI - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Certain heat producers may request origin certificates; the public supplier must prioritize and, in some cases, buy certified regulated-price heat; the energy regulator may compensate the supplier’s costs.
Neni 12 1. Ndërmarrja e ngrohjes që për prodhimin e ngrohjes shfrytëzon burimet e ripërtritshme të energjisë ose hedhurinat, si dhe bashkë-prodhim të ngrohjes dhe energjisë elektrike ka të drejtë të kërkoi certifikata të origjinës nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Furnizuesi publik i jep përparësi blerjes së ngrohjes për të cilën është lëshuar certifikata e origjinës, me kusht që kostoja e ngrohjes nuk e ngrit çmimin e ngrohjes në nivel të pa qëndrueshëm. 3. Nga furnizuesi publik kërkohet të blejë tërë sasinë e ngrohjes me çmim të rregulluar për të cilën është lëshuar certifikata e origjinës për të plotësuar nevojat e konsumit të ngrohjes me përjashtim të çfarëdo sasie për të cilën prodhuesi ka lidhë kontratë sipas dispozitave të këtij ligji. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të kompensojë shpenzimet e furnizuesit publik me çmim të veçantë për shërbimet e distributorit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: On a producer’s request, the Energy Regulatory Office issues an origin certificate. That certificate can give the producer the right to issue and sell green certificates, and the Office may take measures if the stated and actual heat quantities do not match.
Neni 13 1. Në kërkesë të prodhuesit, Zyra e Rregullatorit për Energji lëshon certifikatën e origjinës e cila: 1.1. certifikon kapacitetin e prodhuesit të ngrohjes që është e bazuar në: resurset e ngrohjes së pashfrytëzuar, burimet e ripërtritshme të së dhe hedhurinat, si dhe në procesin e bashkëprodhimit të ngrohjes dhe energjisë elektrike; 1.2. përcakton kohën për dorëzimin e informatave dhe deklaratave te Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Në bazë të certifikatës së origjinës, prodhuesi do të ketë të drejtë të lëshojë dhe të shes certifikatat e gjelbra prodhuesve tjerë që prodhojnë gazra të gjelbra në sasi që e tejkalojnë kufirin e përcaktuar me ligj 6 për sasinë e ngrohjes së prodhuar nga ngrohja e pa shfrytëzuar, burimeve të ripërtritshme të energjisë dhe hedhurinave ose prej stabilimenteve të bashkëprodhimit. 3. Prodhuesi që e tejkalon kufirin e prodhimit të gazrave të gjelbra të përcaktuar me ligj konsiderohet se ka plotësuar obligimet e veta sipas paragrafit 1 të nenit 9 të këtij ligji me dorëzimin e certifikatës së gjelbër te Zyra e Rregullatorit për Energji duke theksuar sasinë e energjisë termike së prodhuar me përdorimin e ngrohjes së pashfrytëzuar, burimin e ripërtëritshëm të energjisë apo hedhurinat ose sasinë e ngrohjes së bashkëprodhuar me energji elektrike. 4. Në rast se sasia e prodhuar e ngrohjes e specifikuar në certifikatën e gjelbër dhe sasia që faktikisht është prodhuar nga prodhuesi, apo e bashkëprodhuar me energji elektrike nga prodhuesi nuk janë të njëjta atëherë Zyra e Rregullatorit për Energji ndërmerr masa sipas aktit përkatës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry of Energy and Mines must set a mandatory minimum amount of heat production from specified sources, and may set more favorable priority-purchase conditions for heat from renewables and cogeneration.
Neni 14 1. Ministria e Energjisë dhe Minierave përcakton minimumin obligativ të sasisë për prodhimin e ngrohjes duke përdorur ngrohjen e pashfrytëzuar, burimin e ripërtërishëm të energjisë apo hedhurinat dhe bashkëprodhimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike, si përqindje e prodhimit total vjetor për secilin prodhues gjatë një periudhe mbi dhjetë vjeçare (10) nga data e futjes në përdorim të sistemit për lëshimin dhe tregtimin me certifikatë të gjelbër. 2. Ministria e Energjisë dhe Minierave mund të vendosë kushte të veçanta më të favorshme për blerje me prioritet të ngrohjes së prodhuar nga burimet e ripërtritshme të energjisë dhe bashkëprodhimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes. KREU VI RRJETI I DISTRIBUIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The licensed distributor is responsible for the distribution network and must manage, maintain, expand, and operate it under technical, transparent, and non-discriminatory rules.
Neni 15 1. Për rrjetin e distribuimit përkujdeset distributori që posedon licencën për kryerjen e aktiviteteve të tilla. 2. Distributori, për territorin e caktuar dhe të mbuluar nga rrjeti i distribuimit kryen veç tjerash edhe shërbimet në vijim: 2.1. menaxhon rrjetin e distribuimit; 2.2. mirëmban rrjetin dhe objektet në pajtim me kërkesat teknike; 2.3. harmonizon projektet e veta me projektet për zhvillim ekonomik; 2.4. parashikon kërkesat në territorin të cilin e mbulon; 2.5. bartë në mënyrë të vazhdueshme dhe të sigurt ngrohjen përmes rrjetit të distribuimit; 2.6. informon shfrytëzuesit e rrjetit, me informata që ju nevojiten për qasje efikase në rrjet, si dhe 2.7. shërbime tjera përkatëse. 3. Distributori në kuadër të veprimtarisë së vetë bënë edhe : 3.1. shqyrtimin e zhvillimit ekonomik në sektor dhe planin për projekte te zgjerimit të rrjetit për distribuim në pajtim me parametrat e zhvillimit ekonomik; 3.2. përgatit plane vjetore afat-shkurta dhe afat-gjata të zhvillimit të rrjetit të distribuimit dhe koordinon projekte me Ministrinë për Energjetikë dhe Miniera dhe komunat tjera; 3.3. ndihmon Ministrinë për Energjetikë dhe Miniera dhe komunat në përgatitjen e planeve, programeve dhe strategjive zhvillimore; 7 3.4. lenë në dispozicion të ndërmarrjeve prodhuese të energjisë termike, planet dhe analizat e veta studimore. 4. Distributori lejon prodhuesin e ngrohjes që të kyçet në sistemin e rrjetit të distribuimit nëse janë plotësuar kushtet teknike si dhe kërkesat tjera të parapara me dispozitat e këtij ligji dhe akteve tjera përkatëse. 5. Zgjerimi dhe rindërtimi i rrjetit të distribuimit të ngrohjes që nga pika e furnizimit deri te prodhuesi i ngrohjes është nën përgjegjësinë e distributorit. 6. Distributori me përparësi do të kyçë në rrjetin e distribuimit cilindo prodhues që prodhon ngrohje nga burimet e ripërtritshme dhe nga bashkë-prodhimi. 7. Kushtet dhe procedurat për kyçje në rrjetin e distribuimit rregullohen më kodin e distribuimit. 8. Distributori bartë funksionet e tij në pajtim me procedurat transparente, jo-diskriminuese dhe të bazuar në parimet e ekonomisë së tregut. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Distributori must not disclose reliable information learned during its activities, and the energy regulator may require disclosure of reliable information needed for its functions.
Neni 16 1. Distributori nuk duhet të zbulojë informacione të besueshme me të cilat është vënë në dijeni gjatë kryerjes së veprimtarisë së vetë, dhe do të parandalojnë zbulimin e informacioneve të veta të cilat mund të sjellin leverdi komerciale nëse zbulohen në mënyrë diskriminuese. 2. Pavarësisht nga paragrafi 1, Zyra e Rregullatorit për Energji mund të kërkojë nga distributori të zbulojë informacionet e besueshme të cilat kërkohen për të përmbushur funksionin, kompetencat dhe detyrat e veta. KREU VII TREGU I NGROHJES ME ÇMIME TË RREGULLUARA - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ngrohja për konsumatorët jo të privilegjuar furnizohet nga furnizuesi publik, tregtarët, ose prodhuesit që kanë leje për këtë furnizim.
Neni 17 Furnizimi i konsumatorëve jo të privilegjuar me ngrohje, bëhet nga furnizuesi publik, tregtarët, ose prodhuesit të cilët posedojnë leje për furnizim të tillë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The supplier must provide heating at the supply point in the quantity and quality set by the Energy Regulatory Office. A licensed public supplier may sell, buy, bill, collect payments, and handle complaints, and certain heating transactions must use regulated prices.
Neni 18 1. Furnizuesi është përgjegjës për furnizim me ngrohje në pikën e furnizimit në sasinë dhe në nivelin e kualitetit, të përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Në bazë të licencës, furnizuesi publik ka të drejtë të: 2.1. shesë ngrohje, konsumatorëve jo të privilegjuar me çmim të rregulluar; 2.2. blejë ngrohje me çmim të rregulluar nga prodhuesit me kapacitet të instaluar prej 1 MW, që ekziston në datën e shpalljes së këtij ligji; 2.3. blejë ngrohje nga prodhues të tjerë me çmim të parregulluar; 2.4. faturojë dhe arkëtojë pagesat nga konsumatorët e vet; 2.5. merret me ankesat e konsumatorëve të vet. 3. Transaksionet në mes të kategorive në vijim bëhen me çmime të rregulluara: 3.1. prodhuesi dhe furnizuesi; 3.2. furnizuesi dhe konsumatori i fundit i kyçur në rrjetin e distribuimit; 8 3.3. furnizuesi dhe distributori, për të kompensuar shpenzimet teknologjike të transportit të ngrohjes dhe të humbjeve duke shfrytëzuar rrjetin e distribuimit përkatës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Prodhuesi dhe furnizuesi publik duhet të lidhin kontratë afatgjatë për shit-blerje të energjisë termike që siguron furnizim të mjaftueshëm.
Neni 19 1 Prodhuesi dhe furnizuesi publik lidhin kontratë afat-gjate për shitë-blerje të energjisë termike në kohëzgjatje që garanton furnizim të mjaftueshëm. 2 Kontrata për shitblerje afat gjate të energjisë termike përmban veç tjerash edhe elementet në vijim: 2.1. kohëzgjatjen e furnizimit; 2.2. kushtet teknike dhe kualitetin e furnizimeve; 2.3. orarin (planin) e furnizimit dhe pranimit; 2.4. përgjegjësinë për furnizim dhe pranim; 2.5. çmimin dhe elementet tjera financiare; 2.6. pagesën për furnizim dhe 2.7. sanksionin për cenim–mos përmbushje të kontratës. 3. Kontrata për shit-blerje afat-gjate të ngrohjes lidhet për periudhën kohore, prej 1 deri në 5 vite, me mundësi të përsëritjes. 4. Kontrata një vjeçare për shit-blerje të ngrohjes parasheh në hollësi të gjitha komponentët e detyrueshme të kontratës. 5. Kontratën sipas këtij neni e miraton dhe e mbikëqyrë ekzekutimin e saj, Zyra e Rregullatorit për Energji. KREU VIII TREGU I LIRË I NGROHJES - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Heating suppliers may apply for a supply licence, the ministry sets the criteria for privileged consumers, and privileged consumers must give at least 30 days’ notice before heating-supply contracts.
Neni 20 1. Furnizimi me kohë bëhet veprimtari konkurruese dhe çdo ndërmarrje për ngrohje, mund të parashtrojë kërkesë për licencë furnizimi, për t’i shërbyer konsumatorit të privilegjuar. 2. Ministria e Energjisë dhe Minierave, i përcakton kushtet dhe kriteret për përcaktimin e konsumatorit të privilegjuar. 3. Konsumatori mund të fitojë statusin e konsumatorit të privilegjuar, nëse i është përgjigjur thirrjes publike të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e që i bëhet për çdo vit. Konsumatori që nuk i përgjigjet thirrjes publike, nuk mund të fitojë statusin e konsumatorit të privilegjuar për atë vit. Zyra e rregullatorit të energjisë do të vendos për dhënien e statusit një konsumatori të privilegjuar. 4. Konsumatori i privilegjuar ka të drejtë për të mbetur në sektorin e tregut të lirë ose të furnizohet nga furnizuesi publik në pajtueshmëri me procedurën e paraparë nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 5. Konsumatori i privilegjuar njofton distributorin gjegjësisht ndërmarrjen e ngrohjes së paku 30 ditë paraprakisht lidhur me kontratat për furnizim me ngrohje, në pajtim me kodin e distribuimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A heating company may supply its own facilities, subordinate units, and a privileged consumer through a direct heating pipeline. The privileged consumer has a right to be supplied that way, and the Energy Regulatory Office sets the authorization criteria and grants the authorization.
Neni 21 9 1. Ndërmarrja e ngrohjes, mund të furnizojë objektet e veta, njësitë vartëse dhe konsumatorin e privilegjuar përmes tubacionit të drejtpërdrejtë për ngrohje. 2. Konsumatori i privilegjuar ka të drejtë të furnizohet përmes tubacionit të drejtpërdrejtë për ngrohje nga prodhuesi apo ndërmarrje tjetër për furnizim me energji termike. 3. Për kriteret e dhënies së autorizimit për ndërtimin e tubacionit të drejtpërdrejtë të ngrohjes, vendos në mënyrë objektive dhe jo diskriminuese Zyra e Rregullatorit për Energji. 4. Zyra e Rregullatorit për Energji jep autorizim për ndërtimin e tubacionit të drejtpërdrejtë për ngrohje në pajtim me dispozitat e kreut të 8 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2004/20 e datës 30 qershor 2004. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A heating company may contract with its customer for installation, servicing, maintenance, and expansion of the secondary network from the supply point.
Neni 22 1. Ndërmarrja për ngrohje mund të lidhë kontratë me konsumatorin e vet për instalim, servisim, mirëmbajtje dhe zgjerim të rrjetit sekondar prej daljes nga pika furnizuese. 2. Kontrata sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk miratohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 3. Ndërmarrja për ngrohje, mbanë dhe udhëheq kontabilitet dhe llogari rrjedhëse të ndara veç e veç për aktivitetet e parapara me paragrafin 1. të këtij neni. KREU IX TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Some heating consumers have a right to supply/connection if conditions are met; the heating enterprise may temporarily refuse connection for technical non-compliance; illegal connection/unauthorized work carries responsibility; consumers must provide free space and access for distribution equipment.
Neni 23 1. Konsumatori jo i privilegjuar, që është i vendosur në zonën e shërbimit që mbulohet nga ndërmarrja e ngrohjes, ka të drejtë të furnizohet nëse i plotëson kushtet në vijim: 1.1. është pronar ose është i autorizuar të veproj dhe të shfrytëzojë tërë apo vetëm pjesët e rrjetit të brendshëm sekondar dhe t’i përmbushur kërkesat teknike dhe operative e të sigurisë; 1.2. përmbushë kushtet për kyçje në rrjetin e distribuimit, dhe 1.3. ka nënshkruar marrëveshjen me shkrim me furnizuesin. 2. Konsumatori në zonën e mbuluar nga rrjeti i distribuimit të energjisë termike ka të drejtë të jetë i kyçur, nëse janë plotësuar kushtet sipas aktit përkatës. 3. Ndërmarrja e ngrohjes mund të refuzojë përkohësisht që të kyçë konsumatorin në sistemin e ngrohjes, nëse konstaton se objekti, pajisjet apo rrjeti i distribuimit nuk i plotëson standardet teknike ose kushtet tjera të përcaktuara në aktin përkatës. 4. Konsumatori njoftohet me shkrim për shkaqet e refuzimit për kyçje, në sistemin e ngrohjes. 5. Kyçja ilegale dhe puna e pa autorizuar në sistemin e ngrohjes bart përgjegjësi në pajtim me aktet nënligjore përkatëse duke u bazuar në legjislacionin ekzistues. 6. Nëse konsumatori me veprimet e parapara në paragrafin 5 të këtij neni i shkakton dëm distributorit është i obliguar që dëmin ta kompensoj. 7. Konsumatori është i obliguar të siguroj hapësirë pa pagesë për vendosjen e pajisjeve të pikës së shpërndarjes dhe qasje të lirë te punëtorëve të ndërmarrjes së ngrohjes për kontrollimin e këtyre pajisjeve. 10 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The end consumer of heating must pay heating bills, and billing, collection, and non-payment sanctions are handled under the relevant subordinate act.
Neni 24 1. Furnizimi i konsumatorit të fundit, me ngrohje, bëhet sipas kontratës të lidhur në pajtim me aktin juridik i miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Konsumatori është i obliguar të paguaj faturat për ngrohje ndërsa procedura e faturimit, arkëtimit, dhe sanksionet në rast mos pagese zbatohen sipas aktit nënligjor përkatës. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The supplier may temporarily suspend heating supply, but must notify the consumer in writing and state the reason and duration. If the consumer does not meet contractual obligations, the supplier may suspend service for up to 15 days and may permanently disconnect if the cause is not fixed; the heating company must reconnect within 3 days after compliance. Privileged consumers’ suspension rules are set in the supply contract, and consumers may be compensated if the suspension was not their fault.
Neni 25 1. Furnizuesi, mund të pezullojë përkohësisht furnizimin e konsumatorit me ngrohje, në pajtim me aktin përkatës. 2. Furnizuesi do të lëshoj një njoftim për ta informuar me shkrim konsumatorin për pezullimin e furnizimit. Një njoftim i tillë do të përshkruaj qartazi arsyen dhe kohëzgjatjen e pezullimit të furnizimit me ngrohje dhe do t’i caktoj masat që do të ndërmerren për pezullimin e ndërprerjes së furnizimit. 3. Furnizuesi mund ta bëj pezullimin e përkohshme të shërbimit për konsumatorin, nëse konsumatori nuk i përmbush obligimet që i ka në kontratë duke përfshirë riparimin e problemeve teknike që kanë ndodhur në rrjetin apo pajisjet e instaluara të konsumatorit. Çkyqja e përkohshme mund të zgjatë deri në pesëmbëdhjetë (15) ditë e nëse brenda këtij afati nuk eliminohen shkaqet që kanë sjellë çkyqjen e përkohshme, furnizuesi ka të drejtë ta bëj çkyqjen e përhershme të konsumatorit, dhe shpenzimet e kyçjes bien në barrë të konsumatorit. 4. Ndërmarrja e ngrohjes e ri-kyç konsumatorin në sistemin e ngrohjes në afat prej tri ditëve nga momenti i përmbushjes së obligimit dhe evitimit të shkakut të pezullimit. 5. Për konsumatorët e privilegjuar, rregullat për pezullim do të specifikohen në kontratën e furnizimit me furnizuesin. 6. Nëse pezullimi i furnizimit të konsumatorit me ngrohje bëhet pa fajin e tij konsumatori kompensohet sipas aktit përkatës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Some institutions are entitled to uninterrupted heating, and the responsible ministries must compile separate lists for their fields.
Neni 26 1. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit për fushat përkatëse përpilojnë ndaras listën e institucioneve që kanë të drejtë të furnizohen pandërprerë me ngrohje. 2. Konsumatori që ka të drejtë në furnizim të pandërprerë me ngrohje i sigurohen mundësitë teknike për këtë, duke pajisur objektet e konsumatorit me kyçje, nga dy seksione të ndryshme të sistemit të ngrohjes, apo të instalimit të stabilimenteve rezervë të ngrohjes. 3. Në rastin e instalimit të stabilimenteve rezervë të ngrohjes, konsumatori që ka të drejtë në furnizim të pandërprerë me ngrohje mund të shfrytëzojë furnizimin nga ndërmarrja për furnizim apo nga stabilimenti rezervë i ngrohjes. 4. Nëse konsumatori që ka të drejtë në furnizim të pandërprerë të ngrohjes është duke shfrytëzuar për furnizim me ngrohje vetëm stabilimentin rezervë të ngrohjes, paguan ndërmarrjen për ngrohje për kapacitet rezervë. 5. Konsumatori që ka të drejtë për furnizim të pandërprerë me ngrohje mund të pezullohet përkohësisht nga sistemi i furnizimit për shkaqe të parapara me nenin 25 të këtij ligjit. KREU X QASJA NË RRJET 11 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The distributor must let producers, suppliers, and privileged consumers access the thermal energy system, prepare yearly price and tariff lists, and publish the approved prices and tariffs.
Neni 27 1. Distributori lejon çdo prodhues, furnizues apo konsumatorë të privilegjuar të ketë qasje në sistemin e energjisë termike në bazë të akteve përkatëse të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. 2. Distributori për çdo vit harton listën e çmimeve dhe të tarifave për shfrytëzim të rrjetit të sistemit për ngrohje në pajtim me mesataren e çmimeve për periudhën paraprake dymbëdhjetë muajsh. 3. Listën e çmimeve dhe tarifave sipas paragrafit 2 të këtij neni e miraton Zyra e Rregullatorit për Energji. 4. Distributori publikon, çmimet dhe tarifat e miratuara. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The distributor may refuse a heating-network connection request if there is not enough distribution capacity, but it must give a written, reasoned refusal within 30 days. A refused person may complain to the Energy Regulatory Office within 15 days, and that office must decide within 30 days.
Neni 28 1. Distributori mund të refuzojë kërkesën e konsumatorit për kyçje në sistemin e ngrohjes nëse mungon kapaciteti i nevojshëm për distribuim. Refuzimi i kërkesës për kyçje në sistemin e ngrohjes duhet të bëhet dhe arsyetohet me shkrim në afat prej tridhjetë (30) ditëve që nga dita e ushtrimit të kërkesës për kyçje. 2. Personi që refuzohet për çfarëdo arsyeje të ketë qasje në rrjet për ngrohjeje ka të drejtë të paraqet ankesë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve që nga dita e informimit me shkrim. 3. Ankesa i paraqitet Zyrës së Rregullatorit për Energji që është i obliguar të lëshoi vendim lidhur me ankesën në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit të ankesës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: If distribution-network access is not allowed, privileged consumers or producers wishing to contract with them may ask the Energy Regulatory Office for permission to build a direct heating pipeline for supply.
Neni 29 Nëse nuk lejohet qasje në rrjet të distribuimit për konsumatorët e privilegjuar ose, prodhuesit që dëshirojnë të lidhin kontratë me konsumatorët e privilegjuar, atëherë ata mund të paraqesin kërkesë te Zyra e Rregullatorit për Energji për lejim të ndërtimit të tubacionit të drejtpërdrejtë të ngrohjes për furnizim. KREU XI MATJA DHE FATURIMI NË TREGUN E RREGULLUAR - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Ngrohja duhet të matet me pajisje matëse, dhe disa instalime, operime, mirëmbajtje ose zëvendësime duhet të bëhen sipas Kodit të matjes.
Neni 30 1. Furnizimi me ngrohje matet me pajisje matëse, ndërsa instalimi, operimi, mirëmbajtja apo zëvendësimi i pajisjeve për matje bëhet në pajtim me Kodin e matjes. 2. Ngrohja e shfrytëzuar nga konsumatori llogaritet me pajisje për matje që është pronë e distributorëve dhe e vendosur në pikën e furnizimit, sa më afër kufirit të pronës së konsumatorit. 3. Kufiri i pronës, përgjegjësisë për objektet ngrohëse dhe vendi për vendosjen e pajisjeve matëse është përcaktuar në pajtim me Kodin e matjes. 4. Kur tarifat e aprovuara i mundësojnë konsumatorit të një grupi të caktuar të zgjedhin mënyrën dhe llojin e pajisjeve matëse për të regjistruar ngrohjen e konsumuar, ndërmarrja e ngrohjes instalon pajisjet matëse sipas përcaktimit të konsumatorit të deklaruar me shkrim. 5. Procedura dhe afati për zëvendësimin e pajisjeve matëse sipas kërkesës së konsumatorit për rastet e parapara me nenin 4. të këtij neni, rregullohen me Kodin përkatës. 12 KREU XII KODET TEKNIKE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Heating companies draft the codes listed in Article 3, and the Energy Regulatory Office approves them.
Neni 31 1. Kodet sipas nenit 3 të këtij ligji, përveç rregullave teknike, operative dhe standardeve për ngrohje, përmbajnë edhe rregullat për: 1.1. kyçje në sistemin e ngrohjes të instalimeve të prodhimit, sistemit të distribuimit, pajisjeve të konsumatorit të kyçur drejtpërdrejt, dhe tubacionit të drejtpërdrejtë të ngrohjes; 1.2. strukturën e stacioneve të furnizimit me ngrohje, pajisjet dhe tubacionit të rrjetit; 1.3. menaxhimin e sistemit të ngrohjes; 1.4. mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit të distribuimit ; 1.5. menaxhimin e rrjetit të distribuimit; 1.6. matjen e ngrohjes, duke përfshirë parimet e matjes (njehsimit), mënyrën dhe vend ndodhjen e njehsorëve (pajisjeve për matje), afatet dhe procedurat për inspektim, kalibrim dhe lexim të njehsorëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave që përmbajnë të dhënat e regjistruara nga cilado pajisje komerciale për matje. 2. Kodet e radhitura sipas nenit 3, përpilohen nga ndërmarrjet për ngrohje ndërsa miratohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji. KREU XIII DISPOZITAT KALIMTARE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The distributor must install heating meters and may have to buy consumer-owned meters at market value; the supplier must prepare contract and consumer-protection documents; the regulator approves one code.
Neni 32 1. Distributori instalon pajisje matëse për konsumator të kyçur në sistemin e ngrohjes brenda një (1) viti, pas shpalljes së ligjit. 2. Distributori i blenë nga konsumatori pajisjet matëse, të cilat janë në pronësi të konsumatorit, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, në vlerë aktuale të tregut, brenda periudhës dy (2) vjeçare nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Nëse, ndërmarrja-distributori me arsye instalon pajisjet e veta matëse për të zëvendësuar ato ekzistueset, nuk ka obligim për të blerë pajisjet sipas paragrafit 2 të këtij neni. 4. Në pajtim këtë ligj, krijohen raportet komerciale në mes furnizuesit dhe konsumatorit brenda 6 muajve pas nxjerrjes së aktit nënligjor për Kushtet e Përgjithshme për Furnizim me Energji (të definuara në Ligjin për Energji) por jo më vonë se dymbëdhjetë (12) muaj nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji. 5. Furnizuesi përgatit dhe propozon kontratë komerciale për furnizim me ngrohje të konsumatorit, në pajtim me afatin e përcaktuar në paragrafin 4 të këtij neni, dhe mbanë regjistrin e konsumatorëve dhe të të gjitha kontratave valide. 6. Në rast se kontrata për furnizim nuk lidhet brenda periudhës sipas paragrafit 4 të këtij neni., me fajin e konsumatorit, furnizuesi bënë çkyçje e tij e që në mënyrë të paligjshme furnizohet me ngrohje. 7. Distributori përgatitë kodin për matje dhe për distribuim dhe i paraqet për miratim te Zyra e Rregullatorit për Energji brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas shpalljes së këtij ligji. 8. Furnizuesi përgatit kodin për mbrojtjen e konsumatorit që e miraton Zyra e Rregullatorit për Energji në afat prej një (1) viti pas shpalljes së ligjit. 13 9. Për konsumatorët që nuk kanë pajisje matëse aplikohet tarifa normative. 10. Nëse në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, pika e furnizimit nuk është e pajisur me pajisje matës, konsumatori jo i privilegjuar i kyçur në pikën e furnizimit, faturohen sipas tarifës normative në përpjesëtim me totalin e sipërfaqes së objektit të konsumatorit . 11. Jo më vonë se një muaj nga dita e instalimit të pajisjeve matëse nga distributori në pikën e furnizimit, konsumatori jo i privilegjuar që është i kyçur në këtë pikë furnizimi faturohet sipas tarifës së energjisë së hargjuar në vitin kur është instaluar matësi. 12. Në objektet me më shumë shfrytëzues individual të ngrohjes, faturimi i shfrytëzuesve individual për konsumin e matur në pikën e furnizimit, bëhet në përpjesëtim me sipërfaqen e banimit të secilit shfrytëzues të fundit. 13. Në objektet e reja instalimi i ngrohjes projektohet për çdo banesë e lokal afarist ndarazi. Për këtë përkujdesen organet kompetente që lëshojnë leje ndërtimi. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The factual holder administers secondary heating systems in public or private buildings, heating companies may bill operation and maintenance separately at approved tariffs, and owners/end users must allow access to their property during the transition period.
Neni 33 1. Administrimi i sistemit sekondar për ngrohje në ndërtesa në shfrytëzim publik, apo privat bëhet nga titullari faktik, në pajtim me legjislacionin përkatës e që është përgjegjës për operim dhe mirëmbajtje të sistemit të pa-rregulluar prej pikës së furnizimit të sistemit sekondar. 2. Nëse një ndërtesë që është në posedim të përbashkët apo të pjesërishëm pa themelim përkatës të asociacionit banesor ka disa shfrytëzues të ngrohjes, në të cilën, ndërmarrja ekzistuese për ngrohje operon dhe mirëmban sistemin sekondar duke u bazuar në marrëveshjen e kontraktuar me banorët e ndërtesës. 3. Ndërmarrja për ngrohje ka të drejtë të faturoj ndaras shpenzimet për operim dhe mirëmbajtje të sistemit sekondar, sipas tarifave të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 4. Deri në hartimin e legjislacionit përkatës sipas paragrafit 1 të këtij neni shfrytëzuesit e fundit /pronarët e banesave do të lejojnë qasje në pronën e tyre me qëllim që ndërmarrja për ngrohje t’i përmbush përgjegjësitë e saj sipas këtij ligji. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: When this law enters into force, other conflicting related acts stop applying.
Neni 34 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari të gjitha aktet tjera përkatëse që janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 35 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-116 20 Nëntor 2008 Shpallur me Dekretin Nr. DL-066-2008, datë 13.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-116 PËR NGROHJE QENDRORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in