LIGJI NR.03/L-117 PËR AVOKATINË
This excerpt is the heading and title of the law on advocacy; it does not state an operative rule here.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-117
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This excerpt is the heading and title of the law on advocacy; it does not state an operative rule here. This article says the legal profession is free and independent, provides legal services to people and entities, and empowers the Kosovo Bar Association to issue normative acts to regulate and organize the profession. Article 2 says what an attorney’s legal services include, allows substitution by a trainee lawyer under written authorization and supervision, and bans several outside or competing activities. The Bar Association may start court proceedings when unauthorized people provide legal aid, unless the law says otherwise. The right to practice as a lawyer is obtained by registering in the register of lawyers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-117 PËR AVOKATINË
Showing 42 of 42
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This excerpt is the heading and title of the law on advocacy; it does not state an operative rule here.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 49 / 25 MARS 2009 LIGJI Nr. 03/L-117 PËR AVOKATINË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR AVOKATINË KREU I DISPOZITAT THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the legal profession is free and independent, provides legal services to people and entities, and empowers the Kosovo Bar Association to issue normative acts to regulate and organize the profession.
Neni 1 Dispozitat themelore 1. Ky ligj rregullon veprimtarinë dhe organizimin e avokatisë. Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur. 2. Avokatia u ofron shërbime dhe ndihmë profesionale juridike personave fizikë dhe juridikë për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe të interesave të tyre në pajtim me rendin juridik në shoqëri. 3. Pavarësia e avokaturës realizohet përmes: 3.1. ushtrimit të pavarur të profesionit të avokatit si profesion i lirë; 3.2. ofrimit të ndihmës juridike në mënyrë të pavarur; 3.3. organizimit të avokatëve përmes Odës së Avokatëve të Kosovës, si organizatë e pavarur publike; 3.4. autorizimit të Odës së Avokatëve për nxjerrjen e akteve normative me qëllim rregullimin dhe organizimin e avokaturës. KREU II AVOKATI - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Article 2 says what an attorney’s legal services include, allows substitution by a trainee lawyer under written authorization and supervision, and bans several outside or competing activities.
Neni 2 Ndihma juridike 1. Shërbimi dhe ndihma profesionale juridike e avokatit përfshijnë: 1.1. dhënien e këshillave juridike; 1.2. përfaqësimin dhe mbrojtjen e palëve para organeve të drejtësisë dhe subjekteve të së drejtës që i zbatojnë ligjet; 1.3. përfaqësimin e palëve para organeve të arbitrazhit dhe organizatave të tjera të pavarura; 1.4. përfaqësimin e palëve në raportet e tyre juridike me personat e tjerë fizikë dhe juridikë; 2 1.5. përgatitjen e padive, paraqitjeve për ndjekje penale dhe mjeteve ankimore; 1.6. përgatitjen e dokumenteve juridike të cilat sjellin ose synojnë pasoja juridike, siç janë: kontratat, testamentet, statutet etj; 1.7. përgatitjen e ekspertizave për çështje të ndryshme juridike; dhe 1.8. veprimet e tjera, të parapara me ligj. 2. Avokati mund të zëvendësohet nga praktikanti i tij që është në aftësim profesional për ushtrimin e profesionit të avokatit. Praktikanti duhet të ketë autorizim me shkrim dhe të veprojë nën mbikëqyrjen e avokatit në rastet kur përfaqësimi nga praktikanti nuk përjashtohet me ligj. 3. Avokati nuk mund të ushtrojë ose ndërmjetësojë veprimtari tregtare në emër të tjerëve, ose të ushtrojë veprimtari nëpunësie mbi bazën e marrëdhënieve të punës me administratën publike. 4. Shërbimet dhe ndihma profesionale juridike nuk mund të jepen nga profesionistë të fushave të tjera. 5. Profesorët dhe docentët e përhershëm të lëndëve juridike në fakultetet e Kosovës, nuk mund të japin ndihmë juridike, përveç asaj në formë të këshillës ose ekspertizës juridike. 6. Dhënia e shërbimit dhe e ndihmës profesionale juridike nga institucionet, organet ose organizatat e tjera, mund të rregullohet me ligj të veçantë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Bar Association may start court proceedings when unauthorized people provide legal aid, unless the law says otherwise.
Neni 3 Ndihma juridike e paautorizuar Oda e Avokatëve mund të inicioj procedurë gjyqësore në rastet e dhënies së ndihmës juridike, nga personat e paautorizuar, përveç nëse ligji e parasheh ndryshe. KREU III KUSHTET PËR USHTRIMIN E AVOKATISË - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The right to practice as a lawyer is obtained by registering in the register of lawyers.
Neni 4 Regjistrimi i Avokaturës E drejta për ushtrimin e profesionit të avokatit fitohet me regjistrimin në regjistrin e avokatëve, e cila mbahet nga Oda e Avokatëve. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Lawyers’ registration starts with a written request to the Kosovo Bar Association, the Board decides within 60 days after complete documents are submitted, and the applicant must file registration documents and declare the location of the lawyer’s office.
Neni 5 Procedura për regjistrimin e Avokatëve 1. Regjistrimi i Avokaturës bëhet pas paraqitjes së kërkesës me shkrim në Odën e Avokatëve të Kosovës. Për kërkesën për regjistrim vendos Bordi i Odës së Avokatëve të Kosovës, brenda 60 ditësh, pas dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar të parashtruesit të kërkesës. 2. Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që të paraqesë dokumentet për regjistrim në Regjistrin e Avokatëve dhe të deklarojë vendndodhjen e selisë së tij si Avokat. 3. Avokati është i detyruar të paguajë shpenzimet për regjistrim sipas taksës licencuese, të cilat caktohen nga Oda e Avokatëve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A person may register in the lawyers’ register only if they meet specified qualification and suitability conditions.
Neni 6 Kushtet për regjistrimin në regjistrin e avokatëve 1. Të drejtë regjistrimi në regjistrin e avokatëve ka secili person që plotëson këto kushte: 1.1. të posedojë aftësi për të vepruar; 3 1.2. të jetë rezident i përhershëm i Kosovës; 1.3. të ketë të kryer fakultetin juridik; 1.4. të ketë përvojë së paku një (1) vjeçare si praktikant Avokature ose praktikant gjykate apo të ketë përvojë dy (2) vjeçare, si praktikant në Administratën Publike; 1.5. të ketë të dhënë provimin e judikaturës në Kosovë; 1.6. të ketë dhënë betimin solemn; 1.7. të mos jetë i dënuar për vepra penale që e bëjnë atë të padenjë për ushtrimin e profesionit të avokatit sipas Kodit të Etikës Profesionale; 1.8. të mos jetë i përjashtuar ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit ose prokurorit ose ushtrimi i profesionit të avokatit. Në rastet e përjashtimit kërkesa mund të përsëritet pas pesë vitesh, pas vendimit të plotfuqishëm; 1.9. të mos kryejë një veprimtari e cila nuk është në pajtim me profesionin e Avokatit dhe në veçanti veprimtari e cila cenon pavarësinë e tij profesionale; 2. Regjistrimi mund të anulohet si pasojë i regjistrimit të parregullt. Në këtë rast duhet të përsëritet procedura e regjistrimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A candidate must take a solemn oath before receiving a lawyer’s practice licence.
Neni 7 Betimi solemn 1. Çdo kandidat para se të pajiset me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit është i detyruar të japë betimin solemn. Betimi bëhet si vijon: “Betohem, se profesionin e avokatit do ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje, i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues”. 2. Betimi bëhet para Kryetarit të Odës së Avokatëve ose personit përgjegjës, të caktuar nga Bordi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A lawyer may ask for recognition of a specialization in a particular field of law, and a lawyer whose specialization is recognized gets the right to indicate that legal field in the name of the office.
Neni 8 Njohja e specializimit 1. Avokati mund të kërkojë që në lidhje me kryerjen e avokatisë, t’i njihet specializimi në lëmin e caktuar të drejtësisë. 2. Kushtet dhe procedura për njohjen e specializimit përcaktohen me statut. 3. Avokatit, të cilit i është njohur specializimi, fiton të drejtën që në emër të zyrës së tij të vërë degën e drejtësisë për të cilën është specializuar. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Bar Association Board must decide to remove a lawyer from the register in listed cases, may start the removal procedure, and the removal must be immediately notified to official bodies and courts.
Neni 9 Shlyerja nga regjistri 1. Bordi i Odës së Avokatëve merr vendim mbi shlyerjen e avokatit nga regjistri i avokatëve në rastet: 1.1. kur avokati ka vdekur ose është shpallur zyrtarisht si i vdekur; 1.2. avokati bën kërkesë për çregjistrim, 1.3. avokatit i është marrë e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit; 4 1.4. nëse është i dënuar me dënim burgimi më tepër se gjashtë (6) muaj. 2. Bordi i Odës së Avokatëve mund të inicojë procedurën për shlyerjen e avokatit nga Regjistri i Avokatëve konform dispozitave disiplinore të paragrafit 3. të nenit 19 të këtij ligji. 3. Shlyerja e avokatit nga regjistri i avokatëve duhet t’i kumtohet menjëherë organeve zyrtare dhe gjykatave. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A lawyer loses the right to practice law if they lose legal capacity, become unable due to chronic illness, voluntarily give up practice, stop practicing for more than six months without reason, or take on an employment relationship outside the Bar Association.
Neni 10 Pushimi i të drejtës për ushtrimin e profesionit 1. Avokatit i pushon e drejta për ushtrimin e profesionit të avokatit : 1.1. nëse e humb zotësinë për të vepruar; 1.2. nëse bëhet i paaftë nga një sëmundje kronike për ushtrimin e detyrës së avokatit; 1.3. nëse vullnetarisht heq dorë nga ushtrimi i profesionit të avokatit; 1.4. nëse më shumë se gjashtë muaj pa arsye nuk e ushtron profesionin e avokatit; 1.5. nëse krijon marrëdhënie të punës përveç në Odën e Avokatëve. 2. Me pushimin e së drejtës për ushtrimin e profesionit të avokatit, inicohet procedura e shlyerjes nga Regjistri i Avokatëve. KREU IV TË DREJTAT, DETYRIMET DHE PËRGJEGJËSITË E AVOKATIT - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Lawyers must follow the law and professional ethics, provide legal help without discrimination, protect client confidentiality, avoid conflicts of interest, return client documents when requested or when a case ends, keep official papers, and include required signatures and contact details on filings.
Neni 11 Detyrimet e avokatit 1. Çdo Avokat është i detyruar t’i përmbahet ligjit dhe së drejtës si dhe të sillet në pajtim me etikën e nderit të profesionit gjatë ushtrimit të profesionit. 2. Avokati është i detyruar t’i japë ndihmë juridike çdo personi fizik dhe juridik, duke mos dalluar ose diskriminuar klientët, në baza nacionale, etnike, racore, fetare, gjinore, gjuhësore, bindjeve politike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose ndonjë karakteristike tjetër personale. 3. Avokati nuk ka të drejtë t’i ofrojë ndihmë juridike një personi tjetër, interesat juridike të të cilit janë në kundërshtim me interesat e klientit të tij. Përfaqësimi i palës kundërshtare nuk mund të bëhet poashtu nga një Avokat i cili bashkëvepron në të njëjtën zyrë me Avokatin e klientit. 4. Avokati është i detyruar të ruajë fshehtësinë profesionale kundrejt klientit të tij. Ai nuk mund të bëjë publik ose të përcjellë informata personale dhe konfidenciale të klientit të tij. 5. Avokatit i ndalohet të bëjë kallëzim penal në organin e ndjekjes penale dhe nuk mund të pyetet si dëshmitar, lidhur me personin të cilit i ka ofruar ndihmë juridike. 6. Detyrimi për heshtje kufizohet vetëm me ligj, kur Avokati në raste të caktuara është i detyruar me ligj të bëjë kallëzim për vepra penale. 7. Avokati duhet të përkujdeset të mos ekzistojë asnjë konflikt interesash në mes tij dhe rastit që e përfaqëson ose mbron. Në rast dyshimi për mundësinë e ekzistencës së konfliktit, avokati është i detyruar të konsultojë palën e përfaqësuar ose mbrojtur dhe të veprojë në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 8. Avokatit nuk i lejohet të përfaqësojë ose të mbrojë një person, nëse, ndërmjet tij dhe gjykatësit të së njëjtës çështje ose organit hetues të së njëjtës çështje, ekzistojnë lidhje gjaku ose martesore. 5 9. Avokatit i ndalohet të përfaqësojë ose mbrojë në një çështje, ku ai ka qenë i ngarkuar më parë në të si gjykatës, prokuror ose dëshmitar. 10. Avokati është i detyruar t’i rikthejë klientit dokumentacionin e dorëzuar nga ai, pas përfundimit të rastit dhe në çdo periudhë të shqyrtimit ose procedurës, nëse kjo kërkohet nga klienti. 11. Avokati është i detyruar t’i ruajë shkresat zyrtare sipas Ligjit për ruajtjen e dokumenteve zyrtare. 12. Çdo padi, kërkesë, ose dokument tjetër, i përpiluar nga avokati duhet të përmbajë nënshkrimin, emrin dhe mbiemrin e avokatit, si dhe të dhënat kontaktuese të zyrës së avokaturës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Lawyers must regularly pay membership and fulfill their other obligations to the Bar Association.
Neni 12 Kontributi vjetor Avokatët janë të detyruar të paguajnë rregullisht anëtarësinë dhe t’i kryejnë obligimet e tjera ndaj Odës së Avokatëve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Lawyers must keep necessary documentation, keep records of their acts and services, and archive these materials in their offices.
Neni 13 Arkivi Avokatët janë të detyruar të mbajnë dokumentacionin e nevojshëm në pajtim me kërkesat e Odës së Avokatëve dhe të mbajnë evidencë për veprimet, shërbimet, kontratat dhe dokumentet e tjera, duke i arkivuar ato në zyrat e tyre. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Lawyers must join the publicly funded free legal aid system, may not charge clients who qualify for free legal aid in representation or defense, may offer unpaid legal aid to poor clients, and may request tax reductions for their social work.
Neni 14 Pjesëmarrja e avokatëve në shërbimet juridike publike 1. Të gjithë avokatët janë të detyruar të marrin pjesë në sistemin e ndihmës juridike falas, i cili financohet me mjete publike. Procedurat përkatëse përcaktohen me ligj ose rregullore të veçantë. 2. Në rastin e përfaqësimit ose mbrojtjes së klientit, i cili kualifikohet për ndihmë juridike falas, avokati nuk ka të drejtë të kërkojë kompensim nga klienti në fjalë. 3. Avokatët kanë të drejtë të ofrojnë, pavarësisht nga sistemi, ndihmë juridike pa kompensim për klientë të varfër. 4. Në rastet e lartpërmendura, avokatët kanë të drejtë të kërkojnë reduktime tatimore për angazhimin e tyre social. Mbi kërkesën e tyre vendos autoriteti kompetent fiskal në Kosovë, në bazë të kërkesës së avokatit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Lawyers must take part in continuing legal education and other activities provided for by statute or other acts.
Neni 15 Arsimimi i vazhdueshëm profesional 1. Avokatët janë të detyruar të marrin pjesë në programet për arsimimin e vazhdueshëm ligjor dhe aktivitetet tjera të parapara me statut ose me aktet e tjera. 2. Oda e Avokatëve e Kosovës me akt të veçantë e përcakton programin e arsimimit të vazhdueshëm të avokatëve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Organet shtetërore dhe të tjera duhet t’u japin avokatëve të dhënat dhe dokumentet e nevojshme, përveç kur kjo bie ndesh me fshehtësinë zyrtare ose profesionale. Avokati ka të drejtë të kërkojë informacion nga administrata publike dhe të marrë pjesë në procedura hetimore sipas ligjit.
Neni 16 Të drejtat e avokatëve në kuadër të mbrojtjes së klientit 1. Organet shtetërore dhe organet e tjera, duhet t’iu ofrojnë avokatëve të dhëna dhe dokumente që janë të nevojshme në ushtrimin e avokatisë në lëndët konkrete, nëse nuk janë në kundërshtim me detyrimin e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare dhe profesionale. Avokati, në ushtrimin e funksionit të tij, ka të drejtë të kërkojë nga institucionet e administratës publike, në përputhje me ligjin, shpjegime, të dhëna dhe dokumente, që kanë të bëjnë me çështjen ose personin që përfaqësohet ose mbrohet. 6 2. Avokati ka të drejtë, në përputhje me procedurat hetimore, të marrë pjesë në proces, të pyesë personin e mbrojtur prej tij, dëshmitarët dhe ekspertët, të lexojë dhe të njohë në përfundim të hetimit, të gjitha aktet e dokumentet, që janë të lidhura me çështjen dhe t’i nënshkruajë ato. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A lawyer may meet the person they represent privately and without time limits, even when that person’s personal liberty is restricted.
Neni 17 Të drejtat e avokatit në procedurë 1. Avokati ka të drejtë të takojë personin e mbrojtur prej tij, në mënyrë private dhe pa kufizim kohor, në çdo gjendje të kufizimit të lirisë personale. Organet kompetente kanë të drejtë të mbikëqyrin takimin ndërmjet avokatit dhe personit të mbrojtur, por, në çdo rast, u ndalohet të dëgjojnë bashkëbisedimin ndërmjet tyre. 2. Organi i prokurorisë, gjykata, administrata e burgjeve dhe Policia janë të detyruara të sigurojnë praninë e avokatit, kur këtë e kërkon personi i mbrojtur prej tij, i ndaluar, i arrestuar ose që është duke vuajtur dënimin. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Bar Association can discipline lawyers for breaches of duty, including warnings, reprimands, fines, and in serious cases starting removal from the register.
Neni 18 Përgjegjësia disiplinore 1. Me Statutin e Odës se Avokatëve përcaktohen shkeljet e rënda dhe të lehta të detyrave të avokatëve dhe avokatëve praktikantë në kryerjen e detyrave të tyre dhe ruajtjen e prestigjit të profesionit, si dhe llojet e masave disiplinore. 2. Avokati i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore, nëse vepron në kundërshtim me Ligjin, Statutin dhe Kodin etikës profesionale nga Oda e Avokatëve. 3. Në raste të rënda të shkeljes së detyrave gjatë ushtrimit të profesionit, Oda e Avokatëve mund të nisë procedurën e shlyerjes së avokatit nga regjistri i Odës së Avokatëve. Oda e Avokatëve mund të nisë procedurën në bazë të kërkesës së një organi të saj ose një organi tjetër zyrtar. 4. Raste të rënda të shkeljes së detyrave të avokatit konsiderohen shkeljet e rënda të Kodit të Etikës Profesionale, në veçanti: 4.1. nëse avokati e shkel detyrimin për ruajtjen e fshehtësisë profesionale; 4.2. nëse avokati, përkundër qortimeve të shumta, vazhdon të shkelë detyrat e tij, ose kryen veprimtari të padenjë për pozitën e avokatit, ose i ka dëmtuar në masë të madhe reputacionin e profesionit të avokatit. 4.3. nëse avokatit i supozohen karakteristikat e nenit 6 paragrafi 1. nën- paragrafët 1.7. dhe 1.9. të këtij ligji. 5. Për shkeljet e tjera më të lehta, Oda e Avokatëve mund të ndërmarrë masa të tjera disiplinore në formë të vërejtjes, qortimit formal ose dënimit me gjobë. 6. Nëse një Avokat vepron në kundërshtim me detyrimet e tij të përcaktuara me këtë ligj ose aktet tjera të Odës së Avokatëve, atij mund t’i shqiptohet vërejtja ose qortimi publik. 7. Oda e Avokatëve, për shkelje të detyrimeve, me apo pa paramendim, në vend të qortimit publik mund ta gjobisë avokatin, me një shumë deri në pesëmijë (5.000) €. Këtë ajo mund ta bëjë kur, në bazë të rrethanave të rastit, qortimi publik nuk do të ishte efektiv. 8. Para se të merret çfarëdo mase disiplinore, avokati duhet të dëgjohet. Avokati ka të drejtë të mbrohet gjatë procedurës disiplinore. Vendimi duhet të merret me shkrim dhe të jetë i bazuar në dëshmi objektive. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A lawyer’s right to practise is suspended while they hold a paid public office, and the Bar Association must appoint a temporary substitute in certain long-term justified absence cases unless the lawyer has already appointed and notified one.
Neni 19 Pezullimi i së drejtës për ushtrimin e avokaturës 1. Nëse avokati është zgjedhur apo emëruar në ndonjë detyrë publike me pagesë, gjatë kohës së ushtrimit të asaj detyre i pushon e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit. 7 2. Përveç rastit në paragrafin 1 të këtij neni, në rastet e tjera, kur avokati për shkaqe të arsyeshme nuk mund të ushtrojë profesionin e avokatit një kohë të gjatë, Oda e Avokatëve cakton një zëvendës të përkohshëm, nëse avokati në fjalë nuk e ka caktuar zëvendësin e tij dhe për këtë ta ketë lajmëruar Odën. 3. Me vendimin mbi pezullimin e së drejtës për ushtrimin e avokaturës caktohet edhe kohëzgjatja së pezullimit. KREU V ORGANIZIMI I AVOKATËVE NË ODËN E AVOKATËVE TË KOSOVËS - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Lawyers practicing in Kosovo must join the Kosovo Bar Association.
Neni 20 Oda e Avokatëve 1. Avokatët që veprojnë në Kosovë janë të obliguar të anëtarësohen në Odën e Avokatëve të Kosovës. Oda e Avokatëve është organizatë e obliguar profesionale me cilësi të personit juridik. 2. Selia e Odës së Avokatëve të Kosovës është në Prishtinë. 3. Detyra kryesore e Odës së Avokatëve është rregullimi dhe kontrollimi i profesionit të Avokatit në Kosovë. 4. Organizimi i brendshëm i Odës së Avokatëve rregullohet me Statut. 5. Oda e Avokatëve i ka degët në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The article lists the governing bodies of the Bar Association, sets their election terms, and gives officeholders a right to expense reimbursement.
Neni 21 Organet e Odës së Avokatëve 1. Organet e Odës së Avokatëve janë: 1.1. Kuvendi i përgjithshëm 1.2. Kryetari 1.3. Këshilli Ekzekutiv 1.4. Komisioni Disiplinor 1.5. Komisioni i Revizionit 2. Mandati zgjedhor i organeve të Odës është me kohëzgjatje prej katër (4 ) vitesh, përveç atij të Kryetarit i cili zgjidhet për dy (2) vite. Anëtarët e organeve mund të rizgjidhen edhe një herë radhazi. 3. Funksionet e organeve brenda Odës janë funksione nderi. Bartësit e këtyre funksioneve kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të krijuara lidhur me ushtrimin e këtyre detyrave. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The assembly is the highest body of the Oda, and the chair must convene it if 1/10 of members request it in writing.
Neni 22 Kuvendi 1. Kuvendi i Avokatëve është organi më i lartë i Odës. Organet e tjera të Odës zgjidhen nga Kuvendi. 2. Kuvendi përbëhet nga të gjithë anëtarët e Odës. 3. Kuvendi thirret nga Kryetari i Odës. 4. Kryetari është i detyruar që ta thërrasë Kuvendin nëse një e dhjeta (1/10) e anëtarëve bën kërkesë me shkrim për këtë dhe në këtë rast, duhet ta bëjë të ditur temën e cila duhet diskutuar në Kuvend. 8 5. Kompetencat e Kuvendit janë: 5.1. zgjedhja e Kryetarit dhe zëvendësit të tij; 5.2. zgjedhja e Bordit; 5.3. zgjedhja e Komisionit Disiplinor; 5.4. zgjedhja e Komisionit të Revizionit; 5.5. miratimi i Statutit; 5.6. miratimi i Kodit të Etikës Profesionale, Statutit të Odës së Avokatëve, Tarifës për kompensimin e Avokatëve dhe akteve tjera të Odës së Avokatëve; 5.7. miratimi i buxhetit të Odës; 5.8. miratimi i raportit vjetor; 5.9. përcaktimi i kontributit vjetor të avokatëve për veprimtarinë e Odës; 5.10. miratimi i masave për Arsimimin e vazhdueshëm profesional të avokatëve; 5.11. vendime mbi çështjet e tjera, të rezervuara me Statutin e Odës së Avokatëve. 6. Kuvendi merr vendime me shumicë të rregullt. Ai arrin kuorumin për vendimmarrje nëse më tepër se 50% të anëtarëve të përgjithshëm janë prezentë. Nëse Kuvendi nuk arrin kuorumin për vendimmarrje, rithirret Kuvendi sërish. Në këtë rast Kuvendi ka kuorum për vendimmarrje pa marrë parasysh pjesëmarrjen e anëtarëve. Në këtë rast anëtarët duhen njoftuar për këtë situatë me dërgimin e letërthirrjes. Votimi mund të bëhet vetëm për pikat e rendit të ditës, të cilat janë paraparë për mbledhjen, në të cilën kuorumi për vendimmarrje nuk është arritur. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Chairperson represents the Bar Association and leads or coordinates its meetings and daily work.
Neni 23 Kryetari 1. Kryetari përfaqëson Odën e Avokatëve. 2. Kryetari mbikëqyr ligjshmërinë e organeve të tjera. 3. Kryetari udhëheq mbledhjet e Bordit dhe të Kuvendit. Në mungesë të tij, mbledhjet udhëhiqen nga zëvendësi i tij. 4. Kryetari ndërlidh aktivitetet dhe detyrat ditore të Odës dhe të Bordit. Ai bën edhe ekzekutimin e vendimeve të Bordit dhe Odës së Avokatëve. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Board is the executive and governing body of the Bar Association; it has 11 members and is chaired by the Bar Association Chairperson.
Neni 24 Bordi 1. Bordi është organ ekzekutiv dhe drejtues i Odës së Avokatëve. 2. Bordi përbëhet prej njëmbëdhjetë (11) anëtarëve. 3. Bordin e Odës së Avokatëve e kryeson Kryetari i Odës. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Bordi must carry out its legal and statutory duties and perform the listed tasks for the Bar Association.
Neni 25 Detyrat e Bordit 1. Bordi duhet të realizojë detyrat e tij të parapara me ligj dhe statut. Ai duhet të mbrojë dhe përparojë detyrat dhe çështjet e Odës së Avokatëve. 9 2. Bordi është përgjegjës në veçanti: 2.1. t’i këshillojë dhe njoftojë anëtarët e Odës së Avokatëve për çështjet e detyrimeve profesionale, 2.2. të vendosë mbi kërkesat për anëtarësinë në Odën e Avokatëve dhe ankesat kundër saj, 2.3. të ndërmjetësojë në mospajtimet ndërmjet anëtarëve të Odës së Avokatëve; 2.4. të mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve që i takojnë anëtarëve të Odës së avokatëve dhe të ekzekutojë vendimet e Komisionit Disiplinor, 2.5. të kërkojë fillimin e procedurës disiplinore, në qoftë se kjo procedurë nuk është inicuar nga Komisioni Disiplinor; 2.6. të administrojë me buxhetin e Odës së Avokatëve; 2.7. t’i japë llogari vjetore Kuvendit të Odës për administrimin e Odës së Avokatëve; 2.8. të përgatisë ekspertiza, të kërkuara nga organet zyrtare ose ndonjë gjykatë; 2.9. të kontribuojë në shkollimin dhe testimin e studentëve dhe praktikantëve të Avokaturës; 2.10. të bëjë propozimin për anëtarin e komisionit për provim të judikaturës; 2.11. të bëjë raportin vjetor Kuvendit të Kosovës, për punën e Odës së Avokatëve; 2.12. të kryejë detyrat e ngarkuara nga Kuvendi i Odës së Avokatëve të parashikuara me Statutin e Odës së Avokatëve. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Komisioni Disiplinor starts disciplinary proceedings against lawyers on its own initiative or on request, makes decisions by simple majority, and its decisions are carried out by the Board of Directors.
Neni 26 Komisioni Disiplinor 1. Komisioni Disiplinor inicon procedurën disiplinore ndaj avokatëve sipas detyrës zyrtare, në bazë të kërkesës së organeve të Odës së Avokatëve ose kërkesës së organeve tjera publike. 2. Komisioni Disiplinor përbëhet nga pesë (5) anëtarë. 3. Komisioni Disiplinor zgjedh nga mesi i tij kryetarin e komisionit, i cili e udhëheq punën e komisionit. 4. Kryetari dhe anëtarët kanë të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. 5. Komisioni vendos me shumicë të thjeshtë. 6. Vendimet e Komisionit ekzekutohen nga Bordi i Drejtorëve. 7. Kundër vendimit të Komisionit mund të ushtrohet ankesë në organin përgjegjës administrativ tridhjetë (30) ditë pas pranimit të vendimit të Komisionit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Review Commission must check compliance with Assembly decisions, review complaints, and propose a decision to the Board.
Neni 27 Komisioni i Revizionit 1. Komisioni i Revizionit ka për detyrë të kontrollojë përmbushjen e vendimeve të marra në Kuvendin nga organet e Odës së Avokatëve. Për këtë arsye ka edhe qasje në të gjithë dokumentacionin e Odës së Avokatëve. 2. Komisioni i Revizionit shqyrton ankesat ndaj Odës së Avokatëve dhe i propozon Bordit vendimin mbi to. 3. Komisioni i Revizionit përbëhet nga pesë (5) anëtarë. 10 4. Komisioni i Revizionit zgjedh nga mesi i tij kryetarin e komisionit, i cili udhëheq me veprimtarinë e komisionit. 5. Komisioni i Revizionit vendos me shumicë të thjeshtë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Kosovo Government oversees the legality of the Lawyers’ Chamber’s general acts and may stop execution of an act that conflicts with the law until the Supreme Court decides.
Neni 28 Mbikëqyrja dhe bashkëpunimi me organet të tjera 1. Qeveria e Kosovës mbikëqyr ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të Odës së Avokatëve dhe ka të drejtë që, gjer në vendimin e Gjykatës Supreme, të ndaloj ekzekutimin e aktit i cili është në kundërshtim me ligjin. Kjo mbikëqyrje kufizohet në përfilljen e ligjit dhe të së drejtës, duke mos e cenuar autonominë administrative të Odës së Avokatëve. 2. Oda e Avokatëve bashkëpunon me organet qeveritare dhe organizatat tjera, në promovimin e të drejtave themelore të njeriut dhe në avancimin demokratik të shoqërisë. 3. Oda e Avokatëve e informon Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës si dhe organet e tjera qeveritare për punën e saj. 4. Oda duhet të jetë aktive në dhënien e iniciativave tek organet kompetente për nxjerrjen e ligjeve. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Bar Association must submit its annual report on its work to the Assembly of Kosovo.
Neni 29 Raporti vjetor dhe rezultatet e zgjedhjes 1. Oda e Avokatëve paraqet raportin vjetor për punën e saj Kuvendit të Kosovës. 2. Për rezultatet e zgjedhjeve njoftohet Kuvendi i Kosovës dhe organet tjera relevante qeveritare. KREU VI ZYRA E AVOKATIT - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A lawyer may have only one office in Kosovo, must notify the Bar Association if the office seat changes, and may employ other lawyers in the office.
Neni 30 Zyra e Avokatit 1. Avokati mund të ketë vetëm një zyrë në territorin e Kosovës. 2. Për çdo ndryshim të selisë, duhet të njoftohet Oda e Avokatëve. 3. Avokati mund të punësojë në zyrën e tij edhe avokatë të tjerë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Two or more lawyers may set up a joint office, but it must be registered with the Bar Association before it can operate.
Neni 31 Zyrat e përbashkëta të Avokatisë 1. Dy ose më tepër avokatë mund të themelojnë një zyrë të përbashkët. Zyra e përbashkët themelohet me Statut, në të cilin përcaktohen detyrimet reciproke të avokatëve të zyrës së përbashkët. 2. Statuti i zyrës duhet t’i dërgohet Odës së Avokatëve për regjistrim. Zyra mund të ketë vetëm një seli dhe vepron vetëm pas regjistrimit në regjistrin e Odës së Avokatëve. 3. Avokatët e zyrës duhet të jenë të regjistruar në regjistrin e Avokatëve të Odës së Avokatëve. 4. Avokatët e zyrës së përbashkët mund të zëvendësohen reciprokisht në përfaqësimin e klientëve, me pëlqimin e klientëve. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Lawyers in a shared office are jointly responsible for obligations arising from the office and for employees in the shared office; each lawyer’s professional and personal responsibility remains individual.
Neni 32 Përgjegjësia e avokatit në zyrën e përbashkët 11 1. Avokatët e bashkuar në zyrë të përbashkët mbajnë përgjegjësi të përbashkët për obligimet të cilat rrjedhin nga zyra. E njëjta gjë vlen edhe për përgjegjësinë për të punësuarit në zyrën e përbashkët. 2. Përgjegjësia profesionale dhe personale mbetet përgjegjësi individuale e avokatëve të zyrës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Dy ose më shumë avokatë të regjistruar mund të themelojnë një shoqëri avokatësh; anëtar mund të jetë vetëm avokat i regjistruar.
Neni 33 Shoqëritë e Avokatëve 1. Dy ose më tepër avokatë të regjistruar në regjistrin e Odës së Avokatëve mund të themelojnë një zyrë avokatie me cilësi të personit juridik (Shoqëritë e Avokatëve). 2. Shoqëritë e Avokatëve, si persona juridikë, themelohen në përputhje me dispozitat ligjore mbi shoqëritë tregtare. 3. Anëtar i Shoqërisë mund të jetë vetëm avokati i regjistruar në regjistrin e Odës së Avokatëve. 4. Kryerja e veprimtarisë në kuadër të Shoqërisë së Avokatëve mund t’iu besohet anëtarëve të shoqërisë së avokatëve, juristëve të punësuar në shoqërinë e avokatëve ose praktikantëve në shoqëri të avokatëve. 5. Me aktet normative të Odës do të parashihet themelimi, veprimtaria dhe pushimi i Shoqërisë së Avokatëve. KREU VII PRAKTIKANTËT NË ZYRËN E AVOKATIT - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A trainee lawyer must not practice law independently and may act only within the work assigned by the supervising lawyer.
Neni 34 Praktikanti i avokaturës 1. Praktikanti i avokaturës është person i cili kryen praktikën tek një avokat me qëllim aftësimi profesional dhe është i regjistruar në Regjistrin e praktikantëve të Odës së Avokatëve. 2. Atij nuk i lejohet ushtrimi i profesionit si i pavarur por vetëm në kuadër të veprimtarisë së caktuar nga avokati mbikëqyrës të tij. 3. Të drejtat dhe detyrimet e praktikantit të avokatit rregullohen me statutin e Odës së Avokatëve në pajtim me ligjin. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Practical trainee registration requires a formal application to the Bar Association register, meeting the listed prerequisites, and the Bar Association decides on the request.
Neni 35 Regjistrimi si praktikant i avokatisë 1. Regjistrimi i praktikantit të avokatisë bëhet me kërkesën formale për regjistrim në Regjistrin e praktikantëve të avokatisë të Odës së Avokatëve. Në lidhje me kërkesën vendos Oda e Avokatëve. 2. Parakusht për regjistrim është që parashtruesi i kërkesës: 2.1. ta ketë aftësinë e veprimit; 2.2. ta ketë të kryer fakultetin juridik. 2.3. t’i përmbushë parakushtet e tjera të përcaktuara me nenin 6 të këtij ligji. 3. Dispozitat tjera detyrimore dhe disiplinore të aplikueshme për avokatët aplikohen edhe për praktikantët. 4. Oda e Avokatëve dhe avokatët duhet të zhvillojnë programe trajnimi, praktike dhe teorike, për praktikantët e avokatisë. 12 5. Praktikanti i avokaturës fshihet nga regjistri i praktikantëve të avokaturës nëse pas tre viteve që nga fillimi i veprimtarisë si praktikant nuk e jep provimin e avokaturës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The trainee registration procedure may be cancelled if the registration was irregular, and the registration procedure must then be repeated.
Neni 36 Anulimi i regjistrimit Procedura e regjistrimit të praktikantit mund të anulohet si pasojë e regjistrimit të parregullt. Në këtë rast duhet të përsëritet procedura e regjistrimit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Trainee lawyers must follow the same duties as lawyers, obey the supervising lawyer’s instructions, may represent the supervising lawyer before municipal courts, and may not carry out independent practice.
Neni 37 Të drejtat dhe detyrimet 1. Praktikanti i avokatisë i nënshtrohet detyrimeve të njëjta sikur avokati. 2. Praktikantit të avokatisë i lejohet përfaqësimi i avokatit të tij mbikëqyrës pranë Gjykatave Komunale. Praktikanti i avokaturës është i detyruar t’i përmbahet udhëzimeve të avokatit mbikëqyrës. 3. Veprimtaria e pavarur e praktikantit të avokatisë nuk është e lejuar. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The supervising lawyer is responsible for damages caused by the trainee while performing trainee duties, but the trainee is responsible for damages caused intentionally or through gross negligence.
Neni 38 Përgjegjësia për praktikantin e avokatisë 1. Për dëmet e shkaktuara nga praktikanti, në kuadër të kryerjes së detyrës si praktikant i avokatisë, është përgjegjës avokati mbikëqyrës. 2. Për dëmet e shkaktuara, me qëllim ose për shkak të pakujdesisë së rëndë nga praktikanti i avokatisë, është përgjegjës praktikanti. KREU VIII AKTET NORMATIVE TЁ ODЁS - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Bar Association must issue the listed normative acts.
Neni 39 1. Oda e Avokatëve është e obliguar t’i nxjerrë aktet normative si vijon: 1.1. statutin e Odës së Avokatëve; 1.2. kodin e etikës profesionale; 1.3. rregulloren mbi kompensimin e avokatëve dhe përpilimin e tabelës së tarifës për kompensimin e avokatëve; 1.4. rregulloren mbi Zyrën e Përbashkët së Avokatëve; 1.5. rregulloren mbi themelimin, organizimin dhe funksionimin e Shoqërive të Avokatëve; 1.6. rregulloren mbi procedurën disiplinore; 1.7. rregulloren mbi regjistrimin e avokatëve të huaj: 1.8. aktet e tjera të nevojshme për organizimin dhe rregullimin e avokatisë. 2. Aktet juridike të nxjerra nga Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të bëhen publike. KREU IX DISPOZITAT E FUNDIT 13 - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Bar Association must harmonize or change its Statute and Professional Ethics Code within 8 months, and earlier registration, disciplinary, and trainee-appointment matters continue under the rules that applied when they began.
Neni 40 Dispozita të përkohshme dhe kalimtare 1. Kërkesat për regjistrimin e avokaturës, të cilat janë parashtruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, zgjidhen me procedurat e aplikueshme në kohën e parashtrimit të kërkesës. 2. Procedurat disiplinore të inicuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, zgjidhen me dispozitat e aplikueshme me inicimin e procedurës. 3. Procedurat e emërimit si praktikant i avokaturës si dhe periudha e kryerjes së stazhit nga ana e tyre, për personat të cilët janë emëruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk preken nga procedurat dhe dispozitat e këtij ligji. 4. Oda e Avokatëve është e detyruar që brenda një afati prej tetë (8) muajsh, të harmonizojë ose ndryshojë Statutin dhe Kodin e Etikës Profesionale në pajtim me këtë ligj. 5. Dispozitat e Statutit dhe Kodit të Etikës Profesionale të miratuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zbatohen deri në ndryshimin e tyre, deri sa nuk bien në kundërshtim me dispozitat dhe qëllimin e këtij ligji. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This article repeals the listed legal aid law and says this law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 41 Dispozitat e fundit 1. Ky ligj shfuqizon Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndihmën tjetër Juridike, Gazeta Zyrtare e KSAK, nr. 011- 69/79. 2. Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-117 20 nëntor 2008 Shpallur më Vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 03-V-085, datë 12 shkurt 2009.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-117 PËR AVOKATINË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in