LIGJI NR.03/L-120 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR RRUGË NR. 2003/11
This provision is the preamble to a law that amends and supplements the existing road law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-120
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law that amends and supplements the existing road law. Neni 1 This article adds and replaces several road-related definitions, including reconstruction, extraordinary transport, maintenance, public road, national road, urban road, road strip, protective road strip, construction, motorway, the responsible public-road authority, regional road, connecting road, and uncategorized road. Neni 2 The provision defines what counts as the road network and a public road, and says the status of motorways, national roads, and regional roads cannot be changed without Ministry consent when they pass through urban areas.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-120 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR RRUGË NR. 2003/11
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law that amends and supplements the existing road law.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 46 / 15 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-120 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR RRUGË NR. 2003/11 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Duke e pasur parasysh nevojën e ndryshimit dhe të plotësimit të Ligjit për rrugë nr. 2003/11, për krijimin e kushteve që ligji të gjejë zbatim të plotë, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR RRUGË NR. 2003/11
- 1
- 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article adds and replaces several road-related definitions, including reconstruction, extraordinary transport, maintenance, public road, national road, urban road, road strip, protective road strip, construction, motorway, the responsible public-road authority, regional road, connecting road, and uncategorized road.
Neni 2 ndryshohet dhe plotësohet me përkufizimet si vijon: “Rikonstruktim” i rrugës nënkupton, kryerjen e punimeve në rrugën ekzistuese dhe objektet tjera përcjellëse me këto veprime ndërrohen elementet bazë të rrugës ose elementet konstruktive të objekteve (urave, viadukteve etj) me qëllim të përmirësimit të elementeve të rrugës dhe ngritjes së nivelit të shërbimeve në rrugë; “Transport i jashtëzakonshëm” nënkupton qarkullimin në rrugë publike të automjeteve me ngarkesë boshtore, masë apo dimensione përtej masave të parapara me standarde teknike.“ dhe në tërë tekstin fjala: “transport i veçantë zëvendësohet me “Transport i jashtëzakonshëm”; “Mirëmbajtje” nënkupton përkujdesjen apo riparimin e rrugës dhe të objekteve të saj përkatëse ose të ndonjë pune tjetër të domosdoshme që të ruaj gjendjen e mirë të rrugës; Në përkufizim dhe në tërë tekstin e ligjit fjala “rrugë magjistrale” zëvendësohet me fjalën “rrugë nacionale”. “Rrugë nacionale” nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si rrugë nacionale, e cila lidh dy e më tepër qytete dhe e cilat mund të shërbej si lidhje me rajonet jashtë Kosovës; “Rrugë publike” nënkupton sipërfaqen me rëndësi të përgjithshme për komunikacion, e cila mund të shfrytëzohet nga pjesëmarrësit në komunikacion sipas kushteve të shpallura nga organi kompetent; “Rrugë urbane” nënkuptohet rruga publike që lidh hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune. “Brezi rrugor” nënkupton brezin tokësor në të dy anët e rrugës nacionale dhe regjionale me gjerësi 2 (dy) metra, duke e matur nga pikat e skajshme të profilit tërthor të rrugës dhe nga skaji i jashtëm i kanalit për largim të ujërave, për rrugët lokale brezi rrugor është 1 (një) metër. “Brezi mbrojtës rrugor” nënkupton brezin tokësor në të dy anët e rrugës në të cilin nuk lejohet ndërtimi i objekteve e që fillon nga skaji i jashtëm i brezit rrugor; “Ndërtimi” nënkupton ndërtimin komplet të ri të rrugës dhe të objekteve të tjera përcjellëse të rrugës; Në përkufizim dhe në tërë tekstin e ligjit fjala “Autostradë” zëvendësohet me fjalën “Autoudhë”. 2 “Autoudhë” nënkupton rrugën publike posaçërisht të ndërtuar dhe destinuar vetëm për lëvizjen e mjeteve motorike, e cila është e shënuar me shenjë të posaçme komunikacioni, e cila ka sipërfaqe qarkulluese të ndarë fizikisht për lëvizje nga drejtime të kundërta të shiritave me gjerësi së paku 3,5 metra, varësisht nga konfiguracioni i terrenit, me nga një shirit për ndalje emergjente në të dy anët e autostradës, me gjerësi së paku 2,5 metra. “Organi përgjegjës për rrugë publike” nënkupton autoritetin administrativ përkatës të emëruar nga Ministria ose Komuna. “Rrugë rajonale” nënkupton rrugën publike e cila lidh qendrat me rëndësi ekonomike të dy apo më tepër regjioneve. “Rrugë lidhëse” nënkupton rrugën publike e cila lidh vendbanimet me stacionet hekurudhore, rrugët për aeroport, banjë shëruese, qendra rekreative parqet nacionale etj. “Rrugë e pa kategorizuar” nënkupton rrugë e cila nuk është caktuar si rrugë publike, por shfrytëzohet për komunikacion si rruga për shfrytëzimin e pyjeve, rruga e liqeve akumulues, rruga për destinim bujqësor e të ngjashme. - 2
- 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The provision defines what counts as the road network and a public road, and says the status of motorways, national roads, and regional roads cannot be changed without Ministry consent when they pass through urban areas.
Neni 4 paragrafët 4.1, 4.2 dhe 4.3 ndryshohen si vijon: 4.1 Rrjetin e rrugëve e përbëjnë: Aautoudha, rrugët nacionale, rrugët regjionale, rrugët lokale, rrugët në vendbanime, rrugët urbane, rrugët lidhëse dhe të pa kategorizuara. 4.2 Statusi i autoudhës, rrugëve nacionale, dhe regjionale nuk mund të ndryshoi pa pëlqimin e Ministrisë kur këto rrugë kalojnë hapësirat urbane. 4.3 Rruga publike përbëhet prej: a) konstruksionit të poshtëm dhe të epërm të rrugës; b) objekteve ndërtimore të rrugës (ura, viadukte, lëshesa, tunele, galerive, mure mbrojtëse etj.); c) trotuareve, shiritit për këmbësor dhe shiritit për biçikleta; d) objekteve për largimin e ujërave nga rruga; e) brezit rrugor nga të dy anët në gjerësi prej dy metrave; f) objekteve përcjellëse të rrugës (parkingjet, vendndalimet e automjeteve gjelbërimi etj); g) hapësirës ajrore mbi rrugët në lartësi prej 7,0 metra, profili i lirë mbi rrugët nacionale dhe regjionale në lartësi prej 4,50 metra kurse për autostrada 4,75 metra nga sipërfaqja qarkulluese; h) sinjalizimit horizontal, vertikal dhe semaforët; i) pajisjeve të rrugës (mbrojtësit elastik, mbrojtësit nga bora, rrjetat mbrojtëse, udhërrëfyesve, mjetet për matjen e transportit të jashtëzakonshëm të mjeteve motorike, pajisja për ajrosje, ndriçimi publik etj); j) pajisjeve për mbrojtjen e ambientit dhe pajisjeve për mbrojtje nga zhurma etj. - 3
- 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for highways, national and regional roads, and related connecting roads; the municipality is responsible for local roads.
Neni 5 paragrafët 5.1 dhe 5.2 ndryshohen si vijon: 3 5.1 Ministria është përgjegjëse për autoudhë, rrugë nacionale, rajonale dhe për rrugët lidhëse që lidhen me këto rrugë në pajtim me nenin 18.1 të ligjit. 5.2 Komuna është përgjegjëse për rrugët lokale në pajtim me nenin 18.1 të ligjit. - 4
- 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ministry or the Municipality, depending on their competence, may do something, but the action is not specified in this excerpt.
Neni 6 paragrafi 6.1 zëvendësohet si vijon: 6.1 Ministria ose Komuna sipas kompetencës që kanë, mund: - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Article 5 deletes a specified phrase from paragraph 7.3.
Neni 5 Në paragrafin 7.3 fshihen fjalët ”në pajtim me neni 4 të këtij Ligji”. - 6
- 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for managing, maintaining, and constructing highways and national and regional roads, while municipalities are responsible for local and urban roads.
Neni 8 paragrafët 8.1 dhe 8.2 ndryshohen si vijon: 8.1 Ministria është përgjegjëse për menaxhim, mirëmbajtje dhe ndërtim të autoudhës, të rrugëve nacionale dhe rajonale, ndërsa komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe urbane. 8.2 fjala “mund” zëvendësohet me fjalën: “duhet”. - 7
- 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision amends Article 9 and paragraph 9.1 by replacing one term and inserting another.
Neni 9 paragrafi 9.1 ndryshohet si vijon: Në nenin 9 fjala “eksproprijim” zëvendësohet me fjalën “shpronësim”. Në paragrafin 9.1 para fjalëve “rrugëve magjistrale” shtohet fjala “autoudhë”. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Article 8 is identified, but no substantive rule text is provided here.
Neni 8 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Public road construction and maintenance are financed from the Kosovo Consolidated Budget.
Neni 10 paragrafi 10.1 ndryshohet si vijon: 10.1 Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve publike financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës duke marrë parasysh si vijon: - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The ministry may set road maintenance rules, and the minister must urgently order measures to restore and maintain roads when they are blocked by natural factors.
Neni 9 Nenit 12 të ligjit i shtohen edhe dy paragraf të rijë 12.2 dhe 12.3 si vijon: 12.2 Ministria me akt nënligjor rregullon dhe përcakton llojet e punimeve, kushtet, kriteret bazë të mirëmbajtjes si dhe mirëmbajtjen periodike të rrugëve. 12.3 Në rastet e jashtëzakonshme të bllokimit të rrugëve si pasojë e ndikimit të faktorëve natyrorë (rrëshqitja e dheut, vërshimet, reshjet e tjera) ministri me procedurë urgjente duhet të urdhërojë të merren masa për rikthim të gjendjes normale të rrugës, si dhe për mirëmbajtjen e saj në pajtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e financave publike, me përgjegjësitë dhe me dispozitat e Ligjit për prokurim publik. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article changes the title of Chapter IV to “Projektimi ndërtimi dhe rikonstruktimi i rrugëve publike”.
Neni 10 4 Emërtimi i KREU-t IV ” Ndërtimi dhe konstruktimi” zëvendësohet me “Projektimi ndërtimi dhe rikonstruktimi i rrugëve publike”. - 11
- 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Ministria dhe Komuna are given power to issue technical rules for road design, construction, and reconstruction; environmental impact assessment must be done for public roads in cooperation with the Ministry of Environment and Spatial Planning.
Neni 16 paragrafët 16.1 dhe 16.2 ndryshohen si vijon: 16.1 Ministria nxjerr rregulla për kriteret teknike për projektim, ndërtim dhe rekonstruktimin e autoudhes, rrugës nacionale dhe rrugës regjionale ndërsa Komuna nxjerr rregulla për kriteret teknike për projektimin ndërtim dhe rekonstruktimin e rrugëve në autoritetin e vet. 16.2 Gjatë projektimit, ndërtimit, rikonstruktimit të rrugëve publike duhet të bëhet vlerësimi mbi ndikimin në mjedis në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article assigns permit-issuing powers for certain road construction works, sets minimum road load-capacity standards, and requires technical inspection by a commission appointed by the permit-issuing authority.
Neni 12 Teksti i nenit 18 zëvendësohet me tekstin si vijon: 18.1. Lejen për ndërtim, rikonstruktim të autoudhës, rrugës nacionale, regjionale dhe për objektet tjera përcjellëse të rrugës dhe për shfrytëzimin e tyre, e jep Ministria, ndërsa lejen për ndërtimin apo rikonstruktimin e rrugëve lokale dhe objekteve tjera përcjellëse si dhe për shfrytëzimin e tyre e jep Komuna. 18.2 Lejen për ndërtimin e rrugëve publike, në kompetencë të Ministrisë, sipas Ligjit, e lëshon Ministria për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë. 18.3 Rrugët publike ndërtohen me konstruksion për pranimin e ngarkesave boshtore prej së paku 115 kN (11,5 tona) për një bosht të automjeteve. Në raste të veçanta rrugët lokale mund të ndërtohen me konstruksion për pranimin e ngarkesave boshtore të automjeteve më të vogla por jo më pak se 60 kN (6 tonë) për një bosht”. 18.4 Në ura tunele, viadukte dhe objekte tjera të rrugës, gjerësia e sipërfaqes për qarkullimin e automjeteve nuk mund të jetë më e vogël se gjerësia e sipërfaqes për qarkullimin e automjeteve jashtë këtyre objekteve. Vendndalimet e autobusëve në rrugët nacionale dhe regjionale jashtë vendbanimeve, duhet të ndërtohen jashtë sipërfaqes për qarkullimin e automjeteve”. 18.5 Kontrollimin teknik të rrugëve publike dhe objekteve të rrugëve e kryen komisioni profesional i caktuar nga autoriteti i cili e ka lëshuar lejen e ndërtimit. Kushtet dhe mënyrën e kontrollimit teknik të rrugës i përcakton Ministra me akt nënligjor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The title of Chapter V is replaced with “Use and protection of roads.”
Neni 13 Emërtimi i KREU-t V ” Shfrytëzimi i rrugëve” zëvendësohet me: “Shfrytëzimi dhe mbrojtja e rrugëve”. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Public roads may be used for traffic under conditions set by law, and the Ministry and municipality must take road-protection and transport-control measures within their authority.
Neni 14 Teksti i nenit 21 fshihet dhe zëvendësohet me tekstin si vijon: 21.1 Rrugët publike mund të shfrytëzohen për komunikacion nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion sipas kushteve të parapara me ligj. 21.2 Ministria dhe komuna brenda autoritetit të tyre ndërmarrin masa për: a) mbrojtjen e rrugëve nga dëmtimet, objektet ndërtimore rrugore dhe objekteve për largimin e ujërave; 5 b) mbrojtjen e sinjalizimeve; c) mbrojtjen e pajisjeve rrugore dhe objekteve tjera që i shërbejnë rrugës; d) kontrollimin e ngarkesës, ngarkesat boshtore, dimensionet e automjeteve dhe kontrollimi i transportit të jashtëzakonshëm; e) ndalimin e ndërtimeve pa leje në pjesët e rrugës dhe brezin mbrojtës rrugor; f) për përcaktimin e kushteve për dhënien e lejes për transportim të jashtëzakonshëm. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article deletes paragraph 23.2 from Article 23.
Neni 15 Në nenin 23 fshihet paragrafi 23.2. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article amends paragraphs 26.1 and 26.2 to require smaller distances from the highway: 100 meters in 26.1 and 40 meters in 26.2.
Neni 16 Në paragrafin 26.1. dhe 26.2 fshihen fjalët “ që mund t’i dëmtoj rrugët publike brenda distance prej” dhe zëvendësohet me fjalët “ në distancën më të vogël se”. Paragrafi 26.1 plotësohet me një pikë të re: a)100 metra nga autoudha. Paragrafi 26.2 plotësohet me një pikë të re: a) 40 metra nga autoudha. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article amends Article 27 by adding wording after “Shfrytëzimi i rrugës publike.”
Neni 17 Në nenit 27 pas fjalëve: “Shfrytëzimi i rrugës publike” shtohen fjalët: " pjesëve të saja, brezit rrugor dhe brezit mbrojtës”. - 18
- 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry may request compensation for road use, and it determines tariffs and vehicle categories for certain road sections together with the Ministry of Economy and Finance by sublegal act.
Neni 28 paragrafët 28.3 dhe 28.4 ndryshohen si vijon: 28.3 Për shfrytëzimin e rrugës, pjesës së rrugës ose objekteve të autostradës, rrugës nacionale, regjionale dhe brezit rrugor të këtyre rrugëve, Ministria mund të kërkojë kompensim. 28.4 Tarifat për shfrytëzimin e pjesëve të caktuara të autostradës, rrugës nacionale dhe regjionale si dhe kategoritë e automjeteve dhe tarifat për secilën kategori i përcakton Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave me akt nënligjor. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Article 19 is identified, but no rule text is provided here.
Neni 19 - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry must ask the responsible subject to remove or change unauthorized road works or access, and the applicant pays the costs of building and asphalting the access.
Neni 29 paragrafi 29.1 ndryshohet si vijon: 29.1 Kur është kryer ndonjë ndërtim, është vendosur ndonjë strukturë, instalim apo shenjë në rrugë, brezin rrugor apo në brezin mbrojtës rrugor është ndërtuar çasja në rrugën publike në kundërshtim me këtë ligj ose rregullat e kushtet e përmbajtura në leje, Ministria duhet të kërkojë nga subjekti përgjegjës që ta lëvizë, largojë ose ndryshojë ndërtimin, strukturën, instalimin, shenjën ose çasjen në rrugën publike. Nenit 29 i shtohen dy paragrafë të ri 29.4 dhe 29.5 si vijon: 29.4 Rruga e cila kyçet në rrugën publike të asfaltuar duhet te ketë konstruksion të njëjtë me atë rrugë në gjatësi prej: 6 a) pesëdhjetë (50) metra për kyçje në rrugën nacionale; b) tridhjetë (30) metra për kyçje në rrugën regjionale dhe c) njëzetë (20) metra për kyçje në rrugën lokale. 29.5 Gjerësia e rrugës nga paragrafi 4 i këtij neni duhet të jetë së paku pesë (5) metra. Shpenzimet për ndërtimin dhe asfaltimin e kyçjes i heq parashtruesi i kërkesës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Anyone using the public road must take reasonable measures not to damage the road, its parts, equipment, or objects, and many harmful acts on or near the road are prohibited.
Neni 20 Teksti i nenin 30 fshihet dhe zëvendësohet me tekstin në vijim: 30.1. Kushdo që shfrytëzon rrugën publike, duhet të ndërmerr të gjitha masat e arsyeshme që të mos dëmtoi rrugën publike, pjesët e saja, pajisjet si dhe objektet në rrugën publike: 30.2. Në pajtim me këtë ligj ndalohet: a) të dëmtohet rruga publike, objektet e rrugës , pajisjet rrugore, të ndryshohet forma dhe të zihet sipërfaqja e rrugës ose e pjesëve që i takojnë; b) të dëmtohet, të zhvendosët, të hiqet sinjalizimi rrugor dhe çfarëdo objekti tjetër që i takon atij; c) të pengohet rrjedhja e lirë e ujërave në kanalet anësore dhe në veprimet përkatëse të grumbullimit dhe shkarkimit të ujit; d) të pengohet rrjedhja e lirë e ujit e cila shkarkohet në terrenin nën nivelin e rrugës; e) të qarkullojnë kafshë në rrugë, të kullosin në brezin rrugor; f) të hidhet ose të grumbullohet dheu, materiale ndërtimore, mbeturina ose materiale të çfarëdo lloji në rrugë, brezin rrugor dhe në distancën prej pesë (5) metra nga brezi rrugor; g) të depozitohen plehra në brezin rrugor; h) të sillet ose të shpërndahet baltë në rrugë nëpërmjet rrotave të mjeteve që vijnë nga hyrjet ose degëzimet; i) të shfrytëzohet kanali i rrugës për ujitje të tokave për rreth; j) ) ndotja e rrugës përmes derdhjes apo rrjedhjes së mazutit, naftës, vajrave motorike, betonit si dhe materialeve tjera të yndyrshme; k) vendosja e dritave apo mjeteve tjera ndriçuese në rrugë apo përgjatë rrugës të cilat do të pengonin apo rrezikonin komunikacionin; l) djegia me qëllim e barishtave apo hedhurina në rrugë apo në pjesët e saja: m) çdo lloj veprimi tjetër i cili do ta dëmtonte rrugën publike apo pajisjen rrugore, pengimin apo rrezikimin e komunikacionit në rrugën publike; n) të vendosë pengesa në rrugën publike apo mjete tjera të cilat ndikojnë në zhvillimin e komunikacionit; o) të ngas automjet motorik pa gomat e fryra apo me vemza, pa veshëse me sipërfaqe të rrafshëta; p) pa pëlqim të ekzekutohen punime jashtë brezit mbrojtës me ç`rast mund të ndryshohet niveli i ujërave apo ngritjen e ujërave nëntokësor ose në ndonjë mënyrë tjetër mund të ndikoi në rrugë, sigurinë në komunikacion apo të ekzekutoi në kundërshtim me kushtet e dhëna të pëlqimit; q) të derdhen ujëra dhe ujëra fekale; 7 r) të bëhet lërimi dhe ekzekutimi i punëve bujqësore në bankina , pjerrësi dhe në brezin rrugor. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The road inspector may inspect road-construction documents and works, check permits and compliance, and stop or prohibit certain works, vehicles, traffic, or use of parking/connecting roads when the legal conditions are not met.
Neni 21 Teksti i nenit 32 bëhet paragraf 32.1 ndërsa nenit 32 i shtohen edhe dy paragraf i ri 32.2 dhe 32.3, si vijon: 32.2 Gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit inspektori i rrugës është i autorizuar: a) të kontrolloi dokumentacionin teknik lidhur me ndërtimin, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve publike dhe objekteve në këto rrugë; b) të kontrolloi zhvillimin e punimeve në ndërtimin, rikonstruktimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve publike; c) të kontrolloi materialet me rastin e zhvillimit të punimeve a janë duke u zbatuar standardet, normat dhe kriteret teknike gjatë ndërtimit, rekonstruksionit dhe mirëmbajtjes së rrugëve publike; d) të kontrolloi plotësimin e kushteve për personat të cilët merren me projektim, revizionin dhe kontrollin e dokumentacionit teknik, udhëheqjen, ekzekutimin e punimeve dhe mbikëqyrjen profesionale; e) kontrolloi me rastin e ndërtimit, rikonstruktimit të rrugës publike, pjesëve të saja si dhe objekteve rrugore, leja e ndërtimit dhe të konstatohet se a është lëshuar në mënyrë të rregullt. f) të kontrolloi transportin e jashtëzakonshëm, si dhe të verifikohet leja për këtë transport; g) të kontrolloi se a është punë kryesi i ndërtimit dhe rikonstruktimit të rrugës publike, pjesëve të saja dhe objekteve në rrugë duke e mbajtur librin inspektues dhe ditarin ndërtimor në mënyrë të rregullt; h) të ndërpret punimet të cilat kryhen në kundërshtim me dispozitat ligjore, normat dhe standardet teknike gjatë zhvillimit të punimeve dhe përdorimit të materialit ndërtimor në mirëmbajtjen, ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrugëve publike; i) të ndërpret punimet të cilat zhvillohen në afërsi të drejtpërdrejt të rrugës publike; j) të përjashtoi prej komunikacionit automjetin i cili qarkullon në rrugë publike pa lejen për transport të jashtëzakonshëm; k) të urdhëroi mënjanimin e të metave të konstatuara në rrugën publike të cilat e rrezikojnë zhvillimin e komunikacionit në rrugën publike; l) të urdhëroi ndërprerjen e punëve dhe rrënimin e objektit i cili ndërtohet në brezin e rrugës dhe brezin mbrojtës të rrugës publike; m) të urdhëroi mbi marrjen e masave për siguri të rrugës publike dhe të ndaloi përkohësisht komunikacionin për automjetet të cilat për shkak të peshës së vet të përgjithshme, dimensioneve dhe cilësive tjera teknike mund të shkaktojnë dëme rrugës publike ose të rrezikojnë sigurinë e qarkullimit të automjeteve në rrugën publike. n) të ndaloi komunikacionin në rrugën e ndërtuar ose të rikonstruktuar, objektin e rrugës, ose në një pjesë të rrugës nëse nuk është dhënë leja për përdorimin e rrugës publike apo objektit të rrugës publike; o) të ndaloi përdorimin e parkingjeve ose rrugëve lidhëse nëse janë ndërtuar pa lejen ose në kundërshtim me kushtet e dhëna në leje; p) të ndërmarr masat dhe veprimet tjera për të cilat është i autorizuar me dispozita të veçanta. 8 32.3 Përveç çështjeve të rregulluara me këtë ligj në fushën e inspektimit, Ministria me akt nënligjor rregullon organizimin, kompetencat, të drejtat, përgjegjësit e inspektoratit dhe të inspektorit si dhe procedurat për zbatimin e këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article changes a chapter heading and renumbers Chapter VII as Chapter VIII.
Neni 22 Para nenit 34 emërtohet: KREU VII Dënimet për kundërvajtje Ndërsa: KREU VII, tani bëhet: KREU VIII Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This provision replaces Article 34 and sets fines for legal persons, and for natural persons or responsible persons in a legal person, who commit the listed violations.
Neni 23 Teksti i nenit 34 fshihet dhe zëvendësohet me tekstin si vijon: “34.1 Për kundërvajtje me gjobë prej tremijë (3.000) € deri në tridhjetëmijë (30 000) € dënohet personi juridik nëse: a) ndërton një objekt brenda distancave të caktuara në nenin 26. b) nëse kyçet në rrugën nacionale ose regjionale pa leje të Ministrisë (neni 17, paragrafi 2.); b) vendosë kabllo të telekomunikacionit, gypa uji ose struktura të ngjashme pa pajtimin e Ministrisë ose Komunës (neni 27); c) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike pa leje të veçantë (neni 25). 34.2 Personi fizik apo personi përgjegjës në personin juridik i cili kryen shkeljet e cekura në nenin 34 paragrafi 1 të këtij neni, dënohet me gjobë prej pesëqind (500) € deri në tremijë (3000)€. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article replaces Article 35 and sets fines for road-related violations.
Neni 24 Teksti i nenin 35 fshihet dhe zëvendësohet me tekstin në vijim: 35.1 Për kundërvajtje, me gjobë prej dymijë (2.000) € deri në pesëmbëdhjetëmijë (15 000) € dënohet personi juridik nëse: a) shfrytëzon apo dëmton rrugën publike, pjesët e saja, pajisjet dhe objektet e rrugës (neni 22 dhe neni 30). b) nëse nuk kthen në gjendjen e mëparshme rrugën, personi i cili është shpallur fajtor nga gjykata sipas neni 22 dhe 30 të këtij ligji. 35.2 Personi fizik apo personi përgjegjës në personin juridik i cili kryen shkeljet e cekura në nenin 35 paragrafi 1 të këtij neni dënohet me gjobë prej treqind (300) € deri në tremijë (3000) €. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A legal entity can be fined €3,000–€10,000 for the listed road-transport contraventions, and a natural person or responsible person in that legal entity can be fined €300–€1,000 for the same violations.
Neni 25 Teksti i nenin 36 fshihet dhe zëvendësohet me tekstin në vijim: 36.1 Për kundërvajtje, me gjobë prej tremijë (3000) € deri në dhjetëmijë (10.000) € dënohet personi juridik nëse: 9 a) rrugën e cila kyçet në rrugën publike të asfaltuar nuk e ndërton në pajtim distancat caktuara në nenin 29 paragrafi 1, 2 dhe 3; b) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike në kundërshtim me kushtet e caktuara të lejes së jashtëzakonshme (neni 25); c) bënë transportim të jashtëzakonshëm pa leje të posaçme (neni 28); d) bënë transportim të jashtëzakonshëm ne kundërshtim me lejen (neni 28); e) hyn në rrugën publike e cila është mbyllur, pa marrjen paraprake të autorizimit (neni 23). 36.2 Personi fizik apo personi përgjegjës në personin juridik i cili kryen shkeljet e cekura në paragrafi 1 të këtij neni dënohet me gjobë prej treqind (300) € deri në njëmijë (1000) €. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-120 12 Dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-075-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-120 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR RRUGË NR. 2003/11
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in