LIGJI NR.03/L-122 PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This is the preamble to the Law on the Foreign Service of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-122
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on the Foreign Service of the Republic of Kosovo. This provision says the law regulates the foreign service, how its bodies are organized, coordinated, and function, and the status of diplomatic mission staff. This article defines key terms used in the law. The President leads the country’s foreign policy under constitutional powers, and the Foreign Minister and subordinate structures carry out foreign service activities and functions in line with the Constitution, this law, related legislation, subordinate acts, the Government programme, and Assembly orientations. The Minister of Foreign Affairs directs and represents Kosovo’s foreign service.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-122 PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 40 of 40
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Law on the Foreign Service of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 46 / 15 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-122 PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the foreign service, how its bodies are organized, coordinated, and function, and the status of diplomatic mission staff.
Neni 1 Qëllimi Qëllim i këtij ligji është rregullimi i veprimtarisë së shërbimit të jashtëm, i organizimit, bashkërendimit dhe funksionimit të organeve që e përbëjnë shërbimin e jashtëm, dhe rregullimi i statusit të personelit të misionit diplomatik. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllim të këtij ligji, shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: “Anëtarët e personelit të misionit”- janë anëtarët e personelit diplomatik, të personelit administrativ dhe teknik, dhe të personelit shërbyes; Anëtarët e shërbimit të jashtëm”- janë anëtarët e përhershëm të Ministrisë si dhe anëtarët e Ministrisë të caktuar në misione diplomatike dhe konsullore në shtete të tjera dhe në organizata ndërkombëtare; “Gradat Diplomatike dhe Konsullore”- janë titujt e dhënë ose të fituar të përfaqësuesve diplomatikë dhe konsujve, të renditur sipas përparësisë ose epërsisë hierarkike; “Komisioni i Gradave dhe i Disiplinës”- është komisioni i ngarkuar me dhënien, përveç gradës ambasador, të gradave diplomatike dhe konsullore për nëpunësit e shërbimit të jashtëm, si dhe propozimin e masave disiplinore ndaj nëpunësve të shërbimit të jashtëm dhe shqyrtimin e ankesave për masat disiplinore të marra ndaj tyre; “Ministria”- është Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës; “Ministri”- është Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës; “Misioni diplomatik”- është ambasada ose çdo zyrë tjerë e cila përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose në një organizatë ndërkombëtare në kuptimin e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961) ose të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963), ose e cila përfaqëson Republikën e Kosovës si pjesë të një misioni të dy ose më shteteve, dhe të cilës zyrë i janë dhënë të gjitha privilegjet dhe imunitetet që, sipas ligjit, i gëzojnë misionet diplomatike sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike; 2 “Personeli administrativ dhe teknik”- janë anëtarët e personelit të misionit të punësuar në shërbimin administrativ dhe teknik të misionit; “Personeli diplomatik”- janë anëtarët e personelit të misionit të rangut diplomatik; “Personeli shërbyes”- janë anëtarët e personelit të misionit në shërbimin shtëpiak të misionit; “Përfaqësuesi diplomatik”- është shefi i misionit ose një anëtar i personelit diplomatik të misionit; “Shefi i misionit”- është ambasadori ose ndonjë person tjetër i autorizuar nga institucionet për ta ushtruar detyrën e tillë; “Shtetas i Republikës së Kosovës”- është personi fizik i cili mban shtetësinë e Republikës së Kosovës ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The President leads the country’s foreign policy under constitutional powers, and the Foreign Minister and subordinate structures carry out foreign service activities and functions in line with the Constitution, this law, related legislation, subordinate acts, the Government programme, and Assembly orientations.
Neni 3 Baza juridike e veprimtarisë së organeve të shërbimit të jashtëm Presidenti i Republikës së Kosovës udhëheq politikën e jashtme të vendit në bazë të kompetencave që i jepen me Kushtetutë. Ministri i Punëve të Jashtme dhe strukturat e tjera në varësi të Ministrisë, e ushtrojnë veprimtarinë dhe funksionet e shërbimit të jashtëm në përputhje me Kushtetutën, me këtë ligj, me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, me aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, mbështetur në programin e Qeverisë dhe orientimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. KREU II INSTITUCIONET E SHËRBIMIT TË JASHTËM NЁNKREU I MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Minister of Foreign Affairs directs and represents Kosovo’s foreign service.
Neni 4 Ministri Ministri i Punëve të Jashtme drejton dhe përfaqëson shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Drejtoria e Përgjithshme koordinon komunikimin e përhershëm të Ministrisë me misionet e shërbimit të jashtëm dhe udhëheq zyrat përkatëse brenda Ministrisë.
Neni 5 Drejtoria e Përgjithshme Drejtoria e Përgjithshme bashkërendon komunikimin e përhershëm të Ministrisë me misionet e shërbimit të jashtëm, është përgjegjëse për hartimin dhe realizimin e synimeve në veprimtarinë e shërbimit me jashtë, si dhe udhëheqë Zyrat përkatëse brenda Ministrisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ministry may establish its relevant structures through subordinate acts for external service activities.
Neni 6 Struktura e Ministrisë Strukturat përkatëse të Ministrisë themelohen me akte nënligjore të Ministrisë, që kanë për qëllim realizimin e veprimtarisë së shërbimit me jashtë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Minister may establish the Diplomatic Academy near the Ministry of Foreign Affairs with government consent, and the Ministry of Foreign Affairs regulates its operation by subordinate act.
Neni 7 Akademia Diplomatike 1. Me pëlqimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri themelon Akademinë Diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të përgatitjes dhe formimit profesional të anëtarëve të personelit në shërbimin e jashtëm. 3 2. Funksionimi i Akademisë Diplomatike rregullohet me akt nënligjor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. NЁNKREU II MISIONET DIPLOMATIKE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists the types of Kosovo’s overseas missions and says diplomatic missions include embassies and permanent missions, while consular missions include general consulates, consulates, vice-consulates, and consular offices.
Neni 8 Llojet e misioneve 1. Misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit janë: 1.1 misionet diplomatike; 1.2 misionet konsullore; 2. Në misionet diplomatike bëjnë pjesë ambasadat dhe misionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare. 3. Në misionet konsullore bëjnë pjesë konsullatat e përgjithshme, konsullatat, nënkonsullatat dhe zyrat konsullore. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Diplomatic missions are opened, reorganized, or closed by decision of the President, after consulting the Prime Minister.
Neni 9 Hapja, riorganizimi dhe mbyllja e misioneve diplomatike 1. Misionet diplomatike hapen, riorganizohen dhe mbyllen me vendim të Presidentit, pas konsultimit me Kryeministrin. 2. Misionet diplomatike veprojnë nën mbikqyrjen dhe në pajtim me udhëzimet e Ministrisë së Punëve te Jashtme. 3. Mënyra e funksionimit, struktura dhe numri i personelit të misioneve diplomatike përcaktohen nga Ministri i Punëve të Jashtme. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The diplomatic mission of Kosovo performs diplomatic and consular functions and may carry out additional tasks authorized by the Foreign Minister.
Neni 10 Funksionet e misionit diplomatik 1. Misioni diplomatik i Republikës së Kosovës ushtron funksionet në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, me Ligjin për Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, me këtë ligj dhe me akte të tjera nënligjore në zbatim të tij. 2. Misioni diplomatik ushtron këto funksione kryesore: 2.1. përfaqëson Republikën e Kosovës në shtetin pranues ose në organizatat ndërkombëtare; 2.2. mbron në shtetin pranues interesat e Republikës së Kosovës dhe të shtetasve ose personave juridikë të saj, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me legjislacionin në fuqi të shtetit pranues; 2.3. nxitë dhe fuqizon zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, teknologjike, të informacionit, diplomatike-konsullore dhe në çdo fushë tjetër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit pranues ose organizatës ndërkombëtare, në një frymë miqësore e bashkëpunimi; 2.4. informon Ministrinë e Punëve të Jashtme për zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale të shtetit pranues dhe për veprimtarinë e organizatave ndërkombëtare pranë të cilave është akredituar, në rastet kur preket interesi i Republikës së Kosovës; 4 2.5. bashkëpunon me delegacionet e Republikës së Kosovës në bisedimet që zhvillohen në shtetin pranues dhe merr pjesë në bisedime me qeverinë e shtetit pranues në përgatitjen për nënshkrim të marrëveshjeve dy dhe shumëpalëshe si dhe në veprimtarinë e konferencave ndërkombëtare; 2.6. promovon paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare; 2.7. promovon, mbron dhe fuqizon sigurinë dhe statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës; 2.8. kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të njohura në nivel universal; 2.9. mbron të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të shtetasve të Republikës së Kosovës brenda fushës së kompetencës së vet; 2.10. mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, dhe interesat tjera të Republikës së Kosovës; 2.11. promovon veprimtarinë e organizatave publike, qendrave ose instituteve të Republikës së Kosovës jashtë. 3. Misioni diplomatik kryen edhe funksione ose veprimtari të tjera për të cilat autorizohet nga Ministri i Punëve të Jashtme në pajtim me këtë ligj, me Ligjin për Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik dhe akte të tjera nënligjore. 4. Misioni diplomatik kryen edhe funksione konsullore në shtetin pranues. Nëse ka misione konsullore të Republikës së Kosovës në të njëjtin shtet, misioni diplomatik kryen funksione konsullore në atë pjesë të territorit që nuk përfshihet në juridiksionin e misionit konsullor. Funksionet konsullore ushtrohen nga një diplomat i misionit diplomatik, i ngarkuar për veprimtarinë konsullore, me miratimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, Ligjin për Shërbimin Konsullor dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A special mission is a temporary mission that represents Kosovo abroad, with consent, for special tasks in Kosovo’s interest. The President decides its establishment, composition, and functions after consulting the Prime Minister.
Neni 11 Misioni i posaçëm 1. Misioni i posaçëm është një mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme, të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës. 2. Themelimi, përbërja dhe funksionet e misionit të posaçëm përcaktohen me vendim të Presidentit, pas konsultimit me Kryeministrin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Diplomatic mission staff includes diplomatic, administrative and technical, and service staff; certain officials may also be included temporarily under a service-level agreement and keep the same status during service.
Neni 12 Personeli i misioneve diplomatike 1. Personeli i misioneve diplomatike përbëhet nga personeli diplomatik, personeli administrativ dhe teknik, dhe personeli shërbyes. 2. Në personelin e misioneve diplomatike mund të përfshihen edhe nëpunës të caktuar në bazë të një marrëveshjeje të nivelit të shërbimit, mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera, për të kryer detyra në fushën ekonomike, kulturore, shkencore dhe të mbrojtjes dhe në çdo fushë tjetër për një kohë të caktuar. Gjatë kohës së shërbimit në misionin diplomatik, këta nëpunës gëzojnë të njëjtin status me anëtarët e personelit të misionit dhe pas përfundimit të këtij shërbimi rikthehen në pozicionin e mëparshëm, duke rifituar statusin që kanë pasur ose në një pozicion të barasvlershëm me të. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The appointment and dismissal of the head of mission are governed by the law on the Ministry of Foreign Affairs and Diplomatic Service and by the ministry’s subordinate regulations.
Neni 13 5 Emërimi dhe lirimi nga detyra i shefit të misionit Emërimi dhe lirimi i shefit të misionit rregullohet me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik dhe aktet nënligjore të Ministrisë së Punëve te Jashtme. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The head of mission represents Kosovo, can sign and issue diplomatic instruments and statements, and has authority over mission staff and services.
Neni 14 Funksionet e shefit të misionit diplomatik 1. Shefi i misionit diplomatik, në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, ushtron këto funksione kryesore: 1.1. përfaqëson dhe vepron në emër të Republikës së Kosovës në shtetin pranues ose organizatat ndërkombëtare; 1.2. inicion dhe nënshkruan instrumente diplomatike; 1.3. jep deklarata dhe mban qëndrime në emër të Republikës së Kosovës. 2. Shefi i misionit ka autoritet mbi të gjitha shërbimet civile dhe ushtarake që ushtrojnë veprimtarinë në misionin diplomatik. Ai drejton, udhëzon, kontrollon dhe vlerëson të gjithë veprimtarinë zyrtare të personelit të misionit diplomatik, si dhe kryen funksione të tjera, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore. 3. Shefi i misionit përgjigjet përpara Ministrit të Punëve të Jashtme për zbatimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës në shtetin pranues dhe vepron në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë e dhëna nga ky ligj, si dhe me udhëzimet e dhëna nga strukturat përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 4. Shefat e misioneve për çështje të interesit të veçantë mund të dërgojnë një raport ose rekomandim edhe te Presidenti, Kryeministri, dhe Ministrat e tjerë në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre. 5. Shefi i misionit bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e misioneve konsullore të Republikës së Kosovës në shtetin pranues. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A mission chief may be accredited in one or more other states, and diplomatic staff accredited in several states must carry out the same functions in those other states as in their state of residence.
Neni 15 Akreditimi në disa vende 1. Një shef misioni në një shtet mund të akreditohet edhe në një ose disa shtete të tjera, pavarësisht nëse ka mision diplomatik ose mision konsullor në këto shtete. 2. Shefi i misionit diplomatik dhe anëtarët e tjerë të personelit diplomatik, të akredituar në disa shtete në të njëjtën kohë, kryejnë në shtetet e tjera të njëjtat funksione që kryejnë në shtetin ku janë rezidentë. 3. Në shtetet ku nuk ka mision diplomatik, mund të emërohen si ambasadorë jorezidentë diplomatët me gradën ambasador. Ata kryejnë funksionet e njëjta të përfaqësimit si ambasadorët rezidentë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The President appoints the chargé d'affaires by decree after a Government proposal, the Foreign Ministry handles accreditation procedures, and the Foreign Minister appoints a temporary chargé d'affaires.
Neni 16 I ngarkuari me punë 1. I ngarkuari me punë emërohet me dekret të Presidentit, pas propozimit të Qeverisë. Procedurat për akreditimin e të ngarkuarit me punë zbatohen nga Ministria e Punëve të Jashtme. 2. I ngarkuari me punë i përkohshëm emërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme. 3. Në mungesë të shefit të misionit ose në rast pamundësie të shefit të misionit për të ushtruar funksionet e tij/saj, një i ngarkuar me punë i përkohshëm vepron përkohësisht si shef i misionit. 6 KREU III NËPUNËSIT E SHËRBIMIT TË JASHTËM NЁNKREU I STATUSI I PERSONELIT TË SHËRBIMIT TË JASHTËM - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Diplomatic functions in the foreign service are exercised by diplomatic staff in accordance with this law.
Neni 17 Ushtrimi i funksioneve diplomatike 1. Funksionet diplomatike në shërbimin e jashtëm ushtrohen nga anëtarët e personelit diplomatik në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Gjatë ushtrimit të funksioneve diplomatike, personeli diplomatik ndihmohet nga personeli administrativ dhe teknik, dhe personeli shërbyes. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The diplomatic representative performs functions and carries out duties in Kosovo’s diplomatic service, in line with the Constitution, this law, the foreign affairs/diplomatic service law, and other applicable laws and subordinate acts.
Neni 18 Përfaqësuesit diplomatikë Përfaqësuesi diplomatik ushtron funksione dhe kryen detyra në shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën, Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Foreign service staff must meet set eligibility criteria, and administrative/technical/service staff are not required to have Kosovo citizenship.
Neni 19 Kriteret për pranimin në shërbimin e jashtëm 1. Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e ambasadorëve dhe konsujve si dhe shefave të tjerë të misioneve rregullohen me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij. 2. Anëtarët e personelit të shërbimit të jashtëm i plotësojnë kërkesat si në vijim: 2.1. kanë shtetësi të Kosovës; 2.2. kanë zotësi të plotë për të vepruar; 2.3. nuk janë dënuar për kryerje të veprës penale; 2.4. nuk janë subjekt i masës disiplinore të largimit nga puna; 2.5. janë në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën; 2.6. kanë përgatitje të duhur profesionale; 2.7. zotërojnë gjuhë të huaj të pranueshme dhe të përshtatshme për punën në shërbimin e jashtëm; 2.8. kanë kaluar provimin pranues të organizuar në bazë të proceduarve të përcaktuara me akt nënligjor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 3. Posedimi i shtetësisë së Kosovës nuk është i domosdoshëm për personelin administrativ dhe teknik, dhe personelin shërbyes. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Admission to the foreign service is made through an open competition.
Neni 20 Pranimi në shërbimin e jashtëm 7 Pranimi në shërbimin e jashtëm bëhet nëpërmjet konkursit të hapur, në pajtim me Ligjin për Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik dhe legjislacionin në fuqi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The foreign service employee’s transfer, lateral move, or promotion is decided by the Minister of Foreign Affairs, based on the Director General’s proposal.
Neni 21 Transferimi, lëvizja paralele, ngritja në detyrë 1. Transferimi, lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë e nëpunësit të shërbimit të jashtëm bëhet me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme, në bazë të propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm. Në çdo rast, propozimi shoqërohet dhe mbështetet në vlerësimin e punës të paraqitur nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë i nëpunësit. 2. Procedurat e kryerjes së transferimit, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë përcaktohen në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Diplomatic representatives serve in the same diplomatic mission for four years, unless the Ministry’s needs require otherwise and the Minister of Foreign Affairs decides otherwise.
Neni 22 Kohëzgjatja në misionet diplomatike Përfaqësuesit diplomatikë qëndrojnë në shërbim në të njëjtin mision diplomatik për një periudhe katër (4) vjeçare, ose ndryshe siç kërkohet për të përmbushur nevojat e Ministrisë dhe në diskrecion të Ministrit të Punëve të Jashtme. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The President may order the early recall of an ambassador or mission head, and the Foreign Minister may order the recall of other diplomats, for the listed reasons.
Neni 23 Tërheqja e parakohshme nga misioni diplomatik 1. Presidenti i Republikës së Kosovës urdhëron tërheqjen e një ambasadori apo shefi të misionit nga misioni diplomatik përpara mbarimit të afatit të caktuar, për arsyet e mëposhtme: 1.1. për nevoja pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme; 1.2. në bazë të kërkesës së vetë përfaqësuesit diplomatik; 1.3. për arsye të vlerësimit negativ të punës së përfaqësuesit diplomatik; 1.4. për shkelje të dispozitave të këtij ligji ose të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; 1.5. kur një gjë e tillë kërkohet nga shteti pranues. 2. Tërheqja e të gjithë përfaqësuesuesve të tjerë diplomatikë, duke mos e përfshirë shefin e misionit, për të njëjtat arsye të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, bëhet me urdhërin e Ministrit të Punëve të Jashtme. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Foreign service officials may be suspended from their functions in certain cases, and they regain their status and pay if the criminal case ends in dismissal or acquittal.
Neni 24 Pezullimi nga Shërbimi i Jashtëm 1. Nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm mund të pezullohen nga ushtrimi i funksioneve të tij/saj: 1.1. kur ndaj tij/saj fillon procedura për vepër penale, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë; 1.2. për periudha specializimi, më shumë se gjashtë (6) muaj, të ndërmarra me nismën e vetë nëpunësit, por me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm. 2. Gjatë periudhës së pezullimit, nëpunësi i shërbimit të jashtëm nuk paguhet, përveç në rastin e një vendimi të veçantë në pajtim me rregullat e Shërbimit Civil. 8 3. Në rastin e parashikuar në nënparagrafin 1.1 të këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjyqësor të formës së prerë deklarohet i pafajshëm, nëpunësi rikthehet në shërbimin e jashtëm dhe, njëkohësisht, rifiton statusin, pagën dhe çdo të drejtë tjetër, që nga çasti i pezullimit. 4. Për rastin e parashikuar në nënparagrafin 1.1 të këtij neni, periudha e pezullimit merret në konsideratë për efekt të llogaritjes së afatit kohor, të nevojshëm për fitimin e gradave diplomatike. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A diplomatic representative loses foreign service status if they leave voluntarily, lose legal capacity, receive a final criminal conviction, or commit serious disciplinary breaches leading to dismissal.
Neni 25 Humbja e statusit në shërbimin e jashtëm 1. Përfaqësuesi diplomatik humb statusin në këtë shërbim kur: 1.1. largohet në mënyrë vullnetare nga shërbimi i jashtëm; 1.2. me humbjen e zotësisë për të vepruar; 1.3. dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerje të veprës penale; 1.4. kryen shkelje të rënda, të parashikuara në rregullat e Shërbimit Civil, si dhe në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm, për të cilat ndaj tij merret masa e largimit nga puna. NЁNKREU II GRADAT - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Diplomatikët dhe konsujt marrin grada diplomatike ose konsullore kur ushtrojnë funksionet e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në misionet diplomatike.
Neni 26 Gradat diplomatike dhe konsullore 1. Përfaqësuesit diplomatikë dhe konsujt, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në misionet diplomatike, marrin grada diplomatike ose konsullore. 2. Gradat diplomatike në shërbimin e jashtëm janë: 2.1. ambasador; 2.2. ministër 2.3. ministër këshilltar; 2.4. këshilltar; 2.5. sekretar i parë; 2.6. sekretar i dytë; 2.7. sekretar i tretë; 2.8. atashe. 3. Gradat konsullore në shërbimin e jashtëm janë: 3.1. konsull i përgjithshëm; 3.2. konsull; 3.3. zëvendëskonsull; 9 3.4. agjent konsullor. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Diplomatic representatives and consuls may move between diplomatic and consular grades if that matches their assigned functions and duties, and the move must respect the stated grade equivalences.
Neni 27 Barasvlera e gradave Përfaqësuesit diplomatikë mund të kalojnë nga një gradë diplomatike në një gradë konsullore, dhe konsujt mund të kalojnë nga një gradë konsullore në një gradë diplomatike në përputhje me funksionet dhe detyrat e ngarkuara. Në çdo rast, kalimi bëhet duke respektuar barasvlerën e gradave si në vijim: Konsulli përgjithshëm; Ministër këshilltar ose këshilltar; Konsull; Sekretar i parë ose i dytë; Zëvendëskonsull; Sekretar i dytë ose i tretë; Agjent konsullor. Sekretar i tretë ose atashe. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Diplomatic staff advancement is based on a grading system; most grades are issued by the Grades and Discipline Commission, while the ambassador grade is approved by the President on government proposal.
Neni 28 Dhënia e gradave 1. Avancimi i nëpunësve të shërbimit të jashtëm bëhet duke u mbështetur në sistemin e gradimit. Elementet kryesorë në dhënien e një grade për anëtarin e shërbimit të jashtëm janë koha e shërbimit, kualifikimi dhe vlerësimi i rezultateve të punës. 2. Përveç gradës ambasador, gradat jepen nga Komisioni i Gradave dhe i Disiplinës, mbi bazën e të dhënave që ndodhen në dosjen personale të çdo punonjësi dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. 3. Grada diplomatike ambasador miratohet nga Presidenti, me propozimin e Qeverisë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The minimum period for moving from one grade to another is set by the Foreign Service Regulation, and the criteria for obtaining the grades of minister counselor and counselor are also set there.
Neni 29 Periudha për kalimin nga një gradë në tjetrën 1. Periudha minimale për kalimin nga një gradë në një tjetër përcaktohet me Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm. 2. Kriteret për fitimin e gradës ministër këshilltar dhe ministër përcaktohen në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Commission of Grades and Discipline must award diplomatic and consular ranks, review complaints from foreign service officials, and review serious breaches to propose disciplinary measures to the Foreign Minister.
Neni 30 Komisioni i Gradave dhe i Disiplinës 1. Komisioni i Gradave dhe i Disiplinës ka për detyrë: 1.1. dhënien e gradave diplomatike dhe konsullore për nëpunësit e shërbimit të jashtëm në përputhje me këtë ligj dhe Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm; 1.2. shqyrtimin e ankesave të nëpunësve të shërbimit të jashtëm ndaj të cilëve është marrë masë disiplinore nga eprori i tyre i drejtpërdrejt; 1.3. shqyrtimin e rasteve të shkeljeve të rënda të kryera nga nëpunësit e shërbimit të jashtëm dhe propozimin te Ministri i Punëve të Jashtme i masave disiplinore për nëpunësit që kanë kryer këto shkelje. 2. Përbërja e Komisionit të Gradave dhe Disiplinës përcaktohet me Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm. 3. Mënyra e funksionimit të Komisionit të Gradave dhe të Disiplinës përcaktohen në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. 4. Llojet e shkeljeve dhe masat disiplinore përcaktohen në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. 10 KREU IV TË DREJTAT DHE DETYRAT E NËPUNËSIT TË SHËRBIMIT TË JASHTËM - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The foreign service employee has several rights, including diplomatic status, promotion under set criteria, assignment to functions, immunity and facilities while serving abroad, training, special financial treatment, and other rights recognized by law.
Neni 31 Të drejtat e nëpunësit të shërbimit të jashtëm 1. Nëpunësi i shërbimit të jashtëm ka të drejtë: 1.1. të gëzojë statusin e diplomatit, në shtetin apo shtetet ku ai/ajo është akredituar; 1.2. të fitojë gradë në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, në bazë të kritereve të përcaktuara në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm; 1.3. të mbajë funksione në Ministrinë e Punëve të Jashtme ose në misionet diplomatike, në përputhje me nivelin profesional dhe gradën që gëzon; 1.4. të gëzojë imunitetet dhe lehtësitë që i jep statusi i diplomatit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare gjatë periudhës kur ndodhet me shërbim jashtë shtetit; 1.5. të përfitojë nga kualifikimet dhe trajnimet e ofruara nga Ministria e Punëve të Jashtme; 1.6. të ketë trajtim financiar të posaçëm, në përputhje me statusin e tij dhe legjislacionin ne fuqi; 1.7. të gëzojë të gjitha të drejtat e tjera të njohura në legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe të shtetit pranues. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: A foreign service officer must act honestly and correctly, protect Kosovo’s interests, keep classified information secure, follow the laws of the host state, and avoid political activity, improper statements, interference, and private profit-making abroad.
Neni 32 Detyrat e nëpunësit të shërbimit të jashtëm 1. Nëpunësi i shërbimit të jashtëm ka për detyrë: 1.1. të ushtrojë me ndershmëri dhe korrektësi funksionet dhe detyrat e ngarkuara, në përputhje me urdhrat, udhëzimet dhe rregulloret e Ministrisë së Punëve të Jashtme, aktet ndërkombëtare dhe me legjislacionin e Republikës së Kosovës; 1.2. të mbajë përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve gjatë kryerjes së detyrës; 1.3. të mbrojë interesat e shtetit të Kosovës dhe të shtetasve dhe personave juridikë të Republikës së Kosovës në shtetin ose shtetet ku është akredituar dhe ushtron funksionet e tij; 1.4. të zbatojë rregullat për informacionin e klasifikuar edhe pas largimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të sigurojë ruajtjen e të dhënave dhe të informatave që i janë besuar; 1.5. të pezullojë aktivitettin e tij në një parti, organizate ose shoqate politike gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm; 1.6. të mbajë, në të gjitha rrethanat, një qëndrim moral të denjë dhe profesional; 1.7. të mos bëjë deklarata që bien në kundërshtim me qëndrimin e Republikës së Kosovës në marrëdhënie me shtetet e tjera ose organizatat ndërkombëtare; 1.8. të respektojë ligjet dhe rregulloret e shtetit ose të shteteve ku është akredituar, dhe të mos përfshihet në veprimtari të cilat mund të vlerësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit ose të shteteve ku zhvillon veprimtarinë; 11 1.9 të ushtrojë veprimtarinë e vet në përputhje me imunitetet dhe privilegjet që gëzon si anëtar i misionit diplomatik; 1.10 të mos ushtrojë në shtetin ose shtetet ku është akredituar veprimtari tregtare ose çdo veprimtari tjetër fitimprurëse për llogari të tij ose të familjes së tij. 2. Shkelja e një detyrimi paraqet arsye për masë disiplinore. KREU V TRAJTIMI FINANCIAR I PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË JASHTËM - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Pagat e punonjësve të shërbimit të jashtëm caktohen sipas funksionit, gradave dhe përvojës në punë, në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi.
Neni 33 Pagat e punonjësve të shërbimit të jashtëm Pagat e punonjësve të shërbimit të jashtëm caktohen në bazë të funksionit, gradave dhe përvojës në punë në pajtim me ligjet përkatëse në fuqi. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Spouses and children of diplomatic mission staff receive certain support: a spouse may return to a public job, the Foreign Ministry must ensure schooling for children, and children up to 18 get health insurance.
Neni 34 Trajtimi i familjeve të personelit të misioneve diplomatike 1. Bashkëshortit/es, i/e cili/a e shoqëron nëpunësin në misionin diplomatik, i njihet koha e qëndrimit jashtë shtetit për efekt të përvojës në punë dhe të pagesës së kontributeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. 2. Bashkëshorti/ja, që në kohën e emërimit të përfaqësuesit diplomatik jashtë shtetit ka punuar në një institucion publik, ka të drejtë të kthehet në këtë vend pune pas kthimit të bashkëshortit/es në atdhe. Institucioni publik ku bashkëshorti/ja ka qenë i/e punësuar, ka detyrimin ta rimarrë në të njëjtin pozitë pune ose në një pozitë të barasvlershme. 3. Ministria e Punëve të Jashtme garanton arsimimin fillor dhe të mesëm të fëmijëve të të anëtarëve të personelit të misionit diplomatik dhe ku është e nevojshme, siguron financimin e këtij arsimimi. Mënyra, kriteret dhe kushtet e financimit përcaktohen me Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. 4. Fëmijët, deri në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, të anëtarëve të personelit të misionit përfitojnë sigurimet shëndetësore sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. KREU VI NËPUNËSIT ADMINISTRATIVË DHE PERSONELI NDIHMËS - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article defines three categories of foreign service personnel and says administrative staff are subject to Civil Service rules and related implementing bylaws.
Neni 35 Statusi i personelit administrativ, teknik dhe shërbyes 1. Nëpunës administrativë në shërbimin e jashtëm quhen nëpunësit të cilët kryejnë detyra në sektorët e buxhetit dhe të financës, në fushën e përpunimit të të dhënave dhe në çështje administrative. Për këta nëpunës zbatohen rregullat e Shërbimit Civil dhe aktet tjera nënligjore në zbatim të tij. 2. Personel teknik në shërbimin e jashtëm quhet ajo kategori punonjësish të cilët kryejnë detyra në sektorët ndihmës dhe të mirëmbajtjes. 3. Personel shërbyes në shërbimin e jashtëm quhet ajo kategori punonjësish të cilët kryejnë detyra në shërbimin shtëpiak të misionit. 12 - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Diplomatic missions may hire host-state nationals for administrative, technical, and service work under the procedures set out in the Foreign Service Regulation.
Neni 36 Rekrutimi i stafit vendor Misionet diplomatike mund të punësojnë shtetas të shtetit pranues, sipas procedurave të parashikuara në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm, për kryerjen e punëve administrative, teknike dhe shërbyese. KREU VII DISPOZITA KALIMTARE - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: At the opening of Kosovo’s first diplomatic missions, acting heads are given the rank of minister counsellor, other appointees receive the rank attached to their appointment, and time since appointment counts toward diplomatic rank seniority.
Neni 37 1. Të gjithë të emëruarit si të ngarkuar me punë në kohën e hapjes së misioneve të para diplomatike të Republikës së Kosovës, kanë gradën ministër këshilltar. 2. Të gjithë të emëruarit tjerë në kohën e hapjes së misioneve të para diplomatike të Republikës së Kosovës, kanë atë gradë e cila u jepet në rastin e emërimit. 3. Periudha që nga emërimi i tyre numërohet për qëllim të fitimit të gradave diplomatike në shërbimin e jashtëm. KREU VIII DISPOZITA TË FUNDIT - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Ministry of Foreign Affairs must issue subordinate acts to implement this law and prepare the Regulation for the Foreign Service within 3 months of the law’s approval; the Government approves that regulation by decision.
Neni 38 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. 2. Ministria e Punëve të Jashtme, brenda tre (3) muajve nga miratimi i këtij ligji, përgatit Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. Rregullorja miratohet me vendim të Qeverisë. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 39 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-122 16 Dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-071-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-122 PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in