LIGJI NR.03/L-123 PËR PËRBËRJEN E PËRKOHSHME TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS
This provision is the preamble to a law on the temporary composition of the Kosovo Judicial Council.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-123
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law on the temporary composition of the Kosovo Judicial Council. This provision says the law further regulates the temporary composition and work of the Judicial Council of Kosovo and the appointment process for permanent judges and public prosecutors. The Council is an independent institution when carrying out its tasks. The Council is responsible for judicial inspections, court administration, court rules, court administrators, the judicial budget, judge numbers, and recommendations for new courts. Article 4 sets how the Council is composed and sets qualification and disqualification rules for members.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-123 PËR PËRBËRJEN E PËRKOHSHME TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law on the temporary composition of the Kosovo Judicial Council.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 46 / 15 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-123 PËR PËRBËRJEN E PËRKOHSHME TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR PËRBËRJEN E PËRKOHSHME TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law further regulates the temporary composition and work of the Judicial Council of Kosovo and the appointment process for permanent judges and public prosecutors.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj rregullon më tej përbërjen e përkohshme dhe punët e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës (“Këshilli”), gjatë shqyrtimit gjithëpërfshirës në mbarë Kosovën të përshtatshmërisë së të gjithë kandidatëve për emërime të përhershme, deri në moshën e pensionimit të përcaktuar me ligj, si gjyqtarë dhe prokurorë publik në Kosovë (“Procesi i emërimit”), duke ndryshuar kështu Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe rregullon edhe Procesin e emërimit në përputhje me dispozitat e nenit 151 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Council is an independent institution when carrying out its tasks.
Neni 2 Statusi i Këshillit Këshilli është institucion krejtësisht i pavarur në kryerjen e detyrave të tij. Përgjegjësitë e tij janë ato të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Council is responsible for judicial inspections, court administration, court rules, court administrators, the judicial budget, judge numbers, and recommendations for new courts.
Neni 3 Përgjegjësitë e Këshillit 1. Në pajtim me nenin 108 (5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Këshilli është përgjegjës për kryerjen e inspektimeve gjyqësore, administrimin gjyqësor, hartimin e rregullave të gjykatave në pajtim me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave, përgatitjen dhe mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit, përcaktimin e numrit të gjyqtarëve në secilin juridiksion dhe dhënien e rekomandimeve për themelimin e gjykatave të reja. 2. Përgjegjësitë e Këshillit ushtrohen në pajtim me nenin 11, paragrafi 2 të këtij ligji. KREU II ANËTARËT DHE ORGANIZIMI I PUNËS SË KËSHILLIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 sets how the Council is composed and sets qualification and disqualification rules for members.
Neni 4 Anëtarët e Këshillit 1. Në pajtim me nenin 151 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Këshilli përbëhet si në vijim; 1.1. pesë (5) anëtarë janë nga radhët e anëtarëve kosovarë të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe të Prokurorisë (KPGJP) të cilët janë verifikuar nga KPGJP-ja si pjesë e fazës 1 dhe 2 të Procesit të emërimit; 2 1.2. dy (2) anëtarë të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit që mbajnë ulëse të caktuara gjatë ndarjes së përgjithshme të ulëseve, njëri prej të cilëve duhet të jetë gjyqtar dhe një tjetër duhet të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës; 1.3. dy (2) anëtarë të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit që mbajnë ulëset e rezervuara ose të garantuara për Komunitetin Serb të Kosovës, ku së paku njëri prej të cilëve duhet të jetë gjyqtar; 1.4. dy (2) anëtarë të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit që mbajnë ulëset e rezervuara ose të garantuara për komunitetet e tjera, ku së paku njëri prej të cilëve duhet të jetë gjyqtar; 1.5. dy anëtarë të zgjedhur nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar me propozimin e Misionit Evropian të Politikës për Siguri dhe Mbrojtje, njëri prej të cilëve duhet të jetë gjyqtar. 2. Nga pesë anëtarët e cekur në nën-paragrafin 1.1. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji, dy (2) do të jenë gjyqtarë të emëruar në Gjykatën Supreme të Kosovës, një (1) prokuror i emëruar në Prokurorinë Publike të Kosovës, një (1) gjyqtar i emëruar në Gjykatën e Qarkut dhe një (1) prokuror i emëruar në Prokurorinë Publike të Qarkut. 3. Përbërja e Këshillit nuk është në përputhje me nenin 108, paragrafi 6, pika 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëse anëtari është: 3.1. gjyqtar ose prokuror i cili nuk është verifikuar dhe emëruar si pjesë e Procesit të emërimit; 3.2. anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës; 3.3. anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës; 3.4 person që mban pozitën ose kryen ndonjë detyrë në ndonjë parti politike ose në shoqata apo fondacione të lidhura me partitë politike; 3.5. person i cili punon për administratën, përfshirë personat që kryejnë detyra në Qeverinë e Republikës së Kosovë dhe ose në organet administrative ose nën-administrative të themeluara me Kushtetutë dhe/ose me legjislacion. 4. Anëtarët e Këshillit, të cilët nuk janë gjyqtarë ose prokurorë, duhet të jenë jurist të shquar, profesorë të universitetit apo profesionistë të shquar me së paku dhjetë (10) vite përvojë pune përkatëse, të cilët kanë njohuri për sistemin gjyqësor të Kosovë dhe të dhe të cilët janë në gjendje që të kontribuojnë në menaxhimin dhe funksionimin e gjyqësorit në Kosovë. Profesionistët e respektuar mund të vijnë nga fushat tjera jashtë fushës juridike siç janë menaxhimi, financat, teknologjia informative dhe shkencat shoqërore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Council must have 5, then 8, then 10 members at different stages of the appointment process.
Neni 5 Përbërja e Këshillit gjatë procesit të emërimit 1. Gjatë fazës së parë të Procesit të emërimit dhe deri sa dy (2) gjyqtarët e emëruar në Gjykatën Supreme dhe një (1) prokuror i emëruar në Prokurorinë Publike të Kosovës si rezultat i Procesit të emërimit të jenë emëruar si anëtarë të Këshillit, Këshilli do të përbëhet nga pesë (5) anëtarë (Faza 1). Pesë (5) anëtarët e cekur do të jenë tre (3) anëtarë që nuk janë gjyqtarë, të cekur në nën-paragrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4, të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji dhe dy (2) anëtarë të cekur në nën-paragrafin 1.5. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji. 2. Gjatë fazës së dytë të Procesit të emërimit dhe deri sa një (1) gjyqtar i emëruar në Gjykatën e Qarkut dhe një (1) prokuror i emëruar në Prokurorinë Publike të Qarkut, si rezultat i Procesit të emërimit, të jenë emëruar si anëtarë të Këshillit, Këshilli do të përbëhet nga tetë (8) anëtarë (Faza 2). Nga tetë (8) anëtarët e lartpërmendur tre (3) anëtarë nuk janë gjyqtarë, të cekur në nën-paragrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4, të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji, dy (2) anëtarë të cekur në nën-paragrafin 1.5. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji, dy (2) gjyqtarë të emëruar në Gjykatën Supreme dhe më pas të emëruar si anëtarë të Këshillit dhe një (1) prokuror i emëruar në Prokurorinë Publike të Kosovës dhe më pas të emëruar si anëtar i Këshillit. 3 3. Gjatë fazës së tretë të Procesit të emërimit dhe deri sa deputetët e Kuvendit të kenë zgjedhur tre (3) gjyqtarët të emëruar në gjykata si rezultat i Procesit të emërimit, për anëtarë të Këshillit në pajtim me dispozitat e nenit 151 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Këshilli do të përbëhet nga dhjetë (10) anëtarë (Faza 3). Dhjetë (10) anëtarët e lartcekur do të jenë tre (3) anëtarë që nuk janë gjyqtarë, të cekur në nën-paragrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4 të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji, dy (2) anëtarë të cekur në nën- paragrafin 1.5. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji, dhe pesë (5) anëtarë të cekur në nën-paragrafin 1.1. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Council must follow specific quorum and voting rules in each phase.
Neni 6 Kuorumi dhe votimi 1. Gjatë fazës së parë të cekur në paragrafin 1 të nenit 5 të këtij ligji, vendimet e Këshillit merren me shumicën e thjeshtë të anëtarëve, e cila duhet të përfshijë votën e njërit prej gjyqtarëve anëtarë të cekur në nën-paragrafin 1.5. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji. 2. Gjatë fazës së dytë të cekur në paragrafin 2 të nenit 5 të këtij ligji, kuorumin për takimet e Këshillit e përbëjnë pesë (5) anëtarë dhe kërkohet prania e së paku një (1) prej anëtarëve të cekur në pikën nën- paragrafin 1.5. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji. Votimi bëhet me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë. Kryesuesi i Këshillit do të ketë votën vendimtare. 3. Gjatë fazës së tretë të cekur në paragrafin 3 të nenit 5 të këtij ligji, kuorumin për takimet e Këshillit e përbëjnë shtatë (7) anëtarë dhe kërkohet prania e së paku një (1) prej anëtarëve të cekur në pikën nën- paragrafin 1.5. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji. Vendimet merren me shumicë të thjeshtë të anëtarëve prezent. Kryesuesi i Këshillit do të ketë votën vendimtare. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets the term lengths for Council members: the first appointed member serves five years, other members serve until that first member’s term ends, and certain listed members continue for one more year after their own terms expire.
Neni 7 Mandati i anëtarëve të Këshillit 1. Mandati i anëtarit të parë të emëruar nga Këshilli në pajtim me nenin 4 të këtij ligji është pesë vite. Mandati i të gjithë anëtarëve tjerë të Këshillit fillon në datën e emërimit përkatës të tyre dhe përfundon në datën e përfundimit të mandatit të anëtarit të parë të emëruar në Këshill. 2. Pa marrë parasysh dispozitat e paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji, dy (2) gjyqtarë dhe një (1) prokuror nga pesë (5) anëtarët kosovarë të Këshillit, të cekur në nën-paragrafin 1.1. të paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji, do të shërbejnë në Këshill edhe për një afat prej një (1) viti pas skadimit të mandateve të tyre, në përputhje me paragrafin 1 të nenit 151 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Council’s appointed members must elect a Chairperson and Deputy Chairperson from among themselves once all 13 members have been appointed.
Neni 8 Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit 1. Kur të jenë emëruar trembëdhjetë (13) anëtarët e Këshillit, anëtarët e emëruar të Këshillit emërojnë nga radhët e veta një Kryesues dhe një Zëvendës Kryesues të Këshillit. 2. Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi do të shërbejnë në këto pozita deri në skadimin e mandateve të tyre përkatëse si anëtarë të Këshillit, por në asnjë rast nuk mund të shërbejnë në këto pozita për periudhë më të gjatë se tri (3) vjet. 3. Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit janë gjyqtarë ndonëse Zëvendës Kryesuesi mund të jetë prokuror, nëse nuk është themeluar Këshillit i Prokurorisë së Kosovës në pajtim me nenin 110 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 4. Para zgjedhjes në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, gjyqtari i Gjykatës Supreme i cili në fazën e pare të procesit të emërimit është përzgjedhur dhe pastaj është emëruar anëtar i Këshillit shërben si Kryesues i Këshillit. Ai/ajo emërohet nga shumica e anëtarëve të Këshillit Brenda tre muajve pas emërimit në Këshill. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The President of Kosovo appoints the listed council, panel, and secretariat positions, and also appoints verified judges and prosecutors proposed by the Council. Kosovo also provides certain international members and their families with diplomatic-style privileges and immunities.
Neni 9 Emërimi i anëtarëve të Këshillit, PGJP- së, Panelit shqyrtues të KPGJP-së dhe drejtorit të Sekretariatit të KPGJP-së 4 1. Emërimi i anëtarëve të Këshillit bëhet nga autoritetet e parapara në nenin 151 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 2. Pasardhësi kompetent, zyrtari ose institucioni i cekur në pikën 2.15 të Udhëzimit Administrativ 2008/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/25 mbi Kornizën Rregullative të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë do të jetë kryetari i Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, ai/ajo i bën të gjitha emërimet në Këshill, përveç atyre të cekura në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të nenit 9 të këtij Ligji, Kryetari i Republikës së Kosovës emëron të gjithë anëtarët e KPGJP-së përfshirë edhe anëtarët ndërkombëtarë, Panelin shqyrtues të KPGJP-së përfshirë edhe anëtarët ndërkombëtarë dhe Drejtorin e Sekretariatit të KPGJP-së. 4. Në pajtim me paragrafin 3 të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në përputhje me paragrafin 2 të nenit 9 të këtij ligji, Kryetari i Republikës së Kosovës ka kompetencë që të emërojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë verifikuar në Procesin e emërimit dhe të cilët Këshilli i ka propozuar për emërim. 5. Republika e Kosovës ju ofron anëtarëve ndërkombëtarë të KPGJP-së, anëtarëve ndërkombëtarë të panelit shqyrtues të KPGJP-së, drejtorit ndërkombëtar të Sekretariatit të KPGJP-së dhe familjeve të tyre, privilegje dhe imunitete të njëjta me ato që gëzohen nga personeli diplomatik sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: KPGJP-ja must make necessary arrangements with third parties to ensure complaints against candidates are reviewed and candidate documents are verified in the appointment process.
Neni 10 Ankesat kundër kandidatëve në Procesin e emërimit KPGJP-ja bën aranzhimet e nevojshme me palët e treta për të siguruar shqyrtimin e ankesave kundër kandidatëve dhe verifikimet e dokumentacionit për kandidatët në Procesin e emërimit. KREU III DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any conflicting normative act is repealed, and any part of the Council’s work not covered by this law continues under earlier legislation if that legislation is consistent with the Constitution of Kosovo.
Neni 11 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet çdo akt normativ që është në kundërshtim me dispozitat e tij. 2. Çdo aspekt i punës së Këshillit që nuk rregullohet me ketë ligj do të vazhdojë të rregullohet me legjislacionin e mëparshëm për aq sa ai legjislacion të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-123 16 Dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-072-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-123 PËR PËRBËRJEN E PËRKOHSHME TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in