LIGJI NR.03/L-125 PËR SHËRBIMIN KONSULLOR TË MISIONEVE DIPLOMATIKE DHE KONSULLORE TË R. SË KOSOVËS
This provision is the preamble to the law on consular service for diplomatic and consular missions of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-125
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the law on consular service for diplomatic and consular missions of Kosovo. Misionet diplomatike dhe konsullore, gjatë veprimtarisë së tyre konsullore, duhet të mbështesin bashkëpunimin me shtetin pranues, të promovojnë marrëdhënie miqësore dhe të mbrojnë interesat dhe të drejtat e shtetasve të Kosovës. This article defines several consular terms used in the law. Consular mission heads and other consular officers are appointed under applicable law and Foreign Ministry subordinate acts, and their signatures are deposited with the Foreign Ministry and the relevant authorities of the receiving state. Consular mission leaders, consular officers, and consular staff must comply with applicable international rules and relevant treaties and laws while carrying out their work.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-125 PËR SHËRBIMIN KONSULLOR TË MISIONEVE DIPLOMATIKE DHE KONSULLORE TË R. SË KOSOVËS
Showing 19 of 19
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the law on consular service for diplomatic and consular missions of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 46 / 15 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-125 PËR SHËRBIMIN KONSULLOR TË MISIONEVE DIPLOMATIKE DHE KONSULLORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Duke ju referuar Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, si dhe rregullave tjera përkatëse të së drejtës ndërkombëtare dhe të Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SHËRBIMIN KONSULLOR TË MISIONEVE DIPLOMATIKE DHE KONSULLORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PЁRGJITHSHME NЁNKREU I VEPRIMTARIA KONSULLORE E MISIONIT DIPLOMATIK DHE KONSULLOR
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Misionet diplomatike dhe konsullore, gjatë veprimtarisë së tyre konsullore, duhet të mbështesin bashkëpunimin me shtetin pranues, të promovojnë marrëdhënie miqësore dhe të mbrojnë interesat dhe të drejtat e shtetasve të Kosovës.
Neni 1 Qëllimi 1. Misionet diplomatike dhe konsullore, në veprimtarinë e tyre konsullore, mbështesin bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit pranues në fushën e shërbimit konsullor, ashtu siç përcaktohet në nenin 5 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, si dhe promovon forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit pranues. 2. Misionet diplomatike dhe konsullore, në veprimtarinë e tyre konsullore, mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës dhe të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetin pranues në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several consular terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllim të këtij ligji, shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: ”Misioni konsullor”: nënkupton përfaqësinë ose zyrën konsullore, pra sipas rastit, konsullatën e përgjithshme, konsullatën dhe shërbimin konsullor në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës; ”Drejtuesi i misionit konsullor”: nënkupton personin përgjegjës, i cili është i autorizuar ta ushtrojë atë detyrë. Sipas rastit, drejtuesi i misionit konsullor mund të jetë konsulli i përgjithshëm, konsulli, nënkonsulli dhe drejtuesi i shërbimit konsullor, në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Kosovës; ”Zyrtari konsullor”: nënkupton zyrtarin e lartë, duke e përfshirë drejtuesin e misionit konsullor, i cili është ngarkuar me ushtrimin e funksioneve konsullore; ”Nëpunësi konsullor”: nënkupton personin e punësuar në shërbimin administrativ ose teknik të misionit konsullor; 2 ”Shteti pranues”: nënkupton shtetin ku është akredituar drejtuesi i misionit konsullor; ”Rrethi konsullor”: nënkupton territorin në shtetin pranues, ku misioni konsullor është i akredituar; ”Konsull nderi”: nënkupton shtetasin e Kosovës apo të huaj me qëndrim të përhershëm në shtetin pranues, i emëruar nga ministri i Punëve të Jashtme. NЁNKREU II EMËRIMI DHE MARRJA E DETYRËS - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Consular mission heads and other consular officers are appointed under applicable law and Foreign Ministry subordinate acts, and their signatures are deposited with the Foreign Ministry and the relevant authorities of the receiving state.
Neni 3 1. Drejtuesi i misionit konsullor dhe nëpunësit e tjerë konsullorë emërohen në bazë të legjislacionit në fuqi dhe akteve nënligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 2. Nënshkrimi i drejtuesit të misionit konsullor dhe nëpunësve konsullorë depozitohet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe autoriteteve zyrtare përkatëse të shtetit pranues. NЁNKREU III USHTRIMI I KOMPETENCAVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Consular mission leaders, consular officers, and consular staff must comply with applicable international rules and relevant treaties and laws while carrying out their work.
Neni 4 Në veprimtarinë e tyre, drejtuesi i misionit konsullor, zyrtari konsullor dhe nëpunësit konsullorë, janë të detyruar të respektojnë rregullat ndërkombëtare, Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, traktatet dhe marrëveshjet e Republikës së Kosovës me shtetin pranues, ligjet ekzistuese në rrethin konsullor dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. NЁNKREU IV KOMPETENCAT DHE DETYRAT KONSULLORE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article says consular functions are carried out by the consular officer, and in some cases by the head of mission or a diplomatic staff member; the head of mission may delegate powers and may act outside the consular district with the host state's consent.
Neni 5 Ushtrimi i funksioneve të shërbimit konsullor 1. Funksionet e shërbimeve konsullore në misionin konsullor i ushtron zyrtari konsullor i misionit konsullor. 2. Zyrtari konsullor i misionit konsullor i ushtron funksionet e shërbimeve konsullore në rrethin konsullor, i cili mund të përfshijë, të gjithë territorin e shtetit pranues ose një pjesë të tij. 3. Funksionet e shërbimeve konsullore, që ushtron zyrtari konsullor i misionit konsullor, rrjedhin nga kompetencat dhe përgjegjësitë me të cilat është pajisur misioni konsullor me këtë ligj. 4. Drejtuesi i misionit konsullor, mund t’ua delegojë kompetencat e tij zyrtarëve konsullorë, me kualifikimin e nevojshëm në misionin konsullor. 5. Në misionet diplomatike, aty ku është e nevojshme, funksionet e shërbimeve konsullore mund t’i ushtrojë një anëtar i shërbimit diplomatik. 6. Me pëlqimin e shtetit pranues, drejtuesi i misionit konsullor mund të ushtrojë funksionet e shërbimeve konsullore që i janë ngarkuar edhe jashtë rrethit konsullor. 7. Mbikëqyrjen gjatë ushtrimit të funksioneve të shërbimeve konsullore e ushtron shefi i misionit diplomatik kompetent për shtetin pranues. 3 8. Organizimi i misioneve konsullore, si dhe të drejtat dhe detyrat e zyrtarëve konsullorë përcaktohen me aktet nënligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 9. Në të gjitha rastet, rregulli përkatës vlen dhe për personat juridik të Kosovës, autoritetet apo institucionet e tjera të Kosovës, përveç në rastet kur kjo përjashtohet shprehimisht me legjislacionin në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Misioni konsullor may provide necessary assistance to Kosovo citizens in its consular district on request, and the mission head decides the type, form, and extent of that assistance. Dual nationals of the host state are generally excluded, except in concrete cases. Extraordinary financial assistance for travel or repatriation may be provided, but expenses must be repaid.
Neni 6 Dhënia e ndihmës shtetasve të Kosovës 1. Misioni konsullor mund të ofrojë ndihmën e nevojshme shtetasve të Kosovës, që gjenden në rrethin konsullor, pas kërkesës së ardhur nga shtetasi i Kosovës, në përputhje me rregullat ndërkombëtare, aktet normative në fuqi të shtetit pranues, si dhe ligjet dhe aktet nënligjore të Republikës së Kosovës. 2. Ofrimi i ndihmës, sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk vlen për shtetasit e Kosovës, të cilët njëkohësisht posedojnë shtetësinë e shtetit pranues. Ata nuk mund të përfitojnë nga kjo ndihmë, përveç në rastet konkrete kur rrethanat e mundësojnë dhënien e ndihmës. 3. Lloji, forma dhe masa e ndihmës përcaktohet nga drejtuesi i misionit konsullor, në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse në shtetin pranues, nevojën për ndihmë nga shtetasi i Kosovës, si dhe duke marrë parasysh burimet e disponueshme buxhetore të Republikës së Kosovës. 4. Në raste të jashtëzakonshme, në pajtim me aktet nënligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, mund të bëhet e mundur dhënia e ndihmës së domosdoshme financiare shtetasve të Kosovës për udhëtimin për në një vend tjetër ose për t’u riatdhesuar. Në këto raste, rikthimi i shpenzimeve të kryera është i domosdoshëm. Ky detyrim shtrihet deri tek anëtarët e familjes ose prek trashëgiminë e personit që ka kërkuar ndihmë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kur ndodhin emergjenca serioze në shtetin pranues, drejtuesi i misionit konsullor mund të marrë masa për të ndihmuar dhe mbrojtur shtetasit e Kosovës të rrezikuar ose të dëmtuar.
Neni 7 Dhënia e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme Në rastet kur në shtetin pranues ndodhin katastrofa natyrore, zhvillime politike, luftarake, revolucionare ose ngjarje të tilla të tjera që rrezikojnë ose dëmtojnë popullsinë në shtetin pranues apo pjesë të tij, drejtuesi i misionit konsullor mund të marrë masat e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë dhe për të marrë në mbrojtje shtetasit e Kosovës të rrezikuar apo të dëmtuar. Me vendim të Qeverisë, kjo mund të vlejë edhe për anëtarët e familjes së shtetasve të Kosovës të cilët nuk janë shtetas të Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Zyrtari konsullor duhet t’u ofrojë ndihmë të përshtatshme shtetasve të Kosovës që janë të burgosur, nën hetim, ose të dënuar me heqje lirie në shtetin pranues; drejtuesi i misionit konsullor mund të kërkojë informacion, të vizitojë të ndaluarit/arrestuarit, dhe duhet të ndihmojë përfaqësimin e tyre.
Neni 8 Ndihma për të burgosurit dhe përfaqësimi i shtetasve të Kosovës në organet gjyqësore të shtetit pranues 1. Zyrtari konsullor, në përputhje me rregullat ndërkombëtare, legjislacionin në fuqi në shtetin pranues, këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, duke u bazuar në kërkesë paraprake ofron ndihmën e nevojshme dhe të përshtatshme për shtetasit e Kosovës, të cilët janë të burgosur, në hetime, ose të dënuar me heqje lirie në shtetin pranues. 2. Drejtuesi i misionit konsullor, duke vepruar në pajtim me rregullat dhe ligjet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi të shtetit pranues, mund t’u drejtohet autoriteteve përkatëse të shtetit pranues për të marrë informacion për arsyet e ndalimit ose të arrestimit të shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, veçanërisht për akuzat që janë ngritur ndaj tyre. Nëse është e nevojshme, drejtuesi i misionit konsullor, mund të vizitojë shtetasit e Kosovës të ndaluar ose të arrestuar në rrethin konsullor. 3. Drejtuesi i misionit konsullor merr masat e nevojshme dhe të lejueshme për lehtësimin e përfaqësimit të shtetasve të Kosovës para organeve gjyqësore ose autoriteteve të tjera të shtetit pranues në rrethin konsullor, në mënyrë që shtetasi i Kosovës të mund të realizojë të drejtat e tij/saj. 4 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The head of the consular mission must take steps to identify deceased Kosovo citizens, notify their families, help with body transport paperwork and planning, and request local authorities to secure any property left behind when needed.
Neni 9 Riatdhesimi i shtetasve të Kosovës që kanë vdekur në shtetin pranues 1. Nëse nuk ekzistojnë mundësi të tjera, drejtuesi i misionit konsullor merr masat e nevojshme për kryerjen e identifikimit, nëse është e nevojshme, dhe për të lajmëruar anëtarët e familjes së shtetasve të Kosovës që kanë vdekur në shtetin pranues. Në qoftë se, në përputhje me dëshirën e të ndjerit/ndjerës apo dhe të anëtarëve të familjes do të kryhet transporti i trupit të shtetasve të Kosovës për në atdhe, drejtuesi i misionit konsullor ndihmon familjarët në vështirësitë e mundshme me dokumentacionin dhe planifikimin e transportit. 2. Kur familjarët e shtetasit të Kosovës ende nuk janë paraqitur dhe nuk ka mundësi të tjera, drejtuesi i misionit konsullor kërkon nga autoritetet lokale të shtetit pranues sigurimin e pasurisë ose sendeve të tjera që ka lënë shtetasi i vdekur i Kosovës në shtetin pranues. 3. Në qoftë se trashëgimtarët e të ndjerit/ndjerës nuk mund të gjenden dhe kur ka kaluar një periudhë kohore e gjatë pas sigurimit të pasurisë së lënë nga shtetasit e Kosovës, drejtuesi i misionit konsullor, mund të marrë masat e nevojshme që t’ua përcjellë këtë pasuri organeve përkatëse të Kosovës në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm në shtetin pranues. NЁNKREU V DETYRA TË TJERA ADMINISTRATIVE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The consular officer of the consular mission must process documentation in citizenship matters under the law in force in Kosovo.
Neni 10 Përpunimi i dokumentacionit në çështjet e shtetësisë Zyrtari konsullor i misionit konsullor përpunon dokumentacionin, në çështjet e shtetësisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The consular officer at a consular mission accepts documentation for passports and visas.
Neni 11 Pranimi i kërkesave për lëshimin e pasaportave dhe të vizave 1. Zyrtari konsullor i misionit konsullor pranon dokumentacionin, për pajisjen me pasaportat dhe dokumentet e tjera të nevojshme, me qëllim të lëvizjes në kufi të shtetasve të Kosovës. 2. Zyrtari konsullor i misionit konsullor pranon dokumentacionin, lidhur me vizat e llojeve të ndryshme, për lëvizjen e shtetasve të huaj në kufijtë e Republikës së Kosovës. 3. Lëshimi i vizave të llojeve të ndryshme për shtetasit e huaj, nga misionet konsullore, bëhet në pajtim me vendimet dhe aktet nënligjore të nxjerra në Republikën e Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision lets consular mission heads and consular officers register certain civil status acts, including births, deaths, and marriages, and issue related marriage documents, subject to the stated conditions.
Neni 12 Regjistrimi i akteve të gjendjes civile 1. Në misionet konsullore të lejuara më parë me vendimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, drejtuesi i misionit konsullor, merr përsipër funksione të zyrtarëve të gjendjeve civile në mbajtjen dhe regjistrimin e akteve të gjendjes civile. Për të përmbushur këtë detyrë, ai mban regjistrat e lindjeve, vdekjeve dhe martesave. 2. Drejtuesi i misionit konsullor në bazë të paragrafit 1 të këtij neni: 2.1 Lidhë martesa, nëse kjo është e lejuar me ligjet e shtetit pranues dhe nëse së paku njëri nga bashkëshortët është shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe lëshon certifikata martesash. Lidhja e martesave nga drejtuesi i misionit konsullor regjistrohet në regjistrin për martesat dhe njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme, për të kryer veprimet e mëtejshme; 2.2 Regjistron në regjistrin e martesave edhe martesat e shtetasve të Republikës së Kosovës, të lidhura nga autoritetet përkatëse të shtetit pranues, sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës dhe shtetit pranues, në bazë të certifikatave zyrtare; 5 2.3 Lëshon lejen e martesës për shtetasit e Kosovës, të përcaktuar me ligj përkatës të Republikës së Kosovës, nëse martesa lidhet në zyrat e gjendjes civile në rrethin konsullor të shtetit pranues, në rast se njëri nga bashkëshortët është i huaj. 3. Zyrtari konsullor, si në paragrafin 1 të këtij neni, bën regjistrimin e shtetasve të Republikës së Kosovës të lindur në rrethin konsullor në regjistrin e lindjeve, në bazë të certifikatave zyrtare të lëshuara nga autoritetet përkatëse vendëse. 4. Në afate të caktuara, aktet përkatëse të gjendjes civile të lindjeve, vdekjeve dhe martesave dërgohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mënyrë që të përcillen tek autoritetet kompetente të Kosovës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry of Foreign Affairs is empowered to set rules, by subordinate acts, on document handling, authenticity certificates, legalization of official documents, and translation of documents.
Neni 13 Dokumentimi, lëshimi i vërtetimeve për vërtetësinë e dokumenteve, legalizimi i dokumenteve zyrtare, përkthimi i dokumenteve Dokumentimi, lëshimi i vërtetimeve për vërtetësinë e dokumenteve, të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës, legalizimi i dokumenteve zyrtare, të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës dhe autoritetet e shtetit pranues, si dhe përkthimi i dokumenteve përcaktohen me akte nënligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The consular officer must arrange delivery of official documents and mail under a bilateral or multilateral agreement, and if no such agreement exists, delivery is handled through the host state’s Ministry of Foreign Affairs.
Neni 14 Dorëzimi i postës zyrtare Në pajtim me marrëveshjen dy apo shumëpalëshe, zyrtari konsullor, merr masat për dorëzimin e dokumenteve dhe të postës zyrtare shtetasve të Republikës së Kosovës apo të huaj që qëndrojnë në rrethin konsullor, ose autoriteteve të shtetit pranues, po në rrethin konsullor, me kërkesën e gjykatave dhe autoriteteve zyrtare të Republikës së Kosovës. Në rast të mungesës së marrëveshjes, dy apo shumëpalëshe, dorëzimi i postës zyrtare realizohet përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit pranues. NЁNKREU VI KONSUJT E NDERIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Minister of Foreign Affairs appoints honorary consuls, and honorary consuls must notify the Ministry about certain changes or inability to act; the title is not inheritable.
Neni 15 Emërimi, mbarimi i mandatit dhe kompetencat e konsullit të nderit 1. Për përfaqësimin sa më të mirë të interesave të Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme emëron konsuj nderi. 2. Konsulli i nderit është pjesë përbërëse e strukturës së shërbimit konsullor të Republikës së Kosovës. 3. Kompetencat e konsullit të nderit përcaktohen me vendim të veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme. 4. Emërimi ka të bëjë me dhënien e titullit konsull nderi, shtetasit të Kosovës apo të huaj, me qëndrim të përhershëm në shtetin pranues, me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme. Procedura e emërimit të konsullit të nderit përfshinë: 4.1 Argumentimin e hollësishëm të nevojës së përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës me konsull nderi, në rrethin konsullor të propozuar; 4.2 Shqyrtimin e kujdesshëm të përshtatshmërisë së figurës së kandidatit për konsullin e nderit; 4.3 Marrjen e pëlqimit paraprak prej shtetit pranues për emërimin e kandidatit, që shqyrtohet për konsull nderi; 4.4 Pranimin e ekzekuaturës nga shteti pranues. 6 5. Konsulli i nderit merr përsipër përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, menjëherë pas dhënies së ekzekuaturës nga shteti pranues, për aq kohë sa është e nevojshme. 6. Me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme mund të kërkohet mbarimi i mandatit të konsullit të nderit, në rastin kur përfaqësimi i interesave të Republikës së Kosovës nuk konsiderohet të jetë i nevojshëm. 7. Konsulli i nderit mund të kërkojë në çdo kohë të heqë dorë nga titulli i tij. 8. Titulli konsull nderi nuk është i trashëgueshëm. 9. Në rast të pamundësisë për të ushtruar funksionin e përfaqësimit sa më të mirë, të interesave të Republikës së Kosovës, konsulli i nderit e njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme nga momenti i paraqitjes së rrethanës që e pamundëson ushtrimin e këtij funksioni. 10. Konsulli i nderit e njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme nëse punësohet në një shtet tjetër, përveç shtetit pranues, në një organizatë ndërkombëtare, ose kur ka bërë kërkesë për një nënshtetësi tjetër. 11. Për lejimin e fillimit të veprimtarisë së përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës, konsulli i nderit pajiset nga Ministria e Punëve të Jashtme me ekzekuaturën përkatëse, pasi të ketë paraqitur vendimin për emërimin e tij. NЁNKREU VII TAKSAT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The head of a consular mission provides consular services for fees, in line with secondary rules issued by the Ministry of Foreign Affairs and the Ministry of Economy and Finance.
Neni 16 Taksat konsullore Në veprimtarinë e tij konsullore, drejtuesi i misionit konsullor ofron shërbimet konsullore kundrejt taksave në përputhje me aktet nënligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. KREU II DISPOZITA TË FUNDIT - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry of Foreign Affairs must issue the relevant subordinate acts and adopt the Consular Service Regulation within 3 months after this law enters into force.
Neni 17 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet të nxjerrë aktet nënligjore përkatëse në bazë të këtij ligji dhe për zbatim të tij. 2. Ministria e Punëve të Jashtme, brenda tre (3) muajve nga hyrja në fuqi të këtij ligji, miraton Rregulloren për Shërbimin Konsullor. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 18 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-125 16 Dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-073-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-125 PËR SHËRBIMIN KONSULLOR TË MISIONEVE DIPLOMATIKE DHE KONSULLORE TË R. SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in