LIGJI NR.03/L-126 PËR TE HUAJT
This preamble says the law on foreigners in Kosovo is being adopted to set legal rules for foreigners.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-126
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law on foreigners in Kosovo is being adopted to set legal rules for foreigners. This provision says the law governs the entry, movement, and stay of foreigners in Kosovo. This article defines key terms used in the law: “foreign person,” “citizen,” and “competent authority.” A foreigner with more than one citizenship is treated as a citizen of the state that issued the travel document used to enter Kosovo. Foreigners may enter and stay in Kosovo only with a valid travel document showing a visa or residence permit, unless this law or an international agreement says otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-126 PËR TE HUAJT
Showing 99 of 99
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law on foreigners in Kosovo is being adopted to set legal rules for foreigners.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 46 / 15 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-126 PËR TE HUAJT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Më qëllim te vendosjes së rregullave ligjore për të huajt, Miraton: LIGJ PËR TE HUAJT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law governs the entry, movement, and stay of foreigners in Kosovo.
Neni 1 Fushëveprimi i Ligjit 1. Me këtë ligj rregullohet hyrja, lëvizja dhe qëndrimi i të huajve në Republikën e Kosovës. 2. Dispozitat e këtij ligji lidhur me qëndrimin e të huajve nuk vlejnë për pjesëtarët e posteve diplomatike dhe konsulare, për pjesëtarë të organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe institucionet tjera të specializuara të Kombeve të Bashkuara, pjesëtarë të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Kosovës dhe pjesëtarët e familjes së tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law: “foreign person,” “citizen,” and “competent authority.”
Neni 2 Përkufizimet Nocionet e përdorura në ketë ligj kanë ketë kuptim: “I huaj” është personi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, “Qytetari” është shtetasi i Republikës së Kosovës. “Organ kompetent” është Ministria e Punëve të Brendshme. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A foreigner with more than one citizenship is treated as a citizen of the state that issued the travel document used to enter Kosovo.
Neni 3 Përparësia e shtetësisë I huaji i cili posedon me shumë se një shtetësi konsiderohet shtetas i atij shteti qe i ka lëshuar atij/asaj dokumentin e udhëtimit dhe më të cilin ai/ajo ka hyrë në Republikën e Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Foreigners may enter and stay in Kosovo only with a valid travel document showing a visa or residence permit, unless this law or an international agreement says otherwise.
Neni 4 E drejta e hyrjes 1. I huaji mund të hyjë dhe të qëndrojë në territorin e Republikës së Kosovës vetëm me dokument të vlefshëm udhëtimi në të cilin është shënuar viza apo leje qëndrimi, përveç nëse me dispozitat e këtij ligji apo me marrëveshje ndërkombëtare nuk parashihet ndryshe. 2 2. Të huajit pa dokument udhëtimi te vlefshëm i lejohet hyrja në Republikën e Kosovës, nëse Republika e Kosovës është e obliguar ta pranojë atë sipas marrëveshjes ndërkombëtare. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Foreigners listed in someone else’s travel document may travel only with that person; minors need special authorization to travel without a parent or guardian present; holders of a common passport must travel together and carry a photo ID; group leaders must have their own travel document.
Neni 5 Pasaportat e përbashkëta 1. I huaji i cili është shënuar në dokumentin e udhëtimit të personit tjetër mund të hyjë dhe të dalë nga Republika e Kosovës vetëm me personin në dokumentin e të cilit ai/ajo është shënuar. 2. Përjashtimisht nga neni 5. 1, i mitur i huaj, mund të hyj dhe të dal nga territori i Republikës së Kosovës në mungesë të prindit apo kujdestarit ligjor në pasaportën e të cilit ai/ajo është e përfshirë vetëm me autorizim të veçantë të organit kompetent. 3. Të huajt të cilët kanë pasaportë të përbashkët mund të hyjnë dhe të dalin nga Republika e Kosovës vetëm së bashku dhe duhet të kenë një dokument i cili përmban fotografinë e tyre i cili mund të përdoret për të konfirmuar identitetin e tyre. Udhëheqësi i grupit duhet patjetër të posedoj dokumentin personal të udhëtimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: People with lawful residence in Kosovo have the right to move freely and choose their place of residence anywhere in Kosovo.
Neni 6 Liria e lëvizjes 1. Çdo person me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës, gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë dhe zgjedhjes së lirë të vendbanimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Lëvizja e të huajve brenda territorit të Kosovës mund të kufizohet vetëm në përputhje me ligjin dhe vetëm në atë shkallë që është e domosdoshme në një shoqëri demokratike, me qëllim të: 2.1. Mbrojtjes së interesave vitale të sigurisë kombëtare; 2.2. Parandalimit të kërcënimeve serioze dhe urgjente lidhur me sigurinë dhe rendin publik; 2.3. Parandalimit të kërcënimeve serioze dhe urgjente kriminale; 2.4. Parandalimit të kërcënimeve serioze dhe urgjente lidhur me shëndetin dhe/ose moralin publik; 2.5. Parandalimit të kërcënimeve serioze dhe urgjente lidhur me të drejtat dhe liritë e të tjerëve. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A foreigner must respect laws and regulations, including subordinate acts and decisions of state bodies, while staying and moving in Kosovo.
Neni 7 Respektimi i Ligjit I huaji duhet të respekton ligjet dhe rregulloret, përfshirë aktet nënligjore dhe vendimet e organeve shtetërore gjatë qëndrimit dhe lëvizjes së tij/saj në Republikën e Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A foreigner may form associations in accordance with the law, but may not form political parties.
Neni 8 E drejta për asocim 1. I huaji mund të formojë asociacione në pajtim me ligjin. 2. Të huajit nuk i lejohet formimi i partive politike. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Administrative procedures concerning foreigners are subject to the law on administrative procedure unless this law provides otherwise.
Neni 9 Procedurat Administrative Procedura administrative lidhur me të huajt i nënshtrohet ligjit mbi procedurën administrative përveç nëse me këtë ligj nuk është rregulluar ndryshe. 3 KREU II DOKUMENTET E UDHËTIMIT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article defines what counts as a foreign travel document and lists the travel documents for foreigners issued by the Republic of Kosovo.
Neni 10 Dokumenti i huaj i udhëtimit 1. Dokument i huaj udhëtimi nënkupton vetëm ato dokumente udhëtimi të lëshuara nga shtetet e huaja si: Pasaporta personale apo familjare, pasaporta e përbashkët, pasaporta diplomatike, pasaporta zyrtare, libreza detare, libreza e tragetit apo dokumente të tjera udhëtimi të lëshuara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. 2. Dokumente Udhëtimi për të huaj, të lëshuara nga Republika e Kosovës janë: 2.1. dokumenti i udhëtimit për të huajin; 2.2. fletudhëtimi për të huajin; 2.3. dokumenti i udhëtimit për refugjat; 2.4. dokumenti i udhëtimi për persona pa shtetësi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Foreigners may be issued travel documents if they meet the conditions in this law and the asylum law; competent authorities, including diplomatic and consular missions, may issue them. Travel documents for foreigners are valid for up to 10 years.
Neni 11 Lëshimi i dokumenteve të udhëtimit për të huajt 1. Dokumenti i udhëtimit për të huajin mund t’i lëshohet personit i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, sipas kushteve të parapara me këtë ligj dhe me ligjin për azilin. 2. Dokumentin e udhëtimit për të huaj e lëshon organi kompetent sipas vendbanimit të të huajit. 3. Fletudhëtimi për të huaj mund të lëshohet nga misioni diplomatik, përkatësisht zyrat konzullare të Republikës së Kosovës apo organi kompetent në Republikën e Kosovës. 4. Dokumentet e udhëtimit për të huajt lëshohet me afat vlefshmërie deri në dhjetë (10) vjet. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A foreigner without a valid travel document may be issued a foreign travel document if the stated conditions are met.
Neni 12 Lëshimi i fletudhëtimit për të huajt 1. Fletudhëtimi për të huaj i lëshohet të huajit i cili nuk posedon dokument te vlefshëm udhëtimi nëse: 1.1. Atij/Asaj i është marrë shtetësia e Republikës së Kosovës në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shtetësinë. 1.2. Ai/ajo ka humbur dokumentin e udhëtimit apo në ndonjë mënyrë tjetër ka mbetur pa të, ndërsa shteti shtetas i të cilit është nuk ka mision diplomatik gjegjësisht zyrë konzullare në Republikën e Kosovës e as interesat e tij nuk ka kush t’i përfaqësoj nga një shtet tjetër për dalje jashtë vendit. 2. Fletudhëtimi mund t’i lëshohet të huajit nëse për këtë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme me pëlqimin e organit kompetent. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A foreigner’s travel document is not issued in specified cases, and it may be confiscated for the reasons listed in this article.
Neni 13 Moslëshimi dhe konfiskimi i dokumentit të udhëtimit për të huaj 4 1. Dokumenti i udhëtimit për të huaj nuk i lëshohet të huajit: 1.1 kundër të cilit zhvillohet procedura penale, përveç nëse ekziston pëlqimi i organit shtetëror i cili udhëheq procedurën; 1.2 cili është i dënuar me burg ose dënim me te holla, për derisa nuk e vuan dënimin ose paguan dënimin me te holla; 1.3. cili nuk e ka të rregulluar obligimin e pasurisë se patundshme qe i ka takuar, për te cilën ekziston kontesti gjithëpërfshirës i titulluar, me kërkesën e gjykatës kompetente; 1.4. nëse këtë e kërkojnë shkaqet e mbrojtjes së rendit juridik, sigurisë kombëtare apo shëndetit publik, në pajtim me procedurat dhe garancat të përcaktuara me ligj . 2. Dokumenti i udhëtimit për të huajt mund të konfiskohet në bazë të arsyeve të përcaktuara në këtë nen. Ankesa nuk ka efekt suspendimi. Dokumenti i udhëtimit do të mbahet për aq gjatë sa ekzistojnë arsyet e konfiskimit. KREU III VIZAT - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A foreigner must obtain a visa before entering Kosovo, and a visa alone does not allow paid work there.
Neni 14 Lëshimi i vizave 1. Viza është aprovim për hyrje dhe qëndrim jo më të gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë apo tranzit përgjatë territorit të Republikë së Kosovës. 2. I huaji është i obliguar ta siguroj vizën para hyrjes në Republikën e Kosovës. 3. Bazuar vetëm në vizë i huaji nuk mund të sigurojë punë me pagesë në Republikën e Kosovës. 4. Vizat i lëshon misioni diplomatik gjegjësisht zyra konsullare e Republikës së Kosovës ose organet tjera që autorizohen nga qeveria e Republikës së Kosovës. 5. Para lëshimit të vizës, misioni diplomatik apo zyra konsullare ose organet tjera që autorizohen nga qeveria e Republikës së Kosovës janë të obliguara të marrin pëlqimin paraprak të Ministrisë kompetente. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A visa is issued to a foreigner who has a valid travel document, and the visa’s validity must be shorter than the travel document’s validity.
Neni 15 Vlefshmëria e vizave 1. Viza i lëshohet të huajit i cili posedon dokumentin e vlefshëm të udhëtimit. 2. Viza lëshohet në afat vlefshmërie e cila duhet te jete më e shkurtë se sa afati i vlefshmërisë të dokumentit të udhëtimit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This provision lists four visa types: entry visa, transit visa, air-transit visa, and group visa.
Neni 16 Llojet e vizave 1. Llojet e vizave janë : 1.1. viza hyrëse; 1.2. viza tranzite; 1.3. viza tranzite-ajrore; 1.4. viza grupore. 5 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Entry visas may be issued for one or more entries into Kosovo, usually for up to one year, with a 90-day maximum stay in any six-month period.
Neni 17 Viza e hyrjes 1. Viza e hyrjes lëshohet për një apo më tepër hyrje në Republikën e Kosovës. 2. Viza e hyrjes lëshohet me afat vlefshmërie deri në një vit. 3. Qëndrimi i pandërprerë, gjegjësisht zgjatja e përgjithshme e qëndrimeve të njëpasnjëshme të të huajit me vizën e hyrjes në Republikën e Kosovës nuk mund të jetë më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë, në fazën kohore prej gjashtë (6) muajsh duke llogaritur nga dita e hyrjes së parë. 4. Viza e hyrjes me afat të vlefshmërisë më të gjatë se një vit jepet me marrëveshje të personelit diplomatik apo përfaqësuesve konsullarë të shtetit të huaj në Republikën e Kosovës. 5. Nëse këtë e kërkojnë nevojat humanitare, arsyet serioze profesionale dhe personale, vizën e hyrjes për një hyrje dhe qëndrim deri në pesëmbëdhjetë (15) ditë e lëshon organi kompetent për kontrollin e kalimit kufitarë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A transit visa is issued to a foreign national for one or more separate journeys through Kosovo, with validity up to 6 months, and the person may stay in Kosovo up to 5 days per journey under that visa.
Neni 18 Vizat tranzitore 1. Viza tranzite i lëshohet të huajit për një, ose më tepër udhëtime të veçanta nëpërmjet Republikës së Kosovës. 2. Viza tranzite lëshohet në afat vlefshmërie deri në gjashtë (6) muaj. 3. Në bazë të vizës tranzite i huaji mundet me rastin e çdo udhëtimi të qëndrojë në Kosovë më së gjati pesë ditë. 4. Viza transite i lëshohet të huajit i cili argumenton se e ka hyrjen e siguruar në shtetin e destinimit. 5. Nëse këtë e kërkojnë nevojat humanitare, profesionale, dhe ato personale serioze, vizën tranzitore për një transit mund ta lëshojë organi kompetent ne pikën e kalimit kufitar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A foreigner in air transit at Kosovo’s airport does not need a visa if they stay within the transit area; the Government may require transit visas for certain foreign nationals.
Neni 19 Vizat e tranzitit-ajror 1. I huaji i cili gjatë tranzitit-ajrore në aeroportin e Republikës së Kosovës, nuk e lëshon hapësirën tranzite-ajrore nuk i kërkohet viza. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, bazuar në nenin 6.2 të këtij ligji Qeveria e Kosovës mundet që shtetasve të huaj të shteteve të caktuara t’i kërkoj viza tranzite. 3. Të huajit i lëshohet viza tranzitor-ajrore për një apo më tepër kalime nëpërmjet hapësirës tranzite- ajrore me ç’rast të çdo kalimi tranzit mund të qëndrojë më së shumti njëzetekatër (24) orë në zonën e caktuar të aeroportit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Group visas may be issued for groups of 5 to 50 people for entry or transit in Kosovo, and can be issued for larger organized tourist groups under international agreements.
Neni 20 Viza grupore 1. Viza grupore i lëshohet grupit prej pesë (5) deri në pesëdhjetë (50) persona për një hyrje apo tranzit nëpër territorin e Republikës së Kosovës. 2. Viza grupore mund t’i lëshohet edhe grupit me numër më të madh të personave, nëse ka të bëjë me grupet e organizuara turistike të cilët në Republikën e Kosovës vijnë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. 6 3. Në bazë të vizave grupore për një hyrje në shtetin e Kosovës mund të qëndrohet më së tepërmi tridhjetë (30) ditë. 4. Nëse është në interes të Republikës së Kosovës me vlerësimin e institucionit përkatës qeveritar, vizën grupore e lëshon organi kompetent për kontrollimin e kalimit kufitarë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The procedure and method for issuing all types of visas are regulated by sublegal acts.
Neni 21 Procedurat për lëshimin e vizave Procedura dhe mënyra e lëshimit të të gjitha llojeve të vizave nga neni 16 i këtij ligji rregullohet me akte nënligjore. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A visa generally cannot be extended, except for urgent cases such as humanitarian, professional, or personal reasons.
Neni 22 Vazhdimi i vizave 1. Viza nuk mund të vazhdohet. 2. Përjashtimisht nga paragrafi i mëparshëm, viza e hyrjes vazhdohet në raste urgjente si, humanitare profesionale apo shkaqe personale. 3. Kërkesa për vazhdimin e vizës së hyrjes sipas nenit 22 (2) parashtrohet para organit kompetent i cili vendosë për kërkesën e parashtruar. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A visa is not issued if the listed refusal reasons exist, but it may be issued exceptionally for humanitarian reasons when this is in the interest of Kosovo or consistent with an international agreement.
Neni 23 Moslëshimi i vizave 1. Viza nuk lëshohet nëse : 1.1. ekzistojnë shkaqet nga neni 29 i këtij ligji; 1.2. i huaji personalisht nuk i përgjigjet ftesës së misionit diplomatik respektivisht zyrës konzulare. 2. Përjashtimisht nga neni 23 (1) i këtij neni, viza i lëshohet për shkaqe humanitare nëse kjo është në interes të Republikës së Kosovës apo në pajtueshmëri me marrëveshje ndërkombëtare. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The competent border-control authority may limit a foreigner’s entry to a designated border crossing, shorten a visa extension if the foreigner lacks sufficient means, and cancel a visa when the grounds in article 29 are verified.
Neni 24 Kompetencat e autoritetit për kontrollin e kufirit shtetëror 1. Organi kompetent për kontrollin e kalimit të kufirit shtetëror cakton që të huajit t’i lejohet hyrja vetëm në kalimin e caktuar të kufirit. 2. Organi kompetent për kontrollin e kalimit të kufirit shtetëror, shkurton afatin e vazhdimit të vizës nëse e verifikon që i huaji nuk posedon mjete të mjaftueshme për tu mbajtur gjatë kohëzgjatjes së vizës. 3. Organi kompetent për kontrollin e kalimit të kufirit shtetëror anulon vizën nëse verifikon ekzistimin e shkaqeve nga neni 29 i këtij ligji. 4. Anulimi i vizës behet me vendim të formës së shkruar, kundër tij lejohet ankesa. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Transportuesit duhet të respektojnë kushte për sjelljen, kthimin dhe shpenzimet për të huajt; në disa raste edhe organizatori i udhëtimeve duhet të mbulojë kostot e largimit.
Neni 25 Obligimet e transportuesve 7 1. Transportuesi mund ta sjell të huajin në piken e kalimit kufitar nëse i plotëson kushtet e nenit 4 të këtij ligji. 2. Nëse të huajit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, transportuesi që e ka sjellë atë tek kufiri duhet që me kërkesën e organit kompetent kufitar , t’a kthejë të huajin në shtetin nga i cili ka hyrë, në shtetin ku dokumenti i të huajit është lëshuar, apo në ndonjë shtet tjetër që është i gatshëm ta pranojë atë. 3. Nëse transportuesi nuk mund ta kthej të huajin nga Republika e Kosovës në pajtim me nenin 25.2 duhet që menjëherë dhe me shpenzime të tij/saj të siguroj transportues tjetër. 4. Transportuesi që e ka sjell të huajin në kufirin shtetëror apo në territorin e Republikës së Kosovës në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni duhet të paguaj shpenzimet e akomodimit dhe kthimit prapa të të huajit. 5. Detyrimet që rrjedhin nga ky nen duhet të zbatohen edhe ndaj transportuesit që bart të huajin në kufirin shtetëror ose brenda territorit të Republikës së Kosovës, i cili është duke kaluar transit ose të cilit i është refuzuar transporti i mëtutjeshëm nga transportuesi tjetër, ose të cilit i është refuzuar hyrja në shtetin e destinacionit dhe është kthyer në Republikën e Kosovës. 6. Organizatori i udhëtimeve turistike apo atyre të punës në Republikën e Kosovës është i obliguar që për të huajt të cilëve i është ofruar shërbimi përkatës, ti mbulojë shpenzimet e largimit nga Republika e Kosovës, nëse të huajit i është ndaluar hyrja apo huaji largohet me dhunë nga Republika e Kosovës , dhe nëse këto shpenzime i huaji nuk mund ti mbulojë vetë. KREU IV HYRJA DHE DALJA E TE HUAJVE PREJ SHTETIT - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article defines when a foreigner is considered to have entered Kosovo and says that staying in an airport transit area or at border crossings does not count as entry.
Neni 26 Hyrja në shtet 1. I huaji ka hyrë në Republikën e Kosovës atëherë kur ai/ajo ka kaluar kufirin shtetëror, gjegjësisht kur ka kaluar vendin ku bëhet kontrolli kufitar. 2. Mbajtja e të huajve në hapësirën tranzite në aeroport dhe mbajtja e tyre në kalimet kufitare nuk nënkupton hyrjen në Republikën e Kosovës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Foreigners must undergo state border control when entering or leaving the Republic of Kosovo.
Neni 27 Kontrolli kufitar Te huajt me rastin e hyrjes dhe daljes nga Republika e Kosovës janë te obliguar t’i nënshtrohen kontrollit të kufirit shtetëror. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The border authority must issue a border-crossing permit for a foreigner visiting Kosovo for tourism or business if they do not have a valid travel document and can prove identity with a document issued by their home state. In air or water travel, the permit may also be issued based on a verified passenger register. The permit is valid for up to 3 months and must not be issued if the grounds in Article 29 apply.
Neni 28 Hyrja pa dokument të udhëtimit 1. Nëse i huaji vjen për vizite turistike apo afariste ne Republikën e Kosovës e nuk posedon dokumentin e vlefshëm të udhëtimit, organi kompetent për kontrollin e kalimit të kufirit shtetëror i lëshon lejen për kalimin e kufirit, në bazë të dokumentit që dëshmohet identiteti i të huajit, të cilin e ka lëshuar shteti i të cilit i huaji është shtetas. 2. Te huajve në udhëtim ajror, ujor mund t’i lëshohet leja e kalimit te kufirit edhe në bazë te regjistrit te udhëtarëve të cilin e ka vërtetuar personi përgjegjës. 3. Regjistrimi i udhëtareve përmban emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, shtetësinë dhe numrin e dokumentit te udhëtimit te udhëtareve, gjegjësisht numrin e ndonjë dokumenti tjetër me te cilin verifikohet identiteti. 8 4. Leja kufitare e qarkullimit lëshohet ne afat vlefshmërie deri ne tre (3) muaj. 5. Leja kufitare e qarkullimit sipas këtij neni nuk i lëshohet të huajit nëse ekzistojnë shkaqet nga neni 29 i këtij ligji. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A foreigner may be refused entry to Kosovo if any listed conditions apply, and a deportation decision may include a re-entry ban.
Neni 29 Ndalesa për hyrje dhe ri-hyrje 1. Hyrja në Kosovë nuk i lejohet të huajit nëse: 1.1 Nuk i plotëson kushtet nga neni 4. të këtij ligji; 1.2 nuk posedon mjete të mjaftueshme për jetesë gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës si dhe për kthimin në shtetin prej nga ka ardhur apo për udhëtim në vendin e tretë; 1.3 është në transit dhe nuk i plotëson kushtet për hyrje në shtetin e tretë; 1.4 është në fuqi urdhri i depërtimit me ndalesë për ri-hyrje. 1.5 nuk posedon vërtetimin për vaksinimin, e vjen nga zona ku mbretëron epidemia e sëmundjeve ngjitëse; 1.6 këtë e kërkojnë shkaqet e mbrojtjes të rendit juridik, sigurisë kombëtare apo shëndetit publik; 1.7 ekziston dyshimi i bazuar që qëndrimi i tij mund të jetë i lidhur me kryerjen e veprave penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare; 1.8 Evidencat e organit te regjistruara për kryesit e veprave penale 2. Vendimi për deportimin mund të përcaktojë ndalesën e ri-hyrjes së të huajit. Ndalesa e ri-hyrjes regjistrohet në dokumentin e udhëtimit të të huajit. I huaji mund të kërkojë nga gjykata kompetente t’ia kërkojë shkurtimin e kohëzgjatjes së ndalesës së ri-hyrjes pas daljes së tij nga Republika e Kosovës. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton shumën e mjeteve për jetesë sipas paragrafit 1. nën- paragrafit 1.2. të këtij neni. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This provision defines illegal border crossing for a foreigner.
Neni 30 Kalimi ilegal i kufirit 1. Me kalimin ilegal të kufirit shtetëror kuptohet nëse i huaji: 1.1. tenton të kalon kufirin shtetëror jashtë pikës së kalimit kufitar apo kohës të caktuar për kalimin e kufirit shtetëror; 1.2. shmanget apo tenton ti shmanget kontrollit kufitar; 1.3. gjatë kalimit të kufirit shtetëror përdorë dokumentin e udhëtimit jo te vlefshëm, të huaj gjegjësisht ndonjë dokument tjetër jo valid; 1.4. zyrtarëve të autorizuar për kontrollin e kalimit të kufirit shtetëror i jep të dhëna të rrejshme; 1.5. hyn në Republikën e Kosovës derisa urdhri për depërtim me ndalesë për ri-hyrje është në fuqi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: A visa-free foreigner may stay in Kosovo for up to 90 days within a six-month period, counted from the first day of entry, unless this law or an international agreement provides otherwise.
Neni 31 Kufizimi kohor i qëndrimit pa vizë 9 Të huajit të cilit për hyrje në shtet nuk i kërkohet viza mund të qëndrojë në Kosovë më së gjati nëntëdhjetë (90) ditë në periudhën kohore prej gjashtë muajve duke llogaritur prej ditës së parë të hyrjes, nëse me dispozitat këtij ligji apo me marrëveshje ndërkombëtare nuk parashihet ndryshe. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Foreigners may leave Kosovo freely, but exit can be refused in several listed cases; if entry is refused under one case, the person gets a written decision and may appeal to the competent court.
Neni 32 Largimi i të huajve 1. Të huajt munden lirisht të largohen nga Republika e Kosovës. 2. Dalja prej Republikës së Kosovës nuk i lejohet të huajit nëse: 2.1. posedon dokumentet e huaja, të pa vlefshme, respektivisht dokumente jo valide, 2.2. nuk i plotëson kushtet për hyrje në shtetin tjetër; 2.3. ekziston dyshimi i bazuar me qëllim të shmangies se ndjekjes për vepra penale respektivisht nga ndjekja për kundërvajtje, të zbatimit të dënimit, fletarrestim të gjykatës, arrestimit apo kryerjen e obligimeve pronësore juridike, 2.4. këtë e kërkojnë shkaqet e mbrojtjes të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare ose shëndetit publik dhe të jetë vendosur nga organi kompetent në pajtim me procedurat e përcaktuara me ligj. 3. Të huajit i lejohet dalja prej Republikës së Kosovës kur pushojnë së ekzistuari shkaqet nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Në rastet e refuzimit të hyrjes të huajit në territorin e Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 2.4 të këtij neni, organi kompetent i’a lëshon të njëjtit një vendim me shkrim. I huaji ka të drejtë ankesë mbi këtë vendim pranë Gjykatës kompetente territoriale. Gjykata duhet të nxjerr vendim lidhur me këtë çështje brenda afatit shtatëdhjetë e dy (72) orësh prej momentit të parashtrimit të ankesës e cila mund ta anulojë vendimin dhe të jep urdhër që i huaji të lirohet dhe të lëshojë vendin. KREU V QËNDRIMI I TË HUAJVE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This provision sets out the types of stay for foreigners in Kosovo: up to 90 days, temporary stay, or permanent stay.
Neni 33 Llojet e qëndrimit 1. Qëndrimi i të huajve në Republikën e Kosovës mund te jetë: 1.1. qëndrimi deri në nëntëdhjetë (90) ditë; 1.2. qëndrimi i përkohshëm; 1.3. qëndrimi i përhershëm. 2. Qëndrim deri ne nëntëdhjetë (90) dite nënkupton qëndrimin e të huajit në Republikën e Kosovës pa vizë, me vizë ose me leje qarkullimi kufitar, nëse me dispozitat e këtij ligji apo me marrëveshje ndërkombëtare nuk parashihet ndryshe. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A foreigner may receive a temporary residence permit if the listed stay and visa conditions are met.
Neni 34 Qëndrimi i përkohshëm 1. Leja për qëndrim të përkohshëm i jepet të huajit i cili: 1.1. ka për qëllim të qëndrojë në Republikën e Kosovës më gjatë, por jo në bazë të asaj për çka i është lëshuar viza; 10 1.2. Për hyrje në Republikën e Kosovës nuk i duhet viza, e ka për qëllim të qëndroj në Kosovë më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë ose për shkaqe të cekura në nenin 39 të këtij ligji; 1.3. mendon të qëndroj në Republikën e Kosovës për më gjatë se tridhjetë (30) ditë dhe është i angazhuar në kategorinë e punësimit të përcaktuar në aktin ligjor që rregullon punësimin e të huajve në Republikën e Kosovës. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Rregulli për lejen e qëndrimit të përkohshëm: për herë të parë lëshohet deri në një vit, duhet të shënohet në dokumentin e udhëtimit, dhe në disa raste mund të zgjatet nga organi kompetent.
Neni 35 Kushtet për qëndrimin e përkohshëm 1. Leja për qëndrim te përkohshëm për herë të parë, lëshohet në afate vlefshmërie deri në një vit, nëse me dispozitat e këtij Ligji apo me marrëveshje ndërkombëtare nuk parashihet ndryshe. 2. Leja për qëndrim të përkohshëm shënohet në dokumentin e udhëtimit të të huajit. Afati i vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit duhet patjetër të jetë më së paku tre (3) muaj më e gjatë se sa koha për të cilën lëshohet leja. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni, i huaji i cili nuk posedon dokumentin e udhëtimit të vlefshëm, Leja për qëndrim të përkohshëm i vazhdohet me vendim te organit kompetent. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article sets out how to apply for a temporary residence permit and how to ask for its extension.
Neni 36 Aplikimi për qëndrim të përkohshëm 1. Kërkesën për lëshimin e lejes për qëndrimin të përkohshëm për herë të pare, i huaji e parashtron pranë misionit diplomatik gjegjësisht zyrës konzulare të Kosovës ose organeve tjera që autorizohen nga qeveria e Republikës së Kosovës. 2. Për të huajin të cilit për hyrje në Republikën e Kosovës nuk i kërkohet viza, kërkesën për lëshimin e lejes për qëndrimin e përkohshëm për herë të pare, mund ta parashtroi edhe pranë organit kompetent. 3. Kërkesa për vazhdimin e qëndrimit të përkohshëm i paraqitet organit kompetent më së voni tridhjetë (30) ditë para skadimit të afatit të qëndrimit të përkohshëm. 4. Për kërkesën nga paragrafët 1, 2 dhe 3. të këtij neni vendosë organi kompetent. 5. Në kërkesën nga paragrafët 1, 2. dhe 3. të këtij neni duhet të cekët qëllimi për çka leja kërkohet. 6. Parashtruesi i kërkesës për qëndrim të përkohshëm nuk mund të ndryshoi qëllimin e qëndrimit gjatë kohës së procedurës. 7. Për kërkesën nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni vendosë organi kompetent në pajtim paraprak me Ministrinë në fushëveprimin e së cilës bie edhe qëllimi për çka i huaji kërkon qëndrim. 8. Nëse Ministria nga paragrafi 7. të këtij neni nuk e njofton organin kompetent në afat prej dhjetë (10) ditësh për kërkesën, konsiderohet që është dhënë pëlqim. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The provision lists the possible purposes of temporary stay.
Neni 37 Qëllimi i qëndrimit të përkohshëm 1. Qëllimi i qëndrimit te përkohshëm mund te jetë: 1.1. qëllim pune; 1.2. studimi dhe shkollimi; 1.3. bashkimi familjar; dhe 11 1.4. shkaqeve tjera të arsyeshme të caktuara me ligj apo marrëveshje ndërkombëtare. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: I huaji mund të marrë qëndrim të përkohshëm vetëm nëse plotëson kushtet e caktuara; për refuzimin e kërkesës mund të bëhet ankesë brenda 8 ditëve.
Neni 38 Kërkesa për qëndrim të përkohshëm 1. Të huajit mund ti lejohet qëndrimi i përkohshëm nëse ai/ajo: 1.1. posedon mjete të mjaftueshme materiale për jetesë; 1.2. ka banimin e siguruar; 1.3. ka sigurim shëndetësor; 1.4. qëndrimi i tij nuk është ne kundërshtim me nenin 46. të këtij ligji; 1.5. ka paraqitur argumentet mbi arsyshmërine e qëndrimit të përkohshëm. 2. Nëse aplikimi për qëndrim te përkohshëm është bërë ne pajtueshmëri me aplikimin për bashkim familjar, dhe nëse kushtet e parapara me paragrafin 1 te këtij neni gjithashtu paraqiten nga nikoqiri. 3. Krahas kërkesës për qëndrim të përkohshëm për herë të parë, i huaji është i obliguar të paraqes vërtetimin që nuk është i dënuar nga shteti në të cilin ka banimin e fundit. 4. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa për lejen e qëndrimit të përkohshëm mund të parashtrohet ankesa në afat prej tetë ditëve prej ditës së pranimit të vendimit. 5. Lidhur me ankesën nga paragrafi 3 të këtij neni vendosë organi kompetent. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A foreigner with a temporary residence permit for a specific purpose may stay in Kosovo only in line with that purpose.
Neni 39 Qëllimet për qëndrim të përkohshëm 1. Të huajit të cilit i është dhënë leja për qëndrim te përkohshëm PR qëllime të caktuar, mund të qëndroi në Kosovë vetëm në pajtim me qëllimin për çka i është dhënë leje qëndrimi i përkohshëm. 2. Të huajit të cilit i është dhënë leja për qëndrim te përkohshëm për qëllim të caktuar, përveç të huajit i cili qëndron me qëllim të punës sezonale dhe i huaji i cili është i angazhuar në kategorinë e veçantë të punësimit të përcaktuar në aktin ligjor që rregullon punësimin e të huajve në Republikën Kosovës, e që ka për qëllim të qëndroi në Republikën e Kosovës më tepër se tridhjetë (30) ditë mund të parashtroi kërkesën për leje qëndrim mbi baza tjera. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Të huajit i lejohet qëndrimi i përkohshëm për qëllime pune nëse ka leje pune, ose nëse nuk i duhet leja e punës dhe synon të qëndrojë në Kosovë mbi 30 ditë me kusht që të plotësojë kushtet tjera të ligjit.
Neni 40 Qëndrim i përkohshëm për qëllime pune 1. Qëndrimi i përkohshëm për qëllime pune i lejohet të huajit: 1.1 të cilit i është lëshuar leja e punës, 1.2 të cilit nuk i duhet leja e punës, por ka për qëllim të qëndroi në Kosovë më gjatë se tridhjetë (30) ditë nëse i plotëson kushtet tjera të parashikuara me dispozitat e këtij ligji. 2. Leje qëndrimi të përkohshëm me qëllim të punës i lëshohet të huajit ne afatin qe i është lëshuar edhe leja e punës. 3. Lidhur me kërkesën e leje qëndrimit të përkohshëm me qëllim pune vendosë organi kompetent sipas vendqëndrimit të të huajit. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Employment of foreigners in Kosovo is to be regulated by a separate law.
Neni 41 12 Rregullimi i punësimit të të huajve Punësimi i të huajve në Republikën e Kosovës do të rregullohet me akt të veçantë ligjor. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: People asking for a temporary residence permit for schooling, voluntary service, or unpaid training must attach a certificate from the legitimate institution that accepts them in Kosovo.
Neni 42 Qëndrimi i përkohshëm për qëllime edukimi 1. Kërkesa për lëshimin e lejes për qëndrim të përkohshëm me qëllim të shkollimit, shërbimit vullnetar, trajnimit pa pagesë, është i obliguar që përveç kushteve të parapara në nenin 38 të këtij ligji, t’i bashkëngjis edhe certifikatën e lëshuar nga institucioni legjitim që i pranojnë në Republikën e Kosovës. 2. Leja për qëndrim të përkohshëm në kuptimin e shkollimit apo studimeve mund të vazhdohet më se gjati deri në dy vjet pas skadimit të afatit te caktuar me rregulla për kohën e zgjatjes se shkollimit respektivisht studimit. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Foreigners who are close family members in this family-reunification context may apply for a temporary residence permit, but a foreigner holding that permit may not work in Kosovo.
Neni 43 Qëndrimi i përkohshëm me qëllim të bashkimit familjar 1. Kërkesën për lëshimin e lejes për qëndrim të përkohshëm më qëllim te bashkimit familjar, ka të drejtë ta paraqes i huaji-anëtari i ngushtë i familjes se shtetasit të Republikës së Kosovës, të huajit te cilit i është lejuar qëndrimi i përhershëm apo përkohshëm ose i huaji i cili ka statusin e azilantit. 2. Anëtaret e familjes se ngushtë, në kuptimin e dispozitave te këtij ligji, konsiderohen bashkëshortët, fëmijët e mitur te cilët nuk kanë krijuar familjet e tyre si dhe prindërit e fëmijëve të mitur. Anëtar i familjes se ngushtë mund te konsiderohet edhe i afërmi tjetër, i adoptuar ose adoptuesi, nëse ekzistojnë shkaqe të veçanta personale apo humanitare për bashkimin e familjes në Republikën e Kosovës. 3. Në bazë të lejes për qëndrim të përkohshëm, më qëllim të bashkimit familjar i huaji nuk mund të punojë në Republikën e Kosovës. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: A close family member of a Kosovo citizen may request an extension of temporary residence, up to three years or until the conditions for a permanent residence permit are met.
Neni 44 Vazhdimi i qëndrimit të përkohshëm me qëllim të bashkimit familjar 1. Të huajit, anëtar të ngushtë të familjes së shtetasit të Republikës së Kosovës, pas kërkesës mund t’i vazhdohet qëndrimi i përkohshëm në afat deri tri vite gjegjësisht deri në plotësimin e kushteve për lëshimin e lejes për qëndrim të përhershëm. 2. I huaji, anëtar i ngushtë i familjes së qytetarit të Republikës së Kosovës, mund të kërkojë vazhdimin e qëndrimit të tij/saj të përkohshëm edhe në rastin kur parashtruesi i kërkesës së tij/saj për qëllime të bashkimit familjar, me qëndrim të përkohshëm, ka vdekur ose martesa e tyre që ka zgjatur së paku tri vite në Republikën e Kosovës ka përfunduar. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: A newborn child born in Kosovo who is not a Kosovo citizen does not need a residence permit until one month of age.
Neni 45 Qëndrimi i përkohshëm për fëmijët e porsalindur 1. Për fëmijën e lindur në territorin e Republikës së Kosovës i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, nuk kërkohet leje qëndrimi deri sa të mbush një muaj jetesë. 2. Pas një muaji qëndrimi te përkohshëm, leja për qëndrim të përkohshëm i jepet fëmijës sipas detyrës zyrtare, kurse i vazhdohet për aq kohë për të cilën është lejuar qëndrimi i përkohshëm i njërit prind apo kujdestarit të femiut. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The competent authority may interrupt a foreigner’s temporary stay if specific grounds are met, and any departure deadline cannot exceed 30 days.
Neni 46 Ndërprerja e qëndrimit të përkohshëm 13 1. I huaji i cili qëndron në Republikën e Kosovës, deri në nëntëdhjetë (90) ditë dhe të huajit të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm, organi kompetent i ndërpret qëndrimin nëse ai/ajo: 1.1 vërteton ekzistimin e shkaqeve nga neni 29 te këtij ligji; 1.2 punon në Republikën e Kosovës pa leje te vlefshme pune, gjegjësisht në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji; 1.3 qëndron në Republikën e Kosovës ne kundërshtim me qëllimin për çka i është dhënë leja; 1.4 cenon rendin publik apo vlerat tjera demokratike të shoqërisë të mbrojtura me ligj. 2. Më rastin e caktimit te afatit për lëshimin e Republikës së Kosovës, të huajit duhet ti merret parasysh koha e nevojshme për te, cilën ai mund ta përmbushë ketë obligim, mirëpo afati nuk mund të jetë më i gjatë se tridhjetë (30) ditë. 3. Me rastin e anulimit te vendimit për qëndrimin e të huajit, duhet t’i merret parasysh kohëzgjatja e qëndrimit në atë shtet dhe rrethanat personale, familjare, ekonomike e te tjera. 4. Anulimi i qëndrimit shënohet në dokumentin e udhëtimit të të huajit. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The competent authority may immediately end a foreigner’s stay in Kosovo if a deportation order is issued, temporary stay is cancelled, or the temporary-stay period expires.
Neni 47 Ekzekutimi i revokimit të qëndrimit të përkohshëm 1. Organi kompetent ndërpret qëndrimin e të huajit i cili qëndron në Republikën e Kosovës dhe të huajit që i është lejuar qëndrimi deri në nëntëdhjetë (90) ditë apo qëndrimi i përkohshëm dhe revokimi ekzekutohet menjëherë nëse; 1.1. të huajit i është shqiptuar urdhri i deportimit me apo pa ndalesë për ri-hyrje, 1.2. i është anuluar qëndrimi i përkohshëm i tij/saj, 1.3. skadon e afati për te cilin qëndrimi i përkohshëm i është lejuar. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article allows permanent residence for certain foreigners, including those with 4 years of uninterrupted temporary residence, spouses with 3 years of continuous marriage, minors meeting a parent-and-consent condition, and other temporary residents in exceptional humanitarian or Kosovo-interest cases.
Neni 48 Qëndrimi i përhershëm 1. Qëndrimi i përhershëm i lejohet te huajit i cili: 1.1 deri ne ditën e paraqitjes se kërkesës për qëndrim të përhershëm, ka katër vite qëndrim te përkohshëm pa ndërprerë. 1.2. ka tre vite bashkëshortësie në vazhdimësi me shtetasin e njëjtë të Republikës së Kosovës apo me të huajin me leje qëndrimi të përhershëm. 2. Personit të mitur me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kosovës i lejohet qëndrimi i përhershëm nëse njeri nga prindërit është i huaji me leje qëndrimi te përhershme, me pëlqimin e prindit tjetër. 3. Përjashtimisht, qëndrimi i përhershëm i lejohet edhe te huajve te tjerë me qëndrim të përkohshëm për shkaqe humanitare apo nëse kjo është në interes të Republikës së Kosovës për ta bërë atë. 4. Organi kompetent përcakton njohjen e qëndrimit të përhershëm sipas paragrafit 3. të këtij neni. 5. Kohën të cilën i huaji e ka kaluar ne vuajtjen e dënimit me burg nuk i llogaritet ne kohën që i duhet për lejimin e qëndrimit të përhershëm, përveç në rastet kur personi përfundimisht lirohet ose kur aktvendimi përfundimtar është anuluar. 14 - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: An application for a permanent residence permit must be submitted to the competent authority where the foreigner lives. An appeal against the competent authority’s decision is not allowed, but a judicial dispute may be brought. The permanent residence permit is entered in the foreigner’s travel document.
Neni 49 Kërkesa për qëndrim të përhershëm 1. Kërkesa për dhënien e lejes për qëndrim të përhershëm parashtrohet pran organit kompetent sipas vend qëndrimit të të huajit. 2. Kundër vendimit të organit kompetent nuk është e lejuar ankesa, mirëpo mund të ngritet kontesti juridik. 3. Leja e qëndrimit të përhershëm vendoset ne dokumentin e udhëtimit të të huajit. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: A foreigner is not allowed permanent residence if they have a criminal conviction, lack sufficient means, lack secured housing or health insurance, or pose a risk to legal order, national security, or public health.
Neni 50 Refuzimi i qëndrimit të përhershëm 1. Qëndrimi i përhershëm nuk i lejohet te huajit i cili: 1.1. ka qenë i dënuar për vepër penale brenda ose jashtë Kosovës; 1.2. nuk posedon mjete materiale për jetesë; 1.3. nuk ka banim te siguruar , 1.4. nuk ka sigurim shëndetësor; 1.5. paraqet rrezik ndaj rendit juridik, sigurisë kombëtare ose shëndetit publik. 2. Dënimi për vepër penale në kuptim të paragrafit 1.1. te këtij neni nuk përfshin: 2.1 dënimin për vepër penale me gjobë ose deri në gjashtë muaj heqje lirie, nëse gjykata ka shqiptuar dënimin me kusht; 2.2. dënimin për vepër penale të shqiptuar nga një gjykatë e huaj nëse vepra në fjalë nuk konsiderohet vepër penale në Republikën e Kosovës ose nëse dënimi është shqiptuar në bazë të një procedure e cila nuk është konform standardeve evropiane të së drejtës penale, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore; dhe 2.3. dënimin për vepër penale të shlyer në mënyrë legjitime nga evidenca e të dënuarve. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The competent authority may revoke a foreigner’s permanent stay if the person has a final unconditional criminal sentence of at least six months, or if public order, national security, or public health requires it.
Neni 51 Revokimi i qëndrimit të përhershëm 1. Organi kompetent e anulon qëndrimin e përhershëm te huajit nëse: 1.1 është i dënuar për vepra penale me dënim pa kusht dhe te plotfuqishëm prej gjashtë muaj e më tepër; 1.2 këtë e kërkojnë arsyet e mbrojtjes së rendit kushtetues, sigurisë kombëtare apo shëndetit publik. 2. Me rastin e caktimit të afatit për largimin nga shteti, organi kompetent merr parasysh kohën për të cilën i huaji mund të përgatitet, mirëpo afati nuk mund të jetë më i gjatë se tridhjetë (30) ditë. 3. Me rastin e anulimit te qëndrimit, te te huajit duhet ti merret parasysh kohëzgjatja e deriatëhershme e qëndrimit dhe rrethanat personale, ekonomike, familjare dhe rrethanat e tjera. 4. Anulimi i qëndrimit vendoset ne dokumentin e udhëtimit të të huajit. 15 - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The competent authority must stop and immediately execute the ending of a foreigner’s permanent residence if the deportation order is issued, the person has been outside Kosovo for more than six months without notifying the authority, or the permanent residence has been cancelled.
Neni 52 Ekzekutimi i revokimit të qëndrimit të përhershëm 1. Organi kompetent ndërpret qëndrimin e të huajit të cilit i është lejuar qëndrimi i përhershëm dhe e ekzekuton menjëherë nëse: 1.1 të huajit i është shqiptuar urdhri i deportimit me apo pa ndalesë për ri-hyrje; 1.2 organi kompetent e konstaton që i huaji është shpërngulur, ose pandërprerë qëndron jashtë Republikës së Kosovës, me gjatë se gjashtë muaj, e për këtë nuk ka njoftuar organin kompetent; 1.3 i është anuluar qëndrimi i përhershëm. 2. Në rastin nga paragrafi 1.2. të këtij neni, vendimin për anulimin e qëndrimit te përhershëm nxjerr organi kompetent. 3. Organi kompetent mund të merr vendim edhe pa dëgjimin paraprak të të huajit. KREU VI QËNDRIMI I PALIGJSHËM - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: A foreigner without the required visa or residence permit is treated as staying unlawfully in Kosovo and must leave immediately or within the set deadline; a timely applicant for temporary stay extension may remain until a final decision.
Neni 53 Qëndrimi i paligjshëm 1. Konsiderohet se i huaji qëndron në mënyrë të paligjshme në Republikën e Kosovës, nëse nuk posedon vizën apo lejen e qëndrimit nga neni 4. i këtij ligji. 2. I huaji i cili qëndron në mënyrë të paligjshme në Republikën e Kosovës duhet menjëherë apo në afatin që i është caktuar t’a lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. 3. Konsiderohet që i huaji e ka lëshuar Kosovën, në momentin e kalimit të kufirit shtetëror. 4. I huaji i cili ka paraqitur me kohë kërkesën për vazhdimin e qëndrimit të përkohshëm mund të qëndroj në Kosovë deri në marrjen e vendimit të plotfuqishëm. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: A foreigner may be refused entry at the border for security reasons, removed from Kosovo, and held in the competent authority’s facilities for up to 12 hours.
Neni 54 Refuzimi dhe mbajtja në kufirin shtetëror Të huajit mund t’i refuzohet hyrja në kufi për shkaqe sigurie dhe të sigurohet largimi nga territori i Republikës së Kosovës dhe ai/ajo mund të mbahet në objektet e organit kompetent jo më gjatë se dymbëdhjetë (12) orë. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A foreign national found staying illegally must leave Kosovo within the deadline set by the competent authority, and that deadline cannot be longer than 30 days.
Neni 55 Urdhri për largim 1. Të huajit i cili është gjetur duke qëndruar në mënyrë të paligjshme në Republikën e Kosovës, organi kompetent i cakton atij/asaj afatin dhe kohën e caktuar që ai/ajo obligohet ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës, pikën e kalimit kufitar ku ai/ajo do ta lëshojë vendin dhe i’a bën të qartë obligimin e tij/saj që të lajmërohet të organi i autorizuar për kontrollin e kufirit shtetëror gjatë largimit nga territori i Republikës së Kosovës. 2. Me rastin e caktimit te afatit për lëshimin e shtetit, organi kompetent duhet ta ketë në konsideratë kohën për të cilën i huaji mund ta bëjë lëshimin, por afati nuk guxon të jetë më i gjatë se tridhjetë (30) ditë. 3. Ankesa kundër vendimit mbi caktimin e afatit për lëshimin e shtetit nuk ndalon ekzekutimin e vendimit. 16 4. Afati për lëshimin e Republikës së Kosovës numërohet prej ditës së dorëzimit të vendimit të urdhrit për largim. 5. I huaji i cili nuk e ka lëshuar Republikën e Kosovës brenda afatit të caktuar në urdhrin për largim, të huajit mund t’i caktohet një datë tjetër për largim me kërkesë të tij/saj apo sipas detyrës zyrtare të organit kompetent. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: When deciding an expulsion order for a foreigner, the competent authority must consider the stay period and the person’s personal, economic, family, and other circumstances. The expulsion order must also be noted in the foreigner’s travel document.
Neni 56 Rrethanat që merren parasysh kur të merret vendimi i urdhërit për largim 1. Me rastin e vendimit mbi urdhrin për largim të të huajit për ta lëshuar Republikën e Kosovës, organi kompetent merr parasysh kohën e qëndrimit, si dhe rrethanat personale, ekonomike, familjare dhe rrethanat tjera të të huajit. 2. Urdhri për largim shënohet në dokumentin e udhëtimit të të huajit. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: State organs must promptly inform the competent authority about an иностранer’s unlawful stay in Kosovo, and any authority that initiated misdemeanor or ex officio criminal proceedings against a foreigner must also notify the competent authority without delay.
Neni 57 Detyrimet e organeve tjera shtetërore 1. Organet shtetërore, duhet që pa vonesë të informojnë organin kompetent për qëndrimin e paligjshëm të të huajit në Republikën e Kosovës. 2. Organi i cili kundër të huajit ka inicuar procedurën për kundërvajtje apo për vepra penale për të cilat ndiqet sipas detyrës zyrtare, obligohet që pa vonesë të informoi organin kompetent. KREU VII DEPORTIMI I TË HUAJVE - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: A competent authority must execute a competent court’s deportation decision, and a foreigner with a deportation order must leave Kosovo immediately.
Neni 58 Ekzekutimi i deportimit 1. I huaji mund të deportohet, me apo pa ndalesë të ri-hyrjes, me urdhër të gjykatës kompetente nëse ai/ajo nuk i përmbahet urdhrit për largim të lëshuar nga organi kompetent sipas nenit 55 paragrafi 1. 2. Organi kompetent duhet të ekzekutojë vendimin e gjykatës kompetente për deportimin e të huajit i cili ilegalisht qëndron në Republikën e Kosovës dhe i cili nuk e lëshon Republikën e Kosovës sipas nenit 55 paragrafi 1 të këtij ligji. 3. Të huajit që i është shqiptuar urdhri për deportim me apo pa ndalesë të hyrjes duhet detyrimisht dhe menjëherë të largohet nga territori i Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me të huajin i cili duhet të kthehet në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Foreigners must not be expelled or returned to places where their life or liberty would be threatened; an exception is stated for certain security or serious-crime cases, and protection also covers risk of torture or inhuman or degrading treatment.
Neni 59 Mos-kthimi i të huajve për shkak të kërcënimit 1. Të huajt nuk duhet të dëbohen ose të kthehen (parimi i moskthimit) në asnjë mënyrë në shtete ose kufijtë e territoreve ku jeta ose liria e tij ose e saj do të rrezikoheshin për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të veçantë shoqëror ose mendimit politik. 2. Të drejtat e përcaktuara në nenin 59.1, megjithatë nuk mund të zbatohen ndaj të huajit për të cilin ka arsye të forta se ai është i rrezikshëm për sigurinë e shtetit në të cilin ai/ajo është apo ka qenë i/e dënuar me vendim të plotfuqishëm për krim të rëndë që paraqet rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e atij shteti. 3. Personi nuk mund të dëbohet apo kthehet në asnjë mënyrë në shtetin tjetër kur ekzistojnë arsye të forta për të besuar që ai/ajo do të jetë në rrezik për t’iu nënshtruar torturës apo trajtimeve jo njerëzore dhe degraduese. 17 - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Foreigners may be refused entry for public security reasons and may be detained in competent-authority facilities in limited cases.
Neni 60 Ndalimi dhe mbajtja e të huajit 1. Të huajit mund t’i refuzohet hyrja në kufi për shkaqe të sigurisë publike. Për të siguruar largimin e të huajit nga territori i Republikës së Kosovës i huaji mund të mbahet në objektet e organit kompetent jo më tepër se dymbëdhjetë (12) orë. 2. Të huajit të cilit nuk mund t’i verifikohet identiteti, nuk ka vizë të vlefshme, nuk ka leje qëndrimi apo nuk mund të deportohet sipas urdhrit paraprak për deportim, mund të mbahet. I huaji i mbajtur sipas këtij neni mund të mbahet në Qendrën e Pranimit për të huaj të organit kompetent (në tekstin e mëtejmë: Qendra). 3. I huaji i cili për shkaqe shëndetësore, nevojave tjera te veçanta apo arsyeve tjera nuk është e mundur të vendoset në qendër, vendoset ne ndonjë vend tjetër me standarde te pranueshme dhe adekuate. 4. Meshkujt dhe femrat e sistemuar ne qendrën e pranimit apo ne vende tjera ne pajtim me dispozitat e këtij ligji, do te vendosen në hapësira te ndara. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare do të vendosen ndaras nga te rriturit, me përjashtim të anëtarëve të familjes së ngushtë të cilët duhet të vendosen së bashku. Fëmijët do të marrin tërë asistencën e duhur përkitazi me moshën e tyre dhe do të trajtohen në pajtim me dispozitat dhe parimet e Konventës mbi te Drejtat e Fëmijëve te vitit 1989. 5. Anëtarët e komitetit Ndërkombëtar te Kryqit te Kuq, te Komisariatit te Lartë të Kombeve te Bashkuara për Refugjatë dhe Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, do të kenë qasje të papenguar, e cila nuk do ti nënshtrohet asnjë forme te autorizimit, në qendër dhe vendet tjera kudo qe ndonjë person mbahet ne pajtim te dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera përmes te cilëve zbatohen dispozitat e këtij ligji. 6. Organi kompetent do të jetë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave te cekura ne këtë nen. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: A foreigner may be held in a center for up to 90 days initially, with a possible further 90 days after a competent court decision, but never more than 180 days total.
Neni 61 Mbajtja e të huajit 1. I huaji fillimisht mund të mbahet jo më gjatë se nëntëdhjetë (90 ditë në qendër derisa ai/ajo të deportohet. 2. Pas skadimit te afatit fillestar nëntëdhjetë (90) ditor, me kërkesë të organit kompetent i huaji mund të mbahet, apo të kthehet në qendër edhe për nëntëdhjetë (90) ditë tjera pas vendimit të gjykatës kompetente, nëse: 2.1. procedura e përcaktimit te identitetit të tij/saj ose grumbullimi i dokumenteve personale të kërkuara është në vazhdim; 2.2. këtë e kërkojnë shkaqet e sigurisë; 3. Në asnjë rrethanë i huaji nuk mund të mbahet për më tepër se njëqind e tetëdhjetë (180) ditë në qendër. 4. I huaji mund të lirohet në çdo kohë nga qendra pas vendimit të gjykatës kompetente nëse nuk ka arsye për deportimin tij/saj. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: A foreigner held in the center must follow the center’s residence rules and may not leave without permission.
Neni 62 Kushtet për mbajtje të të huajit 1. Gjatë kohës së mbajtjes në Qendër i huaji është i obliguar t’i përmbahet rregullave te banimit te Qendrës, dhe nuk i lejohet te largohet pa leje. 2. I huaji për të cilin ekziston baza e arsyeshme që nuk do t’i përmbahet rregullave të qendrës dhe/apo do të provojë të largohet nga qendra pa leje ai/ajo do të mbahet nën kushtet e mbikëqyrjes së shtuar brenda 18 qendrës. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The competent court decides detention in a center for the foreigner, and an appeal does not stop execution of that decision.
Neni 63 Vendimi për mbajtjen e të huajit 1. Mbajtjen në qendër e cakton me vendim gjykata kompetente. 2. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit për mbajtje. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The foreigner’s holding in the center ends if the person leaves the state, the time period in Article 61 expires, or a competent court decides so.
Neni 64 Ndërprerja e mbajtjes së të huajit në qendër 1. Mbajtja e të huajit ne qendër ndërpritet me: 1.1. largimin e te huajit nga shteti, 1.2. kalimin e kohës sipas nenit 61. te këtij ligji, 1.3. në çfarëdo kohe me vendim të gjykatës kompetente. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: A foreigner who cannot be deported from Kosovo may be allowed temporary stay there.
Neni 65 Qëndrimi i përkohshëm i të huajit 1. Qëndrimi i përkohshëm në Kosovë i lejohet të huajit, i cili nuk mund të deportohet nga Republika e Kosovës. 2. Organi kompetent prezencën e përkohshme e lejon dhe e vazhdon deri në gjashtë muaj në bazë te kërkesës se të huajit apo sipas detyrës zyrtare. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: A foreigner with temporary presence may have movement limited to a specific municipality or area, may be required to report at the nearest police station, and the competent authority assigns a residence address.
Neni 66 Kufizimi i lëvizjes së të huajit me prezencë të përkohshme 1. Te huajit me prezencë të përkohshme në Republikën e Kosovës mund t’i kufizohet lëvizja vetëm në Komunën e caktuar apo në zonën e përcaktuar gjeografike brenda Komunës, dhe mund t’i caktohet lajmërimi i obliguar ne stacionin me të afërt policor. Kufizimi i lëvizjes dhe lajmërimi i obliguar mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. 2. Te huajit te cilit i është lejuar prezenca e përkohshme, organi kompetent i cakton adresën e banimit. 3. Te huajit te cilit i është lejuar prezenca e përkohshme nuk i ndërpritet dhe nuk i ndryshohet obligimi për lëshimin e Republikës së Kosovës. 4. Prezenca e përkohshme shënohet ne dokumentin i udhëtimit te te huajit, ndërsa i huaji i cili nuk posedon dokumentin e udhëtimit, i lëshohet dokumenti me fotografi. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Temporary presence in Kosovo ends if the foreigner leaves the country, the validity period expires, or the presence is cancelled.
Neni 67 Ndërprerja e prezencës së përkohshme 1. Prezenca e përkohshme në Republikën e Kosovës ndërpritet me: 1.1. largimin e të huajit prej shtetit; 1.2. skadimin e afatit te vlefshmërisë te prezencës se përkohshme; 19 1.3. anulimin e prezencës. 2. Prezenca e përkohshme mund te anulohet nëse: 2.1. shkaqet për te cilat kërkesa e parë për prezencë të përkohshme pushojnë së ekzistuari; 2.2. I huaji i thyen ndalesat e parapara ne nenin 66. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Foreign minors are placed in a center with their close family and/or guardian, unless another accommodation is more appropriate; minors under 16 may, in reasonable cases, be assigned increased supervision inside the center only when their close family or guardian is present.
Neni 68 Mbajtja e të miturit të huaj 1. I huaji i mitur, vendoset në qendër se bashku me familjen e tij/saj të ngushtë dhe/apo kujdestarit, përjashtimisht nëse për të miturin është më i përshtatshëm ndonjë akomodim tjetër. 2. Te huajit të mitur më te ri se 16 vjet në rastet e arsyeshme mund t’i caktohet mbikëqyrja e shtuar brenda qendrës vetëm në praninë e familjes së ngushtë apo kujdestarit të tij/saj. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: A foreigner must pay their own accommodation and deportation-related costs; if the foreigner has no financial means, the last employer or another obligated person may have to pay, and costs that still cannot be paid are paid by the competent authority.
Neni 69 Pagimi i shpenzimeve lidhur me mbajtjen në qendër 1. I huaji është i obliguar t’i bart shpenzimet e tij/saj te banimit ne qendër dhe shpenzime tjera të cilat krijohen me rastin e deportimit. 2. Shpenzimet në lidhje me mbajtjen dhe deportimin e të huajit qe nuk ka mjete financiare i bartë punëdhënësi I fundit i cili ka punësuar të huajin në Republikën e Kosovës pa leje adekuate, si dhe personi i cili është i obliguar t’i mbulojë shpenzimet për të huajin gjatë kohës se qëndrimit në Republikën e Kosovës brenda 4 viteve pas hyrjes së tij/saj në Republikën e Kosovës. Shpenzimet lidhura me mbajtjen dhe deportimin e të huajit pa mjete financiare duhet të paguhen Brenda 3 muaj pas vendimit të gjykatës kompetente. 3. Shpenzimet të cilat është e pa mundur te paguhen në pajtueshmëri me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni paguhen nga organi kompetent. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The competent authority may take a forcibly removed foreigner’s money to cover expenses, but the confiscation process must not leave the person without basic necessities.
Neni 70 Konfiskimi i mjeteve 1. Organi kompetent të huajin te cilin e largon me dhunë mund t’i merr mjetet financiare dhe ti paguaj shpenzimet ne bazë te nenit 69 paragrafi 1 te këtij Ligji. Procesi i konfiskimit nuk duhet ta lë të huajin pa mjete për nevoja elementare. 2. Për mjetet e marra financiare lëshohet vërtetimi. 3. Për zbatimin e sigurt të largimit me dhunë, te huajit mund ti merren përkohësisht dokumentet e udhëtimit dhe dokumente tjera si dhe bileta e udhëtimit. Për mbajtjen e përkohshme te dokumenteve dhe mjeteve lëshohet vërtetimi adekuat. KREU VIII DOKUMENTET PËR VERIFIKIMIN E IDENTITETIT - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: A foreigner must carry an allowed identity document, show it and a residence permit when asked by an official, must use the personal name shown on the document, and must not lend the document to others or use invalid/another person's document as their own.
Neni 71 Vërtetimi i Identitetit të të huajit 1. I huaji tregon identitetin e tij me: dokumentin e udhëtimit, letërnjoftim për te huajin, letërnjoftim te posaçëm, si dhe me dokumente tjera te cilat përmbajnë fotografinë. 20 2. I huaji është i obliguar te bartë njërin prej dokumenteve të parapara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në rast se i kërkohet nga personi zyrtar, duhet ti tregojë dokumentin më të cilin e verifikon identitetin e tij dhe lejen me te cilën tregon legalitetin e qëndrimit në Republikën e Kosovës. 3. Te huajit nuk i lejohet qe dokumentin e tij/saj ti ofroj tjetrit për tu shërbyer me te, respektivisht nuk i lejohet të shërbehet me dokumente te pavlefshëm ose me dokument të huaj sikurse të jenë te tij/saj. 4. I huaji është i obliguar që të shërbehet me emrin e tij personal i cili është i shënuar në njërin nga dokumentet e tij/saj të parapara në paragrafin 1 të këtij neni. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Foreign nationals with permanent or temporary residence in Kosovo are issued a foreigner ID card; foreign nationals with diplomatic status are issued a special ID card.
Neni 72 Letërnjoftimi për të huaj 1. Letërnjoftimi për të huaj i lëshohet të huajit, të cilit i është lejuar qëndrimi i përhershëm apo qëndrimi i përkohshëm në Republikën e Kosovës. 2. I huaji i cili është anëtar i misionit diplomatik gjegjësisht zyrës konsullare te shtetit të huaj ose anëtar i ndonjë misioni tjetër, e qe ka statusin diplomatik në Republikën e Kosovës i lëshohet letërnjoftimi i veçantë. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The competent authority issues the identity card referred to in Article 72 paragraphs 1 and 2.
Neni 73 Lëshimi i letërnjoftimit Letërnjoftimin nga neni 72 paragrafët 1dhe 2 të këtij ligji e lëshon organi kompetent. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Foreigners with permanent residence get an ID card valid for five years; for temporary residence, the ID card is issued according to the temporary residence period.
Neni 74 Vlefshmëria e letërnjoftimit 1. Letërnjoftimi për të huajin te cilit i është lejuar qëndrimi i përhershëm, lëshohet në afat vlefshmërie prej pesë viteve. 2. Letërnjoftimi për të huajin te cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm i lëshohet në përputhje me afatin e qëndrimit të përkohshëm të tij/saj. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Foreigners age 16 or older may apply for a foreign ID card, and foreigners granted permanent residence must apply within 30 days from the day of settlement/placement.
Neni 75 Kërkesa për pajisje me letërnjoftim 1. Kërkesën për pajisje me letërnjoftim për të huaj, mund ta paraqes i huaji i cili ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vite. 2. I huaji te cilit i është lejuar qëndrimi i përhershëm, është i obliguar që në afat prej tridhjetë (30) ditësh prej ditës së vendosjes, të paraqesë kërkesën për pajisje me letërnjoftim për të huaj. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: A foreigner must replace the foreign ID card when details change, the card is damaged or worn out, or the photo no longer shows the person’s true appearance.
Neni 76 Ndërrimi i letërnjoftimit 1 I huaji është i obliguar që letërnjoftimin për të huaj, te ndërroi në raste te: 1.1. ndryshimit të të dhënave në letërnjoftim, kur është e dëmtuar apo e vjetruar në atë masë sa nuk mund të verifikoj identitetin e tij/saj, 1.2. kur fotografia ne letërnjoftim nuk tregon pamjen e tij të vërtetë, 21 2. I huaji është i obliguar që në afat prej tetë ditësh prej ditës se paraqitjes se shkaqeve nga paragrafi 1. i këtij neni, të paraqes kërkesën pranë organit kompetent për ndërrimin e letërnjoftimit për të huaj. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: A foreigner must return their identity card to the competent authority if they change residence, their stay ends under the cited provisions, or they acquire Kosovo citizenship.
Neni 77 Kthimi i letërnjoftimit të të huajit 1. I huaji është i obliguar që letërnjoftimin t’ia kthej organit kompetent nëse: 1.1. ndryshohet vendqëndrimi i të huajit; 1.2. i është ndërprerë qëndrimi, në pajtim me nenin 46. ose/dhe 51. te këtij ligji; 1.3. fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës; - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: A foreigner must immediately report a stolen or lost identification document to the competent authority, and the competent authority must issue a certificate about the loss or theft. If a foreigner loses a Kosovo travel document or is otherwise left without a document or foreign ID card outside Kosovo, they must immediately report it to the nearest Kosovo diplomatic mission or consular office.
Neni 78 Humbja e dokumentit të identifikimit 1. I huaji është i obliguar që menjëherë te lajmërojë organin kompetent për vjedhjen apo humbjen e dokumentit siç është përcaktuar në nenin 72. të këtij ligji. 2. Organi kompetent është i obliguar të lëshojë vërtetimin mbi rrethanat e humbjes apo vjedhjes se dokumentit nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. I huaji i cili ka humbur dokumentin e udhëtimit të Republikës së Kosovës apo në ndonjë mënyrë tjetër ka mbetur pa dokument ose letërnjoftim për të huaj jashtë Republikës së Kosovës, është i obliguar që menjëherë ta lajmëroj misionin diplomatik më të afërm, gjegjësisht zyrën konsullare të Republikës së Kosovës. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: The competent authority may temporarily hold a foreigner’s document in specified cases, and the foreigner may appeal the decision.
Neni 79 Mbajtja e dokumentit 1. Organi kompetent përkohësisht mund të mban dokumentin e të huajit nëse: 1.1. është e nevojshme për verifikimin e identitetit të të huajit; 1.2. ekzistojnë dyshime se ka kryer vepër penale ose mbajtja e dokumentit është bërë me vendim të Gjykatës kompetente; 1.3..Nuk ka kryer obligimin pronësoro juridik sipas kërkesës se Gjykatës kompetente; 1.4. Nëse këtë e kërkojnë shkaqet për mbrojtjen e rendit kushtetues, sigurisë kombëtare apo shëndetit publik. 2. Dokumenti nga paragrafi 1 i këtij neni mbahet derisa të ekzistojnë arsyet për mbajtjen e tij. 3. Për mbajtjen e përkohshme të dokumentit i lëshohet dëshmi nga organi kompetent. 4. I huaji ka të drejtë ankesë kundër vendimit për mbajtjen e përkohshme te dokumentit dhe ankesa duhet te vendoset nga ana e Gjykatës me kompetencë territoriale. KREU IX VENDQËNDRIMI DHE VENDBANIMI I TE HUAJVE - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: The provision defines temporary residence and permanent residence for a foreigner.
Neni 80 Vendbanimi 22 1. Vendqëndrimi është vendi ku i huaji vendoset për qëndrim te përkohshëm deri ne nëntëdhjetë (90 ditë. 2. Vendbanimi është vendi ku i huaji vendoset me lejen e qëndrimit te përhershëm me qëllim që aty te jetoj përherë. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Foreigners with temporary or permanent residence in Kosovo must notify the competent authority of their residence and any address change within the stated deadline, and must deregister before leaving Kosovo.
Neni 81 Ndryshimi i adresës së vendbanimit 1. I huaji me qëndrim të përkohshëm në e Republikën e Kosovës, është i obliguar ta lajmëroj vendbanimin dhe ndryshimin e adresës se banimit pranë organit kompetent në afat prej tre ditësh nga dita e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht që nga dita e ndryshimit të adresës së banimit. 2. I huaji me qëndrim të përhershëm në Kosovë është i obliguar që ta lajmërojë vendbanimin dhe ndryshimin e adresës së banimit pran organit kompetent në afat prej tetë ditëve që nga dita e ndryshimit te adresës së banimit. 3. I huaji nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni është i obliguar të ç’lajmërojë vendbanimin gjegjësisht vendqëndrimin para se ta lëshojë Republikën e Kosovës. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: Certain people must report foreigners’ acceptance, accommodation, or residence to the competent authority within 12 or 24 hours.
Neni 82 Lajmërimi i vendbanimit 1. Institucionet shëndetësore apo punonjësit shëndetësor te praktikës private te cilët pranojnë të huajt për shërim, obligohen ta lajmërojnë organin kompetent brenda njëzetekatër (24) orëve nga dita e pranimit të tij/saj. 2. Personat fizik dhe juridik të cilët ofrojnë akomodim të të huajve, por edhe personat tek të cilët vijnë të huajt për vizitë në Republikën e Kosovës, janë të obliguar që të lajmërojnë organin kompetent për pranimin e të huajve brenda dymbëdhjetë (12) orëve nga pranimi i të huajit. 3. I huaji i cili nuk shfrytëzon akomodimin nga paragrafi 2. i këtij neni, obligohet që brenda njëzetekatër (24) orëve ta lajmëroi banimin te organi kompetent. 4. Ofruesi i akomodimit të përcaktuar në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni duhet ta lajmëroi organin kompetent për pranimin e të huajit. 5. Ofruesi i akomodimit duhet të njoftojë organin kompetent brenda dymbëdhjetë (12) orëve për vendqëndrimin e të huajit. 6. Dispozitat nga paragrafi 1 deri në 4 të këtij neni kanë të bëjnë me të huajt te cilët qëndrojnë ne Republikën e Kosovës deri në nëntëdhjetë (90) ditë. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: People and legal entities that provide accommodation to foreigners must keep a record of accommodated foreigners, keep it for at least three years after it is completed, and show the data on official request by an authorized officer of the competent body.
Neni 83 Evidenca e të huajve 1. Personat fizik dhe juridik të cilët ofrojnë akomodim për të huajt, obligohen që të mbajnë evidencën për të huajt e akomoduar. 2. Personat nga paragrafi 1. i këtij neni janë të obliguar ta ruajnë evidencën mbi të huajt më së paku tre vite nga dita e përmbylljes së saj. 3. Personat nga paragrafit 1. i këtij neni obligohen që me kërkesë zyrtare të zyrtarit të autorizuar të organit kompetent, t’i japin për shikim të dhënat nga evidenca e të huajve. KREU X 23 MBLEDHJA E TË DHËNAVE PERSONALE - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: The competent authority must collect foreigners’ personal data in the listed cases and use the collected data according to the personal data protection law.
Neni 84 Mbledhja dhe ruajtja e të dhënave personale 1. Organi kompetent mbledh të dhënat personale për të huajt nga organet shtetërore, personat fizik dhe juridik si dhe prej vet të huajit nëse: 1.1. është në interes të të huajit, e supozohet që ai/ajo nuk do të kundërshtoi ose 1.2. është e nevojshme për verifikimin e të dhënave për të huajin. 2. Të dhënat e mbledhura do të përdoren në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. KREU XI LËVIZJA E TË HUAJVE NË UNIFORMË - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Të huajt mund të lëvizin në publik me uniformë të huaj ushtarake vetëm në disa raste të caktuara; Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pajtim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, mund t’ua lejojë edhe të huajve të tjerë.
Neni 85 Lëvizja me uniformë të huaj ushtarake 1. Gjatë kohës së qëndrimit të të huajit në Republikën e Kosovës, mund të lëvizin në uniformë të huaj ushtarake në publik nëse: 1.1. ai/ajo qëndron në Republikën e Kosovës si pjesëtar i misionit diplomatik, zyrës konsullare të shtetit të huaj apo ndonjë misioni tjetër të huaj që gëzon status diplomatik në Republikën e Kosovës në cilësinë e këshilltarit apo përfaqësuesit ushtarak. 1.2. ai/ajo është pjesëtar i misionit ushtarak apo delegacionit të huaj ushtarak në Republikën e Kosovës në një vizitë zyrtare; 1.3. ai/ajo është duke vijuar programin arsimor në shkollë apo institucion ushtarak; 1.4. ai/ajo është duke kaluar transit në Republikën e Kosovës si pjesëtar i misionit të huaj ushtarak apo delegacionit me pasaportë zyrtare ose diplomatike; 1.5. ai/ajo është pjesëmarrës/e në ushtrime ushtarake apo trajnime. 2. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në pajtim me Ministrinë e Punëve të Brendshme mund t’u lejojë bartjen e uniformës së huaj ushtarake edhe të huajve tjerë gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Foreigners may wear foreign police or customs uniforms only in the listed cases.
Neni 86 Lëvizja me uniformë policore të huaj 1. Të huajt mund të bartin uniformën e huaj policore ose doganave nëse: 1.1. ai/ajo është pjesëtar i delegacionit të huaj policor apo doganor që qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës; 1.2 ai/ajo kryen shërbimin në kontrollin e përbashkët të kalimit të kufirit shtetëror në pjesën e kufirit që i takon Republikës së Kosovës; 1.3 ai/ajo është duke vijuar programin arsimor në shkollë apo institucion policor; 1.4 ai/ajo është duke kaluar tranzit në Republikën e Kosovës si pjesëtar i misionit të huaj policor, doganor apo delegacionit me pasaportë zyrtare ose diplomatike, 24 KREU XII MBIKËQYRJA - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs supervises implementation of this law, and the competent body of the relevant ministry supervises and inspects the part dealing with foreigners’ work in Kosovo.
Neni 87 Mbikëqyrja dhe inspektimi i këtij ligji 1. Mbikëqyrjen për zbatimin e këtij Ligji e bën Ministria e Punëve të Brendshme. 2. Mbikëqyrjen dhe inspektimin për zbatimin e këtij ligji për pjesën që ka të bëjë me punën e të huajve në Kosovë e bën organi kompetent i ministrisë përkatëse. KREU XIII EVIDENCAT - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: Personal data and issued documents collected under this law must be kept, stored, and recorded by the responsible bodies.
Neni 88 Ruajtja e të dhënave personale 1. Të gjitha të dhënat personale të mbledhura dhe dokumentet e lëshuara gjatë zbatimit të këtij ligji mbahen, ruhen dhe evidentohen në evidencën e organeve përgjegjëse. 2. Të dhënat personale të regjistruara në evidencat nga paragrafi 1 i këtij neni mbahen, përdoren dhe procesohen sipas dispozitave të Ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. KREU XIV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Decision-makers must consider specified circumstances when deciding on entry or stay for a foreigner, and they must not base a permanent residence cancellation decision only on economic circumstances.
Neni 89 Rrethanat për hyrje dhe qëndrim 1. Me rastin e vendosjes për hyrje dhe/ose qëndrim të të huajit, organet vendim marrëse duhet ti kenë parasysh rrethanat si në vijim : 1.1. ashpërsinë apo llojin e veprës së kryer kundër sigurisë dhe politikës publike nga i huaji apo nga anëtarët e familjes së tij/saj ose nga rreziku që vjen nga personi (at) në fjalë; 1.2. marrëdhënien dhe natyrën e afërsisë së familjes së personit (ave) dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tij/saj në Republikën e Kosovës dhe lidhjen sociale, kulturore dhe praninë e familjes së tij/saj në shtetin e origjinës. 2. Vendimi për ta anuluar qëndrimin e përhershëm nuk duhet të merret bazuar vetëm në rrethanat ekonomike. Me rastin e marrjes së vendimit për anulimin e qëndrimit të përhershëm, organet duhet ti kenë parasysh këto gjëra: 2.1. kohëzgjatja e deri atëhershme e qëndrimit të tij/saj në Republikën e Kosovës; 2.2. mosha e personit(ve) në fjalë; 2.3. pasojat e mundshme për personin(at) apo anëtarët e familjes së tij/saj. 2.4. lidhjet me Republikën e Kosovës ose mungesën e lidhjes së tij/saj me shtetin e origjinës. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: If a foreigner does not notify the competent body of an address change, or cannot be found at the notified address, the decision is served by official publication and is treated as received on the publication date.
Neni 90 Lajmërimi zyrtar 25 Nëse i huaji nuk e informon organin kompetent për ndërrimin e adresës apo në adresën në të cilën është i lajmëruar nuk mund të gjendet, flet dërgesa e vendimit realizohet nëpërmjet shpalljes zyrtare dhe do të konsiderohet si e pranuar që nga data e publikimit të tij. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: Rights of foreign asylum seekers must be determined under the asylum law, and this law must not be read as reducing the state’s Convention obligations.
Neni 91 Të drejtat e azil kërkuesve 1. Të drejtat e të huajve që kërkojnë, ose është e arsyeshme të besohet se mund të kërkojnë, çfarëdo formë të mbrojtjes të cekur në nenet 4 ose 55 të Ligjit për Azil në Kosovë, gjithmonë duhet të përcaktohen në përputhje me dispozitat e atij ligji. 2. Asnjë nga dispozitat e këtij ligji nuk duhet të interpretohet si anash kaluese e obligimeve të shtetit në kuadër të Konventës lidhur me Statusin e Refugjateve të viti 1951, të amenduar me Protokollin e vitit 1967 lidhur me Statusin e Refugjatëve. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs must issue sublegal acts on applications, forms, records, deportation, detention, and temporary stay matters for foreigners.
Neni 92 Aktet nënligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme 1. Ministria e Punëve te Brendshme do të nxjerrë akte nënligjore për: 1.1. formën dhe procedurat e aplikimit për dokumentet e udhëtimit, vizave, lejimin e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm, lajmërimin dhe ç’lajmerimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit si dhe mënyrën e udhëheqjes së evidencës për të huajt. 1.2. formularët e dokumenteve të udhëtimit, të vizave, lejeve kufitare, letërnjoftimeve për të huaj, lejet për qëndrim te përkohshëm dhe të përhershëm, formularët për deportim, për ndërprerjen e qëndrimit, dokumentet për ndalim të përkohshëm të të huajve, vërtetimet për konfiskimin e mjeteve financiare, vërtetimet për inkasimin e shpenzimeve te largimit të dhunshëm, vërtetimet për marrjen e përkohshme të dokumenteve. 1.3. përmbajtjen dhe mënyrën e udhëheqjes se evidencës në bazë të këtij ligji. 1.4. deportimin, mbajtjen në Qendër dhe qëndrimin e përkohshëm të të huajve. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: The Ministry of Foreign Affairs must issue subordinate rules, together with the Ministry of Internal Affairs, on travel documents and visas for foreigners, record-keeping, forms, and pricing.
Neni 93 Aktet nënligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme 1. Ministria e Punëve te Jashtme, në pajtueshmëri me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të nxjerrë akte nënligjore për: 1.1 mënyrën e lëshimit te dokumenteve të udhëtimit dhe vizave të huajve në misionet diplomatike respektivisht në zyrat e konsullare të Republikës së Kosovës jashtë vendit, 1.2 mënyrën e udhëheqjes se evidencës mbi lëshimin e dokumenteve të udhëtimit si dhe vizave të të huajve në misionet diplomatike gjegjësisht në zyrat e konsullare të Republikës së Kosovës jashtë vendit, 1.3. formën e dhënies dhe formularin e vizave, formularin e letërnjoftimeve të posaçme, si dhe formularin e kërkesave për lëshimin e saj dhe mënyrën e udhëheqjes se evidencës për vizat e lëshuara dhe letërnjoftimet si dhe çmimin e tyre. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: UNMIK-issued documents remain valid for the period they were issued for, but no longer than one year from this law’s entry into force.
Neni 94 Vlefshmëria e dokumenteve të UNMIK-ut Dokumentet e lëshuara në bazë te dispozitave të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/16 mbi Lëvizjen e Personave Brenda dhe Jashtë Kosovës dhe Urdhëresës Administrative 2005/08 do të vlejnë për afatin që janë lëshuar, mirëpo jo më gjatë se një vit nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: Responsible bodies must impose penalties on individuals and legal persons who violate this law, and the competent body must set the type and amount of the fine by subordinate act immediately after the law enters into force.
Neni 95 Gjobat 26 1. Organet përgjegjëse do t’u shqiptojnë dënime individëve dhe personave juridik që shkelin dispozitat e këtij ligji. 2. Lloji i shkeljes dhe lartësia e gjobës përcaktohet me akt nënligjor nga organi kompetent menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs must issue the necessary sublegal acts to implement this law.
Neni 96 Aktet nënligjore Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerr aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals any legal provisions that conflict with it.
Neni 97 Shfuqizimi i akteve Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizon të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim me këtë. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 98 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-126 16 Dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-069-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-126 PËR TE HUAJT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in