LIGJI NR. 03/L-128 PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM
This preamble identifies the Law on Internal Audit and states that the Assembly adopts it.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-128
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the Law on Internal Audit and states that the Assembly adopts it. This provision says public sector entities must subject their activities, data, and management and control systems to systematic and comprehensive internal audit. This provision says the law applies to all public-sector entities in Kosovo whose activity relies on public property and that use budget, international, or co-financing funds while operating. This article defines key terms used in the law, including internal audit, internal auditor, several audit types, public-sector terms, and the internal audit charter. Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe Auditorët e Brendshëm duhet të kryejnë auditimet sipas ligjit, standardeve dhe parimeve të pavarësisë, objektivitetit, integritetit, besueshmërisë dhe kompetencës.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-128 PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the Law on Internal Audit and states that the Assembly adopts it.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 59 / 29 TETOR 2009 Ligji Nr. 03/L-128 PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 pika (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJIN PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says public sector entities must subject their activities, data, and management and control systems to systematic and comprehensive internal audit.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është vendosja e një efikasiteti më të madh operacional, një disiplinë më të madhe buxhetore dhe fiskale si dhe respektimi i rregullave nga subjektet e sektorit publik, duke kërkuar që veprimtaritë, të dhënat si dhe sistemet e menaxhimit dhe kontrollit të të gjitha subjekteve të sektorit publik t’i nënshtrohen auditimit të brendshëm sistematik dhe gjithëpërfshirës. 2. Qëllimi i këtij ligji është po ashtu të sigurojë që auditimet e brendshme të kryhen me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës të subjekteve të sektorit publik në mënyrë që të ngritët niveli i shërbimeve që u ofrohen shfrytëzuesve, përfituesve si dhe qytetarëve të Kosovës. 3. Në këtë drejtim, ligji themelon një sistem institucional për të siguruar funksionin adekuat të auditimeve të brendshme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all public-sector entities in Kosovo whose activity relies on public property and that use budget, international, or co-financing funds while operating.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet në të gjitha subjektet e sektorit publik të Kosovës, veprimtaria e të cilave mbështetet në pronën publike e që gjatë funksionimit të tyre përdorin fonde nga Buxheti i Republikës së Kosovës, nga organizmat ndërkombëtare apo fonde të përfituara në formë bashkëfinancimi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including internal audit, internal auditor, several audit types, public-sector terms, and the internal audit charter.
Neni 3 Përkufizimet Më qëllim të interpretimit dhe të zbatimit të këtij ligji, secila nga shprehjet e mëposhtme, do të kenë kuptimin e përshkruar në vijim, përveç nëse konteksti kërkon ndryshe: “Auditimi i brendshëm” është aktivitet i pavarur këshillëdhënës, dhe i ofrimit të sigurisë objektive, i përcaktuar (projektuar) që të shtojë vlerat dhe të përmirësojë funksionimin e organizatës. Ai ndihmon organizatën në përmbushjen e objektivave të saja duke ofruar qasje sistematike, të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektshmërinë e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes. “Auditori i Brendshëm” nënkupton personin që posedon licencë aktuale dhe të vlefshme, duke përfshirë licencat e përkohshme që nxirren sipas këtij ligji. “Auditimi i bazuar në sistem” nënkupton një vlerësim rigoroz të sistemit të kontrollit të brendshëm për të vlerësuar nivelin e funksionimit efektiv të kontrolleve. “Auditimi i pajtueshmërisë” nënkupton vlerësimin nëse një organizatë ka kryer aktivitetetin e saj në pajtueshmëri me gjithë legjislacionin e aplikueshëm, rregulloret, politikat dhe procedurat administrative. 2 “Auditimi financiar” nënkupton auditimin që ofron një mendim lidhur me atë se, a paraqesin pasqyrat financiare, të krijuara nga një organizatë, pamjen e vërtetë dhe të drejtë të aspektit financiar të operacioneve për periudhën raportuese, për asetet dhe detyrimet e organizatës, në fund të periudhës, si dhe a janë ato në pajtueshmëri me standardet raportuese të kontabilitetit dhe standardet financiare të adoptuara. “Auditimi i TI-së” nënkupton një ekzaminim të mjaftueshmërisë dhe përshtatshmërisë së kontrolleve të cilat mbrojnë sistemet e aplikimit të TI për të siguruar besueshmërinë, integritetin dhe disponueshmërinë e sistemeve të TI dhe mirëmbajtjen e informacioneve në këto sisteme. “Auditimi i përformancës” nënkupton një auditim i ekonomicitetit, efikasitetit dhe efektivitetit me të cilin subjekti i sektorit publik që auditohet i shfrytëzon burimet e veta në ushtrimin e përgjegjësive të veta. “Ekonomiciteti” nënkupton zvogëlimin e shpenzimeve në sigurimin e burimeve të nevojshme për arritjen e objektivave në nivelin e nevojshëm të cilësisë. “Efikasiteti” nënkupton marrëdhënien ndërmjet rezultateve, si mallrat dhe shërbimet publike, të siguruara nga subjektet e sektorit publik, si dhe burimet e shfrytëzuara në prodhimin dhe dërgimin e tyre. “Efektiviteti” nënkupton masën në të cilën objektivat e një subjekti, procesi apo aktiviteti realizohen si një marrëdhënie ndërmjet arritjeve të planifikuara dhe arritjeve aktuale. “Kodi i Etikës” nënkupton një deklaratë e shkruar mbi Parimet dhe Rregullat e Mirësjelljes që një auditor i brendshëm pajtohet t`i zbatojë. Objektiva e tij është që formalisht të avancojë kulturën etike, në profesionin e auditimit të brendshëm. “Ministër” nënkupton Ministrin e Ekonomisë dhe Financave. “Menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik” nënkupton pozitën e cila ka përgjegjësinë në Subjektin e Sektorit Publik, Ministrat, Zyrtarët Kryesorë Administrativ dhe Drejtorët Ekzekutiv të agjencioneve të pavarura. “Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm ose NJQHAB” do të thotë, Njësinë Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të themeluar sipas nenit 7 të këtij ligji. Njësia e Auditimit të Brendshëm ose “NJAB” do të thotë, Njësinë e Auditimit të Brendshëm të një organizate buxhetore të themeluar sipas nenit 10 të këtij ligji. “Subjekt i sektorit publik ose SSP” është term i përgjithshëm që nënkupton dhe përfshin të gjitha organizatat buxhetore, agjencitë e pavarura publike dhe autoritetet publike. “Statuti i Auditimit të Brendshëm” është një dokument i shkruar dhe i nënshkruar ndërmjet Menaxhmentit të Lartë të subjektit të sektorit publik dhe personit në krye të auditimit të brendshëm, në atë Subjekt të Sektorit Publik, dokument që shtron të drejtat dhe përgjegjësitë e të dy palëve, kur vjen deri te kryerja e auditimit të brendshëm, funksionalisht të pavarur. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe Auditorët e Brendshëm duhet të kryejnë auditimet sipas ligjit, standardeve dhe parimeve të pavarësisë, objektivitetit, integritetit, besueshmërisë dhe kompetencës.
Neni 4 Parimet 1. Të gjitha Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe Auditorët e Brendshëm duhet të bëjnë auditime te brendshme sipas parimeve në vijim: 1.1. Ligjshmëria. Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të ushtrojë auditimet në pajtim të plotë me ligjin, rregullat, standardet dhe praktikat e zbatueshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në ato të parapara në nenin 10.7 të këtij ligji; 1.2. Integriteti. Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të ushtrojë auditimet në mënyrë profesionale dhe sipas të gjitha kushteve të zbatueshme ligjore. 3 Auditorët e Brendshëm duhet që të evitojnë konfliktin e interesave dhe nuk duhet të lejojnë që çështjet personale të çfarëdo lloji të ndikojnë në auditimin e brendshëm që ai/ajo ushtron; 1.3. Objektiviteti. Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të veprojnë me nivelin më të lartë të profesionalizmit gjatë mbledhjes, vlerësimit dhe transmetimit të të dhënave mbi aktivitetin ose procesin që është nën auditim. Ata duhet të bëjnë vlerësime të balancuara të të gjitha rrethanave përkatëse dhe nuk duhet të lejojnë që aktivitetet, qëndrimet ose përfundimet e tyre të ndikohen në çfarëdo mënyre nga interesat e tyre personale ose interesat e ndonjë personi tjetër; 1.4. Besueshmëria. Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të respektojnë vlerat dhe pronësinë e informatave që i pranojnë dhe nuk duhet t’i zbulojnë informatat para cilitdo person, përveç nëse kërkohet në mënyrë specifike sipas këtij ligji; 1.5. Kompetenca. Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet të posedojnë dhe përdorin diturinë, aftësinë dhe përvojën e nevojshme për zbatimin profesional të auditimit të brendshëm; 1.6. Pavarësia. Secila Njësi e Auditimit të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm janë plotësisht të pavarur nga aktivitetet që auditohen dhe personat përgjegjës ose të përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në aktivitetet e tilla; - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Subjektet e sektorit publik duhet të sigurojnë auditim të brendshëm sistematik dhe gjithëpërfshirës për veprimtaritë, të dhënat dhe sistemet e tyre.
Neni 5 Ushtrimi dhe Qëllimi i Auditimit të Brendshëm 1. Secili subjekt i sektorit publik, duhet të sigurojë që veprimtaritë, të dhënat si dhe sistemet e saj të menaxhimit dhe kontrollit t’i nënshtrohen sistematikisht auditivit të brendshëm, gjithëpërfshirës, në përputhshmëri me dispozitat e këtij ligji. 2. Auditimi i Brendshëm ndihmon subjektin e sektorit publik në arritjen e qëllimeve të tij përmes: 2.1. kryerjes së detyrave të auditimit në pajtueshmëri me planet strategjike të bazuara në planifikimin vjetor; 2.2. vlerësimit të përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe sistemeve të kontrollit në relacion me: 2.2.1. kryerjen e detyrave dhe arritjen e qëllimeve; 2.2.2. identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve; 2.2.3. pajtueshmërinë me ligjet, rregulloret, rregullat e brendshme dhe kontratat; 2.2.4. besueshmërinë dhe gjithë përfshirjen e informacioneve financiare dhe informacioneve të tjera; 2.2.5. efikasitetin, efektivitetin dhe ekonomicitetin e operacioneve; 2.2.6. ruajtjen e aseteve dhe informacioneve; 2.3. dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e veprimeve. 3. Auditimi i Brendshëm duhet të zbatohet përmes ofrimit të sigurisë dhe shërbimeve këshillëdhënëse: 3.1. detyra e auditimit për siguri të arsyeshme duhet të ofrojë një ekzaminim objektiv të evidencës për të dhënë një vlerësim të pavarur mbi menaxhimin e rrezikut, proceset e kontrollit, sistemet ose të ndonjë objektivi tjetër të veçantë të auditivit: 4 3.1.1. objektivi dhe fushëveprimi i secilës detyrë të auditimit për siguri, duhet të përcaktohet nga Auditorët e Brendshëm. Detyra e auditimit për siguri duhet të kalojë nëpër fazat në vijim; planifikimi, puna në teren, raportimi dhe përcjellja; 3.1.2. detyra e auditimit për siguri duhet të zbatohet përmes: auditimeve të bazuara në sisteme, auditimeve të pajtueshmërisë, auditimeve të përformancës, auditimeve financiare dhe auditimeve te TI-së, ose me kombinim të atyre të cilat adresojnë objektivat e planifikuara; 3.2. detyrat e caktuara të auditimit për shërbime këshillëdhënëse përbëhen nga dhënia e këshillave, mendimeve, trajnimeve ose shërbimeve të tjera, të dizajnuara për përmirësimin e proceseve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit, pa ndonjë përgjegjësi menaxheriale të supozuar nga Auditori i Brendshëm: 3.2.1. detyra e caktuar e auditimit për shërbime këshillëdhënëse duhet të iniciohet nga menaxhmenti i subjektit të sektorit publik; 3.2.2. duhet të arrihet pajtueshmëria me menaxhmentin e lartë të subjektit të sektorit publik mbi objektivën dhe fushëveprimin e secilës detyrë të caktuar të auditimit për shërbime këshillëdhënëse; 3.2.3. përgjegjësia menaxheriale për zbatimin e përmirësimeve në menaxhimin e rrezikut dhe proceset e kontrollit do të mbetet te menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik, e jo të funksioni i Auditimit të Brendshëm apo të Auditori i Brendshëm i përfshirë në të. 4. Auditimet duhet të bëhen në pajtim me këtë ligj, rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, statuti i auditimit të brendshëm, kodin e etikës si dhe standardet profesionale të përgatitura nga NJQHAB dhe të shpallura nga Ministri sipas nenit 7.4. të këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The audit committee must keep records for at least 7 years, and the Auditor General and other public authorities with investigative or control functions may access those documents fully and without obstruction.
Neni 6 Komitetet e Auditimit 1. Komiteti i auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për menaxhmentin e lartë të subjektit te sektorit publik dhe mbështetës për auditorët e brendshëm, duke: 1.1. siguruar një mbikëqyrje të planeve dhe rezultateve të auditimit; 1.2. siguruar pavarësinë e Auditorit të Brendshëm; 1.3. vlerësuar përshtatshmërinë e burimeve të auditimit; 1.4. siguruar që rekomandimet e auditimit janë pranuar dhe zbatuar; 1.5. këshilluar mbi çështjet lidhur me rreziqet, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimit. 2. Komitetet e Auditimit të Brendshëm krijohen nga menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik si në: Kuvendin e Kosovës, Presidencë, Kryeministri, Ministri dhe Komuna. Komitetet e Auditimit të Brendshëm në këto subjekte, kryejnë shërbime për të gjitha njësitë dhe nën njësitë e renditura në kuadër të SSP përkatëse, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me ndonjë akt ligjor. Mënyra e funksionimit të komiteteve të auditmit, rregullohet me Udhëzimet e nxjerra nga Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa në pajtueshmëri me praktikat dhe standardet ndërkombëtare të auditimit. 3. Komiteti i auditimit duhet që për një periudhë prej së paku shtatë (7) vjetësh të mirëmbajë shënime për të gjitha procedimet e tij bashkë me të gjitha raportet e ofruara nga auditimi i brendshëm sikur edhe shënime gjithëpërfshirëse të shkruara në lidhje me të gjitha çështjet dhe dëshmitë që kanë të bëjnë me ato raporte dhe të gjitha veprimet e ndërmarra nga Komiteti i Auditimit si përgjigje në ato raporte. 4. Qasje të plotë dhe të papenguar në këto dokumente mund të kenë, Auditori Gjeneral dhe çdo autoritet tjetër publik që ka funksion hetues apo kontrollues. 5 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision sets up the central internal audit harmonization unit, assigns oversight and licensing roles, and gives the unit powers to review, advise, train, license, and revoke internal auditors.
Neni 7 Njësia Qendrore për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm 1. Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe harmonizimin e auditimit të brendshëm në subjektin e sektorit publik. Që të arrihet kjo, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të themelohet NJQHAB që ka statusin e departamentit të veçantë, e që drejt për së drejti është e nënrenditur të Ministri dhe do t`i ndihmojë atij/asaj për përmbushjen e detyrave, sipas këtij ligji. 2. NJQHAB administrohet nga Drejtori që është shërbyes civil, i emëruar sipas legjislacionit përkatës, për emërimin e shërbyesve civil. 3. Personeli i NJQHAB, janë shërbyes civil dhe punësohen në bazë të legjislacionit për shërbyesit civil dhe të cilët i plotësojnë kërkesat e nenit 16 të këtij ligji. Personeli i Njësisë Qendrore për Harmonizimin e Auditmit të Brendshëm, i raporton drejtorit, në lidhje me ushtrimin e aktiviteteve profesionale dhe administrative. 4. NJQHA duhet të përgatisë dhe t’i dorëzojë Ministrit për miratim, rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, modelet, statutin e auditimit te brendshëm, kodin e etikës dhe standardet profesionale për ushtrimin e auditimeve të brendshme nga Auditorët e Brendshëm dhe Njësitë e Auditimit të Brendshëm. Të gjitha këto rregulla duhet të jenë në pajtim të plotë dhe të pasqyrojnë standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të auditimit të brendshëm. 5. NJQHAB bën vlerësime te jashtme, siç janë, rishikimi i sigurisë së cilësisë, kryerjes se auditimit te brendshëm në subjektin e sektorit publik, në bazë të metodologjive të miratuara nga Ministri. Gjatë kryerjes së rishikimeve, Auditorët e NJQHAB duhet të kenë qasje të lirë në të gjitha dokumentacionet dhe çështjet lidhur me auditimin e brendshëm në SSP. 6. NJQHAB ofron këshilla profesionale për Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe Auditorët e Brendshëm në të gjitha aspektet e auditimit, planet e punës, praktikat e mira evropiane të auditimit të brendshëm, si dhe cilësinë dhe funksionimin adekuat të sistemit të auditimit të brendshëm. 7. NJQHAB duhet të aranzhojnë dhe të institucionalizojnë, një sistem rigoroz të trajnimit profesional si dhe testimit rigoroz, objektiv dhe anonim para dhe pas përfundimit të trajnimit për të gjithë personat që dëshirojnë të bëhen Auditorë të Brendshëm. NJQHAB duhet të sigurojë që trajnimi dhe testimi i tillë të bëhet nga ekspertë profesional dhe të kualifikuar për auditim të brendshëm që posedojnë kualifikim profesional të pranuar ndërkombëtarisht, për auditim te brendshëm. 8. NJQH e Auditimit të Brendshëm do t`i lëshojë licencë një personi për të punuar si auditor i brendshëm, nëse kandidati ka kryer me sukses trajnimin dhe testimin e referuar dhe ka demonstruar përkushtim ndaj etikës profesionale, disiplinës, integritetit dhe kompetencës së kërkuar nga një Auditor i Brendshëm. 9. NJQHAB duhet të vendosë një sistem për arsimim, detyrimisht të vazhdueshëm profesional, të personave që janë licencuar si auditorë të brendshëm sipas nenit 7.8 të këtij ligji. 10. NJQH e Auditimit të Brendshëm është e autorizuar të revokojë licencën e Auditorit të Brendshëm nëse ai/ajo: 10.1. i shkel kushtet apo dispozitat e këtij ligji; 10.2. nuk tregon kompetencë të mjaftueshme ose nuk u përmbahet parimeve të parapara në nenin 4 të këtij ligji; ose 10.3. Nuk e përmbush kushtin e paraparë të nenit 7.9 të këtij ligji, për arsimim të vazhdueshëm , për auditorë të brendshëm. Në raste të tilla, nëse personi i tillë është anëtar i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, organizatat përkatëse buxhetore, duhet të largojnë personin të cilit i është revokuar licenca nga NJQHAB. Personi në fjalë ka të drejtën e ankimit ndaj vendimit të tillë, sipas ligjit për procedurën administrative. 6 11. NJQH e Auditimit të Brendshëm ka autoritetin të marrë nga të gjitha subjektet e sektorit publik planet e tyre strategjike, vjetore, raportet tre mujore dhe vjetore për aktivitetet e auditimit të brendshëm. 12. NJQH e Auditimit të Brendshëm duhet të mirëmbajë regjistrat e auditorëve të brendshëm të licencuar për të punuar në SSP të Kosovës, Statutet e auditimit të brendshëm, dhe organizimet e bëra nga SSP për përmbushjen e përgjegjësive të tyre për auditimin e brendshëm sipas këtij ligji. 13. Nëse SSP, për ndonjë arsye, nuk ka krijuar funksionin efektiv të auditimit të brendshëm, MEF-i cakton auditorin e brendshëm për të kryer auditimin në atë SSP. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The director of NJQHAB must report to the Minister of Economy and Finance at least every three months and must prepare and submit an annual written report on the internal audit system.
Neni 8 Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të NJQHAB 1. Përveç përgjegjësive të përcaktuara në këtë ligj, drejtori i NJQH është përgjegjës për të gjitha format e raportimit, e posaçërisht duhet të: 1.1. T`i raportojë rregullisht së paku çdo tre muaj, Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, në lidhje me të gjitha aktivitetet e NJQHAB dhe; 1.2. Të përgatisë dhe dorëzojë Ministrit raportin vjetor formal me shkrim për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm. Ministri e shqyrton raportin në fjalë dhe pastaj e dorëzon raportin, së bashku me komentet e Ministrit, në Qeveri, Kuvend dhe tek Auditori i Përgjithshëm. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Drejtimi i lartë i subjektit të sektorit publik dhe, nëse ekziston, komiteti i auditimit duhet të marrë masa për të mbrojtur pavarësinë e auditimit të brendshëm dhe të reagojë menjëherë ndaj pengesave.
Neni 9 Mbrojtja e Auditorëve të Brendshëm 1 Menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik dhe Komiteti i auditimit, nëse ai ekziston, duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme: 1.1.Për të siguruar pavarësinë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm apo Auditorit të Brendshëm; dhe 1.2. Qe menjëherë te ndërmerren masa në rast te shkaktimit te pengesave nga cilido person në punën e Njësisë së Auditimit të Brendshëm ose Auditorit të Brendshëm për kryerjen e një auditimi të brendshëm sipas këtij ligji. Masat në fjalë përfshijnë suspendimin, largimin ose masa të tjera disiplinore ndaj personit apo personave në fjalë. 2. Shkarkimi i Drejtorit të Njësisë së auditimit të brendshëm bëhet në bazë të legjislacionit për shërbyesit civil. 3. Punësimi, vazhdimi i kontratës apo përparimi në karrierë i Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm apo një Auditori të Brendshëm nuk duhet të cenohet për shkak të përmbushjes së detyrave ligjore sipas këtij Ligji dhe të gjitha rregullave, udhëzimeve, politikave, doracakëve, Kodit të Etikës dhe standardeve profesionale përkatëse, të zhvilluara apo adoptuara nga NJQH e Auditimit të Brendshëm dhe të miratuara nga Ministri. Çdo masë disiplinore duhet të ndërlidhet vetëm me çështjet e kompetencës ose sjelljes e cila ka të bëjë me të gjithë shërbyesit civilë dhe do t`i përmbahet procesit të përcaktuar nga ligjet përkatëse. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The senior management of SSP must implement and ensure effective internal audit, set up the function in one of the listed ways, and ensure internal auditors are civil servants.
Neni 10 Themelimi dhe funksionimi i Njësive për Auditim të Brendshëm 1. Menaxhmenti i lartë i SSP është përgjegjës për zbatimin dhe funksionimin efektiv të auditimit të brendshëm në pajtim me kërkesat e këtij ligji. 2. Përgjegjësia e vendosur në nenin 10.1 të këtij ligji për zbatimin e funksionit të auditimit të brendshëm, shtrihet në: 2.1. subjektin e sektorit publik; 2.2. pjesët përbërëse dhe nën-njësitë e tjera të tij; 7 2.3. ndonjë SSP i cili menaxhon fondet e BE-së apo fondet e dhuruara nga donatorët e tjerë ose institucionet financiare ndërkombëtare. 3. Menaxhmenti i lartë i SSP, apo ndonjë organizatë ose agjenci e nënrenditur duhet të krijojë funksionin e auditimit të brendshëm në njërën nga mënyrat në vijim: 3.1. themelimi i një Njësie të pavarur të Auditimit të Brendshëm të përbërë nga Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe Auditorët e Brendshëm me mbështetje të duhur administrative. Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të jetë drejtpërdrejtë e nënrenditur tek Menaxhmenti i lartë i SSP. 3.2. themelimi i një Njësie të Përbashkët të Auditimit të Brendshëm me propozim të disa SSP, me pëlqim paraprak të Ministrit të Financave; 3.3. marrëveshje pune me një njësi të veçantë të auditimit të brendshëm të themeluar nga Qeveria, për të ofruar shërbime të auditimit të brendshëm për subjektin e sektorit publik, sipas nevojës; 4. Nëse madhësia ose veprimtaritë e organizatës buxhetore janë të asaj natyre që detyrat e Njësisë së Auditimit të Brendshëm mund të ushtrohen nga një Auditor i vetëm, bazuar në nenin 11 të këtij ligji, atëherë personi në fjalë shërben si Drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, në pajtim me nenin 14. 5. Të gjithë Auditorët e Brendshëm, brenda Njësisë së Auditimit të Brendshëm, duhet të kenë statusin e shërbyesit civil. 6. Të gjithë personat duhet që të bashkëpunojnë plotësisht dhe në mënyrë të rregullt me Njësinë e Auditimit të Brendshëm si dhe të lejojnë qasje në të gjitha sistemet dhe dokumentet sipas kërkesës, pa të drejtë refuzimi. 7. Secila Njësi për Auditim të Brendshëm dhe secili Auditor i Brendshëm duhet t’i ushtrojë aktivitetet e veta në pajtim me: 7.1. këtë ligj dhe ligjet e tjera të zbatueshme në Kosovë; 7.2. rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, statuti i auditimit të brendshëm, kodin e etikës dhe standardet profesionale të nxjerra nga Ministri sipas nenit 7.4 të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Internal auditors must carry out internal audits according to the listed rules and standards; the Minister must approve the rules prepared by the Internal Audit Unit.
Neni 11 Kriteret për themelimin e Njësive të Auditimit të Brendshëm 1. Për cilëndo prej alternativave të zgjedhura që janë të përshkruara në nenin 10.3, auditorët e brendshëm janë të obliguar të kryejnë auditimet e brendshme në përputhshmëri me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, statutin e auditimit të brendshëm, kodin e etikës dhe standardet profesionale të përgatitura ose adoptuara nga NJQH e Auditimit të Brendshëm dhe të miratuara nga Ministri, në përputhshmëri me këtë ligji. 2. Sa i përket alternativave të përshkruara në Nenin 10.3, Ministri duhet të miratojë rregullat e përgatitura nga NJHQ e Auditimit të Brendshëm, të cilat do të sigurojnë kritere për të udhëzuar themelimin e funksionit të auditimit të brendshëm. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Rregulli u jep auditorëve të brendshëm dhe njësive për auditim të brendshëm të drejta të gjera për të kryer auditimin dhe u kërkon të ruajnë konfidencialitetin e informacionit të marrë gjatë auditimit.
Neni 12 Të drejtat e Auditorëve të Brendshëm dhe i Njësive për Auditim të Brendshëm 1. Auditori i Brendshëm ose Njësia për Auditim të Brendshëm që bëjnë një auditim të ligjshëm sipas këtij ligji, janë të autorizuar dhe kanë përgjegjësinë që: 1.1. të bëjë auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, statuti i auditimit të brendshëm, kodi i etikës dhe standardet profesionale të miratuara nga Ministri sipas nenit 7.4 të këtij ligji; 8 1.2. të marrë, shqyrtojë dhe shfrytëzojë pa kufizim të gjitha të dhënat teknike, ekonomike, financiare si dhe informatat e dokumentet në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik nën auditim; 1.3. të kopjojë të dhënat, informatat apo dokumentet e tilla për qëllime të auditimit të brendshëm si dhe të sigurojë që kopjet në fjalë të jenë ose origjinale ose të certifikuara. Dokumentet origjinale duhet ti kthehen subjektit të sektorit publik nga i cili janë marrë për shfrytëzim; 1.4. të kërkojë nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar ose kontraktues i subjektit të sektorit publik nën auditim që të ofrojë dëshmi fizike, shënime dhe dëshmi gojore ose informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin ose mbi aktivitetet që janë nën auditim; 1.5. të ketë qasje pa pengesë në pasurinë e subjektit të sektorit publik nën auditim, dhe të verifikojë dhe vlerësojë vlerat materiale dhe monetare të subjektit të sektorit publik në pajtim me rregullat dhe legjislacionin; 1.6. të raportojë tek menaxhmenti i lartë i SSP mbi te gjitha çështjet materiale të lidhura me kryerjen e auditimit të brendshëm dhe me rezultatet e tij. 1.7. të marrë informata të certifikuara nga Thesari, Banka Qëndrore e Kosovës dhe cilado organizatë publike apo private në lidhje me xhirollogaritë dhe/ose transaksionet aktuale ose të mbyllura që përfshijnë subjektet nën auditim mbi të cilin Njësia për Auditim të Brendshëm ka kompetenca sipas nenit 10.1; dhe 1.8. t`i propozojë menaxhmentit të lartë të subjektit të sektorit publik kontraktimin e personelit të ekspertëve atëherë kur kërkohen njohuri dhe aftësi të veçanta në lidhje me aktivitetet e planifikuara të auditimit të brendshëm; 1.9. të ketë qasje në Komitetin e auditimit dhe të marrë pjesë në seancat e tij; 1.10. të përcaktojë objektivat, fushëveprimin, shpeshtësinë, metodat dhe burimet e nevojshme për kryerjen e Auditimit të Brendshëm; 1.11. drejtori i Auditimit të Brendshëm dhe të gjithë Auditorët e Brendshëm janë të obliguar të mbajnë në fshehtësi të gjitha informacionet që atyre u janë bërë të njohura gjatë kryerjes së auditimit të brendshëm, përveç nëse ligji kërkon ndryshe. 2. Për shkak të nivelit të lartë të kompetencës profesionale, përgjegjësive dhe këshillë dhënies për ushtrimin e aktiviteteve të auditimit të brendshëm, Auditori i Brendshëm duhet te ketë rrogën e përafërt me Drejtorin e NJAB . - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Personat që bëjnë auditim të brendshëm duhet të kenë licencë valide ose të përkohshme; disa persona nuk mund ta marrin licencën ose të ofrojnë auditim të brendshëm për sektorin publik.
Neni 13 Ndalesat 1. Personat që kryejnë aktivitete të auditimit të brendshëm do të duhet të kenë licencë valide për auditim të brendshëm ose licencë të përkohshme, të lëshuar ne pajtim me këtë ligj dhe kriteret e krijuara dhe lëshuara nga Ministri. 2. Asnjë person nuk mund të marrë licencë për auditim të brendshëm nëse ai/ajo: 2.1. në tri (3) vitet e fundit ka qenë në ndonjë pozitë të lartë ose funksion në një parti politike; 2.2. në pesë (5) vitet e fundit nga ndonjë gjykatë kompetente është vërtetuar se ka krye vepër penale që përfshin mashtrimin, keqinterpretimin, korrupsion, pastrim parash, përvetësim, keqpërdorim ose keq përvetësim të fondeve, mito ose ryshfet, sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë, në ndonjë vend apo juridiksion tjetër, ose sipas konventave apo traktateve ndërkombëtare; 2.3. është vërtetuar se ka qenë i përfshirë në sjellje jo-profesionale nga ndonjë institucion ose organizatë përgjegjëse për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale; ose 9 2.4. ka bërë paraqitje të shtrembëruara nën betim ose në ndonjë dokument të vulosur, të notarizuar ose zyrtar. 3. Asnjë person nuk mund të kryejë aktivitete të auditimit të brendshëm ose të ofrojë shërbime të auditimit të brendshëm për një subjekt të sektorit publik nëse ai/ajo aktualisht mban pozitë ose kryen punë për një subjekt të sektorit publik, përveç subjektit që rregullisht dhe ligjërisht ofron shërbime profesionale dhe të pavarura të auditimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Every internal audit unit in a budget organization must have a director, and that director must also be an internal auditor.
Neni 14 Drejtorët e Njësive për Auditim të Brendshëm 1. Secila Njësi për Auditim të Brendshëm në kuadër të një organizate buxhetore duhet të ketë drejtorin e saj. Secili drejtor duhet të jetë njëkohësisht Auditor i Brendshëm. Ai/ajo përzgjidhet nga organizata buxhetore sipas legjislacionit për shërbyesit civil. Në komisionin e rekrutimit duhet të marrë pjesë një përfaqësuese i NJQHAB. 2. Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm është përgjegjës për: 2.1. menaxhimin dhe mbikëqyrjen e personelit dhe veprimtarisë së Njësisë për Auditim të Brendshëm; 2.2. përzgjedhjen, në baza konkurruese pas konsultimit me NJQH për Auditim të Brendshëm. Përzgjedhja bëhet në bazë te listës së Auditorëve të Brendshëm e siguruar nga NJQH për Auditim të Brendshëm, bëhet në pajtim me ligjet e tjera të zbatueshme në Kosovë, legjislacionin për shërbimin civil. 2.3. të shfrytëzuar burimet e Njësisë për Auditim te Brendshëm në mënyrë produktive, kosto- efektive dhe efikase; 2.4. siguruar zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar në nenin 10.7 të këtij ligji; 2.5. siguruar përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planit strategjik te auditimit në bazë te vlerësimit te rrezikut për rishikim dhe miratim tek menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik dhe Komiteti i auditivit; 2.6. organizimin, kryerjen, mbikëqyrjen dhe ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm të ndërmarra nga Njësia e Auditimit të Brendshëm, si dhe dorëzimin e rezultateve të auditimit te menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik dhe Komitetit të auditimit të organizatës buxhetore ose ndërmarrjes publike; 2.7. përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm tek menaxhmenti i lartë i SSP, NJQH dhe Komitetit të Auditimit të organizatës buxhetore; 2.8. Dorëzimin e planit vjetor dhe strategjik te Audimit te brendshëm tek NJQH jo me vonë se deri me 31 tetor të secilit vit kalendarik pas miratimit nga menaxhmenti i lartë i SSP dhe Komiteti i Auditimit; 2.9. Mirëmbajtjen e të gjitha dosjeve te raporteve të auditimit, shënimeve gjithëpërfshirëse të shkruara në lidhje me të gjitha çështjet, dëshmitë që kanë të bëjnë me ato raporte dhe të gjitha rekomandimet e dhëna menaxhmentit të lartë të SSP dhe Komitetit të auditimit të cilat duhet të ruhen së paku 7 (shtatë) vjet; 2.10. Qasje të plotë dhe të papenguar në këto dokumente duhen të kenë Auditori gjeneral dhe çdo autoritet tjetër publik që ka funksion hetues apo kontrollues; 2.11. Përgatitjen dhe zbatimin e programit të sigurisë së cilësisë që mbulon vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm; 10 2.12. Raportimin e menjëhershëm tek menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik dhe Komiteti i auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit dhe dhënien e propozimeve për përmirësimin e sistemeve si dhe njoftimin e autoriteteve kompetente, nëse menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik nuk ndërmerr veprime të duhura; 2.13. Kërkimin e burimeve të mjaftueshme nga menaxhmenti i lartë i subjektit të sektorit publik për t`i mundësuar funksionit të auditimit të brendshëm kryerjen e detyrave të përcaktuara sipas këtij ligji; 2.14. Përgatitjen e një plani për të Siguruar zhvillimin e vazhdueshëm profesional të gjithë anëtarëve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, përfshirë edhe Drejtorin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm; 2.15. T`i dorëzuar menaxhmentit të lartë të subjektit të sektorit publik dhe Komitetit të auditimit, statutin mbi funksionin e auditimit të brendshëm, i bazuar në modelin e siguruar nga NJQHAB. 3. Paga e Drejtorit të Njësisë për Auditim të Brendshëm rregullohet në mënyrë të veçantë sipas legjislacionit për shërbyesit civil. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The senior management of SSP must support internal audit, act quickly on recommendations, fix irregularities, ensure legal compliance, and ensure relevant staff give NJAB free access and active assistance.
Neni 15 Përgjegjësitë e menaxhmentit të lartë të SSP për Auditimin e Brendshëm 1. Secili menaxhment i lartë i SSP duhet: 1.1. të sigurojë që Auditimi i Brendshëm ka burime të mjaftueshme njerëzore, financiare dhe të tjera për ushtrimin efikas të detyrave dhe përgjegjësive të tij. 1.2. të sigurojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe efektive për zbatimin e rekomandimeve të bëra nga Njësia e Auditimit të Brendshëm, Auditori i Brendshëm, Komiteti i auditimit dhe NJQHAB; 1.3. të eliminojë parregullsitë e zbuluara gjatë auditimit si dhe zbatimin e masave për të parandaluar parregullsitë e tilla në të ardhmen; 1.4. të sigurojë që organizata buxhetore i përmbush të gjitha kushtet e parapara në këtë ligj; dhe 1.5. të sigurojë që të gjithë shërbyesit civil dhe personat e punësuar apo të angazhuar nga organizata buxhetore ose ndonjë njësi tjetër e cekur në nenin 10.1 të këtij ligji t’i: 1.5.1. mundësojë NJAB qasje të lirë në të gjitha dokumentet, shënimet, zyrat dhe pasuritë që janë të nevojshme për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. 1.5.2. ndërmarrin masa aktive për të asistuar dhe për të lehtësuar punën e Njësive të Auditimit të Brendshëm ose Auditorit të Brendshëm në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Kush dëshiron të rekrutohet si auditor i brendshëm duhet të ketë diplomë universitare në disa fusha, të plotësojë kushte të arsyeshme të vendosura nga NQHAB, të ketë kryer trajnimin/testimin/licencimin dhe të mos jetë i papranueshëm sipas nenit 13.2.
Neni 16 Rekrutimi, kualifikimi dhe trajnimi i auditorëve të brendshëm 1. Personat që dëshirojnë të rekrutohen si auditorë të brendshëm, duhet : 1.1. të posedojnë diplomë universiteti në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo juridik; 1.2. ti përmbushin kushtet e tjera të arsyeshme të vendosura nga NQHAB, për të siguruar kompetencën, ndershmërinë, integritetin dhe objektivitetin e kandidatit. 1.3. të kenë përfunduar me sukses trajnimin, testimin dhe licencimin sipas nenit 7.7 dhe 7.8 të këtij ligji; dhe 11 1.4. të mos jenë të pa-pranueshëm për shkak të arsyeve të cekura në nenin 13.2. 2. Personat që përmbushin nenin 16.1,16.2,16.4 mund të rekrutohen si praktikantë auditimi me licencë të përkohshme të lëshuar në pajtim me këtë ligj dhe kriteret e krijuara dhe të lëshuara nga Ministri. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Internal auditors must report actual or potential conflicts of interest in writing, and conflicted auditors cannot take part in the audit.
Neni 17 Konflikti i Interesave 1. Çdo auditor i brendshëm do të njoftojë me shkrim Drejtorin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm për ndonjë konflikt aktual apo potencial të interesit i cili mund të dalë nga një detyrë e auditimit. Pas njoftimit të konfliktit të tillë Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm do të ri-caktojë auditorin e brendshëm në detyra të tjera ku ai/ajo nuk ka konflikt interesi. 2. Dështimi për të bërë këtë do të rezultojë në procedura disiplinore ndaj Auditorit të Brendshëm dhe Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm. 3. Konflikti i interesave ekziston nëse auditimi përfshin apo ka të bëjë me: 3.1. subjektin e sektorit publik në të cilin Auditori i Brendshëm ka qenë i punësuar ose i angazhuar në çfarëdo kapaciteti tjetër përveç si Auditor i Brendshëm sipas këtij ligji, në tri vitet e fundit; 3.2. subjekti i sektorit publik në tri vitet e fundit ka pasur në menaxhment apo ndër zyrtarët e lartë politik, një person me të cilin Auditori i Brendshëm: 3.2.1. ka pasur marrëdhënie afariste apo marrëdhënie të tjera qenësore në tri vitet e fundit;ose 3.2.2. ka marrëdhënie familjare deri në brezin e tretë siç përcaktohet në legjislacionin për Shërbimin Civil. 4. Gjatë përgatitjes së rregullave dhe standardeve profesionale të cekura në nenin 7.4, NJQH e Auditimit të Brendshëm mundet, nëse është në pajtim me standardet dhe praktikat me të mira ndërkombëtare, të specifikojë në rregullat dhe standardet e tilla edhe situatat e tjera që përbëjnë konflikt interesash. 5. Auditorët e Brendshëm me konflikt interesi nuk mund të marrin pjesë, të diskutojnë ose të përpiqen të ndikojnë në çfarëdo mënyre në ushtrimin e auditimit. 6. Nëse një person pranon informata se një auditim i brendshëm është kryer ose është duke u kryer nga një auditor i brendshëm me konflikt interesi, duhet të informohet NJQH e Auditimit të Brendshëm. Nëse NJQH e Auditimit të Brendshëm konstaton se auditimi i brendshëm është kryer ose është duke u kryer me konflikt interesi, licenca e auditorit te brendshëm do të suspendohet. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: NJQHAB must cooperate with audit institutions and with Kosovo’s Office of the Auditor General, share information, and coordinate audit activities to avoid duplication.
Neni 18 Marrëdhënia e NJQH e Auditimit të Brendshëm me institucionet e tjera 1. NJQHAB duhet të krijojë një program për bashkëpunim me institucionet dhe personat e sferës se Auditimit te Brendshëm dhe të jashtëm, të vendit dhe nga jashtë dhe të shkëmbejë informacione rreth zhvillimit të Auditimit te Brendshëm. 2. NJQHAB duhet të bashkëpunojë me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës: 2.1. për të zhvilluar marrëdhënie reciproke dhe bashkëpunim ndërmjet tyre; 2.2. të koordinojë aktivitetet e auditimit në një mënyrë të tillë për t`iu shmangur dyfishimit; 2.3. për shkëmbimin adekuat të informatave. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: People holding positions in NJQH or in the internal audit unit when this law starts will receive a temporary license under this law and the criteria set by the Minister of MEF.
Neni 19 12 Dispozitat kalimtare Personave që mbajnë pozitë në NJQH apo në njësi të Auditimit të brendshëm në kohën kur ky ligj hyn në fuqi, do t’iu lëshohet licencë e përkohshme në pajtim me këtë ligj dhe kriteret e krijuara dhe të lëshuara nga Ministri i MEF-it. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article repeals the Internal Audit Law No. 02/L-074 when this law enters into force, and also repeals any conflicting legal provisions.
Neni 20 Dispozitat Shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 02/L-074 për Auditimin e Brendshëm, dhe çdo dispozitë e ligjeve në fuqi që nuk është në përputhshmëri me këtë ligj. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 21 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-128 17 shtator 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-026-2009, datë 13.10.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-128 PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in