LIGJI NR.03/L-129 PËR ZONAT EKONOMIKE
This preamble says the law establishes rules for creating and developing economic zones in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-129
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law establishes rules for creating and developing economic zones in Kosovo. This provision states what the law covers for economic zones. This article defines several terms used in the law on economic zones. This article says economic zones in Kosovo are created to promote investment, economic development, jobs, advanced technology, business clustering, cooperation, better infrastructure access, and competition. In economic zones, any economic activity may be carried out if it does not harm the environment, flora, fauna, or Kosovo’s national assets, and does not conflict with laws in force.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-129 PËR ZONAT EKONOMIKE
Showing 18 of 18
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law establishes rules for creating and developing economic zones in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 53 / 01 QERSHOR 2009 Ligji Nr. 03/L-129 PËR ZONAT EKONOMIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Duke pasur parasysh nevojën për vendosjen e rregullave për ngritjen dhe zhvillimin e zonave ekonomike në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe punësimit në Republikën e Kosovës, Miraton LIGJ PËR ZONAT EKONOMIKE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states what the law covers for economic zones.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj rregullon krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe zhvillimin e zonave ekonomike, të drejtat dhe detyrimet e zhvilluesve, operatorëve menaxhues, shfrytëzuesve që veprojnë në to, llojin e veprimtarive që kryhet brenda tyre, si dhe mënyrën e përcaktimit të lokacionit për zonat ekonomike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law on economic zones.
Neni 2 Përkufizime Në kuptim të këtij ligji shprehjet e përdorura në vijim kanë këto kuptime: “Ministria” nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrinë. “Ministër” nënkupton Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. “Zonë ekonomike” nënkupton një zonë gjeografike në kuadër të territorit shtetëror, që ka një status të veçantë ekonomik, e krijuar për qëllime të promovimit, zhvillimit të bizneseve. “Zhvillues” nënkupton çdo person fizik apo juridik, privat dhe/ose publik, i cili në pajtim me ketë ligj ka fituar të drejtën për zhvillim të zonës ekonomike në Republikën e Kosovës. “Operator menaxhues” nënkupton çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili vepron brenda kufijve të zonës ekonomike, në cilësinë e menaxhuesit, nëpërmjet një marrëdhënie kontraktuese, të lidhur ndërmjet tij/saj dhe zhvilluesit, marrëdhënie e cila nuk është objekt i këtij ligji. “Shfrytëzues” nënkupton personin fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili ushtron veprimtari ekonomike brenda zonës ekonomike, sipas dispozitave të këtij ligji. “Vendim” nënkupton dokumentin me të cilin vërtetohet se janë përmbushur kushtet ligjore për përcaktimin dhe për shpalljen e zonës ekonomike. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says economic zones in Kosovo are created to promote investment, economic development, jobs, advanced technology, business clustering, cooperation, better infrastructure access, and competition.
Neni 3 Krijimi i zonave ekonomike në Territorin e Republikës e Kosovës 2 1. Krijimi i zonave ekonomike në Republikën e Kosovës ka për qëllim: 1.1. nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive; 1.2. ndihmoj në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë, veçanërisht në sektorin privat; 1.3. hapjen e vendeve te reja te punës dhe krijimin e të ardhurave; 1.4. tërheqjen e teknologjive të përparuara; 1.5. përqendrimin e bizneseve në një vend të caktuar; 1.6. zgjerimin e bashkëpunimit mes bizneseve; 1.7. krijimin e kushteve për biznese për qasje më të lehtë në lidhje, transport, furnizimi me energji, ujë dhe shërbime në mbështetje të biznesit; 1.8. rritjen e konkurrencës në biznesin vendor. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: In economic zones, any economic activity may be carried out if it does not harm the environment, flora, fauna, or Kosovo’s national assets, and does not conflict with laws in force.
Neni 4 Veprimtaria e lejuar në zonat ekonomike Në zonat ekonomike mund të kryhet çdo lloj veprimtarie ekonomike, që nuk cenon mjedisin, florën, faunën dhe pasuritë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjet në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The economic zone developer must meet the basic conditions for creating the zone.
Neni 5 Kushtet për krijimin e një zone ekonomike 1. Kushtet bazë të cilat duhet ti përmbush zhvilluesi i zonës ekonomike janë: 1.1. statusi i definuar pronësor për tokën; 1.2. pëlqimet paraprake të lëshuara nga Institucionet përkatës të cilat ndërlidhen me zonat ekonomike; 1.3. plani i biznesit; 1.4. projekti ndërtimor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Several bodies may initiate the creation of an economic zone; the Ministry may do so only if the zone is financed from the Kosovo budget and is of public interest.
Neni 6 Nisma për krijimin e zonave ekonomike 1. Të drejtën e inicimit për krijimin e zonës ekonomike e ka: 1.1. Kuvendi Komunal; 1.2. Komuniteti i Bizneseve; 1.3. Partneriteti publiko-privat; 1.4. Ministria mund të jetë nismëtare vetëm nëse zona ekonomike financohet nga buxheti i Kosovës dhe është me interes publik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Ministria proposes economic zones, the Government must decide on declaring one within 90 days if the paragraph 1 conditions are met, and rejected or revoked decisions must be reasoned.
Neni 7 Shpallja e zonave ekonomike 3 1. Ministria merr vendim për krijimin e zonës ekonomike në bazë të rezultatit të studimit të kryer nga Agjencia për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të ndërmarrjeve të mesme dhe studimeve lokale e rajonale, në përputhje me strategjinë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe në bazë të të cilit i propozon Qeverisë ta shpallë zonën, zonë ekonomike. 2. Përcaktimi i territorit të zonës ekonomike duhet të bazohet në arsyeshmerinë ekonomike të dëshmuar me elaboratin studimor. 3. Nëse janë plotësuar kushtet e paragrafi 1, Qeveria e Republikës së Kosovës brenda nëntëdhjetë (90) ditësh duhet të nxjerrë vendim për shpalljen e zonës ekonomike. 4. Shpallja e çdo zone ekonomike përfshin: 4.1. statusin e zonës (zonë ekonomike ose zonë industriale, park industrial ose park teknologji); 4.2. kufijtë e zonës; 4.3. llojet e veprimtarive, që do të zhvillohen në të; 4.4. periudhën e funksionimit të zonës; 4.5. mënyrën e dhënies së zonës (qira, koncesion). 5. Nëse Qeveria e Republikës së Kosovës ose Ministria e refuzon nismën ose e revokon vendimin, ky duhet të jetë i arsyetuar. 6. Kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ose të Ministrisë, subjekti i pakënaqur ka të drejtë të ngrejë kontest administrativ në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita kur është marrë vendimi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Economic zones may be created on private and/or public property, but approved land cannot be expropriated; public property may be used only under specified conditions, and users must notify the manager if they stop their activity.
Neni 8 E drejta e pronësisë në zonën ekonomike 1. Zonat ekonomike krijohen në prona private dhe/ose publike: 1.1. prona private, në të cilën krijohet zona ekonomike, trajtohet në pajtim me ligjin përkatës në fuqi. 2. Hapësira ose prona e aprovuar për zonat ekonomike në bazë të këtij ligji nuk mund të shpronësohen. 3. Hapësira ose prona publike brenda zonës ekonomike mund të jepen vetëm në shfrytëzim, deri në afat prej nëntëdhjetenëntë (99) vjet, me kompensim për shfrytëzim, me pëlqim të pronarit dhe në pajtim me ligjin në fuqi. 4. Në rast se shfrytëzuesi i hapësirës ose pronës për arsye të ndryshme përfundon aktivitetin e tij, detyrohet që të njoftoj zhvilluesin/operatorin menaxhues lidhur me përfundimin e aktivitetit. 5. Asetet që i përkasin një investitori në zona ekonomike nuk mund të konfiskohen përveç se kur këtë e vendos gjykata. 6. Investitorët e huaj në zonat ekonomike gëzojnë të njëjtat të drejta, sikurse edhe vendorët. 7. E drejta me vendim nuk mund të bartet personave të tretë pa miratimin e organit që ka lëshuar lejen. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Minister must revoke a developer’s decision in listed cases, may change the decision’s conditions on the developer’s request, and must decide within 30 days after notice from the support agency.
Neni 9 Heqja ose ndryshimi i vendimit 4 1. Ministri i heqë zhvilluesit vendimin kur: 1.1. pushon së vepruari zona ekonomike; 1.2. vërtetohet se zhvilluesi nuk respekton kushtet e vendimit; 1.3. vërtetohet se zhvilluesi ka kryer shkelje të këtij ligji ose të rregullores së zonës ekonomike; 1.4. shpallet falimentimi i zhvilluesit me vendim; 1.5. vërtetohet se zhvilluesi nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit; 1.6. mbaron afati i vendimit dhe nuk është bërë kërkesa për ripërtëritjen e saj; 1.7. në bazë të kërkesës së zhvilluesit. 2. Pas njoftimit nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për rastet sikurse në paragrafin 1. të këtij neni, Ministri merr vendim në afat prej tridhjetë (30) ditë. 3. Ministri në kërkesë të zhvilluesit mund të ndryshon kushtet e vendimit së zhvilluesit. 4. Ndryshimet nga paragrafin 3. të këtij neni, Ministri mund të i bën po qese nuk bien ndesh me kriteret e konkurrimit për marrjen e këtij vendimi. 5. Forma, përmbajtja, vlefshmëria dhe taksa për dhënien e vendimit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for activities related to promoting, identifying, and supervising the functioning of economic zones, and the minister issues the bylaw for the Economic Zones Division.
Neni 10 Institucioni përgjegjës 1. Ministria është institucioni përgjegjës, që ndjek të gjitha veprimtaritë për nxitjen, identifikimin dhe kontrollin e funksionimit të zonave ekonomike. 2. Me qëllim të zbatimit të paragrafit 1. të këtij neni, Ministria, në kuadër të ANVM themelon Divizionin për Zonat Ekonomike. 3. Organizimi, fushë veprimtaria dhe funksionimi i Divizionit për Zona Ekonomike rregullohen me akt nënligjor, të cilin e nxjerr ministri. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Economic Zones Division must carry out several tasks, including drafting policies and operating rules, identifying potential zones, assisting stakeholders, reviewing applications, and monitoring compliance.
Neni 11 Kompetencat e institucionit përgjegjës 1. Divizioni për Zona Ekonomike ka për detyrë që të: 1.1. hartoj politikat dhe planet për zhvillimin e zonave ekonomike; 1.2. hartoj rregulloren e funksionimit të zonave ekonomike; 1.3. identifikoj zonat potenciale dhe përgatit procedurat për shpalljen e tyre; 1.4. nxit dhe asiston zhvilluesit, operatorët dhe shfrytëzuesit për krijimin, zhvillimin dhe funksionimin e zonave; 1.5. pranoj dhe vlerëson aplikacionet për zhvillimin e zonave; 5 1.6. ndjek zbatimin e ligjit, të rregullores, sipas nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, si dhe të kushteve të vendimit nga zhvilluesit e zonës ekonomike. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry may set, by subordinate act, control procedures for economic zones, the relationships among the responsible institution, zone developer, and other institutions, and the application procedure and criteria for the developer’s decision.
Neni 12 Funksionimi i zonave ekonomike 1. Ministria me akt nënligjor përcakton: 1.1. procedurat e kontrollit të zonave ekonomike; 1.2. marrëdhëniet ndërmjet institucionit përgjegjës, zhvilluesit të zonës dhe institucioneve të tjera, që ndikojnë në zhvillimin e zonës ekonomike, duke përcaktuar detyrat e secilit prej tyre; 1.3. procedura për aplikim dhe kriteret e pajisjes me vendim të zhvilluesit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Rregullat për zonat ekonomike lejojnë krijimin e një kompanie publike ose kontraktimin e një kompanie menaxhuese kur zhvilluesi është institucion publik ose PPP, dhe kërkojnë që zhvilluesi dhe operatori të vendosin me marrëveshje kushtet organizative e teknike.
Neni 13 Zhvilluesi, Operatorit Menaxhues dhe Shfrytëzuesi 1. Në rast kur zhvilluesi i Zonës Ekonomike është Institucion publik ose partneritet (publiko-privat) atëherë për menaxhimin e këtyre zonave ekonomike mund të themelohet Kompania publike ose kontraktohet kompania menaxhuese. 2. Në rastin kur zhvilluesi i Zonës Ekonomike është nga sektori privat, atëherë nuk vlejnë dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni. 3. Raportet mes zhvilluesit/operatorit menaxhues dhe shfrytëzuesit të Zonës ekonomike rregullohet me kontratë. 4. Operatori menaxhues dhe zhvilluesi i zonës ekonomike, me marrëveshje të përbashkët, i përcaktojnë kushtet organizative dhe teknike për ushtrimin e veprimtarisë në kuadër të zonës ekonomike. 5. Me aktin nga paragrafi 4. i këtij neni, përcaktohet orari i punës, obligimet operatorit lidhur me sigurimin e objekteve dhe lëvizjet e njerëzve dhe mallit në zonë të shfrytëzuesve, masat e mbrojtjes në punë, masat për mbrojtjen e ambientit si dhe çështjet tjera tekniko organizative për funksionim sa më të mirë të zonës ekonomike. 6. Akti i nxjerr sipas paragrafit 5. të këtij neni, duhet të i dorëzohet Ministrisë për miratim. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The developer may not build or carry out economic activity in the economic zone without a valid decision, and must start developing the zone within 2 years after receiving that decision.
Neni 14 Afati për fillimin e zhvillimit të zonës ekonomike 1. Zhvilluesi nuk mund të ndërtoj, zhvilloj aktivitet ekonomik brenda zonës ekonomike pa poseduar vendim të vlefshëm. 2. Zhvilluesi pas marrjes së vendimit detyrohet që në afat 2. vjeçar të filloj zhvillimin e zonës ekonomike, në të kundërtën i merret e drejta e vendimit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Violations of this law, or of regulations/decisions issued under it, are subject to penalties under the applicable legal provisions.
Neni 15 Gjobat Për çdo shkelje te dispozitave të këtij ligji ose çdo rregullore apo vendimi të nxjerrë në zbatim të tij do të shqiptohen masa ndëshkuese sipas dispozitave ligjore në fuqi. 6 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate acts/by-laws within one year after the law enters into force.
Neni 16 Zbatimi Ministria ka për detyrë të nxjerrë akte nënligjore brenda një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 17 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-129 30 prill 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-012-2009, datë 18.05.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-129 PËR ZONAT EKONOMIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in