LIGJI NR.03/L-131 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORVE
This provision states that the Assembly of Kosovo adopts a law amending and supplementing the consumer protection law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-131
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision states that the Assembly of Kosovo adopts a law amending and supplementing the consumer protection law. This provision adds three new definitions: public services, sale promotion, and distance selling. Tregtari duhet të zëvendësojë, riparojë, ulë çmimin ose të kthejë pagesën për mallin me gabime, dhe të mbulojë shpenzimet e ngarkim-shkarkimit e transportit; ekspertiza për mangësitë mund të bëhet kur është e nevojshme. A foreign person who resides in Kosovo is entitled to the same rights as a domestic consumer. After Article 14, a new Article 14A is added, but its title and text are not included here.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-131 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORVE
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision states that the Assembly of Kosovo adopts a law amending and supplementing the consumer protection law.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 51 / 15 PRILL 2009 LIGJI Nr. 03/L-131 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/17 ‘PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE’
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision adds three new definitions: public services, sale promotion, and distance selling.
Neni 1 Në nenin 2 pas përkufizimit “çmimi i shitjes së mallit” shtohen edhe tri përkufizime të reja me tekstin si vijon: “Shërbime publike” nënkuptohet shpërndarja ose/dhe furnizimi me energji elektrike, gaz, energji termike, ujë të pijshëm, kullimi dhe spastrimi i ujërave të zeza, transportimi i udhëtarëve në transportin publik, shërbimet postare, mirëmbajtja e pastërtisë, si dhe deponimi i hedhurinave komunale. “Shitja me aksion” nënkupton shitjen e caktuar të mallrave të një prodhuesi, në kohë dhe në vend të caktuar, sipas çmimit më të ulët se çmimi i rregullt i atij malli. “Shitblerja në largësi” nënkupton mundësinë e blerjes së mallit dhe të shërbimit pa praninë fizike të shitësit dhe të blerësit, me anë të letër dërgesës, telefaksit, letërkëmbimit ose internetit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Tregtari duhet të zëvendësojë, riparojë, ulë çmimin ose të kthejë pagesën për mallin me gabime, dhe të mbulojë shpenzimet e ngarkim-shkarkimit e transportit; ekspertiza për mangësitë mund të bëhet kur është e nevojshme.
Neni 2 Në nenin 7 pas paragrafit 7.5, shtohen katër paragraf të rinj me tekstin si vijon: 6. Tregtari është i detyruar që, sipas përcaktimit të konsumatorit, brenda mundësive, mallin me gabime ta ndërrojë me mall tjetër të njëjtë, në gjendje të rregullt ose ta kthejë shumën e pagesës për këtë mall, përkatësisht ta zbresë çmimin ose t’i heqë mangësitë e mallit. Shpenzimet e ngarkim-shkarkimit dhe të transportimit të mallit i mbulon tregtari, sipas faturës reale. 7. Mangësia në mall përkatësisht në shërbimin e kryer, kur një gjë e tillë është e domosdoshme, verifikohet me anë të ekspertizës nga institucionet e autorizuara. Shpenzimet e ekspertizës i përballon konsumatori ose tregtari varësisht nga rezultati i ekspertizës. 8. Ekspertiza mund të iniciohet nga konsumatori, përmes Shoqatës së konsumatorit ose të Inspektoratit të tregut të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë. 2 9. Tregtari është i detyruar, brenda afatit të garancisë, t’i përmirësojë mallin dhe shërbimin e kontestuar, për të cilin konsumatori e jep dëshminë e pagesës. Po që se përmirësimi i mallit nuk është i mundshëm, tregtari duhet t’ia japë mallin tjetër të njëjtë, por në gjendje të rregullt. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A foreign person who resides in Kosovo is entitled to the same rights as a domestic consumer.
Neni 3 Në nenin 11 pas paragrafit 11.3 shtohet edhe një paragraf i ri, me tekstin si vijon: 4. Personi i huaj, që ka vendqëndrim në Republikën e Kosovës, i gëzon të gjitha të drejtat, si konsumatori vendor. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: After Article 14, a new Article 14A is added, but its title and text are not included here.
Neni 4 Pas nenit 14 shtohet neni i ri 14. A, me titullin dhe tekstin si vijon: - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The trader must give the consumer the gift promised in the public announcement when the goods are bought or the relevant service is used.
Neni 14 A Premtim i shpërblimit Tregtari është i obliguar t’ia japë konsumatorit dhuratën e paraparë sipas shpalljes publike me rastin e blerjes së mallit ose të shfrytëzimit të shërbimit përkatës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Tregtari duhet të mbajë evidencën kontabël të gjendjes para zbritjes dhe, kur kërkohet, t’u japë autoriteteve prova për lirimin e çmimeve.
Neni 5 Ne nenin 20 pas paragrafit 20.2 shtohen edhe dy paragrafë të rinj me tekstin si vijon: 3. Lirimi i mallrave, sipas paragrafit 1 të këtij neni, të shumtën e rasteve bëhet për shkak të përfundimit të sezonit, të evidencimit të mallit me gabime, të afrimit të kalimit të aftit, të shitjes në panaire ose në dyqane të specializuara. 4. Tregtari është i obliguar të mbajë evidencën kontabël të gjendjes para zbritjes, dhe t ‘i ofrojë prova autoriteteve mbi lirimin e çmimeve sa here i kërkohet. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article adds new Articles 22 A, 22 B, and 22 C after Article 21.
Neni 6 Pas nenit 21, shtohen nenet 22 A, 22 B dhe 22 C me tekstin si vijon. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Public service providers must give consumers advance notice of all service terms and publish those terms in the media; meter-reading is free unless the consumer asks for it outside the deadline set by subordinate rules.
Neni 22 A Shërbimet publike të cilat u ofrohen konsumatorëve 1. Shitja e shërbimeve publike konsumatorit i përllogaritet sipas çmimeve të caktuara nga Autoriteti i Rregullatorit përkatës. 2. Shërbimi për leximin e aparateve matëse bëhet pa pagesë, me përjashtim të rastit kur konsumatori kërkon lexim jashtë afatit të paraparë me akte nënligjore. 3. Ofruesi i shërbimeve duhet t’i mundësojë konsumatorit njoftim paraprak me të gjitha kushtet e shfrytëzimit të shërbimeve publike dhe këto kushte duhet t’i publikojë në media. 3 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A public service provider may not cut off a consumer’s service when the bill is disputed and undisputed bills are being paid regularly; if service was already cut off before notice, it must be restored until the dispute procedure ends.
Neni 22 B Ndërprerja e ofrimit të shërbimeve publike 1. Nëse fatura e ofruesit të shërbimit publik kontestohet nga konsumatori në cilëndo procedurë gjyqësore ose jashtë gjyqësore, ndërsa konsumatori i paguan rregullisht të gjitha faturat e pakontestueshme, ofruesi i shërbimit publik nuk ka të drejtë t’ia ndërpres konsumatorit shërbimin deri në përfundimin e procedurës gjyqësore ose jashtë gjyqësore. 2. Në qoftë se ofruesi i shërbimit publik ka ndërprerë ofrimin e shërbimit para se të jetë njoftuar nga personi kompetent për procedurën e ngritur nga paragrafi 1 i këtij neni, ai është i obliguar të fillojë përsëri ofrimin e shërbimit për konsumatorin, deri në përfundimin procedurës gjyqësore ose jashtëgjyqësore. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Public service providers must keep service quality in line with applicable laws, and competent authorizing institutions must ensure their legal powers are used so the authorized provider offers services with attention to safety, regular supply, and service quality.
Neni 22 C Mirëmbajtja e cilësisë së shërbimit publik 1. Ofruesi i shërbimeve publike duhet të ruajë cilësinë e shërbimeve në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi. 2. Institucionet kompetente të cilat japin autorizime për kryerjen e shërbimeve publike, janë të obliguara të sigurojnë fushëveprimin e kompetencave të veta të caktuara me ligj që i autorizuari të ofrojë shërbime duke i kushtuar kujdes sigurisë, furnizimit të rregullt dhe cilësisë së shërbimit publik i cili shfrytëzohet nga konsumatori. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Publishing is prohibited when the content is discriminatory.
Neni 7 Në nenin 26. paragrafi 26.3 pas pikës (c) shtohet pika ( d) me tekstin si vijon: d) Ndalohet publikimi nëse është ose ka elemente diskriminimi për gjininë, racën, fenë, kombësinë, bindjen politike, moshën ose veçorin fizike dhe mendore. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Advertising agencies are responsible for unfair, deceptive, and comparative publication instead of the business promoting its own goods or services.
Neni 8 Në nenin 28 pas paragrafit 28.2 shtohet paragrafi i ri me tekstin si vijon: 3. Në vend të subjektit që i promovon mallrat ose shërbimet e veta përgjigjen agjencitë publicitare, sipas këtij ligji për publikimin e tyre të padrejtë, mashtrues dhe krahasues. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision states that after Article 31, a new Article 31A is added.
Neni 9 Pas nenit 31 shtohet nen i ri 31 A me tekstin si vijon: - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Tregtari dhe konsumatori mund të lidhin kontrata në largësi; konsumatori ka të drejtë të tërhiqet brenda 7 ditëve të punës në disa raste, dhe tregtari duhet të përmbushë porosinë sipas kontratës.
Neni 31 A Kontratat në largësi 1. Tregtari dhe konsumatori mund të lidhin kontratë në largësi, për shitblerje malli ose për ofrim të shërbimit, sipas një skeme organizimi për shitje ose për shërbim në largësi, duke përdorur veçanërisht një ose më shumë mjete të komunikimit në largësi. 4 2. Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa pasoja brenda 7 (shtatë) ditëve të punës, nga dita e marrjes së mallit, nëse nuk i përmbush kërkesat sipas kontratës, si dhe në të njëjtin afat për shërbime, nëse shërbimi nuk është kryer sipas cilësisë ose afatit të përcaktuar me kontratë. 3. Tregtari duhet të përmbushë porosinë e marrë nga konsumatori në harmoni kontratës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The consumer protection program of Kosovo is to be prepared by the Consumer Protection Council and approved by the Government of the Republic of Kosovo.
Neni 10 Në nenin 32. paragrafi 32.4 fshihet ndërsa paragrafët 32.2 dhe 32.3 ndryshohen dhe zëvendësohen me tekstin si vijon: 2. Programi i Kosovës për mbrojtjen e konsumatorëve do të përgatitet nga Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve. 3. Programi i Kosovës për mbrojtjen e Konsumatorëve aprovohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This provision adds a new Article 33A after Article 33.
Neni 11 Pas nenit 33 shtohet nen i ri 33 A me tekstin si vijon: - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry establishes and appoints the consumer protection council for four years; the council issues its work rules, which the Minister approves.
Neni 33 A Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve 1. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë themelon dhe emëron Këshillin për mbrojtjen e konsumatorëve në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh. 2. Këshilli i ka shtatë (7) anëtarë dhe kryesohet nga përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë. 3. Këshilli përbëhet prej përfaqësuesve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve, përfaqësuesve të bizneseve dhe eksperteve nga lëmenjtë përkatëse. 4. Këshilli është trup këshillëdhënës. 5. Këshilli e nxjerr Rregulloren e punës, ndërsa e miraton Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Consumer-protection associations may join together to form an association, and a consumer association may request free support from public media when consumer interests are affected.
Neni 12 Në nenin 34 pas paragrafit 34.6 shtohen tri paragrafë të rinj me tekstin si vijon: 7. Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve mund të bashkohen dhe të formojnë asociacionin e shoqatave për mbrojtjen e Konsumatorëve. 8. Asociacioni i shoqatave vepron në bazë të Statutit dhe ka organet e veta. 9. Shoqata e konsumatorëve mund të kërkojë mbështetje pa pagesë nga mediat publike, në rast se janë prekur interesat e konsumatorit, duke i transmetuar njoftimet e tyre në publik. 5 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A new Article 34A is added after Article 34, but the inserted text is not provided here.
Neni 13 Pas nenit 34 shtohet nen i ri 34 A me tekstin si vijon: - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: School curricula must include basic consumer-rights knowledge, and the Ministry must develop and approve consumer-education programmes and carry out related educational activities.
Neni 34 A Informimi dhe edukimi i konsumatorit 1. Planet dhe programet mësimore për shkollim fillor dhe për shkollim të mesëm duhet të përmbajnë njohuri themelore për të drejtat dhe për detyrimet që dalin nga parimet themelore dhe nga aktet ndërkombëtare për mbrojtjen e konsumatorit. 2. Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, në kuadër të planeve e programeve arsimore, inkorporon dhe miraton programe edukativo-arsimore për mbrojtjen e konsumatorit. 3. Ministria bashkëpunon më institucionet edukativo-arsimore, dhe zbaton aktivitete të tjera arsimore- edukative të informimit dhe edukimit nga fusha e mbrojtës së konsumatorit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A trader must give the consumer the goods promised as a gift in the public announcement, and failure to do so is fined under article 41.1.
Neni 14 Në nenin 41. paragrafi 41.1 pas pikës (f) shtohet pika ( g) me tekstin si vijon; g) Tregtari që nuk ia dhuron konsumatorit mallin e paraparë për dhurim, sipas shpalljes publike (nenit 14 A), gjobitet në pajtim me nenin 41.1 të këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 15 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-131 12 mars 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-009-2009, datë 03.04.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-131 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in