LIGJI NR. 03/L-133 PËR GAZIN NATYROR
This preamble identifies the act as Law No. 03/L-133 on Natural Gas and states it is adopted in support of Article 65.1 of the Constitution of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-133
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the act as Law No. 03/L-133 on Natural Gas and states it is adopted in support of Article 65.1 of the Constitution of the Republic of Kosovo. This article says the law sets the legal framework for natural gas transport, distribution, supply, use, and storage. This article defines the main terms used in the law on natural gas. The Ministry of Energy and Mines must draft natural gas sector policies, review them at least every three years, and work with other bodies on implementation and related rules. The Energy Regulatory Office must regulate Kosovo’s natural gas market and take measures to protect consumers; it may also impose measures on gas-sector undertakings.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-133 PËR GAZIN NATYROR
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the act as Law No. 03/L-133 on Natural Gas and states it is adopted in support of Article 65.1 of the Constitution of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 61 / 30 NËNTOR 2009 Ligji Nr. 03/L-133 PËR GAZIN NATYROR Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65.1 te Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR GAZIN NATYROR
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the legal framework for natural gas transport, distribution, supply, use, and storage.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kornizën ligjore për bartjen, shpërndarjen, furnizimin, përdorimin dhe deponimin e gazit natyror. 2. Ky ligj përcakton organizimin dhe funksionimin e sektorit të gazit natyror, qasjen ndaj tregut, kriteret dhe procedurat e vlefshme për dhënien e autorizimeve për bartjen, shpërndarjen, furnizimin, përdorimin dhe deponimin e gazit natyror dhe operimin e sistemeve. 3. Rregullat e përcaktuara nga ky ligj, duke përfshirë gazin e lëngëzuar natyror (GNL), do të vlejnë edhe për biogazin dhe gazin nga biomasa, apo llojet tjera të gazit deri në masën në të cilën gazrat munden teknikisht dhe në mënyrë të sigurt të injektohen, si dhe të transportohen nëpërmjet sistemit të gazit natyror. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the law on natural gas.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Bartja - transportim i gazit natyror me anë të rrjetit të tubacioneve me presion të lartë në sistemin e tubacioneve, përveç rrjetit të tubacioneve të rrjedhës së sipërme, me qëllim të dërgimit te konsumatorët, por pa e përfshirë furnizimin sipas standardeve të BE-së; 1.2. Interkonektor - linjë e bartjes, e cila kalon apo shkon përgjatë një kufiri përmes Kosovës dhe secilit vend fqinj, për qëllimin e vetëm të lidhjes së sistemit kombëtar të bartjes së gazit natyror me atë vend; 1.3. Inspektor – inspektor i gazit natyror dhe i sistemeve të bartjes së tij; 1.4. Furnizimi - shitja, duke përfshirë edhe rishitjen, e gazit natyror, duke përfshirë GNL-në, deri te konsumatorët e fundit; 1.5. Gazi natyror - përzierja e komponimeve të hidrokarbureve, në gjendje të gaztë ose në përzierje me naftën e papërpunuar në rezervuarët natyrorë nëntokësorë në kushte rezervuari. Hidrokarburet parësore, që zakonisht gjenden në përzierje, janë: metani, etani, propani, butanet dhe pentanet; 1.6. Konsumator - konsumatorë me shumicë dhe fundorë të gazit natyror dhe ndërmarrjet e gazit natyror që e blejnë gazin; 1.7. Konsumator shtëpiak - konsumatorë, të cilët e blejnë gazin natyror për konsumim nëpër shtëpitë e tyre; 2 1.8. Konsumator jo shtëpiak - konsumatorë, të cilët e blejnë gazin natyror për shfrytëzim jashtë amvisërisë; 1.9. Konsumator fundor- konsumatorë që e blejnë gazin natyror për shfrytëzimin e tij për nevoja vetjake; 1.10. Konsumatorë të privilegjuar - konsumatorë që janë të lirë ta blejnë gazin nga furnizuesi i zgjedhur nga ta, në pajtim me nenin 20 të këtij ligji; 1.11. Konsumator me shumicë - person fizik ose juridik, përveç operatorëve të sistemit të bartjes së gazit natyror dhe operatorëve të sistemit të shpërndarjes, të cilët e blejnë gazin natyror për qëllim të rishitjes brenda ose jashtë sistemit në të cilin janë të kyçur; 1.12. Kyçja në sistemin e gazit - kyçje fizike në rrjetet e bartjes, deponimit, shpërndarjes, furnizimit, në pajtim me kushtet teknike të përcaktuara; 1.13. Kontrolli - masë e ndërmarrë ndërmjet ose brenda ndërmarrjeve, kur të drejtat, obligimet, kontratat ose mjetet e tjera, të ndara ose të kombinuara, bartin të drejtën e ushtrimit të ndikimit vendimtar mbi pasuritë e një ndërmarrjeje, e në veçanti: 1.13.1. pronësia ose e drejta e shfrytëzimit të të gjitha pasurive, apo një pjese të aseteve të një ndërmarrjeje; ose 1.13.2. të drejtat apo kontratat, të cilat bartin ndikimin vendimtar në përbërje, votim apo vendime të organeve të një ndërmarrjeje; 1.14. Linepack – depozitim i gazit nën presion në sistemet e bartjes dhe të shpërndarjes së tij, por duke i përjashtuar stabilimentet e rezervuara për operatorët e sistemit të bartjes në kryerjen e funksioneve të tyre; 1.15. Linjë direkte - tubacion i gazit natyror, përveç sistemit të interkonektuar, që lidh drejtpërdrejt një ndërmarrje të gazit dhe një konsumator të privilegjuar; 1.16. Ministria - Ministria e Energjisë dhe Minierave; 1.17. Ministër - Ministri i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave; 1.18. Ndërmarrja e gazit natyror - person fizik apo juridik, i cili kryen së paku një nga funksionet në vijim: prodhimin, bartjen, shpërndarjen, furnizimin, blerjen, shitjen ose deponimin e gazit natyror, duke përfshirë GNL-në, dhe që është përgjegjës për detyrat komerciale, teknike dhe/ose të mirëmbajtjes në lidhje me këto funksione, por nuk përfshin konsumatorët fundorë; 1.19. Ndërmarrje furnizuese” person fizik ose juridik, i cili kryen rolin e furnizimit; 1.20. Ndërmarrja e integruar e gazit natyror - ndërmarrja e integruar vertikalisht, apo horizontalisht; 1.21. Ndërmarrja e integruar vertikalisht - ndërmarrja, apo grup i ndërmarrjeve të gazit natyror, raportet e ndërsjella të të cilave bien në kategorinë e “kontrollit” të koncentrimeve ndërmjet ndërmarrjeve dhe ku ndërmarrja/grupi në fjalë bartë së paku një nga funksionet e bartjes, shpërndarjes, GNL-së, apo deponimit, si dhe së paku një nga funksionet e prodhimit apo furnizimit të gazit natyror; 1.22. Ndërmarrja e integruar horizontalisht - ndërmarrje që bartë së paku një nga funksionet e prodhimit, bartjes, shpërndarjes, furnizimit, apo deponimit të gazit natyror, si dhe një aktiviteti jo të lidhur me gazin; 1.23. Operatori i sistemit bartës - person fizik apo juridik përgjegjës për operimin, sigurimin e mirëmbajtjes dhe, nëse është e nevojshme, zhvillimin e sistemit bartës në një zonë të caktuar dhe, ku është e mundshme, ndërlidhjen e këtij sistemi me sisteme të tjera, dhe për sigurimin e mundësive afatgjate të sistemit, që t’i mbulojë kërkesat e arsyeshme për bartjen e gazit natyror; 3 1.24. Operatori i sistemit të shpërndarjes person fizik apo juridik, i cili kryen funksionin e shpërndarjes dhe është përgjegjës për operimin, sigurimin e mirëmbajtjes dhe, nëse është e nevojshme, zhvillimin e sistemit të shpërndarjes, në një zonë të caktuar dhe, ku është e mundshme, ndërlidhjen e këtij sistemi me sisteme të tjera dhe për sigurimin e mundësive afatgjata të sistemit, që të mbulojë kërkesat e arsyeshme për shpërndarjen e gazit natyror. 1.25. Operatori i sistemit të deponimit - person fizik apo juridik, i cili kryen funksionin e deponimit dhe është përgjegjës për operimin e stabilimentit të deponimit; 1.26. Operatori i sistemit të GNL-së - person fizik apo juridik, i cili kryen funksionin e lëngëzimit të gazit natyror, ose importimin, shkarkimin dhe rigazifikimin e GNL-së dhe është përgjegjës për operimin e stabilimentit të tij; 1.27. Planifikimi afatgjatë - planifikim i furnizimit dhe kapacitetit transportues të ndërmarrjeve të gazit natyror në baza afatgjate, me qëllim të mbulimit të kërkesës për gaz natyror të sistemit, diversifikimin e burimeve dhe sigurimin e furnizimeve për konsumatorë; 1.28. Rrjeti i tubacioneve të rrjedhës së epërme - secili tubacion, apo rrjet tubacionesh të operuara dhe/ose ndërtuara si pjesë e një projekti të prodhimit të naftës apo gazit, apo përdorur për ta bartur gazin natyror nga një, apo më shumë projekte të tilla tek stabilimenti, apo centrali përpunues, ose tek terminali i vendosjes përfundimtare bregdetare; 1.29. Stabiliment deponimi - stabiliment që përdoret për deponimin e gazit natyror dhe është pronë dhe/ose operohet nga një ndërmarrje e gazit natyror, duke përfshirë pjesën e stabilimenteve të GNL-së të përdorura për deponim, duke përjashtuar pjesën e përdorur për operacionet prodhuese, si dhe duke përjashtuar stabilimentet e rezervuara ekskluzivisht për operatorët e sistemit të bartjes në kryerjen e funksioneve të tyre; 1.30. Stabilimenti GNL - terminal që përdoret për lëngëzimin e gazit natyror, ose importimin, shkarkimin dhe rigazifikimin e GNL-së, si dhe do të përfshijë shërbimet ndihmëse dhe deponimin e përkohshëm të nevojshëm për procesin e rigazifikimit dhe dërgesën vijuese drejt sistemit të bartjes, por nuk përfshin pjesët e terminaleve të GNL-së të përdorura për deponim; 1.31. Sistem - secili rrjet bartjeje, rrjet shpërndarjeje, stabiliment GNL, apo/dhe deponimit, pronë apo/dhe të operuar nga ndërmarrja e gazit natyror, duke përfshirë linepack dhe stabilimentet e saj që furnizojnë shërbime ndihmëse dhe ato të ndërmarrjeve relevante të nevojshme për sigurimin e qasjes ndaj bartjes, shpërndarjes dhe GNL-së; 1.32. Siguri - siguri e furnizimit të gazit natyror, si dhe siguri teknike; 1.33. Sistem i ndërlidhur (interkonektuara) - numër sistemesh të lidhura me njëri-tjetrin; 1.34. Shpërndarja - transport i gazit natyror me anë të rrjeteve lokale, apo rajonale të gypave me qëllim të dërgimit te konsumatorët, por duke mos përfshirë furnizimin; 1.35. Shërbimet ndihmëse - shërbime të nevojshme për qasje në operimin e rrjeteve të bartjes shpërndarjes, GNL-së, dhe/ose deponimit, duke përfshirë balancimin dhe përshtatjen e ngarkesës, duke përjashtuar stabilimentet e rezervuara ekskluzivisht për operatorët e sistemit të bartjes që kryejnë funksionet e tyre; 1.36. Shfrytëzuesit e sistemit - person fizik apo juridik që furnizojnë apo që furnizohen nga sistemi; 1.37. GNL - gaz natyror i lëngëzuar, është gaz natyror, i cili është shndërruar në gjendje të lëngshme për qëllim të deponimit dhe transportimit më të lehtë të tij - që të kthehet në gjendje të lëngshme i ulet temperatura -163 oC dhe presioni maksimal i transportimit sillet rreth 25 kPa. 2. Termat dhe shprehjet e tjera në këtë ligj do ta kenë të njëjtën domethënie, siç përcaktohet në Ligjin për Energjinë dhe në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. 4 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry of Energy and Mines must draft natural gas sector policies, review them at least every three years, and work with other bodies on implementation and related rules.
Neni 3 Politikat e sektorit të gazit natyror 1. Ministria e Energjisë dhe Minierave është përgjegjëse për hartimin e politikave në sektorin e gazit natyror, në konsultim me organet tjera qeveritare. Politikat e hartuara në sektorin e gazit natyror, shqyrtohen së paku çdo tre (3) vite, që do të marrë parasysh, elementet në vijim: 1.1. ndërtimi i kornizës së duhur institucionale, duke marrë parasysh autoritetin kompetent për implementimin e politikës së tillë; 1.2. sigurimi i furnizimit të sigurt të gazit natyror; 1.3. parashikimi i importimit dhe eksportimit të gazit natyror; 1.4. elaborimi dhe zhvillimi i programeve investuese në sektorin e gazit natyror; 1.5. sigurimi i mbrojtjes mjedisore; 1.6. vlerësimi dhe vendosja e politikave efektive që sigurojnë transparencën e zhvillimit të çmimeve dhe të tarifave të rregulluara të gazit natyror; 1.7. rritja e efikasitetit në prodhimin, deponimin, bartjen, shpërndarjen dhe shfrytëzimin e gazit natyror; 1.8. zhvillimi dhe sigurimi i kapaciteteve të deponimit të gazit natyror; 1.9. specifikimi i drejtimeve të kërkimeve dhe zhvillimet e mundshme për sektorin e gazit natyror dhe promovimi i teknologjive të avancuara në këtë fushë; 1.10. zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar; 1.11. propozimin dhe hartimin e akteve nënligjore në sektorin e gazit natyror. 2. Ministria siguron përmbushjen e këtyre elementeve duke ndërmarrë veprimet si në vijim: 2.1. hartimin e programeve dhe planeve për zbatimin e politikës deri në masën që agjencitë tjera nuk kanë autoritetin primar mbi to; 2.2. deri në masën e lejuar nga financimi, ndërmarrja e studimeve mbi pikat prioritare të politikave; 2.3. puna me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe subjekteve tjera udhëheqëse të sektorit të gazit natyror; 2.4. monitorimin e aplikimit dhe të përputhshmërisë së masave të përcaktuara për mbrojtjen e mjedisit nga agjencitë përkatëse; 2.5. sigurimin e harmonizimit me standardet dhe me rregulloret e Bashkimit Evropian në sektorin e gazit natyror, si dhe krijimin e mekanizmave të nevojshëm për zbatimin e tyre; 2.6. elaborimin dhe hartimin, bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shoqatat dhe sindikatat, për propozimet për politikat sociale gjegjëse për sektorin e gazit natyror, programet për ndihmat sociale dhe mjekësore, si dhe rehabilitimin e atyre që kanë përjetuar aksidente në punë dhe sëmundje profesionale; 2.7. në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nxjerr akte nënligjore në lidhje me normat mbi mbrojtjen në punë në sektorit e gazit natyror. 5 3. Të gjitha stabilimentet e gazit natyror, të lidhura me rrjetin e bartjes ose të shpërndarjes, funksionojnë si sistem unik i gazit natyror, me synim të përbashkët të bartjes, të depozitimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit të vazhdueshëm me gaz natyror. 4. Sistemi i gazit natyror në Kosovë vepron si sistem integral i ndërlidhur me sistemet e gazit natyror të shteteve të tjera në tregun rajonal, kur këto sisteme janë në përputhshmëri me standardet teknike dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must regulate Kosovo’s natural gas market and take measures to protect consumers; it may also impose measures on gas-sector undertakings.
Neni 4 Obligimet e shërbimit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit 1. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do ta ushtrojë autoritetin e përcaktuar rregullativ sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë për ndërmarrjet e gazit natyror dhe për industrinë e gazit natyror në Kosovë, si dhe do ta rregullojë tregun e gazit natyror të Kosovës, me qëllim të arritjes së një tregu konkurrues, të sigurt dhe miqësor për mjedisin e gazit natyror dhe të mos ketë asnjë diskriminim ndërmjet këtyre ndërmarrjeve, në kuptimin e të drejtave ose të obligimeve të tyre. 2. Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund të imponojë masa përkatëse për ndërmarrjet që veprojnë në sektorin e gazit, në lidhje me sigurinë e furnizimit, me efikasitetin e energjisë, me menaxhimin e kërkesës për furnizim dhe për çështjet mjedisore te sektorit të gazit natyror. 3. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i marrë masat e nevojshme për t’i mbrojtur konsumatorët fundorë dhe për të siguruar nivele të larta të mbrojtjes së konsumatorit, duke përfshirë transparencën në lidhje me kushtet dhe afatet e përgjithshme kontraktuese, qasjen ndaj informatave të përgjithshme dhe mekanizmat e zgjidhjes së kontesteve, si dhe për të siguruar që konsumatori i privilegjuar të ketë mundësi efektive të kalojë tek furnizuesi tjetër, kur ka më shumë se një furnizues në dispozicion. 4. Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet t’i implementojë masat e nevojshme për të arritur synimet e kohezionit social dhe ekonomik, mbrojtjes mjedisore, të cilat mund të përfshijnë vegla për t’i luftuar ndryshimet klimatike, dhe sigurinë e furnizimit, si dhe do të merr masa nxitëse ekonomike të bazuara në legjislacionin në fuqi dhe masa tjera të kërkuara nga Acquiss. 5. Zyra e Rregullatorit të Energjisë i paraqet raport vjetor Kuvendit të Kosovës, në pajtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. 6. Autoriteti mbi ndërmarrjet e gazit natyror, industrinë e gazit natyror dhe rregullimi i tregut të gazit natyror rregullohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në përputhje me autorizimet e dhëna me Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Gas network construction and operation, direct pipeline systems for natural-gas transit, and natural-gas supply to wholesale consumers must comply with the Concessions Law and the Energy Regulator Law.
Neni 5 Ndërtimi dhe operimi i rrjetit të bartjes dhe obligimet tjera 1. Ndërtimi dhe operimi i rrjeteve të reja të bartjes dhe shpërndarjes së gazit, ndërtimi i sistemeve gypore direkte për transitin e gazit natyror, si dhe furnizimi i gazit natyror tek konsumatorët me shumicë, do të bëhet në përputhje me Ligjin mbi Koncesionet dhe Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë. 2. Mënyra e arritjes së nivelit të përshtatshëm të sigurisë së furnizimit me gaz, përcaktimi i rolit dhe i përgjegjësisë së aktorëve të tregut të gazit, si dhe përcaktimi i instrumenteve për realizimin e këtyre qëllimeve, rregullohen me akt nënligjor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government selects and appoints legal persons as candidates for transport and storage system operators, and those candidates must apply for a license to the Energy Regulatory Office within 60 days of selection.
Neni 6 Caktimi i operatorit të sistemit të bartjes dhe deponimit Qeveria e Republikës së Kosovës përzgjedh në bazë të konkurrencës dhe emëron personat juridikë si kandidatë për operatorë të sistemit të bartjes dhe të depozitimit. Kandidatët duhet të aplikojnë për licencë te Zyra e Rregullatorit për Energji brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e përzgjedhjes nga Qeveria. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: System operators must run, maintain, and develop safe, reliable, efficient gas transmission/storage/LNG facilities and avoid discrimination.
Neni 7 Detyra e operatorit të sistemit të bartjes dhe deponimit 6 1. Secili operator i sistemit të bartjes, deponimit apo/dhe GNL-së do të: 1.1. operojë, mirëmbajë dhe zhvillojë, nën kushtet ekonomike, stabilimente të sigurta, të besueshme dhe efikase të bartjes, deponimit dhe/ose GNL-së, me kujdesin e duhur për mjedisin; 1.2. përmbahet nga diskriminimi mes shfrytëzuesve, apo klasave të shfrytëzuesve të sistemit, sidomos në favor të ndërmarrjeve të veta të ndërlidhura; 1.3. sigurojë për secilin operator tjetër të sistemit të bartjes, deponimit, GNL-së dhe/ose operatorë të sistemit të shpërndarjes, informata të mjaftueshme për të siguruar që transportimi dhe deponimi i gazit natyror të mund të bëhet në pajtim me operimin e sigurt dhe efikas të sistemit të interkonektuar; 1.4. sigurojë, për shfrytëzuesit e sistemit, informatat e nevojshme për qasje efikase ndaj sistemit. 2. Rregullat e miratuara nga operatorët e sistemit të bartjes për balancimin e sistemit të bartjes së gazit do të jenë objektive, transparente dhe jodiskriminuese, duke përfshirë rregullat për ngarkimin e shfrytëzuesve të rrjeteve të tyre për mosbalancimin e energjisë. 3. Kushtet dhe afatet jo diskriminuese, duke përfshirë tarifat reflektuese të kostos, për ofrimin e shërbimeve të tilla nga operatorët e sistemit të bartjes, do të hartohen dhe propozohen nga operatori i sistemit. Rregullat e tilla do t’i paraqiten Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për miratim. Rregullat e pranuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, dhe ato të cilat nuk janë refuzuar brenda nëntëdhjetë (90) ditësh do të konsiderohen të miratuara. Pas miratimit, rregullat do të publikohen. 4. Operatorët e sistemit të bartjes do të prokurojnë energjinë që përdorin për kryerjen e funksioneve të tyre në bazë të procedurave transparente, jodiskriminuese dhe të bazuara në treg. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The transmission system operator must be independent in legal form, organisation, and decision-making, and its compliance programme and annual report must be prepared and reported to the Energy Regulatory Office.
Neni 8 Pavarësia e operatorit të sistemit të bartjes dhe deponimit 1. Operatori i sistemit të bartjes është pjesë e një ndërmarrjeje të integruar vertikalisht, ai do të jetë i pavarur, së paku në kuptimin e formës së vet ligjore, organizimit dhe vendimmarrjes nga aktivitetet tjera që nuk janë të lidhura me bartjen. Kjo kërkesë nuk do ta përmbajë obligimin për ndarjen e pronësisë mbi pasuritë e sistemit të bartjes nga ndërmarrja e integruar vertikalisht. 2. Për ta siguruar pavarësinë e operatorit të sistemit të bartjes, të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, vlejnë këto kritere minimale: 2.1. personat që janë përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Bartjes nuk mund të marrin pjesë në strukturat e kompanisë, të ndërmarrjes së integruar të gazit natyror përgjegjëse, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për operimin e përditshëm të prodhimit, shpërndarjes dhe furnizimit të gazit natyror; 2.2. duhet të merren masa të përshtatshme për t’u siguruar që interesat profesionale të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Bartjes janë marrë parasysh në atë mënyrë që sigurojnë se ata janë të aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur; 2.3. operatori i rrjetit të bartjes do të ketë të drejta efektive të vendimmarrjes, pavarësisht nga ndërmarrja e integruar e gazit natyror, në lidhje me asetet e domosdoshme për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetës. Kjo nuk duhet të pengojë ekzistimin e mekanizmave të nevojshëm koordinues për të siguruar mbrojtjen e të drejtave ekonomike dhe të mbikëqyrjes menaxheriale të kompanisë amë në lidhje me kthimin mbi asetet e rregulluara tërthorazi, në pajtim me paragrafin 2 të nenit 22 të këtij ligji, në kompaninë vartëse. 2.4. në veçanti në kontest të nën-paragrafit 3 të këtij paragrafi, do t’i mundësojë kompanisë amë që ta miratojë planin vjetor financiar, apo ndonjë instrument tjetër ekuivalent, të operatorit të sistemit të bartjes, si dhe t’i përcaktojë kufijtë globalë mbi nivelet e detyrimeve të kompanisë së saj vartëse. Kjo nuk i lejon kompanisë amë që të ofrojë udhëzime në lidhje me operacionet e 7 përditshme, e as në lidhje me vendimet individuale për ndërtimin apo avancimin e linjave të bartjes, të cilat nuk tejkalojnë kushtet e planit të miratuar financiar, apo ndonjë instrumenti ekuivalent. 2.5. operatori i rrjetit të bartjes harton programin e mbarëvajtjes, që parashikon masat që sigurojnë përjashtimin e sjelljes diskriminuese dhe siguron mbikëqyrjen adekuate të tij. Programi përcakton obligimet e veçanta të cilat i përmbushin të punësuarit. Një raport vjetor, që përcakton masat e ndërmarra, do të parashtrohet nga personi apo organi përgjegjës për monitorimin e programit të mbarëvajtjes tek Zyra e Rregullatorit për Energji, si dhe i njëjti do të publikohet. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Operatorët e sistemit të bartjes, të depozitimit dhe/ose të GNL-së duhet të mbajnë sekret informacionin e ndjeshëm tregtar dhe nuk duhet ta zbulojnë në mënyrë diskriminuese informacionin për veprimtarinë e tyre.
Neni 9 Konfidencialiteti i operatorit të sistemit të bartjes dhe deponimit 1. Pa i paragjykuar nenin 15 të këtij ligji dhe nenet specifike të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë ose ndonjë obligim tjetër ligjor për zbulimin e informatave, secili operator i sistemit të bartjes, të depozitimit dhe/ose të GNL-së, duhet ta ruajë fshehtësinë e informatave të ndjeshme komerciale, të siguruara në vazhdën e kryerjes së punëve të tij, si dhe ta ndalojë zbulimin në mënyrë diskriminuese të informatave për veprimtarinë e vet, të cilat mund të jenë me përparësi komerciale. 2. Operatorët e sistemit të bartjes, në kontekstin e shitjeve apo blerjeve të gazit natyror nga ndërmarrjet gjegjëse, nuk do të abuzojnë me informatat e ndjeshme komerciale, të siguruara nga palët e treta, në kontekstin e ofrimit apo negocimit të qasjes ndaj sistemit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo selects and appoints one or more legal persons as candidates for the distribution system operator, and the candidate must apply for a license from the Energy Regulatory Office within 60 days of selection.
Neni 10 Caktimi i operatorit të sistemit të shpërndarjes Qeveria e Republikës së Kosovës përzgjedh në bazë të konkurrencës dhe emëron një (1) ose më shumë persona juridikë si kandidatë për operator të sistemit të shpërndarjes. Kandidati duhet të aplikojë për licencë te Zyra e Rregullatorit për Energji brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e përzgjedhjes nga Qeveria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Operatorët e sistemit të shpërndarjes duhet të operojnë dhe mirëmbajnë një sistem të sigurt, të besueshëm dhe efikas, të mos diskriminojnë përdoruesit, të japin informacion të mjaftueshëm dhe të paraqesin rregullat e miratuara për miratim dhe publikim.
Neni 11 Detyrat e Operatorit të sistemit të shpërndarjes 1. Secili operator i sistemit të shpërndarjes do të: 1.1. operojë, mirëmbajë dhe zhvillojë, nën kushtet ekonomike, sistem të sigurt, të besueshëm dhe efikas, me kujdesin e duhur për mjedisin; 1.2. përmbahet nga diskriminimi mes shfrytëzuesve apo klasave të shfrytëzuesve të sistemit, sidomos në favor të ndërmarrjeve të veta të ndërlidhura; 1.3. sigurojë për secilin operator tjetër të sistemit të bartjes, deponimit, të GNL-së dhe/ose operator të sistemit të shpërndarjes, informata të mjaftueshme për të siguruar që transportimi dhe deponimi i gazit natyror të mund të bëhet në mënyrë të pajtueshme me operimin e sigurt dhe efikas të sistemit të interkonektuar; 1.4. sigurojë për shfrytëzuesit e sistemit informatat e nevojshme për qasje efikase ndaj sistemit. 2. Rregullat e miratuara nga operatorët e sistemit të shpërndarjes për balancimin e sistemit të shpërndarjes së gazit do të jenë objektive, transparente dhe jodiskriminuese, duke përfshirë rregullat për ngarkimin e shfrytëzuesve të rrjeteve të tyre për mosbalancimin e energjisë. 3. Kushtet dhe afatet jodiskriminuese, duke përfshirë tarifat reflektuese të kostos, për ofrimin e shërbimeve të tilla nga operatorët e sistemit të shpërndarjes, nga operatori i sistemit hartohen dhe propozohen. 4. Rregullat e miratuara nga operatorët i paraqiten Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të cilat pas miratimit publikohen. Kërkesat që nuk refuzohen brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh, konsiderohen të miratuara. 8 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Rregulli kërkon që operatori i sistemit të shpërndarjes të jetë i pavarur nga aktivitetet e tjera kur është pjesë e një ndërmarrjeje të integruar vertikalisht, dhe vendos kufizime për menaxhimin dhe kompaninë amë.
Neni 12 Pavarësia e operatorit të sistemit të shpërndarjes 1. Nëse operatori i sistemit të shpërndarjes është pjesë e një ndërmarrjeje të integruar vertikalisht, ai do të jetë i pavarur, së paku në kuptimin e formës së vet ligjore, organizimit dhe vendimmarrjes, nga aktivitetet tjera që nuk janë të lidhura me shpërndarjen. Kjo kërkesë nuk do të përmbajë obligimin për ndarjen e pronësisë mbi pasuritë e sistemit të shpërndarjes nga ndërmarrja e integruar vertikalisht. 2. Për të siguruar pavarësinë e operatorit të sistemit të shpërndarjes, të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni vlejnë këto kritere minimale: 2.1. personat përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të shpërndarjes nuk mund të marrin pjesë në strukturat e kompanisë të ndërmarrjes së integruar të gazit natyror përgjegjëse, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për operimin e përditshëm të prodhimit, bartjes dhe furnizimit të gazit natyror; 2.2. merren masa të përshtatshme për t’u siguruar që interesat profesionale të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të shpërndarjes janë marrë parasysh në atë mënyrë që sigurojnë se ata janë të aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur; 2.3. operatori i rrjetit të shpërndarjes do të ketë të drejta efektive të vendimmarrjes, pavarësisht nga ndërmarrja e integruar e gazit natyror, në lidhje me asetet e domosdoshme për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit. Kjo nuk duhet ta pengojë ekzistimin e mekanizmave të nevojshëm koordinues për të siguruar mbrojtjen e të drejtave ekonomike dhe të mbikëqyrjes menaxheriale të kompanisë amë në lidhje me kthimin mbi asetet e rregulluara tërthorazi, në pajtim me paragrafin 2 të nenit 22 të këtij ligji, në kompaninë vartëse. 2.4. në veçanti, kjo do t’i mundësojë kompanisë amë që ta miratojë planin vjetor financiar, apo ndonjë instrument tjetër ekuivalent, të operatorit të sistemit të shpërndarjes, si dhe të përcaktojë kufijtë globalë mbi nivelet e detyrimeve të kompanisë së saj vartëse. Kjo nuk i lejon kompanisë amë që të ofrojë udhëzime në lidhje me operacionet e përditshme, e as në lidhje me vendimet individuale në lidhje me ndërtimin apo avancimin e linjave të shpërndarjes, të cilat nuk tejkalojnë kushtet e planit të miratuar financiar, apo ndonjë instrumenti ekuivalent. 2.5. operatori i rrjetit të shpërndarjes harton programin e mbarëvajtjes, që parashikon masat që sigurojnë përjashtimin e sjelljes diskriminuese dhe siguron mbikëqyrjen adekuate të tij. Programi përcaktojnë obligimet e veçanta të cilat i përmbushin të punësuarit. Një raport vjetor, që përcakton masat e ndërmarra, do të parashtrohet nga personi apo organi përgjegjës për monitorimin e programit të mbarëvajtjes tek Zyra e Rregullatorit për Energji, si dhe i njëjti do të publikohet. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Operators of distribution systems must keep certain sensitive commercial information confidential and must not disclose commercially advantageous activity information in a discriminatory way.
Neni 13 Konfidencialiteti i operatorit të sistemit të shpërndarjes 1. Pa paragjykuar nenin 15 të këtij ligji, apo ndonjë obligim tjetër ligjor për zbulimin e informatave, secili operator i sistemit të shpërndarjes ruan fshehtësinë e informatave të ndjeshme komerciale të siguruara në vazhdën e kryerjes së punëve të tij, si dhe ndalon zbulimin në mënyrë diskriminuese të informatave mbi veprimtarinë e vet, të cilat informata mund të jenë me përparësi komerciale. 2. Operatorët e sistemit të shpërndarjes, në kontekstin e shitjeve apo blerjeve të gazit natyror nga ndërmarrjet gjegjëse, nuk do të abuzojnë me informatat e ndjeshme komerciale të siguruara nga palët e treta në kontekstin e ofrimit apo negocimit të qasjes ndaj sistemit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A combined system operator may operate if it stays independent and meets the listed conditions; the parent company cannot direct daily operations, and a compliance program plus annual report are required.
Neni 14 Operatori i sistemit të kombinuar 1. Përkufizimet në paragrafin 1. të nenit 8 dhe në paragrafin 1. të nenit 12 të këtij ligji nuk do ta ndalojnë operimin e një operatori të kombinuar të sistemit të bartjes, GNL-së, deponimit dhe shpërndarjes, i cili është i pavarur në kuptimin e formës së tij ligjore, organizimit dhe vendimmarrjes, nga aktivitetet tjera që 9 nuk janë të lidhura me operacionet e sistemit të bartjes, GNL-së, deponimit dhe shpërndarjes, si dhe që përmbushin kërkesat e përcaktuara me nën-paragrafët 1.1 deri në 1.4 të këtij neni. Kushtet e këtij neni nuk do ta krijojnë obligimin e ndarjes së pronësisë së aseteve të sistemit të kombinuar nga ndërmarrja e integruar vertikalisht. Kushtet për t’u lejuar për t’u bërë operator i sistemit të kombinuar do të përfshijnë: 1.1. personat përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të kombinuar nuk marrin pjesë në strukturat e kompanisë të ndërmarrjes së integruar të gazit natyror, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për operimin e përditshëm të prodhimit dhe furnizimit të gazit natyror; 1.2. masat e përshtatshme për t’u siguruar që interesat profesionale të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të kombinuar janë marrë parasysh në atë mënyrë që sigurojnë se ata janë të aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur; 1.3. operatori i rrjetit të shpërndarjes do të ketë të drejta efektive të vendimmarrjes, pavarësisht nga ndërmarrja e integruar e gazit natyror, në lidhje me asetet e domosdoshme për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit. Kjo nuk duhet ta pengojë ekzistimin e mekanizmave të nevojshëm koordinues për ta siguruar mbrojtjen e të drejtave ekonomike dhe të mbikëqyrjes menaxheriale të kompanisë amë në lidhje me kthimin mbi asetet e rregulluara tërthorazi, në pajtim me paragrafin 2. të nenit 22 të këtij ligji, në kompaninë vartëse. 1.4. në veçanti, kjo do t’i mundësojë kompanisë amë që ta miratojë planin vjetor financiar, apo ndonjë instrument tjetër ekuivalent, të operatorit të sistemit të shpërndarjes, si dhe të përcaktojë kufijtë globalë mbi nivelet e detyrimeve të kompanisë së saj vartëse. Kjo nuk i lejon kompanisë amë që të ofrojë udhëzime në lidhje me operacionet e përditshme, e as në lidhje me vendimet individuale në lidhje me ndërtimin apo avancimin e linjave të shpërndarjes, të cilat nuk tejkalojnë kushtet e planit të miratuar financiar, apo ndonjë instrumenti ekuivalent. 1.5. operatori i rrjetit të kombinuar harton programin e mbarëvajtjes që parashikon masat që sigurojnë përjashtimin e sjelljes diskriminuese dhe siguron mbikëqyrjen adekuate të tij. Programi duhet të përcaktojë obligimet e veçanta që të punësuarit duhet t’i përmbushin. Një raport vjetor, që do të përcaktojë masat e ndërmarra, do të parashtrohet nga personi apo organi përgjegjës për monitorimin e programit të mbarëvajtjes tek Zyra e Rregullatorit për Energji, si dhe i njëjti do të publikohet. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Energy regulator may access the accounts of natural gas enterprises and must keep sensitive commercial information confidential, except where disclosure is necessary to perform its functions.
Neni 15 E drejta e qasjes ndaj llogarive 1. Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në përputhje me nenin 50 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe me nenin 16 të këtij ligji, ka të drejtë qasjeje në llogaritë e ndërmarrjeve të gazit natyror. 2. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ruan fshehtësinë e informatave të ndjeshme komerciale; duke marrë parasysh, megjithatë që zbulimi i informatave të tilla mund të bëhet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kur kjo është e domosdoshme për t’i kryer funksionet e veta. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Gas companies must keep annual and internal accounts in specific separate forms, and the energy regulator ensures compliance.
Neni 16 Shthurja e llogarive 1. Zyra e Rregullatorit të Energjisë siguron që llogaritë e ndërmarrjeve të gazit natyror të mbahen në pajtim me paragrafët 2 deri në 5 të këtij neni. Aty ku ndërmarrjet përfitojnë nga përjashtimet e këtyre dispozitave, në bazë të nenit 24 të këtij ligji, ato së paku do të mbajnë llogaritë e tyre të brendshme në pajtim me këtë nen. 2. Ndërmarrjet e gazit natyror, pa marrë parasysh sistemin e tyre të pronësisë apo formën ligjore, do të hartojnë, të paraqesin për revizion dhe publikojnë llogaritë e tyre vjetore, në pajtim me legjislacionin në fuqi me llogaritë vjetore të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Ndërmarrjet që ligjërisht nuk janë të obliguara t’i publikojnë llogaritë e tyre vjetore do ta mbajnë një kopje të këtyre në dispozicion të publikut në zyrën e tyre qendrore. 3. Ndërmarrjet e gazit natyror, në llogarimbajtjen e tyre të brendshme, do të mbajnë llogari të veçanta për secilën veprimtari në bartje, shpërndarje, GNL dhe deponim, ashtu siç do të ishin të obliguara të bënin 10 nëse veprimtaritë në fjalë do të bëheshin nga ndërmarrjet e ndara, me qëllim të shmangies së diskriminimit, subvencionimit të tërthortë dhe çrregullimit të konkurrencës. Ndërmarrjet mbajnë llogari, të cilat mund të jenë të konsoliduara, për aktivitete tjera gazi që nuk ndërlidhen me bartjen, shpërndarjen, GNL-në dhe deponimin. 4. Të ardhurat nga pronësia e rrjetit bartës/shpërndarës do të specifikohen në llogari. Deri më 1 janar 2015, ato do të mbajnë llogari të veçanta për aktivitetet mbi konsumatorët e privilegjuar dhe aktivitetet për konsumatorët tjerë. Aty ku është e mundur, ato do të mbajnë llogari të konsoliduara për aktivitete tjera, përveç gazit. Llogaritë e brendshme do të përfshijnë bilancin e gjendjes dhe llogaritë e fitimit dhe të humbjes për secilën veprimtari. 5. Revizioni, i përmendur në paragrafin 2, në veçanti do të verifikojë respektimin e obligimit të shmangies së diskriminimit dhe subvencioneve të tërthorta, të përmendura në paragrafin 3 të këtij neni. 6. Ndërmarrjet, në llogaritë e tyre të brendshme, do t’i specifikojnë rregullat për ndarjen e pasurive dhe detyrimeve, shpenzimeve dhe të hyrave, si dhe për zhvlerësimin, pa paragjykuar rregullat e llogari mbajtjes në fuqi, të cilat i respektojnë në hartimin e llogarive të veçanta, të përmendura në paragrafin 3 të këtij neni. Këto rregulla të brendshme mund të ndryshohen vetëm në raste të jashtëzakonshme. Ndryshimet e tilla duhet përmendur dhe arsyetuar mirë. 7. Llogaritë vjetore paraqesin brenda shënimeve të veta secilin transaksion të një madhësie të caktuar të bërë me ndërmarrjet gjegjëse. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Rrjetet e bartjes dhe shpërndarjes duhet të lejojnë qasje jodiskriminuese për ndërmarrjet e gazit natyror dhe konsumatorët e privilegjuar, me tarifa transparente dhe rregulla të publikuara.
Neni 17 Qasja e palës së tretë 1. Operatori i rrjetit të bartjes dhe operatorët e sistemit të shpërndarjes duhet t’i lejojnë ndërmarrjet e gazit natyror dhe konsumatorët e privilegjuar, duke i përfshirë ndërmarrjet furnizuese, të kenë qasje pa diskriminim në rrjetin e bartjes dhe të shpërndarjes, në pajtim me rregullat dhe me tarifat e miratuara dhe të publikuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Tarifat duhet të jenë transparente dhe jodiskriminuese. 2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni nuk do t’i ndalojnë përmbylljen e kontratave afatgjate nëse ato janë në përputhje të synimit të këtij ligji, në kontest të promovimit të konkurrencës. Operatorët e sistemit të bartjes, nëse është e domosdoshme për kryerjen e funksioneve të tyre, duke përfshirë edhe ato në lidhje me bartjen ndërkufitare, do të kenë qasje në rrjetin e operatorëve tjerë të sistemit të bartjes. 3. Qasja për palët e treta, ngjashëm me ato të specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni, do të lejohet edhe për rrjetet e tubacioneve të rrjedhës së sipërme, duke përfshirë stabilimentet që ofrojnë shërbime teknike karakteristike për qasje të tillë, përveç për pjesët e rrjeteve ose të stabilimenteve të tilla, që përdoren për operacionet e prodhimit vendor në lokacionin e terrenit ku prodhohet gazi. Operatoret e sistemit të bartjes dhe të shpërndarjes duhet të ofrojnë shërbime jodiskriminuese për të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit. 4. Qasja e specifikuar në paragrafin 3 të këtij neni do të ofrohet me qëllim të arritjes së një tregu konkurrent të gazit natyror, duke marrë parasysh sigurinë dhe rregullsinë e furnizimeve, kapacitetet të cilat ofrohen apo mund të vihen në dispozicion, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Në kuptim të këtij paragrafi duhet merren parasysh: 4.1. nevoja për të refuzuar qasjen kur ka mospërputhje të specifikimeve teknike, të cilat nuk mund që me arsye të tejkalohen; 4.2. nevoja për t’i shmangur vështirësitë që nuk mund me arsye të tejkalohen dhe do të mund të komprometonin prodhimin efikas, të rrjedhshëm dhe të planifikuar të ardhshëm të hidrokarbureve, duke përfshirë ato nga fushat e qëndrueshmërisë së skajshme ekonomike; 4.3. nevoja për t’i respektuar nevojat e arsyeshme e të arsyetuara me bazë të pronarit, apo operatorit të rrjetit të tubacioneve në rrjedhën e sipërme për transportin dhe përpunimin e gazit dhe interesat e gjithë shfrytëzuesve të rrjetit të tubacioneve të rrjedhës së sipërme, apo stabilimenteve gjegjëse të përpunimit apo trajtimit që mund të ndikohen; si dhe 11 4.4. domosdoshmëria e zbatimit të ligjeve dhe procedurave administrative, në pajtim me legjislacionin në fuqi, për dhënien e autorizimit për prodhimin apo zhvillimin në rrjedhë të sipërme. 5. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të nxjerrë rregulla për zgjidhjen e kontesteve në lidhje me qasjen ose me refuzimin për të lejuar qasje për secilin stabiliment të përcaktuar me këtë ligj. Zyra e Rregullatorit të Energjisë publikon informacione për rrjedhën, metodologjinë dhe për strukturën e tarifave. 6. Operatori i sistemit të transmisionit duhet ta bëjë publik informacionin e detajuar në lidhje me shërbimet që ofrojnë dhe me kushtet e duhura për të aplikuar, së bashku me informacionet e nevojshme teknike, për përdoruesit e rrjetit për të pasur qasje efektive në rrjet. Me qëllim që të sigurohen tarifat transparente, objektive dhe jodiskriminuese dhe të lehtësohet përdorimi efektiv i rrjetit të gazit. 7. Vendimi përfundimtar i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë do t’i nënshtrohet procedurës së ankesave në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm në Kosovë. Tarifat për qasjen në rrjet nuk do të kufizojë aftësinë për pagesë tregut e as të çrregullojë tregtinë tej kufijve të sistemeve të ndryshme të bartjes. Aty ku ndryshimet në strukturat tarifore apo mekanizmat balancues do ta pengonin tregtinë mes sistemeve të bartjes, operatorët e sistemit të bartjes, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të bashkëpunojnë në mënyrë aktive për të arritur përputhshmërinë e strukturave tarifore dhe parimet e tarifimit, duke përfshirë ato pika në lidhje me balancimin. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: System operators may refuse access in limited situations, but they must justify any refusal. The Ministry may also ask a natural gas company that refuses access to facilities to take further action in certain cases.
Neni 18 Refuzimi i qasjes 1. Operatorët e sistemit të bartjes, shpërndarjes dhe deponimit, mund ta refuzojnë qasjen ndaj sistemit në bazë të mungesës së kapaciteteve, apo në rastet kur qasja në sistem mund t’i pengojë ata në kryerjen e obligimeve të shërbimit publik, të referuara në paragrafin 2 të nenit 4 të këtij ligji, në bazë të vështirësive serioze ekonomike dhe financiare me kontratat merr-ose-paguaj, duke marrë parasysh kriteret dhe procedurat e përcaktuara me nenin 23 të këtij ligji. Refuzimi i tillë duhet të arsyetohet. 2. Ministria mund të kërkojë nga një ndërmarrje e gazit natyror që refuzon të ofrojë qasje për stabilimentet e saj në bazë të mungesës së kapaciteteve ose të mungesës së kyçjes për investime të nevojshme deri në masën që do të ishte ekonomikisht e arsyeshme ose kur një konsumator i mundshëm është i gatshëm të paguajë për zgjerim të kapacitetit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Disa new gas interconnectors, LNG/storage facilities, and major capacity increases may get an exemption from specified provisions if the stated conditions are met.
Neni 19 Infrastruktura e re 1. Interkoneksionet e mëdha të reja ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera, si dhe stabilimenteve të GNL-së, apo deponimit, me kërkesë, mund të mos i zbatojnë dispozitat e nenit 17 dhe paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 22 të këtij ligji nën këto kushte; 1.1. investimi duhet ta nxisë konkurrencën në furnizimin e gazit, si dhe të përmirësojë sigurinë e furnizimit; 1.2. niveli i rrezikut në lidhje me investimin është i tillë që investimi nuk do të bëhej nëse përjashtimi lejohet; 1.3. infrastruktura duhet të jetë pronë e një personi fizik apo juridik që është i ndarë së paku në kuptimin e formës së tij ligjore nga operatorët e sistemit në sistemet e të cilëve do të ndërtohet ajo infrastrukturë; 1.4. shpenzimet të ngarkohen mbi shfrytëzuesit e asaj infrastrukture; 1.5 përjashtimi të mos çrregullojë konkurrencën apo funksionimin efektiv të tregut të brendshëm të gazit, e as funksionimin efikas të sistemit të rregulluar, me të cilën lidhet infrastruktura. 2. Paragrafi 1 i këtij neni do të vlejë edhe për rritjet e konsiderueshme të kapacitetit në infrastrukturat ekzistuese, si dhe për modifikimet e infrastrukturave të tilla, të cilat mundësojnë zhvillimin e burimeve të reja të furnizimit të gazit. 12 3. Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në bazë të rasteve, mund të vendosë të lejojë përjashtimin e përcaktuar me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. Vendimi publikohet. 3.1. përjashtimi mund të vlejë për tërë, apo gjegjësisht për pjesë të caktuara, të infrastrukturës së re, infrastrukturën ekzistuese me rritjen e konsiderueshme të kapacitetit, apo për modifikimin e infrastrukturës ekzistuese; 3.2. në vendimin për ta lejuar përjashtimin, në bazë të rasteve, duhet marrë parasysh nevoja për imponimin e kushteve në lidhje me kohëzgjatjen e përjashtimit dhe qasjen jodiskriminuese ndaj interkonektorit; 3.3. kur vendoset mbi kushtet e këtij nën-paragrafi, duhet marrë parasysh, në veçanti, kohëzgjatjet e kontratave, kapacitetet shtesë që do të ndërtohen apo modifikimin e kapaciteteve ekzistuese, kohëzgjatja e projektit dhe rrethanat vendore; 3.4. kur lejohet përjashtimi, Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund të vendosë mbi rregullat dhe mekanizmat për menaxhimin dhe ndarjen e kapacitetit deri në masën që kjo nuk pengon implementimin e kontratave afatgjate; 3.5. vendimi për lejimin e përjashtimit, duke përfshirë edhe kushtet e përcaktuara në nën- paragrafin 3.2. të këtij paragrafi, do të arsyetohet me prova dhe do të publikohet; 3.6. në rast të interkoneksionit, secili vendim për lejimin e përjashtimit do të merret pas konsultimeve me përfaqësuesit e vendit tjetër, në të cilin do të kalojë interkoneksioni, apo me autoritetin rregullativ të atij vendi. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The article defines who counts as a privileged consumer and allows certain gas supply contracts across borders when the consumer is privileged in both systems.
Neni 20 Hapja e tregut dhe reciprociteti 1. Termi “konsumatorë të privilegjuar” do të përfshijë: 1.1. joamvisëritë prej dhe pas 1 janarit 2008; si dhe 1.2. të gjithë konsumatorët, pa marrë parasysh a janë amvisëri apo jo, prej dhe pas 1 janarit 2015. 2. Për ta shmangur mungesën e balancës në hapjen e tregjeve të gazit: 2.1 kontratat për furnizim me një konsumator të privilegjuar në sistemin e një vendi tjetër jashtë Kosovës nuk do të ndalohen, nëse konsumatori është i privilegjuar në të dyja sistemet në fjalë; 2.2 në rastet kur transaksionet e përshkruara në nën-paragrafin 2.1 të këtij paragrafi refuzohen për shkak se konsumatori është i privilegjuar në vetëm njërin nga dy sistemet, nëse Kuvendi jep urdhrin që pala refuzuese duhet të ekzekutojë furnizimin e kërkuar nga konsumatori, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të urdhërojë operatorin e sistemit që ta zbatojë urdhrin e Kuvendit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Energy Regulator must set rules for authorization criteria for direct lines, and privileged consumers may be supplied through a direct line when technically and economically possible.
Neni 21 Linjat direkte 1. Zyra e Rregullatorit të Energjisë i mundëson secilit konsumator të privilegjuar që të furnizohet nëpërmjet një linje direkte nga ndërmarrjet e gazit natyror, kurdo që kjo të jetë e mundur teknikisht dhe ekonomikisht. 2. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i përcaktojë rregullat që përcaktojnë kriteret për dhënien e autorizimit për ndërtimin apo operimin e linjave direkte. Në vendosjen e rregullave të tilla, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i marrë parasysh çështjet e sigurisë, efikasitetit, integritetit të sistemeve të bartjes dhe shpërndarjes. Këto rregulla do të jenë objektive, transparente dhe jodiskriminuese në zbatim. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Zyra e Rregullatorit të Energjisë must monitor and regulate the natural gas industry in Kosovo, publish an annual monitoring report, prepare tariff-setting methodology, and may require operators to change conditions and decide complaints within set time limits.
Neni 22 Detyrat dhe obligimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë 13 1. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të jetë autoriteti kompetent për monitorimin dhe rregullimin e industrisë së gazit natyror në Kosovë, si dhe do të jetë përgjegjëse për sigurimin e një tregu jodiskriminues, efektivisht konkurrent dhe funksional e efikas të gazit natyror në Kosovë. Në bartjen e këtij funksioni, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të monitorojë si në vijim: 1.1 rregullat mbi menaxhimin dhe ndarjen e kapaciteteve të interkoneksionit, në pajtim me autoritetin apo autoritetet rregullative të atyre vendeve fqinje me Kosovën, me të cilat ekziston interkoneksioni; 1.2 mekanizmat për t’u marrë me kapacitetet e tejngarkuara brenda sistemit nacional të gazit; 1.3 kohën e shpenzuar nga operatorët e sistemit të bartjes dhe shpërndarjes për t’i bërë kyçjet dhe riparimet; 1.4 publikimin e informatave gjegjëse nga operatorët e sistemit të bartjes dhe shpërndarjes në lidhje me interkonektorët, shfrytëzimin e rrjetit dhe ndarjen e kapaciteteve për palët e interesuara, duke marrë parasysh domosdoshmërinë e trajtimit të informatave të pakonsoliduara, si komercialisht konfidenciale; 1.5 shthurjen efektive të llogarive, siç është përcaktuar me nenin 16 të këtij ligji, për të siguruar që të mos ketë subvencionime të tërthorta mes aktiviteteve të bartjes, shpërndarjes, deponimit, GNL-së dhe furnizimit; 1.6 kushtet e qasjes në deponim, linepack dhe shërbimeve tjera përcjellëse, sipas përcaktimin në nenin 17të këtij ligji; 1.7 masën deri në të cilën operatorët e sistemit të bartjes dhe shpërndarjes përmbushin detyrat e tyre në pajtim me nenet 7 dhe 11 të këtij ligji; 1.8 nivelin e transparencës dhe konkurrencës. 2. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do ta publikojë një raport vjetor me rezultatet e monitorimit të fakteve dhe indikatorëve të dhënë me nënparagrafët 1.1 deri në 1.6 sipër. 3. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do ta përgatisë metodologjinë për caktimin e tarifave për kyçje dhe qasje në rrjete të gazit natyror, duke përfshirë tarifat e bartjes, shpërndarjes dhe shërbimet e balancimit. 4. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka autoritetin për të kërkuar nga operatorët e sistemeve të bartjes, GNL-së, apo shpërndarjes, sipas nevojës, që të modifikojnë kushtet dhe afatet, duke përfshirë tarifat dhe metodologjitë e përmendura me paragrafët 1, 2 dhe 3, për të siguruar që ato të jenë proporcionale dhe të zbatohen në mënyrë jodiskriminuese. 5. Secila palë që ka ankesë kundër një operatori të sistemit të bartjes, GNL-së, apo shpërndarjes, në lidhje me çështjet e përmendura në paragrafët 1, 2, 3 dhe 5, si dhe në nenin 19, mund ta adresojnë ankesën tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila në funksionin e saj si autoritet i zgjidhjes së kontesteve, do të marrë vendim brenda dy muajsh pas pranimit të ankesës. Kjo periudhë mund të zgjatet për dy muaj tjerë nëse kërkohen informata shtesë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Një vendim i tillë do të ketë efekt obligativ, përveç nëse dhe deri në rrëzimin e tij nëpërmjet procedurës së ankesës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A natural gas enterprise facing serious financial difficulties from take-or-pay gas purchase commitments may apply for a temporary derogation.
Neni 23 Shmangiet në lidhje me zotimet merr-ose-paguaj 1. Nëse një ndërmarrje e gazit natyror përballet, apo konsideron që do të përballet me vështirësi serioze ekonomike dhe financiare për shkak të zotimeve të saj në marrëveshjet “merr ose paguaj” në një apo më shumë kontrata të blerjes së gazit, ajo mund të aplikojë për një shmangie të përkohshme. 2. Kërkesa nga paragrafi 1 i këtij neni do të shqyrtohet pa vonesa. Kërkesat do të përcillen me të gjitha informatat e nevojshme mbi natyrën dhe masën e problemit, si dhe mbi përpjekjet e bëra nga ndërmarrja e gazit natyror për ta zgjidhur problemin. Në vendimin e saj mbi lejimin apo jo të shmangies së 14 përkohshme nga neni 17 i këtij ligji, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të marrë parasysh kriteret në vijim: 2.1. synimin për arritjen e një tregu konkurrues të gazit; 2.2. nevojën për t’i përmbushur obligimet e shërbimit publik dhe për ta siguruar furnizimin; 2.3. pozitën e ndërmarrjes së gazit natyror në tregun e gazit dhe gjendjen aktuale të konkurrencës në këtë treg; 2.4. seriozitetin e vështirësive ekonomike dhe financiare të përballura nga ndërmarrjet e gazit natyror dhe ndërmarrjet e bartjes, apo konsumatorët e privilegjuar; 2.5. datat e nënshkrimit dhe kushtet e kontratës, apo kontratave në fjalë, duke përfshirë masën deri në të cilën ato mundësojnë ndryshimet në treg; 2.6. përpjekjet që janë bërë për ta gjetur zgjidhjen e problemit; 2.7. masën në të cilën kompania, në rastin e pranimit të zotimeve “merr ose paguaj” në fjalë, do të mund të parashikohej që vështirësitë serioze do të mund të përballeshin nga kompania, duke marrë parasysh dispozitat e këtij ligji; 2.8. efektet që lejimi i shmangies do të kishte në zbatimin korrekt të këtij ligji sa i përket funksionimit të mirë të tregut të brendshëm të gazit natyror. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: These listed provisions do not apply until Kosovo has a developed natural gas system and is connected to other countries’ systems.
Neni 24 Kosova si treg në lindje e sipër dhe i izoluar Deri sa Kosova nuk ka të zhvilluar sistemin e gazit natyror dhe nuk është e lidhur me sistemet e vendeve të tjera, dispozitat e neneve: 5, 6, 7.1, 7.2, 8, 10, 11.2, 12, 16, 17, 20 dhe 21 të këtij ligji, nuk do të zbatohen. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Operatori i sistemit të transmisionit duhet të hartojë rregullat e qasjes në rrjetin e transmisionit të gazit dhe t’i dorëzojë për miratim Zyrës së Rregullatorit për Energji; Ministria e Energjisë dhe e Minierave nxjerr akte nënligjore dhe masa të tjera për sigurinë e furnizimit me gaz natyror.
Neni 25 Dispozitat Kalimtare 1. Operatori i sistemit të transmisionit i harton rregullat e qasjes në rrjetin e transmisionit të gazit në përputhje me Rregulloren (EC) nr. 1775/2005 dhe ia dorëzon për miratim Zyrës së Rregullatorit për Energji. 2. Ministria e Energjisë dhe e Minierave nxjerr akte nënligjore të përcaktuara me këtë ligj dhe akte të tjera për sigurinë e furnizimit me gaz natyror në përputhje me Direktivën 2004/67/EC. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-133 02 nëntor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-030-2009, datë 12.11.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-133 PËR GAZIN NATYROR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in