LIGJI NR.03/L-134 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE
This is the preamble to the law on freedom of association in non-governmental organizations.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-134
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the law on freedom of association in non-governmental organizations. This provision says the law governs the formation, registration, internal governance, activities, deregistration, and dissolution of NGO legal entities in Kosovo, and it does not apply to certain political, trade union, religious, and other specially regulated bodies. This article defines key terms used in the law, including NGO, Ministry, Minister, competent body, supervision, person, authorized representative, family member, and extraordinary situations. Every person in Kosovo has the right to associate and establish an NGO. No one may be forced to associate against their will, and no one may be discriminated against for choosing to associate or not. Një OJQ nuk duhet të shpërndajë të ardhura neto ose fitime për asnjë person; pasuritë, të ardhurat dhe fitimet duhet të përdoren për qëllimet jofitimprurëse të organizatës.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-134 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the law on freedom of association in non-governmental organizations.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 49 / 25 MARS 2009 LIGJI Nr. 03/L-134 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe nenit 44 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJIN PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law governs the formation, registration, internal governance, activities, deregistration, and dissolution of NGO legal entities in Kosovo, and it does not apply to certain political, trade union, religious, and other specially regulated bodies.
Neni 1 Qëllimet dhe fushëveprimi i këtij ligji 1. Ky ligj rregullon themelimin, regjistrimin, udhëheqjen e brendshme, veprimtarinë, çregjistrimin dhe shuarjen e personave juridik të organizuar si OJQ në Kosovë. 2. Ky ligj nuk vlen për parti politike, sindikata dhe organizata sindikale, e as për qendra të besimit fetar, apo faltore dhe fusha tjera që rregullohen me ligje të veçanta. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including NGO, Ministry, Minister, competent body, supervision, person, authorized representative, family member, and extraordinary situations.
Neni 2 Përkufizimet “Organizatë Joqeveritare (OJQ)” nënkupton çdo shoqatë dhe fondacion të vendit, siç përkufizohet me nenin 5 të këtij ligji, si dhe çdo organizatë të huaj dhe ndërkombëtare, siç përkufizohet me nenin 7 të këtij ligji. “Ministria” nënkupton Ministrinë përkatëse. “Ministër” nënkupton Ministrin përkatës. “Organ kompetent” nënkupton organin kompetent për regjistrim dhe çregjistrim. “Mbikëqyrja” nënkupton mbikëqyrjen e veprimtarisë së OJQ-së nga organi kompetent, përfshirë edhe raportimin e OJQ-së mbi bazë të ligjit. “Person” nënkupton çdo person juridik apo fizik të vendit, ose të huaj. “Përfaqësues i Autorizuar” nënkupton individin që banon në Kosovë, që ka moshë madhore dhe zotësi të veprimit, që është i autorizuar për ta përfaqësuar një OJQ dhe për të pranuar njoftime dhe hetime zyrtare. "Anëtar i familjes" nënkupton : - Bashkëshortin - Prindërit dhe gjyshërit 2 - Fëmijët, nipat dhe mbesat - Vëllezërit dhe motrat, fëmijët e tyre dhe bashkëshortët - Anëtarët e familjes së ngushtë të bashkëshortit (vjehërrinë, kunetët dhe fëmijët e tyre). “Situatat e jashtëzakonshme” duke përfshirë fatkeqësitë natyrore, që janë: - përtej kontrollit të OJQ-së dhe - në të vërtetë pamundësojnë OJQ-në nga kompletimi dhe dorëzimi i raportit siç parashihet me nenin 18 të këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Every person in Kosovo has the right to associate and establish an NGO. No one may be forced to associate against their will, and no one may be discriminated against for choosing to associate or not.
Neni 3 Liria e Asociimit 1. Çdo person në Kosovë gëzon të drejtën e plotë për t’u asociiuar dhe themeluar OJQ-në. 2. Asnjë person nuk obligohet që të asociohet kundër vullnetit të tij dhe asnjë person nuk diskriminohet në asnjë mënyrë për shkak të vendimit për t’u asociuar apo për të mos u asociuar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Një OJQ nuk duhet të shpërndajë të ardhura neto ose fitime për asnjë person; pasuritë, të ardhurat dhe fitimet duhet të përdoren për qëllimet jofitimprurëse të organizatës.
Neni 4 Mos shpërndarja e të ardhurave neto dhe fitimit dhe kufizimi i Përfitimeve Speciale OJQ-ja nuk shpërndan të ardhura neto ose fitime për asnjë person. Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e një OJQ-je përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të përcaktuara për organizatën dhe nuk përdoren për të sjellë drejtpërdrejtë ose tërthorazi përfitime, për ndonjë themelues, drejtor, zyrtar, anëtar, punonjës ose donatorë të OJQ-së. Ky nen nuk pengon pagesën apo kompensimin e arsyeshëm për personat që kryejnë punë për organizatën. KREU II THEMELIMI I OJQ-SË - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article defines a local NGO in Kosovo and says a membership association needs at least three founders, with at least one having a residence or office in Kosovo; a foundation can be created by one or more persons if at least one has a residence or office in Kosovo.
Neni 5 Nocioni i OJQ-së në Kosovë 1. OJQ-ja vendore është shoqatë ose fondacion i themeluar në Kosovë për realizimin e qëllimit bazuar në ligj, për përfitim publik ose për interes të ndërsjellë. 2. Shoqata është një organizatë e anëtarësisë. Shoqatë mund ta themelojnë të paktën tre ose më shumë persona, ku të paktën njëri prej tyre ka vendbanimin ose zyrën në Kosovë. 3. Fondacioni është organizatë pa anëtarësi, i krijuar për menaxhimin e pronave dhe pasurive. Një fondacion mund të krijohet nga një ose më shumë persona, në rast se të paktën njëri prej tyre ka vendbanimin ose zyrën në Kosovë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets the required contents of the founding act and statute for associations and foundations in Kosovo, and allows a foundation to be created by testament or inheritance if the required information is included.
Neni 6 Themelimi i Shoqatave dhe Fondacioneve në Kosovë 1. Shoqata ose fondacioni themelohet nëpërmjet aktit themelues që përmban të dhënat e mëposhtme: 1.1. emrin zyrtar, shkurtesën zyrtare si dhe simbolin zyrtar të organizatës; 1.2. formën organizative (shoqatë, fondacion); 1.3. adresën e organizatës; 3 1.4. qëllimet e organizatës dhe aktivitetet; 1.5. emrat dhe adresat e themeluesve; dhe 1.6. emrin, adresën dhe informata tjera kontaktimi të përfaqësuesit të autorizuar. 2. Fondacioni mund të themelohet edhe me testament, apo me lënie të trashëgimisë, në qoftë se ai përmban informatat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 3. Shoqata ose fondacioni ka statutin i cili duhet t’i përmbajë të dhënat në vijim: 3.1. emrin e organizatës, selinë dhe simbolin e saj; 3.2. qëllimet e organizatës; 3.3. emrin e organit më të lartë udhëheqës; 3.4. nëse OJQ-ja është shoqatë, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve, kushtet për anëtarësim, dhe, nëse organizata vendos të ketë një Bord, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve të bordit dhe ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive ndërmjet Kuvendit të Përgjithshëm të anëtarëve dhe Bordit; 3.5. nëse OJQ-ja është fondacion, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve të Bordit; 3.6. kompetencat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve, nëse ka; 3.7. mënyrën e marrjes së vendimeve; 3.8. rregullat dhe procedurat për: 3.8.1. ndryshimin e aktit themelues dhe statutit; 3.8.2. bashkimin, ndarjen ose shpërbërjen e organizatës; dhe 3.8.3. shpërndarjen e mjeteve që mbesin pas shpërbërjes. 4. Statuti mund të përmbajë çdo rregull, dispozitë apo procedure tjetër, që nuk është në kundërshtim me kushtet e parapara me këtë ligj. 5. Rregullat dhe procedurat për udhëheqje të brendshme që i përmban statuti i OJQ – së, duhet të jenë në pajtim me parimet demokratike. 6. Shoqata, fondacioni apo ka vetëm ato kompetenca dhe ka të drejtë angazhimi vetëm në ato aktivitete dhe qëllime që janë në përputhje me aktin themelues dhe Statutin dhe që lejohen me ligj. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Foreign and international NGOs are defined as legal persons established outside Kosovo, and they must follow the listed provisions of this law.
Neni 7 OJQ-të e vendit të huaj dhe ato ndërkombëtare 1. OJQ-ja e vendit të huaj dhe ajo ndërkombëtare janë persona juridik të themeluar jashtë Kosovës, sipas legjislacionit që përmbush në thelb kushtet e parapara me nenin 4 të këtij ligji. 2. OJQ-të e huaja dhe ndërkombëtare i nënshtrohen dispozitave të neneve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, paragrafëve 1-10 të nenit 9, nenit 10, paragrafëve 2.-5. të nenit 11, nenit 12, dhe neneve 13 - 26 të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Legal persons, including NGOs, may establish associations and foundations to advance their lawful purpose.
Neni 8 Asociimi i Personave Juridik 4 Personat Juridik, duke përfshirë edhe OJQ-të, mund të themelojnë shoqata, fondacione për të përparuar qëllimin e tyre të ligjshëm, qoftë për përfitim publik apo të ndërsjellë, në përputhje me nenin 5 dhe 6 të këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets out how NGOs are registered, what documents must be filed, and the competent authority’s deadlines.
Neni 9 Regjistrimi 1. Çdo person, pavarësisht nga përkatësia racore, kombëtare, fetare, gjinore etj. ka të drejtë të regjistrojë OJQ në pajtim me kushtet dhe rrethanat e përcaktuara me këtë ligj. Asnjë person nuk ka nevojë të regjistrojë OJQ-në për të ushtruar të drejtën e lirisë në asocim. 2. OJQ-ja regjistrohet pranë organit kompetent, në mënyrë që të veprojë si person juridik në Kosovë. 3. OJQ-ja, kërkesës për regjistrim duhet t’ia bashkëngjis një kërkesë – formular, aktin e themelimit dhe statutin e tij. 4. OJQ-ja cakton me shkrim Përfaqësuesin e Autorizuar. Të gjitha fletë-kërkesat për regjistrim duhet t’i nënshkruajë Përfaqësuesi i Autorizuar i OJQ-së. Aktin e themelimit e nënshkruajnë të tre themeluesit. 5. OJQ-ja e vendit të huaj dhe ajo ndërkombëtare regjistrohen duke i dorëzuar dokumentet e mëposhtme: 5.1. një kërkesë-formular; 5.2. dëshminë që është person juridik në një vend tjetër; 5.3. adresën e organizatës në Kosovë; dhe 5.4. një deklaratë me shkrim nga një përfaqësues i autorizuar OJQ-së, me autorizim për të dhënë një deklaratë të këtillë, dhe që tregon: 5.4.1. qëllimet e OJQ-së; 5.4.2. një përshkrim të përgjithshëm të aktiviteteve që OJQ-ja planifikon t’i kryejë në Kosovë; dhe 5.4.3. emrin, adresën dhe kontakt-infomata tjera të përfaqësuesit të autorizuar. 6. Fletëkërkesat për regjistrimin e OJQ-ve i dorëzohen dhe pranohen nga organi kompetent. Vendimet në lidhje me regjistrim si dhe numrat e regjistrimit i cakton organi kompetent. 7. Dokumentet që i dorëzon OJQ-ja në mbështetje të kërkesës për regjistrim duhet të jenë në gjuhët përkatëse në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 8. Pavarësisht nga paragrafi 7. i këtij neni, dokumentet që i dorëzon OJQ-ja e huaj dhe ajo ndërkombëtare për të dëshmuar se është person juridik në një shtet tjetër, duhet të jenë në gjuhën origjinale të atij vendi, së bashku me përkthimin e dokumentacionit në gjuhët përkatëse në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nëse përkthimi nuk është i vërtetuar, atëherë përfaqësuesi i autorizuar dorëzon një deklaratë për vërtetimin e saktësisë së përkthimit. Çdo dallim përmbajtësor apo mashtrues ndërmjet gjuhës së origjinalit dhe përkthimit jozyrtar është arsye për tërheqjen e regjistrimit të organizatës. Përkthimi duhet të jetë nga përkthyesi, interpreti i autorizuar – licencuar. 9. Organi kompetent i lëshojnë OJQ-së certifikatën për regjistrim, ose një vendim me shkrim me të cilin refuzohet regjistrimi brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për regjistrim, përpos nëse organi kompetent bën kërkesë me shkrim gjatë rrjedhës së afatit, për informata të mëtutjeshme, ose për qartësim. Nëse regjistrimi refuzohet, organi kompetent përfshinë në vendimin për refuzim një arsyetim të bazave ligjore në bazë të të cilave regjistrimi refuzohet. 10. Nëse organi kompetent bën kërkesë me shkrim për informacione plotësuese, ose për qartësim lidhur me kërkesën për regjistrim, afati gjashtëdhjetë (60) ditor brenda të cilit organi kompetent duhet të lëshojë Certifikatën për regjistrim, ose vendimin me shkrim me të cilin refuzohet regjistrimi ndalet së rrjedhuri nga data e kërkesës me shkrim. Me pranimin e informacioneve plotësuese, ose të qartësimeve të kërkuara, Organi kompetent lëshon Certifikatën për regjistrim, ose vendimin për refuzim të regjistrimit brenda afatit prej: 5 10.1. numrit të ditëve të mbetura nga afati gjashtëdhjetë (60) ditësh për lëshimin e vendimit; 10.2. katërmbëdhjetë (14) ditësh nga pranimi i informatave plotësuese, ose qartësimit, cilido nga këto afate të jetë më i gjatë. 11. OJQ-ja informon organin kompetent brenda tridhjetë (30) ditësh lidhur me çdo ndryshim që pësojnë informatat që kërkohen sipas paragrafëve 1. dhe 3. të nenit 6 dhe paragrafit 5. të këtij neni. Ndryshimet në regjistrim u nënshtrohen procedurave, standardeve dhe afateve të njëjta kohore sikur ato që janë zbatuar me rast të regjistrimit fillestar. Ndryshimet që i pranon organi kompetent mbahen, regjistrohen dhe vihen në dispozicion të publikut sipas nenit 12 të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Organi kompetent duhet të refuzojë një kërkesë regjistrimi kur dokumentet ose statuti bien ndesh me ligjin, kur emri është shumë i ngjashëm me një OJQ të regjistruar më parë dhe mund të krijojë konfuzion, ose kur dokumentet promovojnë pabarazi.
Neni 10 Refuzimi i regjistrimit 1. Organi kompetent refuzon një kërkesë në qoftë së: 1.1. dokumentet e regjistrimit janë në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji; 1.2. në qoftë se statuti i OJQ-së shkelë dispozitat e ligjit në fuqi: 1.3. organizata që kërkon regjistrimin ka të njëjtin emër apo shkurtesë ose një emër shumë të ngjashëm me OJQ-në e regjistruar ose të themeluar më parë, saqë mund të shkaktonte konfuzion. 1.4. nëse me statut dhe me program të OJQ-së promovohet pabarazia racore, etnike, fetare, gjinore. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Vendi i regjistruar OJQ-ja vendore merr status juridik; OJQ-të e huaja dhe ndërkombëtare mund të veprojnë si persona juridikë në Kosovë pas regjistrimit; dhe të gjitha këto OJQ i nënshtrohen ligjeve në fuqi.
Neni 11 Statusi Ligjor 1. OJQ-ja vendore ka statusin e personit juridik me regjistrim në përputhje me këtë ligj. 2. Me regjistrim, OJQ-të e vendit të huaj dhe ato ndërkombëtare janë të autorizuara të veprojnë si persona juridik në Kosovë. 3. OJQ-të vendore, të vendit të huaj, dhe ato ndërkombëtare i nënshtrohen të gjitha ligjet në fuqi. 4. Çdo njoftim, letër, ftesë, apo akt tjetër ligjor konsiderohet se i është dorëzuar në mënyrë valide OJQ-së, nëse i dorëzohet personalisht, ose me postë përfaqësuesit të autorizuar, ose në adresën e theksuar sipas nën-paragrafit 1.3. paragrafi 1. i nenit 6 dhe nën-paragrafit 5.3. paragrafi 5. i nenit 9 të këtij ligji. 5. Zyrtarët, drejtorët dhe punëtorët e OJQ-së së regjistruar nuk janë personalisht përgjegjës për borxhet apo obligimet e OJQ-së, por janë personalisht përgjegjës për shkeljet që shkaktohen me dashje, me pakujdesi ose me moskryerje të detyrës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Organi kompetent must keep a public NGO register.
Neni 12 Regjistri publik Organi kompetent mbanë një regjistër të OJQ-ve. Regjistri domosdo duhet të përmbajë: emrin, adresën, formën e organizimit dhe qëllimet e çdo OJQ-je, listën e anëtarëve deri në ditën e regjistrimit si edhe emrin, adresën dhe informacionin tjetër të kontaktit të përfaqësuesit të autorizuar. Regjistri gjithashtu duhet të tregojë nëse OJQ-ja ka status të përfituesit publik sipas nenit 17 të këtij ligji. Regjistri i vihet në dispozicion publikut. KREU III ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I BRENDSHËM I OJQ-SË - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Sets internal governance rules for associations and foundations, including member participation, board composition, meeting frequency, and matters the highest governing body cannot delegate.
Neni 13 Udhëheqja e brendshme e Shoqatave dhe Fondacioneve 6 1. Organi më i lartë drejtues i shoqatës është Kuvendi i OJQ-së i cili përbëhet nga të gjithë anëtarët e shoqatës. Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë pjesëmarrjeje në takimet e Kuvendit. 2. Organi më i lartë drejtues i një fondacioni është Bordi i drejtorëve. Bordi i drejtorëve përbëhet nga të paktën tre anëtarë. 3. Organi më i lartë drejtues ka përgjegjësi të plota për çështje të politikës dhe financave të organizatës dhe takohet të paktën dy herë në vit, në mbledhjen ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, detyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm. 4. Organi më i lartë drejtues i OJQ-së, nuk delegon: 4.1. detyrat sipas paragrafit 3. të këtij neni; 4.2. zgjedhjet e zyrtarëve të OJQ-së; 4.3. ndryshimet në aktin themelues apo Statut; dhe 4.4. vendimet për bashkimin, ndarjen apo shpërbërjen e OJQ-së. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Board members must not take part in discussions or decisions where they have a direct or indirect economic interest. Related-party transactions are generally prohibited unless the governing body approves them after reasonable inquiry and finds them fair and in the NGO’s interest. NGO officers and board members must act loyally, protect non-public information, and perform their responsibilities in good faith and with care.
Neni 14 Konflikti i interesave dhe detyrimi në lojalitet 1. Asnjë anëtari të organit drejtues nuk i lejohet të marrin pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i organit drejtues konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik. 2. Çdo transaksion ndërmjet OJQ-së dhe një organizate tjetër të ndërlidhur, apo ndërmjet OJQ-së dhe anëtarëve, zyrtarëve, anëtarëve të bordit ose punonjësve të saj ndalohet përveç nëse organi drejtues vendosë, pas hetimeve të arsyeshme, se transaksioni është në interes, i drejtë dhe i arsyeshëm për OJQ- në dhe se OJQ-ja nuk kishte mundur të sigurojë marrëveshje më të favorshme me përpjekje të arsyeshme dhe brenda rrethanave ekzistuese. 3. Zyrtarët dhe anëtarët e bordit të një OJQ-je e kanë detyrë që të tregojnë lojalitet ndaj OJQ-së, të mbrojnë fshehtësinë e informatave jo-publike të OJQ-së dhe interesat e OJQ-së, si dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e OJQ-së me mirëbesim dhe kujdes. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: OJQ-të nuk mund të mbledhin fonde ose të bëjnë fushata për të mbështetur partitë politike ose kandidatët, dhe nuk mund të propozojnë, regjistrojnë ose mbështesin kandidatët për poste publike.
Neni 15 Ndalimi i mbledhjes së fondeve, fushatave dhe mbështetjes së kandidatëve dhe partive politike OJQ-të nuk mund të angazhohen në mbledhje fondesh ose në fushata për të mbështetur partitë politike ose kandidatët për funksione politike dhe as nuk mund të propozojnë, regjistrojnë ose në ndonjë mënyrë të mbështesin kandidatët për poste publike. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: OJQ-të mund të zhvillojnë aktivitete ekonomike dhe të mbajnë e menaxhojnë pronë/pasuri për qëllime jofitimprurëse, me kusht që të ardhurat nga aktivitetet ekonomike të përdoren vetëm për qëllimet e statutit.
Neni 16 Pasuria dhe mjetet 1. Të ardhurat e OJQ-së përfshijnë: donacionet në të holla, të ardhurat nga sigurimet, kontributet në mall, trashëgimitë, anëtarësia, dhuratat, grantet, pasuria e tundshme dhe e patundshme si dhe të ardhurat e fituara përmes çfarëdo aktivitetesh të ligjshme të OJQ-së me pasurinë dhe mjetet e saja. 2. OJQ-ja mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja jofitimprurëse në pajtim me nenin 4 dhe me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve ekonomike shfrytëzohen ekskluzivisht për të arritur qëllimet e theksuara në statutin e OJQ-së. 3. OJQ-ja mund të ketë dhe të menaxhojë pronë dhe pasuri për të realizuar qëllimet e veta jofitimprurëse. 7 4. Me ligj ndalohet financimi i organizatave, veprimtaria e të cilave nuk përkon me rendin juridik në Republikën e Kosovës dhe të drejtën pozitive ndërkombëtare. KREU IV STATUSI I PËRFITUESIT PUBLIK I OJQ-së, RAPORTIMI FINANCIAR DHE PEZULLIMI I TIJ - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Registered NGOs may apply for public benefit status, and qualified NGOs with that status are entitled to tax and fiscal relief.
Neni 17 Statusi i Përfituesit Publik 1. OJQ-ja e regjistruar sipas këtij ligji mund të paraqesë kërkesë për status të përfituesit publik nëse OJQ- ja është e organizuar dhe vepron për të ndërmarrë një apo më shumë aktivitete si aktivitete parësore si: ndihmë dhe përkrahje humanitare, përkrahje personave me aftësi të kufizuara, aktivitete bamirëse, arsim, shëndetësi, kulturë, ruajtje dhe përparim të mjedisit, rindërtim dhe zhvillim ekonomik, mbrojtje dhe përparim të të drejtave të njeriut, mbështetje të praktikave demokratike dhe shoqërisë civile, apo çfarëdo veprimtarie tjetër që është në funksion të së mirës së publikut. 2. Veprimtaria e OJQ-së përfshinë veprimtari për të mirën e publikut vetëm në rast se përfitime të konsiderueshme sigurohen falas ose më lirë se vlera e tregut për grupe ose individë në kushte të pavolitshme. Veprimtaria e OJQ-së për zhvillim ekonomik përfshinë veprimtari për të mirën e publikut vetëm nëse ndërmerret në radhë të parë për të mirën e individëve dhe grupeve në kushte të pavolitshme 3. OJQ-ja mund të paraqes kërkesë për status të përfituesit publik me rastin e regjistrimit fillestar të OJQ- së ose më vonë. Organi kompetent i lejon statusin e përfituesit publik OJQ-së, nëse dokumentet e regjistrimit dëshmojnë se qëllimet dhe veprimtaria e OJQ-së i plotëson kërkesat e paragrafit 1. të këtij neni. 4. Në pajtim me kushtet dhe procedurat e përfshira në legjislacionin në fuqi, OJQ-të me status të përfituesit publik gëzojnë të drejtën për lirim nga tatimi dhe lehtësi tatimore dhe fiskale me përjashtim të atyre që në esencë janë detyrime për shërbimet publike komunale. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: OJQ-të me status të përfituesit publik duhet të dorëzojnë çdo vit raport vjetor te Organi kompetent, të nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar, dhe të respektojnë kërkesat për përmbajtjen, afatet dhe trajtimin konfidencial.
Neni 18 Obligimet për raportim financiar dhe të aktivitetit për OJQ-të me status të përfituesit publik 1. OJQ-ja të cilës i është lejuar statusi i përfituesit publik, duhet t’i paraqesë Organit kompetent çdo vit një raport vjetor për veprimet dhe aktivitetet e saj në Kosovë. Raportet duhet të dorëzohen deri në fund të muajit mars të secilit vit për vitin raportues që përfundon me 31 dhjetor të vitit paraprak. 2. Raporti vjetor duhet nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar i OJQ-së. Përfaqësuesi i autorizuar është përgjegjës për saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave që i përmban raporti. 3. Raporti vjetor domosdo përbëhet nga tri pjesët në vijim: 3.1. pjesa për menaxhment dhe administratë; 3.2. raporti për aktivitete dhe të arritura; 3.3. raportin financiar. 4. Pjesa për menaxhment dhe Administratë duhet të përmbaj: 4.1. emrin, shkurtesën (emërtimin me iniciale), adresën, numrin e telefonit, numrin e faksit dhe adresën elektronike (e-mail) të OJQ-së; 4.2. emrin e zyrtarit kryesor ekzekutiv (p.sh. përgjegjës apo drejtor ekzekutiv); 4.3. emrat e anëtarëve të këshillit të drejtorëve (nëse ekziston), si dhe emrat e titujt e të gjithë zyrtarëve. 8 5. Raporti i aktiviteteve dhe të arriturave duhet të përmbaj: 5.1. një deklaratë për misionin dhe qëllimin mirëbërës shoqëror të OJQ-së; 5.2. identifikimin e programeve kryesore dhe aktiviteteve që kanë për qëllim realizimin e atyre programeve. Deklarata duhet të jetë e mjaftueshme për të dëshmuar mënyrën si organizata i realizon qëllimet e veta mirëbërëse shoqërore përmes aktiviteteve të veta; 5.3. një deklaratë për arritjet kryesore të programeve; 5.4. nëse OJQ-ja merr përsipër aktivitete të tjera përveç atyre që shkojnë në dobi të shoqërisë, siç është përcaktuar me paragrafin 1. të nenit 15 të këtij ligji, një deklaratë e cila i përshkruan ato aktivitete; 5.5. një deklaratë se OJQ-ja nuk ka mbledhur fonde dhe nuk ka bërë fushatë për përkrahjen e partive politike apo për emërimin dhe zgjedhjen e kandidatëve në detyra të ndryshme publike, apo për regjistrimin dhe përkrahjen e kandidatëve të emëruar apo të zgjedhur në funksione publike gjatë periudhës për të cilën raportohet; 5.6. OJQ-ja që është e angazhuar në aktivitete mirëbërëse shoqërore, në lëmin e arsimit apo të shëndetësisë, dorëzon edhe një deklaratë për: 5.6.1. llojin e personave dhe grupeve të varfëra të cilët i shërben; 5.6.2. llojet e dobive që organizata u ofron personave dhe grupeve të njerëzve të varfër; 5.6.3. një deklaratë se ato dobi ofrohen falas apo së paku më lirë se vlera e tyre në treg; 5.7. OJQ-ja e cila angazhohet në aktivitete mirëbërëse shoqërore në sferën e zhvillimit ekonomik, dorëzon edhe një deklaratë për llojin personave të varfër apo grupeve që u shërben; 6. Raportet financiare përgatiten në formularë të cilët i siguron organi kompetent, dhe të cilët përmbajnë, së paku: 6.1. një fletë bilanc, ku shihen pasuria dhe përgjegjësitë financiare të organizatës; 6.2. një deklaratë për të hyrat ku shihen të hyrat dhe të dalat e OJQ-së. 7. Organi kompetent me kërkesën e OJQ-së mund ta caktojë një afat shtesë për dorëzimin e raportit vjetor, nëse këtë e kanë imponuar rrethanat e jashtëzakonshme, por jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e kalimit të këtyre rrethanave. 8. Deklaratat financiare përgatitën deri më ditën e fundit të muajit mars për periudhën prej një viti, që përfundon me datën 31 dhjetor të vitit paraprak. 9. Raportet financiare të përgatitura dhe të dorëzuara nga OJQ-të vendore, me të hyra vjetore ose me shpenzime mbi njëqindmijë (100.000) Euro dhe nga OJQ-të ndërkombëtare me të hyra ose shpenzime vjetore për veprimtarinë dhe aktivitetin e tyre brenda Kosovës mbi njëqindmijë (100.000) Euro, duhet të përfshijë edhe një mendim të nënshkruar nga një revizor i pavarur, se a prezantojnë raportet e paraqitura financiare në mënyrë të drejtë të gjitha aspektet materiale dhe pozitën financiare të organizatës për atë periudhë raportimi. 10. Raporti vjetor duhet të përfshijë: 10.1. një deklaratë e cila i përfshinë të gjithë veprimtarinë si dhe pagesën e rrogave dhe fitimeve të punonjësve të OJQ-së, siç janë zyrtarët, drejtorët, punonjësit, apo anëtarët e familjes së tyre, apo organizatat anëtare të OJQ-së, duke përfshirë përshkrimin e personave të angazhuar në kryerjen e punës, natyrën e punës dhe rrethanat e këmbyera ndërmjet OJQ-së dhe palës tjetër në kryerjen e asaj pune; ose 10.2. një vërtetim se OJQ-ja nuk ka zhvilluar veprimet e parapara sipas nën-paragrafit 10.1. të këtij paragrafi, gjatë periudhës për të cilën raportohet. 11. Raportet e dorëzuara në pajtim me këtë nen, vihen në dispozicion publikut. OJQ-ja ka mundësi t’i veçojë informatat apo pasurinë të cilën ajo e konsideron konfidenciale në raportin e saj dhe të kërkojë që 9 organi kompetent t’ia fshijë ato të dhëna para se raporti të bëhet publik. Informatat apo pasuria e cila mund të konsiderohet konfidenciale për qëllime të këtij neni përfshinë informatat personale ose financiare të punonjësve të organizatës. OJQ-ja duhet të paraqesë një kërkesë për mos publikim të informatave të këtilla atëherë kur ia dorëzon raportin organit kompetent, si dhe duhet të paraqesë arsyet për trajtim konfidencial të informacioneve. Përveç kësaj, OJQ-ja duhet të paraqesë informatën konfidenciale në mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e raportit, dhe domosdo duhet që në mënyrë të qartë të theksojë se raporti përfshinë kërkesën për mos publikim të informacionit. Organi kompetent i përgjigjet me shkrim kërkesës për mos publikim brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas dorëzimit të kërkesës. 12. Publikimi i paautorizuar dhe kundër ligjor, nga organi kompetent i cili disponon të dhënat përkatëse ndëshkohet sipas dispozitave ligjore në fuqi. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent authority must suspend a public-benefit status when an NGO fails to file a complete annual report, and may do so again if the NGO still does not meet the status requirements after review.
Neni 19 Pezullimi i Statusit të Përfituesit publik 1. Organi kompetent pezullon statusin e përfituesit publik të një OJQ-je e cila nuk paraqet raport të plotë vjetor, ashtu siç kërkohet me nenin 18. OJQ-ja që dështon të paraqesë raportin e kërkuar me këtë ligj brenda afatit të paraparë me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, ose paraqet raport jo të plotë, njoftohet me shkrim për dështimin nga ana e organit kompetent. Njoftimi me shkrim udhëzon OJQ-në që të paraqes raportin që mungon, ose atë jo të plotë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga data e njoftimit, si dhe e informon OJQ-në, që dështimi në përmbushjen e kësaj kërkese ka për pasojë pezullimin e statusit të përfituesit publik dhe të gjitha përfitimeve që rrjedhin nga ai. 2. OJQ-ja që dështon të paraqes raport të plotë, siç kërkohet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga data e njoftimit me shkrim, në bazë të paragrafit 1. të këtij neni, njoftohet me shkrim nga organi kompetent se statusi i saj i përfituesit publik, së bashku me të gjitha përfitimet që rrjedhin nga ai status janë pezulluar, dhe se, nëse OJQ-ja dështon të sigurojë raportin brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas njoftimit, OJQ-ja i nënshtrohet çregjistrimit, në pajtim nën-paragrafin 1.4. paragrafi 1. i nenit 20 të këtij ligji. 3. Organi kompetent mund të pezullojë statusin e përfituesit publik të një OJQ-je, nëse pas shqyrtimit të raportit vjetor të dorëzuar nga OJQ-ja Organi kompetent verifikon se OJQ-ja nuk plotëson edhe më tutje kërkesat për status të përfituesit publik të parapara me nenin 16. Pas një verifikimi të këtillë, Organi kompetent jep njoftim me shkrim për arsyet për suspendim të statusit të përfituesit publik të OJQ-së dhe përfitimeve që rrjedhin nga ai status. Njoftimi informon OJQ-në edhe për mundësinë që ajo ka që brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh të sigurojë informata me shkrim që e mbështesin të drejtën e saj për status të përfituesit publik. Pas dështimit të OJQ-së që të sigurojë informata të pranueshme brenda afatit të paraparë, Organi kompetent informon OJQ-në me shkrim se regjistrimi i OJQ-së ndërpritet në bazë të nën-paragrafin 1.5. paragrafi 1. i nenit 20 të këtij ligji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: An NGO is dissolved by a voluntary decision of its highest governing body, if it becomes insolvent, or when its founding term expires.
Neni 20 Shuarja e OJQ-së 1. OJQ – ja shuhet: 1.1. me vendim vullnetar për shuarjen e OJQ-së të marrë nga organi më i lartë udhëheqës në pajtim me statutin e saj; 1.2. kur OJQ-ja bëhet josolvente sipas ligjit në fuqi; 1.3. me kalimin e afatit për të cilin është themeluar. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: An NGO may be deregistered for failing to file a tax declaration on time, failing to meet obligations from a suspension decision, or by final court decision.
Neni 21 Çregjistrimi i OJQ-së 1. OJQ - ja çregjistrohet: 1.1. në bazë të vendimit të organit kompetent nëse OJQ-ja dështon të paraqesë deklaratën tatimore brenda afatit të paraparë për raportim. Në këtë rast organi kompetent tatimor merr masa tjera të parapara me ligjet në fuqi; 10 1.2. në rast të mos përmbushjes së obligimeve që rrjedhin nga vendimi i pezullimit të OJQ-së. 1.3. në bazë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësor; 2. Organi kompetent i jep OJQ-së njoftim me shkrim për arsyet e çregjistrimit si dhe mundësinë që të përgjigjet para se të merret vendimi për çregjistrimin e OJQ-së në bazë të nenit nën-paragrafit 1.1. paragrafi 1. i nenit 22 të këtij ligji. 3. Në rast të shuarjes ose çregjistrimit të OJQ-së e cila ka shfrytëzuar lehtësi tatimore ose fiskale, donacione publike, ose grante nga qeveria, e gjithë pasuria e mbetur pas shlyerjes së borxheve të OJQ- së i jepet OJQ-së tjetër me qëllime të njëjta apo të ngjashme. Kjo OJQ identifikohet në bazë të statutit të OJQ-së, ose me propozim të organit më të lartë udhëheqës të OJQ-së me vendim të Organit kompetent. 4. Në të gjitha rastet tjera, çdo pasuri e mbetur pas pagesës së borxheve shpërndahet në bazë të statutit apo të vendimit të organit më të lartë udhëheqës, dhe në të gjitha rastet në përputhshmëri me nenin 4 të këtij ligji. 5. OJQ-ja me status të përfituesit publik që është shpërbërë, është çregjistruar, ose pushon së vepruari në Kosovë brenda afatit të raportimit paraqet raport për atë periudhë, në përputhshmëri me nenin 4 dhe 18 të këtij ligji. Në raportin e saj, OJQ-ja thekson datën e shpërndarjes, shuarjes, çregjistrimit, dispozitat për përfundimin e punës së saj, si dhe shumën e mjeteve të mbetura pas përmbushjes së obligimeve, mënyrën e planifikuar të disponimit me mjete, si dhe mënyrën në të cilën është marrë vendimi për disponim me mjete (konkretisht, me dispozitë të përcaktuar në Statutin e organizatës, me vendim të organit më të lartë udhëheqës, apo me vendim të organit kompetent). 6. Personi i autorizuar i organit kompetent të OJQ-së ka përgjegjësi juridike para organit kompetent për regjistrim dhe organeve tjera. 7. Pas shterrjes së të gjitha të drejtave për ankesë dhe në bazë të vendimit për çregjistrim, organi kompetent e heqë OJQ-në nga regjistri i OJQ-ve. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Kosovo institutions must support and encourage NGO activities and must not interfere in them.
Neni 22 Institucionet e Republikës së Kosovës mbështesin dhe nxisin veprimtaritë e OJQ-ve, por nuk ndërhyjnë në veprimtaritë e tyre. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: An NGO unhappy with a first-instance appeal decision may обратиться to the second-instance body, and the appeal is filed through the first-instance body.
Neni 23 Ankesat 1. Nëse OJQ-ja është e pakënaqur me vendimin pas ankesës në shkallë të parë ka të drejtë ti drejtohet organit të shkallës së dytë. 2. Ankesa i drejtohet organit të shkallës së dytë përmes organit të shkallës së parë. 3. Ministria përkatëse themelon organin e shkallës së dytë, i cili organ duhet të jetë i pavarur. 4. Mënyra e krijimit dhe funksionimit të këtij organi rregullohet me rregullore të veçantë që e nxjerr Ministria përkatëse. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry issues subordinate acts to implement this law.
Neni 24 Zbatimi Ministria nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article repeals the law applying to NGO registration and activity in Kosovo, and any conflicting provision.
Neni 25 Ligji i aplikueshëm 11 Ky ligj shfuqizon ligjin e aplikueshëm për regjistrimin dhe veprimtarinë e OJQ-së në Kosovë dhe çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me të. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: NGOs registered under UNMIK Regulation 1999/22 are treated as registered in Kosovo under this law.
Neni 26 OJQ-të e regjistruara sipas Rregullores së UNMIK 1999/22 Çdo OJQ e regjistruar sipas Rregullores së UNMIK-ut nr.1999/22 për Regjistrimin dhe Veprimtarinë e Organizatave Joqeveritare në Kosovë konsiderohet e regjistruar në Kosovë sipas këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 27 Hyrja në Fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-134 12 shkurt 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-002-2009, datë 06.03.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-134 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATAT JOQEVERITARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in