LIGJI NR.03/L-136 PËR DHËNIEN E LEJES PËR PUNË DHE PUNËSIMIN E SHTETASVE TË HUAJ NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
This act is about granting work permits and employing foreign nationals in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-136
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This act is about granting work permits and employing foreign nationals in Kosovo. This provision says the law regulates how work permits are granted to foreign citizens in Kosovo. This article says the law sets the rules for employing foreign citizens in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including foreigner, work permit, emigration, immigration, residence permit, asylum, and seasonal work. The Government of Kosovo must set next year’s number of work permits for foreign nationals each year, using labour-market and migration policy considerations. The Ministry of Labour and Social Welfare proposes the number.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-136 PËR DHËNIEN E LEJES PËR PUNË DHE PUNËSIMIN E SHTETASVE TË HUAJ NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This act is about granting work permits and employing foreign nationals in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 58 / 10 GUSHT 2009 Ligji Nr. 03/L-136 PËR DHËNIEN E LEJES PËR PUNË DHE PUNËSIMIN E SHTETASVE TË HUAJ NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Duke pasur parasysh dispozitat e nenit 41 të Ligjit për të huajt; Me qëllim të vendosjes dhe aplikimit të dispozitave ligjore për dhënien e lejeve për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Miraton: LIGJ PËR DHËNIEN E LEJES PËR PUNË DHE PUNËSIMIN E SHTETASVE TË HUAJ NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates how work permits are granted to foreign citizens in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon mënyrën, kushtet dhe procedurat e dhënies së lejes së punësimit për shtetasit e huaj në Republikën e Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara me ligj, konventave ndërkombëtare të punës dhe marrëveshjeve ndërshtetërore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules for employing foreign citizens in Kosovo.
Neni 2 Fusha e zbatimit Me këtë ligj vendosen rregullat për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including foreigner, work permit, emigration, immigration, residence permit, asylum, and seasonal work.
Neni 3 Përkufizimet 1. Në zbatim të këtij ligji termat vijuese kanë këto kuptime: “I huaj” është çdo person, i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës. “Leje pune” është dokumenti zyrtar i dhënë një të huaji nga organi kompetent, për qëllime biznesi, për t’u punësuar ose për t’u vetëpunësuar. “Emigrim” është lëvizja e një personi apo grupi personash nga territori i Republikës së Kosovës në një vend tjetër, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore, që rregullojnë daljen nga vendi i origjinës, udhëtimin, transitin, hyrjen dhe qëndrimin në vendin e pritës. “Imigrimi” është lëvizja e një personi apo grupi personash, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës nga një vend tjetër, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore. “Leje qëndrimi” është dokumenti që i jepet të huajit për të qëndruar në territorin e Republikës së Kosovës. “Azil” - është mbrojtja që Kosova i ofron refugjatëve. Azili përfshin të drejtën për vendqëndrim në Republikën e Kosovës si dhe të drejtat e tjera që parashihen me ligj. “Puna Sezonale” është marrëdhënie e punës në kohë të caktuar e cila mund të zgjatë tre (3) deri nëntë 2 (9) muaj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must set next year’s number of work permits for foreign nationals each year, using labour-market and migration policy considerations. The Ministry of Labour and Social Welfare proposes the number.
Neni 4 Politikat për dhënien e lejes së punës për shtetasit e huaj 1. Qeveria e Republikës së Kosovës në përputhje me politikën e migracionit, gjendjes dhe lëvizjes në tregun e punës, në fund të çdo viti cakton numrin e lejeve të punës për vitin e ardhshëm, për shtetasit e huaj, në përputhje me nevojat dhe mundësitë e punësimit të të huajve në vendin tonë. 2. Numrin e lejeve për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës e propozon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 3. Numri i lejeve të punës për punësimin e shtetasve të huaj caktohet më së largu, deri më 15 dhjetor të vitit aktual, për vitin e ardhshëm. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Foreign nationals who want to work in Kosovo for at least three months must obtain a work permit from the Ministry of Labour and Social Welfare. A legal person must also obtain a work permit if it meets the conditions and criteria in this law and other laws in Kosovo.
Neni 5 Leja e Punës 1. Personat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Republikës së Kosovës për një afat kohor prej se paku tre (3) muaj, duhet të pajisen me leje pune të lëshuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale. 2. Personi juridik nëse i plotëson kushtet dhe kriteret sipas këtij ligji dhe ligjeve tjera në Republikën e Kosovës duhet të pajiset me leje pune nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists several foreign work permit types and their main eligibility rules, durations, and work limits.
Neni 6 Llojet e lejeve të punës 1. Llojet e lejeve të punës mund të jenë: 1.1. leje pune e tipit A i jepet të huajve për një kohë jo më shumë se gjashtë (6) muaj; 1.2. leje pune e tipit B i jepet të huajve për t’u punësuar në një profesion të caktuar në një zonë gjeografike të caktuar të një punëdhënës të caktuar; 1.3. leja e punës e tipit B jepet për një periudhë një (1) vjeçare; 1.4. ky tip leje pune mund të ripërtërihet për një afat kohor njëvjeçar, kur nuk kanë ndryshuar rrethanat kryesore të dhënies së lejes së punës së mëparshme; 1.5. leje pune e tipit C i jepet të huajve rezidentë në Republikën e Kosovës, që kanë marrë leje pune të tipit B, vlefshmëria totale e të cilave kap afatin kohor minimal tre (3) vjeçar, gjatë një periudhe të vazhdueshme banimi. Leje pune e tipit C iu jepet të huajve për t’u punësuar në çdo veprimtari dhe në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa kufizime në punëdhënës të caktuar. Ky tip leje pune jepet për një afat kohor pesë (5) vjeçar; 1.6. leje pune e tipi D (leje vetëpunësimi) u jepet personave të huaj të vetëpunësuar, duke kufizuar veprimtarinë e tyre në një zonë gjeografike të caktuar. Kohëzgjatja e kësaj leje pune është një vit (1) me të drejtë ripërtëritjeje; 1.7. leje pune e tipit E (leje vetëpunësimi) u jepet personave të huaj të vetëpunësuar për çdo lloj veprimtarie dhe pa kufizime gjeografike, të cilat kanë marrë leje pune të njëpasnjëshme të tipit, vlefshmëria e të cilave ka afatin minimal tre (3) vjet. Kjo leje pune është e vlefshme me afat kohor deri në pese (5) vjet; 1.8. leje pune e tipit F (për studentë) u jepet personave të huaj që studiojnë në Kosovë për vitin mësimor në vazhdim. Kjo leje pune jepet vetëm për orare pune të reduktuara gjatë vitit mësimor dhe me orar të plota pune gjatë pushimeve midis viteve akademike apo semestrave; 3 1.9. leje pune e tipit G u jepet të huajve që investojnë në Republikën e Kosovës dhe punësojnë jo më pak se dy (2) shtetas kosovarë për çdo shtetas të huaj të punësuar. Afati i kësaj lejeje është një vit (1) me të drejtë ripërtëritjeje; 1.10. leje pune e tipit H u jepet të huajve të cilët kanë pasur më parë leje të njëpasnjëshme të tipit G, vlefshmëria e të cilave kap afatin kohor minimal tre (3) vjet. Leja e punës e tipit H jepet për një afat kohor pesë (5) vjeçar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A work permit request must be made in writing before starting work, using the relevant official forms.
Neni 7 Mënyra e paraqitjes së kërkesës për leje pune 1. Kërkesa për pajisje me leje pune bëhet me shkrim përpara fillimit të punës, duke plotësuar formularët zyrtarë përkatës. 2. Formularët për kërkesë merren në Zyrat e Punësimit të cilat veprojnë dhe punojnë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Labour and Employment Department issues work permits for foreign nationals and stateless persons, the permit cannot be transferred to another employer, and it cannot be issued to people staying in Kosovo on a tourist visa.
Neni 8 Organet kompetente për dhënien e lejes së punës 1. Lejen e punës për Shtetasin e huaj dhe pa shtetësi e lëshon, Departamenti i Punës dhe Punësimit në Kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 2. Leja e punës e cila është lëshuar për një punëdhënës, nuk mund të bartet te punëdhënësi tjetër. 3. Leja e punës nuk mund t’iu lëshohet personave të cilit qëndrojnë në Kosovë sipas lejes (vizës) turistike. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A request to renew a work permit, except a seasonal work permit, must be made one month before the current permit expires.
Neni 9 Vazhdimi i lejes së punës 1. Kërkesa për vazhdimin e lejes së punës, përveç lejes së punës sezonale, bëhet një muaj para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese. 2. Kërkesa vazhdohet brenda një muaji, nëse rrethanat kryesore të dhënies së mëparshme të lejes së punës nuk kanë ndryshuar. 3. Për kërkesën e vazhdimit të lejes së punës dhe vazhdimin e qëndrimit të përkohshëm, vendimi merret në të njëjtën kohë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If a work permit is lost or damaged, it is replaced with a new one. During renewal, the foreigner receives a temporary work permit. If the work permit is lost, the foreign national must declare it invalid in Kosovo’s daily press.
Neni 10 Dokumenti zëvendësues i lejes së punës 1. Në rastet kur leja e punës humbet ose dëmtohet, zëvendësohet me një leje pune të re. 2. Për periudhën gjatë së cilës kryhet procedura e ripërtëritjes së lejes së punës, të huajit do ti jepet një leje pune e përkohshme, me vlefshmëri nga koha e dorëzimit të lejes së vjetër deri në pajisjen e të huajit me leje pune të re. 3. Në rast të humbjes së lejes se punës, shtetasi i huaj është i detyruar ta shpallë të pavlefshme në shtypin ditor të Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A work permit for a foreign citizen must be refused if any listed refusal ground applies.
Neni 11 Shkaqet e refuzimit të dhënies së lejes së punës 1. Dhënia e lejes së punës për një shtetas të huaj do të refuzohet, nëse: 1.1. gjendja e tregut kosovar të punës nuk e lejon këtë punësim të rregulluar me akt nënligjor; 1.2. marrëdhëniet dhe kushtet e shprehura në kontratë nuk përmbushin kërkesat e legjislacionit 4 kosovar si dhe të konventave ndërkombëtare; 1.3. informacioni dhe dokumentet e kërkuara lihen qëllimisht të paplotësuara apo janë të pasakta; 1.4. punëmarrësi i huaj nuk paraqet kërkesën brenda afatit të përcaktuar për ripërtëritjen e lejes së punës; 1.5. ka arsye të rëndësishme që përbëjnë rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A work permit ends when its term expires, when the foreigner leaves Kosovo for more than six months, when the residence permit ends, or when the foreigner’s conduct conflicts with Kosovo law.
Neni 12 Ndërprerja e lejes së punës 1. Leja e punës ndërpritet kur: 1.1. skadon afati kohor për të cilën ajo është lëshuar; 1.2. i huaji largohet nga Republika e Kosovës për një periudhë mbi gjashtë (6) muaj; 1.3. ndërkrehet leja e qëndrimit në Republikën e Kosovës; 1.4. sjelljet e të huajve janë në kundërshtim me legjislacionin e Kosovës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Some foreign nationals are exempt from needing a work permit.
Neni 13 Përjashtimet nga detyrimet për pajisje me leje pune 1. Përjashtohen nga pajisja me leje pune, kategoritë e mëposhtme të të huajve: 1.1. përfaqësuesit e përfaqësive diplomatike të organizatave ndërkombëtare me status diplomatik, si dhe të huaj që janë punonjës të këtyre përfaqësive; 1.2. personeli kyç i ndërmarrjeve tregtare i cili është definuar me marrëveshjen për stabilizim- asocimin në mes shteteve anëtare të BE-së dhe Kosovës; 1.3. përfaqësuesit e organizatave joqeveritare pa qëllime fitimi; 1.4. drejtorë ekzekutivë të kompanive të huaja që kanë veprimtari apo që kanë qëllim të hapin veprimtari në Republikën e Kosovës; 1.5. profesionistë të një kompanie të huaj, që vijnë për të punuar në degët apo filialet e kësaj kompanie në Republikën e Kosovës; 1.6. specialistë të ardhur në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe e shumëpalëshe; 1.7. personeli i transportit ndërkufitar i mallrave dhe njerëzve; 1.8. lektorë, pjesëtarë të stafeve shkencore, pedagogë të universiteteve, pjesëtarë të stafeve shkencore të organizatave shkencore private, nëse ka interes publik, si shkak i njohurive të tyre të veçanta; 1.9. përfaqësues të mas-medias, korrespondentë ose reporterë, që punojnë për një punëdhënës të huaj; 1.10. studentë të universiteteve që marrin pjesë në një shkëmbim të punëve gjatë pushimeve veriore, si rezultat i marrëveshjeve përkatëse. 1.11. zyrtarët ushtarak dhe civil të qeverive të shteteve tjera, të cilët në Kosovë vijnë për të punuar në bazë të kontratës për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës; 1.12. përfaqësuesit e bashkësive fetare të cilët kryejnë veçanërisht punët që lidhen me shërbimin fetarë. 5 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The competent authority may cancel a work permit if listed compliance conditions are met.
Neni 14 Anulimi i lejes së punës 1. Leja e punës anulohet nga organi kompetent nëse: 1.1. është lëshuar në bazë të të dhënave të pavërtetuara për punëtorin apo punëdhënësin; 1.2. punëdhënësi nuk e lidh kontratën me të huajin në afatin e paraparë ligjor; 1.3. i huaji në bazë të lejes së punës, kryen punët për të cilat nuk është lidhur kontrata e punës; 1.4. punon për punëdhënësin tjetër me të cilin në bazë të lejes së punës nuk ka mundur të lidhë kontratë pune; 1.5. të huajit nuk iu është lejuar apo iu është ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në Republikën e Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A foreign citizen may be employed in Kosovo only if they also have a residence permit in Kosovo.
Neni 15 Kushtet e veçanta për punësimin e shtetasit të huaj 1. Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjeve të tjera në fuqi, shtetasi i huaj për t’u punësuar në Republikën e Kosovës, duhet të përmbushë edhe këtë kusht: 1.1. të ketë lejen e qëndrimit në Republikën e Kosovës, sipas Ligjit për të Huaj; - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Punëdhënësi duhet të dorëzojë dokumentet e kërkuara kur kërkon leje pune.
Neni 16 Dokumentacioni i nevojshëm 1. Me kërkesën për lejen e punës, punëdhënësi është i obliguar të dorëzojë: 1.1. Dokumentin për lejen e qëndrimit në Republikën e Kosovës, apo vërtetimin për posedimin e vizës së vlefshëm zyrtare; 1.2. Të dhënat për vendin e punës, kualifikimin dhe llojin e punës për punësimin e shtetasit të huaj; 1.3. Të dhënat për selinë e punëdhënësit, me arsyetimin për nevojën e punës për shtetasin e huaj, kushtet e lidhjes së kontratës së punës, për numrin e të punësuarve, llojet e punës dhe kohëzgjatjen e tyre; 1.4. Certifikatën për regjistrim të biznesit apo veprimtari të ngjashme ose profesion të lirë, udhëheqë punët në ndërmarrjen e tij tregtare, ka shumicën e aksioneve në ndonjë shoqëri aksionare në Kosove apo të huajit të cilit i ofron shërbime në emër të punëdhënësit të huaj. 1.5. Vërtetimin nga Zyra e Punësimit, përmes të cilit vërtetohet se në mesin e punëkërkuesve kosovarë nuk ka të atillë të cilët i plotësojnë kushtet e punësimit ku do të punojë shtetasi i huaj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Contracts for establishing an employment relationship with a foreign citizen must be made in line with labor and employment legislation.
Neni 17 Kontrata e Punës 1. Lidhja e kontratës për themelimin e marrëdhënies së punës për shtetasin e huaj bëhet në pajtueshmëri me legjislacionin nga fusha e punës dhe punësimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The employer must make the employment contract with a foreign citizen in writing before work starts, and no later than 15 days after the work permit is issued.
Neni 18 Afati i lëshimit të kontratës 6 Punëdhënësi, është i obliguar ta lidhë kontratën e punës me shtetasin e huaj, në formë të shkruar para fillimit të punës, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit të lejes së punës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Personi juridik dhe fizik ka përgjegjësi dhe obligime të barabarta në punë, përveç kur marrëveshjet ndërshtetërore ose konventat ndërkombëtare përcaktojnë ndryshe.
Neni 19 Barazia para ligjit Personi juridik dhe fizik ka përgjegjësi dhe obligime të barabarta në punë si shtetasi i Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërshtetërore apo konventa ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The competent authority must grant or refuse a work permit application within 30 days after the documents are submitted.
Neni 20 Afati për dhënien ose refuzimin e lejes së punës Afati për dhënien ose refuzimin e kërkesës për lejen e punës është jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga data e paraqitjes së dokumentacionit pranë organit kompetent. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: If a work permit request is refused, the foreign citizen must be notified in writing and may appeal to the Ministry within 8 days.
Neni 21 Ankimi 1. Në rast refuzimi të kërkesës për lejen e punës, shtetasi i huaj njoftohet me shkrim. 2. Shtetasi i huaj apo personi tjetër i interesuar në afatin prej tetë (8) ditësh nga dita e njoftimit për refuzimin e kërkesës për lejen e punës, ka të drejtë ankese në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 3. Organi përgjegjës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me ankesën e paraqitur nga shtetasi huaj, në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh lëshon vendim, nga dita e paraqitjes së ankesës. 4. Kundër vendimit mbi refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes së punës për shkak të plotësimit të numrit të lejeve të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës, nuk lejohet ankesa. 5. Kundër aktvendimit për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes së punës nga paragrafi 1. i këtij neni, shtetasi i huaj, mund të iniciojë konflikt administrativ. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article sets fines for employers and foreign citizens who violate work-permit rules.
Neni 22 Dispozitat Ndëshkimore 1. Punëdhënësi me cilësi të personit juridik do të ndëshkohet për kundërvajtje, dënime me të holla prej njëmijepesëqind (1.500) deri në tremijë (3000) Euro, nëse: 1.1. e punëson shtetasin e huaj pa lejen e Punës; 1.2. shtetasi i huaj sistemohet në pune tjetër në kundërshtim me lejen e punës dhe kontratën e punës; 1.3. leja e punës bartet te ndonjë punëdhënës tjetër; 1.4. shtetasit të huaj i vazhdohet kontrata e punës, pas përfundimit të lejes së punës. 2. Shtetasi i huaj me cilësi të personit fizik do të ndëshkohet për kundërvajtje, me dënime me të holla prej pesëqind (500) deri njëmijë (1000) Euro, nëse: 2.1. gjatë kryerjes së punës i shkelë rregullat dhe dispozita nga fusha e punës dhe sigurimit social; 2.2. vazhdon të punojë edhe pas skadimit të afatit të lejes së punës; 2.3. kryen veprimtari pa leje pune; 2.4. ushtron veprimtari në kundërshtim me lejen e punës për të cilën i është lëshuar. 7 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Labor Inspectorate supervises implementation of this law and related positive provisions.
Neni 23 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen në zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe dispozitave tjera pozitive përkatëse e bën Inspektorati i Punës, në bazë të legjislacionit në fuqi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Employers must align the subordinate rules governing employment relations for foreign nationals with the law within 6 months after the law takes effect.
Neni 24 Hartimi i akteve nënligjore në pajtim me Ligjin Punëdhënësit kanë për detyrë që aktet nënligjore me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës për shtetasit e huaj t’i harmonizojnë me dispozitat e ligjit, më së largu brenda gjashtë (6) muajsh, pas hyrjes në fuqi të ligjit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Labour and Employment Department issues work permits and must notify the Ministry of Internal Affairs within 3 days when a work permit is issued or terminated.
Neni 25 Organi kompetent për lëshimin e lejes së punës 1. Organ kompetent për lëshimin e lejes se punës është Departamenti i Punës dhe Punësimit i cili vepron dhe punon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 2. Departamenti i Punës dhe Punësimit është i obliguar që për lëshimin dhe ndërprerjen e lejes së punës, të informojë Ministrinë e Punëve të Brendshme në afatin prej tri (3) ditësh nga dita e lëshimit, përkatësisht ndërprerjes së lejes së punës. 3. Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të vendimit për ndërprerjen e lejes së qëndrimit të përhershëm apo të përkohshëm, në rastet kur shtetasi i huaj është i punësuar, sipas detyrës zyrtare, e informon Departamentin e Punës dhe Punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Minister of the Ministry of Labour and Social Welfare must issue bylaw acts to implement this law within 6 months after it enters into force, in coordination with the relevant ministries.
Neni 26 Zbatimi i Ligjit Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në afatit prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, në koordinim me ministritë përkatëse, nxjerr akte nënligjore, për zbatimin e këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 27 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-136 10 korrik 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-022-2009, datë 17.07.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-136 PËR DHËNIEN E LEJES PËR PUNË DHE PUNËSIMIN E SHTETASVE TË HUAJ NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in