LIGJI NR.03/L-137 PËR DEPARTAMENTIN E MJEKËSISË LIGJORE
This is the preamble of the law on the Department of Forensic Medicine.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-137
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of the law on the Department of Forensic Medicine. The law establishes the Department for Forensic Medicine as a competent public body and assigns it forensic and death-investigation responsibilities, including exhumation and returning remains to families. This article defines medical-forensic terms used in the law, including forensic medicine, forensic pathology, autopsy, clinical forensic examinations, and related certificates and professions. The Department of Forensic Medicine must manage and maintain the forensic system and use recognized international standards and best European practices. The Department of Forensic Medicine is established within the Ministry of Justice and is organized into listed divisions and sectors.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-137 PËR DEPARTAMENTIN E MJEKËSISË LIGJORE
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of the law on the Department of Forensic Medicine.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 58 / 10 GUSHT 2009 Ligji Nr. 03/L-137 PËR DEPARTAMENTIN E MJEKЁSISЁ LIGJORE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR DEPARTAMENTIN E MJEKЁSISЁ LIGJORE DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The law establishes the Department for Forensic Medicine as a competent public body and assigns it forensic and death-investigation responsibilities, including exhumation and returning remains to families.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Ky ligj themelon Departamentin për Mjekësi Ligjore si organ publik kompetent, përgjegjës për të siguruar ekspertizë mjekoligjore, hetime mjekësore mbi vdekjen përfshirë edhe ekshumimin (zhvarrosjen) e mbetjeve mortore të shkaktuar si pasojë e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kthimin e mbetjeve mortore tek familjet e tyre. 2. Me këtë ligj përcaktohet struktura organizative, kompetencat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Mjekësi Ligjore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines medical-forensic terms used in the law, including forensic medicine, forensic pathology, autopsy, clinical forensic examinations, and related certificates and professions.
Neni 2 Përkufizimet 1. Për qëllimet e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim: “Mjekësia Ligjore” është degë e mjekësisë që zbaton njohuritë nga fusha e mjekësisë për çështjet dhe procedurat ligjore. Mjekësia Ligjore përfshinë por nuk kufizohet në diciplinat si: mjekësia ligjore klinike, toksikologjia, histopatologjia, patologjia mjeko-ligjore, antropologjia mjeko-ligjore, arkeologjia mjeko-ligjore dhe odontologjia mjekoligjore. “Patologjia mjeko-ligjore” është degë e mjekësisë që merret me përcaktimin e shkakut dhe raportimin e fakteve që lidhen me mënyrën e vdekjes së personit. “Autopsia” është procedurë mjekësore që konsiston në ekzaminimin e tërësishëm të trupit apo mbetjeve mortore për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes dhe të bëjë vlerësimin e ndonjë lëndimi që mund të jetë prezent, apo të përcaktoj natyrën e sëmundjes që ka shkaktuar vdekjen, si dhe studion patologjinë e sëmundjes. “Ekzaminimet klinike mjekoligjore” janë procedurë që konsiston në ekzaminimin e individëve të gjallë për të diagnostifikuar sëmundjen, studimin e lëndimeve, ose gjendjes shëndetësore për qëllime ligjore (të drejtësisë). 2 “Toksikologjia” paraqet studimin e kundërefekteve të përbërjeve kimike në organizmat e gjallë”. “Histopatologjia” nënkupton ekzaminimet mikroskopike të indeve me qëllim studimi manifestimin e sëmundjes. “ Hetues mjekësor për raste të vdekjeve” nënkuptohen profesionistet e trajnuar që marrin pjesë në vendin ku ka ndodhur vdekja, dokumentojnë, mbledhin, ruajnë dhe bartin evidencat fizike për analiza, lidhur me trupin (kufomën) apo të mbeturat mortore dhe i dërgojnë deri në fund çështjet siç është e nevojshme për të kuptuar në tërësi rrethanat e papritura, vdekjet e shkaktuara me dhunë dhe nga pakujdesia. “Persona të zhdukur” janë personat vendndodhja e të cilëve është e panjohur. “Antropologjia Mjekoligjore” është disiplinë për aplikimin e teknikave standarde të shkencës së antropologjisë fizike (trupore) për të identifikuar mbetjet mortore dhe asistuar në hetimet mjekësore për proceset gjyqësore. “Profili biologjiko-antropologjik” është procedurë që konsiston në ekzaminimin e mbetjeve mortore, të kryer nga antropologu mjekoligjor me qëllim të dhënies së sugjerimeve mbi moshën, seksin(gjininë), origjinën, gjatësinë trupore dhe tiparet unike të të vdekurit bazuar në mbetjet mortore. “Arkeologjia mjeko-ligjore” nënkupton aplikimin e metodave arkeologjike për të ndihmuar lokalizimin, zhvarrosjen dhe regjistrimin e te mbeturave mortore, për të ndihmuar në hetimet mjekësore në proceset gjyqësore. “Certifikata mjekësore mbi shkakun e vdekjes”, nënkupton dokumentin formal që mund të përmbaj shkakun e vdekjes së trupit (kufomës) apo të mbetjeve mortore të lëshuar nga patologu mjekoligjor. “Certifikata e identifikimit”, nënkupton dokumentin formal që identifikon trupin apo të mbetura mortore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Department of Forensic Medicine must manage and maintain the forensic system and use recognized international standards and best European practices.
Neni 3 Kompetencat Departamenti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira Europiane për të siguruar shërbime mjeko ligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Department of Forensic Medicine is established within the Ministry of Justice and is organized into listed divisions and sectors.
Neni 4 Struktura Organizative e Departamentit për Mjekësi Ligjore 1. Departamenti i Mjekësisë Ligjore themelohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. 2. Instituti i Mjekësisë Ligjore i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore i Ministrisë së Drejtësisë do të shkrihen në Departamentin për Mjekësi Ligjore. 3. Departamenti përbëhet nga këto divizione: 3.1. Divizioni për Mjekësi Ligjore; 3.2. Divizioni për hulumtime dhe ndërtimin e kapiciteteve; 3.3. Divizioni për Identifikim, Koordinim dhe Përkrahje; 3 4. Përbrenda Divizioneve që janë në kuadër të Departamentit për Mjekësi Ligjore do të themelohen sektorë dhe shërbime të veçanta si në vijim: 4.1. Në kuadër të Divizionit për Mjekësi Ligjore do të themelohen sektoret punuese siç vijon: 4.1.1. Sektori i autopsisë; 4.1.2. Sektori për ekzaminime (këqyrje) klinike; 4.1.3. Sektori për hetimin mjekësor të vdekjeve; 4.1.4. Sektori për Antropologji dhe Arkeologji Mjeko-Ligjore; 4.1.5. Laboratori për Toksikologji Mjeko-Ligjore; 4.1.6. Laboratori për Histopatologji Mjeko-Ligjore; 4.1.7. Sektori për Fotografi Mjekoligjore; 4.1.8. Sektori për sigurimin e kualitetit; 4.1.9. Sektori për dokumente Konfidenciale; 4.2. Përbrenda Divizionit për Hulumtime dhe Ndërtimin e Kapaciteteve do të themelohen sektorët punues siç vijon: 4.2.1. Sektori i Anatomisë Njerëzore dhe trajnimeve specializuese të Mjekësisë Ligjore; 4.2.2. Sektori i trajnimeve të specializuara, për hetime në fushën e Mjekësisë Ligjore; 4.2.3. Sektori për Akreditim dhe Certifikim; 4.2.4. Sektori për hulumtime dhe statistikë; 4.3. Përbrenda Divizionit për Koordinim, Identifikim dhe Përkrahje do të themelohen sektorët siç vijon: 4.3.1. Sektori për hulumtimet në komunitet; 4.3.2. Sektori për zhvarrosje, identifikim, koordinim dhe përkrahje; 4.3.3. Projektet e Kujtesës/Projekt Psiko-Social; 4.4.4. Sektori për mbështetjen/përkrahjen e familjeve; 4.4.5. Sektori për ndërlidhje. 4.4 Departamenti për Mjekësi Ligjore do të jetë i vendosur në Prishtinë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The staff of the Forensic Medicine Department is to be selected and dismissed in line with the applicable civil service law.
Neni 5 Personali i Departamentit për Mjekësi Ligjore 4 1. I gjithë personeli i Departamentit të Mjekësisë Ligjore do të përzgjidhen dhe shkarkohen nga puna në pajtim me ligjin e zbatueshëm për shërbyes civil. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The forensic medicine division has exclusive rights to provide forensic expertise and carry out certain medical-legal investigations and examinations, while its other divisions have powers for training, research support, and support for missing persons’ families.
Neni 6 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Divizionit 1. Kompetencat e Divizionit te Mjekësisë Ligjore përmbajnë por nuk kufizohen në: 1.1.Mbajtjen e të drejtës për të siguruar ekspertizë mjekoligjore për organet publike; 1.2. Mbajtjen e të drejtës eksluzive për të udhëhequr hetimet mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes; 1.3. Mbajtjen e të drejtës eksluzive për të kryer ekshumime (zhvarrosje) në pajtim me Kodin e Procedurës Penale; 1.4. Mbajtjen e të drejtës eksluzive për të kryer inspektime post-mortem(pas vdekjes) dhe autopsi në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, si dhe ekzaminimin e viktimave që kanë pësuar nga veprat penale kundër jetës dhe trupit siç përcaktohet në Kodin Penal të Kosovës; 1.5. Mbajtjen e të drejtës eksluzive që të përcakton seksin (gjininë), racën, gjatësinë, moshën, dhe shkakun e vdekjes të mbetjeve mortore të një personi të pa identifikuar kurdoherë që është e mundur; 1.6. Kryerjen e autopsisë dhe/ose profilit antropologjiko biologjik dhe lëshon raport të autopsisë në raste të zbulimit të mbetjeve mortore në juridiksionet e huaja dhe të transportuara për në Republikën e Kosovës; 1.7. Mbajtjen e të drejtës eksluzive për koordiniminin dhe udhëheqjen e ekzaminimeve klinike për viktima, dëshmitar dhe autorët e mundshëm(supozuar) të krimit kundër integritetit seksual, mbështetur në Kapitullin XIX të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës; 1.8. Kërkimin e dokumenteve mjekësore që kanë të bëjnë me viktimën dhe/ose pandehurin për krimet kundër jetës dhe trupit, bazuar në Kodin Penal të Kosovës; 1.9. Mbledh ose ekzaminon dëshmitë e gjetura nga viktimat, dëshmitarët, apo të pandehurit e krimeve kundër integritetit seksual dhe veprave penale kundër jetës dhe trupit, bazuar në Kodin Penal të Kosovës. 2. Kompetencat e Divizionit për Hulumtime dhe Ndërtim të Kapaciteteve do të përfshijnë por nuk do të kufizohen në : 2.1. trajnimin dhe përgatitjen e praktikantëve të mjekësisë ligjore, infermiereve mjekoligjore, hetuesve mjekësor të vdekjeve, teknikëve te laboratorit të mjekësisë ligjore, fotografëve të mjekësisë ligjore, asistentëve teknik të mjekësisë ligjore, zyrtarëve mjekoligjor për identifikim, teknikëve të histopatologjisë dhe teknikëve të autopsisë; 2.2. mësimdhënien për studentët dhe studentët e diplomuar në fushën e anatomisë njerëzore dhe mjekësisë ligjore; 5 2.3. mbajtjen e dokumenteve për procedurat standarde operative, evidencën e inspektimit dhe mënyren e mbrojtjes. 3. Kompetencat e Divisionit për Koordinimin, Identifikimin dhe Përkrahjen e Familjeve do të përfshijnë por nuk do të kufizohen në : 3.1. mbledhjen dhe menaxhimin e informatave lidhur me vendndodhjen e personave të zhdukur dhe varrezave të mundshme; 3.2. kryerjen e vizitave tek familjet e personave të zhdukur për të mbledhur informacionet e nevojshme lidhur me personat e zhdukur; 3.3. përcaktimin e identititetit të personit të zhdukur në çdo mënyrë; 3.4. kthimin e mbetjeve mortore të identifikuara tek familjet e personave të zhdukur dhe/ose arranzhimin e rivarrimit, kur është e nevojshme; 3.5. koordinimin dhe komunikimin me familjet e personave të zhdukur duke i vënë në kontakt me organizatatat dhe institucionet vendore e ndërkombëtare; 3.6. sigurimin e informatave nga baza e të dhënave për Komisionin Funksional Parlamentar; 3.7. lëshon certifikata identifikimi; 3.8. bën kthimin e gjërave personale tek familjet së bashku me listën e plotë të nënshkruar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The listed staff, allocated budget, property, archives, data, and other equipment of the Institute for Forensic Medicine are to be transferred from the Ministry of Health to the Ministry of Justice.
Neni 7 Dispozitat Kalimtare Personeli, buxheti i alokuar, prona, arkiva, të dhënat (evidencat) dhe pajisjet tjera të Institutit për Mjekësi Ligjore të Ministrisë së Shëndetësisë do të bartet (transferohet) nga Ministria e Shëndetësisë në Ministrinë e Drejtësisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: EULEX forensic medicine experts must monitor, guide, advise, work with local authorities, and take part in forensic examinations and autopsies in mixed teams, with additional participation in certain criminal cases.
Neni 8 Dispozitat e EULEX-it 1. Gjatë kohëzgjatjes së Misionit të EULEX-it në Kosovë, ekspertët e EULEX-it në Departamentin e Mjekësisë Ligjore do të monitorojnë, udhëzojnë dhe këshilloj ekspertët vendor në Departament gjatë punës së tyre në ekipe të përziera. 2. Ekspertët e EULEX-it do të punojnë ngushtë me autoritetet vendor për të zhvilluar kapacitetet vendore dhe për të siguruar se Departamenti i Mjekësisë Ligjore të ketë ekspertë të mjaftueshëm, të trajnuar mirë dhe të aftë për kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore që i plotëson standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira europiane: 2.1. Ekspertët e EULEX-it do të kryejnë çdo lloj të ekzaminimit mjeko ligjor duke përfshirë autopsitë në ekipe të përziera me ekspertë mjeko ligjor vendor. 2.2. Ekspertët e EULEX-it në Departamentin e Mjekësisë Ligjore do të marrin pjesë në çdo lloj të ekzaminimeve mjeko ligjore, duke përfshirë autopsitë në të gjitha rastet kur një prokuror i EULEX- it është caktuar në procedura penale në pajtim me nenin 8 të Ligjit për kompetencat, përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë dhe në të gjitha rastet kur një gjyqtar i EULEX-it është caktuar në procedura penale në pajtim me nenin 3 dhe 4 të Ligjit për kompetencat, përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë. 6 3. Pjesëtarët e personelit të Misionit të EULEX-it do të bashkë-vendosen në objektet e Departamentit të Mjekësisë Ligjore. 3.1. Misioni i EULEX-it në Kosovë do të caktojë një Bashkëkryesues të EULEX-it për Departamentin e Mjekësisë Ligjore i cili do të jetë përgjegjës që së bashku me Drejtorin vendor të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të përcaktojë politikën udhëheqëse dhe zhvillimin e strategjisë në fushën e Mjekësisë Ligjore. 3.2 Bashkëkryesuesi i EULEX-it i Departamentit të Mjekësisë Ligjore do të jetë përgjegjës për menaxhimin e personelit të EULEX-it të vendosur në Departamentin e Mjekësisë Ligjore. 3.3 Menaxhimi operacional, ndarja e punës dhe përbërja e ekipeve të përziera do të rregullohen me anë të një Marrëveshje ndërmjet Bashkëkryesuesit të EULEX-it të Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorit vendor të Departamentit të Mjekësisë Ligjore. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision repeals any legal rules that conflict with this law.
Neni 9 Shfuqizimi Ky ligj shfuqizon të gjitha dispozitat ligjore të cilat janë në kundërshtim me të. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice must issue the subordinate acts for implementing this law within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 10 Aktet nënligjore Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji nxirren nga Ministria e Drejtësisë në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 11 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-137 25 qershor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-019-2009, datë 17.07.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-137 PËR DEPARTAMENTIN E MJEKËSISË LIGJORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in