LIGJI NR.03/L-138 PËR NDRYSH. DHE PLOT.E LIGJIT NR.2004/5 PËR TREGT. ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS
This preamble states that the Assembly of Kosovo is adopting a law to amend and supplement the law on trade in oil and petroleum derivatives in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-138
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of Kosovo is adopting a law to amend and supplement the law on trade in oil and petroleum derivatives in Kosovo. Article 1. This provision states that the law’s purpose is to regulate the oil and petroleum products sector, including trading, licensing, and regular market monitoring, by promoting competition and eliminating prohibited trading practices. Ky nen fshin përkufizimin dhe fjalën “transporti” (kur përdoret në kuptim të transportimit) në tekstet e ligjeve të përmendura. This article updates and adds definitions used throughout the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-138 PËR NDRYSH. DHE PLOT.E LIGJIT NR.2004/5 PËR TREGT. ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS
Showing 35 of 35
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of Kosovo is adopting a law to amend and supplement the law on trade in oil and petroleum derivatives in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 58 / 10 GUSHT 2009 Ligji Nr. 03/L-138 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2004/5 PËR TREGTINË ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS NË KOSOVË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.2004/5 PËR TREGTINË ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS NË KOSOVË
- 1
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states that the law’s purpose is to regulate the oil and petroleum products sector, including trading, licensing, and regular market monitoring, by promoting competition and eliminating prohibited trading practices.
Neni 1, paragrafi 1 ndryshohet dhe plotësohet me tekstin si vijon: “Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i sektorit të Naftës dhe Derivateve të Naftës që ka të bëjë me tregtimin, licencimin dhe monitorimin e rregullt të tregut me Naftë dhe Derivate të Naftës, përmes nxitjes së konkurrencës dhe eliminimit të praktikave të pa lejuara tregtare”. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Ky nen fshin përkufizimin dhe fjalën “transporti” (kur përdoret në kuptim të transportimit) në tekstet e ligjeve të përmendura.
Neni 2 Në tërë tekstin e Ligjit nr. 2004/5 dhe të Ligjit nr. 02/L-89, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 2004/5 për tregti me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, përkufizimi dhe fjala “transporti” (nëse është në kontekst të transportimit), fshihet. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article updates and adds definitions used throughout the law.
Neni 3 1. Në nenin 2, përkufizimet e termave të ligjit plotësohen dhe ndryshohen si vijon: “Derivatet e naftës” nënkupton produktet e përfituara nga nafta si: benzinë, kerozin karburant dizel, auto dizel, vajguri, vaj lubrifikues, vaj motori, naftë, kundërngrirërës, glicerinë për frerë dhe vajra të rënda. Zëvendësohet përkufizimi “Këshill” me përkufizimin “Zyra e Licencimit” kjo vlen për tërë tekstin e ligjit. “Rezervat emergjente të derivateve të naftës” nënkupton sasi e derivateve të naftës të dedikuara për përdorim në raste të fatkeqësive të mëdha natyrore dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. Në përkufizimin ”Shërbim doganor” nistoret: “UNMIK” zëvendësohen me fjalën: “Kosovës”. “Licencë” – nënkupton dokumentin me shkrim, të lëshuar nga Zyra e Licencimit, të paraparë me këtë ligj, që personit të caktuar ia njeh të drejtën për ushtrimin e veprimtarisë së caktuar në sektorin e naftës dhe të derivateve të saj në Kosovë. Përkufizimi “Shënim” ndryshohet dhe bëhet “Të dhënat bazë” (dhe kjo vlen për tërë tekstin e ligjit). Teksti i këtij përkufizimi riformulohet si vijon: “Të dhënat bazë” nënkuptohen shënime të regjistruara nga Zyra e Licencimit lidhur me emrin, adresën, numrin e identifikimit të tatimpaguesit dhe nëse ato zbatohen, numrin e certifikatës së regjistrimit të aplikuesit të evidencuar në Zyrën e Licencimit. 2. Në nenin 2 të ligjit shtohen katër përkufizime të reja me tekstin si vijon: 2 “Përpunimi” nënkupton procesin e përpunimit të lëndëve të para nga nafta dhe derivatet e naftës për përfitimin e produkteve finale. “Komisioni” nënkupton Komisionin për Ankesa, që ka për detyrë t’i shqyrtojë ankesat kundër vendimeve të Zyrës së Licencimit. “Certifikatë Doganore” nënkupton certifikatën e lëshuar nga Dogana e Kosovës për ushtrimin e veprimtarisë import-eksport. “Organ i autorizuar” nënkupton organin për vlerësim te konformitetit që mund të jetë: organ inspektimi, i akredituar sipas standardit ISO /IEC 17020, testues i akredituar sipas standardit ISO /IEC 17025 ose certifikues i akredituar sipas standardit ISO /IEC 4011. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says that Article 3 of the named law is changed: its title is changed and its text is replaced.
Neni 4 Ndryshohet titulli i nenit 3 të ligjit “KRIJIMI DHE FUSHËVEPRIMI I KËSHILLIT” dhe tërë teksti i nenit si vijon: - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Licensing Office is set up under the ministry, and the minister signs licenses. An unhappy party may appeal a Licensing Office decision within 15 days.
Neni 3 THEMELIMI DHE FUSHËVEPRIMI I ZYRËS SË LICENCIMIT 3.1. Zyra e Licencimit themelohet në kuadër të MTI-së me shërbyes civilë, që i përgjigjet ministrit. 3.2. Veprimtaria themelore e Zyrës së Licencim është t’i japë, t’i vazhdojë, t’i pezullojë, t’i ndryshojë ose t’i revokojë licencat në pajtim me këtë ligj. 3.3. Licencat i nënshkruan ministri. 3.4. Kundër vendimit të Zyrës së Licencimit, pala e pakënaqur mund të ankohet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e marrjes së vendimit. 3.5. Organizimi i Zyrës, numri dhe përgatitja profesionale e shërbyesve civilë, detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës së Licencimit dhe procedurat e licencimit, rregullohen me akt nënligjor të ministrisë. 3.6. Anëtarit të Këshillit, (sipas nenit 3 të ligjit në fuqi), me hyrjen në fuqi të këtij ligji i vazhdohet mandati i mbetur, në cilësi të anëtarit të Zyrës së Licencimit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article amends licensing rules for oil and petroleum products, gives the Licensing Office a duty to review and decide on licence applications, and gives the Minister powers to set licensing details and suspend/refer licensing decisions.
Neni 5 1. Në paragrafin “4.1” të ligjit, pas fjalës “deponim” shtohet fjala ”import” ndërsa pjesa tjetër e tekstit mbetet e pandryshuar. 2. Në paragrafin 4.2 të ligjit, fshihet teksti ekzistues dhe zëvendësohet me tekstin si vijon: 4.2. Zyra e Licencimit do të shqyrtojë dhe marrë vendim për pajisjen me licencë për veprimtari në sektorin e tregtimit dhe përpunimit të naftës dhe derivateve të naftës. 3. Në paragrafin 4.2 të ligjit fshihen pikat: a,b,c,d,e dhe f.” dhe zëvendësohen me riformulim dhe rinumërim te ri si vijon: a) Licencat do të jepen për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë, dhe përpunim. b) Ministri, me akt nënligjor, do të përcaktojë produktet e naftës dhe derivateve të naftës qarkullimi i të cilave i nënshtrohet licencimit, llojet e licencave dhe kushtet për marrjen e tyre. 4. Në nenin “4” të ligjit pas paragrafit “4.2” shtohet një paragraf i ri i cili bëhet “4.3” me tekstin si vijon: 3 4.3. Procedurat për licencimin e kompanive që merren me përpunimin e lëndëve të para të naftës dhe derivateve të saj, rregullohen me akte nënligjore të nxjerra nga Ministri. 5. Në nenin “4” të ligjit paragrafi “4.4” fshihet në tërësi. 6. Paragrafi “4.3” i ligjit bëhet “4.4”. 7. Paragrafi “4.6” i ligjit fshihet dhe riformulohet me tekstin si vijon: 4.6. ”Personat te cilët ushtrojnë veprimtari në servisim të automjeteve mund të shfrytëzojnë, për nevoja vetanake, vajra lubrifikues, vajra motorik, vaj kundërngrirës dhe vaj frerësh, pa u licencuar”. 8. Pas paragrafit “4.6” të ligjit shtohen 3 paragrafë me tekstin dhe me rinumërim te ri si vijon: 4.7 Ministri ka të drejtë që në rast se vlerëson se nuk janë zbatuar procedurat ligjore, lidhur me marrjen e çdo vendimi të Zyrës së Licencimit, mund të pezullojë atë vendim dhe së bashku me gjithë lëndën t’ia kthejë Zyrës së Licencimit, në rishqyrtim. 4.8 Në rastet kur edhe pas rishqyrtimit, Zyra e Licencimit, nuk mënjanon parregullsitë, Ministri përcjell lëndën te Komisioni i ankesave për vendosje.” 4.9 Deri në vendosjen nga Komision i ankesave, vendimi i Zyrës së Licencimit, konsiderohet i pezulluar dhe nuk prodhon efekte juridike.” 9. Paragrafët ”4.7” dhe “4.8 “ të ligjit bëhen dhe rinumërohen si vijon: 4.10 dhe 4.11. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Licensing Office must decide on a license application within 30 days, and may ask the applicant for extra information to verify submitted proofs.
Neni 6 1. Në nenin “5”, të ligjit i paragrafi “5.2”, fshihet në tërësi teksti ekzistues dhe zëvendësohet me tekstin si vijon: 5.2. Lartësia e taksave për secilin lloj të licencave dhe përtëritjen e tyre do të përcaktohet me akt nënligjor nga Ministri. 2. Paragrafi 5.6 i ligjit pika” b)” fshihet. 3. Në paragrafin 5.6 të ligjit pika “c)” riformulohet: c) Dëshminë e vërtetuar, se tërësisht ka përmbushur obligimet ndaj institucioneve shtetërore - tatimet, taksat, dhe detyrime të tjera. 4. Në paragrafin 5.6. të ligjit, pika “e)” riformulohet: e) Dëshmi se drejtori apo menaxheri kryesor nuk është dënuar për vepër penale heqje lirie 6 muaj apo më tepër. 5. Në paragrafin 5.6 të ligjit, pika “h)” riformulohet si vijon: h) Polisa e sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta në lartësi prej 1 €/litër të kapaciteteve të rezervoarëve të naftës dhe derivateve të naftës për shitje me pakicë apo deponim. 6. Në paragrafin 5.7 të ligjit, teksti ekzistues fshihet dhe zëvendësohet me tekstin si vijon: 5.7 Në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës, Zyra e Licencimit, merr vendim për pajisje me licencë në përputhje me kushtet e përcaktuara.” 7. Paragrafi 5.8 të ligjit i cili është në fuqi riformulohet si vijon: 5.8 Si pjesë e procesit të licencimit, Zyrës së Licencimit, është e autorizuar të kërkojë nga aplikuesi Informata plotësuese për verifikimin e dëshmive të parashtruara. 4 - 7
- 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Article 6 is deleted in its entirety.
Neni 6” i ligjit fshihet në tërësi. - 8
- 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A subject must apply to renew its license at least 60 days before the current license expires.
Neni 7” të ligjit rinumërohet dhe bëhet “neni 6” ndërsa paragrafi “7.1” riformulohet dhe rinumërohet 6.1 me tekstin si vijon: 6.1 Së paku gjashtëdhjetë (60) ditë para skadimit të afatit të licencës ekzistuese, subjekti është i obliguar të paraqesë kërkesë për përtëritje të licencës. Pas paragrafit 6.1. shtohet paragrafi i ri 6.2 me tekstin si vijon: 6.2. Në rast se Zyra e Licencimit nuk jep vendim brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh, nga dita e paraqitjes së kërkesës për përtëritje të licencës, subjekti vazhdon ta ushtrojë veprimtarinë deri sa të marrë përgjigje. Paragrafi 7.2 tashmë i rinumëruar si 6.2. bëhet paragrafi 6.3 dhe mbetet teksti i njëjtë si në ligj. - 9
- 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Licensing Office may suspend or revoke a licence if the listed conditions are met.
Neni 8 i ligjit rinumërohen si neni “7”. 2. Paragrafi “8.2” i ligjit, rinumërohet si neni “7.2” dhe riformulohet si vijon: 7.2. Zyra e Licencimit është e autorizuar ta pezullojë ose ta revokojë licencën nëse: (teksti i nënpikave : a, b, c, d mbetet si në ligj). - 10
- 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This text renumbers Article 9 as Article 8 and changes the title of Article 9.
Neni 9” i ligjit rinumërohet si neni “8”. Ndryshohet titulli i nenit 9 “RISHQYRTIMI DHE ANKESA NDAJ VENDIMEVE TЁ KЁSHILIT” me gjithë tekstin e nenit si vijon: - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Minister appoints a five-member complaints committee to review appeals against Licensing Office decisions.
Neni 8 THEMELIMI I KOMISIONIT PËR ANKESA 1. Ministri e emëron një komision pesë (5) anëtarësh për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve të Zyrës së Licencimit. 2. Komisionin e përbëjnë: një përfaqësues i MTI-së, një i MEF-it, një i MEM-it, një i biznesit të sektorit të naftës dhe një i Komisionit Kosovar të Konkurrencës. 3. Mandati i anëtarëve të Komisionit është tre vjet me të drejtë rizgjedhjeje. 4. Anëtarët e Komisionit takohen sipas nevojës dhe për punën e tyre nuk marrin pagë të rregullt, por marrin mëditje në lartësi të mëditjes përkatëse në Kosovë. 5. Vendimet e Komisionit i nënshkruan kryetari i Komisionit. 6. Komisioni i Ankesave për punën e vet i përgjigjet ministrit të MTI-së. 7. Punët përkatëse administrative të Komisionit i kryen shërbimi i administratës së Ministrisë. 5 8. Kundër vendimit të Komisionit, pala e pakënaqur mund të iniciojë kontest administrativ në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurën administrative. 9. Komisioni gjatë shqyrtimit të ankesave, zbaton procedurat sipas Ligjit për procedurën administrative. - 11
- 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Neni 10 rinumërohet si neni 9 dhe titulli i tij ndryshohet; teksti i plotë i ri nuk jepet këtu.
Neni 10” i ligjit rinumërohet si neni “9”. Ndryshohet titulli i nenit 10 “HARMONIZIMI ME BASHKЁSINЁ EVROPIANE (BE)” me gjithë tekstin e nenit si vijon: - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Ministry must review and approve fuel quality standards by subordinate act, using EU harmonized and international standards as a basis.
Neni 9 STANDARDET E NAFTËS DHE DERIVATEVE TË NAFTËS 9.1. Ministria do të shqyrtojë dhe miratojë, me akt nënligjor, standardet për cilësi të naftës dhe derivate të naftës, duke marrë për bazë standardet e harmonizuara të BE-së dhe standardet ndërkombëtare. 9.2. Gjatë përcaktimit të standardeve, sipas paragrafit 1 të këtij neni, Ministria duhet të ketë çdo herë parasysh që aplikimi i tyre të mos shkaktojë ç’rregullime në furnizimin e tregut me naftë dhe derivate të naftës, apo favorizim të një prodhuesi apo vendi. 9.3. Ministria do të shqyrtojë në vazhdimësi standardet duke marrë për bazë përputhshmërinë e tyre me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. - 12
- 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 is renumbered as Article 10, and Article 11’s title is changed to “REZERVAT EMERGJENTE DHE OPERATIVE”.
Neni 11” i ligjit rinumërohet si neni “10”. Ndryshohet titulli i nenit 11 “REZERVAT EMERGJENTE DHE OPERATIVE”. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Ministria mbikëqyr dhe inspekton cilësinë e naftës dhe derivateve të naftës në treg; depot dhe pikat shitëse duhet të mbajnë gjithmonë të paktën 5% të kapaciteteve të tyre në stoqe për rezerva emergjente.
Neni 10 REZERVAT EMERGJENTE DHE MASAT NDЁRHYRЁSE 1. Ndryshohet paragrafi 11.1. i ligjit i rinumëruar 10.1. si vijon: 10.1 Ministria mbikëqyrë dhe inspekton cilësinë e naftës dhe derivate te naftës në treg. 2. Teksti i paragrafit 11.2. mbetet i njëjtë si në ligj por rinumërohet 10.2. 3. Ndryshohet paragrafi 11.3. i ligjit i rinumëruar 10.3. si vijon: 10.3 Të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës janë të obliguara që të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5% të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente. Në kushte të çrregullimeve në treg, Ministri me akt nënligjor mund të caktojë nivel më të lartë të rezervave emergjente.” 4. Paragrafët “11.4 , 11.5 dhe 11.7” fshihen, ndërsa paragrafi “11,6” i ligjit rinumërohet si paragrafi “10.4 dhe mbetet teksti i njëjtë si në ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This provision adds a new Article 11 after the law’s renumbered Article 10.
Neni 13 Pas nenit “11” të ligjit të rinumëruar si neni “10” shtohet një nen i ri 11, si vijon: - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës may intervene in the domestic market for oil and its derivatives in certain disruption cases, on proposal from the Minister of MTI.
Neni 11 6 11.1. Qeveria e Republikës së Kosovës, në propozim te Ministrit te MTI-së, mund të ndërhyjë në rastet e çrregullimit në tregun e brendshëm, dhe atë:” a) kur ka mungesë të papritur dhe të vazhdueshme të naftës dhe derivateve të saj; b) fatkeqësive të mëdha natyrore, apo; c) lëvizjeve të mëdha të çmimit të naftës dhe derivateve të saj në tregun botëror dhe mospërshtatjen e çmimeve vendore me lëvizje të tilla. 11.2. Qeveria mundet, më qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të çrregullimeve në treg apo nga arsyet e tjera në interes shtetëtor, të përcaktojë çmimet shitëse maksimale (minimale) me shumicë dhe pakicë, të përcaktoje marzhat tregtare maksimale për shitje me shumicë dhe pakicë, si dhe të ndërmarrë masa të tjera në përputhje me ligj. 11.3. Në raste të ndërhyrjes, çmimi i naftës dhe derivateve të saj, duhet të përcaktohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 11.4. Aplikimi i masave të këtilla mund të bëhet vetëm për periudhë të caktuar kohore por jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë pa ndërprerje. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The provision prohibits using uncalibrated measuring instruments when selling oil and petroleum derivatives, and prohibits wholesale sales of petroleum derivatives to unlicensed persons.
Neni 14 1. Neni “12”, paragrafi “12.3” i ligjit riformulohet si vijon: 12.3. Ndalohet përdorimi i mjeteve matëse të pakalibruara gjatë shitjes së naftës dhe derivateve të naftës dhe shitja me shumicë e derivateve të naftës personave të pa licencuar. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article 15 deletes Article 13 of the law entirely.
Neni 15 Neni “13” i ligjit fshihet në tërësi . Neni16 1. “ - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This provision renumbers Article 14 as Article 13 and changes several paragraphs. The Ministry must issue subordinate acts within 6 months, the competent inspection body/authorized organ carries out inspections, and the Inspectorate may start court and other competent proceedings, including suspension of a license for breaches of specified Article 17 paragraphs.
Neni 14” i ligjit rinumërohet si neni “13”. 2. Ndryshohet paragrafi 14.1. i ligjit i rinumëruar 13.1. si vijon: 13.1 Ministria ka për detyrë që në afat prej gjashtë (6) muajsh të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 3. Ndryshohet paragrafi 14.3. i ligjit i rinumëruar 13.3. si vijon: 13.3 Inspektimin e bën inspeksioni kompetent dhe organi i autorizuar nga Ministri. 4. Ndryshohet paragrafi 14.4. i ligjit i rinumëruar 13.4. si vijon: 13.4 Inspektorati në pajtim me Ligjin për inspektimin e tregut, në rast të shkeljes së dispozitave të këtij ligji, ngrit procedurën në gjykatë dhe në organet e tjera kompetente. 5. Ndryshohet paragrafi 14.5. i ligjit i rinumëruar 13.5. si vijon: 13.5. Inspektorati gjithashtu ka të drejtë ta fillojë procedurën e pezullimit të licencës në Zyrën e Licencimit, për shkak të shkeljes së dispozitave të paragrafëve: 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të nenit 17 të këtij ligji. 7 6. Paragrafi “14.6” i ligjit rinumërohet “13.5” dhe mbetet teksti i njëjtë si në ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This provision sets fines for oil-sector licensing and fraud violations, including unlicensed retail or wholesale sales, fraud about origin/identity/quantity/quality, use of uncalibrated measuring equipment, pollution, and selling to an unlicensed oil company.
Neni 17 Neni “15” i ligjit rinumërohet si neni “14” dhe riformulohet si vijon: 14.1. Për kundërvajtje me gjobë prej dhjetëmijë (10,000) Euro deri në tridhjetëmijë (30,000) Euro, ndëshkohet personi juridik i cili zhvillon veprimtarinë e shitjes me pakicë në sektorin e naftës pa licencë paraprake, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf gjobitet në shumën prej njëmijë (1,000) Euro deri në tremijë (3,000) Euro. 14.2. Për kundërvajtje me gjobë prej pesëdhjetëmijë (50,000) Euro, deri në njëqind e pesëdhjetëmijë (150.000) Euro, ndëshkohet personi i cili zhvillon veprimtarinë e shitjes me shumicë në sektorin e naftës pa licencë paraprake, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf gjobitet në shumën prej pesëmijë (5,000) Euro deri në pesëmbëdhjetëmijë (15,000) Euro. 14.3. Për kundërvajtje me gjobë prej tridhjetëmijë (30.000) Euro deri në pesëdhjetëmijë (50,000) Euro, ndëshkohet personi që e ka licencën, në qoftë se bën mashtrim lidhur me prejardhjen e naftës dhe derivateve të saj, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf, gjobitet në shumën prej tremijë (3,000) Euro deri në pesëmijë (5,000) Euro. 14.4. Për kundërvajtje me gjobë prej tridhjetëmijë (30,000) Euro deri në pesëdhjetëmijë (50,000) Euro, ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse përdorë emërtim tjetër të produktit të naftës dhe derivateve të saj, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf, gjobitet në shumën prej tremijë (3,000) Euro deri në pesëmijë (5,000) Euro. 14.5. Për kundërvajtje me gjobën prej dhjetëmijë (10,000) Euro deri në tridhjetëmijë (30,000) Euro ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse bën mashtrim lidhur me emrin dhe identitetin e shitësit, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf gjobitet në shumën prej njëmijë (1,000) Euro deri në tremijë (3,000) Euro. 14.6. Për kundërvajtje me gjobë prej dhjetëmijë (10,000) Euro deri në tridhjetëmijë (30,000) Euro ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse bën mashtrim me sasinë e naftës dhe derivateve të saj, në shitjen me pakicë, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf gjobitet në shumën prej njëmijë (1,000) Euro deri në tremijë (3,000) Euro. 14.7. Për kundërvajtje me gjobë prej dhjetëmijë (10,000) deri në tridhjetëmijë (30,000) Euro, ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse bën mashtrim me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj në shitjen me pakicë, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf, gjobitet në shumën prej njëmijë (1,000) Euro deri në tremijë (3,000) Euro. 14.8. Për kundërvajtje me gjobën prej pesëdhjetëmijë (50,000) Euro deri në njëqind e pesëdhjetëmijë (150.000) Euro, ndëshkohet personi që ka licencën, nëse bën mashtrim me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj në shitjen me shumicë, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf, gjobitet në shumën prej pesëmijë (5,000) Euro deri në pesëmbëdhjetëmijë (15,000) Euro. 14.9. Për kundërvajtje me gjobë prej dhjetëmijë (10,000) deri në pesëdhjetëmijë (50,000) Euro, ndëshkohet personi që ka licencën, nëse përdorë njësi dhe stabilimente matëse të pakalibruara, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf gjobitet në shumë prej njëmijë (1,000) Euro deri në pesëmijë (5,000) Euro. 14.10. Për kundërvajtje me gjobën prej tridhjetëmijë (30,000) Euro deri në pesëdhjetëmijë (50,000) Euro, ndëshkohet personi që ka licencën, nëse në forma të palejueshme ndotë ambientin ku vepron, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf gjobitet në shumën prej tremijë (3,000) Euro deri në pesëmijë (5,000) Euro. 14.11. Për kundërvajtje me gjobën në lartësi prej 30% të vlerës së mallit të shitur, dënohet personi i licencuar i cili i shet mall kompanisë së palicencuar nga sektori i naftës, me të njëjtën gjobë dënohet edhe kompania e palicencuar, kurse personi përgjegjës nga ky paragraf dënohet me gjobë prej njëmijë (1,000) Euro deri pesëmijë (5,000) Euro. 8 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This provision says that three new articles are added after renumbered Article 14 of the law.
Neni 18 1. Pas nenit të rinumëruar “14” të ligjit shtohen edhe tri (3) nene të reja si vijon: - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Repeat violations increase the fine by 50%, and a third violation makes the fine double.
Neni 15 15.1. Në rast të përsëritjes së shkeljes, shuma e gjobës rritet për 50%. Nëse ndodh edhe rasti i tretë i shkeljes, atëherë gjoba dyfishohet. 15.2. Dënimet me gjobë, të përcaktuara me këtë ligj, nuk përjashtojnë përgjegjësinë e paraparë me ligje të veçanta. 15.3. Përveç dënimit me gjobë, personit juridik të cilit më parë i janë shqiptuar së paku 3 gjoba brenda një viti, i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në sektorin e naftës në kohëzgjatje prej jo më pak se tre muaj dhe jo më gjatë se dy vjet, ndërsa personit përgjegjës, i shqiptohet masa mbrojtëse e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në punë të njëjta, në kohëzgjatje prej së paku një viti dhe jo më gjatë se tri vite. 15.4. Zyra e Licencimit në bazë të propozimit të inspektoratit ia pezullon licencën gjerë në ditën e zbatimit të gjobës së shqiptuar subjektit të caktuar, që brenda afatit të caktuar nuk e zbaton vendimin e gjykatës kompetente. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Dogana e Kosovës must not release into free circulation goods that require a licence under this law or another written act by the Minister of TI.
Neni 16 Me qëllim të zbatimit të drejt të këtij ligji Dogana e Kosovës nuk do të lëshojë në qarkullim të lirë mallin për të cilin kërkohet licenca sipas dispozitave të këtij ligji apo akt tjetër me shkrim nga Ministri i TI-së. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Money collected from fines is paid into the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 17 Mjetet e arkëtuara nga shqiptimi i gjobave derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Ligji për plotësimin e Ligjit nr. 2004/5 për tregti me naftë dhe derivate të naftës, hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-138 25 qershor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2009, datë 17.07.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-138 PËR NDRYSH. DHE PLOT.E LIGJIT NR.2004/5 PËR TREGT. ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in