LIGJI NR.03/L-141 PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE TË KONFISKUAR
This provision is the preamble introducing a law on the administration of seized or confiscated property.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-141
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble introducing a law on the administration of seized or confiscated property. This article creates the Agency for administering seized or confiscated property as an executive agency within the Ministry of Justice. This article defines key terms used in the law, including the agency, confiscation, ministry, competent authority, seized/confiscated property, and seizure. The Ministry must establish an agency to manage seized or confiscated property. Agjencia must manage seized or confiscated property, help execute seizure/confiscation decisions, may sell such property when authorized, keep centralized records, and report to the Minister twice a year or more often if requested.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-141 PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE TË KONFISKUAR
Showing 14 of 14
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble introducing a law on the administration of seized or confiscated property.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 58 / 10 GUSHT 2009 Ligji Nr. 03/L-141 PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE TЁ KONFISKUAR Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE TЁ KONFISKUAR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article creates the Agency for administering seized or confiscated property as an executive agency within the Ministry of Justice.
Neni 1 Fushëveprimi dhe qëllimi i ligjit 1. Me këtë ligj themelohet Agjencia për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar si Agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë si dhe përcaktohen detyrat e përgjegjësit e tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the agency, confiscation, ministry, competent authority, seized/confiscated property, and seizure.
Neni 2 Përkufizimet Në kuptimin e këtij ligji: “Agjencia” do të thotë Agjenci për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar; “Konfiskimi” do të thotë marrje e përhershme e sendit në bazë të vendimit të formës së prerë të gjykatës kompetente, apo organit tjetër kompetent, në pajtim me ligjin në fuqi. “Ministria” nënkupton Ministrinë e Drejtësisë; “Organ kompetent” nënkupton çdo organ apo institucion që në të bazë të ligjit në fuqi është i autorizuar të bëjë sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë; “Pasuri të Sekuestruara ose të Konfiskuara” konsiderohen sendet e luajtshme, sendet e paluajtshme, paratë dhe letrat me vlerë të cilat janë në qarkullim juridik; “Sekuestrim” do të thotë marrja e përkohshme e sendit në bazë të vendimit të gjykatës apo organit kompetent, në pajtim me ligjin në fuqi. KREU II DISPOZITAT THEMELORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry must establish an agency to manage seized or confiscated property.
Neni 3 Themelimi 1. Me qëllim të administrimit profesional të pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, Ministria themelon Agjencinë për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar. 2. Struktura funksionale dhe organizative e Agjencisë rregullohet me akt të veçantë nënligjor të cilin e nxjerr Ministria. 2 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Agjencia must manage seized or confiscated property, help execute seizure/confiscation decisions, may sell such property when authorized, keep centralized records, and report to the Minister twice a year or more often if requested.
Neni 4 Detyrat dhe përgjegjësitë 1. Agjencia: 1.1. ruan dhe administron pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në bashkëpunim me prokurorinë, gjykatën, apo organet tjera kompetente, në pajtim me ligjin në fuqi, me përjashtim të pasurisë së konfiskuar për realizimin dhe mbledhjen e detyrimeve tatimore; 1.2. ndihmon në ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë, sipas kërkesës së organeve kompetente; 1.3. mundëson shitjen e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, sipas autorizimit të organit kompetent; 1.4. angazhon ekspert sipas nevojës për vlerësimin e vlerës së pasurisë dhe mënyrën e ruajtjes së sendit të sekuestruar ose të konfiskuar; 1.5. administron të dhënat lidhur me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në një sistem të centralizuar kompjuterik; 1.6. raporton tek Ministri lidhur me punën e Agjencisë dy (2) herë në vit, por sipas kërkesës së Ministrit edhe më shpesh. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Agency must cooperate with and assist the court, prosecution, or other competent bodies in enforcing decisions about seized or confiscated property, and must provide logistical support when the court or prosecution requests it.
Neni 5 Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore lidhur me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar 1. Agjencia bashkëpunon dhe ndihmon gjykatën, prokurorinë, apo organet tjera kompetente për ekzekutimin e vendimeve të tyre në lidhje me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar. 2. Me kërkesë të prokurorisë apo gjykatës, Agjencia siguron mbështetje logjistike për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Agjencia must collect, manage, process, and store data about seizures and confiscations, keep certain confiscation-related data for 10 years, protect privacy, and may request extra information from competent authorities.
Neni 6 Administrimi i të dhënave 1. Agjencia mbledh, administron dhe procedon të dhënat, përfshirë vendimet e organeve kompetente dhe të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë. 2. Agjencia administron dhe ruan të dhënat lidhur me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar dhjetë vite nga data kur Agjencia ka pranuar vendimin e formës së prerë për konfiskim nga gjykata apo organi tjetër kompetent. 3. Agjencia është i obliguar për ruajtjen e privatësisë së subjekteve të përfshirë në rastin konkret sipas ligjit në fuqi. 4. Të dhënat e organit kompetent përmbajnë informata të sakta në lidhje me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar dhe për personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa e tillë. 5. Agjencia mund të kërkoj informata shtesë nga organet kompetente, të cilat i vlerëson si të nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tij. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The competent authority must notify the Agency within 10 days, and the court or other competent authority must execute the seizure/confiscation decision within 15 days and deliver the property to the Agency.
Neni 7 Administrimi i Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar 1. Organi kompetent, i cili zhvillon procedurën për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë informon Agjencinë brenda dhjetë (10) ditësh lidhur me vendimin e nxjerrë. 3 2. Vendimi i gjykatës apo organit tjetër kompetent për sekuestrim ose konfiskim të pasurisë ekzekutohet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh dhe pasuria i dorëzohet Agjencisë. 3. Agjencia lëshon dëftesë për pranimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. 4. Agjencia ndërmerr veprime të nevojshme për ruajtjen adekuate dhe sigurimin e vlerës së pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. 5. Ruajtja e vlerës mund të sigurohet me mbajtjen apo shitjen e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar nga ana e Agjencisë, në mënyrë që të zëvendësohet me një kundërvlerë monetare. 6. Në rastet e veçanta Agjencia mund të kërkoj nga gjykata apo organi tjetër kompetent që pasuria e sekuestruar t’i lihet për ruajtje apo shfrytëzim personit të cilit i është sekuestruar sendi. 7. Përvetësimi apo shfrytëzimi i pa autorizuar i pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar është i denueshëm me Kodin Penal të Kosovës. 8. Brenda dhjetë ditësh pas pranimit të pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, Agjencia informon gjykatën apo organin tjetër kompetent i cili ka nxjerrë Vendimin për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë, duke përfshirë një kopje të regjistrimit të pasurisë. Agjencia po ashtu informon gjykatën, apo organin kompetent për lokacionin, kushtet e përgjithshme, specifikat dhe vlerën e pasurisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The prosecutor or another competent body may ask the court to order the sale of certain seized property, the court must notify the parties and the Agency, and the Agency must carry out the sale procedure.
Neni 8 Shitja e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar 1. Me propozim të Agjencisë prokurori apo organi tjetër kompetent kërkon nga gjykata të vendos për shitjen e një pasurie që është e zëvendësueshme dhe mund ta humbë vlerën në rast të magazinimit ose shpenzimet e magazinimit janë joproporcionale me vlerën e pasurisë së sekuestruar. 2. Gjykata njofton palët në procedurë dhe Agjencinë lidhur me vendimin për shitjen e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. 3. Pas pranimit të vendimit të gjykatës kompetente lidhur me shitjen e pasurisë, Agjencia zhvillon procedurën për shitjen e pasurisë në pajtim me ligjet në fuqi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: After the sale of seized or confiscated property, the proceeds replace the property’s value, the Agency must administer the money, deposit it in its bank account at the Central Bank, notify the court of the sale result, and pay out the funds to the Kosovo budget after the court’s final decision. If a court or other competent body orders the property returned, the Agency must execute that decision within 15 days.
Neni 9 Procedura pas shitjes 1. Pas shitjes së pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar shuma e fituar e zëvendëson vlerën e pasurisë së shitur. Gjykata e cila ka marrë vendimin për shitje informohet nga Agjencia për rezultatin e shitjes. 2. Agjencia ka për obligim të administroj çdo shumë e cila fitohet nga shitja e pasurisë së konfiskuar. 3. Të hyrat e realizuara nga shitja deponohen në xhirollogarinë bankare të Agjencisë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. 4. Kur gjykata apo organi tjetër kompetent vendos t’ia kthej pasurinë palës në procedurë, Agjencia është i detyruar që në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh të ekzekutoj vendimin. 5. Mjetet nga shitja e pasurisë së konfiskuar, pas vendimit përfundimtar të gjykatës, derdhen në Buxhetin e Kosovës. KREU III - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: People whose property has been seized or confiscated have the right to request and receive information from the Agency about that property.
Neni 10 Shkëmbimi i informatave 1. Çdo person fizik apo juridik, të cilit i është sekuestruar ose konfiskuar pasuria, ka të drejtë të kërkojë dhe të informohet nga agjencia për pasurinë e tij të sekuestruar ose të konfiskuar. 4 2. Personat e tretë fizikë apo juridikë, të cilët kanë interes juridik mund të kërkojnë informacione të nevojshme nga Agjencia lidhur me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Agency officials must keep confidential information secret, and certain information may be disclosed only as allowed by the law on access to official documents.
Neni 11 Secili zyrtar i Agjencisë është i detyruar që t’i ruaj fshehtësitë për të gjitha të dhënat të cilat konsiderohen konfidenciale. Informatat e caktuara mund të zbulohen vetëm në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare. KREU IV - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Ministria must issue implementing by-laws within six months after this law enters into force.
Neni 12 Dispozitat kalimtare 1. Ky ligj zbatohet edhe në rastet për të cilat procedura gjyqësore për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë është në zhvillim e sipër në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Brenda gjashtë muajve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria duhet të nxjerrë akte nënligjore që burojnë prej tij. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect on 1 January 2010.
Neni 13 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2010. Ligji Nr. 03/ L-141 10 korrik 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-021-2009, datë 17.07.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-141 PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE TË KONFISKUAR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in