LIGJI NR. 03/L-142 LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINЁ PUBLIKE
This preamble says the law is adopted to establish legal rules for preserving public order and public peace.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-142
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to establish legal rules for preserving public order and public peace. This provision says the law aims to regulate personal conduct to preserve public order and peace. This article says the law’s scope is to maintain public order and peace, define offences against them, and provide penalties for committing those offences. This article defines key terms used in the law, including public order, public place, private space, beating, prostitution, official person, noise, and the competent authority. A person who incites or joins a fight in a public place is punished, unless the conduct amounts to a criminal offence.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-142 LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINЁ PUBLIKE
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to establish legal rules for preserving public order and public peace.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 59 / 29 TETOR 2009 Ligji Nr. 03/L-142 LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINЁ PUBLIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65.1 te Kushtetutës së Republikës se Kosovës, Më qëllim te vendosjes se rregullave ligjore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Miraton LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINЁ PUBLIKE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law aims to regulate personal conduct to preserve public order and peace.
Neni 1 Qëllimi Qëllim i këtij ligji është rregullimi i sjelljes personale në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia publike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law’s scope is to maintain public order and peace, define offences against them, and provide penalties for committing those offences.
Neni 2 Fushëveprimi Fushëveprimi i këtij ligji është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, duke përcaktuar kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, si dhe duke paraparë ndëshkimet për kryerjen e kundërvajtjeve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including public order, public place, private space, beating, prostitution, official person, noise, and the competent authority.
Neni 3 Përkufizimet 1. Termat e përdorur në këtë ligj kanë këtë domethënie: “Rendi dhe qetësia publike” nënkupton respektimin e sistemit ligjor dhe të institucioneve publike nga ana e qytetarëve, si dhe mbrojtjen e interesit ligjor dhe të lirive të personit. “Vendi publik” nënkupton çdo hapësirë të mbyllur apo të hapur, qoftë private apo publike, ku qytetarët kanë qasje nga e drejta apo në bazë të ndonjë ftese, të shprehur apo që nënkuptohet, qoftë me apo pa pagesë në të holla, por jo edhe vendet që përdoren vetëm nga një apo më shumë persona për tubime private ose për qëllime tjera personale. “Hapësira private” nënkupton pronën me mundësi për të hyrë me lejen e pronarit, poseduesit apo personit tjetër të autorizuar. “Rrahja” nënkupton konfrontimin fizik në mes të dy apo më shumë personave, në përpjekje për t’i shkaktuar lëndime njëri tjetrit. “Prostitucioni” nënkupton kryerjen e akteve seksuale për përfitime materiale, me të holla ose me ndonjë vlerë tjetër ekuivalente; “Person zyrtar” nënkupton personin e zgjedhur ose të caktuar në një organ publik apo personin e autorizuar në një organizatë afariste ose në ndonjë tjetër person juridik, i cili në saje të ligjit apo të ndonjë dispozite tjetër të nxjerrë në përputhje me ligjin, ushtron funksione publike dhe i cili brenda këtyre funksioneve ushtron detyra të veçanta, bazuar në autorizimet që ka në bazë të ligjit. “Zhurma” është tingulli (zëri) i lartë dhe i padëshirueshëm. 2 “Organi Kompetent” nënkupton Ministria e Punëve te Brendshme. KREU II KUNDËRVAJTJET KUNDËR RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A person who incites or joins a fight in a public place is punished, unless the conduct amounts to a criminal offence.
Neni 4 Sjellja arrogante 1. Kushdo që ne vend publik, nxitë ose merr pjesë në përleshje dënohet për kundërvajtje, përveç atëherë kur paraqet vepër penale. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) Euro deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në pesëdhjetë (50) ditë. 3. Nëse kundërvajtja e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, kryhet ndaj personave zyrtar ose personave tjerë që mbrojnë rendin dhe qetësinë publike sipas ligjit në fuqi për tubimet publike, ai/ajo do të dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri nëntëqind (900) Euro apo me dënimin me deri në gjashtëdhjetë (60) ditë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Using insulting words in a public place with the aim of provoking a disturbance of public order and peace is punishable as a misdemeanor.
Neni 5 Sulmi verbal 1. Kushdo që ne vend publik përdorë fjalë ofenduese, me qëllim që të provokoj prishjen e rendit dhe qetësisë publike, dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë. 3. Nëse kundërvajtja e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, kryhet ndaj personave zyrtar ose personave që mbrojnë rendin dhe qetësinë publike sipas ligjit të në fuqi për tubimet publike, ai/ajo do te dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në pesëdhjetë (50) ditë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Anyone who performs sexual acts in a public place, exposes intimate body parts, or behaves indecently in a way that disturbs citizens commits an offence and may be fined or jailed.
Neni 6 Sjelljet e pa hijshme seksuale 1. Kushdo që në vend publik kryen ndonjë akt seksual, ose ekspozon ndonjë pjesë intime te trupit apo bën ndonjë sjellje të pahijshme seksuale që shkakton shqetësim te qytetarët, dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në pesëdhjetë (50) ditë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Anyone who engages in a sexual act of prostitution commits a misdemeanor.
Neni 7 Marrja me Prostitucion 1. Kushdo që përfshihet në një akt seksual të prostitucionit, dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri nëntëqind (900) Euro apo me dënimin me burg deri në gjashtëdhjetë (60) ditë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Noisy disturbance is prohibited during specified night hours, and offenders can be fined.
Neni 8 Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën 1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje. 3 2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro. 3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Anyone who appears in a public place visibly drunk or under non-therapeutic controlled substances and endangers self, others, or property commits an offence.
Neni 9 Dehja në vend publik 1. Kushdo që shfaqet në vend publik dukshëm i dehur ose nën ndikim të substancave të kontrolluara (narkotike), jo te përdorura sipas terapisë dhe vë në rrezik veten, personat tjerë ose pasurinë dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro apo me dënimin me burg deri në tridhjetë (30) ditë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kushdo që kërkon lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në vend publik dënohet për kundërvajtje.
Neni 10 Kërkimi i lëmoshës në vend publik 1. Kushdo që në vend publik kërkon lëmoshë në mënyrë të bezdisshme dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Anyone who distributes or displays a visible writing, sign, or other display that offends or shames someone, with the purpose of disturbing public peace, commits a contravention.
Neni 11 Ekspozimi i materialit të turpshëm dhe ofendues 1. Kushdo që shpërndan ose ekspozon ndonjë shkrim, shenje, ose paraqitjeje tjetër të dukshme e cila ofendon ose turpëron dikë, me qëllim që të nxis prishjen e qetësisë dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri tetëqind (800) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Anyone keeping or having animals in a public place without supervision or proper protective means commits an offence.
Neni 12 Mbikëqyrja e shkujdesur e shtazëve 1. Kushdo që në vend publik mbanë ose ka shtazë pa mbikëqyrje ose pa mjetet e duhura mbrojtëse, dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri pesëqind (500) Euro. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Business owners or responsible persons must not let minors under 16 enter or stay unaccompanied in business premises where alcohol is served from 22:00 to 07:00.
Neni 13 Mbrojtja e të miturve 1. Pronari ose personi përgjegjës i një veprimtarie afariste, i cili lejon të miturin nën moshën 16 vjeçare, që pa shoqërimin e prindërve ose kujdestarit, të hyjë dhe/ose qëndrojë ne një lokal afarist, në të cilin prej orës 22:00 deri në ora 07:00 shërbehen pije alkoolike, do të dënohet për kundërvajtje: 2. Kryesi i kundërvajtjes se paraparë në paragrafin 1 të këtij Neni, do të dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Kushdo që me dashje bën alarm të rrejshëm për zjarr ose emergjencë, ose shkakton panik në tubime publike me lajmërim të rremë për zjarr apo bombë, dënohet për kundërvajtje.
Neni 14 Lajmërimi i rrejshëm 1. Kushdo qe me dashje shkakton alarmim të rrejshëm lidhur me zjarrin apo ndonjë emergjencë tjetër tek ndonjë organ i emergjencave dënohet për kundërvajtje. 4 2. Kushdo që me dashje shkakton panik në tubime publike, duke lajmëruar rrejshëm për alarm nga zjarri dhe për kërcenim me bombë, do të dënohet për kundërvajtje. 3. Kryerësi i kundërvajtjes të paraparë në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro apo me dënimin me burg deri në tridhjetë (30) ditë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Nuk lejohet të vendosen ose hidhen sende apo pajisje në mënyrë që të rrezikojnë këmbësorët; personat fizikë dhe pronarët/ përfaqësuesit përgjegjës duhet të sigurojnë edhe puset, gropat, kanalet dhe pajisjet e rrezikshme.
Neni 15 Krijimi i rrethanave te rrezikshme 1. Kushdo që vendos ndonjë send apo pajisje përpara ndërtesës, murit mbrojtës apo murit të jashtëm me të cilën mund të shkaktoj lëndime fizike tek këmbësorët dënohet për kundërvajtje. 2. Kushdo që hedh në rrugë sendin ose mjetin ose vendos sende tjera në vend të pasigurt në ballkonin ose në pjesën e jashtme(prag) të dritares të cilat mund të lëndojnë kalimtarin ose i shkakton ndonjë dëm material personit tjetër, dënohet për kundërvajtje. 3. Personi fizik, pronari i biznesit apo personi përgjegjës i tij i cili nuk ndërmerr masat e nevojshme për ta mbyllur apo siguruar pusin(bunarin), gropën, kanalin, instalimet elektrike dhe pajisjet tjera të cilat paraqesin rrezik për këmbësorët dënohet për kundërvajtje. 4. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 deri 3 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohen me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro apo me dënimin me burg deri në tridhjetë (30) ditë. 5. Nëse kundërvajtja nga paragrafi 1 deri në paragrafin 3 të këtij neni është bërë nga pronari i një subjekti juridik apo i autorizuari i tij , ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri tetëqind (800) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Failure to follow certain lawful orders is an offence and can lead to a fine or imprisonment.
Neni 16 Mospërfillja e urdhrave te ligjshëm 1. Kushdo që me dashje nuk përfill urdhrin e ligjshëm të zyrtarit lidhur me rendin dhe qetësinë publike dënohet për kundërvajtje. 2. Individi, pronari ose ndonjë person përgjegjës i një veprimtarie ekonomike, i cili nuk e zbaton urdhrin e ligjshëm te ndonjë përfaqësuesi zyrtar nga kompania për ujë, rrymë elektrike apo nxehje, për ta ç’kyqur përkohësisht nga rrjeti elektrik, i ujit apo i nxehjes, duke rrezikuar kështu qytetaret, apo nuk e zbaton urdhrin e ligjshëm te përfaqësuesit zyrtar te kompanisë elektrike, te ujit apo nxehjes, për ta rikyçur në shërbimet e përmendura më sipër, do të gjobitet për kundërvajtje. 3. Nëse kundërvajtja nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohen me gjobë prej njëqind (100) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë. 4. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës në kuadër të një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri tetëqind (800) Euro apo me dënimin me burg deri në gjashtëdhjetë (60) ditë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A person who intentionally, premeditatedly, or with malicious intent damages or destroys public or private property is guilty of an offence.
Neni 17 Vandalizmi 1. Kushdo që me dashje, paramendim, apo me qëllim të keq shkakton dëm apo shkatërron strukturën apo përmbajtjen (brendinë) e pronës publike ose private dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjeve të parapara në paragrafin 1 te këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri nëntëqind (900) Euro apo me dënimin me burg deri në gjashtëdhjetë (60) ditë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A parent or guardian may be punished if a contravention happened because they failed to supervise the child.
Neni 18 Mos mbikëqyrja e të miturit 5 1. Nëse kundërvajtja është kryer si pasojë e dështimit të mbikëqyrjes së fëmiut nga ana e prindit apo kujdestarit të fëmiut që ka kryer veprën e kundërvajtjes, sipas këtij ligji prindi apo kujdestari dënohet për kundërvajtje. 2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri katërqindepesëdhjetë (450) Euro. KREU III SEKUESTRIMI I MJETEVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent authority may immediately seize tools or items used, obtained, or intended for a contravention, even if the offender does not own them.
Neni 19 Sekuestrimi i mjeteve dhe sendeve 1. Organi kompetent mundet menjëherë ta sekuestroj mjetin ose sendin e përdorur, të përfituar ose mjetin përkatësisht sendin që do të përdoret për kryerjen e kundërvajtjes edhe në rast se kryesi i kundërvajtjes nuk është pronari i pasurisë së sekuestruar. 2. Organi kompetent mund të sekuestroj mjetet ose sendet deri në marrjen e vendimit të plotfuqishëm nga ana e gjykatës kompetente. KREU IV DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs is responsible for supervising implementation of this law.
Neni 20 Mbikëqyrja Për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, përgjegjëse është Ministria e Punëve të Brendshme. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the Public Order and Peace Law No. 23/81 is repealed.
Neni 21 Shfuqizimi Ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji mbi Rendin dhe Qetësinë Publike (“Gazeta Zyrtare”) e KSAK Nr. 23/81. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 22 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-142 17 shtator 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-027-2009, datë 13.10.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-142 LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINЁ PUBLIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in