LIGJI NR. 03/L-143 PËR ARMËT
This is the preamble of the Law on Arms in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-143
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of the Law on Arms in Kosovo. Ky nen thotë se ligji vendos kushtet për blerjen, posedimin, ruajtjen, prodhimin, riparimin, tregtimin, shitjen, gjurmimin, transportimin, importimin dhe eksportimin e armëve për persona fizikë dhe juridikë në Kosovë. This article defines many terms used in the law, including business certificate, licence, permit, approval, competent authority, firearm carrying, production, repair, sale, transport, tracing, seizure, and confiscation. This article defines what counts as a weapon under the law and lists items that are included or excluded. This article classifies weapons into categories A, B, C, and D, and states that hunting and sporting firearms with an optical sight are not treated as prohibited firearms.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-143 PËR ARMËT
Showing 82 of 82
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of the Law on Arms in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 59 / 29 TETOR 2009 Ligji Nr. 03/L-143 PËR ARMËT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miraton LIGJ PËR ARMËT KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji vendos kushtet për blerjen, posedimin, ruajtjen, prodhimin, riparimin, tregtimin, shitjen, gjurmimin, transportimin, importimin dhe eksportimin e armëve për persona fizikë dhe juridikë në Kosovë.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj rregullon kushtet për blerje, posedim, mbajtje, ruajtje, prodhim, riparim, paaftësim, tregtim, shitje, gjurmim, transportim dhe importim të armëve për personat fizik dhe personat juridik, brenda territorit të Republikës së Kosovës, si dhe eksportimin nga Republika e Kosovës. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për armatimin ushtarak, pajisjet, armët dhe municionin e dedikuar për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjencionit për Inteligjencë të Kosovës, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues, dhe organeve të tjera të autorizuara shtetërore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines many terms used in the law, including business certificate, licence, permit, approval, competent authority, firearm carrying, production, repair, sale, transport, tracing, seizure, and confiscation.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. “Certifikatë biznesi” nënkupton certifikatën që personi juridik është i regjistruar në regjistrin biznesor të Republikës së Kosovës. 1.2. “Licencë” nënkupton dokumentin që i lëshohet personit juridik nga organi kompetent dhe për qëllim të këtij ligji përmban: licencë për prodhim, licencë për riparim, licencë për tregti, licencë për transport të armës, municionit dhe eksplozivëve, licencë për poligonet civile për qitje, licencë për çaktivizim. 1.3. “Leja” nënkupton dokumentin që i lëshohet personit juridik ose personit fizik nga organi kompetent, dhe për qëllim të këtij ligji përmban: 1.3.1. Personat fizik: leje për gjueti ose shenjëtari, leje për armë koleksionuese, leje për mbajtje të armës së zjarrit dhe leje për kategorinë D. 1.3.2. Personat juridik: leje për kategorinë D, leje për posedim të armës së zjarrit, leje për prodhim të armës, pjesëve të armës së zjarrit dhe municionit të kategorisë A, leje për riparim të armëve të kategorisë A, leje për armë koleksionuese, leje për tregti me armë, leje për transport të armëve. 1.4. “Pëlqimi” nënkupton aprovimin nga organi kompetent për personin juridik dhe personin fizik për blerjen e armëve të kategorisë B, C, D, blerjen e armëve koleksionuese dhe çaktivizimin e armëve të zjarrit. 2 1.5. “Certifikatë” nënkupton dëshmi për kualifikime të specializuara për personin fizik nga organi kompetent. 1.6. “Leje e veçantë” nënkupton leje që u jepet nga organi kompetent personave juridik dhe personave fizik për: 1.6.1. Transport nga personat fizik për armë të lejuara, nga vendbanimi i personit fizik në vendin për gjueti ose shenjëtari, ose në vendin për riparim dhe transport të armëve koleksionuese të lejuara në vendin për riparim ose për ekspozitë. 1.6.2. Transport nga personat juridik për armë të lejuara nga vendi i biznesit ose depoja në vendin për gjueti, shenjëtari ose në vendin për riparim dhe transport për armët koleksionuese të lejuara në vendin për riparim ose për ekspozitë dhe leje e veçantë për armët e kategorisë A sipas ligjit në fuqi për armët për zbatimin e ligjit. 1.7. “Arma e zjarrit” nënkupton një mjet që mund të përdoret si armë, e cila mund të gjuaj një apo më shumë predha të shtytura me shpejtësi të madhe nga gazrat e krijuara përmes djegies së shpejtë dhe të mbyllur të shtytësit, apo përmes mënyrave të tjera të shtytjes së predhës së shtënë nga arma e zjarrit; 1.8. “Armë e shkurtër e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit me tytë, e cila nuk kalon gjatësinë prej 30 cm apo gjatësia e gjithmbarshme e së cilës nuk kalon 60 cm; 1.9. “Armë e gjatë e zjarrit” nënkupton çdo armë te zjarrit me tytë më të gjatë se 30 cm apo gjatësia e gjithmbarshme e secilës është më e madhe se 60 cm; 1.10. “Armë automatike e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit, e cila mbushet automatikisht sa herë që shkrepet plumbi, dhe e cila mund të shkrep me shumë se një plumb me një tërheqje të këmbëzës; 1.11. “Armë gjysmë-automatike e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit që rimbushet në mënyrë automatike sa herë që shkrepet plumbi dhe e cila mund të shkrep vetëm një plumb me një tërheqje të këmbëzës; 1.12. “Armë të drejtuara me energji (ADE)” nënkupton lloj të armës që liron energji në një drejtim të shënjuar pa përdorur predhën. Kjo armë e bartë energjinë tek shënjestra për qëllim të efektit të dëshiruar; 1.13. “Armë me mbushje mekanike e zjarrit” nënkupton armën e zjarrit, e cila pas shkrepjes së plumbit është e paraparë për t’u rimbushur me dorë nga karikatori apo nga cilindri; 1.14. “Armë teke” nënkupton armë e zjarrit pa karikator, e cila mbushet para çdo shkrepjeje përmes futjes me dorë të fishekut në fole, apo hapjen për mbushje në prere të tytës; 1.15. “Armë pneumatike” nënkupton armën përmes së cilës shkrepet predha me presion të ajrit apo gazrave të kompresuara, në parim ky operacion i ngjashëm me punën e sistemeve të gypave pneumatikë; 1.16. “Armë për përdorim të mjeteve të ndryshme” nënkupton të gjitha llojet e pushkëve, pistoletave, revolverëve apo të mjeteve të tjera, të cilat nën shtypjen e barotit ose të gazrave përhapin në një drejtim gaz ngacmues që ka ndikim në shëndetin e njeriut; 1.17. “Armë e zjarrit për sinjalizim të lehtë akustik” nënkupton armët e zjarrit që zakonisht përdoret si sinjal për ndonjë fatkeqësi, si dhe për qëllime të tjera sinjalizuese në det, dhe në mes të fluturakeve dhe njerëzve në tokë, duke përfshirë të gjitha llojet e pistoletave, revolverëve dhe mjeteve të tjera, të cilat nën shtypjen e armës, barotit apo të gazrave shkrepin apo hedhin të shtëna sinjalizuese në një drejtim dhe zbrazin apo shkapërderdhin predha, me përjashtim të pistoletave ndriçuese për përdorim ushtarak; 3 1.18. “Armë eksplozive” nënkupton në mes të tjerash, çdo lloj i bombës, minës, raketës, granatës apo mjetit tjetër që përmban substanca eksplozive apo materiale ndezëse, ndaj të cilave për shkak të proceseve të brendshme apo të jashtme (peshës, ndikimit, fërkimit, reagimit kimik, energjisë elektrike dhe të ngjashme) shkaktohet lirimi apo krijimi i energjisë dhe eksplodimit. Në bazë të këtij ligji, armë eksplozive gjithashtu konsiderohen pjesët e eksplozivëve, detonatorët, mjetet piroteknike apo pjesët e tjera për të cilat qartë duket se janë të parapara për përgatitjen e armëve eksplozive. Ky përkufizim është i paraparë të përfshijë armët termobarike, të cilat dallohen nga armët konvencionale eksplozive për shkak se funksionojnë me oksigjen atmosferik dhe nuk kanë oksidues në eksplozivët e tyre. Armët termobarike, po ashtu quhen armë termobarike me impuls të lartë (TIL), eksploziv karburant- ajër (EKA apo FAX), si dhe nganjëherë quhen edhe municione karburant-ajër, armë me nxehtësi dhe shtypje apo bomba vakumike. 1.19. “Armët me tojë apo tetivë” nënkupton harqet dhe mekanizmat e tjerë që funksionojnë nën shtypjen e tojës apo tetivës së shtrënguar, të cilat gjuajnë me shigjetë apo predhë tjetër; 1.20. “Armë e ftohtë” nënkupton cilido mjet që mund të përdoret për sulm apo për shkaktim të lëndimeve trupore, duke përdorë forcë fizike nga sulmuesi, në rastet kur ato mbahen në tubime publike, në objekte publike apo në vende të ngjashme; 1.21. “Armë me elektroshok” nënkupton armë që konsiderohet si armë pa aftësuese që përdoret për qetësimin e personit apo të shtazës përmes elektroshokut që ka për qëllim pengimin e funksioneve të muskujve sipërfaqësorë. Përveç kësaj, armët e elektroshokut, në mes tjerash siç janë, armët dhe shkopinjtë për paralizim të përkohshëm, që shkaktojnë shok elektrik përmes kontaktit të drejtpërdrejtë; 1.22. “Armë për qëllime industriale” nënkupton armën e prodhuar për alarmim, sinjalizim, shpëtim të jetës, therje të kafshëve apo për peshkim me harpun për qëllime industriale ose teknike, me kusht që ato të përdoren vetëm për qëllimin e lartcekur. 1.23. “Armë zjarri për gjueti” nënkupton armë zjarri e prodhuar apo kryesisht e përdorur për gjueti të shtazëve për qëllime të të ushqyerit apo për sport, të cilat dallohen nga ato të kategorisë A apo nga armët që kryesisht përdoren për qëllime luftarake dhe të cilat i përkasin kategorisë B dhe C, përmes të cilave gjuetia lejohet në përputhje me dispozita ligjore përkitazi me gjuetinë; 1.24. “Armë zjarri sportive” nënkupton armë zjarri e prodhuar apo kryesisht e përdorur për ngjarje specifike dhe të parapara sportive, dhe është armë zjarri që i përket kategorisë B, C dhe D, e cila është në përputhje me dispozitat e veçanta që rregullojnë sportet e qitjes; 1.25. “Armë e koleksionit apo relikte” nënkupton armë e zjarrit që rrjedh nga kategoritë B, C dhe D, e cila duhet të futet në së paku njërën prej tri kategorive vijuese: 1.25.1. Armët e zjarrit që janë prodhuar së paku pesëdhjetë (50) vjet para datës aktuale, duke mos përfshirë imitimet e saj; 1.25.2. Armët e zjarrit të certifikuara nga kuratori i muzeut të vendit, i cili i ekspozon armët e zjarrit si kuriozitete dhe relikte për interesa të muzeut; dhe 1.25.3. Çdo armë tjetër e zjarrit, ku vlera substanciale e vlerës së tyre monetare vjen nga fakti se janë të reja, të rralla, bizare apo për shkak të ndërlidhjes së tyre me ndonjë figurë, periudhë apo ngjarje historike. Dëshmia për kualifikimin e ndonjë arme të caktuar në kuadër të kësaj kategorie mund të caktohet përmes dëshmisë që armët e ngjashme nuk janë në dispozicion, përveç në rast se janë eksponate të koleksionarëve, apo përveç nëse vlera e armëve të ngjashme të zjarrit që është në dispozicion përmes kanaleve të rregullta komerciale është shumë më e vogël. Kjo vlerë përcaktohet nga organi kompetent përmes akteve nënligjore. 1.26. “Armë dekorative” nënkupton gjësend i prodhuar për qëllime dekorative, i cili nuk mund të përdoret si armë e zjarrit; 4 1.27. “Imitim i armës” nënkupton mjet, dukja e jashtme e të cilit ngjason me atë të armës, por i cili nuk mund të përdoret si armë zjarri apo nuk mund prodhohet pa ndonjë mekanizëm të nevojshëm të qitjes, e as që mund të përshtatet për qitje; 1.28. “Armë antike e zjarrit” nënkupton çdo armë te zjarrit që ndizet me shkrepsë, gur stralli apo me kapsollë ose me sistem të ngjashëm të ndezjes e prodhuar para vitit 1899; 1.29. “Riprodhim i armës se zjarrit antike” nënkupton kopje te armës së zjarrit antike, mekanizmi shkrepës i të cilës është modifikuar përmes teknologjisë moderne; 1.30. “Pjesa kryesore e armës së zjarrit” nënkupton çdo element që është i dizajnuar në mënyrë specifike për armë të zjarrit dhe është thelbësor për funksionimin e saj: duke përfshirë mes të tjerash, mekanizmin e këmbëzës, gjilpërën goditëse, tytën, kornizën apo pranuesin, rrëshqitësin apo cilindrin, shulin apo shtratin e folesë së fishekut, shulin dhe pjesët përbërëse të tij; 1.31. “Pajisje e posaçme për armë të zjarrit” nënkupton çdo mekanizëm që është i prodhuar dhe i dedikuar për përmirësimin e nomenklaturës themelore të armës së zjarrit, e cila përmes aplikimit të saj, e rritë performancën dhe cilësinë e përdorimit të armës së zjarrit, përveç shënjestrës optike; 1.32. “Zbutësi apo shurdhues i zhurmës” nënkupton pajisje që i bashkëngjitet tytës apo është pjesë e saj me qëllim të zvogëlimit të zhurmës dhe flakës së krijuar nga qitja me armë zjarri. 1.33. “Shënjestra optike” nënkupton pajisje te posaçme për armë të zjarrit apo për armë të ftohta, që është e prodhuar si mjet ndihmës për shënjestrim apo mjet optik dhe që përdoret si ndihmë në caktimin e shënjestrës, duke e udhëhequr syrin dhe duke e përshtatur atë me armën apo me mjetin tjetër që duhet të drejtohet kah shënjestra. Shënjestra optike mund të përdoret për të përmirësuar armët e gjuetisë dhe ato sportive, të cilat përdoren për qëllime përkatëse të autorizuara, sipas autorizimeve nga organi kompetent, siç është asociacioni i shenjëtarisë apo ai i gjuetisë; 1.34. “Përshtatësit e kalibrit apo të tytës” nënkupton pajisje të dedikuara për përdorim në gjueti dhe në qitje sportive, të cilat futen në tytë të armës së zjarrit me qëllim të ndryshimit të llojit të tytës apo të kalibrit të armë së zjarrit dhe përmes të cilave arma e zjarrit nuk e ndryshon kategorinë ekzistuese, në përputhje me këtë ligj; 1.35. “Arma e zjarrit që në mënyrë të përhershme është paaftësuar për përdorim (çaktivizuar)” nënkupton armët e zjarrit e kategorisë B, C dhe D, e cila në mënyrë të përhershme është bërë jofunksionale, përmes zbatimit të procedurës teknike në njërën nga pjesët kryesore të armës së zjarrit dhe e cila është certifikuar nga organi kompetent; 1.36. “Municion” nënkupton predhat, siç janë plumbat, plumbat e pushkës ajrore dhe predhat e tjera së bashku me fitilat dhe mbushësit e tyre, të cilët mund të shkrepen nga arma e zjarrit apo të shkrepen ndryshe, përkufizimi përfshinë, por duke marrë parasysh avancimet teknologjike, nuk është i kufizuar në: 1.36.1. Plumbi është njësi e municionit për gëzhojë moderne të armës së vogël, e cila paraqet kombinimin e plumbit, ndezësit, mbushësit dhe të gëzhojës në një njësi të vetme; 1.36.2. Numrin e madh të predhave të vogla, qëllimi i të cilave është shkrepja e përnjëhershme me një të shtënë të vetme po ashtu quhet sacme, armët që mund të mbahen me dorë të prodhuara për këtë lloj të municionit janë kryesisht të njohura si pushkë gjuetie; dhe 1.36.3. Plumbi i pushkës ajrore është predhë jo sferike e paraparë për qitje nga pushka ajrore. 1.37. “Municioni me nivel të lartë depërtues (që zakonisht njihen si plumba depërtues të mjeteve të blinduara)” nënkupton çdo plumb i armës së vogël apo pushkës ose municion i armës së vogël ose pushkës me predhë apo me bërthamë të predhës, e cila është e prodhuar plotësisht (duke përjashtuar praninë e gjurmëve të substancave të tjera, nga legurat e tungstenit, çelikut, hekurit, bronzit, tunxhit, beriliumit, bakrit apo uraniumit të varfëruar ose plumbat me mbështjellës të plotë më të mëdhenj se kalibri 22, të prodhuar dhe të paraparë për përdorim në armë të vogla apo në pushkë, 5 ku mbështjellësi i të cilëve peshon më shumë se 25% të peshës totale të predhës, duke mos përfshirë ato predha të armëve të vogla apo të pushkëve, bërthamat e të cilëve janë të përbëra nga materialet e buta, siç janë plumbi dhe legurat e plumbit, zinku apo legurat e zinkut, predhat e thyeshme që janë të prodhuar kryesisht për qëllime sportive, dhe çfarëdo predha ose bërthama të tjera të tyre që kryesisht janë të parapara për qëllime sportive apo industriale apo ato që përndryshe nuk janë “municion që depërton në mjetet e blinduara”, ashtu siç është i përkufizuar ky term në ligj. Ky përkufizim nuk konsiderohet se i përfshinë predhat e pushkës teke, përveç nëse është në përputhje me përkufizimin e cekur më lartë; 1.38. “Municioni me predhë eksplozivë” nënkupton municion të paraparë vetëm për përdorim ushtarak, plumbi i të cilit përmban mbushje që eksplodon në momentin e goditjes apo që ka fitil të përcaktuar me kohë ose të vonuar, që do të rezulton me eksplodimin e municionit në kohën e paracaktuar; 1.39. “Municioni me plumba të ndezshëm” nënkupton por nuk kufizohet, në municionin e paraparë për përdorim ushtarak, plumbat e të cilit përmbajnë përzierje kimike të ndezshme, dhe mund të përfshijë municion që përmban metal të përzier ekzotermik dhe piroforik në formë të predhës, dhe është i paraparë për qëllim të hedhjes apo përhapjes së flakës për të nxitur hedhësin e flakës; 1.40. “Municioni gjurmëlënës” nënkupton lloj të municionit që lë gjurmë në ajër gjatë trajektores së vet në formë të gjurmës së tymit apo flakës, për të lehtësuar gjetjen e cakut. Në municionin gjurmëlënës përdoren plumbat e posaçëm që janë të modifikuar për të pranuar mbushje të vogël piroteknike në bazën e tyre. Pasi që të ndizet pas shkrepjes, përbërja ndizet me flakë, duke e bërë kështu predhën që të shihet me sy të lirë; 1.41. “Municioni për armët për përdorim të agjentëve kimikë” nënkupton municion që përmban mbushje kimike në plumb, që ndikon në shëndetin e njerëzve apo të shtazëve; 1.42. “Organi kompetent” nënkupton Ministrinë e Punëve të Brendshme; 1.43. “Mbajtja e armës së zjarrit” nënkupton të gjitha mënyrat e bartjes, përmes të cilave arma e zjarrit është e gatshme për përdorim të menjëhershëm nga pronari i saj, apo kur pronari ka qasje të menjëhershme në armën e zjarrit; 1.44. “Prodhim i armëve të zjarrit dhe municionit” nënkupton çdo veprimtari e hulumtimit, studimit, zhvillimit, riprodhimit dhe e montimit të armëve, të pjesëve të armëve dhe të municionit, përveç veprimtarive të zbatuara nga pronari i armës se zjarrit të gjuetisë apo të asaj sportive, me qëllim të rimbushjes së municionit të armës për nevoja personale, e cila përdoret si armë e gjuetisë apo sportive; 1.45. “Riparim i armës së zjarrit” nënkupton eliminimin e defekteve apo mirëmbajtja e armës së zjarrit, si dhe zëvendësimi i pjesëve jofunksionale, të vjetruara apo atyre të prishura të armës së zjarrit me pjesë origjinale funksionale sipas nevojës dhe kërkesës; 1.46. “Me shitblerje të armëve të zjarrit, municionit dhe të pjesëve të armëve të zjarrit” nënkupton furnizimin me armë të zjarrit, me municion dhe me pjesë të armëve të zjarrit dhe të municionit me qëllim të shitjes, ndërmjetësimit, transaksionit dhe të mbajtjes në depo të armëve dhe të municionit. Ndërmjetësimi është veprimtari e entiteteve juridike apo e personave fizikë, të cilët veprojnë si agjentë për të tjerët gjatë negocimit apo nënshkrimit të kontratave, blerësit, shitjet apo transferit të armëve të zjarrit, të municionit apo të pjesëve të armëve të zjarrit në kompensim për një pagesë apo formë tjetër të kompensimit; 1.47. “Me transport të armëve të zjarrit dhe të municionit” nënkupton dërgimin e armëve të zjarrit, pjesëve të armëve të zjarrit dhe të municionit nga furnizuesi tek entiteti që i merr ato; 1.48. “Gjurmimi i armëve të zjarrit dhe i pjesëve të armëve të zjarrit” nënkupton gjurmimin sistematik të armëve të zjarrit dhe, aty ku është e mundur, të pjesëve të armëve të zjarrit prej prodhuesit tek blerësi; 6 1.49. “Vendi publik” do të ketë kuptimin siç është definuar me ligjin e aplikueshëm për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. 1.50. ”Armët e kombinuara të zjarrit” konsiderohen armët e zjarrit me më shumë tyta. Kombinimi i tytave mund të përbëhet prej tytave të vjaskuara dhe atyre të pavjaskuara; 1.51. “Sekuestrim” nënkupton pezullimin e përkohshëm i së drejtës të dhënë sipas këtij ligji nga organi kompetent apo prokurori i shtetit; 1.52. “Konfiskim” nënkupton masën e urdhëruar nga gjykata, pas procedurës gjyqësore, përkitazi me veprën penale që rezultojnë me heqjen e përhershme të së drejtës në pronën e fituar përmes kryerjes së veprës penale. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines what counts as a weapon under the law and lists items that are included or excluded.
Neni 3 Kuptimi i armës dhe llojet 1. “Armë” sipas këtij ligji, konsiderohet, por nuk kufizohet, secili mjet ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat shkaktohen gjatë djegies së materialeve shpërthyese, elektricitetit, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale të hedhë predha në formë të plumbit, grumbullit prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që është e përcaktuar ose është përdorur për të shkaktuar dëm trupor, dëm fizik, dëm psikologjik, dhe po ashtu çdo mjet tjetër qëllimi i të cilit është të bëjë sulm fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose pronës. 2. Sipas këtij ligji armë konsiderohen: 2.1. armët e zjarrit; 2.2. armët e koleksionit; 2.3. armët pneumatike (ajrore); 2.4. armët për përhapjen e gazrave irritues; 2.5. armët shpërthyese; 2.6. armët me hark, tojë – tetivë apo me mekanizëm elastik; 2.7. armët e ftohta; 2.8. armët për sinjalizim me dritë dhe me zë; 2.9. paralizuesit elektrikë; dhe 2.10. armët me drejtim energjetik. 3. Si armë konsiderohen po ashtu municioni dhe pjesët kryesore të armëve, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 4. Si armë sipas këtij ligji nuk konsiderohen: 4.1. armët për qëllime industriale; 4.2. armët dekorative; 4.3. imitimet e armëve; 7 4.4. armët të cilat janë bërë të papërdorshme në mënyrë të përhershme (të çaktivizuara) përmes zbatimit të procedurave teknike, të cilat janë të garantuara nga organi kompetent apo të njohura nga organi kompetent; dhe 4.5. harpunët për peshkim nën ujë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article classifies weapons into categories A, B, C, and D, and states that hunting and sporting firearms with an optical sight are not treated as prohibited firearms.
Neni 4 Kategorizimi i Armëve 1. Armët, sipas këtij ligji, kategorizohen si në vijim: 1.1. Kategoria A - armët e zjarrit të ndaluara janë: 1.1.1. predhat ushtarake plasëse dhe sistemet për lansim (A1); 1.1.2. armë zjarri automatike (A2); 1.1.3. armë zjarri të kamufluara në formë të një mjeti tjetër (A3); 1.1.4. municion me shkallë të lartë depërtuese, municioni me predha shpërthyese, municioni me predha ndezëse, si dhe predhat për municion të tillë (A4); 1.1.5. municioni për pistoleta dhe revolver me predhë shpërndarëse dhe hapëse si dhe predhat për municion të tillë, përveç në rastet e armëve për gjueti apo për shenjëtari të personave që kanë të drejtë t’i përdorin ato(A5); 1.1.6. armët e zjarrit me shurdhues të montuar (A6); 1.1.7. armë zjarri me tytë të vjaskuar me kalibër mbi 12,7 milimetra (A7); 1.1.8. armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike për dedikim civil që duken si armë zjarri automatike (A8); 1.1.9. mjetet plasëse dhe pjesët e tyre (A9); 1.1.10. armë me gaz dhe municioni i saj (A10); 1.1.11. pajisja e veçantë për armë zjarri (A11); 1.1.12. paralizues elektrikë (A12); 1.1.13. municioni gjurmëlënës (A13); 1.1.14. municioni me veprim të dyfishtë (A14); 1.1.15. municioni me kalibër 5.7 x 28 mm SS190 (A15); dhe 1.1.16. armë të drejtuara me energji (A16); 1.1.17. armët e zjarrit me vjaska poligonale (A17); 1.2. Kategoria B – armët e zjarrit për të cilat kërkohet leja janë: 1.2.1. armët e shkurta të zjarrit gjysmë-automatike apo përsëritëse (B1); 1.2.2. armë zjarri të shkurtra për një qitje, me ndezje qendrore (B2); 1.2.3. armë me ndezje anësore të shkurtra për një qitje, me gjatësi të përgjithshme më të vogël se 28 cm (B3); 8 1.2.4. armë zjarri të gjata gjysmë-automatike, me arkëz dhe fole për fishekë së bashku që mund të mbajnë më tepër se tre (3) fishekë (B4); 1.2.5. armë zjarri të gjata gjysmë-automatike, me arkëz dhe fole për fishekë së bashku, që mund të pranojnë deri në tre (3) fishekë dhe mbushësi i të cilave ndërrohet, përkatësisht kjo armë mundet të konvertohet, me ndihmën e veglës së rëndomtë, me ç’rast arkëzat e fishekëve mund të pranojnë më tepër se tre (3) fishekë (B5); 1.2.6. armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike ose me përsëritje (repetim), me tytë të pavjaskuar të gjatë deri më 60 cm (B6); dhe 1.2.7. armë zjarri pneumatike me energji të predhës mbi 7,5 J dhe kalibër mbi 4,5 mm (B7). 1.3. Kategoria C- armët zjarrit që mund të blihen në bazë të lejes së lëshuar me kushte lehtësuese janë: 1.3.1. armë zjarri e gjatë me përsëritje (repetim), që nuk është përfshirë në pikën 1.2.6 të kategorisë B (C1); 1.3.2. armë zjarri e gjatë me një gjuajtje me tytë të vjaskuar (C2) ; 1.3.3. armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike, që nuk është përfshirë në pikat 1.2.4 deri 1.2.6 të kategorisë B (C3); 1.3.4. armë e shkurtër zjarri me një qitje me goditje anësore, gjatësia e përgjithshme e së cilës nuk është më e vogël se 28 cm (C4); 1.3.5. armë zjarri me një qitje, e gjatë me tytë të pavjaskuar (C5); 1.3.6. armët pneumatike me energji të predhës deri ne 7.5 J dhe kalibër deri 4.5 mm (C6); 1.3.7. armë zjarri për sinjalizim me dritë dhe me zë (C7); dhe 1.3.8. adaptues (C8). 1.4. Kategoria D - armët zjarri që duhet të lajmërohen dhe për të cilat lëshohet leje janë: 1.4.1. armët e zjarrit antike (D1); 1.4.2. armët me hark apo tojë (D2); dhe 1.4.3. armët e ftohta (D3). 2. Armët e zjarrit të kombinuara do të jenë të klasifikuara/grupuara në kategorinë e armëve të zjarrit me tytë të vjaskuar ose kalibrit më të madh me tytë të pavjaskuar, në rast se nuk ka tytë të vjaskuar". 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 pika 1.1 i këtij neni, si armë zjarri të ndaluara nuk konsiderohen armët e zjarrit te gjuetisë dhe ato sportive të pajisura me shënjestër optike. KREU II BLERJA DHE POSEDIMI I ARMËVE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Armët, pjesët e armëve dhe municioni mund të blihen vetëm me pëlqim të lëshuar nga organi kompetent.
Neni 5 Pëlqimi 1. Armët, pjesët e armëve dhe municioni mund të blihen vetëm në bazë të pëlqimit të lëshuar nga organi kompetent, në përputhje me kategorizimin e armëve nga neni 4 i këtij ligji. 9 2. Organi Kompetent në bashkëpunim me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, me akt nënligjor përcakton llojet e armëve që mund të blihen në bazë të pëlqimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision allows certain persons to seek consent or hold limited amounts of firearm-related items, with specific quantity caps and conditions.
Neni 6 Kufizimi i pëlqimit 1. Personi fizik, i cili është shtetas apo i huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Kosovës, ose personi juridik me seli biznesi të regjistruar në regjistrin e biznesit të Republikës së Kosovë mund të kërkojnë pëlqim për blerjen e armës se zjarrit nga kategoria B dhe C të këtij ligji të cilin e lëshon organi kompetent. 2. Pjesët kryesore të armëve dhe municionit për armët me tyta të vjaskuara mund të blihen në bazë të pëlqimit në përputhje me llojin e armës së zjarrit për të cilën është lëshuar leja. 3. Pëlqimi për blerjen e armëve të zjarrit dhe pjesëve të armëve të zjarrit dhe të municionit nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni vlen gjashtë (6) muaj nga dita e lëshimit të pëlqimit. 4. Municioni për armët me tyta të pavjaskuara mund të blihet në bazë të lejes së lëshuar për këto armë. 5. Personi fizik mund të blejë dhe të posedojë municion për armë me tytë me vjaska më së shumti deri në dyqind (200) fishekë gjatë vitit kalendarik, dhe vetëm pesëdhjetë (50) fishekë me një kërkesë, përveç nëse dëshmohet se ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për blerje dhe posedim të sasive më të mëdha si për gjueti, shenjëtari ose në aktivitete të ngjashme, 6. Personi fizik ose personi juridik i regjistruar si shoqatë e gjuetisë, shenjëtarisë ose qendër për trajnim mund të posedojë deri ne tre (3) kg barut të zi me qëllim të rimbushjes së municionit për armët me tytë pa vjaska për të cilën ata posedojnë leje. 7. Personi fizik dhe personi juridik mund të posedojnë municion të pakufizuar për armët pneumatike për të cilat ata posedojnë lejen nga kategoria D. 8. Personat juridikë që janë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së sigurisë të personave, sigurimin e parave dhe sendeve të tjera me vlerë dhe gjërave tjera te vlefshme gjatë transportimit, si dhe personat juridik që japin trajnime ose janë të regjistruar si shoqata të shenjëtarisë ose gjuetisë, mund të posedojnë municion për armë në sasi prej më së shumti pesëdhjetë (50) fishekë për çdo armë të lejuar për posedim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A natural person may be granted consent to buy a firearm if they meet the listed conditions.
Neni 7 Kërkesa e personit fizik për blerjen e armës së zjarrit 1. Pëlqimi për blerjen e armës se zjarrit mund ti lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur nga ai/ajo, nëse i plotëson kushtet si në vijim: 1.1. ka mbushur njëzetenjë (21) vjet; 1.2. posedon aftësi të plotë ligjore për veprim; 1.3. posedon aftësi fizike dhe psikike dhe është i aftë të posedojë apo mbajë armë zjarri; 1.4. nuk paraqet rrezik për rendin publik; 1.5. ka shkaqe të arsyeshme për blerjen e armës së zjarrit, sipas nenit 11 të këtij ligji; 1.6. kalon testin teorik dhe praktik i cili vërteton njohuritë teknike për përdorimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e duhur të armës së zjarrit dhe njohuri për dispozitat ligjore për armët; 1.7. është shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj, me qëndrim të përhershëm të lejuar në territorin e Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe; dhe 10 1.8. paraqet dëshminë që personi nuk është nën hetime penale. 1.9. blerja e armës se zjarrit për gjueti do te përfshin dëshminë që është anëtar i certifikuar i shoqatës së gjuetarëve. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The social work center must issue a certificate confirming that the applicant has not had legal capacity to act removed or restricted by court decision.
Neni 8 Dëshmia për aftësi të plotë veprimi 1. Qendra për punë sociale lëshon dëshminë, me të cilën vërteton se aplikantit me vendim gjyqësor nuk i është marrë ose kufizuar aftësia për të vepruar. 2. Dëshmia nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të jetë më i vjetër se tre (3) muaj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A firearm medical certificate must be no older than 3 months, the physical person pays the exam costs, and the Ministry of Health sets the exam type and method; designated health institutions must perform the exam.
Neni 9 Vërtetim për aftësi fizike dhe psiqike 1. Aftësia për posedimin dhe mbajtjen e armës së zjarrit sipas nenit 7 paragrafi 1.3. të këtij ligji përcaktohet përmes vërtetimit mjekësor, i cili nuk mund të jetë më i vjetër se tre (3) muaj. 2. Shpenzimet e kontrollit mjekësor i bartë personi fizik. 3. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent, me akt nënligjor përcakton llojin dhe mënyrën e kryerjes së kontrollit mjekësor për verifikimin e aftësisë shëndetësore për posedimin dhe mbajtjen e armës së zjarrit. 4. Kontrollin mjekësor të personit fizik të cekur në këtë nen, për verifikimin e aftësisë shëndetësore lidhur me posedimin dhe mbajtjen e armës së zjarrit duhet ta kryejnë institucionet përkatëse shëndetësore që i përcakton Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets conditions for public-order risk in firearm purchase consent, requires a court certificate to be no older than 6 months, and says the competent authority must stop the purchase-consent procedure if criminal or misdemeanor proceedings are pending.
Neni 10 Rreziku për rendin publik 1. Rrezik për rendin publik në kuptim të nenit 7 paragrafi 1.4. të këtij ligji konsiderohet nëse: 1.1. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale; 1.2. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për kundërvajtje të prishjes së rendit dhe qetësisë publike si pasojë e elementeve të dhunës; dhe 1.3. rrethanat e tjera që tregojnë se armët e zjarrit mund të keqpërdoren, e veçanërisht kur personi është regjistruar në evidencën e organeve kompetente për konsumim të shpeshtë dhe tej mase të alkoolit ose për përdorim të drogave narkotike apo substancave psikotrope, për dhunë në familje, në institucion arsimor ose në vendin e punës. 2. Vërtetimi i lëshuar nga gjykata në lidhje me paragrafin 1.1, 1.2, 1.3 të këtij neni dhe paragrafin 1.8 të nenit 7 të këtij ligji nuk duhet të jetë më i vjetër se gjashtë (6) muaj. 3. Organi kompetent do ta ndërpretë procedurën për lëshimin e pëlqimit për blerjen e armës, nëse kundër personit fizik zhvillohet procedurë për vepër penale ose kundërvajtje deri në marrjen e vendimit të plotfuqishëm. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A physical person may be granted consent to buy a firearm, firearm parts, or ammunition only for hunting, shooting, or collecting purposes.
Neni 11 Arsyet për blerjen e armës për personat fizik Personit fizik mund t’i lëshohet pëlqimi për blerjen e armës së zjarrit, pjesët e armës ose municionit vetëm për aktivitetet e gjuetisë, shenjëtarisë, ose për qëllime koleksioni. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The competent authority sets the professional exam and training rules, licensed providers must issue certificates after successful training, and the applicant pays the training and exam costs.
Neni 12 11 Provimi profesional 1. Testimi i njohurisë profesionale për përdorimin, mirëmbajtjen dhe njohurinë mbi dispozitat e këtij ligji, bëhet përmes dhënies së provimit profesional, i përcaktuar nga organi kompetent. 2. Provimi profesional përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike: 2.1. në pjesën teorike të provimit verifikohen njohuritë teorike për: 2.1.1. posedimin dhe ruajtjen e armëve te zjarrit dhe municionit; 2.1.2. përdorim të armëve të zjarrit; 2.1.3. ofrimin e ndihmës së parë. 2.2. pjesa praktike e provimit përmban: 2.2.1. testin e njohurive për përdorim të sigurt të armëve të zjarrit dhe municionit; dhe 2.2.2. qitjen në shenjë dhe vlerësimin e rezultateve. 3. Aftësimi praktik për mënyrën e përdorimit me armë zjarri të personave fizikë që kërkojnë pëlqim për blerjen e armës se zjarrit bëhet nga personi juridik i licencuar. Personi juridik i licencuar duhet t’i lëshojnë certifikatën personit fizik pas përfundimit të suksesshëm të aftësimit praktik. 4. Aftësimin praktik për mënyrën e përdorimit me armë zjarri, gjuetie apo shenjëtarie të personave fizik, që kërkojnë leje për blerjen e armës së zjarrit e kryen shoqata e licencuar e gjuetarëve ose shenjëtarëve, të cilët duhet të lëshojnë certifikatë pas kalimit të suksesshëm të aftësimit praktik. 5. Licenca për personat juridik nga paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni lëshohet nga organi kompetent. 6. Aftësimin praktik nga paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni e bëjnë instruktorë të certifikuar. 7. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojë personi juridik respektivisht shoqata e gjuetarëve ose e shenjëtarëve lidhur me objektet për aftësimin praktik, si dhe për njohuritë teorike dhe praktike. 8. Organi kompetent me akt nënligjor do të përcaktojë llojin dhe modalitetet e aftësimit teorik dhe praktik si dhe verifikimin e kualifikimit të instruktorëve të punësuar te personat juridik që do të licencohen për ofrim të aftësimit. 9. Shpenzimet për aftësimin praktik dhe mbajtjen e provimit i bart kërkuesi i pëlqimit për blerjen e armës se zjarrit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A person juridik must apply to the competent authority for consent to buy a firearm, and the authority must carry out a background check on the applicant.
Neni 13 Aplikimi për blerjen e armës së zjarrit për persona juridik 1. Personi juridik duhet të aplikojë për marrjen e pëlqimit për blerjen e armës së zjarrit tek organi kompetent. 2. Kushtet e kërkesës për dhënien e pëlqimit për personin juridik janë të përcaktuara në nenin 23 deri në nenin 29 të këtij ligji. 3. Personi juridik i cili kërkon pëlqimin, i bëhet verifikimi i së kaluarës nga organi kompetent. 4. Afatet kohore dhe procedurat për shqyrtimin e kërkesës dhe ankesave që vlejnë për personin fizik sipas nenit 15 dhe 16 të këtij ligji aplikohen edhe ndaj personit juridik. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article sets conditions for legal persons to buy and possess firearms, including licensing and quantity limits, and allows consents for training, hunting/shooting, and animal research uses.
Neni 14 12 Arsyet për blerjen e armëve te zjarrit për personin juridik 1. Personi juridik duhet të jetë i licencuar për sigurimin fizik te personave ose sigurimin e transportit të parave dhe sendeve me vlerë. Posedimi i armës së zjarrit kufizohet në një (1) armë zjarri për tre (3) punëtorë të licencuar të sigurisë tek personat juridik të regjistruar në sferën e sigurisë së personave, ndërsa për persona juridik nga sfera e sigurimit të bartjes së parave dhe sendeve të tjera me vlerë një (1) armë zjarri për një (1) punëtor të licencuar të sigurisë. 2. Personave juridik të cilët ofrojnë trajnime (aftësim) mund tu lëshohet pëlqimi për blerjen e armës se zjarrit në bazë të licencës për punën të cilën e kryejnë. Personat juridik nga ky paragraf mund të posedojnë më së shumti tetë (8) revolver, tetë (8) pushkë dhe tetë (8) pistoleta. 3. Shoqatat e gjuetarëve, shenjëtarëve dhe personat juridik të cilët posedojnë vende për gjueti, shenjëtari mund tu jepet pëlqimi të blejnë armë zjarri për qëllim gjuetie ose shenjëtarie. 4. Institucionet shkencore, organet shtetërore ose persona juridik të tjerë për hulumtime shkencore për kafshë mund tu jepet pëlqimi të blejnë armë zjarri ose armë pneumatike me municion të cilat do të përdoren veçanërisht për paaftësim të përkohshëm të kafshëve. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Requests to buy firearms must be reviewed and decided by the review commission, with set deadlines and a right of appeal after refusal.
Neni 15 Procedura dhe afati për shqyrtimin e kërkesës 1. Të gjitha kërkesat për të blerë armë zjarri duhet të shqyrtohen dhe vendoset për to nga komisioni shqyrtues i zgjedhur nga organi kompetent. Komisioni shqyrtues përbëhet nga tre (3) anëtarë: 1.1. një (1) drejtor i një departamenti të MPB-së, që duhet të jetë kryetar i komisionit; 1.2. një (1) zyrtar ligjor nga MPB-ja; dhe 1.3. një (1) përfaqësues i Policisë së Kosovës. 2. Komisioni shqyrtues do të vendos lidhur me kërkesën për lëshimin e pëlqimit për blerjen e armës së zjarrit për personin fizik dhe personin juridik brenda afatit prej tre (3) muajve pas parashtrimit të kërkesës, ose në raste të ndërlikuara deri në gjashtë muaj, me ç’rast komisioni shqyrtues obligohet ta informojë palën që ka parashtruar kërkesën për arsyet e rastit të ndërlikuar. 3. Nëse komisioni shqyrtues refuzon kërkesën e personit fizik ose personit juridik, paraqitësi i kërkesës ka të drejtë ankese në komisionin e ankesave në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur vendimi i komisionit shqyrtues është pranuar. 4. Komisioni i ankesave duhet të përbëhet nga tre (3) anëtarë si në vijim: kryetari i komisionit i cili është anëtar i Ministrisë për Punë të Brendshme dhe drejtor i një Departamenti të MPB-së, një (1) zyrtar ligjor nga MPB-ja dhe një (1) zyrtar ligjor nga Policia e Kosovës. Anëtarët e komisionit shqyrtues nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e Komisionit për Ankesa. 5. Komisioni i ankesave në afat prej tridhjetë (30) ditësh duhet të vendos lidhur me ankesën. 6. Organi kompetent me akt nënligjor i përcakton rregullat e punës për komisionin shqyrtues dhe komisionin e ankesave si dhe emëron anëtarët e komisioneve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: People or licensed dealers must file firearm-registration paperwork within set deadlines, and the competent authority assigns each firearm a unique ID.
Neni 16 Afati kohor për regjistrim 1. Personit fizik ose juridik, të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës së zjarrit, duhet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e blerjes së armës, të paraqes kërkesë te organi kompetent për regjistrimin e armës dhe lëshimin e lejes për posedim te armës për gjueti ose shenjëtari të personit fizik ose leje për posedimin e armës se zjarrit për personin juridik 13 2. Personi juridik i licencuar që merret me shitblerje të armëve, në afat prej pesë (5) ditëve nga shitblerja e armëve te zjarrit, duhet të paraqes raport te organi kompetent për shitblerjen dhe të prezanton gëzhojat dhe plumbat e qitjes provuese. 3. Raporti nga paragrafi 2 i këtij neni duhet të përmbajë të dhëna për personin fizik ose juridik i cili i ka blerë armët, personin juridik i cili e ka shitur armën dhe të dhënat e sakta për armët e shitura. Së paku dy (2) gëzhoja dhe dy (2) plumba nga qitjet provuese dorëzohen me raport. Forma e këtij raporti do të jetë pjesë përbërëse e aktit nënligjor sipas nenit 69 të këtij ligji. 4. Organi kompetent, ia cakton çdo arme numrin unik (të veçantë) të identifikimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article lists the types of permits available for natural persons for different kinds of firearms.
Neni 17 Llojet e lejeve për persona fizik 1. Lejet për personat fizik janë: 1.1. leje për mbajtjen e armës së zjarrit; 1.2. leje për armë koleksionuese; 1.3. leje për armë gjuetie ose shenjëtarie; dhe 1.4. leje për armë të kategorisë D. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets rules for firearm-carry permits for certified workers in licensed security companies.
Neni 18 Leja për mbajtje të armës së zjarrit 1. Leja për mbajtje të armës së zjarrit është leje e cila lejon punëtorin e certifikuar dhe të kontraktuar tek personi juridik i licencuar në fushën e sigurisë të personave, sigurimin e parave dhe gjërave tjera me vlerë, që të mbajë armë zjarri të kategorisë B dhe C gjatë orarit të punës në vendin e punës. 2. Personat juridik që posedojnë armë zjarri në bazë të lejes për posedimin e armës se zjarrit duhet t’i japin armët e zjarrit për përdorim vetëm punëtorëve të certifikuar që kanë kontratë pune me atë person juridik dhe që kryejnë punën e sigurisë ndaj personave ose për bartjen parave dhe sendeve të tjera me vlerë, si dhe plotësojnë kushtet e cekura në nenin 7 të këtij ligji. 3. Me kërkesën e personit juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, organi kompetent, përdoruesit të armës së zjarrit i lëshon leje për mbajtjen e armës se zjarrit me afat të vlefshmërisë prej një (1) viti. 4. Afati i vlefshmërisë së lejes për mbajtjen e armës së zjarrit do të vazhdohet, me kërkesën e personit juridik, nëse personi nën emrin e të cilit është dhënë leja edhe më tej i plotëson kushtet nga neni 7 i këtij ligji. 5. Personi juridik bën kërkesën për vazhdimin e lejes për mbajtje të armës së zjarrit më së voni dy (2) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë së saj. 6. Personit, të cilit i ka pushuar marrëdhënia e punës te personi juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, në ditën e pushimit të marrëdhënies së punës është i obliguar që armën dhe lejen për mbajtje të armës së zjarrit t’ia dorëzojë personit përgjegjës të personit juridik. 7. Personi juridik nga paragrafi 6 i këtij neni është i obliguar që në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pushimit të marrëdhënies së punës ta njoftojë me shkrim organin kompetent lidhur me personin, të cilit i ka pushuar marrëdhënia e punës. Organi kompetent menjëherë e merr lejen për mbajtje te armës se zjarrit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article creates a collector-firearms permit, sets conditions for obtaining it, and limits how the firearms may be kept and used.
Neni 19 Leja për armë koleksionuese 14 1. Leja për armë koleksionuese është leje që e lejon personin fizik të posedon koleksion të armëve sipas këtij ligji. 2. Leja për blerjen e armës së koleksionit i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës, nëse i përmbush kushtet nga nenet 7, 39 dhe 40 të këtij ligji. 3. Nëse koleksioni i armëve përbëhet nga më shumë se njëzetepesë (25) armë zjarri, në bazë të kërkesave nga paragrafi 2 i këtij neni, koleksionuesi duhet t’ia bashkangjesë kërkesës pëlqimin me shkrim dhe të nënshkruar për organin kompetent rreth faktit se ai do të lejojë kontroll të papenguar të këtyre armëve të zjarrit si dhe të përmbush kriteret mbi certifikimin e vendit të ruajtjes. 4. Koleksionuesi të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës koleksionuese, është i obliguar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e blerjes së armës, të parashtrojë kërkesë pranë organit kompetent për regjistrimin e armës dhe për lëshimin e lejes për armën koleksionuese. 5. Leja nga paragrafi 4 i këtij neni lëshohet me afat vlefshmërie prej dhjetë (10) vjetësh. 6. Pas lëshimit të lejes së parë për koleksionimin e armëve nga paragrafi 4 i këtij neni, pëlqimi për blerjen e një arme tjetër koleksionuese lëshohet nëse koleksionuesi e përmbush vetëm kushtin nga neni 7, paragrafi 1.5 i këtij ligji. 7. Armët që i takojnë kësaj leje nuk duhet të mbahen me vete por vetëm munden të dërgohen në vendin për riparim ose të ekspozohen sipas lejes së veçantë të lëshuar nga organi kompetent. Municioni nuk mund të blihet për këto armë zjarri. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article lets a natural person hold category B and C firearms only for hunting or shooting, allows certain transport and one-day rental in defined cases, and sets a 7-day notice rule and a 5-year permit term.
Neni 20 Leja për armë gjuetie ose shenjëtarie 1. Leja për gjueti ose shenjëtari është leje e cila e lejon personin fizik të posedon armë zjarri që i takojnë kategorisë B dhe C vetëm për qëllime gjuetie ose shenjëtarie. 2. Armët e zjarrit mund të barten nga vendbanimi deri te poligoni për qitje, terreni për gjueti ose dyqani për riparim me leje të veçantë të lëshuar nga organi kompetent. 3. Nëse depoja e armëve të zjarrit të shoqatës së shenjëtarisë dhe gjuetisë nuk gjendet në poligonin e qitjes civile ose në terrenin e gjuetisë apo në terrenin e përcaktuar për të, anëtarët e shoqatave të tilla janë të detyruar të kenë leje të veçantë të lëshuar nga organi kompetent. 4. Njoftimi i organit kompetent në bazë të paragrafit 3 të këtij neni duhet të bëhet në afat prej shtatë (7) ditësh para transportimit të armëve të zjarrit. 5. Anëtari aktiv i shoqatës së gjuetisë ose shenjëtarisë, i cili posedon leje për gjueti ose shenjëtari mund të merr me qira një (1) ditore, armë zjarri për gjueti ose shenjëtari nga shoqata e gjuetisë ose shenjëtarisë për rajonin e gjuetisë ose shenjëtarisë. Shoqata e gjuetisë ose shenjëtarisë, duhet të jep vërtetim të dhënies me qira anëtarit aktiv derisa anëtari aktiv është në posedim të armës së zjarrit me qira. 6. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie pesë (5) vite. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A person may buy category D weapons if they meet the conditions in Article 7(1.1). Category D weapons may be carried only in hunting, shooting, or repair places under a special permit from the competent authority. A person who buys such a weapon must present it to the competent authority within 5 days, and the permit lasts 5 years.
Neni 21 Leja për armët e kategorisë D 1. Personi fizik mund të blejë armë nga kategoria D nëse i përmbush kushtet nga neni 7, paragrafi 1.1 të këtij ligji. 2. Armët që i takojnë kategorisë D, duhet të barten vetëm në vendet e gjuetisë, shenjëtarisë ose vendet për riparim në bazë të lejes së veçantë të lëshuar nga organi kompetent. 3. Personi fizik i cili ka blerë armë sipas këtij neni, prezanton armën tek organi kompetent në afat prej pesë (5) ditëve nga dita që është blerë arma. 15 4. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie pesë (5) vite. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This provision lists the types of weapons-related permits available to legal persons and says the application procedures for the review and appeals commissions follow Article 15.
Neni 22 Llojet e lejeve për personat juridik 1. Llojet e lejeve për personat juridik përfshin: 1.1. leje për posedimin e armës së zjarrit; 1.2. leje për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit të kategorisë A; 1,3. leje për riparim të armëve të kategorisë A; 1.4. leje për koleksion të armëve; 1.5. leje për shitblerje të armëve dhe municionit; 1.6. leje për transport të armëve; dhe 1.7. leje për armë të kategorisë D të armëve. 2. Procedurat për aplikim të komisionit shqyrtues dhe komisionit të ankesave bëhen në përputhje me nenin 15 të këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article lets a licensed legal person hold certain firearms, but only if it meets listed activity and business conditions and applies to the competent authority.
Neni 23 Leja për posedim të armës së zjarrit 1. Leja për posedim të armës së zjarrit është leje e cila e lejon personin juridik të licencuar të posedoj armë zjarri që i takojnë kategorisë B dhe C. 2. Personi juridik mund të merr lejen për posedim të armës se zjarrit vetëm nëse: 2.1. kryen punën e sigurisë në lëmin e bartjes së parave dhe sendeve të tjera me vlerë; 2.2. kryen punën e sigurisë fizike për persona; 2.3. kryen aftësimin praktik; ose 2.4. kryen hulumtime shkencore në lidhje me kafshët. Ky lloj i personit juridik mund të posedojë armë të zjarrit ose armë pneumatike me municion vetëm për paaftësim të përkohshëm të kafshëve. 3. Personi juridik nga paragrafi 2 i këtij neni duhet të paraqet kërkesën për leje për posedim të armës së zjarrit. Kërkesa duhet të përmbajë: 3.1. emrin e kompanisë dhe personin përgjegjës; 3.2. numrin e punëtorëve të certifikuar dhe të regjistruar; 3.3. certifikatën e biznesit; 3.4. licencën nga organi kompetent për të kryer punët nga paragrafi 2 të këtij neni; 3.5. vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente; 3.6. dëshminë se e kanë selinë e biznesit në Republikën e Kosovës; 16 3.7. dëshminë nga organi kompetent që posedojnë hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës së zjarrit dhe municionit;dhe 3.8. kontratën që verifikon veprimtarinë e tyre. 4. Shoqatat e gjuetisë dhe shenjëtarisë duhet të paraqesin kërkesë për lëshimin e lejes për posedimin e armës se zjarrit. Kërkesa përfshin të dhënat në vijim: 4.1. emrin e shoqatës dhe personit përgjegjës; 4.2. certifikatën e biznesit; 4.3. certifikatën për poligonin e qitjes (llojin) ose poligonin e gjuetisë nga organi kompetent;dhe 4.4. certifikatën nga organi kompetent që ata posedojnë hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës dhe municionit. 5. Leja për posedimin e armës së zjarrit i jepet personit juridik me afat të vlefshmërisë prej pesë (5) viteve. 6. Leja për posedimin e armës se zjarrit mund të vazhdohet me kërkesë me shkrim të personit juridik, të paraqitur tek organi kompetent më së voni dy (2) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë së saj. 7. Personi juridik duhet t’ia bashkangjesë kërkesës për vazhdimin e lejes për posedim të armës se zjarrit dëshminë se i plotëson kushtet nga paragrafi 3 i këtij neni. 8. Leja për posedimin e armëve të zjarrit i jepet vetëm personit juridik që ka së paku qarkullim vjetor mbi tridhjetëmijë (30 000) Euro brenda vitit paraprak kalendarik, ose ka buxhet fillestar prej tridhjetëmijë (30 000) Euro me rastin e themelimit të veprimtarisë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A legal person with a production permit may produce category A arms, parts, and ammunition, but must apply for the permit and notify the competent authority within 15 days after starting production.
Neni 24 Leja për prodhim të armëve të kategorisë A 1. Leja për prodhim, është leje që lejon personin juridik të prodhon armë, pjesët e armës dhe municion të kategorisë A . 2. Aplikuesi i lejes për prodhim të armës, pjesëve të armës dhe municionit të kategorisë A, duhet të paraqet kërkesë për marrjen e kësaj leje. Kërkesa duhet t’i përfshijë të dhënat vijuese: 2.1. emrin e personit juridik dhe personit përgjegjës; 2.2. certifikatën e biznesit ; 2.3. vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk është e ndaluar ose ndërprerë me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente; dhe 2.4. vërtetim nga organi kompetent që personi juridik i plotëson kushtet teknike dhe hapësinore, për vendosje të sigurt të armëve. 3. Personit juridik të cilit i është dhënë licenca nga neni 49 i këtij ligji duhet ta informojë organin kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e fillimit të prodhimit të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 4. Organi kompetent në bashkëpunim me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nxjerr akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojnë objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armëve dhe i municionit. 5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie dhjetë (10) vite. 17 6. Kriteret dhe kushtet për prodhim të armës, pjesëve të armës dhe municionit të kategorisë A do të përcaktohen me dispozita të ligjeve përkatëse. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A legal person may repair category A weapons only under a repair permit, must apply for the permit, and must notify the competent body within 15 days after starting repairs.
Neni 25 Leja për riparim të armëve të kategorisë A 1. Leja për riparim, është leje që lejon personin juridik të riparojë armë të kategorisë A. 2. Aplikuesi i lejes për riparim të armës të kategorisë A duhet të paraqet kërkesë për lëshimin kësaj leje. Kërkesa përfshinë të dhënat si në vijim: 2.1. emri i personit juridik dhe personit përgjegjës; 2.2. certifikata e biznesit ; 2.3. vërtetim gjyqësor që puna e personit juridik nuk është e ndaluar ose ndërprerë me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente; dhe 2.4. vërtetim nga organi kompetent që personi juridik i plotëson kushtet teknike dhe hapësinore për vendosje të sigurt të armëve. 3. Personit juridik të cilit i është dhënë licenca nga neni 51 i këtij ligji duhet ta informojë organin kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e fillimit të riparimit të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 4. Organi kompetent në bashkëpunim me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës nxjerr akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë, që duhet t’i plotësojnë objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armatimit dhe i municionit. 5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie dhjetë (10) vite. 6. Kriteret dhe kushtet për riparim të armës të kategorisë A, do të përcaktohen me dispozita të ligjeve përkatëse. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A legal person may hold collector firearms, but must apply to the competent authority for consent to buy them.
Neni 26 Leja për armë koleksionuese 1. Leja për armë koleksionuese është leje që lejon personin juridik të posedojë armë koleksionuese sipas këtij ligji. 2. Personi juridik nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të paraqet kërkesë tek organi kompetent për marrjen e pëlqimit për blerjen e armës koleksionuese. Kërkesa përfshin të dhënat si në vijim: 2.1. emri i personit juridik dhe personit përgjegjës; 2.2. certifikatën e biznesit ; 2.3. vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk është e ndaluar ose ndërprerë me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente; 2.4. certifikata e lëshuar nga organi kompetent që personi juridik i plotëson kushtet teknike dhe hapësinore për ruajtje dhe ekspozim të sigurt të armëve në muze; dhe 2.5. nëse koleksioni i armëve të zjarrit koleksionuese përbëhet nga më shumë se njëzetepesë (25) armë, në bazë të kërkesave nga paragrafi 1 i këtij neni, personi juridik duhet t’ia bashkangjesë kërkesës pëlqimin me shkrim dhe të nënshkruar organit kompetent rreth faktit se ai do të lejojë kontroll të papenguar të këtyre armëve të zjarrit si dhe të përmbush kriteret mbi certifikimin e vendit të ruajtjes. 18 3. Obligimet për regjistrim nga neni 16 i këtij ligji duhet të aplikohen përveç prezantimit të gëzhojave dhe plumbave prej qitjes provuese. 4. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie dhjetë (10) vite. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The competent authority issues weapons-and-ammunition trade permits for legal persons with prior consent from two ministries.
Neni 27 Leja për tregti me armë dhe municion 1. Leja për tregti me armë dhe municion për personat juridik lëshohet nga organi kompetent me pëlqimin paraprak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë për Punë të Jashtme. 2. Kërkesa për lëshimin e lejes sipas paragrafit 1 të këtij neni përfshin: 2.1. licencën e lëshuar nga organi kompetent për aktivitetet e tregtisë me armë dhe municion në pajtim me nenin 55 të këtij ligji; 2.2. emrin e kompanisë, certifikata e biznesit, emrin personit përgjegjës, adresën e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e teknikut të personit juridik; 2.3. emrin e kompanisë prodhuese dhe shtetit të armëve dhe municionit; 2.4. llojin, markën, modelin numrin serik, kalibrin dhe sasinë e armëve e të municionit. 2.5. vërtetimin për shfrytëzuesin e fundit; dhe 2.6. kontratën apo dokumentin tjetër zyrtar për sasinë e kontraktuar të armëve, municionit dhe pjesëve të armëve. 3. Leja për tregti me armë lëshohet me afat vlefshmërie deri në gjashtë (6) muaj. 4. Leja nga paragrafi 3 i këtij neni revokohet nëse në periudhën për sa është e vlefshme leja për tregti, ndërmerren masa restriktive nga organizatat ndërkombëtare për të ndaluar tregtinë. 5. Tekniku i armëve i personit juridik që merret me tregti të armëve duhet të jetë i certifikuar në çështje teknike lidhur me armët dhe municionet. 6. Ndalohet që të punësuarit në organet shtetërore të përfshihen në kompanitë e licencuara për tregti me armë, si përgjegjës, teknik ose të punësuar. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Transporti i armëve, pjesëve të armëve dhe municionit kërkon leje nga organi kompetent.
Neni 28 Leja për transport të armëve 1. Për çdo transportim të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit nevojitet leje nga organi kompetent. 2. Dispozitat nga nenet 24, 49 dhe 51 të këtij ligji zbatohen për personat juridik që transportojnë armë dhe municion. 3. Personi juridik duhet të paraqet kërkesë për leje për transport të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit, e cila përmban: 3.1. certifikatën e biznesit. 3.2. licencë për transport të armëve dhe municionit e lëshuar nga organi kompetent. 3.3. licencë për transport nga Ministria e Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit. 3.4. emrin e kompanisë, selinë e biznesit, emrin personal, adresën e dërguesit, transportuesit dhe pranuesit; 19 3.5. emrin e kompanisë, dhe selinë e prodhuesit të armës dhe municionit; 3.6. llojin, markën, modelin, numrin serik, kalibrin, kategorinë dhe sasinë e armëve e të municionit; 3.7. kohën e përafërt, datën, drejtimin e lëvizjes dhe vendin e dorëzimit; 3.8. llojin e mjetit transportues, numrin e tabelave të regjistrimit, emrin dhe mbiemrin dhe një (1) kopje të dokumentit personal letërnjoftimit ose pasaportës të vozitësit; 3.9. masat e sigurisë të implementuara nga transportuesi gjatë kohës së transportit; dhe 3.10. emrin pikës së kalimit kufitar ku transportohen armët dhe municioni dhe data e arritjes në pikën e kalimit kufitare në rast të eksportit apo importit. 4. Leja për transport të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit lëshohet me afat vlefshmërie deri në tre (3) muaj. 5. Organi kompetent sipas nevojës do të caktojë marrjen e masave të veçanta për sigurim gjatë transportit të armës dhe municionit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A licensed legal person may possess category D weapons under a permit issued by the competent authority, and a legal person that buys a weapon under this article must present it to the competent authority within 5 days.
Neni 29 Leja për armët e kategorisë D për personat juridik 1. Leja për armët e kategorisë D, është leja e lëshuar nga organi kompetent që u lejon personave juridik të licencuar, për posedim të armëve që i takojnë kategorisë D. 2. Armët e regjistruara sipas kësaj leje mund të barten vetëm në vendet e gjuetisë, shenjëtarisë ose vendet për riparim në bazë të lejes të veçantë të lëshuar nga organi kompetent. 3. Personi juridik i cili ka blerë armë sipas këtij neni duhet ta prezantojë armën tek organi kompetent në afat kohor prej pesë (5) ditëve nga dita që është blerë arma. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Organi kompetent must refuse certain firearm permit applications when the firearm’s origin cannot be proven, it is not sealed as required by law, or registration review confirms refusal grounds.
Neni 30 Refuzimi për të gjitha llojet e lejeve për armë/armë zjarri Organi kompetent refuzon kërkesën për lëshimin e lejes për armë zjarri të gjuetisë ose shenjëtarisë, lejes për mbajtjen e armës së zjarrit, lejes për posedimin e armëve të zjarrit, lejes për armë koleksionuese, apo lejen e armëve të kategorisë D, nëse për armën/armën e zjarrit nuk mund të dëshmohet prejardhja, nëse nuk është e vulosur në mënyrën e përcaktuar me ligj ose nëse në procedurën e regjistrimit konfirmohet ekzistimi i shkaqeve për refuzimin e kërkesës për regjistrimin e armës. KREU III KARTELAT PËR REGJISTRIMIN E ARMËVE DHE AMNESTIA - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Weapon registration and authorization cards issued under existing law must be replaced within two years, if the owner meets the stated conditions. A person requesting replacement is treated as having a weapon permit until the request is decided.
Neni 31 Kartelat për regjistrimin e armëve dhe kartelat për autorizimin e armëve 1. Kartelat për regjistrimin e armëve dhe kartelat për autorizimin e armëve të cilat janë lëshuar në bazë të dispozitave ligjore në fuqi duhet të zëvendësohen në afat kohor prej dy (2) viteve prej ditës kur hyn në fuqi ky ligj nëse pronari i plotëson kushtet nga neni 7 për personat fizik ose neni 23 për personat juridik. 2. Personi i cili paraqet kërkesën për zëvendësimin e kartelës së lëshuar në bazë të dispozitave në fuqi konsiderohet se ka leje për armë deri në momentin kur të vendoset për kërkesën. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Certain natural and legal persons may apply to legalize Category B, C, and D firearms they possess if they do not have a permit.
Neni 32 Legalizimi i armëve të zjarrit 20 1. Personat fizik që përmbushin kriteret e përshkruara në nenin 7, si dhe personat juridik te cilët i përmbushin kriteret te parapara në nenin 23 të cilët kanë në posedim armë zjarri të kategorisë B, C dhe D sipas këtij ligji dhe që nuk kanë leje mund të parashtrojnë kërkesën për legalizim të këtyre armëve. 2. Armë zjarri nga paragrafi 1 i këtij neni: 2.1. nuk guxon të rrjedh nga kryerja e veprës penale, përkatësisht të jetë e dedikuar apo përdorur për kryerjen e veprës penale; 2.2. të mos jetë në pronësi të personit tjetër fizik ose juridik; dhe 2.3. shenjat e armës së zjarrit të mos jenë të dëmtuara apo të shkatërruara; 3. Lejet nga paragrafi 1 i këtij neni mund të jepen në bazë të kërkesës personale të personit fizik ose juridik. 4. Armët e zjarrit që rezultojnë nga kërkesat për legalizim, e të cilat nuk janë në përputhje me paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni do të konfiskohen dhe shkatërrohen. 5. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton procedurat, kushtet dhe kriteret për legalizimin e armëve. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: People or legal entities holding certain prohibited firearms must surrender them within six months.
Neni 33 Amnestia për armë Personi fizik ose personi juridik që posedon armë zjarri të kategorisë A, B, C dhe D dhe për të cilën është lëshuar kartelë regjistrimi për armë ose kartelë autorizimi për armë ose ndonjë dokument përkatës nga organi kompetent por janë të ndaluara sipas dispozitave të këtij ligji duhet në afat kohor prej gjashtë muajve nga dita kur ky ligj hyn në fuqi ta dorëzojë armën e zjarrit të kategorisë B, C dhe D tek personi juridik nga neni 53, paragrafi 2 i këtij ligji, me qëllim të çaktivizimit, dhe armët e zjarrit të kategorisë A, B, C dhe D, organit kompetent për shkatërrim ose ruajtje të përkohshme. KREU IV MARRJA DHE KONFISKIMI I LEJES PËR ARMË - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article says firearm-related permits are withdrawn from a natural person or a legal person when listed conditions occur.
Neni 34 Marrja e lejes për armë 1. Leja për gjueti ose shenjëtari, leja për armë koleksioni, leja për mbajtjen e armës së zjarrit dhe leja për armët e kategorisë D, personit fizik i merret në rastet, kur: 1.1. skadon afati i lejes dhe kur e njëjta nuk është vazhduar; 1.2. është marrë vendim i formës së prerë për marrjen e lejes; 1.3. leja për qëndrim të përhershëm të të huajit në territorin e Republikës së Kosovës ka pushuar në pajtim me dispozitat e Ligjit për të Huajt; apo 1.4. vdes poseduesi i lejes. 2. Leja për posedimin e armës së zjarrit, leja për armët e kategorisë D, ose leja për posedimin e armës koleksionuese personit juridik i merret në rastet kur: 2.1. skadon afati i lejes për posedim të armës dhe e njëjta nuk është vazhduar; 2.2. është marrë vendim i formës së prerë për marrjen e lejes mbi posedimin e armës së zjarrit; apo 2.3. personi juridik pushon së ekzistuari; 21 3. Nëse është marrë leja për posedimin e armës se zjarrit, leja për mbajtjen e armës së zjarrit duhet të merret po ashtu. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The competent authority must confiscate certain hunting, collecting, carrying, and category D firearm permits or weapons permits when the listed legal or factual conditions are met.
Neni 35 Konfiskimi i lejes 1. Organi kompetent ekzekuton vendimin për konfiskim në bazë të vendimit gjyqësor të lejes për gjueti ose shenjëtari, lejes për armë koleksioni, lejes për mbajtjen e armës se zjarrit ose lejes për armët e kategorisë D të personit fizik në rast se konstaton se personi: 1.1. e ka humbur aftësinë e plotë ligjore të veprimit, sipas nenit 8 të këtij ligji; 1.2. e ka humbur aftësinë fizike dhe psiqike të posedojë ose të mbajë armë në pajtim me nenin 9 të këtij ligji; 1.3. me aktgjykim të formës së prerë është dënuar për vepër penale ose kundërvajtje nga neni 10, paragrafi 1.1, 1.2, dhe 1.3 të këtij ligji; apo 1.4. ka cenuar detyrimet e përcaktuara me këtë ligj. 2. Organi kompetent ekzekuton vendimin për konfiskim në bazë të vendimit gjyqësor të lejes për posedim të armës së zjarrit, lejes për armë koleksionuese ose lejes për armët e kategorisë D të personit juridik në rast se konstaton se: 2.1. nuk ekzistojnë më shkaqet për dhënien e lejes; apo 2.2. personi juridik i cenon obligimet e përcaktuara me këtë ligj. 3. Ankesa kundër këtij vendimi mund t’i paraqitet Komisionit të Ankesave në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit. 4. Ankesa kundër vendimit nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. 5. Në rast kur leja për gjueti ose shenjëtari, leja për armë koleksioni, leja për posedim të armës së zjarrit ose leja për armët e kategorisë D merret në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, pikën 2.2 dhe paragrafin 4 të këtij neni, kërkesa e re për dhënien e pëlqimit për blerjen e armës mund të paraqitet pas pesë (5) viteve nga dita e marrjes së vendimit të formës së prerë për konfiskim; 6. Pas marrjes së vendimit të formës së prerë nga paragrafi 3 i këtij neni, organi kompetent e shlyen armën nga evidenca dhe e shkatërron atë në prani të komisionit të ankesave. Për asgjësimin e armës nuk i paguhet kompensim pronarit të armës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The competent authority must seize certain hunting, shooting, collection, and firearm licences, weapons, and ammunition in specified criminal or misdemeanor cases, and the owner may appeal within 15 days.
Neni 36 Sekuestrimi 1. Në rastin kur kundër poseduesit të lejes për gjueti ose shenjëtari, lejes për armë koleksioni, lejes për mbajtjen e armës se zjarrit ose lejes për armët e kategorisë D është ngritur procedurë penale për vepër penale nga neni 10 paragrafi 1 pika 1.1 i këtij ligji ose procedura për kundërvajtje nga neni 10 paragrafi 1 pika 1.2 nga ky ligj, organi kompetent sekuestron lejen për gjueti ose shenjëtari, lejen për mbajtjen e armës së zjarrit, lejen për armë koleksioni, armën/armën e zjarrit dhe municionin deri në marrjen e vendimit të plotfuqishëm. 2. Organi kompetent sekuestron lejen, armën/armën e zjarrit dhe municionin, nëse gjatë vazhdimit të vlefshmërisë së lejes, përcakton se arma/arma e zjarrit është e amortizuar ose e dëmtuar në atë masë sa që me përdorimin e saj do të mund të rrezikohej siguria publike ose arma/arma e zjarrit nuk mund të riparohet nga pronari për shkak të kushteve ekonomike. 22 3. Pronari mund të paraqesë ankesë tek Komisioni i Ankesave në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: If a confiscated firearm has lawful origin, the competent authority must issue a confiscation certificate and order the relevant person to sell the firearm and ammunition within 3 months after the appeal procedure ends.
Neni 37 Shitja e armëve të zjarrit të konfiskuara 1. Nëse arma e zjarrit ka prejardhje ligjore, organi kompetent do t’i lëshoj vërtetim për konfiskim dhe do ta urdhëroj personin fizik ose personin juridik që në afat prej tre (3) muajve ta shesë armën e zjarrit dhe municionin pasi që ka mbaruar procedura e ankimit. 2. Nëse pronari ose personi juridik në afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk e shet armën e zjarrit dhe municionin e marrë, organi kompetent do ta bëjë shitjen e armës së zjarrit dhe municionit përmes ankandit publik, personave juridik që merren me shitblerjen e armëve dhe të municionit, personave fizikë ose personave juridik, të cilët kanë marrë pëlqimin për blerjen e armës së zjarrit. Për armën e zjarrit dhe municionin e shitur, pronarit i takon çmimi shitës i zvogëluar për shumën e shpenzimeve të shitjes. 3. Nëse arma e zjarrit nuk shitet përmes ankandit publik, me armën e zjarrit do të veprohet sipas nenit 35 të këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Konfiskimi i armëve dhe municionit trajtohet sipas disa rregullave: dorëzim te organi kompetent brenda 15 ditëve, asgjësim nëse janë të ndaluara, përdorim i mundshëm zyrtar për disa organe, ose shitje me ankand publik kur plotësohen kushtet e parashikuara.
Neni 38 Procedurat për armët/armët e zjarrit e konfiskuara 1. Arma/arma e zjarrit dhe municioni i konfiskuar në procedurën penale ose kundërvajtëse do t’i dorëzohen organit kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita kur vendimi merr formë të prerë. 2. Nëse pajisja është e ndaluar me këtë ligj, arma/arma e zjarrit dhe municioni nga paragrafi 1 i këtij neni asgjësohet. 3. Përjashtimisht, nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, armët/armët e zjarrit dhe municionet e konfiskuara në procedurë kundërvajtëse, munden përsëri të shfrytëzohen për nevoja zyrtare të organeve kompetente të sigurisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nëse kanë qenë pjesë e armatimit të tyre. 4. Arma e zjarrit dhe municioni i konfiskuar në procedurë kundërvajtëse prejardhja ligjore e së cilës është dëshmuar dhe shenjëzimi është i padëmtuar, mund të shitet përmes ankandit publik personave juridik ose personave fizik të cilët kanë marrë pëlqimin për blerjen e armës së zjarrit. 5. Mjetet e realizuara me shitjen e armës/armës së zjarrit dhe municionit derdhen si të ardhura vjetore në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KREU V OBLIGIMET PËR ARMËT DHE MUNICIONIN - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The owner or user of a weapon must maintain it properly, use it carefully, and store it so unauthorized people cannot access it; they must not erase or alter identifying marks on a firearm.
Neni 39 Obligimi për kujdesin e armës 1. Pronari ose shfrytëzuesi i armës është i detyruar që armën ta mirëmbajë në kushte adekuate, ta përdorë atë me kujdes dhe ta ruaj në mënyrë që të pamundësojë qasjen e personave të paautorizuar në të. 2. Pronari ose shfrytëzuesi i armës së zjarrit nuk duhet t’i fshijë ose t’i ndryshojë shenjat identifikuese të gdhendura në armën e zjarrit nga ana e prodhuesit të armës ose shenjat e vëna në mënyrë plotësuese në armë nga ana e organeve të tjera shtetërore kompetente. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon mënyrën e sigurt të mbajtjes, transportit dhe përdorimit të armëve, dhe ndalon disa përdorime e trajtime të municionit.
Neni 40 Obligimi për të siguruar armët 23 1. Pronari ose shfrytëzuesi i armës është i detyruar që armën ta mbajë në mënyrë që nuk do ta rrezikojë sigurinë personale dhe sigurinë e të tjerëve. 2. Pronari ose shfrytëzuesi i armës duhet që transportin e armës ta bëjë në atë mënyrë që arma e zjarrit, nëse është e mundur teknikisht, të jetë e çmontuar, respektivisht tyta të jetë e ndarë nga mekanizmi për mbyllje, e nëse kjo nuk është e mundur, së paku municioni të jetë i ndarë nga arma e zjarrit. 3. Ndalohet përdorimi i armës nga ana e pronarit ose e shfrytëzuesit të armës nën ndikimin e alkoolit, të drogave ose në kushte të tjera ku nuk mund ta kuptojë rëndësinë e veprimeve të tij/a. 4. Ndalohet mbajtja e armës përveç nëse ndryshe përcaktohet me këtë ligj. 5. Është e ndaluar që arma e gjahut apo sportive të përdoret jashtë vendit të gjuetisë ose poligonit civil të qitjes. Nëse pronari ose shfrytëzuesi i armës së gjuetisë transporton armën jashtë vendit të gjuetisë ose poligonit civil të qitjes pronari ose shfrytëzuesi është i detyruar që armën e gjuetisë ta transportojë në këllëf adekuat, ndërsa municionin doemos duhet ndarë nga arma. 6. Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i armës koleksionuese jashtë objektit të banimit ose vendqëndrimit të koleksionuesit. Arma koleksionuese mund të bartet jashtë vendqëndrimit apo vendbanimit vetëm për qëllim të riparimit, të ekspozimit ose të shitjes së armës koleksionuese në bazë të lejes së veçantë së organit kompetent. 7. Ndalohet furnizimi, posedimi dhe prodhimi i municionit për armën koleksionuese. 8. Dispozita nga paragrafi 4 i këtij neni nuk vlejnë për pjesëmarrësit e: 8.1. produksionit të filmit, shfaqjeve teatrale dhe manifestimeve të tjera kulturore, për të cilat kërkohet të përdoren armë të zbrazëta apo armë me municion manovrues/shkollor; dhe 8.2. garave sportive, pas dhënies së sinjalit nga ana e organizatorit. 9. Organi kompetent duhet të jetë i informuar për ngjarjet nga paragrafi 8 pikat 8.1 dhe 8.2 të këtij neni së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para ngjarjes. Organizata përkatëse duhet të marrë pëlqim nga organi kompetent para ngjarjeve. 10. Arma pneumatike/ajrore dhe arma me hark duhet të ndalohen të përdoren jashtë poligonit të qitjes ose ndonjë hapësire tjetër të licencuar dhe të siguruar; 11. Armën sportive, armën ajrore dhe armën me hark mund ta përdorin edhe personat prej gjashtëmbëdhjetë (16) deri njëzetenjë (21) vjet vetëm në poligone civile të licencuara për qitje ose në hapësira të tjetra të siguruar dhe caktuar për gara në qitje sportive vetëm nën mbikëqyrjen e personit të rritur të autorizuar. 12. Ndalohet ndryshimi i armëve nga një kategori në tjetrën, gjegjësisht shndërrimi i armës jo vdekjeprurëse në armë vdekjeprurëse. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A person carrying a firearm must have the firearm-carrying permit with them, and must show the permit and the firearm to an authorized official on request.
Neni 41 Obligimi i prezantimit të lejes për mbajtje të armës së zjarrit para personit të autorizuar 1. Personi i cili me vete mban armë, duhet ta ketë me vete lejen për mbajtje të armës së zjarrit. 2. Me kërkesë të personit të autorizuar zyrtar, personi nga paragrafi 1 i këtij neni duhet t’a tregojë lejen dhe armën e zjarrit. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: People who possess permitted firearms must store the firearm in a locked cabinet, safe, or separate technically secured room, and the firearm and ammunition must be stored separately.
Neni 42 Ruajtja e armëve të zjarrit 24 1. Personat fizik të cilët posedojnë armë të zjarrit të lejuara, janë të detyruar që armën e zjarrit ta ruajnë në dollap të mbyllur, në kasafortë ose në lokal të veçantë që është i siguruar teknikisht. Arma e zjarrit dhe municioni duhet të ruhen ndaras. 2. Organi kompetent me akt nënligjor, përcakton kushtet minimale për ruajtjen e armëve te zjarrit dhe municionit. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Legal persons must store firearms separately from ammunition and keep records, and museums must store and display firearms to prevent unauthorized access.
Neni 43 Obligimi i personit juridik për ruajtjen e armës së zjarrit 1. Personat juridik duhet që armët e zjarrit t’i ruajnë ndaras nga municioni në lokal që është i siguruar teknikisht, në dollap të hekurt ose në kasafortë. Arma e zjarrit dhe municioni duhet të ruhen ndaras në dhoma të dedikuara për ruajtjen e armëve të zjarrit dhe municionit. 2. Personat juridik janë të detyruar që për armën e zjarrit dhe municionin të mbajnë evidenca dhe të përcaktojnë personin përgjegjës për mbikëqyrjen e armës së zjarrit dhe municionit. Personi juridik duhet ta informojë organin kompetent për identitetin e personit përgjegjës. Për çdo ndryshim të personit përgjegjës, personat juridik janë të detyruar ta informojnë organin kompetent në afat prej tre (3) ditë nga dita e ndryshimit. 3. Personi përgjegjës duhet të jetë i aftë ta kontrollojë mënyrën e ruajtjes së armës se zjarrit dhe municionit si dhe mbajtjen e evidencës. 4. Muzetë duhet t’i ruajnë armët e zjarrit në lokale, të cilat janë të siguruara teknikisht dhe ta ekspozojnë atë ashtu që të pamundësohet qasja e paautorizuar ndaj armëve të zjarrit. 5. Organi kompetent përcakton me akt nënligjor kushtet minimale teknike për ruajtjen e armëve të zjarrit dhe municionit. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Firearms may be sold only to legal persons and natural persons who have consent to obtain firearms; a natural person who buys or exchanges a firearm must hand it to the competent authority for trial firing within eight days, and online sale/purchase of firearms, ammunition, and firearm parts is prohibited.
Neni 44 Shitja e armëve të zjarrit 1. Arma e zjarrit mund t’u shitet vetëm personave juridik dhe personave fizik që posedojnë pëlqim për furnizim me armë te zjarrit, të dhënë në pajtim me këtë ligj. 2. Shitja e armës së zjarrit midis personave fizik bëhet me kontratë, të vërtetuar e cila përmban: emrin, mbiemrin, datën e lindjes, numrin e amzës, numrin personal, numrin e letërnjoftimit ose pasaportës, vendbanimin dhe adresën e banimit të palëve në kontratë, llojin, markën dhe kalibrin e armës se zjarrit, të dhënat për prodhuesin, të dhënat që përfshihen në pëlqim, respektivisht pëlqimi, vendi dhe data e lidhjes së kontratës. 3. Ndërrimi i armëve të zjarrit konsiderohet si shitje dhe zbatohen procedurat e njëjta sikurse për shitjen e armëve, në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni. 4. Personi fizik, i cili ka blerë apo ka ndërruar armë të zjarrit në pajtim me paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, është i detyruar që në afat prej tetë ditëve nga dita e lidhjes së kontratës për shitblerje, t’ia dorëzojë armën e zjarrit të blerë për qitje provuese organit kompetent. 5. Ndalohet shitja/blerja e armëve, municionit dhe pjesëve për armë përmes internetit. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: If a weapon, weapon parts, ammunition, or certain firearm-related permits/documents are lost, stolen, or disappear, the owner, user, or legal person must notify the competent authority promptly, and the competent authority must issue copies of the documents within 8 days after a request.
Neni 45 Zhdukja, humbja apo vjedhja 1. Në rast të zhdukjes, humbjes apo të vjedhjes së armës, pjesëve të armës apo municionit, pronari, shfrytëzuesi apo personi juridik, duhet ta paraqesin rastin tek organi kompetent në afat prej njëzetekatër (24) orëve nga momenti kur ai/ajo e ka vërejtur zhdukjen. 2. Në rast të zhdukjes, humbjes apo vjedhjes të pëlqimit për blerje të armës së zjarrit, pjesët e armës së zjarrit dhe municion, lejes për gjueti apo shenjëtari sport, të lejes për koleksion, lejes për mbajtjen e 25 armës së zjarrit, lejes për posedim të armës se zjarrit, lejes për armët e kategorisë D, pronari apo personi juridik, duhet ta informojë organin kompetent ku është e regjistruar arma apo në stacionin më të afërt policor. Pronari duhet të paraqes kërkesë për lëshimin e kopjeve të atyre dokumenteve tek organi kompetent i cili duhet ti lëshojnë këto kopje brenda tetë (8) ditëve. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: A person who finds a weapon or ammunition must report it immediately to the nearest police station.
Neni 46 Armët apo municioni i gjetur 1. Arma ose municioni i gjetur duhet të lajmërohet menjëherë në stacionin më të afërt policor. 2. Pas skadimit të tre (3) muajve nga dita e dorëzimit, nëse nuk gjendet pronari i armës ose i municionit, vendoset në përputhje me nenin 38 të këtij ligji. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: If a person or legal entity changes residence, place of stay, or seat, they must present the weapon to the nearest police station within 30 days at the new location.
Neni 47 Ndërrimi i vendbanimit Nëse personi fizik i cili posedon leje për gjueti ose shenjëtari leje për armët e kategorisë D, ose lejes për armë koleksionuese ose personi juridik i cili posedon leje për posedimin e armës së zjarrit, leje për armë koleksionuese ose leje për armët e kategorisë D e ndërron vendbanimin, vendqëndrimin ose selinë, personi fizik ose personi juridik duhet ta prezantojë armën tek stacioni më i afërt policor në afat prej tridhjetë (30) ditëve në vendbanimin apo vendqëndrimin e ri. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Kur pronari i armës vdes, familjarët madhorë ose të rriturit që jetonin me të duhet ta dorëzojnë armën dhe municionin te organi kompetent ose policia brenda 30 ditëve.
Neni 48 Trashëgimi i armës 1. Në rast të vdekjes së pronarit të armës, anëtarët e moshës madhore të familjes së tij ose persona të tjerë të moshës madhore që kanë jetuar me të, në të njëjtën familje, janë të detyruar që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga vdekja e personit t’ua dorëzojnë armën dhe municionin organit kompetent ose stacionit policor më të afërt, për të cilën duhet të jepet dëshmi për dorëzim. Ne rastet kur anëtarët madhor te familjes nuk e dinë vendin se ku gjendet arma, por janë të sigurt se i vdekuri ka poseduar armën, ata duhet ta informojnë organin kompetent. 2. Arma dhe municioni duhet të ruhen nga organi kompetent deri sa të vendoset në lidhje me trashëgiminë. 3. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton mënyrën e dorëzimit, pranimit dhe ruajtjes së armës dhe municionit në rast të vdekjes së pronarit të armës, si dhe formën dhe përmbajtjen e dëshmisë për dorëzim për armën dhe municionin që lëshohet nga organi kompetent. 4. Personi që ka trashëguar armën dhe i përmbush kushtet nga nenit 7 të këtij ligji, në afat prej dy (2) muajve, pas përfundimit të procedurës së trashëgimisë mund të paraqet kërkesë për dhënien e lejes për armën. Personi që ka trashëguar armën dhe nuk i përmbush kushtet nga neni 7 i këtij ligji ose nuk e dëshiron marrjen e lejes, e informon organin kompetent që të fillojë procedurën në pajtim me nenin 36 të këtij ligji. 5. Nëse kërkesa nga paragrafi 4 i këtij neni nuk paraqitet në afatin e paraparë ose kur kërkesa refuzohet, arma dhe municioni merren dhe me ato veprohet në pajtim me nenin 34 të këtij ligji. 6. Në rast kur i vdekuri nuk ka trashëgimtarë, me armën veprohet sipas nenit 38 të këtij ligji. 7. Organi kompetent do të informohet nga gjykata kompetente për përfundimin e procedurës së trashëgimisë në afat prej tetë (8) ditëve. KREU VI PRODHIMI I ARMËS DHE MUNICIONIT - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Only legal entities with a seat in Kosovo and a production license may manufacture weapons, weapon parts, and ammunition.
Neni 49 26 Licenca për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit 1. Prodhim të armës, pjesëve të armës dhe municionit mund të bëjnë personat juridikë me seli në territorin e Kosovës, e të cilat kanë marrë licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie. 2. Aplikanti paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për prodhim. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 23 paragrafit 3 pikat 3.1, 3.2, 3.3, 3.5, 3.6 dhe 3.7 të këtij ligji. 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 4. Licencën nga paragrafi 1 i këtij neni e lëshon organi kompetent, pas marrjes së pëlqimit nga Ministria për Forcën e Sigurisë dhe pas regjistrimit paraprak në regjistrin e biznesit të Republikës së Kosovës. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The license may cover all weapons, weapon parts, and ammunition, or only specific categories; it becomes invalid if the legal person does not start the activity within 1 year, unless the deadline is extended.
Neni 50 Përmbajtja e licencës 1. Licenca nga neni 49 i këtij ligji mund të jepet për prodhim të të gjitha llojeve të armëve, pjesëve të armës dhe municionit, që mund të furnizohen në bazë të lejes, ose vetëm për kategori/lloje të veçanta të armëve dhe municionit. 2. Licenca nga paragrafi 1 i këtij neni nuk do të vlejë nëse personi juridik nuk ka filluar me ushtrimin e veprimtarisë në afat prej një (1) viti nga dita e dhënies së licencës. 3. Afati nga paragrafi 2 i këtij neni, mund të vazhdohet nëse dëshmohet se janë paraqitur rrethana të reja, të cilat ndikojnë në fillimin e prodhimit të të gjitha llojeve të armëve dhe municionit. Kjo periudhë shtesë nuk mund të jetë më e gjatë se një (1) vit. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Licensed legal persons in Kosovo may repair weapons, and they must follow licensing, registration, reporting, test-firing, and deadline rules.
Neni 51 Licenca për riparim të armës 1. Riparimin e armës mund ta bëjnë personat juridik me seli në territorin e Kosovës, të cilat e kanë marrë licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie. 2. Aplikanti paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për riparim. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 23 paragrafit 3 pikat 3.1, 3.2, 3.3, 3.5, 3.6 dhe 3.7 të këtij ligji. 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje më kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 4. Licencën nga paragrafi 1 i këtij neni e lëshon organi kompetent, pas marrjes së pëlqimit nga Ministria për Forcën e Sigurisë dhe pas regjistrimit paraprak në regjistrin e biznesit të Republikës së Kosovës. 5. Licenca nga paragrafi 1 i këtij neni mund të jepet për riparim të të gjitha llojeve të armëve, që mund të furnizohen në bazë të lejes, ose vetëm për kategori/lloje të veçanta të armëve. 6. Licenca nga paragrafi 1 i këtij neni nuk do të vlejë nëse personi juridik nuk ka filluar me ushtrimin e veprimtarisë në afat prej një (1) viti nga dhënia e licencës. 7. Afati nga paragrafi 6 i këtij neni, mund të vazhdohet nëse dëshmohet se janë paraqitur rrethana të reja, të cilat ndikojnë në fillimin e prodhimit dhe riparimit të të gjitha llojeve të armëve dhe municionit. Kjo periudhë shtesë nuk mund të jetë më e gjatë se një (1) vit. 8. Personat juridik që bëjnë riparimin e armëve duhet të riparojnë vetëm armët e regjistruara. 9. Personat juridik nga paragrafi 8 i këtij neni janë të detyruar të lëshojnë vërtetim për secilën armë të riparuar. 27 10. Pas riparimit të bërë të pjesëve kryesore të armës së zjarrit, personat juridik nga paragrafi 9 i këtij neni, janë të detyruar të bëjnë qitje provuese të armës se zjarrit. 11. Personat juridik nga paragrafi 10 i këtij neni janë të detyruar që në afat prej pesë (5) ditësh nga kryerja e qitjeve provuese të armës, t’i paraqesin raport për qitjen provuese organit kompetent. 12. Raporti nga paragrafi 11 i këtij neni, duhet të përmbajë të dhëna për personin fizik, ose personin juridik që posedon armën e zjarrit, të dhënat për armën e zjarrit (markën, llojin, prodhuesin, shteti i prodhuesit, numri serik, kalibri, pjesët kryesore të riparuara) dhe qitjen provuese. Së paku dy (2) gëzhoja dhe predha nga qitjet e bëra provuese duhet ti bashkangjiten raportit. 13. Pronari i armës së zjarrit së riparuar duhet ta prezantojë armën e zjarrit të riparuar tek organi kompetent në afat prej pesë (5) ditëve në rastet kur pjesët kryesore të armës se zjarrit janë riparuar. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: People with a permit may use weapons and ammunition in production and repair; legal persons must provide permanent physical-technical protection for the premises where they store weapons and ammunition, and the competent body sets minimum technical and safety conditions by subordinate act.
Neni 52 Obligimi i personit juridik 1. Armët dhe municionet në procesin e prodhimit dhe riparimit duhet të përdoren vetëm nga ana e personave që kanë leje. 2. Personat juridik janë të detyruar të sigurojnë mbrojtje të përhershme fiziko –teknike në lokalet ku i ruajnë armët dhe municionin. 3. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të sigurisë për lokalet e tyre. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: A licensed legal person may buy and store the necessary types and quantities of ammunition to check a repaired weapon, based on ammunition-purchase consent.
Neni 53 Armët gjatë riparimit 1. Arma që është pranuar për riparim nuk guxon të bartet nga lokali i punës, përveç nëse është e nevojshme qitja provuese. 2. Për kontrollimin e armës së riparuar, personi juridik që posedon licencën nga neni 51 i këtij ligji mund të blejë dhe të ruaj lloje dhe sasi të nevojshme të municionit në bazë të pëlqimit për blerje të municionit. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: This article sets technical requirements and a licensing process for permanent firearm deactivation, and it bans reactivation, export, and removal from the storage place.
Neni 54 Paaftësimi/çaktivizim i përhershëm 1. Paaftësimi i përhershëm /çaktivizimi i armës së zjarrit bëhet me marrjen e njërës nga procedurat teknike: 1.1. në folenë e plumbave të ketë tri vrima të vendosura drejtpërdrejtë, në kënd prej njëqindenjëzet (120) shkallëve, me diametër të barabartë me kalibrin e tytës së armës se zjarrit ose foleja e plumbave të jetë e mbyllur vazhdimisht me mbështjellës, që pamundëson mbushjen e mëtejme të armës se zjarrit me municion; 1.2. tyta e armës se zjarrit të jetë e mbyllur (me metal të shkrirë) nëpër tërë gjatësinë e tytës ose vetëm në pjesën e folesë së plumbit, gjegjësisht nëpër gjatësinë e saj; 1.3. tyta e armës të jetë e prerë për së gjati nëpër tërë gjatësinë e saj, me prerje të gjerë së paku pesë (5) milimetra, e cila fillon nga foleja e saj, kurse mbaron me vrimën e tytës; 1.4. pjesa e përparme e mekanizmit për mbyllje (mbyllësi) të mënjanohet, gjegjësisht të pritet në kënd prej dyzetepesë (45) shkallësh ose vrima për dalje të gjilpërës goditëse të mekanizmit për mbyllje (mbyllësit) me tërheqësin të jetë e mbyllur përgjithmonë, ndërsa gjilpëra goditëse të hiqet; apo 28 1.5. tyta e revolverit të jetë e mbyllur në pajtim me paragrafin 1.2 dhe 1.3 të këtij neni, pasi që të jetë shpuar një vrimë, me diametër të barabartë me kalibrin e armës; foleja e plumbave të revolverit të jetë e mbyllur me mbështjellës të metaltë, i cili përfshin brendinë e tytës. 2. Paaftësimin/çaktivizimin e përhershëm të armës së zjarrit mund ta bëjnë personat juridikë me seli në territorin e Republikës së Kosovës, të cilët kanë marrë licencë për prodhimin e armëve dhe municionit, ose për riparimin e armëve, dhe kanë marrë licencën për çaktivizim nga organi kompetent. 3. Aplikanti paraqet kërkesën tek organi kompetent për marrjen e licencës për paaftësim/çaktivizim. Kërkesa përfshin dokumentet sipas nenit 23 paragrafit 3 pikat 3.1, 3.2, 3.3, 3.5, 3.6 dhe 3.7. dhe dëshminë për posedim të licencës për prodhim ose riparim. 4. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 5. Pas kryerjes së njërës nga procedurat teknike nga paragrafi 1. këtij neni, personat juridikë duhet të japin vërtetim se është kryer procedura teknike për paaftësimin e plotë të armës se zjarrit dhe duhet ta informojnë organin kompetent brenda dyzetetetë (48) orëve. 6. Arma e zjarrit e cila është paaftësuar përgjithmonë për përdorim, pronari i saj është i detyruar që në afat prej tetë (8) ditëve t’ia dorëzojë armën e zjarrit dhe vërtetimin nga paragrafi 5 i këtij neni komisionit shqyrtues. Komisioni jep vërtetim se arma e zjarrit është paaftësuar përgjithmonë për përdorim. Komisioni Shqyrtues duhet ta vendosë shenjën e identifikimit në armën e zjarrit të paaftësuar, e cila përfshinë shkronjat e kodit zyrtar ndërkombëtar të Kosovës, vitin e paaftësimit dhe shenjën D të paaftësimit. 7. Është i ndaluar riaftësimi për përdorimin e armës së zjarrit, që është paaftësuar përgjithmonë për përdorim. 8. Është i ndaluar eksportimi i armëve të zjarrit të paaftësuara. 9. Arma e zjarrit e çaktivizuar ndalohet te nxjerrët nga vendi ku mbahet. KREU VII TREGTIA ME ARMË, PJESË TË ARMËS DHE MUNICION - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This article says legal entities in Kosovo with a business registration may trade in weapons, parts of weapons, and ammunition, and they must apply to the competent authority for a trade license.
Neni 55 Licenca për tregti me armë pjesë të armëve dhe municion 1. Tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion mund të bëjnë personat juridik me seli në Republikën e Kosovës, të cilët regjistrohen në regjistrin e bizneseve. 2. Aplikanti paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për tregti. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 23 paragrafit 3 pikat 3.1, 3.2, 3.3, 3.5, 3.6 dhe 3.7. të këtij ligji. 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 4. Tregtia me armë dhe municion nga neni 4 - kategoria A, duhet të bëhet vetëm me leje të veçantë të lëshuar nga organi kompetent dhe me pëlqimin paraprak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas dispozitave që rregullojnë pajisjen me armë dhe municion të organeve të autorizuara shtetërore. 5. Personat juridik nga paragrafi 1 i këtij neni mund t’u shesin armë të zjarrit dhe municion vetëm personave fizik dhe juridik, të cilët posedojnë pëlqim për blerje të armëve të zjarrit dhe municionit. 6. Dispozitat nga nenet 24, 49 dhe 50 të këtij ligji zbatohen për personat juridik, të cilët bëjnë tregti me armë dhe municion. 29 7. Personat juridik mund t’u shesin municion për armë të zjarrit personave fizik, në pajtim me nenin 6, paragrafin 5 dhe 6 të këtij ligji, ndërsa municion për armë te zjarrit mund t’u shesin personave juridik që merren me veprimtaritë e përcaktuara në nenin 6 paragrafin 8 të këtij ligji. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Only properly marked firearms, ammunition, and firearm parts may be sold.
Neni 56 Shënjimi i armëve të zjarrit 1. Vetëm armët e zjarrit, municioni dhe pjesët e armëve të zjarrit të cilët janë në rregull të shenjëzuara mund të shiten. 2. Organi kompetent në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë do të nxjerrë akt nënligjor për shënjimin e armëve te zjarrit, pjesëve të armëve te zjarrit dhe municionit. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Depotet dhe objektet ku tregtohen armë dhe municion duhet të plotësojnë kushtet për vendosjen dhe ruajtjen e armëve shpërthyese.
Neni 57 Ruajtja Depot dhe objektet ku bëhet tregtia me armë dhe municion duhet t’i plotësojnë kushtet për vendosjen dhe ruajtjen e armëve shpërthyese, në pajtim me këtë ligj dhe me ligjin për përdorim civil të eksplozivëve. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: A legal person importing firearms must mark each imported firearm with an import mark.
Neni 58 Shënjimi i armëve të zjarrit të importuara 1. Personi juridik nga neni 55, paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji, i cili importon armë të zjarrit, e ka për detyrë që armën e zjarrit ta shënjojë me shenjën për import. 2. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni shtypet në një pjesë të armës se zjarrit në vendin ku janë shtypur shenjat e tjera të armës se zjarrit (prodhuesi). 3. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni është në formë rrethi me diametër prej 6 milimetrash, e shtypur në armë e zjarrit në thellësi prej më së paku 0,8 milimetra. 4. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni përmban kodin zyrtar ndërkombëtare të Kosovës dhe vitin e importit të armës se zjarrit. 5. Armët e zjarrit dhe municioni që kalojnë transit nëpër territorin e Kosovës nuk shënjohen me vulën e importit. KREU VIII BARTJA E ARMËVE, PJESËVE TË ARMËVE DHE MUNICIONIT PËRMES KUFIRIT SHTETËROR - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Certain legal entities in Kosovo may transport weapons, weapon parts, and ammunition if registered in the business registry, and transport license applications must be filed with the competent authority.
Neni 59 Licenca për transport të armëve, pjesëve të armës dhe municionit 1. Transport me armë, pjesë të armëve dhe municion mund të bëjnë personat juridikë me seli në Republikën e Kosovës, të cilët regjistrohen në regjistrin e bizneseve. 2. Aplikanti paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për transport. Kërkesa përfshin dokumentet sipas nenit 23 paragrafit 3 pikat 3.1, 3.2, 3.3, 3.5, 3.6 dhe 3.7. të këtij ligji dhe licencë nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 4. Tregtia me armë dhe municion nga neni 4 - kategoria A, duhet të bëhet vetëm me leje të veçantë të lëshuar nga organi kompetent dhe me pëlqimin paraprak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas dispozitave që rregullojnë pajisjen me armë dhe municion të organeve të autorizuara shtetërore. 30 - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: People carrying weapons or ammunition at the border may carry only the types allowed by the law and must show the weapon, ammunition, and permit to the border police officer.
Neni 60 Transport i armëve, pjesëve të armëve ose municionit nga personi fizik 1. Shtetasi i Republikës së Kosovës ose i huaji me vendqëndrim të përhershëm ose i huaji që kalon transit, mund t’i bartë vetëm ato lloje të armës dhe municionit, të cilat në pajtim me dispozitat e këtij ligji mund t’i blejnë, posedojnë ose mbajnë. 2. Gjatë bartjes të armës dhe municionit nga paragrafi 1 i këtij neni, shtetasi i Republikës së Kosovës ose i huaji e kanë për detyrë ta paraqesin armën dhe municionin dhe lejen e lëshuar nga zyrtari përgjegjës, zyrtarit policor në pikën kufitare. 3. Nëse zyrtari i autorizuar në pikën kufitare gjatë kontrollit të mjetit transportues gjen armë dhe municion, të cilin nuk e ka lajmëruar ose për armën dhe municionin nuk e ka paraqitur lejen/licencën, zyrtari i autorizuar duhet t’ia sekuestrojë armën dhe municionin deri në përfundim të procedurës për kundërvajtje ose procedurës penale, me vendim të plotfuqishëm. 4. Organi kompetent rregullon me akt nën ligjor mënyrën e bartjes së armëve dhe municionit në kufirin shtetëror. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Certain Kosovo citizens living permanently abroad and foreigners may bring hunting firearms and ammunition into Kosovo for hunting if they have the required permit, foreign health insurance, and a pre-approved hunting invitation. They must show the weapon and ammunition to the police at the border, police issue consent for transport, and the competent authority sets the invitation-approval procedure by subordinate act.
Neni 61 Transporti i armës për gjueti nga personi fizik 1. Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kanë qëndrim të përhershëm në vende të jashtme dhe të huajt, kanë mundësi që për qëllime të gjuetisë të transportojnë armë gjahu dhe municion për atë armë në Republikën e Kosovës, nëse kanë leje për posedimin e armës së gjahut për gjueti dhe posedojnë sigurimin shëndetësor të lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër dhe ftesën për pjesëmarrje në gjah, të aprovuar paraprakisht nga organi kompetent. 2. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni janë të obliguar që gjatë kalimit në pikën kufitare ta paraqesin armën për gjueti dhe municionin tek zyrtari policor. 3. Zyrtarët policorë gjatë kontrollit në pikën kufitare i lëshojnë personit nga paragrafi 1 i këtij neni pëlqim për transport të armëve për gjueti gjatë aktiviteteve të gjuetisë në territorin e Republikës së Kosovës. 4. Organi kompetent me akt nënligjor do të përcaktoj procedurat për aprovimin e ftesës për aktivitete të gjuetisë. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Shooting association members may cross the border with arms and ammunition for shooting competitions or preparation, subject to competent-authority consent.
Neni 62 Transportimi i armëve nga anëtarët e shoqatave të shenjëtarisë 1. Anëtarët e shoqatës të shenjëtarisë në grupe apo në mënyrë individuale të cilët udhëtojnë në vend të huaj për arsye të pjesëmarrjes në gara të qitjes ose për arsye të përgatitjeve për gara të tilla, kanë mundësi që përmes kufirit shtetëror të bartin armë dhe municion për ato nevoja të përcaktuara me pëlqim nga organi kompetent. 2. Anëtarët e shoqatave të huaja të shenjëtarisë mund të transportojnë armë sportive në Republikën e Kosovës me qëllim të pjesëmarrjes në gara për qitje ose me qëllim të përgatitjeve për gara në qitje, me pëlqim të dhënë nga organi kompetent i Republikës së Kosovës dhe në bazë të dokumentit tjetër adekuat të dhënë nga organi kompetent i ndonjë shteti tjetër. 3. Zyrtarët e autorizuar në pikën e kalimit kufitar ua lëshojnë pëlqimin personave nga paragrafi 2 i këtij neni. 4. Anëtarët e shoqatës së shenjëtarisë nga paragrafi 2 i këtij neni, duhet të posedojnë sigurimin shëndetësor. 5. Organi kompetent me akt nënligjor do të përcaktoj procedurat për aprovimin e ftesës për gara të qitjes. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Confiscated hunting guns, sporting guns, and ammunition at border points may be sold after notice through a public auction to licensed legal persons and to natural persons with consent to buy a firearm.
Neni 63 31 Shitja e armëve, pjesëve të armëve ose municionit të konfiskuara në kufi 1. Armët e gjahut, armët sportive dhe municioni për armë që janë konfiskuar nga zyrtarët të autorizuar në pikat kufitare mund të shiten pas njoftimit, përmes ankandit publik të personave juridikë që kanë licencën për tregti të armëve, pjesëve të armës dhe municionit personave juridik dhe personave fizik që kanë pëlqim për blerje të armës së zjarrit. 2. Me armët e zjarrit dhe municionin tjetër që është konfiskuar nga zyrtarët e autorizuar në pikat kufitare veprohet në pajtim me nenin 38 të këtij ligji. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Arms and ammunition may not be transported through a border crossing point unless an international agreement says otherwise.
Neni 64 Marrëveshjet ndërkombëtare Armët dhe municioni nuk mund të transportohen përmes pikës së kalimit kufitar, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe. KREU IX POLIGONET CIVILE PËR QITJE - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Legal persons may open civil shooting ranges only if they obtain a licence from the competent authority and meet business-register conditions.
Neni 65 Licenca për poligonet civile për qitje 1. Poligonet civile për qitje janë objekte të dedikuara për ushtrime sportive – rekreative në qitje, si dhe për aftësime lidhur me përdorimin e drejtë dhe të sigurt të armës se zjarrit, që plotësojnë kushte teknike dhe të sigurta për përdorimin e armës së zjarrit, armës së gjuetisë dhe armës sportive. 2. Poligonet civile për qitje mund të hapen nga personat juridik, të cilët duhet të marrin licencë nga organi kompetent dhe ti plotësojnë kushtet për regjistrim në regjistrin e bizneseve. 3. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për poligonet civile për qitje. Kërkesa përfshin dokumentet sipas nenit 23 paragrafit 3 pikat 3.1, 3.2, 3.3, 3.5, 3.6 dhe 3.7 të këtij ligji. 4. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni sipas procedurave nga neni 15 i këtij ligji. 5. Personi juridik nga paragrafi 1,i këtij neni e ka për detyrë të hartojë rendin shtëpiak të poligonit civil për qitje, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e themelimit të poligonit për qitje, pas miratimit nga organi kompetent. 6. Dispozitat nga nenet 24, 49 dhe 50 të këtij ligji, duhet të zbatohen për hapjen e poligoneve civile për qitje. 7. Dispozitat e këtij ligji për poligonet civile të qitjes nuk zbatohen për vendet e gjuetisë, të cilat shoqatat e gjuetarëve i shfrytëzojnë për qitje dhe për testimin e armës së gjuetisë në pajtim me dispozitat e ligjit për gjueti. 8. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojnë objektet nga paragrafi 1 i këtij neni. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Some physical persons may shoot at civilian shooting ranges if they have a firearm-carry permit or have applied to buy a firearm and are taking practical training to obtain consent. Those persons must wear protective glasses and ear protection while shooting.
Neni 66 Leja për përdorimin e poligoneve për qitje 1. Qitje në poligonet civile mund të bëjnë personat fizikë, të cilët kanë leje të mbajnë armë të atillë ose kanë parashtruar kërkesë për blerjen e armës dhe marrin pjesë në trajnimin praktik për tu pajisur me pëlqim. 2. Personat fizikë nga paragrafi 1 i këtij neni kanë për detyrë që gjatë qitjes të mbajnë syze mbrojtëse dhe mbrojtës për vesh. 32 - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Civilian shooting ranges may receive larger quantities of ammunition only with prior consent from the competent authority.
Neni 67 Municioni për poligonet për qitje 1. Poligonet civile për qitje mund të furnizohen me sasi më të mëdha të municionit për qitje në poligonet e qitjes, në bazë të pëlqimit paraprak të organit kompetent. 2. Organi kompetent do të jep pëlqimin për blerje të shumëfishtë me municion me afat të vlefshmërisë deri në një (1) vit dhe për sasi të përcaktuara të municionit në pajtim me mundësitë për vendosjen dhe shfrytëzimin e municionit. KREU X EVIDENCAT - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The competent authority must keep records of the listed firearms and ammunition permits, approvals, requests, licenses, databases, and state lists.
Neni 68 Mbajtja e evidencave nga organi kompetent 1. Organi kompetent mban evidencë për: 1.1. pëlqimet e lëshuara për blerje të armëve, pjesëve të armës dhe municionit; 1.2. kërkesat e paraqitura për regjistrimin e armës; 1.3. kërkesat për njohjen e lejeve/licencave ekzistuese; 1.4. lejet për armët e gjuetisë dhe shenjëtarisë; 1.5. lejet për mbajtjen e armës se zjarrit; 1.6. pëlqim për blerjen e armëve koleksionuese; 1.7. kërkesat e dorëzuara për regjistrimin e armëve koleksionuese; 1.8. lejet për armë koleksionuese; 1.9. lejet për armë nga kategoria D; 1.10. armë dhe municion të konfiskuar, të gjetur, të dorëzuar; 1.11. licenca/lejet për prodhim dhe riparim; 1.12. dokument dëshmues për armë zjarri e cila është paaftësuar përherë; 1.13. lejet/licencat për tregti; 1.14. lejet/licencat për transport; 1.15. licencat për hapjen e poligoneve civile për qitje; 1.16. aprovim për import dhe export të armëve, pjesëve të armës dhe të municionit për organet shtetërore; 1.17. lejet për transportimin e armëve për persona apo shoqata qe marrin pjese ne gara te gjuetisë apo shenjëtarisë dhe municionit të dhënë nga përfaqësia diplomatike – konsulare; 1.18. baza e të dhënave të fotografive digjitale të secilës armë të regjistruar; 1.19. lista shtetërore e numrit identifikues; 1.20. lista shtetërore e armëve; 33 1.21. leje për mbajtjen e armës për gjueti gjatë kohës të gjuetisë në shtet; 1.22. lejet për mbajtjen e armës sportive; dhe 1.23. lejet për licencë për transitin e armës dhe municionit. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Several listed legal entities must keep records of firearms and ammunition, including cases where firearms are given for use.
Neni 69 Obligimi për mbajtjen e evidencave 1. Shoqatat e gjuetarëve dhe të shenjëtarisë, qendrat e trajnimit, personat juridik shfrytëzues të terreneve të gjuetisë dhe personat e tjerë juridik që posedojnë armë te zjarrit në bazë të lejes për posedimin e armëve te zjarrit janë të obliguar të mbajnë evidencë të armëve te armeve te zjarrit dhe municionit edhe për personat, të cilëve ua japin armën e zjarrit për përdorim. 2. Evidencë të armëve të zjarrit dhe të municionit janë të detyruar të mbajnë personat juridik që bëjnë: 2.1. prodhimin e armëve, pjesëve të armës dhe të municionit, për armët, pjesët e armëve dhe municionin e prodhuar dhe të porositur; 2.2. riparimin e armëve, evidencë për armën e riparuar; dhe 2.3. tregti me armë, pjesë të armës dhe municion, për armë, pjesë të armës dhe municion të blerë dhe të shitur. 3. Personat juridikë janë të obliguar të mbajnë evidencë për qitjet provuese (fishekët dhe arkëzat) për çdo armë te zjarrit. 4. Poligonet civile të qitjes, janë të obliguar të mbajnë evidencë për municionin e dhënë dhe të përdorur. 5. Procedurat e lejes së veçantë do të përcaktohen me akt nën ligjor. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The competent authority may set the form of requests and forms for the listed weapons-related permits and licenses, and the listed records must be kept for at least 20 years.
Neni 70 Përcaktimi i formës së formularëve dhe kërkesave 1. Në pajtim me këtë ligj, organi kompetent me akt nënligjor cakton formën e kërkesës dhe formularëve për: 1.1. dhënien e pëlqimit për blerjen e armës se zjarrit, pjesës së armës te zjarrit dhe municionit; 1.2. kërkesën për zëvendësimin e lejes për armën e dhënë nga organi kompetent në shtetin tjetër; 1.3. lejen për armë të gjuetisë ose shenjëtarisë; 1.4. lejen për posedimin e armës; 1.5. lejen për mbajtjen e armës se zjarrit; 1.6. lejen për armë të kategorisë D; 1.7. lejen/licencën për prodhim, tregti, transport të armëve, pjesëve të armës dhe municionit; 1.8. lejen/licencën për riparim të armës; 1.9. lejen për bartjen e armës dhe municionit jashtë shtetit; 1.10. lejen për bartjen e armës dhe municionit të dhënë për përfaqësitë diplomatike konsullore; 1.11. lejen për posedimin dhe mbajtjen e armës së gjuetisë gjatë gjuetisë në shtet; 34 1.12. lejen për bartjen e armës sportive; 1.13. lejen për transit të armëve dhe municionit; 1.14. licencën për hapjen e poligoneve të qitjes, dhe 1.15. lejen për mënyrën e mbajtjes së evidencës së armëve dhe të municionit. 2. Evidencat duhet të ruhen më së paku njëzet (20) vite nga të gjitha entitetet e lartpërmendura. 3. Organi kompetent do të përcaktojë me akt nënligjor mënyrën e gjurmimit të armëve të zjarrit dhe municionit. KREU XI MBIKËQYRJA - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: The competent authority supervises compliance with arms and ammunition conditions. Authorized physical and legal persons must cooperate, provide documents and information, and legal persons may be barred from arms-related activity if conditions lapse or irregularities are not fixed in time.
Neni 71 Mbikëqyrja nga organi kompetent 1. Organi kompetent mbikëqyrë përmbushjen e kushteve të parapara për prodhimin, riparimin, tregtim, vendosjen, ruajtjen e armëve dhe municionit, përdorimin e poligoneve të qitjes, ligjshmërinë e posedimit dhe mbajtjes së armëve të zjarrit dhe municionit, si dhe mbajtjen e evidencave. 2. Personat e autorizuar fizik dhe juridik janë të obliguar ta mundësojnë kryerjen e mbikëqyrjes, të kontrollit të armëve, ta vënë në disponim dokumentacionin përkatës dhe t’i japin të dhënat dhe njoftimet e nevojshme. 3. Organi kompetent personit juridik ia ndalon prodhimin, riparimin, tregtinë me armë dhe municion ose shfrytëzimin e poligonit për qitje civile, nëse vërteton se kushtet mbi bazën e të cilave është dhënë licenca/leja e paraparë me këtë ligj kanë pushuar së ekzistuari apo parregullsitë e evidentuara nuk evitohen në afatin e caktuar. 4. Personat juridik, të cilëve i është marrë leja/licenca për prodhimin, riparimin ose tregtinë me armë dhe municion ose shfrytëzimin e poligonit për qitje civile, kërkesën për lëshimin e sërishëm të licencës/lejes mund ta parashtrojnë pas kalimit të afatit prej dy (2) viteve nga plotfuqishmëria e vendimit, me të cilin u është marrë licenca/leja. 5. Armët e zjarrit dhe municioni, me të cilat disponon personi juridik i dorëzohen organit kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e marrjes së vendimit të formës së prerë. 6. Armët e zjarrit dhe municioni nga paragrafi 5 i këtij neni u shiten në ankand publik personave juridik që merren me tregtinë e armëve dhe municionit dhe personave fizik qe kanë pëlqimin për blerjen e armëve të zjarrit dhe municionit. 7. Mjetet e realizuara nga shitja e armëve të zjarrit dhe municionit janë mjete të personit juridik. Organi kompetent ka të drejtë që të kompensohet për shpenzimet procedurale. KREU XII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë who act contrary to this law are sanctioned.
Neni 72 Dispozitat ndëshkuese 1. Personat fizik dhe personat juridik qe veprojnë ne kundërshtim me dispozitat e këtij ligji do te sanksionohen. 35 2. Lidhur me përgjegjësinë penale vlejnë dispozitat e Kodit Penal te Kosovës. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: A legal person that unlawfully trades, supplies, intermediates, possesses, produces, repairs, exchanges, or gives arms, arm parts, or ammunition is fined EUR 10,000 to EUR 100,000.
Neni 73 1. Me gjobë prej dhjetëmijë (10.000) Euro deri në njëqindmijë (100.000) Euro gjobitet personi juridik, i cili do të tregtojë, furnizojë, ndërmjetësoj, posedojë, prodhojë, riparojë, ndërrojë ose t’i japë dikujt tjetër armë, pjesë të armëve dhe municion, i cili furnizim, ndërmjetësim, tregtim, posedim, prodhim, riparim ose qarkullim është i ndaluar apo është ne kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Për veprimet e parapara në paragrafin 1 i këtij neni personit juridik do t’i shqiptohet masë plotësuese e marrjes së armës, municionit dhe e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë (prodhimit, riparimit, qarkullimit me armë dhe municion ose shfrytëzimit të poligonit për qitje civile) në afat prej dy (2) deri në pesë (5) vite. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Personat juridikë dhe fizikë can be fined for specified firearm-law violations; individuals may also face up to 60 days’ imprisonment, and some violations trigger confiscation of the weapon and ammunition.
Neni 74 1. Personi juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1000) Euro deri më dhjetëmijë (10.000) Euro, ndërsa personi fizik dënohet me gjobë prej pesëqind (500) Euro deri pesëmijë (5.000) Euro ose me burg deri në gjashtëdhjetë (60) ditë, i cili: 1. 1. e mban armën në mënyrë që bie ndesh me dispozitat e nenit 18 të këtij ligji; 1.2. në afatin e përcaktuar nuk do të parashtrojë kërkesë për regjistrimin e armës dhe lëshimin e lejes për armë te organi kompetent neni 16, paragrafi 1 i këtij ligji; 1.3. nuk ka leje për bartjen e armës nga depoja për armë në shoqatën e shenjëtarisë/gjuetisë deri në poligonin e qitjes ose në terren të caktuar për gjueti, si dhe në drejtim të kundërt neni 19, paragrafi 7, neni 20 paragrafi 2 dhe neni 21 paragrafi 2 të këtij ligji; 1.4. nuk e paraqet te organi kompetent armën koleksionuese që e ka blerë ose që e posedon sipas nenit 19 paragrafi 4 i këtij ligji; 1.5. që vepron në kundërshtim me nenin 43, paragrafi 3 i këtij ligji; 1.6. vepron në kundërshtim me nenin 45 të këtij ligji; 1.7. vepron në kundërshtim me nenin 47 të këtij ligji; 1.8. vepron në kundërshtim me nenin 48, paragrafi 1 i këtij ligji; 1.9. vepron në kundërshtim me nenin 60, paragrafi 2 i këtij ligji, 1.10 vepron në kundërshtim me nenin 61 paragrafi 2 i këtij ligji; dhe 1.11. vepron në mënyrë që bie ndesh me dispozitat e nenit 69, paragrafi 2 i këtij ligji. 2. Për kundërvajtjen nga paragrafi 1, pikat 1.1, 1.3, 1.7 dhe 1.8 të këtij neni, personit fizik dhe personit juridik do t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues - marrja e armës dhe e municionit. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: A legal person can be fined 10,000 to 50,000 Euro for the listed firearms-related violations, and the responsible person can also be fined; weapons and ammunition are confiscated.
Neni 75 1. Me gjobë për kundërvajtje prej dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro do të gjobitet personi juridik, i cili: 1.1. vepron në kundërshtim me nenin 44 të këtij ligji; 1.2. e ruan armën në mënyrë që bie ndesh me dispozitat e këtij ligji; 1.3. vepron në kundërshtim me nenin 50, paragrafi 2 i këtij ligji; 36 1.4. pranon ta riparojë armën që nuk është e regjistruar neni 51 paragrafi 8 i këtij ligji; 1.5. vepron në kundërshtim me nenin 52, paragrafi 2 i këtij ligji; 1.6. e ka pranuar armën për riparim që ka qenë e nxjerrë nga vendi i punës neni 53, paragrafi 1 i këtij ligji; 1.7. bën tregti me armë dhe municion në mënyrë që bie ndesh me dispozitat e nenit 54, paragrafët 5 dhe 6 të këtij ligji; 1.8. lëshon në qarkullim armë, municion dhe pjesë të armës që nuk janë shënuar, testuar, vulosur, gjegjësisht shënjuar në pajtim me rregullat për testim dhe vulosje, gjegjësisht me ato për shënjimin e armëve të vogla dhe të lehta të zjarrit dhe të municionit neni 56 i këtij ligji; 1.9. bartë armë dhe municion pa leje ose në kundërshtim me urdhrat për ndërmarrjen e masave të posaçme për siguri gjatë transportit neni 59 i këtij ligji; 1.10. vepron në kundërshtim me dispozitat nga neni 60, paragrafi 2 i këtij ligji. 2. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dënohet për veprat e parapara me këtë nen edhe personi përgjegjës te personi juridik, ndërsa për paragrafi 1 pika 1.2 dhe 1.8 te këtij neni me të njëjtin dënim të paraparë me gjobë. 3. Për shkeljet e këtij neni do të shqiptohen edhe dënimet plotësuese në kohëzgjatje prej një (1) deri në tre (3) vite. 4. Armët dhe municioni konfiskohen. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: A legal person can be fined 5,000 to 50,000 euros for several firearms-compliance breaches, and the responsible person can be fined 200 to 1,000 euros for certain of those breaches.
Neni 76 1. Gjobitet në shumë prej pesëmijë (5.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) personi juridik, i cili: 1.1. nuk u japë vërtetim për aftësim praktik për manipulim me armë personave fizikë - kërkuesve të lejes për furnizim me armë neni 12, paragrafët 3 dhe 4 të këtij ligji; 1.2. në afatin e përcaktuar nuk parashtron kërkesë për regjistrimin e armës dhe lëshimin e lejes për armë neni 16 paragrafi 1 i këtij ligji; 1.3. në afatin e përcaktuar nuk e njofton organin kompetent neni 16 paragrafi 2 i këtij ligji; 1.4. jep vërtetim me të cilin i besohet arma e gjuetisë për gjueti njëditëshe në rajonin e gjuetisë, personit që nuk është anëtarë aktiv i shoqatës së gjuetarëve neni 20 paragrafi 5 i këtij ligji; 1.5. jep në përdorim armë personave, të cilët posedojnë leje gjueti, por nuk janë anëtarë aktivë të shoqatës së gjuetarëve neni 20, paragrafi 5 i këtij ligji; 1.6. në afatin e përcaktuar, nuk paraqet zhdukjen, humbjen ose vjedhjen e armës dhe municionit, pëlqimit për blerje te armës apo lejes neni 45 paragraf 1 i këtij ligji; 1.7. gjatë ndërrimit të selisë në afatin e përcaktuar nuk paraqet armën tek organi kompetent neni 47 i këtij ligji; 1.8. në afatin e përcaktuar nuk kryen gjuajtjen provuese të armës, pas kryerjes së riparimit të pjesëve kryesore të armës së zjarrit neni 51, paragrafi 9 i këtij ligji; dhe 1.9. nuk mban evidencë në pajtim me dispozitat e nenit 69 të këtij ligji. 37 2. Personi përgjegjës tek personi juridik gjobitet në shumë prej dyqind (200) deri në njëmijë (1000) Euro për veprat e parapara në nenin 75 paragrafi 1. pikat 1.1, 1.2, 1.3, 1.6, 1.7, 1.8 dhe 1.9 të këtij ligji.. 3. Për vepra nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni do të shqiptohet dënimi plotësues - marrje e armës dhe municionit. KREU XIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: Subordinate acts required by this law must be issued within 1 year from the law’s entry into force.
Neni 77 Aktet nënligjore Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj do të nxirren në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës duhet të përcaktojë, me akt nënligjor, procedurat, kushtet dhe kriteret për dorëzim vullnetar të armëve të vogla dhe të lehta.
Neni 78 Procedurat dhe kushtet e dorëzimit vullnetar të armëve Qeveria e Kosovës me akt nënligjor do të përcaktojë procedurat, kushtet dhe kriteret për dorëzim vullnetar të armëve të vogla dhe të lehta AVL-ve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: All funds realized under this law are paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 79 Të hyrat nga ligji Të gjitha mjetet e realizuara ne bazë të këtij ligji derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any legal provisions that conflict with it are repealed.
Neni 80 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 81 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-143 17 shtator 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-025-2009, datë 13.10.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-143 PËR ARMËT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in