LIGJI NR. 03/L-144 PËR STANDARDIZIMIN
This text is the preamble announcing the Law on Standardization and stating that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts it.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-144
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble announcing the Law on Standardization and stating that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts it. This provision says the law sets rules for standardization activities in Kosovo and for the organization and functioning of the Kosovo Standardization Agency. This article says the law applies to standards prepared, recognized, approved, and adapted for the fields of economy, metrology, and industry. This article defines the main terms used in the law and states that AKS has the right to represent Kosovo in peer, regional, and international organizations. This provision sets out principles for Kosovo standardization, including voluntary participation of interested parties, consensus, transparency, prevention of private interests overriding public interests, and participation in European and international standardization.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-144 PËR STANDARDIZIMIN
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble announcing the Law on Standardization and stating that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts it.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 60 / 05 NËNTOR 2009 Ligji Nr. 03/L-144 PËR STANDARDIZIMIN Kuvendi i Republikës së Kosovës; Ne mbështetje të nenit 65.1 te Kushtetutës së Republikës se Kosovës, Miraton LIGJ PËR STANDARDIZIMIN
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets rules for standardization activities in Kosovo and for the organization and functioning of the Kosovo Standardization Agency.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj përcaktohen rregullat për zhvillimin e të gjitha veprimtarive të standardizimit në nivel të Kosovës, si dhe organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kosovare të Standardizimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to standards prepared, recognized, approved, and adapted for the fields of economy, metrology, and industry.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për standardet e hartuara, të njohura, të miratuara, të adaptuara për fushën e ekonomisë, të metrologjisë dhe të industrisë. 2. Ky ligj nuk zbatohet për standardet e hartuara, të adoptuara dhe të miratuara të fushës së telekomunikacionit, si dhe të specifikimeve të ndryshme për nevoja interne. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the law and states that AKS has the right to represent Kosovo in peer, regional, and international organizations.
Neni 3 Përkufizime 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Standardizim - veprimtari vullnetare si rezultat i një konsensusi te realizuar nga dhe për vetë palët e interesuara qe ka të bëjë me proceset e përgatitjes, publikimit dhe zbatimit të standardeve bazuar në gjithë përfshirje dhe transparencë; 1.2. Agjencia Kosovare e Standardizimit – AKS - institucion i standardizimit, i njohur në Republikën e Kosovës, i themeluar me ligj, i cili gëzon të drejtën e përfaqësimit kosovar në organizatat homologe, rajonale dhe ndërkombëtare; 1.3. Organizata ndërkombëtare e standardizimit - organizatë standardizimi, (ISO) anëtarësimi në të cilin është i hapur për organet kombëtare përkatëse të çdo vendi; 1.4. Organizatat evropiane të standardizimit - Komiteti Evropian i Standardizimit (CEN), Komiteti Evropian i Standardizimit në Fushën e Elektroteknikës (CENELEC) dhe Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit (ETSI); 1.5. Standard - dokument vullnetar i hartuar me konsensus dhe i miratuar nga një organ i njohur standardizimi, i cili ofron për përdorim të përbashkët dhe të përsëritur, rregulla, udhëzime ose karakteristika për veprimtari apo rezultatet e tyre, për një shkallë optimale rregulli, në një kontekst të dhënë; 1.6. Standard ndërkombëtar - standard i cili është adoptuar nga një Organizatë Ndërkombëtare Standardizimi dhe që i është vënë në përdorim publikut; 2 1.7. Standard evropian (EN) - standard vullnetar, i adoptuar nga njëra prej organizatave evropiane të standardizimit dhe që i është vënë në përdorim publikut; 1.8. Dokument harmonizimi (HD) - dokument normativ vullnetar, i adaptuar nga njëra prej organizatave evropiane të standardizimit, me detyrimin e zbatimit të përmbajtjes teknike në Kosovë dhe shfuqizimin e standardeve të adaptuara kosovare e të dokumenteve normative kosovare, që bien ndesh me ato evropiane; 1.9. Standard i harmonizuar - çdo standard evropian (EN) ose një dokument harmonizimi (HD) i adoptuar nga njëra prej organizatave evropiane të standardizimit, në zbatim të mandatit të lëshuar nga Komisioni Evropian, pas këshillimeve me vendet anëtare, numrat e referencës të të cilit publikohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian; 1.10. Standard kosovar - dokument i miratuar nga Agjencia Kosovare e Standardizimit, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe shënohet me (S K); 1.11. Standard kosovar i harmonizuar - çdo standard kosovar që ka adoptuar një standard evropian të harmonizuar, sipas rregullave teknike; 1.12. Dokument standardizimi - dokument i miratuar nga organet evropiane, ndërkombëtare dhe i adoptuar nga Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), siç janë specifikimet teknike, raportet teknike, manualet apo marrëveshjet e veçanta teknike, i cili është vënë në përdorim të publikut; 1.13. Programi i punës së standardizimit - program pune i Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS), i cili përmban elementet e veprimtarisë së standardizimit për një periudhë të caktuar kohore; 1.14. Këshill Profesional i Standardeve (KPS) organ këshillëdhënës nga palët e interesit; 1.15. Komitet teknik - grupe ekspertësh vullnetarë që veprojnë në fusha të caktuara të standardizimit; 1.16. Kodi i praktikës së mirë - dokument udhëzues që rrjedh nga marrëveshjet ndërkombëtare dedikuar organeve standardizuese; 1.17. Referim tregues ndaj standardeve - referim ndaj standardeve, i cili përcakton se njëra nga mënyrat, për të përmbushur kërkesat përkatëse të një rregulli teknik, është zbatimi i standardit, referuar në aneksin e rregullit; 1.18. Subjekt - person fizik dhe juridik; 1.19. Palë e interesit - person juridik ose fizik ( Universiteti, Oda Ekonomike, kompania private, Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit, shoqata e biznesit dhe përfaqësuesi i mbrojtjes së konsumatorit) që gjendet në një raport të caktuar me institucionin përkatës të standardizimit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision sets out principles for Kosovo standardization, including voluntary participation of interested parties, consensus, transparency, prevention of private interests overriding public interests, and participation in European and international standardization.
Neni 4 Parimet e veprimtarisë kosovare të standardizimit 1. Parimet e veprimtarisë kosovare të standardizimit janë: 1.1. e drejta e pjesëmarrjes vullnetare e palëve të interesuara në procesin e hartimit, miratimit dhe adoptimit të standardeve kosovare, si dhe në zbatimin vullnetar të tyre; 1.2. konsensusi i palëve të interesuara për përmbajtjen e standardeve kosovare; 1.3. transparenca në të gjitha fazat e veprimtarisë së standardizimit, përmes publikimit e informimit të publikut; 3 1.4. parandalimi, që interesat individualë të mbizotërojnë ata të përgjithshëm; 1.5. pjesëmarrja në punën evropiane e ndërkombëtare të standardizimit, zbatimin e standardeve evropiane e ndërkombëtare si standarde kosovare. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision says standardization is intended to improve product and process safety, promote quality, support efficient use of materials and energy, and help remove technical barriers to international trade.
Neni 5 Fushëveprimtaria e standardizimit 1. Fushë veprimtaria e standardizimit ka për qëllim të: 1.1. rrisë nivelin e sigurisë së produkteve dhe proceseve, në funksion të kërkesave për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, sigurisë së shëndetit, mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit, duke siguruar rregulla të përbashkëta; 1.2. promovojë cilësinë e produkteve, proceseve dhe shërbimeve të ndryshme sipas standardeve të caktuara; 1.3. sigurojë shfrytëzim racional të materialeve dhe të energjisë, si dhe efikasitet në punë; 1.4. ndihmojë për heqjen e barrierave teknike në tregtinë ndërkombëtare. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Kosovar standards are identified by letters and numbers; their names must include “S K” or a combination with other letters in some European or international standards cases, and the numeric part must include the standard number and approval year.
Neni 6 Identifikimi i standardeve kosovare 1. Standardet kosovare identifikohen me emërtim shkronjash dhe numrash; 1.1. emërtimi do të përmbajë shkronjat “S K” apo një ndërthurje të shkronjave “S K” me shkronja të tjera, sipas origjinës, në rastet e zbatimit të standardeve evropiane ose ndërkombëtare. 1.2. pjesa numerike përmban numrin e standardit dhe vitin e miratimit të tij. 2. Këto emërtime nuk përdoren për standarde të tjera, që krijohen nga shoqata apo entitete të tjera në Republikën e Kosovës, përveç Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kosovar standards are voluntary, but technical rules may refer to them only in the stated cases, and certain harmonized standards must be handled through AKS and published.
Neni 7 Zbatimi i standardeve kosovare 1. Zbatimi i standardeve kosovare është vullnetar. 2. Standardet kosovare janë të njëjta për të gjithë personat fizikë dhe/ose juridikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Republikën e Kosovës. 3. Një rregull teknik, i cili përmban kërkesa thelbësore, mund t’u referohet standardeve kosovare ose pjesëve të tyre vetëm atëherë kur ky rregull teknik merret nga direktiva të Bashkimit Evropian. Referimi ndaj këtyre standardeve duhet bërë si “Standarde kosovare të harmonizuara”. 4. Standardet kosovare të harmonizuara, të miratuara nga Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) pas këshillimeve dhe me propozimin e ministrive dhe të autoriteteve të tjera ekzekutive, i propozohen Qeverisë për miratim me listë gjegjëse të rregullave teknike. Lista e standardeve kosovare të harmonizuara, si dhe çdo rishikim i tyre publikohet në Gazetën Zyrtare. Çdo referim ligjor ndaj standardeve kosovare të harmonizuara do të ketë karakter tregues. 5. Ministritë, institucionet qendrore dhe organet e pushtetit vendor të cilat përgatisin rregulla teknike që përmbajnë referime ndaj standardeve kosovare ose pjesëve të këtyre standardeve për zbatim në nivel të Kosovës, bashkëpunojnë me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS) për mënyrën e referimit. 6. Një rregull teknik do t’u referohet standardeve kosovare, të cilat njohin, adoptojnë standarde evropiane ose ndërkombëtare, vetëm nëse këto standarde janë adoptuar nga Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) dhe janë publikuar si standarde kosovare në njërën nga dokumentet e saj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Kosovo Standardization Agency is the national body for standardization, except for telecommunications standards, and the electrotechnics committee handles electrotechnics standards within the agency.
Neni 8 4 Agjencia Kosovare e Standardizimit 1. Agjencia Kosovare e Standardizimit është organ kombëtar i standardizimit në Republikën e Kosovës për hartimin, njohjen, adoptimin, miratimin dhe publikimin e standardeve në të gjithë sektorët e ekonomisë, me përjashtim të atyre të fushës së telekomunikacionit. 2. Standardet e fushës se elektroteknikes janë përgjegjësi e komitetit te elektroteknikes, i cili funksionon brenda Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) . 3. Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 4. Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) drejtohet nga Kryeshefi, që emërohet dhe shkarkohet sipas ligjit ne fuqi. 5. Struktura organizative e Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) rregullohet me akt nënligjor. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: AKS represents Kosovo in ISO, IEC, CEN, CENELEC, and other standards-related organizations.
Neni 9 Përfaqësimi Agjencia Kosovare të Standardizimit (AKS) përfaqëson Republikën e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), në Komisionin Ndërkombëtare të Elektroteknikës (IEC), në Komitetin Evropian të Standardizimit (CEN) dhe në Komitetin Evropian për Standardizimin në Fushën e Elektroteknikës (CENELEC) dhe në organizatat tjera që kanë të bëjnë me standardet. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: KPS is an advisory body within the Kosovo Standardization Agency and may draft its own rules of procedure and elect its chair by majority vote.
Neni 10 Këshilli Profesional i Standardizimit 1. Këshilli Profesional i Standardizimit (KPS) është organ këshillëdhënës i përbërë nga palët e interesit dhe funksionon në kuadër të Agjencisë Kosovare të Standardizimit. 2. KPS trajton programet e punës, përbërjen dhe drejtimin e Komiteteve Teknike. 3. Në KPS marrin pjesë përfaqësues nga palët e interesuara për standardizimin. 4. Këshilli Profesional i Standardizimit (KPS) harton rregulloren e vet të punës dhe zgjedh kryesuesin me shumicë votash të anëtarëve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Komitetet teknike janë ekspertë të standardizimit, krijohen/dissolven me propozim të KPS-së dhe vendim të Kryeshefit të AKS-së, dhe pjesëmarrja është vullnetare e e hapur për të gjitha palët e interesit.
Neni 11 Komitetet teknike 1. Komitetet teknike janë grupe ekspertësh të standardizimit që nuk bëjnë pjesë në strukturat e brendshme të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) dhe angazhohen për fusha të caktuara të standardizimit. 2. Komitetet teknike krijohen dhe shpërbëhen me propozim të Këshillit profesional të Standardizimit (KPS) dhe vendim të Kryeshefit të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS). 3. Pjesëmarrja në komitetet teknike është vullnetare dhe e hapur për të gjitha palët e interesit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: People and legal entities that carry out economic activity in Kosovo have the right to join the Kosovo Standardization Agency.
Neni 12 Anëtarësimi 1. Çdo person juridik ose fizik, që ushtron veprimtari ekonomike në Republikën e Kosovës, ka të drejtë të anëtarësohet në Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS-së). 2. Të drejtat, detyrimet dhe kuota e anëtarësimit përcaktohen me marrëveshje me palët e interesuara. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Kosovo Standardization Agency has multiple powers and duties in standardization, including setting work rules, publishing standards, maintaining databases and archives, offering information services, cooperating with other standardization bodies, and publishing a bulletin and catalog each first quarter of the year.
Neni 13 Kompetencat 5 1. Agjencia Kosovare e Standardizimit ushtron këto kompetenca: 1.1. harton dhe miraton rregullat dhe procedurat e punës për veprimtaritë e standardizimit, në zbatim të veprimtarive të organizatave evropiane të standardizimit; 1.2. përgatit, miraton dhe publikon programin e punës së standardizimit, në përputhje me interesat e palëve. 1.3. harton, njeh, adopton, miraton, zbaton, ndryshon, shfuqizon dhe publikon standardet kosovare dhe dokumentet kosovare të standardizimit; 1.4. zbaton parimet dhe rregullat e ndjekura nga organizatat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit; 1.5. përgatit dhe mirëmban bazën e të dhënave për standardet: 1.6. përgatit dhe mirëmban arkivin me standarde kosovare, evropiane, ndërkombëtare, si dhe kryen shitjen e tyre sipas ligjit në fuqi; 1.7. ofron shërbime informacioni për subjektet afariste të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj; 1.8. zbaton detyrimet si Pikë Referimi, të cilat rrjedhin si rezultat i marrëveshjes me CEFTA- n/OBT për barrierat teknike në tregti dhe të kodit të praktikës së mirë për hartimin, adoptimin dhe zbatimin e standardeve; 1.9. zbaton detyrimet që rrjedhin nga direktiva 98/34/EC e BE-së, datë 22 qershor 1998, të ndryshuar 98/48/EC dhe Direktiva 2006/96 EC “Për dhënien e informacionit në fushën e standardeve dhe rregullave teknike dhe rregullave për shërbimet e informimit të shoqërisë”; 1.10. shkëmben informacion dhe bashkëpunon në fushën e standardizimit me organe kombëtare të standardizimit të vendeve të tjera; 1.11. organizon trajnime dhe veprimtari për standardizimin; 1.12. publikon buletinin dhe katalogun e standardeve kosovare brenda tremujorit të parë të çdo viti kalendarik. 1.13. inicon studimet, publikimet, përvojën dhe punën kërkimore për standardizimet, si dhe veprimtari të tjera që kanë lidhje me standardizimin; - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Any subject may submit a proposal to the Kosovo Standardization Agency for drafting, adopting, and approving a Kosovar standard, and standardization procedures must set out the required criteria and publication steps.
Neni 14 Hartimi, adoptimi, miratimi dhe publikimi i standardeve kosovare 1. Çdo subjekt mund t’i paraqesë Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) një propozim, të shoqëruar me arsyetimin përkatës, për hartimin, adoptimin dhe miratimin e një standardi kosovar. 2. Procedura e hartimit, adoptimit dhe miratimit të standardeve kosovare duhet të përcaktojë: 2.1. objektivat që duhen arritur nga standardi i propozuar; 2.2. faktorët dhe ndikimin ekonomik; 2.3. burimet e financimit dhe të ekspertizës; 2.4. zbatimet e mundshme të standardit, në kuadër të vlerësimit të Konformitetit; 2.5. lidhjet me standardet e tjera. 6 3. Standardet evropiane dhe ndërkombëtare janë të gatshme për përdorim publik, përmes njohjes dhe adoptimit të tyre si standarde kosovare. 4. Standardet evropiane e ndërkombëtare zbatohen në të njëjtën mënyrë si standarde kosovare përmes: 4.1. njohjes, adoptimit, miratimit dhe përgatitjes së një teksti të njëjtë me origjinalin e standardit në gjuhët zyrtare; 4.2. hartimit të faqes së parë në gjuhët zyrtare; 4.3. miratimit me listë si standarde kosovare. 5. Konfirmimi i miratimit si standarde kosovare bëhet përmes përgatitjes së një dokumenti zyrtar miratimi, si dhe me shpalljen në buletinin periodik të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS). 6. Me njohjen, adoptimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare si standarde kosovare, çdo standard kosovar apo akt tjetër normativ, që bie ndesh me ato evropiane shfuqizohet. 7. Procedura për njohjen, adoptimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare si standarde kosovare përcaktohet në rregullat dhe procedurat për veprimtaritë e standardizimit, të cilat përcaktohen me akt nënligjor. 8. Hartimi, njohja apo adoptimi, miratimi dhe publikimi i standardeve kosovare bëhen në përputhje me rregullat dhe procedurat për veprimtaritë kosovare të standardizimit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Kosovar standardization documents must be drafted, adopted, and approved under the rules and procedures for standardization activities, and they must be identified with specific letter-and-number names.
Neni 15 Hartimi, adoptimi dhe miratimi i dokumenteve kosovare të standardizimit 1. Dokumentet kosovare të standardizimit hartohen, adoptohen dhe miratohen sipas rregullave dhe procedurave për veprimtaritë kosovare të standardizimit. 2. Dokumentet kosovare të standardizimit identifikohen përmes emërtimit me shkronja dhe numra: 2.1. emërtimi me shkronja përbëhet nga shkronjat “DS” (Dokument standardizimi), ose në një kombinim të shkronjave DS dhe emërtime të tjera me shkronja, në rastet e njohjes apo adoptimit të dokumenteve evropiane ose ndërkombëtare të standardizimit. 2.2. emërtimi numerik përbëhet nga numri i dokumenteve të standardizimit dhe viti i miratimit apo adoptimit të tyre. Këto emërtime nuk do të përdoren për dokumente të tjera standardizimi përveç dokumenteve kosovare të standardizimit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: AKS must periodically check and confirm the status of Kosovo standards.
Neni 16 Konfirmimi, ndryshimi, ripunimi dhe shfuqizimi i standardeve kosovare dhe i dokumenteve kosovare të standardizimit 1. Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) kontrollon periodikisht dhe konfirmon statusin e standardeve kosovare. 2. Konfirmimi, ndryshimi, ripunimi dhe shfuqizimi i një standardi kosovar apo i një dokumenti kosovar të standardizimit realizohet në përputhje me rregullat dhe procedurat e veprimtarive kosovare të standardizimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: AKS holds the copyright and sale right for Kosovo standards and standardization documents, and has the exclusive right to publish, reproduce, distribute, and sell draft and final standardization materials.
Neni 17 E drejta e autorit dhe e drejta e shitjes 1. E drejta e autorit për formën, përmbajtjen dhe e drejta e shitjes për çdo standard kosovar apo dokument tjetër standardizimi i takon Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS). 7 2. Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) ka të drejtën ekskluzive për botimin, riprodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e projekt standardeve dhe standardeve kosovare, të projekt dokumenteve dhe të dokumenteve kosovare të standardizimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: AKS is funded by Kosovo’s budget, donor-program/project participation, and donations or grants from natural or legal persons.
Neni 18 Burimet e financimit të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) 1. Të ardhurat buxhetore të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) sigurohen nga: 1.1. buxheti i Kosovës; 1.2. pjesëmarrja në programe donatorësh dhe/ose projekte, që kanë qëllime të caktuara financimi, qofshin këto evropiane, ndërkombëtare apo të çdo lloji tjetër; 1.3. donacione apo grande nga subjektet fizikë dhe/ose juridikë; - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: AKS may start court proceedings against a natural or legal person acting against article 17, and sanctions are imposed under the Penal Code.
Neni 19 Dispozitat ndëshkuese 1. Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) ka të drejtë ta iniciojë procedurën gjyqësore kundër personit fizik ose juridik, që ushtron aktivitet në kundërshtim me nenin 17 të këtij ligji. 2. Masat ndëshkimore shqiptohen në pajtim me dispozitat e Kodit Penal. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Pre-existing Kosovo standards labeled “S K” remain valid after this law starts to apply, and the Ministry of Trade and Industry must issue sublegal acts for implementation.
Neni 20 Dispozitat kalimtare 1. Standardet kosovare, të emërtuara me shkronjat “S K”, të cilat janë miratuar, njohur apo adoptuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji e ruajnë vlefshmërinë edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nxjerr akte nënligjore. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the listed standardization laws and conflicting subordinate acts are repealed.
Neni 21 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen Ligji nr. 2004/12 “Për Standardizimin” dhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 2004/12 “Për Standardizimin”, nr. 02/L-83 si dhe aktet e tjera nënligjore, që janë në kundërshtim më këtë ligj. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 22 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-144 30 shtator 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-028-2009, datë 19.10.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-144 PËR STANDARDIZIMIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in