LIGJI NR. 03/L-145 PËR FUQIZIM DHE PJESËMARRJE TË RINISË
This is the preamble and title of the Youth Empowerment and Participation Law of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-145
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the Youth Empowerment and Participation Law of Kosovo. This article states the law’s purpose: to promote and continually reaffirm young people’s participation in decision-making, without discrimination or exclusion, in a democratic society. This article sets the law’s scope: it covers youth-sector strengthening, youth participation in decision-making, responsibilities of central and local institutions toward youth and youth organizations, volunteer work, non-formal education, and guidance for licensing youth centers. This article defines key terms used in the law, including youth, youth organization, ministry, youth center, youth sector, youth program, municipal youth directorate, youth action council, youth volunteering, and non-formal education. Të rinjtë kanë të drejtë të vetorganizohen dhe të marrin pjesë në organizime shoqërore; organet publike nuk duhet të ndërhyjnë, përveç kur e lejon ligji.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-145 PËR FUQIZIM DHE PJESËMARRJE TË RINISË
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the Youth Empowerment and Participation Law of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 60 / 05 NËNTOR 2009 Ligji Nr. 03/L-145 PËR FUQIZIM DHE PJESËMARRJE TË RINISË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Ne mbështetje të nenit 65 (1) te Kushtetutës së Republikës se Kosovës, Miraton: LIGJ PËR FUQIZIM DHE PJESËMARRJE TË RINISË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to promote and continually reaffirm young people’s participation in decision-making, without discrimination or exclusion, in a democratic society.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim avancimin dhe riafirmimin e vazhdueshëm të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, në zhvillimin e një shoqërie demokratike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the law’s scope: it covers youth-sector strengthening, youth participation in decision-making, responsibilities of central and local institutions toward youth and youth organizations, volunteer work, non-formal education, and guidance for licensing youth centers.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj përcakton: 1.1. përgjegjësitë themelore për fuqizimin e sektorit rinor në Kosovë dhe përkrahjen e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje. 1.2. përgjegjësitë e institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale ndaj të rinjve dhe organizatave rinore në fushat përkatëse të rregulluara me këtë ligj. 1.3. punën vullnetare dhe edukimin joformal të të rinjve. 1.4. udhëzimin për licencimin e qendrave rinore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including youth, youth organization, ministry, youth center, youth sector, youth program, municipal youth directorate, youth action council, youth volunteering, and non-formal education.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Moshë rinore ose “i ri, e re - grup-mosha e të rinjve prej pesëmbëdhjetë (15) deri njëzetekatër (24) vjeç. 1.2. Organizatë rinore - organizatë jofitimprurëse, të themeluar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ku shumica e anëtarëve janë të rinj. 1.3. Ministria - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit. 1.4. Qendër rinore - hapësira e funksionalizuar për zhvillimin e veprimit të të rinjve e licencuar nga drejtoria komunale përgjegjëse për rini. 2 1.5. Sektor i rinisë - të gjitha organizatat qeveritare, joqeveritare, publike dhe private si dhe personat e tjerë fizikë dhe juridikë të angazhuar në programe për të mirën dhe realizimin e interesave të të rinjve. 1.6. Program rinor - program që adreson nevojat e të rinjve, në kohëzgjatje më shumë se gjashtë muaj, të miratuar dhe të mbikëqyrur drejtpërdrejt nga drejtoria komunale përgjegjëse për rini, nëse përfshin vetëm një komunë dhe nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Ministrisë, përkatësisht të Departamentit të Rinisë si përgjegjës për rini, nëse përfshin më shumë se një komunë. 1.7. Drejtori komunale e rinisë - drejtoria komunale e kulturës, rinisë dhe e sportit. 1.8. Këshilli i veprimit të rinisë - organ i përfaqësimit rinor, i përbërë nga përfaqësuesit e organizatave rinore jofitimprurëse të nivelit qendror dhe lokal. 1.9. Punë vullnetare e rinisë - veprimtari e rinisë e organizuar nga Institucioni përkatës, ku të rinjtë vullnetarisht ofrojnë kohën, punën, njohuritë, aftësitë e tyre pa pagesë apo shpërblim, në shërbim të komunitetit, për të mirën e shoqërisë. Puna vullnetare e rinisë do të njihet si përvojë pune nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport përkatësisht Ministria. Dëshminë për këtë e lëshon Institucioni përkatës. 1.10. Edukimi joformal - veprimtari mësimore e realizuar gjatë tërë jetës, me qëllim të përmirësimit të njohurive, të shkathtësive dhe të kompetencës, në kuadër të perspektivës individuale, qytetare, shoqërore që lidhet me punësimin. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Të rinjtë kanë të drejtë të vetorganizohen dhe të marrin pjesë në organizime shoqërore; organet publike nuk duhet të ndërhyjnë, përveç kur e lejon ligji.
Neni 4 E drejta e të rinjve për vetorganizim dhe punë vullnetare 1. Vetorganizohen lirisht dhe vullnetarisht në organizata dhe grupe të tjera formale dhe joformale, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 2. Marrin pjesë në të gjitha format e organizimit shoqëror, duke përfshirë të drejtën e votimit dhe të zgjedhjes në trupa të ndryshëm të përfaqësimit rinor. Në realizimin e kësaj të drejte nuk do të ketë asnjë ndërhyrje nga organet publike, përveç rastit kur një gjë e tillë parashihet me ligj. 1. Të rinjtë, respektojnë parimet e paqes, të drejtësisë dhe të mirëkuptimit ndërmjet njerëzve që kanë për qëllim mirëqenien dhe zhvillimin në Republikën e Kosovës. 2. Të rinjtë, respektojnë barazinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Central government bodies must carry out the listed youth-sector responsibilities in coordination with the Kosovo Youth Action Council.
Neni 6 Përgjegjësitë e organeve të pushtetit qendror 1. Organet e pushtetit qendror, në pajtim me Këshillin e veprimit të rinisë të Kosovës, mbajnë përgjegjësi: 1.1. për zhvillimin, miratimin dhe zbatimin e dokumenteve përkatëse të sektorit të rinisë; 1.2. për zhvillimin, miratimin dhe zbatimin e programeve të tjera rinore; 1.3. për zhvillimin e procedurave dhe kritereve për avancimin dhe njohjen e punës vullnetare dhe të formave të tjera të veprimtarive të rinisë; 1.4. për mbledhjen dhe ofrimin e të dhënave për pozitën e të rinjve; 1.5. për mbështetjen e programeve për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve në sektorin e rinisë; - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Government must issue a subordinate act to determine the key ministries responsible for implementing paragraph 1 of this article.
Neni 5 Përgjegjësitë e të rinjve 3 1.6. për ofrimin e informacioneve dhe të konsultimeve të rregullta me të rinjtë lidhur me politikat dhe programet rinore në vend dhe programet e këmbimit rinor ndërkombëtar; 1.7. për mbështetjen e integrimit dhe të pjesëmarrjes në shoqëri të grupeve të margjinalizuara nëpërmjet programeve dhe fushatave; 1.8. për sigurimin e strukturave dhe të procedurave që garantojnë pjesëmarrjen e rinisë dhe partneritetin ndërmjet organizatave rinore dhe Qeverisë. 2. Qeveria me akt nënligjor do të përcaktojë ministritë kyçe, përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të paragrafit 1. të këtij neni. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Komunat duhet të sigurojnë burime, hapësirë publike, mbështetje për organizatat rinore, politika rinore lokale dhe një proces transparent për angazhimin e menaxhmentit të qendrës rinore publike.
Neni 7 Përgjegjësitë e organeve të pushtetit komunal 1. Organet e pushtetit komunal kanë përgjegjësi: 1.1. për t’u përkujdesur për sigurimin e resurseve njerëzore dhe financiare për realizimin e programeve të rinisë; 1.2. për t’u përkujdesur për sigurimin e hapësirës së duhur publike në konsultim me këshillin e veprimit të rinisë të komunës, ku të rinjtë planifikojnë, udhëheqin dhe zhvillojnë veprimtaritë e tyre rinore dhe edukimin joformal; 1.3. për mbështetjen e organizatave rinore për edukim joformal dhe për veprimtari të tjera zhvillimore të inicuara nga të rinjtë; 1.4. për zhvillimin e politikave rinore lokale në konsultim me këshillin e veprimit të rinisë të komunës, në përputhje me nevojat lokale; 1.5. për sigurimin e një procesi transparent gjatë angazhimit të menaxhmentit për qendrën e licencuar publike rinore nga komuna përkatëse. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The central youth council is a voluntary organization of youth organizations active in Kosovo.
Neni 8 Këshilli qendror i veprimit rinor 1. Këshilli qendror i veprimit rinor është organizim vullnetar i organizatave rinore që veprojnë në Kosovë. 2. Këshilli qendror i veprimit rinor është formacion këshillues për çështje rinore, që përfaqëson interesat e organizatave rinore tek institucionet e pushtetit qendror dhe te mekanizmat rinorë ndërkombëtarë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Central Youth Action Council’s work responsibilities are based on equality and equal participation for everyone and are regulated by sublegal acts.
Neni 9 Përgjegjësitë e punës së Këshillit qendror të veprimit rinor Përgjegjësitë e punës së Këshillit qendror të veprimit rinor bazohen në parimin e barazisë dhe të pjesëmarrjes së barabartë për të gjithë dhe rregullohen me akte nënligjore. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The local youth action council is an advisory body made up of local youth organizations and young people’s interests represented to local government institutions.
Neni 10 Këshilli lokal i veprimit rinor Këshilli lokal i veprimit rinor është formacion këshillues i organizatave rinore, që veprojnë në nivelin lokal dhe përfaqësojnë interesat e organizatave rinore dhe të rinjve tek institucionet e pushtetit lokal. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The local youth action council’s work responsibilities are based on equality and equal participation for everyone, and they are regulated by subordinate regulations.
Neni 11 Përgjegjësitë e punës së Këshillit lokal të veprimit rinor Përgjegjësitë e punës së Këshillit lokal të veprimit rinor bazohen në parimin e barazisë dhe të pjesëmarrjes së barabartë për të gjithë, kurse rregullohen me akte nënligjore. 4 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Youth centers must provide space for youth programs and activities, and be open to all young people. Licensed youth centers must also provide space, resources, and opportunities for non-formal education and other youth-planned activities.
Neni 12 Qendrat rinore 1. Qendrat rinore ofrojnë hapësirë për programet dhe veprimtaritë e të rinjve në bazë të statutit të tyre, ndërsa janë të hapura për të gjithë të rinjtë. 2. Qendra rinore e licencuar nga drejtoria komunale përgjegjëse për rini, sipas llojit dhe natyrës së saj, duke marrë parasysh strukturën, programet dhe mundësitë për përmbushjen e detyrave që lidhen me zhvillimin fizik, mental, shoqëror dhe shpirtëror të të rinjve, ofron hapësirë, resurse dhe mundësi për zhvillimin e veprimtarive edukative joformale, si dhe të veprimtarive të tjera të planifikuara nga të rinjtë. 3. MKRS-ja, me vendim të veçantë, në pajtim me Këshillin e veprimit të rinisë, do të përcaktojë udhëzimin për licencimin e një qendre rinore. 4. Drejtoria komunale përgjegjëse për rini, pas konsultimit me Këshillin e veprimit rinor lokal, do të licencojë me vendim komunal qendrat rinore, në përputhje me udhëzimin e këtij neni. 5. Këshilli i veprimit rinor lokal do t’i shqyrtojë hollësisht të gjitha mundësitë dhe mënyrat për sigurimin e hapësirave publike, të mjeteve financiare, përkatësisht të burimeve komunale, me qëllim të mbështetjes së qendrave rinore në secilën komunë dhe, në veçanti, në zona rurale me numër të madh të të rinjve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Kosovo institutions must ensure youth participation and influence in decision-making within their own remit.
Neni 13 Pjesëmarrja e të rinjve në politikat sektoriale 1. Institucionet e Kosovës, secila në fushëveprimin e vet, sigurojnë pjesëmarrje të të rinjve dhe ndikim në procesin e vendimmarrjes. 2. Pjesëmarrja e të rinjve në politikat sektoriale bëhet në këto fusha: 2.1. arsim; 2.2. punësim; 2.3. shëndet publik; 2.4. çështje sociale; 2.5. kulturë, sport dhe rekreacion; 2.6. edukim qytetar dhe demokraci; 2.7. ambient, planifikim hapësinor dhe zhvillim rural. KREU II PUNA VULLNETARE E TË RINJËVE DHE EDUKIMI JOFORMAL - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Volunteer work for young people is unpaid, should not harm health or interfere with schooling, and the Ministry may regulate how the article is implemented.
Neni 14 Puna vullnetare e të rinjve 1. Puna vullnetare e të rinjve do të shërbejë si vlerë me interesa dhe përfitim për shoqërinë. 2. Organizues të punës vullnetare mund të jenë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, që punojnë për të mirën e shoqërisë. 5 3. Është e ndaluar që puna vullnetare e të rinjve të shfrytëzohet për qëllime dhe objektiva përfituese personale ose familjare. 4. Puna vullnetare e të rinjve nuk paguhet. 5. Puna vullnetare e të rinjve harmonizohet me kualifikimin e vullnetarëve të rinj. 6. Puna vullnetare nuk duhet të dëmtojë shëndetin e vullnetarëve të rinj. 7. Puna vullnetare e të rinjve nuk duhet t’i kufizojë detyrat dhe obligimet lidhur me shkollimin, studimin ose arsimimin profesional e vullnetar të të rinjve. 8. Puna vullnetare e të rinjve do t’u mundësojë vullnetarëve të rinj që të arrijnë perspektivën, përkatësisht të përmirësojnë përvojat profesionale të aftësive dhe praktikat vullnetare. 9. Puna vullnetare e të rinjve rregullohet me kontratën për punë vullnetare ndërmjet organizatorit dhe vullnetarit të ri dhe duhet të njihet si përvojë pune, e cila do të konsiderohet si përparësi në rast të konkurrimit për punësim. 10. Ministria nëpërmjet një akti nënligjor rregullon zbatimin e paragrafëve 1-9 të këtij neni. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article says non-formal education is carried out across all fields, encouraged for youth development, and may be supported by certificates from MKRS and an administrative instruction from the Ministry of Culture, Youth and Sport.
Neni 15 Edukimi joformal 1. Edukimi joformal realizohet në të gjitha fushat, si kërkesë nga të rinjtë në pajtim me ligjet ekzistuese të Republikës së Kosovës. 2. Edukimi joformal inkurajohet që të mbështesë zhvillimin, përgjegjësinë e qytetarëve të vetëdijshëm, në përputhje me parimet në interes të demokracisë, të humanitetit dhe të tolerancës, të mbrojtjes së mjedisit, të identitetit historik, të zhvillimit kulturor, të ndryshimeve ndërkulturore, të dialogut shoqëror dhe politik, të kujdesit shëndetësor dhe të edukimit fizik, për punësim dhe promovim për të rinjtë. 3. Edukimi joformal inkurajohet me dhënien e certifikatave nga MKRS-ja për pjesëmarrësit në trajnim. 4. Edukimi joformal zbatohet sipas parimeve të lartpërmendura në përputhshmëri me nxjerrjen e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit dhe në bashkëpunim me të gjitha ministritë përkatëse. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Internal normative acts of youth organizations must fully comply with this law and other applicable legislation.
Neni 16 Aktet normative të organizatave rinore Aktet e brendshme normative të organizatave rinore duhet të jenë në përputhje të plotë me dispozitat e këtij ligji dhe me legjislacionin në fuqi. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Youth councils and youth organizations must record their members.
Neni 17 Evidencimi Këshilli qendror i veprimit rinor, këshilli lokal i veprimit rinor dhe organizatat rinore, bëjnë evidencimin e anëtarëve të tyre. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Youth organizations must cooperate broadly at central and local level, with non-profit and international youth organizations, with economic entities, with youth-related institutions, and with print and electronic media.
Neni 18 Bashkëpunimi 1. Organizatat rinore realizojnë bashkëpunim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës në nivelin qendror dhe lokal, por edhe me organizatat e tjera jofitimprurëse, duke përfshirë edhe organizatat rinore ndërkombëtare, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi. 2. Organizatat rinore realizojnë bashkëpunimin sipas paragrafit 1. të këtij neni edhe me subjektet ekonomike, me qëllim të integrimit dhe të ndihmesës së tyre në veprimtaritë rinore, si me institucionet 6 vendore dhe ndërkombëtare, që merren me çështje rinore, duke përfshirë edhe mediat e shkruara dhe elektronike. 3. Organizatat rinore dhe të gjitha format e tjera të organizimit të të rinjve, veprimtaritë e tyre i zhvillojnë sipas këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Implementing by-laws for this law must be issued within 6 months after the law enters into force.
Neni 19 Dispozitat kalimtare Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji do të nxirren jo më vonë se gjashtë (6) muaj, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) dite pas publikimit ne Gazetën Zyrtare te Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-145 30 shtator 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-029-2009, datë 19.10.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-145 PËR FUQIZIM DHE PJESËMARRJE TË RINISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in