LIGJI NR. 03/L-146 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR
This text identifies Kosovo’s Law on Value Added Tax and the start of its general provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-146
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies Kosovo’s Law on Value Added Tax and the start of its general provisions. This provision says the law regulates the value added tax (VAT) system in Kosovo. This article defines terms used in the law, including ATK, VAT, employer, employee, taxable supply, exempt supply, export, import, and several fiscal and customs terms. TVSH must be charged on taxable supplies of goods and services made in Kosovo and on imports of goods into Kosovo. Ky nen përcakton kush konsiderohet person i tatueshëm për TVSH dhe kur disa subjekte nuk trajtohen si të tillë.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-146 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR
Showing 67 of 67
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies Kosovo’s Law on Value Added Tax and the start of its general provisions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 65 / 05 SHKURT 2010 Ligji nr. 03/L- 146 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) te Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the value added tax (VAT) system in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-në) në territorin e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including ATK, VAT, employer, employee, taxable supply, exempt supply, export, import, and several fiscal and customs terms.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. ATK - Administrata Tatimore e Kosovës. 1.2. TVSH - tatimi mbi vlerën e shtuar i cili përfshinë aplikimin e tatimit të përgjithshëm në konsum për mallra dhe shërbime, që është saktësisht proporcional me çmimin e mallrave dhe shërbimeve. TVSH llogaritet në këtë çmim sipas normës së aplikueshme, ngarkohet në fazat e ndryshme të prodhimit, shpërndarjes dhe ciklit jetësor të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, dhe që në fund bartet nga konsumatori i fundit. 1.3. Drejtor – Drejtori i Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës. 1.4. E drejta in rem - para së gjithash është një e drejtë që e dhuron pronari i saj për të shfrytëzuar dhe fituar beneficionet (të mirat) e pasurisë së paluajtshme. Format e të drejtave in rem janë usufrukti dhe lizingu afatgjatë dhe të drejtat e tjera të ngjashme siç janë definuar në legjislacionin e Kosovës. Hipoteka dhe barra nuk konsiderohen si e drejtë in rem. 1.5. Mallrat kapitale - mallrat si pajisjet apo makineritë e shfrytëzuara për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera me jetë të dobishmerisë për një apo me shumë vite të siguruara për çmimin kushtues të barabartë ose më të lartë se njëmijë (1.000) €. 1.6. Pasuri e prekshme - çdo pasuri që nuk është pasuri e paprekshme dhe përfshinë: 1.6.1. interesi në pasurinë e patundshme; 1.6.2. të drejtat in rem që i japin poseduesit të atyre të drejtave një të drejtë për përdorimin e pasurisë së patundshme; dhe 1.6.3. aksionet ose interesi i barabartë me aksionet që i japin poseduesit de jure ose de facto të drejtën e pronësisë ose të posedimit të pasurisë së patundshme, apo të ndonjë pjese të pasurisë së patundshme. 2 1.7. Pasuri e paprekshme - patentat, të drejtat e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë tjera që përbëhen vetëm nga të drejtat, por që nuk kanë formë fizike. 1.8. Konsiderata - çdo veprim ose akti i heqjes dorë në lidhje me furnizimin e mallrave ose shërbimeve, dhe duhet të përfshijë çdo shumë që është e pagueshme ose mallrat e pranuara nëpërmes të transaksionit barter. 1.9. Transaksioni barter – një transaksion i cili involvon dy palë, ku njëra palë siguron për palën tjetër mallin, shërbimin, ose asetin me përjashtim të parave të gatshme, në këmbim për mallin, shërbimin ose mjetin me përjashtim të parave të gatshme. 1.10. Aktiviteti ekonomik- çdo aktivitet te prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra dhe shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme ose të pa prekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik. 1.11. Punëdhënës- çdo person i cili paguan rroga dhe përfshinë: 1.11.1. një autoritet publik; 1.11.2. një organizatë biznesi; 1.11.3. një njësi të përhershme të jo rezidentëve sikur që është definuar sipas Legjislacionit mbi tatimin në të ardhurat e korporatave; 1.11.4. një organizatë jo qeveritare; 1.11.5. një organizatë ndërkombëtare; 1.11.6. një qeveri të huaj; dhe 1.11.7. një person fizik i cili paguan rroga gjatë rrjedhës së zhvillimit të biznesit në Kosovë. 1.12. I punësuar- personin fizik i lidhur me punëdhënësin nëpërmjet kontratës të punësimit ose me çdo lidhje tjetër ligjore qe krijon marrëdhënien punëdhënës i punësuar qe ka te bëjë me kushtet e punës, pagesën dhe detyrimin e punëdhënësit, pavarësisht prej asaj se a është bërë puna me kontratë, me marrëveshje të tjera komerciale, apo me marrëveshje të shkruar apo të pa shkruar i punësuari përfshinë të gjithë zyrtarët publik dhe anëtarët e organeve ekzekutive, përfaqësuese dhe juridike. 1.13. Me qëndrim në Kosovë - një person që ka një vend të biznesit ose një njësi fikse, ose në mungesë të këtij vendi të biznesit ose njësisë fikse, ka një vend ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon në Kosovë. 1.14. Derogimi - për qëllime të zbatimit të këtij Ligji, derogim nënkupton moszbatimin apo përjashtimin nga rregulla e përgjithshme apo standarde e dispozitës së këtij Ligji. 1.15. Rabati - zbritja e paguar për blerësit pas ndodhjes së transaksionit. Shembujt përfshijnë ripagesën totale apo të pjesërishme të parave nga shitësi për mallrat e kthyera ose për mospërshtatjen me kualitetin e mallrave. 1.16. Zbritjet - zbritja nga lista ose të çmimit të reklamuar të mallit apo shërbimit që është në dispozicion për blerësit në kushte specifike. Shembujt përfshijnë zbritjet e parave të gatshme, zbritjet për pagesa të shpejta, zbritjet në vëllim, skontot tregtare. 1.17. Pajisja Elektronike Fiskale (FED) - për qëllim të këtij ligji termi “Pajisja Elektronike Fiskale “ përfshinë pajisjet elektronike si regjistruesit e arkave fiskale dhe pajisjet e pikave elektronike te shitjes 3 të cilat licencohen dhe autorizohen nga organet kompetente të Ministrisë së Financave në mënyrë që të njihen si të fiskalizuara. Këto pajisje shfrytëzojnë memoriet e zhvilluara elektronike të integruara në regjistruesit e arkave ose sistemet e zhvilluara me bazë kompjuterike për regjistrimin e transaksioneve të shitjes, printimet e tyre nëpërmes të printerëve fiskal dhe certifikimin e tyre nëpërmes të pajisjeve fiskale elektronike për nënshkrim dhe pajisjeve të ngjashme. Pajisja Fiskale Elektronike shfrytëzohet për lëshimin e kuponëve fiskal për të hyrat. Lëshimi i kuponëve për të hyrat nuk varet nga mënyra e pagesës (pagesa me para të gatshme, pagesa me kartelën e kreditit ose ndonjë instrument ekuivalent i pagesës p.sh me çek). 1.18. Rimbursimi për mallin e kthyer - rimbursimin e çmimit total apo të pjesërishëm të shitjes të një artikulli (malli), i cli kthehet pasi që çmimi i tij i shitjes të jetë regjistruar në Pajisjen Elektronike Fiskale në pajtueshmëri me këtë ligj. 1.19. Cash Back - është instrument bankar nëpërmes të së cilit klienti pas blerjes së mallrave e shfrytëzon kartelën e debitit për të paguar mallrat e blera dhe në të njëjtën kohë bënë tërheqje të parave të gatshme nga llogaria e tij nëpërmes të arkëtarit. Këto dy veprime bëhen me një Kartelë të Pagesës. 1.20. Tatimi i llogaritur- TVSH-në në furnizimet të cilat i bënë personi i tatueshëm ose mallrat që i eksporton personi i tatueshëm. 1.21. Tatim i zbritshëm- nënkupton: 1.21.1.obligimin e TVSH-së ose TVSH-në e paguar nga personi i tatueshëm në lidhje me mallrat apo shërbimet e furnizuara ose që do t’i furnizohen atij nga personi tjetër i tatueshëm; dhe 1.21.2. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar nga personi i tatueshëm në lidhje me mallrat e importuara. 1.22. Furnizim i tatueshëm- çdo furnizim me mallra ose shërbime të bëra në mbështetje të çdo veprimtarie ekonomike të zhvilluar në Kosovë, e që nuk është një furnizim i liruar. 1.23. Furnizim i liruar- çdo furnizim të mallrave ose shërbimeve të bëra në mbështetje të çdo aktiviteti ekonomik të zhvilluar në Kosovë, për të cilin personi i tatueshëm – furnizuesi nuk e ka të drejtën të ngarkojë konsumatorin ose blerësin me TVSH. 1.24. Entitet- nënkupton; 1.24.1. një korporatë ose një organizatë tjetër biznesi e cila e ka statusin e personit juridik siç është definuar në legjislacionin mbi organizatat biznesore; 1.24.2. një organizatë biznesi që vepron me mjetet me pronësi publike apo shoqërore, 1.24.3. një organizatë jo qeveritare; dhe 1.24.4. njësinë e përhershme të një jo rezidenti. Termi entitet nuk përfshinë një ndërmarrje personale të biznesit apo një ortakëri. 1.25. Person - një person fizik, person juridik ose një entitet dhe për qëllime të TVSH-së, përfshin një ortakëri dhe një grupim të personave. 1.26. Person juridik - një korporatë ose një organizatë tjetër biznesi që e ka statusin e personit juridik sipas Ligjit mbi organizatat biznesore dhe legjislacionit tjetër të aplikueshëm në Kosovë. 4 1.27. Ortakëri- ortakëria e përgjithshme dhe ortakërinë e kufizuar që nuk është person juridik sipas Ligjit mbi organizatat biznesore dhe që në kushte normale ndajnë në mënyrë proporcionale pjesët e kapitalit, të ardhurat, fitimin dhe humbjen në mes të ortakëve të saj. 1.28. Organizatë Jo qeveritare në Kosovë - çdo fondacion, shoqatë ose organizatë e regjistruar si organizatë jo qeveritare sipas Legjislacionit që rregullon regjistrimin dhe funksionimin e organizatave jo qeveritare në Kosovë. 1.29. Grupimi i personave për qëllime të TVSH-së” një asociacion i personave të krijuar për qëllim të përbashkët për të zhvilluar një aktivitet ekonomik të veçantë, duke përfshirë konsorciumin mirëpo duke përjashtuar ortakëritë. 1.30. Momenti i ngarkimit me TVSH - ngjarja nëpërmes të së cilës plotësohen kushtet ligjore të nevojshme që TVSH-ja të bëhet e ngarkueshme. 1.31. Ngarkimi me TVSH - kur ATK sipas këtij ligji, në momentin e dhënë e fiton të drejtën që të kërkojë TVSH-në nga personi i obliguar që ta paguaj atë, edhe pse koha e pagesës mund të shtyhet. 1.32. Faturë tatimore - një faturë ose ndonjë dokument tjetër i kërkuar në kreun 15 të këtij Ligji, që duhet të lëshohet nga një person i tatueshëm apo jo i tatueshëm në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve. 1.33. Notë krediti – dokument i lëshuar për qëllim të një rregullimi nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë, e tejkalon obligimin real të TVSH-së për atë furnizim të tatueshëm. 1.34. Notë debiti - dokument i lëshuar për qëllim të një rregullimi, nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë është më e ulët se obligimi real i TVSH-së për atë furnizim të tatueshëm. 1.35. Kuponi fiskal, kuponi - dokument që i ka disa, por jo të gjitha tiparet e faturës të referuar në kreun 15 të këtij ligji dhe prandaj nuk mundet të shfrytëzohet si evidencë për të drejtën e zbritjes së tatimit të zbritshëm të TVSH-së të referuar në kreun 13 të këtij ligji. 1.36. Eksporti dhe eksportimi - mallrat që dalin nga Kosova. Për qëllime të këtij ligji eksport gjithashtu nënkupton vendosjen e mallrave në zonën e lirë ose në procedurat doganore ose aranzhimet që kanë të njëjtin efekt. 1.37. Import, i importuar dhe importimi - mallrat që hyjnë brenda Kosovës. Për qëllime të këtij ligji import gjithashtu nënkupton vendosjen e mallrave në qarkullim të lirë nga zona e lirë në Kosovë ose procedura doganore ose aranzhimet që kanë të njëjtin efekt. 1.38. Dokument Unik Doganor - dokumenti që ka formën e përcaktuar me Legjislacion Doganor i cili shfrytëzohet brenda strukturës së tregtisë së mallrave me shtetet e treta duke përfshirë Procedurat e Doganës të lidhura me këtë tregti. Procedura doganore, aranzhimet doganore, depot doganore, dhe terminologjia tjetër doganore si p.sh zonat e lira, deponimi i përkohshëm, regjimi i pezullimit, përpunimi i brendshëm dhe i jashtëm, ri importimi, transporti ndërkombëtar dhe të tjera”e kanë kuptimin siç është përcaktuar nga Legjislacioni Doganor në fuqi. 1.39. Qarkullimi, Furnizimet totale - furnizimet e bëra nga një person dhe përfshin furnizimet e tatueshme dhe të liruara sikur që janë definuar në këtë Ligj; 140. Skema e normës së sheshtë për bujqit- skema e tatimimit që ka për qëllim të bëjë thyerjen e tatimit mbi vlerën e shtuar të ngarkuar në blerjet e mallrave dhe shërbimet e bëra nga bujqit me normë të sheshtë, duke shtuar një shumë shtesë në çmimin e furnizimeve të bëra nga këta bujq për 5 blerësit e tyre-personat e tatueshëm. Kjo shumë shtesë llogaritet si përqindje e çmimit dhe quhet përqindja e normës së sheshtë, e cila varion varësisht nga kategoria e aktivitetit të bujqësisë. Përqindjet e normës së sheshtë definohen duke u bazuar në të dhënat statistikore relevante makro- ekonomike, të cilat mundësojnë llogaritjen e kompensimit të TVSH-së së zbritëshme në blerjet e bëra nga bujqit me normë të sheshtë. 141. Bujku me normë të sheshtë - bujku që i nënshtrohet skemës së normës së sheshtë siç është referuar në nenin 60 të këtij Ligji. 1.42. Kosovë - Republika e Kosovës. 1.43. Bordi i Pavarur për Rishqyrtim – Bordi i themeluar sipas Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, për ti shqyrtuar ankesat e tatimpaguesve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: TVSH must be charged on taxable supplies of goods and services made in Kosovo and on imports of goods into Kosovo.
Neni 3 Objekti i tatuarjes 1. TVSH duhet të ngarkohet në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, mbi: 1.1. furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të bëra për konsideratë brenda territorit të Kosovës nga personi i tatueshëm që vepron si i tillë, sikur që është paracaktuar në nenin 4 të këtij Ligji; dhe 1.2. importimin e mallrave në Kosovë. 2. TVSH në importime duhet të ngarkohet dhe të bëhet e pagueshme në pajtueshmëri me rregullimet për detyrimet doganore. KREU II PERSONAT E TATUESHËM - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton kush konsiderohet person i tatueshëm për TVSH dhe kur disa subjekte nuk trajtohen si të tillë.
Neni 4 Personat e tatueshëm 1. Person i tatueshëm është secili person i cili është, ose kërkohet që të regjistrohet për TVSH dhe i cili në mënyrë të pavarur zhvillon një aktivitet ekonomik në Kosovë në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, pavarësisht nga qëllimi ose rezultati i atij aktiviteti ekonomik. Çdo aktivitet i prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, të profesioneve, duhet të konsiderohet si “Aktivitet ekonomik”. Eksploatimi i pasurisë së prekshme dhe të pa prekshme me qëllim të krijimit të të ardhurave nga ato në baza të rregullta, në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik. 2. Në paragrafin 1 të këtij neni, kuptimi i shprehjes “në mënyrë të pavarur“ përjashton nga TVSH personat e punësuar apo personat tjerë, me sa ata janë të lidhur me punëdhënës nëpërmes të kontratës së punësimit ose me ndonjë detyrim tjetër ligjor që krijon marrëdhënien punëdhënës i punësuar dhe ka të bëjë me kushtet e punës, pagesën dhe përgjegjësitë e punëdhënësit. 3. Autoritetet e nivelit qendror dhe lokal dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nuk duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me aktivitetet ose transaksionet në të cilat angazhohen si autoritete publike, edhe atëherë kur mbledhin tagra, taksa, kontribute ose pagesa në lidhje me ato aktivitete ose me ato transaksione. Mirëpo, kur ato angazhohen në aktivitetet ose transaksionet e përkufizuara në Aneksin 1 të këtij ligji, në lidhje me këto aktivitete ose me këto transaksione ato duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm, me kusht që këto aktivitete të mos zhvillohen në shkallë shumë të ulët sa që të jenë të papërfillshme, ose nëse zhvillohen nga personat juridik apo fizik, ku personat e tillë nuk do të ishin të obliguar të regjistrohen për qëllime të TVSH-së, sikur që është referuar në nenin 6 të këtij ligji. 6 4. Organet e organizatave Ndërkombëtare, Shtetet e huaja dhe agjencionet e tyre nuk duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me aktivitetet ose transaksionet e ngjashme apo identike me ato të përmendura në paragrafin 3 të këtij neni, edhe nëse ato pranojnë pagesa në lidhje me ato aktivitete. Mirëpo agjencionet e shteteve të huaja duhet të konsiderohen si persona të tatueshëm në lidhje me ato aktivitete ose transaksione kur trajtimi i tyre në shtetin e tyre mund të qonte në konsiderimin e këtyre aktiviteteve sikur janë zhvilluar nga personi i tatueshëm. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Before its first export or import activity, a person involved in economic activities must notify ATK and request the certificate.
Neni 5 Certifikata për import dhe eksport 1. Çdo person i përfshirë në aktivitete ekonomike, para se të bëjë aktivitetin e tij të parë të eksportit apo importit, duhet që më parë të njoftojë ATK-në mbi aktivitetin e tillë dhe duhet të kërkojë certifikatën për këtë aktivitet. 2. ATK do të përcaktoj procedurat dhe kushtet për marrjen e certifikatës së tillë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Personat që plotësojnë kushtet e personit të tatueshëm duhet të regjistrohen për TVSH kur furnizimet 12-mujore kalojnë 50,000 €; disa persona jo të vendosur në Kosovë regjistrohen menjëherë dhe duhet të emërojnë përfaqësues tatimor.
Neni 6 Dispozitat e përgjithshme lidhur me kërkesën për tu regjistruar dhe për të lëshuar Certifikatën e regjistrimit 1. Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij Ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nga momenti kur furnizimet totale deri në periudhën e dymbëdhjetë (12) muajve të fundit e tejkalon pragun prej pesëdhjetëmijë (50,000) €. Llogaritja e periudhës dymbëdhjetë (12) mujore, fillon nga muaji në të cilin është tejkaluar pragu. Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e pragut do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së. 2. Kur personi të jetë regjistruar për qëllime të TVSH-së, ATK duhet t’i lëshoj atij personi të tatueshëm certifikatën e regjistrimit e cila përmban emrin, numrin e tij fiskal dhe numrin unik të tatimpaguesit të regjistrimit për TVSH dhe adresën apo adresat ku ai person e zhvillon aktivitetin e biznesit. Origjinali, respektivisht kopja e vërtetuar e certifikatës se regjistrimit, duhet të ekspozohet në secilin vend të aktivitetit te biznesit, aty ku mund të shihet dhe lexohet lehtë nga publiku. Forma e certifikatës së regjistrimit duhet të jetë ashtu siç parashihet nga ATK. 3. Personi fizik që zhvillon aktivitet ekonomik të njëjtë apo të ndryshëm dhe ka disa vende të aktivitetit ekonomik brenda Kosovës, për qëllime të këtij Ligji duhet të identifikohet përmes një numri individual dhe unik të regjistrimit për TVSH. Kur një person fizik regjistrohet për qëllime të TVSH-së me një numër personal të identifikimit, ATK duhet t’i lëshoj një certifikatë të regjistrimit sikur që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, e cila përmban emrin, numrin fiskal dhe numrin unik të regjistrimit për TVSH të tatimpaguesit dhe adresën ose adresat e vendeve në të cilat ai person e zhvillon biznesin. 4. Ortakëria dhe grupimi i personave për qëllime të këtij Ligji duhet të identifikohet me një numër të vetëm të regjistrimit për TVSH-së. Për përmbushjen e obligimeve dhe ushtrimin e të drejtave të përcaktuara me këtë Ligj ortakët ose anëtarët e grupit të personave duhet të caktojnë një ortak të përgjithshëm përfaqësues respektivisht anëtar përfaqësues. Kur ortaket ose anëtarët nuk janë ende të regjistruar për qëllime të TVSH-së, ata mund të zgjedhin për tu regjistruar për këtë qëllim para regjistrimit të ortakërisë apo grupimit të personave. 5. Personat të cilët nuk janë të vendosur në Kosovë, duhet të regjistrohen për TVSH nga fillimi i zhvillimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë pavarësisht nga pragu që është përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. Personi i tatueshëm i cili nuk është i vendosur në Kosovë, duhet të emërojë përfaqësuesin e tij tatimor sikur që është referuar në paragrafin 5 të nenit 52 të këtij Ligji, në përjashtim të rasteve që paraqiten në nën paragrafin 4 të nenit 52 të këtij Ligji. Personi i tillë tatimor duhet të regjistrohet me emrin e tij dhe në emrin e përfaqësuesit të tij tatimor brenda pesë (5) ditëve pas emërimit si përfaqësues tatimorë dhe para fillimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë. 6. ATK duhet të trajtoj sikur të ketë qenë i regjistruar për qëllimet e TVSH-së, çdo person që vazhdon të zhvilloj aktivitet ekonomik të personit të tatueshëm i cili ka vdekur, bankrotuar apo nuk është në gjendje të 7 zhvilloj aktivitet ekonomik, nga data në të cilën personi i tatueshëm ka vdekur, bankrotuar apo nuk është në gjendje të zhvillojë aktivitet ekonomik, derisa personi tjetër të regjistrohet. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Personat duhet të regjistrohen kur kalojnë pragun e referuar dhe të njoftojnë ATK-në brenda 15 ditëve kalendarike.
Neni 7 Regjistrimi i obligueshëm – obligimi për të komunikuar ndryshimet e të dhënave të regjistrimit 1. Çdo person, përveç nëse nuk është rregulluar ndryshe me këtë ligj, është i obliguar që të regjistrohet nga momenti i kalimit të pragut që është referuar në në paragrafin 1 të nenit 6 të këtij Ligji dhe duhet të njoftojë ATK-në brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike prej momentit kur ka lindur obligimi për regjistrim. Regjistrimi hyn në fuqi prej datës kur tejkalohet pragu. 2. Çdo person i cili nuk e ka bërë njoftimin me kohë dhe nuk është regjistruar me kohë duhet të regjistrohet në mënyrë të detyrueshme nga ATK me efekt retroaktiv qysh nga data e tejkalimit të pragut sikur që është përkufizuar në paragrafin 1 të nenit 6 më lartë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Some people may register voluntarily, must notify ATK, and ATK must register them if the conditions are met.
Neni 8 Regjistrimi vullnetar 1. Çdo person që i plotëson kushtet e referuara në nenit 4 të këtij Ligji, por që nuk i plotësojnë kërkesat për regjistrim të referuara në nenin 6 të këtij ligji, e ka të drejtën që të zgjedh për tu regjistruar dhe për këtë duhet të njoftojë ATK-në. 2. ATK duhet të regjistroj personin e tillë me efekt nga data e pranimit te kërkesës, nëse personi i cili ka parashtruar kërkesën plotëson kushtet e nenit 4 të këtij Ligji. 3. Tatimpaguesit e regjistruar vullnetarisht i nënshtrohet rregullave të njëjta në lidhje me ndryshimin dhe pushimin e aktivitetit sikurse personat e tatueshëm të regjistruar në pajtueshmëri me nenin 6 të këtij Ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Rregullon çregjistrimin nga TVSH-ja për personat e tatueshëm të regjistruar.
Neni 9 Çregjistrimi 1. Çdo person i tatueshëm i regjistruar, mund të kërkojë nga ATK, që të anulojnë regjistrimin e tij për qëllime të TVSH-së nëse furnizimet totale gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë nën pragun e referuar në nenin 6 të këtij Ligji. Çregjistrimi hyn në fuqi dymbëdhjetë (12) muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës. 2. Çdo person i tatueshëm i regjistruar, është i obliguar që të kërkojë çregjistrimin nga momenti i pushimit të aktivitetit të tij. Ai duhet të njoftojë ATK-në brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga momenti i pushimit të aktivitetit. Çregjistrimi hyn në fuqi duke filluar prej datës së pushimit të aktivitetit. 3. ATK mund të bëjë çregjistrimin e personit të tatueshëm të regjistruar për qëllime të TVSH-së, kur personi i tillë nuk i përmbushë dispozitat e këtij Ligji. ATK duhet ta njoftoj personin me vendimin dhe të ofroj arsyet në lidhje me vendimin. 4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të lëshoj një akt nënligjor në mënyrë që të përcaktojë procedurat në lidhje me zbatimin e neneve 7, 8 dhe 9 të këtij Ligji. Ky akt nën-ligjor gjithashtu duhet të parasheh rregullat e veçanta të llogaritjes së pragut për kategoritë e personave qarkullimi i të cilëve në pjesën më të madhe dërmuese përbëhet nga furnizimet e liruara. KREU III TRANSAKSIONET E TATUESHME - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article defines what counts as a supply of goods and lists several transactions that must be treated as such.
Neni 10 Furnizimi i mallrave 1. Furnizimi i mallrave nënkupton transferin e të drejtës për të disponuar me pasuri materiale si pronar. 2. Përveç transaksioneve që i referohen paragrafit 1 të këtij neni, secila nga këto si në vijim duhet të konsiderohet si furnizim i mallrave: 8 2.1. Transferi i pronësisë së pasurisë kundrejt pagesës së kompensimit: 2.1.1. me urdhërin e bërë nga autoriteti publik; 2.1.2. në emër të autoritetit publik; ose 2.1.3. bazuar në dispozitat e Ligjit. 2.2. Dorëzimi aktual i mallrave sipas kontratës për qira për një periudhë të caktuar, ose për shitjen e mallrave me kushtet e shtyrjes, e cila e parasheh që në kursin normal të rasteve pronësia duhet të kalojë më së voni me pagesën e këstit të fundit; 2.3. Transferi i mallrave sipas kontratës, nën të cilën duhet të paguhet provizioni në blerje apo shitje. 3. Dorëzimi i punëve të caktuara të ndërtimit si furnizim i mallrave sikur që do të definohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 4. Si pasuri të prekshme trajtohen si në vijim: 4.1. rryma elektrike, gazi, nxemja, ftohja dhe të ngjashme; 4.2. të drejtat in rem që ia janë dhënë mbajtësit, të drejtën e shfrytëzimit të pasurisë së palujatshme dhe aksioneve në lidhje me pasurinë e palujatshme i cili i jep këtij mbajtësi të drejtën e pronësisë ose posedimit të pasurisë së paluajtshme apo një pjese të saj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A taxable person’s business goods used privately, for staff, given away, or used for non-business purposes must be treated as a supply for consideration if VAT on the goods is fully or partly deductible. Samples and low-value gifts are not treated that way. The Minister of Economy and Finance must issue a bylaw to implement the article.
Neni 11 Aplikimi i mallrave të biznesit për nevoja jo–biznesore 1. Shfrytëzimi i mallrave nga personi i tatueshëm që janë pjesë e mjeteve të biznesit të tij, për shfrytëzim privat ose për personelin e tij apo disponimi me to i lirë nga ngarkimi ose më në përgjithësi shfrytëzimi i tyre për nevoja të tjera nga ato të biznesit, duhet të trajtohet si furnizim i mallrave për konsideratë, ku TVSH është plotësisht ose pjesërisht e zbritshme në këto mallra apo në pjesët e tyre përbërëse. 2. Shfrytëzimi i mallrave për biznes si mostra apo dhurata me vlerë të vogël nuk duhet të trajtohet si furnizim i mallrave për konsideratë. 3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të lëshoj akt nënligjor për implementimin e këtij neni . - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Some uses or holdings of taxable-person goods are treated as supplies of goods for consideration.
Neni 12 Aplikimi i mallrave të biznesit për nevoja të biznesit nën rrethana të caktuara të zbritjes së TVSH- së 1. Shfrytëzimi nga personi i tatueshëm për qëllime të biznesit të tij, i mallrave të prodhuara, ndërtuara, nxjerra, përpunuara, të blera ose importuara në kursin e atij biznesi, ku TVSH në ato mallra nuk do të jetë plotësisht e zbritshme, sikur ato të ishin marr nga personi tjetër i tatueshëm, konsiderohen si furnizime të mallrave për konsideratë. 2. Shfrytëzimi i mallrave nga personi i tatueshëm për nevoja të aktivitetit në një fushë jo të tatueshme, ku TVSH në ato mallra bëhet plotësisht ose pjesërisht e zbritshme me përvetësimin ose shfrytëzimin e tyre në pajtueshmëri me paragrafin 1 te këtij neni, konsiderohen si furnizime të mallrave për konsideratë. 3. Me përjashtim të rasteve të referuara në nenin 13 të këtij Ligji, mbajtja e mallrave nga personi i tatueshëm, ose nga pasardhësi i tij, kur ai ka pushuar së zhvilluari aktivitetin e tatueshëm ekonomik, ku TVSH në ato mallra bëhet plotësisht ose pjesërisht e zbritshme me përvetësimin e tyre ose me shfrytëzimin e tyre në pajtueshmëri me paragrafin 1 te këtij neni, gjithashtu konsiderohen si furnizime të mallrave për konsideratë. 9 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 says a business transfer is not treated as a supply of goods, and the transferee can be treated as the transferor’s successor if the VAT conditions are met.
Neni 13 Transferi i biznesit 1. Në momentin e transferit nga personi i tatueshëm qoftë për konsideratë ose jo për konsideratë, apo si kontribut për kompaninë me të gjitha mjetet ose një pjese të tyre, nuk ka furnizim të mallrave. 2. Personi, të cilit i transferohen mjetet duhet të trajtohet si pasardhës i transferuesit dhe nuk duhet të ngarkohet me TVSH në atë transfer, me kusht që pasardhësi i transferuesit është person i tatueshëm i cili është i regjistruar ose është i obliguar të regjistrohet për nevoja të TVSH-së.Transferuesi dhe ai që pranon transferin, duhet të njoftojnë ATK-në për qëllimin e tyre për zbatimin e këtij neni së paku tridhjetë (30) ditë para se të ndodhë transferi. 3. Çdo obligim i pa paguar dhe e drejtë e transferuesit, e paraparë nga ose me anën e këtij ligji para kohës së transferit, bëhet detyrim dhe e drejtë e pranuesit të transferit. 4. Të gjitha informatat, librat dhe shënimet që kanë të bëjnë me biznesin i cili është transferuar, dhe që kanë qenë të kërkuara të mbahen me ligjin aktual të TVSH-së ose me Ligjin e mëparshëm të TVSH-së tani në vend të transferuesit duhet të mbahen nga pranuesi i transferit, përveç nëse Drejtori urdhëron ndryshe me kërkesën e transferuesit. 5. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për të paraparë procedurat dhe rregullat për aplikimin e këtij neni. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article defines what counts as a supply of services and gives examples, including intangible property, refraining from an act, tolerating an act or situation, and certain services performed for or by public authorities.
Neni 14 Furnizimi i shërbimeve 1. Furnizimi i shërbimeve nënkupton çdo transaksion i cili nuk e përbën furnizimin e mallrave. 2. Furnizimi i shërbimeve, në mes tjerash, mund të përbëhet prej njërit nga transaksionet si në vijim: 2.1. dhënia e pasurisë jo materiale, pavarësisht se a i nënshtrohet dokumentit të krijimit të titullit të pronësisë; 2.2. obligimi që të përmbahet nga një veprim, ose të tolerohet një veprim apo situatë; 2.3. kryerja e shërbimeve në varësi: 2.3.1. me urdhërin e bërë nga autoriteti publik; 2.3.2. në emër të autoritetit publik; ose 2.3.3. bazuar në dispozitat e Ligjeve të Kosovës. 3. Furnizimi me shërbime te kanalizimit, mbledhjes se mbeturinave dhe dheut për një kundërshpërblim nga ana e organeve komunale ose publike . - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Using business goods or services for personal or other non-business needs must be treated as a supply for consideration when the VAT on the goods was fully or partly deductible, and for services supplied without consideration for personal or other non-business use.
Neni 15 Shfrytëzimi i mallrave të biznesit për nevoja jo-biznesore 1. Shfrytëzimi i mallrave që janë pjesë e mjeteve të biznesit, nga personi i tatueshëm apo personeli i tij për shfrytëzim personal, ose në përgjithësi për nevoja të tjera nga ato të biznesit të tij, ku TVSH në ato mallra ka qenë plotësisht ose pjesërisht e zbritshme, duhet të trajtohet si furnizim për konsideratë; 2. Furnizimi i shërbimeve i bërë pa konsideratë nga personi i tatueshëm për shfrytëzim të tij personal ose për personelin e tij dhe në përgjithësi për nevoja tjera nga ato të biznesit të tij, gjithashtu duhet të trajtohet si furnizim për konsideratë. 10 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Shërbimet e vetë-furnizuara për nevoja të biznesit duhet të trajtohen si furnizim shërbimi për konsideratë në rrethanat e përshkruara.
Neni 16 Shfrytëzimi i shërbimeve për vetë-furnizim për nevoja të biznesit 1. Furnizimi i shërbimit nga personi i tatueshëm për nevoja të biznesit të tij, sikur të jetë furnizuar nga një person tjetër i tatueshëm ku TVSH në atë shërbim nuk do të jetë plotësisht e zbritshme, duhet të konsiderohet si furnizim i shërbimit për konsideratë. 2. Puna ndërtimore, e riparimit, mirëmbajtjes dhe pastrimit lidhur me pronën e paluajtshme të shfrytëzuar ose që do të shfrytëzohet për aktivitetin ekonomik ekzistues apo të ardhshëm, dhe të bërë falas nga personi i tatueshëm ose personeli i tij për vetë veten, duhet të trajtohet si furnizim i shërbimeve për konsideratë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: For service supplies connected to a business transfer, the rules in Article 13 of this law also apply, with goods replaced by services.
Neni 17 Shërbimet në lidhje me transferin e biznesit Për furnizimet e shërbimeve në lidhje me transferin e biznesit gjithashtu duhet të zbatohen dispozitat e nenit 13 te këtij ligji duke zëvendësuar furnizimin e mallrave me furnizimin e shërbimeve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: If a taxable person acts in their own name but for another person’s account in supplying services, they must accept and supply those services themselves.
Neni 18 Furnizimi i shërbimeve në emrin e tij mirëpo në llogari të personit tjetër Kur personi i tatueshëm duke vepruar në emrin e tij mirëpo në llogarinë e personit tjetër, merr pjesë në furnizimin e shërbimeve, duhet që t’i pranojë dhe t’i furnizojë vetë këto shërbime. KREU IV VENDI I TRANSAKSIONEVE TË TATUESHME - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article sets rules for where the supply of goods is treated as taking place in different delivery and transport situations.
Neni 19 Vendi i furnizimit të mallrave 1. Furnizimi i mallrave pa transport. Kur mallrat nuk janë dërguar ose transportuar, vendi i furnizimit është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur bëhet furnizimi. 2. Furnizimi i mallrave me transport: 2.1. kur mallrat janë dërguar ose transportuar nga furnizuesi, nga konsumatori, ose nga pala e tretë, vendi i furnizimit është vendi ku janë të vendosura mallrat në momentin ku fillon dërgimi apo transporti i mallrave për konsumatorin; 2.2. kur mallrat e dërguara apo transportuara nga furnizuesi, nga konsumatori apo nga pala e tretë, instalohen apo montohen, me ose pa testim, nga ose në llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku janë instaluar apo montuar mallrat. 3. Furnizimi i mallrave në kuvertat e anijeve, aeroplanëve ose trenave: 3.1. kur mallrat janë furnizuar në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së veprimit të transportit të pasagjerëve të kryer brenda Kosovës, vendi i furnizimit duhet të jetë në pikën e nisjes së veprimit të transportit të pasagjerëve; 3.2. në rast të udhëtimit, që fillon në Kosovë për të shkuar në vendin jashtë Kosovës, dhe pastaj për tu kthyer në Kosovë, vetëm pjesa e udhëtimit nga Kosova deri në vendin jashtë Kosovës mendohet të jetë bërë në pikën e nisjes në Kosovë. 3.3. në rast të udhëtimit të kthyeshëm, faza e kthimit duhet të konsiderohet si veprim i veçantë i transportit. 4. Furnizimi i gazit natyror dhe elektricitetit nëpërmes të sistemeve të distribuimit: 11 4.1. në rast të furnizimit me gas nëpërmes të sistemit të distribuimit të gasit natyral ose të elektricitetit për tregtarin e tatueshëm, vendi i furnizimit mendohet të jetë vendi ku tregtari i tatueshëm e ka vendosur biznesin e tij ose vendi ku e ka njësinë fikse ku furnizohen mallrat, ose në mungesë të atij vendi të biznesit ose të njësisë fikse, vendi ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon. Për qëllim të këtij paragrafi, "tregtar i tatueshëm" nënkupton personin e tatueshëm ku aktiviteti i tij kryesor në lidhje me blerjet e gazit apo elektricitetit është rishitja e këtyre produkteve dhe ku konsumimi nga vetë ai i këtyre produkteve është i papërfillshëm. 4.2. në rastin e furnizimit me gas nëpërmes të sistemit të distribuimit të gasit natyror ose të elektricitetit, ku ai furnizim nuk është përfshirë në nënparagrafin 1 të paragrafit 4 të këtij neni, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku konsumatori në mënyrë efektive i shfrytëzon dhe i konsumon mallrat. 4.3. kur e gjithë ose një pjesë e gasit apo elektricitetit nuk është konsumuar në mënyrë efektive nga konsumatori, mallrat e pa konsumuara mendohet që të jenë shfrytëzuar dhe konsumuar në vendin ku konsumatori e ka vendosur biznesin e tij ose ku e ka njësinë fikse në të cilin furnizohen mallrat. Në mungesë të një vendi të tillë të biznesit ose në mungesë të njësisë fikse, konsumatori mendohet që ti shfrytëzojë apo konsumoj mallrat në vendin ku e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article sets rules for where services are treated as supplied, and defines when a person is a taxable person for these rules.
Neni 20 Vendi i furnizimit të shërbimit 1. Përkufizimi i personit të tatueshëm për qëllime të këtij neni: Për qëllim të zbatimit të rregullave lidhur me vendin e furnizimit të shërbimeve definicioni për personin e tatueshëm do të jetë: 1.1. Person i tatueshëm do të jetë çdo person i cili gjatë aktivitetit të tij ekonomik sikurse është referuar në nenin 4 të këtij ligji: 1.1.1. bën furnizime të tatueshme dhe të liruara të mallrave dhe shërbimeve ku qarkullimi i tij e tejkalon vlerën prej pesëdhjetëmijë (50,000) euro; 1.1.2. bën furnizime të mallrave dhe shërbimeve në të cilat nuk mund të ngarkohet më TVSH, ku qarkullimi i tij nuk e tejkalon vlerën prej 50.000 euro. 1.2 Çdo person që nuk është i përfshirë në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni nuk do të konsiderohet si person i tatueshëm lidhur me të gjitha shërbimet që i ofrohen atij. 2. Rregulla e përgjithshme dhe rregullat e veçanta lidhur me furnizimin e shërbimeve për personat e tatueshëm që veprojnë si të tillë. 2.1. Rregulla e përgjithshme: Vendi i furnizimit të shërbimeve për personin i cili vepron si i tillë duhet të jetë vendi ku ky person e ka themeluar biznesin e tij. Mirëpo nëse këto shërbime i ofrohen njësisë fikse të personit të tatueshëm të vendosur në një vend tjetër nga vendi ku ai e ka themeluar biznesin e tij, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve duhet të jetë vendi ku është vendosur ajo njësi fikse. Në mungesë të këtij vendi të themelimit ose njësisë fikse,vendi i furnizimit të shërbimeve duhet të jetë vendi ku personi i tatueshëm i cili i pranon këto shërbime e ka adresën e tij të përhershme ose ku ai zakonisht jeton. 2.2. Rregullat e veçanta 2.2.1 Furnizimet e shërbimeve të lidhura me pasurinë e paluajtshme: Vendi i furnizimit të shërbimeve, të lidhura me pasurinë e paluajtshme duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pasurisë, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelit ose në sektorët 12 me funksione të ngjashme, si kampet për pushim ose vendet e krijuara për tu shfrytëzuar si vend kampingje, dhënien e të drejtës për shfrytëzimin e pasurisë së paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe koordinimin e punës ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe firmave që ofrojnë mbikëqyrje në vend, është vendi ku vendoset pasuria e paluajtshme. (neni 47); 2.2.2 vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve është vendi ku ndodh transporti në proporcion me rrugët e mbuluara; 2.2.3. vendi i furnizimit do të jetë vendi ku në të vërtetë ndodhin rastet si në vijim lidhur me: 2.2.3.1 shërbimet lidhur me lejimin e hyrjes në ngjarjet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat dhe lidhur me shërbimet ndihmëse që kanë të bëjnë me lejimin e hyrjes; 2.2.3.2. shërbimet lidhur me aktivitetet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat, duke përfshirë furnizimin e shërbimeve të organizuesve të aktiviteteve të tilla dhe shërbimeve ndihmëse lidhur me shërbimet përkatëse; 2.2.4 vendi i furnizimit të shërbimeve të restorantit dhe shërbimeve të furnizimit me ushqim tjera nga ato të zhvilluara fizikisht në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve në Kosovë, do të jetë vendi ku fizikisht kryhen shërbimet; 2.2.5 vendi i dhënies afat-shkurt me qira të mjeteve transportuese do të jetë vendi ku në fakt mjetet transportuese vihen në dispozicion të klientit. Për qëllime të këtij nën-paragrafi “afat-shkurt” nënkupton posedimin e vazhdueshëm ose shfrytëzimin e mjeteve transportuese gjatë periudhës jo më të gjatë se tridhjetë ditë dhe në rast të anijeve jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë; 2.2.6 vendi i nisjes së operacionit të transportit ku fizikisht kryhen shërbimet e restorantit dhe shërbimet e furnizimit me ushqim në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve të kryera brenda Kosovës. 2.3. Në mënyrë që të shmanget tatuara e dyfishtë, mos-tatuarja ose shtrembërimi i konkurrencës, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, lidhur me shërbimet ose për disa nga shërbimet vendi i furnizimit të të cilave rregullohet me paragrafin 2.2 dhe paragrafin 2.3.5 të këtij neni mundet : 2.3.1 të konsiderojë se vendi i furnizimit të ndonjë ose të të gjitha këtyre shërbimeve nëse ndodhin brenda Kosovës, se janë jashtë Kosovës nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi këtyre shërbimeve ndodhë jashtë Kosovës. 2.3.2 të konsiderojë se vendi i furnizimit të ndonjë apo të të gjitha këtyre shërbimeve, nëse ndodhin jashtë Kosovës, se kanë ndodhur brenda territorit të tyre, nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi i shërbimeve ndodh brenda Kosovës. 2.3.3 nëse Ministri i Ekonomisë dhe Financave përcakton se ekzistojnë kushtet sikurse janë përshkruar në paragrafin 2.3, implementimi i çdo ndryshimi të dispozitave të nën-paragrafeve 2.3.1 ose 2.3.2. do të bëhet nëpërmes të aktit nën-ligjor të lëshuar pas aprovimit të Kuvendit. 3. Rregulla e përgjithshme dhe rregullat e veçanta lidhur me furnizimin e shërbimeve për personat jo të tatueshëm që veprojnë si të tillë: 3.1 Rregulla e përgjithshme: Vendi i furnizimit të shërbimeve për personin jo të tatueshëm do të jetë vendi ku furnizuesi e ka themeluar biznesin e tij. Mirëpo, nëse këto shërbime janë ofruar nga njësia fikse e furnizuesit të vendosur në një 13 vend tjetër nga vendi ku ai e ka themeluar biznesin e tij, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve do të jetë vendi ku është e vendosur kjo njësi fikse. Në mungesë të këtij vendi të themelimit ose njësisë fikse, vendi i furnizimit të shërbimeve do të jetë vendi ku furnizuesi e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon. 3.2 Rregullat e veçanta: 3.2.1 furnizimet e shërbimeve të lidhura me pasurinë e paluajtshme: Vendi i furnizimit të shërbimeve lidhur me pasurinë e paluajtshme, duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pronave, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelit ose në sektorët me funksion të ngjashëm, si kampet për pushim ose vendet e rregulluara për tu shfrytëzuar si vend kampingu, dhënien e të drejtave për të shfrytëzuar pasurinë e paluajtshme dhe shërbimet për përgatitje dhe koordinim të punëve ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe firmave që ofrojnë mbikëqyrje në vend, është vendi ku është e vendosur pasuria e paluajtshme. 3.2.2 vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve është vendi ku ndodh transporti në proporcion me rrugët e mbuluara. 3.2.3 vendi i furnizimit të transportit të mallrave është vendi ku ndodh transporti në proporcion me rrugët e mbuluara. 3.2.4 Vendi i furnizimit do të jetë vendi ku në fakt ndodhin ngjarjet si në vijim lidhur me: 3.2.4.1 shërbimet lidhur me lejimin e hyrjes në ngjarjet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat, dhe lidhur me shërbimet ndihmëse që kanë të bëjnë me lejimin e hyrjes; 3.2.4.2 shërbimet lidhur me aktivitetet kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse ose të ngjashme, si panairet dhe ekspozitat, dhe shërbimet ndihmëse lidhur me shërbimet përkatëse. 3.2.5 Vendi i shërbimit do të jetë vendi ku fizikisht kryhen shërbimet: 3.2.5.1. lidhur me furnizimin e shërbimeve të restorantit dhe furnizimit me ushqim ndryshe nga ato të zhvilluara fizikisht në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve në Kosovë; 3.2.5.2. lidhur me aktivitetet ndihmëse të transportit si ngarkimi, shkarkimi, bartja dhe aktivitetet e ngjashme; 3.2.5.3. lidhur me vlerësimet dhe punën në pasurinë e luajtshme . 3.2.6. vendi i dhënies afat-shkurte me qira të mjeteve transportuese, do të jetë vendi ku në fakt mjetet transportuese janë vënë në dispozicion të klientëve-pranuesve. Për qëllim të këtij nën-paragrafi, “afat-shkurt” nënkupton posedimin e vazhdueshëm ose shfrytëzimin e mjeteve transportuese gjatë periudhës jo më të gjatë se tridhjetë ditë, në rastin e anijeve jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë. 3.2.7 vendi i furnizimit të shërbimeve të restorantit dhe furnizimit me ushqim të cilat fizikisht kryhen në kuvertën e anijeve, aeroplanëve ose trenave gjatë pjesës së operacionit të transportit të pasagjerëve të kryera brenda Kosovës, do të jetë në pikën e nisjes së operacionit të transportit të pasagjerëve. 14 3.2.8 vendi i furnizimit të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike të cilat referohen në Aneksin II kur të furnizohen për personat jo të tatueshëm në Kosovë, ose të cilët e kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, nga personi i tatueshëm, i cili e ka themeluar biznesin e tij në një shtet jashtë Kosovës ose e ka njësinë e përhershme atje prej të cilës furnizohet shërbimi, ose i cili në mungesë të këtij vendi të biznesit ose njësisë fikse, e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës, do të jetë vendi ku është i vendosur personi jo i tatueshëm, ose ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon. Kur furnizuesi i shërbimeve dhe klienti komunikojnë nëpërmes të postës elektronike, kjo nuk duhet vetvetiu të nënkuptoj se shërbimi i furnizuar është shërbim i furnizuar në mënyrë elektronike. 3.2.9 vendi i furnizimit të shërbimeve në vijim për personin jo të tatueshëm i cili është me qëndrim ose e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës, do të jetë vendi ku është i vendosur personi, ku e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon: 3.2.9.1. transferimi dhe caktimi i të drejtave të autorit, patentave licencave, markës tregtare dhe të drejtave të ngjashme; 3.2.9.2. shërbimet e reklamimit; 3.2.9.3. shërbimet e këshilluesve, inxhinierëve, firmave këshilluese, avokatëve, kontabilistëve dhe shërbime të tjera të ngjashme, si dhe procesimi i të dhënave dhe sigurimi i informatave; 3.2.9.4. obligimi për tu përmbajtur nga kryerja apo ushtrimi në tërësi apo pjesërisht i aktivitetit të biznesit ose e drejta e referuar në këtë nen; 3.2.9.5. transaksionet bankare, financiare dhe të sigurimit duke përfshirë risigurimin me përjashtim të huazimit të sefave; 3.2.9.6. furnizimi i stafit; 3.2.9.7. dhënia me qira e pasurisë së luajtshme të prekshme me përjashtim të të gjitha mjeteve të transportit; 3.2.9.8. sigurimi i qasjes dhe transportit ose transmisionit nëpërmes të sistemeve të distribuimit të gazit natyror dhe elektricitetit dhe sigurimi i shërbimeve të tjera të lidhura direkt me këto; 3.2.9.9. shërbimet telekomunikuese; 3.2.9.10. shërbimet e emisioneve të radios dhe televizionit; 3.2.9.11. shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike në veçanti të këtyre të referuara në Aneksin II. Kur furnizuesi i shërbimeve dhe klienti komunikojnë nëpërmes postës elektronike, kjo nuk nënkupton vetvetiu se shërbimi i furnizuar është një shërbim i furnizuar në mënyrë elektronike. 15 3.2.10 vendi i furnizimit lidhur me shërbimet telekomunikuese dhe shërbimet e emisioneve të radios në Kosovë nëse këto shërbime furnizohen për personat jo të tatueshëm të cilët janë të themeluar në Kosovë ose të cilët e kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, nga personi i tatueshëm i cili ka themeluar biznesin e tij jashtë Kosovës ose ka njësinë e tij fikse jashtë Kosovës prej nga furnizohen shërbimet, ose i cili në mungesë të këtij, vendi të biznesit ose njësisë fikse e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon jashtë Kosovës. 3.2.11 vendi i furnizimit të shërbimeve të ofruara për personat jo të tatueshëm nga një ndërmjetësues që vepron në emër dhe në interes të një personi tjetër do të jetë vendi ku është furnizuar transaksioni themelor sipas këtij ligji. 3.3. Në mënyrë që të shmanget tatuarja e dyfishtë, mos tatuarja ose shtrembërimi i konkurrencës, Ministri i Ekonomisë dhe Financave lidhur me shërbimet ose për disa nga shërbimet, vendi i furnizimit të të cilave rregullohet me paragrafin 2.1, 3.2.6 dhe 3.2.9, (a) deri te (j) mundet: 3.3.1. të konsiderojë vendin e furnizimit të ndonjërit apo të të gjitha shërbimeve, nëse janë të vendosura brenda Kosovës, sikur me qenë jashtë Kosovës, nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi i shërbimeve ndodhë jashtë Kosovës; 3.3.2. të konsiderojë vendin e furnizimit të ndonjërit ose të të gjitha shërbimeve, nëse ndodhen jashtë Kosovës, se kanë ndodhur brenda territorit të tyre nëse shfrytëzimi efektiv dhe zotërimi i këtyre shërbimeve ndodh brenda Kosovës; 3.3.3. nëse Ministri i Ekonomisë dhe Financave përcakton se ekzistojnë kushtet siç janë përshkruar në paragrafin 3.3, implementimi i çdo ndryshimi i dispozitave të nën-paragrafit 3.3.1 ose 3.3.2 do të bëhet nëpërmes të aktit nën-ligjor të nxjerr pas aprovimit të Kuvendit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The import place for goods is generally where the goods are located when they enter Kosovo.
Neni 21 Vendi i importimit të mallrave 1. Rregulla e përgjithshme: Vendi i importimit të mallrave duhet të jetë ai vend ku janë vendosur mallrat kur të hyjnë në Kosovë. 2. Derogimet: 2.1. përmes derogimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, ku në hyrje në Kosovë, mallrat të cilat nuk janë në qarkullim të lirë vendosen nën njërën nga aranzhimet e Doganës si: depot doganore, aranzhimet e ngjashme Doganore ose nën aranzhimet e përkohshme të importimit me lirimet totale nga detyrimet doganore, apo nën aranzhimet kalimtare, vendi i importimit të atyre mallrave duhet të jetë vendi në Kosovë ku mallrat pushojnë së mbuluari me këto aranzhime ose situata; 2.2. në mënyrë të ngjashme, kur në hyrje në Kosovë, mallrat që janë në qarkullim të lirë vendosen nën njërën nga këto aranzhime apo situata të referuara në nën-paragrafin 1 të paragrafit 2 të këtij neni, vendi i importimit duhet të jetë vendi në Kosovë ku mallrat pushojnë së mbuluari me këto aranzhime apo situata; 2.3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerre akt nënligjor me të cilin duhet të shpjegohet implementimi i këtij paragrafi. KREU V MOMENTI I LINDJES SË DETYRIMIT DHE NGARKIMI ME TVSH - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article sets when VAT becomes chargeable for goods and services, including on delivery, at the end of billing/payment periods, on monthly intervals for continuous supply, on receipt of advance payment, and when an invoice is issued early.
Neni 22 Momenti i lindjes se detyrimit dhe ngarkimi me TVSH për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve 1. Rregulla e përgjithshme: Momenti i lindjes se detyrimit ndodhë dhe TVSH bëhet e ngarkueshme kur bëhet furnizimi i mallrave dhe shërbimeve. 16 2. Rregullat specifike në rastin e pasqyrave të njëpasnjëshme të llogarive ose pagesave pasuese: 2.1. kur të kemi pasqyra të njëpasnjëshme të llogarive ose pagesa të njëpasnjëshme, furnizimi i mallrave ndryshe nga ai i përbërë nga dhënia me qira e mallrave për një periudhë të caktuar ose nga shitja e mallrave me kushte të shtyrjes, sikur që është referuar në nën-paragrafin 2 të paragrafit 2. te nenit 10, ose furnizimi i shërbimeve duhet të konsiderohet sikur se është kryer me përfundimin e periudhave për të cilat lidhen pasqyrat e llogarive apo pagesat; 2.2. furnizimi i vazhdueshëm i mallrave dhe shërbimeve gjatë një periudhe kohore duhet të konsiderohet se është përfunduar në intervalet prej një muaji; 2.3. kontratat afatgjate, përfshirë këtu kontratat ndërtimore afatgjate dhe kontratat afatgjata të instalimit, duhet të konsiderohen si të përfunduara në intervale të rregullta por së paku në fund të secilit vit kalendarik. 3. Pagesat në llogari para se të bëhet furnizimi i mallrave dhe shërbimeve: 3.1. kur pagesa duhet të bëhet apo është bërë në llogari para se mallrat dhe shërbimet të jenë furnizuar, TVSh duhet të bëhet e ngarkueshme në pranimin e pagesës dhe në shumën e pranuar; 3.2. faturat e lëshuara para se mallrat dhe shërbimet të jenë furnizuar: Kur fatura lëshohet para se mallrat dhe shërbimet të jenë furnizuar, TVSH do të bëhet e ngarkueshme në momentin kur është lëshuar fatura. 4. Rastet speciale: 4.1. në rastin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të referuara në nenet 11, 12 ,15 dhe 16 të këtij Ligji, TVSH duhet të bëhet e ngarkueshme në periudhën tatimore në të cilën ka ndodhur momenti i lindjes së detyrimit; 4.2. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor në mënyrë që të parasheh se TVSH do të bëhet e ngarkueshme nga data e momentit të lindjes se detyrimit në lidhje me transaksionet e caktuara ose kategoritë e caktuara të personave të tatueshëm, ku afati kohor i imponuar për lëshimin e faturës sikur që është referuar në paragrafin 4 të nenit 44 të këtij Ligji nuk është respektuar. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: VAT becomes chargeable when goods are imported, with special rules for goods under certain customs or temporary import arrangements.
Neni 23 Momenti i lindjes se detyrimit dhe ngarkimi me TVSH për importimin e mallrave 1. Rregulla e përgjithshme: Momenti i lindjes se detyrimit ndodhë dhe TVSH duhet të bëhet e ngarkueshme kur të importohen mallrat. 2. Rregullat speciale: 2.1. mallrat që hyjnë në Kosovë, të cilat nuk janë në qarkullim të lirë dhe vendosen nën njërën nga aranzhimet ose situatat e referuara në nenin 35 të këtij Ligji, procedurat kalimtare të doganës, nën aranzhimet e përkohshme të importimit me lirim total nga obligimet e importit, ose nën aranzhimet kalimtare të jashtme, momenti i lindjes se detyrimit ndodhë dhe TVSH do të bëhet e ngarkueshme vetëm kur mallrat pushojnë të jenë të mbuluara nga këto aranzhime apo situata; 2.2. kur mallrat e importuara i nënshtrohen detyrimeve doganore, duhet të ndodhë momenti i lindjes se detyrimit dhe TVSH do të bëhet e ngarkueshme; 17 2.3. dispozitat në fuqi që rregullojnë Detyrimet Doganore aplikohen lidhur me momentin e ngarkimit dhe momentin kur TVSH bëhet e ngarkueshme për mallrat e importuara të cilat nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore në Kosovë. KREU VI SHUMA E TATUESHME - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article sets how to calculate the taxable amount for supplies of goods and services, including what must be included and excluded.
Neni 24 Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve 1. Rregulla e përgjithshme: 1.1. në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, ndryshe nga ajo që është referuar në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, shuma e tatueshme duhet të përfshijë çdo gjë që përbën konsideratën e marrë ose që do të merret nga furnizuesi, në kthim për furnizimin nga konsumatori apo pala e tretë, duke përfshirë këtu subvencionet e lidhura direkt me çmimin e furnizimit; 1.2. nëse furnizimi është për konsideratë në para, vlera e tij duhet të merret si shuma e barabartë me konsideratë; 1.3. nëse furnizimi bëhet për konsideratë që nuk përbëhet nga paratë, ose që nuk përbëhet plotësisht nga paratë, vlera e tij duhet të merret sipas vlerës së hapur të tregut për furnizimin. 2. Për nevoja të këtij Ligji “vlera e hapur e tregut” nënkupton shumën e plotë që duhet ta paguaj konsumatori në shkallën e njëjtë të tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, nën kushtet e konkurrencës së barabartë, për furnizuesin nën mbizotërimin e tregut brenda Kosovës ku është bërë furnizimi, në mënyrë që të marr mallrat ose shërbimet në fjalë në atë moment. 3. Kur nuk mund të sigurohet krahasimi për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, “vlera e hapur e tregut” nënkupton si në vijim: 3.1. në lidhje me mallrat, një shumë që nuk është më e vogël se çmimi i blerjes së mallrave ose të mallrave të ngjashme, ose në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën e furnizimit; 3.2. në lidhje me shërbimet, një shumë që nuk është më e vogël se kostoja e plotë e personit të tatueshëm që e ofron atë shërbim. 4. Shuma e tatueshme përfshinë faktorët si në vijim: 4.1. tatimet, detyrimet, taksat dhe komisionet, duke përjashtuar TVSH-në; 4.2. shpenzimet e rastësishme jo të rregullta si ato të komisioneve, paketimit, transportimit dhe shpenzimeve të sigurimit, të ngarkuara nga furnizuesi për konsumatorin; 4.3. për nevoja të nën-paragrafit 4.2 të këtij neni, shpenzimet jo të rregullta mund të mbulohen me marrëveshje të veçantë. 5. Shpenzimet e paketimeve të kthyeshme janë përjashtuar nga shuma e tatueshme mirëpo kjo shumë duhet të korrigjohet nëse paketimi nuk është kthyer. 6. Shuma e tatueshme nuk duhet të përfshijë faktorët si në vijim: 6.1. uljet e çmimit nëpërmes të zbritjes së pagesave të hershme, 6.2. zbritjet e çmimit dhe rabatet e dhëna për konsumatorët dhe të marra prej tyre në kohën e furnizimit, 18 6.3. shumat e pranuara nga personat e tatueshëm prej konsumatorit, si ripagesa e shpenzimeve të paraqitura në emrin dhe në interesin e konsumatorit, dhe të regjistruara në llogarinë e tij të përkohshme. 7. Rregullat speciale: 7.1. kur personi i tatueshëm zbaton ose ka në disponueshmëri mallrat që janë pjesë përbërëse e mjeteve të biznesit të tij, ose kur mallrat janë mbajtur nga personi i tatueshëm, ose nga pasardhësi i tij, kur aktiviteti ekonomik i tij i tatueshëm pushon, sikur që është referuar në Nenet 11 dhe 12 te këtij ligji, shuma e tatueshme duhet të jetë çmimi i blerjes së mallrave ose mallrave të ngjashme, ose në mungesë të çmimit blerës, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën kur bëhet zbatimi, disponueshmëria ose mbajtja. 7.2. në lidhje me furnizimin e shërbimeve, sikur që është referuar në nenin 15, ku mallrat janë pjesë e mjeteve të biznesit por janë shfrytëzuar për qëllime personale ose shërbimet janë bërë falas, dhe në paragrafin 2 të nenit 16 lidhur me shërbime të caktuara të furnizuara për veten, shuma e tatueshme duhet të jetë kostoja e plotë e personit të tatueshëm që i ofron shërbimet. 7.3. në lidhje me furnizimin e shërbimit nga personi i tatueshëm për qëllim të biznesit të tij, sikur që është referuar në paragrafin 1 të nenit 16 të këtij ligji, shuma e tatueshme do të jetë vlera e hapur e tregut e shërbimit të furnizuar. 8. Masat për të ju shmangur evazionit tatimor ose shmangia tatimore: Për të penguar evazionin tatimor ose shmangien tatimore, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera e hapur e tregut në secilin nga rastet si në vijim në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve që përfshinë lidhjet familjare apo lidhjet tjera të afërta, lidhjet e menaxhmentit, pronësisë, anëtarësisë, financiare ose lidhjet ligjore: 8.1. kur konsiderata është më e ulët se vlera e hapur e tregut dhe “pranuesi” i furnizimit nuk e ka të drejtën e plotë të zbritjes sipas neni 36 të këtij Ligji; 8.2. kur konsiderata është më e ulët se vlera e hapur e tregut dhe furnizuesi nuk e ka të drejtën e plotë për zbritje sipas nenit 36 të këtij ligji dhe furnizimi është furnizim i liruar sikur që është referuar në paragrafin 1 të nenit 27, dhe paragrafët 1 dhe 3 të nenit 28 të këtij ligji; 8.3. kur konsiderata është më e lartë se vlera e hapur e tregut dhe “furnizuesi” nuk e ka të drejtën e plotë të zbritjes sipas nenit 36 të këtij Ligji. 9. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. Ky akt në veçanti do të përfshijë dëshmitë që kërkohen nga personi i tatueshëm mbi shumën aktuale të shpenzimit të ripaguar të referuar në nën-paragrafin 3 të paragrafit 6 të nenit 24 të këtij Ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: For imported goods, the taxable amount is the customs value and must include specified costs and charges, while excluding early-payment discounts and consumer rebates; foreign-currency amounts are converted to euro under the customs rules, and certain non-import transactions use the latest selling rate set by the Central Bank of Kosovo.
Neni 25 Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave - Konvertimi i vlerës së valutave të huaja në Euro 1. Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave: 1.1. në lidhje me importimin e mallrave, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera për qëllime doganore, e përcaktuar në pajtueshmëri me legjislacionin doganor të Kosovës në fuqi; 1.2. shuma e tatueshme duhet të përfshijë faktorët si në vijim, deri më tani nuk janë përfshirë: 19 1.2.1. tatimet, detyrimet, taksat dhe obligimet tjera të pagesave jashtë Kosovës, dhe ato që janë obligim për shkak të importimit, duke përjashtuar TVSH-në që do të vjelej; 1.2.2. shpenzimet jo të rregullta, si ato të komisionit, paketimit, transportit dhe shpenzimet e sigurimit që kanë ndodhur deri te vendi i parë i destinimit brenda territorit të Kosovës si dhe ato që kanë rezultuar nga transporti për në vendin tjetër të destinimit brenda Kosovës, nëse ai vendi tjetër është i njohur kur ka ndodhur momenti i ngarkimit; 1.2.3. për qëllime të 1.2.2 të këtij neni "vendi i parë i destinimit" nënkupton vendin e përmendur në dokumentin e dërgesës ose në ndonjë dokument tjetër sipas të cilit mallrat janë importuar në Kosovë. Nëse nuk është përmendur asgjë, vendi i parë i destinimit duhet të merret vendi i transferit të parë të ngarkesës në Kosovë. 1.3. shuma e tatueshme nuk duhet të përfshijë faktorët si në vijim: 1.3.1. uljen e çmimit nëpërmes të zbritjes për pagesën e hershme; 1.3.2. zbritjet e çmimit apo rabatet e dhëna për konsumatorin dhe të marra nga ai në kohën e importimit. 1.4. kur mallrat e eksportuara përkohësisht nga Kosova, ri-importohen në Kosovë pasi që t’i jenë nënshtruar riparimit, përpunimit, adaptimit, punimit apo ri-punimit jashtë Kosovës, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera e riparimit, përpunimit, adaptimit, punimit apo ri-punimit, sikur që është përcaktuar në pajtueshmëri me legjislacionin Doganor. 2. Konvertimi i valutës së huaj në Euro: 2.1. kur vlera dhe faktorët e shfrytëzuar për të përcaktuar shumën e tatueshme në importim shprehen me valutë të huaj, konvertimi i kësaj shume në euro duhet të bëhet duke zbatuar normën e shkëmbimit të përcaktuar në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor që i rregullojnë llogaritjet e vlerës për qëllime doganore. 2.2. kur vlera dhe faktorët e shfrytëzuar për të përcaktuar shumën e tatueshme të një transaksioni tjetër nga importimi i mallrave, shprehet në valutë të huaj, konvertimi i kësaj shume në valutën vendore në euro duhet të jetë norma më e fundit e shitjes sikur që është definuar nga Banka Qendrore e Kosovës e regjistruar në kohën kur TVSH bëhet e ngarkueshme KREU VII NORMAT - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: TVSH-ja vendoset me normë standarde 16%, ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të vendosë norma të ulura ose të përkohshme të ngritura për disa mallra dhe shërbime, sipas kushteve të përcaktuara.
Neni 26 Norma 1. Norma standarde: 1.1 TVSH ngarkohet me normën prej 16 %. 2. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe pas aprovimit nga Kuvendi, mund të nxjerr akt nën-ligjor për futjen në përdorim të normës së ulur jo më të ulët se pesë për qind (5 %) për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të caktuara. Sipas të njëjtës procedurë dhe nëse paraqitet e nevojshme, Ministri gjithashtu mund të fusë në përdorim normën e përkohshme të ngritur të TVSH-së jo më të lartë se njëzetenjë për qind (21 %) për tu zbatuar ndaj furnizimeve të caktuara të mallrave dhe shërbimeve. Normat e ulura dhe të ngritura mund të zbatohen vetëm për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, që gjenden në Aneksin III. 20 KREU VIII LIRIMET PA TË DREJTËN E ZBRITJES SË TVSH-SË SË ZBRITSHME - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Ky nen përjashton nga TVSH-ja disa furnizime dhe i jep ministrit kompetenca për rregullat, kufizimet dhe njohjen e organeve përkatëse.
Neni 27 Lirimet për aktivitetet e caktuara me interes publik 1. Transaksionet janë të liruara si në vijim: 1.1. shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor dhe aktivitetet e lidhura ngushtë të ndërmarra nga organet e rregulluara me ligjet e Kosovës në fuqi, në veçanti në ngarkimin e çmimeve të krahasueshme ose me kushtet sociale të krahasueshme me këto të zbatueshme për organet e rregulluara me ligjet e Kosovës në fuqi, nga spitalet, qendrat për trajtime mjekësore ose diagnostifikim dhe institucionet tjera të njohura mirë me natyrë të ngjashme; 1.2. ofrimi i kujdesit mjekësor në ushtrimin e profesioneve mjekësore dhe para mjekësore sikur që janë përkufizuar me ligjet e Kosoves ne fuqi dhe furnizimi i Barnave, produkteve farmaceutike, Instrumenteve dhe aparaturave mjekësore dhe kirurgjike; 1.3. furnizimi me organe njerëzore, gjak dhe qumësht të nënës. 1.4. furnizimi me shërbime nga teknikët dentar në kapacitetin e tyre profesional dhe furnizimi me proteza të dhëmbëve nga dentistët dhe teknikët dentar; 1.5. furnizimi i shërbimeve nga grupet e pavarura të personave, të cilët zhvillojnë një aktivitet i cili është i liruar nga TVSH ose në relacion me të cilin nuk janë persona të tatueshëm, për qëllim të ofrimit të shërbimit nga anëtarët e tyre që janë direkt të nevojshme për ushtrimin e atij aktiviteti, ku këto grupe kërkojnë nga anëtarët e tyre rimbursimin e saktë për pjesën e tyre të shpenzimeve të përbashkëta, me kusht që këto lirime mos të shkaktojnë shkatërrim të konkurrencës; 1.6. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me mirëqenien dhe punën e sigurimit social, duke përfshirë ato të furnizuara për shtëpitë e pleqve, nga organet kompetente të Kosovës ose nga organet tjera të njohura nga Autoriteti kompetent i Kosovës se i kushtohen mirëqenies sociale dhe bëhen me çmime të krahasueshme; 1.7. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, nga organet e rregulluara me ligjet e Kosoves ose nga organizatat e tjera, të njohura nga Autoriteti kompetent i Kosovës se i kushtohen mirëqenies sociale dhe bëhen me çmime të krahasueshme; 1.8. ofrimi i edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, edukimi shkollor apo universitar, trajnimi profesional ose ritrajnimi, duke përfshirë furnizimin e shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me këto, nga organet e rregulluara me ligjet e Kosoves që e kanë si qëllim të tyre ose nga organizatat tjera, të njohura nga Autoriteti kompetent i Kosovës se e kanë objektin e ngjashëm dhe bëhen me çmime të krahasueshme; 1.9. shkollimi i ofruar privatisht nga mësuesit që e mbulojnë edukimin shkollor dhe universitar brenda kontekstit të shkollave ose universiteteve sikur që është referuar në nën-paragrafin 8 të paragrafit 1 të këtij neni; 1.10. furnizimi i stafit nga institucionet religjioze dhe filozofike për nevojat e aktiviteteve të referuara në nën-paragrafët 1, 6, 7 dhe 8 të paragrafit 1 të këtij neni dhe për qëllim të mirëqenies shpirtërore; 1.11. furnizimi i shërbimeve, dhe furnizimi i mallrave i lidhur ngushtë me këto, për anëtarët e tyre në interesin e tyre të përbashkët në kthim për nënshkrimin e vendosur në pajtueshmëri me rregullat e tyre nga organizatat jo fitimprurëse me qëllim të natyrës politike, sindikatës, religjioze, patriotike, filozofike, filantropike ose qytetare, me kusht që ky lirim të mos shkaktojë shkatërrimin e konkurrencës; 21 1.12. furnizimi i shërbimeve të caktuara të lidhura ngushtë me edukimin sportiv dhe fizik nga organizatat jo fitimprurëse për personat që marrin pjesë në edukimin sportiv dhe fizik, ku qëllimi i këtyre shërbimeve është direkt i nevojshëm për atë edukim; 1.13. furnizimi i shërbimeve të caktuara kulturore, dhe furnizimi i mallrave i lidhur ngushtë me këto, nga organet e qeverisura me ligjet e Kosovës ose nga organet tjera kulturore të njohura në Kosovë, ku qëllimi i këtyre shërbimeve është që të promovoj ngjarjet kulturore dhe potencialet e Kosovës brenda dhe jashtë territorit; 1.14. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave, nga organizatat, aktivitetet e të cilave janë të liruara sipas nën-paragrafëve 1, 6, 7, 8, 9, 12 dhe 13 të paragrafit 1 të këtij neni, në lidhje me rastet e ngritjes së fondeve të organizuara ekskluzivisht për përfitimin e tyre, me kusht që ai lirim mos të shkaktojë shkatërrim të konkurrencës. Mirëpo në rastet si në vijim nuk i është dhënë lirim furnizimit të mallrave nëse: 1.14.1. furnizimi nuk është esencial për transaksionet e liruara; 1.14.2. qëllimi kryesor i furnizimit është që të fitohen të ardhura shtesë për organet në fjalë nëpërmes të transaksioneve të cilat janë në konkurrencë direkte me ato të ndërmarrjeve komerciale që i nënshtrohen TVSH-së. 1.15. furnizimi i shërbimeve të transportit për personat e sëmurë apo të lënduar me automjetet e dizajnuara në mënyrë speciale për atë qëllim, nga organi i autorizuar; 1.16. aktivitetet tjera nga ato të natyrës komerciale, të zhvilluara nga organet publike të radios dhe televizionit; 1.17. aktivitetet e zhvilluara nga institucionet e Bashkësive Fetare të cilat si qëllim ekskluziv dhe të drejtpërdrejtë kanë realizimin e bindjeve dhe besimeve fetare duke përfshirë qëllimet bamirëse dhe për mirëqenie, seminaret ose organizimet e tjera për trajnimin e shërbyesve ose mësimdhënësve fetarë të arsimit fetarë; 1.18. furnizimi i materialeve të industrisë së shtypit sikur që është definuar këtej e tutje gjatë tregtisë me pakicë të bërë për shfrytëzuesin final, me kusht që ky furnizim të ndodh për personin pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme. Këto materiale janë materiale me kodet si në vijim të doganës me nomenklaturën TARIC: 1.18.1. Kodi 4901: Librat, broshurat, fletëpalosjet dhe artikujt e ngjashme të shtypur, qoftë në fletë të vetme apo jo; 1.18.2 Kodi 4903: Librat me fotografitë, librat për vizatim apo për ngjyrosje për fëmijë; 1.18.3. Kodi 4904: Muzikë, e shtypur apo dorëshkrim, qoftë apo jo e lidhur apo e ilustruar. Për qëllime të këtij paragrafi, “furnizim për personin pa të drejtën për zbritje” nënkupton furnizim për personin i cili shfrytëzon materialin e shtypur për qëllim personal ose për përdorime për qëllime tjera nga ato të biznesit. Këto lirime nuk përfshijnë furnizimin e materialeve pornografike apo të tjera të shtypura që konsiderohen se kanë natyrë pornografike. 2. Lirimet tjera nga ato të parapara në nën-paragrafët 1, 6, 7, 8, 9, 12 dhe 13 të paragrafit l të këtij neni, mund ti bëhen organeve tjera nga ato që rregullohen me ligjet e Kosovës në fuqi. Këto lirime mund të dhurohen me akt nën-ligjor dhe nuk do të dhurohen kur furnizimi nuk është esencial për transaksionet e liruara dhe kur qëllimi kryesorë është krijimi i të ardhurave shtesë për organin në fjalë nëpërmes të transaksioneve të cilat janë në konkurrencë direkte me ato të ndërmarrjeve komerciale që i nënshtrohen TVSH-së. 22 3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerrë akt nënligjor për rregullat dhe kushtet për zbatimin e paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni dhe mund të kufizojë shtrirjen e këtyre lirimeve gjate periudhës transitore te referuar në nenin 64 të këtij Ligji. Ministri mund të imponojë masat e nevojshme për të penguar shtrembërimin e konkurrencës në disavantazh të personave të tatueshëm që i nënshtrohen TVSH-së. Ai gjithashtu do të definojë autoritetet kompetente dhe organet e Kosovës të përmendura në këtë Nen dhe mënyrën në të cilën organet jo publike ose organizatat do të njihen nga autoritetet publike për bërjen e furnizimeve të liruara ose për të cilat mundë të bëhen furnizimet e liruara. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Disa aktivitete dhe furnizime janë të liruara; ministri duhet të nxjerrë akt nënligjor për regjistrimet, librat dhe raportimet vjetore për religjionet e titulluara.
Neni 28 Lirimet për aktivitetet e tjera 1. Aktivitetet tjera janë të liruara si në vijim: 1.1. transaksionet e sigurimit dhe risigurimit, duke përfshirë shërbimet e lidhura të bëra nga brokerat e sigurimit dhe agjentët e sigurimit; 1.2. dhënia dhe negocimi i kredisë dhe menaxhimi i kredisë nga personat që e ofrojnë atë; 1.3. negocimi, ose çdo tregtim në garancionet e kredisë ose ndonjë siguri tjetër për para dhe menaxhimi i garancioneve të kredisë nga personi i cili e ofron kredinë; 1.4. transaksionet, duke përfshirë negocimet dhe depozitat përkatëse, llogaritë rrjedhëse, pagesat, transferet, borxhet, çeqet dhe instrumentet tjera të negociushme, mirëpo duke përjashtuar mbledhjen e borxheve; 1.5. transaksionet, përfshirë këtu negocimet, dhe valutat përkatëse, bankënotat dhe parat metalike të shfrytëzuara si tender ligjor, me përjashtim të artikujve të koleksionistëve që domethënë, monedhave metalike të arit, argjendit ose parave tjera metalike ose bankënotave të cilat normalisht nuk janë shfrytëzuar si ofertë ligjore, ose monedhave metalike të interesit numizmatik; 1.6. transaksionet, përfshirë këtu negocimet mirëpo duke mos përfshirë menaxhimin dhe ruajtjen, në aksione, interesin në kompanitë apo asociacionet ose premtimet e pa garantuara të pagesave dhe letrat tjera me vlerë, mirëpo duke përjashtuar dokumentet që i japin titullin mallrave, dhe të drejtat dhe letrat me vlerë të referuara në nën-paragrafin 2 të paragrafit 4 te nenit 10 të këtij Ligji; 1.7. menaxhimi i fondeve investuese speciale sikur që përkufizohen nga Autoritetet kompetente të Kosovës; 1.8. furnizimi i pullave postare me vlerë nominale, të vlefshme për shfrytëzim për shërbime postare brenda Kosovës, pullave fiskale dhe pullave tjera të ngjashme; 1.9. bastet, lotaritë dhe format tjera të lojërave të fatit, varësisht nga kushtet dhe kufizimet e parashtruara nga Autoritetet kompetente të Kosovës; 1.10. furnizimi i tokës, tokës në të cilën qëndron ndërtesa apo shtëpia; 1.11. furnizimi i shtëpive, banesave ose akomodimeve tjera, të shfrytëzuara për qëllime relevante të banimit; 1.12. lizingu ose dhënia me qira e pasurisë së patundshme. 2. Nga lirimet e parapara në nën-paragrafin 11 të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të përjashtohen si në vijim: 2.1. furnizimet e akomodimit, sikur që janë definuar në legjislacionin e Kosovës, në sektorin e hotelerisë ose në sektorët me funksion të ngjashëm duke përfshirë ofrimin e akomodimit në kampet e pushimeve ose në vendet qe shfrytëzohen për kamping; 23 2.2. dhënia me qira e lokaleve dhe vendeve për parkimin e automjeteve; 2.3. lëshimi me qira i pajisjeve dhe makinerive të instaluara në mënyrë të Përhershme; 2.4. qiraja e kasafortave; 2.5. lizingu ose dhënia me qira e pasurisë së patundshme për qëllime komerciale, në përjashtim të tokës. 3. Lirimet speciale të bëra për Religjionet e titulluara të Kosovës në pajtueshmëri me Ligjin Nr. 02/L-31 mbi Liritë Fetare në Kosovë dhe ligjet e tjera të zbatueshme. 3.1. furnizimet e mallrave dhe shërbimeve për Religjionet e titulluara të Kosovës për ushtrimin e aktivitetit ekonomik të veçantë për vetmbështetjen e tyre, si prodhimi i rrobave fetare, klerike dhe të qëndisura, qirinjve, pikturimi i ikonave, skalitjet në dru, mjeshtri e marangozit dhe produktet bujqësore tradicionale, duhet të lirohen; 3.2. për qëllime të këtij nën-neni: “religjion“ nënkupton Bashkësinë Islame të Kosovës, Kishën Ortodokse Serbe, Kishën Katolike, Bashkësinë religjioze Çifute dhe Kishën Evangjeliste, 3.3. “Religjion i Titulluar” nënkupton çdo religjion që e ka të drejtën të ketë përfitimin e lirimit sikur që është definuar në këtë paragraf; 3.4. lirimet gjithashtu përfshijnë produktet relevante, materialet, makineritë, veglat dhe bagëtinë për ushtrimin e aktivitetit ekonomik që referohet në nën-paragrafin 3.1 të këtij neni; 3.5. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet, në lidhje me secilin religjion të titulluar sikur që është definuar në Ligjin Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë ose ligjet e tjera të zbatueshme, të nxjerrë akt nënligjor në të cilin duhet të definohet, mbajtja e shënimeve dhe librat, dorëzimi i pasqyrave vjetore për qëllime tatimore dhe procedura e miratuar e verifikimit në lidhje me nën-paragrafët 1 dhe 2 të paragrafit 3 këtij neni. KREU IX LIRIMET NË IMPORTIM DHE LIRIMET TJERA SPECIALE LIDHUR ME IMPORTIMIN - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Ky nen liston importet dhe disa shërbime të lidhura që lirohen nga TVSH-ja, si edhe kushtet për disa prej tyre.
Neni 29 Lirimet në importim 1. Nga TVSH duhet të lirohen si në vijim: 1.1. lëshimi i mallrave për qarkullim të lirë, nëse furnizimi i mallrave të tilla është bërë në territorin e Kosovës nga personi i tatueshëm ku në të gjitha rrethanat është i liruar nga TVSH; 1.2. mallrat e ri-importuara në kushte të pandryshuara nga personi i cili i ka eksportuar mallrat, me kusht që këto mallra të jenë të liruara nga detyrimet doganore në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor; 1.3. mallrat e importuara të liruara nga detyrimet doganore dhe te destinuara për: 1.3.1. shfrytëzim zyrtar nga zyrat diplomatike dhe konsullore dhe misionet speciale të akredituara në Kosovë. Për zyrat konsullore të drejtuara nga zyrtarët konsullor të nderit në pajtueshmëri me këtë nënpikë duhet të zbatohet një lirim vetëm në mallrat e dërguara nga shteti dërgues, në përjashtim nga mjetet e transportit, me kusht që Ministria përgjegjëse për Marrëdhënie me jashtë të lëshoj aprovim për këto mallra; 1.3.2. shfrytëzim zyrtar nga organizatat ndërkombëtare, nëse këto janë parashtruar në traktatet apo marrëveshjet ndërkombëtare të cilat zbatohen në Kosovë; 24 1.3.3. shfrytëzim personal nga personeli i huaj i misioneve speciale diplomatike dhe konsullore të akredituara në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes; 1.3.4. shfrytëzim personal nga personeli i huaj i organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes, nëse kjo është parashtruar në traktatet ndërkombëtare të cilat zbatohen në Kosovë; 1.3.5. forcat e Armatosura të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior dhe KFOR-in, për shfrytëzim nga ana e forcave të tilla ose personelit të huaj civil që i shoqëron ata ose për furnizimin e mensave ose klubeve të tyre; 1.3.6 shfrytëzim personal nga stafi i huaj i kontraktorëve të organizatave ndërkombëtare të qeverive të huaja dhe organizatave të tyre, duke përfshirë anëtarët e tyre të familjes nëse kjo është parashtruar në marrëveshjet bilaterale të cilat i kushtohen Kosovës. 1.4. lirimet në 1.3.3 dhe 1.3.4 të këtij neni nuk duhet të ushtrohen nga qytetarët e Kosovës ose qytetarët e huaj me adresë të përhershme në Kosovë. Lirimet sipas kësaj pike duhet të zbatohen duke u bazuar në certifikatat e lëshuara nga Ministria për punë të jashtme. Mallrat e liruara nga TVSH në pajtueshmëri me këtë nënparagraf nuk duhet të tjetërsohen. Ato mund të tjetërsohen vetëm me kusht që të paguhet TVSH, ose pas përfundimit të periudhës tri vjeçare nga dita e importit të mallrave. 1.5. nëse, në pajtueshmëri me një traktat ndërkombëtarë, lirimet do të kishin mund të zbatohen vetëm sipas kushteve të reciprocitetit, Ministria përgjegjëse për punë të jashtme duhet të konfirmojë një reciprocitet të tillë; 1.6. kushtet detale dhe metodat për ushtrimin e një lirimi të TVSH-së dhe caktimi i kufizimeve sasiore për llojet e veçanta të mallrave për të cilat përfituesit e titulluar sipas të këtij neni mund të kërkojnë lirim nga TVSH, duhet të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave; 1.7. importi i gjahut të bërë me anijet e peshkimit dhe me barkat e peshkimit të shfrytëzuara për qëllim të zhvillimit të aktivitetit të peshkimit në port, me kusht që gjahu ose të jetë i papërpunuar ose ti nënshtrohet vetëm atyre procedurave që janë të nevojshme për të ruajtur kualitetin e tij, dhe atë para importimit asnjë furnizim të mos jetë bërë në pajtueshmëri me këtë Ligj; 1.8. shërbimet që lidhen me importimin e mallrave, me kusht që vlera e shërbimeve të tilla të përfshihet në shumën e tatueshme në pajtueshmëri me nën-paragrafin 1.2 te nenit 25 të këtij Ligji; 1.9. ari, metalet tjera të çmueshme, bankënotat dhe monedhat metalike të importuara nga Banka Qendrore e Kosovës; 1.10. importi i gasit përmes sistemeve të distribuimit të gasit natyral ose importi i elektricitetit. 2. Importi i mallrave të listuara në Aneksin IV të këtij ligji janë të liruara gjatë periudhës kalimtare të referuar në nenin 64 të këtij ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This provision lists special VAT exemptions for many categories of imported goods and gives the Minister power to set a value limit for one exemption.
Neni 30 Lirimet tjera speciale lidhur me importimin 1. Lidhur me mallrat e importuara dhe lëshimin e tyre ne qarkullim te lirë, në pajtueshmëri me kushtet dhe afatet kohore të caktuara në Legjislacionin Doganor nga TVSH duhet të lirohen si në vijim: 1.1. dërgimet e vlerave jo të rëndësishme të dërguara nga jashtë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për duhan dhe produktet e duhanit, alkool dhe pijet alkoolike, parfumet dhe ujin e kolonjës. Vlera totale e mallrave në një dërgesë individuale që mendohet të jetë jo e rëndësishme nuk duhet të tejkaloj shumën e përcaktuar me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave; 25 1.2. dasuria personale e perdorur që i takon personit fizik i cili ka jetuar jashtë për një periudhë të pandërprerë prej së paku 12 muajsh dhe i cili vjen në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhan dhe në produktet e duhanit, automjetet dhe pajisjet për kryerjen e një aktiviteti ekonomik; 1.3. gjërat që i takojnë personit i cili ka jetuar jashtë për një periudhë të pandërprerë prej 12 muajve dhe i cili vjen në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhanin dhe produktet e duhanit, automjetet dhe pajisjet për zhvillimin e një aktiviteti ekonomik; 1.4. artikujt e fituar me trashëgimi nga personi fizik që jeton në mënyrë të përhershme në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pijet alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, mjetet e transportit, pajisjet, stoqet e lëndëve të para, gjysmë produktet dhe produktet finale, bagëti dhe prodhime bujqësore që i tejkalojnë nevojat normale familjare; 1.5. gjerat e nevojshme për studime, të sjella nga nxënësit dhe studentët që vijnë në Kosovë me qëllim studimi për kërkesat e tyre vetanake; 1.6. mallrat në valixhet personale të udhëtarit të cilat janë importuar për qëllime jo komerciale dhe të cilat janë të liruara nga pagesa e detyrimet doganore në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor; 1.7. mallrat jo komerciale në konsignacion të vogël cilat janë dërguar falas nga personi fizik që banon jashtë, për personin fizik në territorin doganor të Kosovës deri në vlerën, dhe për duhan dhe produkte të duhanit, pije alkoolike dhe joalkoolike, parfume dhe ujë kolonje deri në sasinë e përcaktuar me akt nenligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, 1.8. dekoratat e nderit dhe çmimet nëse natyra e tyre ose vlera individuale tregon se nuk janë importuar për qëllime komerciale, dhuratat e rastit të pranuara brenda kornizës së marrëdhënieve ndërkombëtare, me kusht që të mos tregojnë qëllime komerciale, në kushtet e reciprocitetit, artikujt me destinim për drejtuesit e huaj të shteteve ose përfaqësuesit e tyre, për kërkesat e tyre gjatë një vizite zyrtare në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte te duhanit; 1.9. substancat terapeutike me origjinë njerëzore dhe reagensët për përcaktimin e grupeve të gjakut dhe llojeve indore që shfrytëzohen për qëllime jo komerciale mjekësore apo shkencore, produktet farmaceutike për kujdesin mjekësor ose veterinari të shfrytëzuara në ngjarjet ndërkombëtare sportive, shtazët laboratorike, substancat shtazore, biologjike dhe kimike të dërguara falas me destinim për hulumtime shkencore dhe mostrat e substancave referente me destinim për kontroll të kualitetit të prodhimeve mjekësore të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë; 1.10. mallrat e siguruara falas nga organet shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për personat në nevojë për ndihmë, ose mallrat e dërguara falas dhe pa ndonjë destinim komercial për qëllim të shfrytëzimit ekskluzivisht për ti plotësuar nevojat e tyre të punës ose për zhvillimin e detyrave të tyre. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produkte të duhanit, kafe, qaj dhe automjete me përjashtim të automjeteve për shpëtim. Këto lirime duhet të zbatohen vetëm për organizatat që mbajnë shënimet e duhura dhe i mundësojnë rganeve kompetente që ti mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, kur është e nevojshme ofrojnë siguri për pagesat e TVSH-së; 1.11. mallrat e importuara nga organet shtetërore dhe organizatat shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për viktimat e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, nga luftërat, ose mallrat të cilat mbesin pronë e këtyre organizatave mirëpo janë vënë në dispozicion për viktimat e përmendura më lartë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për materiale dhe pajisje për renovimin e rajoneve të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera. Ky lirim duhet të zbatohet vetëm për organizatat që mbajnë shënime të duhura dhe që mundësojnë që organet kompetente të mbikëqyrin veprimet e tyre dhe të cilat, aty ku është e nevojshme, ofrojnë siguri për pagesën e TVSH-së; 26 1.12. artikujt që janë bërë në mënyrë të veçantë për edukimin, trajnimin ose punësimin e personave të verbër dhe të shurdhër ose personave tjerë të hendikepuar fizikisht apo mentalisht nëse janë siguruar falas dhe janë importuar nga institucionet apo organizatat ku aktiviteti i të cilave është edukimi dhe asistenca për këta persona dhe me kusht që të mos jetë shprehur ndonjë qëllim komercial nga donatorët; 1.13. pajisja e cila është shfrytëzuar nga pronari për zhvillimin e aktivitetit ekonomik ku ai e vendos atë aktivitet në Kosovë. Ky lirim nuk duhet të zbatohet në mjetet e transportit, derivate të naftës, stoqe dhe mallra, produkte dhe gjysmë produkte, dhe bagëti të zotëruar nga tregtarët; 1.14. produktet bimore dhe blegtorale të siguruara nga bujqit të cilët janë banorë të Kosovës në pronën e tyre brenda regjionit të kufirit të shtetit fqinjë dhe kafshe e reja dhe produktet tjera të fituara nga blegtoria të cilat i kanë në pronën e tyre për qëllim të punës në fermë, kullosë ose dimërim, farat, plehrat kimike dhe produktet e ngjashme për kultivimin e dheut të shfrytëzuar nga bujqit të cilët janë banorë të huaj në pronën e tyre në Kosovë; 1.15. mostrat e mallrave me vlerë të pa përfillshme me qëllim të marrjes së urdhrave për mallrat e llojit të njëjtë dhe të cilat, në lidhje me dukjen e tyre dhe sasinë, nuk janë të shfrytëzueshme për ndonjë qëllim tjetër; 1.16. materialet e shtypura dhe materialet reklamuese pa vlerë komerciale të destinuara për promovim, të dërguara nga personi i cili e ka themeluar biznesin e tij jashtë Kosovës; 1.17. mallrat me destinim për shfrytëzim në panair, ekspozitë ose ngjarje të ngjashme. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për pije alkoolike, duhan dhe produktet e duhanit dhe karburantet; 1.18. mallrat të cilat në mënyrë që të përcaktohet përbërja e tyre, kualiteti ose karakteristikat tjera teknike janë me destinim për ekzaminime, analiza dhe testime dhe të cilat shfrytëzohen plotësisht ose shkatërrohen. Ky lirim nuk duhet të zbatohet për mallrat e shfrytëzuara në ekzaminimin, analizat ose testimin në mënyrë që të promovohen shitjet; 1.19. artikujt dhe dokumentet shoqëruese të cilat në lidhje me përvetësimin apo mbrojtjen e markës tregtare, patentave dhe modeleve dërgohen në organizatat për mbrojtjen e të drejtave të pasurisë intelektuale; 1.20. dokumentet turistike informative me destinim për shpërndarje falas dhe ku qëllimi i tyre kryesor është që të përfaqësojnë produktet dhe shërbimet e huaja turistike; 1.21. dokumentet e dërguara për organet shtetërore, publikimet e organeve shtetërore të huaja dhe organeve ndërkombëtare dhe organizatave, format për ushtrimin e pushtetit të organeve shtetërore, artikujt e evidencës në procedurat gjyqësore, qarkoret e shtypura të dërguara si pjesë e shkëmbimit normal të informatave ndërmjet shërbimeve publike ose institucioneve bankare, materialet e shtypura zyrtare të pranuara nga Banka Qendrore e Kosovës, dokumentet, arkivat dhe format për shfrytëzim në takimet ndërkombëtare, konferencat ose kongreset, skicat, vizatimet teknike, modelet dhe dokumentet e ngjashme për qëllim të pjesëmarrjes në një garë ndërkombëtare të organizuar në Kosovë, format e shtypura të shfrytëzuara në pajtueshmëri më konventat ndërkombëtare si dokumentet zyrtare në tregtinë ndërkombëtare me automjete dhe mallra, fotografitë dhe slajdet e dërguara te agjencionet e shtypit ose kompanitë e gazetave, artikujt e koleksionistëve dhe punët artistike që nuk janë të destinuara për shitje të cilat janë importuar falas nga muzetë, galeritë dhe institucionet e tjera të cilat janë destinuar për shikim falas, hartat e murit, filmat, ne përjashtim nga filmat kinematografik dhe produktet tjera audio-vizuale të natyrës edukative të prodhuara nga Kombet e Bashkuara ose agjensionet e saja të specializuara; 1.22. materiali i nevojshëm për ngarkimin dhe sigurimin e mallrave gjatë transportit, një shtresë e kashtës dhe ushqimi për kafshët gjatë transportit e ngarkuar në mjetet e transportit, e cila shfrytëzohet për transportimin e kafshëve nga vendi i huaj në Kosovë ose nëpërmes Kosovës; 1.23. karburantet dhe lubrifikuesit e automjeteve në rezervuarët e parainstaluara të fabrikës; 27 1.24. materialet për ndërtimin e monumenteve, mirëmbajtjen ose dekorimin e varrezave ose varrezat e viktimave të luftës nga vendet tjera, arkivolet që përmbajnë mbetjet e eshtrave dhe urnat që përmbajnë hirin e personit të vdekur dhe artikujt e funeralit që zakonisht i shoqërojnë arkivolin dhe urnat, 1.25. barnat, produktet farmaceutike, instrumentet dhe aparaturat mjekësore dhe kirurgjike. 2. Lirimet speciale te cilat zbatohen gjate periudhës transitore te referuara nenit 64 të këtij Ligji: 2.1. importet e mallrave të financuara nga të ardhurat e donacioneve te bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit te Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për përfitim të Ministrive, autoriteteve lokale dhe organeve tjera te rregulluara me ligj, nga organizatat ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe agjencionet e tyre, qeveritë, agjensionet qeveritare, organizata qeveritare dhe joqeveritare ne mbështetje te programeve humanitare dhe të rindërtimit dhe projekteve të tjera përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë; 2.2. importet e bëra nga Kombet e Bashkuara ose ndonjë nga agjensionet e saj, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare. 3. Lirimet speciale të bëra për Religjionet e Kosovës në pajtueshmëri me Ligjin Nr. 02/L-31 mbi Liritë Fetare në Kosovë ose ligjet e tjera të zbatueshme: Dispozitat e paragrafit 3 te nenit 28 të këtij Ligji gjithashtu duhet të zbatohen për importet në lidhje me këto lirime speciale duke zëvendësuar “furnizimin e mallrave dhe shërbimeve“ me “ importet “. KREU X LIRIMET NË EKSPORTIM - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article exempts certain export-related goods and services from tax treatment, including some traveller-luggage goods, and sets conditions for VAT refund.
Neni 31 Lirimet në eksportim 1. Transaksionet në vijim janë të liruara: 1.1. furnizimi i mallrave të dërguara apo të transportuara për destinim jashtë Kosovës nga ose në interes të shitësit; 1.2. furnizimi i mallrave të dërguara ose transportuara për destinim jashtë Kosovës nga ose në interes të konsumatorit që nuk është i vendosur brenda territorit të Kosovës, me përjashtim të mallrave të transportuara nga vetë konsumatori për pajisje, mbushje me derivate dhe sigurimi i barkave private dhe aeroplanëve privat ose çdo mjet tjetër të transportit për shfrytëzim privat; 1.3. furnizimi i mallrave për organet e aprovuara nga institucioni kompetent të cilat i eksportojnë ato jashtë Kosovës si pjesë e aktivitetit të tyre humanitar, bamirës ose mësimdhënës jashtë Kosovës; 1.4. furnizimi i shërbimeve që bëjnë pjesë në punën qe kryhet në pasurinë e luajtshme të fituar apo importuar për qëllime të nënshtrimit të asaj pune brenda Kosovës, dhe të dërguara ose të transportuara jashtë Kosovës nga furnizuesi, nga konsumatori nëse nuk është i vendosur brenda territorit të Kosoves ose në interes të cilit do prej tyre; 1.5. furnizimi i shërbimeve, duke përfshirë transportin dhe transaksionet ndihmëse, mirëpo duke përjashtuar shërbimet e liruara në pajtueshmëri me nenin 27 lidhur me aktivitetet e caktuara me interes publik dhe duke përjashtuar shërbimet e parapara me nenin 28 lidhur me disa aktivitete të tjera të caktuara, ku këto shërbime janë direkt të lidhura me eksportimin ose importimin e mallrave të të mbuluara nga paragrafi 2 i nenit 21 të këtij Ligji. 2. Mallrat që barten në valixhen personale të udhëtarit: 28 2.1. kur furnizimi i mallrave të referuara në nën-paragrafin 1.2 të nenit 31 të këtij Ligji ka të bëjë me mallrat që barten në valixhen personale të udhëtarit, lirimi duhet të zbatohet vetëm nëse plotësohen kushtet si në vijim: 2.1.1. udhëtari nuk është i vendosur brenda Kosovës; 2.1.2. mallrat janë transportuar jashtë Kosovës para fundit të muajit të tretë që pason pas atij në të cilin ka ndodhur furnizim; 2.1.3. vlera totale e furnizimit, duke përfshirë TVSH-në, është më e madhe se 175 €. Udhëtari i cili nuk është i vendosur brenda Kosovës nënkupton udhëtarin ku adresa e tij e përhershme ose vendbanimi i tij i zakonshëm nuk është i vendosur brenda Kosovës. Në atë rast “adresë e përhershme apo rezidencë e zakonshme” nënkupton vendin e regjistruar në pasaportë, letërnjoftim ose dokument tjetër të njohur si një dokument identifikimi nga vendi, brenda territorit të të cilit ka ndodhur furnizimi. Dëshmia e eksportimit duhet të bëhet nëpërmes të faturës ose dokumenti tjetër në vend të saj, të nënshkruar nga zyra e doganës në dalje nga Kosova. 2.2. Rimbursimi i TVSH-së së paguar sipas nën-paragrafiT 1 të paragrafit 2 të nenit 31 të këtij ligji duhet te bëhet në mënyrën e përcaktuar me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave i cili gjithashtu do të caktoj datën prej së cilës do të fillojë rimbursimi. KREU XI LIRIMET E LIDHURA ME TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article exempts several international transport-related supplies and services, especially for ships and aircraft used in high-seas or international-route operations.
Neni 32 Lirimet e lidhura me transportin ndërkombëtar 1. Transaksionet në vijim janë të liruara: 1.1. furnizimi i mallrave për furnizim me karburante dhe furnizimi i anijeve të shfrytëzuara për lundrim në detet e mëdha, dhe bartja e pasagjerëve me pagese ose të shfrytëzuara me qëllim të aktivitetit komercial, industrial ose të peshkimit, ose për shpëtim ose asistencë në det, ose për peshkim në bregdet, me përjashtim të furnizimit të anijeve; 1.2. furnizimi i mallrave për furnizimin me derivate dhe furnizim me ushqim të anijeve luftarake, që bien brenda kodit të nomenklaturës së kombinuar (NK) 8906 1000, që e lënë territorin e Kosovës dhe lidhen për porte ose ankorojnë jashtë Kosovës; 1.3. furnizimi, modifikimi, riparimi, mirëmbajtja, marrja me qira-charter dhe dhënia me qira e anijeve të referuara në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni, dhe furnizimi, dhënia me qira, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, duke përfshirë këtu pajisjet e peshkimit, të inkorporuara ose të shfrytëzuara këtu; 1.4. furnizimi i shërbimeve tjera nga ato të referuara në nën-paragrafin 1.3 të këtij neni, për të plotësuar nevojat direkte të anijeve të referuara në nën-paragrafin 1.1 të këtij neni ose të ngarkesës së tyre; 1.5. furnizimi me mallrave, derivate për aeroplanët e shfrytëzuar për linjat ajrore që veprojnë për konsideratë kryesisht në rrugët ndërkombëtare; 1.6. Furnizimi, modifikimi, riparimi, mirëmbajtja, ”chartering” dhe dhënia me qira e aeroplanëve të referuara në nën-paragrafin 1.5 të këtij neni, dhe furnizimi, dhënia me qira, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të inkorporuara ose të shfrytëzuara këtu. 29 2. Furnizimi i shërbimeve tjera nga ato të referuara në nën-paragrafin 6 të paragrafit 1 të këtij neni, për ti plotësuar nevojat direkte të aeroplanëve të referuar në nën-paragrafin 5 të paragrafit l të këtij neni ose të ngarkesës së tyre. KREU XII LIRIMET NË LIDHJE ME TRANSAKSIONET E CAKTUARA TË TRAJTUARA SI EKSPORTE, LIRIMET PËR FURNIZIMIN E SHËRBIMEVE NGA NDËRMJETËSUESIT, DHE LIRIMET NË LIDHJE ME ARANZHIMET DOGANORE DHE TË NGJASHME - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Certain export-treated transactions are exempt, including some diplomatic, international, NATO/KFOR, Central Bank, humanitarian, and transitional-period supplies, and some cases may receive VAT refund treatment.
Neni 33 Lirimet në lidhje me transaksionet e caktuara që trajtohen si eksporte 1. Transaksionet në vijim që trajtohen si eksporte janë të liruara: 1.1. furnizimi i mallrave ose shërbimeve nën aranzhimin diplomatik dhe konsullor; 1.2. furnizimi i mallrave ose shërbimeve për organet ndërkombëtare dhe ndërqeveritare të njohura si të tilla nga autoritetet publike të Kosovës, për anëtarët e organeve të tilla, brenda limiteve dhe nën kushtet e parashtruara nga konventat ndërkombëtare të cilat caktohen nga organet ose me marrëveshjen e autoriteteve kompetente; 1.3. furnizimi i mallrave apo shërbimeve për NATO-n dhe KFOR-in me destinim ose për forcat e armatosura të NATO-s dhe KFOR-it për shfrytëzim nga këto forca, ose për personelin civil që i shoqëron ata, për mensat ose klubet e atyre forcave, kur forcat e tilla marrin pjesë në mbrojtjen e përbashkët dhe përpjekjet e ruajtjes së paqes; 1.4. furnizimi i arit për Bankën Qendrore. 2. Ujitja e tokave bujqësore dhe furnizimet e mallrave të listuara në Aneksin IV të këtij ligji janë të liruara gjatë periudhës kalimtare të referuar në nenin 64 të këtij ligji. 3. Lirimet speciale të cilat zbatohen gjatë periudhës transitore të referuar në nenin 64 të këtij Ligji: 3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve te financuara nga te ardhurat e donacioneve te bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit te Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet lokale dhe organet tjera te rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjensionet qeveritare, organizatat qeveritare dhe joqeveritare ne mbështetje te programeve dhe projekteve humanitare dhe te rindërtimit përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë; 3.2. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve te bëra për Kombet e Bashkuara ose ndonjë nga agjensionet e saj, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare. 4. Në rastet kur mallrat janë dërguar ose transportuar jashtë Kosovës ku ka ndodhur furnizimi dhe në rast të shërbimeve, mund të jepen lirimet në formë të Rimbursimit të TVSH-së. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Intermediaries acting on behalf of another person are covered when they provide services in certain transactions, including some export-treated or outside-Kosovo transactions.
Neni 34 Lirimet për furnizimin e shërbimeve nga ndërmjetësuesit Furnizimi i shërbimeve nga ndërmjetësuesit që veprojnë në emër dhe në interesin e personit tjetër, ku ata marrin pjesë në transaksionet e referuara në kapitujt 10 dhe 11 dhe transaksionet e trajtuara si eksporte të kreut 12, apo të transaksioneve të zhvilluara jashtë Kosovës. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Certain imported goods and related supplies are exempt from VAT when they are placed in customs storage, free zones, duty suspension arrangements, duty-free shops, or onboard aircraft on outbound travel.
Neni 35 Depot doganore dhe aranzhimet e ngjashme 30 1. Importet e mallrave duhet të lirohen nga TVSH nëse janë me destinim për t’u: 1.1. prezantuar doganës dhe kur është e lejuar me legjislacionin doganor të vendosen në deponim të përkohshëm; 1.2. vendosur në zonën e lirë; 1.3. vendosur nën aranzhimin doganor të deponimit ose aranzhimeve të përpunimit të brendshëm nën regjimin e pezullimit. 2. Lirimi gjithashtu është i aplikueshëm për furnizimet e shërbimeve lidhur me furnizimin e mallrave te paragrafit 1 te nenit 35 dhe për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të bëra në zonën e lirë dhe depot doganore. 3. Transaksionet nën paragrafin 1 të nenit 35 janë të liruara nga TVSH, me kusht që mallrat mos të lëshohen në qarkullim të lirë ose mos të kenë qëllim për konsumim të fundit dhe shuma e obligimit të TVSH-së me pushimin e aranzhimeve të korrespondoj me shumën e TVSH-së, e cila do të kishte qenë obligim sikur secili nga këto transaksione të ishin tatuar brenda Kosovës. 4. Mallrat me destinim për shitje në “duty free shops“–shitoret e liruara nga detyrimet në një aeroport të hapur për komunikacion ajror ndërkombëtarë ose një port të hapur për komunikacion ndërkombëtarë, me kusht që udhëtarët që i bartin mallrat e tilla si valixhe personale me sasi të lejueshme për në shtetin tjetër përmes aeroplanit apo anijes, gjithashtu janë të liruara nga TVSH. Udhëtari i referuar në paragrafin 4 të këtij neni mendohet të jetë udhëtari që e ka biletën në të cilën është cekur aeroporti i destinimit ose porti i shtetit tjetër. 5. Mallrat për shitje për udhëtarët në bord të aeroplanëve gjatë fluturimit janë të liruara ku vendi i arritjes gjendet jashtë Kosovës. KREU XIII ZBRITJET - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Personi i tatueshëm mund të zbresë TVSH-në e zbritshme vetëm kur plotësohen kushtet e ligjit, dhe disa shpenzime ose zbritje janë të kufizuara ose të ndaluara.
Neni 36 E drejta për të zbritur TVSH-në 1. E drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur TVSH bëhet e ngarkueshme. Personi i tatueshëm nuk mund të zbres TVSH-në e zbritshme para periudhës tatimore në të cilën ai i ka pranuar faturat për mallrat apo shërbimet e furnizuara për të, ose në të cilën ai ka pranuar deklaratën e doganës për mallrat e importuara. 2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë Ligj, personi i tatueshëm mund të zbres nga obligimet e tij të TVSH-së, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në lidhje me blerjet e mallrave dhe shërbimeve këtu e tutje: TVSH e zbritshme, me kusht që ai të ketë shfrytëzuar apo do të shfrytëzojë ato mallra ose shërbime për qëllime të transaksioneve të tij të tatueshme: 2.1. obligimi i TVSH-së së zbritshme ose të paguar brenda territorit të Kosovës në lidhje me mallrat apo shërbimet e furnizuara ose që do të furnizohen për të nga personi tjetër i tatueshëm; 2.2. obligimi i TVSH-së së zbritshme ose TVSH e paguar brenda territorit të Kosovës në lidhje me importimin e mallrave; 2.3. obligimi i TVSH-së së zbritshme në pajtueshmëri me paragrafin 1 te nenit të nenit 12 dhe nenit 16 të këtij Ligji. 3. Përveç zbritjeve të referuara në paragrafin 2 te këtij neni, çdo person i tatueshëm gjithashtu duhet të ketë të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme të referuar këtu përderisa mallrat dhe shërbimet shfrytëzohen për qëllimet si në vijim: 31 3.1. transaksionet e lidhura me aktivitetin nga paragrafi 1 i nenit 4 të këtij Ligji dhe të zhvilluara jashtë Kosovës, në të cilat ai tatim është obligim apo është paguar, në lidhje me të cilën TVSh do të jetë e zbritshme nëse janë zhvilluar jashtë Kosovës; 3.2. transaksionet të cilat janë të liruara sipas Kapitullit 10 (Lirimet për eksportime), Kapitullit 11 (Lirimet lidhur me transportin ndërkombëtar) dhe Kapitullit 12 (Lirimet lidhur me transaksionet e trajtuara si eksporte, furnizimet e shërbimeve nga ndërmjetësuesit dhe lirimet lidhur me Doganën dhe aranzhimet e ngjashme) të këtij Ligji, 3.3. cilido nga transaksionet e liruara në pajtueshmëri me nën-paragrafet 1 deri në 6 të paragrafit 1 të nenit 28 të këtij Ligji, nëse konsumatori është i vendosur jashtë Kosovës ose nëse ato transaksione janë të lidhura direkt me mallrat me destinim për eksport për në vendin jashtë Kosovës. 4. Për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara ose që do të shfrytëzohen nga një person i tatueshëm, që të dyja për transaksionet e mbuluara nga paragrafi 2 dhe3 të nenit 36 këtij ligji, për të cilat mund të zbritet TVSH dhe për transaksionet për të cilat TVSH nuk duhet të zbritet, mund të zbritet vetëm ajo pjesë e TVSH-së që i atribuohet transaksionit të parë. Pjesa e TVSH-së së zbritshme duhet të përcaktohet në pajtueshmëri me Nenin 39 të këtij Ligji për të gjitha transaksionet e zhvilluara nga personi i tatueshëm. 5. Personi i tatueshëm nuk duhet të zbret TVSH-në e zbritshme në: 5.1. jahtet dhe barkat me destinim për sport dhe rekreacion, aeroplanin privat, veturat dhe motoçikletat e shfrytëzuara për qëllime jo biznesore, derivatet dhe lubrifikantët dhe pjesët rezervë dhe shërbimet të lidhura me këto, ndryshe nga anijet ose automjetet e shfrytëzuara për lizing dhe për dhënie me qira, për rishitje dhe automjetet e shfrytëzuara në shkollat për vozitje për ofrimin e programit të trajnimit për vozitës në pajtueshmëri me rregulloret në fuqi, automjetet e kombinuara për të zhvilluar një aktivitet të linjës publike dhe linjës speciale të transportit. Nëse automjeti nuk është shfrytëzuar ekskluzivisht për zhvillimin e një aktiviteti për transport publik dhe për linjë speciale të transportit, personi i tatueshëm mundë të kërkojë zbritje të TVSH-se vetëm për pjesën që lidhet me zhvillimin e këtij aktiviteti; 5.2. Shpenzimet totale të blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për qëllime personale edhe për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme lejohet më së shumti vetëm deri në 50%. 5.3. Shpenzimet e përfaqësimit përfshijnë vetëm shpenzimet për mikpritje dhe zbavitje gjatë kontakteve shoqërore dhe të biznesit, shpenzimet e ushqimit – duke përfshirë edhe pijet dhe shpenzimet e akomodimit, duke bërë përjashtim për ato shpenzime të cilat janë bërë për personelin e ngarkuar me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve; 5.4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar implementimin dhe shpenzimet të cilat i nënshtrohen kufizimeve. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Personi i tatueshëm fiton të drejtën për zbritje kur tatimi i zbritshëm bëhet i ngarkueshëm, dhe për ta ushtruar duhet të mbajë faturë ose dokument si faturë, ose DUD për importet përkatëse.
Neni 37 Ushtrimi i së drejtës për zbritje 1. E drejta për zbritje lind në kohën kur tatimi i zbritshëm bëhet i ngarkueshëm. 2. Për të ushtruar të drejtën e tij për zbritje të TVSh-se së zbritshme, personi i tatueshëm duhet që së paku: 2.1. në lidhje me të gjitha zbritjet e referuara në kreun e 13 të mbajë një faturë ose një dokument që shërben si faturë në pajtueshmëri me kreun 15 të këtij Ligji. në lidhje me zbritjet sipas nën-paragrafit 2.2 të nenit 36 të këtij ligji të ketë një dokument importi “Dokumenti Unik Doganor - DUD” në të cilin ai është i cekur si pranues i dërgesës apo importues dhe i cili e cek shumën ose mundëson llogaritjet e obligimit tatimor. 32 3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerrë akt nënligjor për të përcaktuar rregullat dhe dokumentet shtesë për të dëshmuar TVSH-në e zbritshme në veçanti në lidhje me: 3.1. zbritjet sipas nën-paragrafi 2.3 te nenit 36 të këtij Ligji; 3.2. zbritjet sipas nën-paragrafëve 2.1 dhe 2.2 të nenit 37 të këtij Ligji; 3.3. zbritjet në lidhje me transaksionet e përshkruara në Kapitujt 10,11dhe 12 të këtij Ligji; 3.4. rastet e referuara në nenin 53 të këtij Ligji kur personi është i obliguar të paguaj TVSH si klient ose blerës; 3.5. zbritjet në lidhje me aplikimin e skemave speciale të kreut 19 të këtij Ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Personat e tatueshëm llogarisin zbritjen e TVSH-së së zbritshme për periudhën tatimore dhe, në disa raste, mund ta kërkojnë më vonë brenda afatit të caktuar.
Neni 38 Mënyra e ushtrimit të së drejtës për të zbritur TVSH-në e zbritshme 1. Personat e tatueshëm bëjnë zbritjen duke zbritur nga shuma totale e obligimit të TVSH-së për një periudhë të caktuar tatimore, shumën totale të TVSH-së në lidhje me të cilën gjatë së njëjtës periudhë ka lindur e drejta për ta zbritur në pajtueshmëri me paragrafin 1 te nenit 37 të këtij Ligji. 2. Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhë tatimore, ai mund ta zbres këtë shumë të TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore, mirëpo jo më vonë se në periudhën e fundit tatimore të vitit kalendarik që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme. Personi i tatueshëm duhet të njoftojë përpara Menaxherin e zyrës regjionale tatimore për atë zbritje me vonesë. 3. Nëse personi i tatueshëm pranon një faturë që tregon TVSH-në nga personi i cili nuk ka të drejtë që të kërkojë TVSH-në sipas këtij Ligji, ai nuk duhet të zbres TVSH-në e paraqitur si TVSH të zbritshme, pavarësisht nga ajo se ai e ka paguar atë TVSH. 4. Nëse një person i tatueshëm pranon një faturë që tregon një shumë të TVSH-së e cila e tejkalon shumën e TVSH-së e cila është dashur të ngarkohet sipas këtij Ligji, personi i tatueshëm nuk duhet të zbres shumën e tepërt si TVSH të zbritshme, edhe nëse është paguar ajo TVSH. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Tatimpaguesi mund të zbresë vetëm pjesën e TVSH-së që lidhet me transaksionet e zbritshme, dhe ATK mund të kontrollojë ose ndryshojë metodën e llogaritjes.
Neni 39 Llogaritja e pjesës së TVSH-së së zbritshme që lejohet si e zbritshme 1. Në rastin e mallrave dhe shërbimeve të shfrytëzuara nga personi i tatueshëm për realizimin e transaksioneve për të cilat TVSH është e zbritshme për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara, dhe për realizimin e transaksioneve lidhur me të cilat TVSH nuk është e zbritshme për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara, është e zbritshme vetëm pjesa e TVSH-së që i atribuohet transaksioneve për të cilat TVSH është e zbritshme. Personi i tatueshëm mund të autorizohet nga ATK që të bëjë zbritjen e TVSH-së duke u bazuar në shfrytëzimin real të bërë, nëse ai ofron në shënimet e tij të kontabilitetit të dhënat mbi TVSH- në e zbritshme për të cilën ai ka të drejtën dhe për të cilën nuk e ka të drejtën e zbritjes për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara. 2. Proporcioni i zbritshëm duhet të gjendet nga ndarja që përbëhet nga shumat si në vijim: 2.1. në numërues: shumën totale, me përjashtim të TVSH-së, te qarkullimit vjetor që i atribuohet transaksioneve për të cilat personi i tatueshëm e ka të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme; 2.2. në emërues: shumën e përfshirë në numërues dhe shumën e qarkullimit total vjetor për të cilën personi i tatueshëm nuk e ka të drejtën që të zbres TVSH-në, duke përfshirë subvencionet ndryshe nga ato të lidhura me çmimin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve sikur që janë referuar në paragrafin 1 të nenit 24të këtij ligji. 33 3. Llogaritja e proporcionit të zbritshëm nuk duhet të përfshijë: 3.1. shumën e qarkullimit të atribueshëm për furnizimet e mallrave kapitale të shfrytëzuara nga personi i tatueshëm për nevoja të biznesit të tij; 3.2. shumën e furnizimit të shërbimeve financiare sikur që janë referuar në paragrafin 1 te nenit 28 të këtij Ligji, nëse janë zhvilluar në baza jo të rregullta. 4. Proporcioni i zbritshëm i TVSH-së duhet të përcaktohet në baza vjetore si përqindje dhe duhet të rrumbullakohet në një numër të plotë që pason. 5. Proporcioni i përkohshëm i zbritshëm dhe proporcioni aktual i zbritshëm: 5.1. proporcioni i zbritshëm për vitin aktual duhet të përcaktohet përkohësisht duke u bazuar në të dhënat e transaksioneve të vitit të mëparshëm këtu e tutje: “proporcioni i përkohshëm i zbritshëm”. Në mungesë të të dhënave mbi transaksionet e vitit të mëparshëm, ose kur shumat kanë qenë të parëndësishme, proporcioni i përkohshëm i zbritshëm duhet të përcaktohet nga ATK duke u bazuar në parashikimet e vetë personit të tatueshëm; 5.2. proporcioni i zbritshëm duhet më në fund të përcaktohet kur vëllimi aktual i transaksioneve është i njohur në vitin për të cilin është përcaktuar proporcioni i tatueshëm këtej e tutje: “proporcioni aktual i zbritshëm”; 5.3. nëse është parë se zbritja e TVSH-së së zbritshme duke u bazuar në proporcionin e përkohshëm të zbritshëm ka qenë më i lartë apo më i ulët se sa që është dashur të jetë në lidhje me të dhënat aktuale mbi vëllimin e transaksioneve, zbritja e TVSH-së së zbritshme duhet të rregullohet sipas rrethanave në deklaratën tatimore të periudhës tatimore të janarit të vitit vijues i cili është viti në të cilin është përcaktuar proporcioni aktual i zbritshëm. 6. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, personi i tatueshëm mund të përcaktojë proporcionin e zbritshëm për secilën fushë individuale të aktivitetit të tij në mënyrë të ndarë, me kusht që ai të mbajë shënime të ndara për secilën fushë individuale të aktivitetit të tij si dhe me kusht që ai të njoftojë autoritetet tatimore mbi metodën e përcaktimit të proporcionit të zbritshëm. Nëse ATK pranon njoftimin së paku 15 ditë para fillimit të periudhës së re tatimore, personi i tatueshëm mund të fillojë të llogarit proporcionin e zbritshëm sipas këtij nën-neni në periudhën e parë tatimore që vijon pas periudhës tatimore në të cilën ai e ka informuar ATK-në në lidhje me vendimin e tij, ose me fillimin e periudhës së ardhshme tatimore. Personi i tatueshëm duhet të llogarit proporcionin e zbritshëm, të zgjedhur sipas këtij nën-neni për së paku 12 muaj. Nëse personi i tatueshëm dëshiron të ndryshoj prapë metodën e llogaritjes së proporcionit të zbritshëm, ai duhet të njoftojë ATK-në përsëri për këtë ndryshim brenda 15 ditëve para fillimit të periudhës tatimore në të cilën do të shfrytëzohet metoda e re. 7. ATK mund që: 7.1. pas njoftimit të bërë në pajtueshmëri me paragrafin 6 të këtij neni, t’ia ndaloj personit të tatueshëm që të shfrytëzojë metodën e zgjedhur për përcaktimin e proporcionit të zbritshëm nëse metoda e zgjedhur nuk i mundëson ATK-së që të kontrollojë në mënyrë adekuate zbritjen e TVSH-së së zbritshme; 7.2. të autorizojë apo kërkojë nga personi i tatueshëm që të bëjë zbritjen duke u bazuar në shfrytëzimin real të bërë për të gjithë apo për një pjesë të mallrave dhe shërbimeve. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article lets a taxable person carry excess VAT credit forward or request a VAT refund if the stated conditions are met.
Neni 40 Kërkesat për rimbursim të TVSH-së 1. Personi i tatueshëm mund të bartë kreditin e tepërt të TVSH-së në periudhën tatimore vijuese apo mund të dorëzojë kërkesën për rimbursim të TVSH-së, kur për një periudhë tatimore e cila është periudha e fundit tatimore e tremujorit të vitit kalendarik, deklarata e TVSH-së e personit të tatueshëm pasqyron një 34 shumë të zbritjeve e cila e tejkalon shumën e obligimit të TVSH-së. Krediti i tepërt i bartur i TVSH-së mund të zbatohet kundrejt detyrimeve të TVSH-së në periudhat tatimore pasuese. 2. Kërkesat për rimbursim të TVSH-së: Pa paragjykuar nenin 24 të Ligjit Nr 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe me qëllim të sigurimit të zbatimit të drejtë dhe të saktë të këtij neni, për kërkesat e rimbursimit të TVSH-së duhet të zbatohen procedurat si në vijim: 2.1. personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëse në fund të secilit tremujor kalendarik shuma e kreditit të TVSH-së tejkalon shumën prej 5,000 euro dhe me kusht që personi i tatueshëm të ketë qenë në gjendje kreditimi në fund të secilës periudhë tatimore të tremujorit, dhe nëse janë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe tatimeve tjera për të gjitha periudhat tatimore të kaluara. 2.2. për eksporte, mund të kërkohet rimbursimi pas secilës periudhë tatimore, me kusht që të plotësohen kushtet si në vijim: 2.2.1. transaksionet e eksportit pasqyrojnë së paku njëzetepesë për qind (25%) të transaksioneve totale me të drejtën e zbritjes së TVSH-së së Zbritshme dhe vlera e kreditit të TVSH-së e tejkalon pesëmijë (5000) euro në fund të periudhës tatimore; 2.2.2. personi i tatueshëm t’i përmbushë të gjitha dispozitat e aplikueshme doganore dhe të TVSH-së; dhe 2.2.3. të jenë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe deklaratat e tjera Tatimore për të gjitha periudhat e kaluara. 3. Dëshmitë në lidhje me kërkesën e rimbursimit të TVSH-së: 3.1. në momentin e bërjes së kërkesës për rimbursim, personi i tatueshëm duhet të posedojë të gjitha evidencat dhe dokumentet e referuara në paragrafin 4 të këtij neni dhe të përcaktuara me aktin nënligjor që nxjerret nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave; 3.2. ATK nuk do të bëjë rimbursimin nëse personi i tatueshëm nuk posedon evidencat dhe dokumentet, ose nëse ka indikacione që të dhënat e raportuara në deklaratën e TVSH-së në të cilën është raportuar shuma e rimbursimit të TVSH-së dhe deklaratat e mëparshme të TVSH-së nuk janë të sakta. Indikacionet e tilla duhet të dokumentohen në raport zyrtar–Procesverbal të zyrtarit të ATK- së ose Zyrtarit të Doganës. Raporti i tillë tatimorë siguron evidencë derisa personi i tatueshëm të dëshmojë të kundërtën. ATK me një vendim të arsyetuar duhet të njoftojnë personin e tatueshëm për mbajtjen e Rimbursimit dhe ofrojë shpjegim për arsyet e mbajtjes së rimbursimit; 3.3. rimbursimi do të mbahet derisa zyra kompetente e ATK-së të pranojnë evidencat e nevojshme, dokumentet dhe deklaratat tatimore që kanë munguar. Nëse dokumentacioni nuk sigurohet brenda afateve të parapara të caktuara nga ATK-ja, kontrolli i kërkesës për rimbursim të TVSH-së do të mbyllet dhe raporti final i cili do të shpjegojë arsyet për mos aprovimin e kërkesës së rimbursimit do ti lëshohet dhe ofrohet tatimpaguesit; 3.4. gjatë periudhës që mbahet rimbursimi i TVSH-së për rimbursimin e vonuar siç referohet në nën- paragrafin 3.3 të këtij neni, nuk krijohet interes. 4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor për të përcaktuar: 4.1. procedurat dhe kushtet në lidhje me rimbursimet e TVSH-së që kanë të bëjnë me deklaratat periodike të TVSH-së; dhe 4.2. procedurat alternative për rimbursimin e TVSH-së për personat të cilët nuk janë të obliguar të dorëzojnë deklaratat e TVSH-së, personat të cilët ndërprenë aktivitetin e tyre ekonomik dhe personat e tatueshëm dhe konsumatorët që nuk janë të vendosur në Kosovë. 35 - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Personi i tatueshëm duhet të rregullojë zbritjen e TVSH-së kur është llogaritur gabim ose kur ndryshojnë faktorët e përdorur; nuk bëhet rregullim kur diferenca është më e vogël se 20 euro.
Neni 41 Rregullimet e zbritjeve 1. Zbritja fillestare duhet të rregullohet kur është më e lartë ose më e ulët sesa zbritja për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë. Në veçanti rregullimet duhet të bëhen kur: 1.1. më pas është përcaktuar se zbritja e TVSH-së së zbritshme është llogaritur me vlerë më e lartë ose më e ulët se sa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë; 1.2. pasi që të jetë dorëzuar deklarata e TVSH-së, ka ndodhur ndryshim në faktorët e shfrytëzuar për llogaritjen e shumës së zbritshme të TVSH-së së zbritshme, kur janë anuluar blerjet ose kur është marrë ulje në çmim pasi që të ketë ndodhur furnizimi. 2. Në rast se ndryshimet ndodhin brenda pesë viteve nga viti kalendarik i fillimit të shfrytëzimit të mallrave kapitale, ose nëse ndryshimet kanë ndodhur në kushtet të cilat gjatë atij viti kanë qenë vendimtare për zbritjen e TVSH-së së zbritshme, duhet të bëhet një korrigjim i TVSH-së së zbritshme për periudhën që e shoqëron ndryshimi. Për pasurinë e paluajtshme, duhet të zbatohet periudha prej njëzet vjetëve në vend të periudhës prej pesë viteve. 3. Periudha tatimore në të cilën është bërë apo nuk është bërë zbritja e TVSH-së së zbritshme duhet të konsiderohet si fillimi i shfrytëzimit të mallit kapital ose pasurisë së paluajtshme sipas paragrafi 2 i këtij neni. 4. Rregullimi vjetor, duhet të bëhet në variacionet në zbritjet e titulluara në vitet pasuese në relacion me ato të vitit në të cilin janë shfrytëzuar mallrat për herë të parë, dhe duhet të bëhet në lidhje me një të pestën (1/5) respektivisht një të njëzetën (1/20) në pajtueshmëri me llojet e mjeteve kapitale, të zbritjes vjetore korresponduese të aplikuar në fillim. Mirëpo, nëse janë furnizuar gjatë periudhës së rregulluar, mallrat kapitale duhet të trajtohen sikur të ishin zbatuar për një aktivitet ekonomik të personit të tatueshëm deri në skadim të periudhës së rregulluar. 5. Nuk duhet të bëhet rregullim në zbritjen e TVSH-së së zbritshme nëse diferenca e TVSH-së së zbritur është më e ulët se njëzet (20) euro. 6. Ministri i Ministrisë se Ekonomisë dhe Financa përcakton rregullat praktike për regjistrimin e rregullimeve të TVSH-së duke përcaktuar TVSH-në e zbritshme dhe TVSH-në e pazbritshme në lidhje me këto rregullime. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Kur regjistrimi për TVSH bëhet i vlefshëm, personi i tatueshëm fiton të drejtën të zbresë TVSH-në për mallrat në stok një ditë më parë; ATK mund ta verifikojë këtë, dhe ministri duhet të nxjerrë rregulla praktike.
Neni 42 Zbritjet e TVSH-së së zbritshme në fillimin e aktivitetit ekonomik si person i tatueshëm i regjistruar për TVSH 1. Në ditën kur regjistrimi për nevoja të TVSH-së bëhet i vlefshëm, personi i tatueshëm duhet të fitojë të drejtën për zbritje të TVSH-së së zbritshme për mallrat të cilat ai i ka në stok një ditë përpara se regjistrimi të bëhet i vlefshëm bazuar në nenin 6, 7 dhe 8 të këtij Ligji. Zbritja e TVSH-së së zbritshme, mund të verifikohet nga ATK duke u bazuar në informatat nga kontabiliteti i personit të tatueshëm dhe nga të dhënat e stokut të mallrave. 2. Personi i tatueshëm varësisht nga implementimi i këtij neni mund të zbresë TVSH-në e zbritshme në proporcion me furnizimet e bëra përderisa e drejta e zbritjes ekziston, mirëpo nuk duhet ta ketë të drejtën për rimbursim të TVSH-së në këto baza. 3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet t’i përcaktoj rregullat praktike për zbatimin e këtij neni. KREU XIV BORXHET E KËQIJA 36 - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: A taxable person may apply to ATK in writing to reduce output VAT for an unpaid taxable supply, if the VAT was paid to ATK and payment from the customer was not received.
Neni 43 Borxhi i keq për nevoja të TVSH-së 1. Kur pagesa e tërësishme apo një pjesë e saj për furnizimin e tatueshëm nuk është pranuar nga personi i tatueshëm–furnizuesi, ai mund të konsiderojë shumën e pa paguar si për qëllime të TVSH-së. Personi i tatueshëm mund të aplikojë në ATK për leje në formë të shkruar për të ulur shumën e obligimit të tatimit të llogaritur nga ai me shumën e paguar të TVSH-së në lidhje me furnizimin që i atribuohet pagesës së tërësishme apo një pjese të saj për furnizim të tatueshëm që nuk është pranuar. Aplikacioni duhet të shoqërohet me evidence të mjaftueshme të personit të tatueshëm që të dëshmojë se TVSH e borxhit i është paguar ATK-së dhe e tërë pagesa apo një pjesë e saj për furnizimin e tatueshëm nuk është pranuar. 2. Aplikacioni sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk duhet të bëhet më herët se gjashtë muaj pas përfundimit të periudhës tatimore në të cilën TVSH në pagesën e tërësishme apo një pjesë të saj për furnizimin e tatueshëm nuk është pranuar por i është paguar ATK-së. 3. Drejtori ose personi i autorizuar, mund të refuzojë një aplikacion të bërë sipas paragrafit 1 të këtij neni kur ai konsideron se evidenca e tatimpaguesit nuk është e mjaftueshme që personi i tatueshëm e ka paguar TVSH-në për ATK-në në furnizimin e tatueshëm dhe se ai nuk ka pranuar pagesën e tërësishme apo një pjesë të saj për atë furnizim të tatueshëm. 4. Kur Drejtori ose personi i autorizuar, ka përcaktuar se personi i tatueshëm e ka paguar TVSH-në për ATK-në në furnizimin e tatueshëm dhe nuk e ka pranuar pagesën e tërësishme apo një pjesë të saj për atë furnizim të tatueshëm, ai duhet të jap leje me shkrim për personin e tatueshëm që të zbres nga shuma e obligimit të tatimit të llogaritur nga ai për periudhën e ardhshme tatimore, shumën e TVSH-së për pagesën e tërësishme apo një pjesë të pagesës e cila nuk është pranuar. 5. Kur personi i tatueshëm i cili ka bërë një aplikacion sipas paragrafit 1 të këtij neni e pranon lejen me shkrim nga Drejtori ose personi i autorizuar për të zvogëluar tatimin e tij të llogaritur në lidhje me borxhin e keq, ai duhet të: 5.1. krijojë një faturë për borxhin e keq dhe ta përfshijë atë në shënimet e tij me letrën nga Drejtori ose personi i autorizuar të bashkangjitur në atë faturë; 5.2. dërgojë kopjet e faturës së borxhit të keq dhe letrës së Drejtorit ose personit të autorizuar, personit të cilit ja ka bërë furnizimin e tatueshëm; 5.3. dërgojë kopjet e faturës së borxhit të keq dhe kopjet e letrës së Drejtorit ose personit të autorizuar, në Zyrën tatimore regjionale kompetente. 6. Kur personi të cilit i është bërë furnizimi i tatueshëm dhe i cili është borxhli i keq, pranon një kopje të faturës së borxhit të keq dhe një kopje të letrës së Drejtorit ose personit të autorizuar, ai duhet të ngrit shumën e tatimit të llogaritur të paraqitur në deklaratën e tij tatimore të ardhshme me shumën e paraqitur në faturën e borxhit të keq. 7. Kur të jetë zvogëluar tatimi i llogaritur i personit të tatueshëm si rezultat i një aplikacioni të bërë sipas paragrafit 2 të këtij neni, dhe më pas e gjitha apo një pjesë e atij borxhi të jetë paguar, personi i tatueshëm duhet ta trajtoj si obligim të tatimit vijues të llogaritur për periudhën tatimore në të cilën është bërë pagesa vijuese për pjesën e zvogëluar të tatimit të llogaritur që i atribuohet pjesës së borxhit të keq të paguar më pas. 8. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mund të autorizoj zbatimin e skemës speciale për ndërmarrjet me interes publik. KREU XV FATURIMI DHE LËSHIMI I DOKUMENTEVE TË TJERA TATIMORE 37 - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Personat e tatueshëm duhet të sigurohen që faturat lëshohen për disa furnizime dhe pagesa të caktuara, zakonisht deri në datën 15 të muajit pasues.
Neni 44 Lëshimi nga personi i tatueshëm i faturave dhe dokumenteve te tjera që shërbejnë si fatura 1. Çdo person i tatueshëm duhet të sigurohet që është lëshuar një faturë qoftë nga ai vetë, nga blerësi i tij, në emrin e tij dhe në llogarinë e tij nga pala e tretë, në rastet si në vijim: 1.1. furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të cilat ai i ka bërë për personin tjetër të tatueshëm; 1.2. cilado pagesë e bërë në llogarinë e tij, para se të bëhet njëra nga furnizimet e mallrave të referuara në nën-paragrafin 1 të këtij neni. 1.3. cilado pagesë e bërë në llogarinë e tij nga personi tjetër i tatueshëm përpara se të jetë bërë apo përfunduar ofrimi i shërbimeve. 2. Një faturë përmbledhëse mund të lëshohet nëse personi i tatueshëm kryen disa furnizime të ndara të mallrave ose shërbimeve gjatë periudhës tatimore. 3. Nëse një faturë i është lëshuar një personi tjetër të tatueshëm, ajo duhet të përmbajë të dhënat e përcaktuara në nenin 45 të këtij Ligji, ose nëse i është lëshuar personave të tjerë, ajo duhet të përmbajë se paku të dhënat e përcaktuara në nenin 46 të këtij Ligji. 4. Fatura duhet të lëshohet para ditës së 15-të të muajit që vijon pas muajit në të cilin ka ndodhur momenti i lindjes së detyrimit. Faturat duhet të nënshkruhen në pajtueshmëri me praktikat Kosovare gjatë periudhës kalimtare të definuar në nenin 64 të këtij Ligji. 5. Faturat e krijuara nga blerësi në lidhje me furnizimet e bëra për të: 5.1. faturat e krijuara nga blerësi-personi i tatueshëm në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të bëra për të nga personi i tatueshëm. Faturat gjithashtu mund të lëshohen në emër ose në interesin e personit të tatueshëm-furnizuesit; 5.2. ATK mund të imponojë kushtet për procedurat e tilla dhe gjithashtu mund të imponoj kushte specifike për personat e tatueshëm që nuk janë të vendosur në Kosovë mirëpo që furnizojnë mallra ose shërbime në Kosovë. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: A taxable person issuing an invoice to another taxable person must include specified invoice details.
Neni 45 Përmbajtja e faturave të lëshuara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm 1. Personi i tatueshëm i cili lëshon një faturë për personin e tatueshëm, në faturë duhet të paraqes të dhënat si në vijim: 1.1. datën e lëshimit; 1.2. numrin rendor që mundëson identifikimin e faturës; 1.3. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të personit të tatueshëm me të cilin ai furnizon mallra ose shërbime; 1.4. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të klientit apo të blerësit, nëse klienti apo blerësi është i obligueshëm të paguaj TVSH-në në mallrat apo shërbimet e furnizuara për të; 1.5. emrin dhe adresën e plotë te personit të tatueshëm dhe klientit apo blerësit të tij; 1.6. sasinë dhe natyrën e mallrave të furnizuara, ose nivelin dhe natyrën e shërbimeve të bëra, 38 1.7. datën në të cilën është bërë apo përfunduar furnizimi i mallrave ose shërbimeve, ose datën e pranimit të pagesës në llogari, përderisa ajo datë mund të përcaktohet dhe ndryshon nga data e lëshimit të faturës; 1.8. shumën e tatueshme në të cilën është ngarkuar TVSH për secilën shkallë individuale ose për të cilën aplikohen lirimet individuale, çmimi i njësisë duke përjashtuar TVSH-në për mallrat apo shërbimet dhe çdo ulje të çmimit dhe zbritje që nuk është përfshirë në çmimin e njësisë; 1.9. normën e aplikuar të TVSH-së; 1.10. shumën e TVSH-së, me përjashtim aty ku është aplikuar aranzhimi special nën të cilin, në pajtueshmëri me këtë Ligj, ai detal është përjashtuar; 1.11. në rast se personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime për të cilat është paraparë lirimi nga TVSh, fatura duhet të tregojë dispozitën e këtij Ligji e cila e përcakton atë lirim. 1.12. nëse personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime ku klienti apo blerësi është i obliguar të paguajë TVSH-në, duhet të bëhet referencë në dispozitën e aplikueshme të këtij Ligji ose ndonjë referencë tjetër që tregon se furnizimi i mallrave ose i shërbimeve i nënshtrohet procedurës së ngarkimit të kundërt duke ju referuar në nën-paragrafin 1.4 te nenit 52 të këtij Ligji; 1.13. një person i tatueshëm i cili ngarkon TVSH-në në skemën e marzhës së bërë për agjentët tregtarë, në faturë duhet të cekët dispozita e këtij Ligji sipas së cilës është ngarkuar TVSH në diferencën e çmimit duke ju referuar nenit 58, të këtij Ligji; 1.14. kur zbatohet njëra nga aranzhimet speciale të zbatueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe artikujt antik, duhet të bëhet referenca në nenet relevante të këtyre aranzhimeve duke ju referuar pjesës A dhe pjesës B të nenit 59 të këtij Ligji; 1.15. kur personi që lëshon faturën është i obligueshëm për të paguar TVSH-në si përfaqësues tatimor sipas paragrafit 5 të nenit 52 të këtij Ligji, në faturë duhet të shënojë detajet e obligueshme të cilat janë numri i regjistrimit të TVSH-së, emri dhe adresa e tij e plotë. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: A taxable person issuing an invoice must include specific invoice details, and in some cases must show VAT and exemption information separately.
Neni 46 Përmbajtja e një fature të lëshuar nga personi i tatueshëm për personin tjetër 1. Një person i tatueshëm i cili lëshon faturë për personat tjerë nga ata që janë përcaktuar nën nenin 45 të këtij Ligji, në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat si në vijim: 1.1. datën e lëshimit; 1.2 kohën e furnizimit; 1.3 numrin rendor që mundëson identifikimin e faturës; 1.4. numrin e regjistrimit të TVSH-së dhe numrin fiskal me të cilin personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime; 1.5. emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm; 1.6. emrin e plotë, adresën e “ personit tjetër “ dhe numrin identifikues tatimor të këtij personi siç do të definohet nga ATK; 1.7. shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në; 1.8. vlerën e shitjes së mallrave apo shërbimeve pa TVSH, dhe 39 1.9. shumën e TVSH-së. 2. Nëse personi i tatueshëm furnizon mallra dhe shërbime me norma të ndryshme tatimore, ai duhet ta tregoj vlerën e shitjeve duke përfshirë TVSH-në ndaras për secilën normë tatimore dhe gjithashtu duhet ndaras të tregoj vlerën e TVSH-së. 3. Nëse personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime për të cilat është paraparë lirimi, fatura duhet të tregoj dispozitat e këtij Ligji të cilat përcaktojnë lirimin. 4. Në çdo rast kur pranuesi i mallrave ose shërbimeve është person jo i tatueshëm që zhvillon aktivitet ekonomik sipas nenit 4 të këtij ligji duhet të kërkoj që personi i tatueshëm të lëshoj një faturë për të. Afati kohor për lëshimin e kësaj fature është i njëjtë sikurse afati i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 44 të këtij ligji. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Kur duhet korrigjuar shuma e tatueshme dhe TVSH në faturë, furnizuesi duhet të lëshojë notë debiti ose notë krediti dhe ta trajtojë si faturë tatimore.
Neni 47 Notë debiti dhe notë krediti 1. Kur shuma e tatueshme dheTVSH në faturën tatimore duhet të korrigjohet në pajtueshmëri me nenin 41 të këtij Ligji, furnizuesi duhet të lëshoj një notë debiti apo një notë krediti dhe duhet të trajtoj atë notë sikur të ishte faturë tatimore. 2. Notë debiti dhe notë krediti duhet së paku të përmbajnë informatat si në vijim: 2.1. datën e lëshimit; 2.2. numrin rendor; 2.3. referencën në faturën origjinale; 2.4. identifikimin e furnizuesit dhe të blerësit emrin, adresën dhe numrat e tyre fiskal, dhe nëse është e aplikueshme, numrat e tyre të regjistrimit të TVSH-së; 2.5. arsyen e korrigjimit, dhe 2.6. shumën e tatueshme të korrigjuar dhe TVSH-në e korrigjuar. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A bad debt invoice must include specified details such as issue date, serial number, references to the original invoice and approved letter, identification of the supplier and buyer-debtor, tax/VAT registration numbers if available, and taxable/VAT amounts.
Neni 48 Fatura e borxhit të keq 1. Fatura e borxhit të keq sikur qe është referuar në nenin 43 të këtij ligji duhet të përmbajë informatat si në vijim: 1.1. datën e lëshimit; 1.2. numrin rendor; 1.3. referencën në faturën origjinale dhe letrën e aprovuar nga Drejtori apo personi i autorizuar; 1.4. identifikimin e furnizuesit dhe blerësit–borxhliut të keq, numrat e tyre fiskal dhe numrin e tyre të regjistrimit të TVSH-së nëse e posedojnë; 1.5. shumat e tatueshme dhe TVSH-në e faturave origjinale si dhe shumat e korrigjuara të vlerës së tatueshme dhe TVSH-së. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Disa tatimpagues që nuk janë të regjistruar për TVSH duhet t’i lëshojnë pranuesit të furnizimit faturë të thjeshtuar ose kupon fiskal, sipas kushteve të nenit.
Neni 49 Kërkesat për të siguruar fatura të thjeshtuara dhe kupona fiskal 40 1. Çdo person i cili nuk kërkohet te regjistrohet për TVSH, por i cili kryen aktivitet ekonomik sipas nenit 4 te këtij ligji do ti lëshoj pranuesit te furnizimit si ne vijim: 1.1. një faturë të thjeshtësuar sikur që është paraparë në nenin 46 të këtij Ligji ku furnizimi e ka vlerën prej pesëqind (500) euro apo më shumë, ose kur personi që e pranon furnizimin është i obliguar te kërkoj këtë faturë sipas paragrafit 4 të nenit 46. 1.2.”Kuponët fiskal” të cilët: 1.2.1 prodhohen në mënyrë automatike nga pajisjet elektronike fiskale të autorizuara (FED) duke dhënë detalet e mallrave dhe shërbimeve të furnizuara në lokale, njësi ose lokacione që janë në qasje të publikut të përgjithshëm si në tregtinë me pakicë ose në tregtinë me shumicë ose në përgjithësi aty ku nuk duhet të lëshohet fatura në mënyrë sistematike për klientët që paguajnë me para të gatshme ose me instrumente tjera ekuivalente të pagesës; 1.2.2 duhet të kenë përmbajtjen si në vijim: 1.2.2.1 koka e kuponit: 1.2.2.1.1. emrin, adresën e furnizuesit, numrin fiskal dhe numrin e regjistrimit të TVSH-së nëse aplikohet. Kjo duhet të mundësojë kokën e programueshme që përbëhet nga emri ose emri tregtarë i personit, adresa e biznesit, numri fiskal dhe i regjistrimit të TVSh-së+Telefoni/mobili; 1.2.2.1.2. numrin identifikues të regjistruesit të arkës. Kuponi duhet të ketë numrin serik të regjistruesit të arkës fiskale dhe identifikimin e brendshëm të POS-it nëse shfrytëzohet nga shfrytëzuesi; 1.2.2.1.3. identifikimin në rrjetë, p.sh nëse ekzistojnë vendndodhje të ndryshme të biznesit të cilat janë të lidhura në një rrjetë; 1.2.2.1.4. datën dhe kohën e furnizimit. Kuponi fiskal duhet të ketë datën dhe kohën e lëshimit të kuponit; 1.2.2.1.5. numrin serik të transaksionit me konsumatorin/klientin i cili është numri kumulativ i faturave të lëshuara; 1.2.2.1.6. operatorin që ka shërbyer. 1.2.2.2 Detalet e artikujve të kuponit: 1.2.2.2.1 indikacionin e numrit për artikull të mallrave ose shërbimeve të furnizuara ose indikacione të tjera të artikullit të lejuara nga Administrata Tatimore; 1.2.2.2.2. një përshkrim të shkurtër të çdo artikulli të mallrave ose shërbimeve të furnizuara dhe të shoqëruara nga kodi i referencës nëse mbahet lista e kompjuterizuar e produkteve; 1.2.2.2.3. sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara, ose shtrirjen dhe natyrën e shërbimeve të ofruara të shumëzuara me çmimin e njësisë; 1.2.2.2.4. vlerën e rabatit, zbritjeve, rimbursimeve dhe cash back-ave të treguara me shenjën e minusit dhe me vlerë; 1.2.2.2.5. normën e TVSH-së me kodin specifik për secilën normë dhe për artikull; 41 1.2.2.2.6. çmimi me TVSH për artikujt e shitur që e kanë kualitetin e njëjtë me TVSH nëse aplikohet (pra çmimin total për artikujt e shitur me kualitetit të njëjtë); 1.2.2.2 .7. çmimin pa TVSH për artikujt e shitur me kualitet të njëjtë mirëpo pa TVSH për secilën linjë të artikullit. 1.2.2.2.8. totalin pa TVSH për furnizimet e transaksioneve për normë për klientin; 1.2.2.2.9. totalin e TVSH-së për normë nëse është e aplikueshme. 1.2.2.3 Në bazë: Formulimin “Kupon Fiskal” dhe Logon fiskale dhe formën. 1.2.2.3.1. logoja fiskale është shenja identifikuese që vendoset në bazë të çdo kuponi tatimor që vërteton që shitjet janë regjistruar në memorien fiskale dhe në ditarin elektronik të llogarive/shiritin kontrollues të FED-ve dhe Republika e Kosovës MEF & ATK 1.2.2.4 kuponi fiskal mund të përmbajë të dhëna identifikuese të klientit nëse kjo kërkohet nga legjislacioni tatimor. 1.3. informatat tatimore të prodhuara në mënyrë automatike, përfshirë qarkullimin dhe TVSH-në e paguar nga konsumatorët, të cilat në formën “online” mund ti vihen në dispozicion ATK-së për administrimin e TVSH-së dhe tatimeve tjera që duhet të paguhen nga tatimpaguesit ose nga kategori të caktuara të tatimpaguesve. 2. Personi i tatueshëm, i cili furnizon persona të tjerë me mallra dhe shërbime për qëllime jo-afariste, i lëshon marrësit të furnizimit të njëjtat fatura dhe dëftesa të thjeshtësuara ashtu siç përmendet në paragrafin 1 të këtij neni. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The minister may set by subordinate act the specific requirements and formalities for electronic issuing, sending, availability, and electronic signatures for invoices and similar documents.
Neni 50 Lëshimi dhe dërgimi i faturave përmes mënyrave elektronike dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura 1. Faturat dhe dokumentet e tjera të lëshuara sipas këtij kreu mund të dërgohen në letër ose varësisht se a pranon pranuesi mund të dërgohen ose vihen në dispozicion përmes mënyrave elektronike. Autenciteti i origjinës dhe integriteti i përmbajtjes së tyre duhet të garantohet nëpërmes të një nënshkrimi elektronik të avancuar ose nëpërmes të shkëmbimit elektronik të të dhënave EDI sikurse është definuar në aranzhimet dhe rekomandimet evropiane. 2. Obligimet specifike ose formalitetet që lidhen me lëshimin, dërgimin ose vënien në dispozicion të faturave ose dokumenteve të ngjashme përmes mënyrës elektronike dhe nënshkrimet elektronike të cilat janë në pajtueshmëri me aranzhimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet, do të përcaktohen në aktin nënligjor që nxirret nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 3. Çdo dokument ose njoftim që plotëson dhe që i referohet në mënyrë specifike dhe të qartë faturës fillestare, trajtohet si faturë. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: VAT amounts on invoices must be stated in euros; ATK may require invoices or invoice-equivalent documents to be translated into Kosovo’s official languages; and the Minister must issue a sublegal act for detailed clarifications and obligations.
Neni 51 Dispozitat e veçanta 1. Shuma e tatueshme dhe shuma e TVSH-së në faturë duhet të shprehet në euro. 42 2. ATK mund të kërkojë që faturat ose dokumentet që shërbejnë si fatura në lidhje me furnizimet e mallrave ose shërbimeve në Kosovë ose për vendet tjera, të përkthehen në gjuhët zyrtare të Kosovës. 3. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor për të paraqitur sqarimet detale dhe obligimet në mënyrë që të respektohet implementimi i kreut 15 të këtij Ligji. Ministri sipas aranzhimeve të Bashkimit Evropian gjithashtu përveç dokumenteve unike tregtare të shfrytëzuara në Kosovë, mund të imponoj dokumente të tjera si dokumentet e pranimit të dërgesave, fletëngarkesat, dokumentet e transportit, regjistrimet dhe shënimet detale si regjistrat për kontratë dhe punën në proces dhe mjete të tjera dëshmuese lidhur me transaksionet dhe zhvendosjet e mallrave në mënyrë që të sigurohet vlerësimi dhe mbledhja e drejtë e TVSH-së. KREU XVI PERSONAT E OBLIGUESHËM PËR TË PAGUAR TVSH - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article says which persons must pay VAT, including taxable suppliers, certain VAT-registered recipients in Kosovo, importers, and persons who remove goods from customs warehousing arrangements.
Neni 52 Personat e obligueshëm për të paguar TVSH-në 1. Personat e obliguar për të paguar TVSH janë: 1.1. çdo person i tatueshëm që zhvillon furnizim të tatueshëm të mallrave ose shërbimeve, me përjashtim kur TVSH duhet të paguhet nga personi tjetër si në rastet e referuara në nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të këtij neni; 1.2. çdo person i cili është regjistruar për qëllime të TVSH-së në Kosovë të cilit i janë furnizuar mallrat dhe shërbimet nga personi i tatueshëm që nuk është i themeluar në Kosovë; 1.3. çdo person i cili është regjistruar për qëllime të TVSH-së në Kosovë në të cilin TVSH është obligim dhe për të cilin janë furnizuar mallrat nëpërmes të sistemit të shpërndarjes të referuar në paragrafin 4 të nenit 19 të këtij Ligji, nëse furnizimet janë zhvilluar nga personi i tatueshëm që nuk është i vendosur brenda Kosovës; 1.4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mund të nxjerr akt nënligjor dhe të parasheh se personi i obliguar për të paguar TVSH-në është personi i tatueshëm për të cilin janë bërë cilado nga furnizimet në vijim: 1.4.1. Furnizimi i punës ndërtimore, duke përfshirë riparimin, pastrimin, mirëmbajtjen, shërbimet e modifikimit dhe demolimit në lidhje me pasurinë e paluajtshme; 1.4.2. Furnizimi nëse është i angazhuar personeli në aktivitetet e mbuluara me 1.4.1 të këtij neni; 1.4.3. Furnizimi i materialit të shfrytëzuar, materialit të shfrytëzuar i cili nuk mund të ri- shfrytëzohet në të njëjtën gjendje, mbeturinave, mbeturinave industriale dhe jo industriale, hedhurinave te riciklueshme, hedhurinave të përpunuara pjesërisht dhe mallrave dhe shërbimeve të caktuara; 1.4.4. Furnizimi i mallrave të ofruara si garancion nga një person i tatueshëm për një tjetër në ekzekutim të atij garancioni; 1.4.5. Furnizimi i mallrave pas pushimit të rezervimit të pronësisë të një përfituesi dhe ushtrimi i kësaj të drejte nga përfituesi; 1.4.6. Furnizimi i pasurisë së paluajtshme të shitur nga borxhliu i gjykuar në procedurën e shitjes së detyruar. Ministri i Ekonomisë dhe Financave në aktin nën-ligjor të përmendur më lartë mund gjithashtu të specifikoj furnizimet tjera të mallrave dhe shërbimeve dhe kategoritë e furnizuesve ose pranuesve për të cilët mund të zbatohen këto masa. 43 2. TVSH duhet të jetë e pagueshme nga çdo person i cili prezanton TVSH-në në një faturë. 3. Në importime, TVSH duhet të jetë e pagueshme nga çdo person ose nga personat e caktuar apo të njohur si obligues në pajtueshmëri me Legjislacionin Doganor të Kosovës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, me akt nënligjor mund të përcaktoj kushtet që në rast të importimit të mallrave nga personat e tatueshëm ose kategoritë e caktuara të tyre, ose nga personat që janë të obliguar për të paguar TVSH ose kategori të caktuara të tyre, pagesa e obligimi të TVSH-së për shkak të importimit mund të shtyhet për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh ose nuk ka nevojë të paguhet në kohën e importimit, me kusht që të jetë e regjistruar si e tillë në deklaratën e TVSH-s që duhet të dorëzohet në pajtueshmëri me nenin 54 të këtij ligji. 4. TVSH do të jetë e pagueshme nga çdo person i cili bën që mallrat të pushojnë së përfshiri në depot doganore, depot tjera dhe aranzhimet e ngjashme. 5. Personi i tatueshëm i cili nuk është i vendosur në Kosovë, duhet të emëroj përfaqësuesin Tatimor si person të obliguar për të paguar TVSH-në, në përjashtim për rastet e definuara në nën-paragrafin 4 të paragrafit 1 të këtij neni dhe për ushtrimin e të gjitha të drejtave të tij. KREU XVII PERIUDHAT TATIMORE DHE DEKLARATAT E TVSH-SË - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Tax periods are generally monthly, with special start/end rules for VAT registration, deregistration, and liquidation/bankruptcy cases.
Neni 53 Periudhat tatimore 1. Varësisht nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, periudha tatimore e të gjithë personave të tatueshëm duhet të jetë çdo muaj kalendarik. 2. Kur personi është: 2.1. i regjistruar për TVSH në datën e cila nuk është dita e parë e muajit kalendarik, periudha e parë tatimore për atë person duhet të filloj në datën e regjistrimit të tij dhe do të zgjatë deri në ditën e fundit të atij muaji, dhe 2.2. i çregjistruar për TVSH në datën e cila nuk është dita e fundit e muajit kalendarik, periudha e fundit e tatueshme për atë person duhet të përfundoj në datën e çregjistrimit të tij, duke filluar nga dita e parë e atij muaji. 3. Likuidimi dhe bankrotimi: 3.1. për personin e tatueshëm kundrejt të cilit është filluar procedura e likuidimit apo bankrotimit, periudha tatimore duhet të filloj në ditën e hapjes së procedurës së likuidimit apo bankrotimit. Kjo periudhë e tatueshme duhet të përfundoj në datën e vendimit mbi përfundimin e procedurës së likuidimit apo falimentimin; 3.2. deklaratat e TVSH-së duhet të dorëzohen në baza mujore nëse aktivitetet e biznesit vazhdojnë nga likuiduesi apo kuruesi, të cilët caktohen ose emërohen për administrimin e procedurës së likuidimit ose falimentimin në pajtueshmëri me Legjislacionin e Kosovës; 3.3. ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave me akt nënligjor rregullon implementimin praktik të këtij neni. Ai mund të përcaktoj periudhën tatimore e cila është e ndryshme nga ajo mujore dhe pagesat e avansit për periudhën e tillë për çdo kategori të personave të tatueshëm. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: A taxable person must file a VAT tax return and pay the related VAT by the 20th day of the following calendar month.
Neni 54 Deklaratat e TVSH-së, dorëzimi dhe pagesa 44 1. Një person i tatueshëm duhet të dorëzoj një deklaratë tatimore dhe të bëjë pagesën përkatëse më së voni deri në datën 20 të muajit kalendarik që pason pas fundit të secilës periudhë tatimore. Deklarata Tatimore duhet të përmbaj: 1.1. shumën e të gjitha furnizimeve të tatueshme dhe të liruara, eksportimeve dhe furnizimeve të trajtuara si eksportime si dhe obligimin e tatimit të llogaritur në furnizimet e tatueshme të bëra nga ai gjatë periudhës; 1.2. shumën e të gjitha blerjeve dhe importimeve si dhe tatimin e zbritshëm të cilën personi ka të drejtë ta zbres për atë periudhë tatimore; 1.3. shumën e blerjeve me TVSH-në e cila i ngarkohet pranuesit sikur që është referuar në nën- paragtafi 1.4 te nenit 52 të këtij ligji për periudhën tatimore; 1.4. çdo ngritje dhe zbritje në lidhje me shumën e përmendur në nën-paragafet 1, 2, 3 të paragrafit 1 të këtij neni para se rezultati i çdo rregullimi të shumës së tatueshme duke u bazuar në notë debiti dhe notë krediti, rregullimet e zbritjeve të TVSH-së së zbritshme përfshirë mallrat kapitale ose çdo rregullim si rezultat i faturës së borxhit të keq; 1.5. shumën neto të obligimit të TVSH-së që duhet ti paguhen ATK-së ose shumën neto e tepërt për atë periudhë tatimore. 2. Forma e deklarimit dhe informatat që duhet të deklarohen, vendi ku duhet të dorëzohet deklarata si dhe vendi dhe mënyra e pagesës së obligimit të TVSH-së, duhet të specifikohen në akt nënligjor të nxjerr nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. KREU XVIII MBAJTJA DHE RUAJTJA E LIBRAVE TË TVSH-SË, SHËNIMEVE DHE DOKUMENTACIONIT TJETËR - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit duhet të mbajnë dhe ruajnë shumë lloje dokumentesh tatimore dhe të sigurojnë qasje në to; përdorimi i ruajtjes elektronike kërkon autorizim nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.
Neni 55 Kërkesa për regjistrimin e informatave, mbajtjen e shënimeve dhe sigurimin e qasjes 1. Një person i tatueshëm duhet të mbajë: 1.1. të gjitha informatat që gjenden në fatura, kupona, notë krediti apo notë debiti ose në dokumentet tjera që shërbejnë për qëllim të njëjtë të lëshuara nga ai. Këto informata duhet të regjistrohen në librat dhe shënimet që duhet të mbahen nga Tatimpaguesi; 1.2. kopjet për çdo faturë tatimore ose faturë të borxhit të keq, notë debiti apo notë krediti dhe çdo dokumenti tjetër që shërben për të njëjtin qëllim, të lëshuar nga ai; 1.3. origjinalet e çdo fature tatimore ose faturë të borxhit të keq, të notë kreditit dhe notë debitit dhe çdo dokument tjetër që shërben për qëllim të njëjtë, të lëshuar për të; 1.4. të gjitha shënimet e pagesave në para të gatshme, shënimet bankare dhe shënimet e kartelës së kreditit të cilat lidhen me çdo aktivitet ekonomik të zhvilluar nga ai; 1.5. kopjet e çdo kontrate për: Çdo importim ose furnizim të mallrave dhe shërbimeve pavarësisht se a është ngarkuar TVSH apo jo, dhe çdo furnizim të mallrave dhe shërbimeve të cilat janë trajtuar për qëllime të ligjit ekzistues sikurse kanë ndodhur jashtë Kosovës. 1.6. çdo dokument unik doganor ose ndonjë dokument tjetër të doganës relevant për importim, eksportim apo ndonjë aranzhim tjetër doganor. 2. Të gjithë dokumentet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni duhet të mbahen në radhitje kronologjike duke u harmonizuar me njëri tjetrin atëherë kur lidhen me të njëjtin moment të tatueshëm. 45 3. Të mbajnë kopjet e programit të TI-së të cilat janë shfrytëzuar ose shfrytëzohen për administrimin e shënimeve të tatimit dhe të kontabilitetit, librave dhe dokumenteve tjera dhe të sigurojnë kopjet në letër të këtyre programeve që të mundësohet leximi. Krijimi dhe ruajtja e faturave dhe të gjitha dokumenteve të tjera tatimore, librave dhe shënimeve të referuara në këtë Ligj në format të përshtatshëm elektronik ose sistem të ngjashëm si mikrofilmave, mikrofisheve dhe formateve të skenuara, do të autorizohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së pas pranimit të kërkesës me shkrim lidhur me këto nga personi i tatueshëm. Kjo kërkesë duhet të shoqërohet me përshkrim detal të sistemit dhe duhet të përmbajë evidencat e nevojshme se janë përmbushur të gjitha kërkesat lidhur me krijimin dhe ruajtjen e faturave, librave dhe mbajtjes së shënimeve. Gjithashtu duhet të shtohet marrëveshja ndërmjet personit të tatueshëm dhe një specialisti të kontraktuar nga jashtë nëse furnizimi i këtyre shërbimeve është i kontraktuar nga jashtë. Personi i tatueshëm dhe specialisti i kontraktuar nga jashtë edhe bashkë edhe në veti do të jenë përgjegjës për pagesën e tatimit. 4. Të ofrohet qasja brenda vonesës së arsyeshme në të gjitha informatat sikur që janë referuar në paragrafët 1, 2, 3 të këtij neni dhe në veçanti për sistemet e Teknlogjisë Informative të shfrytëzuara për qëllime të tatimit dhe të kontabilitetit, si dhe të ofrojnë të gjithë asistencën teknike për leximin dhe kuptimin e sistemit të TI-së dhe programeve të referuara në paragrafin 3 të këtij neni. 5. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor për implementimin e këtij neni. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Certain taxable persons must keep invoices and related records for at least six years and make them available to ATK on request.
Neni 56 Ruajtja e faturave, faturave të borxhit të keq, notë kreditit dhe notë debitit, faturave të thjeshtësuara, kuponëve dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura, librave dhe shënimeve 1. Çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, duhet të sigurohet që të ruhen kopjet e faturave, faturave të borxhit të keq, notë kreditit dhe notë debitit, faturave të thjeshtësuara, kuponëve dhe dokumenteve që shërbejnë si fatura, të lëshuara nga ai vetë ose nga klienti i tij në emrin e tij dhe për llogarinë e tij, dhe të gjitha dokumentet të cilat ai i ka pranuar si dhe të gjitha librat dhe shënimet, regjistrat dhe të gjitha dokumentet tjera dëshmuese të ruhen për periudhën së paku prej gjashtë vitesh e cila fillon me një janar pas vitit në të cilin ka ndodhur momenti tatimor. Të njëjtat rregulla vlejnë lidhur me ruajtjen elektronike të këtyre dokumenteve, librave, shënimeve dhe regjistrave. 2. Çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, duhet të mbajë dokumentet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni, me radhitje sipas numrit rendor. Numri rendor gjithashtu duhet të figuroj në dokumentin origjinal të lëshuar për klientin e tij. 3. Vendi i ruajtjes: 3.1. çdo person që ka të drejtën dhe obligimin e imponuar nga ky ligj, mund të vendos për vendin e ruajtjes për të gjitha dokumentet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni. Personi i tatueshëm duhet të informojë ATK-në në lidhje me vendin e ruajtjes; 3.2. ATK duhet të ketë qasje në vendin e ruajtjes dhe të gjitha dokumentet gjithashtu duhet pa vonesë të vihen në dispozicion të ATK-së në vendin ku ai e ka biznesin e tij ose njësinë e tij fikse, ose në mungesë të këtij vendi, vendin ku ai e ka adresën e përhershme ose ku zakonisht banon në Kosovë, kurdo që ATK i kërkon ato. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A taxable person must keep VAT-related books, records, and documents for at least 6 years, and follow the same rules for electronic storage. The Minister of Economy and Finance must issue a subordinate act to implement this article.
Neni 57 Periudha e ruajtjes së Librave dhe të gjitha regjistrimeve për TVSH 1. Me përjashtim nga ajo që është definuar në nenin 12 të Ligjit të ndryshuar dhe të plotësuar të Ligjit Nr. 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, personi i tatueshëm duhet: 46 1.1. të mbajë librat e kërkuara me këtë Ligj për periudhën së paku prej 6 viteve e cila fillon pas vitit në të cilin janë mbyllur ato libra; 1.2. të mbajë të gjitha regjistrimet dhe dokumentet tjera sikur që kërkohet me nenin 55 dhe 56 të këtij ligji, për periudhën më së paku prej 6 viteve e cila fillon pas vitit në të cilin ka lindur detyrimi për TVSH, apo pasi që të ketë ndodhur zbritja e TVSH-së apo rregullimi i TVSH-së; 1.3 të respektojë të njëjtat rregulla lidhur me ruajtjen elektronike të këtyre librave, shënimeve dhe regjistrave. 2. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet të nxjerr akt nënligjor për implementimin e këtij neni. KREU XIX SKEMAT E VEÇANTA - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The minister may set a special scheme for travel agents. If the conditions are met, the travel agent’s transactions are treated as one service, with VAT rules based on the agent’s margin and special treatment for cross-border parts.
Neni 58 Skemat e veçanta për agjentët e udhëtimit 1. Parimi: 1.1. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet me akt nënligjor të parasheh skemën e veçantë për agjentët e udhëtimit; 1.2. kjo skemë e veçantë mund të zbatohet për transaksionet e zhvilluara nga agjentët e udhëtimit të cilët punojnë me klient në emrin e tyre dhe shfrytëzojnë furnizimet e mallrave ose shërbimeve të ofruara nga personat tjerë të tatueshëm në ofrimin e mundësive për udhëtim; 1.3. aplikimi i skemës e veçantë nuk duhet të zbatohet për agjentët e udhëtimit të cilët veprojnë vetëm si ndërmjetësues dhe për të cilët nën-paragrafi 6.3 i nenit 24 të këtij Ligji zbatohet për qëllime të llogaritjes së shumës së tatueshme; 2. Përkufizimet: 2.1. operatori i udhëtimit nënkupton personin i cili vepron në emrin e tij dhe i cili organizon udhëtime për udhëtarët në formë pakoje me mjetet e veta; 2.2. agjenti i udhëtimit nënkupton personin i cili vepron si një ndërmjetësues dhe aranzhon transportimin, akomodimin dhe udhëtimet për udhëtarët; 2.3. për qëllime të këtij neni, operatorët e udhëtimit duhet të konsiderohen si agjent të udhëtimit. 3. Shërbimi i vetëm: 3.1. transaksionet e bëra nga agjenti i udhëtimit në pajtueshmëri me kushtet e paragrafit 1 të këtij neni në lidhje me udhëtimin duhet të konsiderohet si shërbim i vetëm i furnizuar nga agjenti i udhëtimit për udhëtarin; 3.2. shërbimi i vetëm është i tatueshëm në Kosovë nëse agjenti i udhëtimit e ka vendosur biznesin e tij apo ka njësi fikse në Kosovë prej të cilit ai e zhvillon furnizimin e shërbimit; 3.3. shuma e tatueshme dhe çmimi pa TVSH lidhur me shërbimin e vetëm të ofruar nga agjenti i udhëtimit duhet të jetë marzha e agjentit të udhëtimit, e cila është diferenca ndërmjet shumës totale pa TVSH-në që duhet të paguhet nga udhëtari dhe kostoja aktuale për agjentin e udhëtimit, e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga personat tjerë të tatueshëm, ku këto transaksione janë për përfitimin direkt të udhëtarit; 47 3.4. nëse transaksionet që ju kanë dhënë personit tjetër të tatueshëm nga agjenti i udhëtimit janë bërë nga ata persona jashtë Kosovës, furnizimi i bërë nga agjenti i udhëtimit duhet të konsiderohet si një aktivitet i ndërmjetëm i liruar sipas nenit 34 të këtij Ligji; 3.5. nëse transaksionet janë bërë brenda dhe jashtë Kosovës, vetëm pjesa e shërbimit të agjentit të udhëtimit që ka të bëjë më transaksionet jashtë Kosovës mund të lirohet; 3.6. TVSH e ngarkuar për agjentin e udhëtimit nga personat tjerë të tatueshëm në lidhje me transaksionet të cilat janë referuar në paragrafin 3 të këtij neni dhe të cilat janë në përfitimin e drejtpërdrejtë të udhëtarit, nuk do të jenë të zbritshme ose të rimbursueshme; - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: This article lets the finance minister set special VAT margin-scheme rules for certain second-hand goods, artworks, collectors’ items and antiques, and gives taxable dealers a choice in some transactions.
Neni 59 Aranzhimet speciale të aplikueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe antikitetet: Skema e marzhës së fitimit dhe aranzhimet speciale për shitjet me ankand publik Pjesa A: Skema e marzhës së fitimit 1. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet me akt nënligjor të parasheh aranzhimin special për tatuarjen e marzhës së fitimit të tregtarëve të tatueshëm lidhur me furnizimin e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, si dhe për thjeshtësimin e procedurave për mbledhjen e tatimit. 2. Për qëllim të këtij aranzhimi, tregtari i tatueshëm nënkupton çdo person të tatueshëm, në kursin e aktivitetit të tij ekonomik dhe me qëllim për rishitje, blerje, ose aplikim për qëllim të biznesit të tij, apo importon mallra të dorës së dytës, punë artistike, artikuj të koleksionistëve ose antikitete qoftë kur ai person i tatueshëm vepron për veten ose për interesin e personit tjetër varësisht nga kontrata nën të cilën paguhet komisioni në blerje dhe shitje. “Mallrat e dorës së dytë”, “punët artistike”, ”artikujt e koleksionistëve”, ”antikitetet” dhe termet e tjera specifike të shfrytëzuara në skemën speciale si “çmimi i shitjes” dhe “çmimi i blerjes” do të definohen në aktin nënligjor sikur që është referuar në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Skema e marzhës aplikohet për furnizimet nga tregtari i tatueshëm i mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve ku këto mallra janë furnizuar për të brenda Kosovës, nga njëri nga personat si në vijim: 3.1. një person i pa tatueshëm; 3.2. personi tjetër i tatueshëm, nëse furnizimi i mallrave nga ai personi tjetër i tatueshëm është i liruar sipas neneve 27 dhe 28 të këtij Ligji; 3.3. tregtari tjetër i tatueshëm nëse TVSH është zbatuar në furnizimin e mallrave nga tregtari tjetër i tatueshëm në pajtueshmëri me këtë skemë të marzhës. 4. Marzha e fitimit të tregtarit të tatueshëm duhet të jetë e barabartë me diferencën ndërmjet çmimit të shitjes të ngarkuar për mallrat nga tregtari i tatueshëm dhe çmimit të blerjes së atyre mallrave. Shuma e tatueshme në lidhje me furnizimin e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, duhet të jetë marzha e fitimit e bërë nga tregtari i tatueshëm, pa shumën e TVSH-së që lidhet me marzhën e fitimit. 5. Tregtarëve të tatueshëm duhet t’ju jepet e drejta për të zgjedhur mbi aplikimin e skemës së marzhës për transaksionet si në vijim: 5.1. furnizimin e punëve artistike, artikujve të koleksionistëve dhe antikiteteve, të cilat tregtari i tatueshëm i ka importuar vetë; 48 5.2. furnizimin e punëve artistike të furnizuara për tregtarin e tatueshëm nga kreatorët e tyre ose trashëguesit e titullit; 5.3. nëse tregtari i tatueshëm e ushtron zgjedhjen sipas paragrafit 5 të këtij neni, shuma e tatueshme duhet të përcaktohet në pajtueshmëri me paragrafin 4 të këtij neni. 6. Në rast të importit të punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve nga vetë tregtari i tatueshëm, çmimi i blerjes që do të merret parasysh në llogaritjen e marzhës së fitimit duhet të jetë i barabartë me shumën e tatueshme në importim plus TVSH-në e paguar në importim. 7. Ngarkimi me TVSH, e drejta për zbritjen e TVSH-së së zbritshme në lidhje me furnizimet e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve që i nënshtrohen skemës së marzhës, shënimet dhe kontot që duhet të mbahen, do të specifikohen në akt nënligjor të referuar në paragrafin 1 të këtij neni. 8. Procedurat e thjeshtësuara për mbledhjen e TVSH-së: 8.1. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave gjithashtu mundet të aplikojë procedurat e thjeshtësuara për mbledhjen e TVSH-së për disa transaksione të caktuara ose për kategoritë e caktuara të tregtarëve të tatueshëm, në veçanti në lidhje me shumën e tatueshme të furnizimeve të mallrave që i nënshtrohet skemës së marzhës; 8.2. tregtari i tatueshëm gjithashtu mund të zgjedh për aplikimin e aranzhimeve normale të TVSH-së për çdo furnizim të mbuluar me skemën e marzhës me të drejtën për të zbritur nga TVSH për të cilën është i obligueshëm, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në import ose obligimin e TVSH-së së paguar në lidhje me punët artistike të furnizuara për të nga kreatori i tyre, trashëguesi i titullit të kreatorit apo nga personi i tatueshëm ndryshe nga tregtari i tatueshëm; 8.3. e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur obligimi i TVSH-së në furnizimin në lidhje me të cilin tregtari i tatueshëm zgjedh për aplikimin e aranzhimit normal të TVSH- së, duhet të bëhet e ngarkueshme. Pjesa B: Aranzhimet e veçanta për shitjet me ankand publik. 9. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mund të aplikoj dispozita të veçanta ndryshe nga ato të parapara në paragrafin 4 të këtij neni në lidhje me përcaktimin e shumës së tatueshme të furnizimit të mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të koleksionistëve ose antikiteteve, të bëra nga një organizues i shitjes me ankand publik, që vepron në emër të tij, varësisht nga kontrata nën të cilën paguhet komisioni në shitjen e këtyre mallrave me ankand publik, në emër të personave që do të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 10. Organizatorit të shitjes me ankand publik duhet ti imponohen obligimet speciale lidhur me lëshimin e faturës apo një dokumenti në vend të faturës për blerësin, si dhe në lidhje me përmbajtjen e atyre dokumenteve. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The Minister may issue subordinate rules for a flat-rate VAT compensation scheme for farmers, and eligible flat-rate farmers may receive compensation and choose normal VAT arrangements under set rules.
Neni 60 Skema e normës së sheshtë për bujqit 1. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet me akt nënligjor të parasheh aplikimin e skemës së normës së sheshtë në mënyrë që të thyhet TVSH e ngarkuar në blerjet e mallrave dhe shërbimeve të bëra nga bujqit, aktivitetet e të cilëve janë zhvilluar në një ndërmarrje bujqësore, të pylltarisë ose të peshkatarisë. 2. Përqindjet e kompensimit me normë të sheshtë duhet të aplikohen për bujqit të cilët e kanë të drejtën për kompensim me normë të sheshtë, për çmimet pa TVSH të mallrave dhe shërbimeve si në vijim: 49 2.1. produktet bujqësore të furnizuara nga bujqit me normë të sheshtë për personat e tatueshëm që nuk janë mbuluar me skemën e normës së sheshtë në Kosovë; 2.2. shërbimet bujqësore të furnizuara nga bujqit me normë të sheshtë për personat e tatueshëm që nuk janë të mbuluar me skemën e normës së sheshtë në Kosovë; 2.3. përqindjet e kompensimit të normës së sheshtë mund të jenë të ndryshme për pylltari, për nën sektorët e ndryshëm të bujqësisë dhe peshkatarisë. 3. Kategoritë e caktuara të bujqve mund të përjashtohen nga skema e normës së sheshtë, si dhe bujqit për të cilët aplikimi i aranzhimit normal është e mundur që mos të shkaktojë vështirësi administrative. 4. Secili bujk me normë të sheshtë mund të zgjedh, varësisht nga rregullat dhe kushtet e përcaktuara nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për aranzhimet normale të TVSH-së. 5. Akti nënligjor që do të nxjerret nga Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave gjithashtu do të definoj: 5.1. ndërmarrjet bujqësore, pylltarisë, peshkatarisë, bujqit me normë të sheshtë, produktet bujqësore, shërbimet bujqësore, TVSH-në e zbritshme të ngarkuar, kompensimin me normë të sheshtë; 5.2. përqindjet e kompensimit me normë të sheshtë, dhe 5.3. zbritjet e TVSH-së së zbritshme të ngarkuara në mallrat kapitale. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Ky nen lejon një skemë të veçantë për shërbimet elektronike dhe vendos njoftime/regjistrim për personat e tatueshëm jo të vendosur në Kosovë.
Neni 61 Skema e veçantë për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike 1. Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave mundet përmes aktit nënligjor të lejoj çdo person të tatueshëm që nuk është i vendosur në Kosovë dhe furnizon shërbime elektronike për personin jo të tatueshëm i cili është i vendosur në Kosovë, i cili e ka adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon në Kosovë, që të shfrytëzoj skemën speciale për të gjitha shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike sikur që është paraparë në nën-paragrafin 3.2.8 të nenit 20 të këtij ligji dhe si është radhitur në Aneksin II të këtij ligji. 2. Personi i tatueshëm që nuk është i vendosur në Kosovë, duhet t’i tregoj ATK-së kur ai fillon apo pushon aktivitetin e tij si person i tatueshëm, ose për ndryshimin e atij aktiviteti në atë mënyrë që ai më nuk i plotëson kushtet e nevojshme për shfrytëzimin e kësaj skeme speciale. Ai duhet të komunikoj atë informatë në mënyrë elektronike dhe do të kërkojë kuponin e leximit për atë mesazh. 3. Personi i tatueshëm jo i vendosur në Kosovë i cili fillon aktivitetin e tij të tatueshëm, ATK-së duhet ti siguroj informatat që duhet të përmbajnë detajet si në vijim: 3.1. emrin; 3.2. adresën postare; 3.3. adresat elektronike, përfshirë këtu edhe ueb faqet; 3.4. numrin tatimor kombëtarë, nëse ekziston; 3.5. deklaratën që personi nuk është i identifikuar për qëllime të TVSH-së në Kosovë. Personi i tatueshëm jo i vendosur duhet të njoftojë ATK-në për ndonjë ndryshim në informatat e ofruara 4. Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave duhet, me akt nënligjor duke ju referuar paragrafit 1 të nenit 61 të këtij ligji, të parasheh në veçanti udhëzimet lidhur me: 50 4.1. regjistrimin dhe çregjistrimin; 4.2. personi i tatueshëm i cili prodhon arin e investueshëm ose e transformon arin në ari të investueshëm mund ta zbres obligimin e TVSH-së dhe TVSH-në e paguar nga ai për furnizimin ose importimin e mallrave ose shërbimeve të lidhura me prodhimin ose transformimin e këtij ari nëse furnizimi pasues i arit të liruar sipas kësaj skeme është tatuar; 4.3. mënyrën se si mund të bëhen rimbursimet; 4.4. Shënimet që duhet të mbahen për transaksionet e mbuluara me këtë skemë speciale, kohëzgjatjen e mbajtjes së shënimeve dhe si duhet të vihen në dispozicion shënimet në mënyrë elektronike me kërkesën e ATK-së. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: This article sets special VAT rules for investment gold, including what counts as investment gold, VAT exemptions, optional taxation in some cases, input VAT deductions, and recordkeeping duties.
Neni 62 Skemat e veçanta për arin e investueshëm 1.Parimi: Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave përmes aktit nënligjor për aplikimin e skemës speciale për arin e investueshëm mund të ofrojë: 2. Përkufizimet për qëllim të kësaj skeme ari i investueshëm nënkupton: 2.1. arin në formë të shufrave apo vaferëve me peshë të pranuar nga tregjet e arit me pastërti të barabartë apo më të madhe se 995 mijë, pavarësisht nga ajo se a është përfaqësuar me letrat me vlerë apo jo, me përjashtim për shufrat e vogla ose vaferët me peshë më të vogël se 1 gram; 2.2. monedhat e arit të cilat: 2.2.1. e kanë pastërtinë të barabartë ose më të lartë se 900 mijë; 2.2.2. që janë prodhuar pas vitit 1800; 2.2.3. ka ose ka pasur tender ligjor në vendin e origjinës, dhe 2.2.4. normalisht janë shitur me çmimin i cili nuk e tejkalon vlerën e hapur të tregut të arit që gjendet në monedha më shumë se tetëdhjetë për qind (80%). Për qëllim të kësaj skeme, këto monedha nuk duhet të konsiderohen që do të shiten për interes numizmatik. 3. Lirimet për transaksionet e arit të investueshëm: Nga TVSH duhet të lirohen si në vijim: 3.1. furnizimet dhe importimet e arit të investueshëm, duke përfshirë këtu arin e investueshëm të përfaqësuar me certifikatë për arin e alokuar apo jo të alokuar ose të tregtuar në llogaritë e arit dhe duke përfshirë në veçanti kreditë e arit apo shkëmbimet, duke involvuar të drejtën e pronësisë ose të kërkesave në lidhje me arin e investueshëm, si dhe transaksionet që lidhen me arin e investueshëm që i përfshinë kontratat “futures” dhe kontratat “forëard” që qojnë në transferin e të drejtave të pronësisë ose kërkesës në lidhje me arin e investueshëm; 3.2. shërbimet e agjentëve të cilët veprojnë në emër dhe për llogarinë e personit tjetër kur ndërhyjnë në furnizimet e arit të investueshëm, për klientët të cilët i përfaqësojnë; 3.3. zgjedhja për tatuarje: 3.3.1. pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni, personat e tatueshëm që prodhojnë ari të investueshëm ose përpunojnë ari tjetër në ari të investueshëm duhet ta kenë të drejtën që 51 të zgjedhin për tatimin e arit të investueshëm nëse e furnizojnë atë për personin tjetër të tatueshëm, 3.3.2. personat e tatueshëm të cilët në tregtinë e tyre normalisht furnizojnë ari për personat tjerë të tatueshëm për qëllime industriale gjithashtu duhet të kenë të drejtën për të zgjedhur për tatim të arit të investushëm nga nën-paragrafi 2.1 i këtij neni. Mundësia e kësaj zgjedhje mund të jetë e kufizuar; 3.3.3. nëse furnizuesi nga 3.3.1 dhe 3.3.2 e këtij neni vendos të zgjedh për tatuarje, agjenti që zhvillon shërbimet e referuara në 3.3.2 të këtij neni gjithashtu e kanë të drejtën që të zgjedhin për tatuarje. 4. Të drejtat dhe obligimet speciale për tregtarët e arit të investueshëm: 4.1. kur furnizimi vijues i arit të investueshëm lirohet sipas këtij neni, personi i tatueshëm ka të drejtën të zbres si në vijim: 4.1.1. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar në lidhje me arin e investueshëm të furnizuar për të nga personi i cili ka zgjedh për tatuarje në pajtueshmëri me paragrafin 3 të këtij neni; 4.1.2. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar në lidhje me furnizimet që janë bërë për të ose një importim i arit ndryshe nga ari i investueshëm i bërë nga ai i cili më pas transformohet nga ai ose në llogari të tij në ari të investueshëm; 4.1.3. obligimi i TVSH-së ose TVSH e paguar për shërbimet e furnizuara për të që përbëhen nga ndryshimi i formës, peshës ose pastërtisë së arit përfshirë dhe arin e investueshëm. 4.2. personi i tatueshëm i cili prodhon arin e investueshëm ose e transformon arin në ari të investueshëm mund ta zbres obligimin e TVSH-së dhe TVSH-në e paguar nga ai për furnizimin ose importimin e mallrave ose shërbimeve të lidhura me prodhimin ose transformimin e këtij ari nëse furnizimi pasues i arit të liruar sipas kësaj skeme është tatuar. 5. Obligimet speciale për personat e tatueshëm që tregtojnë dhe përpunojnë arin e investueshëm. Personat e tatueshëm duhet të mbajnë regjistrime mbi transaksionet e arit të investueshëm dhe të mbajnë dokumentacionin për 10 vite përjashtimisht nga ligji 2004/48, Mbi Administraten Tatimore dhe Procedurat pas fundit të vitit të cilit i referohet ai dokument. KREU XX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: ATK has the special responsibility to administer VAT, and the Kosovo Customs Service must assess, charge, and collect VAT on imports, exports, and other customs arrangements on ATK’s behalf.
Neni 63 Ligji i aplikueshëm dhe Autoritetet Tatimore 1. Ligji i tanishëm bazuar në nenin 64 të këtij ligji, do të zëvendësoj Ligjin e TVSH-së Nr. 03/L-114 të 18 dhjetor 2008. 2. Autoritetet tatimore: 2.1. ATK-ja do të ketë përgjegjësinë e veçantë që të administrojë TVSH-në; Shërbimi Doganor i Republikës së Kosovës në emër të ATK-së duhet të vlerësoj, ngarkojë dhe të bëjë mbledhjen e TVSH-së në importe, eksporte dhe në lidhje me aranzhimet tjera doganore, si dhe do të ndërmarrë funksione të tjera lidhur me administrimin e TVSH-së nëse kjo do të kërkohet. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: This article sets a VAT transition period, lists VAT provisions that are not implemented or remain exempt during that period, and says ATK continues applying earlier VAT rules for certain tax matters.
Neni 64 Periudha kalimtare – dispozitat kalimtare 52 1. Periudha tranzitore i mundëson legjislacionit të TVSH-së së Kosovës që gradualisht në fusha specifike të adaptohet me legjislacionin e TVSH-së të Bashkimit Evropian. 1.1 gjatë periudhës kalimtare nuk do të imlementohen dispozita të caktuara të këtyre fushave specifike siç referohen në paragrafin 3 të këtij neni. Kjo në veçanti vlen për lëvizjen në lirime pa të drejtë të zbritjes së TVSH-së së zbritshme siç është referuar në nenet 27 dhe 28 të Kreun VIII; për futjen në përdorim të skemave speciale siç është referuar në Kreun XIX me përjashtim të skemës speciale për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike siç është referuar në nenin 61; dhe për obligimin e nënshkrimit të faturave; 1.2 gjatë periudhës kalimtare mbeten të liruara dispozitat e caktuara lidhur me importet dhe furnizimet e referuara në paragrafin 4 të këtij neni. Këto dispozita kryesisht kanë të bëjnë me importet dhe furnizimet e bëra brenda kontekstit të projekteve dhe programeve për rindërtimin e Kosovës, si dhe importet dhe furnizimet e bëra brenda kontekstit të fushës së bujqësisë; 2. Periudha kalimtare fillon me 1 janar 2010 dhe përfundon me 31 dhjetor të vitit 2012. Kjo periudhë kalimtare mund të zgjatet ose shkurtohet me propozimin e bërë nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave i cili aprovohet nga Kuvendi. Ky propozim duhet të përfshijë vlerësimin e efekteve buxhetore, ekonomike dhe sociale të implementimit karshi mos implementimit të dispozitave në fjalë, dhe të paraqes arsyet e plota për këtë ndryshim. 3. Mos implementimi me 1 janar 2010 gjatë periudhës tranzitore është vënë për: 3.1. nën-paragrafët 4; 5; 10; 11; 12 të paragrafit 1; pjesa e nën-paragrafit 14 e paragrafit l e cila ka të bëjë me nën-paragrafin 12 të paragrafit 1 të nenit 27 të këtij Ligji; 3.2. paragrafin 2 të nenit 27 të këtij Ligji; 3.3. pjesën e paragrafit 3 të nenit 27 e cila ka të bëjë me paragrafin 2 të nenit 27 të këtij Ligji; 3.4. pjesën e paragrafit 4 të nenit 44 të këtij Ligji e cila ka të bëjë me obligimin e nënshkrimit të faturave; 3.5. Kreu XX lidhur me skemat speciale me përjashtim të skemës speciale për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike siç referohen në nenin 61 të këtij Ligji. 4. Implementimi me 1 janar 2010 gjatë periudhës kalimtare të dispozitave të cilat e kanë ekuivalentin e tyre në Rregulloren Nr. 2001/11 të TVSH-s si të plotësuar në Ligjin e TVSH-s 03/L-114: 4.1. paragrafi 2 i nenit 29 të këtij Ligji; 4.2. paragrafi 2 i nenit 30 të këtij Ligji; 4.3. Paragrafi 2 i nenit 33 të këtij Ligji; 4.4. Paragrafi 3 i nenit 33 të këtij Ligji. 5. ATK do të vazhdojë të zbatojë Rregulloren e TVSH-së Nr. 2001/11 si të plotësuar dhe Ligjin e TVSH-s Nr. 03/L-114, kur të shqyrtojë ndonjë çështje tatimore që i takon periudhave tatimore deri më këtë datë dhe duke përfshirë periudhat tatimore para hyrjes në fuqi të ligjit ekzistues të TVSH-së që mund të lindin më ose pas kësaj date. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance must issue the required subordinate act within six months from this Law’s entry into force. The Director may issue public explanations and clarifications under Article 9 of Law 2004/48. The Law applies from 1 January 2010.
Neni 65 Zbatimi 1. Ministri i Ekonomisë dhe Financave nxjerr akt nënligjor të kërkuar dhe të referuar në këtë Ligj brenda periudhës prej gjashtë muajve duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. 53 2. Drejtori mund të lëshoj shpjegime publike në pajtueshmëri me nenin 9 të Ligjit 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, duke ofruar komente dhe sqarime plotësuese për administrimin e këtij ligji. 3. Ky Ligj zbatohet prej 1 janar 2010. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 66 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 03/L- 146 Më 29 dhjetor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-002-2010, datë 08.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu. LIGJI NR. 03/L- 146 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR ANEKSI I LISTA E AKTIVITETEVE TË REFERUARA NË PARAGRAFIN E TRETË TË NENIT 4: 1. Shërbimet telekomunikuese; 2. Furnizimi i ujit, gazit, elektricitetit dhe energjisë termale ; 3. Transporti i mallrave; 4. Shërbimet e porteve dhe aeroporteve; 5. Transporti i pasagjerëve; 6. Furnizimi i mallrave të reja të prodhuara për shitje; 7. Transaksionet lidhur me prodhimet bujqësore, të bëra nga agjencionet e intervenimit bujqësor sipas Rregullores mbi organizimin e përgjithshëm të tregut në këto produkte; 8. Organizimin e panaireve tregtare dhe ekspozitave; 9. magazinimi; 10. Aktivitetet e organeve të publicitetit komercial; 11. aktivitetet e agjentëve të udhëtimit; 12. funksionimi i shitoreve nga ndërmarrjet me qëllim ekskluziv për ti furnizuar punonjësit e tyre, koperativave dhe mensave industriale dhe institucioneve të ngjashme; 54 13. Aktivitetet e zhvilluara nga organet e radios dhe televizionit mesa këto nuk janë të liruara sipas nën-paragrafit 1.16 të nenit 27. 14. Furnizimi me shërbime te kanalizimit, mbledhjes se mbeturinave dhe dheut për një kundërshpërblim nga ana e organeve komunale ose publike. ANEKSI II LISTA TREGUESE E SHËRBIMEVE TË FURNIZUARA NË MËNYRË ELEKTRONIKE TË REFERUARA NË PIKËN (K) TË NËN-PARAGRAFIT 3.2.9 TË NENIT 20 1. Furnizimi i Websiteve, Web-hosting, mirëmbajtja në largësi e programeve dhe pajisjeve; 2. furnizimi i software-it dhe freskimi i tij; 3. furnizimi i figurës, tekstit dhe informatave dhe vënia ne dispozicion e bazës së shënimeve; 4. furnizimi i muzikës, filmave dhe lojërave,duke përfshirë lojërat shpërblyese dhe lojërat e bixhozit, ngjarjeve politike, kulturore, artistike, sportive, shkencore dhe emisioneve zbavitëse; 5. furnizimi i mësimit nga largësia. ANEKSI III LISTA E FURNIZIMEVE TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR TË CILAT MUND TË ZBATOHEN NORMAT E ULURA TË REFERUARA NË ANEKSIN III TË PARAGRAFIT 2 TË NENIT 26: Lista e kufizuar e artikujve që i nënshtrohen normës së ulur të TVSH-s (6 %) 1. Gjërat ushqimore (duke përfshirë pijet mirëpo duke përjashtuar pijet alkoolike) për konsum të njeriut; farat, bimët dhe përbërësit për qëllim të shfrytëzimit në përgatitjen e gjërave ushqimore; produktet që normalisht shfrytëzohen për të plotësuar gjërat ushqimore ose si zëvendësim për gjërat ushqimore; 2. furnizimi me ujë; dhe 3. furnizimi i shërbimeve lidhur me pastrimin e rrugëve, mbledhjen e hedhurinave dhe trajtimin e mbeturinave tjera nga furnizimi i këtyre shërbimeve nga organet e referuara në paragrafin 3 të nenit 4 të këtij Ligji. Lista alternative nëse ekziston dëshira që të zgjerohet edhe më shumë lista me normën e ulur prej 6 %: Mallrat dhe shërbimet në të cilat do të aplikohet shkalla e zbritur: 1. Drithërat sikurse janë elbi, misri, variete e misrit, tërshëra, thekni, orizi dhe gruri; 2. Prodhimet e bëra prej drithërave për qëllim të konsumimit njerëzor dhe që përmbajnë së paku 50% të drithërave, sikurse janë mielli, drithërat për mëngjes, brumërat, buka, etj; 55 3. Sojat dhe prodhimet me qëllim për konsumim njerëzor e që përmbajnë së paku 25% të sojave dhe ekstrakteve të sojave; 4. Sheqeri, i rafinuar dhe i parafinuar, përfshirë sheqerin pluhur me qëllim për konsumim njerëzor; 5. Perimet, e papërpunuara dhe të përpunuara, të ngrira apo në konserva, me qëllim për konsumim njerëzor, përfshirë patatet dhe produktet e patateve, domatet dhe produktet e domateve, dhe perimet e ngjashme dhe produktet e tyre që përfshijnë së paku 50% të perimeve në produkt; 6. Peshqit, të ngrirë, të freskët dhe të konservuar me qëllim për konsumim njerëzor; 7. Mishi, përfshirë mishin e lopës, pulës, qengjit dhe derrit dhe produkteve të tyre me qëllim për konsumim njerëzor, përderisa prodhimi përkatës përmban minimum 50% të mishit në produkt; 8. Vajrat për gatim të bërë nga drithërat apo farërat vajor për përdorim në gatim për konsumim njerëzor; 9. Qumështi dhe produktet e qumështit me qëllim për konsumim njerëzor; 10. Pijet, përjashtuar pijet alkoolike dhe të gazuara, me qëllim për konsumim njerëzor; 11. Pemët dhe produktet e pemëve me qëllim për konsumim njerëzor përderisa produkti i pemës përmban minimum 50% të pemës apo pemëve. LISTA E FURNIZIMEVE TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR TË CILAT MUND TË ZBATOHEN NORMAT E ULURA TË REFERUARA NË ANEKSIN III TË DIREKTIVËS SË KËSHILLIT 2006/112/EC TË 28 NËNTORIT 2006 PARAGRAFI 2 I NENIT 26 1. Gjërat ushqimore (duke përfshirë pijet mirëpo duke përjashtuar pijet alkoolike) për konsum të njeriut dhe të shtazëve; kafshët e gjalla, farat, bimët dhe përbërësit për qëllim të shfrytëzimit në përgatitjen e gjërave ushqimore; produktet që normalisht shfrytëzohen për të plotësuar gjërat ushqimore ose si zëvendësim për gjërat ushqimore; 2. furnizimi me ujë; 3. produktet farmaceutike të llojit që normalisht shfrytëzohen për kujdes shëndetësor, pengimin e sëmundjeve dhe si trajtim për qëllime mjekësore dhe veterinare, duke përfshirë produktet e shfrytëzuara për kontracepsion dhe mbrojtjen sanitare; 4. pajisjet mjekësore, ndihmat dhe aparatet tjera me qëllim që të lehtësojnë ose trajtojnë paaftësinë për shfrytëzim ekskluziv të të paaftëve, duke përfshirë riparimin e këtyre mallrave dhe furnizimin e ulëseve të fëmijëve për vetura; 5. transporti i pasagjerëve dhe valixheve shoqëruese; 6. Furnizimi duke përfshirë huadhënien e librave nga bibliotekat (duke përfshirë broshurat, fletëpalosjet dhe materialet e ngjashme të shtypura, librat me fotografi për fëmijë, librat për vizatim dhe ngjyrosje, muzikës në formë të shtypur apo të dorëshkrimit, hartat dhe grafiqet hidrografike dhe të ngjashme), gazetat dhe botimet periodikes për dallim nga materialet tërësisht ose kryesisht të kushtuara reklamimit; 7. leja për hyrje në shfaqje, teatër, cirqe, panaire, parqet për zbavitje, koncerte, muze, kopshte zoologjike, kinema, ekspozita dhe ngjarje te ngjashme kulturore dhe shërbimet; 8. pranimi i shërbimeve të transmetimeve të radios dhe televizionit; 56 9. furnizimi i shërbimeve nga shkrimtarët, kompozitorët dhe artistët, ose të drejtat pronësore lidhur me to; 10. furnizimi, ndërtimi, renovimi dhe ndryshimi i banimit, si pjesë e politikave sociale; 11. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të llojit që normalisht janë për qëllim në prodhimtarinë bujqësor mirëpo duke përjashtuar mallrat kapitale si makineritë ose ndërtesat; 12. akomodimi i ofruar në hotele dhe institucione të ngjashme duke përfshirë ofrimin e akomodimit të pushimit dhe dhënien e hapësirave për kamping dhe karvanë; 13. hyrja në ngjarjet sportive; 14. shfrytëzimi i rekuizitave sportive; 15. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve nga organizatat e njohura që i kushtohen mirëqenies sociale nga Shtetet Anëtare dhe të angazhuara në punën e sigurisë sociale dhe mirëqenies, mesa këto transaksione nuk janë të liruara sipas neneve 132, 135 dhe 136; 16. furnizimi i shërbimeve nga ndërmarrësit e shërbimeve të varrimit dhe kremacionit, dhe furnizimi i mallrave të lidhura me këto; 17. ofrimi i kujdesit mjekësor dhe dentar dhe trajtimi termal mesa këto shërbime nuk janë të liruara sipas pikave (b) deri në (e) të nenit 132 (1); 18. furnizimi i shërbimeve lidhur me pastrimin e rrugëve, mbledhjen e hedhurinave dhe trajtimin e mbeturinave tjera nga furnizimi i këtyre shërbimeve nga organet e referuara në nenin 13. LISTA E FURNIZIMEVE TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR TË CILAT MUNDË TË ZBATOHET NORMA E NGRITUR E REFERUAR NË PARAGRAFIN 2 TË NENIT 26 Mallrat dhe shërbimet për të cilat mund të zbatohet norma e ngritur: 1. Automjetet për pasagjerë të shitura në Kosovë për shfrytëzuesin e parë të automjetit, të cilat duke përfshirë të gjitha opsionet dhe shërbimet normale të bëra në kohën e shitjes shiten me çmim, prej 25,000 euro ose më shtrenjtë; 2. Pijet alkoolike me përqindje alkoolike prej 8% (15 % ) ose më të lartë; 3. Duhan dhe produktet e duhanit;dhe 4. Parfumet dhe ujin e kolonjës. ANEKSI IV - Produktet Bujqësore Përshkrimi Kodi Gjedhe të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër Derra të gjallë, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër. Dele të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër Dhi të gjalla, kafshë të mbarsuara prej racës së pastër. 0102 10 0103 1000 0104 1010 0104 2010 Shpezë të gjalla, d.m.th. shpezë të llojit të gjelit 0105 11 deri 0105 19 57 shtëpiak, rosa, pata, gjela deti dhe pula afrikane, që nuk peshojnë më shumë se 185 gr. Drunj të gjallë dhe bimë të tjera; bulba, rrënjë dhe të ngjashme, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese. Patate, farë Qepë, tuba 0601 dhe 0602 0701 1000 0703 1011 Speltë për mbjellje Grurë i zakonshëm dhe përzierje thekre e gruri Thekër, farë Elb, farë Tërshërë, farë Misër, farë 1001 9010 1001 9091 ex 1002 0000 1003 0010 ex 1004 0000 1005 10 Sojë për mbjellje Fara luledielli për mbjellje Fara, pemë dhe spore, lloji që përdoret për mbjellje 1201 0010 1206 0010 1209 Mbetjet dhe mbeturinat nga industritë ushqimore, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese. Preparatet që përdoren për ushqimin e kafshëve (përveç ushqimit të qenve dhe macave në shitje me pakicë). 2301 deri 2308 2309 90 Plehra, ashtu siç janë përshkruar në titujt e kapitullit të shënuar në kolonën vijuese. Kapitulli 31 Fungicide, Herbicide, produkte kundër mbirjes dhe rregullatorë për rritjen e bimëve Rodenticide Tharëse për produkte bujqësore. 3808 20 3808 30 3808 9010 8419 3100 Pajisje mekanike (dore apo jo) për projektim, shpërndarje ose spërkatje të tretësirave apo pluhurave, bujqësore ose hortikulturore. 8424 8110 to 8424 8199 Ngritës dhe Transportues pneumatik të disenjuar Veçanërisht për përdorim në bujqësi 8428 2030 Ngarkues të disenjuar veçanërisht për përdorim në bujqësi. 8428 9071 dhe 8428 9079 Makineri bujqësore, hortikulturore ose pyjore për përgatitjen e tokës apo për kultivimin e saj; rul për livadhe dhe fusha sporti. 8432 Makineri për korrje dhe shirje, duke përfshirë edhe presat për ambalazhim të tagjisë dhe kashtës; makina kositëse për barë dhe sanë (përveç makinave kositëse për fusha, parqe ose fusha sportive); makina për pastrim, seleksionim ose klasifikim të vezëve, pemëve apo produkteve të tjera bujqësore, përveç makinerisë në titullin 8437. 8433 20 to 8433 90 Makineri për mjelje dhe makineri për Bulmetore. 8434 Makina të tjera bujqësore, hortikulturore, pyjore, për mbajtjen e shpezëve apo të bletëve, duke përfshirë edhe mbirjen e bimëve të pajisura me aparate mekanike apo termale; inkubatorë për shpeztari dhe vezë. 8436 58 Traktorë të komanduar me këmbë. 8701 1000 Traktorë bujqësorë (me përjashtim të traktorëve të komanduar me këmbë) dhe traktorë për pyje me rrota. 8701 9011 deri 8701 9050 Shpallur me dekretin Nr. DL-002-2010, datë 08.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-146 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in