LIGJI NR. 03/L-147 PËR PAGAT E NËPUNËSVE CIVILË
This preamble identifies the law as the Law on Salaries of Civil Servants of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-147
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law as the Law on Salaries of Civil Servants of Kosovo. This provision says the law sets the system and structure for salaries, allowances, and other compensation for civil servants. Pay, allowances, and other compensation for civil servants are funded from the Republic of Kosovo budget. Civil servants have protected rights to fair, regular, and guaranteed pay, and public administration institutions must pay equal pay for work of equal value. Civil servants’ pay is made up of base salary plus supplements set by this law, and civil servants have a right to receive specified supplements, variable pay, and salary and expense compensations under legal conditions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-147 PËR PAGAT E NËPUNËSVE CIVILË
Showing 31 of 31
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law as the Law on Salaries of Civil Servants of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 72 / 25 QERSHOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-147 PËR PAGAT E NËPUNËSVE CIVILË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PAGAT E NËPUNËSVE CIVILË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the system and structure for salaries, allowances, and other compensation for civil servants.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i sistemit dhe strukturës së pagave, shtesave dhe kompensimeve të tjera për nëpunësit civilë, sipas përkufizimit të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Pay, allowances, and other compensation for civil servants are funded from the Republic of Kosovo budget.
Neni 2 Burimi i pagave Mjetet financiare për pagat, shtesat dhe kompensimet e tjera të nëpunësve civilë, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Civil servants have protected rights to fair, regular, and guaranteed pay, and public administration institutions must pay equal pay for work of equal value.
Neni 3 Mbrojtja e të drejtave për pagë 1. E drejta e nëpunësve civilë për pagë të drejtë dhe të rregullt është e garantuar në bazë të kushteve të përcaktuara me këtë ligj dhe me Ligjin e Shërbimit Civil. 2. Institucionet e administratës publike të Republikës së Kosovës janë të detyruara të paguajnë pagë të njëjtë për punën me vlerë të njëjtë. 3. E drejta për marrjen e pagës së rregullt mund të pezullohet vetëm në përputhje me kushtet e përcaktuara në Ligjin e Shërbimit Civil. 4. Nëpunësit civil kanë të drejtë në pagën e garantuar, në përputhje me dispozitat e përgjithshme të punës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Civil servants’ pay is made up of base salary plus supplements set by this law, and civil servants have a right to receive specified supplements, variable pay, and salary and expense compensations under legal conditions.
Neni 4 Përbërësit e pagës dhe përfitimet e tjera 1. Paga e nëpunësve civilë përbëhet nga paga bazë dhe nga shtesat mbi pagën bazë, të përcaktuara me këtë ligj. 2. Nëpunësit civil kanë të drejtë të përfitojnë shtesa të caktuara mbi pagën bazë; pjesën variabile të pagës; kompensime të pagës dhe kompensime të shpenzimeve, sipas kushteve të përcaktuara me ligj 2 KREU II PAGA BAZË - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article defines base pay and says it is calculated from the work’s value, coefficients for each group and subgroup, and added experience pay; it also relates base pay to a civil servant’s engagement and dedication.
Neni 5 Paga bazë 1. Paga bazë, sipas këtij ligji është rezultat i çmimit të punës, përkatësisht vlerës për punën e thjeshtë dhe koeficientet e caktuar për çdo grup e nëngrup, si dhe shumat e rritura të përvojës së punës, për çdo vit të plotë, në përqindje të caktuar 2. Paga bazë sipas këtij ligji është rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të nëpunësit civil në pozitën e tij të punës në raport me tërësinë e pozitave të tjera të punës të përcaktuara me akt nënligjor nga Qeveria e Republikës së Kosovës - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article classifies civil service positions into four functional categories and 14 pay grades, sets a 1:5 minimum-to-maximum pay ratio, and gives the Government power to set overall classification standards and pay steps by subordinate acts after ministerial proposal.
Neni 6 Klasifikimi i pozitave të gradave të pagës në shërbimin civil 1. Me qëllim të përcaktimit të pagës bazë, pozitat në shërbimin civil ndahen në katër kategori funksionale dhe klasifikohen në njërën nga katërmbëdhjetë (14) gradat e pagës. Raporti në mes të pagës minimale dhe maksimale të nëpunësve civil sipas këtij ligji është në proporcion një (1) me pesë (5). 2. Katër kategoritë funksionale janë këto: 2.1. nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues; 2.2. nëpunës civilë të nivelit drejtues; 2.3. nëpunës civilë të nivelit profesional; 2.4. nëpunës civilë të nivelit tekniko - administrativ. 3. Nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues, konsiderohen këto pozicione: 3.1. drejtues i lartë tre (3) - grada e pagës një (1); 3.2. drejtues i lartë dy (2) - grada e pagës dy (2); 3.3. drejtues i lartë një (1)- grada e pagës tre (3). 4. Nëpunës civilë të nivelit drejtues, konsiderohen këto pozicione: 4.1. drejtues katër (4) - grada e pagës katër (4); 4.2. drejtues tre (3) - grada e pagës pesë (5); 4.3. drejtues dy (2) - grada e pagës gjashtë (6); 4.4. drejtues një (1) - grada e pagës shtatë (7). 5. Nëpunës civilë të nivelit ekzekutues dhe profesional, konsiderohen këto pozicione: 5.1. ekzekutues dhe profesional tre (3) - grada e pagës tetë (8); 5.2. ekzekutues dhe profesional dy (2) - grada e pagës nëntë (9); 5.3. ekzekutues dhe profesional një (1) - grada e pagës dhjetë (10); 3 6. Nëpunës civilë të nivelit administrativ, konsiderohen këto pozicione: 6.1. administrativ katër (4) - grada e pagës njëmbëdhjetë (11); 6.2. administrativ tre (3) - grada e pagës dymbëdhjetë (12); 6.3. administrativ dy (2) - grada e pagës trembëdhjetë (13); 6.4. administrativ një (1) - grada e pagës katërmbëdhjetë (14). 7. Gradat e pagës një (1), dy (2), tre (3) dhe katërmbëdhjetë (14) kanë nga pesë (5) hapa të pagës, ndërsa gradat e pagës nga katër (4) deri në trembëdhjetë (13) kanë nga dymbëdhjetë (12) hapa të pagës. 8. Klasifikimi i gradës të pagës bëhet, varësisht, nga: 8.1. përgjegjësia; 8.2. ndërlikueshmëria; 8.3. aftësitë komunikuese ndërpersonale; 8.4. kualifikimet disponuese dhe; 8.5. kushtet në punë. 9. Për klasifikimin e pozitës në gradën përkatëse, përshkrimi i detyrave për atë pozitë krahasohet me një përkufizim të gradave, të cilat përcaktojnë, për secilën gradë, shkallën e përgjegjësisë, kompleksitetin, aftësitë ndërpersonale, si dhe kualifikimet dhe përvojën e nevojshme për atë gradë. 10. Klasifikimi i përgjithshëm i pozicioneve të punës në Shërbimin Civil, standardet dhe procedurat për klasifikimin e secilës pozitë në gradën përkatëse, në bazë të përshkrimit të punës, si dhe përcaktimi i hapave të pagës, përcaktohen nga Qeveria me akte nënligjore, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Institution leaders propose position grades to the public administration ministry, based on HR recommendations, and the Government approves each position grade and any changes with prior approval from the public administration and finance ministries.
Neni 7 Përgjegjësia për klasifikimin e pozitave 1. Udhëheqësit e institucioneve të administratës publike ia propozojnë gradat e pozitave në institucionin e tyre ministrisë përgjegjëse për administratë publike, në bazë të rekomandimeve të personit përgjegjës për burime njerëzore në institucionin e tyre, i cili është përgjegjës për zbatimin e standardeve dhe procedurave për klasifikimin e vendeve të punës në Shërbimin Civil. 2. Grada për secilin pozicion të punës dhe ndryshimet, miratohen nga Qeveria, me propozim të institucionit përkatës dhe aprovimit paraprak të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financat. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Paga bazë e nëpunësit civil llogaritet me koeficientin dhe vlerën e koeficientit.
Neni 8 Llogaritja e pagës bazë 1. Paga bazë e nëpunësit civil llogaritet duke shumëzuar koeficientin me vlerën e koeficientit. 2. Koeficienti i pozicionit të punës përcaktohet nga hapi për çdo gradë të klasifikimit, në pajtim me aktin nënligjor të përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji. 3. Vlera e koeficientit propozohet nga Qeveria dhe përcaktohet me Ligjin vjetor për buxhetin. 4 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Civil servants have the right to receive base salary according to the hours set in their employment contract; part-time civil servants are paid proportionally to their assigned hours.
Neni 9 Kushtet e pagesës 1. Nëpunësit civilë kanë të drejtë të marrin pagën bazë për numrin e orëve të përcaktuara në aktin e kontratës së punës. 2. Nëpunësit civilë të cilët punojnë me orar jo të plotë kanë të drejtë të marrin pagën bazë në proporcion me orët e punës të cilat u janë caktuar atyre me kontratën e punës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Civil servants are assigned pay based on grade step rules after appointment, promotion, or transfer.
Neni 10 Vendosja e koeficientit 1. Nëpunësit civilë, pas emërimit fillestar në një gradë, përfitojnë pagën sipas hapit një (1) të gradës përkatëse. 2. Pas gradimit në një pozitë të lirë në një gradë më të lartë, nëpunësit civilë mund të vendosen në gradë të re, deri në tre (3) koeficient më të lartë, mbi koeficientin e tyre aktual. 3. Pas transferimit në një pozitë të lirë në gradën e njëjtë me atë të pozitës së tyre aktuale, nëpunësit civilë vendosen në gradën e re në koeficientin e njëjtë si në koeficientin aktual apo në koeficientet më të lartë mbi koeficientin e tyre aktual. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Civil servants advance one or more steps based on work evaluation, subject to rating rules and budget limits.
Neni 11 Avancimi në hapa në bazë të vlerësimit të punës 1. Nëpunësit civilë avancojnë nga hapi i tyre aktual në një hap më të lartë në bazë të vlerësimit të punës, i cili zbatohet në përputhje me rregulloren e posaçme për vlerësimin e punës, brenda kufijve buxhetorë, të përcaktuar në paragrafët 4 dhe 5 të këtij neni. 2. Parametrat vlerësues që duhet të merren parasysh me rastin e avancimit të nëpunësve civil sipas këtij ligji janë: 2.1. aftësitë dhe shkathtësitë profesionale të treguara në vendin e punës; 2.2. shkalla e angazhimit dhe e përkushtimit; 2.3. rezultatet e arritura në punë dhe kontributi; 2.4. respektimi – zënia e afateve, dinamikave, efikasiteti dhe efektiviteti; dhe 2.5. cilësia e punëve të kryera. 3. Për gradat katër (4) deri në trembëdhjetë (13), rritja e koeficientit në bazë të performancës (rendimentit) përcaktohet si vijon: 3.1. nëpunësit civilë, puna e të cilëve është vlerësuar si “e mirë” në cilindo vit, avancojnë një hap në fund të atij viti, me kusht që hapi i tyre aktual të jetë nën hapin katër (4). Nëse hapi i tyre aktual është katër (4) ose më i lartë, nëpunësit civilë puna e të cilëve është vlerësuar si “e mirë” gjatë dy (2) vjetëve të njëpasnjëshëm avancojnë një hap në fund të vitit të dytë, me kusht që koeficienti i tyre aktual të jetë nën hapin tetë (8), që është hapi më i lartë për këtë kategori. 3.2. nëpunësit civilë, puna e të cilëve vlerësohet si “shumë e mirë” në cilindo vit, avancojnë dy (2) hapa në fund të atij viti nëse hapi i tyre aktual është nën hapin pesë (5) ose një hap, nëse hapi i tyre aktual është hapi pesë (5). Nëse hapi i tyre aktual është hapi gjashtë (6) ose më shumë, nëpunësit civilë, puna e të cilëve është vlerësuar si “shumë e mirë” në cilindo vit, avancojnë një hap në fund të atij viti, me kusht që hapi i tyre aktual të jetë nën hapin dhjetë (10), që është hapi më i lartë për këtë kategori; 5 3.3. nëpunësit civilë, puna e të cilëve është vlerësuar si “e shkëlqyeshme” në cilindo vit, do të avancojnë dy (2) hapa në fund të atij viti, nëse hapi i tyre aktual është nën hapin njëmbëdhjetë (11) dhe një hap, nëse hapi i tyre aktual është hapi njëmbëdhjetë (11). 4. Për gradat një (1) deri tre (3) dhe për gradën katërmbëdhjetë (14), rritja e koeficientit në bazë të performancës (rendimentit) përcaktohet si vijon: nëpunësit civilë, puna e të cilëve në cilindo vit vlerësohet si “e mirë” ose më e lartë, avancojnë me një hap në fund të atij viti derisa të arrijnë hapin pesë (5), që është hapi maksimal për këto grada. 5. Nuk mund të ketë shkallë mbi 5% (për qind) të nëpunësve civilë në një institucion që mund të vlerësohen si ,,të e shkëlqyeshëm” në cilindo vit, jo më shumë se 15 % (për qind) të nëpunësve civilë në një institucion që mund të vlerësohen si “shumë të mirë” në cilindo vit, dhe jo më shumë se 30% (për qind) të nëpunësve civilë në një institucion që mund të vlerësohen si “shumë të mirë” në cilindo vit. 6. Në çdo vit kalendarik, ministria përgjegjëse për administratë publike në koordinim me ministrinë përgjegjëse për financa me kohë propozojnë buxhetin për rritjet që rezultojnë nga vlerësimi i punës. Buxheti për rritjet, që rezultojnë nga vlerësimi i punës, shprehet si përqindje e buxhetit të përgjithshëm për pagat bazë në të gjitha institucionet e administratës publike dhe kjo përqindje e buxhetit aplikohet për të gjitha institucionet e administratës publike. 7. Institucionet e administratës publike, duke u bazuar në përqindjet e përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni, dorëzojnë në ministrinë përgjegjëse për administratë publike një raport, i cili paraqet numrin e personelit të vlerësuar në secilën nga pesë (5) kategoritë e vlerësimit, si dhe rritjet në shumën e përgjithshme të pagave bazë. 8. Avancimi në hapa në bazë të vlerësimit të punës aplikohet dhe hyn në fuqi nga hyrja në fuqi e Ligjit Vjetor të Buxhetit, në bazë të vlerësimit të punës për vitin e kaluar kalendarik. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: If a civil servant is transferred to another job of the same rank/title, they keep the coefficient they had before the transfer.
Neni 12 Koeficienti për nëpunësit civilë të transferuar në pozitë përkatëse pune 1. Nëpunësi civil i cili përgjithnjë ose përkohësisht është transferuar në pozitë tjetër pune të rangut – emërtimit të njëjtë, sikurse edhe pozita e punës nga e cila është transferuar, i caktohet koeficienti të cilin e ka pasur para transferimit. 2. Nëpunësi civil i cili për shkak të vlerësimit të performancës jo të mirë, shkaqeve disiplinore dhe të papërgjegjësisë së mjaftueshme transferohet në pozitë pune më të ulët, i caktohet koeficienti dhe paga gjegjëse ekzistuese e asaj pozite pune në momentin e transferimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Civil servants returning from temporary suspension are placed in coefficients based on the grade and position they return to.
Neni 13 Koeficienti për nëpunësit civilë të cilët kthehen nga periudha e pezullimit të përkohshëm 1. Nëpunësit civilë të cilët kthehen nga periudha e pezullimit të përkohshëm, në përputhje me Ligjin e Shërbimit Civil, vendosen në koeficientin si vijon: 1.1. kur kthehen në një pozitë me gradë dhe koeficient të njëjtë të cilin e kanë pasur para pezullimit të përkohshëm në shërbimin civil; 1.2. kur pas pezullimit të përkohshëm të vërtetuar në procedurë ligjore si të pa drejtë dhe të pa arsyeshëm kthehen në një pozitë të lirë në një gradë më të lartë se ajo të cilën e kanë pasur para pezullimit të përkohshëm, ata mund të vendosen në një gradë të re në koeficientin e ardhshëm, më të lartë se ai të cilin e kanë pasur para pezullimit; 1.3. kur kthehen në një pozitë me gradë më të ulët, për shkaqe që përfshijnë masat disiplinore, vendosen në koeficientin dhe gradën më të ulët në përputhje me parimet e përcaktuara në Ligjin e Shërbimit Civil. 6 KREU III PAGESAT SHTESË - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article lists extra pay additions above base salary.
Neni 14 Pagesat shtesë mbi pagën bazë 1. Shtesat mbi pagën bazë janë: 1.1. shtesa për punë me ndërrime dhe jashtë orarit të punës; 1.2. shtesa për kushte specifike pune; dhe 1.3. shtesa për kushtet e tregut. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Public administration institutions with shift-work needs must seek ministry approval, and eligible civil servants working shifts beyond regular hours have a right to a shift-work supplement.
Neni 15 Pagesa për punën me ndërrime dhe jashtë orarit të punës 1. Në institucionet e administratës publike, ku ekziston nevoja për punë me ndërrime sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin e Shërbimit Civil, nëpunësit civilë, të cilët punojnë në ndërrime jashtë orarit të rregullt të punës, kanë të drejtë të marrin shtesën për punë me ndërrime. 2. Institucionet e administratës publike, të cilat kanë nevojë për punë me ndërrime, duhet të kërkojnë miratimin e ministrisë përgjegjëse për administratë publike mbi programin e punës me ndërrime, e cila autorizon shumën e shtesave për punën me ndërrime, që mund të paguhet nga institucionet e administratës publike. 3. Kushtet, shuma dhe metoda për llogaritjen e shtesës për punë me ndërrime, përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Qeveria, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Public administration institutions must seek approval for a working-condition supplement for civil servants who work in specific, health-risk conditions.
Neni 16 Shtesat mbi pagën bazë për kushtet specifike të punës 1. Në institucionet e administratës publike, në të cilat ekziston nevoja që disa nëpunës civilë të punojnë në kushte specifike pune, ku si pjesë e detyrave të tyre të rregullta ata iu ekspozohen kushteve dhe kërkesave të veçanta në vendin e punës dhe që paraqesin rrezik për shëndetin, institucioni kërkon miratimin e një shtese për kushte të punës për këta nëpunës civilë, sipas aktit nënligjor të përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni. 2. Kriteret për përkufizimin e kushteve specifike të punës, shuma e shtesës si dhe procedurat për paraqitjen e kërkesës për shtesën për kushte specifike pune, përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Qeveria, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financat. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The public administration ministry, together with the finance ministry, may ask the Government to approve a market-condition salary supplement for certain public service positions.
Neni 17 Shtesat mbi pagën bazë për kushtet e dhe kërkesat e veçanta të vendeve të punës dhe të tregut të punës 1. Për pozitat ose llojet e pozitave për të cilat niveli i pagës për personelin e ngjashëm nga organizatat dhe punëdhënësit e tjerë jashtë Shërbimit Civil është shumë më i lartë sesa niveli i pagës që ofrohet nga Shërbimi Civil, e kjo shkakton vështirësi të konsiderueshme në rekrutimin dhe mbajtjen e personelit për ato pozita ose lloje të pozitave nga administrata publike, ministria përgjegjëse për administratë publike, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për financa, mund të kërkojë nga Qeveria që të miratojë një shtesë për kushtet e tregut, e cila mund të paguhet për këto pozita ose lloje të pozitave. 2. Kërkesa për miratimin e kësaj shtese nga Qeveria duhet të bazohet në një analizë, e cila tregon se për këto pozita ose lloje të pozitave: 7 2.1. çmimi i tregut për aftësitë në fjalë është shumë më i lartë se paga që ofrohet nga Shërbimi Civil; 2.2. përpjekjet për rekrutimin e personelit me pagë të Shërbimit Civil kanë dështuar dhe/ose shkalla e dorëheqjeve është e papranueshme; 2.3. pritet se shtesa do të ndikojë në rekrutimin dhe mbajtjen e personelit. 3. Kushtet dhe metoda për llogaritjen e shumës së shtesave mbi pagën bazë për kushtet e tregut përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Qeveria, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Civil servants get a 0.5% salary supplement for each year of work experience in civil service or outside it, excluding practical work; they also have a right to compensation for work injury, occupational disease, and non-work injury.
Neni 18 Shtesa mbi pagën për përvojën e punës 1. Për çdo vit të përvojës së punës të kaluar në shërbimin civil dhe jashtë tij, përveç përvojës së kaluar në punë praktike, nëpunësit civil sipas këtij ligji i takon e drejta shtesë në pagën bazë prej 0,5%. 2. E drejta e kompensimit për lëndim në punë, sëmundje profesionale dhe lëndim jashtë pune iu takon nëpunësve civil. E drejta nga paragrafi paraprak i këtij neni rregullohet në bazë të dispozitave përkatëse me ligj të veçantë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Public administration institutions must each year submit the amount needed for salary supplements to the finance ministry, and they may pay supplements to staff only if the finance ministry has set the total amounts within the institution’s overall account.
Neni 19 Buxheti për shtesat mbi pagën bazë 1. Institucionet e administratës publike çdo vit, së bashku me kërkesën vjetore për buxhet, dorëzojnë në ministrinë përgjegjëse për financa shumën e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve për shtesat mbi pagën bazë në institucionin përkatës. 2. Institucionet e administratës publike çdo vit mund t’i paguajnë shtesa stafit të tyre vetëm me kusht që shuma e përgjithshme e shtesave dhe pagave bazë të jetë përcaktuar nga ministria përgjegjëse për financa, brenda llogarisë së përgjithshme të përcaktuara për institucionin përkatës. KREU IV KOMPENSIMI I PAGЁS DHE PAGESAT E TJERA - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Civil servants are entitled to salary compensation in listed situations and to reimbursement of work-related expenses; the Government issues subordinate rules on how those expense compensations are calculated.
Neni 20 Kompensimi i pagës 1. Nëpunësit civilë kanë të drejtë të marrin kompensim të pagës në këto raste: 1.1. kompensim për punë jashtë orarit të rregullt gjatë ditëve të punës; 1.2. kompensim për punë jashtë orarit gjatë fundjavës dhe 1.3. kompensim për punë jashtë orarit gjatë festave zyrtare; 1.4. kompensim për pushim vjetor; 1.5. kompensim për kohën e paaftësisë së vërtetuar të përkohshme për shkak të sëmundjes; 1.6. kompensim gjatë shtatzënësisë dhe lehonisë; 1.7. kompensim në rast të shfrytëzimit të pushimit të veçantë me pagesë; 1.8. kompensim në rast të perfeksionimit profesional të specializuar për nevojat e organit ose të shtetit; 8 2. Nëpunësit civilë kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës, si vijon: 2.1. shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit gjatë një udhëtimi apo vizite zyrtare brenda ose jashtë Kosovës; 2.2. shpenzimet e shkaktuara me rastin e shfrytëzimit të automjetit personal për punë zyrtare; 2.3. shpenzimet e shkaktuara gjatë punës në terren; 2.4. shpenzimet e shkaktuara me rastin e zhvendosjes së përkohshme ose të përhershme në një vend tjetër pune. 3. Kushtet dhe metoda për llogaritjen e kompensimeve të shpenzimeve për rastet e caktuara përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Qeveria, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Civil servants are entitled to overtime compensation, either payment or time off, when they are required to work overtime under the Civil Service Law.
Neni 21 Kompensimi për punën jashtë orarit 1. Nëpunësit civilë kanë të drejtë të marrin kompensim me pagesë për punë jashtë orarit ose kohë të lirë kur institucioni punëdhënës kërkon nga ta që të punojnë jashtë orarit, në rrethanat e përcaktuara me Ligjin e Shërbimit Civil. 2. Nëpunësit civilë, për punë jashtë orarit, kanë të drejtë të marrin kompensim me pagesë ose kohë të lirë nëse: 2.1. mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë ka autorizuar paraprakisht me shkrim numrin e orëve të punës jashtë orarit; 2.2. mëditje për udhëtim jashtë vendit; 2.3. pas plotësimit të këtyre orëve, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë vërteton me shkrim orët faktike të plotësuara. 3. Pagesa për punën jashtë orarit llogaritet për çdo orë të plotë pune, duke i shtuar edhe vlerën si vijon: 3.1. 30% shtesë të pagës bazë për orë të plotë për punën jashtë orarit të rregullt gjatë ditëve të punës; 3.2. 50% shtesë të pagës bazë për orë të plotë për punën gjatë fundjavës. 3.3. 100% shtesë të pagës bazë për orë të plotë për punën jashtë orarit gjatë festave zyrtare. 4. Koha e lirë për çdo orë pune jashtë orarit llogaritet sipas kritereve të përcaktuara me paragrafin 3 të këtij neni. 5. Kompensimi për punë jashtë orarit bëhet me pagesë 6. Nëpunësi civil për punën jashtë orarit, në vend të kompensimit me pagesë ka te drejtë të kërkojë kompensim me kohë të lirë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Civil servants are entitled to compensation and other payments in specific cases such as health-related temporary incapacity, maternity leave, redundancy, retirement, anniversary bonuses, and death-related assistance.
Neni 22 Pagesa të tjera në rrethana të veçanta 1. Nëpunësit civilë kanë të drejtë në kompensim për rastet në vijim: 1.1. paaftësi e përkohshme për punë për shkaqe shëndetësore; 1.2. pushimi i lehonisë. 9 2. Nëpunësit civilë, kanë të drejtat në vijim: 2.1. pagesën për rastet kur janë tepricë nga puna; 2.2. pagesën për shkak të pensionimit; 2.3. shpërblimi i përvjetorit (jubile), dhe 2.4. ndihma në rast të vdekjes së nëpunësit ose vdekjes së një anëtari të ngushtë të familjes së tij/saj dhe ndihmë familjes në rast të vdekjes së nëpunësi civil; 2.5. Pagesën në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, pa fajin e tyre dhe në rast të pensionimit. 3. Kushtet e hollësishme lidhur me pikat e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Qeveria, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Institucionet e administratës publike duhet çdo vit të dorëzojnë te ministria përgjegjëse për financa shumën buxhetore të nevojshme për kompensim dhe pagesa të tjera.
Neni 23 Buxheti për kompensim dhe pagesa të tjera Institucionet e administratës publike çdo vit, së bashku me kërkesën vjetore për buxhet, dorëzojnë në ministrinë përgjegjëse për financa shumën buxhetore të nevojshme për kompensimin dhe pagesat e tjera për institucionin përkatës. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Civil servants transferred from a higher position to a professional-executive post are entitled to the corresponding coefficient for that post and later merit-based advancement under legal criteria.
Neni 24 Nëpunësit civil të cilët nga pozita e caktuar më e lartë transferohet në pozitë pune të natyrës profesionale – ekzekutive i takon koeficienti përkatës për atë pozitë pune dhe avancimet pasuese në bazë të meritës dhe rezultateve, në përputhje me kriteret e parapara me ligj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Civil servants who are transferred because of restructuring or organizational and functional rationalization are placed in a lower job position, and the coefficient for that position is assigned.
Neni 25 Transferimi i nëpunësit civil për shkak të ristrukturimit ose të racionalizimit të organit Nëpunësit civil të cilët për shkak të ristrukturimit ose të racionalizimit organizativ dhe funksional të organit administrativ përkatës, transferohen në një pozitë pune më të ulët e cila i përgjigjet ose jo përgatitjes së tyre profesionale i caktohet koeficienti që i takon për atë pozitë pune, në atë organ ose jashtë tij. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The ministry responsible for public administration and the ministry responsible for finance oversee implementation of this law and its implementing by-laws.
Neni 26 Kontrollimi i zbatimit të Ligjit Kontrollimi i zbatimit të këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji, ushtrohet nga ministria përgjegjëse për administratë publike dhe ministria përgjegjëse për financa. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Government must issue implementing bylaws for this law within 6 months of the law taking effect.
Neni 27 Ligji i aplikueshëm deri në vendosjen e kornizës së re ligjore 1. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji nga Qeveria, aktet nënligjore, që kanë të bëjnë me pagat, shtesat dhe kompensimet e nëpunësve civilë, vazhdojnë të zbatohen, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj. 2. Qeveria nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji në afat prej gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 10 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Civil servants whose basic salary becomes lower under this law keep their existing basic salary until it matches the law’s pay-classification rules.
Neni 28 Mbrojtja e pagës bazë Nëpunësit civilë, paga bazë e të cilëve pas zbatimit të këtij ligji është më e vogël se paga bazë e tyre ekzistuese para hyrjes në fuqi të këtij ligji, ruajnë pagën e tyre ekzistuese bazë deri në kohën kur paga e tyre bazë të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe me dispozitat që kanë të bëjnë me klasifikimin e përgjithshëm të pozicioneve të punës në Shërbimin Civil, si dhe me standardet dhe procedurat për klasifikimin e secilës pozitë në gradën përkatëse. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Advancement in steps based on work evaluation starts one year after this law enters into force; until then, civil servants’ pay is calculated using step-1 coefficient of the relevant grade.
Neni 29 Zbatimi i avancimit në hapa Avancimi në hapa në bazë të vlerësimit të punës, sipas nenit 11 të këtij ligji, do të fillojë pas një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Paga e nëpunësve civilë deri në këtë periudhë do të llogaritet me koeficientin e hapit 1 të gradës përkatëse të pagës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 30 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-147 13 maj 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-021-2010, datë 14.06.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-147 PËR PAGAT E NËPUNËSVE CIVILË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in