LIGJI NR. 03/L-151 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIKË
This preamble identifies the law as Kosovo Law No. 03/L-151 on declaring, origin, and control of property and gifts of high public officials.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-151
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law as Kosovo Law No. 03/L-151 on declaring, origin, and control of property and gifts of high public officials. High public officials must declare their assets, gifts, and origin. This article says the law covers public scrutiny of senior public officials’ assets, their income and other material benefits, and the financial obligations of public officials, family members, and related persons. This article defines key terms used in the law. High public officials must disclose property and income information, including certain family-member property, and itemize incomes and financial obligations.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-151 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIKË
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law as Kosovo Law No. 03/L-151 on declaring, origin, and control of property and gifts of high public officials.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 66 / 17 MARS 2010 LIGJI Nr. 03/L-151 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIKË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1), Kreu IV të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIKË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: High public officials must declare their assets, gifts, and origin.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj i përcakton detyrimet e zyrtarëve të lartë publikë për ta deklaruar pasurinë, dhuratat dhe prejardhjen e tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers public scrutiny of senior public officials’ assets, their income and other material benefits, and the financial obligations of public officials, family members, and related persons.
Neni 2 Fusha e Veprimit Ky ligj rregullon kontrollin publik të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të hyrat dhe përfitimet e tjera materiale, detyrimeve financiare nga zyrtarët publik, anëtarët e familjes dhe personat e lidhur me ta, duke përfshirë sanksionet e përcaktuara në këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. “Zyrtar i lartë publik, përfshinë”: 1.1.1. Kryetarin e Kosovës dhe gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Kryetari; 1.1.2. Deputetët e Kuvendit të Kosovës; 1.1.3. Kryeministri, zëvendës Kryeministri, Ministrat dhe zëvendës Ministrat në Qeverinë e Kosovës, si dhe gjithë të emëruarit nga ata; 1.1.4. Udhëheqësit e sekretarive dhe zyrave tjera të Kryetarit të Kosovës, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës; 1.1.5. Sekretari i Përhershëm i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Sekretari i Përhershëm i Kuvendit, Sekretari i Përhershëm i Kryeministrit, sekretarët e përhershëm të ministrive, drejtorët e departamenteve dhe pozitat e barasvlershme; 1.1.6. Gjykatësit dhe Prokurorët; 1.1.7. Drejtorët dhe anëtarët e bordit të kompanisë publike; 2 1.1.8. Personat e akredituar jashtë vendit si përfaqësues të Kosovës; 1.1.9. Udhëheqësit e agjencive, drejtorive, dhe institucioneve tjera të nivelit qendror të themeluar me ligj ose ndonjë akt tjetër; 1.1.10. Kryetari dhe nënkryetarët e Komunave, kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit e kuvendeve komunale; 1.1.11. Drejtori i administratës dhe i personelit te kuvendeve komunale; 1.1.12. Auditorët e përgjithshëm dhe inspektorët e nivelit qendror, Guvernatori dhe zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore; 1.1.13. Udhëheqësit e bankave dhe institucioneve financiare me kapital publik; 1.1.14. Rektori, Pro-Rektorët, dekanët dhe prodekanët e Universitetit Publik dhe sekretari i tij, si dhe sekretarët e njësive akademike dhe organizative të Universitetit Publik; 1.1.15. Të gjithë drejtorët dhe anëtarët e bordeve e të shoqërive aksionare me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror dhe publik më shumë se pesëdhjetë 50% (për qind); 1.1.16. Zyrtarët e lartë që kryejnë funksione publike në strukturat e rendit, sigurisë dhe shërbimit doganor, si: komandanti, zëvendëskomandanti i FSK-së, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Doganës, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Inteligjencës. 1.2. “Anëtarët e familjes” bashkëshortja dhe fëmijët e Zyrtarit të Lartë Publik; 1.3. “Agjencia” Agjencia kundër korrupsionit; 1.4. “Regjistri” regjistri i deklarimit dhe prejardhjes se pasurisë, të hyrave, përfitimeve materiale dhe detyrimeve financiare; 1.5. “Zyrtar Kontaktues” personi të cilin Institucioni ku ai punon e cakton si koordinator i punëve me Agjencinë; 1.6. ”Person zyrtar”, personi zyrtar të definuar në Kodin Penal të Kosovës. KREU II DEKLARIMI I PASURISË, TË ARDHURAVE, PËRFITIMEVE MATERIALE DHE DETYRIMEVE FINANCIARE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: High public officials must disclose property and income information, including certain family-member property, and itemize incomes and financial obligations.
Neni 4 Deklarimi i pasurisë 1. Deklarimi në lidhje me gjendjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe familjarët e tyre, përmban informacione rreth pasurisë dhe të të ardhurave të tyre, siç është: 1.1. paluejtshmëria; 1.2. pasuri e luajtshme në vlerë të madhe ; 1.3. zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri komerciale; 1.4. letra me vlerë; 1.5. para të gatshme të mbajtura në bankë dhe institucione të tjera kursimi apo kreditore; 1.6. borxhet, garancitë e ndërmarra dhe detyrimet e tjera ; dhe 1.7. të hyrat vjetore (që shërbejnë si bazë e tatueshme). 3 2. Pasuri e luajtshme në vlerë të madhe siç referohet në nën-paragrafin 1.2. të paragrafit paraprak konsiderohen pasuritë e luajtshme me vlerë mbi pesëmijë (5.000) Euro. 3. Kur pasuria e pjesëtarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas për çdo anëtarë i familjes me pasuri të regjistruar në emër të tij dhe i bashkëngjitet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarimin. 4. Në deklaratën e të ardhurave, përfitimeve materiale dhe detyrimeve financiare, zyrtari i lartë publik cek shumën, llojin dhe burimin e secilës të ardhur, shumën dhe llojin e detyrimeve financiare duke përfshirë edhe emrin e kreditorit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision lists four types of asset declarations: annual, when a senior public official takes office, when requested by the Agency, and after leaving office.
Neni 5 Llojet e deklarimit të pasurisë 1. Deklarimi i rregullt vjetor; 2. Deklarimi me marrjen e detyrës së zyrtarit të lartë publik; 3. Deklarimi sipas kërkesës së Agjencisë; 4. Deklarimin pas largimit nga funksioni. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Zyrtarët e lartë publik duhet të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjenci çdo vit, deri më 31 mars, dhe të raportojnë ndryshimet vjetore; institucionet e tyre duhet t’i mbledhin dhe dërgojnë formularët dhe të njoftojnë për mosdeklarimet.
Neni 6 Deklarimi i rregullt vjetor 1. Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë nga paragrafi 1 i nenit 5 të këtij ligji, nga zyrtari i lartë publik bëhet gjatë tërë kohës së punës në shërbimin publik dhe në afate të përcaktuara me ligj. 2. Zyrtarët e lartë publik detyrohen të deklarojnë gjendjen e pasurive të tyre në Agjencinë, deri më datën 31 mars të çdo viti. 3. Zyrtarët e lartë publik të cilët kanë bërë deklarimin e pasurisë në vitin paraprak, detyrohen që brenda datës 31 mars të çdo viti të deklarojnë çdo ndryshim në gjendjen e pasurive të parapara në nën- paragrafët 1.1 deri në nën-paragrafin 1.7, paragrafi 1. të nenit 4 të këtij ligji. 4. Agjencia mbikëqyrë pasurinë e zyrtarit të lartë publik në bazë të informacionit të dorëzuar nga zyrtari i lartë publik në një formular të posaçëm, i cili do të përcaktohet nga Agjencia. 5. Deklarimet e parapara në nenin 5 të këtij ligji i paraqiten Agjencisë. 6. Institucionet në të cilat janë të punësuar apo të emëruar personat e përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 4, janë të obliguar ti mbledhin dhe ti dërgojnë Agjencisë, deri më 31 mars të çdo viti, formularët e plotësuar dhe të mbyllura në zarf, si dhe të njoftojnë Agjencinë për rastet e mos deklarimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Public senior officials who start work in public service must declare certain assets and related information in writing within 60 days, and the hiring body must notify the Agency within 15 days about the official’s start or end of work.
Neni 7 Deklarimi me rastin e marrjes së detyrës së zyrtarit të lartë publik 1. Zyrtarët e lartë publik të cilët fillojnë punën në shërbimin publik në mënyrë të plotë dhe reale deklarojnë me shkrim pasurinë ekzistuese të fituar, detyrimet, burimet dhe origjinën e saj brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve. Në pajtim me këtë nen, zyrtarët e lartë publik bashkëngjisin deklaratën mbi gjendjen pasurore të anëtarëve të familjes. 2. Organi i punësimit është i detyruar që brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor ta njoftoj Agjencinë për fillimin apo përfundimin e punës së zyrtarit të lartë publik. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Agjencia mund t’i kërkojë zyrtarit të lartë publik të dorëzojë informacionin e caktuar dhe mund të kërkojë deklarimin e pasurive si edhe kontrollin e saktësisë së tyre.
Neni 8 Deklarimi sipas kërkesës të Agjencisë 1. Agjencia në çdo kohë mund të kërkojë nga zyrtari i lartë publik që ta dorëzojë informacionin e referuar në paragrafët 3. dhe 4. të nenit 5 të këtij ligji. 4 2. Agjencia ka të drejtë të kërkojë deklarimin e pasurive dhe burimet e krijimit të tyre, si dhe të urdhërojë kontrollin për saktësinë e këtyre deklarimeve. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: After leaving public service, a high public official must file an asset declaration within 30 days. The Agency may also request the declaration for up to 1 year after departure.
Neni 9 Deklarimi pas largimit nga funksioni 1. Pas përfundimit të punës në shërbimin publik, zyrtari i lartë publik brenda tridhjetë (30) ditëve paraqet deklarimin e pasurisë ashtu siç është paraparë në nenin 4 dhe 5 të këtij ligji. 2. Agjencia mund të kërkojë nga zyrtari i lartë publik deklarimin e pasurisë sipas nenit 4 dhe paragrafit 4. të nenit 5 , deri në një afat kohor, jo më shumë se një (1) vit pas largimit nga funksioni publik. KREU III DHURATAT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A public official must not request or accept gifts or other advantages tied to official duties, except protocol gifts and small incidental gifts within the stated value limits.
Neni 10 Pranimi i dhuratave 1. Personi zyrtar nuk mund të kërkojë ose të pranojë dhurata ose përparësi të tjera për vete, as për anëtarët e familjes së ngushtë, që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrave zyrtare dhe të cilat ndikojnë ose mund të ndikojnë në ushtrimin e detyrave zyrtare, përveç dhuratave protokollare dhe dhuratave të rastit me vlerë të vogël. 2. Dhuratat protokollare konsiderohen dhuratat e sjella nga përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare gjatë vizitave dhe rasteve të tjera dhe dhuratat e sjella në kushte të ngjashme. 3. Dhuratat e rastit me vlerë të vogël konsiderohen dhuratat e dhëna në momente të caktuara, vlera e të cilave nuk kalon shumën prej pesëdhjetë (50) Euro, ose vlera e përgjithshme e tyre nuk kalon vlerën prej njëqind (100) Euro në vit, nëse janë dhënë nga i njëjti person. 4. Personi zyrtar nuk mund të pranojë dhurata të rastit vlera e përgjithshme e të cilave kalon vlerën pesëqind (500) Euro brenda një viti. 5. Personi zyrtar nuk mund të pranojë dhurata monetare. 6. Kur personi zyrtar dyshon, nëse mund apo jo të pranojë dhuratë, ai duhet ta marrë miratimin e eprorit të tij. Në rast se personi zyrtar është drejtues institucioni, duhet ta marrë miratimin drejtpërdrejt nga Agjencia. 7. Personi zyrtar duhet ta informojë me shkrim eprorin e tij, nëse i është ofruar ose dhënë një dhuratë pa paralajmërim dhe në rrethana specifike. Në rast se personi zyrtar është drejtues institucioni, ai duhet ta informojë Agjencinë. 8. Nëse vlera e dhuratës së rastit kalon vlerën e përcaktuar në dispozitat e mësipërme, dhurata bëhet pronë e institucionit, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. 9. Dhuratat protokollare me vlerë më të madhe se njëqind (100) Euro bëhen pronë e institucionit në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Officials must record accepted gifts and their donors in the gift register, and institutions must keep the register public and send prior-year copies to the Agency by 31 March.
Neni 11 Regjistrimi i dhuratave 1. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen nga personi zyrtar në regjistrin e dhuratave që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. 2. Institucionet sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave dhe duhet ta informojnë Agjencinë për emrat dhe pozicionet e personave përgjegjës. 5 3. Me kërkesën e personit zyrtar që ka pranuar dhuratën, Agjencia me vendim mund të lejojë të merret dhurata nëse ekzistojnë arsye bindëse se dhurata i është dhënë për qëllime personale dhe nuk ndikon ose nuk duket të ndikojë në kryerjen e detyrës zyrtare. 4. Regjistri i dhuratave është publik. Institucionet përkatëse janë të obliguara të sigurojnë qasjen e publikut në regjistër, në pajtim me procedurat e përcaktuara më Ligjin për qasjen në dokumentet zyrtare. 5. Institucionet publike që janë të obliguara të mbajnë regjistër të dhuratave duhet t’i dërgojnë në Agjenci kopjet e regjistrave të vitit paraprak, jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim. Shkelja e këtij detyrimi paraqet shkelje administrative në pajtim me këtë ligj. 6. Agjencia kontrollon regjistrat e dhuratave dhe në rast të ndonjë devijimi, u kërkon institucioneve të marrin masa për zbatimin e plotë të këtij ligji. 7. Nëse Agjencia konstaton se personi zyrtar i ka shkelur dispozitat e këtij ligji dhe nëse shkelja nuk dyshohet se përbën vepër penale, informon institucionin në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën dhe kërkon që ndaj shkelësit të merren masa disiplinore. Institucioni përkatës duhet ta informojë Agjencinë për masat disiplinore që janë marrë ndaj personit zyrtar. 8. Në rastet e dyshimit për vepër penale, Agjencia pas hetimeve të kryera, ia paraqet kallëzimin penal prokurorisë kompetente. KREU IV REGJISTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E DEKLARIMEVE TË PASURISË - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Agjencia duhet të publikojë brenda 60 ditësh emrat e zyrtarëve të lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa qytetarët dhe entitetet mund t’i paraqesin me shkrim fakte dhe prova Agjencisë.
Neni 12 Regjistri i Deklarimeve 1. Regjistri është një përmbledhje e dokumenteve të paraqitura nga zyrtarët e lartë publik ashtu siç është paraparë me nenin 6 këtë ligji. 2. Në regjistrin e deklarimit të pasurisë së zyrtarit të lartë publik përfshihet: emri, mbiemri, numri personal, organin në të cilin ai punon dhe pozita, si dhe informatat e kërkuara në pajtim me nenet 4 dhe 5 të këtij ligji. 3. Qasja në regjistrin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë bëhet sipas procedurës së përcaktuar me Ligjin për qasjen në dokumentet zyrtare: 3.1. qasja në regjistrin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet edhe nëpërmjet faqes së internetit të Agjencisë, në të cilën publikohet regjistri i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. 3.2. Agjencia, brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fundit e afatit për dorëzimin e deklarimit, ka për detyrë t’i publikojë në faqen e vet të internetit emrat e zyrtarëve të lartë publikë, që nuk e kanë deklaruar pasurinë. 4. Secili qytetar ose entitet ka të drejtë që me shkrim t’i paraqesë fakte dhe prova Agjencisë, që në bazë të tyre të ndërmarrë hetime në bazë të të cilave kuptohet se informatat, që përfshihen në deklarimin e regjistrit janë ose nuk janë të plota. 5. Të dhënat që mbahen në regjistër mund të përdoren dhe procedohen tutje vetëm për qëllime të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit apo kontrollit të konflikteve të mundshme të interesit të zyrtarit publik në lidhje me ushtrimin e funksioneve publike. 6. Përpunimi i të dhënave personale që gjenden në regjistër nuk duhet të cenoj mbrojtjen e të dhënave personale në pajtim me ligjin e veçantë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Agjencia administron dhe mirëmban regjistrin, pranon dhe regjistron deklarimet, i arkivon ato për periudha të caktuara dhe personat që kanë qasje në të dhënat e regjistruara duhet të ruajnë konfidencialitet të plotë.
Neni 13 Autoriteti Kompetent 1. Autoritet kompetent i cili administron dhe mirëmban regjistrin është Agjencia. 6 2. Administrimi i regjistrit përfshin: 2.1. pranimin dhe regjistrimin e deklarimeve të bëra siç është përcaktuar në nenet 5 dhe 6 të këtij ligji; 2.2. arkivimin e informacioneve të paraqitura në Agjenci, siç është paraparë në paragrafin 3 të këtij neni të këtij ligji, për një periudhë prej dhjetë (10) vjetësh nga paraqitja e tyre; 2.3. arkivimin e deklarimeve të paraqitura Agjencisë ashtu siç është paraparë në nenet 5 dhe 6 të këtij ligji për një periudhë kohore prej (10) dhjetë vitesh nga përfundimi i punës në shërbimin publik; 2.4. mbikëqyrjen nëse informacioni i ofruar në deklarime ashtu siç është paraparë në nenet 4 dhe 5 të këtij ligji, është i plotë dhe kërkon informata shtesë. 3. Përpos nëse nuk është përcaktuar ndryshe me këtë ligj, nëpunësit e Agjencisë dhe personat tjerë që vijnë në kontakt me të dhënat e regjistruara janë të detyruar të mbajnë konfidencialitet të plotë lidhur me faktet që rrjedhin nga aty përpos nëse është informacion i cili si i tillë është pjesë e regjistrit. Informatat lidhur me personat që kanë dhënë informacione, që kanë dëshmuar për të dhëna të pavërteta ose jo të plota, që gjenden në deklarimet të cilat mbahen në regjistër është po ashtu çështje e konfidencialitetit të plotë. KREU V KONTROLLI I TË DHËNAVE TË DEKLARUARA - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Agjencia bën kontroll paraprak dhe kontroll të plotë të formularëve për deklarimin e pasurisë; nëse gjenden gabime materiale ose plotësime të gabuara, personi që i ka paraqitur duhet t'i korrigjojë brenda 15 ditëve nga njoftimi.
Neni 14 1. Agjencia ndërmerr kontrollin paraprak dhe kontrollin e plotë të formularëve mbi deklarimin e gjendjes së pasurisë. 2. Kontrollet paraprake kryhen për çdo formular për të vërtetuar ekzistimin apo jo të gabimeve materiale ose plotësime të gabuara të formularit. 3. Kur nga përpunimi paraprak vërtetohen gabime materiale ose plotësime të gabuara, Agjencia njofton subjektin që ka paraqitur këto deklarime, i cili, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga marrja e njoftimit, është i detyruar t' i përmirësoj ato. 4. Kontrolli i plotë kryhet për të verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara në formular. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Agjencia may use necessary data during form-data checks, and banks/other banking-financial entities must provide requested deposit, account, and transaction data within 30 days.
Neni 15 Detyrimi për ofrimin e të dhënave 1. Gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të të dhënave të formularit, Agjencia ka të drejtë të shfrytëzojë të dhënat e nevojshme në të gjitha institucionet publike dhe në personat juridikë publikë dhe privatë. 2. Me kërkesë të Agjencisë, Bankat dhe subjektet e tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Kosovë, detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personat që sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim. 3. Subjektet e cekura në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, janë të detyruara të vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara brenda tridhjetë (30) ditëve nga paraqitja e kërkesës me shkrim nga Agjencia. KREU VI DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article sets misdemeanor fines for high-ranking public officials and related persons who fail to declare assets in required situations, and it gives the Agency notification and publication duties.
Neni 16 1. Për shkelje të detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, që nuk janë vepra penale, zyrtari i lartë publik bën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë: 7 1.1. me gjobë treqind (300) deri një mijë (1000) Euro, dënohet për kundërvajtje zyrtari i lartë publik për mos deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë; 1.2. me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri në pesëqind (500) Euro dënohet për kundërvajtje zyrtari i lartë publik për mos deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës; 1.3. me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1500) Euro dënohen për kundërvajtje zyrtarët e lartë publikë dhe personat fizikë e juridikë të lidhur me zyrtarin e lartë publik për mos deklarimin e pasurisë me kërkesën e Agjencisë; 1.4. me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri në pesëqind (500) Euro dënohen për kundërvajtje zyrtarët e lartë publikë për mos deklarimin e pasurisë pas largimit nga funksioni; 1.5. me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri në pesëqind (500) Euro, dënohet për kundërvajtje subjekti që sipas kërkesës së Agjencisë nuk vepron në pajtim me paragrafin 3 të nenit 14 të këtij ligji. 2. Për inicimin e procedurës për kundërvajtje, Agjencia e njofton udhëheqësin ose institucionin në të cilin zyrtari i lartë publik punon ose ka punuar. 3. Agjencia publikon emrat e zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk e kanë dorëzuar formularin mbi gjendjen e pasurisë, ashtu siç është paraparë në këtë ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The high public official must pay the sanctions from Article 16 within 30 days, and payment goes to the Kosovo budget.
Neni 17 1. Sanksionet llogariten sipas vlerësimit të masës së shkeljes dhe sipas pozitës së zyrtarit të lartë publik. 2. Sanksionet e cekura në nenin 16, paguhen nga zyrtari i lartë publik dhe derdhen në Buxhetin e Kosovës jo më vonë së tridhjetë (30) ditë nga shqiptimi i sanksionit. 3. Nëse brenda këtij afati nuk përmbushet obligimi ligjor i përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, Agjencia bënë kërkesë që vendimi të ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga ana e institucionit ku zyrtari i lartë publik është në marrëdhënie pune. 4. Ekzekutimi i sanksionit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, bëhet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, duke ndalur nga paga e zyrtarit të lartë publik, vlerën e shumës së sanksionit të shqiptuar, nga punëdhënësi ku është në marrëdhënie pune. 5. Nëse zyrtari i lartë publik nuk e dorëzon formularin për gjendjen e pasurisë, Agjencia e njofton institucionin përgjegjës për fillimin e procedurës përkatëse ndaj tij. 6. Institucioni është i obliguar ta informoj Agjencinë për vendimin e tij final. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Agency and anyone with reasonable grounds may file a request to start the procedure, but it must be filed within 6 months of learning the relevant facts and within 5 years of the facts occurring.
Neni 18 Procedura 1. Kërkesa për fillimin e Procedurës mund të parashtrohet nga Agjencia dhe çdokush që ka arsye të bazuar se zyrtari i lartë publik ka shkelur detyrat e tij. 2. Kërkesa për fillimin e procedurës duhet të parashtrohet brenda gjashtë muajve nga dita kur Agjencia apo personi që ka të drejtë të parashtroj kërkesë për fillimin e procedurës ka mësuar për faktet që përfshijnë shkeljet e këtij ligji dhe brenda pesë viteve të ndodhjes së fakteve të tilla, pa marrë parasysh nëse puna në shërbimin publik ka përfunduar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The court may review whether register declarations are accurate, true, and complete, and it may ask public bodies and other persons for cooperation, information, explanations, and confirmations.
Neni 19 1. Gjykata ka të drejtë të rishikoj nëse informacioni i siguruar në deklarimet që mbahen në regjistër është i saktë, i vërtetë dhe i plotë. Gjykata mund të kërkoj bashkëpunim nga organet relevante qeveritare, autoritetet e vetëqeverisjes lokale, personat tjerë juridik dhe fizik, si dhe të kërkoj nga këto subjekte informacione, shpjegime dhe konfirmime të nevojshme për të vendosur se informatat që gjenden në regjistër, korrespondojnë me faktet dhe provat. 8 2. Informatat dhe shpjegimet e nevojshme i ofrohen gjykatës në afatet kohore të përcaktuara nga gjykata, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se dhjetë (10) ditë pune. 3. Procedura zhvillohet edhe nëse zyrtari i lartë publik jep dorëheqje ose shkarkohet nga puna para se gjykata të sjell vendimin. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-151 11 shkurt 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-008-2010, datë 02.03.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-151 PËR DEKLARIMIN, PREJARDHJEN DHE KONTROLLIN E PASURISË DHE TË DHURATAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIKË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in